Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 16

Shkrimi i një punimi shkencor (Seminarik)

Ç’është punimi shkencorë?

• Studim i një problematike të caktuar të një fushe


studimore;
• Tregues i aftësive komunikuese, studiuese dhe
hulumtuese;
• Projekt i pavarur i të mësuarit;
• Komponent kërkimor;
• Shkrim akademik - nivel hulumtimi;
Elementet e punimit shkencor
• Titulli i temës;
• Hyrja;
• Pjesa përmbajtësore;
• Përfundimi - Konkluzioni;
• Bibliografia
Titulli i temës (objektit të hulumtimit)

• Duhet të jetë i shkurtër dhe i qartë;


• Duhet të përkojë me përmbajtjen e hulumtimit;
• Duhet të përpilohet një titull konkret dhe specifik
për fushën e studimit;
• Duhet të siguroheni se do të gjeni fakte, literaturën
përkatëse dhe të dhënat të tjera;
Hyrja
• Përshkrim i shkurtër;
• Rëndësia e problemit të shtruar;
• Arsyeshmëria e temës;
• Nxitja për përzgjedhjen e temës apo problemit
të shtruar;
• Hipoteza (Pyetja e hulumtimit);
• Metodat e përdorura;
Metodat dhe teknikat e
hulumtimit
• Përkufizimi i qasjes studimore - hulumtuese për
problemin e shtruar;
• Përdorimi i vetëm informatave relevante për
problemin e shtruar;
• Ne qofte se nuk përdoret metoda empirike, ne këtë
rast, kërkohet të grumbullohen:
- Libra, monografi, revista shkencore, akte të
ndryshme.
Përfundimi (Konkluzioni)

• Interpretimi i konkluzioneve dhe të gjeturave;


• Lidhshmëria e rezultatit me qëllimin e studimit/hulumtimit (i
parashtruar ne hyrje te punimit);
• Mundësia e analizimit, krahasimit, interpretimit;
• Pritshmëria e lexuesit për opinionin dhe të gjeturat tuaja;
• Përgjigjja e pyetjeve hulumtuese;
• Ofrimi i alternativave te mundshme të hipotezës së
parashtruar (ne fillim të punimit)
• Rekomandimet
STRUKTURA
Si duhet të jetë përmbajtja e punimit të
kërkuar nga ne?
• Faqja e parë - Logoja e Universitetit përkatës,
titulli i temës, emri i mentorit dhe studentit,
vendi dhe viti i shkrimit;
• Faqja e dytë - Përmbajtja e temës;
• Faqja e tretë – Hyrja (Abstrakti);
• Faqet vijuese - Pjesët përmbajtjesore të ndara në
pjesë, kapituj dhe nën pjesë përkatëse;
• Përfundimi( konluzioni);
• Rekomandimet;
• Bibliografia/literatura.
Aspekti teknik i radhitjes së punimit
• Gjuha të jetë e rrjedhshme;
• Te behet lekturimi;
• Përmbajtja e temës të ndahet në pjesë dhe kapituj
përkatës si dhe nën pjesë p.sh
Kapitulli I
1.1 ose
1.2
a.
b
Renditja e paragrafëve
• Ti kushtohet rëndësi aspektit të radhitjes së paragrafëve si në vijim:

1. të përdoret stili Amerikan ose Evropian i kryerreshtave:


1.1 Amerikan p.sh:
reformimi i administratës publike
(lihet një hapësirë në mes të paragrafëve)
modernizimi i administratës publike
• 1.2 Evropian p.sh

