E Drejta Nderkombetare

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 36

Pergatitja e temave ne lenden “ Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te

Njeriut” – Prof. Iliriana Islami Studenti: Freskim Radoniqi

1.Nocioni (koncepti) i te drejtave te njeriut

Si kategori juridike te drejtat e njeriut jane paraqitur me krijimin e shteteve te para te cilat
proklamonin si ideale te perbashketa ‘lirine, vellazerine dhe barazine’. Te drejtat e njeriut
paraqesin nje sistem, grup apo kodifikim te normave juridike qe kane per qellim sigurimin e jetes
se njeriut dhe mundesine qe njeriu te jetoje pa kurrfare diskriminimi ne shoqeri. Me kalimin e
kohes normat e tilla juridike sistemohen edhe ne akte te cilat kane per qellim mbrojtjen e te
drejtave te njeriut ne kuader te te cilave bejne pjese: Magna Carta Libertatum - 1215 (e cila
permban 3 te drejta themelore: per jete, prone dhe per gjykim te drejte), Bill of Rights – 1689,
Deklarata e Pavaresise se Amerikes – 1776, Deklarata per te drejtat e Njeriut dhe Qytetarit
– 1789 etj. Para ketyre ngjarjeve as qe mund te flitej per te drejtat e njeriut pasi qe ne koherat e
tilla kane mbizoteruar sisteme te ashpra shoqerore si ai skllavopronar (ne te cilin shoqeria
ndahej ne skllavopronar dhe skllever te cilet trajtoheshin si objekt e jo si subjekt i se drejtes, pra
nuk kishin fare te drejta, ishin instrumente qe flasin dhe qe punojne per skllavopronarin i cili e
kishte te drejten e jetes dhe vdekjes mbi ta. Skllaveria madje ka ekzistuar deri vone, me
saktesisht deri ne vitin 1806.), feudal (kemi raportin mes feudalit dhe bujkrobit qe e shiste fuqine
e tij punetore per feudalin dhe ishte i varur nga ai), borxhez (kemi ndarjen e shoqerise ne klasa:
klasa borxheze dhe ajo punetore me pak te drejta, dhe mund te themi se pikerisht ne kete kohe
njeriu me ane te revolucioneve borxheze kerkon t’i njihen fillimisht te drejtat elementare e pastaj
kerkon edhe te drejtat tjera qe i takojne).* Kontribut tejet te madh per te drejtat e njeriut kane
dhene shume mendimtare te medhenje si Grocius, Xhon Loku, Spinoza, Lajbnici, Volteri,
Monteskie etj. Shumica prej tyre jane te mendimit se te drejtat i’u takojne njerezve qe nga lindja
e tyre. Disa prej ketyre mendimtareve teolog, permendin se te drejtat e njeriut jane te dhena nga
Perendia dhe askush ne shoqeri nuk mund te privohet nga te drejtat te cilat njeriu i gezon me
lindje, fale Perendise. Keto te drejta jane te pacenueshme dhe te patjetersueshme, jane ligj i
arsyes dhe i se vertetes. Ruso te drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e tyre e sheh te ‘Kontrata
Shoqerore’, ku njerezit i “dorezojne” disa te drejta personale dhe absolute te tyre tek sovrani me
qellim te permiresimit te jetes ne shoqeri dhe garantimit te barazise mes njerezve. Ne kete
menyre sipas tij lind krijesa te cilen ai e quan SHTET detyre e te cilit eshte ruajtja e paqes,
sigurise dhe stabilitetit shoqeror permes zbatimit te ligjit.
* Te drejtat e njeriut kane zene vend ne shkrime te ndryshme sic jane dokumentet te cilat jane
cekur me larte per te cilat do t’i permedim disa karakteristika:
Karta e Madhe e Lirive (1215) theksonte se askush nuk mund te burgoset, te privohet nga
pasuria apo te vihet jashte ligjit pos ne baze te vendimit te ligjshem dhe ne baze te ligjit.
Bill of Rights (1689) e kufizonte pushtetin absolut dhe garanton mbrojtje me te madhe te te
drejtave te njeriut. Ai e shpall te paligjshem pushtetin qe synon te sundoje pa ligj, i jep fuqi
Parlamentit t’i abrogoje disa vendime te mbretit dhe te merr disa vendime perkunder vullnetit te
mbretit, ndalon denimet jonjerezore e te pazakonshme etj.
Deklarata e Pavaresise se Amerikes (4 korrik 1776) permban pjese ne te cilat flitet per te
drejtat natyrore qe fitohen me lindje dhe jane te patjetersueshme ( jeta, liria dhe fati – kerkimi i
lumturise); shpall se te gjithe njerezit jane te barabarte, se qeverite jane krijuar per te siguruar
keto te drejta ; proklamon te drejten e njeriut qe ta nderroje ose pezulloje qeverine nese kjo e
fundit behet pengese per ushtrimin e te drejtave dhe lirive te njeriut, por sugjeron qe qeverite te
cilat qendrojne me gjate te mos nderrohen per arsye te vogla.
Deklarata per te Drejtat e Njeriut dhe Qytetarit (26 gusht 1789) rrjedh ne kohen e
Revolucionit borxhez francez, sipas te ciles “njerezit lindin te lire dhe te barabarte ne te drejta”.
Neni 2 i kesaj deklarate potencon se qellimi i cdo rendi politik eshte te mbroje te drejtat natyrore
e te patjetersueshme te njeriut si: jeta, prona, siguria dhe rezistenca ndaj shtypesit. Ne kete
Deklarate liria e njeriut perkufizohet si e drejte e njeriut te beje gjithcka, per aq sa nuk i ben dem
tjeterkujt. Me kete Deklarate garantohet e drejta e fjales,e shkrimit, e bindjes dhe shtypit per
njeriun. Kjo Deklarate poashtu i vendos kufijte e lirive njerezore deri ne ate mase sa jane
percaktuar me ligj, pasi qe ligji eshte i njejte per te gjithe, qofte kur mbron, qofte kur i ndeshkon.
Poashtu me kete Deklarate ndalohen burgosjet qe nuk jane te bazuara ne dispoziten ligjore me
c’rast askush nuk mund te denohet perderisa nuk vertetohet fajesia e individit; madje shume e
shume te drejta te tjera do te garantohen me 15 shkurt 1973 kur Kuvendi Kombetar Francez e
miratoi Deklaraten e re per te Drejtat e Njeriut dhe Qytetarit.
* Per nje kohe te gjate ceshtja e te drejtave te njeriut eshte shikuar si kompetence e brendshme e
shteteve, andaj rregullimi i tyre behej me ligje, deklarata e kushtetute. Mirepo nje gje e tille nuk
sillte rezultate pasi qe akoma nuk ishin ndalur diskriminimet, pabarazite dhe jotoleranca ne mes
njerezve brenda ketyre shteteve. Prandaj u be e nevojshme qe te krijohen instrumentet te cilat do
te garantonin mbrojtjen e te drejtave dhe lirive themelore te njeriut dhe qe do te intervenonin ne
raste te nevojshme kur cenoheshin keto te drejta. Keshtu fillimisht krijohet Karta e Atlantikut
(14 gusht 1941) e cila proklamon qe njerezit ne cdo vend mund te jetojne te lire nga frika dhe
mjerimi, e me vone edhe Karta e OKB si nje organ serioz qe akoma sot e kesaj dite ekziston me
te njejtin qellim – sigurimin dhe mbrojtjen e te drejtave te njeriut.
2. Sistemi universal per te drejtat e njeriut i Kombeve te Bashkuara
Karta e OKB

Organizata e Kombeve te Bashkuara (OKB) themelohet pas Luftes se Dyte Boterore me qellim
forcimin e bashkepunimit midis shteteve te botes, zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e paqes ne
bote. Qendra e saj eshte ne Gjeneve, ndersa aktivitetet i zhvillon ne Nju Jork te SHBA. OKB
themelohet me iniciativen e shteteve fituese te L. II. Boterore ( SHBA, Kina, Bashkimi Sovjetik,
Franca dhe Anglia), nderkaq sot ka 193 shtete anetare.
Karta e OKB-se u nenshkrua me 26 qershor 1945 ne San Francisko, nderkaq hyri ne fuqi me 24
tetor 1945. Ajo nuk i perkufizon te drejtat dhe lirite themelore te njeriut, mirepo ofron njohje
dhe mbrojtje te pergjithshme per to. Keshtu neni 1 i kesaj Karte si qellim kryesor e vendos
respektimin e te drejtave te njeriut dhe lirive themelore per te gjithe, pa dallim race, seksi, gjuhe
ose feje. Neni 55 e potencon detyren e Kombeve te Bashkuara per respektimin dhe mbrojtjen e
plote dhe efektiv te te drejtave dhe lirive te njeriut si mjet per arritjen e mireqenies, stabilitetit
dhe paqes ndermjet popujve. Karta e OKB i ka percaktuar organet e saj qe veprojne lidhur me
mbrojtjen e te drejtave te njeriut, te cilat e perbejne strukturen e OKB-se e ato jane: 1.Asambleja
e Pergjithshme (New York), 2.Keshilli i Sigurimit (Gjeneve), 3.Keshilli Ekonomik dhe
Social, 4.Keshilli i Kujdestarise (i cili nuk ekziston me), 5.Sekretariati dhe 6.Gjykata
Nderkombetare e Drejtesise (GJND – Hage).

1.Asambleja e Pergjithshme
Asambleja e Përgjithshme është organi kryesor diskutues, politikbërës dhe përfaqësues i OKB-
së. Vendimet për çështje të rëndësishme, të tilla si ato për paqen dhe sigurinë, pranimi i
anëtarëve të rinj dhe çështjet buxhetore, kërkojnë një shumicë prej dy të tretash. Vendimet për
pyetje të tjera janë me shumicë të thjeshtë. Keto vendime te marra ne Asamblene e Pergjithshme
njihen si Rezoluta.
Eshte organ ne te cilin jane te perfaqesuara te gjitha shtetet anetare te OKB. Seancat e ketij
organi mbahen sipas rregullit nga shtatori ne dhjetor dhe ne te diskutohen problemet e ndryshme
globale. Sa i perket ceshtjes se te drejtave te njeriut, neni 13 i Kartes se OKB i ve detyre
Asamblese se Pergjithshme te realizoje te drejtat e njeriut dhe lirite themelore per te gjithe pa
dallim race, seksi, gjuhe apo feje. Ky organ është i autorizuar të bëjë rekomandime për shtetet
për çështjet ndërkombëtare brenda kompetencave të tij. Ajo ka nisur gjithashtu veprime -
politike, ekonomike, humanitare, sociale dhe ligjore - të cilat kanë ndikuar në jetën e miliona
njerëzve në mbarë botën. Sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara, Asambleja e Përgjithshme
mund të: 1.Miratojë buxhetin e Kombeve të Bashkuara dhe përcaktojë vlerësimet financiare të
shteteve anëtare; 2.Zgjedh anëtarët jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit dhe anëtarët e
këshillave dhe organeve të tjera të Kombeve të Bashkuara dhe, me rekomandimin e Këshillit të
Sigurimit, te emëroj Sekretarin e Përgjithshëm; 3. Të iniciojë studime dhe të bëjë rekomandime
për të nxitur bashkëpunimin politik ndërkombëtar, zhvillimin dhe kodifikimin e të drejtës
ndërkombëtare, realizimin e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore dhe bashkëpunimin
ndërkombëtar në fushat ekonomike, sociale, humanitare, kulturore, arsimore dhe shëndetësore;
4.Asambleja gjithashtu mund të marrë masa në rastet e një kërcënimi për paqen, shkeljen e paqes
ose veprimin e agresionit, kur Këshilli i Sigurimit nuk ka vepruar për shkak të votimit negativ të
një anëtari të përhershëm etj.
Asambleja e Pergjithshme si organ i ka edhe trupat ndihmese te saj ne kuader te te ciles bejne
pjese:
a) Komisioni i se Drejtes Nderkombetare – i themeluar nga Asambleja e P. me Rezoluten
174 te vitit 1947, i cili ka per detyre: 1.Propozimin e konventave per ceshtje te cilat nuk
jane te rregulluara me te drejten nderkombetare dhe 2.Kodifikimin apo formulimin dhe
sistematizimin e rregullave te se drejtes nderkombetare ne ato fusha ku ekzistojne
precedentet dhe mendimet doktrinare. Ky Komision sot ka 34 anetare te cilet i zgjedh A.P
ne afat 5 vjecar nga radha e kandidateve qe i nominojne qeverite e shteteve anetare te
OKB. Ata duhet te jene eksperte te fushes te drejtes nderkombetare. Ne kete Komision
ekziston barazi e plote ne mes te qyteterimeve pasi qe vendet anetare perfaqesohen ne
menyre adekuate ne uleset e ketij organi ndihmes. Ky Komision ka marre pjese ne
pergatitjen e akteve nga fusha e te drejtave te njeriut sic ishin: Konventa per Pengimin
dhe Denimin e Krimit te Gjenocidit, Konventa per Statusin e Personave pa Shtetesi,
Protokolli per Statusin e Refugjateve, Deklarata per Azilin Territorial, Statuti i
Gjykates Nderkombetare per Ndjekjen e Personave Pergjegjes per Shkeljet Serioze
te se Drejtes Humanitare etj. Mbledhjet e Komisionit te se Drejtes Nderkombetare
mbahen rregullisht ne Gjeneve, fillojne ne maj dhe zgjasin 12 jave.
b) Komiteti Special per Dekolonizim – themelohet pak kohe pas miratimit te Deklarates
per Dhenien e Pavaresise Vendeve dhe Popujve Koloniale, i cili kishte shpallur se
nenshtrimi, dominimi dhe shfrytezimi i popujve perben mohim te drejtave te njeriut dhe
eshte ne kundershtim me Karten e OKB duke i ftuar shtetet anetare qe te marrin masa te
menjehershme ne territoret nen kujdestari, territoret joautonome dhe te gjitha ato territore
per te cilat nuk e kishin arritur transferimin e plote nen pushtetin e tyre. Ky Komitet
kishte per detyre: 1.Te monitoroje implementimin e Deklarates se Pavaresise Vendeve
dhe Popujve Koloniale, 2.Te informonte Keshillin e Sigurimit per te gjitha zhvillimet ne
territoret qe perfshinte Deklarata dhe 3.Te vendoste kur nje territor te behej shtet i
pavarur. Komiteti, per informim, mund te pranoj peticione, te degjoj parashtruesit apo te
dergoj misione ne vende me sundim kolonial. Ky organ ndihmes ka inicuar miratimin e
shume rezolutave me te cilat kerkohej respektimi i rezolutave te Asamblese se
Pergjithshme dhe respektimit te Deklarates per Pavaresine Vendeve dhe Popujve
Koloniale. Ky Komitet perbehet prej 25 anetareve, mbledhjet e te cilit mbahen sipas
rregullit ne seline e Kombeve te Bashkuara ne New York duke filluar prej 1 gushtit dhe
perfundojne ne gjysmen e gushtit.
c) Komiteti Special kunder Aparteidit – eshte themeluar nga A.P me Rezoluten 1761 te
vitit 1962, detyre e te cilit ishte mbikeqyrja e politikes raciste e qeverise se Afrikes se
Jugut dhe raportimi ne Asamble dhe ne Keshillin e Sigurimit. Me vone kompetencat e
ketij Komiteti zgjerohen me c’rast tashme ngarkohej te shqyrtonte te gjitha aspektet e
politikes se aparteidit, te intensifikonte veprimtarine e tij ne pajtim me rezolutat e
Asamblese se Pergjithshme, te shpejtoje fushaten per izolimin e plote te regjimit
jugafrikan, te shtoje ndihmen per popullin e shtypur te Afrikes se Jugut dhe te monitoroje
implementimin e rezolutave te Kombeve te Bashkuara per aparteidin. Ky Komitet
perbehet prej 18 shteteve anetare te cilat i emeron kryetari i Asamblese se Pergjithshme.
Komiteti Special kunder Aparteidit ka percjelle dhe publikuar shume raporte per gjendjen
e Afrikes se Jugut, ka derguar misione ne shume vende, ka organizuar konferenca te
ndryshme sic jane: Konferenca Boterore per Aksion kunder Aparteidit, Konferenca
Nderkombetare per Sanksionet kunder Affrikes se Jugut, Konferenca Boterore per
Sanksionet kunder Regjimit Racist te Afrikes Jugore etj.

