Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 69

SUBJEKTET E SE DREJTES NDERKOMBETARE

Personaliteti juridik nderkombetar-dy cilesi qe kane subjektet e se drejtes nderkombetare qe jane:


Zotesia juridike-cilesia per te pasur te drejta dhe detyrime ne shkalle nderkombetare

Zotesia per te vepruar- cilesia qe te veprojne ne baze te normave nderkombetare per te fiturar te drejta
dhe per te marre persiper detyrimet qe duan ose duhet te marrin.

Subjekt i se drejtes nderkombetare-eshte ai person nderkombetar i cili ka te drejta dhe detyrime qe


rrjedhin nga traktate nderkombetare dhe nga burime te tjera te se drejte nd.

Subjektet e se dr.nd:

-Shteti- nje aparat i caktuar,nje administrate,nje bashkesi e organizuar. (aspekti i brendshem)

Elemente te tjere qe e bejne shtetin te afte te dale si pale ne marrdheniet nd. (aspekti i jashtem). Ato
elemente jane: popullsia,territori,qeveria, sovraniteti.

Personi fizik,individi:

Jane subjekte te se dr nd. Ne marredheniet me shtetet e huaja personat fizike mund te dalin ne cilesine
e personit zyrtar ose ne cilesine e personit privat. Por ne asnje nga keto raste ata nuk dalin si subjekte te
se drejtes nderkombetare. Perzoni zyrtar hyn ne marredhenie me organet perkatese te shtetit tj,por si
subjekt ne kete rast eshte shteti per llogari te te cilit ai vepron. Edhe personat private kur hyjne ne
marrdhenie me nje shtet, ata kane disa te drejta dhe detyrime por ato nuk jane te pavarura,ato jane te
prejardhura, kane si baze marreveshjet zyrtare te paperfunduara midis shteteve perkatese.

Kur personat ne krye te nje shteti kryejne krime si:shperthimi i luftrave agresive,shkelje e rregullave te
njohura te zhvillimit te luftes atehere keta persona do te mbajne pergjegjesi penale dhe do te nxirren
para gjyqit nderkombetar ndersa shteti do te mbaje pergjegjesi materiale,politike,morale.

Organizatat nderkombetare:

1.sipas funksioneve te tyre ndahen ne: org,nd me karakter tekniko-administrativ; org.nd me karakter
politik

2.nga sfera e shtrirjes se veprimtarise se tyre: org.nd me karakter regjional ose zonal; org.nd me
karakter universal

A.Org.nd me karakter tekniko-administrativ: keto organizata gezojne zotesi juridike dhe per te vepruar
aq sa u nevojitet per te kryer detyrat qe u jane ngarkuar ne fushen perkatese. Jane pra subjekte te se
dr.nd por brenda kuadrit te kufizuar te funksioneve te tyre.

B.Org.nd me karakter politik: rasti i OKB eshte i vecante sps perfaqeson shkallen me te larte te subjektit
te se dr nd qe ka arritur nje organizate nd.

Fakte qe shprehin personalitetin nderkombetar te OKB-se:


-Ka te drejte te lidhe marrveshje nd me shtete qe jane anetare te Organizates, si dhe me org te tj nd.

-Keshilli Ekonomik (nje nga org kryesore te OKB) ka te drejte te perfundoje me institucionet e
specializuara marreveshje, me anen e te cilave keto institucione vihen ne lidhje me organizaten. Keshilli
ligj gjithashtu marreveshje me shtetet anetare te organizates per te realizuar disa vendime te caktuara
te org perkatese te kesaj organizate.

-OKB-se i njihen disa imutinete dhe privilegje qe i njihen edhe shteteve. Keshtu funksionaret e OKB-se
jane njelloj te paprekshem ,sic jane edhe perfaqesuesit zyrtare te shteteve.

-OKB-ja ka te drejten e perfaqesimit, perfundimit te marrveshjeve nd, i njihet zotesia juridike ne


territorin e cdo shteti anetar te organizates, mund te lidhe kontrata,te fitoje pasuri te tundshme e te
patundshme dhe ta disponoje ate, te ngreje padi nd, te dale pale ne gjyq.

-Perjashtimi i territorit ku ndodhen godinat e OKB-se prej juridiksionit vendas, te SHBA dhe Zvicres,
eshte nje lement tj qe tregon per personalitetin juridik te saj.

OKB-ja nuk mund te vihet ne nje plan me shtetet, te cilat ne fund te fundit e kane krijuar ate.

ORG NDK jane subjekte derivative sps personaliteti juridk i tyre eshte i limituar (DHE NUK MUND TE
BARAZOHET ME SHTETET) nga vete akti konstitutiv i krijimit te tyre.

Popujt:

E drejta per vetevendosje- per te dale i pavarur ose duke u bashkuar me nje shtet te pavarur ose duke
percaktuar ai vete cdo status tjeter te vendosur lirisht.

Dy mendime nese popujt jane subjekte te se dr nd: njeri thote se subjektet e se dr per vetevendosje nuk
jane popujt,por ne cdo rast shtetet qe jane te detyruar te prnojne edhe te lejojne vetevendosjen.
Pikepamja tjeter ua njeh te drejten e vetevendosjes srejtpersedrejti popujve gjate procesit te
dekriminalizimit per te mundesuar daljen ne pavaresi.

Levizjet e clirimit kombetar- jane grupe politike,te cilat per te realizuar te drejten e tyre per
vetevendosje,luftojne,jo gjithmone me arme,kunder regjimit kolonial,nje regjimi diskriminimi racial:nje
regjimi okupacioni te huaj.

Disa autore mendojne se cilesia e subjektit te se dr nd fitohet qe nga momenti kur veprimtaria e nje
levizje te tille fillon te njihet nga organizata rajonale dhe nga OKB-ja. Pikepamja tj nuk u njeh cilesine e
subjektit ketyre levizjeve duke argumentuar se ato derisa nuk kane nje territor te vetin,nuk mund ta
ushtrojne efektivisht pushtetin e tyre. Levizjet nacional clirimtare gjate luftes se 2 boterore si ajo
shqiptare, dolen si pale ne marredheniet me Fuqite aleate ndonese ne nje fushe te kufizuar,ate
ushtarake.

Kryengritesit-jane ata qe luftojne nje lufte civile kunder qeverise se vete.


Kryengritesit fitojne cilesine e subjektit te se drejtes nd. Kur jane organizuar nen nje komande drejtuese
dhe kontrollojne efektivisht dhe me vazhdimesi te mjaftueshme nje pjese te territorit.

SHTETET SI SUBJEKTE TE SE DREJTES NDERKOMBETARE

Sovraniteti-nenkupton te drejten per te nxjerre urdhera te pakushtezuara,te detyrueshme per zbatim


dhe se dyti te drejten per te mos marre urdhra dhe per te mos njohur asnje pushtet tjeter me te larte.

Pavaresia eshte vetem nje ane e sovranitetit. Pavaresia nenkupton vetem mungesen e vartesise, e
nenshtrimit politik ndaj kujdo qofte.

Sovraniteti perfshin: aspektin e brendshem- eshte e drejta qe ka nje shtet sovran per t’i zgjidhur ceshtjet
e tij te brendshme vete,pa iu nenshtruar nje pushteti tjeter. (autonomi e brendshme)

Aspekti i jashtem-e drejta qe ka nje shtet sovran per t’i trajtuar e zgjidhur ceshtjet e tij te jashtme ne
menyre te pavarur. (Pavaresia)

Elementet e sovranitetit:

Sovraniteti territorial-pushteti me i larte dhe i pandare i nje shteti mbi territorin e tij. Cdo akt i
njeanshem qe cenon pushtetin ekskluziv te nje shteti mbi territorin e tij eshte nje shkelje e se dr. nd.

Parimi i sovranitetit territorial kerkon po ashtu qe asnje shtet te mos tentoje te kryeje akte juridiksioni
ne territorin e nje shteti tjeter.

Eshte detyre e cdo shteti te ndaloje ne territorin e tij cdo aktivitet politik terrorist qe drejtohet kunder
shteteve te huaja. Kjo detyre shprehet ne dy aspekte: 1. Shteti nuk duhet te inkurajoje dhe as te toleroje
ne territorin e tij asnje aktivitet terrorist me synime politike. 2.ai duhet te beje te gjitha perpjekjet per te
parandaluar ose per te goditur cdo akt terrorist me karakter politik,madje ai duhet t’u jape ndihmne e tij
qeverive qe e kerkojne ate.

Barazia- ne deklaraten mbi parimet e se dr nd thuhet “te gjitha shtetet gezojne barazi sovrane, ata kane
te drejta dhe detyra te barabarta,jane anetare te barabarte te komunitetit nderkombetar megjithe
diferencat me karakter ekonomik,shoqeror ose politik ose tjeter”.

Megjithate,asnje parim sado i rendesishem nuk mund te absolutizohet e te cohet tej kufirit ku mund te
cenohen te drejtat e te tjereve ose te bllokohet zhvillimi normal i jetes nderkombetare. Psh ne emer te
barazise nuk mund te kerkohet ne cdo rast unanimiteti. Megjithate ekziston pabarazia faktike. Barazia
shprehet jo vetem ne ushtrimin e te drejtave por edhe ne aftesine e permbushjes se detyrimeve, ka
nivele te ndryshme te realizimit ne praktike te ketij parimi.

Shtete me status të kufizuar: janë shtete që nuk dalin drejtpërdrejt si palë në marrëdhëniet
ndërkombëtare, që janë futur në disa forma varësie ndaj shteteve të tjera më të fuqishme. Këto shtete
të fuqishme i përfaqësojnë në marrëdhëniet e jashtme.
Format e varesise juridike nderkombetare: Vasaliteti, protektorati, regjimi i kapitulacioneve, mandati
ndërkombëtar, kujdestaria ndërkombëtare.

--Vasaliteti: forme varesi ku shteti më i fuqishëm quhet “suzeren”, shteti më i dobët, shteti i varur,
quhet “vasal”. Shkalla e vartesise mund te ndryshoje sipas rasteve te vecanta.

- Shteti suzeren e përfaqëson plotësisht ose për çështjet më të rëndësishme shtetin vasal në arenën
ndërkombëtare

• Ka raste kur shtetet vasale mund të zënë një farë pozite në DN.

- Egjipti, vasal i Turqisë, mund të përfundonte marrëveshje marrëveshje tregtare dhe postare me shtetet
e huaja pa marrë pëlqimin e suzerenit – Turqisë.

- Egjipti e Bullgaria, vasalë të Turqisë: të drejtë të dërgonin e prisnin konsuj.

- Egjipti, 1898, fitoi të drejtën e kondominiumit bashkë me Britaninë mbi Sudanin.

• Karakteristikat e vasalitetit:

(i) shteti vasal nuk ka të drejtën të ushtrojë sovranitetin e jashtëm (me disa përjashtime);
(ii) (ii) shteti vasal i paguan detyrim financiar vjetor shtetit suzeren;
(iii) (iii) shteti suzeren jep pëlqimin për emërimin e kryetarit të shtetit vasal;
(iv) (iv) territori i shtetit vasal konsiderohet si një pjesë e territorit të shtetit suzeren. (lufta e
shtetit suzeren eshte ipso fakto lufte e shtetit vasal.

• Vasaliteti – formë varësie e zbatuar brenda Perandorisë Osmane. Shtetet vasale në Ballkan:
Bullgaria, Rumania, Serbia, Mali i Zi.

Kondominium- eshte ushtrimi i sovranitetit mbi nje territor nga dy ose me shume shtete
bashkerisht.

Krijimi i shtetit vasal shqiptar

• Ideja e shtetit vasal në tre etapa të zhvillimit të lëvizjes: - në kohën e Lidhjes së Prizrenit; - në pragun e
shpalljes së Pavarësisë ne 1911; dhe - menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë.

--Protektorati:

kur një shtet më i fuqishëm (protektor) kontrollon politikën e jashtme të një shteti tjetër, më të dobët (i
protezhuar).

• Protektorati, si rregull, vendoset me marrëveshje të veçantë midis protektorit dhe shtetit tjetër, ku
ruhet personaliteti ligjor i ndarë.

• Shtetet nën protektorat mund të kenë disa të drejta të kufizuara në arenën ndërkombëtare. Këto të
drejta nuk janë të mjaftueshme që këto shtete të mund të konsiderohen si subjekte të plota të DN.
Shkalla e vartesise, ashtu si vasaliteti, mund te ndryshoje ne cdo rast.

Sot ka akoma aty ketu disa protektorate te vogla sic jane psh ne Evrope:Principata e ligtenshtejnit
(protektorat zvicerian); Principata e Monakos (protektorat Francez); Republika e San Marinos
(protektorat Italian); Republika e Andorres (protektorat spanjoll).

--Mandati nderkombetar:

Ideja kryesore e mandatit: ne vend qe te aneksoheshin nga Fuqite aleate ose te viheshin nen
protektoratin e tyre, ish-kolonite e Gjermanise dhe disa pjese te P.otomane u “besoheshin” disa prej
ketyre fuqive te ashtuquajtura fuqi mandatare, te cilat kishin per detyre qe t’i administronin keto
territore ne emrin dhe nen kontrollin e Lidhjes se Kombeve.

Organi qe e vendosi: Lidhja e Kombeve.

Arsyeja pse: Fuqite e Antantes qe dolen fituese nga lufta nuk guzuan t’i pushtonin haptazi territoret ish-
koloniale te gjermanise dhe turqise per dy arsye: 1. Sespe levizja nacionalclirimtare ne shume prej ketyre
vendeve ishte ngritur ne nje shkalle me te larte dhe duhej vepruar me kujdes per t’i dale perpara cdo
kunderveprimi te popullsise vendase

2. sepse nje aneksim i thjeshte i ketyre territoreve do te nxirrte akoma me shume ne shesh synimet
pushtuese te Fuqive.

Prandaj duhej nje forme e re,me ane te se ciles mund te mbulohej me lehte pushtimi i ketyre territoreve
nga fuqite qe fituan luften.

Llojet e mandateve:

• Statuti i Lidhjes së Kombeve, neni 22, dallonte 3 kategori:

(i) Mandati A – për disa ‘komunitete’ të shkëputura nga Perandoria Otomane, që kishin një
ekzistencë politike të tyre dhe perspektivën për të arritur pavarësinë e plotë. Fuqia
mandatare e përkohshme, më tepër si këshilltare (si Transjordania dhe Iraku (nën mandatin
britanik).
(ii) Mandati B – për disa ‘popuj’ të Afrikës Qëndrore. Fuqia mandatore merrte përsipër
administrimin e territorit në shkallë të plotë (Togo, Kamerun).
(iii) Mandati C – zbatohej për disa ‘territore’ te cilet,per shak te popullsise se vogel, te
siperfaqes se parendesishme,largesise se tyre nga qendrat e “qyteterimit” ,nuk mund te
administroheshin vecse duke u vënë nën sundimin e plotë dhe të pakufizuar të fuqisë
mandatare “si një pjesë e pandarë e territorit të saj” (Afrika Jugperëndimore, disa ishuj në
Oqeanin Paqësor, etj.) Kjo kategori e fundit e mandatit ishte nje aneksim i thjeshte.

Mandati A nuk ndryshon shumë nga protektorati.


Fuqite mandatare ishin te detyruara te zbatonin regjimin e “dyerve te hapura” dhe te mundesive te
barabarta ne shkembimet tregtare te ketyre territoreve me shtetet e tjera. Ato nuk kishin gjithashtu
te drejte te ngrinin fortifikata ne keto territore.

Keto territore nuk mund te dilnin si subjekte te se dr nd. Statusi nd i Palestines si territor nen
mandatin e Anglise ndryshoi pas mbarimit te Luftes se dyte boterore.

Mandati dhe çështja shqiptare pas Luftës I Botërore

• Konferenca e Paqes 1919: Franca dhe Anglia i ofruan Italisë aprovimin për mandatin mbi
Shqipërinë.

• Kryeministri francez Klemanso u dorëzoi delegatëve të shtetit Serbo-Kroato-Slloven (Jugosllavisë)


propozimet e tij mbi këtë çështje në 1920.

1. Projekti nuk u realizua sps: 1. Per shkak te kontradiktave midis Fuqive te Medha dhe
partnereve te tyre me te vegjel 2. Per shkak te rezistences se popullit shqiptar.

• Kuvendi i Lushnjes 1920 vendosi mospranimin e asnjë mandati apo protektorati të huaj.

--Kujdestaria:

Pas Luftës II Botërore sistemi i mandateve u zëvendësua me sistemin e kujdestarisë.

Institucioni qe e percaktoi: OKB-ja.

Qellimi: qe te qeverisen keto territore dhe te mbikqyren “me synimin qe te ndihmohet zhvillimi
progresiv i popullsise se tyre drejt veteqeverisjes dhe pavaresise”. Keto territore jane:

- Territoret më parë në mandat sipas Statutit të Lidhjes së kombeve;

- Territore të shkëputura shteteve të mundura në Luftën II Botërore;

- Territore të tjera që mund të futen vullnetarisht në këtë sistem nga Fuqitë që kanë ushtruar më
parë sovranitet të plotë mbi to.

*Per te mbikqyrur sistemin e kujdestarise ne kuadrin e OKB-se eshte krijuar nje organ i posacem:

Keshilli i Kujdestarise-nje nga 6 org kryesore te OKB. Ka keto detyra: te shohe raportet qe duhet te
paraqiten nga Fuqite kujdestare mbi administrimin e ketyre territoreve; te shohe lutjet dhe ankesat
qe mund te vijne nga popullsia vendase; te organizoje vizita periodike per te konstatuar ne vend
perparimin e popullsise ne fushen ekonomike,politike e sociale etj.

*Aktualisht ka mbetur nen sistemin e kujdestarise vetem Ishujt e Paqesorit qe kane qene mandat i
Japonise dhe qe kaluan nen kujdestarine e SHBA-se pas Luftes se Dyte Boterore. Kjo eshte arsyeja e
vetme ndoshta pse vazhdon te ekzistoje Keshilli i Kujdestarise ne sistemin e OKB-se.
**DALLIMI MES MANDATIT DHE KUJDESTARISE:

1.Ekzistenca e organit te posacem ( Keshilli i Kujdestarise) tek kujdestaria per kontrollin e


administrimit te territoreve nen kujdestari.

2.Territoret qe jane futur ne sistemin e kujdestarise nuk jane ndare ne kategori te ndryshme.

Regjimi i kapitulacioneve

• Quhen një sërë privilegjesh e të drejtash të posaçme që kanë gëzuar në të kaluarën Fuqitë e Mëdha
evropiane në disa vende të Lindjes.

• Më parë ‘kapitulacionet’ nuk ishin marrëveshje të pabarabarta, ato jepeshin në mënyrë të njëanshme
dhe anuloheshin po në mënyrë të njëanshme

• Prej shek. 18 kapitulacionet nuk janë më favore që jepen në mënyrë të njëanshme, por janë
marrëveshje që Fuqitë e Mëdha evropiane u imponojnë Turqisë dhe disa vendeve të tjera të Lindjes.

• Deri në fund të shek. 19 regjimi i kapitulacioneve u shtri, përveç Turqisë, edhe në Egjipt, Siri, Liban,
Palestinë, Etiopi, Tunizi, Marok, Kinë, Japoni, Kore, etj.

• Kapitulacionet në Turqi: mosndërhyrje e autoriteteve otomane në marrëdhëniet e të huajve në


territorin e saj.

• Të krishterët të gjykoheshin nga konsujt e shteteve përkatëse, të organizoheshin dhe administroheshin


vetë, e drejta e vendosjes, e qarkullimit, e tregtisë, paprekshmëria e banesës, liria fetare, etj.

• Në formë të avancuar – kapitulacionet në Kinë, prej gjysmës së dytë të shek. 19. Ndarja e vendit në
‘sfera influence’

FORMAT E BASHKIMIT TË SHTETEVE

- Bashkimi personal - Bashkimi real - Konfederata – Federata

Bashkimi personal

• Dy shtete sovrane të bashkuara midis tyre se kanë si monark (mbret ose perandor) të njëjtin
person.

• Bashkimi personal nuk del si subjekt i DN,ne marredheniet nderkombetare dalin vete shtetet qe
bejne pjese ne kete bashkim,secili per llogari te vete.

• Çdo shtet mund të ketë politikën e vet, aleancat dhe traktatet e tij të veçanta, si dhe përfaqësi
diplomatike të veçanta.
• Ne disa raste i njejti person mund te caktohet si perfaqesues zyrtar i te dy shteteve pjesetare, por
ky njeri nuk eshte perfaqesues i bashkimit, ai eshte perfaqesues i cdo shteti vec e vec.

• Njeri nga shtetet e bashkimit personal mund te jete ne lufte me shtete te tjera pa terhequr ne
kete lufte medoemos edhe shtetin tjeter te bashkimit personal.

• Teorikisht eshte pranuar edhe mundesia qe midis ketyre 2 shteteve te shpertheje lufte.

• Qënia e një sovrani të vetëm në krye të bashkimit është një gjë e përkohshme. (Lituani & Poloni,
Angli & Hanover, Hollandë & Luksemburg).

Bashkimi personal ne ditet tona eshte vecse nje anakronizem.(dicka e vjeter qe nuk i pershtat me
koheve te sotme).

--Bashkimi personal Italo Shqiptar:

Prill 1939: I ashtuquajturi "bashkim italo-shqiptar”. Jo shume kohe pas bashkimit,me nje varg
masash qe u morren nga okupatori,patem nje monopilizim te vertete nga ana e Italise te te gjitha
kompetencave qe kishte me perpara Shqiperia ne arenen nderkombetare, pra nje likuidim te plote
te atributeve sovrane te Shqiperise si shtet i pavarur.Ketu mungonte cdo dualizem (karakteristike
tradicionale e bashkimit personal), ketu kishte nje bashkim thjesht hegjemonist,nje bashkim te
realizuar me anen e forces. Pra bashkimi personal italo-shqiptar nuk ka qene gje tjeter vecse nje nga
manovrat e propagandes fashishte qe kishte per qellim t’u jepte ngjyren e legalitetit nderkombetar
veprimeve agresive te fashizmit italian.

