Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 302

Natasha Kazmaj (Kalemi) Aleksandra Janaqi

Libër mësuesi
për tekstin
shkollor

GJUHA SHQIPE 11

albas
Botues:
Latif
AJRULLAI
Rita PETRO

Kryeredaktore:
Natasha
PEPIVANI

Redaktore përgjegjëse:
Sevi LAMI

Arti grafik:
Eva KUKALESHI

© Albas, 2017

ISBN 978-9928-02-952-2

Shtëpia botuese “Albas”


Në Tiranë: Rr. “Donika Kastrioti”, pallati 14, ap. 4D. Tel:
00355 45800160; e-mail: info@albas.al
Në Tetovë: Rr. “Ilinden”, nr. 105
Tel: 00389 44 344 047; e-mail: albas_te@yahoo.com Në
Prishtinë: Rr. “Muharrem Fejza”, p.n.
Tel: 00377 45 999 770
e.m ail: albas_pr@yahoo.com

Shtypur në shtypshkronjën:
PËRMBAJTJE

PLANI ANALITIK 7
Gjuha shqipe, gjuhë indoeuropiane (Model I) 26
Gjuha shqipe, gjuhë indoeuropiane (Model II) 28
Teza ilire për gjuhën shqipe (Model I) 30
Teza ilire për gjuhën shqipe (Model II) 32
Shkrimi i saktë i citimeve 34
Teksti argumentues. Skema dhe struktura 36
Elementet e strukturës së tekstit argumentues dhe llojet e argumenteve 40
Përemri. Përemri vetor (Model I) 45
Përemri. Përemri vetor (Model II) 48
Përemri vetvetor (Model I) 51
Përemri vetvetor (Model II) 53
Përemri dëftor (Model I) 56
Përemri dëft (Model II) 60
Fjalimi politik 63
Artikulli i gazetës. Kryeartikulli dhe reklama 67
Ushtrime përmbledhëse (Teksti argumentues) 72
Përemri pronor 73
Eseja argumentuese 76
Përemri i pacaktuar 78
Eseja letrare 81
Thonjëzat, kllapat, shumëpikëshi 85
Eseja historike 88
Përemri lidhor 96
Përemri pyetës 99
Eseja filozofike 102
Teksti udhëzues (ora I) 105
Teksti udhëzues (ora II) 109
Ndajfolja 112
Rregullorja 116
Shkallët e ndajfoljes dhe shprehjet ndajfoljore 119
Udhëzimet 122
Parafjala 126
TEST I - PERIUDHA SHTATOR - DHJETOR 129
Informacioni dhe paraqitja (ora I) 134
Karakteristikat dhe struktura e tekstit informues (ora II) 141
3
Renditja e informacioneve 144
Ushtrime 148
Lidhëzat bashkërenditëse 151
Relacioni 155
Lidhëzat nënrenditëse 160
Procesverbali 163
Ushtrime (Relacioni, Procesverbali) 169
Shkrimi i fjalëve njësh dhe ndaras 172
Shkrimi i fjalëve me vizë në mes 174
Letra zyrtare 176
Curriculum vitae 184
Klasifikimi i gjymtyrëve të dyta 188
Llojet e teksteve. Teksti informues-shpjegues 190
Shkrimi i ligjëratës së drejtë dhe të zhdrejtë 192
Kthimi i një ligjërate të drejtë në ligjëratë të zhdrejtë dhe anasjelltas 195
Dallimet ndërmjet teksteve letrare dhe joletrare 198
Kronika 201
Kronika historike 208
Kundrinorët 212
Autobiografia 215
Ditari 218
Letra personale 221
Ushtrime (autobiografia, letra, ditari) 223
TEST II - PERIUDHA JANAR - MARS 225
Rrethanorët 229
Teksti përshkrues. Lloji dhe skema 232
Përcaktorët 238
Karakteristikat e tekstit përshkrues 242
Përshkrimi i njerëzve 246
Përshkrimi i objekteve 251
Përshkrim i vendeve dhe i mjediseve 254
Përshkrimi i imazheve 257
Ushtrime për tekstin përshkrues 259
Përcaktori kallëzuesor 262
Sinonimet në gjuhën shqipe 264
Antonime 267
Homonime dhe funksioni i tyre 269
TEST - PERIUDHA PRILL - QERSHOR 272
HYRJE

Shtëpia botuese “Albas” u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës të shkollave të mesme


librin e mësuesit për tekstin e ri “Gjuha shqipe 11”, hartuar nga mësuese me përvojë, të
cilat janë përpjekur të zbërthejnë temat mësimore në modele mësimesh, që ndërtohen
mbi bazën e metodave dhe teknikave mësimore bashkëkohore.

Libri i mësuesit përmban:


1. Një model të planit mësimor, në të cilin zbërthehet programi mësimor i MAS-it për
lëndën e Gjuhës shqipe. Plani është i ndarë sipas tremujorëve. Sipas programit, në plan
janë parashikuar njohuritë teorike dhe veprimtaritë praktike, si: ushtrime, projektet, orët e
përsëritjes dhe testimi i nxënësve. Plani është sugjerues dhe mësuesi/ja mund ta
ndryshojë në përputhje me nivelin e klasës dhe synimet e tij/saj.
2. Modele mësimesh për të gjitha temat, të trajtuara sipas metodave bashkëkohore të
mësimdhënies. Në to paraqiten:
• kompetencat e temës,
• burimet që do të përdoren nga mësuesi/ja për të qartësuar më mirë temën
mësiore;
• struktura mësimore, strategjitë që do të përdoren, veprimtaritë dhe organizimi
i nxënësve;
• vlerësimi dhe motivimi i nxënësit/es;
• detyra e shtëpisë, e cila përmban punë të pavarur lidhur me temën e dhënë, si
dhe kërkesa për parapërgatitjen e temës së ardhshme;
• fjalor ose njohuri teorike, lidhur me temën e dhënë.
3. Modele testesh.

Struktura e njësisë mësimore


Njësia mësimore parashikohet të zhvillohet me hapa.
• Në hapin e parë u kërkohet nxënësve të mendojnë dhe të bëjnë pyetje për temën që do
të studiojnë. Kjo shërben:
- për t`i nxitur nxënësit të sjellin ndër mend njohuritë që zotërojnë;
- për të bërë një vlerësim sa më të plotë në lidhje me atë çka dinë nxënësit, duke
përfshirë edhe konceptet e gabuara;
- për të përcaktuar qëllimet e të nxënit;
- për të përqendruar vëmendjen te tema;
- për të përftuar një kontekst, në të cilin vendosen idetë e reja.
Libër mësuesi / “Gjuha shqipe 11”

• Në hapin e dytë mësuesi/ja udhëzon dhe drejton nxënësit të kuptojnë e të zbërthejnë


materialin e të zbulojnë njohuri të reja në të, të bëjnë pyetje e t’u përgjigjen pyetjeve të
drejtuara, të gjejnë pyetje të reja dhe t’u përgjigjen edhe atyre. Kjo shërben për:
- për të krahasuar atë që pritej të ndodhte a ekzistonte me atë që po mësohet;
- për të rishikuar parashikimet dhe për të krijuar parashikime të reja;
- për të identifikuar a njëjtësuar pikat kryesore;
- për të disiplinuar a shqyrtuar të menduarit vetjak;
- për të bërë përgjithësime në lidhje me problematikën a materialin e parashtruar;
- për të gjetur lidhje vetjake me mësimin;
- për të ngritur pyetje të mëtejshme për mësimin.
• Në hapin e tretë nxënësit reflektojnë për ato që kanë mësuar, mendojnë se çfarë
domethënieje ka mësimi për ta, reflektojnë dhe vërejnë se si kanë ndryshuar mendimet e
tyre dhe të vrasin mendjen se si mund t’i përdorin ato. Kjo shërben për:
- për të përmbledhur idetë kryesore;
- për të interpretuar idetë;
- për të diskutuar mendimet;
- për të bërë reagime vetjake;
- për të vënë në provë idetë;
- për të vlerësuar të nxënit;
- për të bërë pyetje të mëtejshme.

Për disa tema janë dhënë dy modele mësimi, duke sjellë mënyra të ndryshme se si mund
të zhvillohet ora mësimore.

Në fund të çdo tremujori janë parashikuar modele testesh, si dhe projekte.

Shpresojmë që ky libër i hartuar nga mësuese që sjellin përvojën e tyre modeste, t’ju
ndihmojë në punën tuaj.

Mirëpresim sugjerimet tuaja!


Libër mësuesi / “Gjuha shqipe 11”

Plani analitik

“Gjuha shqipe 11”

PLANIFIKIMI SIPAS PERIUDHAVE (analitik)

Planifikimi i periudhës është një planifikim më afatshkurtër dhe më i detajuar i mësimdhënies. Ky lloj
planifikimi kërkon që mësuesi/ja të përcaktojë me kujdes:
- përmbajtjet mësimore që do të zhvillojë gjatë kësaj periudhe;
- orët mësimore brenda të cilave ato do të realizohen, duke planifikuar paraprakisht situatat e të nxënit
përmes të cilave do të mundësohet zhvillimi i kompetencave;
- burimet e të nxënit;
- metodologjitë e mësimdhënies;
- llojet e vlerësimit dhe instrumentet vlerësuese.

Planet e periudhës së dytë dhe të tretë dorëzohen para fillimit të secilës periudhë. Gjatë vitit, sipas
rrethanave që i krijohen, mësuesi/ja mund të bëjë ndryshime në planin fillestar mësimor. Mësuesi/ja mund të
vendosë të përparojë më ngadalë nga sa e ka parashikuar, kur vë re se nxënësit e tij hasin vështirësi.
Në këtë mënyrë mësuesi/ja planifikon duke u bazuar në përparimin e nxënësve dhe në vështirësitë e hasura
në periudhat paraardhëse, duke u përqendruar tek arritjet e kompetencave kyç dhe të fushës/lëndës.

Plani i një periudhe është analitik dhe në të detajohen temat mësimore që do të zhvillohen përgjatë saj.
Mësuesi/ja harton planin e periudhës përkatëse në fillim të saj dhe e dorëzon në drejtorinë e shkollës para
fillimit të periudhës. Ky plan hartohet duke iu përmbajtur programit dhe tekstit mësimor përkatës. Në planet
sipas periudhave planifikohen të gjitha orët. Mësuesit janë të lirë të bëjnë ndryshimet e tyre hap pas hapi në
varësi të specifikave të lëndës së tyre.

Formati i planit të një periudhe përmban këto rubrika:

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç


Në këtë rubrikë mësuesi/ja do të vendosë rezultatet e të nxënit të kompetencave kyç, të cilat do të
zhvillohen nga nxënësit përgjatë temave mësimore, të zhvilluara gjatë kësaj periudhe. Mësuesi/ja i
përzgjedh këto rezultate në programin mësimor të lëndës, te rubrika;
“Rezultatet kryesore të të nxënit, sipas kompetencave kyç që realizohen nëpërmjet lëndës së gjuhës
shqipe”.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës/ lëndës


Në këtë rubrikë vendosen rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës/lëndës, të cilat do të arrihen
nga nxënësi nëpërmjet zhvillimit të këtyre temave mësimore. Mësuesi/ja i përzgjedh këto rezultate të
nxëni nga programi mësimor.

7
8 Li
Nr. Tematika / kapitulli Temat mësimore Situata e parashikuar Metodologjia dhe Vlerësimi Burimet bër
e të nxënit veprimtaritë e më
nxënësve su
Këtu vendosen Në këtë rubrikë Në këtë rubrikë Në këtë rubrikë Në këtë rubrikë Këtu vendosen Në këtë rubrikë esi
numrat për temat shënohen tematikat shënohen të gjitha vendosen situatat e mësuesi vendos teknikat e mësuesi vendos /
mësimore. Totali i mbi të cilat është temat mësimore të nxënit që mësuesi teknikat dhe vlerësimit që burimet që do “G
numrave në planin ndërtuar programi që do të zhvillohen parashikon të realizojë metodat e do të përdoren të përdoren juh
e periudhës përkon i lëndës. P.sh., gjatë periudhës. gjatë periudhës, të cilat mësimdhënies gjatë zhvillimit të për arritjen e a
me numrin e orëve shënohet tematika Mësuesi, përveç mund të ndryshohen (p.sh., harta këtyre temave rezultateve sh
që janë përcaktuar “Morfologji” në temave që i dhe plotësohen e konceptit, në një periudhë të të nxënit si qip
në planin vjetor lëndën Gjuhë shqipe; korrespondojnë përgjatë zhvillimit të parashikimi me të caktuar si p.sh., teksti i e
të lëndës ose të tematika tekstit mësimor, lëndës. Situatat e të terma paraprakë, p.sh., vlerësimi nxënësit, libri 11
modulit. “Ndërvarësia njerëz/ planifikon edhe orë nxënit mund t’i grupet e i përgjigjeve me digjital, teksti

vende/rajone/ projekti kurrikular përkasin një teme ekspertëve, punë gojë; i ushtrimeve
mjedise” në lëndën numri i të cilave mësimore, disa temave në grup etj.) që vlerësimi i punës (nëse ka të
Gjeografi; varet nga specifika mësimore, ashtu do të përdoren në grup; vlerësim tillë), vepra të
tematika “Sistemet” të lëndës, orë sikurse mund të ketë gjatë zhvillimit të mes nxënësish; ndryshme etj.
në lëndën Biologji, për testin/detyrën tema mësimore për të këtyre temave në vlerësim i Kjo rubrikë nuk
kapitulli “Veprimet përmbledhëse, cilat mësuesi nuk një periudhë të aktivitetit gjatë plotësohet në
me numra” në orë të tjera për zhvillon situata të caktuar (jo shumë debateve në mënyrë shumë
lëndën Matematikë përmbledhje, nxëni. Me situatë të e detajuar sepse klasë; të detajuar,
etj. punë me shkrim, nxëni kuptohet ndërtimi e tillë kjo rubrikë vlerësim i pasi e tillë do të
kuice etj., si dhe i njohurive nëpërmjet detajohet në detyrave të plotësohet në
sugjerohet të një situate praktike ose planifikimin ditor). shtëpisë; planin ditor.
planifikohen orë reale. vetëvlerësim;
për diskutimin intervistë me një
dhe vlerësimin e listë treguesish;
portofolit në varësi vëzhgim me
të hapësirës që ka një listë të plotë
secila lëndë. treguesish;
portofol,
prezantim ose
punë
me gojë ose me
shkrim, projekt
kurrikular etj.
Kjo rubrikë
detajohet në
planifikimin ditor.
Libër mësuesi / “Gjuha shqipe 11”

PERIUDHA
SHTATOR-DHJETOR

REZULTATET E TË NXËNIT SIPAS KOMPETENCAVE KYÇ

Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit


Nxënësi:
 shpreh para një publiku të caktuar çështjet kryesore të ngritura në një fjalim ose interpretim të dëgjuar
për një temë të caktuar nga fusha të ndryshme, përmes, së paku, një forme të komunikimit (gjuhës,
simboleve, shenjave, kodeve, performancës artistike) etj.;
 diskuton në grup, në mënyrë konstruktive, duke dhënë informacion e argumente dhe duke shtruar pyetje
në diskutim për një temë të caktuar;
 përdor drejt strukturën dhe rregullat e drejtshkrimit të gjuhës amtare dhe të gjuhës së huaj në një numër
të caktuar të konteksteve, si: ese, email, letër formale dhe joformale etj.;
 lexon rrjedhshëm një tekst të përbërë prej disa paragrafësh dhe shprehet në forma të ndryshme të
komunikimit për organizimin, qëllimin e leksikun e përdorur dhe argumenton mesazhin që mbart secili
paragraf (teksti mund të jetë rrëfyes, përshkrues etj.);
 prezanton një temë të caktuar nga arti, nga shkenca, nga jeta e përditshme dhe, në mënyrë efektive,
komunikon me audiencën, duke përdorur TIK-un dhe mediet e tjera të shkruara dhe elektronike;
 shpreh mendimin e lirë, opinionin dhe qëndrimin e tij për një temë të caktuar nga jeta, shkenca,
profesioni, shoqëria, mjedisi, duke përdorur forma të ndryshme të komunikimit me gojë e me shkrim, të
artit pamor, muzikor, skenik, krijimin letrar etj.;
 angazhohet dhe kontribuon në një diskutim me të tjerët për një temë të caktuar, si p.sh., për edukimin
mediatik, duke paraqitur argumente të bazuara në fakte për rolin dhe ndikimin e televizionit, radios,
shtypit dhe mjeteve të tjera të informacionit në shoqëri, në procesin e përgatitjes së të rinjve për jetë të
pavarur dhe orientim në karrierë;
 përdor, në mënyrë efektive, programet e TIK-ut gjatë procesit të të nxënit (duke përfshirë edhe të nxënit
në distancë) dhe gjatë kryerjes së detyrave në një fushë të caktuar mësimore.

Kompetenca e të menduarit
Nxënësi:
 analizon, në mënyrë të pavarur, informacionet e marra nga burimet e ndryshme për një temë ose detyrë
të dhënë;
 vlerëson cilësinë e tyre dhe i radhit ato sipas rëndësisë dhe sipas qëllimit që kanë;
 hulumton, në mënyrë të pavarur, për një çështje të caktuar, duke përcaktuar fazat dhe procedurat e
hulumtimit, paraqet dhe interpreton rezultatet e fituara në tabela dhe grafikë, duke përdorur teknologjinë
e informacionit dhe të komunikimit;
 identifikon burimet e informacioneve të nevojshme dhe i shfrytëzon ato në mënyrën e duhur për të
zgjidhur
një problem, duke dhënë shembuj konkretë.

9
Kompetenca e të nxënit
Nxënësi:

 demonstron shkathtësi të përdorimit të TIK-ut në situata të përditshme dhe në përmbushjen e kërkesave


të ndryshme gjatë të nxënit (p.sh., për ndërtimin e tabelave, grafikëve apo diagrameve, për vizatimin e
një plani të shtëpisë apo për përgatitjen e shkresave dhe prezantimeve etj.);
 diskuton në grup për mënyrat e bashkëpunimit me të tjerët për të zgjidhur një situatë të re mësimore,
tregon mënyrën e shfrytëzimit të përvojave paraprake për të zhvilluar njohuritë dhe shkathtësitë e reja në
zgjidhjen e situatave dhe problemeve të tilla;
 shfrytëzon në mënyrën e duhur këshillat dhe informacionet e marra për përkrahje në zgjidhjen e një
detyre
apo problemi të caktuar, pastaj rezultatet i paraqet para të tjerëve
 përpunon, në mënyrë të pavarur dhe efektive, informacionet për një temë të caktuar dhe rezultatet e
punës i prezanton me shkrim ose me gojë para të tjerëve, duke dhënë shpjegime për mënyrën e
zgjedhjes dhe të shfrytëzimit të burimeve të informacionit.
 paraqet një plan studimi (në formë skice, vizatimi, shkrimi etj.) për ndonjë çështje të caktuar (p.sh., vlerat
kulturore të rajonit të
 vet, vlerat e edukimit në shoqëri etj.) duke respektuar të gjithë hapat e planit të studimit dhe e paraqet
para të tjerëve;
 përzgjedh punimet kryesore të dosjes së vet për të shpjeguar para një audience të caktuar strategjitë
që ka zbatuar për të ndjekur avancimin e vet dhe masat e që ka marrë për të përmirësuar përparimin në
mënyrë të vazhdueshme;
 vlerëson në mënyrë kritike punën e vet duke iu referuar qëllimeve fillestare të punës, p.sh., në mënyrë të
pavarur redakton një dorëshkrim të tij për përmirësimin e organizimit të shkrimit, qartësisë së mendimit
etj.;
 menaxhon, në mënyrë produktive, burimet që i ka në dispozicion (kohën, njerëzit, mjetet e konkretizimit/
punës etj.) gjatë kryerjes së një aktiviteti ose detyre të caktuar në një fushë mësimore apo në situata të
jetës së përditshme.

Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin


Nxënësi:

 paraqet, nëpërmjet njërës prej formave të shprehjes, kompetencat e nevojshme për të përballuar situata
të ndryshme jetësore apo për zhvillimin e karrierës në një fushë të caktuar;
 merr iniciativa të suksesshme për organizimin e aktiviteteve të ndryshme që nxisin bashkëpunimin e
ndërmarrjeve me komunitetin, duke promovuar interesin e dyanshëm.

Kompetenca personale
Nxënësi:

 tregon shkathtësi në organizimin e lojërave me të tjerët, të garave sportive apo aktiviteteve kulturore,
dhe menaxhon me sukses emocionet e veta në situata të ndryshme gjatë aktiviteteve dhe gjatë jetës së
përditshme;
 prezanton, në forma të ndryshme shprehëse, mënyrën e zbatimit të planeve personale të jetës (p.sh., në
shkollim, në karrierë, në sport, në shoqëri, në biznes etj.);
 vlerëson nivelin e arritjes së qëllimeve të synuara dhe ilustron shembuj të veçantë të planeve personale
për të ardhmen
Kompetenca qytetare
Nxënësi:

 prezanton, në forma të ndryshme, se si i ushtron të drejtat e veta në shkollë dhe në jetën e përditshme
dhe si i njeh e i respekton të drejtat e të tjerëve, duke dhënë shembuj konkretë;
 paraqet, në forma të ndryshme të të shprehurit, vlerat kryesore të shumëllojshmërisë në shoqëri apo
në mjedisin ku jeton, i diskuton ato me të tjerët, duke i krahasuar me shembuj nga jeta e përditshme që
tregojnë tolerancë, respekt dhe qëndrim të hapur ndaj dallimeve;
 merr pjesë në proceset demokratike të vendimmarrjes në nivele të ndryshme (në familje, shkollë,
komunitet
etj.),
 i diskuton me të tjerët përvojat personale dhe paraqet propozime të argumentuara se si të përmirësohet
pjesëmarrja demokratike dhe vendimmarrja në shoqëri.

Kompetenca digjitale
Nxënësi:

 përdor, në mënyrë efektive, programet e TIK-ut për të komunikuar dhe për të bashkëpunuar me
bashkëmoshatarët gjatë procesit të të nxënit, duke përfshirë edhe të nxënit në distancë;
 vlerëson cilësinë e informacionit të gjetur nga një shumëllojshmëri burimesh dhe mediesh;
 është aktiv dhe i pavarur në procesin e mësimdhënies dhe të të nxënit për gjetjen dhe përdorimin e
metodologjive që lehtësojnë këtë proces.

REZULTATET E TË NXËNIT SIPAS KOMPETENCAVE TË FUSHËS/LËNDËS

Kompetenca: Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar


Nxënësi:

 merr pjesë në diskutime për tema të ndryshme, mbështet ose kundërshton një pozicion të caktuar, merr
në konsideratë qëllimin, audiencën dhe situatën në një diskutim, si dhe përmbledh përfundimet e një
diskutimi;
 dallon karakteristikat e gjuhës së folur si një formë komunikimi, si dhe krahason përdorimet e kësaj gjuhe
në shkollë dhe në komunitet;
 realizon prezantime të ndryshme me gojë, përdor strategjitë e duhura për të përmbushur qëllimin që ka
dhe, për të tërhequr vëmendjen dhe interesin e audiencës, respekton kohën gjatë prezantimit;
 përdor TIK-un për të realizuar prezantime të ndryshme, sidomos në situata formale.

Kompetenca: Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme


Nxënësi:

 përdor strategjitë e të dëgjuarit dhe kupton tekste të llojeve të ndryshme;


 analizon tiparet e formës e të përmbajtjes së teksteve;
 zbulon kuptimin e fjalës duke hetuar mbi origjinën e saj, analizon dhe interpreton kuptimet e dyta dhe të
figurshme që merr fjala brenda një konteksti;
 përdor materiale udhëzuese dhe hulumton në leksikun e teksteve të ndryshme për të pasuruar fjalorin;
 analizon gjuhën e figurshme të tekstit;
 identifikon faktin dhe opinionin në tekste të ndryshme;
 identifikon mjetet që përdor folësi për ta bërë tërheqës ose të besueshëm të folurin e tij.

Kompetenca: Të lexuarit e teksteve të ndryshme


Nxënësi:

 përdor strategjitë e të lexuarit dhe bën identifikimin e tipareve të formës e të përmbajtjes së teksteve;
 përdor organizuesit grafikë në funksion të procesit të të kuptuarit të tekstit, parafrazon dhe
 përmbledh tekstet e punuara;
 kupton tekste të llojeve të ndryshme;
 zbulon kuptimin e fjalës duke hetuar mbi origjinën e saj, analizon dhe interpreton kuptimet e
 dyta dhe të figurshme që merr fjala brenda një konteksti;
 përdor materiale udhëzuese dhe gjurmon në leksikun e teksteve të ndryshme për të pasuruar fjalorin;
 analizon tema të ndryshme, duke zbuluar gjuhën e figurshme të tekstit;
 identifikon faktin dhe opinionin në tekste të ndryshme;
 realizon punë kërkimore;
 përzgjedh informacione për qëllime të ndryshme;
 vlerëson informacionin e përzgjedhur nga të tjerët, përmbledh materiale të ndryshme, si dhe nxjerr
përfundime.

Kompetenca: Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale


Nxënësi:

 realizon hapat e përcaktuar dhe të domosdoshëm gjatë të shkruarit, përdor strategji të ndryshme për të
planifikuar shkrimin e tij, organizon në mënyrë logjike mendimet dhe idetë,
 redakton shkrimin duke përdorur edhe mendimet e të tjerëve;
 shkruan qartë, me një stil vetjak dhe në mënyrë logjike, tekste për qëllime dhe për audienca të ndryshme;
 shkruan tekste të llojeve të ndryshme për qëllime personale dhe funksionale, duke zbatuar kriteret e
domosdoshme për secilin lloj (formë);
 zbaton rregullat gramatikore, drejtshkrimore dhe të pikësimit në shkrimet e tij dhe në procesin e
redaktimit;
 përdor materiale të ndryshme burimore që e ndihmojnë gjatë procesit të shkrimit.

