Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 3

Departamenteti i Neurokirurgjisë trajtojnë çrregullimet më komplekse me një qasje

multidisiplinare. Si departamenti i neurologjisë ashtu edhe ai i neurokirurgjisë me programet


për të rriturit dhe me ato për fëmijë, bashkëpunojnë ngushtë me departamentet e tjera të
pediatrisë, radiologjisë dhe onkologjisë për t’i ofruar një kujdes të plotë pacientëve.

Neurokirurgët kanë përvojë në vlerësimin dhe trajtimin e çrregullimeve komplekse


neurologjike dhe ofrojnë trajtimin më të fundit.Përdorin teknologjinë më të fundit në
dispozicion në neurokirurgji.

Pjesë integrale dhe me rëndësi të këtij shërbimi janë punkti i kimioterapisë, unik i llojit të tij
për Shqipërinë dhe struktura e radioterapisë me akselerator linear ku ofrohen trajtime të
specializuara dhe bashkëkohore kimioterapeutike dhe radioterapeutike për tumoret e trurit
dhe tumoret e sistemit nervor.

Një neurokirurg është një specialist mjekësor i cili trajton sëmundjet dhe kushtet që ndikojnë
në sistemin nervor, që përfshin trurin, shpinë, kurrizin dhe nervat periferike. Në fushën
mjekësore në ditët e sotme, neurokirurgu është një nga mjekët më të paguar dhe më të
specializuar.Koha ka evoluar dhe bashkë me të edhe teknologjia neurokirurgjkale dhe
diagnostifikuese.

Avancimi i tenkologjisë në fushat mjekësore sidomos në neurokirurgji është shkaku kryedor


inatyrës jashtëzakonisht sfiduese dhe dinamike të punës.

Më të rejat diagnostifikuese dhe trajtuese të neurokirurgjisë janë:

Kirurgjia në bazën e kafkës

Lezionet e bazës së kafkës përbëjnë një grup lezionesh tumorale dhe vaskulare të vendosura
në bazën e trurit, në një zonë delikate dhe të ndërlikuar nga ana anatomike. Trajtimi i këtyre
lezioneve paraqet vështirësi të mëdha për mjekët, pasi është e nevojshme të sigurohet
lehtësim nga problemet që lidhen me tumorin, duke ruajtur dhe mbrojtur njëkohësisht
anatominë dhe funksionin normal. Prandaj nevojiten aftësi të përparuara kirurgjikale,
mjeshtëri dhe teknikë e lartë.

Ndërhyrje për të gjitha patologjitë e bazës së kafkës, duke përfshirë tumoret, të tilla si
meningioma, kordoma, schwanoma si dhe keqformimet vaskulare të bazës së kafkës, si
aneurizmat dhe keqformimet arteriorvenoze dhe kavernoze.Sot disponohen në neurokirurgji
teknologjitë më inovative të tilla si MRI 3T intraoperatore dhe radiokirurgjia me Gamma
Knife, të cilat bëjnë që këto trajtime të jenë më të sigurta se kurrë.

Departamenti i Neurokirurgjisë për të Rritur dhe Departamenti i Neurokirurgjisë për Fëmijë ,


kryen të gjitha llojet e ndërhyrjeve kirurgjikale të disponueshme për operacionin e epilepsisë.
Megjithëse trajtimi kryesor i epilepsisë është mjekësor, në rreth 20-30% të rasteve pacientët
nuk i përgjigjen trajtimit me ilaçe. Në pacientë të tillë, një alternative është operacioni. Të tre
metodat e operacionit për epilepsinë (kirurgjia rezektive, operacioni i shkëputjes dhe
stimulimi i nervit vagal).

Si diagnostikohet epilepsia?

1. Epilepsia është një diagnozë krejtësisht klinike. Një diagnozë e saktë mund të bëhet
pas marrjes së një historie të hollësishme të pacientit, ose pas vëzhgimit të një krize.
2. EEG (elektroensefalografia), MR (rezonanca magnetike) e trurit, PET skaner, SPECT,
dhe vlerësimi neuropsikologjik janë metoda që ndihmojnë në diagnostikimin e
epilepsisë.

Si trajtohet epilepsia?

1) Trajtimi me ilaçe

Pacienti fillon trajtimin me ilaçe menjëherë pasi të jetë vendosur diagnoza e epilepsisë.
Vendimi për llojin e ilaçeve që duhet të përdoret merret duke pasur parasysh llojet e
konvulsioneve, kategorinë e epilepsisë dhe të dhënat e EEG-së dhe MR-së. Efektet anësore
që vërehen më shpesh janë rrjepje e lëkurës, rritje e funksioneve të mëlçisë dhe presion në
palcën kurrizore. Të afërmit e pacientit informohen dhe paralajmërohen për këto efekte
anësore. Disa ilaçe kërkojnë që funksionet e mëlçisë dhe analizat e gjakut të pacientit të
monitorohet në intervale të caktuar. Edhe pse ndryshon te çdo pacient, mjekimi duhet të
vazhdojë të përdoret për të paktën dy vjet. Në fund të këtij afati, ai mund të ndërpritet nën
mbikëqyrjen e mjekut.

2) Trajtimi kirurgjikal

Trajtimi përmes operacionit mund të jetë i mundur për pacientët që nuk reagojnë ndaj
trajtimit me ilaçe (epilepsi e qëndrueshme). Shumica e këtyre pacientëve kanë MR anormale.
Këta pacientë i nënshtrohen metodave të tilla si rezeksioni fokal (heqja e zonës së problemit),
kallozotomia e korpusit (shkëputja e hemisferave cerebrale), hemisferektomia (shkëputja e
një hemisferë të vetme të trurit nga tjetra, në rastet kur vetëm një anë e trurit është e dëmtuar),
dhe bateritë (stimulimi nervor i nervit vagus)
Neurokirurgjia pediatrike
Neurokirurgjia pediatrike është praktika e neurokirurgjisë për pacientët nën moshën
tetëmbëdhjetë vjeç. Disa të rritur mund të trajtohen gjithashtu nga një neurokirurg pediatrik,
veçanërisht nëse ato janë trajtuar nga neurokirurgu si fëmijë ose nëse problemi që kërkon
ndërhyrje kirurgjikale ishte i pranishëm në lindje.

Këta kirurgë kanë shumë përvojë në kryerjen e kirurgjisë që është e nevojshme për shkak të
një defekti të lindjes ose një problemi tjetër që ndodh në fillim të jetës, pasi ato korrigjojnë në
mënyrë rutinore këto lloje të çështjeve, pavarësisht nga mosha e pacientit. Në disa raste,
pacienti mund t'i referohet neurokirurgjisë në moshë të hershme, por nuk ka nevojë ose mund
të ketë kirurgji korrigjuese deri vonë në jetë. Kjo është arsyeja pse nuk është krejtësisht e
padëgjuar të shohësh një të rritur në ICU pediatrike ose në një njësi tjetër kirurgjikale
pediatrike.

Synimi i teknikave të reja në neurokirurgji është të shpëtojnë jetë, të ruajnë funksionet


jetësore dhe që pacienti të rifitojë cilësinë e jetës. 

You might also like