Bashkimi real

• Është bashkim që krijohet me anën e marrëveshjes midis shteteve që hyjnë në këtë bashkim.

• KARAKTERISTIKAT DHE NJEKOHESISHT DALLIMI ME BASHKIMIN PERSONAL:

– është bashkim i arritur me marrëveshje;

– është shumë më i ngushtë e i qëndrueshëm;

– Subjekt i DN është bashkimi dhe jo shtetet veç e veç;

– Shtetet e bashkimit real nuk mund të bëjnë luftë veç e veç. Lufta e bashkimit eshte ne te njejten
kohe lufte e shteteve pjesetare;

– Përfaqësitë diplomatike e konsullore në shtetet e tjera janë të përbashkëta;

– Marrëveshjet ndërkombëtare përfundohen nga bashkimi, edhe atehere kur keto marreveshje kane
te bejne vetem me ndonjerin prej shteteve pjesetare ;

– Përveç monarkut, kanë të përbashkët disa dikastere, si ai i punëve të jashtme, i luftës dhe i
financave.
Shembull klasik ka qënë bashkimi Austro-Hungarez prej 1867 deri në 1918. (Suedi & Norvegji,
Danimarkë & Islandë).

Konfederata

• Është bashkim i dy ose më shumë shteteve sovrane, krijuar për të arritur një objektiv të caktuar në
fushën e politikës së jashtme, mbrojtjen e pavarësisë, etj.;

• Eshte nje forme e paqendrueshme e bashkimit te shteteve,nje faze e ndermjetme qe con drejt
bashkimit me te ngushte ose shthurjes se bashkimit.

• është më shumë një bashkim politik se juridik, nje bashkim shtetesh te pavarur qe nuk njohin asnje
autoritet te perbashket permbi ta;

• është përbërje shtetesh dhe jo një shtet i përbërë.

• Krijohet me anë të një traktati ndërkombëtar që lidhet midis shteteve palë.

• Konfederata nuk është subjekt i DN dhe se ajo nuk del vetë në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Shtetet ,me perjashtim te disa kufizimeve te vogla qe nuk mund te ndikojne ne poziten
nderkombetare te shteteve pjesetare, cdo shtet ruan vec e vec te drejtat dhe detyrimet
nderkombetare kundrejt shteteve te tjera.

•Cdo shtet mund te hyje ne lufte me nje shtet te huaj,pa angazhuar shtetet e tjera te konfederates.
Madje ekziston mundesia e luftes midis shteteve te konfederates, qe ne kete rast nuk eshte lufte
civile por ka te gjitha tiparet e luftes shteterore.

• Bashkimet konfederative të mëdha: SHBA, Konfederata Gjermane dhe Konfederata Zvicerane.

• Kushtetuta e vitit 1848 e ktheu në fakt Zvicrën në federatë, megjithëse vazhdon të quhet
Konfederatë.

Federata

• Është formë bashkimi shumë më e ngushtë se konfederata.

• Krijohet me marrëveshje midis njësive të federatës.

• Tipar dallues: ekzistenca e shtetit federativ.

• Shteti federativ ka territorin e vete,popullsine e vet,kushtetuten e vete.

• Kompetencat lidhur me një pjesë të qëllimeve për të cilat ekziston bashkimi, i kalojnë shtetit federativ;
• Kompetencat lidhur me pjesën tjetër u mbeten shteteve anëtare.
• Federata është subjekt i DN, shteti federativ ka kompetence te shpalle luften,te lidhe traktate
paqeje,aleance ose marreveshje te tjera politike apo ekonomike,te dergoje dhe te prese perfaqesues
diplomatike.

• Shtetet anëtare, në përgjithësi, nuk dalin si subjekte të DN.

• Rast përjashtimor: Republikat Sovjetike të Bjellorusisë dhe Ukrainës janë pranuar si anëtare të OKB në
1945 dhe në këtë kuadër posedonin personalitet juridik ndërkombëtar.

Shembuj te federatave:

• SHBA (krijuar në 1787). Përbëhen nga 50 shtete. Sipas kushtetutës së 1787:

- Shtetet anëtare nuk kanë të drejtë të përfundojnë traktate, të hyjnë në aleancë ose në konfederatë;

- Të gjitha problemet e politikës së jashtme, të luftës dhe paqes, problemet me karakter financiar,
kushtetuta i cilëson si kompetenca ekskluzive të organeve qendrore të federatës.

• BS: u krijua në 1922 nga 15 shtete. Kushtetuta e 1944: shtete anëtare të federatës kishin të drejtë të
hynin në marrëdhënie të drejtpërdrejta me shtetet e huaja, të lidhnin me to marrëveshje
ndërkombëtare dhe të shkëmbenin përfaqësi diplomatike dhe konsullore.

• Zvicra, 1848, konfederatë me 23 kantone.

• Kantonet janë sovrane përderisa sovraniteti i tyre nuk është kufizuar nga kushtetuta federale, dhe si të
tilla, ato ushtrojnë të gjitha të drejtat që nuk i janë deleguar pushtetit federal.

• Kantonet kanë të drejtë të bëjnë marrëveshje me shtetet e huaja, por vetëm me çështje të punëve
publike, marrëdhëniet fqinjësore dhe bashkëpunimin policor ndërsa Këshilli Federal vepron si
ndërmjetës.

Shtete me status te vecante:

Shtetet neutrale:

• Shtete neutrale, e jo shtete që ndjekin politikë neutrale ne rrethana ose periudha te caktuara.

• Neutraliteti:

- i përhershëm, shtetet që nuk marrin pjesë në luftë përgjithësisht; ka në bazë një traktat
ndërkombëtar, në të cilin zaknoisht marrin pjesë edhe Fuqitë e Mëdha;

- i përkohshëm, shtetet që nuk marrin pjesë në një luftë të caktuar; vendoset në mënyrë të
njëanshme me deklaratën e neutralitetit që lëshon shteti i interesuar.

• Detyrimet e shtetit neutral:


- të mos marrë pjesë në asnjë luftë që mund të zhvillohet midis shteteve të tjera, me përjashtim të
rasteve kur ai vetë bëhet objekt sulmi. Vetembrojtja e shtetit neutral eshte jo vetem nje e drejte,por
edhe nje obligim;

- në kohë paqeje, të abstenojë nga pjesëmarrja në marrëveshje ndërkombëtare që mund ta çojnë


atë drejtpërdrejt apo tërthorazi në luftë;

- I mohohet e drejta e përfundimit të traktateve të aleancës;

- nuk duhet të lejojë vendosjen e bazave ushtarake në territorin e tij.

• Dallohet:

- neutralitet thjesht i njohur: Detyrimi i Fuqive te cilat angazhohen te mos e prekin dhe te mos e
sulmojne shtetin neutral.

- neutralitet i garantuar: Fuqite angazhohen te mos e prekin si edhe ta garantojne,pra ta mbrojne


neutralitetin e shtetit neutral.

Neutraliteti i Shqipërisë

• Neutraliteti i Shtetit Shqiptar i përhershëm në Vendimin e Konferencës së Ambasadorëve korrik


1913, i njohur dhe garantuar nga Fuqitë e Mëdha;

• Në Kushtetutën e parë të Shtetit Shqiptar, në Statutin e hartuar nga Komisioni Ndërkombëtar i


Kontrollit 1914, neni 3: Shqipëria është shtet neutral. Neutraliteti i saj garantohet nga të 6 Fuqitë e
Mëdha.

• Tiparet e neutralitetit të Shqipërisë:

-jo vetem i njohur por dhe i garantuar;

- ishte neutralitet i armatosur (e drejta e vetëmbrojtjes);

• Neutraliteti i Shqipërisë u prish nga Fuqitë e Mëdha në Luftën I Botërore, të cilat shkelën dhe
sovranitetin e saj.

• Qendrimi qe mbajti Shqiperia gjate luftes se I Boterore : Vendimi i Kongresit te Lushnjës, shkurt
1920: Shqipëria ishte një shtet neutral dhe i tillë kishte qëndruar edhe gjatë kohës së Luftës I.

• Statusi i neutralitetit të përhershëm për Shqipërinë merr fund me mbarimin e Luftës I.


POPULLSIA

Popullsia: tërësia e njerezve qe jetojnë në një vend të caktuar dhe kanë një lidhje të qëndrueshme me
territorin.

Shtetesia: eshte nje lidhje juridike e perhershme e personit fizik me nje shtet te caktuar,lidhje qe
shprehet ne nje varg te drejtash dhe detyrash ne raport me kete shtet.

Mënyrat e fitimit të shtetësisë

a. Me anë të lindjes
• Me lindjen me anë të parimit të gjakut (jus sanguinis), dhe atij të truallit (jus soli); (Ligji
brazilian: Kushdo që lind në territorin brazilian, përveç fëmijëve të atyre që janë në shërbim të
një shteti të huaj, fitojnë shtetësinë braziliane.)
b. Me anë të natyralizimit
• Martesa (jure matrimonii); • Birësimi; • Transferti; • Optimi.
Natyralizim në kuptimin e ngushtë: fitimi i shtetesise se nje shteti te caktuar me ane te kerkeses
se personit dhe vendimit te organeve kompetente te shtetit ne fjale. Kemi kety 2 momente:
1. Personi duhet te beje nje lutje te posacme; 2. Hyrja ne shtetesine e re behet me nje akt te
vecante qe nxirret nga organet kompetente.

Parimi i truallit: femijet qe lindin ne territorin e tyre shteteve marrin shtetesine e vendit te
lindjes,pavaresisht nga shtetesia e prinderve te tyre.

Parimi i gjakut: femijet qe lindin nga prinder me shtetesine e nje shteti te caktuar,fitojne edhe ata qe ne
castin e lindjes shtetesine e ketij shteti,pavaresisht nga vendi se ku lindin,brenda apo jashte kufijve te
shtetit ne fjale.

• Fitimi i shtetësisë kur bëhen ndryshime territoriale

1. Transferti – ndryshim automatik i shtetësisë dhe fitimi i shtetësisë së shtetit të cilit i shkon territori.

2. Optimi – popullsisë së territorit i jepet mundësia e zgjedhjes midis dy shtetësive.

Ne kuptimin e sotem Optimi eshte e drejta qe u njihet banoreve te nje territori,qe kalon nga duart e nje
shteti ne duart e nje shteti tjeter,per te zgjedhur shtetesine qe duan me ane te deklaratave individuale.
Banoret qe zgjedhin te ruajne shtetesine e vjeter,zakonisht largohen nga territori por ato nuk i humbasin
te drejtat pasurore qe mund te lene pas.

Menyrat e humbjes se shtetesise:

Dalja nga shtetesia- humbja e shtetesise me deshiren e personit te interesuar. Nuk eshte faktor
vendimtar,eshte vtm nje element.

Heqja e shtetesise- humbja e shtetesise pavaresisht nga vullneti i personit.


Mbarimi i afatit- kjo do te thote se nje shtetas qe qendron jashte shtetit per nje periudhe kohe me te
gjate se sa afati i caktuar me ligj, e humbet automatikisht shtetesine e vjeter.

Renoncimi- ana e kundert e optimit. Kur nje person i jepet mundesia per te zgjedhur midis 2
shtetesive,ai fiton nje shtetesi te re me ane te optimit,por humbet njekohesisht shtetesine e vjeter me
ane te renoncimit.

Dyshtetesia: shtetesia e dyfishte ose bipatridizem.

Mund te vije si rezultat i :

1. Zbatimi njëkohësisht i parimit të gjakut dhe i truallit per nje te porsalindur, kur prinderit kane shtetesi
te ndryshme nga vendi ku ka lindur femija.

2. Kur shteti i gruas ndjek parimin qe gruaja nuk e ndjek shtetesine e burrit, ndersa shteti tjeter parimin
se gruaja e ndjek shtetësine e burrit.

3. Marrja e shtetësisë së dytë me anë të natyralizimit.

Parimi i efektivitetit: shteti i tretë i njeh çdo personi me shtetësi të dyfishtë, gjatë kohës së qëndrimit në
territorin e tij, vetëm një shtetësi, atë të shtetit me të cilin ky person ka më tepër lidhje.

Pashtetesia (apatridizmi):

Pashtetësia është një gjendje e veçantë juridike e personit fizik, kur ky nuk ka shtetësinë e asnjë shteti.

• Rrethanat kur mund te linde pashtetesia:

• mbeten pa shtetësi fëmijët e lindur nga prindër që nuk kanë shtetësi në ato vende që i përmbahen
parimit të gjakut.

• Kur një person humbet shtetësinë e një shteti dhe nuk fiton asnjë shtetësi tjetër, ai mbetet pa shtetësi.
• Në bazë të ligjeve të disa shteteve fëmijët e lindur jashtë martese, qoftë edhe nga shtetas të tyre
jashtë vendit, nuk marrin shtetësinë e prindërve, dhe mbeten pa shtetësi.

• Kur shteti i një gruaje që martohet me një të huaj zbaton parimin “ gruaja ndjek shtetësinë e burrit ”,
ndërsa shteti i këtij të fundit nuk e njeh këtë parim, atëherë kjo grua mbetet pa shtetësi, shteti i saj e
përjashton nga shtetësia, shteti i burrit nuk e pranon.

*Trajtimi i te huajve ne baze te marrëveshjeve te lidhura posacerisht përbën regjim special.


*Regjimi i favorizimit më të madh: shtetet marrin përsipër t’u akordojnë shtetasve të njëri-tjetrit
maksimumin e të drejtave që mund t’u jenë njohur shtetasve të ndonjë shteti të tretë.

* Regjimi i të huajve: tërësia e rregullave që kanë të bëjnë me hyrjen, daljen, qëndrimin e tyre.

• Sistemi i pasaportave – viza tranzit, viza qëndrimi.

• Të huajt nuk gëzojnë të drejta politike të njëjta me vendasit (p.sh. e drejta e votës).

E drejta e strehimit: mundesia qe nje shtet u jep per te hyre ne territorin e tij personave qe ndiqen ne
vendet e tyre per pikpamjet ose veprimtarine politike dhe shkencore.

E drejta e strehimit si e drejte e shtetit: cdo shteti i njihet e drejta te strehoje emigrantet politike,duke
percaktuar ai vete kriteret dhe rregullat e nje strehimi te tille.

E drejta e personit: cdo njeri qe ndiqet per pikpamje ose veprimtari politike mund te kerkoje strehim ne
territorin e nje shteti te huaj. Megjithate nuk eshte nje e drejte absolute sps eshte e kushtezuar nga
pelqimi i shtetit te cilit i eshte drejtuar kerkesa.

• Ekstradimi – dorëzimi i një personi shtetit në territorin e të cilit ai ka kryer krimin ose shtetit
shtetësinë e të cilit ai ka.

• Bëhet në bazë të marrëveshjeve të ekstradimit;

• Ekstradimi bëhet vetëm kur:

1. Krimi është i dënueshëm nga ligjet e të dy vendeve;

2. Personi i dorëzuar duhet të gjykohet e të ndëshkohet vetëm për atë krim që është përmendur në
kërkesën për dorëzim.

TERRITORI

Territori i nje shteti eshte ajo pjese e lemshit tokesor qe ndodhet nen sovranitetin e ketij shteti.

• Kontrolli i territorit - baza e nocionit të integritetit territorial – kompetenca ekskluzive për marrjen e
masave ligjore dhe faktike brenda atij territori dhe ndalon qeveritë e huaja të ushtrojnë autoritet në të
njëjtën zonë, pa marrë pëlqimin e atij shteti.

Pjesët përbërëse të territorit

• Toka – e gjithë sipërfaqja bashkë me thellësitë e saj, nëntoka


• Ujërat: a. ujërat e brendshme (ujrat e lumenjve, liqeneve, kanaleve); b. ujërat territoriale (ujrat e detit,
porteve, gjireve, etj., 12 milje det territorial);

• Ajri – hapësira ajrore mbi tokën dhe ujrat;

• Anijet dhe avionët që mbajnë flamurin e shtetit (luftanijet dhe anijet shtetërore kudo që ndodhen,
ndërsa anijet private vetëm në ujrat territoriale ose në det të hapur) – konsiderohen si “territore
konvencionale”;

• Territori i selive diplomatike – zbatohet parimi i ekstraterritorialitetit, por mbetet territor i shtetit
pritës.

Territori mbi të cilin asnje shtet nuk ka sovranitet, quhet terra nullius (nuk ekzistojnë më).

Menyrat e fitimit te territorit:

1. Okupimi- menyre e vendosjes se sovranitetit te nje shteti mvi nje territor qe nuk
ndodhet nen autoritetin e asnje shteti tjeter. (terra nullius). Ketu eshte fjala per territore
te panjohura me pare dhe qe zbulohen rishtazi. Nuk konsiderohet e ligjshme.

- Nuk mjafton dorëvënia fillestare (nje akt me anen e te cilit shpallet pervetesimi i territorit ne
emer te nje shteti,pra qofte edhe vendosja e pushtetit te ketij shteti mbi territorin e porsazbuluar), por
kërkohet efektiviteti i pushtetit (vendosja e nje pushteti real,efektiv).

- Mosmarrëveshjet mbi sektorët polarë (eshte i perhapur mendimi se zonat polare duhet te kene nje
regjim te percaktuar ne shkalle nderkombetare).

2. Aneksimi- shtenia ne dore e territorit te armikut dhe nenshtrimi i popullsise nga ana e
nje shteti fitimtar ne lufte. Nuk konsiderohet e ligjshme.
3. Zmadhimi Natyror-kur territorit te shtetit i shtohet nje territor sado i vogel,qe formohet
si rezultat i veprimit te forcave te natyres psh : prurjet aluvionale.

-Nuk eshte e nevojshme te leshohet ndonje akt i posacem nga shteti qe fiton kete territor, ndryshe nga
okupimi.

-Nese shtrohet ceshtja e ndarjes midis shteteve kufitare, problemet zgjidhen me marreveshje midis
paleve te interesuara,duke zbatuar kryesisht parimet e se drejtes private per raste analoge.

4. Parashkrimi- fitimi i territorit me ane te parashkrimit eshte rezultat i ushtrimit te


sovranitetit te nje shteti mbi nje territor per nje kohe te gjate,edhe pse ky territor mund
t’i perkase ligjerisht ndonje shteti tjeter.

-Nuk ka ndonje vendim gjyqi nderkombetar qe te mbeshtese njohjen e parashkrimit si


menyre fitimi, as ndondje caktim afati. Aq me pak mund te njihet sot parashkrimi si baze
juridike e mjaftueshme per fitimin e territorit.
5. Cedimi-shkëputje e një pjese të territorit dhe kalimi i tij një shtetit tjetër, kur shteti
cedues jep pëlqimin e tij. Marrja e pelqimit te popullsise nepermjet referendumit.

-cedimi eshte padyshim,nga te gjitha menyrat e tjera te fitimit te territorit, ai qe mund te


gjeje dhe gjen me shume zbatim ne praktiken e marrdhenieve midis shteteve.

-Cdo fitim territori ne kohen e sotme,kur ndarja e botes ka mbaruar,nuk mund te realizohet
vecse ne dem te nje shteti te caktuar.

-Kjo shkeputje dhe ky cenim jane te ligjshme vetem kur shteti i cenuar jep pelqimin e tij.

-Rruga normale e ketij fitimi te territorit eshte ajo e marreveshjes (menyra konvencionale).

- Cedimi i Shën Naumit (1924) – vullnetar,pa kundërshpërblim

- Cedimi i Alzasë-Lorenës (1871) – nëpërmjet forcës

- Cedimi i Alaskës (1867) – vullnetar, me kundërshpërblim

Kufijte shteterore- tregojne se deri ku shtrihet territori i nje shteti dhe deri ku shkon e drejta e ushtrimit
te sovranitetit territorial nga ana e tij. Kufijte jane vije te verteta ose imagjinare qe hiqen ne siperfaqe te
tokes ose te ujit midis pikash te caktuara.

Procedura e caktimit te kufijve- Zakonisht shtetet,qe jane ne kufi me njeri –tjetrin,lidhin midis tyre
marreveshje me ane te te cilave caktojne vijen e kufirit qe ndan territoret e tyre.

Procedura permbledh dy veprime:

*Delimitacionin- eshte caktimi i vijes se kufirit ne vija te pergjithshme,pa hyre ne detaje. Marreveshja e
delimitacionit shoqerohet edhe me pershkrim te vijes se kufirit dhe me hedhjen e saj ne nje harte
gjeografike ne shkalle te vogel. Delimitacioni eshte ndeshur edhe gjate caktimit te kufijve te Shqiperise.

*Demarkacioni- eshte caktimi i vijes se kufirit ne terren,duke hyre ne hollesi dhe me ndihmen e
shenjave te posacme kufitare. Behet nga komisione mikste te perbera nga perfaqesues te shteteve te
interesuara. Keto komisione caktojne ne vend vijen qe ndjek kufiri dhe vendosin,ne distance te
caktuar,shenja kufitare. Keto komisione i fiksojne rezultatet e punes se tyre ne dokumente te
posacme,protokolle ku behet nje pershkrim me fjale i vijes se kufirit, dhe ne harta gjeografike ku
shenohet vija e kufirit.

*Ridemarkacioni- eshte verifikimi i nje vije kufiri qe eshte caktuar qe me pare dhe perfshin ndertimin
ose zevendesimin e shenjave kufitare te reja. Rojet kufitare kane per detyre te kontrollojne vazhdimisht
shenjat kufitare dhe te kujdesen per mirembajtjen e tyre. Shtetet qe kane kufi te perbashket lidhin
marreveshje te posacme per ruajtjen dhe mirembajtjen e shenjave kufitare.
Llojet e kufijve:

*Kufij orografike- quhen kufij qe hiqen me ndihmen e vecorive gjeografike te vendit, p.sh. duke marre
per baze shtratin e nje lumi,nje koder a mal,bregun e detit,nje pyll etj.