Kompetenca: Përvetësimi i rregullave gramatikore, drejtshkrimore dhe të pikësimit


Nxënësi:

 ndërton dhe zhvillon njohuri të reja rreth gramatikës dhe leksikologjisë përmes studimit të funksionit dhe
ndikimit të tyre në tekstet që lexon;
 përdor njohuritë gramatikore dhe leksikore gjatë të folurit dhe të shkruarit për të arritur qëllime ose efekte
të caktuara;
 dallon disa ndryshime mes gjuhës së folur dhe gjuhës së shkruar, mes regjistrave formalë dhe
joformalë, mes dialekteve dhe gjuhës standarde;
 zotëron rregullat e drejtshkrimit dhe të pikësimit në gjuhën shqipe;
 shkruan saktë, pa gabime, dhe argumenton mënyrën e të shkruarit, duke cituar rregullat drejtshkrimore;
 përdor me saktësi terminologjinë gjuhësore në diskutime gjatë të folurit dhe kur shkruan.
PERIUDHA
SHTATOR - DHJETOR

Nr. TEMATIKA / TEMAT MËSIMORE SITUATAT E METODOLOGJIA VLERËSIMI BURIMET


KAPITULLI PARASHIKUARA DHE VEPRIMTARITË
TË TË NXËNIT E NXËNËSVE
HISTORI E Gjuha Pema diskutim, lexim i Vlerësim, në lidhje me Teksti mësimor Gjuha
GJUHËS shqipe, gjuhë gjenealogjike e drejtuar, pema e saktësinë e informacionit shqipe 11, materiale,
SHQIPE indoeuropiane gjuhëve mendimit, hulumtim në shkencor. dëshmi të para të gjuhës
internet për materialet Vlerësim pa notë, por shqipe, video, e-libri,
e kërkuara motivues Vlerësim për të përvoja të nxënësve
nxënë
HISTORI E Teza ilire për Eqrem Çabej dhe Diskutim, Di, Dua të di, Vlerësim i vazhduar, Teksti mësimor Gjuha
GJUHËS gjuhën shqipe Shaban Demiraj Mësoj, Punë e pavarur motivues në varësi të shqipe 11, materiale të
SHQIPE me “Histori e përgjigjeve ndryshme, e-libri, Eqrem
gjuhës shqipe” Çabej dhe Shaban
Demiraj, “Histori e gjuhës
shqipe”, përvoja të
nxënësve
DREJTSHKRIM Shkrimi i saktë i Thënie të Diskutim, stuhi Vlerësohet aftësia e Teksti mësimor Gjuha
citimeve albanologëve mendimesh, lexim hap secilit nxënës për të shqipe 11, “Drejtshkrimi i
të ndryshëm pas hapi, Diagrami i prezantuar saktë punën gjuhës shqipe”, “Fjalori i
për origjinën e Venit, punë e pavarur në grup (3-4 nxënës gjuhës së sotme shqipe”,
Li
gjuhës shqipe dhe diskutim vlerësohen me notë) përvoja të nxënësve bër
TEKSTI Struktura e tekstit Punë me tekstin Diskutim, Di, Dua të Vlerësim për saktësinë e Teksti mësimor Gjuha më
ARGUMENTUES argumentues di, Mësoj, punë me informacionit shkencor shqipe 11, libri digjital, su
modele Vlerësim për harmonizimin përvoja të nxënësve esi
e punës në grupe me /
njëri-tjetrin. “G
juh
TEKSTI Elementet e tekstit Punë me tekstin Diskutim, stuhi Vlerësim për punën Teksti mësimor Gjuha
a
ARGUMENTUES argumentues mendimesh, pema individuale dhe punën në shqipe 11, e-libri, modele
sh
e mendjes, punë në grup. tekstesh argumentuese, qip
grupe, organizuesi Vlerësim për paraqitjen përvoja të nxënësve e
13 grafik, shkrim i lirë saktë të punës së kërkuar 11

14 Li
MORFOLOGJI Përemri. Përemri Punë me tekstin Diskutim, organizuesi Vlerësohen për saktësinë Teksti mësimor Gjuha
vetor grafik, rrjeti i diskutimit, e informacionit dhe për shqipe 11, libri digjital,
bër

punë e pavarur dhe mënyrën si e kërkojnë dhe përvoja të nxënësve
su
diskutim e plotësojnë materialin) esi
/
MORFOLOGJI Përemri vetvetor Punë me tekstin Stuhi mendimesh, Vlerësim individual (i Teksti mësimor Gjuha “G
punë e pavarur, diferencuar). shqipe 11, burime të tjera juh
diskutim, lexim i Vlerësim për harmonizimin nga jeta e përditshme, a
drejtuar, pema e e punës në grupe me e-libri, përvoja të sh
mendjes, punë në njëri-tjetrin dhe vlerësim nxënësve qip
grupe, rrjeti i për cilësinë e informacionit
e
11
diskutimit,

punë në çift.
MORFOLOGJI Përemri dëftor Punë me tekstin Diskutim, pema e Vetëvlerësim, vlerësim me Teksti Gjuha shqipe
mendjes, punë në notë dhe vlerësim me gojë 11, e-libri, përvoja të
grupe, nxënësve
organizuesi
grafik, punë e pavarur
TEKSTI Fjalimet politike Modele fjalimesh Stuhi mendimesh, Vlerësim individual (i Teksti mësimor Gjuha
ARGUMENTUES politike diskutimi, lexim i diferencuar). shqipe 11, e-libri, fjalime
drejtuar, organizues Vlerësim për prezantimin të ndryshme, përvoja të
grafik, punë në çift, e saktë të punës në grupe nxënësve, materiale të
diagrami i Venit ndryshme.
TEKSTI Kryeartikulli. Kryeartikuj Bashkëbisedim, Vlerësim individual. Teksti mësimor Gjuha
ARGUMENTUES Reklama gazetash diskutim, lexim hap pas Vlerësohet saktësia e shqipe 11, materiale
sportive e hapi, punë në grup, prezantimit të materialit të ndryshme, video-
kulturore dhe rrjeti i diskutimit projektor, gazeta sportive
reklama të e kulturore.
ndryshme

DREJTSHKRIM Projekt ora I Gazeta sportive e Harta e konceptit, Vlerësim me gojë Teksti mësimor Gjuha
“Gazeta” kulturore bashkëbisedim, rrjeti shqipe 11, gazeta të
i diskutimit, punë e ndryshme, përvoja
pavarur të nxënësve, video-
projektor.
TEKSTI Ushtrime Punë me tekstin Bashkëbisedim, Vlerësim i punës në Teksti mësimor Gjuha
ARGUMENTUES përsëritjeje diskutim, harta e grupe. shqipe 11, tekste të
(Punë me shkrim) konceptit, praktikë Vlerësim individual. llojeve ndryshme për
e drejtuar, vështrim modele, përvoja të
krahasues, praktikë e nxënësve.
pavarur, shkrim i lirë

MORFOLOGJI Përemri pronor Punë me tekstin Bashkëbisedim, harta Vlerësim i punës në Teksti mësimor Gjuha
e konceptit, shkrim i grupe. shqipe 11, e-libri, përvoja
lirë, INSERT, pyetje- Vlerësim individual. të nxënësve.
përgjigje. Vlerësohen për mënyrën
e saktë të prezantimit të
punës
TEKSTI Eseja Punë me shkrim Bashkëbisedim, Vlerësim individual Teksti mësimor Gjuha
ARGUMENTUES argumentuese diskutim, praktikë e Vlerësohen për mënyrën shqipe 11, përvoja të
(Punë me shkrim) drejtuar, praktikë e e saktë të prezantimit të nxënësve
pavarur, punë me punës
shkrim
MORFOLOGJI Përemrat e Punë me tekstin Bashkëbisedim, harta Vlerësim i vazhduar, Teksti mësimor Gjuha
pacaktuar e konceptit, shkrim i motivues me notë ose me shqipe 11,
lirë, INSERT, pyetje- gojë. e-libri, përvoja të
përgjigje. nxënësve
TEKSTI Eseja letrare Modele esesh Diskutim, përmbledhje Vlerësimi i nxënësve në Teksti mësimor Gjuha
Li
ARGUMENTUES letrare e strukturuar, stuhi mënyrë individuale dhe shqipe 11, modele
bër
mendimesh, punë e për punën në çift esesh letrare, përvoja të

pavarur nxënësve su
DREJTSHKRIM Thonjëzat, kllapat, Punë me tekstin Diskutim, përmbledhje Vlerësohet puna Teksti mësimor Gjuha esi
trepikëshi e strukturuar, praktikë individuale dhe në grupe. shqipe 11, tekste të /
e drejtuar, praktikë e Nxënësit vlerësohen llojeve të ndryshme, “G
pavarur për paraqitjen e saktë të drejtshkrimi i gjuhës juh
informacionit shkencor shqipe. a
sh
TEKSTI Eseja historike Modele esesh Diskutim, stuhi Mësuesi i vlerëson Teksti mësimor Gjuha
qip
ARGUMENTUES historike mendimesh, diskutim rrjedhshmërinë e të folurit shqipe 11, tekste të
e
i gërshetuar me e të lexuarit dhe saktësinë llojeve të ndryshme, 11
15
shpjegim, e informacionit shkencor; esesh historike. ”
16 Li
MORFOLOGJI Përemri lidhor Punë me tekstin Diskutim, pema e mendjes, Vlerësim për punën Teksti mësimor “Gjuha
punë në grupe, organizuesi individuale dhe për shqipe 11”,
bër

grafik, punë e pavarur paraqitjen e saktë të përvoja të nxënësve.
su
informacionit shkencor
esi
MORFOLOGJI Përemri pyetës Punë me tekstin Diskutim, pema e mendjes, Mësuesi vlerëson Teksti mësimor Gjuha /
punë në grupe, organizuesi nxënësit për: shqipe 11, përvoja të “G
grafik, punë e pavarur rrjedhshmërinë e të nxënësve. juh
folurit dhe saktësinë e a
informacionit shkencor sh
TEKSTI Eseja filozofike Modele esesh Bashkëbisedim, punë me Vlerësim individual (i Teksti mësimor Gjuha
qip
e
ARGUMENTUES filozofike shkrim, diskutim i punëve diferencuar). shqipe 11, tekste të
11
me shkrim. Mësuesi korrigjon llojeve të ndryshme. ”
punimet e nxënësve përvoja të nxënësve
MORFOLOGJI TEST 1 Testet Testimi Vlerësimi me test Teste

TEKSTI Projekt, ora II Dëgjim dhe mendim i Vlerësim i vazhduar Teksti mësimor Gjuha
UDHËZUES “Gazeta” drejtuar stuhi mendimesh, Vlerësohen për shqipe 11, materiale të
organizuesi grafik, punë e paraqitjen e saktë të nxënësve, përvoja të
pavarur informacionit shkencor. nxënësve
TEKSTI Teksti Modele Diskutim, diskutim në grup, Vlerësim i vazhduar Teksti mësimor Gjuha
UDHËZUES udhëzues tekstesh Di, Dua të di, Mësoj, punë Mësuesi vlerëson për: shqipe 11, përvoja të
udhëzuese e pavarur në grup. rrjedhshmërinë e të nxënësve, materiale të
folurit dhe saktësinë e ndryshme, e-libri.
informacionit shkencor,
(me notë ose me gojë)

MORFOLOGJI Ndajfolja Punë me tekstin Diskutim, pema e mendjes, Vlerësim për punën Teksti mësimor Gjuha
punë në grupe, organizuesi individuale dhe për shqipe 11, përvoja të
grafik, punë e pavarur paraqitjen e saktë të nxënësve, materiale të
informacionit shkencor ndryshme, e-libri.
TEKSTI Rregullorja Lexim i drejtuar, praktikë Mësuesi vlerëson Teksti mësimor Gjuha
UDHËZUES e drejtuar, punë në grup, nxënësit për: shqipe 11, tekste të
diagrami i Venit, ditari rrjedhshmërinë e të llojeve të ndryshme,
dypjesësh. folurit dhe saktësinë e përvoja të nxënësve
informacionit shkencor

MORFOLOGJI Shkallët e Punë me tekstin Diskutim, Di, Dua të Vlerësim, në lidhje me Teksti mësimor Gjuha
ndajfoljes di, Mësoj, Punë e saktësinë e informacionit shqipe 11, e-libri.
dhe pavarur, punë e shkencor.
shprehjet drejtuar Vlerësim pa notë, por
ndajfoljore motivues Vlerësim për të
nxënë
TEKSTI Udhëzimet Punë me shkrim Diskutim, Di, Dua të di, Vlerësim i vazhduar, Teksti mësimor Gjuha
UDHËZUES Mësoj, Punë e pavarur, motivues në varësi të shqipe 11, tekste të
diskutim, lexim i drejtuar, përgjigjeve llojeve të ndryshme,
pema e mendimit, hulumtim përvoja të nxënësve,
në internet për materialet e modele tekstesh
kërkuara

Li
bër

su
esi
/
“G
juh
a
sh
qip
e
17 11

18 PERIUDHA Li
JANAR-MARS bër

su
NR TEMATIKA / TEMAT SITUATAT E METODOLOGJIA DHE VLERËSIMI BURIMET esi
/
KAPITULLI MËSIMORE PARASHIKUARA TË VEPRIMTARITË E
“G
TË NXËNIT NXËNËSVE
juh
MORFOLOGJI Parafjala Punë me tekstin Diskutim, Di, Dua të di, Vlerësohet aftësia Teksti mësimor Gjuha a
Mësoj, Punë e pavarur, e secilit nxënës për shqipe 11 “e-libri, sh
punë e drejtuar të prezantuar saktë përvoja të nxënësve qip
punën në grup (3-4 e
nxënës vlerësohen 11
me notë) ”

TEKSTI Informacioni modele tekstesh Diskutim, Di, Dua të di, Vlerësim për Teksti mësimor Gjuha
INFORMUES dhe paraqitja informuese Mësoj, punë në grupe saktësinë e shqipe 11, libri digjital,
-SHPJEGUES dhe diskutim, shkrim i informacionit shkencor përvoja të nxënësve
lirë. Vlerësim për
harmonizimin e punës
në grupe me njëri-
tjetrin.
TEKSTI Renditja e Punë me tekstin Diskutim, stuhi Vlerësim për punën Teksti mësimor Gjuha
INFORMUES informacionit mendimesh, pema individuale dhe punën shqipe 11, përvoja
-SHPJEGUES e mendjes, punë në në grup. të nxënësve, video-
grupe, organizuesi Vlerësim për projektor, materiale
grafik, shkrim i lirë. paraqitjen saktë të të ndryshme, nga
punës së kërkuar interneti,
TEKSTI Ushtrime Punë me shkrim Diskutim, organizuesi Vlerësohen Teksti mësimor Gjuha
INFORMUES grafik, rrjeti i diskutimit, për saktësinë e shqipe 11, përvoja
-SHPJEGUES punë e pavarur dhe informacionit dhe për të nxënësve, video-
diskutim. mënyrën si e kërkojnë projektor, materiale
dhe e plotësojnë të ndryshme, nga
materialin) interneti.
MORFOLOGJI Lidhëzat Punë me tekstin Stuhi mendimesh, punë Vlerësim individual (i Teksti mësimor Gjuha
bashkërenditëse e pavarur, diskutim, diferencuar) shqipe 11, burime
lexim i drejtuar, pema Vlerësim për të tjera nga jeta
e mendjes,, punë në harmonizimin e e përditshme dhe
grupe, rrjeti i diskutimit,
punës në grupe interneti,
punë në çift. me njëri-tjetrin dhe
vlerësim për cilësinë e
informacionit
TEKSTI Projekt 1, ora 3 Materialet e nxënësve Prezantim i materialeve Vetëvlerësim, vlerësim Materiale të ndryshme,
INFORMUES - ”Gazeta” nga nxënësit, punë në me notë dhe vlerësim gazetat e nxënësve,
SHPJEGUES grup. me gojë. video-
Projektor.

TEKSTI Projekt 1, ora 4 Materialet e nxënësve Prezantim i materialeve Vetëvlerësim, vlerësim Materiale të ndryshme,
INFORMUES - “Gazeta” nga nxënësit, punë në me notë dhe vlerësim gazetat e nxënësve,
SHPJEGUES grup me gojë. video-
projektor.
TEKSTI Relacioni Punë me modele Stuhi mendimesh, Vlerësim individual (i Teksti mësimor Gjuha
INFORMUES - diskutimi, lexim i diferencuar). shqipe 11, përvoja të
SHPJEGUES drejtuar, organizues Vlerësim për nxënësve, video-
grafik, punë në çift, prezantimin e saktë të projektor, materiale
diagrami i Venit. punës në grupe. të ndryshme, nga
interneti. Li
MORFOLOGJI Lidhëzat Punë me tekstin Bashkëbisedim, Vlerësim individual. Teksti mësimor Gjuha bër
nënrenditëse diskutim, lexim hap pas Vlerësohet saktësia shqipe 11, materiale të më
hapi, punë në grup, e prezantimit të ndryshme, përvoja të su
rrjeti i diskutimit. materialit nxënësve, e-libri. esi
/
TEKSTI Procesverbali Punë me modele Stuhi mendimesh, Vlerësim individual (i Teksti mësimor Gjuha
“G
INFORMUES - diskutimi, lexim i diferencuar). shqipe 11, përvoja
juh
SHPJEGUES drejtuar, organizues Vlerësim për të nxënësve, video- a
grafik, punë në çift, prezantimin e saktë të projektor, materiale sh
diagrami i Venit punës në grupe të ndryshme, nga qip
interneti. e
19 11

20 Li
TEKSTI INFORMUES Ushtrime Punë me shkrim Punë e pavarur me Vlerësim individual (i Teksti mësimor Gjuha
- SHPJEGUES Punë me shkrim shkrim, diskutim, diferencuar). shqipe 11, përvoja
bër

pyetje-përgjigje Vlerësim për të nxënësve, video-
su
prezantimin e saktë të projektor, materiale të
esi
punës në grupe ndryshme, nga interneti. /
DREJTSHKRIM Shkrimi fjalëve Punë me tekstin Bashkëbisedim, harta e Vlerësim i punës në Teksti mësimor Gjuha “G
njësh dhe ndaras konceptit, shkrim i lirë, grupe. shqipe 11 juh
çift, INSERT, pyetje- Vlerësim individual. e-libri, tekste të a
përgjigje. Vlerësohen për llojeve ndryshme për sh
mënyrën e saktë të drejtshkrimi i gjuhës qip
prezantimit të punës shqipe. e
11
DREJTSHKRIM Shkrimi i fjalëve Punë me tekstin Bashkëbisedim, harta e Vlerësim i punës në Teksti mësimor Gjuha

me vizë në mes konceptit, shkrim i lirë, grupe. shqipe 11
çift, INSERT, pyetje- Vlerësim individual. e-libri, tekste të
përgjigje. Vlerësohen për llojeve ndryshme për
mënyrën e saktë të drejtshkrimin e gjuhës
prezantimit të punës shqipe.
TEKSTI INFORMUES Letra zyrtare Punë me modele Stuhi mendimesh, Vlerësim individual (i Teksti mësimor Gjuha
- SHPJEGUES diskutimi, lexim i diferencuar). shqipe 11, përvoja
drejtuar, organizues Vlerësim për të nxënësve, video-
grafik, punë në çift, prezantimin e saktë të projektor, materiale të
diagrami i Venit. punës në grupe ndryshme, nga interneti.
TEKSTI INFORMUES Currikulum vitae Punë me modele Stuhi mendimesh, Vlerësim individual (i Teksti mësimor Gjuha
- SHPJEGUES diskutimi, lexim i diferencuar). shqipe 11, përvoja
drejtuar, organizues Vlerësim për të nxënësve, video-
grafik, punë në çift, prezantimin e saktë të projektor, materiale të
diagrami i Venit, punë punës në grupe ndryshme, nga interneti,
me shkrim
SINTAKSË Klasifikimi i Punë me tekstin Bashkëbisedim, Vlerësim individual. Teksti mësimor Gjuha
gjymtyrëve të diskutim, lexim hap pas Vlerësohet saktësia shqipe 11, materiale të
dyta hapi, punë në grup, e prezantimit të ndryshme, përvoja të
rrjeti i diskutimit, materialit nxënësve, e-libri
TEKSTI INFORMUES PROJEKT 2 Modele guidash Diskutim, stuhi Mësuesi i vlerëson Teksti mësimor Gjuha
SHPJEGUES Ora I turistike mendimesh, diskutim rrjedhshmërinë e të shqipe 11, përvoja
“Guida i gërshetuar me folurit e të lexuarit të nxënësve, video-
turistike” shpjegim, punë në dhe saktësinë projektor, materiale të
grupe e informacionit ndryshme, nga interneti.
shkencor;
DREJTSHKRIM Shkrimi i Punë me tekstin Diskutim, pema e Vlerësim për punën Teksti mësimor Gjuha
ligjëratës së mendjes, punë në individuale dhe për shqipe 11, përvoja
drejtë dhe i grupe, organizuesi paraqitjen e saktë të të nxënësve, video-
ligjëratës së grafik, punë e pavarur informacionit shkencor projektor, materiale të
zhdrejtë ndryshme, nga interneti.
DREJTSHKRIM Kthimi i një Punë me tekstin Bashkëbisedim, harta e Vlerësim i punës në Teksti mësimor Gjuha
ligjërate të konceptit, shkrim i lirë, grupe. shqipe 11
drejtë në të çift, INSERT, pyetje- Vlerësim individual. e-libri, tekste të
zhdrejtë dhe përgjigje, Vlerësohen për llojeve ndryshme për
anasjelltas mënyrën e saktë të drejtshkrimi i gjuhës
prezantimit të punës shqipe.
TEKSTI Dallimi ndërmjet Modele tekstesh Bashkëbisedim, punë Vlerësim individual (i Teksti mësimor Gjuha
RRËFYES teksteve letrare me shkrim, diskutim i diferencuar). shqipe 11, përvoja
dhe joletrare punëve me shkrim. Mësuesi korrigjon të nxënësve, video-
punimet e dy projektor, materiale të
nxënësve ndryshme nga interneti.
TEKSTI Kronika Modele tekstesh Bashkëbisedim, punë Vlerësim individual (i Teksti mësimor Gjuha
RRËFYES me shkrim, diskutim i diferencuar). shqipe 11, përvoja Li
punëve me shkrim. Mësuesi korrigjon të nxënësve, video- bër
punimet e dy projektor, materiale të më
nxënësve ndryshme nga interneti. su
TEKSTI Kronika Modele tekstesh Bashkëbisedim, punë Vlerësim individual (i Teksti mësimor Gjuha esi
RRËFYES historike me shkrim, diskutim i diferencuar). shqipe 11, përvoja /
punëve me shkrim. Mësuesi korrigjon të nxënësve, video- “G
punimet e dy projektor, materiale të juh
nxënësve ndryshme nga interneti, a
TEKSTI Test 2 Teste testim Vlerësim testesh teste sh
RRËFYES qip
e
21 11

22 PERIUDHA Li
PRILL-QERSHOR bër

su
NR. TEMATIKA / TEMAT SITUATAT E METODOLOGJIA DHE VLERËSIMI BURIMET
esi
KAPITULLI MËSIMORE PARASHIKUARA TË VEPRIMTARITË E
/
TË NXËNIT NXËNËSVE “G
SINTAKSA Kundrinorët Punë me tekstin Bashkëbisedim, Vlerësim individual. Teksti mësimor Gjuha shqipe juh
diskutim, lexim hap pas Vlerësohet saktësia 11, materiale të ndryshme, a
hapi, punë në grup, rrjeti e prezantimit të përvoja të nxënësve, e-libri sh
i diskutimit. materialit qip
e
TEKSTI Autobiografia Modele tekstesh Bashkëbisedim, punë Vlerësim individual (i Teksti mësimor Gjuha shqipe
11
RRËFYES Ditari me shkrim, diskutim i diferencuar). 11, përvoja të nxënësve, ”
punëve me shkrim. Mësuesi korrigjon video- projektor, materiale të
punimet e dy nxënësve ndryshme, nga interneti.

TEKSTI Letra personale Modele tekstesh Bashkëbisedim, punë Vlerësim individual (i Teksti mësimor Gjuha shqipe
RRËFYES me shkrim, diskutim i diferencuar). 11, përvoja të nxënësve,
punëve me shkrim. Mësuesi korrigjon video- projektor, materiale të
punimet e dy nxënësve ndryshme, nga interneti.

TEKSTI Ushtrime Punë me shkrim Diskutim, Di, Dua të Vlerësim i vazhduar, Teksti mësimor Gjuha shqipe
RRËFYES Punë me shkrim di, Mësoj, Punë e motivues në varësi të 11, përvoja të nxënësve,
pavarur me shkrim përgjigjeve video- projektor, materiale të
ndryshme, nga interneti.

SINTAKSA Rrethanorët Punë me tekstin Bashkëbisedim, Vlerësim individual. Teksti mësimor Gjuha shqipe
diskutim, lexim hap pas Vlerësohet saktësia 11, materiale të ndryshme,
hapi, punë në grup, rrjeti e prezantimit të përvoja të nxënësve, e-libri
i diskutimit, materialit
TEKSTI Lloji dhe skema Modele tekstesh Bashkëbisedim, punë Vlerësim individual (i Teksti mësimor Gjuha shqipe
PËRSHKRUES me shkrim, diskutim i diferencuar). 11, përvoja të nxënësve,
punëve me shkrim. Mësuesi korrigjon video-projektor, materiale të
punimet e dy nxënësve ndryshme, nga interneti.
SINTAKSA Përcaktorët Punë me tekstin Bashkëbisedim, Vlerësim individual. Teksti mësimor Gjuha
diskutim, lexim hap pas Vlerësohet saktësia shqipe 11, materiale të
hapi, punë në grup, rrjeti e prezantimit të ndryshme, përvoja të
i diskutimit, materialit nxënësve, e-libri
TEKSTI Karakteristikat Modele tekstesh Bashkëbisedim, punë Vlerësim individual (i Teksti mësimor Gjuha
PËRSHKRUES dhe teknikat me shkrim, diskutim i diferencuar). shqipe 11, përvoja të
e tekstit punëve me shkrim. Mësuesi korrigjon nxënësve, video-
përshkrues punimet e dy nxënësve projektor, materiale të
ndryshme, nga interneti.
TEKSTI Përshkrimi i Modele tekstesh Bashkëbisedim, punë Vlerësim individual (i Teksti mësimor Gjuha
PËRSHKRUES njerëzve me shkrim, diskutim i diferencuar). shqipe 11, përvoja të
punëve me shkrim. Mësuesi korrigjon nxënësve, video-
punimet e dy nxënësve projektor, materiale të
ndryshme, nga interneti.
TEKSTI Përshkrimi i Modele tekstesh Bashkëbisedim, punë Vlerësim individual (i Teksti mësimor Gjuha
PËRSHKRUES objekteve me shkrim, diskutim i diferencuar). shqipe 11, përvoja të
punëve me shkrim. Mësuesi korrigjon nxënësve, video-
punimet e dy nxënësve projektor, materiale të
ndryshme, nga interneti.
TEKSTI Përshkrimi i Modele tekstesh Bashkëbisedim, punë Vlerësim individual (i Teksti mësimor Gjuha
PËRSHKRUES vendeve dhe me shkrim, diskutim i diferencuar). shqipe 11, përvoja të
mjedisit punëve me shkrim. Mësuesi korrigjon nxënësve, video-
punimet e dy nxënësve projektor, materiale të Li
ndryshme, nga interneti. bër
TEKSTI Përshkrimi i Modele tekstesh Bashkëbisedim, punë Vlerësim individual (i Teksti mësimor Gjuha më
PËRSHKRUES imazheve me shkrim, diskutim i diferencuar). shqipe 11, përvoja të su
punëve me shkrim. Mësuesi korrigjon nxënësve, video- esi
punimet e dy nxënësve projektor, materiale të /
ndryshme, nga interneti. “G
TEKSTI Ushtrime Modele tekstesh Bashkëbisedim, punë Vlerësim individual (i Teksti mësimor Gjuha
juh
a
PËRSHKRUES Punë me shkrim me shkrim, diskutim i diferencuar). shqipe 11, përvoja të
sh
punëve me shkrim. Mësuesi korrigjon nxënësve, video-
qip
punimet e dy nxënësve projektor, materiale të e
ndryshme, nga interneti. 11
23

24 Li
SINTAKSA Përcaktori Punë me tekstin Bashkëbisedim, Vlerësim individual. Teksti mësimor Gjuha
kallëzuesor diskutim, lexim hap pas Vlerësohet saktësia shqipe 11, materiale të
bër

hapi, punë në grup, rrjeti e prezantimit të ndryshme, përvoja të
su
i diskutimit. materialit nxënësve, e-libri
esi
SINTAKSA Ushtrime Punë me tekstin Bashkëbisedim, Vlerësim individual. Teksti mësimor Gjuha /
përmbledhëse diskutim, lexim hap pas Vlerësohet saktësia shqipe 11, materiale të “G
hapi, punë në grup, rrjeti e prezantimit të ndryshme, përvoja të juh
i diskutimit. materialit nxënësve, e-libri a
LEKSIKOLOGJI Sinonimet në Punë me tekstin Bashkëbisedim, Vlerësim individual. Teksti mësimor Gjuha sh
gjuhën shqipe diskutim, lexim hap pas Vlerësohet saktësia shqipe 11, materiale të
qip
e
hapi, punë në grup, rrjeti e prezantimit të ndryshme, përvoja të
11
i diskutimit. materialit nxënësve, e-libri

LEKSIKOLOGJI Antonimet Punë me tekstin Bashkëbisedim, Vlerësim individual. Teksti mësimor Gjuha
diskutim, lexim hap pas Vlerësohet saktësia shqipe 11, materiale të
hapi, punë në grup, rrjeti e prezantimit të ndryshme, përvoja të
i diskutimit. materialit nxënësve, e-libri
LEKSIKOLOGJI Homonimet dhe Punë me tekstin Bashkëbisedim, Vlerësim individual. Teksti mësimor Gjuha
funksioni i tyre diskutim, lexim hap pas Vlerësohet saktësia shqipe 11, materiale të
hapi, punë në grup, rrjeti e prezantimit të ndryshme, përvoja të
i diskutimit. materialit nxënësve, e-libri
LEKSIKOLOGJI TEST 3 TESTE TESTIMI VLERËSIMI ME-TEST TESTE

TEKSTI Projekt 2, ora 2 Materialet e Prezantim i materialeve Vetëvlerësim, vlerësim Materiale të ndryshme,
PËRSHKRUES “Guida turistike” nxënësve nga nxënësit, punë në me notë dhe vlerësim gazetat e nxënësve, video-
grup me gojë projektor

TEKSTI Projekt 2, ora 3 Materialet e Prezantim i materialeve Vetëvlerësim, vlerësim Materiale të ndryshme,
PËRSHKRUES “Guida turistike” nxënësve nga nxënësit, punë në me notë dhe vlerësim gazetat e nxënësve, video-
grup me gojë projektor
Libër mësuesi / “Gjuha shqipe 11”

SHPËRNDARJA E LËNDËS SIPAS TREMUJORËVE

TEMATIKA
SHTATOR-DHJETOR JANAR-MARS PRILL-QERSHOR
28 orë 23 orë 21 orë
9 orë (njohuri, përshkrime
Tekst përshkrues - objektesh njerëzish,
kafshësh, projekt)
4 orë (njohuri, 3 orë
Tekst rrëfyes -
kronika test) (autobiografia, letra, ditari)
4 orë (udhëzimet,
Tekst udhëzues rregullorja, projekti, - -
njohuri)
9 orë (njohuri, ese
Tekst
letrare, ese filozofike, - -
argumentues
historike)
11 orë (letra, CV,
Tekst informues-
- procesverbali, -
shpjegues
relacioni, projekti
10 orë (klasat e
3 orë (parafjala,
Morfologji fjalëve, përemrat, -
lidhëzat)
mbiemri)
5 orë (gjymtyrët e fjalisë,
Sintaksë - 1 orë njohuri
përcaktorët, rrethanorët)
4 orë (sinonimet, antonimet,
Leksikologji - -
homonimet)

4 orë (shkrimi i
3 orë (thonjëzat, fjalëve njësh e
Drejtshkrim shenjat e pikësimit, me vizë në mes,
projekti, ligjërata e drejtë
dhe e zhdrejtë)

Të folurit, të
dëgjuarit, të
shkruarit dhe të 2 orë (shqipja gjuhë
lexuarit e teksteve indoeuropiane, teza
të ndryshme ilire)
(histori e gjuhës
shqipe)

Totali 72 orë
TESTE - 3 orë
PROJEKTE - 3 projekte x 3 orë = 9 orë

25
Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: XI

Tematika: Histori e gjuhës shqipe Situata e të nxënit: Pema gjenealogjike e


gjuhëve
Tema mësimore: Gjuha shqipe, gjuhë indoeuropiane
(Model I)
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
2. Kompetenca e të menduarit.
3. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.
4. Kompetenca qytetare.
5. Kompetenca digjitale.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës Fjalë kyç:
sipas temës mësimore. - gjuhë indoeuropiane,
Nxënësi/ja: - albanologë,
- vëzhgon pemën gjenealogjike të gjuhëve për - gjuhë veriore,
të kuptuar vendin e shqipes në të; - gjuhë lindore.
- liston grupet e gjuhëve indoeuropiane;
- veçon elementet indoeuropiane të shqipes;
- prezanton konkluzione mbi kontributin e
albanologëve në përcaktimin e shqipes si gjuhë
indoeuropiane.
Burimet: teksti “Gjuha shqipe 11”, përvoja të nxënësve, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
materiale të ndryshme nga interneti, Histori e gjuhës ndërkurrikulare:
shqipe.  Identiteti kombëtar dhe njohja e kulturave.
 Shkenca dhe shoqëria

Metoda dhe veprimtari të nxënësve


Vëzhgim i materialeve në Power Point dhe diskutimi rreth tyre, grupet e ekspertëve, pyetje-përgjigje,
diskutim

ZHVILLIMI I MËSIMIT

Hapi I: Stuhi mendimi, diskutim i materialeve në “Power Point”


Mësuesi/ja u paraqet nxënësve të zmadhuar pemën gjenealogjike të gjuhëve dhe u kërkon të japin njohuritë
që kanë në lidhje me grupimin e gjuhëve indoeuropiane (njohuri të marra në gjeografi, në ciklin 9-vjeçar) dhe
çfarë përfundimesh nxjerrin në lidhje vendin e shqipes në të (për këtë shfrytëzohet libri digjital ose mund të
shkarkohet nga internet).