d) KOMISARI I LARTE PER TE DREJTAT E NJERIUT


Per nje kohe te gjate eshte shqyrtuar mundesia e krijimit te nje institucioni te Kombeve te
Bashkuara qe do te ishte pergjegjes mbrojtjen e te drejtave te njeriut. Fillimisht ishte Australia e
cila ne vitin 1950 propozoi ne Komisionin e te Drejtave te Njeriut qe te themelohet nje gjykate e
cila do te duhej te siguronte respektimin dispozitave per te drejtat e njeriut, mirepo ky propozim
nuk u perkrah pasi qe parashikonte se perveq shteteve, edhe individet, grupet e shoqatat
kombetare e nderkombetare do te mund te jene pale ne procedura gjyqesore. Propozim te
ngjajshem kishte dhene edhe Uruguai qe kerkonte themelimin e nje organi te perhershem per
mbrojtjen e te drejtave te njeriut, mirepo edhe ky propozim u hodh poshte.
Me 1965 Kosta-Rika e shfaqi para Asamblese se Pergjithshme projektrezoluten “Zgjedhja e
Komisarit te Larte te Kombeve te Bashkuara” i cili per here te pare u perkrah dhe u miratua
me disa amandamente nga Komisioni i te Drejtave te Njeriut dhe Keshilli Ekonomik e Social,
mirepo as ky sukses nuk u vazhdua me tej per shkak te mungeses se vullnetit politik te shteteve.
Kjo ngecje vazhdoi deri ne vitin 1992 kur Amnesty International theksoi fuqishem nevojen e
krijimit te nje Komisari te Perhershem qe do te kishte per detyre mbrojtjen e te drejtave te
njeriut, e qe do te pergjigjej shpejte per cdo shkelje te tyre. Ne Konferencen e Vjenes (14 qershor
1993) shtetet kishin qendrime te ndryshme sa i perket formimit te Komisarit te Larte per te
Drejtat e Njeriut, mirepo ne tekstin final te Deklarates dhe Programit te Aksionit, te miratuar nga
Konferenca Boterore per te Drejtat e Njeriut (25 qershor 1993) theksohej se themelimi i
Komisarit te Larte per te Drejtat e Njeriut paraqet ‘ceshtjen prioritare’ per Asamblene e
Pergjithshme me qellim te perparimit dhe mbrojtjes te te gjitha te drejtave te njeriut.
Keshtu nga fundi i vitit 1993 Komiteti i Trete mori rekomandimin e Konferences Boterore per te
Drejtat e Njeriut me c’rast ketij Komiteti do t’i paraqitet projektrezoluta per krijimin e Komisarit
te Larte te Kombeve te Bashkuara per te Drejtat e Njeriut, projekt i cili do te miratohet nga
Komiteti i Trete e pastaj edhe nga Asambleja e Pergjithshme pas nje periudhe 50 vjecare vuajtje.
Emerimi – Komisarin e Larte per te Drejtat e Njeriut e emeron Sekretari i Pergjithshem i
Kombeve te Bashkuara, por kete zgjedhje duhet ta miratoje Asambleja e Pergjithshme per dy
arsye: 1.Per te siguruar ndikimin e anetareve te Kombeve te Bashkuara ne zgjedhje, dhe 2.Sepse
miratimi i emerimit nga Asambleja e Pergjithshme i siguron ketij legjitimitet te caktuar.
Personi i emeruar duhej te permbante vlera te larta morale, integritet personal dhe te kishte
pervoje ne fushen e te drejtave te njeriut. Komisari i Larte zgjedhet per nje afat 4 vjecar dhe
mund te rizgjedhet vetem edhe nje here. Ai ka rangun e Nen-Sekretarit te Pergjithshem. Zyra e
Komisarit te Larte eshte vendosur ne Gjeneve dhe perbehet prej shtate profesionistesh, prej te
cileve 4 jane keshilltare te vjeter.
Statusi dhe kompetencat – Komisari i Larte njihet edhe si “zyrtar i Kombeve te Bashkuara i cili
eshte pergjegjes per aktivitetete Kombeve te Bashkuara ne fushen e te drejtave te njeriut nen
udheheqjen dhe pergjegjesine e Sekretarit te Pergjithshem”. Funksioni kryesor i Komisarit te
Larte eshte respektimi dhe zbatimi i te drejtave te njeriut si interes i ligjshem i bashkesise
nderkombetare. Detyrat e Komisarit te Larte (gjithsej 11) jane:
a) Te perparoje dhe te mbroje gezimin efektiv te te gjitha te drejtave civile, politike,
kulturore, sociale e ekonomike.
b) T’u beje rekomandime organeve te Kombeve te Bashkuara per permiresimin e mbrojtjes
se te drejtave te njeriut.
c) Te siguroje sherbime keshilledhenese dhe asistence teknike dhe financiare shteteve te
interesuara dhe organizatave regjionale per te drejtat e njeriut.
d) Te koordinoje programet edukative dhe te informimit publik ne fushen e te drejtave te
njeriut.
e) Te evitoj pengesat aktuale dhe te ballafaqohet me sfidat per realizimin e te drejtave te
njeriut ne tere boten.
f) Te dialogoje me qeverite per sigurimin e te drejtave te njeriut.
g) Te rrit bashkepunimin nderkombetar per mbrojtjen e te drejtave te njeriut.
Komisari i Larte eshte i detyruar te parashtroje nje raport vjetor per aktivitetet e tij/saj tek
Komisioni per te Drejtat e Njeriut dhe permes Keshillit Ekonomik e Social i drejtohet Asamblese
se Pergjithshme.

2.Keshilli i Sigurimit
Këshilli i Sigurimit u formua në vitin 1945 dhe ka përgjegjësinë kryesore, sipas Kartës së
Kombeve të Bashkuara, për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Ka 15 anëtarë (5
anëtarë të përhershëm dhe 10 jo të përhershëm). Çdo anëtar ka një votë. Mirëpo 5 anëtarët e
përhershëm (SHBA, Rusia, Kina, Franca, Britania e Madhe) kanë të drejtën e vetos, çka do të
thotë se asnjë Rezolutë nuk mund të kalojë në qoftë se njëri prej tyre voton kundër. Sipas Kartës,
të gjitha shtetet anëtare janë të detyruara të zbatojnë vendimet e Këshillit. Këshilli i Sigurimit
merr rolin udhëheqës në përcaktimin e ekzistencës së një kërcënimi për paqen ose agresionin. Ai
u bën thirrje palëve në një mosmarrëveshje për ta zgjidhur atë me mjete paqësore dhe
rekomandon metodat ose kushtet e zgjidhjes. Në disa raste, Këshilli i Sigurimit mund të përdorë
sanksione ose madje të autorizojë përdorimin e forcës për të ruajtur ose rivendosur paqen dhe
sigurinë ndërkombëtare. Këshilli i Sigurimit ka një Presidencë, e cila rrotullohet dhe ndryshon
çdo muaj.
Sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara, funksionet dhe kompetencat e Këshillit të Sigurimit
janë:
 të ruaj paqen dhe sigurinë ndërkombëtare;
 të hetojë çdo mosmarrëveshje apo situatë që mund të çojë në fërkime ndërkombëtare;
 të rekomandojë metodat dhe kushtet e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve;
 të kërkojë nga anëtarët të aplikojnë sanksione ekonomike dhe masa të tjera që nuk
përfshijnë përdorimin e forcës për të parandaluar ose ndaluar agresionin;
 të ndërmarrë veprime ushtarake kundër një agresori;
Roli i Këshillit të Sigurimit të OKB-së në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut u
zhvillua që nga viti 1945: megjithatë Këshilli ishte një organ që nuk i ishte dhënë ndonjë
kompetencë specifike në fushën e të drejtave të njeriut, por që u bë qendra e sistemit të mbrojtjes
së të drejtave të njeriut për bashkësinë ndërkombëtare. Kompetencat e Këshilli janë rritur me
rritjen e shkeljes së të drejtave të njeriut si një kërcënim për paqen ndërkombëtare, duke bërë të
mundur që Këshilli të ndërmarrë veprime kundër këtyre shkeljeve me masat e parashikuara në
Kapitullin VII të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Ekzistojnë tre lloje të të drejtave të njeriut të
cilat kanë tërhequr vëmendjen e Këshillit: të drejtën e popujve për vetëvendosje, të drejtën për
qeverisje demokratike dhe të drejtat themelore (që lindin sipas së drejtës ndërkombëtare të të
drejtave të njeriut dhe të drejtës humanitare ndërkombëtare) të popullatave civile dhe pakicave
gjatë luftës dhe konflikteve të brendshme. Në më shumë se tre dekada, shkeljet më themelore të
të drejtave të njeriut, duke përfshirë gjenocidin, krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit,
kanë qenë të dukshme në diskutimet e Këshillit rreth konflikteve ndërshtetërore. Promovimi i të
drejtave të njeriut, veçanërisht gjatë 30 viteve të fundit, ka ndryshuar rrënjësisht kuptimin e
sovranitetit të shtetit dhe sigurisë ndërkombëtare në OKB. Kjo për shkak se tani Këshilli i
Sigurimit ndërhyn në sovranitetin e shteteve në qoftë se ato shkelin të drejtat e njeriut. Pra,
koncepti i të drejtave të njeriut mbizotëron konceptin Westphalian të shtetit. Megjithatë, kjo e
fundit vlen jo gjithmonë. Mjafton të kujtojmë Krizën e Kosovës 1998-1999 dhe paaftësinë e
anëtarëve të përhershëm të Këshillit për të gjetur konsensusin për të ndërhyrë ndaj gjenocidit që
po ndodhte në Kosovë. Pra, shpeshherë vendimet e Këshillit mbahen peng nga interesat e
veçanta të anëtarëve të përhershëm edhe në qoftë se është evidente se diku nëpër botë shkelen të
drejtat e njeriut. Keshilli i Sigurimit si organ shume i rendesishem i OKB nxjerr dhe miraton
vendime nga me te ndryshmet, vendime te cilat quhen rezoluta dhe qe kane force obliguese. Nje
nga rezolutat e nxjerra nga Keshilli i Sigurimit eshte edhe ajo qe vendosi Kosoven nen
administrimin nderkombetar e quajtur si Rezoluta 1244 e miratuar me 10 qershor 1999.

3.Keshilli ekonomik e social


Këshilli Ekonomik dhe Social (ECOSOC) është platforma qendrore e Kombeve të Bashkuara për
reflektim, debat dhe të menduarit inovativ per ceshtjet nderkombetare ekonomike dhe sociale.
ECOSOC, një nga gjashtë organet kryesore të Kombeve të Bashkuara të krijuara nga Karta e
OKB-së në vitin 1946, është organi kryesor për koordinimin, rishikimin e politikave, dialogun
politik dhe rekomandimet për çështjet ekonomike, sociale dhe mjedisore, si dhe për zbatimin e
standardeve ndërkombëtare.
Ky Keshill, pra, eshte pergjegjes per problemet ekonomike, sociale, kulturore e humanitare ane e
kend botes, me c’rast veprimtarine e vet e zhvillon ne vendet me pak te zhvilluara nepermjet
organeve te specializuara te OKB si: UNDP, UNHCR, UNICEF, UNESCO etj.
Më 20 shtator 2013, Asambleja e Përgjithshme miratoi rezolutën 68/1, "Rishikimi i zbatimit të
Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme 61/16 mbi forcimin e Këshillit Ekonomik dhe Social".
Rezoluta 68/1 njeh rolin udhëheqës të ECOSOC në identifikimin e sfidave të reja dhe
promovimin e reflektimit, debatit dhe të të menduarit inovativ mbi zhvillimin e metutjeshem.
Miratimi i rezolutës 68/1 përbën reformën më të gjerë të Këshillit Ekonomik dhe Social që nga
viti 1991. Rezoluta gjithashtu urdhëron që Këshilli do të mbledhë mbledhjet e veta në selinë e
Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, me segmentin e Çështjeve Humanitare.
Keshilli Ekonomik Social perbehet prej 54 anetareve te cilet i zgjedh Asambleja e Pergjithshme
ne nje afat 3 vjecar. Anetareve te cileve ju skadon mandati mund te rizgjedhen, ndersa 5 anetaret
e perhershem te Keshillit te Sigurimit zgjedhen rregullisht per shkak te rendesise dhe fuqise qe
kane. Ai mban një sesion katër javor çdo vit në korrik.
Neni 62 par.2 i Kartes se OKB e autorizon Keshillin Ekonomik Social qe te beje rekomandime
me qellim qe te siguroje respektimin efektiv te te drejtave te njeriut dhe lirive themelore. Keshtu
ky Keshill formon nje komision te vecante me 1946 i njohur si Komisioni per te Drejtat e Njeriut
prej te cilit do te formohen nenkomisione, keshilla, grupe ekspertesh etj. te ngarkuar qe te merren
me pengimin e diskriminimit dhe mbrojtjen e pakicave, ceshtjen e cenimit te te drejtave te njeriut
ne regjione te caktuara etj. Keshtu fale punes se ketij Komisioni me vone miratohen ne forme te
konventave ose ndonje forme tjeter Deklarate Universale per te Drejtat e Njeriut, Paktet per te
drejtat e njeriut etj. Trupat ndihmes te Keshillit Ekonomik e Social jane:
1. Komisioni i te Drejtave te Njeriut – u themelua me Rezoluten 9(II) te 21 qershorit 1946
si nje nga 6 komisionet funksionalete Keshillit Ekonomik e Social. Perbehet prej 53
anetareve te cilet marrin pjese si perfaqesues te qeverive me mandat 3 vjecar. Mbledhjet i
mban nje here ne vit te cilat zgjasin rreth gjashte jave dhe ne to kryesisht shqyrtohet
respektimi i te drejtave te njeriut, cenimi i tyre, menyrat per mbrojtjen e te drejtave te
njeriut etj. Ky Komision eshte i autorizuar qe te beje rekomandime, propozime dhe t’i
raportoje Keshillit Ekonomik Social per te gjitha ceshtjet qe kane te bejne me
respektimin, cenimin dhe mbrojtjen e te drejtave te njeriut. Ne mbledhjen e pare te ketij
Komisioni (1947) eshte vendosur qe te formohen 3 nenkomisione: 1.Nenkomisioni per
Lirine e Informimit dhe Shtypit, 2.Nenkomisioni per Mbrojtjen e Pakicave dhe
3.Nenkomisioni per Pengimin e Diskriminimit. Pos kesaj jane formuar edhe grupet
punuese si: grupi punues per zhdukjet e dhunshme, per te drejten ne zhvillim, per
hartimin e Projektit te Konventes per te Drejtat e Femijeve etj. Komisioni ka mundur qe
t’ia besonte raportuesit special te hetonte gjendjen e te drejtave te njeriut si zhdukja e
personave, torturat, burgimet arbitrare, jotoleranca fetare etj. Prej vitit 1992 Komisioni ka
filluar te mbaje mbledhje emergjente sic ishte ajo e kerkuar nga SHBA per te shqyrtuar
gjendjen ne ish-Jugosllavi, e shume te tjera qe do te mbahen me kalimin e kohes.
Komisioni per te Drejtat e Njeriut fuqine e vet qe nga fillimi e kishte orientuar ne
pergatitjen e Kartes Nderkombetare te te Drejtave te Njeriut, keshtu me vone Komisioni
ka pergatitur Deklaraten e Pergjithshme per te Drejtat e Njeriut, Paktin Nderkombetar per
te Drejtat Civile dhe Politike, P.N. per te Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore,
Konventen kunder Tortures dhe Trajtimit Babar, Jonjerezor ose Poshterues, Konventen
per te Drejtat e Femijeve etj.
2. Nenkomisioni per Pengimin e Diskriminimit dhe Mbrojtjen e Pakicave – eshte organ
dytesor i Komisionit per te Drejtat e Njeriut, i krijuar me 1947, i perbere nga 26 anetare
te cilet vijne nga vende e kontinente te ndryshme, te pajisur me vlera dhe cilesi te larta
personale e te pajisur secili me nga nje zevendes i cili poashtu eshte ekspert i fushave.
Mandati i tyre eshte 4 vjet me mundesi rizgjedhjeje. Ka rendesi te madhe pasi qe
kontribuoi shume ne pergatitjen e studimeve te ndryshme lidhur me diskriminimin e
pakicave dhe mbrojtjen e tyre etj.

