programi-zgjedhor-2017-lipjan-LVV 21

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 1

Ne e shohim transparencën si të pashkëputshme nga synimi ynë për një qeverisje të drejtë.

Një pushtet
që punon drejt nuk pa pse fsheh të dhënat e punës së vet. Gjatë mandatit tonë do të ndërmerret:

 Reforma në administratë dhe ristrukutrim me qëllim të ngritjes së efikasitetit .


 Administratë profesionale , ku zyrtarët do të zgjidhen në bazë të kritereve të përcaktuara me
ligj, duke u bazuar në parimin e meritokracisë profesionale , dhe jo ne baza partiake dhe familjare.
 Brenda 6 muajve do të funksionalizohen organet e fshatrave, të cilat do të përfshihen në
hartimin e politikave lokale.
 Administratë transparente . Administrata do të jetë e hapur për të gjithë, qofte për konkurse,
qoftë për dokumente. Të gjitha informacionet do te jepen brenda afatit të caktuar me ligj.
 Administratë efikase. Të gjitha shërbimet do të kryhen në kohë dhe në përputhje me ligjin. Të
gjithë qytetarët do të trajtohen si të barabartë. Shërbimet do të kryhen në bazë të procedurave ligjore
dhe jo në baza partiake
 Brenda një viti, në vendet ku ndodhen objektet, do të funksionalizohen të gjitha zyrat në
mënyre që qytetarët t’i marrin shërbimet e nevojshme më shpejtë dhe më lehtë.
 Brenda një mandati 4 vjeçar do të ndërtojmë dhe disa objekte te tjera për zyra vendi.
 Do të shtohet buxheti për informim. Qytetarët do të informohen me kohë për mbledhjet dhe
punimet e Kuvendit. Do të publikohen shpejt dhe me kohë të gjitha materialet e Kuvendit, vendimet
e ekzekutivit, raportet e Auditorit të brendshëm, procesverbalet e Kuvendit.
 Do të publikohen të dhëna themelore për numrin e të punësuarve, numrin e të papunëve,
numrin e rasteve sociale në komunën tonë.
 Korrigjimi me abuzimin e listave te pagave.
 Do të përshkruhen dhe publikohen procedurat dhe lista e dokumenteve që duhet të dorëzohen
për të përfituar shërbime të ndryshme prej komunës.
 Faqja e internetit të Komunës, karshi instrumenteve të tjera, është një instrument i mirë për
informimin e shpejt të qytetarëve. Ky instrument duhet të përdoret dhe jo keqpërdoret për t’i publikuar
vetëm përgjigjen e zyrtarëve karshi vërejtjeve të opozitës.

7. Politika dhe mbrojtja sociale


Politika sociale shpesh është kuptuar vetëm si mbrojtje sociale e kategorive më të rrezikuara dhe është
ngushtuar në evitimin e gabimeve të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror. Për Lëvizjen VETËVENDOSJE!

You might also like