(Lihet një hapësire) me “tab” Reformimi i administratës


publike
Modernizmi i administratës publike
Fonti standard i paragrafëve
• Fonti standard duhet të jetë “Times New
Roman”;
• Madhësia e fontit 12;
• Largësia në mes të paragrafëve të jetë 1.5;
• Margjina e faqës djathtas dhe majtas të jetë
standarte.
Citimi i burimeve (Stili i Çikagos)
• Shënimet dhe referencat në fund të faqes duhet bërë në mënyrën si
vijon:
• - për libra - emri dhe mbiemri i autorit (inicialet e emrit të dytë, nëse ka),
ndjekur nga një presje + titulli i librit i pjerrtëzuar - italic ( numri i vëllimit,
nëse ka, i shënuar me numra romakë), ndjekur nga një presje + vendi +
emri i botuesit + kolona, nëse ka, + viti i botimit + numri i faqeve, ndjekur
nga një pikë.
• - për artikuj - emri dhe mbiemri i autorit + titulli i artikullit (mbyllur
brenda thonjëzave) + titulli i librit ose revistës i pjerrtëzuar - italic +
numri i revistës, po të jetë revistë + vendi + viti i botimit + numri i faqeve
të artikullit, ndjekur nga një pikë.
vazhdim
• Gjithnjë sipas stilit të Universitetit të Çikagos, kur bëhet fjalë
për referenca që përmenden për herë të dytë brenda
kapitullit përkatës, ato përmenden, pastaj, në forma të
shkurtuara, si më poshtë:
• Shkurtesa ibid. (nga lat. ibidem = në të njëjtin vend, po aty)
përdoret për t’iu referuar të njëjtës vepër, si dhe të njëjtave
faqe të saj, në rastet kur i referohemi të njëjtit burim pa
ndonjë referim burimi tjetër që ndërhyn mes tyre, edhe nëse
atë e ndajnë disa faqe në punim. Çdo ndryshim vëllimi ose
numri faqeje duhet të vendoset pas shkurtesës ibid.
• Pra, referenca e parë jepet e plotë si më lart; referenca e
dytë e së njëjtës vepër dhe faqe ibid., kurse po pati ndryshim
faqeje, ibid., f.151.
vazhdim
• Shkurtesa op.cit. ( nga lat. opere citate = vepër e cituar-vep.cit.) përdoret për një
vepër që është cituar një herë në formën e saj të plotë, por jo në referencën
paraprijëse, sepse në atë rast do të duhej përdorur ibid. Kjo shkurtesë duhet të
përmbajë mbiemrin e autorit; kjo do të përmbajë edhe emrin e autorit nëse në
punim janë cituar dy autorë me të njëjtin mbiemër. Në shumicën e rasteve, op.cit.
ndiqet nga numri i faqes ose faqeve.
• Shkurtesa loc.cit. ( nga lat. loco citato = në vendin e cituar) përdoret në vend të
shkurtesës op.cit. kur nuk i referohemi vetëm veprës, por edhe të njëjtës dhe/ose
të njëjtave faqe. Kjo shkurtesë përdoret gjithashtu në vend të shkurtesës op.cit.,
kur referenca i përket veprës së cituar më parë dhe të njëjtës faqe të asaj vepre.
Shkurtesa loc.cit. nuk ndiqet kurrë nga vëllimi dhe/ose numrat e faqes. Kur kjo
shkurtesë zë vendin e shkurtesës ibid., atëherë ajo duhet të nisë me germa të
mëdha.
• Të trija këto shkurtesa: ibid., loc.cit., dhe op.cit., shkruhen me germë të madhe. Të
gjitha shënimet përfundojnë me pikë. Ato duhet të shkruhen me gjuhë precize dhe
të pastër. Në rastet kur punimi ndahet në kapituj, shënimet fillojnë çdo herë me
numrin një dhe, siç e kemi theksuar, vendosen në fund të faqes.
Literatura e cituar/shfrytëzuar Bibliografia

• Titujt bibliografikë duhet të përmbajnë të dhënat si vijon:


• - mbiemri i autorit, i ndjekur nga një presje, emri dhe emri i dytë (nëse ka), të ndjekur nga
një pikë.
• - Titulli i veprës, i ndjekur nga një pikë. Titujt e veprave të plota shkruhen me germa të
pjerrëta ose nënvizohen, ndërsa titujt e veprave që janë pjesë e ndonjë antologjie ose
koleksioni tjetër, vendosen në thonjëza.
• - Numri i botimit, i ndjekur nga një pikë.
• - Emri i përkthyesit, hartuesit apo botuesit ( në rastet ku ka), i ndjekur nga një pikë.
• - Vendi i botimit, i ndjekur nga dy pika. Në rast se qyteti nuk është i njohur, vendoset edhe
shteti. Në rast se jepet më shumë se një vend i botimit, vendoset vendi i parë në listë.
• - Emri i botuesit, i ndjekur nga një presje.
• - Viti i botimit, i ndjekur nga një pikë. Në rast se data e botimit nuk është e dhënë në faqen e
titullit, por diku tjetër, atëherë ajo duhet të vendoset ndërmjet kllapave; në rast se ajo nuk
është dhënë fare, atëherë data e përafërt mund të jepet me shënimin c. (circa); në rast se
vepra nuk ka asnjë datë botimi, atëherë vendoset shënimi s.d. (lat.) ose m.d. (shq.) =
mungon data ose pa datë.
• Mund të jepet edhe numri i faqeve që përmbajnë informacionin përkatës, i ndjekur nga një
pikë.
• Burimet nga interneti duhet dhënë me adresën e tyre të plotë, nën një nënndarje të veçantë:
Burime nga interneti, si p. sh. www

You might also like