4.Sekretariati
Sekretariati i Kombeve të Bashkuara është një nga gjashtë organet kryesore të Kombeve të
Bashkuara. Sekretariati ka një rol të rëndësishëm në përcaktimin e rendit të ditës për trupat
këshilluese dhe vendimmarrëse të Kombeve të Bashkuara (Asambleja e Përgjithshme, Këshilli
Ekonomik dhe Social, Këshilli i Sigurimit) dhe zbatimin e vendimit të këtyre organeve. Sekretari
i Përgjithshëm, i cili emërohet nga Asambleja e Përgjithshme me rekomandim te Keshillit te
Sigurimit, është kreu i sekretariatit i cili ka mandat 4 vjecar me te drejte te rizgjedhjes. Mandati i
sekretariatit është i gjerë. Ai ka kapacitete kreative, mund të fusë ide të reja, mund të ndërmarrë
iniciativa në format e duhura, është burimi kryesor i analizave ekonomike dhe politike për
Asamblenë e Përgjithshme dhe Këshillin e Sigurimit; administron operacionet e iniciuara nga
organet këshilluese të OKB-së, operon misionet politike, përgatit vlerësimet që i paraprijnë
operacioneve paqeruajtëse, emëron krerët e operacioneve paqeruajtëse, kryen anketime dhe
hulumtime, komunikon me aktorët jo-shtetërorë si media dhe organizatat joqeveritare dhe është
përgjegjës për botimin e të gjitha traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare. Sekretari i
Përgjithshëm mund të sjellë në vëmendjen e Këshillit të Sigurimit çdo çështje që, sipas mendimit
të tij, mund të kërcënojë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Zyrat kryesore te sekretariatit në
këtë fushë përfshijnë Zyrën e Koordinatorit të Çështjeve Humanitare dhe Departamentin e
Operacioneve Paqeruajtëse.
Sekretari i Përgjithshëm shërben si zyrtari kryesor administrativ i Kombeve të Bashkuara. Roli i
Sekretariatit të Kombeve të Bashkuara, dhe i Sekretarit të Përgjithshëm në veçanti, është
paraqitur nga kapitulli XV (nenet 97 deri 101) të Kartës së Kombeve të Bashkuara.
Sekretari i Përgjithshëm është António Guterres i Portugalisë, i emëruar nga Asambleja e
Përgjithshme më 13 tetor 2016.
5.Gjykata Nderkombetare e Drejtesise – GJND
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë që njihet ndryshe dhe si gjykata botërore, është një gjykatë
e përhershme e OKB-së me seli në Hagë. Ajo e ka filluar punën në vitin 1946, kur zëvendësoi
Gjykatën e Përhershme Ndërkombëtare të Drejtësisë që kishte funksionuar që nga viti 1922.
GJND-ja ka dy funksione: Merr vendime në raste mosmarrëveshjesh, kur një shtet e kërkon një
gjë të tillë. Jep opinione kur i kërkohet nga organizma apo agjensi të OKB-së- si është p.sh
kërkesa e Asamblesë së përgjithshme e vitit 2003 për ligjshmërinë e barierës që Izraeli ka
ndërtuar në Bregun Perëndimor. Gjykata përbëhet nga 15 gjykatës, të kombësive të ndryshme, që
zgjidhen për një mandat 9 vjeçar nga Asambleja e Përgjithshme dhe Këshilli i Sigurimit.
Anëtarët e GJND-së nuk përfaqësojnë qeveritë e vendeve nga vijnë, por janë gjykatës të pavarur.
Vetëm shtetet e njohura ndërkombëtarisht mund të aplikojnë dhe të paraqiten para Gjykatës,
përkatësisht vendet anëtare të OKB-së. Gjykata mund të dëgjojë një çështje para saj vetëm në
rast se shtetet e përfshira në të, e kanë pranuar juridiksionin e saj. Një çështje nis me paraqitjen
dhe shkëmbimin me shkrim të argumenteve nga palët, e pasuar nga disa seanca dëgjimore. Pas
seancave dëgjimore, anëtarët e gjykatës e shqyrtojnë çështjen dhe pastaj gjykata shpall vendimin
publikisht. Vendimi është i formës së prerë dhe nuk apelohet. Nëse një nga shtetet e përfshirë
nuk e zbaton atë, atëherë pala tjetër mund ta çojë çështjen në KS të OKB-së. Kjo, në një farë
mënyre, do të thotë se një mosmarrëveshje e caktuar mund të mbetet e pazgjidhur nëse një nga
pesë anëtarët e përhershëm të KS që kanë të drejtën e vetos, vendos që të bllokojë marrjen e
masave të mëtejshme. Që nga viti 1946, gjykata ka dhënë të paktën 93 vendime në raste
mosmarrëveshjesh që variojnë nga mosmarrëveshjet kufitare dhe sovraniteti territorial, deri tek
mospërdorimi i forcës, mosndërhyrja në çështjet e brendshme të shteteve, raste pengmarrjesh, të
të drejtës së azilit politik e kombësisë. GJND-ja , pavarësisht nga vendimet e marra, nuk ka
arritur që të bëhet organizmi që donin të ngrinin theemluesit e tij në ditët e mbushura me
optimizëm të pas Luftës së Dytë Botërore, që ajo të shërbente si një forum për zgjidhjen e
mosmarrëveshjeme me natyrë ndërkombëtare. Kjo ka ndodhur kryesisht ngaqë qeveritë nuk ia
kanë lënë në dorë asaj vendimarrjen në rastet e mosmarrëveshjeve që kanë lidhje me to. Mirepo
shtrohet pyetja se ku qendron dallimi mes GJND dhe gjykatave tjera? GJND-ja është gjykatë që
vlerëson dhe merr vendime në mosmarrëveshjet mes shteteve, por jo individëve.
GJND-ja nuk duhet ngatërruar me Gjykatën Ndërkombëtare Penale, e cila po ashtu është me seli
në Hagë, e cila është formuar për të ndjekur penalisht dhe për të nxjerrë para drejtësisë ata që
janë përgjegjës për krimet më të rënda: krime kundër njerëzimit e krime lufte që mund të jenë
kryer në botë.
Gjykatat Ndërkombëtare për Krime në ish-Jugosllavi dhe në Ruandë, gjykojnë rastet e
individëve për krime kundër njerëzimit, por vetëm ato të kryera në këto territore për një periudhë
të caktuar kohe.
Shembull i njohur i nderhyrjes se Gjykates Nderkombetare te Drejtesise eshte edhe pergjigja e
saj ne pyetjen e shtetit te Serbise se a eshte shpallur Kosova shtet ne perputhje me dispozitat e se
drejtes nderkombetare, pyetje te ciles GJND-ja i’u pergjigj pozitivisht se Kosova eshte shpallur
shtet ne menyre te ligjshme dhe ne perputhje me dispozitat e te drejtes nderkombetare.
3.Deklarata e Pergjithshme per te Drejtat e Njeriut

Meqenese ne Karten e OKB nuk perkufizoheshin te drejtat e njeriut por vetem percaktoheshin ne
standard minimal ato dhe lirite themelore, u shfaq nevoja per hartimin e nje deklarate te
pergjithshme per te drejtat e njeriut, qe fillimisht nuk do te arrihet per shkak se vete shtetet
fituese te L.II.B kishin probleme ne fushen e te drejtave te njeriut dhe se llogaritej se kjo gje
kerkonte shqyrtime te hollesishme. Mirepo me 10 dhejtor 1948 Asambleja e Pergjithshme
miratoi dhe shpalli Deklaraten e Pergjithshme per te Drejtat e Njeriut e perbere nga preambula
dhe 30 nen, e cila dallohet nga deklaratat e tjera per faktin se ne te nderlidhen te gjitha te drejtat
civile, politike, ekonomike, sociale e kulturore prandaj te drejtat dhe lirite themelore ndahen ne
dy grupe: 1.Te drejtat civile dhe politike dhe 2.Te drejtat ekonomike, sociale e kulturore.
Deklarata thekson se njohja e dinjitetit dhe te drejtave te barabarta te te gjithe anetareve te
familjes se njerezimit eshte themel i lirise, drejtesise dhe paqes ne bote; se liria e fjales, e bindjes
dhe lirimi nga frika e skamja jane shpallur aspirata me te larta te cdo njeriu; se te gjithe njerezit
lindin te lire dhe te barabarte dhe me te drejta (neni 1); se cdokujt i takojne te gjitha te drejtat dhe
lirite qe permban Deklarata, pa kurrfare dallimi per sa i perket races, ngjyres, fese, gjuhes,
bindjes politike, origjines kombetare, pasurise ose rrethanave tjera (neni 2). Kjo Deklarate
thekson se askush nuk eshte i privuar nga te drejtat dhe lirite qe i gezon pos ne rastet kur kjo
eshte e parapare me ligj me qellim te nje te mire me te madhe, per t’i kenaqur kerkesat e drejta te
moralit, rendit publik dhe te mireqenies se pergjithshme.
Edhe perkunder faktit se Deklarata e Pergjithshme per te Drejtat e Njeriut eshte miratuar ne
forme te rezolutes, qe nuk e ka forcen e se drejtes dhe nuk eshte traktat nderkombetar,
prapeseprape te rralle jane ata juriste te cilet e mohojne se kjo Deklarate eshte instrument
normativ qe krijon detyrime juridike per shtetet anetare te Kombeve te Bashkuara. Ketu mjafton
te permendim deklaraten e zonjes Eleonor Ruzvelt (perfaq. e SHBA) e cila thoshte se Deklarata e
Pergjithshme per te Drejtat e Njeriut mund te mos jete traktat nderkombetar dhe mund te mos e
kete fuqine e ligjit, por ajo me permbajtjen dhe qellimin e saj mund te behet Magna Carta e
njerezimit dhe te krahasohet me te gjitha dokumentet e para per te drejtat e njeriut, dhe madje
mund te themi se keshtu ka ndodhur, pasi qe sot e kesaj dite ekziston nje numer shume i madh i
pakteve, konventave, deklaratave e marreveshjeve te cilat rrjedhin si rezultat i Deklarates se
Pergjithshme per te Drejtat e Njeriut.

4.Traktatet – Paktet per te drejtat e njeriut

Konventa e Vjenës për të drejtën e Traktateve e vitit 1969 e definon traktatin si një marrëveshje
ndërkombëtare të lidhur midis shteteve në formë të shkruar dhe të udhëhequr nga e drejta
ndërkombëtare (Neni 2(1)(a)). Duhet theksuar se traktatet mund të lidhen midis dy shteteve ose
palëve, ose midis më shumë shteteve, ose palëve. Shtetet që janë palë e një traktati quhen palë
kontraktuese. Shtetet që nuk janë palë e një traktati quhen palë jo-kontraktuese.
Traktatet më të rëndësishme janë: • Konventa për Parandalimin dhe Dënimin të Krimeve të
Gjenocidit, e vitit 1948 (në fuqi prej 1951) • Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile e
Politike e vitit 1966 (në fuqi prej 1976) drejtpërdrejtë e zbatueshme në Kosovë, së bashku me
Protokollet e saj, të vitit 1966 dhe 1989 sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës) • Konventa
Ndërkombëtare për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore e vitit 1966 (në fuqi prej 1976)
• Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit Racor e vitit 1965 (në fuqi prej
1969) (drejtpërdrejtë e zbatueshme në Kosovë sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës), •
Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas e vitit 1979 (në fuqi
prej 1981), (drejtpërdrejtë e zbatueshme në Kosovë sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës);
• Konventa kundër Torturës dhe Trajtimeve e Ndëshkimeve të tjera Mizore,Jonjerëzore dhe
Poshtëruese e vitit 1984 (në fuqi prej 1987), (drejtpërdrejtë e zbatueshme në Kosovë sipas
Kushtetutës së Republikës së Kosovës) • Konventa e KB për të Drejtat e Fëmijës e vitit 1989
(drejtpërdrejtë e zbatueshme në Kosovë sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës), (në fuqi
prej 1990) • Konventa Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave të Gjithë Punëtorëve Migrues
dhe Anëtarëve të familjeve të Tyre (në fuqi prej 2003) • Konventa për të Drejtat e Personave me
Aftësi të Kufizuara (në fuqi prej 2003) • Statuti Themeltar i Gjykatës Ndërkombëtare Penale •
Konventat e Hagës dhe të Gjenevës • Karta Afrikane • Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të
Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut (drejtpërdrejtë e zbatueshme në Kosovë, së bashku me
Protokollet e saj, sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës) • Konventa Amerikane për të
Drejtat e Njeriut.
Deklarata e Pergjithshme per te Drejtat e Njeriut si rezolute e miratuar nga Asambleja e
Pergjithshme do te sherbeje me vone edhe per krijimin e shume dokumenteve me rendesi per te
drejtat e njeriut. Detyre e Komisionit per te Drejtat e Njeriut menjehere pas miratimit te
Deklarates se Pergjithshme per te Drejtat e Njeriut ka qene pergatitja e nje Pakti per te Drejtat e
Njeriut i cili do te bazohet ne parimet e Deklarates se Pergjithshme per te Drejtat e Njeriut e qe
do t’i shnderronte ne detyrime te padiskutueshme per shtetet nenshkruese.
Keshtu deri ne vitin 1954 Komisioni per te Drejtat e Njeriut do te punoje ne redaktimin e dy
pakteve me rendesi vitale per njerezit dhe te drejtat e tyre: njeri do te permbante te drejtat
ekonomike, sociale e kulturore ndersa tjetri te drejtat civile dhe politike.
Me 19 dhjetor 1966, Asambleja e Pergjithshme e OKB miratoi dhe hapi per nenshkrim e
ratifikim: 1.Paktin Nderkombetar per te Drejtat Civile dhe Politike, 2.Paktin
Nderkombetar per te Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, dhe 3.Protokollin
Opcional ne Paktin Nderkombetar per te Drejtat Civile dhe Politike.
Keto Pakte bazohen ne Karten e OKB-se dhe Deklaraten e Pergjithshme per te Drejtat e Njeriut,
nderkaq si risi e tyre eshte se keto Pakte permbajne te drejten e popujve per vetevendosje. Madje
qysh ne nenin 1 te ketyre Pakteve theksohet se cdo popull ka te drejte te percaktoje lirisht
poziten e vete politike; te kujdeset per zhvillimin e vet ekonomik, shoqeror e kulturor dhe te
disponoj lirisht me pasurite dhe burimet e veta natyrore.

I. PAKTI NDERKOMBETAR PER TE DREJTAT CIVILE DHE POLITIKE:


Ka hyre ne fuqi me 23 mars 1976 dhe deri me 2007 ka qene i ratifikuar nga 160 shtete. Pakti i
tille permban dispozita te shumta per te drejtat demokratike dhe lirite e njeriut dhe mjetet per
garantimin e tyre. Ne grupin e te drejtave civile dhe politike bejne pjese: te drejtat absolute si e
drejta e jetes, lirise kunder tortures dhe e drejta per gjykim te drejte; e drejta e sigurise personale
e cila mbrohet me ligj (neni 3 dhe 6); liria nga skllaveria dhe nenshtrimi (neni 4) ; liria nga
tortura dhe denimet jonjerezore (neni 5); e drejta e lirise dhe sigurise personale e cila e
perjashton burgimin arbitrar dhe kerkon qe personat e burgosur te informohen per shkaqet e
burgosjes dhe ndaj tyre ne afat sa me te shkurter t’u komunikohet akuza dhe te dalin para
gjyqtarit (neni 9);e drejta per t’u konsideruar i pafajshem deri sa nuk vertetohet e kunderta (neni
11 dhe 14); liria e qarkullimit dhe e zgjedhjes se vendqendrimit (neni 12); liria e mendimit,
ndergjegjes dhe besimit (neni 18); liria e shprehjes (neni 19); liria e tubimit paqesor (neni 21); e
drejta e votes e cila duhet te jete e njejte per te gjithe dhe e fshehte (neni 25); e drejta ne mbrojtje
te njejte ligjore pa dallime ne baze te races, ngjyres, seksit, gjuhes, fese etj.
Ky Pakt urdheron qe te ndalohet me ligj cdo lloj propagande qe shkon ne favor te nxitjes se
urrejtjes kombetare, racore ose fetare, te cilat nxisin diskriminimin, armiqesite dhe dhunen. Ne te
njejten kohe ndalon qe personave pakice t’u merret e drejta qe te kene jeten e tyre kulturore me
te gjitha karakteristikat e tyre si feja, traditat, gjuha etj.
Pakti Nderkombetar per te Drejtat Civile dhe Politike i detyron shtetet anetare (nenshkruese) qe
t’i respektojne dispozitat e Paktit ndaj te gjithe shtetasve te tyre pa dallim dhe ne te njejten kohe
u lejon atyre qe ne rast te rrezikimit te ekzistences, te marrin masa per pezullimin e zbatimit te
ketij Pakti por vetem deri ne ate mase sa eshte serioze situata ne te cilen gjendet shteti ne fjale.
Ketu perfshihet kufizimi i lirise se qarkullimit, lirise se shprehjes, lirise se veprimit etj. me qellim
qe te mbrohet siguria kombetare, rendi publik, shendeti publik ose morali.

II. PAKTI NDERKOMBETAR PER TE DREJTAT EKONOMIKE,


SOCIALE DHE KULTURORE
Ka hyre ne fuqi me 3 janar 1976 dhe deri ne vitin 2007 ka qene i ratifikuar nga 156 shtete. Ky
Pakt permban dispozita qe kane te bejne me punen, sigurimin social, standardin e jetes,
mbrojtjen e familjes, sigurimin e shendetit, edukimin etj. permbushja e te cilave nuk varet vetem
nga vullneti i mire i autoriteteve por edhe nga shkalla e vetedijes se shoqerise, shkalla e
zhvillimit etj. Gjithsej ky Pakt i permban 33 nene ne kuader te te cilave bejne pjese: e drejta per
pune (neni 6); e drejta per shperblim(page) te njejte cdo punetori per pune te njejte, kushte te
sigurta dhe higjenike te punes, pushim dhe kohe te lire te mjaftueshme (neni 7); e drejta e
individit ne standard te jeteses te mjaftueshem per te dhe familjen e tij dhe mbrojtje nga uria
(neni 11); e drejta e krijimit te sindikatave dhe e drejta e greves (neni 8); e drejta per sigurim
social (neni 9); e drejta e cdonjerit per arsim fillor, i cili eshte i obligueshem, falas dhe i
arritshem per te gjithe, dhe arsim te mesem e profesional, e drejta e prinderve per te zgjedhur
institucione tjera arsimore pos atyre qe i ka krijuar pushteti (neni 13); e drejta per ta ruajtur
shendetin fizik dhe shpirteror (neni 12); sigurimi i mbrojtjes dhe ndihmes me te gjere familjes si
berthame e shoqerise, pa kurrfare diskriminimi per shkak te origjines ose arsyeve tjera (neni 10)..
Per dallim nga Pakti Nderkombetar per te Drejtat Civile dhe Politike, Pakti Nderkombetar per te
Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore obligimet e shteteve i formulon ne ate menyre qe le
hapesire per t’u zbatuar keto te drejta aq sa ekziston mundesia reale per zbatimin e tyre per shkak
te kushteve ne te cilat gjendet shteti.
Pakti i obligon shtetet qe te marrin masa qe me ndihmen e faktorit nderkombetar te sigurohet
realizimi gradual dhe i plote i ketyre te drejtave, dhe ne kete menyre t’i paraqesin raporte
Sekretarit te Pergjithshem te Kombeve te Bashkuara me qellim qe te sigurohet respektimi i te
drejtave qe jane njohur me Pakt.

