1588792482520585

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 16

E drejta nderkobtare e punes

1) Fillet e zhvillimit

Fillet e zhvillimit te se drejtes nderkombtare te punes lidhen me mesin e shekullit XIX apo me
kohen kur shumica e shteteve per shkak te trysnis gjithnje e me te madhe te puntorve dhe
rrezikut nga kjo trysni , u detyruan qe te intervenojne ne sferen e mardhenieve te punes dhe te
krijojne legjislacion mbrojtes shtetror per kete sfere te rendesishme shoqerore.

Po ashtu kjo ishte periudha e fillimit te zhvillimit te tregut nderkombtare te punes,migrimit te


fuqise puntore , konkurrences ne mes te punedhensve ne baza te kushteve jo te favorshme te
punes dhe pagave . Te gjitha keto definitivisht hapen rrugen per krijimin e se drejtes
nderkombtare te punes .

2) Organizata nderkombtare e punes

Organizata nderkombtare e punes sot , ne kuader te sistemit te Kombeve te Bashkuara , paraqet


nje organizat universale te specializuar , me status te veqant dhe karakter tripartitetit . OPN-ja
se bashku me kryqin e kuq nderkombtar dhe unionin postar , hyn ne organizatat me te vjetra
nderkombtare .

OPN-ja eshte themeluar pas diskutimit qe ka zgjatur perafersisht dy muaj dhe ka rezultuar me
paraqitjen e raportit Konferences se Paqes me 11 prill te vitit 1919.

3) Parimet ne te cilat bazohet OPN-ja

Ne deklaraten e Filadelfise jane te percaktuara parimet ne te cilat bazohet OPN-ja.Keto parime


jane :

a) puna nuk eshte mall qe nenkupton se fuqia puntore nuk ben me te jete mall qe blehet dhe
shitet

b) varferia , kudo qe te ekzistoj , paraqet rrezik per prosperitet te te gjithve

c) domosdoshmeria e bashkpunimit nderkombtar si dhe bashkepunimit ndermjet qeverive ,


punemarrsve dhe punedhensve ne baza te barabarta ne diskutim te lire me karakter demokratik
, me qellim te perparimit te qeshtjeve te perbashketa .

d) liria e shprehjes dhe liria e organizimit apo e bashkimit paraqesin kushte te domosdoshme
per nje progres te perhershem ose perparim social.
4) Karakteristikat e OPN-se

Karakteristikat e OPN-se jane : perhershmeria , universaliteti dhe tripartiteti.

a) OPN-ja eshte themeluar me qellim qe ne menyre te vazhdueshme ti studioje qeshtjet nga


sfera e mardhenieve te punes dhe te politikes sociale si dhe ti propozoj masat per zgjidhjen sa
me te mire te problemeve qe paraqiten nga keto sfera. Per shkak te te rendesis se saj OPN-ja
keto probleme i ka trajtuar ne meyre te perhershme .

b) Karkateristika e dyte eshte universaliteti. OPN-ja eshte themeluar me qellim qe te behet


organizat nderkombetare . Kjo shihet qarte edhe ne dispozitat kushtetuese qe kane te bejne me
antarsim ne kete organizate . Sipas ketyre dispozitave antar i OPN-se mund te behet qdo shtet
me kusht qe ti pranoje obligimet qe dalin nga kushtetuta e OPN-se . OPN-ja sot ne perberjen e
saj ka 174 shtete antare.

c) Karakteristik kryesore e OPN-se eshte tripartiteti .

d) Sipas Kushtetutes se OPN-se ne punen e OPN-se me sakt ne te gjitha forumet dhe ne te gjitha
seancat e OPN-se perveq perfaqsuesve te qeverise , ne menyre te barabrte jane te perfaqsuar
edhe perfaqesuesit e puntoreve dhe punedhensve .

