Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 10

Projekt

Lenda:Biologji

Klasa:XA

Tema:Kanceri.

Punoi:Uarda Isufi

Pranoi:Valmira Dedja
Kanceri
Kanceri është një term i përgjithshëm që përdoret për një grup me më
tepër se 100 sëmundje të cilat mund të prekin çdo pjesë të organizmit.
Terma të tjerë sinonime që përdoren janë tumori dhe neoplazma.
Kanceri njihet si rritje e pakontrolluar e qelizave qe prodhojnë 1 tumor
ose neoplazme. Qelizat e kancerizuara humbasin specializimin e indit qe
i përkasin dhe nuk i përgjigjen mekanizmave te kontrollit qe normalisht
e kufizojnë ndaljen e qelizave. Kanceri mund te kaloje nga forma
primare e tumorit ne formën sekondare te tij ne një proces qe ndryshe
quhet "METASTAZ". Fjala "tumor" rrjedh nga gjuha latine...
TUMORE--ënjtje, gjunge, fryerje. Prodhohet nga shumimi jonormal i
qelizave përmes procesit te ndarjes mitotike te qelizave.

Tumoret zakonisht klasifikohen ne këto grupe :


BENINJE : kur ato kane rritje te ngadalte dhe kane një lokalizim te
kufizuar specifike. Si shembull mund te merren : Nishanet, Nejset ETJ.
MALINJE : nga latinishtja Malingnens-me veprim te keq ; Kur ato rriten
shpejt dhe formoje Metastaza. Këto tumore ndërhyje ne funksionin
normal te organeve ne te cilat ato janë lokalizuar duke shkaktuar shpesh
edhe Vdekje.
Fjala kancer rrjedh nga latinishtja cancer-gafforre. U përdor se pari nga
Hipokriti i njohur edhe si babai i medicinës ne shek e V p.e.s. duke u
bazuar ne faktin se tumoret përhapen ne trup ne mënyre te ngjashme te
lëvizjes se gaforreve.
Njihen 4 tipa te Kancerave : 1.KARCINOMAT, 2.SARKOMAT,3.
LEUKEMIA dhe LYMFOMA.

Karcinomat : janë kancere qe rrjedhin nga indet epiteliale dhe qe


përfshijnë kancerin e lëkurës, gjëndrave, gjinjve dhe shume organeve te
mbrendshme. Përfshijnë rreth 80-90 % te numrit te përgjithshëm te
kancerave.

Sarkomat : janë tumore te indit lidhor

Leucemia : është kancer i tipit qe karakterizohet me rritje shume te


shpejt te numrit te leukociteve (rruzat e bardha te gjakut).
Kanceri lind nga një qelizë e vetme normale, e cila shndërrohet vetëvetiu
në qelizë kancerore duke kaluar në faza të ndryshme, dhe duke formuar
kështu masat tumorale malinje. Këto ndryshime ndodhin si rezultat i
ndikimit të faktorëve gjenetikë të individit me një ose më shumë prej tre
faktorëve të jashtëm, që janë:
Faktorët materialë kancerogjenë, si për shembull: rrezet ultravjollcë dhe
rrezet e dëmshme.