5.Konventa per te drejtat e gruas

Eshte miratuar dhe hapur për nënshkrim, për ratifikim dhe për aderim nga Asambleja e
Përgjithshme me Rezolutёn e saj 34/180 të datёs 18 dhjetor 1979, ndersa ka hyre ne fuqi me 3
shtator 1981 dhe eshte e perbere prej 30 neneve.
Nder parimet kryesore qe i ngerthen ne vete Karta e OKB-se eshte besimi ne te drejtat themelore,
ne dinjitetin, vleren dhe barazine ndermjet burrit dhe gruas; se te gjithe njerezit qe lindin i
gezojne te gjitha te drejtat dhe lirite pa dallime ne race, gjuhe, fe apo seks; se te gjitha shtetet
pale te pakteve nderkombetare per te drejtat e njeriut kane per detyre qe t’i sigurojne te drejtat e
barabarta mes burrit dhe gruas; duke shprehur keqardhje se pas shume deklaratave, rezolutave e
rekomandimeve qe kane per qellim nxitjen e barazise ndermjet burrit dhe gruas, prapeseprape
ekziston diskriminimi i madh ndaj grave, e shume e shume parime tjera qe kane te bejne me te
drejtat dhe lirite te cilat duhet t’i gezojne ne menyre te barabarte burri dhe gruaja. Nder te tjerash
konventa e tille permban edhe arsyet se pse duhet te kete nje fuqi shume te madhe ne
perditshmeri, duke theksuar se ne situata varferie, grate jane ato te cilat e gezojne te drejten
minimale te ushqimit, sherbimeve mjekesore, arsimit, punesimit e raste tjera cka shpreh
diskriminimin qe ka ndodhur dhe vazhdon te ndodh akoma ndaj gruas. Prandaj, shtetet
kontraktuese te Konventes per te drejtat e gruas tashme jane te detyruara t’u permbahen neneve
te kesaj Konvente, nder te cilat vlen te permenden:
1. Neni 1 - Për qëllimet e kёsaj Konvente shprehja "diskriminimi ndaj grave" nёnkupton çdo dallim,
pёrjashtim ose kufizim që bёhet mbi bazёn e seksit, e që ka për pasojё ose për qëllim të
komprometojё ose të asgjёsojё njohjen, gëzimin ose ushtrimin nga gratë, pavarёsisht nga gjendja
e tyre martesore, mbi bazën e barazisë sё burrit dhe të gruas, të të drejtave dhe të lirive themelore
tё njeriut në fushёn politike, ekonomike, shoqërore, kulturore, civile ose në çdo fushë tjetër.
2. Neni 2 - Shtetet palë dënojnë diskriminimin ndaj grave në të gjitha format, pranojnё të ndjekin
me të gjitha mjetet e pёrshtashme dhe pa vonesё, një politikё tё eliminimit tё diskriminimit
kundrejt grave dhe për këtë arsye zotohen të përfshijnë në kushtetutat e tyre kombёtare ose në
ndonjё dispozitë tjetër ligjore të përshtatshme, parimin e barazisë sё burrit dhe të gruas.
3. Neni 3 - Shtetet palë do të marrin tё gjitha masat e përshtatshme në të gjitha fushat, sidomos në
ato politike, shoqërore, ekonomike dhe kulturore, duke përfshirë edhe legjislacionin, për të
siguruar zhvillimin e plotё dhe pёrparimin e grave me qëllim që t'u garantojnё atyre ushtrimin dhe
gëzimin e të drejtave e të lirive themelore tё njeriut mbi bazën e barazisë me burrat.
4. Neni 6 - Shtetet palë marrin të gjitha masat e përshtatshme, duke përfshirë legjislacionin, për
luftimin e tё gjitha formave tё trafikut tё grave dhe tё shfrytёzimit tё prostitucionit të grave.
5. Neni 8 - Shtetet palë marrin të gjitha masat e përshtatshme pёr t’u siguruar grave mundёsinё, nё
tё njёjtat kushte me burrat, dhe pa asnjë diskriminim, qё t’i përfaqësojnë qeveritё e tyre në arenën
ndërkombëtare dhe të marrin pjesё në punimet e organizatave ndërkombëtare.
6. Neni 10 - Shtetet palë marrin të gjitha masat e përshtatshme për të eliminuar diskriminimin ndaj
gruas, me qëllim që t'i sigurohen asaj të drejta të barabarta me burrin nё fushёn e arsimit.
7. Neni 11 - Shtetet palë marrin të gjitha masat e përshtatshme për të eliminuar diskriminimin ndaj
gruas në fushёn e zёnies punë, pёr tё siguruar, mbi bazën e barazisë midis burrit dhe gruas, të
drejtat e njëjta.

6. Konventa per te Drejtat e Femijeve

Eshte miratuar nga Asambleja e Pergjithshme e OKB-se me 20 nentor 1989 dhe eshte e perbere
nga preambula dhe 54 nene. Ashtu sikurse Konventa per te Drejtat e Gruas, edhe Konventa per te
Drejtat e Femijeve ngritet mbi parimet baze te Kartes se OKB-se qe kane per qellim sigurimin e
te drejtave te njeriut dhe lirive themelore pa dallim race, gjuhe, moshe, feje apo seksi. Cka
nenkupton kjo se si i rrituri ashtu edhe i mituri i gezojne te drejtat e barabarta me lindje dhe nuk
duhet te ekzsitoje kurrfare diskriminimi, shtypje apo mosgezim i te drejtave per shkak te moshes.
Kombet e Bashkuara nepermjet kesaj Konvente kane shpallur se mosha e femijerise ka nevoje
dhe te drejte per nje perkujdesje dhe nje perkrahje te vecante, e kjo eshte e realizueshme ne
menyren me te mire te mundshme ne institucionin barthame te nje shoqerie e cila quhet familje,
sepse femija per zhvillim te plote dhe te harmonishem te personalitetit te tij, duhet te rritet ne nje
mjedis qe atij i ofron dashuri, ngrohtesi dhe lumturi ne ate menyre qe kur ai femije te arrije
moshen madhore, te dije se si ta udheheq jeten e tij individuale, te dalloje te miren prej te keqes,
t’i ndihmoje komunitetit pjese e te cilit eshte dhe te kerkoje paqe, mireqenie, tolerance, barazi e
solidaritet. Mbi bazen e ketyre dhe shume e shume parimeve tjera, shtetet kontraktuese te kesaj
Konvente u morren vesh per respektimin dhe realizimin e kerkesave te 54 neneve te kesaj
Konvente nder te cilat vlen te permenden disa:
1. Neni 1 - Në këtë Konventë, me fëmijë kuptohet çdo qenie njerëzore nën moshën 18 vjeç, me
përjashtim të rasteve kur mosha madhore arrihet më përpara, në përputhje me legjislacionin të
cilit ai i nënshtrohet.
2. Neni 2 - Shtetet Palë angazhohen të respektojnë të drejtat e përmedura në këtë Konventë dhe t’ia
garantojnë ato çdo fëmije, që përfshihet në juridiksionin e tyre, pa asnjë lloj dallimi, pavarësisht
nga raca, ngjyra, gjinia, gjuha, feja, opinioni politik ose çdo opinion tjetër, nga origjina
kombëtare, etnike ose shoqërore, pasuria, paaftësia, prejardhja familjare apo çdo gjendje tjetër e
fëmijës ose prindërve të tij ose përfaqësuesve të tij ligjorë.
3. Neni 5 - Shtetet Palë respektojnë përgjegjësitë, të drejtat dhe detyrat që kanë prindërit ose, sipas
rastit, anëtarët e familjes së zgjeruar ose të bashkësisë, siç parashikohet nga zakoni i vendit,
kujdestarët ose persona të tjerë ligjërisht përgjegjës për fëmijën, për t’i dhënë këtij, në përputhje
me zhvillimin e aftësive të tij, drejtimin dhe udhëheqjen e duhur për ushtrimin e të drejtave që i
njeh atij kjo Konventë.
4. Neni 6 – Shtetet Pale njohin se cdo femije e ka te drejten e pamohueshme per te jetuar.
5. Neni 7 - Fëmija regjistrohet menjëherë sapo lind dhe qysh atëherë ka të drejtën të ketë një emër,
të drejtën për të fituar një shtetësi dhe, brenda mundësive, të drejtën për të njohur prindërit e tij
dhe për të pasur kujdesin e tyre.
6. Neni 19 - Shtetet Palë marrin të gjitha masat legjislative, administrative, shoqërore dhe edukative
për mbrojtjen e fëmijës nga çdo formë e dhunës fizike ose mendore, fyerja ose keqtrajtimi,
braktisja apo mospërfillja, nëpërkëmbja ose shfrytëzimi, përfshirë abuzimin seksual, për sa kohë
që ai është nën ruajtjen e prindërve të tij ose të njërit prej tyre, të përfaqësuesit ose përfaqësuesve
të tij ligjorë ose të çdo personi tjetër të cilit i është besuar.
7. Neni 23 - Shtetet Palë pranojnë se fëmija me paaftësi mendore ose fizike duhet të bëjë një jetë
normale dhe të përshtatshme, në kushte që garantojnë dinjitetin e tij, që nxisin autonominë dhe
lehtësojnë pjesëmarrjen e tij aktive në jetën e bashkësisë.
8. Shtetet Palë njohin të drejtën e fëmijës për arsimim; Shtetet Palë i njohin fëmijës të drejtën të
pushojë dhe argëtohet, të praktikojë lojëra dhe veprimtari çlodhëse, në përshtatje me moshën, si
dhe të marrë pjesë lirisht në jetën kulturore dhe artistike; Shtetet Palë marrin përsipër të mbrojnë
fëmijën nga çdo lloj forme e shfrytëzimit seksual dhe keqtrajtimit seksual etj.

7.Rastet hipotetike – shtjerrja e mjetit efektiv juridik, kualifikimi i vepres

Mbrojtja dhe promovimi i qëndrueshëm i të drejtave të njeriut ka për qëllim të inkurajojë,


përkrah dhe lehtësojë shfrytëzimin e mjeteve juridike efektive të nevojshme për adresimin e
shkeljeve të të drejtave të njeriut. Mjetet e tilla janë në gjendje të parandalojnë padrejtësinë dhe
shpërdorimin e pushtetit duke ofruar një korrigjim apo shqyrtim të bërë për gabimet e shkaktuara
nga ana e autoriteteve. Autoriteti i cili shqyrton një shkelje duhet të jetë në gjendje të aplikojë në
mënyrë të saktë ligjet përkatëse dhe standardet për të drejtat e njeriut. E Drejta për mjet juridik
efikas pranë një autoriteti kombëtar për shkeljet e të drejtave të njeriut të parapara me nenin 13 të
Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka
theksuar se kur një individ pohon se është viktimë e shkeljes së të drejtave të njeriut të paraparë
me Konventë, duhet të ekzistojë një mjet juridik pranë ndonjë organi vendës me qëllim që
kërkesa e bërë të adresohet dhe si kompenzim të sigurohet dëmshpërblimi për shkeljen përkatëse.
Te drejtat e njeriut i gezon cdo individ, te drejta te cilat mund t’i cenoje vetem shteti
(institucionet) dhe ne rast se cenohen ato, mund te parashtrohet ankesa si mjet juridik.
E drejta për të parashtruar një mjet juridik është e mbrojtur edhe me nenin 51 të Ligjit Penal të
Kosovës, e cila parasheh ndëshkim për çdo person i cili i parandalon të tjerët në ushtrimin e kësaj
të drejte. Mjetet juridike te cilat jane ne pergjithesi te zbatueshme ndahen ne te rregullta (ankesa
dhe padia) dhe te parregullta (perseritja e procesit, kerkesa per mbrojtjen e ligjshmerise,
kerkesa per rishqyrtim te jashtezakonshem te vendimit gjyqesor etj.).
Sot, secili individ ka te drejte qe te paraqese ankese per shkeljen e te drejtave te njeriut tek
Kombet e Bashkuara sipas 4 traktateve themelore per te drejtat e njeriut te cilat perfshijne: • të
drejtat civile dhe politike, të paraqitura në Konventën Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe
Politike; • torturën dhe trajtimin mizor, të përkufizuar në Konventën kundër Torturës dhe
Trajtimit apo Dënimit tjetër Mizor, Johuman ose Degradues; • diskriminimin racor, të ndaluar
me Konventën Ndërkombëtare mbi Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit Racor dhe •
diskriminimin gjinor, të përkufizuar në Konventën mbi Eliminimin e të gjitha Formave të
Diskriminimit kundër Grave.
Sipas katër traktateve të sipërtheksuara, ankesa mund të parashtrohet vetëm ndaj shtetit që i
plotëson dy kushte: 1.Shteti duhet të jetë palë e traktatit në fjalë, që e ka ratifikuar apo pranuar
atë dhe 2.Pala shtetërore duhet të ketë njohur kompetencat e komitetit të krijuar sipas traktatit
relevant për të shqyrtuar ankesat e parashtruara nga individët. Nëse plotësohen të dy kushtet
lidhur me shtetin ndaj të cilit bëhet ankesë, secili person ka të drejtë që të paraqesë ankesë, me të
cilën pohon se janë shkelur të drejtat e tij/saj sipas traktatit relevant. Nuk është e domosdoshme
që personi të ketë avokat që të përgatisë ankesën, megjithëse këshilla juridike zakonisht e
përmirëson cilësinë e parashtresave. Ankesa, gjithashtu, mund të paraqitet edhe në emër të
personit tjetër, me kusht që të merret pëlqimin i personit me shkrim. Në raste të caktuara, rasti
mund të paraqitet edhe pa pëlqimin e tillë, si, p.sh. kur prindërit paraqesin ankesë në emër të
fëmijëve të mitur etj. Ankesa që i parashtrohet një komiteti, e që gjithashtu quhet "komunikatë"
ose "peticion", nuk ka nevojë të ketë ndonjë formë të veçantë; ankesa duhet të jetë me shkrim
dhe e nënshkruar. Ajo duhet të sigurojë të dhënat themelore personale, emrin e parashtruesit,
shtetësinë dhe datën e lindjes, si dhe të specifikojë palën shtetërore kundër të cilës është drejtuar
ankesa. Gjithashtu duhet në hollësi të shpjegohen hapat e ndërmarrë për të shteruar mjetet në
dispozicion në shtetin përkatës, do të thotë hapat e ndërmarrë para gjykatave dhe autoriteteve
vendore të shtetit. Duhet të theksohet nëse rasti në fjalë është paraqitur për t’u zgjidhur me mjete
të tjera ndërkombëtare hetuese apo me marrëveshje. Së fundi, duhet dhënë argumente se pse
parashtruesi i ankesës konsideron se faktet e shënuara përbëjnë shkelje të traktatit në fjalë. Nëse
ankesës i mungojnë të dhënat esenciale, Sekretariati e kontakton ankesin me kërkesë për detajet
shtesë. Eshtë më adekuate që ankesa të paraqitet sa më shpejt që të jetë e mundur pasi të jenë
shteruar mjetet juridike vendore. Nëse ankesa i përmban elementet esenciale të përcaktuara, rasti
regjistrohet. Pala që parashtron ankesë, informohet për regjistrim të rastit. Dy fazat kryesore për
çdo rast njihen si faza e "pranimit" dhe faza e "bazueshmërisë". "Pranimi" i rastit i referohet
kushteve formale që ankesa duhet t’i plotësojë para se komisioni relevant të shqyrtojë
përmbajtjen e saj. "Bazueshmëria" e rastit është përmbajtja, në bazë të së cilës komiteti vendos
nëse janë shkelur të drejtat e pohuara në ankesë, sipas traktatit, ose jo.
Duhet të dëshmohet se parashtruesi i ankesës është personalisht dhe drejtpërsëdrejti i afektuar
nga ligji, politika, praktika, veprimi apo mosveprimi i palës shtetërore për të cilën pohon se i ka
shkelur apo është duke shkelur të drejtat e parashtruesit të ankesës; Shkelja e pohuar duhet të
ndërlidhet me të drejtën që faktikisht mbrohet me traktat. Nëse ankesa është parashtruar sipas
Protokollit Opcional të Konventës Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe Politike, nuk mund
të pohohet shkelja e të drejtës në pronë, meqë Konventa nuk e mbron këtë të drejtë; Parimi i
kryesor drejtues i procedurës për pranimin e ankesës është se parashtruesi i ankesës duhet që në
përgjithësi, të ketë shterur të gjitha mjetet në shtetin përkatës, para se ankesën t’ia parashtrojë një
komiteti. Kjo zakonisht përfshin ndjekjen e të gjitha procedurave vendore, sistemit vendor të
gjykatave; Nëse ankesa e njëjtë e është parashtruar para një organi tjetër të ndonjë instrumenti
tjetër ndërkombëtar, ose mekanizmi rajonal siç është Gjykata Evropiane mbi të Drejtat e Njeriut,
komitetet nuk mund ta shqyrtojnë ankesën e parashtruar, për të shmangur dyfishimin e
panevojshëm të punës së njëjtë në nivel ndërkombëtar. Nëse komiteti kompetent i përcaktuar me
traktat të vendosë se ankesa është e pranueshme, fillon shqyrtimi i bazueshmërisë së ankesës,
duke i theksuar arsyet se pse ka konstatuar se është bërë apo nuk është bërë një shkelje sipas
dispozitave të ndryshme që i konsideron të zbatueshme në rastin konkret. Pasi që komiteti të
merr vendim lidhur me ankesën e parashtruar, ai vendim u dërgohet të dy palëve njëkohësisht,
palës ankuese dhe palës shtetërore dhe ky vendim me pas shfaqet ne faqen elektronike te Zyres
se Komisionerit te Larte te Kombeve te Bashkuara. Nëse komiteti vendos se pala parashtruese e
ankesës është viktimë e shkeljes së të drejtave të mbrojtura me traktat nga ana e shtetit, ftohet
pala shtetërore, që brenda tre muajsh, të sjellë informacione për hapat e ndërmarrë, konform
konstatimeve të komitetit ndersa nëse komiteti vendos se nuk ka pasur shkelje të traktatit në
rastin e shqyrtuar në bazë të ankesës, ose nëse vendosë se ankesa është e papranueshme, procesi
përfundon pasi që vendimi t’u dërgohet palëve, parashtruesit të ankesës dhe palës shtetërore.