5) Organet e OPN-se

Nga skema e organizatave mund te konstatohet qe OPN-ja veprimtarine e saj e zhvillon permes
tri organeve :

a) Konferenca e pergjithshme e perfaqsuesve te shteteve antare ( e ashtuquajtur Konferenca


Nderkombtare e punes )

Konferenca e pergjithshme e OPN-se eshte asambleja e pergjithsme e shteteve antare e OPN-


se . Ajo eshte organi me i larte apo institucioni me i larte i kesaj organizate ndekombetare .

b) Keshilli administrativ

Keshilli administrativ eshte organ drejtues i OPN-se . Perberja e Keshillit administrativ deri me
tash ka pasur disa ndryshime , prej 24 antarve sa ka qene ne vitin 1919 , me ndryshimet
kushtetuese te viti 1962 , eshte rritur ne 48 antare : 24 perfaqesues te qeverise , 12 perfaqsues
te punedhenesve dhe 12 te punemarrseve.

c) Byroja nderkombtare e punes .BNP-ja eshte organ ekzekutiv,administrativ-teknik i OPN-se . Si


i tille ky organ ua siguron kushtet per pune Konferences se pergjithshme , Keshillit administrativ
dhe organve te tjera ndihmese te OPN-se .
BNP-ja eshte sherbim administrativ –teknik profeisonal i OPN-se .

6) Komisionet dhe komitetet

Perveq tri organeve kryesore , permes te cilave OPN-ja e zhvillon veprimtarine e saj ne kauder
te OPN-se ekzistojne edhe organe te tjera ndihmese e keto jane : komisionet , komunitetet
dhe organet e tjera te perhershme apo te perkohshme qe kane per detyre ti bejne shqyrtimet
paraprake te qeshtjeve qe duhet te gjenden ne rend te dites te Keshillit ose te organeve te tjera
te OPN-se .

7) Burimet e se drejtes nderkombetare te punes (pyetje provim)

Ndahen ne :

a) burime universale

b) burime regjionale

c) burimet qe i krijojne organizatat e specializuara nderkombetare , nne rend te pare OPN-ja dhe
ate konventat dhe rekomandimet si dhe

d) marrveshjet blaterale nderkombetare dhe marrveshjet nderkomtare multilaterale .

8) E drejta evropiane e punes

Nese vihet paralele ne zhvillimin e se drejtes nderkombtare te punes, mund te konstatohet qe e


drejta evropiane e punes eshte e drejte me e re dhe daton qe nga formimi i bashkesise
ekonomike evropiane , e cila ne fillim njihej si 6-ja evropiane , pastaj 12-ja e tash edhe si 15-ja
evropiane .

9) Burimet evropiane te se drejtes se punes

Shikuar nga aspekti global , e drejta evropiane e punes ndahet ne te drejten pasuroe dhe ne te
drejten dytesore . Nje ndarje e ketill vlen edhe per te drejten e punes .

Ne re drejten evropiane paresore hyjne kontratat mbi themelimin e UE-se para se gjithash BE ,
duke i perfshire edhe protokollet , shtojcat si dhe te gjitha ndryshimet dhe plotesimet e tjera
10) Parimet kryesore te mardhenieve individuale te puens ne kuader te BE-se bazohen ne 4
parime ato jane :

a) parimi i lirise se qarkullimit dhe zgjedhjes se vendbanimit per puntorin (punemarresin) ,

b) parimi i barazise dhe trajtimit te barabarte ne sferen e punesimit

c) parimi i mbrojtjes ne pune – harmonizimi teknik dhe

d) parimi ne te drejtat elementare sociale .

11. Qfar permban e drejta universale nderkombtare e punes dhe qfare e drejta regjionale e se
drejtes se punes ? Dallimi (pyetje provim)

Ekzistojne nje numer i konsiderueshem normash universale dhe regjionale te cilat


drejtpersedrejti ndikojne ne rregullimin dhe realizimin e sistemit te mbrojtjes se mardhenieve te
punes dhe mardhenieve sociale . Te gjitha keto kane ndikimin e vet ne qdo shtet qe i konsideron
si burime nderkombtare te se drejtes se punes . Prandaj te gjitha keto hyjne ne burimet e se
drejtes nderkombtare te punes .

E dredha universale permban norma qe rregullojne qeshtje nga sfera e punes ne aspektin
gjithperfshires apo global.

E drejta regjionale permban norma qe rregullojne qeshtjet ne regjionin e caktuar .

12. Qfare detyrime ka shteti ne lidhje me konventat dhe rekomandimet e Organizates


nderkombtare te punes ? pytje probvim

Shtetet qe i ratifikojne konventat kane detyrim qe ti perfshijne ne legjislacionin e tyre ato dhe ti
zbatojne ato rregulla ne praktike e per kete zbatim ti dergojne OPN-se raporte lidhur me
zbatimin e konventave te caktuara , ndersa lidhur me rekomandimet ato nuk kane karakter
detyrues mirpo me shume karakter moral .