Hapi II: Grupet e ekspertëve; Di-Dua të di-Mësoj


Ndahet klasa në grupe ekspertësh, pasi mësuesi/ja u ka dhënë këtë material plotësues mbi klasifikimin e
gjuhëve indoeuropiane dhe vendin e shqipes në to.
Grupi I. Gjuhët indoeuropiane dhe grupimi i tyre.
Grupi II. Përfundimet e Franc Bopit, që e klasifikojnë shqipen si gjuhë indoeuropiane.
Grupi III. Përfundimet e Gustav Majerit për vendin që zë shqipja si gjuhë indoeuropiane.

Mësuesi/ja duhet të sqarojnë disa terma dhe koncepte që lidhen me indoeuropianishten dhe gjuhët
indoeuropiane.
- Ç’është indoeuropianishtja?
Termi “indoeuropian” u përdor si term për të shënuar një kulturë nga India në Europë (termi i vjetër është
indogjerman). Kjo lidhet me faktin se nisin në Indi dhe përfundojnë me gjuhët gjermanike në Islandë. Është
përdorur dhe termi “gjuhë ariane”.
Termi “indoeuropian” nuk shënon një gjuhë të caktuar, por pjesë gjuhësh e kulturash, që kanë prodhuar
gjuhë me tipare të përbashkëta, duke gjeneruar në familjet e gjuhëve indoeuropiane. Gjuhët indoeuropiane
janë të dëshmuara përmes shkrimeve të gjetura.
2. Familjet e gjuhëve. Grupimi i gjuhëve në familje bëhet sipas origjinës së tyre nga gjuhë me të njëjtat tipare
dhe karakteristika strukturore.

Grupet e gjuhëve indoeuropiane janë:


1. Indishtja (quhet dhe sanskritishte, term i vjetër dhe flitet dhe në dialekte)
2. Iranishtja (përfshin persishten, afganishten)
3. Gjuhët italike (gjuhët latine)
4. Gjuhët kelte (irlandisht, skotisht, britanisht)
5. Gjuhët gjermanike (nordisht, islandisht, norvegjisht, suedisht, danisht, gjermanisht, holandisht etj.).
6. Gjuhët baltike (lituanisht, letonisht, prusisht.)
7. Gjuhët sllave (sllovenisht, serbokroatisht, maqedonisht, bullgarisht, polonisht, çekisht, sllovenisht, rusisht
etj.)
8. Armenishtja
9. Shqipja
10.Greqishtja (jonishtja, dorishtja).

Tri gjuhët e fundit janë gjuhë të vjetra që prej burimit. Shqipja dhe armenishtja nuk futen në ndonjë grupim.
Ekzistojnë dhe disa gjuhë të vjetra, si: hetishtja dhe tokarishtja, frigishtja, luvishtja.
Në Ballkan janë folur ilirishtja, maqedonishtja dhe trakishtja.
Më pas grupet e ekspertëve japin informacionet e tyre duke u përqendruar në veçoritë thelbësore të shqipes
që e kanë klasifikuar si gjuhë indoeuropiane, si dhe kontributet e materialet që kanë sjellë albanologët për ta
klasifikuar shqipen si të tillë. Për sa u përket termave “kentium” dhe “satem”, përkatësisht “perëndimore” dhe
“lindore”.
Klasifikimi i gjuhëve në kentium e satem ka disa veçori, por më i rëndësishmi është ai që nga fondi indoeuropian,
bashkëtingëlloret k, g ruhen siç janë apo ndryshojnë në th dhe dh.
Kentium i ruan ato siç janë, satemi i ndryshon.
Shqipja bën pjesë tek ato satem, por në disa raste shfaq dhe veçori të gjuhëve kentium, ndaj nuk ka një
ndarje të prerë se cilit grup i përket.
holandisht
anglisht gjermanisht
serbisht spanjisht
Hapi III: Pyetje-përgjigje, diskutim kroatisht
sllovakisht
rumanisht

Ushtrimi 1. Mund të përdoret si referencë klasifikimi i bullgarisht


frëngjisht

mësipërm i gjuhëve. Pra, në të njëjtin grup bëjnë pjesë


lituanisht norvegj.
island italisht
gjuhët: letonisht
sued.
polonisht danisht
rusisht romane
- Italishtja dhe rumanishtja (gjuhët italike) ukranisht gjuhët gjermanike
- Polonishtja dhe çekishtja (gjuhët sllave) latine
bretonisht
- Rusishtja dhe ukrainishtja (gjuhët sllave) hindisht
irlandisht
- Bullgarishtja dhe serbishtja (gjuhët sllave) oritisht
nepalisht osetisht
kurdisht
Ushtrimi 2. Një pjesë e numërorëve, se numërori bengalisht

tre, pesë dhe gjashtë, kanë burim të përbashkët. greqisht


persisht
Ushtrimi 3. Mund të jepet si detyrë shtëpie. armenisht

shqip
Pamja e hartës së ngjyrosur është kjo:
fAMILJA E GJUHËVE INDOEUROPIANE

Vlerësimi: Sipas gjykimit të mësuesit/es, me gojë e motivues.

Detyrë shtëpie dhe punë e pavarur. Kërkoni: pika 1 dhe 2 mund të përdoren si detyra dosjesh.
Materialet të paraqiten në formë recensioni ose eseje.
Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: XI

Tematika: Histori e gjuhës shqipe Situata e të nxënit:


Pema gjenealogjike e gjuhëve
Tema mësimore: Gjuha shqipe, gjuhë indoeuropiane (Model
II)
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas Fjalë kyç:
temës mësimore. - gjuhë indoeuropiane,
Nxënësi/ja: - albanologë,
- zgjeron njohuritë mbi familjen e gjuhëve indoeuropiane; - gjuhë veriore,
- njeh figurat e studiuesve të historisë së gjuhës; - gjuhë lindore.
- argumenton pse gjuha shqipe bën pjesë në familjen e
gjuhëve indoeuropiane;
- analizon elementet e trashëguara indoeuropiane në gjuhën
shqipe.

Burimet: teksti “Gjuha shqipe 11”, shkumësa me ngjyra, fisha Lidhja me fushat e tjera ose me temat
të përgatitura, tabela të shkruara, tekste të llojeve të ndërkurrikulare:
ndryshme, materiale nga interneti për familjet e gjuhëve.  Identiteti kombëtar
 Histori
 Shkencë
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Bisedë e lirë; diskutim përmes shqyrtimit të përbashkët; stuhi mendimesh; punë e pavarur.

ZHVILLIMI I MËSIMIT
Hapi I: Bisedë e lirë
Mësuesi/ja fillon orën e mësimit me një bisedë të shkurtër, duke rikujtuar njohuritë e marra ndër vite për
familjet e gjuhëve. Nxënësve mund t’u drejtohet me këto pyetje:
- A kanë ngjashmëri gjuhët ndërmjet tyre?
- Klasifikoni gjuhët sipas afrive që ato kanë në grupe gjuhësor.
- Po gjuha shqipe, a ka afri me ndonjë gjuhë tjetër?

Hapi II: Diskutim përmes shqyrtimit të përbashkët


Kjo metodë ka si qëllim nxitjen e nxënësve që të diskutojnë për një përmbajtje të mësuar. Organizohet nën
udhëheqjen dhe drejtimin e mësuesit/es. Mësuesi/ja shkruan një pjesë ose skemë në dërrasën e zezë dhe
ftohen nxënësit të shkruajnë një përgjigje për pyetjen që drejton mësuesi/ja. Qëllimi është angazhimi i
nxënësve në diskutim). Shkruhen materiali i mëposhtëm në dërrasën e zezë.

FAMILJA E GJUHËVE INDOEUROPIANE

Grupi i gjuhëve italike gjermanike keltike balto-sllave sllave shqipja greqishtja armenishtja

Mësuesi/ja ndihmon nxënësit me pasqyrimin e gjuhëve indoeuropiane sipas pemës së familjes së gjuhëve
dhe u kërkon nxënësve që të vendosin përbri çdo grupi të gjuhëve, gjuhët që kanë më tepër afri.

Hapi III: Përmbledhje e strukturuar, stuhi mendimesh


Paraqet në tabelë ose të shkruara në tabakë të mëdhenj me shkrim të dukshëm e me ngjyra, materiale të
ndryshme mbi elementet e trashëguar indoeuropiane në gjuhën shqipe.
Shtron çështjen: Veçori të gjuhëve indoeuropiane.
Mësuesi/ja nxit diskutimin dhe drejton orën e mësimit për shpjegimin dhe argumentimin e elementeve të
trashëguar indoeuropianë në gjuhën shqipe.
Organizon idetë e nxënësve nëpërmjet stuhisë së mendimeve.

emrat: bijë, bir, dhëndër, vjehërr, motër, ballë, njeri etj.


Elemente mbiemrat: i bardhë, i zi, i gjatë, i madh, i lig etj.
të trashëguara përemrat vetorë dhe dëftorë: unë, ti, ai, ky, këta etj.
indoeuropiane foljet që pësojnë ndryshime në temë: bie-rashë, rri-ndenja.
numërorët nga një në dhjetë: një, dy, tre...

Studiuesit e vendit të shqipes në grupin e gjuhëve indoeuropiane

Franc Bop (gjuhëtar gjerman) Laibnic (filozof) G. Majer (gjuhëtar austriak) Norbert Jokli (albanolog)

(Shënim: Për njohuri më të plota rreth kësaj teme, mësuesi/ja mund t’i referohet veprës së Eqrem Çabej
“Hyrje në historinë e gjuhës shqipe”, f. 24-33.)

Hapi IV: Punë e pavarur


Për përmbylljen e orës së mësimit shfrytëzohen për t’u punuar ushtrimet e dhëna në libër. Punohen ushtrimi 1
dhe 2 e diskutohet rreth tyre. Shembuj përgjigjesh:

Ushtrimi 1
a) anglishtja dhe gjermanishtja b) anglishtja dhe italishtja
a) italishtja dhe rumanishtja b) italishtja dhe holandishtja
a) rusishtja dhe portugalishtja b) rusishtja dhe ukrainishtja
a) polonishtja dhe çekishtja b) polonishtja dhe greqishtja
a) lituanishtja dhe shqipja b) bullgarishtja dhe serbishtja

Ushtrimi 2
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
një dy tre katër pesë gjashtë shtatë tetë nëntë dhjetë
one tëo three four five six seven eight nine ten
uno due tre quatro qinque sei sette otto nove dieci
un deux trois quatre cinq sixieme septieme huit neuf dix
ein zëei drei vier funf sechste siebte acht neun zehn

Detyrë shtëpie:
Jepet si detyrë shtëpie ushtrimi 1, 2 f .8, me qëllim që nxënësit të kenë mundësi të punojnë me material nga
biblioteka kombëtare.

Punë e diferencuar: Duke punuar me veprat e Çabejit, kërkoni material rreth studiuesve të shqipes si gjuhë
indoeuropiane. Në fund të orës së mësimit bëhet vlerësimi i nxënësve pjesëmarrës dhe vlerësohet ora e
mësimit.
Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: XI
Tematika: Histori e gjuhës shqipe Situata e të nxënit: Histori e gjuhës shqipe

Tema mësimore: Teza ilire për gjuhën shqipe (Model I)

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:


1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
2. Kompetenca e të menduarit.
3. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.
4. Kompetenca qytetare.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës Fjalë kyç:


sipas temës mësimore. - teza ilire,
Nxënësi/ja: - gjuha shqipe,
- përcakton veçori të tezës ilire mbi origjinën e - toponime,
gjuhës shqipe; - etnografi,
- liston fushat në të cilat studimet vërtetojnë tezën ilire; - arkeologji.
- diskuton për besime të ndryshme popullore
dhe toponimet që mbështesin tezën ilire.

Burimet: teksti “Gjuha shqipe 11”, përvoja të nxënësve, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
materiale të ndryshme nga interneti, histori e gjuhës shqipe. ndërkurrikulare:
 Identiteti kombëtar dhe njohja e
kulturave.
 Shkenca dhe shoqëria

Metoda dhe veprimtari të nxënësve


Diskutim; stuhi mendimi; pyetje-përgjigje; Di-Dua të di-Mësoj; punë e pavarur.

ZHVILLIMI I MËSIMIT

Hapi I: Stuhi mendimi


Nxënësit kanë disa njohuri mbi origjinën e gjuhës shqipe, dokumentet e para dhe veprat e para.
Nxënësit japin informacionet që kanë në lidhje me origjinën dhe fillesat e gjuhës shqipe.

Hapi II: Di - Dua të Di - Mësova


Nxënësit punojnë në tekst me teknikën Di, Dua të di, Mësova duke nxjerrë informacionin e njohur, të
kuptueshëm dhe duke nxjerrë pyetje për paqartësitë.
U bëhet të qartë nxënësve që ekziston teza ilire, por krahas saj edhe një tezë trake mi origjinën e shqipes,
pra nga trakishtja.
Sipas tezës trake, shqiptarët janë vendosur këtu pas shekullit XI dhe origjina e gjuhës është trakishtja.
Faktet që kundërshtojnë tezën trake dhe mbështesin atë ilire janë:
 Lëvizja e shqiptarëve nuk pasqyrohet në greqishten e vjetër.
 Për sa i përket të qenit më shumë satem të shqipes e kentium të ilirishtes, dialekti i kësaj të fundit,
mesopotamishtja është satem.
 Ndryshimet k, g janë të vona, pra shqipja fillimisht ka qenë kentium.
 Zbulimet e ndryshme arkeologjike tregojnë vazhdimësi të ilirëve.
 Toponimet, emrat e vendeve, si Dardhë, Mat, Tiranë, janë argumente të forta.
 Emrat e vendeve nga varianti fillestar përputhen me rregullat e drejtshkrimit, Scodra-Shkodra
 Ilirishtja ka pasur theks nistor, gjë që shqipja në mjaft fjalë e ka ruajtur.
 Prapashtesa -at e fjalëformimit vjen nga ilirishtja, dalmat, Berat.
 Fjalë e sidomos mbishkrime varresh të mesopotamishtes gjejnë shpjegim veç përmes shqipes.

Hapi III: Pyetje-përgjigje, punë e pavarur, diskutim

Ushtrimi 1. Nëse është e mundur vendoset në videoprojektor foto të xhubletës dhe nxënësit apo mësuesi/ja
bëjnë një përshkrim të shkurtër të saj.
Ushtrimi 2 dhe 3 sipas kërkesës.
Ushtrimi 4 mund të shfrytëzohet materiali i mëposhtëm.

Kulti i gjarprit
Kulti i gjarprit ka tërhequr të parët tanë që në kohët më të hershme. Jo më kot kemi mjaft të
dhëna për hyjnizimin e tij që në periudhën ilire. Ai konsiderohej si element i rëndësishëm që
kishte të bënte me pjellorinë e tokës e të gruas, por edhe me vatrën familjare. Në veprën e tij
“Mitologjia ndër shqiptarë”, autori Mark Tirta citon legjendën e fenikasit Kadm dhe gruas së tij
Armonia, të cilët, pasi erdhën tek ilirët, ku edhe vdiqën, vijuan të jetojnë pas vdekjes në formë
gjarpërinjsh.
Në tregime të ndryshme të Greqisë antike thuhet se Iliri ishte gjarpri e fiset e ndryshme ilire
ishin bijtë e bijat e tij. Edhe Plutarku, historian dhe filozof grek i antikitetit, na sjell një legjendë
që e konsideron Aleksandrin e Madh si të lindur në Epir nga nëna Olimpi dhe një gjarpër.
Përtej mitologjisë dhe legjendave, elemente të prekshme janë gjetur në gërmime të ndryshme
të kryera në site arkeologjike në territoret ku shtriheshin fiset ilire, siç janë p.sh. ato të Selcës
së Poshtme, Dimalit, në kalanë e Hollmit në Kolonjë dhe deri te monedhat e fisit ilir të
Labeatëve, të përdorura në Bylis, Dyrrah, Amantia etj.
Por kultin e gjarprit nuk e gjejmë vetëm në periudhën ilire. Edhe sot, në shumë treva shqiptare
ruhet ende kujtimi i gjarprit të shtëpisë. Diku e bëjnë me brirë, diku me disa qime, diku më të
gjatë, por pavarësisht formave në të cilat ai paraqitet, fakt është se nga jugu në veri, gjarpri
është pjesë e besimeve popullore.
Në mitologjinë shqiptare ai paraqitet edhe si fatsjellës apo mbrojtës nga syri i keq. Mark Tirta e
bazon këtë element te fakti se në shumë zona të Shqipërisë, lëkura e gjarprit përdorej si
hajmali ndaj sëmundjes së tokës.
Kulti i gjarprit gjendet mjaft edhe në zbukurimet popullore, në tavanet e vjetra, zbukurimet e
orendive të ndryshme shtëpiake dhe te dyert e shtëpive. Ky i fundit është një element që haset
kudo, nga jugu në veri, dhe është mbartur brez pas brezi si faktor mbrojtës nga e keqja.
Mjafton që të tregoheni më të kujdesshëm kur shikoni portat e vjetra me harqe, sepse në
shumë prej tyre do të kuptoni formën e stërzgjatur e të përdredhur të tij, që qartazi dallohet mbi
ose anash saj. Nëse shkon më thellë atë e ndeshim edhe në toponime, por edhe në prozën e
poezinë popullore.
Gjarpri në formën e kultit haset edhe te mjaft popuj të tjerë që e konsiderojnë si hyjni të
nëntokës, burimeve, por edhe të forcave shkatërruese e fuqisë së natyrës. Nga Marin
Mema/Blitz.al/

Vlerësimi: Sipas gjykimit të mësuesit, me gojë e motivues.

Detyrë shtëpie dhe punë e pavarur: Ushtrimi 4 dhe rubrika “Kërkoni”.


Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë Shkalla: V Klasa: XI
Tematika: Histori e gjuhës shqipe Situata e të nxënit: Vendi i shqipes në
gjuhët indoeuropiane
Tema mësimore: Teza ilire për gjuhën shqipe (Model II)

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës Fjalë kyç:


sipas temës mësimore. - prejardhje e gjuhës,
Nxënësi/ja: - tezë ilire,
- përcakton prejardhjen e gjuhës shqipe; - albanologë,
- shpjegon elementet e përafrimit të gjuhës shqipe - gjuhë veriore,
me ilirishten; - gjuhë lindore.
- argumenton veçoritë në onomastikë dhe në formimin e
fjalëve, që shërbejnë për të treguar lidhjen e shqipes
me ilirishten;
- përshkruan kontributin e Eqerrem Çabejt dhe
të Shaban Demirajt në fushën e gjuhës shqipes.

Burimet: teksti “Gjuha shqipe 11”, shkumësa me ngjyra, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
fisha të përgatitura, tabela të shkruara, tekste të llojeve ndërkurrikulare:
të ndryshme, materiale nga interneti e biblioteka për  Identiteti kombëtar
prejardhjen e gjuhës shqipe.  Histori
 Shkencë
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Diskutim; stuhi mendimesh; di-dua të di-mësoj; përforcim dijesh nëpërmjet diskutimit

ZHVILLIMI I MËSIMIT
Hapi I: Diskutim, stuhi mendimesh
Kontrollohen e diskutohen detyrat e shtëpisë. Mësuesi/ja organizon mësimin me pyetje nga mësimi i kaluar,
për të nxitur diskutimin në klasë.
- Pse gjuha shqipe përfshihet në grupin e gjuhëve indoeuropiane?
- Renditni elementet e trashëguara nga gjuha indoeuropiane.
- Ilustroni me shembuj.

Studiuesit e vendit të shqipes në grupin e gjuhëve indoeuropiane

Franc Bop (gjuhëtar gjerman) G. Majer (gjuhëtar austriak), Norbert Jokli (albanolog
dijetari i parë që zbuloi me artikullin “Vendi i shqipes në austriak). Studioi konkordancat
lidhjet e afrisë së gjuhëve rrethin e gjuhëve indoeuropiane” leksikore të shqipes me gjuhët
indoeuropiane. Studioi format 1883, i cakton shqipes një vend të baltike, duke parë ndërmjet tyre
gramatikore të shqipes si: emri, sigurt, duke e përcaktuar si gjuhë një afri me pamje mjaft të gjerë,
përemri, numërori, folja etj. Ai indoeuropiane lindore dhe veriore, kryesisht në fusha të jetës si:
u shpreh:”shqipja nuk ka lidhje duke studiuar elemente të sistemit bujqësi, pyje, punim i drurit,
me asnjë nga gjuhët motra fonetik dhe leksikut. ekonomi etj.
sanskrite”
Hapi II: Di-Dua të di-Mësoj
Mësuesi/ja shkruan në dërrasë temën e mësimit “Tezat ilire të gjuhës shqipe”.
Tabela ndahet në tri pjesë dhe punohet në të. Nxënësit orientohen nga mësuesi/ja duke shënuar
informacionet e njohura në pjesën e parë të tabelës. Në pjesën e dytë të saj vendosin informacionet që
kërkojnë të dinë. Në pjesën e fundit të tabelës mësuesi/ja ndihmon në shpjegimin e njohurive që do të japë.

DI DUA TË DI MËSOJ
Gjuha shqipe është Origjina e gjuhës shqipe prejardhja ilire, është hipoteza më e
pjesë e grupit të gjuhëve përhapur për burimin e gjuhës shqipe.
indoeuropiane..
Elementet e trashëguara Elementet që mbështesin për studimin e prejardhjes së shqipes nga
të nga grupi i gjuhëve prejardhjen e shqipes nga ilirishtja, është mbështetur në onomastikë
indoeuropiane gjuha ilire. dhe mbishkrimet e gjetura.

Elementet e trashëguara Cilat janë të dhënat -Brention (fjalë në periudhën e mesapëve),


të nga grupi i gjuhëve mbi mbishkrimet dhe afrohet me fjalën shqipe
indoeuropiane janë: onomastikën e përdorur në bri (brin).
atë kohë? -Dasius, Dasimius, mesapisht. Dazimas -
-emra shqip. dash
-mbiemra -Dardania afrohet me fjalën shqipe dardhë
-përemra -dalmatë afrohet me fjalën shqipe delme
-folje -Ulqin afrohet me fjalën ulk.
-numërorë

Hapi III: Përforcim dijesh nëpërmjet diskutimit


Vazhdohet më tej me përforcimin e dijeve, duke angazhuar dhe nxitur nxënësit në diskutim nëpërmjet
pyetjeve, për prejardhjen ilire të gjuhës shqipe.

Hapi IV: Punë e pavarur


Nxënësit punojnë në mënyrë të pavarur ushtrimet 3 dhe 4.

Ushtrimi 3
Gjarpri mendohet se është personifikim i shpirtit të të parëve. Sipas arbëreshëve, gjarpri i shtëpisë nuk duhet
të vritet, pasi ai (bolla) është shpirti i të vdekurve. Mendohet se ai shëtit rreth shtëpisë dhe në këtë mënyrë
shënon territorin që ai ruan. Besohet se mbytja e tij sjell fatkeqësi te shtëpiakët. Ky besim e ka traditën nga
arbëreshët e Zarës. Është me rëndësi të përmendet se vetë emri i këtij zhapini të gjatë rreth një metër e të
parrezikshëm, etimologjikisht lidhet me emrin e gjarprit (bolla) dhe emri bullari (gjarpër i madh) është fjalë
autoktone (më gjerësisht Çabej, 1988, VIII, zëri bollë: 283 – 285 dhe zëri bullar: 366 – 367).

Ushtrimi 4
Ara të Bardha (Vranisht), Bartha (Çetë), Bregu i Bardhë (Koshnicë), Dheri i Bardhë (Braçanj), Fusha e
Bardhë (Koshnicë), Guri i Bardhë (Zagradec), Vari i Bardhë (Braçanj), Çezma e Bardhë (Kurilë), Bokat e
Bardha (Mamurras) etj.

Detyrë shtëpie:
Ushtrimi “Kërkim informacioni”, f. 12.
Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: XI
Tematika: Përdorimi i drejtë i gjuhës (drejtshkrim) Situata e të nxënit:
Bibliografi të artikujve të ndryshme.
Tema mësimore: Shkrimi i saktë i citimeve

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:


1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit;
2. Kompetenca e të menduarit;
3. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë;
4. Kompetenca qytetare

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas Fjalë kyç:


temës mësimore. - citime,
Nxënësi/ja: - shkrim i saktë,
- liston rastet kur duhet të citojmë të tjera informacione - plagjiaturë.
e burime;
- tregon vlerën e citimeve;
- përcakton mënyrat e citimeve;
- identifikon rastet e përdorimit të citimeve ose mungesës
së tyre;
- plotëson si duhet citimet dhe gabimet e bëra.

