Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 1

kontakti i parë dhe më i shpeshtë me qytetarët.

Përmes përmirësimit të statusit social dhe ekonomik


të mjekut, do të synohet stimulimi i personelit për të vazhduar punën në këto qendra. Stimulimi
strategjik do të jetë i fokusuar për marrjen në punë të specialistëve defiçitarë në disa rajone të caktuara
ku nevojat për ta janë të larta.
Përcaktimi i protokolleve standarde të mjekimit dhe zbatimi i tyre në shërbimin primar është nevojë
imediate për ngritjen e cilësisë së shërbimeve mjekësore dhe, në të njëjtën kohë, ulje e kostove shtesë.
Duke parë rëndësinë që ka shërbimi parësor, transformimi i shërbimit parësor kërkon edhe
transformimin e mënyrës së menaxhimit të këtij niveli të shëndetësisë. Menaxhimi i shërbimit
shëndetësor nga ana e pushtetit lokal është treguar i pasuksesshëm në aspektin e zbatimit të politikave
të përcaktuara parimisht nga Ministria e Shëndetësisë. Kjo problematikë buron nga pluraliteti dhe
digresioni politik i pushtetit lokal, që në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikon në menaxhimin e nivelit
parësor. Natyrisht se ambulancat dhe qendrat e mjekësisë familjare do ta ruajnë subjektivitetin dhe
autonominë e vet si nga ana menaxheriale ashtu edhe buxhetore, por Lëvizja VETËVENDOSJE! do të
angazhohet që shërbimi parësor të jetë pjesë e sistemit shëndetësor që do të menaxhohet nga Agjencia
Shtetërore e Shëndetësisë (AShSh) dhe në këtë mënyrë do të vijë deri te materializimi i unitetit të
sistemit shëndetësor, që është i shprehur edhe në legjislacionin në fuqi, e i cili mjerësisht nuk është i
shprehur në praktikë!
Që në vitin e parë të qeverisjes do të jetë një përmirësim i menaxhimit të këtij sektori, do të bëhen
inspektime të rregullta nëpër të gjitha institucionet e shëndetësisë në komunën e Lipjanit me qëllim të
vetëm mbarëvajtjen, higjienën, menaxhimin e burimeve njerëzore, etj.
Do të ketë investimet infrastrukturore, aparatura, barnat esenciale, kualiteti i shërbimit dhe në asnjë
moment qytetarët nuk do të detyrohen që nga vendet rurale të frekuentojnë QKMF-në në Lipjan
shkaku i mungesës së shërbimeve në AMF.

4. Subvencione dhe këshilla në bujqësi

Komuna e Lipjanit karakterizohet më resurse të mëdha për zhvillimin e bujqësisë. Megjithë këtë kujdesi
dhe mbështetja e autoritete lokale ka munguar plotësisht. Buxheti i vogël që ka ndarë komuna për
sektorin e bujqësisë e dëshmon më së miri edhe përkushtimin e tyre për zhvillimin e bujqësisë.
Bujqësia - fushë ku do të fokusohemi me qëllim të rritjes së punësimit të qytetarëve. Do të bëhet
menaxhim më i mirë i subvencioneve dhe do të inspektohen subvencionet e viteve të kaluara dhe ato
të ardhshme. Do të penalizohen shkelësit e kontratave për subvencione.
Mungesa e investitorëve: Në mungesë të një klime të favorshme (mungesa e sigurisë, korrupsioni,
mosfunksionimi i ligjit, procedurat burokratike) kemi edhe mungesë të investitorëve të brendshëm dhe
të jashtëm në këtë sektor.
Fokusimi më shumë në prodhim sesa në planifikim: Fermerët kosovarë më shumë fokusohen në
prodhim pa bërë ndonjë planifikim mbi gjendjen e prodhimit të kulturave bujqësore dhe pa e analizuar
trendin e zhvillimit të tregut. Kjo shpesh shkakton hiperprodhim të një kulture bujqësore dhe mungesë
të kulturës tjetër. Një gjë e tillë vjen edhe nga mungesa e këshillave profesionale orientuese. Bujqësia
si mjet i nevojshëm për rritjen e punësimit të qytetarëve. Do të analizohen se në cilat produkte të jepen
subvencione, parapregatitja infrastrukturore, inspektimi i subvencioneve dhe këshillimi i bujqëve.

Mungesa e infrastrukturës bujqësore (mekanizmi bujqësor i stërvjetruar), mungesa e sistemit të ujitjes


dhe rendimentet e ulëta.

You might also like