8.E drejta e vetevendosjes se popujve ( e brendshme, e jashtme ) dhe teorite

Nje nga parimet me te rendesishme te se drejtes nderkombetare bashkekohore i cili eshte


misheruar ne nenin 1 te Kartes se Kombeve te Bashkuara eshte PARIMI I VETEVENDOSJES.
Rezoluta e Asamblese se Pergjithshme 637 A(VII) e miratuar me 16 dhjetor 1952 thekson se “E
drejta e popujve dhe kombeve per vetevendosje eshte parakusht per shfrytezimin e plote te
te gjitha te drejtave themelore te njeriut”. Ky parim ka zene nje vend shume te rendesishem
edhe ne Paktin Nderkombetar per te Drejtat Civile dhe Politike qe e dallon kete Pakt nga paktet
tjera jo me pak te rendesishme. Aktet tjera te para te cilat e permbanin kete parim ishin:
Deklarata e Pavaresise se SHBA-ve, Deklarata Franceze per te Drejtat e Njeriut dhe Deklarata e
te Drejtave te Popullit te Rusise, te cilat ne pergjithesi perconin nje mesazh gati te njejte se duhet
marrur parasysh gjithmone “vullneti i pergjithshem i popullit” sepse cdo popull eshte zot i
territorit te vet dhe ka te drejte te vendos lirisht per fatin e vet. Madje Deklarata e te Drejtave te
Popullit te Rusise theksonte se politika e ardhshme ne ceshtje kombetare do ta mbeshtet te
drejten e popujve per vetevendosje te lire deri ne shkeputje dhe krijimin e shtetit te pavarur. Ne
piken 2 te Deklarates per Dhenien e Pavaresise Vendeve dhe Popujve Koloniale thuhet se “te
gjithe popujt kane te drejten e vetevendosjes dhe ne baze te kesaj te drejte ata lirisht
percaktojne statusin e tyre politik dhe ndjekin lirisht zhvillimin e tyre ekonomik, social dhe
kulturor”. Parimi i vetevendosjes eshte i perfshire ne dokumente shume te rendesishme sic jane:
Karta e Atlantikut (1941), Aktin Final te Helsinkut (1975), Karten Afrikane te te Drejtave te
Njeriut dhe te Popujve etj.
Parimi i vetevendosjes ka qene i perqafuar edhe nga shume fihura te medha politike sic ishte
Woodrow Wilson apo edhe Vladimir Ilic Lenini. Ky parim do te behej nje nga 14 pikat e
famshme te Wilsonit (1918), i cili do te ishte parim edhe per rikrijimin e hartes se Evropes sepse
sipas Wilsonit, shtypja e kombeve ishte shkaku kryesor i Luftes se Pare Boterore. Sipas tij pas
luftes duhet te krijoheshin shtete te cilat do te ishin me pikepamje kombetare te pastra dhe te
banuara maksimalisht nga pjesetaret e nje kombi. Kjo leshoi nje stuhi thirrjesh nga popuj per te
cilet Wilsoni dhe koleget e tij nuk kishin degjuar kurre, prandaj duke e pare kete gjendje, ai e
shfaqi nje nocion ‘te ri’ e qe do te quhet vetevendosje e brendshme qe do te njihet edhe si
koncept amerikan. Me vetevendosje te brendshme do te kuptohet e drejta popujve per te
percaktuar rendin shteteror dhe shoqeror, e drejta per te disponuar lirisht me resurset natyrore
dhe per te zhvilluar jeten ekonomike si dhe e drejta per t’i zgjidhur vete te gjitha ceshtjet e tjera
qe jane ne kompetence te brendshme. Pra, me vetevendosje te brendshme kuptohet e drejta e
popujve per veteqeverisje perkatesisht veteadministrim ne ate menyre qe te kene pushtet te plote
ne institucionet e veta. Keta popuj pos qe kane sistemin e vet qeverises, ata kane gjuhen zyrtare,
simbolet e tyre shteterore si dhe te gjitha elementet tjera perberese te shtetit, mirepo vetevendosja
e brendshme kufizohet ne ate se populli nuk ka te drejte te vendose per statusin e vet
nderkombetar, respektivisht per te drejten e shkeputjes dhe krijimit te shtetit te pavarur apo me
qellim qe t’i bashkohet nje shteti tjeter. Rast konkret qe ka te beje me vetevendosjen e
brendshme eshte edhe rasti i Katalonjes ne Spanje te cilet pavaresisht se kane kerkuar disa here
secesionin nga Spanja, prapeseprape nuk ia kane arritur per arsye se nuk i kane plotesuar kushtet
e Kartes se Helsinkut te cilat qojne deri ne vetevendosje te jashtme, perkatesisht krijim te shtetit
te pavarur.
Teori tjeter shume e rendesishme qe ka te beje me parimin e vetevendosjes por qe dallon nga
koncepti amerikan (wilsonian) eshte edhe teoria e Vladimir Ilic Leninit sipas te cilit cdo
kombesi, pa asnje perjashtim, si ne Evrope ashtu edhe ne koloni, duhet te kene lirine dhe
mundesine te vendose vete ne qofte se do te formoje nje shtet ne vete apo do te hyje ne perberjen
e cfaredo shteti tjeter, sepse vetevendosja e kombeve nuk mund te kete kuptim tjeter vecse
vetevendosjen politike, pavaresine shteterore dhe formimin e nje shteti kombetar. Prandaj Lenini
ftonte ne clirimin e menjehershem te popujve nen sundimin kolonial dhe keshtu angazhohej per
pranimin e se drejtes se vetevendosjes deri ne shkeputje dhe formim te shtetit te pavarur qe
ndryshe njihet si vetevendosje e jashtme. Pra, mund te verejme se vetevendosja e jashtme
konsiston ne te drejten e popujve(kombeve) per shkeputje dhe formim te shtetit te pavarur; per
shkeputje me qellim te bashkimit me nje shtet tjeter dhe te drejten e popujve per bashkim me
shtetin ne kuader te cilit kane qene edhe me pare. Mirepo vlen te theksohet se kerkesat per
vetevendosje te tille asnjehere nuk behen per shkaqe te thjeshta, por per shkak te natyres se
regjimit dhe marredhenieve qe mbizoterojne ne te. Karta e Helsinkut (1975) thote se secesioni
(shkeputja) mund te arrihet vetem atehere kur ndaj popullit vendas ushtroher: dhuna sistematike,
vrasja e popullates civile dhe si element i trete eshte numri i madh i refugjateve.(rasti i Kosoves).
9.Mbrojtja e pakicave

Që te flitet per pakicat apo minoritetet, per te drejtat e tyre dhe per ceshtje tjera te rendesishme
lidhur me statusin e te qenit minoritet, duhet dhene perkufizimi se cka ne te vertete jane pakicat
dhe cka kuptojme ne me termin pakice/minoritet. Kjo pyetje qe nga kohet me te vjetra e deri me
sot ka qene problem qe duhej zgjidhur, problem te cilin e kane trajtuar autore (organizata,
institucione, deklarata) nga me te medhenjte, e qe akoma edhe ne ditet e sotme nuk ekziston nje
pergjigje e plote dhe e sakte lidhur me nocionin PAKICE. Gati te gjitha perkufizimet mbi pakicat
kane origjine dhe karakteristika te njejta pasi qe shumica jane pajtuar se “me pakice
nenkuptohet nje grup i vecante i personave qe jetojne ne nje shtet te caktuar, dhe qe jane
ne numer me te ulet se pjesa tjeter e popullsise se atij shteti, duke pasur karakteristika
kombetare ose etnike, fetare e gjuhesore dhe karakteristika tjera si kultura e tradita me
ndryshe se pjesa tjeter e popullsise se atij shteti, dhe njekohesisht duke shprehur deshiren
qe te bashkejetojne dhe bashkeveprojne me ta dhe ne kete menyre te ruajne ekzistencen
dhe identitetin per gjeneratat e reja te atij grupi te quajtur pakice.”
Pra, mund te kuptojme se ekzistojne disa kritere te te qenit pakice:
1. Grup i vecante
2. Madhesia numerike
3. Pozita jodominante
4. Shtetesia e shtetit
5. Deshira per t’i ruajtur karakteristikat e grupit
- Nese kthehemi ne retrospektive, me saktesishte qe nga mesjeta, verejme se gjithmone te drejtat
e njeriut kane qene te varura ose kane qene ne doren e dikujt tjeter. Kur thuhet ne doren e dikujt
tjeter nenkuptohet ne doren e religjionit, pasi historia na ka mesuar se periudha e mesjetes ka
qene periudhe shume e erret per pjesen evropiane sa i perket zhvillimit te veprimtarise se njeriut
dhe si shkas per kete ka qene pandashmeria e shtetit nga kisha e cila luante agresorin e asaj kohe.
Prandaj ashtu sic e citojne autore te koherave te ndryshme, fillimisht kane ekzistuar vetem
pakicat fetare, per te cilat kerkohej mbrojtje nga shtetet shtetas i te cilit eshte anetari minoritet.
Perpjekjet e para per permiresimin e gjendjes se pakicave i hasim ne traktatin e Vestfalise (1648)
ku proklamohej barazia ndermjet shumices katolike dhe pakices protestante.
Poashtu duhen permendur edhe traktatet e shteteve te shumta me Perandorine Osmane te
quajtura kapitulacione, qe kishin per qellim sigurimin e lirise se besimit dhe aplikimit te fese se
shtetasve te tyre brenda Per.Osmane, dhe shume e shume traktate tjera te lidhura mes shteteve te
ndryshme qe si synim kryesor kishin sigurimin e te drejtes dhe lirise se besimit ne fene e
tyre(intervenime humanitare). Kjo ishte arsyeja qe ne fillim nuk ekzistonin pakicat etnike e
gjuhesore, mirepo edhe mbrojtja e pakicave fetare nuk u sigurua 100%, sepse ndodhen
perndjekje te shumta te popujve qe ishin te besimeve te ndryshme ( Islam, krishtere, budizmimi,
judaizmi etj.) edhe pse te gjitha keto fe kishin mesazhin e njejte dhe benin thirrje qe njerezit si
femije te nje Perendie t’i qasen rruges se drejte.
Akti i pare nderkombetar i cili permbante dispozita per mbrojtjen e pakicave, tashme jo vetem
fetare por edhe te pakicave kombetare (etnike) dhe gjuhesore, ishte Akti Perfundimtar i
Kongresit te Vjenes (9 qershor 1815) i cili garantonte se polonezet e Rusise, Austrise dhe Prusise
do t’i kene institucionet qe sigurojne ruajtjen e kombesise se tyre.
Aktin e Vjenes te vitit 1815 e ndoqen edhe nje varg ngjarjesh, marreveshjesh e traktatesh te cilat
pak nga pak do te sigurojne fillimisht te drejtat elementare per pakicat kombetare, fetare e
gjuhesore e me vone edhe te gjitha te drejtat tjera te barabarta me shumicen tjeter te popullsise
madje edhe disa te drejta ekstra ne raport me popullsine vendase.
Ne baze te shume marreveshjeve per pakicat racore, fetare e gjuhesore, tashme minoritetet
perkatesisht pakicat kishin te garantuara gati te gjitha te drejtat njejte sikurse popullsia shumice,
madje edhe disa favore te precizuara. Me keto marreveshje atyre u garantohej:
1. Mbrojtja e jetes dhe lirise per te gjithe pa marre parasyshe kombesine, gjuhen e fene
2. Barazia me qytetaret e tjere dhe shfrytezimi i te gjitha te drejtave civile e politike
3. E drejta per arsimim ne gjuhen amtare
4. E drejta e ushtrimit te lire te cilitdo besim, fe ose mendim
5. E drejta per te krijuar dhe udhehequr institucionet mireberese, fetare e sociale ne gjuhen e
tyre.
6. Ndalohej diskriminimi ne baze te races, fese ose gjuhes sa i perket hyrjes ne pune
publike, ushtrimit te profesioneve e zejeve etj.
- Keto si dhe shume te drejta tjera jane te garantuara jo vetem nga aparati shteteror por edhe nga
bashkesia nderkombetare, cenimi i te cilave nuk do te lejohet permes mekanizmave te ndryshem
qe veprojne per mbrojtjen e pakicave.
Cdo cenim i te drejtave te minoriteteve/pakicave mirret parasysh nga organet kompetente (p.sh
Lidhja e Kombeve) vetem nese minoritetet te cilat pretendojne se u jane cenuar disa te drejta e
permbushin formen e kerkuar per paraqitjen e ketyre problemeve drejtuar organeve per mbrojtjen
e te drejtave te minoriteteve. Forma e tille e kerkuar duhet ta ruaje natyren e peticionit. Peticionet
e tilla duhet t’i plotesojne disa kushte si p.sh: duhet te kene te bejne me mbrojtjen e pakicave,
nuk duhen parashtruar ne forme te kerkeses per shkeputje te pakices nga shteti pjese e te cilit
eshte pakica, nuk mund te vijne nga burimi anonim, duhet t’i rezervohen perdorimit te gjuhes se
ashper, dhe duhet te permbajne informata dhe fakte lidhur me ceshtjen konkrete.
- Procedura e tille perfundon me arritjen e peticionit ne Sekretariat i cili i dergohet per
ekzaminim preliminar Komitetit per pakica detyre e te cilit eshte te verifikoje se cfare vendmi
duhet te marre Sekretari i Pergjithshem lidhur me kete ceshtje. Komiteti per pakica ka pasur
mundesi qe ta perfundonte menjehere shqyrtimin po qe se konstatonte se shpjegimet e peticionit
jane te kenaqshme; te kerkonte qe qeshtja te vihej urgjentisht ne rend dite te Keshillit po qe se
shpjegimet e qeverise se interesuar nuk e largojne dyshimin per cenimin ose rrezikun nga cenimi
dhe te hynte ne bisedime me qeverine e interesuar ne menyre qe te kerkoje shpjegime plotesuese.
Neni 27 i Paktit Nderkombetar per te Drejtat Civili dhe Politike thote “Ne shtete ku ka pakica
etnike, fetare ose gjuhesore, personat qe u perkasin ketyre pakicave, nuk mund te privohen nga e
drejta qe te kene jeten e vet te vecante kulturore, te predikojne dhe praktikojne fene e tyre ose te
perdorin gjuhen e tyre”.
Mbrojtja e pakicave me aktet e OSBE-se
Ceshtja e pakicave ka zene vend te rendesishem edhe nepunen e Konferences per Sigurimin dhe
Bashkepunimin ne Evrope (KSBE), ku Akti final i Helsinkut (1 gusht 1975) theksonte se
shtetet qe kane pakica kombetare duhet te respektojne te drejten e pjesetareve te pakicave per
barazi para ligjit dhe t’u sigurojne te drejtat e njeriut dhe lirite themelore. Me Dokumentin e
Mbledhjes se Kopenhages (29 qershor 1990) shtetet pajtohen se ceshtjet qe kane te bejne me
pakicat kombetare mund t’i zgjidhin brenda kuadrit politik demokratik dhe se te gjithe pjesetaret
e pakicave kombetare kane te drejte t’i gezojne plotesisht te drejtat dhe lirite e njeriut pa kurrfare
diskriminimi (shprehja; ruajtja e identitetit etnik,kulturor,gjuhesor ose fetar; perdorimi i gjuhes
amtare; krijimi dhe mbajtja e institucioneve etj). Dokumenti i tille nuk ka force shtrenguese dhe
me teper shpreh angazhim politik edhe perkunder faktit se konsiderohet “Karta Evropiane per
Pakicat”, per te cilen 34 shtete kishin arritur konsensus politik.
Karta e Parisit per nje Evrope te Re (21 nentor 1990) theksonte se te drejtat e njeriut dhe lirite
themelore u perkasin te gjithe njerezve si te drejta te patjetersueshme dhe te garantuara me ligj
nderkaq i obligonte shtetet qe te siguronin aplikimin e te drejtave dhe lirive te pakicave; te
permiresojne gjendjen e tyre; te luftojne te gjitha format e diskriminimit, urrejtjes racore ndaj
cdo personi etj. Shtetet e KSBE-se bashkepunimin ne fushen e mbrojtjes se pakicave e vazhduan
me thirrjen e nje takimi te eksperteve te mbajtur ne korrik te vitit 1991. Kjo mbledhje perfundoi
me nxjerrjen e nje raporti qe shfaqi probleme te medha dhe jo rezultate te pritura lidhur me
ceshtjen e mbrojtjes se pakicave kombetare. Dokumenti i Mbledhjes se Trete te Konferences per
Dimensionin Njerezor te KSBE-se (Moske, 3 tetor 1991) tregoi se ceshjta e saktesimit te
normave per mbrojtjen e pakicave ka perfunduar dhe tashme ka mbetur te kryhet vetem zbatimi i
plote dhe i shpejte i dispozitave te permendura.
Komisari i Larte per Pakica Kombetare
Per te siguruar mbrojtje efikase te te drejtave te pakicave kombetare Dokumenti i Konferences se
Helsinkit ka parashikuar se Keshilli i Ministrave i OSBE-se mund ta emeroi Komisarin e Larte
per Pakica Kombetare per nje periudhe 3 vjecare me mundesi vazhdimi, i cili eshte i autorizuar:
te mbledhe informata per ceshtje te pakicave kombetare; te vleresoj rolin e paleve te perfshira,
natyren e tensioneve dhe mundesine per paqe; te vizitoj cdo shtet pjesemarres ne menyre qe te
siguroj informata te dores se pare; te bisedoje me palet dhe ne kete menyre ta perparoje dialogun
dhe bashkepunimin ndermjet tyre. Ai mund te kerkoje ndihmen e 3 eksperteve per ceshtje ku
kerkohet hetimi special ose keshillat lidhur me pakicat kombetare. Pas perfundimit te ceshtjes,
Komisari i Larte i dorezon kryesuesit raportin me konstatime, rezultate dhe perfundime dhe ky
raport i dorezohet se fundmi Komitetit te Funksionareve te Larte.
Dokumentet Evropiane per Mbrojtjen e Pakicave
Karta e OKB-se; Akti Final i Helsinkit; Karta e Parisit; Pakti i Stabilitetit ne Evrope (20-21 mars
1995); Konventa Kuader per Mbrojtjen e Pakicave Kombetare – e miratuar me 10 nentor
1994 nga Komiteti i Ministrave, e cila ka parapare qe personave te cilet i’u takojne pakicave
kombetare duhet t’u garantohen dhe sigurohen: barazia para ligjit dhe barazia e plote e efektive
ne fushen ekonomike, shoqerore, politike dhe kulturore; liria e tubimeve paqesore, liria e
organizimit, liria e shprehjes, mendimit, ndergjegjes dhe besimit; e drejta per te manifestuar
besimin e vet dhe per te krijuar institucione, organizata dhe shoqata fetare; e drejta e shprehjes ne
gjuhen e tyre; e drejta per te perdorur simbolet e pakicave kombetare; e drejta per te percaktuar
emrat e rrugeve dhe treguesve tjere topografike ne gjuhen e pakices; e drejta per tu arsimuar ne
gjuhen e tyre etj. Ne anen tjeter shtetet jane te obliguara t’i garantojne keto te drejta per pakicat;
te mos e pengojne vendosjen dhe mbajtjen e kontakteve me personat ne shtete tjera me te cilet
kane identitet te njejte etnik, kulturor, gjuhesor ose fetar etj. Poashtu edhe personat qe u perkasin
pakicave kane per detyre qe te respektojne legjislacionin kombetar dhe te drejtat e shumices; te
rezervohen nga cfaredo veprimi qe eshte ne kundershtim me parimet themelore te se drejtes
nderkombetare etj.
Karta Evropiane e Gjuheve Regjionale ose te Pakicave
Shtetet anetare te Keshillit Evropian miratuan me 5 nentor 1992 Karten Evropiane te Gjuheve
Regjionale ose te Pakicave si shkak i disa faktoreve shume te rendesishem sic jane: rreziku qe u
kanosej gjuheve regjionale ose te pakicave te zhduken; e drejta e patjetersueshme e perdorimit te
gjuhes se pakices privatisht dhe publikisht; se mbrojtja dhe perparimi i gjuheve te pakicave
permben nje kontribut te rendesishem per krijimin e nje Evrope demokratike. Kjo Karte permban
dispozita qe u referohen arsimit, organeve te drejtesise, organeve administrative dhe sherbimeve
publike, mediave, aktiviteteve kulturore, jetes ekonomiko-shoqerore etj.