*Kufij gjeometrike- ata kufij qe ndajne territorin e nje shteti nga territori i nje shteti tjeter me nje vije te
drejte qe shkon nga nje pike e caktuar e kufirit tek tjetra. Jane gjithmon vija te drejta.

*Kufij astronomike- jane ata qe perkojne me paralelin ose meridianin e rrjetes gjeografike. Psh nje pjese
e kufirit e SHBA me Kanadane.

*Kufij ne uje-kufij ne uje jane ata te lumenjve,kanaleve,liqejve dhe ne det.

Ne lumenjte qe jane te palundrueshem-vija e kufirit kalon mes per mes dhe pergjate rrjedhes se tij
kryesore, ne qofte se nuk eshte vendosur ndryshe ne marreveshjen midis dy paleve. (vija mediane)

Ne lumenjte e lundrueshem- vija kufitare eshte ajo qe kalon mes per mes vijes se thellesise me te
madhe,ose sic njihet ndryshe (talveg).

*Kufijte natyrore dhe artificiale- natyrore: vija qe ka krijuar vete natyra me objekte te saj si
male,lumenj,pyje etj.

Artificiale- kufij te vendosur nga dora e njeriut.

NJOHJA NDERKOMBETARE

Rendesia e njohjes nderkombetare per nje shtet te ri ndahet ne dy teori:

*Teoria Konstitutive- nuk mjafton qe nje shtet te kete elementet e permendur: nje popullsi,
territor,qeveri dhe sovranitet. Nje element tjeter perberes konstitutiv i shtetit eshte njohja nga ana e
shteteve te tjera. Eshtë akti i njohjes së një shteti nga shtetet e tjerë ai që krijon një shtet të ri dhe i jep
atij personalitet juridik, dhe jo procesi nëpërmjet të cilit ai ka fituar pavarësinë. Pa njohjen procesi i
formimit te shtetit nuk mund te quhet i mbaruar.

Ky koncept eshte ne kundershtim te hapur me parimin e barazise se shteteve dhe pra eshte i
pathemelte.

*Teoria Deklarative- shteti ekziston pavaresisht nese njihet apo jo prej shteteve te tjera. Njohja nuk
eshte kurre me shume se sa konstatimi i nje fakti. Shteti jo vetem si nje aparat por edhe subjekt i se
drejtes, ekziston ne fakt qe ne castin e lindjes se tij. Njohja nderkombetare e konstaton, e deklaron
faktin e lindjes. Shteti i ri gezon te drejtat dhe atributet e subjektit edhe pa njohjen nderkombetare.
Vetem se njohja nga ana e shteteve te tjera i jep mundesi shtetit qe t’i ushtroje keto te drejta efektivisht
ne praktiken e marrdhenieve nderkombetrae.
Menyrat e njohjes nderkombetare:

*Çdo shtet njeh një shtet të lindur rishtazi me një akt të veçantë individual;

*Ka raste kur një numër shtetesh merren vesh midis tyre për të njohur bashkërisht shtetin e lindur
rishtazi – njohja kolektive.

Njohja kolektive

• Mund të arrihet në njohje kolektive nëpërmjet një vendimi ndërkombëtar, qoftë nëpërmjet një
organizate ndërkombëtare ose jo.

• Shtetet anëtare rezervojnë të drejtën të shtrijnë njohjen tek autoritetet ekzekutive të veta dhe të mos
duan ta delegojnë atë tek ndonjë institucion ndërkombëtar.

• E shumta që mund të thuhet është se anëtarësia në OKB përbën një tregues të qartë të daljes si shtet
në DN.

*Jo gjithmone nje vendim kolektiv per pranimin e nje shteti te ri ne nje organizate nderkombetare mund
te barazohet plotesisht me njohjen nderkombetare.

*Pjesemarrja ne nje traktat shumepalesh nuk sjell me vete edhe njohjen e terthorte te shtetit te ri nga
shtetet pale te traktatit

• Njohja e një qeverie prek statusin e autoritetit administrativ, jo shtetin

Format kryesore të njohjes

• Dy forma të njohjes ndërkombëtare: de facto dhe de jure

- Njohja de facto: është njohje jo e plotë, e përkohshme, kur ka dyshime për jetëgjatësinë e qeverisë në
fjalë; qendrim hezitues për situatën, një qendrim i përkohshëm,që pasohet nga njohja de jure kur
dyshimet kapërcehen; mund të shërbejë si etapë paraprake drejt njohjes de jure.

- Njohja de jure: është njohje përfundimtare, e plotë. Pas kësaj mund të vijë vendosja e marrëdhënieve
diplomatike dhe shkëmbimi i përfaqësuesve diplomatikë.

- Pranohet se njohja de facto nuk përfshin në vetvete vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

*Njohja e nënkuptuar (implicite) :Kryerja e disa veprimeve që shprehin qëllimin për të vendosur
marrëdhënie. PSH: propozimi per te vendosur marredhenie te rregullta diplomatike me shtetin e ri eshte
padyshim deshire per ta njohur ate.
Format e tjera të njohjes

- Njohja si palë kryengritëse;

- Njohja si palë ndërluftuese.

• Në rast lufte civile:

- një pjesë territori nën pushtetin qendror,

- një pjesë nën kontrollin e kryengritësve

– një shtet i tretë mund t’i njohë kryengritësit si palë kryengritëse dhe mund të hyjë me ta në disa
marrëdhënie të kufizuara.

- Në qoftë se edhe pushteti qendror i njeh kryengritësit si palë kryengritëse, ai angazhohet të mos i
trajtojë ata si banditë po të bien në duart e tij, por si robër lufte; po ashtu, e deklaron veten të
përjashtuar nga përgjegjësia për veprimet e kryengritësve kundrejt shteteve të tjerë.

• Njohja si palë ndërluftuese: nga një shtet i tretë kur sheh se forcat kryengritëse janë aq të mëdha sa
mund të ekuilibrohen me ato të pushtetit qendror.

- Shteti i tretë u njeh të drejtat e shteteve vetëm përsa u përket veprimeve luftarake.

• Njohja e lëvizjeve të çlirimit kombëtar ose të rezistencës- shprehje te njohjes se te drejtes se popujve
per vetevendosje.

Anulimi i njohjes

• Njohja e bërë një herë, në rrethana të caktuara edhe mund të anulohet. Kjo është më e lehtë të bëhet
për sa i përket njohjes de facto

• Në përgjithësi, është një pranim paraprak i realiteteve politike dhe mund të anulohet në përputhje me
një ndryshim në faktorët politikë

• Në anën tjetër, njohja de jure synon të jetë më tepër një hap përfundimtar dhe është më vështirë të
anulohet.

• Anulimi i njohjes së një qeverie pa njohur pasuesin është një mundësi, dhe kjo ishte rruga e adoptuar
nga MB dhe Franca, p.sh., për sa i përket Kamboxhias në 1979.
Mosnjohja

• Doktrina e mosnjohjes u zhvillua në vitet ’30 dhe përfshin rastet kur një shtet ka kundërshtim mbi
ligjshmërinë e veprimeve që kanë çuar në daljen e një entiteti më vete.

• Mbështetet në parimin se të drejtat e ligjshme nuk mund të përfitohen nga një situatë e
jashtëligjshme (ex injuria jus non oritur).

• Ky qendrim u mbajt ndaj pushtimit japonez të Mançurisë në 1931.

• Sekretari i Shtetit i SHBA deklaroi se pushtimi i jashtëligjshëm nuk do të njihej pasi ishte në
kundërshtim me Paktin e Parisit 1928 (Kellogg – Briand), i cili e kishte cilësuar luftën si një instrument të
jashtëligjshëm.

• Doktrina Stimson: një shtet i krijuar me forcë, si rezultat i një veprimi të paligjshëm, nuk duhet njohur.
• Detyrë e shteteve që të refuzojnë të njohin çdo situatë që vjen si rezultat i përdorimit të paligjshëm të
forcës.

• Komisioni i Arbitrazhit i Konferencës për paqen në Jugosllavi, 1992: Njohja cilësohet si një akt
diskrecionar, por me rezervën që të respektohen normat imperative të DN të përgjithshme, veçanërisht
ato që ndalojnë përdorimin e forcës në marrëdhëniet me shtetet e tjerë, si edhe ato që garantojnë të
drejtat e minoriteteve etnike, fetare e gjuhësore”.

Efektet ligjore të njohjes

• Edhe pse njohja mund të jetë një akt politik, sjell shumë pasoja në fushën e së drejtës.

• Efektet ndërkombëtare

- Në shumicën e rasteve pranohet se njohja e një shteti ose qeverie është njohje ligjore e një situate të
caktuar.

- Ekzistenca politike e një shteti nuk është e varur nga njohja e shteteve të tjera, prandaj një shtet që
nuk është njohur, konsiderohet se duhet t’i bindet rregullave të DN – (Shtete Arabe - Izrael).

- As mund të konsiderojë veten si të lirë nga kufizimet e sjelljes agresive, as territori i tij nuk mund të
konsiderohet si terra nullius.

- P.sh. MB e konsideronte RDGJ si të detyruar ndaj nënshkrimit të Traktatit të Ndalimit të Provave


Bërthamore edhe kur ky shtet nuk ishte i njohur nga MB. - Mosnjohja mund të prekë shtetin që nuk
është njohur që të marrë përsipër të drejtat dhe detyrimet në DN.
• Efektet e brendshme

- Meqë njohja është një akt themelor politik, kjo kompetencë i rezervohet organeve ekzekutive.

- Në MB dhe SHBA gjykatat ndihen të detyruara të pranojnë vendimin e ekzekutivit përsa i përket faktit
nëse një entitet është njohur apo jo.

- Shteti i njohur mund të ngrejë padi në gjykatat e brendshme të shtetit që akordon njohjen dhe t’i
garantohet imuniteti (Neni 39, K.Pr.C), e drejta e zotërimit të pasurive të paluajtshme dhe padive në
lidhje me to, njohja e ligjeve dhe vendimeve të gjykatave të shtetit të njohur, sipas kushteve të
vendosura nga legjislacioni i shtetit që akordon njohjen.

• Është rregull bazë i DN se një shtet i njohur nuk mund të paditet para gjykatave të një shteti tjetër.
Vendimi i gjykatës greke kundër Gjermanisë për masakrën e Distomos (1944).

• GJND 2011: Vendimi i gjykatës greke është në kundershtim me doktrinën e imunitetit shtetëror.

ORGANIZATA NDERKOMBETARE

• Personaliteti juridik ndërkombëtar:

a. Zotësia juridike – cilësia për të pasur të drejta dhe detyrime në shkallë ndërkombëtare

b. Zotësia për të vepruar – aftësia për të vepruar në bazë të normave ndërkombëtare për të fituar të
drejta dhe për të marrë përsipër detyrime.

• Personaliteti juridik ndërkombëtar përfshin zotësinë:

(a) për të ngritur një pretendim për shkelje të së drejtës ndërkombëtare;

(b) për të lidhur marrëveshje të vlefshme ndërkombëtare;

(c) për të gëzuar privilegje dhe imunitete nga juridiksionet kombëtare.

• Personaliteti...

– Në sferën e brendshme...

• Personaliteti në secilin prej vendeve anëtare dhe sidomos në vendin ku ka selinë...çështja e selisë së
OÇP në New York

• Aftësia për të përfunduar marrëveshje dhe kontrata


– Në sferën e jashtme…

• Aftësia për të përfunduar marrëveshje ndërkombëtare me shtete të treta jo anëtare dhe me


organizata të tjera ndërkombëtare

– Imunitetet dhe privilegjet diplomatike

Opinioni këshillimor i GjND në çështjen e Reparacioneve për shkaktim dëmi

Personaliteti juridik ndaj shteteve te treta:

*Ceshtja e reparacioneve: Ne 1984 ne Jerusalem u vra perfaqesuesi dhe anetare te tjere te OKB ne
Palestine.

Vendimi i Gjykates nderkombetare te drejtesise :

Gjykatës iu shtrua kjo pyetje: – Në rast se një agjent i OKB gjatë kryerjes së detyrave të tij pëson dëme
në rrethana të cilat përfshijnë përgjegjësinë shtetërore, a ka OKB si organizatë zotësinë për të ngritur një
pretendim ndërkombëtar kundër qeverisë de jure dhe de facto me qëllim që të përfitoje reparacionin
për dëmet e shkaktuara • (a) OKB-së, (b) viktimës?

• Gjykata u shpreh:

OKB kishte në parim personalitet juridik;

• funksionet shumë te rendesishme, sa organizata nuk mund t‘i kryente ato pa patur nje fare
personaliteti nderkombetar;

• personaliteti i organizates perfshinte

– zotesine per te sjelle para gjykates pretendimin e permendur ne kërkesen drejtuar gjykates dhe se

– organizata mund te pretendonte per humbjet qe i ishin shkaktuar organizates si rezultat i shkeljes se
nje detyrimi nderkombetar qe i detyrohej asaj.

• Për zotësinë për të pretenduar për humbjet që i ishin shkaktuar nje agjenti te organizates:

Gjykata u shpreh:

• “Organizata kishte nje pushtet te supozuar per ta ngritur kete lloj pretendimi, pasi nuk mund te punoje
efektivisht pa ndihmen e agjenteve besnike dhe eficiente, te cilet nuk do ti sherbenin me besnikeri nese
nuk do te ishin te sigurte se do te mbroheshin prej saj“.

*shtrohet pyetja: a ka Organizata personalitet ndërkombëtar?

- Kësaj pyetje nuk i është dhënë përgjigje nga versioni aktual i Kartës.
- GJND deklaron: Karta i ka dhënë organizatës të drejta dhe detyrime që janë të ndryshme nga ato të
anëtarëve të saj. Në vijim, Gjykata nënvizon detyrat e rëndësishme politike të organizatës: ruajtjen e
paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Për pasojë, gjykata arrin në përfundimin se në kushtet kur
Organizata ka të drejta dhe detyrime të tilla, ka në të njëjtën kohë një masë të gjerë personaliteti
ndërkombëtar dhe kapacitet për të vepruar në planin ndërkombëtar, megjithëse është e qartë që nuk
është një supershtet.”

GJND shpjegoi se OKB ka kapacitet apo personalitet juridik te ndare nga ai i shteteve anetare dhe si
subjekt me pj mund te kerkoje shperblimin e demeve qofte shtet anetare apo jo.

SI dallohet personaliteti juridik i nje organizate nderkombetare?

Duhet percaktuar fillimisht:

-Nese ka percaktime ne aktin e krijimit te Org nd qe i japin PJ apo jo.

-Mosparashikimi nuk tregon mungesen e pj- por e ben me te veshtire interpretimin e tij.

Perse nevojitet personaliteti juridik nderkombetar?

-Per te vepruar ne planin nderkombetar,si organizem i pavarur qe ka qellime me vete, organizata duhet
te kete personalitet juridik me vete nga shtetet qe e kane krijuar perndryshe cdo qendrim i nje shteti do
te ngaterrohej me qendrimin e organizates.

-Pergjegjesia e ON –do te ishte pergjegjesi kolektive e shteteve anetare dhe kur vete organizata do te
donte te vendoste para pergjegjesise nje subjekt do te kerkohej mendimi i te gjithe anetareve.

-Per shkak te zgjidhjes se mosmarreveshjeve mes shteteve anetare,ketyre dhe vete ON

Ku i gjejme elementet e personalitetit juridik?

Sipas GJND karta e kombeve te bashkuara nuk ka te shprehur nje parashikim te tille.

Sipas GJND qellimi i shteteve anetare ne okb eshte t’i japin personalitet te pavarur nga shtetet anetare
dhe i domosdoshem per arritjen e qellimeve te parashikuara nga karta-per kete GJND arsyeton se OKB ja
organe te vecanta qe kane funksione te veta te pavarura.

-Aftesia per te lidhur traktate

-Imunitete dhe privilegje

-Aftesia per te qene subjekt para organeve gjyqesore


Pasojat e personalitetit juridik nderkombetar:

-duhet dalluar nese veprimet e vecanta te organizates vijne si rezultat i ushtrimit te personalitetit juridik
apo pushteteve te vecanta te funksioneve te Org nd

-pushtetet jane te ndryshme nga personaliteti pasi lidhen me funksionet (qe mund te ushtrohen duke
nxjerre akte te cilat zbatohen vete) si dhe qellimet (cdo funksion nuk mund te tejkaloje qellimet qe
kerkon te arrije Org nd)

-PJ lidhet me mundesine e pasjes se te drejtave dhe detyrimeve ne planin nderkombetar dhe per t’i
ushtruar ato konkretisht ne nje marrdhenie juridike nderkombetare.

Antaresia ne Organizatat Nderkombetare

Pranimi

• Anëtarësi universale: pranimi me shumice te thjeshte ose te cilesuar

-- Organizata e hapur ndaj të gjitha shteteve, universale nga te gjitha rajonet.

– Të gjitha shtetet dhe entitetet e tjera mund të anetaresohen nëse përmbushin disa kritere të
përgjithshme

• Anëtarësi e kufizuar : pranimi me unanimitet (jo gjithmone)

- Pranohen vetëm shtetet ose entitete me karakteristika të vecanta të ngjashme :nga nje rajon, me nje
besim fetar te caktuar etj.

• Në të 2 llojet e anëtarësisë

– shtetet e para nënshkruese të akteve të themelimit bëhen anëtare automatikisht dhe quhen anëtare
origjinale, ndërsa shtetet e tjera anëtarësohen sipas procedurës dhe miratimit në statut (edhe ato
shtetet që kanë qenë pjesë e organizatës dhe duan të rianëtarësohen)

Fazat e pergjithshme me te cilat shtetet mund te behen pjese ne nje traktat:

1. Zhvillimi i Bisedimeve / Negocimi


2. Shprehja e pelqimit per te qene te lidhur ne nje traktat nd :nenshkrimi
3. Ratifikimi

Shtetet e tjera duhet te ndjekin proceduren e antaresimit qe parashikon karta.Nga aspekti i te drejtes se
traktateve shtetet origjinale marrin pjese ne zhvillimin e bisedimeve dhe behen pjese nepermjet
ratifikimit ndersa shtetet e mevonshme nuk marrin pjese ne zhvillimin e bisedimeve dhe behen pjese me
ane te aderimit.
Procedura e OKB per anetaresim:

1.Rekomandim i Keshillit te Sigurimit

2.Miratim me 2/3 ne Asamblene e Pergjithsme

• Çfarë ndodh me anëtarësinë në rastet e krijimit të shteteve të reja nga shpërbja e shteteve të
mëparshme?

Shtetet e reja të krijuara duhet të aplikojnë sërisht për anëtarësim

• Po kur ndahet një shtet në disa shtete të reja më të vogla, çfarë ndodh me anëtarësinë në ON?

Kur vërtetohet që kemi një shtet vazhdues anëtarësia konsiderohet dhe shteti vazhdues nuk ka nevojë
të ripërsërisë kërkesën për anëtarësim – vështirësia qëndron në identifikimin e shtetit vazhdues si edhe
cili është organi që e përcakton statusin e shtetit vazhdues? – rasti i BRSS, Tanzania (Tanganika-
Zanzibari), Jugosllavia, Çekosllovakia

• Institucionet financiare ndjekin praktike të ndryshme sepse njohin shtetet suksesore për efekt të
pagimit të detyrimeve financiare, hua, kredi, etj.

Pezullimi i anetaresise ne organizata

• Ka natyra të ndryshme në varësi të akteve dhe praktikes së secilës organizatë

• Në përgjithësi është sanksion si rezultat i mospërmbushjes së detyrimeve financiare (jo vetëm)

• Neni 19 i katës së OKB – pezullimi i votës në AP për shtete që nuk kanë përmbushur detyirmet
financiare për 2 vjet të njëpasnjëshme

• Neni 5 – parashikon pezullimin e të drejtave dhe privilegjeve që rrjedhin nga anëtarësia në OKB

• Neni 8 i KE – pezullimi për shkak të shkeljes së normave të shtetit të së drejtës dhe mbrojtjen e të
drejtave dhe lirive të njeriut

• Pasojat – variojnë nga njëra organizatë në tjetrën – zakonisht prekin të drejtat dhe privilegjet që
shteteve i rrjedhin nga anëtarësia në ON, por nuk e shkarkojnë atë nga detyimet ndaj organizatës
Perfundimi i antaresise ne organizate

• Shpërbëhet/Zhduket Org nd

• Tërheqja vullnetare nga org nd

• Përjashtimi nga Org nd

• Humbja e anëtarësisë si rezultat i mospranimit të amendimeve në aktin e themelimit

• Zhdukja e shtetit si subjekt i të drejtës ndërkombëtare

A- Tërheqja vullnetare nga ON

• Zakonisht parashikohet si mundësi në statutin e organizatës (p.sh. Karta e OKB) ku parashikohet


edhe procedura që ndihet në këto raste

• Zakonisht parashikohet një periudhë kohë pas të cilës mund të bëhet kërkesa për tërheqje) – në
mënyrë që ON të krijojë stabilitet

• Njoftimi mund të bëhët disa muaj/vite përpara në mënyrë që të nisin procedurat

• Mund të kërkohët përmbushja e detyrimeve që shteti ka ndaj organizatës, përpara së të bëhet


tërheqja

• Tërheja nuk prek të drejtat e fituara nga shteti deri në momentin e përfundimit të anëtarësisë

• Kur mungon klauzola parashikuese për tërheqjen – cdo shtet duhet të jetë i lirë të largohet nga ON
edhe nëse nuk parashikohet shprehimisht një gjë e tillë dhe në këtë rast do të ndiqet procedura e
parashikuar në Konventën e Vjenës “Për të drejtën e traktateve” 1969, neni 56/2, me njoftimin 12
muaj përpara – mbështetet në parimin e sovranitetit dhe barazisë

• Rasti I BE pas Lisbonës, – BREXIT

B- Përjashtimi nga organizata

• Mund të jetë i parashikuar në statut

– nëse nuk është i parashikuar në statut nuk prezumohet, por duhet të lejohet përjashtimi në rastet
e mospërmbushjes së detyrimeve – GREXIT???

