Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 1

“Furkan” – Shqisa e gjashtë për besimtarin

Shkenca na mëson se njeriu ka pesë shqisa me ndihmën e së cilave ndjenë, e njeh dhe mëson për botën
e cila e rrethon. Për këto shqisa mësohet që nga shkolla fillore. Kurani i përmend këto shqisa dhe na
paralajmëron se do të përgjigjemi për shikimin, dëgjimin, prekjen dhe shijimin tonë.

Përsosmëria e Kuranit mes tjerash shihet edhe në faktin se përmend një koncept të cilin sot pa dyshim
mund ta quanim si shqisa e gjashtë. Në ajetin e 29 të sures Enfal Allahu i Madhërishëm na porosit: O
besimtarë! Nëse i frikësoheni Allahut , Ai do t’ju japë aftësinë e të gjykuarit (Furkanin)), do t’ju mbulon
mëkatet tuaja dhe do t’ju falë. Allahu zotëron mirësi të madhe.(Enfal 29)

Çka është Furkani?

Furkan është një nga emrat e Kuranit. Nëse do të donim ta përkthenim këtë fjalë, mund të thonim se
Furkan është ai që ndanë të vërtetën nga gënjeshtra , ai që dallon dritën nga errësira, të mirën nga e
keqja.

Ajeti i përmendur më lartë na garanton furkanin, por me kusht nëse i nënshtrohemi Zotit dhe jemi të
devotshëm. Me fjalë të tjera, besimtari i cili i nënshtrohet Zotit, nga Allahu ka një dhuratë të veçantë,
shqisën e gjashtë, senzor special i cili quhet furkan. Kjo shqisa e gjashtë, respektivisht këto senzor e
ndihmojnë besimtarin që gjithmonë dhe në çdo vend të dalloj të mirën nga e keqja, të dobishmen nga e
padobishmja, të drejtën nga gënjeshtra.

Senzorët për parking menjëherë të paralajmërojnë sa i afrohesh makinës tjetër, senzorët në qendrat
tregtare të lajmërojnë në momentin që nisesh drejt daljes pa paguar artikujt. Për besimtarin në aspektin
shpirtërorë këtë e bën furkani. Sa i afrohesh një gjëje të ndaluar, sa i tejkalon kufijtë dhe sa fillon të bësh
një gjë që nuk duhet ta bësh, nëse i frikësohesh Allahut menjëherë do ta dish dhe do ta ndjesh se bësh
gabim. Ky është furkani.

Shpesh diskutojmë për çështjet e gjynaheve dhe pyesim për shumë gjëra a është mëkat a jo. Nëse je
besimtarë dhe nëse i frikësohesh Allahut furkani shumë qartë do të sinjalizoj se çka është gjynah.

Këtë e vërteton edhe hadithi: mëkat është ajo që të shtyp gjoksin dhe që nuk do që njerëzit tjerë ta
dinë.”

Andaj nuk ka nevojë të jesh ndonjë gjeni për të pasur shqisën e gjashtë. Mbështetu në Allahun,
nënshtroju Atij dhe Ai do të jap Furkanin, dhe shumë qartë do të dallosh të mirën nga e keqja, shumë
qartë do t’i lexosh mesazhet dhe porositë që na jepen nëpërmjet tërmeteve, vërshimeve, sëmundjeve
të ndryshme dhe gjithçka tjetër që ndodh por nuk e kupton.

Përfundimisht, furkani më i mirë është Libri i Allahut – Kurani, ndërsa ne e dimë më së miri se sa
shoqërohemi me të, Suret dhe ajetet e tij janë navigacioni më i mirë në këtë botë dhe vetëm ky
navigacion do të mund të na dërgoj në adresën e saktë.

You might also like