10.Sistemi regjional – Keshilli i Evropes

Këshilli i Evropës është organizata më e vjetër politike e kontinentit të Evropës. U themelua pas
Luftës së dytë Botërore, me datën 5 maj 1949, kur qeveritë e dhjetë shteteve evropiane u takuan
në Londër me një mision të madh: që vrasjet, shkatërrimet dhe vuajtjet e njerëzve të mos
përsëriten “kurrë më”. Këshilli i Evropës, ka për qëllim që të punoj për arritjen e një “uniteti më
të madh midis anëtarëve” për të garantuar lirinë individuale, lirinë politike dhe sundimin e ligjit,
parime këto që përbëjnë themelin e demokracisë kuptimplote dhe që ndikojnë në jetërat të gjithë
evropianëve. Madje neni 1a i Statutit thekson se Keshilli ka per qellim te arrije nje bashkepunim
me te madh ndermjet anetareve ne ruajtjen dhe realizimin e idealeve te perbashketa dhe ta
lehtesoje perparimin e tyre ekonomik e social. Kjo gje arrihet permes organeve te Keshillit te
Evropes me diskutimin e ceshtjeve me interes te pergjithshem qe kane per qellim ruajtjen dhe
realizimin e plote te te drejtave te njeriut dhe lirive themelore. Ky Keshill perbehet nga 45 shtete
anetare te cilet sipas nenit 3 te Statutit jane te detyruar te pranojne sundimin e ligjit (se drejtes)
dhe te sigurojne qe cdo person nen jurisdiksionin e tyre te gezoje te drejtat dhe lirite themelore te
njeriut.
Ashtu sikurse cdo institucion, edhe Keshilli i Evropes i ka objektivat e tij te cilat jane me rendesi
shume te madhe, ne kuader te te cilave hyjne: të mbrojë të drejtat e njeriut, demokracinë
pluraliste dhe sundimin e ligjit; të avancoj vetëdijen dhe të inkurajoj zhvillimin e identitetit dhe
diversitetit kulturor të Evropës; të gjej zgjidhje për problemet me të cilat ballafaqohet shoqëria
evropiane (si diskriminimi i minoriteteve, ksenofobia, jotoleranca, mbrojtja e mjedisit jetësor;
klonimi i njeriut; sida; droga, krimi i organizuar, etj); të ndihmoj konsolidimin e stabilitetit
evropian duke e mbështetur reformën politike, legjislative dhe kushtetuese.
Veprimtaria e Keshillit te Evropes eshte shumedimensionale e cila kryesisht konsiston ne:
mbrojtjen e të drejtave civile dhe politike; mbrojtjen e të drejtave ekonomike dhe sociale;
mbrojtjen e personave të privuar nga liria; mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve; punen drejtë
barazisë së gruas dhe burrit; ndërmarrjen e veprimeve kundër racizmit, ksenofobisë, anti-
semitizmit dhe jotolerancës etj.
Organet kryesore te Keshillit te Evropes jane: 1.Komiteti i Ministrave – te cilin e perbejne 45
perfaqesues te shteteve anetare, detyre e te cilit eshte qe te siguroje shtetet te respektojne zotimet
e veta. Komiteti i Ministrave mund të suspendoj përfaqësimin e shtetit anëtar gjegjës, t’a thërras
atë që të heq dorë nga anëtarësia, apo madje edhe të vendosë se ai shtet ka pushuar të jetë anëtar i
Këshillit të Evropës. Komiteti i Ministrave siguron që konventat dhe marrëveshjet midis shteteve
anëtare zbatohen, sidomos kur është fjala për tekstet për të drejtat e njeriut sic eshte p.sh
Konventa Evropiane per te Drejtat e Njeriut e cila pasqyron gurthemelin e sistemit evropian te
mbrojtjes se te drejtave te njeriut. Prandaj Komiteti i Ministrave luan nje rol shume te
rendesishem ne ruajtjen e kredibilitetit te ketij sistemi unik ne bote; 2.Asambleja Parlamentare
– organ keshilldhenes i Keshillit te Evropes qe perbehet nga anetaret e parlamenteve te shteteve
anetare te zgjedhur ne menyre demokratike dhe 3.Kongresi i Autoriteteve Rajonale dhe
Lokale te Evropes.

11.Konventa Evropiane per te Drejtat e Njeriut

Krijimtaria me e rendesishme e Keshillit te Evropes ishte nxjerrja dhe miratimi i Konventes


Evropiane per te Drejtat e Njeriut me 4 nentor 1950, e cila ka hyre ne fuqi me 3 shtator 1953 te
cilen, sot, e kane ratifikuar te gjitha shtetet anetare te Keshillit te Evropes. Merita e Keshillit te
Evropes qendron ne faktin se me nxjerrjen e kesaj Konvente do te vihet ne jete ne menyre
praktike zbatimi i te drejtave te njeriut dhe lirive themelore te vendosura ne Deklaraten
Universale per te Drejtat e Njeriut te vitit 1948. Kjo Konvente ka rendesi tejet te madhe pasi qe
pas saj qendrojne shtetet me fuqi te madhe politike, ekonomike e kulturore. Me Konvente
cdokujt brenda jurisdiksionit te ketyre shteteve i garantohet: e drejta per jete; siguria personale;
liria nga skllaverimi; liria nga burgimi arbitrar, paraburgimi ose perjashtimi; liria e mendimit,
bindjes, fese; liria e fjales dhe shprehjes; liria e tubimit; liria e bashkimit; liria e marteses dhe e
themelimit te familjes, pa dallim ne baze te races, seksit, ngjyres se lekures, gjuhes, fese,
pasurise dhe rrethanave tjera dhe se cdokush, te drejtat dhe lirite e te cilit jane cenuar, duhet te
kete ne dispozicion mjete juridike efektive per tu mbrojtur. Ne anen tjeter kjo Konvente kishte
parashikuar edhe kufizime te cilat mund te behen per shkaqe te sigurise kombetare, publike, te
mbrojtjes se shendetit publik ose mbrojtjes se te drejtave te njeriut, cka nenkupton se ne raste te
jashtezakonshme ekzistonte mundesia qe disa nga obligimet e Konventes te mos zbatohen per
arsyet e lartepermendura. Shteti i tille duhet gjithsesi ta informoje Sekretarin e Pergjithshem te
Keshillit te Evropes per masat qe i ka ndermarre.
Kjo Konvente ka parapare edhe organet te cilat sigurojne respektimin e obligimeve nga
Konventa, te cilat jane:
1) Komisioni Evropian per te Drejtat e Njeriut – perbehet nga po aq anetare sa ka pale
kontraktuese, te cilet zgjedhen nga Komiteti i Ministrave i Keshillit te Evropes dhe qe
duhet te gezojne autoritet te larte e kualifikime te duhura per te kryer funksione te larta
gjyqesore. Ky Komision eshte kompetent per te shqyrtuar ankesat lidhur me cenimin e
dispozitave te Konventes nga ndonje shtet kontraktues, qe mund te vijne nga individet,
organizatat joqeveritare apo nga ndonje shtet tjeter. Komisioni merr ne shqyrtim nje rast
vetem pasi te jene shterrur te gjitha mjetet juridike brenda shtetit dhe perpiqet qe te arrije
zgjidhje paqesore, ndersa nese kjo nuk arrihet atehere ky Komision e perpilon raportin e
perbere nga faktet dhe vendimi i marre, i cili i dorezohet shteteve te interesuara,
Komitetit te Ministrave dhe Sekretarit te Pergjithshem te Keshillit te Evropes per
publikim. Poashtu Komisioni mund ta jepe mendimin e vet se a jane cenuar obligimet
nga Konventa, dhe pas kesaj ceshtja mund t’i dergohet Gjykates Evropiane per te Drejtat
e Njeriut, mirepo nese kjo nuk ndodh atehere vete Komiteti i Ministrave me 2/3 e votave
vendos se a eshte cenuar Konventa. Nderkaq nuk e merr ne procedure peticionin nese
eshte i njejte me ate qe Komisioni e ka shqyrtuar me heret; nese nuk permban fakte
relevante te reja ose nese paraqet keqperdorim te se drejtes se peticionit.
2) Komiteti i Ministrave – eshte organ i krijuar me Statutin e Keshillit te Evropes qe ne
esence eshte organ politik por qe permban edhe disa funksione gjyqesore dhe kuazi-
gjyqesore. Ate e perbejne 45 anetare (ministra te puneve te jashtme) te cilet kane nga nje
vote e qe veprojne si perfaqesues te qeverive te veta. Komiteti i Ministrave paraqet nje
keshill administrues qe bie vendime te cilit i jepet mundesia te vendose per ceshtje se a ka
pasur shkelje te Konventes, kjo per shkak se Konventa nuk i detyronte shtetet ta pranonin
kompetencen e Gjykates Evropiane per te Drejtat e Njeriut. Ky Komitet eshte i autorizuar
qe te kerkoje deklarata te reja, te marre ne pyetje deshmitaret ose ekspertet etj; vendos se
a eshte shkelur Konventa, me shumice prej 2/3 e anetareve qe marrin pjese ne mbledhje;
kontrollon permbushjen e vendimeve te tij me c’rast nese konstatohet se shteti ne fjale
nuk ka ndermarre ne forme te kenaqshme masat e kerkuara, vendos se cka do te
ndermarre pastaj; eshte i autorizuar te mbikqyre permbushjen e vendimeve te Gjykates
edhe pse me Konvente sqarohet se vendimi i Gjykates eshte definitiv dhe shtet
kontraktuese jane te detyruara t’i respektojne vendimet e Gjykates. Komiteti i Ministrave
nuk eshte i autorizuar qe ne menyre te drejteperdrejte te perzihet ne permbushjen e
vendimit ne shtetin kunder te cilit eshte marre vendimi po qe se nje shtet vendos te mos
perfille vendimin e Gjykates ose te mos e plotesoje ne teresi kerkesen e saj, nderkaq
Komitetit i mbetet ta binde shtetin per t’i respektuar vendimet e Gjykates. Atij shteti i cili
seriozisht ka shkelur nenin 3 te Statutit te Keshillit te Evropes i cili thote se gezimi i te
drejtave te njeriut dhe lirive themelore perben parimin themelor ne te cilin mbeshtetet
anetaresimi ne Keshill, mund t’i suspendohen te drejtat nga anetaresia dhe t’i kerkohet te
terhiqet (te perjashtohet) nga ana e Komitetit te Ministrave, sic ishte rasti i Greqise.
3) 12.GJYKATA EVROPIANE PER TE DREJTAT E NJERIUT – JURIDIKSIONI
Me Konvente eshte parapare krijimi i Gjykates Evropiane per te Drejtat e Njeriut, e themeluar
me 21 janar 1959, kompetence e se ciles eshte shqyrtimi i cdo rasti qe ka te beje me
interpretimin apo zbatimin e Konventes, te cilin ia paraqesin palet kontraktuese(shtetet) per
shtetasit qe u jane shkelur te drejtat nga Konventa. Perbehet nga po aq gjyqtare sa ka anetare
Keshilli i Evropes (45) te zgjedhur nga Asambleja e Keshillit te Evropes, te cilet duhet te bartin
autoritet te larte, kualifikim te duhur dhe te marrin pjese ne Gjykate ne cilesi personale me
mandat prej 9 vjet me mundesi rizgjedhje. Kjo Gjykate merr ne shqyrtim nje rast vetem pasi qe
Komisioni ta kete shqyrtuar dhe te kete vertetuar se perpjekjet per zgjidhje miqesore kane
deshtuar. Individet dhe grupet e individeve nuk kane mundesi qe drejteperdrejte te paraqiten ne
Gjykate, por vetem terthorazi (nepermjet Komisionit), me c’rast ankesa individuale e bere
Komisionit fiton epilogun e fundit ne gjykate. Keshtu nese Gjykata konstaton se vendimi i marre
nga ndonje organ gjyqesor ose organ tjeter eshte ne kundershtim me obligimet nga Konventa, me
vendim te Gjykates i jepet satisfaksion i drejte pales se demtuar, vendim i cili eshte definitiv dhe
per permbushjen e te cilit perkujdeset Komiteti i Ministrave i Keshillit te Evropes.
Kesaj Gjykate i jane paraqitur me qindra e mijera raste deri me sot qe kishin te bejne me ceshtje
sic jane: perdorimi i ndeshkimit trupor, burgimi i pacienteve psikike, kohezgjatja e proceseve
gjyqesore, ekstradimi, pergjimi i telefonave, liria e shtypit, liria sindikale, e drejta e prones etj.
Rasti i pare i paraqitur ne Gjykaten Evropiane per te Drejtat e Njeriut ka qene ankesa e nje
shtetasi te Irlandes per shkak se eshte mbajtur pa arsye ne paraburgim(1960).
* Me Protokollin Nr.11 te miratuar me 11 maj 1994 i cili ka hyre ne fuqi me 1 nentor 1998
behet anulimi i Komisionit dhe Gjykates per te Drejtat e Njeriut me c’rast krijohet si organ i
perhershem Gjykata Evropiane per te Drejtat e Njeriut qe per nga emertimi do te jete i njejte me
ate te mepershmen por qe do jete organ i ri dhe i ndryshem nga ai i meparshmi.
Kjo Gjykate perbehet nga po aq gjyqtare sa eshte numri i Paleve kontraktuese te Konventes, te
zgjedhur nga Asambleja Parlamentare e Keshillit te Evropes per mandat 6 vjecar me mundesi
rizgjedhje, te cilet duhet te zoterojne vlera te larta morale, aftesi profesionale dhe cilesi
personale. Mandati i tyre perfundon edhe atehere kur gjyqtari i mbush 70 vjet dhe mund te
shkarkohet nga detyra kur gjyqtaret tjere vendosin me 2/3 e votave se ai nuk permbush kushtet e
kerkuara.
Gjykaten Evropiane per te Drejtat e Njeriut e perbejne 3 organe kryesore: Komitetet
treanetareshe, Dhomat shtateanetareshe dhe Dhomes se Madhe 17 anetareshe.
Komitetet mund ta deklarojne si te papranueshme ose te mos e marrin ne shqyrtim ndonje rastte
parashtruar nga ndonje individ, grup individesh ose ndonje OJQ qe vertetojne se u jane shkelur te
drejtat e parapare me Konvente. Dhoma shtateanetareshe vendos per pranueshmerine dhe
themelesine e parashtresave ndershteterore me te cilat nje Pale i terheq verejtjen Gjykates per
cfaredo shkelje te dispozitave te Konventes nga ndonje shtet kontraktues. Pas vendimit te
Dhomes shtateanetareshe, Palet munden qe brenda afatit 3 mujor te kerkojne qe ceshtja t’i
kalohet per shqyrtim Dhomes se Madhe neqoftese ka te beje me ndonje problem serioz lidhur me
interpretimin e Konventes.
Dhoma e Madhe e perbere nga 17 gjyqtare shqyrton: ankesat ndershteterore me te cilat njera Pale
i terheq verejtjen Gjykates per ndonje shkelje te dispozitave te Konventes; rastet te cilat ia
kalojne Dhoma 7 anetareshe; aplikimet individuale etj.
Jurisdiksioni i Gjykates bazuar ne nenin 32 shtrihet mbi te gjitha ceshtjet qe kane te bejne me
interpretimin dhe zbatimin e Konventes dhe Protokolleve te saj. Neni 35 i Konventes thote se
Gjykata mund te merre me nje ceshtje:
a) Vetem pasi te jene shterrur te gjitha mjetet e brendshme efektive juridike ne perputhje me
normat e se drejtes nderkombetare. Kete rregull e zbatojne te gjitha organet gjyqesore dhe
kuazi-gjyqesore nderkombetare per te drejtat e njeriut.
b) Qe ankuesi duhet t’ia paraqese kerkesen e tij Gjykates brenda 6 muajve nga data e
marrjes se vendimit perfundimtar.
Neni 34 tregon se Gjykata nuk eshte e autorizuar qe te merret me ndonje kerkese individuale
nese ajo eshte:
a) Anonime
b) Ne thelb e njejte me nje kerkese qe eshte shqyrtuar njehere (res iudicata) nga Gjykata
ose i eshte paraqitur ndonje instance tjeter ndekombetare hetimore.
Ankesat e tilla duhet te permbajne emrin, moshen, profesionin dhe adresen e ankuesit; emrin e
Pales kontraktuese kunder se ciles parashtrohet ankesa, lenden e ankeses dhe dispozitat e
shkelura te Konventes.
Kur Gjykata konstaton shkeljen e Konventes ose te Protokollit te saj, nese eshte e nevojshme i
cakton pales se demtuar nje shperblim te drejte, ndersa Gjykata shpall si te papranueshme cdo
kerkese individuale te cilen e konsideron se eshte e papajtueshme me dispozitat e Konventes ose
te Protokolleve te saj. Si shembull i kesaj te fundit, vlen te permendet se me datën 2 maj 2007,
Gjykata, me shumicë votash, ka deklaruar se ankesa Behrami, si dhe ajo Saramati kundër
Francës dhe Norvegjisë janë të papranueshme duke argumentuar se ankuesit nuk ishin banore te
“hapesires kuridike” te Konventes. Rasti Behrami kishte të bënte me veprimet e UNMIK-ut dhe
të KFOR-it në Komunën e Mitrovicës në mars të vitit 2000. Derisa luanin, fëmijët gjetën disa
bomba të padetonuara, të cilat kishin mbetur nga bombardimet e NATOs të vitit 1999. Në mesin
e fëmijëve ishin dy fëmijët e Agim Behramit, Gadafi dhe Bekimi. Kur njëra nga njësitet e
bombave eksploduan, Gadafi u vra, derisa Bekimi mori lëndime të rënda dhe mbet përgjithmonë
i verbër. Ankesa e parashtruar Gjykatës ishte bazuar në nenin 2 të Konventës Evropiane për
mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duke argumentuar se trupat franceze të KFOR-it kishin
dështuar t’i shënojnë dhe/ose t’i neutralizojnë bombat për të cilat ishin në dijeni se gjendeshin në
atë vend. Rasti Saramati kishte të bënte me një Kosovar që ishte arrestuar në prill të vitit 2001 në
bazë të dyshimit për tentim vrasjeje dhe posedimit të jashtëligjshëm të armës. Ai ishte liruar në
qershor, por ishte arrestuar përsëri në korrik. Periudha e paraburgimit të tij vazhdimisht ishte
zgjatur mga Komandanti i KFOR-it, derisa ishte akuzuar më në fund në janar të vitit 2002.
Ankesa e tij ishte bazuar në Nenin 5 të Konventës lidhur me nenin 13, si dhe në nenin 6,
meqenëse thirrej në faktin se ishte paraburgosur në mënyrë jashtëgjyqësore dhe pa të drejtë qasje
në gjykatë. Ankesa ishte bërë kundër Francës dhe Norvegjisë, sepse Komandantët e KFOR-it që
kishin lëshuar urdhër të paraburgimit, ishin oficer norvegjez dhe francez. Rastet Behrami dhe
Saramati ishin rastet e para me të cilat është ballafaquar Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut
dhe të cilat kishin të bënin me ankesat kundër prezencës ndërkombëtare të sigurisë. Gjykata
vendosi ti konsiderojë ankesat të papranueshme, në bazë të mungesës së kompetencës ratione
personae për të shqyrtuar nëse sjellja e prezencës ndërkombëtare të sigurisë ishte në
përputhshmëri me dispozitat e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Duhet theksuar, se
një vendim i këtillë i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut do të ketë implikime serioze në
mbrojtjen e të drejtave të njeriut në operacionet paqësore. Shumë autorë të respektuar të së
drejtës ndërkombëtare kanë shprehur shqetësim se vendimi për papranueshmërinë e këtyre
rasteve, mund ta degradojë rëndësinë e Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut dhe ta bëj
irelevante në operacionet ndërkombëtare paqësore.