• Organizatat e hapura ndryshojnë nga ato të mbyllurat në këtë drejtim


C- Zhdukja e shtetit si subjekt në të drejtën ndërkobëtare

*Irak – Kuvajt. Kur Iraku pushtoi Kuvajtin kerkoi ta perfaqesonte ne OKB, por OKB nuk pranoi sps Kuvajti
nuk ishte zhdukur si subjekt i se dr ndk dhe nderhyrja ishte bere me force ne Kuvajt,pra nuk ishte e
ligjshme. OKB nderhyri me forca ushtarake per te cliruar Kuvajtin, nderhyrja eshte nderhyrja e dyte e
Keshillit te Sigurimit pas luftes se Korese.

D- Humbja e anëtarësisë si rezultat I mosratifikimit të amendimeve të statutit

• Amendimi – si rezultat I nevojës për të qenë në koherencë me zhvillimet

• Parashikimi i klauzolave amenduese – OKB (pranimi me 2/3 e bën të detyrueshëm amendimin për të
gjithë anëtarët) – Lidhja e Kombeve (humbet anëtarësia nëse nuk voton amendimet)

• Amendimet – mund të bëhen edhe me unanimitet – rasti i BE

• Nëse s’ka klauzolë që parashikon amendimin – përdoret e drejta zakonore – konkretisht neni 5 dhe
neni 40 I KV 1969 – por kjo sjell probleme jo të vogla në praktikën e ON

• Parami i unanimitetit, shumica e cilësuar, parimi i përzier

Përfaqësimi

• Cilët persona kanë tagrin e përfaqësimit të shtetit në ON? Varet nga e drejta e brendshme e shtetit.

• Përfaqësimi nënkupton pranimin e anëtarësisë

• Po në rastet e ndyshimit të qeverise në rastet e grushtit të shtetit? Kina-Tajvani

Qeveria qe vjen ne menyre jo kushtetuese shume shtete nuk e njohen, Por mbante pushtetin efektiv
dhe kishte mbeshtetje te gjere nga njerezit dhe u krijua problem ne vendimmarje dhe me pas u pranua
qeveria Komuniste .

Lidhja e kombeve:

— Anëtarësia

• Statuti, neni 1: Anëtarët e Lidhjes dalloheshin në

- Anëtarë themelues, shtetet që kishin nënshkruar traktatet e paqes dhe ato shtete që ishin ftuar të
bashkoheshin me Statutin dhe që e kishin bërë këtë deri në 20 mars 1920; dhe

- Anëtarë të pranuar më vonë.


• Për pranim rrallë janë kërkuar garanci nga shtetet, si në rastin e Shqipërisë dhe vendeve Balltike, të
cilave iu kërkua bërja e një deklarate për respektimin e minoriteteve. Hungaria – të mos restauronte
Habsburgët; Abisinia – të ndalonte skllavërinë.

• Në Lidhjen e Kombeve nuk u futën “mikro”-shtetet (Monako, Lihtenshtein),

• As SHBA - Kjo, me rikthimin në kursin e izolacionizmit në politikën e jashtme amerikane pas mbarimit
të luftës

• Ndërprerja e anëtarësisë sipas Statutit mund të ndodhte:

i) Me daljen vullnetare (neni 1),ose


ii) Me përjashtimin nga Lidhja (neni 16) për shkak të shkeljes së Statutit; ose
iii) Për shkak të mospajtimit me ndryshimet që mund t’i bëheshin Statutit.

• Në kohën e krijimit Lidhja kishte 26 shtete.

• Pranimi i shteteve të tjerë duhej bërë nga Asambleja e Lidhjes me 2/3 e votave.

• Viti 1937: 58 anëtarë, kurse pas një viti numri filloi të zvogëlohej. Gjermania (1933), Japonia (1933),
Italia (1937) dolën nga Lidhja për t’i patur duart e lira në politikën e tyre agresive. Dolën ose u
përjashtuan 15 shtete. Përjashtimi i BS në 1939, për shkak të agresionit kundër Finlandës

Struktura e Lidhjes së Kombeve

• Lidhja e Kombeve përbëhej nga tre organe: Asambleja, Këshilli dhe Sekretariati. Neni 14: Këshilli do
hartojë plane për krijimin e GJPDN.

• Asambleja përbëhej nga përfaqësuesit e të gjithë shteteve anëtare, cdo anetare kishte te drejte te
conte aty nje delegacion prej 3 vetesh dhe kishte nje vote.

Funksiononte me sesione që zhvilloheshin në Gjenevë, ku ishte edhe selia e Lidhjes.

• Statuti, neni 3: Asambleja ishte kompetente të shqyrtonte cdo problem që hynte në sferën e
veprimtarisë së Organizatës, ose që kishte të bënte me paqen e përgjithshme.

• Vendimet merreshin me unanimitet. Bëhej përjashtim për cështjet proceduriale, ku kërkohej vetëm
shumica e thjeshtë, si dhe për pranimin e anëtarëve të rinj dhe për zgjedhjen e anëtarëve të
përkohshëm të Këshillit, për të cilat nevojiteshin 2/3 e votave.

• Këshilli mund të quhet si organ ekzekutiv i Lidhjes. Përbëhej nga anëtarë të përhershëm dhe të
përkohshëm, në raport 4:4. Kishte te drejte të shqyrtonte cdo problem që hynte në sferën e
veprimtarisë së Organizatës, ose që kishte të bënte me paqen e përgjithshme

• Anëtarë të përhershëm ishin Fuqitë e Mëdha të kohës: Britania e Madhe, Franca, Japonia dhe Italia.
•1926 u pranua si anëtare e përhershme Gjermania; më 1934 u pranua BS.
• Anëtarët e përkohshëm zgjidheshin për afat 1-3 vjet.

Vendimet e Këshillit merreshin me unanimitet.

• Sekretariati - organ i përhershëm , me në krye Sekretarin e Lidhjes. Ai ishte i ngarkuar te siguronte


vazhdimesine e punes se krejt Lidhjes se Kombeve, merrej me veprimtari kancelarie e administrative.
Vepronte nepermjet nje aparati te gjere administrativ qe perbehej nga seksione e dege te ndryshme ku
punonin afro 600 punonjes.

Detyrat kryesore te Lidhjes:

1.ruajtja e paqes dhe sigurimit nderkombetar

2.zhvillimi i bashkepunimit nd

• Lidhja përcaktonte si objekt të saj pakësimin e armatimeve.

• Statuti, pika 10: “Anëtarët e saj angazhoheshin të respektonin dhe të ruanin kundër cdo sulmi nga
jashtë, tërësinë territoriale dhe pavarësinë politike të të gjithë anëtarëve të Lidhjes”.

• Presidenti amerikan Wilson, autori kryesor i Statutit, e konsideronte këtë nen si ”gurin themeltar të të
gjithë Statutit”. Por ai nuk gjeti zbatim.

• 1932, Kina iu drejtua Këshillit të Lidhjes me rastin e agresionit japonez. Po ashtu dhe Abisinia më 1935
kur u ndodh përballë agresionit italian. Por anëtarët e Lidhjes nuk morën asnjë masë efektive për të
përmbushur detyrimet e tyre në bazë të nenit 10.

• Pas Luftës II Botërore, në prill 1946, një asamble formale vendosi shpërndarjen e Lidhjes së Kombeve.

• Shqyrtimi i çështjes kaloi nëpër dy etapa: (i) debatet në Komisionin e 5- të , dhe (ii) në mbledhjen
plenare të Asamblesë.

1. Komisioni i 5-të propozonte që cështja të shtyhej deri sa statusi ndërkombëtar i Shqipërisë të


sqarohej përfundimisht.

Pranimi i Shqiperise ne Lidhjen e Kombeve

• Delegati i Afrikës së Jugut , Lordi Cecil bashkë me delegatin e Kanadasë Rowell, u bënë shprehës të
pikëpamjes shqiptare. Lordi Cecil propozoi që Shqipëria të pranohej menjëherë. Ai tha: “Shqipëria
përbën një komb për arsye të sentimentit unanim të banorëve të saj”.

• Kanadezi Rowell: “Shqipëria ka kufij të përcaktuar nga një marrëveshje ndërkombëtare “ dhe se “as
Traktati i fshehtë i Londrës, as pushtimi i territorit shqiptar gjatë Luftës I-rë nuk kanë mundur të
suprimojnë pozitën e saj si shtet i pavarur”.
• Komisioni votoi për refuzimin e kërkesës së Shqipërisë: 13 vota kundër anëtarësimit të Shqipërisë, 8
pro.

2. Asambleja e rimori në shqyrtim çështjen në 17 dhjetor.

• Lordi Cecil tha se Shqipëria ishte njohur para lufte. Statusin e saj nuk e ndryshuan as pushtimi dhe as
traktatet e fshehta gjatë luftës, apo pas mbarimit të saj.

• Kanadezi Rowell deklaroi: “Shqipëria i përmbush absolutisht të gjitha kushtet e parashikuara nga
Statuti i Lidhjes”.

• Kërkesa e Shqipërisë u pranua: 35 vota pro anëtarësimit të Shqipërisë, 7 abstenime, asnjë kundër. •
Më 17 dhjetor, delegacioni shqiptar u ftua të zinte vend në Asamblenë e Lidhjes së Kombeve të
nesërmen, në seancën e datës 18 dhjetor 1920.

OKB

Anetaresia ne OKB

OKB-ja u projektua si nje organizate me karakter universal,ne te cilen do te merrnin pjese te gjitha ato
shtete,te cilat,sikurse thuhet ne nenin 4 te Kartes, munden dhe jane te gatshme per te permbushin
detyrimet e parashikuara nga Karta. Ky karakter universal i OKB-se ka ardhur vazhdimisht duke u
forcuar, aq sa sot ajo bashkon gati te gjitha shtetet ekzistuese.

• Dy kategori:

(i)anëtarët origjinalë (51 shtete);

(ii) anëtarë të pranuar më vonë (142 shtete) – Anëtari më i ri: Sudani i Jugut, korrik 2011.

*Pranimi i një shteti si anëtar i Kombeve të Bashkuara bëhet me rekomandim të Këshillit të Sigurimit
dhe vendim të Asamblesë së Përgjithshme me 2/3 e votave të të gjithë anëtarëve.

Per rekomandimin e KS kerkohet vota unanime e te 5 anetareve te perhershem te KS.

GJND ka percaktuar keto kushte per nje anetare te OKB:

a) Te jete shtet
b) Te jete paqedashes
c) Te pranoje detyrimet e Kartes
d) Te jete i afte t’i permbushe keto detyrime
e) Te jete i gatshem t’i permbushe keto detyrime
• Pyetjes nëse AP mund të votojë për pranimin e një shteti në OKB pa marrë më parë rekomandimin e
K.S, GJND iu përgjigj në mënyrë negative, por Asambleja mund të hedhë poshtë çdo kandidaturë, edhe
pse kjo mund të ketë marrë më parë rekomandimin e K.S.

• GJND theksonte se asnje shtet anetare nuk mund ta kushtezoje pelqimin e tij per pranimin e nje shteti
ne OKB me ndonje kerkese cfaredo qe del jashte nenit 4.

Pezullimi nga OKB:

Pezullimi merret per nje shtet kunder te cilit eshte marre nje veprim parandalues ose shtrengues nga
Keshilli i Sigurimit. Pezullimi konsiston ne nderprerjen e gezimit te te drejtave dhe privilegjeve qe i takon
cdo shteti anetar. Procedura: Vendimi i Asamblese se Pergjithsme me rekomandim te Keshillit te
Sigurimit.

Perjashtimi nga OKB:

Masa merret per nje shtet qe shkel sistematikisht dispozitat e Kartes se Kombeve te Bashkuara.

Procedura: Vendimi i AP me rekomandim te KS.

Terheqja nga OKB me vullnetin e vete shtetit:

Karta nuk parashikon tërheqjen në mënyrë të njëanshme të një shteti me vullnetin e vet nga OKB. Një
mundësi e tillë parashikohej nga Statuti i Lidhjes së Kombeve: një shtet anëtar mund të tërhiqej nga
Lidhja pas një njoftimi paraprak prej 2 vjetësh, por me kusht që të kishte përmbushur të gjitha detyrimet
ndërkombëtare, si dhe detyrimet në bazë të Statutit. Megjithate u theksua se shtetet anetare nuk mund
te detyrohen te qendrojne nqs Organizata tregohet jo efektive per ruajtjen e paqes, cka eshte detyra
themelore e saj.

• Struktura e OKB

i) Asambleja e Përgjithshme;
ii) Këshilli i Sigurimit;
iii) Këshilli Ekonomik e Social;
iv) Këshilli i Kujdestarisë;
v) Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë;
vi) Sekretariati.

Asambleja e Përgjithshme është i vetmi organ i OKB që përbëhet nga të gjithë anëtarët.

• Çdo shtet anëtar ka vetëm një votë (delegacioni: 5 përfaqësues, 5 zëvendës të tyre dhe këshilltarë,
ekspertë dhe personeli i nevojshëm).
• AP ka të drejtë, që brenda caqeve të caktuara nga Karta, të shqyrtojë çdo çështje që hyn në
kompetencat e organeve të tjera të OKB dhe të bëjë rekomandimet përkatëse anetareve te OKB
dhe/ose KS.

*AP nuk mund te marre ne shqyrtim ceshtje qe jane duke u shqyrtuar ne te njejten kohe nga KS

• AP:

1. Pranon dhe shqyrton raporte nga KS dhe organet e tjera të OKB;

2. Udhëheq veprimtarinë e ECOSOC;

3. Zgjedh anëtarët e përkohshëm të KS, anëtarët e Këshillit Ekonomik e Social dhe të Këshillit të
Kujdestarisë.

4. Bashkë me KS merr pjesë në zgjedhjen e gjyqtarëve të GJND;

5. Me rekomandimin e KS, cakton Sekretarin e Përgjithshëm të OKB.

• AP shqyrton cështje që kanë të bëjnë me ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, por vetëm KS
mund të vendosë se cfarë masash duhen marrë në lidhje me to.

• Vendimet e AP kanë karakter rekomandues, jo të detyrueshëm;

2. Megjithate per nje varg ceshtjesh qe kane te bejne me jeten e brendshme te organizates
vendimet e AP kane karakter te detyrueshem.

Vendimet e detyrueshme të AP (Neni 18) :

a. Pranimi ose përjashtimi i anëtarëve të OKB;

b. Zgjedhja e anëtarëve të përkohshëm në KS;

c. Zgjedhja e anëtarëve të ECOSOC, të Këshillit të Kujdestarisë, të GJND, caktimi i SP, miratimi i buxhetit
të OKB, pranimi i rregullave proceduriale të punës së AP, heqja e privilegjeve të përkohshme.

Vendimmarrja: AP i merr vendimet me shumice te thjeshte apo te cilesuar votash. Shumica e cilesuar
prej 2/3 te anetareve qe marrin pjese ne votim,kerkohet per ceshtjet e rendesishme,disa prej te cilave
parashikohen nga paragrafi 2 dhe3 i nenit 18 te Kartes. Jane konsideruar si ceshtje te rendesishme:
rekomandimet lidhur me ruajtjen e paqes dhe sigurimit nderkombetar, zgjedhja e anetareve te
perkohshem te KS dhe zgjedhja e anetareve te organeve te tjera kryesore te OKB-se, pranimi dhe
perjashtimi i anetareve te OKB-se.

Asambleja nuk eshte organ i perhershem,por punon me sesione.

• Sesionet e Asamblesë mund të jenë:

a. Të zakonshme (shtator deri dhjetor);


b. Të posaçme;

c. Të jashtëzakonshme - Rezoluta AP 377 (1950).

• Sesionet e posaçme thirren nga SP me kërkesën e KS ose të shumicës së anëtarëve të OKB.

• Sesionet e jashtëzakonshme thirren kur KS nuk është në gjendje të vendosë për masat që duhen marrë
për vendosjen e paqes apo kundërshtimin e agresionit.

• Sesionet e posaçme duhet të thirren brenda 15 ditëve nga marrja e kërkesës; kurse sesionet e
jashtëzakonshme brenda 24 orëve.

Këshilli i Sigurimit

• Është organi kryesor i OKB që vepron në mënyrë të përhershme.

• 15 anëtarë, nga këta 5 të përhershëm (SHBA,BRSS,Britania e Madhe,Franca,Kina).

• Anëtarët e përkohshëm zgjidhen për 2 vjet, pa të drejtë rizgjedhjeje te menjehershme.

• Vetëm KS mund të përcaktojë rastet e kërcënimit, shkeljes së paqes apo aktet e agresionit dhe të
vendosë se cfarë masash duhen marrë. Ai eshte i vetmi organ i OKB-se vendimet e te cilit per ceshtjet e
paqes dhe sigurimit kombetar jane te detyrueshme per te gjithe anetaret e Organizates.

• Sanksionet e KS: KS ka për detyrë të hetojë për çdo konflikt apo situatë që mund të shkaktojë
mosmarrëveshje ndërkombëtare; te kerkoje nga palet e interesuara qe te zbatojne masat e propozuara
prej tij per ndalimin e keqesimit te situates,te percaktoje cfare masash vec perdorimit te forcave te
armatosura duhen zbatuar per realizimin e vendimeve te tij: si prerja e plote ose e pjesshme e
marrdhenieve ekonomike; bllokimi i rrugeve te telekomunikacionit hekurudhor, ajor ,detar,postar e
radiotelegrafonik; prerja e marrdhenieve diplomatike etj. Kur e cmon te nevojshme ve ne perdorim
forcat ajrore,detare,tokesore.

• Shtetet anëtare me marrëveshje të posaçme vënë në dispozicion të KS forca ushtarake;

• Kompetenca te tjera e KS:

• I jep rekomandime AP për pranimin e anëtarëve të rinj në OKB;

• I jep rekomandime AP për heqjen e të drejtave dhe privilegjeve anëtarëve të OKB që shkelin Kartën;

• I jep rekomandime AP për përjashtimin e anëtarëve që shkelin sistematikisht detyrimet e Kartës;

• Përcaktimi i kushteve që duhet të plotësojnë shtetet që nuk janë anëtarë të OKB për t’u pranuar si
anëtarë të GJND;

• Rekomandime për caktimin e SP, etj.


• Bashkë me AP zgjedh gjyqtarët e GJND.

Vendimmarrja e KS:

*Per ceshtje procedurale kerkohen jo me pak se 9 vota (per zgjedhjen e anetareve te GJ ND mjaftojne
edhe 8 vota).

*Per ceshtje jo procedurale duhet te votojne ne favor jo me pak se 9 anetare,duke perfshire ketu edhe 5
anetaret e perhershem. Nqs edhe vtm njeri prej tyre voton kunder dmth ve veton, vendimi nuk mund te
konsiderohet i miratuar,pavaresisht se per te mund te kene votuar te gjithe anetaret e tjere jo te
perhershem te KS. Pra vota e anetareve te perhershem ka vlere te vecante.

• Abstenimi nuk nënkupton veton.

• Konflikti në Kore, 1950, Rezoluta e KS kaloi vetëm sepse BS ishte tërhequr. Mungesa u konsiderua
abstenim nga votimi,pra nuk mund te llogaritej ne numrin e votave.

Këshilli Ekonomik dhe Social – ECOSOC

• Eshte ngarkuar te zhvilloje bashkepunimin nderkombetar midis shteteve ne fushen ekonomike e


sociale. Perbeht nga 54 anëtarë të zgjedhur për 3 vjet nga AP. Cdo vit ripërtërihet 1/3 e Këshillit.

• Neni 62

(1) ECOSOC harton analiza në fushat e ekonomisë, sistemit social, kulturës, edukimit dhe shëndetësisë,
si dhe në fusha të tjera të ngjashme me to, harton raporte, ben rekomandime per AP.

(2) Ai mund të japë rekomandime për të mbështetur respektimin dhe zbatimin e të drejtave të njeriut
dhe lirive themelore për të gjithë.

(3) Në lidhje me çështje, që janë kompetencë e tij, ai mund të hartojë marrëveshje dhe t’ia paraqesë ato
Asamblesë së Përgjithshme.

(4) Ai mund edhe të thërrasë konferenca ndërkombëtare në lidhje me çështje, që janë kompetencë e tij,
gjithnjë në përputhje me rregullat e përcaktuara nga Kombet e Bashkuara.

Këshilli i Kujdestarisë

• Nën kujdestari u vendosën territore në mbarim të Luftës II, kryesisht pjesë të zotërimeve koloniale të
Fuqive të mundura.

• Vazhdon ekzistencën formale, sepse ish-territoret nën kujdestari tani janë shtete të pavarur, anëtarë
të OKB. (Territori i vetem qe ka mbetur ende nen kujdestari jane Ishujt e Paqesorit nga SHBA)

Sekretariati
• Përbëhet nga Sekretari i Përgjithshëm dhe personeli i nevojshem qe ai ka ne dispozicion. SP zgjidhet
nga AP me rekomandimin unanim të KS. Ai është zyrtari administrativ më i lartë i Organizatës. Qendron
në detyrë për 5 vjet,me të drejtë rizgjedhjeje.

• Neni 101: Personeli (funksionarët dhe nëpunësit e ndryshëm) caktohen nga SP, sipas rregullave të
përcaktuara nga AP.

• Neni 100: Të gjithë shtetet anëtare janë zotuar të respektojnë karakterin ndërkombëtar të funksioneve
dhe përgjegjësive të SP dhe stafit të tij, të cilët nuk duhet të marrin instruksione ose urdhëra nga asnjë
autoritet tjetër përvec Organizatës.

• Neni 99: SP ka të drejtë të tërheqë vëmendjen e KS për cdo cështje që mund të ketë rëndësi për
ruajtjen e paqes dhe sigurisë.

PERGJEGJESIA NDERKOMBETARE

Lindja e pergjegjesise:

Pergjegjesia lind kur nje subjekt i se drejtes nderkombetare i shkakton nje dem nje subjekti tjeter te se
drejtes nderkombetare.