Faktorët kimikë kancerogjenë, si për shembull: përbërësit e duhanit,


aflatoksina dhe Arseniku.
Faktorët biologjikë kancerogjenë, si psh: disa lloje sëmundjesh të
shkaktuara nga disa viruse (si virusi i Hepatitit, i Sidas, etj.), mikrobe
apo parazitë. Ka qindra lloje qelizash po kështu edhe qindra lloje
kanceri. Jeta e çdo qelize është planifikuar të veprojë nëpërmjet
instruksioneve të kodifikuara, të quajtura gjene të cilat mbahen në
bërthamën e tij. Këto u tregojnë atyre si të veprojnë, kur të ndahen, kur
të riprodhojnë dhe kur të vdesin. Kur udhëzimet lidhur me
shumëfishimin apo vdekjen e qelizave janë të gabuara qeliza mund të
filloje të ndahet në mënyrë të pakontrolluar dhe nuk vdes në kohen e
duhur. Në këtë mënyrë kanceri nuk ndjek udhëzimet e duhura që bëjnë
ndarjen e drejtë të qelizave. Sa herë që qelizat ndahen udhëzimi “i keq”
riprodhohet dhe në këtë mënyrë vazhdon shumëfishimi i pakontrolluar i
qelizave. Këto qeliza shumëfishohen shumë shpejt, mblidhen në të
njëjtin vend dhe formojnë atë që e quajmë tumor.
Melanoma
Melanoma është kanceri më serioz dhe më malinj i lëkurës. Përmes
limfës dhe gjakut përhapet shumë shpejt në pjesët e tjera të trupit e
pastaj trajtimi i tij është shumë më i vështirë, ndërsa pasojat mund të
jenë fatale. Mund të shfaqet edhe në pjesë të tjera të trupit.Melanoma
buron nga melanocitet, qelizat të cilat e krijojnë melaninën, pigmentin i
cili i jep ngjyrë lëkurës, flokëve dhe syve. Në lëkurë melanocitet janë të
vendosura mes qelizave bazale, në membranën bazale nga ku prodhojnë
melaninën. Në të shumtën e rasteve melanomat kanë ngjyrë kafe ose të
zezë, por ndonjëherë mund të jenë edhe me ngjyrë të njëjtë si lëkura, të
kuqe, ngjyrë vjollcë, të kaltra ose të bardha.
Në të shumtën e rasteve melanomat krijohen nga nishanet ekzistuese,
dhe rrallë herë nga lëkura. Rreziku për shfaqjen e melanomës ekziston
edhe tek të ashtuquajturët nishane të zakonshme të cilët preken shpesh,
gjegjësisht janë në vende ku shpesh mund të fërkohen )butona, rripa,
etj.) Dallojmë katër nëntipa të melanomës: melanomë me përhapje
sipërfaqësore, me përhapje nodulare,  lentigo malinje dhe lentiginoze
akrale.Melanoma mund të shfaqet në të gjitha pjesët e trupit, si tek pjesët
që vazhdimisht janë të ekspozuara ndaj rrezeve të diellit, ashtu edhe te
pjesët e mbrojtura nga rrobat. Te meshkujt melanoma në të shumtën e
rasteve shfaqet në gjithë trupin, ndërsa tek femrat më shpesh shfaqet në
kurriz dhe te këmbët. Nëntipi i malinjitetit mund të ndikojë në mënyrën
se ku do zhvillohet melanoma; lentigo melanoma më shpesh shfaqet në
fytyrë, ndërsa melanoma lengitinoze akrale më shpesh shfaqet tek
pëllëmbët e duarve, shputat ose tek thonjtë.
Kanceri i gjirit
Kanceri i gjirit është një kancer i cili fillon në indet e gjirit. Kemi dy
tipe te ndryshme te kancerit te gjirit:

Karocima duktale (e kanaleve qumësht çueshe)

Karocima loburale( e indit gjëndror qumësht prodhues) : fillon në pjesët


e gjirit te cilat quhen lobule.
Në raste te rralla mund te paraqitet edhe nga inde të tjera të gjirit (nga
indi lidhor, indi vazor,indi limfatik, kercor, eshtror).

Karcinoma e gjirit mund te jete dy llojëshe: invazive dhe jo-invazive


Invazive: do te thotë që karcinoma është i ka tejkaluar kanalet e
qumështit dhe është përhapur në indin përreth kanalit a lobulit të gjirit.

Jo-Invazive: do te thotë se ende nuk e ka kaluar mebranën bazale të


kanalit a të lobulit të gjirit. Ky lloj ndryshe quhet "IN SITU".

Shume karcinoma te gjirit janë te ndjeshme ndaj hormoneve


"Estrogjene" (hormone seksuale). Këto hormone i ndihmojnë
masës kanceroze që te përparoj. Karcinomat e tilla kane receptore
estrogjen në qendër te qelizave te tyre - karcinome ER-pozitive.
 Disa gra kane karcinomen e llojit HER2-pozitive te gjirit. HER2 i
referohet gjenit i cili ndihmon qelizat karcinome te rriten, te
ndahen dhe te shumohen. Ky lloj historikisht është tejet agresiv
dhe ka rrezik te larte që te rikthehet pas një kohe në krahasim me
llojet e tjera.

