E Drejta e Procedures Penale 7

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 1

-7-

Sa I përket ndikimit të aktgjykimit penal në procedurë kontestimore dallojmë Tri


situata :
1. Influenca (ndikimi ) e aktgjykimi penal në gjykimin civil sipas padisë nga
ngjarja e njëjtë
2. Ndikimi I aktgjykimit penal në prcedurën kontestimore të vuar në veprim
me padi të bazuar në ngjarjen e njejtë ; dhe
3. Influenca apo ndikimi I aktgjykimit penal si fakt Jurdik .

A)Influenca (ndikimi ) e aktgjykimi penal në gjykimin civil (Procedurë Kontestimore) sipas


padisë nga ngjarja e njëjtë -

Mund të ndodhë që paditësi në gjykatën civile të paraqesë padi të mbështetur në


ngjarjen e cila më parë ka qenë objekt studimi në procedurë penale .Si I tillë
është rasti me padinë me të cilën kërkohet shpërblimi për dëmin e shkaktuar nga
kryerësi I vepres penale me anë të shkatërrimit të sendit apo me padinë me të
cilën kërkohet kthimi I sendit të vjedhur.
Sipas LPK aktgjykimit penal me të cilin I akuzuari është shpallur fajtorë për
vepren penale të shkatërrimit të sendit dhe të vjedhjes e obligon me përgjigjen e
tij gjykaten civile në gjykimin sipas padisë përshpërblimin e dëmit dhe kthimin e
sendit.
Në gjykimin civil sipas padis së ngritur nga I dëmtuari me vepren penale të
abuzimit I padituri nuk mund të pretendoj se paditësit nuk Ia kan zvogluar
pasurinë.
Gjykata Penale është e lidhur gjithmon nga kontestimi I gjykatës civile ,ku I
padituri në gjykim civil është përgjegjës per veprim apo mosveprim që I’u është
ngarkuar nga aktgjykimi penal.
Andaj në gjykim të till I padituri nuk mund ta kontestoj konstatimin se pikërisht
ai e ka kryer verpimin e caktuar te vepres penale eas atë se është përgjegjës
për veprën penale .

B) Ndikimi I aktgjykimit penal në prcedurën kontestimore të vuar në veprim me padi të


bazuar në ngjarjen e njejtë-

Në disa raste lindja dhe shuarja e një të drejte subjketive varet sipas ligjit nga
fakti se a është kryer një Krim apo nuk eshte kryer .P.Sh. :Padenjësia për të
trashëguar shkaktohet nga disa fakte, të cilat paraqesin vepra të dënueshme ,siç
janë :Privimi nga jeta e Trashëgimënsit ,përdorja e kanosjes ,dhunës ose edhe
mashtrimit me qëllim të përpilimit të testamentit .
Andaj,sipas nenit 36 të LTK, trashëgimtari nuk ka të drejtë që të trashëgoj nëse e
ka privuar nga jeta trashëgimlënsin .Mandje gjithashtu e humb të drejten e
trashëgimit personi I cili hartuesin e testamentit me dhunë e ka detyruar që ta
përfshij në testament si trashëgimtar .
Kur sendi është shkatërruar me anë të vepres penale të shkaktuar me
paramanedim gjykata mund te caktoj shumen e te hollave te cilen duhet t’ia
paguaj dëmtuesit për demin e shkaktuar të pronarit.
MARDHËNIET NË MES TË PROCEDURËS PENALE ME TË DREJTËN E PROCEDURËS CIVILE -7-

You might also like