Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 1

Permbajtja e sintakses

Duke qene se fjalia edhe periudha njesite me kryesore sintaksore, njesi me


vlere kumtimi,studimi i sintakses ndahet ne dy pjese themelore: ne sintaksen
e fjalise dhe ne sintaksen e periudhes.
Sintaksa e fjalise e shqyrton fjaline ne vetvete dhe ne perberjen e saj, pa
veshtruar lidhjen qe mund te kete me njesite e tjera te njellojta,me fjalite e
tjera.Ajo merret gjeresisht me perberjen e fjalise,me gjymtyret e saj edhe me
togfjaleshat,po studion edhe tipat e ndryshem te fjalive sipas funksionit te tyre
ne ligjerim( deftore,pyetese etj.),sipas structures se tyre ( dykryegjymtyreshe a
njekryegjymtyreshe,te plota a te paplota,te gjymtyrezueshme a te
pagjymtyrezueshme).
Sintaksa e periudhes studion menyrat e bashkimit te fjalive per te formuar
periudhat,raportet qe vendosen midis tyre,dhe mjetet e lidhjes,verehen raporte
sintaksore paralele e analoge midis pjeseve perberese te fjalise ,gjymtyreve,
dhe pjeseve perberese te periudhes,fjalive te saj.Kjo bashkelidhje deshmon per
karakterin sistemor te kategorive sintaksore.Sintanka veshtron edhe rendin e
fjaleve ne fjali dhe rendin e fjalive ne periudha,po ashtu edhe ndertime e
dukuri te vecanta,qe ndeshen si ne kuadrin e fjalise,ashtu edhe te periudhes.
Ne sintaksen e periudhes studiohet edhe ligjerata,me format e ndryshme te saj
te drejte,te zhdrejte ,te zhdrejte te lire.Me sintaksen eshte i lidhur ngushte
pikesimi.Si eshte thene edhe me pare,ai u pergjigjet ne te shkruar mjeteve
intonacionore qe perdoren ne te folur per te shenuar ndarjet e njesive
sintaksore dhe per te shprehur raporte e vlera sintaksore te caktuara.Shenjat e
pikesimit sherbejne per te kuptuar sakte brendine e nje thenjeje.

You might also like