Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 3

FEDERATA EVROPIANE NJË MUNDËSI APO NJË ËNDËRR…….

Një ndihmë disa miliardëshe, PSE!

Vetëm pak ditë më herët Bashkimi Evropian miratoi paketën e ndihmës për rekuperim
ekonomik jo më pak se 750 miliardë Euro. Një paketë e cila u përfshi nga debate të shumta
gjatë shqyrtimit të saj. Po përse?

Shumë bankierë janë të mendimit se kjo paketë ndihme e miratuar nga BE është më shumë
një paralajmërim i zhvillimeve të reja politike në Evropë sesa një vlerë e domosdoshme
shpëtimi për dëmet e shkaktuara nga kriza COVID-19 në ekonomitë e vendeve anëtare.
Sipas pretendimeve të tyre paketa është hapi i parë për të hedhur themelet e një programi
reformator në Bashkimin Evropian; është një paketë e dedikuar për realizimin e ëndrrës se
një ditë në Europë do të kemi një Federatë të tipit amerikan, me një sistem politiko-
ushtarak të unifikuar. Pandemia e prograuar nga fuqi rivale është thjesht një virus politik
për demostrimin e forcës dhe fuqisë politike përkatëse dhe si e tillë nuk ka për të patur
ndonjë befasi të jashtëzakonshme për sistemet e zhvilluara politike. E parë ë këtë
këndvështrim, ndihma ekonomike e ofruar nga BE për vendet ekonomitë e të cilave u
goditën më shumë nga pandemia është thjesht një mardhënie e re politike në kuadër të
mardhënieve të ndryshueshme të cilat e presin rendin e ri botëror, duke hedhur kështu
hapin e parë drejt një sistemi federal të Evropës; një sistem të cilin e presim me shpresë.

Si Italia ashtu edhe Spanja, Portugalia dhe Greqia janë shtete të cilat nuk i shtiu në krizë
pandemia, por kanë patur probleme të vazhdueshme politiko-financiarëe të paktën
përgjatë njëzet viteve të fundit. Si të tilla ato vazhdimisht kanë sjellë probleme brenda
përbrenda BE dhe politikave shumë dinamike të anëtarëve të saj. Prandaj, miratimi i
paketës së ndihmës për këto vende nën optikën e BQE-së dhe Institucioneve të tjera
politiko-financiare të bashkimit vlerësohet si shpresë se ndryshimi për keto shtete është i
afërt dhe ky ndryshim do të vi si domosdoshmëri e të qenit anëtarë aktiv dhe shtete me
fuqi dhe rolë të rëndësishmëm në ndarjen e re te tregjeve, ridimensionimi i të cilave si në
aspëktin gjeografik ashtu edhe atë të kapitalit ka nisur.

Raportet e fuqive perëndimore me Iranin- SHBA-së nga njëra anë dhe treshes Evropiane:
Francë, Gjermani dhe Angli nga ana tjetër, së bashku me ndryshimet e konsiderueshme në
arenën e luftës tregtare për një ribalancim të ri ekonomik ndërmjet Kinës dhe SHBA-ve, por
në arenën e të cilës nuk mbetet jashtë as Bashkimi Evropian, si dhe konfliktet dinamike në
Detin Mezdhe dhe Detin Kinez janë faktorët kryesor që e bjënë jo vetëm pjesëmarrjen në
arenën e përplasjes një domosdoshmëri por edhe forcimin e shteteve të BE-së përmes
krijimit të një federate një nevojë urgjente.

Por sa efektive kanë qenë masat inteligjente të ndërmarra deri më tani nga Amerika dhe
Evropa në pozicionimin e tyre në këtë rend të ri borëror? Sipas vlerësimeve këto masa nuk
e kaluan dot mesataren e inteligjencës, një dobësi e cila duhet të rikuperohet sa më shpejtë
që të jetë e mundur, por në rrugën e saj të perfeksionimit dhe në përballjen me inteligjencat
e zhvilluara të Kinës, Iranit dhe Rusisë duket se konfliktet e nxehta dhe të ashpra do të jenë
të pashmangshme.