Komisioni i se dr nd: “cdo fakt nderkombetar i paligjshem i nje shteti shtron pergjegjesine e tij
nderkombetare”.

Kemi fakt nderkombetar te paligjshem kur:

1. Nje veprim ose mosveprim i atribuohet sipas te dr nd ketij shteti


2. Kur kjo perben nje shkelje te nje detyrimi nderkombetar (kur ve ne kundershtim me nje
rregull nderkombetar te karakterit zakonor apo konvencional (qe rrjedh nga traktati)

Krimi nderkombetar: fakt nderkombetar i paligjshem qe eshte rezultat i shkeljes qe nje shtet i ben nje
detyrimi nderkombetar aq esencial per mbrojtjen e interesave themelore te komunitetit
nderkombetar,sa qe shkelja ne fjale cilesohet si nje krim nga ky komunitet ne teresine e tij. Psh:
agresioni,mbajtje me force e nje zoterimi kolonial,skllaveria,genocidi,apartejdi,demtimi i rende i
mjedisit.

Llojet e pergjegjesise:

Pergjegjesi direkte- kur nje shtet shkel drejtpersedrejti ai vete detyrimet e tij nderkombetare.

Pergjegjesi indirekte-kur nje shtet merr mbi vete pergjegjesine per nje shkelje te se drejtes
nderkombetare te bere nga nje shtet tjeter. Kjo ndodh ne keto raste:

1.Ai i shtetit federal


2. Shteti protektor per veprimet e paligjshme te kryera nga shteti i protezhuar.

3.Shteti mandatar per veprimet e territorit nen mandat.

4.Fuqite kujdestare per veprimet e paligjshme qe mund te vijne nga nje territot nen kujdestari ne
sistemin e OKB-se

Pergjegjesi themelore-pergjegjesia e subjektit te se dr nd,per veprimet qe kryejne persona ose organe


qe ndodhen nen autoritetin e tij efektiv.

a) Përgjegjësia për shkak të veprimeve të pushtetit ekzekutiv të një shteti:

- shkelje të kontratave që parashikojnë të drejta e përfitime për shtetasit e huaj;

- arrestime arbitrare të shoqëruara me keqtrajtime;

- dëbime arbitrare;

- veprime të paligjshme të autoriteteve ushtarake në kohë lufte ose paqeje.

GJND, 1986 - quajti përgjegjëse SHBA-në për ndihmën që u dha forcave kundërrevolucionare në
Nikaragua.

b) Përgjegjësia për shkak të veprimeve të pushtetit legjislativ: kur shpërfill detyrimet ndërkombëtare.
Përgjegjësia e shtetit për organet ligjvënëse, ekziston nëse një shtet:

(i) nxjerr një ligj në kundërshtim me detyrimet e tij ndërkombëtare;

(II) refuzon të nxjerrë një ligj i cili është i nevojshëm për të përmbushur detyrimet ndërkombëtare ose
nuk shfuqizon një ligj që është në kundërshtim me detyrimet ndërkombëtare.

c) Përgjegjësia për shkak të veprimeve të pushtetit gjyqësor:

- fakt ndërkombëtarisht i paligjshëm është ai që quhet mohim i drejtësisë – kuptohet mungesa e


gatishmërisë për t’u dhënë ndihmë gjyqësore të huajve, ose një dhënie e metë e drejtësisë në raport me
të huajt. Këtu hyjnë:

- arrestimi i padrejtë;

- pengimi i së drejtës për t’iu drejtuar gjyqit;

- mohimi i së drejtës për t’u mbrojtur me avokat;

- mohimi i së drejtës për të patur përkthyes;

- vonesa të paligjëruara në procedurë;

- refuzimi për të dëgjuar të pandehurin;


- një vendim haptazi i padrejtë i gjykatës;

- një qëndrim haptazi ksenofob nga ana e funksionarëve të drejtësisë;

- refuzimi për të ekzekutuar një vendim të gjykatës që i jep të drejtë një të huaji, etj.

Kur nje shtet ka pretendime kundrejt nje shteti tjeter duke e akuzuar per mohim te drejtesise,ai mund ta
shtroje ceshtjen edhe perpara nje gjykate nderkombetare.Por asnje gjykate nd nuk mund te marre
ceshtjen ne shqyrtim perpara se te jene ezauruar te gjitha mjetet ligjore qe ve ne dispozicion legjislacioni
i brendshem i shtetit pergjegjes.

• Përgjegjësia e prejardhur: shumica e autorëve e hedhin poshtë një përgjegjësi të tillë.

• Përgjegjësia e shtetit për aktet e personave privatë: parimisht shteti nuk mban përgjegjësi për
veprimet e personave privatë. Por, ka detyrë të pengojë çdo cenim apo dëm që mund t’u shkaktohet
shteteve të tjerë në territorin e tij. Ka detyrimin të dënojë fajtorët.

• Komisioni i DN (neni 11 i P/K) kur personi i inkriminuar vepron faktikisht si nëpunës i shtetit ose i nxitur
prej tij, ai barazohet me një organ të shtetit me të gjitha pasojat që rrjedhin.

Veprimet e paligjshme qe kryen kryetari i shtetit si perzon zyrtar jane veprime te shtetit,ato perbejne
delikt nd dhe e ngarkojne shtetin me pergjegjesi te plote. Por kryetari i shtetit mund te kryeje vep te
paligjshme demprurese edhe ne jeten e tij private psh: ne nje shtet te huaj ben nje veprim te paligjshem
kunder pasurise se nje shtetasi te huaj dhe nuk pranon te jape shperblimin perkates.

Per arsye te pozites se tij te larte,kryetari i shtetit nuk mund te gjykohet ne asnje rast nga gjykata e
shtetit te huaj.

• DN ngarkon shtetin me përgjegjësi të prejardhur për këto veprime, d.m.th shteti vetë është i detyruar
të japë shpërblimin e dëmit, p.sh. në emër të kryetarit të shtetit, apo të përfaqësuesit të tij diplomatik.

• DN i vë si detyrë çdo shteti që të marrë masa për të mos u lejuar shtetasve të huaj që jetojnë në
territorin e tij, të kryejnë veprime të paligjshme që sjellin dëm kundër shteteve të tjerë. Nje shtet qe nuk
e kryen kete detyre dhe e shkel ate sistematikisht me qellim te keq,ben nje delikt nd,per te cilin ai mban
pergjegjesi themelore.

• Por sado masa te kete marre ky shtet ne praktike,ai shpeshhere nuk eshte ne gjendje te parandaloje
cdo veprim te paligjshem qe njeose me dhume persona private mund te kryejne kunder nje shtetasi te
huaj. DN në raste të tilla e ngarkon shtetin me përgjegjësi të prejardhur.

• Pasojat kryesore të përgjegjësisë së prejardhur të shtetit për veprimet e personave privatë janë:

- veprimet kriminale të këtyre të fundit kundër shtetasve të huaj duhet të ndëshkohen sipas ligjeve të
zakonshme të vendit;
- gjykata civile duhet të marrë në shqyrtim pretendimet e shtetasve të huaj kundrejt personave të
paditur që jetojnë në territorin e këtij vendi.

• Si rregull i përgjithshëm: shteti nuk mban përgjegjësi për dëmet që kanë pësuar të huajt gjatë zhvillimit
të operacioneve ushtarake.

Përgjegjësia e organizatave ndërkombëtare

• Disa shtete kanë përkrahur tezën se përgjegjësia duhet të jetë e shteteve anëtare.

• Normat për përgjegjësinë e organizatave ndërkombëtare janë në përgjithësi të njëjta me ato që i


përkasin përgjegjësisë së shteteve.

• OKB refuzon të zhdëmtojë viktimat e veprave të kryera nga forcat paqeruajtëse në kuadrin e
operacioneve ushtarake, por njeh përgjegjësinë për akte grabitjesh ose dhune të kryera nga këto forca
jashtë kuadrit të operacioneve ushtarake.

Mënyra e përcaktimit të përgjegjësisë ndërkombëtare

• Deliktin ndërkombëtar, përgjithësisht çdo veprim në kundërshtim me DN, mund ta konstatojë një
gjykatë arbitrazhi ose GJND, nëse të dyja palët në mosmarrëveshje bien dakord që t’ia parashtrojnë
atyre konfliktin.

• Këshilli i Sigurimit mund të shqyrtojë veprime të tilla të paligjshme nga pikëpamja e DN, që mund të
kërcënojnë paqen dhe sigurimin ndërkombëtar; vendimet që përcaktojnë përgjegjësinë duhet t’i marrë
mbi bazën e miratimit të anëtarëve të përhershëm të KS.

• Përgjegjësia mund të përcaktohet me ndërmjetësinë e një shteti tjetër kur vete pale i jane drejtuar atij
dhe pranojne vendimin arbitral;

• Përgjegjësia mund të përcaktohet edhe nga vetë shteti që ka pësuar pasojat e veprimit të paligjshëm.

Shperblimi i demit/Pasojat e pergjegjesise se shtetit:

Shteti që shkel një detyrim ndërkombëtar duhet të dëmshpërblejë shtetin e dëmtuar.

• Shteti që ka bërë veprimin e paligjshëm është i detyruar t’i përgjigjet shtetit që ka pësuar dëm, me anë
të restitucionit, reparacionit ose dëmshpërblimit.

• Shteti përgjegjës mund të detyrohet t’i përgjigjet shtetit që ka pësuar dëmin, jo vetëm materialisht,
por dhe moralisht.

• DN kërkon nga shteti përgjegjës që të ndëshkojë personat fajtorë për veprimet e paligjshme.

• Mund të ndodhë që përgjegjësia e një shteti të ketë si pasojë të vetme detyrën për t’i dhënë
satisfaksion moral shtetit që ka pësuar (GJND: Kanali i Korfuzit, satisfaksion moral Shqipërisë).
• Satisfaksioni: kur ka përgjegjësi jo-materiale ose si kompensim për dëmin moral që u është shkaktuar
interesave politike ose dinjitetit të shtetit. (Përjashtim: Rainbow Warrior, dëmshpërblim material
Zelandës së Re - 7 milion $)

• Rikthimi në gjendjen e mëparshme (restitutio in integrum) nënkupton rikthimin komplet të status quo-
së. Një shtet duhet të amendojë ose shfuqizojë një ligj që është në kundërshtim me DN, të kthejë
pasurinë e konfiskuar pa të drejtë, të lirojë të huajin nga burgu që është burgosur pa arsye, etj.

• Reparacioni duhet t’i përfshijë të gjitha pasojat e aktit të paligjshëm dhe të rivendosë gjendjen para
aktit. Ose të bëhet pagimi i vlerës së dëmit.

• Dëmshpërblimi: rikthim në gjendjen e mëparshme, pagim shume si kompensim dhe duke dhënë
satisfaksion. Vendimi për dëmshpërblim mund të përfshijë detyrimin që të kompensohet edhe fitimi i
munguar (lucrum cessans). Mund të parashikohet edhe zvogëlimi i kompensimit, kur shteti i dëmtuar ka
patur ndonjë përfitim nga dëmi, ose kur edhe ai vetë i ka shkaktuar një dëm më të vogël shtetit dëmtues
(compensatio lucri cum damno).

Rastet e përjashtimit të një shteti nga përgjegjësia:

1. Neni 20: Pëlqimi i vetë shtetit të dëmtuar;

2. Neni 21: Vetëmbrojtja;

3. Neni 23: Forca Madhore;

4. Neni 24: Gjendja e jashtëzakonshme;

5. Neni 25: Nevoja ekstreme (mënyra e vetme e shmangies së një dëmi akoma më të madh);

6. Neni 26: Zbatimi i normave të detyrueshme të DN (ushtrimi i sanksioneve të ligjshme.

E DREJTA E TRAKTATEVE

Traktati ndërkombëtar është një marrëveshje e lidhur midis dy ose më shumë subjekteve të DN,
marrëveshje me anë të së cilës këta krijojnë, ndryshojnë ,ose shuajnë të drejtat dhe detyrimet e tyre në
shkallë ndërkombëtare.

• Është burimi kryesor i së drejtës ndërkombëtare për vetë faktin se është trajta juridike më tipike dhe
më e përhapur e lidhjeve midis subjekteve të së drejtës ndërkombëtare.

• Edhe organizatat ndërkombëtare (O.N.) janë të afta të lidhin traktate ndërkombëtare dhe kjo është një
nga pikat themelore ku mbështetet ajo pjesë tjetër e doktrinës që i konsideron O.N. si subjekte të DN.

• Parimi themelor i DT është “pacta sunt servanda” – traktatet duhet të respektohen dhe detyrimet e
marra përsipër duhet të përmbushen në mirëbesim.
• Një nga parimet më të vjetra të DN, që në kohët e lashta. • Rikonfirmuar nga Neni 26 i Konventës.

• Sipas doktrinave të DN të vendeve komuniste dhe vendeve në zhvillim, ky parim nuk gjen zbatim për
traktatet e imponuara me forcë dhe traktatet me karakter të pabarabartë e skllavërues. P.sh.
marrëveshjet për dhënien e konçesioneve apo lejimin e ngritjes së bazave ushtarake midis shtetit të
protezhuar dhe protektorit, apo midis fuqive koloniale dhe ish-kolonive të tyre.

Ne Konventen e Vjenes permenden keto 6 raste kur traktatet humbasin vlefshmerine:

1.paaftesia e paleve per te lidhur traktatin

2.gabimi

3.mashtrimi

4.korruptimi

5.shtrengimi

6.konflikt me nje norme jus cogens (normet e detyrueshme e se dr nd te pergjithsme nga e cila nuk
lejohet shmangia).

Dallimi i traktatit nga aktet diplomatike

• Tipari kryesor i traktatit ndërkombëtar - marrëveshja midis palëve.

• Akteve diplomatike (nota, protesta, deklarata, propozime, kundërpropozime, njohja e shtetit dhe
qeverisë, njoftime, etj.), u mungon elementi i marrëveshjes midis palëve.

• Megjithatë, në raste të caktuara, disa prej këtyre akteve,p.sh. shkëmbimi i notave, mund të përbëjë
një marrëveshje midis palëve, pra edhe një traktat ndërkombëtar.

• Qëllimi për të krijuar pasoja juridike – nuk përmendet shprehimisht në tekstin e Konventës, por
nënkuptohet nga përfshirja në përkufizim e fjalëve ”e rregulluar nga DN”.

• P.sh. Akti Final i Helsinkit, 1975, nuk kishte si qëllim sjelljen e pasojave ligjore dhe nuk ishte i
nevojshëm regjistrimi i tij sipas Nenit 102 të Kartës së OKB.

• Çështja Platformat e naftës (Oil Platforms), 1996, GJND u shpreh: ”...edhe pse traktati është i
detyrueshëm për zbatim nga pikëpamja ligjore, një dispozitë e veçantë e tij mund të jetë hartuar në
terma kaq të përgjithshëm, saqë ajo në vetvete nuk është në gjendje të krijojë të drejta dhe detyrime
për palët.“

Emertimet e ndryshme te traktateve:

• Traktat – akte ndërkombëtare dypalëshe ose shumëpalëshe me karakter kryesisht politik.


• Marrëveshje - termi më i përgjithshëm. Mund tregohen akte me karakter të përgjithshëm politik,
ekonomik, teknik, kulturor, etj.

• Pakte - zakonisht quhen marrëveshjet dy ose shumëpalëshe që kanë si objekt rregullimin në një fushë
të caktuar të marrëdhënieve politike midis tyre (pakte mossulmimi, etj.) Në DN moderne, "Pakte "
quhen edhe aktet që vendosin parime dhe rregulla të përgjithshme në një fushë të veçantë (Paktet për
të drejtat e njeriut të vitit 1966).

• Konventa – quhen kryesisht marrëveshjet shumëpalëshe dhe që janë traktate-ligje me karakter të


përgjithshëm, që bëjnë rregullimin juridik të instituteve të DN.

• Deklarata - dokumenti i hartuar nga dy ose më shumë shtete me anë të të cilit shprehen pikëpamjet
ose një qëndrim i tyre për një çështje të caktuar si dhe mund të përcaktohet një mënyrë e caktuar
veprimi. (P.sh. Deklarata Universale e DNJ). Formë e veçantë e deklaratës mund të konsiderohet
komunikata, që është një njoftim zyrtar mbi rezultatet e bisedimeve, mbi qendrimet që u mbajtën dhe
mbi detyrimet që u morën përsipër.

• Shkëmbimi i notave - është një marrëveshje n.q.s. notat e shkëmbyera kanë përmbajtje të njëjtë, që
nënkupton marrjen vesh të palëve për çështje të caktuara. (P.sh. Marrëveshjet mbi vendosjen e
marrëdhënieve diplomatike.)

• Modus vivendi - përdoret për të treguar një zgjidhje të përkohshme të një problemi, të cilit palët
duhet t’i kthehen përsëri më vonë për një zgjidhje përfundimtare. (Modus vivendi midis Shqipërisë dhe
Greqisë për kufijtë, paraqitur Lidhjes së Kombeve para anëtarësimit të Shqipërisë).

• Kompromis - quhen aktet me anë të të cilave dy shtete që janë në konflikt midis tyre bien dakord që
zgjidhjen e konfliktit t’ia besojnë një organi të arbitrazhit ose një gjykate ndërkombëtare.

• Protokolle - janë aktet me anën e të cilave shtetet shprehin synimet e tyre për të aderuar në një
traktat, shfaqin rezerva lidhur me traktatin ose vendosin zgjatjen e tij. Me termin protokolle quhen edhe
aktet që kanë të bëjnë me caktimin e kufijve midis shteteve. Gjithashtu mund të quhen protokolle aktet
ose dokumentet përfundimtare të konferencave ndërkombëtare kur këto nënshkruhen nga palët.

• Statuti ose Karta - janë ato traktate-ligje, kolektive, me karakter kushtetues, institucional. (Karta e
O.K.B, Statuti i Gj.N.D.)

• Akti Final – është titulli i një instrumenti që bën përmbledhjen e punimeve të një konference të thirrur
për hartimin e një konvente, apo rreshton një sërë parimesh dhe rregullash që duhen respektuar nga
shtetet palë.

• Konkordat – marrëveshjet e lidhura midis Selisë së Shenjtë dhe shteteve të tjera.

– KLASIFIKIMI I TRAKTATEVE

• Traktatet ndahen në “traktate -ligje “ dhe “traktate-kontrata”


• “Traktate –ligje” – janë traktatet që përcaktojnë rregulla të përgjithshme sjelljeje për subjektet e
marrëdhënieve ndërkombëtare (një pjesë e dispozitave të Kartës së O.K.B).

• “Traktate-kontrata” - caktojnë rregulla konkrete dhe vetëm për marrëdhënie konkrete midis palëve të
traktatit.

• Edhe në DN, e njëjta ndarje si edhe në të drejtën e brendshme midis ligjit (si akt me karakter normativ
të përgjithshëm) dhe kontratës (si akt me karakter normativ të detyrueshëm vetëm për palët).

• Por, të gjitha traktatet kanë karakter normativ dhe ato pavarësisht se cilës nga ndarjet e
sipërpërmendura i përkasin, nuk kanë asnjë ndryshim ndërmjet tyre nga ana e vlerës si burime të DN,
nga ana e natyrës së tyre juridike apo edhe nga forma e tyre.

E drejta për të lidhur traktate

Dy kuptime:

1. Kuptimi i gjerë - Kompetenca juridiko - ndërkombëtare për lidhjen e traktateve, cilat mund të jenë
palë në traktat:

• a) shtetet sovrane;

• b) O.N - ngelet brenda caqeve të kompetencave që u janë dhënë atyre nga shtetet anëtare, nuk është
në të njëjtin plan me atë të shteteve;

• 2. Kuptimi i ngushtë - Kompetenca e organeve shtetërore që kanë të drejtë, nga pikëpamja e


juridiksionit të tyre të brendshëm, të përfaqësojnë shtetin e tyre në lidhjen e traktateve ndërkombëtare
a) Kryetari i shtetit – jus omnimodae representationis;

b) Qeveria;

c) Komandantët ushtarakë, marrëveshje armëpushimi, shkëmbim të robërve të luftës, etj.

• Çështje që rregullohen nga e drejta e brendshme e çdo shteti.

Marreveshje nderqeveritare- kur marreveshjet nd lidhen ne emer te qeverise

Marreveshje nderdikasteriale- kur marreveshjet lidhen ne emer te dikasterit,ministrise.


Procedura e lidhjes së traktateve

Procedura e përfundimit të traktatit ndërkombëtar përfshin tre faza kryesore:

1) Zhvillimin e bisedimeve;

2) Nënshkrimin;

3) Ratifikimin.

• Zhvillimi i bisedimeve (i tratativave ose negociatave) - vetëm prej personave të autorizuar nga shtetet
e tyre, që kanë “plotfuqi” (“full powers”), Neni 7 i Konventës.

• Janë autorizime me shkrim dhe mbajnë firmën e titullarit të organit në kompetencë të të cilit është
nënshkrimi i këtij traktati.

• Plotfuqitë kanë karakter konkret, pra ato janë të vlefshme vetëm për zhvillimin e bisedimeve dhe
nënshkrimin e një traktati të caktuar.

• Personat e pajisur me plotfuqi quhen “të plotfuqishëm.” Kjo pozitë përfshin të drejtën e
paprekshmërisë personale, mospërdorimin e presionit, të shtrëngimit, të mashtrimit ose dredhisë.

2.Nënshkrimi

• Zakonisht pas adoptimit të tekstit të traktatit procedohet me nënshkrimin.

• Nganjëherë ky mund të shtyhet për arsye të ndryshme dhe në këtë rast bëhet "parafimi“ ose “siglimi” ,
që nënkupton aktin me të cilin personat e plotfuqishëm vënë inicialet për të treguar se kanë rënë
dakord për tekstin përfundimtar të traktatit, për të arritur pastaj në një nënshkrim të traktatit në një
kohë të dytë.

