Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 3

Isai a.s.

dhe djaloshi

Falënderimi qoftë për Allahun e Madhërishëm, prej të cilit kërkojmë ndihmë, falje dhe udhëzim. Ndërsa
bekimet dhe paqja e Allahut qofshin për Muhamedin (a.s.) për familjen e tij, për shokët e tij dhe për të
gjithë ata që e ndjekin rrugën dhe mësimet e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Vëllezër besimtarë!

Më 25 dhjetor dhe më 07 janar, të krishterët, të cilët e llogarisin kohën sipas kalendarit Gregorian, e
shënojnë ditëlindjen e Isait (a.s.) – Jezusit. Me këtë rast, siç është e kuptueshme, të gjitha mediat
mbushen me tregime, këngë dhe filma për lindjen dhe jetën e tij, në të cilat, natyrisht, ka pak të vërteta.
Ndër të gjitha këto tregime, njëri u dallua si më interesant dhe i rëndësishëm për mbarë njerëzimin, dhe
ai është tregimi i KTHIMIT TË ISAIT (A.S.) në Tokë.

(1) – Sipas mësimeve të Islamit, Isai (a.s.), nuk është vrarë as nuk është kryqëzuar, por Allahu i
Plotfuqishëm e ka ngritur në qiellin e dytë, ku tani qëndron Isai (a.s.) dhe pret lejen e Zotit të tij për t’u
kthyer në Tokë. Dhe kur të kthehet në Tokë, ai do ta vrasë Dexhallin e mallkuar dhe do ta përtërijë fenë,
meqë rast të gjithë pasuesit e Librit do ta përqafojnë Islamin.

(2) – Të krishterët besojnë se Isai (a.s.), është kryqëzuar dhe ka vdekur në kryq, pastaj është ringjallur
dhe u ngritur te Zoti i tij, por ai do të kthehet në Tokë për ta krijuar Mbretërinë Qiellore, meqë rast, të
gjithë njerëzit do ta përqafojnë krishterimin.

(3) – Nga ana tjetër, hebrenjtë e presin me padurim ardhjen e Dexhallit të mallkuar, me të cilin do ta
sundojnë botën, me shpresën se Dexhalli me ushtrinë e shejtanit të përbërë nga njerëzit dhe xhinët, do
të jetë në gjendje ta mposht Isain (a.s.) dhe ushtrinë e tij. Për këtë shkak, ata as që deshën ta pranojnë si
pejgamber, por deshën ta vrisnin. Megjithatë, ata edhe sot i frikësohen mendimit, se çka do të ndodh
nëse Isai (a.s.) me të vërtetë arrin ta vret Dexhallin e mallkuar dhe ta shkatërrojë popullin hebre?!
Atëherë druri Garkad, të cilin, përndryshe e mbjellin në sasi të mëdha, nuk do tu bëjë shumë dobi.

Ky, natyrisht, është tregimi për të cilin duhet të mendojmë për çdo ditë, dhe për të cilin duhet të
përgatitemi, nëse Allahu i dashur bën që ta përjetojmë dhe të jemi pjesë e tij.
Sidoqoftë, sot ne jemi përcaktuar për një tregim krejt tjetër të Isait (a.s.), i cili është mjaftë interesant
dhe na sjell mesazhe shumë të rëndësishme.

Tregimi: Transmetohet se një djalosh kishte kërkuar nga Isai (a.s.) që të udhëtonte bashkë me të, dhe të
bindej në mrekullitë e tij pejgamberike, pastaj ishte bërë besimtar dhe pasues i tij. Isai (a.s.) e lejoi dhe
kështu ata u nisën së bashku për rrugë.

Pas një kohe, u ulën në një vend për të pushuar. Isai (a.s.) mori abdest dhe u ngrit për të falë namaz,
kurse bashkudhëratit tij i dha të holla të shkojë t’i blejë tri (bukë) pogaçe për drekë. Djaloshi i mori të
hollat dhe shkoi të blejë pogaqe, dhe kur u kthye, pa se Isai (a.s.) ende po falej. Pasiqë ishte i uritur, nuk
mundi të priste që Isai (a.s.) ta përfundonte namazin, ndaj u ulë dhe e hëngri njërën pogaçe.