Burimet: teksti “Gjuha shqipe 11”, përvoja të nxënësve, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
materiale të ndryshme nga interneti, histori e gjuhës shqipe. ndërkurrikulare:
 Identiteti kombëtar dhe njohja e
kulturave.
 Shkenca dhe shoqëria.
Metoda dhe veprimtari të nxënësve
Punë me modele, stuhi mendimi, pyetje-përgjigje, punë e pavarur, diskutim

ZHVILLIMI I MËSIMIT
Hapi I: Stuhi mendimi
Nxënësit kujtojnë rregullat e drejtshkrimit të ligjëratës së drejtë dhe sidomos të citimeve nga autorë të tjerë.
Ata japin mënyra të ndryshme të citimeve, si përmes parafrazimit, por dhe ligjëratës së drejtë.

Hapi II: Punë e drejtuar, analizë rasti


Klasa ndahet në grupe dhe nxënësve u vendosen para mënyra të ndryshme citimesh në tekst dhe në trajtë
bibliografish.
Vetë nxënësit tregojnë si janë paraqitur citimet e ndryshme.
Nxënësit japin përfundimet e tyre rreth secilit material, në lidhje me llojin e citimeve dhe si janë paraqitur ato.

Grupi i parë: parafrazim


Grupi i dytë: citim në mes të faqes
Grupi i tretë: citim në fund të faqes
Grupi i katërt: bibliografi
Nxënësit nxjerrin vetë rregullat e shkrimit të citimeve sipas llojeve të ndryshme të modelit.
Hapi III: Pyetje-përgjigje, diskutim

Ushtrimi 1. Nxënësit kujtojnë rregullat e parafrazimit nga klasa X.

Parafraza është riformulimi me fjalë të tjera i një teksti (letrar ose joletrar) ose kthimi i një poezie në prozë.

 Ndahet teksti në paragrafë ose në njësi sintaksore (në fjali), në bazë të shenjave të pikësimit.
 Fjalitë e tekstit riorganizohen në rend të drejtë.
 Struktura në vargje transformohet në prozë.
 Përfshihen dhe shprehjet që mungojnë (eliptike).
 Fjalë dhe shprehje të vështira zëvendësohen me sinonimet e tyre.
 Ruhet figuracioni letrar.
 Ligjërata e drejtë zëvendësohet me ligjëratën e zhdrejtë.
 Nuk shtohen komente për tekstin.

Ushtrimi 2 sipas kërkesës në libër. Gjatë leximit shpjegohen mënyrën se janë bërë citimet.
 Pika e tretë është citim në fund të faqes
 Pika e katërt duhet futur në thonjëza nga “Drejtshkrimi... deri ...të jashtëm”

Ushtrimi 3
Mund të jepet për detyrë duke kërkuar të shkruhet në dy mënyra bibliografia e një punimi.
Beci, B. “Vokalizmi i shqipes letrare në përqasje me vokalizmin e gjuhëve të tjera letrare ballkanike, Studime
filologjike, nr. 2, 1989.
Çabej,E.”Diftongje e grupe zanoresh të shqipes”. BUSHT-SSHSH, nr. 3, 1958.
Demiraj,SH. Gjuhësi ballkanike. Tiranë 2004.
Dritëro Agolli. Lulja e Kambanës. Tiranë, botimet “Toena”, 1998.
Godo, S. Skënderbeu.Tirana-Times”, Tiranë 2010.
Lloshi Xhevat. Shqypja qysh u është dukur. Tiranë “Albas” 2016.
Prifti, Stefan. “Elipsa në sintaksën shqipe”. Studime filologjike, nr. 3, Instituti i Gjuhësisë, Tiranë 1966.

Nuk duhet të ngatërrohet shkrimi i bibliografisë ose i literaturës me citimet dhe referimet e ndryshme në
tekst. Referimet zakonisht shkruhen në fund të faqes ku janë përdorur citimet duke përdorur footnote, ndërsa
bibliografia ose literatura e punimit në fund të punimit sipas modelit në ushtrimin 3.

Vlerësimi: Sipas gjykimit të mësuesit/es, me gojë e motivues.

Detyrë shtëpie dhe punë e pavarur. Kërkoni: pika 1 dhe 2 mund të përdoren si detyra dosjesh.
Materialet të paraqiten në trajtë recensioni ose eseje.
Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: XI
Tematika: Teksti argumentues dhe njohuri gjuhësore Situata e të nxënit:
Njohje dhe lexim i teksteve të ndryshme
Tema mësimore: Teksti argumentues. Skema dhe struktura argumentuese

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:


1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
2. Kompetenca e të menduarit.
3. Kompetenca digjitale.
4. Kompetenca qytetare.
5. Kompetenca personale.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës Fjalë kyç:
sipas temës mësimore. - tekst argumentues,
Nxënësi/ja: - strukturë,
- identifikon tekstin argumentues dhe llojet e tij; - skemë e tekstit argumentues.
- shpjegon konceptin e tekstit argumentues
dhe përdorimin e tij;
- ndërton skemën e tekstit argumentues në situata
të ndryshme komunikimi;
- dallon strukturën e tekstit argumentues duke e ndarë
në paragrafë.

Burimet: teksti “Gjuha shqipe 11”, lloje të ndryshme të Lidhja me fushat e tjera ose me temat
teksteve argumentues, shkumësa me ngjyra, tabela. ndërkurrikulare:
• Letërsi, Gjuhë e huaj, Arte, Histori, TIK

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Mendo/krijo dyshe/diskuto; organizuesi grafik; kodimi i argumenteve në tekst;
rishikim në dyshe; punë në grup; punë në dyshe

ZHVILLIMI I MËSIMIT

Fjalimi i Mehdi Frashërit në Lidhjen e Kombeve


Zoti kryetar, zotërinj,
Prej ditës që Shqipëria u pranua në Lidhjen e Kombeve, gjithë delegatët e Qeverisë
Shqiptare u çfaqën gjithnjë, sa herë që u paraqit rasti, në favor të mbrojtjes së
pakicave, pse pakicat prej racës dhe gjuhës në Shqipni janë shumë të pakta, kurse
pakicat shqiptare në Shtetet fqinjë janë me qindra mijra; pse Shqipëria para se të
pranohej në Lidhjen e Kombeve, që me çpalljen e indipendencës së saj më 28 Nandor
1912, vetvetiu njohu të drejtat e pakicave që ndodheshin në tokat e saj kombëtare;
pse qeveria do që të nderojë pengimet e marra drejt Lidhjes së Kombevet; më në funt
Qeveria Shqiptare është plotësisht e bindur se nderimi i të drejtave të pakicave i
përgjigjet një parimi drejtësie. Pra, ankimet që i janë drejtuar Lidhjes së Kombevet nga
ana e pakicave grekofone në Shqipëri, ka për pretekst ndryshimin e artikujve 206 e 207
të statutit që merren me arsimin në mbretëri. Qeveria shqiptare i pëlqen të besojë se ka
plotësisht të drejtë duke ushtruar të drejtën e sovranitetit në formën e duhur në këtë
çështje. Po të
sqarohet çështja, do të shihet se ndryshimet për të cilat bëhet fjalë nuk i cenojnë të drejtat
e pakicave që janë njohur në Shqipëri. Le të jepet leje zoti kryetar, t‘ju shpjegoj origjinën e
çështjes dhe shkaqet që e shtynë popullin dhe Qeverinë Shqiptare të votojë këto dispozita
konstitucionale...
...Ndryshimi që iu bë artikujve 206 dhe 207 të ligjës kushtetuese, suprimon të gjitha shkollat
private, kaq vendase dhe të huaja, dhe i vë nën kontrollin e drejtë të Qeverisë pa asnjë
përjashtim. Si pasojë e zbatimit të parimit kushtetor të ri u ndryshua gjithë sistemi i arsimit. Siç
del nga sa thamë më lart, qëllimi kryesor i dispozitave të reja nuk ishin shkollat e pakicave.
Këto hynin nën qarkun e veprimit të ligjës së re nga parimi i njësisë dhe gjeneralizmit. Në një
periudhë tranzicioni, ndryshimi i sistemit provokoi doemos një tronditje edhe për këtë shkak
pakica grekofone kujtoi se do t‘i pritej arsimi në gjuhën e saj kombëtare. Qeverija e kuptoi
menjëherë këtë gjendje edhe për të kënaqur dëshirin e popullsisë grekofone shtoi numrin e
shkollave gjer në 50; zgjodhi dhe emëroi një personel mësues që kish bërë studimet në
shkollat greke dhe dha instruksionet e duhura që arsimi në këto shkolla të bëhej kryesisht në
gjuhën greke, gjuha shqipe megjithëse do të mbetej e detyrueshme do të mësohet si gjuhë
zyrtare; dhe për të siguruar për kohën dhe të ardhmen një personel arsimor në shkallën e
misionit të tij, Qeveria do të dërgojë çdo vit, si bursista të Shtetit në Greqi, një sasi të rinjsh të
rekrutuar midis popullsisë grekofone.
...Ligja kushtetuese që ka një karakter të përgjithshëm për gjithë popullin, kur prish një të drejtë
që kish shumica, kjo e drejtë nuk mund të mbesë për pakicën; pra ndryshimi i ligjës
kushtetuese, nuk cenon të drejtën e pakicës... Po t‘i jepen privilegjet pakicës së një shteti, do
të krijohet një ilegalitet midis kësaj pakice dhe shumicës; kjo do të shtypej prej pakicës dhe
atëherë do të vinte çështja e shumicës që do të shtrohej përpara Shoqërisë së Kombeve. Më
pëlqen të besoj zoti kryetar, se Këshilli i ndershëm që kryesoni do të marrë parasysh arsyet që
e shtynë Qeverinë shqiptare të vërë drejt nën kontrollin e saj shkollat laike”.

Hapi I: Mendo/Krijo në dyshe/Diskuto


Mësuesi/ja e nis mësimin duke udhëzuar nxënësit të lexojnë tekstin në hyrje të mësimit dhe më pas u
kërkon të përcaktojnë llojin e tij.
U kërkon gjithashtu të evidentojnë në tekst ato elemente, të cilat e klasifikojnë atë në llojin e teksteve
argumentuese. Nxënësit plotësojnë kllasterin duke përsëritur njohuritë e marra mbi tekstin argumentues.

Teksti argumentues

Bind marrësin Janë disa llojesh: Trajton ide/teza për


çështje të ndryshme
- fjalime të politikanëve,
- artikuj gazetash,
- mbrojta e avokatit,
- ese-tekste reklamash
- ndërhyrjet në një debat,
- debatet televizive etj.; diskutime
Hapi II: Kodimi i argumenteve në tekst
Mësuesi/ja së bashku me nxënësit formulojnë përkufizimin e termit tekst argumentues dhe theksojnë
veçoritë e tij. U kërkohet nxënësve të kodojnë këto veçori në tekstin e dhënë në libër “Shndërrimi i ilirishtes
në “bijën” e saj”, shqipen a në tekste të sjella prej nxënësve dhe me veçoritë e koduara plotësohet grafiku
organizues, pema e mendjes.
-Të shkruash një tekst argumentues do të thotë të paraqesësh mendimet e tua duke i mbështetur me fakte
bindëse.
Mësuesi/ja u sugjeron nxënësve të mbështeten në pyetjet e mëposhtme dhe të kodojnë tekstin e librit sipas
këtyre elementeve:
- Cila është pyetja që drejtohet në këtë tekst?
Nuk kemi pyetje të drejtpërdrejtë, por ajo nënkuptohet nga tema që trajton teksti dhe që është:
- Cili është burimi i gjuhës shqipe?
Arsyet: Ky mendim gjen mbështetje, ndër të tjera, jo vetëm në faktin që gjuha shqipe dëshmohet prej kohësh
të hershme në treva, ku në kohë të vjetra banonin fise ilire, por edhe në faktin që toponimet e vjetra të këtyre
trevave paraqiten në gojën e shqiptarëve me trajta fonetike, që janë përftuar në pajtim të plotë me ligjësitë e
evolucionit të sistemit fonetik të gjuhës shqipe
- Çfarë provash janë dhënë?
Provat: Shndërrimi i shkallëshkallshëm i ilirishtes në “bijën” e saj, shqipen, duhet të jetë kryer midis shekujve
IV-VI, d.m.th. gjatë periudhës midis fazës së fundit të ndikimit të fuqishëm latin mbi ilirishten dhe ardhjes së
sllavëve.
- Çfarë faktesh pritet që t’i pranojnë këto teza?
Faktet: Të tilla dukuri janë, ndër të tjera, ngulitja e theksit mbi një rrokje të caktuar të temës, lakimi në ballë
të fjalës dhe metafonia (ndryshimi i zanores (a>e, dash ~ desh)) në shumësin e emrave mashkullorë dhe në
kohën e tashme të mënyrës dëftore. Të tria këto dukuri duhet të jenë shfaqur mjaft herët në gjuhën shqipe.
P.sh., lakimi në ballë të fjalës te mbiemrat e nyjshëm është shfaqur në një kohë, kur gjinia asnjanëse ishte
ende e gjallë në këtë gjuhë. Dhe dihet që kjo gjini në kohën e kontakteve të shqipes me sllavishten ishte
dobësuar shumë, për çka dëshmon mungesa e gjurmëve të gjinisë asnjanëse në huazimet sllave të shqipes,
përkundrejt pranisë së saj në fjalët e trashëguara dhe në huazimet latine.

Pasi kanë koduar tekstin përkatësisht me shenja të ndryshme, si p.sh.:


O - për pyetjen - për përgjigjen  - për arsyen - për provat Θ - për faktet
Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të paraqitin në tabelën e mëposhtme elementet e strukturës që ata
njohin:

Karakteristika të tekstit Ilustrime nga teksti “Shndërrimi i ilirishtes në “bijën” e saj, shqipen”
argumentues

Tema Për burimin e gjuhës shqipe mendimi më i përhapur dhe më i mbështetur


mbetet ai, sipas të cilit, ajo është përftuar nga evolucioni i ilirishtes apo, më
saktë, i njërit a disa dialekteve të saj.
Ky mendim gjen mbështetje, ndër të tjera, jo vetëm në faktin që gjuha
Opinioni/teza shqipe dëshmohet prej kohësh të hershme në treva, ku në kohë të vjetra
banonin fise ilire, por edhe në faktin që toponimet e vjetra të këtyre trevave
paraqiten në gojën e shqiptarëve me trajta fonetike, që janë përftuar në
pajtim të plotë me ligjësitë e evolucionit të sistemit fonetik të gjuhës shqipe.
Shndërrimi i shkallëshkallshëm i ilirishtes në “bijën” e saj, shqipen, duhet të
Argumente jetë kryer midis shekujve IV-VI, d.m.th. gjatë periudhës midis fazës së
fundit të ndikimit të fuqishëm latin mbi ilirishten dhe ardhjes së sllavëve…

Argumente

Përfundime Edhe mungesa e metafonisë në huazimet sllave, përkundrejt pranisë së


saj në fjalët e trashëguara dhe në huazimet latine, dëshmon të njëjtën gjë,
d.m.th. përfundimin e kësaj dukurie me rrugë fonetike qysh në periudhën
parasllave të shqipes…

Mësuesi/ja e përqendron vëmendjen e nxënësve në tekst te skema e komunikimit dhe përcakton bashkë
me nxënësit elementet pjesëmarrëse, duke i ilustruar me shembuj nga fragment.

Konteksti: (Botim shkencor për lexues të interesuar për çështjen e burimit të gjuhës shqipe).

Qëllimi: Të bindë marrësin për burimin ilir të gjuhës shqipe

Dërguesi Mesazhi: Gjuha shqipe ka origjinë ilire Marrësi

Kodi: Gjuha e shkruar (shqipe)

Hapi III: Rishikim në dyshe


Mësuesi/ja u shpërndan nxënësve artikullin e Mehdi Frashërit dhe u kërkon të përcaktojnë elemente të
strukturës, si:
Tema: Ankimet që i janë drejtuar Lidhjes së Kombevet nga ana e pakicave grekofone në Shqipëri, ka për
pretekst ndryshimin e artikujve 206 e 207 të statutit që merren me arsimin në mbretëri.
Opinione ose teza: Të drejtat arsimore të pakicave mbrohen. Delegatët e Qeverisë Shqiptare u çfaqën
gjithnjë, sa herë që u paraqit rasti, në favor të mbrojtjes së pakicave.

Argumentimi i tezës:
- Shqipëria para se të pranohej në Lidhjen e Kombeve, që me çpalljen e indipendencës së saj më 28 Nandor
1912, vet vetiu njohu të drejtat e pakicave që ndodheshin në tokat e saj kombëtare;
- Qeveria shqiptare i pëlqen të besojë se ka plotësisht të drejtë duke ushtruar të drejtën e sovranitetit në
formën e duhur në këtë çështje (Ndryshimi që iu bë artikujve 206 dhe 207 të ligjës kushtetuese).
- ndryshimet nuk i cenojnë të drejtat e pakicave që janë njohur në Shqipëri.
a. Ndryshimi që iu bë artikujve 206 dhe 207 të ligjës kushtetuese, suprimon të gjitha
shkollat private, kaq vendase dhe të huaja, dhe i vë nën kontrollin e drejtë të Qeverisë pa asnjë
përjashtim. Si pasojë e zbatimit të parimit kushtetor të ri u ndryshua gjithë sistemi i arsimit.
b. Qëllimi kryesor i dispozitave të reja nuk ishin shkollat e pakicavet. Këto hynin nën qarkun e veprimit të
ligjës së re nga parimi i njësis dhe gjeneralizmit. Në një periudhë tranzicjoni, ndryshimi i sistemit provokoi
doemos një tronditje edhe për këtë shkak pakica grekofone kujtoi se do t‘i pritej arsimi në gjuhën e saj
kombëtare.
c. Qeverija e kuptoi menjëherë këtë gjendje edhe për të kënaqur dëshirin e popullsisë grekofone shtoi
numrin e shkollave gjer në 50;
ç. Zgjodhi dhe emëroi një personel mësues që kish bërë studimet në shkollat greke
d. dha instruksionet e duhura që arsimi në këto shkolla të bëhej kryesisht në gjuhën greke, gjuha
shqipe megjithëse do të mbetej e detyrueshme, do të mësohet si gjuhë zyrtare; dhe për të siguruar për
kohën dhe të ardhmen një personel arsimor në shkallën e misionit të tij.
dh. Qeverija do të dërgojë çdo vit, si bursista të Shtetit në Greqi, një sasi të rinjsh të rekrutuar midis
popullsisë grekofone.

Përfundimi: Po t’i jepen privilegjet pakicës së një shteti, do të krijohet një ilegalitet midis kësaj pakice dhe
shumicës; kjo do të shtypej prej pakicës dhe atëherë do të vinte çështja e shumicës që do të shtrohej
përpara Shoqërisë së Kombeve. Më pëlqen të besoj zoti kryetar, se Këshilli i ndershëm që kryesoni do të
marrë parasysh arsyet që e shtynë Qeverinë shqiptare të vërë drejt nën kontrollin e saj shkollat laike”.

Vlerësimi
Përgjatë kësaj ore mësimi, mësuesi/ja mund të bëjë një vlerësim të vazhdueshëm me gojë mbi përparimin e
nxënësve, me qëllim identifikimin e njohurive, interesave, aftësive apo shkathtësive që kanë fituar nxënësit në
lidhje me tematikën e trajtuar gjatë mësimit. Ky vlerësim mund të shoqërohet edhe me shënime specifike për
nivelet e të nxënit.

Detyrë shtëpie.
1. Ushtrimi 1, 2, 3 dhe 4 faqe 119.
2. Parapërgatitni elementet e tekstit argumentues.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Letërsi Shkalla: V Klasa: XI


Tematika: Teksti argumentues Situata e të nxënit: Njohje me lloje të ndryshme të
teksteve argumentuese
Tema mësimore: Elementet e strukturës
së tekstit argumentues dhe llojet e argumenteve
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
2. Kompetenca e të menduarit.
3. Kompetenca digjitale.
4. Kompetenca qytetare.
5. Kompetenca personale.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:
fushës sipas temës mësimore. - tekst argumentues,
Nxënësi/ja: - struktura e tij,
- dallon elementet e strukturës së një - elementet e tekstit argumentues,
teksti argumentues; - tezë/antitezë,
- evidenton te teza dhe antiteza argumentet - argument/kundërargument,
dhe kundërargumentet; - argumente objektive/subjektive,
- përshkruan problemin duke u nisur nga titulli - argumente të thjeshta/të ndërlikuara.
i tekstit argumentues;
- dallon argumentet objektive nga ato subjektive;
argumentet e thjeshta nga ato të ndërlikuara;
- njeh teknikat e shkrimit të një teksti argumentues.
Burimet: teksti “Gjuha shqipe 11”, lloje të ndryshme Lidhja me fushat e tjera ose me temat
të teksteve argumentuese, shkumësa me ngjyra, libri ndërkurrikulare:
digjital, fjalor i gjuhës shqipe, foto, kompjuter, tabelë,
• Letërsi,
shkumës, fletore etj. • Gjuhë e huaj
• Arte
• Histori
• TIK
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Mendo/ krijo dyshe/diskuto; lexim me kodim teksti, rishikim në dyshe, punë në grup.

ZHVILLIMI I MËSIMIT
Materiale shtesë

Tekst me argumente objektive

Ngrohja globale
Ngrohja globale konsiderohet sot si një krizë globale e pashembullt dhe e padëgjuar
ndonjëherë.
Në ngrohjen globale kanë ndikuar dhe vazhdojnë të ndikojnë emetimet e dyoksidit të
karbonit CO², të metanit CH, oksidet e azotit, komponimet e halogjenuara të karbonit.

Duhet ta njohim efektin e gazrave serrë dhe të mos qëndrojmë indiferentë për asnjë
moment, sepse emetimet e dyoksidit të karbonit dhe metanit përbëjnë të keqen më të
madhe ndaj njerëzimit, sepse lidhen me ngrohjen globale, ndryshimet klimatike, si dhe
ruajtjen e mjedisit e të natyrës dhe, kryesorja, me shtresën e ozonit. “Atëherë, po të jetë
kështu, pse duhet ta lejojmë këtë krim kundër njerëzimit?” – shprehet Kristofor Horner.
Pjesa më e madhe e opinionit mendon se ndotja e mjedisit dhe e natyrës
është përkeqësuar. Para nja 150 vjetësh në atmosferën e tokës ka ekzistuar një ekuilibër
kimik tepër i rëndësishëm, ndërsa sot çdo gjë ka ndryshuar në përbërjen dhe përqindjen e
elementeve kimike në atmosferë. Shkenca, jo vetëm sot, por edhe më parë është marrë me
llogaritjet e ndryshme të sasive dhe të efekteve që sjellin këta përbërës në proceset e
ngrohjes globale, te ndryshimet klimatike e të temperaturave, reshjeve, thatësirës, te
ndryshimet në nivelet e ujërave që sjellin pasoja negative dhe të pallogaritshme në tokën
tonë. Gazrat e efektit serrë në atë kohë kanë qenë pjesë e dobishme dhe e domosdoshme
e jetës në tokë dhe kjo lidhej me ekuilibrin kimik në atmosferë, me përmbajtjen e një sasie
të tillë optimale të dyoksidit të karbonit dhe të metanit, që siguronte një temperaturë
mesatare +15º C dhe18- 19 º C, një temperaturë e përshtatshme për të jetuar. Gazrat e
efektit serrë u bënë problem i madh serioz kohët e fundit, kur sasia e tyre kaloi në përmasa
alarmante. Përveç gazit karbonik dhe metanit që hynë në grupin e gazrave natyrore, janë
edhe disa gazra të tjera të fuqishme, si komponimet e halogjenuara të karbonit, që nuk
ndodhen në natyrë, por janë prodhohen për ftohje etj. Të tillë janë hidrofluorkarboni (HFCx),
perfluorkarboni (PFCx), klorfluorkarboni (CFCx) dhe që konsiderohen gazra me efekte të
fuqishme në prishjen e shtresës së ozonit, e cila mbron jetën në tokë nga një depërtim i
fuqishëm i rrezatimit ultraviolet (UV). Për klorfluorkarbonin janë bërë shumë studime. Ky
komponim u përdor gjerësisht në sistemet e ftohjes, në kondicionimin e ajrit, në shkumat
dhe solventet. Ky gaz i efektit serrë rri edhe në stratosferë, ku nën rrezatimin e diellit
shpërbëhet në klorinë, atomet e së cilës veprojnë me ozonin duke ia shkatërruar molekulat.
Marrë nga interneti
Tekst me opinione subjektive

Këshillat e urta të baroneshës britanike


Baronesha Helene Hayman, kryetare e Dhomës së Lordëve apo e Dhomës së Lartë
të Parlamentit britanik, iu drejtua ligjvënësve shqiptarë me një fjalim të urtë, tipik për
një përfaqësuese të lartë të aristokracisë politike të vendit të saj; tipik për një kryetare
të “dhomës së konvergjencës”, sikurse njihet botërisht Dhoma e Lordëve. Me elegancë,
pa fyer aspak inteligjencën e dyshimtë të mikpritësve të saj, pa pretenduar për të dhënë
porosi, por thjesht duke iu referuar përvojës britanike, baronesha Hayman foli shumë
qartë për çka shqiptarët s’dinë ta bëjnë mirë ose, më saktë, nuk duan. Mësimi i parë i
baroneshës Hayman ishte përcaktimi i opozitës britanike si “opozitë e Madhërisë së Saj”.
“Ne në Britani nuk flasim për opozitë të shumicës që qeveris, por për opozitë të
Mbretëreshës. Sigurisht, jo për një opozitë që do të kuptohej si kundërshtare e Madhërisë
së Saj, por për një pasuri britanike të Madhërisë së Saj. Sepse, në konceptin britanik, si
shumica, edhe pakica, pavarësisht se çfarë mospajtimesh mund të kenë midis tyre, gjë
kjo krejt e natyrshme në shoqëritë parlamentare, janë pasuri dhe vlera të pacenueshme të
shtetit britanik, janë me të njëjtin status përgjegjësie dhe mbrojtjeje para kurorës. Me të
drejtë mund të thuhet se në Britani kjo mund të ndodhë, sepse Britania është një shtet me
kurorë të trashëgueshme, ka një shenjë ku bashkohen të gjithë, por si mund të ndodhë
kjo në Shqipëri? Domethënë pasuri të kujt mund të jenë shumica dhe opozita njëherësh,
pavarësisht se kundërshtare mes tyre?

Hapi I: Mendo/Krijo në dyshe/Diskuto; bashkëbisedim


Mësuesi/ja e nis mësimin me diskutimin e detyrës së shtëpisë. Nxënësit kanë punuar me ushtrimet 1, 2, 3
dhe 4 në faqen 119. Model përgjigjeje:

Ushtrimi 1
Ideja e atij që shkruan - para kohës teknologjike, gjumi dhe zgjimi rregulloheshin nga drita e diellit.
Përfundimi - Për atë që duhet të punojë ose të udhëtojë natën, është e këshillueshme
të flejë të paktën dy orë para...
Argumente në favor të tezës: Sa më të shumta të jenë orët e qëndrimit zgjuar, aq më shumë zgjatet sasia e
gjumit të natës...
Problemi: Sot disa rrinë zgjuar, për shkak të punës, ndaj janë në rritje e sipër çrregullimet e gjumit, edhe pse
njerëzit orvaten t’i plotësojnë duke fjetur më shumë ditën...
Opinione të autoriteteve: Sipas ekspertëve të Qendrës së Gjumit në Gjenovë, një natë pa gjumë mund të
kompensohet normalisht me një gjumë të thellë natën e mëpasshme, por, nëse mungesa bëhet e
vazhdueshme, nuk do të ndreqet kollaj.

Ushtrimi 2
Llojet më të zakonshme të tekstit argumentues janë: eseja argumentuese, debatet, diskutimet.