Rekomandimet konsiderohen si instrumente nderkombtare, me fuqi juridike me te ulet se


konventat , kurse shtetet antare te OPN-se kane obligim moral qe te marrin masa juridike dhe
masa te tjera per zbatimin e tyre .

13 . Zbatimi i konventave dhe rekomandimeve bazohet ne dy parime , cilat jane ato ? pytje
provim
Zbatimi i konventave u nenshtrohet dy patimeve themelore qe i obligojne te gjitha shtetet
antare te OPN-se , e ato jane :

a) parimi i obligimit te zbatimit te konventave

b) parimi i mbrojtjes se minimumit te drejtave .

Parimi i pare nenkupton se shtetet antare te OPN-se , pas ratifikimit te konventes jane te
obliguara te bejne zbatimin e saj qofte drejtpersedrejti apo duke i inkorporuar ne legjislacionin
nacional .

Parimi i dyte i cili po ashtu ka te beje me konventat e ratifikuara , parimj i mbrojtjes se


minimumit te te drejtave i orienton shtete antare te OPN-se te cilat e kane bere ratifikimin e
konventes ne kufizimjn e minimumit te te drejtave konvencionale .

14 . Qfar eshte karta sociale evropiane , qfare permban dhe sa e detyrueshme eshte ajo ? pytje
provim

Torino , 18 tetor 1961 , ka hyre ne fuqi me 26 shkurt te vitit 1965 sipas dispozitave te nenit 35 .

Qeverite nenshkruese jane antaret e Keshillit te Evropes .

Shtetet antare te Keshillit te Evropes kane rene dakort tu sigurojne popullsive te ture te drejtat
civile dhe politike si dhe lirine qe percaktohen ne keto dokumenta.

Duke marre parasyshe se ushtrimi i te drejtave sociale duhet te sigurohet pa asnje dallim te
bazuar ne race , gjini , fe etj . Kane qene te vendosur te bejne bashkarisht te gjitha perpjekjet
per te permisuar nivelin e jeteses .

15 . Qfare dini per proceduren e raportimit te shteteve per zbatimin e konventave dhe
rekomandimeve te organizates nderkombtare te punes ? pytje provim

Shtete qe i ratifikojne konventat dhe rekomandimet athere lidhur me zbatimin e tyre duhet ti
dergojne Byros nderkombtare te punes lidhur me zbatimin e tyre sipas procedures qe e kerkon
Keshilli administrativ .

16 . Qfare dini per marrveshjen e Bashkesis Ekonomike Evropiane ( eshte nxierre ne vitin
1922 ). Pytje provim
Marrveshja e Bashkesis Ekonomike Evropiane ne fillim ka pasur per qellim te krijoj per shtetet e
Evropes integrimin ekonomik dhe per te krijuar nje treg te perbashket e cila me vone u realizua .

17 . Kush dhe pse duhet mbrojtur te dhenat personale te puntorve ? pytje provim

Punedhenesit mbledhin te dhenat personale per aplikantet te cilet paraqiten per konkurs dhe
punetoret ne pergjegjesi per disa qellime:

te zbatojne ligjin

te ndihmojne ne perzgjedhjen per punsim , trajnim dhe promovim per te siguruar sigurine
personale , kontrollin e cilesis , sherbimin ndaj klientit dhe mbrojtjen e prones . Kodi mbulon
sektorin public dhe privat , perpunimin manual dhe automatic I te dhenave personale te te
gjithe puntorve .

Te dhenat personale duhet ye perpunohen ne menyre te ligjshme dhe profesionale , dhe vetem
per arsye te punsimit te puntorve .

18 . Qfare ndodhe nese nje shtet refuzon te permbush rekomandimet e Komisionit te hetimit
(trupit udheheqes ) pytje provim

Kur nje shtet refuzon te permbush rekomandimet e komisionit te hetimit athere ky komision i
drejtohet konferences nderkombetare te punes nga e cila kerkon qe ajo ti drejtohet shtetit
perkates per ti perbushur ato rekomandime

19 . Rekomandimet dallimi i tyre nga konventat ?

Per dallim nga konventat , rekomandimet qe po ashtu i nxierre Konferenca e Pergjithshme e


OPN-se , nuk i nenshtrohen ratifikimt , por i nenshtrohen procedures se veqant te pranimit , te
ashtuquajtur akseptim . Rekomandimet mund te nxirren se bashku me konventat apo pavarsisht
nga konventat .

20 . Cfare diini per proceduren e raportimit te shteteve  per zbatimin e konventave dhe
rekomandimeve te organizates nderkombetare te punes?