13.Principet e Konventes Evropiane per te Drejtat e Njeriut

14. Mbrojta Nderkombetare dhe te Drejtat e Refugjateve

Nje nga problemet me te medha me te cilat po perballet bashkesia nderkombetare ne ditet e


sotme eshte mbrojtja e refugjateve dhe te drejtave te tyre. Kjo per faktin se qindra-mijera e
miliona njerez sot jane te detyruar te ikin nga trojet e veta per arsye te ndryshme ne kuader te te
cilave ben pjese shpetimi nga ndjekjet qe behen per arsye kombetare, fetare, raciale, ideologjike
etj. Kjo taktike frikesimi dhe tmerrimi ndaj popullsise civile kryesisht zbatohet gjate konflikteve
te armatosura, agresioneve te jashtme, okupimit etj. Problemi i refugjateve eshte thelluar
sidomos ne Luften e Dyte Boterore ku eshte konstatuar se numri i refugjateve kishte arritur deri
ne 60 milione. Po cka ne te vertete paraqesin ata?
Refugjatet jane persona te cilet per arsye te persekutimeve, operacioneve luftarake dhe
rrethanave tjera te jashtezakonshme, e kane leshuar vendin e tyre. Ata i karakterizon: a)
shkaterrimi i raportit te besimit, mbrojtjes dhe ndihmes qe i bashkon individet me qeverite e
vendit te tyre si dhe b) kalimi i kufirit dhe futja ne shtetin tjeter ne kerkim te mbrojtjes, qe ne te
shumten e rasteve ndodh ne menyre ilegale. Pos shkaqeve te lartepermendura, ekzistojne edhe
faktore te tjere te cilet ndikojne qe keta njerez e leshojne vendin e tyre sic eshte prishja serioze e
rendit publik. Refugjate nuk konsiderohen assesi: ata njerez te cilet kane bere krime lufte, krime
kunder njerezimit ose krime kunder paqes dhe e kane leshuar vendin e tyre; personat te cilet kane
marre pjese ne nxitjen e luftes me te cilen shkelen marreveshjet nderkombetare; personat qe kane
vrare, deportuar, skllaveruar ose kane kryer akte tjera johumane kunder popullsise civile etj.
Deklarata e Pergjithshme per te Drejtat e Njeriut thekson se te drejten e azilit nuk mund ta gezoj
kushdo ne qofte se eshte i ndjekur per veper penale te natyres jopolitike. Kjo e drejte nuk i jepet
as personave qe kane kryer krim kunder njerezimit, paqes dhe krime lufte, ndersa personat qe
kane kryer, jane marre vesh qe te kryejne ose kane tentuar te kryejne gjenocid, i nenshtrohen
ekstradimit sipas Konventes per Pengimin dhe Denimin e Krimit te Gjenocidit (9 dhjetor 1948).
Perpjekjet e para per t’i ndihmuar refugjatet i ka bere Lidhja e Kombeve, me c’rast krijohet
Komisariati i Larte per Refugjate (1921) ne krye te te cilit u zgjodh norvegjezi Nansen i cili
njihej per shperndarjen e “Pasaportave te Nansenit”, me ane te te cilave refugjatet mund te
udhetonin kohe pas kohe jashte shtetit ku kane banuar duke i mbrojtur nga debimi arbitrar ose
nga kthimi i dhunshem ne vendin e tyre. Nga viti 1947 kompetencat per mbrojtjen e refugjateve
kalojne ne Organizaten Nderkombetare per Refugjate (IRO) qe kishte per detyre t’i ndihmoje
viktimat e nazizmit, fashizmit dhe regjimeve falangiste. Nderkaq nga 3 dhjetori i vitit 1949
themelohet Zyra e Komisarit te Larte te Kombeve te Bashkuara per te mbrojtur refugjatet e cila
kishte per detyre zgjidhjen perfundimtare te problemeve te refugjateve dhe zvogelimin e numrit
te atyre qe kerkonin mbrojtje.
Bashkesia Nderkombetare ka miratuar nje varg aktesh qe kane te bejne me refugjatet sic jane:
Protokolli i Hages (1930), Konventa per Statusin e Refugjateve (29 korrik 1951), dhe
Protokolli per Statusin e Refugjateve (31 janar 1967).
Konventa per Statusin e Refugjateve permban nje sere dispozitash me te cilat definohet se kush
konsiderohet refugjat (neni 1); ndalohet diskriminimi i refugjateve ne baze te races, fese, ose
vendit te origjines (neni 3); parashihet liria e fese (neni 4); percaktohet statusi juridik i tyre; u
sigurohet e drejta qe te angazhohen ne pune fitimprurese; sigurohet liria e qarkullimit;
rregullohen ceshtjet lidhur me azilin; precizohen mundesite e debimit; rregullohen ceshtjet qe
kane te bejne me sigurimin e ushqimit, banimit, shkollimit, asistences etj.
Refugjatet te cilet ndodhen ne territorin e shtetit tjeter kane te drejte te zgjedhin vendqendrimim;
te drejten e qarkullimit te lire; te drejten e bashkimit ne shoqata dhe sindikata profesionale; nese
nuk ka dokument udhetimi te vlefshem, shteti ku gjendet, i jep dokument per identitet te cilit i
mundeson udhetimin jashte atij territori perpos ne qofte se kete e bejne te pamundur arsyet e
sigurise kombetare dhe te rendit publik etj.
Refugjati mund te debohet nga shteti ne te cilin gjendet ne menyre te rregullt, vetem per arsyer te
sigurise kombetare dhe te rendit publik ne baze te nje vendimi te bazuar ne ligj. Shteti refugjatit
te tille duhet t’i jap kohe te mjaftueshme qe ky te kerkoj nga ndonje shtet tjeter per ta pranuar.
Shteti eshte i ndaluar qe ta deboj ose ta kthej refugjatin me dhune ne territorin ku do t’i
rrezikohej jeta dhe liria e tij per shkak te fese, races, kombesise ose rrethanave tjera.
Refugjatet te cilet jetojne ne nje vend ne kundershtim me ligjin, nuk u nenshtrohen sanksioneve
penale, ne qofte se ata kane arritur aty drejteperdrejte nga territori ku jeta dhe liria e tyre kane
qene te rrezikuara, mirepo Konventa parasheh se cdo refugjat ka per detyre qe ne shtetin ne te
cilin gjendet t’u nenshtrohet ligjeve, rregullave dhe masave per mbajtjen e rendit publik.

15.Gjenocidi

Fjala gjenocid rrjedh nga fjala greke genos = race, fis dhe cide = vrasje, ku per here te pare
permendet ne Rezoluten 96 te Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara te 11
dhjetorit 1946. E drejta nderkombetare gjenocidin e perkufizon si krim i kryer me qellim te
shfarosjes se plote ose te pjesshme te nje grupi kombetar, etnik, racor ose fetar.
Nder rastet e para te gjenocidit permendet renia e Kartagjenes dhe zhdukja e saj pas luftes me
Romen prej vitit 149-146 p.e.r, ku nga afro 0.5 milion banore, romaket lane te gjalle vetem
50.000 kartagjenas dhe i shnderruan ne skllever dhe qytetin e dogjen duke e mallkuar ate vend.
Gjate tere historise se njerezimit ka pasur spastrime te tille, diku me shume e diku me pake, por
qe esenca e tyre ishte e njejte dhe kishte te bente me asimilin dhe shfarosjen e plote te popujve te
ndryshem, ku mjafton te permenden persekutimet dhe masakrat e kryera ndaj hebrenjeve,
indianeve, myslimaneve, hugenoteve etj. Fatkeqesisht keto ndjekje e masakra beheshin ne baze
te konceptit te teologeve te kishes katolike, te cilet lufterat e tilla i konsideronin te drejta, duke
thene se lefterat e tilla jane te urdheruara te ndodhin nga Perendia kunder te pafeve e heretikeve.
Per te kaluar nga e kaluara e larget ne nje te kaluar te afert sic ishte Lufta e Dyte Boterore,
mjafton te permendim gjenocidin e kryer nga Gjermania naziste si mjet per zhdukjen e disa
grupeve racore, kombetare e fetare sic ishin hebrenjte. Mendohet se numri i pergjithshem i
njerezve te likuiduar ne oda gazi, te vrare ose te zhdukur, kap shifren e 12 milione njerezish prej
te cileve 6 milione ishin hebrenje.
Krimet e tilla jane kryer me ndihmen e aparatit shteteror dhe madje edhe para syve te mbare
njerezimit. Krimet e tilla tashme duhej te ndaleshin dhe duhej gjetur fajtori i cili barte
pergjegjesine per keto krime. Dhoma e Perfaqesuesve te SHBA-ve me ane te nje rezolute te vitit
1943 duke shprehur neveritje per mizorite kunder popullsise civile, sidomos per vrasjet e
burrave, grave dhe femijeve hebrenje, vendosi qe keto krime ndaj milionave te pafajshem
doemos duhet gjykuar dhe denuar si veprime te padenja per cilindo vend qe pretendon te jete
pjese e botes se qyteteruar. Mirepo reagimi me direkt kunder krimeve masive dhe brutale nga
L.II.B ka qene i shprehur ne kerkesen publike qe bashkesia nderkombetare te percaktoj dhe
miratoj akte me te cilat do te pengohej perseritja e veprimeve te tilla ne te ardhmen. Duke iu
pergjigjur kesaj kerkese, Asambleja e Pergjithshme do te filloj te miratoj nje varg rezolutash me
te cilat do ta shpallte gjenocidin si tronditje e ndergjegjes njerezore e cila i shkakton humbje te
medha njerezimit dhe eshte ne kundershtim me ligjet morale, si dhe me frymen dhe qellimet e
Kombeve te Bashkuara. Keshtu me 9 nentor 1948 Asambleja e Pergjithshme me Rezoluten 260
A(III) miratoi Konventen per Pengimin dhe Denimin e Krimit te Gjenocidit ( hyri ne fuqi me
12 janar 1951) dhe i ftoi shtetet ta nenshkruajne, ta ratifikojne ose ta pranojne.
Konventa per Pengimin dhe Denimin e Krimit te Gjenocidit shpall se gjenocidi, pa marre
parasysh a eshte kryer ne kohe paqeje a ne kohe lufte, eshte krim sipas te drejtes nderkombetare
dhe i detyron shtetet ta pengojne dhe ta denojne ate (neni 1). Poashtu Konventa parasheh edhe
veprimet te cilat e perbejne gjenocidin ne juader te te cilave bejne pjese:
a. Vrasja e anetareve te grupit
b. Lendimi i rende fizik ose psikik i anetareve te grupit
c. Venia e grupit qellimisht ne kushte te tilla te jetes qe duhet te sjellin zhdukjen e plote ose
te pjeserishme te grupit; ç. transferimi i dhunshem i femijeve nga nje grup ne tjetrin
d. Ndermarrja e masave qe kane per qellim pengimin e lindjeve brenda grupit
Mirepo Konventa nuk parasheh edhe veprimet qe kane te bejne me gjenocidin kulturor sic jane
ndalimi i perdorimit te gjuhes, zhdukja e librave, monumenteve kulturore etj. ( eshte kritikuar ).
Gjenocidi ne Sebrenice (Bosnje) - 1995
Nje nga masakrat me te medha qe e ka prekur Evropen pas L.II.B eshte Gjenocidi i Srebrenices
(Bosnje&Hercegovine) i korrikut te vitit 1995 i kryer nga forcat ushtarake serbe te drejtuara
nga Ratko Mlladiq, krim i cili masakroi rreth 8000 burra e djem te moshes 12-77 vjecare.
Mlladiq bashke me disa oficere te tjere jane denuar per krime lufte perfshire termin gjenocid nga
Gjykata Penale Nderkombetare per ish-Jugosllavine (ICTY) e cila masakren e vitit 1995 e
cilesoi si gjenocid.
Serbët janë të destinuara për të ruajtur influencën ekspansioniste të Bosnje-Hercegovinës, si një
pjesë përbërëse e ish-shtetit dhe ata e kuptuan se zona e Drina-sit i Mesëm për ta ka rëndësi të
madhe strategjike. Asnjë zonë e Drina-sit te Mesme nuk do të jetë e Serbisë, ajo do të jetë e
integritetit territorial të territoreve etnike serbe brenda territorit të BH. Pavarësisht nga fakti se
popullsia e Srebrenicës ishte kryesisht boshnjake, forcat paraushtarake serbe nga rajoni dhe
pjesët fqinje në lindje të Bosnjës në fillim të vitit 1992, brenda disa javëve  pushtuan qytetin. Ne
janar te vitit 1993 gjate aksioneve te pergjakshme ushtarake serbe, u shfaqen raportet e terrorit
serb kunder civileve boshnjake. Komandanti i Forcës Mbrojtëse të OKB-së, francezi, Filip
Morijon vizitoi Srebrenicën në mars të 1993. Deri atëherë, qyteti u mbipopullua në kushtet e
rrethimit të forcave ushtarake serbe, ku ndodheshin të izoluar dhe kishin mungese totale të ujit të
pijshëm. Banorët merrnin energji elektrike nga gjeneratorët e improvizuar. Ushqim, ilaçe dhe
furnizime të tjera të nevojshme ishin të rralla. Përpara largimit, Morijon ishte në një tubim publik
para banorëve të rrethuar dhe ne nje gjendje ne Srebrenicë, ku tha se qyteti është nën mbrojtjen e
OKB-së dhe se ata kurrë nuk do të largohen nga ai. Në mes të marsit dhe prillit 1993, Srebrenica
ishte nën kujdesin e Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR) ku kanë evakuar
rreth 8000 nga  9000 boshnjakë. Evakuimi ishte, megjithatë në kundërshtim me qeverinë
boshnjake në Sarajevë, duke besuar se në këtë mënyrë kontribuon “spastrimin etnik” të territorit.
Dhe me te verte do te ndodhe ajo qe te gjithe frikesoheshin pasi vazhdimisht enklavat serbe do ta
shtojnin ndikim e tyre ne pjese te ndryshme te shtetit boshnjak deri kur pas nje plani te
organizuar nga serbet, do te filloje kasaphana e paparamenduar qe sic e thashe do te perfshije
mbi 7800 burra e djem te rinje.

