Gomari Meteorolog

You might also like

Download as rtf, pdf, or txt
Download as rtf, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Një ditë, një mbret vendosi të shkojë në peshkim

dhe e thirri meteorologun e vet për ta pyetur për


motin...
- Do të jetë ditë me diell, lartmadhëria juaj. Në
qiell nuk do të ketë asnjë re. Lirisht mund të
shkoni në peshkim. - tha meteorologu.
Mbreti e urdhëroi mbretëreshën të bëhet gati, e
mblodhi suitën e tij dhe u nisën drejt liqenit.
Në rrugë e sipër, ata e takojnë një fshatar me një
gomar...Fshatari u ndal, u përul para mbretit dhe
tha :
- Lartmadhëria juaj, këthehuni prapa sepse do të
lageni. Andej kah shkoni ju, është duke u
përgaditur një furtunë e madhe me shi.
- E pamundur - tha mbreti. - Meteorologu im më
tha se nuk do të ketë asnjë re në qiell e lere më
ndonjë furtunë. Ai është një njeri i mençur dhe nuk
ka arsye të mos i besoj.
Nuk kaloi shumë, ia lëshoi një rrebesh shiu me
furtunë të madhe dhe të gjithë këta u bënë qull!
Në të kthyer në pallat, të lagur si minjtë, u bënë
objekt talljeje. Mbreti i pezmatuar shumë urdhëroi
që meteorologut ti hiqet koka, ndërsa në vend të
tij ta sillnin fshatarin i cili ia qëlloi se çfarë moti do
të jetë.
E sollën fshatarin para mbretit e ky i propozoi të
punonte në pallat si meteorolog dhe i premtoi pagë
të majme në flori.
- Lartmadhëria juaj - tha fshatari - unë nuk di
asgjë rreth motit. Unë i shikoj veshët e gomarit
dhe nëse ato janë të ulura teposhtë e di se do të
bjerë shi.
Atëherë mbreti vendosi ta merrte gomarin në
punë...
Prej atëherë, shumë gomerë nëpër një kësi
"deriçke" u futën nëpër strukturat udhëheqëse
shtetërore!

You might also like