Ushtrimi 3
- A jemi të përgatitur sa duhet për jetën?
- Shkollë publike a shkollë private?
- Rruga e gjatë e formimit të gjuhës standarde.
- Skuadër e fortë, por jo e para në klasifikim.
Ushtrimi 4. Është një anketë që ka të bëjë me përvojat personale të nxënësve. Nxënësit e kanë plotësuar
në shtëpi. Mësuesi/ja ka parapërgatitur në një tabak letre të dhënat e anketës dhe duke shtruar çdo pyetje,
numërohen përgjigjet, të cilat orientojnë mësuesin/en për punën e tij të mëtejshme. Kërkesa e parafundit nuk
shtrohet për diskutim, sepse i takon punës me shkrim që do të bëjnë nxënësit në orët e ardhshme.
Mësuesi/ja e lë jo më kot këtë ushtrim për në fund, pasi nga ky ushtrim do të marrë shkas për të organizuar
mësimin dhe drejton pyetje të tilla si:
- Sa e rëndësishme është të njihet struktura e tekstit argumentues?
- A na ndihmon ajo ta kemi më të lehtë të ndërtojmë një tekst argumentues?

Hapi II: Lexim me kodim teksti


Kjo fazë fillon duke shtruar pyetjen:
- Cilat janë elementet më të rëndësishme të strukturës së një teksti argumentues?

Argumentet

Teza Elementet e tekstit argumentues Antiteza

Kundërshtimet (kundërshtimi i antitezës)

Më pas mësuesi/ja u sugjeron nxënësve të lexojnë me vëmendje tekstin e dhënë në krye të faqes 108 dhe ta
kodojnë atë, duke vënë në dukje elementet e tekstit argumentues.
O - teza (e shoqëruar me veprime të atij që jep opinionin /pohon)
Autori ynë është bir i Shqipërisë së Veriut...
 - argumentet (faktet me të cilat autori mbron tezën, argumenton)
Shihet pastaj se në gjuhën e tij autori është ngritur në njëfarë koineje...
 - antiteza/kundërshtimet (faktet me të cilat autori kundërshton këndvështrimet e tjera, që mendon se
mund të jetë kundër tezës së tij/ kundërshton)
Nuk është e pamundur që vendi i tij i lindjes të ngrihet në një krahinë që ka mbetur jashtë kufijve të Shqipërisë
së sotme...
 - kundërshtimi i antitezës
Një gjë që na duket me rëndësi metodike në këtë mes është kjo: që përkatësia dialektore e gjuhës së veprës...

Mësuesi/ja saktëson në fund se, kur shkruajmë një tekst argumentues, kryejmë katër veprime:
a) pohojmë b) argumentojmë
c) kundërshtojmë ç) pranojmë
Nxënësve u kërkohet të lexojnë tekstin e ushtrimit 1, f. 119 dhe të dallojnë katër veprimet që e bëjnë atë tekst
argumentues.
Mësuesi/ja u jep nxënësve të lexojnë në dyshe dy tekste (tekste model) dhe të përcaktojnë llojet e
argumenteve në tabelën e mëposhtme:

Argumente që mbështeten në fakte Argumente që mbështeten në opinione

Diskutim i lirë mbi këto çështje.


Hapi III: Rishikim në dyshe, punë në grup
Nxënësit punojnë në dyshe për të identifikuar hapat e shkrimit të një teksti argumentues. Njëri nga dyshja
lexon tekstin dhe tjetri nënvizon çështjen kryesore të paragrafit. Më pas, me të dhënat e nënvizuara
plotësojnë organizuesin grafik për hapat që duhet të bëjnë për të përgatitur një tekst argumentues.

Skema e hapave për përgatitjen e një teksti argumentues

Përcaktoni Parashikoni
problematikën kundërshtitë

Teza Zgjidhni Antiteza


që do të mbroni argumentet që do të kundërshtoni

Mësuesi/ja ka shënuar në një tabelë teknikat e hartimit të tekstit argumentues:

Teknikat e hartimit të tekstit argumentues


- formuloni qartë problemin,
- theksoni argumentet duke përdorur konektorët: ndajfoljet, shprehjet ndajfoljore,
përemrat lidhorë, lidhëzat, si:
- lidhëzat bashkërenditëse kundërshtuese (por, megjithatë, megjithëkëtë, mirëpo, ndërsa, teksa, porse,
veç, veçqë, veçse, vetëm, vetëm se etj.
- lidhëzat nënrenditëse shkakore (se, sepse, si, pasi (mbasi), derisa, gjersa, përderisa, kur, që, meqenëse,
meqë, ngaqë, ngase, duke qenë se, nga frika se, nga shkaku që, për arsye se, për shkak se, posa që,
sapo që etj.
Shkrimi i tekstit Rishikimi i materialit të shkruar

U kërkon nxënësve të shkruajnë një tekst argumentues duke u mbështetur në temat e dhëna në ushtrimin
nr 5 f. 39 në librin e nxënësit “Gjuha shqipe 11” (gjithashtu për realizmin e kësaj detyre nxënësit t’i referohen
praktikës së punës së dhënë me anë të ushtrimeve 6, 7, 8, 9 në faqet 39-40 në librin e nxënësit, me qëllim
që nxënësit të shkruajnë një ese argumentuese).
(Shënim: nëse koha për kryerjen e kësaj detyre është e pamjaftueshme, mësuesi/ja mund t’ua sugjerojë
nxënësve si detyrë shtëpie).

Vlerësimi
Përgjatë kësaj ore mësimi, mësuesi/ja mund të bëjë një vlerësim të vazhdueshëm me gojë mbi përparimin e
nxënësve, me qëllim identifikimin e njohurive, interesave, aftësive apo shkathtësive që kanë fituar nxënësit
në lidhje me tematikën e trajtuar gjatë mësimit. Ky vlerësim mund të shoqërohet edhe me shënime specifike
për nivelet e të nxënit.

Detyrë shtëpie.
1. Ushtrimi 5, faqe 39.
2. Përcaktoni strukturën dhe skemën e teksti argumentues të zgjedhur nga ju.
Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: XI

Tematika: Gramatikë dhe drejtshkrim Situata e të nxënit:


Nxënësi kupton rolin dhe rëndësinë e
Tema mësimore: Përemri. Përemri vetor (Model I) përemrit gjatë komunikimit me gojë apo
gjatë procesit të të shkruarit.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
2. Kompetenca e të menduarit.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas Fjalë kyç:
temës mësimore. - tekst argumentues,
Nxënësi/ja: - gramatikë,
- diskuton në grup në mënyrë konstruktive duke dhënë - përemër,
dhe marrë informacion; - përemër vetor,
- njeh dhe ndërton njohuri të reja gjuhësore lidhur - trajtë e shkurtër.
me përemrin, rolin dhe rëndësinë e tij;
- njeh dhe ndërton njohuri të reja gjuhësore lidhur
me përemrin vetor dhe format e tij;
- përdor grafikë dhe forma të tjera ilustruese mbi zbërthimin
e koncepteve gjuhësore;
- shkruan drejt dhe pa gabime përemrin vetor dhe respekton
rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe.
Burimet: teksti “Gjuhës shqipe 11”, e-libri, fjalor i gjuhës Lidhja me fushat e tjera ose me temat
shqipes, tabelë, shkumës, fletore etj. ndërkurrikulare:
• Gjuhë e huaj, arte, histori, letërsi
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Metoda e bashkëbisedimit, një pyetje-shumë përgjigje, pema e mendimeve, lexim i drejtuar, harta e
koncepteve, puna në grup, puna e pavarur, diskutim i drejtuar etj.

ZHVILLIMI I MËSIMIT
Hapi I: Metoda e bashkëbisedimit, një pyetje-shumë përgjigje, pema e mendimeve, leximi i drejtuar
Në fillim të kësaj ore mësimore, përmes teknikës Një pyetje - shumë përgjigje, mësuesi/ja kërkon nga
nxënësit të kujtojnë njohuritë e tyre lidhur me konceptin gjuhësor të përemrit.
- Ç’dini ju për përemrin?
- Ndërtoni një kllaster me veçoritë dhe llojet e tij.
Përemër quhet ajo klasë fjalësh, që tregon në mënyrë të përgjithshme, pa i emërtuar, frymorë, sende, tipare
ose sasi të pacaktuara. Kuptimin konkret përemri e merr në kontekst.
Sipas kuptimit që mbartin dhe sipas funksionit që kryejnë, përemrat e shqipes ndahen në: vetor, vetvetor,
pronor, dëftor, pyetës, lidhur dhe të pacaktuar.
Shihni kllasterin e mëposhtëm.

Llojet e përemrit

Përemri Përemri Përemri Përemri Përemri Përemri Përemri


vetor vetvetor dëftor pronor pyetës lidhor i përcaktuar
Mes teknikës leximi i drejtuar, mësuesi/ja fton nxënësit të lexojnë fjalimin e Ismail Qemalit më 28 Nëntor 1912,
dhënë në tekst në faqen 22.
Dalloni në këtë tekst argumentues llojet e përemrave dhe ndajini sipas llojit në tabelën e mëposhtme:

përemra përemra përemra përemra përemra përemra përemra të


vetorë vetvetorë dëftorë pyetës pronorë lidhorë pacaktuar
jush Vehten (veten) ky sa tonë që të gjithë
mua këjo (kjo) të saj
ne ynë
ju e tij
unë të kësaj

Hapi II: Metoda e bashkëbisedimit, metoda e Kllasterit, harta e koncepteve


Në këtë moment të orës së mësimit, mësuesi/ja kërkon nga nxënësit të sjellin njohuritë që kanë ata lidhur me
konceptin e përemrit vetor.
Përemrat vetorë janë ata përemra që tregojnë veta.

Mes metodës së kllasterit, mësuesi/ja kërkon nga nxënësit të sjellin në tabelë të gjitha veçoritë e përemrit
vetor. Mësuesi/ja plotëson nëse është e nevojshme.

ka tri veta ka kategorinë e numrit


Përemri vetor

lakohet ka kategorinë e gjinisë

Mësuesi/ja kërkon nga një nxënës që të ndërtojë në tabelë lakimin e përemrave vetorë. Mësuesi/ja plotëson
dhe saktëson lakimin e përemrave.

Rasa Numri njëjës Numri shumës

veta I veta II veta III veta I veta II veta III


emërore unë ti ai / ajo ne ju ata / ato
gjinore - - i atij / i asaj - - i atyre / i atyre
dhanore mua më ty të atij i / asaj i neve na juve ju atyre u / atyre u
kallëzore mua më ty të atë e / atë e ne na ju ju ata i / ato i
rrjedhore meje teje atij (tij)/ asaj (saj) nesh jush atyre (tyre)/atyre (tyre)

Pasi plotësohet tabela e lakimit të përemrit si më sipër, në bashkëpunim me nxënësit mësuesi/ja dallon disa
veçori të përemrave vetorë:
 Gjatë lakimit të tyre, përveç trajtave të plota, përemrat vetorë të të tria vetave kanë edhe trajta të shkurtra
në rasat dhanore dhe kallëzore. Zakonisht, në fjali ato përdoren para foljeve, por kur folja është në mënyrën
urdhërore, trajta e shkurtër ndodhet në trung ose pas saj:
Më dëgjo – dëgjomë! ose Më dëgjoni – dëgjomëni!
I thuaj asaj – thuaji asaj
 Përemri përdoret me parafjalë në rasat:
- Emërore--------tek unë
- Kallëzore-------me mua
- Rrjedhore-------prej meje
 Përemrat e vetës së tretë, njëjës dhe shumës, pas parafjalëve të rasës kallëzore dhe rrjedhore zakonisht
përdoren pa zanoren nistore - a:
me të - me atë
për të - për atë
prej tyre - prej atyre
 Përemrat vetorë të rasës emërore, kur luajnë rolin e kryefjalës, zakonisht nuk shprehen, por veta kuptohet
nga trajta e foljes:
Erdhi shpejt. (Ai/ajo erdhi shpejt.)

Në gjuhën shqipe, kur dy trajta të shkurtra përdoren pranë njëra-tjetrës (njëra në dhanore, kurse tjetra në
kallëzore, në vetën III njëjës apo shumës) formojnë trajtat e shkurtra të bashkuara.
Më poshtë jepet formimi i tyre, duke shpjeguar edhe mënyrën se si formohen:

Nisur nga tabela e mësipërme, mësuesi/ja bashkë me nxënësit nxjerr këto rregulla drejtshkrimore mbi trajtat
e shkurtra të bashkuara:
 Shkruhen pa apostrof trajtat e shkurtra të bashkuara: ma, ta, ia, jua, ua (ma tha, ta tha, ia tha, jua tha, ua tha).
 Shkruhen ndaras: na e, na i (na e ktheu, na i ktheu).
 Shkruhen me apostrof : m’i, t’i (m’i dha, t’i dha).
 Nëse trajta e shkurtër i (veta III, njëjës) i prapavihet foljes, bashkë me një trajtë tjetër ose me pjesëzën u
shkruhet j dhe jo i : tregoja atij, mësoja asaj.

Hapi III: Punë në grup, punë e pavarur, diskutim


Në këtë fazë të orës së mësimit, mësuesi/ja e ndan klasën në tri grupe pune dhe secili grup punon me detyrat
e caktuara.

Grupi I: Ushtrimi 1, f. 24. Dalloni përemrat vetorë dhe përcaktoni rasën e tyre në tekstin e mëposhtëm.
Shembull përgjigjeje
 Ju – përemër vetor, veta II, numri shumës, rasa emërore.
 Atë – përemër vetor, veta III, numri njëjës, gjinia mashkullore, rasa kallëzore.
 Ne – përemër vetor, veta I, numri shumës, rasa emërore.
 Ne – përemër vetor, veta I, numri shumës, rasa kallëzore.
 Atyre – përemër vetor, veta III, numri shumës, gjinia mashkullore, rasa dhanore.
 Ata – përemër vetor, veta III, numri shumës, gjinia mashkullore, rasa kallëzore.
Në tekst dallojmë edhe disa trajta të shkurtra të përemrit vetor, si p.sh.: ju, na, t’i,
t’u...

Grupi I: Ushtrimi 2, f. 24. Në tekstin e mëposhtëm dalloni trajtat e shkurtra dhe përcaktoni rasën e tyre.
 i – trajtë e shkurtër, rasa dhanore.
 t’i – trajtë e shkurtër e bashkuar.
 Të – (ty të) trajtë e shkurtër, rasa kallëzore.
 Atë e – e trajtë e shkurtër, rasa kallëzore.
 Ne na – trajtë e shkurtër, rasa kallëzore.

Grupi III: Ushtrimi 3, f. 24. Rrethoni variantin e saktë dhe jepni shpjegimin përkatës.
b) Varianti b: Ne jemi... sepse përemri është në rasën emërore dhe luan rolin e kryefjalës.
a) Varianti a: Do t’ua (rasa dhanore)
a) Varianti a: U tha atyre (rasa dhanore)
b) Varianti b: Kush do t’ju takojë ju atje... (rasa kallëzore)
b) Varianti b: Për ne... (rasa kallëzore)
a) Varianti a: Ju dëgjova ju (rasa kallëzore)... etj.
Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: XI
Tematika: Gramatikë dhe drejtshkrim Situata e të nxënit:
Nxënësi kupton rolin dhe rëndësinë e
Tema mësimore: Përemri. Përemri vetor (Model II) përemrit gjatë komunikimit me gojë apo
gjatë procesit të të shkruarit.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
2. Kompetenca e të menduarit.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas Fjalë kyç:
temës mësimore. - përemër vetor,
Nxënësi/ja: - lakim,
- rikujton njohuritë e marra për përemrin; - trajtë e shkurtër,
- dallon llojet e ndryshme të përemrave; - gramatikë,
- shpjegon veçoritë e përemrit vetor; - rasë.
- lakon përemrat vetorë duke përcaktuar dhe rasat e tyre;
- njeh dhe përdor rregullat për drejtshkrimin e trajtave
të bashkuara.
Burimet: teksti “Gjuha shqipe 11”, e-libri, fjalor i gjuhës Lidhja me fushat e tjera ose me temat
shqipes, tabelë, shkumës, fletore etj. ndërkurrikulare:
• Letërsi
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Diskutim, stuhi mendimesh, punë e pavarur, tabela e INSERT-it, organizuesi grafik, punë e pavarur në grup.

ZHVILLIMI I MËSIMIT
Hapi I: Diskutim
Kontrollohen e diskutohen detyrat e shtëpisë. Mësuesi/ja organizon mësimin me pyetje nga mësimi i kaluar,
për të nxitur diskutimin në klasë, duke pyetur për:
- Pse gjuha shqipe përfshihet në grupin e gjuhëve indoeuropiane?
- Renditni elementet e trashëguara nga gjuha indoeuropiane.
- Cilat janë të dhënat mbi mbishkrimet dhe onomastikën e përdorur kohë më parë?

Hapi II: Stuhi mendimesh


Mësuesi/ja shkruan në tabelë titullin e mësimit “Përemri vetor” dhe drejton pyetje:
-Ç’dini ju për përemrin?

klasë fjalësh e ndryshueshme

nuk emërton ka kategorinë e numrit

kemi 7 lloje përemrash Përemri ka kategorinë e gjinisë

vetori del edhe si trajtë e bashkuar ka kategorinë e rasës

tregon në mënyrë të përgjithshme lakohet e përdoret me parafjalë


Jepet përkufizimi i përemrit:

Përemër quhet ajo klasë fjalësh, që tregon në mënyrë të përgjithshme, pa i emërtuar, frymorë,
sende, tipare ose sasi të caktuara.

Hapi III: Praktikë e pavarur, INSERT


Lexohet fragmenti i dhënë në tekst. Mësuesi/ja orienton nxënësit të ndalen te përemrat e nënvizuar dhe
përcaktojnë llojin e tyre.

Oh! Sa të lumtur që e ndiej vehten sot, që shoh, këtu në Vlorë, kaqë burra shqipëtarë të mbledhur
tok, tuke pritur me kureshti e padurim përfundimin e kësaj mbledhjeje historike, për fatin e Atdheut
tonë të dashur. Plot me gaz e me lot ndër sy, nga mallëngjimi, pra, po dal këtu para jush që t’ju
gëzoj me sihariqin e madh, se sot, edhe këtë minutë, Kongresi çpalli mëvehtësinë e Shqipërisë,
tuke lajmëruar gjithë botën mbarë për këtë punë e duke më ngarkuar mua kryesin’ e qeveris së
përkohshme të Shqipërisë së lirë.

Mësuesi/ja tërheq vëmendjen e nxënësve te njohuritë e rikujtuara deri tani. Për realizimin e dhënies së
njohurive, mësuesi/ja mbështetet te metoda Tabela INSERT. Mësuesi/ja u ndan nxënësve një listë me
pyetjet e mëposhtme:
- Çfarë tregojnë përemrat?
- Sa llojesh janë përemrat në gjuhën shqipe?
- Çfarë tregon përemri vetor?
- A lakohet ai?
- Si formohen trajtat e bashkuara?

Ora vazhdon me plotësimin e tabelës së INSERT-it për njohuritë e marra nga informacioni i lexuar.
Vazhdohet me leximin e tekstit nga nxënësit dhe vendosja e shenjave. Nënvizimet e bëra nga nxënësit në
libër hidhen në tabelën e INSERT-it.

√ + - ?

Nënvizimet e bëra nga nxënësit në libër hidhen në tabelën e INSERT-i në formën e informacioneve të fituara.

Hapi IV: Organizuesi grafik


Mësuesi/ja vijon me shpjegimin e njohurive të reja duke përdorur metodën e organizuesit grafik, me qëllim që
nxënësit të argumentojnë njohuritë e reja për përemrin vetor.

klasë fjalësh
e ndryshueshme

tregon veta përdoren me parafjalë


ka kategorinë e vetës Përemri vetor
numrit, rasës lakohen

Vazhdon më tej shpjegimi i njohurive të reja për veçoritë e përemrit vetor, trajtat e shkurtra të bashkuara dhe
drejtshkrimin e tyre.
Trajta e shkurtër e rasës dhanore e të tria vetave Trajta e shkurtër e rasës dhanore e të tria vetave
+ +
trajtën e shkurtër të rasës kallëzore, veta III, njëjës trajtën e shkurtër të rasës kallëzore, veta III, shumës

më + e = ma më + i = m’i
të + e = ta të + i = t’i
i + e = ia i + i = ia
na + e = na e na + i = na i
ju + e = jua ju + i = jua
u + e = ua u + i = ua

Hapi V: Punë e pavarur në grup

Nxënësit punojnë në mënyrë të pavarur ushtrimet në f. 24-25.


Ushtrimi 1
ju-rasa emërore ju-dhanore
ne-emërore ne-kallëzore
tyre-dhanore ata-kallëzore

Ushtrimi 2
i-rasa kallëzore të-rasa dhanore
e-rasa kallëzore na-rasa dhanore
të-rasa dhanore më-rasa dhanore

Ushtrimi 3
a) Neve jemi shumë të lumtur. b) Ne jemi shumë të lumtur.
a) Do t’ua bëjmë të qartë të gjithëve. b) Do t’jua bëjmë të qartë të gjithëve.
a) U tha atyre se nuk do të vinte. b) I tha atyre se nuk do të vinte.
a) Kush do t’ju takojë juve atje? b) Kush do t’ju takojë ju atje?
a) Për neve, çdo gjë është në rregull. b) Për ne, çdo gjë është në rregull.
a) Ju dëgjova ju, prandaj erdha. b) U dëgjova ju, prandaj erdha.
a) Ajo erdhi te mua. b) Ajo erdhi tek unë.
a) Sapo iku nga ti. b) Sapo iku nga ty.
a) U tha atyre se nuk do të vinte. b) I tha atyre se nuk do të vinte.
a) I dërgoi një kartolinë miqve të saj. b) U dërgoi një kartolinë miqve të saj.
a) Ia kërkoi informacionin shoqeve. b) Ua kërkoi informacionin shoqeve.
a) U shkruam prindërve një letër. b) Ju shkruam prindërve një letër.

Ushtrimi 4
- Po ..i.. dëgjoj ata me vëmendje. i/e
- ..U.. dërguam një material shumë të rëndësishëm drejtuesve të kompanisë. ju/iu/u
- Nuk po ..ju.. kërkoj juve të jepni mendim. ju/iu
- Ka njerëz që ..u.. thonë të tjerëve se si duhet të sillen, por vetë sillen ndryshe. u/i
- Po ..ia.. ndryshonin të gjithë projektin që kishte paraqitur, ndaj nuk i erdhi mirë. ja/ia
- I përdorën të gjitha mënyrat, për ..t’ia.. mbushur mendjen atij që të mos ikte. ia/ja
- Juve ..jua.. kanë treguar historinë e jetës së tyre. ua/jua
- Na ..i.. tha mendimet e saj qartë dhe saktë. i/e
- Nuk ..iu.. përgjigj menjëherë pyetjes. iu/ju
- Ky vendim ..u.. ndryshoi jetën shumë njerëzve. i/u

51
Ushtrimi 5
Ajo t’i tha të gjitha me t’u afruar.
- Mund ta zbatoni formulën vetëm një herë, për t’i pasur më të sakta rezultatet.
- Duhet t’ia japësh përgjigjen me shkrim, për ta pasur të dokumentuar.
- M’u bë zemra mal që ia dole të studiosh për mjekësi.
- Për t’iu përgjigjur më mirë kërkesave të klientëve, ata vendosën t’u vinin në shërbim një numër telefoni.
- Duke ma treguar ngjarjen, iu mbushën sytë me lot dhe u trishtua sërish.
- A nuk t’u duk i papritur propozimi për t’i shoqëruar ata në takim?
- Do t’ia kisha propozuar më parë këtë ndryshim, po ta dija që përgjigjja do të kishte qenë pozitive.
- Po të kërkoj të mos ia prishësh qejfin nënës dhe ta bësh të ndihet mirë.
- Është më mirë t’ua thuash dhe të tjerëve vendimin tënd për t’i përfshirë edhe ata.

Detyrë shtëpie:
Jepet si detyrë shtëpie ushtrimi “Kërkim informacioni”, f. 25.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: XI

Tematika: Gramatikë dhe drejtshkrim Situata e të nxënit:


Nxënësi kupton rolin dhe rëndësinë e përemrit
Tema mësimore: Përemri vetvetor (Model I) vetvetor gjatë komunikimit me gojë apo gjatë
procesit të të shkruarit.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:


1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
2. Kompetenca e të menduarit.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës Fjalë kyç:
sipas temës mësimore. - tekst argumentues,
Nxënësi/ja: - gramatikë,
- diskuton në grup në mënyrë konstruktive; - përemër vetor,
- njeh dhe ndërton njohuri të reja gjuhësore lidhur me - përemër vetvetor,
përemrin vetvetor dhe format e tij; - vetja,
- përdor grafikë dhe forma të tjera ilustruese mbi - vetvetja.
zbërthimin e koncepteve gjuhësore;
- shkruan drejt dhe pa gabime përemrin vetvetor dhe
respekton në përgjithësi rregullat e drejtshkrimit të
gjuhës shqipe.
Burimet: teksti “Gjuha shqipe 11”, e-libri, fjalor i gjuhës Lidhja me fushat e tjera ose me temat
shqipes, tabelë, shkumës, fletore, tekste letrare etj. ndërkurrikulare:
• Gjuhë e huaj, Arte, Histori, Letërsi
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Metoda e bashkëbisedimit, një pyetje-shumë përgjigje, pema e mendimeve, punë e pavarur, punë në
grup, harta e koncepteve, diskutim i drejtuar etj.
ZHVILLIMI I MËSIMIT
Hapi I: Metoda e bashkëbisedimit, një pyetje-shumë përgjigje, kllaster
Në fillim të kësaj ore mësimore, mësuesi/ja diskuton me nxënësit rreth koncepteve gjuhësore të trajtuara gjatë
orës së kaluar.
- Ç’është përemri?
Një nxënës paraqet në tabelë mes metodës së kllasterit tiparet kyç të përemrit vetor.
Gjatë kësaj kohe dy nxënës prezantojnë detyrat e tyre të dhëna herën e kaluar. Mes diskutimit sjellim në
kujtesë gjithçka lidhet me përemrin vetor.
Mësuesi/ja ndalet veçanërisht te drejtshkrimi i përemrit vetor dhe trajtave të shkurta të bashkuara.

Hapi II: Metoda e bashkëbisedimit, punë e pavarur, pema e mendimeve


Për të ndërtuar njohuritë e reja të kësaj ore mësimi, mësuesi/ja kërkon nga nxënësit të dëgjojnë me vëmendje
tekstin e dhënë në f. 26 te libri i nxënësit.
Gjatë dëgjimit, ata mbajnë shënim fjalët kyç që lidhen me mësimet e Orakullit të Delfit.
Fjalë kyç: janë: vetja dhe vetvetja.
- Ç’janë në gjuhë këto fjalë?
Përemri vetvetor tregon vetën dhe zakonisht përdoret për të treguar frymorë që kryejnë dhe e pësojnë në të
njëjtën kohë veprimin. Si përemra vetvetorë në gjuhën shqipe shërbejnë fjalët vetja dhe vetvetja.

Punë e pavarur
Në tekstin që dëgjuam nënvizojmë të gjitha format e përemrave vetvetorë dhe përcaktojmë rasën e tyre.
Rasa emërore – vetvetja Rasa gjinore – e vetvetes Rasa kallëzore – veten, vetveten

- Përemrat vetvetorë lakohen si emrat e gjinisë femërore në trajtën e shquar të numrit njëjës.
Një nxënës lakon në tabelë dy format e përemrit vetvetor. Mësuesi/ja plotëson ose saktëson nëse është e
nevojshme.

Rasa
emërore vetja vetvetja
gjinore i/e vetes i/e vetvetes
dhanore vetes vetvetes
kallëzore veten vetveten
rrjedhore vetes vetvetes

Në vazhdim të orës së mësimit, mes pemës së mendimeve ndërtohen veçoritë gramatikore të përemrit
vetvetor. Rendi i përemrit vetvetor: Përemri vetvetor mund të qëndrojë si para, ashtu edhe pas fjalës së
përcaktuar.
P.sh.: - Ajo vetë nuk donte të ishte pjesëmarrëse.
- Vetë ata punuan fort për këtë ditë.

Hapi III: Puna në grupe, puna e pavarur, diskutim i drejtuar


Në këtë fazë të orës së mësimit, për të kuptuar rezultatet e arritura gjatë kësaj ore, mësuesi/ja e ndan klasën
në tri grupe pune, që të punojnë të pavarur. Secili grup punon me detyrën e caktuar për një kohë të shkurtër.