Në një vështrimë të cekët duket se Kancelari Austriak dhe ai Holandez shqetësohen më
shumë për qytetarët e Bashkimit Evropian në përgjithësi dhe atyre Gjerman dhe Francez në
veçanti sesa vet Merkel dhe Macron. Për më tepër këtë shqetësim të tyre e kanë shprehur
hapur gjatë debatit të nxehtë që përfshiu për gati një javë takimin e miratimit të Paketës së
Ndihmës Ekonomike, duke arsyetuar rrezikun e kësaj pakete dhe rrezikun e hapave të
mëtejshëm të kësaj natyre. Por, e vërteta qëndronë se të gjithë e dijnë apo e marrin me
mend ekzistencën e një marrëveshje Gjermano-Franceze të lidhur pas daljes së Anglizë nga
Unioni sipas së cilës kjo pandemi do të shfrytëzohet nga këto dy shtete lidere të BE-së për
hedhjen e themeleve të një federate Evropiane. Në këto kontekst edhe miratimi i politikave
lehtësuese për vendet e prekura të unionit, pamvarësisht faktit që kostot e tyre do të
përballohen pothuajse plotësisht nga qytetarët gjerman dhe francez është një veprim logjik
i justifikuar nga QË LLIMI I LARTË POLITIKO-EKONOMIK për vet rajonin.

Bota ka hyrë në një vorbull ndryshimesh të konsiderueshme, ku të gjitha palët
bashkëpunojnë më të gjithë dhe janë kundër të gjithëve. Sulmet e amerikanëve kundër disa
kompanive gjermane nën pretendimin e ekzistencës së lidhjeve ekonomikë të këtyre të
fundit me ekonominë ruse, si dhe sulmet e amerikanëve ndaj disa kompanive franceze që
operojnë në Iran dhe shumë shtete të Afrikës Veri-perëndimore demostrojnë si mungesën
e fuqisë ushtarake të Gjermanisë dhe Francës dhe asaj evropinae në përgjithësi ashtu edhe
frikën e trazhguar të Evropës për të marrë vendime të rëndësishme siç është krijimi i nje
Federate Evropiane. Por, nga ana tjetër këto veprime kontraverse të Amerikës janë dëshmi
edhe të masave të ndryshueshme të amerikanëve, të cilët së paku në opinion nuk i kanë
definuar qëllimet e tyre.

Konflikti aktual është shumë dimensional dhe në varësi të dimensionit fuqitë e përfshira në
konfliktë herë janë aleat dhe herë janë kundërshtarë. Lufta e shpallur për një vizionim të
prodhimit të valutave virtuale ku palët kryesor në këtë konflikt duket se janë Kina dhe
Amerika; nga njëra anë Kina ka filluar prodhimin e valutës virtuale pa vendos asnjë
mardhënie me Bankën Botërore, ndërsa nga ana tjetër Amerika ka miratuar tashmë valutën
e vet LIBRA në përputhje të plotë me një marrveshje trilaterale ndërmjet LIBRA-s, Bankës
Botërore dhe FED-it, do të çojnë padyshim në konflite të përmasave të mëdha që do të
pasohen nga konflikte në fusha të tjera.

Po Evropianët? – Evropianët, të cilët historikisht kanë treguar konservatorizëm dhe luajtje
sipas rregullave të lojës kanë filluar prodhimin e Valutës Virtuale Evropiane të kuotuar
sipas vlerës së EUR dhe nën rregullimin e rregullave strikte të BQE. Kjo maturi evropiane
duhet të ndiqet dhe nga amerikanët për vendojsjen e një politike të re mbi monedhën
virtuale, e cila me hedhjen masive në treg ka për të ndryshuar rrenjësisht formën e tregtisë
dhe rregullat e jetës në përgjithësi.

Ë shtë e qartë që përfshirja e Elon Musk në prodhimin e markës së automjeteve Tesla dhe
prodhimin e një sistemi të ri të raketave për lëshimin e satelitëve në Detin e Veriut
ndryshon gjithë dijen, vizionin dhe konceptin se si do të jetë e ardhmja e një Shteti Federal
Evropian.

Prandaj, edhe pse fortë e dëshiruar dhe e ëndërruar, vënia në zbatim e platformës për
krijimin e një Federate Evropiane është tepër e vështirë dhe e diskutueshme, aq sa na
vendos në dilemë a do të mundemi ne Evropianët të krijojmë endrrën amerikane apo do të
vazhdojmë të jemi sa të bashkuar në platformë eknomike aq të ndarë dhe të pafuqishëm në
atë politike dhe ushtarake.

MBETET PËR T’U PARË….

You might also like