-Procedura fillon me nxjerrjen e Konventes nga Konferenca e Pergjithshme e cila me pas iu


drejtohet shteteve anetare per miratim brenda afatit te caktuar.
•Obligimi i shteteve qe t’ia paraqesin organit kompetent miratim brenda 1 viti ose 18 muajve
dhe ta informojne Byrone per masat e ndermarra ose pse nuk ratifikohet dhe cka tjeter
ndermerret nga vete shteti per t’i perafruar ligjet e veta.

•Terheqja e nenshkrimit mund te behet cdohere pas 10 viteve e nese jo mbetet edhe per 10
vite tjera per t’iu jepur karakter te perhershem.
Rekomandimet nuk e kane fuqine obligative sikurse Konventat, megjithate mbeten shume te
rendesishme dhe shpesh here me te preferuara nga shtetet, sidomos ato te cilat nuk kane nje
nivel te larte ekonomiko-shoqeror.

 •Kjo ndodh sepse Rekomandimet permbajne specifikime dhe qartesime se si duhet zbatuar
Konventat, duke lehtesuar punen e shteteve.

 •Rekomandimet mund te vijne bashke me Konventat ose te ndara:


•Kur vijne bashke, jane qartesime te dispozitave dhe kerkesave te Konventave

•Kur vijne ndaras, jane dispozita per gjendjen aktuale te shtetit e te cilat pas permiresimit te
gjendjes ekonomiko-sociale vazhdojne me aplikimin e Konventave perkatese.

21 . Diskutoni konceptin e levizjes se lire Brenda BE-se pytje provim

Secili anetar i BE-se ka te drejten e levizjes se lire dhe punesimit ne cdo vend anetar te ketij
organizmi.”
•Sistemet e sigurimeve shoqerore percaktojne njohjen e kualifikimeve profesionale brenda BE-
se.Liria e levizjes nuk nenkupton edhe qasjen ne sistemet sociale. Ne fakt, kjo percaktohet nga
vete shteti ne baze rasti, pra ne menyre individuale.
•U lejohet te punojne per aq kohe sa kane sigurim shendetesor dhe mund ta mbeshtesin veten
e tyre financiarisht, perfshire familjaret.

22 . Mardheniet individuale te punes dhe e drejta evropiane e punes .

Mardheniet individuale te punes trajtohen ndaras nga mardheniet kolektive te punes edhe pse
kane nje raport te ndresjellte ndermjet tyre .
Mardheniet individuale te punes jane shume te perpunuara dhe me te kapshme se ato qe i
referohen mardhenieve kolektive te punes .

23 . Mardheniet kolektive te punes dhe e drejta evropiane e punes

Mardheniet kolektive te punes karakterizohen me nje mori specifikash andaj keto mardhenie
me teper jane te lidhura me legjislacionin nacional te secilit shtet , ndersa sfera e legjislacionit
nderkombtare eshte me e ngushte sa u perket ketyre mardhenieve .

24 . Obligimet e shteteve anetare ndaj konventave dhe rekomandimeve te merituara

Qeverite e shteteve antare te OPN-se jane te obliguara qe qdo konvente dhe rekomandim te
cilin e miraton Konferenca e OPN-se ne afat prej me se paku nje vit ose me se shumti 18
muajsh , tia paraqes organit kompetent me qellim te vendosjes ose ratifikimit .
Shtetet antare te OPN-se jane po ashtu te obliguara te informojne drejtorin e byros
nderkombtare te punes mbi masat e ndermarra lidhur me ratifikimin e konventes .

Prosedura e kontrollimit te zbatimit te konventave dhe rekomandimeve


Jane :
Raportet - ne baze te nenit 22 te kushtetutes se OPN-se qdo shtet antare eshte i obliguar qe
byrose nderkombtare te punes tia paraqes raportin vjetor lidhur me zbatimin e konventes se
ratifikuar .

Reklamacioni - Mund ta bejne organizatat profesionale te punedhensve dhe punemarresve bese


konsiderojne se ndonjeri nga shtetet antare te OPN-se nuk i permbush obligimet qe dalin nga
konventat e ratifikuara . Reklamacioni i drejtohet byrose nderkombtare.

Padia- qdo shtet antar i OPN-se ka te drejte te beje padi ne rastet kur konsideron se shteti tjeter
antare i OPN-se nuk eshte duke i permbushur obligimet e marra nga konventa e ratifikuar . Per
te bere padi kunder nje shteti antare te OPN-se ka te drejte ta beje vetem ai shtet i cili ka
ratifikuar ate konvent.