Ushtrimi 2, f. 27 – grupi I
Duke pranuar të kaluarën, ju i jepni vetes mundësinë që të mësoni nga gabimet. Mësoni ta respektoni veten.
Gjatë gjithë javës ju mund të vraponi, por në fundjavë ju duhet të gjeni pak qetësi për veten. Për të marrë
përfitimet e dashurisë që keni ndaj vetes, nuk duhet ta ndrydhni veten. Ji vetvetja, krijo personalitetin tënd!
Nderimi i vetvetes është besimi ndaj vetvetes dhe kënaqja me vetveten.
52
Ushtrimi 3, f. 27 – grupi II
Nëse nuk i ndalojmë ne vetë, ata nuk do të ndalen. Protestën nuk e ndal as ai vetë. Njerëzit e shohin vetë
atë që ndodh. Zgjidheni ju vetë atë që doni. Vendosi ta intervistonte vetë shkrimtarin për të biseduar për këtë
vepër. Vetë atyre iu duk e papërshtatshme kjo situatë. Ti vendose ta marrësh vetë në dorë fatin tënd. E
takova vetë të zotin e shtëpisë dhe ramë dakord për çmimin.

Ushtrimi 4, f. 27 – grupi III


Përemra vetvetorë në trajtë të shquar:
- I vetes
- Veten
- Vetja
- Nga vetja
- Për veten
- Pas vetes
- Vetes
Në vazhdim, përmes bashkëbisedimit, mësuesi/ja diskuton me nxënësit mbi ushtrimet e mësipërme.

Vlerësimi:
Përgjatë kësaj ore mësimi, mësuesi/ja mund të bëjë një vlerësim diagnostikues, me qëllim identifikimin e
njohurive paraprake, interesave apo aftësive që kanë nxënësit në lidhje me tematikën e trajtuar gjatë
mësimit. Për disa nxënës mësuesi/ja mund të bëjë një vlerësim të vazhduar me gojë, duke bërë edhe
shënime specifike për nivelet e të nxënit.

Detyrat dhe puna e pavarur: Ushtrimi 5, f. 27

Hulumtoni:
- A keni vënë re të përdoren gabim përemra vetvetorë në rrjetet sociale? Nëse po, sillni shembuj.
- Gjeni tekste letrare, ku të jenë përdorur përemra vetvetorë.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: XI

Tematika: Gramatikë dhe drejtshkrim Situata e të nxënit:


Nxënësi kupton rolin dhe rëndësinë
Tema mësimore: Përemri vetvetor (Model II) e përemrit vetvetor gjatë
komunikimit me gojë apo gjatë
procesit të të shkruarit.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
2. Kompetenca e të menduarit.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës Fjalë kyç:
mësimore. - përemër vetvetor,
Nxënësi/ja: - rasë,
- rikujton njohuritë e marra për përemrin vetvetor; - drejtshkrim.
- dallon veçoritë gramatikore të përemrave vetvetorë;
- lakonpëremrat vetvetorë duke përcaktuar dhe rasat e tyre;
- njeh rregullat për drejtshkrimin e saktë të përemrave vetvetorë.
Burimet: teksti “Gjuha shqipe 11”, e-libri, fjalor i gjuhës shqipes,Lidhja me fushat e tjera ose me
tabelë, shkumës, fletore etj. temat ndërkurrikulare:
• Letërsi
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Diskutim, stuhi mendimesh, punë e pavarur, tabela INSERT, organizuesi grafik, punë e pavarur në grup.

ZHVILLIMI I MËSIMIT
Hapi I: Diskutim
Kontrollohen e diskutohen detyrat e shtëpisë. Mësuesi/ja organizon mësimin me pyetje nga mësimi i kaluar,
për të nxitur diskutimin në klasë, duke pyetur për:
- Ç’është përemri vetor?
- Cilat janë veçoritë gramatikore të përemrit vetor?
- Si formohen trajtat e bashkuara?
- Ilustroni me shembuj për çdo rast.

Hapi II: Stuhi mendimesh


Mësuesi/ja shkruan në tabelë titullin e mësimit “Përemri vetvetor” dhe drejton pyetje:
-Ç’dini ju për përemrin vetvetor?

klasë fjalësh e ndryshueshme

ka strukturë emërore ka kategorinë e numrit


Përemri vetvetor
del në funksion të emrit ka kategorinë e gjinisë

qëndron para fjalës qëndron pas fjalës


së përcaktuar së përcaktuar
lakohet

Jepet përkufizimi i përemrit vetvetor:

Përemri vetvetor tregon vetën dhe zakonisht, përdoret për të treguar njeriun (më rrallë
kafshën a sendin), që kryen dhe e pëson në të njëjtën kohë një veprim. Si përemra
vetvetorë në gjuhën shqipe shërbejnë fjalët vetja dhe vetvetja.

Hapi III: Praktikë e pavarur, INSERT


Lexohet fragmenti i dhënë në tekst. Mësuesi/ja orienton nxënësit të ndalen te përemrat e nënvizuar dhe të
përcaktojnë llojin e tyre.

Gjatë historisë së qytetërimeve është shtruar problemi se çfarë duhet të bëjë njeriu që të njohë
fillimisht veten dhe pastaj, nisur nga kjo, të njohë të tjerët dhe mjedisin shoqëror.
Motoja “Njihni veten” ishte e përhapur dhe në Greqinë e Lashtë. Thuhet se Orakulli i Delfit e
mësonte njeriun të njihte vetveten në kuptimin e një detyre të vështirë, por parësore. Njohja e
vetvetes është shtylla e të gjitha virtyteve. Nuk mund të jeni vetvetja nëse nuk dini se si jeni.
Pa njohjen e vetvetes, rrezikoni të jetoni një jetë, ku asgjë nuk është origjinale. Është e
rëndësishme të mos e lini veten të ndikoheni nga kushtëzimet e jashtme. Shpalosni
vetveten në çdo rast,
shprehni talentin tuaj dhe mos u fshihni pas një personaliteti që nuk ju përket juve vetë. Të keni
një mendim dhe qëndrim tuajin, është thelbësore për të qenë vetvetja. Mos kini frikë prej vetes
dhe të thoni atë që mendoni, edhe kur të tjerët mund të kenë një mendim të kundërt nga
mendimi juaj. Të vendosni të jeni vetvetja, kërkon të bëni zgjedhje të vetëdijshme, por edhe të
keni kurajë të madhe. Besnikëria ndaj vetes është e nevojshme, nëse duam realizimin maksimal
të ekzistencës sonë.

Mësuesi/ja tërheq vëmendjen e nxënësve te njohuritë e rikujtuara deri tani. Për realizimin e dhënies së
njohurive, mësuesi/ja mbështetet te metoda: Tabela INSERT. Mësuesi/ja u ndan nxënësve një listë me
pyetjet e mëposhtme:
- Çfarë tregojnë përemrat vetvetorë?
- Cilat janë veçoritë gramatikore të tij?
- A lakohet ai?
- Si paraqitet rendi i përemrit vetvetor në fjali?
Ora vazhdon me plotësimin e tabelës së INSERT për njohuritë e marra nga informacioni i lexuar. Vazhdohet
me leximin e tekstit nga nxënësit dhe vendosja e shenjave. Nënvizimet e bëra nga nxënësit në libër hidhen
në tabelën e INSERT-it.

√ + - ?

Nënvizimet e bëra nga nxënësit në libër hidhen në tabelën e INSERT-i në formën e informacioneve të fituara.

Hapi IV: Organizuesi grafik


Mësuesi/ja vijon me shpjegimin e njohurive të reja duke përdorur metodën e organizuesit grafik, me qëllim që
nxënësit të argumentojnë njohuritë e reja për përemrin vetvetor

klasë fjalësh e ndryshueshme

tregon njeriun përdoren para dhe pas


ka kategorinë e vetës, rasës Përemri vetor fjalës përcaktuese

nuk ka forma për të dalluar numrin lakohen


shumës

Vazhdon më tej shpjegimi i njohurive të reja për veçoritë e përemrit vetvetor, duke u ndalur te lakimi dhe
drejtshkrimi i tyre.
Rasa
Emërore vetja vetvetja
Gjinore i (e) vetes i (e) vetvetes
Dhanore vetes vetvetes
Kallëzore veten vetveten
Rrjedhore vetes vetvetes
Hapi V: Punë e pavarur në grup

Nxënësit punojnë në mënyrë të pavarur ushtrimet në f. 27.


Ushtrimi 1
veten - kallëzore vetveten - kallëzore
e vetvetes - gjinore vetvetja - emërore
vetë - dhanore prej vetes - rrjedhore
vetvetja - emërore ndaj vetes - dhanore

Ushtrimi 2
Duke pranuar të kaluarën, ju i jepni vetes (dhanore) mundësinë që të mësoni nga gabimet. Mësoni ta
respektoni veten (kallëzore). Gjatë gjithë javës ju mund të vraponi, por në fundjavë ju duhet të gjeni pak
qetësi për veten (kallëzore). Për të marrë përfitimet e dashurisë që keni ndaj vetes (rrjedhore), nuk duhet ta
ndrydhni veten (kallëzore). Ji vetvetja (emërore), krijo personalitetin tënd! Nderimi i vetvetes (gjinore) është
besimi ndaj vetvetes (dhanore) dhe kënaqja me vetveten (kallëzore).

Ushtrimi 5
1. Nuk e kishin përvetsuar (përvetësuar) si duhet mësimin e ri. 2. Kjo ngjarje e bëri të mbyllej edhe më
shumë në vetëvete (vetvete). 3. Iu duk sikur pa vehten (veten) e tij në pasqyrë. 4. Ky mendim i erdhi
vetëvetiu (vetvetiu) në mendje, ndërsa priste përgjigjen e saj. 5. Po shkruante një detyrë për përemrat
vetëvetorë (vetvetorë). 6. Ishte i vetëvetishëm (vetvetishëm) reagimi i tij. 7. Ajo vet (vetë) nuk e kishte
miratuar këtë vendim.

Detyrë shtëpie:
Pasi bëhen vlerësimet për orën e mësimit, jepet si detyrë shtëpie ushtrimi 3 dhe 4, f. 27.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: XI

Tematika: Gramatikë dhe drejtshkrim Situata e të nxënit:


Nxënësi kupton rolin dhe rëndësinë e
Tema mësimore: Përemri dëftor (Model I) përemrit dëftor gjatë komunikimit me
gojë apo gjatë procesit të të shkruarit.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
2. Kompetenca e të menduarit.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas Fjalë kyç:
temës mësimore. - përemër dëftor,
Nxënësi/ja: - përemër vetor,
 diskuton në grup në mënyrë konstruktive; - lakim,
 njeh dhe ndërton njohuri të reja gjuhësore lidhur me - gjini,
përemrin dëftor dhe format e tij; - rasë.
 përdor grafikë dhe forma të tjera ilustruese mbi zbërthimin e
koncepteve gjuhësore;
 shkruan drejt dhe pa gabime përemrin dëftor dhe respekton
në përgjithësi rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe.
Burimet: teksti “Gjuha shqipe 11”, e-libri, fjalor i shqipes, tabelë, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
shkumës, fletore etj. ndërkurrikulare:
• Gjuhë e huaj, arte, histori, letërsi, TIK

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Metoda e bashkëbisedimit, një pyetje-shumë përgjigje, ditari dypjesësh, pema e mendimeve, lexim i
drejtuar, harta e koncepteve, diskutim i drejtuar puna në grup, puna e pavarur etj.

ZHVILLIMI I MËSIMIT

Hapi I: Metoda e bashkëbisedimit, lexim i drejtuar, ditari dypjesësh


Në fillim të kësaj ore mësimore, mes diskutimit të drejtuar, mësuesi/ja kujton konceptet lidhur me përemrin
vetor dhe vetvetor. Veçanërisht diskutimi ndalet te detyrat e dhëna herën e kaluar lidhur me drejtshkrimin e
përemrit vetvetor.
Në vazhdim, nxënësit ftohen të lexojnë mes leximit të drejtuar fragmentin e dhënë në tekstin e tyre f. 28
lidhur me fjalën e Mithat Frashërit në ceremoninë e varrimit të poetit tonë kombëtar, Naim Frashërit. Te ky
tekst dallojmë Fjalë kyç:, që shprehin emocion dhe vlerësim mes teknikës së ditarit dypjesësh.

Emocion Vlerësim
Ay shkoi dashuri për mëmëdhenë
Vate te e vërteta dashuri për njerëzi
Këto mbenë... mirësija
dashurija
jeta...

Hapi II: Stuhi mendimesh, metoda e bashkëbisedimit, metoda e Kllasterit, harta e koncepteve, punë e
pavarur, diagrami i Venit
Në këtë moment të orës së mësimit, përmes teknikës stuhi mendimesh mësimi kërkon nga nxënësit të
kujtojnë gjithçka që dinë në lidhje me përemrin dëftor.
Në tabelë pasqyrohen të dhënat si më poshtë, duke u plotësuar edhe nga mësuesi/ja nëse është e nevojshme.

ai, ajo/ata, ato - përdoren për


frymorë apo sende që ndodhen
larg folësit. Zakonisht vendosen
para emrave që përcaktojnë:
ai vit, ajo këngë
i/e atillë, i/e këtillë, i/e tillë -
përdoren për të treguar tipare ky, kjo/këta, këto - përdoren për
sendesh a frymorësh afër ose frymorë apo sende që ndodhen
larg folësit. Zakonisht vendosen afër folësit. Zakonisht vendosen
pas fjalës që përcaktojnë: para emrave që përcaktojnë:
gjykim i atillë, ditë e këtillë ky djalë, kjo ditë
përemri dëftor tregon sende,
frymorë ose tipare të tyre duke e
dalluar atë nga të tjerët.
ka gjini, numër, rasë
Rikujtohet lakimi i përemrave dëftorë. Një nxënës ftohet në tabelë të lakojë përemrat dëftorë sipas gjinisë dhe
numrit. Mësuesi/ja bën ndërhyrjet e duhura nëse është e nevojshme.

Më poshtë, përmes hartës së koncepteve jepet lakimi i përemrave dëftorë:

Rasa numri njëjës numri shumës


gjinia mashkullore gjinia femërore gjinia mashkullore gjinia femërore
emërore ky ai kjo ajo këta ata këto ato
gjinore i/e këtij i/e atij i/e kësaj i/e asaj i/e këtyre i/e atyre i/e këtyre i/e atyre
dhanore këtij atij kësaj asaj këtyre atyre këtyre atyre
kallëzore këtë atë këtë atë këta ata këto ato
rrjedhore këtij atij kësaj asaj këtyre atyre këtyre atyre

Përmes teknikës punë e pavarur, në tekstin e lexuar më herët dalloni përemrat dëftorë dhe përpiquni të bëni
analizën e tyre
 Këto – përemër dëftor, gjinia femërore, rasa kallëzore, numri shumës.
 Këta – përemër dëftor, gjinia mashkullore, rasa kallëzore, numri shumës.
 Kjo – përemër dëftor, gjinia femërore, rasa emërore, numri njëjës.
 Ky – përemër dëftor, gjinia mashkullore, rasa emërore, numri njëjës.
 E këtij – përemër dëftor, gjinia mashkullore, rasa gjinore, numri njëjës.

Ai/ajo, ata/ato janë përemra vetorë: Ai/ajo, ata/ato janë përemra dëftorë:
-kur zëvendësojnë një emër të përmendur më - kur zëvendësohen me përemrat ky/kjo, këta/këto.
parë. (Erdhi Bora. Ajo foli pak.) (Erdhi Bora. Ajo foli pak.)
- kur përdoren edhe pa zanoren nistore -a. - kur përcaktohen nga ndajfolje atje ose nga një
(Foli me të.) rrethanor. (Ajo atje jam unë)
- kur përcaktojnë një emër. (Unë jam ajo vajza).
- kur ndiqen nga një fjali e varur përcaktore lidhore.

Nga sa kemi studiuar deri tani, kemi parë se përemrat: ai, ajo, ata, ato shërbejnë edhe si përemra vetorë,
edhe si përemra dëftorë. Mes diagramit të Venit, sillen dallimet mes tyre.

Hapi III: Puna në grupe, punë e pavarur, diskutim i drejtuar

Në këtë etapë të orës së mësimit punojmë në mënyrë praktike me ushtrimet e dhëna në tekstin e nxënësve
në f. 29-30.
Klasa ndahet në grupe pune dhe nxënësit punojnë në mënyrë të pavarur lidhur me detyrat e dhëna.

Grupi i parë – ushtrimin 1


Nënvizoni përemrat në fjalitë e mëposhtme.

Në një ditë dhjetori, mjedisi i gjelbër i Parkut Kombëtar të Llogorasë është po aq tërheqës sa edhe në verë.
Kjo atmosferë malore të fton në gjirin e saj që të shijosh bukuri të atilla, që vetëm në këtë park mund t’i
gjesh. Kjo reflekton edhe në ngjyrat e këtij mjedisi të rrallë natyror, të cilat përthyhen lehtë, duke krijuar një
tablo të
vërtetë dimri. Ky mjedis përbën edhe një nga krenaritë e natyrës shqiptare, ku natyra e virgjër është një term
që e ndesh dhe e prek gjithandej. Mes pemëve të këtij parku mbizotërojnë pisha e zezë dhe bredhi, që
krijojnë atë harmoni drithëruese ngjyrash, që shpesh përcillet përmes kartolinave a fotove që botohen nëpër
revista, por që kurrsesi nuk kanë atë bukuri që perceptohet duke ardhur këtu. Teksa lëviz nëpër atë
gjelbërim
të pafundmë të këtij parku, mund të ndeshësh edhe pika të dukshme të takimit me historinë. Diku, në pjesën
lindore, përgjatë një shtegu të atillë që gjarpëron drejt kreshtës së malit të Çikës, ndodhet Qafa e Qesarit.
Toponimia e saj lidhet me ngjarjen e famshme të antikitetit, kur dy protagonistët e Luftës Civile në Romë në
vitin 48 p.e.s, Jul Qesari e Pompeu, zbarkuan në bregdetin e Palasës. Pikërisht, gjatë këtij inkursioni dhe në
këtë vend, sipas historianëve, Qesari urdhëroi fushimin e ushtrisë së tij, të lodhur nga ngjitja e këtij mali.

Grupi i dytë – ushtrimin 2


Gjeni përemrat dëftorë, përcaktoni rasën dhe gjininë e tyre.
Shembull përgjigjeje:
 Kjo – përemër dëftor, gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore.
 E kësaj – përemër dëftor, gjinia femërore, numri njëjës, rasa gjinore.
 Për këtë – përemër dëftor, gjinia femërore, numri njëjës, rasa kallëzore.
 Këto – përemër dëftor, gjinia femërore, numri shumës, rasa emërore.
 Ky – përemër dëftor, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore.
 Kësaj – përemër dëftor, gjinia femërore, numri njëjës, rasa dhanore.
 E këtyre – përemër dëftor, gjinia femërore, numri shumës, rasa gjinore.
 Në këtë – përemër dëftor, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa kallëzore.

Grupi i tretë – ushtrimin 4


1. Vetëm një minutë zgjat një ushtrim i këtillë (rasa emërore, gj. mashkullore). 2. Një fushë e këtillë (rasa
emërore, gj. femërore) dhe një vizion i tillë (rasa emërore, gj. mashkullore) për zhvillimin e artit në shumë
vende europiane është në bazë të programit tonë. 3. U qëndronte afër të tillë njerëzve (rasa dhanore, gj.
mashkullore), për të mësuar sa më shumë prej tyre. 4. Ideja për themelimin e një institucioni privat të arsimit
të lartë lindi nga mungesa e një institucioni të këtillë (rasa gjinore, gj. mashkullore) në këtë zonë. 5. Mbeti i
habitur prej një sjelljeje të tillë (rasa rrjedhore, gj. femërore) të pashpjegueshme. 6. Pretendime të tilla (rasa
kallëzore, gj. mashkullore) nuk kishte dëgjuar kurrë në gjithë këto vite (rasa kallëzore, gj. mashkullore) pune.
7. Kishte ditur t’u bënte ballë gjithnjë situatave të atilla (rasa dhanore, gj. femërore) të paparashikueshme. 8.
Me të tilla paragjykime (rasa kallëzore, gj. mashkullore) nuk do të ecësh shumë përpara. 9. Të tilla dilema
(rasa emërore, gj. femërore) i kishin të gjithë të rinjtë për të ardhmen e tyre. 10. Kishte dalë prej kohësh nga
një situatë e atillë (rasa emërore, gj. femërore).

Vlerësimi:
Përgjatë kësaj ore mësimi, mësuesi/ja mund të bëjë një vlerësim diagnostikues, me qëllim identifikimin e
njohurive paraprake, interesave apo aftësive që kanë nxënësit në lidhje me tematikën e trajtuar gjatë
mësimit. Për disa nxënës mësuesi/ja mund të bëjë një vlerësim të vazhduar me gojë, duke bërë edhe
shënime specifike për nivelet e të nxënit.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimi 3 dhe 5, f. 30.
Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: XI
Tematika: Gramatikë dhe drejtshkrim Situata e të nxënit:
Nxënësi kupton rolin dhe rëndësinë e
Tema mësimore: Përemri dëftor (Model II) përemrit dëftor gjatë komunikimit me
gojë apo gjatë procesit të të shkruarit.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
2. Kompetenca e të menduarit.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas Fjalë kyç:
temës mësimore. - tekst argumentues,
Nxënësi/ja: - gramatikë,
- përforcon njohuritë për përemrin dëftor; - përemër,
- dallon kur disa përemra përdoren si vetorë apo dëftorë; - përemër vetor,
- shpjegon veçoritë gramatikore të përemrave dëftorë; - përemër dëftor.
- lakon përemrat dëftorë.

Burimet: teksti “Gjuha shqipe 11”, e-libri, fjalor i gjuhës shqipes, Lidhja me fushat e tjera ose me
tabelë, shkumës, fletore etj. temat ndërkurrikulare:
• Gjuhë e huaj, arte, histori, letërsi
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Diskutim, punë në grupe dyshe, punë e pavarur, rrjeti i diskutimit, punë e pavarur në grup

ZHVILLIMI I MËSIMIT
Hapi I: Diskutim
Kontrollohen e diskutohen detyrat e shtëpisë. Mësuesi/ja organizon mësimin me pyetje nga mësimi i kaluar,
për të nxitur diskutimin në klasë, duke pyetur për:
- Ç’është përemri vetor? - Ç’kategori gramatikore ka ai?
- Si lakohet përemri vetor? - Si paraqitet rendi i përemrave vetorë në fjali?
- Ilustroni me shembuj për secilin rast të përmendur.

Hapi II: Puna në grupe dyshe


Nxënësit ndahen në çifte dhe midis tyre diskutohet pjesa e lexuar në tekst. Mësuesi/ja u kërkon nxënësve që
të nënvizojnë përemrat dëftorë. Duke dalluar përemrin, u kërkohet nxënësve të përcaktojnë nëse janë vetorë
apo dëftorë, veçoritë gramatikore, si dhe lakimin e tyre. Të dhënat e nxënësve shkruhen në tabelë.

“Shikoni këta njerëz, sa helm ka mbi fytyrat e tyre! Këta e njihnin në të gjallë: vinin e kërkonin këshilla, vinin
e pyesnin për çdo punë. Këta të tjerë mi fytyrët e të cilëve është shkruarë helmi dhe zia, këta të gjorë s’kanë
pasurë fatin ta shohin në gjallëri Naimnë: Po i kanë kënduarë librat shqip, i kanë mbajtur në zemrë vjershatë;
ato vjersha u kanë dhënë dashuri për mëmëdhe e për njerëzi, ata libra u kanë rrëfyerë ç’është mirësija,
dashurija, puna dhe jeta. Këta të gjorë janë të helmuarë që s’e panë dot sa ish gjallë, po kjo nuk i ndalon të
kenë nderim dhe dashuri të madhe për Shqiptar’ e math që po shpihetë në varr...

Hapi III: Rrjeti i diskutimit


Shkruhet pyetja në dërrasën e zezë:
- A shërbejnë përemrat (ai,ajo,ata, ato) njëherë si vetorë e njëherë si dëftorë?
PO Përemrat ai, ajo, ata, ato mund të shërbejnë dhe si vetorë, edhe si dëftorë. JO

Ai/ajo, ata/ato janë përemra vetorë: Ai/ajo, ata/ato janë përemra dëftorë:
a) kur zëvendësojnë një emër të përmendur a) kur mund të zëvendësohen me përemrat
pak më parë: ky/kjo, këta nëse frymorët a sendet vihen afër folësit
b) kur përdoren edhe pa zanoren -a nistore: b) kur mund të përcaktohen nga ndajfolja atje
ose një rrethanor
c) kur përcaktojnë një emër
ç) kur ndiqen nga një fjali e varur përcaktore lidhore

Vazhdon më tej shpjegimi i njohurive të reja me dallimin e veçorive gramatikore për përemrat dëftorë dhe
lakimin e tyre. Të gjitha rregullat ilustrohen me shembuj.

Rasat Njëjës Shumës


Gj. mashkullore Gj. femërore Gj. mashkullore Gj. femërore

Emërore ky/ai kjo/ajo këta/ata këto/ato


Gjinore i këtij/i atij i kësaj/i asaj i këtyre/i atyre i këtyre/i atyre

Dhanore këtij/atij kësaj/asaj këtyre/atyre këtyre/atyre


Kallëzore këtij/atij kësaj/asaj këtyre/atyre këtyre/atyre
këtë/atë këtë/atë këta/ata këto/ato
Rrjedhore këtij/atij kësaj/asaj këtyre/atyre këtyre/atyre

Hapi V: Punë e pavarur në grup


Nxënësit punojnë në mënyrë të pavarur ushtrimet në f. 29-30.

Ushtrimi 1
Në një ditë dhjetori, mjedisi i gjelbër i Parkut Kombëtar të Llogorasë është po aq tërheqës sa edhe në verë.
Kjo atmosferë malore të fton në gjirin e saj që të shijosh bukuri të atilla, që vetëm në këtë park mund t’i gjesh.
Kjo reflektohet edhe në ngjyrat e këtij mjedisi të rrallë natyror, të cilat përthyhen lehtë, duke krijuar një tablo
të vërtetë dimri. Ky mjedis përbën edhe një nga krenaritë e natyrës shqiptare, ku natyra e virgjër është një
term që e ndesh dhe e prek gjithandej. Mes pemëve të këtij parku mbizotërojnë pisha e zezë dhe bredhi, që
krijojnë atë harmoni drithëruese ngjyrash, që shpesh përcillet përmes kartolinave a fotove që botohen nëpër
revista, por që kurrsesi nuk kanë atë bukuri që perceptohet duke ardhur këtu. Teksa lëviz nëpër atë gjelbërim
të pafundmë të këtij parku, mund të ndeshësh edhe pika të dukshme të takimit me historinë. Diku, në pjesën
lindore, përgjatë një shtegu të atillë që gjarpëron drejt kreshtës së malit të Çikës, ndodhet Qafa e Qesarit.
Toponimia e saj lidhet me ngjarjen e famshme të antikitetit, kur dy protagonistët e Luftës Civile në Romë në
vitin 48 p.e.s, Jul Qesari e Pompeu, zbarkuan në bregdetin e Palasës. Pikërisht, gjatë këtij inkursioni dhe në
këtë vend, sipas historianëve, Qesari urdhëroi fushimin e ushtrisë së tij, të lodhur nga ngjitja e këtij mali.

Ushtrimi 2
Udhëtimi falas në të gjithë Europën vjen me titullin më tërheqës “Ne jemi në kërkim të punonjësve më të mirë
në botë”. Kjo (rasa emërore, gj. femërore) është dhe oferta e kësaj (rasa gjinore, gj. femërore) kompanie, e
cila është në kërkim të dy njerëzve të gatshëm për këtë (rasa kallëzore, gj. femërore). Këto (rasa emërore,
gj. femërore) dy vende janë të lira deri më 5 mars, ku të përzgjedhurit do të udhëtojnë vazhdimisht për pesë
muaj. Ky (rasa emërore, gj. mashkullore) është një projekt, që sipas kësaj (rasa dhanore, gj. femërore)
kompanie, mendohet të sjellë shumë të ardhura. Të gjitha shpenzimet e këtyre (rasa gjinore, gj.
mashkullore) udhëtimeve do të mbulohen nga kompania, por ky (rasa emërore, gj. mashkullore) nuk do të
jetë si një shpërblim për këtë (rasa kallëzore, gj. mashkullore) projekt. Për të marrë pjesë në këtë (rasa
kallëzore, gj. mashkullore) konkurs, pjesëmarrësit duhet të hedhin në You Tube një video prej tre minutash,
ku do të tregojnë aftësitë e tyre krijuese.

