Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Ditari i nji arsimtari

AGRON F. KALLUDRA

Tetor 2023 :
Nesër i mbushi 67 vjet. Eshtnat po m'dhambin. I kam pasë 2 infarkta dhe tri stenda
mi kanë vnu'. Sot i mbajta 17 orët e rregullta.
Në moshën 61 vjeçare mu desht ta regjistroj edhe nji fakultet ndërsa sot i jap 6
landë. Në shkollë janë 836 nxanës, e na jemi 12 arsimtarë.
Para 4 vjetëve edhe gruja m'la. Thojke se nuk po e shoh e as pare nuk po i çoj.
Mirë e ka. Krejt çka po fitoj, po m'shkon në ngritje profesionale, në të cilat po
shkoj tri vikende n'muej.
Nëse tepron ndonji para, ato m'shkojnë në letër, toner, ndreqje të kompjuterit dhe
të printerit. Çdo javë i printoj nga 320 faqe raporte dhe 450 faqe material mësimor.
Ndashtë, nuk e kam vështirë dhe nuk po ankohem. Bile punën e kam. Ma në fund e
mësova teknikën e fjetjes së shpejtë. Tash po i flej 8 orë për 3 orë ! Këtë seminar
na e pagoi shteti. Kam qenë edhe në trajnim si ta baj drekën gati për 50 cent, po as
ma heret këtë gja nuk e kam pasë problem. Mos po mendoni se po ankohem ? Jo,
aspak bile ! Unë bile punën e kam. Çdo mëngjes së pari lutem për shëndetin e
Udhëheqësit tonë i cili ma dha rastin të punoj dhe të kontriboj për shtetin që ai të
del nga kriza. Po thojnë se kjo krizë nuk do të zgjasë shumë - nja 12, 13 vjetë
maksimum ! Kjo më gëzon. Sot mbajta mësim me do 16 vjeçarë. Tash nxënësat
nuk i ndajmë nëpër klasë por simbas vitit të lindjes në mënyrë që ata që kanë ngelë
gjatë dekadës së kalueme mos ta ndijnë veten të diskriminuem. Në orë i pata 4
nxansa, prej 28 -ve. Të tjerët kishin qenë të zanun dhe nuk erdhën hiç. S’ka lidhje,
ndoshta kanë pasë ndonji angazhim tjetër.
Ata që ishin prezent zgjedhën qa donin të mësojnë dhe çfarë nota kanë dëshirë të
marrin. Sot të rinjtë janë shumë të mirë dhe dhe të pamvarun. Mbas mësimit mu
desht ti vizitoj nëpër shtëpi të gjithë ata që munguen me ua shpërnda testet. Ata ato
do të mi kthejnë kur ti plotësojnë kur të kanë kohë të lirë. Janë të ri dhe plot
interesim, e ne si arsimtarë duhet të kemi mirëkuptim për ta. Sonte e punoj edhe
ndërrimin e tretë sepse e zavendësoj nji kolege që e ka thye kambën. Më tha se
nesër do të vjen, por sot s'mundet. Ndërrimin e tretë na e futën mbas ankesës së
prindve e nxanësave. Ankesa e tyne ishte se askush mbramjeve s'po mirret me
fëmijtë e ata mandej veq po djerrin kohë tue luejt dhe tue shikue televizor. Prap po
ju them mos kujtoni që po ankohem ! Jo për besë ! Shumë jam i kënaqun që punoj
n'shkollë dhe po m'vjen keq që deri n'pension i kam edhe 17 vjetë.

You might also like