24 . Kushtetuta e organizates nderkombtare te punes (OPN-se)


Preambula - permban rregulla per rregullimin e kushteve te punes

Themelimi - themelohet organizata e perhershme me detyre qe te punoje ne realizimin e


programit te percaktuar ne preambulen e kesaj kushtetute  dhe ne deklaraten qe u dedikohet
qellimeve te OPN-se , te pranuar ne Filadelfi me 10 maj te vitit 1944 teksti i se ciles i eshte
bashkangjitur kesaj kushtetute .

Antaret do te jene shtetet qe kane qene antare te organizates me 1 nentor te vitit 1945 .

Terheqja - asnje antare i OPN-se nuk mund te terhiqet derisa per qellimet e veta nuk e informon
drejtorin gjeneral te BNP-se .

Organet : perbehet nga


1 . Konferenca e pergjithshme e perfaqesuesve te shteteve antare
2 . Keshilli administrativ i perber sipas nenit 7 ( 56 persona , 28 perfaqesues te qeverise , 14
perfaqesues te punedhenesve dhe 14 perdaqesues te punemarresve .
3 . BNP , nen administrimin e keshillit administrativ.

Konferencat , seancat dhe delegatet


Konferenca e pergjithshme e perfaqesuesve te shteteve antare do te mbaje seancat e veta
qdohere kur te paraqitet nevoja , ajo perbehet nga 4 perfaqesues dy prej tyre delegat te
qeverise dhe dy te tjere perfaqesues nga ana e pundhenesit dhe puntoret shtetas te e se cilit
shtet antare .

Keshilltaret - qdo delegate mund te kete me se shumti nga dy keshilltare teknike .

25 . Cfare diini per proceduren e raportimit te shteteve  per zbatimin e konventave dhe
rekomandimeve te organizates nderkombetare te punes?
-Procedura fillon me nxjerrjen e Konventes nga Konferenca e Pergjithshme e cila me pas iu
drejtohet shteteve anetare per miratim brenda afatit te caktuar. Inciativen per nxjerrjen e
konventave dhe te rekomandimeve mund ta ndermarrin qeverite e shteteve te caktuara-
anetare te Onp, perfaqesuesit e punedhensve dhe punemarresve si dhe organizatat e tjera
nderkombetare.

Rekomandimet nuk e kane fuqine obligative sikurse Konventat, megjithate mbeten shume te
rendesishme dhe shpesh here me te preferuara nga shtetet, sidomos ato te cilat nuk kane nje
nivel te larte ekonomiko-shoqeror.
 •Kjo ndodh sepse Rekomandimet permbajne specifikime dhe qartesime se si duhet zbatuar
Konventat, duke lehtesuar punen e shteteve.
 •Rekomandimet mund te vijne bashke me Konventat ose te ndara:
•Kur vijne bashke, jane qartesime te dispozitave dhe kerkesave te Konventave
•Kur vijne ndaras, jane dispozita per gjendjen aktuale te shtetit e te cilat pas permiresimit te
gjendjes ekonomiko-sociale vazhdojne me aplikimin e Konventave perkatese.

 
 27 . Diskutoni konceptin e levizjes se lire Brenda BE-se

Secili anetar i BE-se ka te drejten e levizjes se lire dhe punesimit ne cdo vend anetar te ketij
organizmi.”
•Sistemet e sigurimeve shoqerore percaktojne njohjen e kualifikimeve profesionale brenda BE-
se.Liria e levizjes nuk nenkupton edhe qasjen ne sistemet sociale. Ne fakt, kjo percaktohet nga
vete shteti ne baze rasti, pra ne menyre individuale.
•U lejohet te punojne per aq kohe sa kane sigurim shendetesor dhe mund ta mbeshtesin veten
e tyre financiarisht, perfshire familjaret.
 
 
- Dispozitat e pergjithshme

Zbatimi I konventave ne territoret e varura

Anetaret obligohen qekonvenat te cilat ratifikohen ne pajtim me disppozitat kesaj kushtetute te


zbatohen ne territoret e varura per maredheniet nderkombetare te te cilave ata jane pergjegjes
perfshire te gjitha territoret nen mbikeqyrje per te cilat ata jane pushtet administrative.