Ushtrimi 3
a) këta ujëra b) këto ujëra
a) këto ansamble b) këta ansamble
a) ata personazhe b) ato personazhe
a) këto qytete b) këta qytete
a) këta mikrofona b) këto mikrofona
a) këta mallra b) këto mallra
a) ato fshatra b) ata fshatra
a) ato paragrafë b) ata paragrafë
a) këta telefona b) këto telefona
a) ato elemente b) ata elemente
a) këto magnete b) këta magnete
a) ato planete b) ata planetë
a) këta bedena b) këto bedena
a) ata satelitë b) ato satelite

Ushtrimi 4
1. Vetëm një minutë zgjat një ushtrim i këtillë (rasa emërore, gj. mashkullore). 2. Një fushë e këtillë (rasa
emërore, gj. femërore) dhe një vizion i tillë (rasa emërore, gj. mashkullore) për zhvillimin e artit në shumë
vende europiane është në bazë të programit tonë. 3. U qëndronte afër të tillë njerëzve (rasa dhanore, gj.
mashkullore), për të mësuar sa më shumë prej tyre. 4. Ideja për themelimin e një institucioni privat të arsimit
të lartë lindi nga mungesa e një institucioni të këtillë (rasa gjinore, gj. mashkullore) në këtë zonë. 5. Mbeti i
habitur prej një sjelljeje të tillë (rasa rrjedhore, gj. femërore) të pashpjegueshme. 6. Pretendime të tilla (rasa
emërore, gj. femërore, duke qenë se emri “prentendime” është i dygjinishëm dhe në numrin shumës del në
gjininë femërore, edhe përemri merr gjininë e tij) nuk kishte dëgjuar kurrë në gjithë këto vite (rasa kallëzore,
gj. femërore) pune. 7. Kishte ditur t’u bënte ballë gjithnjë situatave të atilla (rasa dhanore, gj. femërore) të
paparashikueshme. 8. Me të tilla paragjykime (rasa kallëzore, gj. femërore) nuk do të ecësh shumë përpara.
9. Të tilla dilema (rasa emërore, gj. femërore) i kishin të gjithë të rinjtë për të ardhmen e tyre. 10. Kishte dalë
prej kohësh nga një situatë e atillë (rasa emërore, gj. femërore).

Ushtrimi 5
1. I këtijë (këtij) mendimi ishin shumica e pjesëmarrësve në atë takim. 2. Gjendja ishte e till (e tillë), që nuk
linte shumë kohë për të menduar. 3. Ishte dëshira e tijë (e tij), që të bashkëbisedonte gjatë me
bashkatdhetarët.
4. Nën ktë (këtë) atmosferë festive, qyteti dukej më i bukur. 5. Të këtill (të këtillë) njerëz nuk kisha parë kurrë!

Detyrë shtëpie:
Pasi bëhen vlerësimet për orën e mësimit, jepet si detyrë shtëpie “Kërkime”, f. 30.
Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Letërsi Shkalla: V Klasa: XI

Tematika: Teksti argumentues Situata e të nxënit:


Njohje me lloje të ndryshme të teksteve
Tema mësimore: Fjalimi politik argumentuese

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:


1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
2. Kompetenca e të menduarit.
3. Kompetenca digjitale.
4. Kompetenca qytetare.
5. Kompetenca personale.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës Fjalë kyç:
sipas temës mësimore. - fjalim politik,
Nxënësi/ja: - teknika të shkrimit të fjalimit politik,
- përdor teknikat e shkrimit në një fjalim politik; - elemente gjuhësore të fjalimit politik.
- analizon elementet gjuhësore në një fjalim politik;
- shkruan një fjalim me temë të zgjedhur prej tij.

Burimet: teksti “Gjuha shqipe 11”, lloje të ndryshme të Lidhja me fushat e tjera ose me temat
teksteve argumentuese, shkumësa me ngjyra, libri digjital, ndërkurrikulare:
fjalor i gjuhës shqipe, foto, kompjuter, tabelë, shkumës, - Letërsi,
fletore etj. - Gjuhë e huaj,
- Arte,
- Histori,
- TIK.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Përmbledhje e strukturuar; të nxënit me këmbime; grupet e ekspertëve; rishikim në dyshe; shkrimi i lirë.

ZHVILLIMI I MËSIMIT
Hapi I: Përmbledhje e strukturuar

Materiale shtesë

Fjalimi mbi gjendjen e vendit nga presidenti Obama


Ndërtesa e Kongresit të Shteteve të Bashkuara
Uashington DC. 21:12 EST
Ju faleminderit të gjithëve!
Kryetar i Kongresit, zëvendëspresidenti Çeni, anëtarë të Kongresit, anëtarë të Gjykatës së
Lartë dhe të trupave diplomatikë, miq të nderuar dhe bashkëqytetarë,
... Sa herë që jam përpara këtij podiumi, unë jam i prekur nga privilegji dhe i vetëdijshëm për
historinë që kemi përjetuar së bashku. Ne jemi mbledhur në ndërtesën e Kongresit në
momente të zisë kombëtare dhe të arritjeve kombëtare. Ne i kemi shërbyer Amerikës në një
nga periudha e saj më të rëndësishme... dhe ka qenë nderi im që ju kam shërbyer juve.
Për t’u përballur me problemet e mëdha përpara nesh, ne duhet të veprojmë në një frymë
të vullnetit të mirë dhe me respekt për njëri-tjetrin... dhe unë do të bëj pjesën që më takon.
Sot, gjendja e vendit (Bashkimit) paraqitet e fortë... dhe së bashku do ta forcojmë më shumë.
(Duartrokitje.) Në këtë vit vendimtar, ju dhe unë do të marrim zgjedhje, të cilat përcaktojnë si të
ardhmen, ashtu edhe karakterin e vendit tonë. Ne do të zgjedhim për të vepruar me besim në
përndjekjen e armiqve të lirisë... ose të tërhiqemi nga detyrat tona me shpresën e një jete më të
lehtë. Ne do të zgjedhim të ndërtojmë begatinë tonë duke drejtuar ekonominë botërore... ose të
largohemi nga tregtia dhe mundësitë. Në një kohë të ndërlikuar dhe sfiduese, rruga drejt izolimit
dhe proteksionizmit mund të jetë e gjerë dhe joshëse..., por ajo përfundon me rrezik dhe në
rënie. E vetmja rrugë për të mbrojtur njerëzit tanë, e vetmja rrugë për të siguruar paqen, e
vetmja rrugë për të kontrolluar fatin tonë, është përmes udhëheqjes sonë..., në mënyrë që
Shtetet e Bashkuara të Amerikës të vazhdojnë të jenë në krye. (Duartrokitje.)Jashtë vendit,
kombi ynë është përkushtuar drejt një qëllimi historik, afatgjatë dhe ne kërkojmë përfundimin e
tiranisë në botën e sotme. Disa e përjashtojnë atë qëllim si idealizëm i keqdrejtuar. Në të vërtetë,
siguria e ardhshme e Amerikës varet nga ajo. Më 11 shtator, 2001, ne zbuluam se problemet që
e kishin zanafillën në një shtet të dështuar dhe shtypës, 7000 milje larg, mund të sillnin vrasje
dhe shkatërrim për vendin tonë....

Mësuesi/ja e nis mësimin me diskutimin e detyrës së shtëpisë (ushtrimi 21, faqe 125), duke përqendruar
vëmendjen në njohuritë që kanë nxënësit për tekstin argumentues dhe fjalimet politike, si një lloj i tekstit
argumentues. Idetë e tyre shkruhen në tabelë.

Model përgjigjeje
Problemi - Argumente në favor të tezës - Rrëzimi i argumenteve - Antiteza - Argumente në favor të
antitezës - Teza dhe përfundimi
-Problemi - Inteligjent lind apo bëhesh?
- Teza - Në fakt inteligjent lind dhe bëhesh.
- Argument në favor të tezës - Kjo përzierje mes kulturës dhe kromozomeve mund të ndryshojë në bazë të
përvojave personale (si mjedisore, ashtu dhe gjenetike).
- Antiteza - Dihet që ka persona që kanë një talent të lindur më të theksuar se të tjerët…
- Argument në favor të antitezës - E gjithë historia është e mbushur me njerëz gjenialë në çdo fushë, të cilët
shquhen për aftësitë e tyre të lindura dhe nga një edukim jo veçanërisht i shkëlqyer. Kjo është e vërtetë jo
vetëm për inteligjencën, por për të gjithë larminë e talenteve të tjera “brendashkruar” qarkut cerebral: muzikë,
matematikë, gjuhë, pikturë.
- Rrëzimi i argumenteve në favor të antitezës - Po aq e dallueshme është se askush nuk mund të bëjë
matematikë apo muzikë, të pikturojë ose edhe të flasë, nëse nuk i ka mësuar këto gjëra në mjedisin ku jeton.
- Përfundimi - Mjedisi ka një rol shumë të rëndësishëm, sepse është në gjendje të zhvillojë prirjet individuale
nga zeroja deri në pafundësi.

Hapi II: Të nxënit me këmbime, grupet e ekspertëve


Mësuesi/ja e ndan klasën në grupe me nga 6 nxënës. Duke u bashkuar sipas numrave përkatës, nxënësit
ndahen në grupe ekspertësh:
Grupi I identifikon marrëdhëniet që kanë fjalitë e ndryshme me njëra-tjetrën në fjalimet politike.
Grupi II identifikon veçoritë e leksikut të përdorur në të.
Grupi III identifikon veçoritë e terminologjisë së përdorur.
Grupi IV analizon stilin e ndërtimit të fjalimeve politike.
Grupi V referon disa njohuri që kanë të bëjnë me fushë e retorikës.
Grupi VI evidenton rëndësinë dhe përdorimin e figurave letrare.
Secili grup, pasi përpunon materialin teorik dhe e pasqyron atë të përmbledhur në skica e tabakë letre, ku
identifikon veçoritë specifike të tekstit të dhënë, rikthehet në grupet bazë për të realizuar detyrën e tij brenda
grupit.

Model përgjigjeje
Grupi I: Rëndësi të veçantë ka marrëdhënia që kanë me njëra-tjetrën fjalitë e llojeve të ndryshme.

Fjalimi i Ismail Qemalit ditën e Shpalljes së Pavarësisë


Shpall Shqipërinë të pamvarur!
Oh! Sa të lumtur që e ndiej vehten sot, që shoh, këtu në Vlorë, kaqë burra Shqipëtarë të mbledhur
tok, tuke pritur me kureshti e padurim përfundimin e kësaj mbledhjeje historike, për fatin e Atdheut
tonë të dashur. - (Fjali thirrmore, e dëshirore, i bëjnë thirrje dëgjuesit për pjesëmarrje).
Plot me gaz e me lot ndër sy, nga mallëngjimi, pra, po dal këtu para jush që t’ju gëzoj me sihariqin
e madh, se sot, edhe këtë minutë, Kongresi çpalli mëvehtësinë e Shqipërisë, tuke lajmëruar gjithë
botën mbarë për këtë punë e duke më ngarkuar mua kryesin’ e qeveris së përkohshme të
Shqipërisë së lirë. - (Fjalitë dëftore shërbejnë për të dëftyer (treguar) për një objekt a problem në
mënyrë të thjeshtë dhe objektive. Përdorimi i fjalive të shkurtra, me informacion të qartë e të
thjeshtë është tregues i kujdesit që ka autori për ta bërë tekstin sa më të kuptueshëm.)
Porsi ëndërr më duket ky ndryshim i madh i vendit t’onë, që hoqi e voi të zezat e të lirit pesëqind
vjet me radhë ndënë sundimin turk, por që tani në kohët e fundit, ishte gati të jepte shpirtin
përgjithënjë, të shuhej e të çfarrosej krejtësisht nga faqia e dheut, këjo Shqipëri, që, dikur,
shkëlqente nga trimërija e pashoqe e bijve të saj; kjo Shqipëri, që kur i kërcënohej rreziku Europës
nga pushtimet e Turqisë, ndënë kryetrimin e pavdekur të saj, Skënderbejnë, u bë porta e hekurtë
kundra sulmeve më të tërbuara të sulltanëve më t’egër që ka pas Turqija. Mirëpo, desh Zoti, që me
punën, me trimërinë dhe guximin e pashoq të Shqipëtarëvet, sot e tutje të marrin fund mjerimet
dhe vuajtjet e Atdheut t’onë, sepse, këtu e kështu, jemi të LIRË të PAVARUR dhe MËVEHTE.
Prandaj qeshni e gëzoni! - (Fjalitë nxitëse synojnë të të bindin me anë të kërkesës, këshillës e
propozimeve të bëra):
Për t’ia arrijtur kësaj dite të bardhë e të madhe, na ka ndihmuar gjaku i dëshmorëvet dhe puna e
vlefshme e patriotëve t’anë dhe e të gjithë shokëve që muarrnë pjesë në këtë mbledhje dhe e të
gjithë juve, që tani po ju gufon zemëra nga gazi i madh që ndieni; mirëpo mbledhja si më plak që
jam, m’a ngarkoi mua ngritjen e shënjtë të shënjës t’onë Kombëtare, të flamurit t’onë të ëndërruar
e të dashur (nxjerr Flamurin, të cilin e ka të vendosur në një shtizë hekuri, natyrisht të vogël, dhe të
pshehur nën pallto dhe pasi e mba një sekondë në dorë e ngul në shtyllat e ballkonit. - (Fjali
dëftore) Amatorët, posa e shohin Flamurin, thërrasin me gëzim e me zë të lartë:
Rroftë Flamuri, Rroftë Shqipërija e Lirë). - (Fjali dëshirore)
Ja, pra, ky është Flamuri Ynë i kuq e me shqiponjën dykrenare të zezë në mes. - (Fjali dëftore)
Dhe tani, të gjithë bashkë, si një trup i tërë dhe i pandarë, le të punojmë për t’a mburuar, për t’a
përparuar e për t’a qytetëruar si i ka hije Atdhenë t’onë të Lirë. Tuke përfunduar, s’më mbetet gjë,
veçse t’i drejtoj një lutje Zotit të Madh, që, bashkë me bekimet e Tij që i lipij të na japë për të qenë
të denjë të kësaj dite, të pranojë që këtej e tutje të jem unë dëshmori më i parë i Atdheut, ashtu siç
pata nderin dhe fatin që të jem i pari ta puth e ta bëj të valvitet i Lirë, Flamuri i ynë, n’atdhenë t’onë
të lirë. - (Fjali nxitëse).
Rroftë Flamuri!
Grupi II. Leksiku, përdorimi i emrave dhe mbiemrave, epitetet etj. (nga fjalimi i A. Zogut, ditën e shpalljes
mbret) (Shërbyesin e palodhur të Atdheut, detyrën e rëndë dhe të naltë të shtetit, bashkëpunëtor të ideali të
përbashkët, përgjegjësi morale, popullin trim shqiptar, detyrën e shenjtë, populli sovran, fjalët e nalta të
krenave…) Përemrat japin informacion për pozicionin e folësit me publikun:
(Ju drejtohem, unë, bijtë e Shqipërisë, tregojmë, paguajmë, shpresojmë, shtyjmë, mbaroni, keni vënë, të
ktheheni në vendet tueja, keni për ta gjetur.)
Mbiemrat dhe epitetet shërbejnë për të treguar gjendjen emocionale: shëmbëlltyrën besnike, sheshin e
qytetëruar, fjalët e nalta të krenave të ndershëm të stolisur me kunorë...

Grupi III identifikon veçori e terminologjisë së përdorur në fjalim:


fusha semantike: - (kryesinë e shtetit shqiptar, një faktor paqësor, relacionet që ekzistojnë sot me shtetet
fqinje, të drejtat kombëtare, për t’ia arritur qëllimit të lartë, atë ideal që na ka falur natyra e na ka shënuar
historia…)

Grupi IV analizon stilin e ndërtimit të fjalimeve politike: gjuha e folur jep informacion mbi origjinën e folësit
(Mbretit Zog), po ashtu dhe stili zyrtar: “fjalët e nalta të krenave të ndershëm të stolisur me kunorë... Në
regjimin e ri Shqipëria ka për të qenë një faktor paqësor në Ballkan etj).

Grupi V referon disa njohuri që kanë të bëjnë me fushë e retorikës.


Hyrja: Zotni kryetar dhe asamblista,
Në mesazhin që ju drejtova para disa ditëve, duke ju uruar sukses ju etërve të kombit..
Teza e parë: Nëse në fjalimin tim nuk do të gjeni fjalët... Do të veproj duke marrë parasysh përgjegjësinë
morale, të cilën herët a vonë do ta çmojë populli shqiptar për lartësimin e vendit.
Teza e dytë (folësi paraqet vizionin e tij): Bota e ka marrë vesh se po të lihen të qetë bijtë e shqipes, mund të
krijojnë shtet… është pasuria e gjithë dhe ideali i botës mbarë.
Zgjidhja e problematikës: Vetëm në këtë mënyrë, duke i siguruar vendit tonë një të ardhme të lirë, mund të
paguajmë një detyrë historike…
Efektet e dëgjuesit dhe bindja e tyre: Si të mbarojnë detyrën e shenjtë…gati për t’i sakrifikuar të gjitha, nëse
është nevoja edhe jetën, mbas dëshirës së tij dhe për të mirën e vendit…

Grupi VI evidenton rëndësinë dhe përdorimin e figurave letrare: metafora, epitete etj. (fjalët e Nalta të krenave
të ndershëm të stolisur me kunorë; shërbyesin e palodhur të Atdheut).

Hapi III: Shkrimi i lirë


Nxënësit punojnë në grupe bazë për ushtrimin 14, f. 42.

Model përgjigjeje: Edhe gratë mund të shërbejnë në ushtri

Vëllezër dhe motra,


Është kënaqësi t’ju jem pranë dhe të ndaj me ju shqetësimet dhe problemet tuaja. E di që është e
re për të gjithë ne, por do të desha t’ju parashtroja idenë time për pjesëmarrjen e grave në
shërbimin ushtarak. A duhet me të vërtetë gruaja të kryejë një detyrë kaq burrërore, kur shumë
mirë mund të kryejë detyra në fusha të tjera ose të përkujdeset për familjen dhe fëmijët e saj?!
Kjo pyetje qëndron. Me të vërtetë shërbimi ushtarak është i vështirë. Kërkon forcë, energji dhe
përgatitje të mirë fizike dhe profesionale. Por unë mendoj se gruaja shqiptare i ka këto mundësi.
Mjafton të rikujtojmë kontributin e vlefshëm të grave e vajzave në luftën për çlirim dhe
përkushtimin që i dhuruan ato kësaj kauze. Edhe në të shkuarën e afërt ajo inkuadrohej në
formacionet ushtarake efektive e vullnetare dhe dallohej për përkushtim. Por ndryshimi ndërmjet
dy kohëve është thelbësor: nëse në atë kohë kjo pjesëmarrje i kërkohej me detyrim, tani jeni ju
vajza të reja që e kërkoni
si një të drejtën tuaj të kryeni shërbim ushtarak. A është kërkesë e të gjitha vajzave e grave?
Padyshim që jo. Ka edhe djem që i shmangen këtij shërbimi. Por unë kam bindjen që ato vajza
që e shtrojnë këtë kërkesë, do t’i përgjigjen detyrës me përgjegjësi të lartë. Ato janë të afta të
kryejnë si detyra që kërkojnë përgatitje fizike e profesionale, dhe ato që kërkojnë përgatitje
shkencore, e që i përgjigjen stadit të sotëm të një ushtrie moderne. Brenda shpirtit të tyre ka
shumë dashuri, forcë dhe iniciativë. Gruaja ka arritur të ndërtojë një imazh të sajin tashmë, duke
treguar që është e barabartë në të gjitha aspektet me burrin dhe mund të përballojë çdo sfidë…
Unë, si kandidatja juaj për deputete, nëse do të më jepni votën tuaj, në parlamentin e ardhshëm
do të bëj të gjitha përpjekjet që në ligjin për shërbimin ushtarak, të zërë vend edhe mundësia që
gratë dhe vajzat të kryejnë shërbim ushtarak. Përveçse është detyra e lartë ndaj atdheut, këtë
pjesëmarrje të gruas, ligjvënësit duhet ta shohin si një mundësi të barazisë së gruas me burrin
në të gjitha aspektet, duke u bërë kështu një faktor i rëndësishëm jo vetëm në familje, por edhe
në zgjidhjen e detyrave të vështira, siç është çështja e Atdheut.
Ju falënderoj nga zemra për pjesëmarrjen tuaj në këtë takim!

Hapi IV: Diskutim i lirë


Shënim: Nëse koha për zhvillimin e kësaj detyre është e pamjaftueshme, nxënësit mund të vazhdojnë
detyrën në shtëpi. Në klasë nxënësit mund të ndërtojnë vetëm skemën me argumente, duke shkëmbyer
opinionet dhe duke sugjeruar mënyrën se si do të ndërtojnë tekstin me njëri-tjetrin.

Vlerësimi
Përgjatë kësaj ore mësimi, mësuesi/ja mund të bëjë një vlerësim të vazhdueshëm me gojë mbi përparimin e
nxënësve, me qëllim identifikimin e njohurive, interesave, aftësive apo shkathtësive që kanë fituar nxënësit
në lidhje me tematikën e trajtuar gjatë mësimit. Ky vlerësim mund të shoqërohet edhe me shënime specifike
për nivelet e të nxënit.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 14, faqe 42.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: XI


Tematika: Llojet e teksteve. Teksti argumentues Situata e të nxënit
Njohja e nxënësve me kryeartikuj dhe
Tema mësimore: Artikulli i gazetës. Kryeartikulli dhe reklama të ndryshme
reklama

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:


1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
2. Kompetenca e të menduarit.
3. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.
4. Kompetenca personale.
5. Kompetenca qytetare.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalë kyç:
Nxënësi/ja: - kryeartikull,
- identifikon karakteristikat e një kryeartikulli dhe reklame si lloje të tekstit - teknika shkrimi,
bindës; - karakteristika
- përcakton teknikat e shkrimit të tyre; gjuhësore.
- analizon nga ana gjuhësore një kryeartikull dhe një reklamë;
- shkruan një kryeartikull dhe një reklamë.
Burimet: teksti “Gjuha shqipe 11”, përvoja të nxënësve, modele tekstesh Lidhja me fushat e
argumentuese artikuj e kryeartikuj, e-libri. tjera ose me temat
ndërkurrikulare:
 Letërsi
 Histori
 TIK
 Gjuhë e huaj
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Përvijimi i të menduarit; diskutim i ideve; mbajtja e strukturuar e shënimeve; ndërtim i shprehive studimore;
të mësuarit ndërveprues, punë në dyshe; shkrimi i lirë; punë me klasën.

ZHVILLIMI I MËSIMIT
Hapi I: Përvijimi i të menduarit
Mësuesi/ja e nis mësimin duke u treguar nxënësve faqen e parë të një gazete të përditshme dhe u kërkon të
identifikojnë kryeartikullin dhe artikujt e tjerë. Ndërkohë, ngre pyetjet dhe me përgjigjet e nxënësve ndërton
hartën e mendimit.
- Ç’është kryeartikulli i një gazete, po reklama?
- Cili është kryeartikulli në këtë gazetë?
- Nga dallon ai nga artikujt e tjerë?
- Cili është roli i titullit ku përqendrohet ai?
- Gjeni reklamat dhe vëzhgojini ato.

artikulli më i rëndësishëm i gazetës

mbititulli elementet përbërëse


titulli Kryeartikulli problemi
nëntitulli teza (I)

tekst argumentues argumentet antiteza (teza II)


argumenti
përfundimi

ngjall interes me anë të elementeve


të ndryshme

është tekst argumentues reklama ka funksion bindës

tërheqin vëmendjen
e konsumatorit vë në dukje aspektet
pozitive të objektit që reklamon
përdor figura retorike
Model përgjigjeje
Kryeartikulli është artikulli më i rëndësishëm i një gazete a reviste, titulli i të cilit shënohet në faqen e parë të
gazetës me shkronja të dallueshme. Vihet në një vend të dukshëm për të tërhequr vëmendjen në lidhje me
problemin që trajton. Dallohet nga artikujt e tjerët të gazetës, për shkak të rëndësisë së problemit që trajton…

Hapi II: Mbajtja e strukturuar e shënimeve, ditari dy-trepjesësh


Reklama
Mësuesi/ja ndan klasën në dy grupe. Nxënësit lexojnë në dyshe artikullin dhe reklamën, evidentojnë veçori
të kryeartikullit dhe reklamës dhe shënojnë karakteristikat e tyre në organizuesin grafik (ditari dy-trepjesësh).

Grupi I

Veçoritë e artikullit Ilustrime nga teksti Struktura e artikullit

Materiali që trajton duhet të jetë në Dhuna në futboll dhe niveli i Titulli dhe nëntitulli
funksion të argumentimit të tezës përfaqësimit...
Titulli përmban tezën kryesore ...sikurse dhuna në fushat sportive apo problemi
stadiumet e ndryshme
Struktura Në aspektin sportiv, dhuna ndaj gjyqtarit Teza 1
është krejt e papranueshme
Pa dashur të fajësoj gjyqtarët nuk duhet Argumenti
të harrojmë që gjyqtari...
Nervozoi lojtarët dhe luajti me ndjenjat e Kundërshtimi i antitezës
tifozëve në stadium...
Aspekti i dytë është ai i protagonistëve, Teza 2
jo rrallëherë ka ndodhur si në rastin...
Kur një deputet dhunon një person që ka Argumenti
një farë statusi...
Përdorimi i regjistrit të duhur Nivelin e ulët të disa përfaqësuesve... Kundërshtimi i antitezës
gjuhësor
Tani kur ka ngelur diçka më shumë nga... Përfundime

Mësuesi/ja tërheq vëmendjen e nxënësve mbi aspekte gjuhësore të organizimit të artikullit.


Në shkrimin e artikujve përdoret kryesisht gjuha standarde.

Ndërtimi sintaksor i fjalisë bëhet në përputhje me çështjen që trajtohet. Përdoren fjali të thjeshta, kryesisht të
zgjeruara e të përbëra, me marrëdhënie bashkërenditëse e veçanërisht nënrenditëse, ku mbizotërojnë fjalitë
ftilluese (sqarojnë e saktësojnë), kohore (për të dhënë informacion për kohën kur ndodh ngjarja a me të cilën
lidhet çështja që trajtohet. Duke qenë se artikulli është një tekst argumentues, përdoren shumë fjalitë
shkakore e rrjedhimore.

Tregues për këtë është përdorimi i konektorëve: lidhëzave bashkërenditëse kundërshtore, shkakore, rrjedhi-
more, ftilluese, qëllimore etj.: përemrave lidhorë, që, i cili dhe i fjalëve lidhëse.
Përgjithësisht mungojnë figurat retorike, por në artikujt ku qëndrimi subjektiv është i dukshëm, si opinionet,
analizat etj., këto figura zënë vend të rëndësishëm, sepse kërkohet të ndikohet më shumë te lexuesi a
dëgjuesi.

Grupi II përqendrohet te teknikat e bindjes në një reklamë.


Gjuha e përdorur në reklama
Tipar përbërës/teknikat e bindjes Shembuj nga teksti

Përdorimi i përemrit “ti” ose i ligjërimit të Në reklamën tonë kemi përdorimin e batutave të shpejta,
drejtpërdrejtë, konfidencial: përdorimi i si ekstrakte të pastra nga lulet më të mira… rezultat efikas
ligjërimit kinematografik (batuta të shpejta) dhe i dukshëm/ slogan lule nga zemra e luleve
Manipulimi i përdoruesve përmes figurës, Në rastin e kësaj reklame kemi përdorimin e figurës së
gruas, burrit, fëmijës në përdorimin e vajzës së buzëqeshur/perceptohet portreti i vajzës së
produkteve të ndryshme që përdorin bukur, me një fytyrë të përsosur të lëmuar dhe të freskët,
me sy të mbyllur dhe në fytyrën e saj spikasin lëkura që
shkëlqen si pasojë e bukurisë dhe dhëmbët e bardhë. Në
analogji me këto tipare të bukurisë dhe freskisë kemi në
cep të syrit lulen me petale të gjata e delikate, si tregues i
të njëjtëve elemente të freskisë dhe bukurisë me fytyrën e
vajzës.