Kanceri i mushkerive
Kanceri i mushkërive është kanceri i dytë për nga shpeshtësia, dhe i
pari për nga numri i vdekjeve. Në grafi kanceri shihet vetëm kur është
mbi 1 cm, por kur kanceri i mushkërive ka arritur madhësinë 1 cm
zakonisht ka arritur të japë metastaza, prandaj grafitë nuk janë të mira
për zbulimin e hershëm të kancerit mushkëror.

Shenjat dhe siptomat:


Kollë, hemoptizi, ngjirje (nga prekja e nervit laryngeus
recurrens), humbje peshe, pneumoni të shpeshta.
LLojet:
Adenokarcinoma:
Kanceri më i shpeshtë në joduhanpirësit. Zakonisht gjendet në periferi të
mushkërisë, afër pleurës. Gjendet në ciaktricet e mushkërisë
Karcinoma bronkoalveolare:
Zakonisht gjendet në periferi të mushkërisë, afër pleurës. Nuk ka lidhje
me duhanin. Histologjikisht shihen ca si alveola të rrethuar me qeliza
kuboide .
Karcinoma me qeliza të mëdha
Ky është kancer shumë agresiv, anaplastik. Prognoza është e keqe.
Karcinoma me qeliza skuamoze
Masë në hilum, me zanafillë bronkiale. Shkaktohet nga duhani.
Karcinoma bronkogjene
Shkakton hiperkalcemi sepse sekreton PTHrp .
Karcinoma me qeliza të vogla
Zakonisht gjendet në filum. Kur vihet diagnoza tumori shpesh i ka dhënë
metastazat. Prognozë shumë e keqe. 99% e atyre që e kanë këtë kancer
janë duhanpirës.

Tumori karcinoid bronkial


Sindromi karcinoid - sekretim i serotoninës (5-HT). Shenjat/simptomat:
diare, skuqje, sëmundje karcinoide e valvulave të zemrës, tinguj
fishkëllyes në mushkëri.

Limfangioma/leiomioma
Tumor i muskulaturës të lëmuar, shkakton bllokim të bronkiolave. Haset
pothuaj gjithmonë në gratë që nuk kanë arritur menopauzë. Prezantimi
klasik: pneumotoraks. Trajtimi: progesteron ose transplant i mushkërive.
Kanceri i melcise
Kanceri i mëlçisë diagnostikohet zakonisht pas një konsultimi me një
GP dhe një rekomandim nga një specialist në spital për analiza të
mëtejshme.

Megjithatë, kontrollimet e rregullta për kancer të mëlçisë (të njohura si


‘kontrolle’) janë të rekomanduara për njerëzit që dyshohet të kenë një
rrezik të lartë të zhvillimit të gjendjes, të tilla si ato me një infeksion të
konfirmuar të Hepatitit C, ose ata të cilët kanë pasur cerrozë.

Nëse ju bëni pjesë në një grup me rrezik të lartë për zhvillimin e kancerit
të mëlçisë, duke pasur kontroll të rregullt, do ju ndihmonte për t’u
siguruar që gjendja është diagnostikuar herët. Nëse kanceri i mëlçisë
diagnostikohet më herët, trajtimi ka të ngjarë të jetë më efektiv.

Kanceri i mëlçisë zakonisht nuk shkakton simptoma të dukshme derisa


të ketë arritur një fazë të avancuar.
Këto simptoma përfshijnë:
• humbje peshe të pashpjegueshme
• humbje të oreksit që zgjat më shumë se një javë
• ndjenja e ngopjes pas ngrënies, edhe në qoftë se vakti ishte i vogël
• ndjesia i sëmurë (me të përzier dhe të vjella)
• ënjtje të barkut (stomakut)
• zverdhje e lëkurës dhe zbardhje e syve
• lëkurë e acaruar
• ndjenja shumë i lodhur dhe i dobët

You might also like