Secili anetar qe e ratifikon konventen duhet qe mundesisht ne afat sa me te shkurter pas


ratifikimit tia paraqes deklaraten drejtorit te pergjithshem te byros nderkombetare te punes me
te cilen e njofton se ne qmase obligohet ti zbatoj dispozitat ee konventes ne teritore tjera.

Amandamentet

kushtetuta te cilen konferenca e miraton me shumicen e dy te tretave te votave te delegateve


te pranishem, hyn ne fuqi kur te ratifikohet ose ta miratojne dy te tretat e anetareve te
organizates duke I nenkuptuar pese nga dhjete anetaret qe jane ne keshillin administrative ne
cilesine e anetareve me rendesi me te madhe industriale.

Statusi juridik I organizates


Organizata nderkombeare e punes duhet te jete person juridik kuse posaqerisht te autorizohet;

Te lidh kontrata

Te vere ne dukje pasurin e tundshme dhe te patundshme si dhe ti disponoj keto pasuri

Te inicoj procedur gjyqsore

Privilegji dhe imuniteti

Organizata nderkombeare e punes ne teritorin e secilit vend te anetareve te saj gezon privilegj
dhe imunitet te nevojshem per ti arrit qellimet e veta.

Deklaratta e filadelfis

Deklarata mbi caqet dhe qellimet e ONP

Konferenca e pergjithshme e onp ne séance e saj te 26 mbajtur me 10 maj 1944 miraton


deklaraten mbi caqet dhe qellimet e onp dhe parimet mbi te cilat duhet te mbeshtetet politika e
organeve te saj.

Konferenca serish I verteton parimet themelore mbi bazat e te cilave eshte themeluar onp;

1.qe puna nuk eshte mall

2.qe liria e shprehjes dhe e bashkimit jane kushte te domosdshme per progress te qendrushem

3.qe varferia paraqet rrezik kudo etj.

Pakti nderkombetar lidhur me te drejtat ekonomike kulturre dhe shoqerore

Pjesa pare

1. Të gjithë popujt kanë të drejtën e vetvëndosjes. Në bazë të kësaj të drejte, ata


përcaktojnë lirisht statusin e tyre politik dhe sigurojnë lirisht zhvillimin e tyre ekonomik,
shoqëror e kulturor.
2. Për realizimin e qëllimeve të tyre, të gjithë popujt mund të disponojnë lirisht pasuritë e
tyre dhe burimet e tyre natyrore, pa cenuar detyrimet që rrjedhin nga bashkëpunimi
ekonomik ndërkombëtar, i bazuar në parimin e interesit të ndërsjellë, dhe nga e drejta
ndërkombëtare. Në asnjë rast një popull nuk mund të privohet nga mjetet e veta te
jetesës.
3. Shtetet palë në ketë Pakt, përfshirë edhe ata që kanë përgjegjesinë e administrimit të
territoreve jo-vetqeverisëse dhe të territoreve nën kujdestari, kanë për detyrë të
lehtësojne realizimin e së drejtës së popujve për vetëvendosje dhe ta respektojnë këtë
të drejtë, në përputhje me dispozitat e Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Pjesa dyte
Neni 2

1. Secili nga Shtetet palë në këtë Pakt zotohet që të veprojë, si me anë të përpjekjeve të
veta ashtu dhe nëpermjet ndihmës dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, veçanërisht në
planin ekonomik e teknik, me maksimumin e burimeve që disponon, për të siguruar
progresivisht ushtrimin e plotë të të drejtave të njohura nga ky Pakt me të gjitha mjetet
e përshtatshme, përfshirë sidomos marrjen e masave legjislative.
2. Shtetet palë në këtë Pakt zotohen të garantojnë që të drejtat e shpallura në të, të
ushtrohen pa kurrfarë diskriminimi të bazuar ne racën, ngjyrën, seksin, gjuhën, fenë,
opinionin politik ose cilindo opinion tjetër, origjinën kombëtare e shoqërore, pasurinë,
lindjen ose çdo gjendje tjetër.
3. Vendet në zhvillim, duke patur mirë parasysh të drejtat e njeriut dhe ekonominë e vet
kombëtare, mund të përcaktojnë se në çfarë mase ata do të garantojne të drejtat
ekonomike të njohura në këtë Pakt për ata që nuk janë shtetas të tyre. .
Neni 3
Shtetet palë në këtë Pakt zotohen të sigurojnë të drejtën e barabartë të burrit dhe të gruas për
të përfituar të gjitha të drejtat ekonomike, shoqërore e kulturore të permendura në këtë Pakt.
Neni 4
Shtetet palë në këtë Pakt pranojnë se, në gëzimin e të drejtave të siguruara nga Shteti në
perputhje me këtë Pakt, shteti mund t'ua nënshtroje këto të drejta vetëm kufizimeve të
parashikuara me ligj, në atë masë që pajtohet me natyrën e këtyre të drejtave dhe vetëm për të
favorizuar mirëqenien e përgjithshme në një shoqëri demokratike.
Neni 5