• Ligji 43/2016, Neni 3§a): “Alternat” është përparësia e renditjes së palëve në tekstin e një
marrëveshjeje ndërkombëtare, ku në dosjen e marrëveshjes së secilës palë emri i saj shfaqet i pari në
raport me palën tjetër.

• Në vendin e parë vihen nënshkrimet e të plotfuqishmëve të shtetit i cili mban atë kopje të traktatit.

• Në traktatet shumëpalëshe nënshkrimet vendosen përballë njëri-tjetrit, sipas rendit alfabetik.

• Shtojcat e traktatit – me pëlqimin e palëve mund të përbëjnë pjesë të pandarë të traktatit kryesor.

• Nënshkrimi nuk sjell hyrjen në fuqi të traktatit, përveç rasteve kur kjo përmendet shprehimisht në vetë
tekstin e traktatit.

• Në rast se traktati i nënshtrohet ratifikimit, pranimit apo aprovimit, shtetet nënshkruese duhet të
përmbahen me mirëbesim prej cdo lloj akti kundër objektit të traktatit apo akteve që do të pengonin
hyrjen në fuqi të marrëveshjes ose që do e shtynin hyrjen në fuqi për një kohë të pacaktuar (neni 18 i
Konventës).
• Traktatet mund të hyjnë në fuqi pas nënshkrimit (marrëveshjet e formës së thjeshtëzuar), nëse palët
kanë vendosur kështu, ose kur marrëveshja nuk përmban rregulla në lidhje me ratifikimin, pranimin ose
aprovimin.

• Një rast i veçantë është Marrëveshja Kuadër për Paqen në BosnjeHercegovinë [së bashku me 12
anekset – Marrëveshja e Dejtonit – (Dayton Agreement)], e parafuar në 21 nëntor 1995, nënshkruar në
14 dhjetor 1995. Në të parashikohet që parafimi, jo vetëm i detyron palët të nënshkruajnë
marrëveshjen, por edhe detyrimin e tyre për t‘iu përmbajtur asaj.

3.Ratifikimi

Akti me anen e te cilit organi kompetent i nje shteti miraton nje traktat ne menyre perfundimtare. Eshte
nje akt diskrecionar.

• Traktatet e nënshkruara nga kryetari i shtetit brenda kompetencave të tij nuk kanë nevojë për ratifikim
(Në SHBA, “marrëveshjet ekzekutive”.)

• E njëjta gjë mund të thuhet edhe për marrëveshjet e armëpushimit të nënshkruara nga komandantët
ushtarakë.

• Refuzimi i ratifikimit të një traktati nuk sjell përgjegjësinë e shtetit.

Forma e ratifikimit

• DN nuk ka rregulla të prera mbi formën e ratifikimit.

• Në praktikë ratifikimi bëhet në formën e shkruar me anë të akteve të posaçme që quhen instrumenta
të ratifikimit.

• Instrumenti i ratifikimit nënshkruhet nga Kryetari i Shtetit dhe kundërfirmohet nga Ministri i Punëve të
Jashtme.

• Në traktatet dypalëshe, shkëmbimi i instrumentave të ratifikimit bëhet jo në kryeqytetin e vendit ku


është nënshkruar traktati, por në kryeqytetin e shtetit tjetër.

• Në traktatet shumëpalëshe, instrumentat e ratifikimit i dorëzohen shtetit depozitar.

• Shteti depozitar harton një protokoll të veçantë dhe kopje të vërtetuara të këtij protokolli ua dërgon të
gjitha palëve të traktatit.

• Dorëzimi i instrumentave të ratifikimit ka rëndësi juridike sepse shumë traktate hyjnë në fuqi në
momentin e dorëzimit të një numri të caktuar instrumentash ratifikimi (Karta e OKB hyri në fuqi në 24
tetor 1945, ditën që u dorëzuan instrumentat e ratifikimit nga më shumë se gjysma e shteteve
pjesëmarrës në Konferencën e San Franciskos).
Miratimi- konfirmimi nga qeveria e nje shteti per te hyr ne fuqi nje traktat , eshte fjala per marreveshjet
qe hyjne ne kompetencat e saj.

Aderimi-eshte nje akt juridik me anen e te cilit nje shtet,qe nuk eshte pale ne nje traktat,bashkohet me
te pas hyrjes se tij ne fuqi.

• Traktatet, nga pikëpamja e mundësisë dhe e procedurës së aderimit në to, ndahen në:

- traktate të hapura, dhe

- traktate të mbyllura

a. Aderimi në traktatet e hapura - i lehtë, nuk ka kufizime apo kushte për aderimin e shteteve të treta.

b. Aderimi në traktatet e mbylluara - më i vështirë pasi në favor të aderimit duhet të shprehen të gjitha
shtetet që paraprakisht janë palë të traktatit. (P.sh. BE). Aderimi mund të bëhet:

(i) me anë të një marrëveshjeje midis shteteve aderues dhe shteteve palë; si dhe

(ii) me anë të deklaratave të veçanta të shtetit aderues me secilin prej shteteve palë. (P.sh.

• Aderimi në disa konventa me rëndësi universale është i lidhur me disa kushte, p.sh. Konventat e Detit
1958, kërkojnë që shteti aderues të jetë antëtar i OKB, ose institucioneve apo agjencive të specializuara
të saj.

Mbarimi i veprimit të traktatit

Traktati e pushon veprimin e tij në këto raste:

- Mbarimi i afatit;

- Marrëveshja e palëve para mbarimit te afatit;

- Denoncimi - heqja dorë në mënyrë të njëanshme sipas parashikimit në traktat; njoftimi i denoncimit i
drejtohet shtetit depozitar;

- Anullimi – mbarimi me veprim te njëanshëm jo sipas parashikimit; kjo e drejtë lind kur shteti tjetër
shkel sistematikisht kushtet e traktatit;

- Konventa 1969, Neni 60: shkelja e dispozitave thelbësore të traktatit nga ana e një shteti, i jep të drejtë
shteteve të tjera të heqin dorë prej tij në mënyrë të njëanshme (dalja e Shqipërisë nga Traktati i
Varshavës,1968).

- Rebus sic stantibus – ndryshimi rrënjësor i rrethanave, mund të çojë në shfuqizimin e traktatit, neni 62:
(i) kur rrethanat e çastit të lidhjes së traktatit përbënin thelbin e marrëveshjes;

(ii) kur ndryshimi i rrethanave vë në dyshim vetë detyrimet që duhet të përmbushin palët.
• Ndryshimi i rrethanave nuk përbën shkak për mbarimin e traktatit, kur:

(i) Traktati cakton kufij;


(ii) Ndryshimi rrënjësor i rrethanave vjen si pasojë e shkeljes së bërë nga pala që kërkon
mbarimin e traktatit.

• Në RSH, e drejta e denoncimit i përket Kuvendit.

• Rëndësia e traktateve për shtetet që nuk janë palë :

• Si rregull, traktatet sjellin pasoja juridike vetëm për palët.

• Zbatim i parimit: pacta tertiis nec nocent nec prosunt (marrëveshjet nuk u sjellin as përfitime as
detyrime të tretëve);

• Përjashtim – traktatet ligje. (Neni 2/6 i Kartës së OKB: Organizata do të garantojë që shtetet që nuk
janë anëtarë të OKB do të sillen në përputhje me parimet e saj për sa është e nevojshme për ruajtjen e
paqes dhe sigurisë ndërkombëtare).

Pavlefshmëria e traktateve

• Një shtet nuk mund të konsiderojë një traktat si të pavlefshëm me arsyetimin se është në kundërshtim
me të drejtën e tij të brendshme në lidhje me kompetencën për të lidhur traktatin, përveç rastit kur
shkelja është e hapur dhe ka të bëjë me një normë të së drejtës së brendshme të një rëndësie
themelore. (Konventa 1969, Neni 46).

• P.sh. Tejkalimi i kompetencave nga ana e përfaqësuesit të shtetit. (Marrëveshja Shqipëri-Greqi për
Delimitimin e Zonave Detare).

• Është parim i përgjithshëm i DN se një shtet nuk mund të përdorë normat e të drejtës së tij të
brendshme për mospërmbushjen e detyrimeve ndërkombëtare (Neni 27)

Gabimi

• Gabimi nënkupton mosnjohjen ose përfytyrimin e gabuar të një fakti ose situate.

• Dhënia e pëlqimit si rrjedhojë e gabimit mbi faktin (error facti) ndikon në vlerën e marrëveshjes së
lidhur, por jo kur gabimi i referohet së drejtës (error juris). Në këtë të fundit zbatohet parimi ignorantia
legis nocet.

• Neni 48: shtetet mund të venë në dukje gabimin si shkak për mosqenien të lidhur me një traktat, nëse
ky gabim i referohet faktit ose situatës për të cilën shteti ka supozuar se ekziston në momentin e lidhjes
së traktatit dhe i cili ka qenë thelbësor për dhënien e pëlqimit për të qenë i lidhur me traktatin.

• Rast praktik: ndarja Austri-Poloni 1772-1773, marrëveshja përcaktoi si kufi një lumë, i cili më vonë u
konstatua se ishte tharë, pra nuk ekzistonte më.
• Çështja Temple, 1960, GJND refuzoi pretendimin e Tailandës se një hartë ishte e pasaktë dhe ajo nuk
ishte e detyruar të respektonte traktatin, me arsyetimin se “pretendimi i gabimit nuk mund të pranohet
si element që anullon pëlqimin nëse pala që ngre pretendimin ka kontribuar vetë në këtë gabim ose
mund t’a kishte shmangur atë, apo rrethanat ishin të tilla që pala mund të kishte dijeni mbi gabimin e
mundshëm”.

Mashtrimi

• Marrëveshja e lidhur me mashtrim është juridikisht e pavlefshme.

• Neni 49: Nëse një shtet ka qenë i shtyrë të lidhë një traktat nga veprimet mashtruese të një shteti
tjetër, ky mund të pretendojë anullimin e pëlqimit të tij për të qenë i lidhur me traktatin, si rrjedhojë e
mashtrimit.

• P.sh. Paraqitja e dokumentave të falsifikuara nga ana e një shteti.

Korruptimi

• Parashikuar si shkak nga Konventa për pavlefshmërinë e traktatit.

• Neni 50: Nëse dhënia e pëlqimit të një shteti për lidhjen e traktatit është arritur me korruptim të
përfaqësuesit të tij nga veprimet e drejtpërdrejta ose të tërthorta të një shteti tjetër, ky mund të
pretendojë anullimin e pëlqimit të tij për të qenë i lidhur me traktatin si rrjedhojë e korruptimit

.Dhuna

• Dhuna mund të përdoret ndaj personit që përfaqëson shtetin ose ndaj shtetit si tërësi.

• Pranohet gjerësisht se dhuna e përdorur ndaj përfaqësuesit të shtetit e bën traktatin të pavlefshëm.

• Problemi është më i komplikuar kur dhuna përdoret ndaj shtetit.

• Para Lidhjes së Kombeve (1919) dhe Paktit Kellog-Briand (1928) dhuna nuk ndalohej si mjet për
zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare.

• Ndryshimi rrënjësor pas Luftës II Botërore.

• Karta e OKB, neni 2/4: “Të gjithë anëtarët ndalojnë në marrëdhëniet e tyre ndërkombëtare çdo
kërcënim apo pëdorim dhune, që drejtohet kundër paprekshmërisë territoriale apo pavarësisë politike
të një shteti ose që bie ndesh me qëllimet e Kombeve të Bashkuara.“

• Çdo traktat i lidhur në kundërshtim me Nenin 2/4 do të ishte i pavlefshëm, sepse Neni 103 i Kartës së
OKB parashikon shprehimisht: “Nëse detyrimet e anëtarëve të Kombeve të Bashkuara, që rezultojnë nga
kjo Kartë bien ndesh me ato që ata marrin përsipër në kuadër të marrëveshjeve të tjera ndërkombëtare,
atëherë detyrimet që rrjedhin nga Karta kanë përparësi“.
• Konventa 1969, Neni 51: Dhënia e pëlqimit të një shteti për të qenë i lidhur me një traktat, e arritur
me dhunë të përdorur ndaj përfaqësuesit të tij, me veprim ose kërcënim, nuk do të ketë fuqi juridike.

• Neni 52: Një traktat është i pavlefshëm nëse është lidhur me kërcënim apo përdorim të forcës në
shkelje të parimeve të DN të mishëruara në Kartën e OKB.

• Raste praktike: Traktati për protektoratin e Japonisë mbi Korenë 1905, lidhur në kohën kur trupat
japoneze kishin rrethuar pallatin mbretëror.

• Traktati për protektoratin e Gjermanisë mbi Çekinë, 1939: Gjyqi i Nurembergut vendosi se
përfaqësuesit çekë u detyruan me forcë të nënshkruanin duke qenë të sëmurë dhe pa u lejuar të
konsultoheshin me qeverinë në Pragë.

• Gjatë punimeve të Konventës, vendet komuniste dhe ato në zhvillim kërkuan që dhunë të
konsiderohej jo vetëm përdorimi i forcës, por edhe presionet politike dhe ekonomike.

• KDN vendosi që një gjë e tillë të lihej për t’u përcaktuar nga praktika, por Konferenca e Vjenës lëshoi
“Deklaratën mbi ndalimin e përdorimit të dhunës ushtarake, politike dhe ekonomike”, e cila dënonte
kërcënimin apo përdorimin e presionit të çdo lloji: ushtarak, politik dhe ekonomik, nga cilido shtet, me
qëllim që të detyrohet shteti tjetër që të kryejë ndonjë veprim në lidhje me përfundimin e marrëveshjes
ndërkombëtare, me cënimin e parimit të barazisë sovrane të shteteve dhe vullnetit të lirë.

• Vështirësia qëndron në evidentimin e presioneve politike për lidhjen e traktateve.

Pasojat ligjore të pavlefshmërisë

• Neni 69: Një traktat i pavlefshëm nuk ka fuqi juridike.

• Nëse janë kryer veprime në lidhje me këtë traktat, çdo palë mund të kërkojë që palët ë tjera të
rikthehen në pozicionet e mëparshme në lidhje me të, siç do të ishte nëse traktati nuk do të kishte
ekzistuar.

• Veprimet e kryera në mirëbesim përpara se të shpallej pavlefshmëria e traktatit nuk konsiderohen si


të paligjshme për shkak të pavlefshmërisë së traktatit.

• Neni 71: Palët e një traktati që bien në kundërshtim me një normë jus cogens duhet të mundohen t’i
eliminojnë në maksimumin e mundshëm pasojat e ndonjë veprimi të ndërmarrë në kuadrin e traktatit
dhe të zhvillojnë marrëdhëniet e tyre në përputhje me normën.

• Në rastin kur një traktat shpallet i pavlefshëm për shkak të daljes së një norme të re jus cogens, shtetet
çlirohen nga të gjitha detyrimet në lidhje me traktatin dhe të drejtat apo detyrimet e përfituara më parë
nuk cenohen nëse ato nuk vijnë në kundërshtim me normën e re.
Rezervat në traktatet ndërkombëtare

• Një shtet mund ta përjashtojë veten nga disa detyrime të caktuara që i rrjedhin atij nga të qënit palë
në një traktat.

• Rezerva e një traktati është një deklaratë e njëanshme e një shteti. Shpreh pëlqimin e tij për të qenë i
lidhur me një traktat ndërkombëtar, por në një mënyrë të pjesëshme, të kufizuar në lidhje me disa pika
të tij.

• Konventa 1969, neni 2: “Rezerva është një deklaratë e njëanshme pavarësisht emërtimit apo mënyrës
së formulimit, e bërë nga një shtet gjatë nënshkrimit, ratifikimit, pranimit, miratimit apo aderimit në një
traktat, me anën e së cilës kërkon të përjashtojë apo ndryshojë pasojat ligjore të dispozitave të caktuara
të traktatit në lidhje me atë shtet.”

Procedura e berjes se rezerves:

• Rezervat mund të bëhen në tre momente të procedurës së përfundimit të traktatit ndërkombëtar:

a) rezerva në çastin e nënshkrimit, të cilat nuk paraqesin ndonjë të papritur të madhe për palët e tjera
pasi traktati akoma nuk ka filluar të zbatohet;

b) rezervat në çastin e ratifikimit të traktatit, paraqet pasoja më të mëdha e sidomos në rastin e


traktateve dypalëshe, vetë ekzistenca e të cilave mund të vihet në diskutim nga rezervat; ky problem
nuk është aq i madh tek traktatet shumëpalëshe. Duhet theksuar, se në këto traktate edhe shtetet e
tjera nuk janë të angazhuara ndaj detyrimit për të cilin një shtet ka bërë rezervë, por vetëm ndaj këtij
shteti;

c) rezervat në çastin e aderimit, të cilat përbëjnë rastet më të përhapura në praktikën e sotme


ndërkombëtare.

• Neni 19: Pranohet bera e rezervave ,pervec rasteve kur:

a. Ndalohet shprehimisht nga traktati;

b. Traktati parashikon se mund të bëhen vetëm disa rezerva të caktuara dhe rezerva në fjalë nuk është
njëra prej tyre;

c. Rezerva është e papajtueshme me objektin dhe qëllimin e traktatit.

• Rezervat duhen dalluar nga deklaratat që bëhen në lidhje me një traktat, por që nuk sjellin pasoja
ligjore.

• Në çështjen Belilos, 1988, GJEDNJ shqyrtoi pasojat e një deklarate interpretuese të bërë nga Zvicra në
momentin e ratifikimit të KEDNJ. Gjykata u shpreh se “…duheshin shqyrtuar të gjitha rrethanat faktike
dhe analizuar punimet përgatitore për hartimin e traktatit”. Gjykata vendosi se deklarata e Zvicrës
përbënte një rezervë të një karakteri të përgjithshëm, gjë që nuk lejohet nga Konventa.
• GJND në çështjen Rezervat ndaj Konventës së Genocidit, 1951, u shpreh që “…bërja e rezervave nuk
mund të gjykohet apriori nëse nuk është e ndaluar shprehimisht nga traktati.”

Neni 20, Rregullat në lidhje me pranimin e rezervave:

a. Rezerva e lejuar shprehimisht nuk kërkon pranimin nga shtetet e tjerë;

b. Rezerva duhet të pranohet nga të gjitha palët kur nga numri i kufizuar i tyre ose nga objekti dhe
qëllimi i traktatit del se zbatimi i të gjithë marrëveshjes është kusht thelbësor për secilin prej tyre;

c. Kur marrëveshja përfaqëson një akt për krijimin e një O.N, rezerva duhet të jetë e pranuar nga organi
kompetent i O.N.

• Akti me të cilin shprehet pajtimi i shtetit për të qenë i lidhur nga traktati i cili përmban rezerva, hyn në
veprim në momentin që njëri nga shtetet kontraktuese e pranon rezervën.

Kundershtimi i rezerves:

• Një shtet konsiderohet se e ka pranuar rezervën nëse ai nuk ka paraqitur kundërshtim ndaj saj brenda
12 muajve nga data e njoftimit.

Marredhenia juridike qe krijohet me palet e tjera:

• Kur një shtet e kundërshton rezervën, por jo hyrjen në fuqi të traktatit midis tij dhe shtetit rezervues,
dispozita ndaj së cilës bëhet rezerva nuk zbatohet midis këtyre dy shteteve.

• Neni 21: Për shtetin rezervues në lidhje me shtetet e tjerë, rezerva e modifikon traktatin për aq sa
përmban vetë rezerva. Ndërsa për shtetet e tjera traktati zbatohet në formën e tij fillestare.

Ndalimi i Rezerves:

• Mungesa e përcaktimit për ndalimin e rezervave në tekstin e një konvente, nuk do të thotë se çdo lloj
rezerve është e lejuar.

• Ndaj disa prej dispozitave të një traktati, nuk mund të bëhen rezerva, sepse pa to nuk do të mund të
kishte rend ligjor.

• Nuk mund të bëhen rezerva ndaj normave jus cogens.

• Nuk mund të bëhen rezerva të përgjithshme, ato duhet t’i referohen dispozitave të veçanta.

Terheqja e rezerves:

• Tërheqja e rezervave mund të bëhet në çdo moment.

• Tërheqja e rezervave hyn në fuqi pasi është marrë njoftimi nga palët e tjera.
E DREJTA DIPLOMATIKE

ORGANET E MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE

• Sipas vendit ku ushtrojnë funksionet e tyre, ndahen në:

- Organe të brendshme (Kreu i shtetit, parlamenti, qeveria dhe ministri i punëve të jashtme).

- Organe të jashtme (Organet përfaqësuese jashtë shtetit).

Organet e marrëdhënieve me jashtë, brenda shtetit:

• Kreu i shtetit - përfaqëson shtetin në marrëdhëniet e tij ndërkombëtare, vepron në emër të tij dhe çdo
akt i tij konsiderohet si akt i shtetit. Në kompetencat e tij hyjnë: pranimi dhe dërgimi i përfaqësuesve
diplomatikë, lidhja e marrëveshjeve ndërkombëtare, shpallja e luftës, si dhe përfundimi i paqes.

• Gjatë qëndrimit në botën e jashtme, kryetarit të shtetit i bëhen nderime dhe i jepen lehtësira. Ai gëzon
mbrojtje të posaçme personale, mbrojtje të dinjitetit personal, paprekshmëri të vendit të rezidencës,
është i përjashtuar nga juridiksioni kombëtar i shtetit pritës, gëzon të drejtën e komunikimit me vendin e
tij, etj.

• Personat që shoqërojnë kryetarin e shtetit jashtë gëzojnë privilegje të njëjta dhe imunitete të njëjta
me kryetarin e shtetit.

• Parlamenti - realizon drejtimin e përgjithshëm, mbikëqyrjen e Qeveria - është organ i rëndësishëm në


të cilin merenpërgjithshme të politikës së jashtme. vendime edhe për çështjet e politikës së jashtme.
Ajo zakonisht është organi kryesor i marrëdhënieve të jashtme.

