Download as rtf, pdf, or txt
Download as rtf, pdf, or txt
You are on page 1of 3

Biskotat “Plazma” me dekada ishin biskota të cilat

konsumoheshin edhe te ne, ndërsa ky produkt u shndërrua në një


mit të vërtetë.
Historia e “Plazma”-s fillon në vitin 1902, kur Cesare Skoti në
Milano të Italisë e themeloi kompaninë “Sindacato italiano de
Plasmon”, e cila në vitin 1916 u riemrua në “Societa del Plasmon”.
Sot, si pronar i kësaj kompanie është “Heinz”-i amerikan.
Cesare ishte njëri nga tregtarët më të mëdhenjë të plazmonit, i cili
është përbërësi kryesor i plazmës, e që përndryshe është një izolat
proteinash i nxjerrur nga qumështi. Plazmoni është njëri nga
burimet më të mira të proteineve. Cesare Skoti dëshironte që këtë
lëndë të parë ta plasonte në sa më tepër produkte, ndërsa grupi të
cilin ai e synonte, ishin fëmijët, shtatzënat dhe të gjithë ata të cilët
donin të kujdeseshin më mirë për shëndetin.
Në vitet e 50-ta të shekullit të XX-të, në fabrikën e Cesares ishte
punësuar edhe një serb nga qyteti Požarevac, me emrin Petar
Tutavac. Dhjetë vite më vonë, Cesare Skoti vdes ndërsa fabrikën e
blen kompania amerikane “Heinz” me ç’rast shumica e
punëtorëve ngelin pa punë, mes tjerëve edhe ky farë Petar
Tutavac.
Pas kësaj, Tutavac u kthye në vendlindje dhe qëllim kishte të
hapte vetë një fabrikë të ngjajshme me ate në të cilën kishte
punuar. Partia Komuniste, e cila atëbotë ishte në pushtet, ia
mundësoi ta ndërtonte fabrikën, në të cilën ai do të ishte
udhëheqësi kryesor, por me kusht që firma të jetë shtetërore.
Petri, nga Milano e kishe marë tërë diturinë e prodhimit të
biskotave dhe kështu vendosi që recepturën origjinale ta
modifikojë dhe të del me një një prodhim të ngjajshëm me ate i
cili shitet në Itali.

Përveç se nuk guxoi ta kopjonte recepturën origjinale, prodhimi


në bazë të këtij recepti kishte edhe kosto shumë të madhe, prandaj
ky vendosi të gjejë zëvendësime të ndryshme për të gjithë
përbërësit e shëndoshë por të kushtueshëm të këtyre biskotave.
Fillimisht, ai, në vend të plazmës, në biskotat e tij e futi miellin e
sojës, në vend të vajit natyral të bimëve dhe të ullirit, ai e futi
gjalpin e përzier me vajin e hidrogjenizuar bimor (margarinën) e
në vend të maltit të elbit e futi mjaltin me dekstrozë. Aromën
natyrale të vanilës e zëvendësoi me vanilinën artificiale.
Kur ky produkt, i ngjajshëm e ate Italian por shumë më pak i
shëndetshëm, u kompletua, duhej ti vihej edhe emri.
Pasi që Plazma origjinale e kishte moton “Biscotti per bambini”
(Biskota për fëmijë), Petri propozoi që këto biskota të quheshin
Bambini, por pushteti i atëhershëm këtë nuk e lejoi dhe kështu
lindi “Bambi”.
Kështu, në vitin 1967, u themelua fabrika “Bambi”, ndërsa logoja
vetvetiu u imponua, sepse një personazh i filmave vizatimor të
asaj kohe i quajtur Bambi i ishte i njohur të gjithë fëmijëve.
Kur “Plasmon”-i Italian, në fillim të viteve të 70-ta kuptoi se çfarë
po ndodhte në Požarevac, vendosi ta padiste fabrikën “Bambi”.
Dënimi për fabrikën në fjalë ishte që ajo të mos guxonte ta shiste
produktin e saj nëpër Evropë dhe Amerikë.
Në vitet e 90-ta doli në shitje “Lane keks”, i cili ishte plotësisht i
ngjajshëm me “Plazma”-n por për shkak të emrit dhe paketimit të
ndryshëm që e kishte, u lejua të eksportohej jashtë Serbisë.
Në vitin 2008, kompania “Bambi” e paditi kompaninë “Jaffa” për
kopjim të “Plazma”-s në produktin e saj “Vito”, por “Jaffa” u
mbrojt me faktin se edhe vetë “Plazma” është produkt i kopjuar
nga “Plasmon”, kështu që kompanisë “Bambi” iu desht të hiqte
dorë nga aktpadia.

You might also like