16. Mbrojtja e te drejtave te njeriut ne konflikte te armatosura

Ceshtje shume me rendesi e bashkesise nderkombetare ka qene dhe mbetet mbrojtja e te drejtave
te njeriut ne konflikte te armatosura e cila njihet ne literature si “e drejta humanitare” e cila
perbehet nga rregullat juridike nderkombetare, te krijuara me traktate ose me zakone, qellim i te
cilave eshte zgjidhja e problemeve humanitare qe shfaqen nga konfliktet e armatosura te cilat i
kufizojne te drejtat e paleve ne konflikt qe te perdorin metodat dhe mjetet sipas zgjedhjes se tyre,
ose qe mbrojne personat dhe pronen qe mund te preket me konflikt.
E drejta humanitare nderkombetare eshte zhvilluar ne kuader te se drejtes nderkombetare,
rregullat e para te se ciles e kane origjinen ne mesimet religjioze dhe morale te Islamit,
Krishterimit apo Budizmit dhe qe kishin per qellim ndaljen e tmerreve te luftes sic ishin vrasjet.
Mirepo eshe pse eshte krijuar per te mbrojtur njerezit nga fatkeqesite e luftes, e drejta humanitare
nderkombetare, ne fillesat e saja nuk ka mundur qe ta ndal luften, perpos qe me disa rregulla ka
arritur qe ta ndal ose kufizoje te drejten e luftes ne ditet e festave ose muajve te caktuar ose te
ndal perdorimin e disa metodave dhe mjeteve luftarake. Prandaj mund te themi se lufte ishte bere
pjese e perhershme e shoqerise njerezore duke u konsideruar si ligj hyjnor ose ligj fatal.
Eshe pse lufta konsiderohet si mjet i ndaluar, prapeseprape ajo nuk ka mundur te perjashtohet
nga jeta nderkombetare, sepse edhe perkunder faktit se tash jane shmangur konfliktet boterore,
akoma sot e kesaj dite ekzistojne shume e shume raste te konflikteve lokale, regjionale, lufterat
civile e ato clirimtare, cka e imponon nevojen e plotesimit te rregullave te se drejtes humanitare
nderkombetare.
Kontribut shume te rendesishem ne forcimin e vetedijes per realizimin e rregullave te se drejtes
humanitare nderkombetare kane dhene Komiteti Nderkombetar i Kryqit te Kuq dhe me vone
edhe Kombet e Bashkuara. Asambleja e Pergjithshme proklamoi tre parime themelore qe
autoritetet pergjegjese duhet t’i respektojne ne konflikte te armatosura: 1.E drejta e paleve ne
konflikt per t’i perdorur mjetet per ta lenduar armikun nuk eshte e pakufizuar; 2.Jane te ndaluara
sulmet kunder popullates civile, dhe 3.Duhet bere dallimi mes personave qe marrin pjese ne lufte
dhe civileve. Me vone, ne vitin 1968 mbahen dy Konferenca te rendesishme qe kane per rezultat
nxjerrjen e dy deklaratave: Deklarata e Montrealit dhe Proklamata e Teheranit.
Perderisa Deklarata e Teheranit mjaftohej me ate se mohimi i te drejtave te njeriut qe rrjedh nga
konfliktet e armatosura shkakton fatkeqesi njerezore te medha qe mund ta shtyjne boten drejte
konflikteve me permasa akoma me te gjera, Deklarata e Montrealit i permbante te gjitha te
drejtat e njeriut ne konflikte te armatosura ne kuader te te cilave bejne pjese: te drejtat absolute
(jete, liri kunder tortures dhe gjykim te drejte); ndalja e dhunes, masakrave, tortures, vrasjeve te
civileve, perdorimit te armeve kimike dhe biologjike; kursimi i jetes se luftetareve te zene rober;
respektimi i te plagosurve, te semureve dhe personelit mjekesor etj.
Ne mbledhjen XXV e Asamblese se Pergjithshme te vitit 1969-1970 jane marre miratuar
vendime te rendesishme te cilat u referoheshin: mbrojtjes se gazetareve te angazhuar ne misione
te rrezikshme; trajtimit te luftetareve per liri si rober lufte nese kapen; mbrojtjes se popullsise
civile; trajtimit te roberve te luftes; te drejtave themelore te njeriut te pranuara me te drejten
nderkombetare; kampeve per mbrojtjen e popullsise civile dhe refugjateve te cilat nuk mund te
jene objekt i operacioneve ushtarake etj.
Asambleja e Pergjithshme ka kerkuar nga palet ne cfaredo konflikti te respektojne Konventen e
Hages, Protokollin e Gjeneves (1925), Konventen e Gjeneves (1949) dhe rregullat tjera
humanitare qe aplikohen ne konflikte te armatosura.
Pra nga te gjitha keto qe u thane mund te verejme se qellimi kryesor i te drejtes humanitare eshte
mbrojtja e personalitetit njerezor. E drejta humanitare qe zbatohet ne lufte dhe ne konflikte te
armatosura perbehet nga rregullat humanitare te perfshira ne Konventen e Gjeneves dhe ne
Koventen e Hages, dhe ndahet ne dy grupe te dispozitave nderkombetare:
1) Rregullat per ndalimin e mjeteve jonjerezore (barbare) ne lufte
2) Rregullat per mbrojtjen e disa kategorive te personave
Rregullat te cilat kane percaktuar sjelljen ne lufte per nje kohe te gjate kane qene te
permbledhura ne Konventat e Hages (29 korrik 1899 dhe 1907) dhe ne Protokollin e Gjeneves
(17 qershor 1925) ku theksohej se shtetet nderlufutese nuk kane te drejte te zgjedhin ne menyre
te pakufizuar mjetet e luftes kunder armikut me c’rast ndalohej perdorimi i armeve, fishekeve
dhe te materialeve tjera qe shkaktojne vuajtje te panevojshme sic jane fisheket qe pelcasin ne
trup, jane te mbushur me lende djegese ose qe permbajne gaz helmues qe te ngulfatin; perdorimi
i mjeteve kimike per helmimin e njerezve, shtazeve e bimeve; perdorimi i mjeteve
bakteriologjike qe shkaktojne semundje ose vdekje te njerezve; perdorimi i disa llojeve te
armeve ne luftera detare; perdorimi i armeve berthamore (qe akoma sot e kesaj dite eshte ceshtje
shume e nderlikuar, pasi qe dita-dites ka “ngacmime” fjalesh nga fuqite e medha boterore per
perdorimin e tyre qe do te shkakonte katastrofat me te medha ne historine e njerezimt, pasi qe
vete perdorimi i tyre bie ndesh me parimet e se drejtes nderkombetare dhe te gjitha konventave
per mbrojtjen e njeriut, sepse nuk do te behej dallimi mes luftetareve dhe popullates civile me
c’rast do te shkaktoheshin humbjet me te medha ne njerez ndonjehere.); perdorimi i armeve
napalme ose armeve te tjera per djegie dhe shkaktim te plageve nder njerez me veprimin e
flakes; perdorimi i minave befasuese qe kane pamjen e lodrave te femijeve dhe sendeve tjera te
parrezikshme etj.
Neni 23(b) i Rregullores se Hages ndalon ‘vrasjen ose plagosjen me pabesi te personave qe i
takojne ushtrise ose popullit te armikut’, ashtu sikurse edhe neni 37 i Protokollit te Gjeneves qe
ndalon perfiditetet apo veprimet qe kane synim vrasjen, plagosjen ose roberimin e kundershtarit
duke u shtire se ka per qellim lidhjen e armepushimit, se eshte i paafte per shkak te semundjes
ose plageve, se eshte civil kur ne te vertete eshte luftetar etj.
E drejta nderkombetare me kalimin e kohes parasheh mbrojtjen e personave qe nuk marrin pjese
ose qe kane pushuar se marruri pjese ne operacione lufte, ne grupin e te cileve bejne pjese:
a) Te plagosurit, te semuret dhe anijethyerit – Ne Gjeneve me 22 gusht 1864
perfaqesuesit e 12 shteteve miratuan Konventen per Permiresimin e Pozites se Ushtareve
te Plagosur te Armatave ne Luftera Tokesore e njohur pergjithesisht si Konventa e
Gjeneves, e cila me 1868 zgjerohet me dispozitat per regjimin ndaj te plagosurve dhe te
semureve ne luftera detare dhe plotesisht realizohet me Konventen e pare te Hages
(1899). Ne qershor te vitit 1906 thirret nje Konference e re e cila rezultoi me miratimin e
Konventes se re te Gjeneves me 6 korrik 1906 e nenshkruar nga 35 shtete, ndersa me 29
korrik 1929 33 shtete e miratojne Konventen e Re per Permiresimin e Pozites se te
Plagosurve dhe te Semureve te Armatave ne Fushebeteje; ndersa me 12 gusht 1949
miratohen 4 konventat e njohura te Gjeneves te cilat kane te beje me permiresimin e
pozites se te plagosurve, te semureve dhe te anijethyerve ne forcat e armatosura ne lufte
dhe ne det. Neni 3 i Konventave parasheh se personat qe nuk marrin pjese drejteperdrejte
ne armiqesi, nuk duhet te jene kurrsesi objekt sulmesh kunder jetes dhe integritetit
trupor, dhe nuk ben t’u ekspozohen vrasjes , sakatosjes, mizorive, mundimit, marrjes
peng dhe cenimit te dinjitetit personal. Nderkaq neni 12 i Konventes 1 dhe 2 thekson se
personat e plagosur dhe te semuret e paleve nderluftuese, te lidhur zyrtarisht me armaten,
duhet te respektohen dhe te mbrohen ne cfaredo rrethanash pa dallim race, kombesie,
feje ose bindjesh politike. Cdo sulm mbi ta, ndalohet rreptesisht!
b) Roberit e luftes – poashtu benin pjese ne kategorine e luftetareve qe jane nxjerre nga
lufta. Ata gjate historise jane shendrruar ne skllever dhe jane trajtuar barbarisht ose jane
vrare ne te shumten e rasteve, nderkaq shume rralle jane liruar.
Rregullat qe kishin te benin me mbrojtjen e roberve te luftes hasen kryesisht ne
Konventat e Hages dhe Gjeneves. Me 12 gusht 1949 ne Gjeneve, miratohet Konventa
per Trajtimin e Roberve te Luftes, sipas se ciles rober lufte jane: personat qe kane rene
ne duart e armikut dhe qe kane qene pjesetare te forcave te armatosura, te policise, te
njesiteve vullnetare apo te levizjeve te organizuara per rezistence, te cilet deklarojne se i
takojne nje pushteti te cilin nuk e njeh shteti nen pushtimin e te cilit gjenden. Rober lufte
jane konsideruar edhe kryetaret e shteteve, ministrat dhe diplomatet.
Me roberit e luftes duhet sjelle njerezishem duke e ruajtur personalitetin dhe nderin e
tyre. Ata nuk ben te sakatosen, tu nenshtrohen eksperimenteve mjekesore, te dhunohen,
te frikesohen apo te fyhen pa dallim race, kombesie, feje apo bindjeje politike. Ata duhet
te gezojne mbrojtje shendetesore pa pagese, duhet t’u sigurohet ushqimi i njejte, veshja
adekuate, mund te shfrytezohen nga shteti per pune duke i’u siguruar nje page te
arsyeshme, ata gezojne lirine e fese dhe te besimit etj. onventa poashtu parashikon
riatdhesimin e roberve te plagosur dhe te semure rende fizikisht apo mentalisht, mirepo
mund te thuhet se kjo praktike eshte zhdukur ne ditet e sotme. Konventat e Hages dhe
Gjeneves parashikojne qe pas perfundimit te armiqesive, roberit e luftes te lirohen dhe
riatdhesohen pa ndonje pengese, cka nenkupton se vete roberve te luftes i’u takon te
vendosin nese do te kthehen ne atdhe apo do te kerkojne strehim ne ndonje vend tjeter.
c) Popullsia civile – Mbrojtja me efektive e popullsise civile ne konflikte te ardhshme te
armatosura eshte arritur me miratimin e Konventes per Mbrojtjen e Personave Civile ne
Lufte (Gjeneve, 12 gusht 1949 – Protokolli I dhe II, 1977). Konventa synon mbrojtjen
e: personave civile (te semureve, pleqve, grave, femijeve); personave qe gjenden ne duart
e pales shtetas te te ciles nuk jane, qe shpesh kane qene objekt internimi, deportimi,
persekutimi ose vrasjeje. Kjo Konvente ndalon: perdorimin e dhunes per nxjerrjen e
informacioneve; denimet kolektive dhe te gjitha masat e frikesimit te terrorizimit;
marrjen e perngjeve; plackitjen; shpernguljet me dhune ne mase etj. Konventa parasheh
krijimin e spitaleve, zonave sanitare dhe te zonave te sigurta per mbrojtje te personave te
pafuqishem nga efektet e luftes, zona te cilat nuk duhet te jene te medha dhe as ne afersi
te cfaredo objekti ushtarak si dhe te mos perdoren assesi per kalimin e personelit dhe te
materialit te luftes. Me vone Konventat e tilla plotesohen me nje numer me te madh te
rregullave qe kishin per qellim mbrojtjen e popullsise civile, madje ne njeren nga
Protokollet shtese te Konventes se Gjenevesper Mbrojtjen e Viktimave ne Konflikte te
Armatosura Nderkombetare sqarohej se palet nderluftuese ne cdo kohe duhet te bejne
dallimin ndermjet popullsise civile dhe luftetareve; popullsia civile e sidomos grate dhe
femijet duhet te mbrohen ne nje menyre te vecante nga dhunimi, prostitucioni i
dhunshem ose nga cfaredo forme tjeter jonjerezore.
d) Personeli mjekesor, fetar dhe i shoqatave vullnetare per ndihme – Palet nderluftuese
gjithsesi se duhet te sigurojne mbrojtjen e kesaj kategorie personash, te cilet angazhohen
ne gjetjen, mbledhjen, transportimin ose trajtimin e te plagosurve. Ne kete grup
personash qe gezojne mbrojtje jane mjeket, farmacistet, infermieret, personat
administrative, shoferet e ambulancave dhe rojat. Konventa e Gjeneves parasheh qe
mbrojtje gezojne edhe personat qe rregullisht ose perkohesisht jane te angazhuar ne
administrim te spitaleve civile; personeli i shoqatave vullnetare per ndihme te paleve
nderluftuese, te cilet duhet te mbajne shenjen dalluese qe me se shpeshti eshte Kryqi i
Kuq ne fushe te bardhe.
* Sipas rregullave palet nderluftuese jane te detyruara te mbledhin te vdekurit dhe t’i
varrosin ne menyre te denje.

Pergjegjesia per krime kunder paqes, krime lufte dhe krime kunder njerezimit – Gjykata e
Nyrnbergut, Gjykata e Tokios dhe Gjykata e Hages.

E drejta nderkombetare ka parapare ndeshkimin e kryeresve te krimeve gjate konflikteve te


armatosura, kjo per shkak se gjate lufterave boterore eshte shtuar shume brutaliteti, numri i
viktimave, kategorite e personave qe kane pesuar etj.
Me 8 gusht 1945 qeveria e Britanise se Madhe, SHBA-se, Frances dhe Bshkimit Sovjetik
nenshkruajne Marreveshjen per Ndjekjen dhe Denimin e Krimineleve Kryesore te Luftes se
Shteteve te Boshtit ne Evrope me c’rast nxirret Statuti i Gjykates. Gjykata ka qene kompetente:
a) Per krime kunder paqes (nxitje te luftes agresive qe ka per pasoje shkeljen e
marreveshjeve nderkombetare)
b) Per krime lufte (keqtrajtimet, dergimi ne pune te dhunshme i popullates civile, vrasjet
dhe keqtrajtimet e roberve te luftes, vrasja e pengjeve etj.)
c) Per krime kunder njerezimit (vrasja, deportimi, skllaverimi dhe akte tjera johumane)
Gjyqi i Nyrnbergut, i krijuar me 1 tetor 1946 i ka shpallur fajtore dhe i ka denuar me vdekje 12
persona, 3 me burgim te perjetshem dhe 4 me burgim 10-20 vjet. Parimet themelore te kesaj
Gjykate jane: a) cdo person qe kryen krim sipas se drejtes nderkombetare eshte pergjegjes dhe i
nenshtrohet ndeshkimit; b) e drejta nderkombetare edhe perkunder faktit se nuk ka denim per
aktet e emeruara si krim, prapeseprape nuk e liron nga pergjegjesia personin qe ka kryer krim; c)
cilido person i akuzuar per krime, ka te drejte per gjykim fer; ç) krimet qe i nenshtrohen denimit
jane krimet kunder paqes, krimet e luftes dhe krimet kunder njerezimit etj.
Gjyqi i Tokios i formuar me vone, per gjykimin e krimineleve japoneze, eshte mbeshtetur ne
rregullat e Gjyqit te Nyrnbergut dhe me 12 shtator 1948 i ka denuar 5 vete me vdekje, 16 me
burgim te perjetshem dhe 2 me burgim 7-20 vjet.

You might also like