Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Pozicioni Instruktor/e për kursin “Punime Muratimi dhe Suvatimi”

Përshkrimi i punës
Instruktori i kursit “Punime Muratimi dhe Suvatimi” do të punojë pranë Drejtorisë Rajonale të
Formimit Profesional Publik (DRFPP), Durrës në kuadër të Programit ProSEED, te GIZ .
Instruktori do të punojë me kursantet e këtij kursi profesional, bazuar mbi programin e unifikuar,
përgatitur nga Agjencia Kombëtare e Arsimit dhe Formimit profesional dhe Kualifikimeve për
kursin “Punime Muratimi dhe Suvatimi”.

Detyra dhe përgjegjësi

 Të planifikojë dhe përgatitë orët mësimore;


 Të përgatitë materiale mësimore dhe planin e punës për çdo orë mësimi;
 Të zhvillojë procesin e formimit profesional me qëllim aftësimin profesional të
kursantëve
 Të ofrojë formim profesional në DRFP-ne e përcaktuar sipas programit (ose kurrikulës)
të unifikuar në modulet si më poshtë:
o Hyrje në profesionin e muratorit dhe suvatuesit
o Punime përgatitore për muratimin dhe suvatimin
o Punime muratimi
o Punime suvatimi

 Të mbështesi Koordinatorin e Sektorit Privat në DRFPP në detyrat e:


o zgjerimit të bashkëpunimit me biznesit,
o identifikimit e vendeve të praktikave profesionale
o ndjekjes dhe vëzhgimit të kursantëve gjatë praktikës profesionale.

 Të mbledhë dhe të shkëmbejë të dhëna për aftësitë dhe kompetencat e kursanteve gjatë
gjithë formimit profesional;
 Të vlerësojë aftësitë dhe kompetencat e kursanteve gjatë gjithë formimit profesional dhe
të dokumentojë ecurine e tyre;
 Të plotësojë dokumentacionin për zhvillimin e kursit dhe përgjigjet për plotësimin me
korrektësi të tij;
 Të sillet me korrektësi në lidhje me disiplinën në punë dhe orarin e punës;
 Të kujdeset për mirëmbajtjen dhe përdorimin me efikasitet të bazës materiale mësimore;
 Të identifikojë problemet në sjellje, kursantët me problematika dhe të veprojë në mënyrë
të përshtatshme;
 Të raportojë për problematikat që mund të ndeshen gjatë procesit mësimor apo formimit
profesional;
 Të vlerësojë kursantë për të gjitha rezultatet mësimore, sipas programit të unifikuar dhe të
marrë pjesë në provimin përfundimtar, sipas rregulloreve përkatëse.
Kriteret që duhet të plotësojë kandidati

Arsimimi dhe Kualifikimet

 Të ketë diplomë të arsimit të mesëm profesional ose arsimit të lartë në fushën e


“Punimeve të Muratimit dhe Suvatimit”;

 Minimumi 3(tre) vite përvojë pune të vërtetuar në fushën e “Punimeve të Muratimit dhe
Suvatimit”;.

Aftësitë

 Integritet dhe profesionalizëm;


 Aftësi të shkëlqyera komunikimi;
 Aftësi pune në grup;
 Aftësi për të ndërvepruar me personalitete e sfonde të ndryshme kursantësh;
 Njohuri kompjuterike në programet MS Office;
 Aftësitë didaktike janë avantazh për kandidatin.
 Eksperienca e punës në mësimdhënie është avantazh për kandidatin.

Dokumentat që duhet të dorëzohen:

 Kërkesa ose letra e motivimit;


 CV (jetëshkrimi) me foto;
 Diplomat dhe certifikatat, nese ka;
 Fotokopje te Librezës së punës;
 Dëshmi penaliteti e lëshuar jo ma pak se tre muaj para datës së aplikimit.

Aplikantët duhet të dorëzojnë brenda 20 ditëve kalendarike nga data e shpalljes së njoftimit
dokumentat e mësipërm në mënyrë elektronike: vicenco.kocorri@financa.gov.al dhe fizikisht
pranë DRFP Durrës.

Shënim: Kontrata e punës do të jetë me kohë të plotë (40 orë pune në javë) dhe me afat të
caktuar.

You might also like