1. Asnje dispozitë e këtij Pakti nuk mund të interpretohet sikur i njeh një Shteti, një grupimi
ose një individi një të drejtë çfaredo parte ndermarre nje veprimtari ose për te kryer nje
veprim qe synon zhdukjen e te drejtave dhe te lirive te njohura ne këtë Pakt ose ne
kufizime me te gjera se sa ato te parashikuara ne këtë Pakt.
2. Nuk mund te pranohet asnje kufizim apo anullim i te drejtave themelore te njeriut qe
jane te njohura ose jane ne fuqi ne çdo vend ne baze te ligjeve, konventave, rregulloreve
ose zakoneve, me pretekstin se ky Pakt nuk i njeh ato ose i njeh ne nje shkalle me te
vogel.

Pjesa trete
Neni 13

1. Shtetet pale ne kete Pakt njohin te drejten e çdo personi per arsim. Ata jane te nje
mendimi se arsimi duhet te synoje ne lulezimin e plotë te personalitetit njerezor dhe të
ndjenjes se dinjitetit dhe te forcoje respektin per te drejtat e njeriut dhe lirite
themelore. Ata veç kesaj jane te nje mendimi se arsimi duhet te beje qe çdo person te
jete ne gjendje te luaje nje rol te dobishem ne nje shoqeri te lire, te favorizoje
mirekuptimin, tolerancen dhe miqesine ndermjet te gjitha kombeve dhe te gjitha
grupeve racore, etnike a fetare dhe te ndihmoje zhvillimin e veprimtarive te Kombeve te
Bashkuara per ruajtjen e paqes.
2. Shtetet pale ne këtë Pakt pranojne se per te siguruar ushtrimin e plotë te kesaj te drejte:
1. Arsimi fillor duhet te jete i detyrueshem dhe falas per te gjithe.
2. Arsimi i mesem, ne format e tij te ndryshme, perfshire arsimin e mesem teknik e
profesional, duhet te behet i pergjithshem dhe i hapur per te gjithe me te gjitha
mjetet e pershtatshme dhe sidomos me vendosjen progresive te ndjekjes falas;
3. Arsimi i larte duhet te behet i hapur per te gjithe ne menyre plotesisht te
barabarte, ne funksion te aftesive te secilit, me te gjitha mjetet e pershtatshme
dhe sidomos me vendosjen progresive te ndjekjes falas;
4. Arsimi themelor duhet te inkurajohet ose te intensifikohet, sa te jete e mundur
me shume, per personal qe nuk kanë pasur arsimin fillor ose qe nuk e kanë
pasur te plotë;
5. Duhet vazhduar aktivisht zhvillimi i nje rrjeti shkollor ne te gjitha shkallet, te
vendoset nje sistem i pershtatshem bursash dhe te permiresohen vazhdimisht
kushtet materiale te personelit mesimdhenes.
3. Shtetet pale ne këtë Pakt zotohen te respektojne lirine e prinderve dhe kur eshte rasti,
te kujdestareve ligjore, per te zgjedhur per femijet e tyre institucione te tjera perveç
atyre publike, por qe te jene ne perputhje me normal minimale qe mund te jene caktuar
ose miratuar nga Shteti ne fushen e arsimit, dhe per te siguruar arsimimin fetar dhe
moral te femijeve ne perputhje me bindjet e tyre.
4. Asnje dispozite e ketij Pakti nuk mund te interpretohet si nje cenim i lirise se individeve
dhe i personave juridike per te krijuar e drejtuar institucione arsimore, me rezerve qe
parimet e shpallura ne paragrafin 1 te ketij neni te respektohen dhe qe arsimi i dhene ne
keto institucione te jete ne perputhje me normal minimale qe mund te jene caktuar nga
Shteti.

