Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 1

Copyright ©Valon R.Hasani – për më shumë skripta dhe libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.

am

Vazhdimi i procedurës penale - procedura penale e pushuar me aktvendimi për shkak


të ekzistimit të pengesave procedurale të cilat sjellin deri të hedhja e akuzës në seance
për konfirmimin e aktakuzës ose në shqyrtimin gjyqësor mund të vazhdohet posa të
eliminohen ato pengesa

Rishikimi jo i drejtë i procedurës penale – KPP parasheh mundësinë e ndryshimit të


aktgjykimit pa përsëritje të procedurës penale në rastet vijuese:
1. kur në dy ose më shumë aktgjykime kundër të njëjtit person janë shqiptuar shumë
dënime në formë të prerë e nuk janë aplikuar dispozitat mbi caktimin e dënimit unik
për vepra penale në bashkim
2. kur me rastin e shqiptimit të dënimit unik sipas dispozitave për vepra penale në
bashkim, është përfshirë edhe dënimi i cili, sipas dispozitave mbi dënimin unik,
është përfshirë në dënim e shqiptuar në ndonjë aktgjykim të mëparshëm.
3. Kur aktgjykimi i formës së prerë, me të cilin për disa vepra penale është shqiptuar
një dënim unik, nuk mund të ekzekutohet në një pjesë për shkak të amnistisë, faljes
ose shkaqe të tjera.

Rishikimi i drejtë i procedurës penale – vjen në shprehje kur procedura penale, pa i


llogaritur rastet e theksuara të vazhdimit të procedurës penale, është përfunduar me
aktvendim të formës së prerë.
Procedura penale e përfunduar me aktgjykim të formës së prerë mund të rishikohet :
1. Kur provohet se aktgjykimi është bazuar në dokument të falsifikuar
2. Kur provohet se aktgjykimi është pasojë e veprës penale të kryer nga gjyqtari,
gjyqtari laik ose personi që ka ushtruar veprimet hetimore
3. Kur zbulohen faktet e reja ose prezantohen prova të reja të cila vetë ose së bashku
me provat e mëparshme janë të përshtatshme të arsyetojnë lirimin e personit të
dënuar ose dënimin e tij sipas ndonjë dispozite më të butë
4. Kur një person për të njejtën vepër penale është gjykuar disa herë ose kur disa
persona janë gjykuar për vepër penale të njejtë të cilën ka mund ta kryejë vetëm një
person ose disa prej tyre
5. Kur në rastin e gjykimit për veprat penale të vazhduar ose veprave tjera penale të
cilat sipa ligjit janë përfshirë disa vepra të njëjta ose të ndryshme, zbulohen fakte të
reja ose paraqiten prova të reja

Kërkesa për zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit – me këtë kërkesë kërkohet që


aktgjykimi i formës së prerë të ndryshohet për sa i përket vendimit lidhur me dënimin. Këtë
kërkesë e paraqesin personat e autorizuar nëse pas formës së prerë të aktgjykimit, ose
kanë ekzistuar po gjykata për to nuk ka ditur, kurse ato dukshëm do të ndikonin në dënim

www.valonhasani.do.am -17-

You might also like