Pasi e mbaroi namazin Isai (a.s.), u ulën për të ngrënë. Gjatë ushqimit, Isai (a.s.) e pyeti djaloshin për
pogaçen e tretë, kurse ai i tha se i kishte blerë vetëm dy.

Pas një kohe jo shumë të gjatë, ata e hasen një gazele e cila u ndal para Isait (a.s.). Ai e rrëzoi në tokë
dhe e theri, pastaj i bëri lutje Allahut, për ta ringjallë dhe ajo u ringjall. Isai (a.s.), mendoi se kjo mrekulli,
të cilën e pa me sytë e tij, do ta shtynte të bëhej i ndershëm, andaj përsëri e pyeti djaloshin për pogaçen
e tretë, kurse ai u përgjigj: ‘Betohem në Allahun, unë i bleva vetëm dy pogaçe.’

Pastaj erdhën pranë lumit dhe aty u ulën për të pushuar. Derisa ishin ulur në breg, Isai (a.s.), i bëri tri
kodrina të vogla me rërë, pastaj i bëri lutje Allahut të Plotfuqishëm dhe kodrinat u shndërruan në ar.
Pastaj i tha djaloshit: ‘Njëra kodrinë e artë është e jotja, njëra e imja, kurse kodrina e tretë është e
pronarit të pogaçes së tretë.’ Atëherë i riu bërtiti: ‘Betohem në Allahun, unë jam pronari i pogaçes së
tretë!’

Pasiqë u bind për mosbesimin, kokëfortësinë dhe dehjen e tij pas dynjasë, Isai (a.s.) i tha: ‘Nuk ka
problem, ja ku janë tre kodrinat e arta, por unë po të lë ty dhe nuk dëshiroj të udhëtoj me ty.’

Isai (a.s.), e vazhdoi rrugën e tij, kurse djaloshi shumë i lumtur, po i hidhte grumbujt e arit me duar, duke
thënë: ‘Kjo është e pabesueshme, kjo është lumturi e vërtetë, unë u bëra i pasur!’
Duke qenë në këtë gjendje, derisa po gëzohej me pasurinë e tij, erdhën tre hajdutë të rrugëve dhe e
mbytën, ndërsa arin e ndanë në tri pjesë të barabarta. Pasi që ishin të lodhur dhe të uritur, ata vendosën
ta bënin një pushim dhe të hanin drekë. Njërin prej tyre e dërguan për ushqim, kurse dy të tjerët
mbetën për ta ndezë zjarrin. Atëherë njëri prej atyre dyve tha: ‘Çka mendon, nëse e mbysim shokun
tonë dhe e ndajmë arin e tij?’ Hajduti tjetër këtë propozim e pranoi me kënaqësi. Mirëpo, edhe i treti që
shkoi për ushqim, filloi të mendojë se si ta merrte arin e tyre. Kështu që ai vendosi të fusë helm në
ushqim dhe të shpëtonte prej tyre.

Mirëpo, kur ua solli ushqimin, ata të dy menjëherë u vërsulen mbi të dhe e vranë. Pas kësaj, e ndanë
pjesën e tij të arit dhe u ulën për të ngrënë drekë. Pasiqë ushqimi ishte i helmuar, pasi hëngrën të dy
vdiqën.

I lutem Allahut të dashur, që të na japë vetëdijen për ta kuptuar, se dynjaja është arë e ahiretit, se në
ahiret do të korrim atë që kemi mbjellë në dynja, dhe se lakmia është veti njerëzore e pangopshme e
keqe dhe e rrezikshme.

O Zot, ndihmoju të rrezikuarve që t’i realizojnë të drejtat e tyre, çliroje umetin nga okupatori dhe nga
sundimtarët e dhunshëm, mos na sprovo neve me atë që nuk mund ta përballojmë, mos lejo që
asnjëherë të na poshtërojnë apo mposhtin pabesimtarët, dhe na shpërble me xhenet në shoqëri me
pejgamberët, me shehidët dhe me njerëzit e mirë!

Përshtati: Miftar Ajdini

You might also like