Karta sociale europiane


PJESA I

 
Palët pranojnë si synim të politikës së tyre, që do të ndiqet me të gjitha mjetet e përshtatshme
si të karakterit kombëtar, ashtu edhe ndërkombëtar, arritjen e kushteve në të cilat të drejtat
dhe parimet e mëposhtme mund teë realizohen në mënyrë efektive:

1. Cilido do të ketë mundësinë të fitojë jetesën e tij në një punë në të cilën ka hyrë lirisht.

2. Të gjithë punëtorët kanë të drejtë për kushte të drejta pune.

3. Tëe gjithë punëtorët kanë të drejtë për kushte pune të sigurta dhe të shëndetshme.

4. Të gjithë punëtorët kanë të drejtë për një pagë të drejtë të mjaftueshme për një standard
jetese të përshtatshëm për ata dhe familjet e tyre.

5. Të gjithë punëtorët dhe punëdhënësit kanë të drejtën e lirisë së shoqërizimit në organizata


kombëtare ose ndërkombëtare për mbrojtjen e interesave të tyre ekonomike dhe sociale.

6. Të gjithë punëtorët dhe punëdhënësit kanë të drejtë të negociojnë në mënyrë kolektive.

7. Fëmijët dhe të rinjtë kanë të drejtë për mbrojtje të veçantë ndaj rreziqeve fizike dhe morale
ndaj të cilave ata ekspozohen.

8. Gratë e punësuara, në rast të shtatzënisë, kanë të drejtë për mbrojtje të veçantë.

9. Cilido ka të drejtë për lehtësi të përshtatshme për orientim profesional me synimin që të


ndihmohet për të zgjedhur një punë që i përshtatet aftësive dhe interesave të tij profesionale.

10. Cilido ka të drejtë për lehtësi të përshtatshme për trajnim profesional.

11. Cilido ka të drejtë të përfitojë nga çfarëdo masash qe i lejojnë atij të gëzojë standardin më të
lartë të arritshëm të shëndetit.

12. Të gjithë punëtorët dhe personat e varur prej tyre kanë të drejtë për sigurim shoqëror.

13. Cilido pa burime të përshtatshme ka të drejtë për asistencë sociale dhe mjekësore.

14. Cilido ka te drejtë të përfitojë nga shërbimet e mirëqenies sociale.

15. Personat e gjymtuar kanë të drejtë për pavarësi, integrim social dhe pjesëmarrje në jetën e
komunitetit.

16. Familja si një njësi themelore e shoqërisë ka të drejtë për mbrojtje të përshtatshme
ekonomike, juridike dhe sociale për të siguruar zhvillimin e saj të plotë.

17. Fëmijët dhe të rinjtë kanë të drejtë për mbrojtje të përshtatshme ekonomike, juridike dhe
sociale.
18. Shtetasit e cilitdo nga Palët kanë të drejtën të angazhohen në punë fitimprurëse në territorin
e cilësdo nga të tjerat në bazë barazie me shtetasit e fundit, duke iu nënshtruar kufizimeve të
bazuara në arsye bindëse ekonomike ose shoqërore.

19. Punëtorët emigrantë, të cilët janë shtetas të një Pale, dhe familjet e tyre kanë të drejte për
mbrojtje dhe asistence nëe territorin e çdo Pale tjetër

Konventat e organizates nderkombetare te punes

- Konventa mbi punen e detyruar


- Konventa mbi lirin sindikale dhe mbrotjjen e te drejtes sindikale
- Konventa mbi te drejten e organizimit dhe te negociatave kolektive
- K. mbi barazine e shperblimit
- K. mbi heqjen e punes se detyruar
- K. mbi diskriminimin ne punesim dhe profesion
- K. mbi percaktimin e pagave minimale
- K. lidhur me perfaqesuesit e punonjesve
- K. mbi mardheniet e punes ne sektorin public.

Organizata nderkombetare e punes ka nje karakteristike individuale te veqante ten je structure


trepaleshe ,shpjegoni? Pytje provim

Qfare dini per proceduren qe zhvillohet para tribunalit administrative te organizates


nderkombetare te punes? Pytje provim

Cilat jane kompetencat e komisionit evropian per te drejtat sociale? Pytje provim

Cfare dini per sistemin e ankesave kolektive te cilin e parasheh prtokolli shtese I kartes sociale
evropiane?

A konsiderohet perdorimi I poligrafeeve (nga ndermarrjet) per qellime te rekrutimit si shkelje e 


standardeve nderkombetare te punes dhe standardeve nderkombetare te te drejtave te njeriut
(pytje provim)

You might also like