• Sipas kësaj Konvente, neni 14, shefat e misioneve diplomatike ndahen në tre klasa:

a. Ambasadorët dhe nuncët (i derguar i Vatikanit), të akredituar pranë krerëve të shteteve, dhe shefat e
tjerë të misionit të klasës së njëjtë;

b. Të dërguarit, ministrat dhe internuncët (te derguar te Vatikanit), të akredituar pranë krerëve të
shteteve (sot praktikisht i papërdordorshëm);

c. Të ngarkuarit me punë (charge de affaires) , të akredituar pranë ministrave të punëve të jashtme.

• Neni 14 (2): Asnjë dallim nuk u bëhet shefave të misioneve për shkak të klasës së tyre, me përjashtim
të precedencës dhe etiketës.

• Të gjithë shefat e misioneve në një shtet përbëjnë ‘trupin diplomatik’. Në krye të tij është dekani
(doyen) i trupit diplomatik.

Kategoritë e misioneve diplomatike dhe posteve konsullore


1. Misionet diplomatike të Republikës së Shqipërisë jashtë vendit janë:

a) ambasadat;

b) misionet e përhershme pranë organizatave ndërkombëtare;

c) misionet e posaçme;

ç) misionet e përbashkëta me shtetet e treta;

d) zyrat e interesit.

2. Postet konsullore të Republikës së Shqipërisë jashtë vendit janë:

a) konsullatat e përgjithshme;

b) konsullatat;

c) nënkonsullatat;

ç) zyrat konsullore.

1. Diplomatët e karrierës, gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre në Shërbimin e Jashtëm, marrin grada
diplomatike ose konsullore.

2. Gradat diplomatike në Shërbimin e Jashtëm janë:

a) ambasador;

b) ministër fuqiplotë;

c) ministër këshilltar;

ç) këshilltar;

d) sekretar i parë ;

dh) sekretar i dytë;

e) sekretar i tretë;

ë) atashe.

Barasvlera e gradave

Në poste dhe detyra konsullore, diplomatët emërohen me grada konsullore. Kalimi nga grada
diplomatike në atë konsullore bëhet duke respektuar barasvlerën e gradave si më poshtë:

a) “Konsull i përgjithshëm” = “Ministër këshilltar”;


b) “Konsull” = “Sekretar i parë” ose “i dytë”;

c) “Zëvendëskonsull” = “Sekretar i dytë” ose “i tretë”;

ç) “Agjent konsullor” = “Sekretar i tretë” ose “Atashe”.

Neni 31

1. Agjenti diplomatik gëzon imunitetin e juridiksionit penal të Shtetit pritës. Ai gëzon gjithashtu
imunitetin e juridiksionit të tij civil dhe administrativ, përveç kur bëhet fjalë:

a) për një veprim real lidhur me një ndërtesë private që ndodhet në territorin e Shtetit pritës, përveç kur
agjenti diplomatik e posedon atë për llogari të Shtetit akreditues për qëllimet e misionit;

b) për një veprim lidhur me një trashëgimi në të cilin agjenti diplomatik figuron si ekzekutues i
testamentit, administrator, trashëgimtar ose legatar, si privat dhe jo në emër të Shtetit akreditues;

c) për një veprim lidhur me një profesion të lirë ose me një aktivitet tregtar çfarëdo qoftë, të ushtruar
nga agjenti diplomatik në Shtetin pritës, jashtë funksioneve të tij zyrtare.

2. Agjenti diplomatik nuk është i detyruar të japë dëshminë e tij.

3. Asnjë masë ekzekutimi nuk mund të merret karshi agjentit diplomatik, me përjashtim të rasteve të
parashikuara në pikat a), b) dhe c) të paragrafit të parë të këtij neni, dhe me kusht që ekzekutimi të
kryhet pa cënuar paprekshmërinë e personit të tij ose të banesës së tij.

4. Imuniteti i juridiksionit të një agjenti diplomatik në Shtetin pritës, nuk mund të përjashtojë këtë agjent
nga juridiksioni i Shtetit akreditues.

Neni 32

1. Shteti akreditues mund të heqë dorë nga imuniteti i juridiksionit të agjentëve diplomatikë dhe të
personave që përfitojnë nga imuniteti në bazë të Nenit 37.

2. Heqja dorë duhet të jetë gjithnjë e shprehur.

3. Në qoftë se një agjent diplomatik ose një person që përfiton nga imuniteti i juridiksionit në bazë të
Nenit 37 fillon një gjykim, ai nuk mund të pranohet të parashtrojë imunitetin e juridiksionit ndaj çdo
kundërpadie që lidhet drejtpërdrejt me kërkesën kryesore.

4. Heqja dorë nga imuniteti i juridiksionit për një padi civile ose administrative nuk mund të quhet se
nënkupton heqjen dorë nga imuniteti përsa i takon masave të ekzekutimit të vendimit, për të cilat është
e nevojshme një heqje dorë e veçantë.

• E drejta e përfaqësuesit diplomatik për të komunikuar lirisht me qeverinë e tij. Posta diplomatike – e
paprekshme.
• Dallim midis imunitetit diplomatik dhe privilegjeve diplomatike (privilegjet diplomatike - përjashtimi
nga pagimi i taksave direkte, i tarifave doganore, detyrimeve të ndryshme administrative, nga censura
për literaturën ose shtypin që i dërgohet përfaqësisë diplomatike, etj.).

• Neni 34 i Konventës:

• Agjenti diplomatik përjashtohet nga të gjitha tatimet dhe taksat personale ose pasurore, kombëtare,
rajonale ose vendore, me përjashtim:

a) të tatimeve indirekte të një natyre të tillë që janë futur normalisht në çmimin e mallrave ose të
shërbimeve;

b) të tatimeve dhe taksave mbi pasuritë e paluajtshme private që ndodhen në territorin e Shtetit pritës,
përveç kur agjenti diplomatik i posedon për llogari të Shtetit akreditues, për qëllimet e misionit;

c) të të drejtave të trashëgimisë që merren nga Shteti pritës nën rezervën e dispozitave të paragrafit 4 të
nenit 39;

d) të tatimeve dhe taksave mbi të ardhurat private që e kanë burimin e tyre në Shtetin pritës dhe të
tatimeve mbi kapitalin të nxjerra mbi investimet e kryera në ndërmarrjet tregtare që ndodhen në
Shtetin pritës;

e) të tatimeve dhe taksave të marra si shpërblim për shërbime të veçanta të kryera ;

f) të taksave të regjistrimit, të sekretarisë, të hipotekës dhe të pullës lidhur me pasuritë e paluajtshme,


nën rezervën e dispozitave të nenit 23.

• Neni 23

1. Shteti akreditues dhe shefi i misionit përjashtohen nga të gjitha tatimet dhe taksat kombëtare,
rajonale ose vendore, për ambientet e misionit për të cilat janë pronarë ose qiramarrës, kur nuk është
fjala për tatime dhe taksa që merren si shpërblim për shërbime të veçanta.

2. Përjashtimi fiskal i parashikuar në këtë nen nuk zbatohet për këto tatime dhe taksa kur, sipas
legjislacionit të Shtetit pritës ato janë në ngarkim të personit që ka lidhje pune me Shtetin akreditues
ose me shefin e misionit.

Ndarja ne klasa:

• Ambasadori (nunci – i Vatikanit): përfaqësues i klasës më të lartë dhe akreditohet tek kryetari i
shtetit. Konsiderohen jo vetëm përfaqësues zyrtatë të shtetit, por edhe përfaqësues personalë të
kryetarit të shtetit.

• Privilegji kryesor i ambasadorit në krahasim me përfaqësuesit e rangjeve të tjera: e drejta e tij për të
kërkuar audiencë te kryetari i shtetit ku është akredituar.
• I dërguari, ministri (Internunci – i Vatikanit) nuk konsiderohej përfaqësues personal i kryetarit të
shtetit dërgues.

• I ngarkuari me punë: është përfaqësuesi diplomatik i klasës më të ulët.

Ndryshimi kryesor me dy klasat më të larta është se ky dërgohet dhe pritet prej ministrisë së jashtme,
ndërsa ambasadori dërgohet dhe pritet prej kryetarit të shtetit.

• - I ngarkuari me punë ad interim (a.i) është një zëvendës i përkohshëm i titullarit të përfaqësisë
diplomatike.

• Përfaqësia diplomatike me në krye ambasador quhet ambasadë

• Më parë, përfaqësia diplomatike me në krye ministrin apo të ngarkuarin me punë quhej legatë.
Tashmë nuk ekzistojnë më.

Përfaqësitë konsullore

• Konsujt, prejardhja nga Greqia e vjetër. Lidhja me tregtinë.

• Tregtarët e qyteteve italiane, franceze, spanjolle, gjatë Mesjetës emëronin një person si arbitër në
konfliktet tregtare, të cilin e quanin gjyqtar konsull ose konsull tregtar.

• Klasifikimi i konsujve: profesionistë dhe joprofesionistë (konsuj ‘nderi’)

• Llojet dhe klasat e konsujve

• Konsujt ndahen në:

- Konsuj profesionistë (të karrierës – consules missi), në marrëdhënie pune me shtetin e vet;

- konsuj jo-profesionistë ose ‘nderi’ (consules electi), janë persona autoritativë që jetojnë, e shpeshherë
edhe janë shtetas të shtetit ku veprojnë si konsuj; kryejnë detyrat konsullore krahas me veprimtarinë e
tyre të zakonshme.

• Konventa e Vjenës, 1963, neni 9: shefat e konsullatave ndahen në 4 klasa (grada, terminologjia e ligjit
shqiptar, Neni 46 i Ligjit Nr. 23/2015):

- Konsull i Përgjithshëm; - Konsull; - Zëvendëskonsull; - Agjent konsullor.

E njëjta ndarje në Nenin 46 të Ligjit Nr. 23/2015.


• Neni 30 i Ligjit Nr. 23/2015: Kreu i postit konsullor

1. Posti konsullor drejtohet nga konsulli i përgjithshëm, konsulli, zëvendëskonsulli ose agjenti konsullor.
2. Konsulli i përgjithshëm emërohet dhe lirohet me urdhër të Kryeministrit, me propozimin e Ministrit të
Punëve të Jashtme.

3. Kreu i postit konsullor është në varësi të drejtpërdrejtë të Ministrit të Punëve të Jashtme dhe i
ushtron funksionet në përputhje me detyrimet që rrjedhin nga ky ligj, si dhe në bazë të udhëzimeve të
strukturave përkatëse të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

4. Funksioni i kreut të postit konsullor është, si rregull, jo më shumë se tre vjet.

• Ligji Nr. 8372, datë 9.7.1998, “Për ushtrimin e funksioneve konsullore nga përfaqësitë diplomatike ose
konsullore”

• Neni 3/5: Drejtuesi i postit konsullor, në ushtrimin e funksioneve konsullore që i janë ngarkuar, varet
nga ministri i Punëve të Jashtme, nga i cili merr dhe udhëzimet e drejtpërdrejta. Mbi veprimtarinë e tij
ushtron kontroll të drejtpërdrejtë titullari i përfaqësisë diplomatike që mbulon vendin pritës.

• Neni 18/1: Drejtuesi i Postit konsullor dhe nëpunësit e tjerë konsullorë emërohen në bazë të Ligjit të
Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Shqipërisë.

Emërimi i konsujve (fillimi i misionit konsullor)

• Konsiderohet se marrëveshja për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike e përfshin edhe pajtimin


për vendosjen e marrëdhënieve konsullore, megjithëse ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike nuk
nënkupton automatikisht (ipso facto) ndërprerjen edhe të marrëdhënieve konsullore.

• Hapja e konsullatës në territorin e shtetit të pranimit mund të bëhet vetëm me pajtimin e tij.

• Sipas rregullave zakonore dhe Konventës së Vjenës (1963), emërimin e konsujve e bën shteti dërgues,
kurse kryerjen e funksioneve e lejon shteti pritës.

• Shteti dërgues i jep shefit të sapo emëruar të konsullatës një dokument të posaçëm - patentën
konsullore, (të quajtur lettre de provision – fr.). Patenta përmban emrin e konsullit, kategorinë e tij dhe
gradën konsullore, distriktin konsullor dhe selinë e konsullit.

• Pranimi i konsullit bëhet vetëm nëse shteti pritës i jep të ashtuquajturën ekzekuaturë, që nënkupton
lejen për ushtrimin e funksionit dhe është dëshmi për pranimin e tij.

• Përgjegjësit e seksioneve konsullore pranë përfaqësive diplomatike nuk pajisen me patentë konsullore,
dhe për ta nuk u kërkohet ekzekuaturë organeve të shtetit pritës.

• Shteti pritës mund të lajmërojë në çdo kohë shtetin dërgues se ndonjë funksionar konsullor është
persona non grata.
Funksionet konsullore

• Konsujt nuk janë përfaqësues diplomatikë, nuk përfaqësojnë shtetin në tërësinë e marrëdhënieve
ndërkombëtare.

• Konventa e Vjenës mbi marrëdhëniet konsullore, neni 5, si detyra te konsujve parashikon:

1. Zhvillimin e shkëmbimeve tregtare, ekonomike, kulturore dhe shkencore;

2. Mbikëqyrjen e anijeve që lundrojnë me flamurin e shtetit të tyre;

3. Mbrojtjen e shtetasve të shtetit të vet;

4. Informimin, me mjete të lejuara, mbi kushtet dhe zhvillimin tregtar, ekonomik, kulturor dhe shkencor,
dhe raportimin shtetit të vet;

5. Dhënien e ndihmës shtetasve të tyre në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave para autoriteteve të
vendit pritës;

6. Funksionet administrative e noteriale. Konsullatat vërtetojnë dhe legalizojnë firmat, ruajnë


testamentet e shtetasve të shtetit të vet, kryejnë aktet e adoptimit, regjistrojnë martesat, lindjet dhe
vdekjet e shtetasve të shtetit të vet.

7. Lëshimin e pasaportave dhe dokumenteve të udhëtimit shtetasve të vet dhe vizave personave që
udhëtojnë në shtetin e tyre.

Perfundimi i funksioneve konsullore

• Funksionet konsullore pushojnë:

- Me lajmërimin e shtetit pritës prej shtetit dërgues se funksionet e tij kanë pushuar;

- Me tërheqjen e ekzekuaturës;

- Me lajmërimin e shtetit pritës prej shtetit dërgues se ka pushuar ta konsiderojë anëtar të personelit
konsullor (neni 25 i Konventës);

- Me ndërprerjen e marrëdhënieve konsullore.

Funksionet e përfaqësuesit diplomatik

• Përfaqësuesi diplomatik i merr funksionet e veta me dorëzimin e letrave kredenciale kreut të shtetit,
kurse i ngarkuari me punë ministrit të punëve të jashtme, ose kur lajmëron ardhjen e vet dhe i dorëzon
kopjet e letrave kredenciale ministrit të punëve të jashtme të shtetit pritës (neni 13 i Konventës 1961).

• Kumulim i misioneve – kur i njëjti përfaqësues diplomatik ngarkohet të përfaqësojë shtetin e vet në dy
ose më shumë shtete të tjera.
• Sipas Konventës së Vjenës 1961 (neni 3) funksionet e misionit diplomatik janë:

1. Përfaqësimi i shtetit dërgues në shtetin pritës;

2. Mbrojtja e interesave të shtetit të vet, brenda kufijve që e lejon e drejta ndërkombëtare;

3. Bisedimet me qeverinë e shtetit pritës;

4. Informimi me të gjitha mjetet e lejuara mbi kushtet dhe zhvillimin e ngjarjeve në shtetin pritës dhe
dhënien e raporteve mbi këto qeverisë së vet;

5. Përparimi i marrëdhënieve miqësore dhe zhvillimi i marrëdhënieve ekonomike, kulturore e shkencore.


• Veç funksioneve diplomatike, misioni mund të kryejë dhe funksione konsullore. Konventa e Vjenës,
neni 3, pika 2: “Asnjë rregull nga konventa nuk mund të interpretohet si ndalesë që misioni diplomatik të
ushtrojë funksione konsullore”.

• Kur ndërpriten marrëdhëniet diplomatike ose tërhiqet misioni diplomatik, interesat e atij shteti dhe të
shtetasve të tij mund t’i marrë misioni i ndonjë shteti të tretë, gjë për të cilën është i nevojshëm pëlqimi
i shtetit pritës (neni 45).

Perfundimi i funksioneve te perfaqesuesit diplomatik

• Misioni diplomatik mund të përfundojë me:

• Kryerjen e detyrës së misionit, kur përfaqësuesi diplomatik dërgohet me qëllim të caktuar;

• Kalimin e afatit për të cilin është dërguar, nëse letrat kredenciale janë lëshuar për një periudhë të
caktuar;

• Revokim, të cilin mund ta bëjë shteti që e ka dërguar (me anë të letrave të thirrjes) ose mund të jetë
shkaktuar me dorëheqjen e përfaqësuesit, për shkak të transferimit në pozitë tjetër.

• Revokim, kur e kërkon shteti i pranimit, i cili njofton shtetin e dërgimit se nuk e njeh më personin e
caktuar si person diplomatik.

• Misioni përfundon edhe me shpalljen si persona non grata.

• Konventa e Vjenës, neni 9: Shteti pritës nuk është i detyruar të japë arsyen për këtë masë të marrë,
por informon shtetin dërgues në mënyrë joformale për arsyet e një mase të tillë.

• Person i papranueshëm (ǂ i padëshirueshëm) mund të shpallet para ardhjes në shtetin pritës.


(Anglisht: not acceptable ǂ non grata
E DREJTA E DETIT

Hapesirat e ndryshme te mbuluara me uje te kripur jane “det” vetem atehere kur komunikojne lirisht
dhe natyrshem me te gjitha pjeset e globit.

• Hapesirat detare ndahen ne dy grupe:

1. Hapesirat detare qe i nenshtrohen juridiksionit kombetar, si: ujerat e brendshme, deti territorial, zona
fqinje, zona ekonomike ekskluzive, shelfi kontinental;

2. Hapesirat detare qe nuk i nenshtrohen juridiksionit kombetar, si: Deti i Hapur dhe Zona

1. Ujerat e brendshme

• Perkufizimi: ujera qe lagin brigjet e nje shteti dhe qe shtrihen ne brendesi (ne drejtimin e tokes) te
vijes baze te detit territorial (neni 8 i Konventes).

• Regjimi: Parimi kryesor i regjimit te ketyre ujerave eshte i njejte me territorin tokesor te shtetit.

• Perfshihen: ujerat e porteve, gjiret, lumenjte, liqenet dhe kanalet, brenda vijes baze.

• Ujrat e porteve: jane ujera te brendshme deri ne vijen qe bashkon pjeset me te avancuara te portit ne
det ose pjeset e instalimeve portuale.Cdo shtet ka te drejte te plote te lejoje ose te ndaloje hyrjen e
anijeve te huaja ne portet e tij.

• Ujerat e gjireve detare: brigjet e te cilit i perkasin te njejtit shtet, bejne pjese ne ujerat e brendshme te
shtetit bregdetar. Konsiderohen te brendshme deri ne ate largesi nga bregu, ku gjeresia midis dy skajeve
nuk i kalon 24 milje.

• Shteti ushtron sovranitet te plote dhe ka te drejte te ndaloje hyrjen e anijeve tregtare, ose ushtarake
te huaja.

• Pozita e anijeve tregtare te huaja ne port:

• Shteti bregdetar (Sh.b) zbaton plotesisht legjislacionin e tij ndaj anijeve tregtare te huaja, por me disa
perjashtime:

1. Juridiksioni nuk eshte ekskluziv;

2. Sh.b nuk nderhyn ne pushtetin disiplinar te kapitenit mbi ekuipazhin;

3. Kur nje akt nuk sjell pasoja ndaj Sh.b, ushtrohet juridiksioni i shtetit te flamurit;

4. Si rast perjashtimor, vetem ne kushtet e nevojes ekstreme, anijet ne rrezik mbytjeje mund te
strehohen ne ujerat e brendshme.
• Anijet ushtarake te huaja gezojne imunitet nga juridiksioni i Sh.b ne ujrat e brendshme.

• Marredheniet midis kapitenit dhe ekuipazhit shqyrtohen e zgjidhen ne baze te ligjeve dhe rregullave te
shtetit , flamurin e te cilit e mban anija.

• Kur ushtrohet kontroll, njoftohet edhe konsulli i shtetit, flamurin e te cilit mban anija.

• Nje anije tregtare private, kur kapiteni ose ekuipazhi i saj shkel ligjet dhe rregullat qe jane ne fuqi ne
ujerat e brendshme te shtetit bregdetar, mund te ndalohet.

• Anija ne fjale mund te ndalohet edhe si mjet per te siguruar nje padi civile qe eshte ngritur kunder
kapitenit ose pronarit te anijes (ose te ngarkeses), i ashtuquajturi ‘arrestim i anijes’.

• Anijet qe jane prone e shtetit te huaj (anije shteterore) nuk mund te ndalen si mjet per per te siguruar
padine civile.

• Regjimi kombetar i njeh anijes se huaj dhe pasagjereve te saj nje regjim te njellojte me ate te anijeve
kombetare (te ngarkesave dhe pasagjereve te tyre).

• Regjimi i favorizimit me te madh i njeh anijes tregtare te huaj te gjitha privilegjet dhe favoret qe nje
pale u ka dhene ose do t’u jape ne te ardhmen anijeve (ngarkesave dhe pasagjereve te tyre) te cdo
shteti tjeter te trete.

Pozita e luftanijeve te huaja ne port:

• Luftanijet mund te hyjne ne ujerat e brendshme te shtetit bregdetar vetem pas marrjes se lejes
paraprake.

• Luftanija, edhe ne kohen qe ndodhet ne nje port te huaj, nuk i nenshtrohet juridiksionit te Sh.b.

Deti Territorial

• Perkufizimi: Deti territorial eshte pjesa e detit qe shtrihet gjate brigjeve te tij, deri ne 12 milje nga vija
baze; quhen dhe ujera territoriale.

• Deti territorial ndodhet nen sovranitetin e shtetit bregdetar, sikurse dhe pjeset e tjera te territorit.

