Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 4

Bashkeveprimi i trupave dhe forca rezultante

Të gjithë trupat bashkëveprojne me njëri tjetrin. Kështu secili prej nesh ndodhet nën
veprimin tërheqës te Tokës , ajri bashkëvepron me trupat që ndodhën në sipërfaqen e
tokës duke ushtruar shtypje mbi ta, Toka dhe Hëna bshkëveprojne ndërmjet tyre duke
u tërhequr reciprokisht, bërthama e atomit bashkëvepron me elektronet, grimcat
elektrike tërhiqen ose shtyhen në varësi te ngarkesës elektrike që kanë etj.
Bashkëveprimi i trupave ndodh jo vetëm kur ato janë në kontakt të drejtëpërdrejtë si
psh goditja e topave të bilardos, veprimi i forcës së fërkimit në trupat që janë në levizje
etj, por edhe kur ato jane ne distancë , psh tërheqja e magnetëve me pole të kundërta
kur i afrojmë pranë njëri tjetrit, tërheqja e planetëve nga Dielli, tërheqja e elektronit nga
bërthama e atomit etj.

Sa herë që një trup vepron mbi një tjetër, edhe trupi i dyte vepron mbi të parin, pra ne
natyrë kemi gjithnjë një veprim të ndersjelltë ose bashkëveprim ndërmjet
trupave.

Si pasoje e bashkeveprimit trupat shformohen ose fitojne nxitime. Kur terheqim apo
ngjeshim nje suste si ajo dhe gishti yne shformohet. Nje trup qe kryen renie te lire nen
veprimin terheqes se Tokes fiton nxitim g = 9.8m/s 2.

Nxitimet qe fitojne dy trupa gjate bashkeveprimit te tyre, kane kahe te kunderta dhe
a1
raporti i vlerave te ketyre nxitimeve eshte konstant ( = kost); ky raport nuk varet nga
a2
menyra e bashkeveprimit , por vetem nga dy trupat qe bashkeveprojne.

Forca eshte nje madhesi fizike qe karakterizon nga ana sasiore veprimin qe ushtrohet
mbi nje trup nga ana e nje trupi tjeter. Njesia matese e forces ne SI eshte N (njuton).

Dinamometri është një aparat që mat vlerën e forcës. Zgjatja e sustës së dinamometrit


është në përpjestim të drejtë me forcën që ushtrohet mbi sustë.

Forca eshte madhesi vektoriale , shenohet F . Forcat mblidhen sipas rregullës se
mbledhjes se vektoreve. Forcat që veprojnë mbi një trup mund të paraqiten me anën e
shigjetave. Gjatësia e shigjetës tregon madhësinë e forces, drejtimi i shigjetës tregon
drejtimin e forces, kahu i shigjetes tregon kahun e forces.

Forca qe ushtron nje veprim te njejte me ate te dy ( ose me shume ) forcave te dhena quhet
→ → →
rezultante e ketyre forcave Fr = F 1 + F 2.

Gjetja e rezultantes se disa forcave quhet mbledhja e forcave. Forcat mblidhen sipas
rregulles te mbledhjes se vektoreve.

Në qoftë se forcat qe veprojne mbi një trup janë me vlera të njëjta, por me drejtime te
njejta e kahe të kundërta, ato ekuilibrojne njëra-tjetrën, pra kane rezultante zero. Në

1
këtë rast secila force quhen force ekuilibruese e tjetres. Trupi sillet sikur mbi të nuk
vepron asnjë forcë dhe levizja e trupit nuk ndryshon.

Kur mbi trupin krahas forcave F1 dhe F2 vepron dhe nje force e trete F e barabarte me te
→ → →
kunderten e rezultantes FR ( Fr = F 1 + F 2), atehere rezultantja e forcave qe veprojne mbi
trupin eshte zero.
→ → →
Forca F quhet force ekuilibruese e forcave F1 dhe F2 F = -( F 1 + F 2)

Më poshtë kemi ilustrimin me shembuj të rezultantes së forcave:

Forca rezultante e ka vlerën 7N, e drejtuar djathtas. FR = 10N – 3N = 7N

 Forca rezultante e ka vlerën 4N, e drejtuar majtas FR = 6N – 2N = 4N

2
Forca rezultante e ka vlerën 0 FR = 5N – 5N = 0N

Ligji i I i Njutonit. Inercia dhe inertesia


Inertesia

Qendresa qe paraqet trupi per te mos ndryshuar shpejtesine e tij gjate bashkeveprimit
eshte veti fizike e tij dhe quhet inertesi . Trupi qe gjate bashkeveprimit e ndryshon me
pak shpejtesine, pra fiton nxitim me te vogel e ka vetine e inertesise me te madhe.

Inertesia e trupave shprehet me madhesine fizike qe quhet mase e inertesise se trupit


ose shkurt mase e trupit, shenohet m dhe matet me kg.

Dukuria e inercise.

Dukuria e ruajtjes se gjendjes se levizjes drejtvizore te njetrajtshme ose te prehjes te nje


trupi ne mungese te veprimit mbi te te çdo force , quhet inerci. Inercia ndeshet ne jeten
e perditshme , ne natyre e ne teknike. Secili e ka provuar se kur autobusi niset , ne

3
anojme prapa; kur ai frenon se anojme para. Kur merr kthese nga e djathta ne anojme
nga e majta.

Duke u mbeshtetur ne dukurine e inercise, themi qe ne mungese te nje force , trupi


kryen levizje pa nxitim.

Ligji i I i Njutonit.

Ne natyre nuk ka trupa te vetmuar, pra mbi çdo trup veprojne forca. Mund te ndodhe qe
veprimet e ketyre forcave te ekuilibrohen, pre rezultantja e tyre te jete zero. Kjo do te
thote se ne kete rast veprimi i perbashket i ketyre forcave eshte i njejte sikur keto te
mos vepronin fare mbi trupin.

Ligji i I i Njutonit ose ligji i inercise pohon : Çdo trup mbi te cilin nuk vepron asnje force
ose kur rezultantja e forcave qe veprojne mbi te eshte e barabarte me zero, ruan
gjendjen e tij te levizjes drejtvizore te njetrajtshme ose te prehjes, derisa mbi te te mos
veproje ndonje force per ta detyruar te dale nga kjo gjendje.
→ → → →
Kur F = 0, apo Fr = F 1 + F 2 = 0, atehere kemi:

1. Kur trupi është në prehje. (v = 0 ) ose

2. Kur trupi lëviz me shpejtësi konstante (a=0).

Ushtrim 1

Trupi i cili tërhiqet nga një forcë konstante F=20N, lëviz me shpejtësi konstante. Në këto
kushte mund

të themi:

A) Forca rezultante ka vlerën 20N B) Forca e fërkimit ka vlerën 20N

C) Forca e fërkimit është zero D) Mbi trupin nuk veprojnë forca të tjera.

Ushtrim 2 Mbi nje trup vepron forca 1200 kN. Gjeni me ane te matjeve dhe njehsimeve
perberesit e kesaj force sipas bashteve ox dhe oy.

You might also like