• Sovraniteti i shtetit bregdetar shtrihet mbi thellesine dhe token nen detin territorial, si dhe mbi
hapesiren ajrore mbi te

Gjeresia e detit territorial:

*Gjeresia e deitit territorial matet zakonisht duke filluar nga vija e zbatices me te madhe te detit gjate
brigjeve ndersa atje ku ka ujra te bredshme detare,gjeresia e detit territorial matet duke filluar nga kufiri
i jashtem i tyre.
*Kur bregdeti ka shume te hyra dhe te dala gjeresia e detit territorial matet duke filluar nga te
ashtuquajturat “vija baze”, d.m.th. nga vijat e drejta qe bashkojne pika te caktuara te bregdetit qe i
permbahen drejtimit te pergjithshem te tij.

• Ne Konventen per te Drejten e Detit eshte percaktuar gjeresia maksimale qe shtetet mund te
pretendojne prej 12 md.

• Gjeresia e Detit Territorial matet duke filluar nga vija baze.

• Vija baze normale eshte ajo e zbatices me te madhe te detit. Vija baze e drejte eshte ajo qe bashkon
skajet me te fala te bregdetit.

• Ne rastin e bregdeteve te thyer ose ishujve, hiqen vija te drejta ne kufijte me te dale dhe nga to matet
DT.

• Megjithate, varet nga thyerja e bregdetit, dhe ne disa raste, ne nje zone mund te hiqen disa vija baze.
• Atje ku ka ujera te brendshme detare, gjeresia e detit territorial matet duke filluar nga kufiri i jashtem i
tyre.

• Vijat baze jane perdorur vazhdimisht nga shtetet per te rritur gjeresine e ujerave te brendshme dhe
DT.

• Ne Konventen per te Drejten e Detit eshte percaktuar gjeresia maksimale qe shtetet mund te
pretendojne prej 12 md.

• Por kur nuk ka mundesi te arrihet kjo shtrirje, zbatohet deri te vija mediane (neni 15), vija qe shenon
largesine e barabarte midis dy brigjeve qe u perkasin dy shteteve te ndryshme.

Zona e puqur (fqinje): nje zone deti ne te cilen shteti bregdetar mund te ushtroje nje kontroll te
domosdoshem per te parandaluar shkeljen e rregullave te tij doganore,fiskale,atyre qe kane te bejne me
imigrimin ose mbrojtjen sanitare.

***Dallimi i zones se puqur me detin territorial:

*Ndryshe nga deti territorial,zona e puqur nuk ben pjese ne territorin e shtetit bregdetar,pra ky i fundit
nuk ushtron mbi te sovranitetin e tij.

*Zona e puqur konsiderohet si pjese e detit te hapur,ne te cilen shtetit bregdetar i njihen disa te drejta
te kufizuara per qellime te caktuara

Ujerat e arqipelageve

• Konventa e Montego Bay: “Arqipelagu – nje grup ishujsh qe komunikojne midis tyre dhe qe nga vete
natyra perbejne nje entitet te pandare gjeografik, ekonomik dhe politik ose qe historikisht kane qene
konsideruar si te tille”
• Ujerat e perfshira midis vijave baze qe bashkojne pikat me te dala te ishujve me te dale te
arqipelageve jane nen sovranitetin e shtetit arqipelagjik, sikurse jane dhe hapesira ajrore mbi to, shtrati
dhe nentoka, ndersa shfrytezimi i burimeve detare eshte e drejte ekskluzive e shtetit ne fjale.

• Neni 47: shteti arqipelag mund te heqe vija baze te drejta ne skajet me te dala te ishujve me te dale, te
cilat do te sherbejne si vija baze.

• Raporti uje/toke nuk duhet te jete me i madh se 9/1.

Zona Ekonomike Ekskluzive (ZEE)

• Konventa e Montego Bay: Zona Ekonomike Ekskluzive (ZEE) – zone qe vjen fill pas detit territorial dhe
nuk duhet t’i kaloje 200 miljet nga bregu.

• Qe nga viti 1960 ka pasur nje tendence per te pretenduar ZEE, pertej Detit Territorial.

• GjND: E drejta per te pretenduar ZEE - norme e te drejtes zakonore. (Çeshtja e Juridiksionit te
Peshkimit, 1974 .

• Shteti Bregdetar nuk ushtron mbi te sovranitetin territorial ne teresine e tij, por i njihen disa te drejta
sovrane, si p.sh. Per eksplorimin, shfrytezimin, ruajtjen dhe administrimin e burimeve ekonomike te
detit ne ZEE, perfshire dhe fundin e detit, duke perfshire peshkimin dhe shfrytezimin e mineraleve.

• Kompetence per ngritjen ne to dhe perdorimin e instalimeve artificiale,kerkimeve shkencore ne det, si


dhe mbrojtjen e mjedisit detar.

• Shtetet e tjera gezojne te drejten e lundrimit dhe te fluturimit, te drejten te shtrijne kabllo dhe
tubacione.

Shelfi (shtrati) Kontinental - ShK

• Shelfi kontinental- shtrati i detit qe eshte nje vazhdim i bregut ne drejtim te detit deri ne nje pike te
tille, ku shtrati peson ulje te menjehershme per ne thellesite e medha. Konventa Gjeneves njeh te
drejten deri ne largesine 200 milje, por nese vazhdon shtrirja gjeografike, deri 350md.

Regjimi juridik: Shteti bregdetar ushtron te drejta sovrane mbi shelfin kontinental,ai ka te drejta te
hetoje e te shfrytezoje pasurite natyrore qe fshihen aty,qofshin keto burime minerare apo organizma te
gjalle te fundit te detit.

Kjo nuk ndryshon statusin juridik te ujrave qe ndodhen mbi te,qofshin keto ujra te zones ekonomike
ekskluzive ose ujra te detit te hapet.

Te drejtat e shteteve te tjera ne ujrat e SHK te pacenueshme.


Deti i hapur:

Hapesirat e oqeaneve dhe te detrave qe mund te perdoren lirisht nga te gjitha shtetet,ato mund te
perdoren si per lundrim e peshkim,ashtu edhe per ushtrimin e profesioneve te tjera detare.

Regjimi juridik:

• Anijet ne det te hapur jane subjekte te se drejtes nderkombetare dhe te shtetit flamurin e te cilit
mbajne.

Rastet perjashtimore

Anijet Luftarake, ose shteterore mund te nderhyjne ne anijet tregtare te nje shteti tjeter ne Det te Hapur
ne keto raste:

1. Anijet pa shtetesi per verifikim;

2. Ndjekja e vazhdueshme (Hot Pursuit) - ka si qellim ndalimin e anijeve qe kane shkelur legjislacionin e
nje shteti dhe perpiqen te largohen:

• Ndjekja ka filluar ne UB ose DT dhe vazhdon e panderprere.

• Ndalon kur anija hyn ne DT te nje shteti tjeter. • Ndjekja fillon vetem kur anijes i eshte dhene sinjal te
ndaloje.

• Mund te filloje edhe ne ZF ose ZEE ku shkelen te drejtat e Shtetit Bregdetar ne keto zona;

3. E drejta e afrimit nga nje anije shteterore kur dyshohet se anija ka shtetesine e atij Shteti;

4. Kur dyshohen qe jane perfshire ne vepra te tilla si trafiqe te sklleverve, substancave narkotike;

5. Pirateria;

6. Anijet e shteteve armike ne kohe lufte;

7. Vetembrojtja;

8. Autorizim i OKB.
Fundi i detit - Zona

• Fundi i detit pertej shelfit kontinental.

• Pasuri e perbashket e njerezimit.

• Shfrytezim i perbashket i burimeve natyrore dhe gjallesave.

• Ne baze te Konventes 1982 krijohet Autoriteti Nderkombetar i Fundit te Detit (ANFD) *International
Seabed Authority], qe kontrollon shfrytezimin e kesaj pjese.

Regjimi i Zones

• Ne pjesen XI te Konventes parashikohej se ANFD do te jape licenca per shfrytezimin e fundit te detit.

• Te ardhurat do te perdoren per te miren e te gjithe njerezimit, ne vecanti per vendet ne zhvillim.

• Kundershtime si e padrejte nga vendet e fuqishme SHBA-BE.

• Marreveshja e vitit 1994 modifikon kete regjim, duke parashikuar nje skeme me te barabarte
shperndarjeje te te ardhurave.

Ngushticat

• Vija komunikimi ndermjet dy hapesirave te lira detare dhe qe u sherbejne komunikimit nderkombetar
• Ujerat e ngushtices mund te jene pjese e ujrave te brendshme, ose territoriale te nje shteti.

• Konventa u njeh kete status vetem atyre ngushticave qe jane rruge te vetme kalimi dhe qe nuk mund
te zevendesohen me rruge te tjera.

• Liria e lundrimit, ose fluturimit per nje kalim tranzit te vazhdueshem.

• Ngushtica e Gjibraltarit; Magelanit, Bosforit, Dardaneleve.

• Eshte njohur liria e lundrimit per anijet e te gjithe shteteve.


ZGJIDHJA E MOSMARREVESHJEVE

DN njeh tri lloje mjetesh për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare:

1. Mjetet diplomatike (bisedimet, shërbimi me qëllim të mirë, ndërmjetësimi, hetimi dhe pajtimi);

2. Mjetet gjyqësore (arbitrazhi dhe shqyrtimi gjyqësor);

3. Mjetet që ofrojnë institucionet ndërkombëtare (në thelb u takojnë mjeteve diplomatike ose
gjyqësore, por kanë disa veçori të posaçme, klasifikim thjesht teorik).

Negociatat: bisedime direkte mes paleve. U japin mundesine paleve te shkembejne pikpamjet lidhur me
mosmarreveshjet,te sqarojne pozitat e tyre.

-Perjashtohet prania e cdo pale te trete,ne kete faze,dhe kjo i dallon negociatat nga format e tjera te
zgjidhjes se mosmarreveshjeve.

Rregullisht i paraprijnë përdorimit të mjeteve të tjera për zgjidhjen paqësore.

- DN nuk përcakton mënyrat e zhvillimit të bisedimeve as afatin brenda të cilit duhen përfunduar. -
Normalisht kërkohet që palët të udhëhiqen nga vullneti i mirë për të gjetur zgjidhjen dhe të
përjashtohen presionet, kërcënimet, diktatet, etj.

- Bisedimet mund të jenë dypalëshe (kur zhvillohen vetëm midis shteteve të interesuara drejtpërdrejt),
ose shumëpalëshe (kur zhvillohen në konferenca ose në takime të tjera ndërkombëtare) nëse në
mosmarrëveshje bëjnë pjesë disa shtete.

- Ato zhvillohen kryesisht me gojë, por mund të zhvillohen edhe me shkrim.

- Ndër përparësitë e bisedimeve bëjnë pjesë: thjeshtësia, fleksibiliteti dhe diskrecioni.

Dobësitë e kësaj mënyre konsistojnë në:

- raportin e forcave që merret si element gjatë bisedimeve;

- në vështirësinë e ndriçimit të vetë fakteve që kanë shkaktuar mosmarrëveshjen, sidomos në raste më


të rënda;

- pjesëmarrja në biseda ekskluzivisht e përfaqësuesve shtetërorë, nga të cilët nuk mund të pritet
objektivitet.

Shërbimi me qëllim të mirë

Shërbimi me qëllim të mirë : nënkuptohet veprimi i një pale të tretë mike, që ndihmon në gjetjen e
një zgjidhjeje paqësore të një mosmarrëveshjeje.

Shërbimin me qëllim të mirë mund t’a ofrojë një shtet ose grup shtetesh dhe organizatat
ndërkombëtare. Shteti i tretë nuk merr pjesë në bisedime dhe as që hyn në shqyrtimin e aspekteve
të ndryshme të konfliktit, pra roli i tij përfundon në momentin kur palët bien në kontakt dhe fillojnë
ose i përtërijnë bisedimet e drejtpërdrejta me qëllim që të gjejnë zgjidhje për mosmarrëveshjen e
tyre.

Ndërmjetësimi:

konsiston në aksionin e një shteti të tretë, të një grupi shtetesh ose të ndonjë personi autoritativ më
qëllim që të gjendet zgjidhja e një konflikti midis dy shteteve. Pala e tretë si ndërmjetëse merr pjesë
në bisedime, madje propozon edhe zgjidhjen.

- Ndërmjetësimi mund të ofrohet nga një shtet i tretë ose mund të kërkohet nga palët e interesuara.
Ndërmjetësimi është mjet fakultativ:

(i) Ndërmjetësuesi nuk është i detyruar të ndërmjetësojë (është e drejtë e jo detyrë);

(ii) Kjo vlen dhe për shtetet në konflikt, të cilët mund t’a pranojnë ose refuzojnë ndërmjetësimin
(shembull- 6 shtete Evropiane dhe Papa kanë ndërmjetësuar midis SHBA dhe Spanjës më 1898, por
pa sukses);

(iii) Rezultati i ndërmjetësimit nuk është i detyrueshëm dhe nuk mund t’u imponohet palëve në
konflikt.

- Konventa e Hagës mbi zgjidhjen paqësore të konflikteve ndërkombëtare e viteve 1899 e 1907:

(i) Shteti i tretë ka të drejtë të ofrojë shërbime të mira ose ndërmjetësim;

(ii) Oferta e tillë nuk mund të konsiderohet si akt armiqësor edhe nëse refuzohet;

(iii) Shtetet mund ta përsërisin ofertën më vonë, nëse këtë e mundësojnë rrethanat;

(iv) Ndërmjetësimi është ‘i dobishëm dhe i dëshirueshëm’ para se të përdoren armët;

(iv) Ai ka karakter ekskluzivisht të këshillimit e jo të detyrimit.

• Ndërmjetësimi bëhet qoftë për të penguar një luftë (Britania e Madhe ka ndërmjetësuar në
konfliktin midis Francës dhe Prusisë rreth Luksemburgut më 1867), ose për t’i dhënë fund një
konflikti ndërkombëtar (SHBA kanë ndërmjetësuar për përfundimin e luftës ruso-japoneze, 1905).

Ndërmjetësuesi duhet të gëzojë besimin e palëve në konflikt, që të ketë sukses.

Ndërmjetësimi - i njohur që në mesjetë, kurse si ndërmjetësues janë paraqitur papa, ambasadorë,


shtete, etj. Ndërmjetësimi - i parashikuar në shumë marrëveshje ndërkombëtare.

Traktati i paqes i Parisit (1856) parashikonte ndërmjetësimin e detyrueshëm. Neni VIII: nëse midis Portës
dhe cilitdo shtet tjetër kontraktues lind mosmarrëveshje, e cila do të mund të rrezikonte marrëdhëniet e
tyre, atëherë Porta dhe secila prej këtyre fuqive, para se të përdorë forcën, do t’u bëjë të mundur
shteteve të tjera kontraktuese që me ndërmjetësimin e tyre të evitojnë këtë veprim ekstrem.
Konventa e Hagës 1899 e 1907: në rast mosmarrëveshjeje ose grindjeje serioze, para përdorimit të
armëve, shtetet, nëse lejojnë rrethanat, duhet të kërkojnë nga një ose më shumë shtete mike shërbim
me qëllim të mirë ose ndërmjetësim. Neni 8: parashikonte ndërmjetësimin special, ku secili nga shtetet
pjesëmarrëse në një konflikt serioz që mund të prishë paqen, zgjedh një shtet të cilit ia beson që të
zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta me shtetin që ka zgjedhur pala tjetër.

Karta e OKB, Neni 33: urdhëron anëtarët që, krahas mjeteve të tjera, të përdorin edhe ndërmjetësimin si
një ndër mënyrat më të rëndësishme për zgjidhjen e konflikteve.

Komisioni i Hetimit

Krijohen kur dy shtete nuk pajtohen në lidhje me përshkrimin dhe vlerësimin e ndonjë ngjarjeje (apo
fakteve) që janë shkak i mosmarrëveshjes.

Konventa e Hagës mbi zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare (1907): Në çdo rast të
mosmarrëveshjes ndërkombëtare që nuk prek nderin dhe interesat vitale të shtetit, dhe që është
rezultat i mospajtimit lidhur me vlerësimin e gjendjes faktike, do të krijohet një komision hetimi, me
detyrën që të lehtësojë zgjidhjen e mosmarrëveshjes, duke i ndriçuar faktet me hetime asnjanëse dhe të
ndërgjegjshme (neni 9).

- Komisioni i hetimit mund të krijohet me marrëveshjen e palëve në konflikt ose me vendimin e ndonjë
forumi (organi) ndërkombëtar. Marrëveshja e tillë përmban:

- faktet që duhen ndriçuar,

- përbërjen e komisionit,

- afatin brenda të cilit duhet të jepet raporti,

- çështjet procedurale lidhur me vendin, kohën, gjuhën, etj.

- Komisionet e hetimit në fillim krijoheshin nga një numër i njëjtë përfaqësuesish të shteteve në konflikt
(parimi i barazisë).

- Përbërje e tillë parashikohet edhe sot në shumë marrëveshje për shqyrtimin e incidenteve kufitare.

- Shtetet në konflikt mund të caktojnë agjentë që kanë rolin e ndërmjetësuesit midis Komisionit dhe
qeverisë, dhe këshilltarë ose avokatë, të cilët mbrojnë interesat e shtetit të vet para Komisionit.

- Mbledhjet e Komisionit - me dyer të mbyllura. Vendimet merren me shumicë votash dhe shpallen në
praninë e palëve dhe të avokatëve. Ato nuk kanë karakter detyrues për palët, meqë raporti i Komisionit
ka për qëllim vetëm të konstatojë faktet e jo t’i detyrojë palët në konflikt.

- Shumë marrëveshje ndërkombëtare parashikojnë komision hetimi.


- Karta e OKB, neni 34: Këshilli i Sigurimit duhet përdorur në çdo rast kur duhen vërtetuar faktet.

- Hetimet i ka parashikuar neni 52 i Konventës së Gjenevës I, mbi përmirësimin e pozitës së të


plagosurve dhe të sëmurëve në luftë, në çdo rast kur njëra palë kërkon të vërtetohen faktet lidhur me
shkeljen e Konventës.

Komisionet e Pajtimit: mënyrë paqësore e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve nga një komision i zgjedhur, i
cili ka për detyrë t’i shqyrtojë dhe t’i ndriçojë faktet lidhur me mosmarrëveshjen; të hartojë një raport
për këtë dhe t’u propozojë zgjidhje shteteve në konflikt. Kjo mënyrë ka elementë të hetimit dhe të
ndërmjetësimit. Kjo mënyrë nuk parashikohej në rregullat e Konventave të Hagës. Për herë të parë fillon
të përmendet para Luftës I Botërore.

• Pajtimi rregullisht zbatohet me kërkesën e njërës palë, dhe pastaj palët në konflikt merren vesh për
vendin, kompetencat dhe mënyrën e punimeve të komisionit të pajtimit, i cili mund të jetë krijuar që më
parë (Komisioni i përhershëm i pajtimit), ose Komisioni special, i cili formohet kur të paraqitet rasti
(komisioni ad hoc).

• Komisioni i pajtimit përbëhet përgjithësisht nga 5 anëtarë, prej të cilëve nga një e emërojnë palët në
konflikt, kurse tre të tjerë zgjidhen me marrëveshje të përbashkët nga shtetas të shteteve të tretë ose
me kërkesën e njërës palë, i emëron ndonjë organ ose person i parashikuar që më parë. Kryetar zgjidhet
një prej këtyre të treve.

• As raporti, as parashtrimi i fakteve, as shqyrtimet juridike nuk kanë karakter të akt-gjykimit të


detyrueshëm, prandaj procedura e pajtimit shpeshherë i paraprin zgjidhjes gjyqësore.

• Pajtimi si mënyrë paqësore e zgjidhjes së konflikteve ndërkombëtare zë një pozitë midis arbitrazhit
dhe komisionit të hetimit.

• Për nga përbërja, kompetencat dhe procedura, pajtimi dhe arbitrazhi janë mjaft të ngjashëm:

a. Komisioni i pajtimit konstituohet si gjyqi i arbitrazhit;

b. Autorizimet e komisionit të pajtimit dhe të arbitrazhit mbështeten mbi marrëveshjen e palëve;

c. Procedura e pajtimit është gati analoge me të arbitrazhit.

***Dallimi mes Komisionit te Pajtimit dhe Arbitrazhit:

a. Arbitrazhi është çdo herë gjykim, ku zbatohen rregullat juridike, ndërsa komisioni i pajtimit
propozimin e vet mund ta hartojë në pajtim me rregullat e DN, por edhe pa u mbështetur në to,
varësisht nga autorizimi i palëve;

b. Vendimi i arbitrazhit është një dhe i detyrueshëm, ndërsa propozimet e komisionit nuk janë të
detyrueshme për palët.
c. –Komisioni i pajtimit synon nje zgjidhje qe te jete e pranueshme per te dy palet,gjë që e dallon nga
arbitrazhi

• Komisioni i pajtimit dhe komisioni i hetimit kanë të përbashkët shqyrtimin dhe konstatimin e fakteve

***Dallimi i Komisionit te hetimit me komisionin e pajtimit:

1. Komisioni i hetimit vetëm vërteton gjendjen faktike, kurse Komisioni i pajtimit shqyrton përveç anës
faktike edhe atë juridike.

2.Komisioni i hetimit krijohet vetem per te hetuar fakte qe kane ne origjine te mosmarreveshjeje, ndersa
detyra e komisionit te pajtimit eshte pervec hetimit te fakteve detyra e tyre me e rendesishme eshte t’u
propozojne paleve ne grindje nje menyre te caktuar te zgjidhjes se konfliktit.

***Ngjashmeria e komisionit te pajtimit me ndermjetesimin:

-Shumë autorë pajtimin e venë në një radhë me ndërmjetësimin, pasi synon një zgjidhje që të jetë e
pranueshme për të dy palët.

***Dallimi i komisionit te pajtimit me ndermjetesimin:

- Pajtimi është më formal dhe më pak fleksibël se ndërmjetësimi.

You might also like