Mësuesi/ja u sugjeron nxënësve të vëzhgojnë modelet ndryshme të reklamave shoqërore.

Modele përgjigjesh
Teksti 1
Kjo është një reklamë shoqërore, ku reklamohet një linjë kombëtare e këshillimit për fëmijë për mbrojtjen e të
drejtave të fëmijëve. I drejtohet të gjithë shoqërisë dhe në mënyrë të veçantë u përgjigjet fëmijëve dhe të
rinjve sipas nevojave që ata kanë.
Mesazhi që ajo realizon është me anë të shenjës së telefonit dhe numrit të shkruar në të, që evidenton
pikërisht qëllimin për të cilin realizohet kjo reklamë. Ngjyra e përdorur, jeshilja, është ngjyra e ndihmës (e
filizave që rriten dhe janë të njomë e të brishtë) dhe unitetit të figurës së fëmijëve, që të realizuara në
reklamë përforcojnë qëllimin e organizatës, që është në fakt dhe dërguesi i reklamës.

Karakterizohet nga slogani: Kur një fëmijë telefonon, ne përgjigjemi gjithmonë. Një numër telefoni për të
gjithë fëmijët.

Reklama shfrytëzon shenjën e telefonit në funksion të realizimit të rrugëve të komunikimit, që pretendohet të


vendoset në rast nevoje dhe kjo theksohet edhe nëpërmjet sloganeve të shënuara në reklamë.
Ka një sërë figurash retorike të pranishme: si metafora, e cila realizohet nëpërmjet shenjës së telefonit dhe
numrit, dhe figurave të fëmijëve të kapur dorë për dore. Pikërisht shenja e telefonit, numri dhe fëmijët e kapur
dorë për dore, tërheqin vëmendjen e lexuesit, shikuesit në atë që ata promovojnë: ndihmën kundrejt
fëmijëve. Në pjesën e pasme të këtij promovimi jepen informacione mbi organizatën që ofron këtë shërbim,
grupet shoqërore që ajo u drejtohet dhe logot e simbolet që ata përdorin.

Teksti 2
Promovimi i vlerave dhe pasurive turistike të vendit tonë
Qëllimi i reklamës është një fushatë promovimi për vlerat turistike të Shqipërisë, e cila realizohet nëpërmjet
disa komponentëve.

Fotoja e parë pasqyron harmoninë e një familjeje që pushon në bregdetin shqiptar. Larmia e ngjyrave dhe të
objekteve që kanë në dorë pushuesit, simbolizon larminë e argëtimeve, një sërë vlerash kulturore dhe paqes
e qetësisë që të ofron riviera shqiptare. Sfondi i saj plotësohet me një lulëkuqe, me ngjyrat tradicionale të
simboleve të flamurit. Kuptohet që mes tyre ekziston ndjenja e dashurisë.
E njëjta harmoni dhe paqe ekziston edhe mes çiftit të dashuruar, të cilët gjejnë në brigjet e Shqipërisë veten
apo i riu, të cilit ky mjedis i larmishëm i ofron një sërë mundësish për zbavitje.
Në sfond paraqitet deti me pafundësinë e hapësirës, e cila mund të nënkuptohet si një pafundësi mundësish
për argëtim.
Ekzistojnë një sërë figurash retorike, si: metafora e familjes dhe e harmonisë që ekziston në brigjet e detit
shqiptar: lulëkuqja me ngjyrat e simboleve shqiptare: por njëkohësisht e krahasuar me dashurinë apo edhe
pamja e maleve dhe lumit mes tyre, që ofron misterin dhe kuriozitetit e rrugës për ta zbuluar.
E gjithë kjo plotësohet nga slogani: Albania a new mediterranian love!

Hapi III: Shkrim i lirë


Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të shkruajnë një kryeartikull dhe spotin publicitar të shkollës. (hedhin ide si
duhet të jetë ai)

Model përgjigjeje (kryeartikulli)


Çarmatosja botërore është e vetmja shpresë për paqe në botë
- A duhet të ketë luftëra në shek. XXI?

Është një çështje që gjithmonë e më shumë hap debate rreth e qark globit.
Luftërat e shumta të zhvilluara përgjatë historisë së njerëzimit, kanë sjellë gjithmonë e më shumë dëme
materiale dhe shpirtërore. Pavarësisht kësaj, ende nuk është kuptuar ose më saktë nuk ekziston vullneti i
mirë për t’i shmangur ato.

Por luftërat kanë pasur gjithmonë një njëjtin qëllim: mbisundim, pasurim, zotërim, lakmim etj. Kjo ka qenë
motoja e çdokujt, i cili ka hapur luftë ndaj më të dobëtit, më inferiorit, më të pazhvilluarit. Gjithsesi,
pavarësisht nëse lufta ka pasur një kauzë të drejtë ose jo, pavarësisht se ajo ka vënë shpeshherë në vend të
drejtat e mohuara, ajo asnjëherë nuk i ka realizuar këto pa sakrifica, pa të dëmtuar, pa humbur jetë. Sot, kur
zhvillimi njerëzor ka arritur kulmin, falë kapaciteteve mendore mund të gjenden me mijëra mënyra për të
zgjidhur konfliktet pa dëmtuar jetën.
Shtrohet me të drejtë pyetja: - A duhet të ketë luftë?!
Përgjigjja është e thjeshtë: Jo
Arsyeja është më se e kuptueshme: Në emër të asaj që është më e shtrenjta për këdo dhe kurdoherë, në
emër të jetës njerëzore.

Vlerësimi
Përgjatë kësaj ore mësimi, mësuesi/ja mund të bëjë një vlerësim të vazhdueshëm me gojë mbi përparimin e
nxënësve, me qëllim identifikimin e njohurive, interesave, aftësive apo shkathtësive që kanë fituar nxënësit
në lidhje me tematikën e trajtuar gjatë mësimit. Ky vlerësim mund të shoqërohet edhe me shënime specifike
për nivelet e të nxënit.

Detyrë shtëpie:
Shkruani një kryeartikull për gazetën e shkollës dhe një spot publicitar për të.
Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: XI

Tematika: Llojet e teksteve. Teksti argumentues Situata e të nxënit: Punë me tekstin

Tema mësimore: Ushtrime përmbledhëse (Teksti


argumentues)
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
2. Kompetenca e të menduarit.
3. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.
4. Kompetenca personale.
5. Kompetenca qytetare.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas Fjalë kyç:
temës mësimore. - tema,
Nxënësi/ja: - pyetësor,
- liston llojet e eseve argumentuese dhe tematikave - ese argumentuese,
që mund të trajtohen në një të tillë; - lloje temash.
- identifikon llojin e esesë argumentuese dhe problemin
e trajtuar;
- shkruan ese të llojeve të ndryshme për (tema të
ndryshme.
Burimet: teksti “Gjuha shqipe 11”, përvoja të nxënësve, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
modele esesh , e-libri. ndërkurrikulare:
• Identiteti kombëtar dhe njohja e kulturave.
• Të drejtat e njeriut.
• Vendimmarrja morale.
• Bashkëjetesa paqësore.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Diskutim i njohurive paraprake; diskutim i ideve; shkrim i drejtuar; të mësuarit ndërveprues; rishikim në
dyshe; punë me klasën; punë në dyshe

ZHVILLIMI I MËSIMIT

Hapi I: Diskutim i njohurive paraprake


Mësuesi/ja u drejton nxënësve pyetje rreth konceptit temë.
- Ç’është tema?
- Cilat janë llojet e temës dhe çfarë e përcakton atë?
- Nga ana gjuhësore nga se dallohet një temë?

Pasi diskutohet rreth pyetjeve të mësipërme, nxënësit testojnë veten me anë të pyetësorit të dhënë në tekst.
Në fund bëhet përmbledhja e rezultateve të pyetësorit, nga rezultatet e të cilit debatohet për disa minuta.

Hapi II: Shkrim i drejtuar


Nxënësit punojnë individualisht në tekst për t’u dhënë zgjidhje kërkesave të ushtrimeve 4, 5.
Hapi III: Rishikim në dyshe
Dëgjohen disa nxënës për zgjidhjet që kanë dhënë. Bëhen vlerësimet për punimet më të mira.

Vlerësimi
Përgjatë kësaj ore mësimi, mësuesi/ja mund të bëjë një vlerësim të vazhdueshëm me gojë mbi përparimin e
nxënësve, me qëllim identifikimin e njohurive, interesave, aftësive apo shkathtësive që kanë fituar nxënësit
në lidhje me tematikën e trajtuar gjatë mësimit. Ky vlerësim mund të shoqërohet edhe me shënime specifike
për nivelet e të nxënit.

Detyrë shtëpie. U kërkohet nxënësve të përgatitin gazetën e shkollës.


Parapërgatitje për punën me projekt.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: XI

Tematika: Përdorimi i drejtë i gjuhës


Situata e të nxënit: Punë me tekstin
Tema mësimore: Përemri pronor
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç
1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit;
2. Kompetenca e të menduarit;
3. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas Fjalë kyç:
temës mësimore. - përemër pronor,
Nxënësi/ja: - lakim,
- rikujton njohuritë e marra për përemrin pronor; - rasë,
- përcakton përdorimin e përemrave pronorë; - emërzim.
- shpjegon veçoritë gramatikore të përemrit pronorë;
- lakon përemrat pronorë duke përcaktuar dhe rasat e tyre;
- bën emërzimin e përemrave pronorë.
Burimet: teksti “Gjuha shqipe 11”, fisha të përgatitura, tabela të Lidhja me fushat e tjera ose me temat
shkruara, tekste të llojeve të ndryshme, materiale nga interneti ndërkurrikulare:
e biblioteka për prejardhjen e gjuhës shqipe. • Letërsi

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Diskutim, stuhi mendimesh; punë e pavarur; tabela INSERT; organizuesi grafik; punë e pavarur në grup

ZHVILLIMI I MËSIMIT

Hapi I: Diskutim
Kontrollohen e diskutohen detyrat e shtëpisë. Mësuesi/ja organizon mësimin me pyetje nga mësimi i kaluar,
për të nxitur diskutimin në klasë, duke pyetur për:
- Ç’janë përemrat dëftorë?
- Pse ato mund të shërbejnë si vetorë dhe si dëftorë?
- Si lakohen përemrat dëftorë?
- Ilustroni me shembuj.
Hapi II: Stuhi mendimesh
Mësuesi/ja shkruan në tabelë titullin e mësimit “Përemri pronor” dhe drejton pyetje:
-Ç’dini ju për përemrin pronor?

klasë fjalësh e ndryshueshme

tregon përkatësi ka kategorinë e numrit

ndaj një vete të caktuar Përemri pronor emërzohet

ka kategorinë gjinisë ka kategorinë rasës

lakohet ka kategorinë vetës

Përemrat pronorë tregojnë përkatësi ndaj një vete të caktuar. Kanë kategorinë e vetës, numrit, gjinisë dhe
rasës. Përemrat pronorë emërzohen. Ata përdoren kryesisht pas emrave ose me emra farefisnie.

Hapi III: Praktikë e pavarur, INSERT


Lexohet fragmenti i dhënë në tekst. Mësuesi/ja orienton nxënësit të ndalen te nënvizimi i përemrave pronorë
dhe të përcaktojnë veçoritë e tyre gramatikore.

Duke iu përgjigjur thirrjes së popullit tonë për të ndërtuar një shoqëri që respekton dinjitetin njerëzor dhe
afirmon krenarinë dhe synimet e qytetarëve të saj… Të përkushtuar ndaj mbrojtjes, promovimit dhe
respektimit të diversitetit të popullit tonë. Duke riafirmuar dëshirën për t’u integruar plotësisht në familjen
euroatlantike të demokracive. Krenarë që Kosova ka zhvilluar institucione funksionale, shumë etnike të
demokracisë që shprehin lirisht vullnetin e qytetarëve tanë. Duke rikujtuar vitet e negociatave të
sponsorizuara ndërkombëtarisht ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës mbi çështjen e statusit tonë të
ardhshëm politik.

Mësuesi/ja tërheq vëmendjen e nxënësve te njohuritë e rikujtuara deri tani. Për realizimin e dhënies së
njohurive, mësuesi/ja mbështetet te metoda “Tabela INSERT”. Mësuesi/ja u shpërndan nxënësve një listë me
pyetjet e mëposhtme:
- Çfarë tregojnë përemrat pronorë?
- Çfarë veçorish gramatikore ka ai?
- A lakohet ai?
- Si emërzohen përemrat pronorë?
-Jepni shembuj kur ato përdoren me emra farefisnie.

Ora vazhdon me plotësimin e tabelës së INSERT-it për njohuritë e marra nga informacioni i lexuar.
Vazhdohet me leximin e tekstit nga nxënësit dhe vendosja e shenjave. Nënvizimet e bëra nga nxënësit në
libër hidhen në tabelën e INSERT-it.

√ + - ?

Nënvizimet e bëra nga nxënësit në libër hidhen në tabelën e INSERT-it në formën e informacioneve të fituara.

Hapi IV: Organizuesi grafik


Mësuesi/ja vijon me shpjegimin e njohurive të reja duke përdorur metodën e organizuesit grafik, me qëllim që
nxënësit të argumentojnë njohuritë e reja për përemrin vetor.
klasë fjalësh shpreh raportin pronë-pronar
Përemri pronor

veta I tregon folësin lakohet si emri


veta II tregon bashkëbiseduesin
veta III tregon ato për të cilët bëhet fjalë

Vazhdon më tej shpjegimi i njohurive të reja për veçoritë e përemrit pronor, përdorimin e përemrave pronorë
të emërzuar vetëm në trajtë të shquar dhe drejtshkrimin e tyre.

Hapi V: Punë e pavarur në grup


Nxënësit punojnë në mënyrë të pavarur ushtrimet në f. 44-45.

Ushtrimi 1
Planeti ynë (rasa emërore) mbulohet nga 71% e sipërfaqes së tij (rasa gjinore) me ujë dhe është i vetmi
planet në të gjithë universin tonë (rasa kallëzore), që e ka këtë element të çmuar. Koha reale që i nevojitet
planetit tonë (rasa dhanore) për të kryer një rrotullim të plotë rreth boshtit të tij (rasa gjinore), është 23 orë 56
minuta dhe 4 sekonda. Toka jonë (rasa emërore) kishte një planet “binjak” me madhësinë e Marsit, që quhej
“Hyjnor” dhe ishte 60 gradë, qoftë para apo pas planetit tonë (dhanore). Por, para 4 533 miliardë vjetësh-
dritë, ky planet u përplas me Tokën tonë (kallëzore). Antarktida është rajoni më i ftohtë i planetit tonë (rasa
gjinore).

Ushtrimi 2
Prindërit dëshirojnë që e ardhmja e fëmijëve të tyre (nr. shumës, gj. mashkullore, rasa gjinore) të jetë e sigurt.
2. Dita ime (nr. njëjës, gj. femërore, rasa emërore) ikën shumë shpejt, sepse punët e mia (pronari njëjës,
prona shumës, gj. femërore, rasa emërore) të përditshme janë të shumta. 3. Gjëja më e mirë rreth shtëpisë
sime (nr. njëjës, gj. femërore, rasa rrjedhore) është kopshti i madh me pemë. 4. Pas një hezitimi të gjatë nga
ana jote (nr. njëjës, gj. femërore, rasa kallëzore), u gëzova që pranove ftesën tonë (prona njëjës, pronari
shumës, gj. femërore, rasa kallëzore). 5. Gjërat e mëdha i arrijnë ata njerëz që dinë t’i materializojnë idetë e
veta (nr. shumës, gj. femërore, rasa kallëzore). 6. Nuk kisha kohë të bisedoja gjatë me time (nr. njëjës, gj.
femërore, rasa kallëzore) motër. 7. Kjo ide e saj (nr. njëjës, gj. femërore, rasa gjinore) ishte interesante.

Ushtrimi 3
1. Kjo ide nuk është e saja (rasa gjinore), por e grupit të tyre. 2. E kishte konsideruar gjithnjë të tijën (rasa
kallëzore) këtë qoshe të fshehur të shtëpisë së tyre të madhe. 3. Juaja (rasa dhanore) është kjo shtëpi? 4.
Ky qytet është yni (rasa dhanore) dhe ne duam të jetë sa më i bukur. 5. Të tutë (rasa gjinore) janë librat që
ndodhen mbi tryezën time? 6. Ai kishte folur me të tijtë (rasa kallëzore), kurse ajo ende nuk u kishte thënë
asgjë të sajve (rasa dhanore). 7. Ajo, me të sajën (rasa kallëzore), i kishte bërë mirë të gjitha ushtrimet. 8.
Projekti i propozuar është imi (rasa dhanore). 9. Ne dolëm me tonat (rasa kallëzore). 10. Erdhi t’i merrte
pikturat se i ka të vetat (rasa gjinore).

Ushtrimi 4 (përemrat e nënvizuar janë të saktë).


a) Këto janë vitet e jetës sime. b) Këto janë vitet e jetës time.
a) U largua prej frikës tënde. b) U largua prej frikës sate.
a) I dha rëndësi kërkesës sonë. b) I dha rëndësi kërkesës tonë.
a) Kjo detyrë nuk është e juaja. b) Kjo detyrë nuk është juaja.
a) Qyteti jonë është i vjetër. b) Qyteti ynë është i vjetër.
a) Debati jot është i pakuptimtë. b) Debati yt është i pakuptimtë.
a) Emrat tanë ishin të fundit. b) Emrat tonë ishin të fundit.
a) Kjo është vajza e time motre. b) Kjo është vajza e sime motre.
a) Librat janë të mijtë. b) Librat janë të mitë.
a) Po rrinte para derës suaj. b) Po rrinte para derës tuaj.

Ushtrimi 5
1. Nuk kishin kaluar shumë ditë prej ditëlindjes sime.
2. Të gjithë ishin të prekur nga veprimi yt.
3. E kishim parë atë natë me sytë tanë.
4. Kjo shkollë është jona.
5. Kishim përhumbur në kujtimet tona.
6. Juaji është ky automjet?
7. I kishim harruar në shtëpi çelësat tanë.
8. Ky është qyteti ynë.
9. Suksesi erdhi falë përgatitjes suaj.
10. Kishin mbetur shumë të kënaqur prej pritjes sate.

Ushtrimi 6
1. Bisedova gjatë me miket e mija (mia) për idenë time. 2. Prindërit e saj ishin dakord, kurse të titë (tijtë)
ende nuk kishin marrë një vendim. 3. Nuk morëm shumë vlerësime pozitive për idenë t’onë (tonë). 4. U
përpoqa t’i qëndroj besnik idesë tuaj (suaj), por kam dhe disa ide të miat që dua t’i diskutojmë. 5. Këtë
dokument jepja shefes tënde (sate). 6. Ky është një libër që i kushtohet vendlindjes tonë (sonë) të dashur. 7.
Pyetjes tonë (sonë) nuk iu përgjigj askush. 8. Kjo shtëpi është e imja dhe jo jotja. 9. Sapo u afruan pranë
shtëpisë tënde (sate), ata u ndanë në heshtje. 10. Nuk ishte shumë larg prej shkollës tuaj (suaj).

Detyrë shtëpie:
Pasi bëhen vlerësimet për orën e mësimit, jepet si detyrë shtëpie “Kërkime”, f. 45.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: XI

Tematika: Llojet e teksteve. Teksti argumentues Situata e të nxënit: Lloje të ndryshme


esesh argumentuese
Tema mësimore: Eseja argumentuese

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:


1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
2. Kompetenca e të menduarit.
3. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.
4. Kompetenca personale.
5. Kompetenca qytetare.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës Fjalë kyç:
mësimore. - ese argumentuese
Nxënësi/ja: - teknika të shkruar,
- identifikon esenë argumentuese si lloj i tekstit argumentues; - tezë,
- përcakton elementë të strukturës së esesë argumentuese; - kundërtezë,
- shkruan argumente në favor të tezës që mbron; - argument.
- shkruan një ese argumentuese.
Burimet: teksti “Gjuha shqipe 11”, përvoja të nxënësve, modele Lidhja me fushat e tjera ose me
tekstesh argumentuese, e-libri. temat ndërkurrikulare:
• Letërsi, Arte, Gjuhë e huaj,
Histori, TIK.
• Identiteti kombëtar dhe njohja e
kulturave.
• Të drejtat e njeriut.
• Vendimmarrja morale.
• Bashkëjetesa paqësore.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Diskutim i njohurive paraprake; diskutim i ideve; mbajtja e strukturuar e shënimeve; ndërtim i shprehive
studimore; të mësuarit ndërveprues; punë me klasën; shkrimi i lirë; punë në dyshe.

ZHVILLIMI I MËSIMIT

Hapi I: Diskutim i njohurive paraprake


Mësuesi/ja e nis mësimin me leximin e detyrës së shtëpisë. Nxënësve u është kërkuar të shkruajnë një fjalim
politik duke supozuar se aspirojnë për deputet.
Lexohen disa nga detyrat , vëmendja përqendrohet tek elementë të fjalimit politik dhe më tej tek struktura e
tekstit argumentues.

Hapi II: Mbajtja e strukturuar e shënimeve, punë në grup


Në këtë fazë të mësimit vëmendja përqendrohet tek eseja argumentuese, teksti i dhënë në librin e nxënësit.
Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të lexojnë tekstin dhe të përcaktojnë pse është një ese argumentuese.
Është ese argumentuese sepse përcjell një opinion individual të mbështetur në argumente dhe fakte të
interpretuara nga një këndvështrim subjektiv.
Mësuesi/ja kërkon të analizojnë strukturën e një eseje argumentuese:
o Problemin
o Tezen
o Argumentet
o Antitezën
o Argumentet në favor të saj
o Përfundimet

Eseja: Inteligjent lind apo bëhesh


Problemi Inteligjent lind apo bëhesh?
Në të vërtetë kjo është një pyetje së cilës nuk mund t’i përgjigjesh duke
zgjedhur njërën apo tjetrën mundësi.
Teza Në fakt, inteligjent lind dhe bëhesh.
Argumentet Dhe kjo përzierje mes kulturës dhe kromozomeve mund të ndryshojë në bazë
të përvojave personale (si mjedisore, ashtu dhe gjenetike).
Antiteza Dihet se ka persona që kanë një talent të lindur më të theksuar se të tjerët
(sepse kjo i takon një lloj strukture të veçantë të qarkut të tyre cerebral).
Argumentet në favor të saj Fundja, e gjithë historia është e mbushur me njerëz gjenialë në çdo fushë, të
cilët shquhen për aftësitë e tyre të lindura dhe jo nga një edukim veçanërisht
i shkëlqyer (dihet se Ajnshtajni shkonte keq në mësime...). Kjo është e
vërtetë jo vetëm për inteligjencën, por për të gjithë larminë e talenteve të tjera
“brendashkruar” qarkut cerebral: muzikë, matematikë, gjuhë, pikturë etj
Rrëzimi i argumenteve në Ndërkohë dihet se askush nuk mund të merret me matematikë apo muzikë, të
favor të saj pikturojë
ose edhe të flasë, nëse nuk i ka mësuar këto gjëra në mjedisin ku jeton.
Përfundimet Mjedisi ka një rol shumë të rëndësishëm, sepse është në gjendje të zhvillojë
(ose jo) prirjet individuale nga zeroja, deri në pafundësi.

Mësuesi/ja ndan klasën në grupe, duke synuar praktikën e nxënësve në ndërtimin dhe shkrimin e
argumenteve dhe u kërkon të:
Grupi I - Shkruani disa argumente për të bindur prindërit tuaj t’ju regjistrojnë në një grup sportiv.
Grupi II - Shkruani disa argumente në favor të modës së tatuazheve dhe një tjetër kundër kësaj mode.
Grupi III - Shkruani dy argumente: njëri i përgjigjet pozitivisht e tjetri negativisht pyetjes: Është mirë të banosh
në qytet?
Grupi IV - Jepni argumentet pro dhe kundër për përdorimin e telefonit celular në shkollën fillore.

Grupet prezantojnë punën e tyre para shokëve dhe vlerësojnë mënyrën e ndërtimit të argumenteve.

Hapi III: Shkrim i lirë


Në këtë fazë të mësimit mësuesi/ja u kërkon nxënësve të punojnë të pavarur mbi temën e esesë “Pse më
pëlqen /nuk më pëlqen të lexoj?”
Lexohen disa nga argumentet e sjella nga nxënësit. Nëse koha për zhvillimin e esesë nuk është e mjaftueshme
nxënësit mund ta përfundojnë esenë në shtëpi.

Vlerësimi
Përgjatë kësaj ore mësimi, mësuesi/ja mund të bëjë një vlerësim të vazhdueshëm me gojë mbi përparimin e
nxënësve, me qëllim identifikimin e njohurive, interesave, aftësive apo shkathtësive që kanë fituar nxënësit
në lidhje me tematikën e trajtuar gjatë mësimit. Ky vlerësim mund të shoqërohet edhe me shënime specifike
për nivelet e të nxënit.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: XI


Tematika: Përdorimi i drejtë i gjuhës Situata e të nxënit: Punë me tekstin

Tema mësimore: Përemri i pacaktuar

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:


1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit;
2. Kompetenca e të menduarit;
3. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës Fjalë kyç:


mësimore. - përemri pacaktuar,
Nxënësi/ja: - lakim,
- forcon njohuritë për përemrat e pacaktuar; - rasë,
- shpjegon ndarjen e përemrave të pacaktuar sipas kuptimit; - drejtshkrim.
- lakon përemrat e pacaktuar;
- përdor si duhet në drejtshkrimin e tyre.
Burimet: teksti “Gjuha shqipe 11”, fisha të përgatitura, tabela të shkruara, Lidhja me fushat e
tekste të llojeve të ndryshme. tjera ose me temat
ndërkurrikulare:
• Letërsi

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Diskutim, dëgjim dhe mendim i drejtuar (DLTA), shqyrtim kategorizues, organizuesi grafik, punë e pavarur.

ZHVILLIMI I MËSIMIT
Hapi I: Diskutim
Kontrollohen e diskutohen detyrat e shtëpisë. Mësuesi/ja organizon mësimin me pyetje nga mësimi i kaluar,
për të nxitur diskutimin në klasë, duke ngritur pyetje si:
- Çfarë tregojnë përemrat pronorë?
- Ç’tregon veta e parë, e dytë dhe e tretë e përemrit?
- Si emërzohen përemrat pronorë?
- Ilustroni me shembuj për secilin rast të përmendur.

Hapi II: Dëgjim dhe mendim i drejtuar (DLTA)


Mësuesi/ja fillon mësimin duke prezantuar pjesën e tekstit, që do të lexohet dhe zgjedh njërin nga nxënësit
për të bërë të mundur leximin e pjesës së zgjedhur në krye të mësimit. Leximi bëhet i shtruar, me qëllim që
nxënësit të kenë mundësi të shkruajnë në fletore sa më shumë fjalë që i fiksohen. Mësuesi/ja kërkon që
nxënësit të mbajnë shënim për sa më shumë përemra të pacaktuar që dëgjojnë.

Hapi III: Shqyrtim kategorizues


Nëpërmjet teknikës së shqyrtimit kategorizues, mësuesi/ja do të synojë shqyrtimin e fjalëve të zgjedhura nga
nxënësit, duke realizuar një analizë të tyre. Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të shkruajnë në një tabelë,
veçoritë gramatikore që kanë fjalët e zgjedhura.
P.sh.:
- të gjithë - nuk ka kategori gramatikore;
- njëri-tjetrit - ka kategorinë e rasës etj.
Kështu veprohet për të gjithë fjalët që kanë zgjedhur nxënësit. e përqendrojmë vëmendjen e nxënësve në
përdorimin e përemrave të pacaktuar.
Japim përkufizimin e përemrit të pacaktuar:

Përemri i pacaktuar tregon frymorë a sende në mënyrë të pacaktuar ose sasi të tyre të pacaktuara.

Hapi IV: Organizuesi grafik


Mësuesi/ja vijon me shpjegimin e njohurive të reja duke përdorur metodën e organizuesit grafik, me qëllim që
nxënësit të shpjegojnë përemrat e pacaktuar.

Përemrat e pacaktuar sipas kuptimit

përemra që tregojnë përemra që tregojnë përemra të pacaktuar


ose përjashtojnë ose përjashtojnë që tregojnë frymorë dhe
vetëm frymorë në vetëm sende në sende në mënyrë të
mënyrë të pacaktuar mënyrë të pacaktuar pacaktuar
Hapi V: Punë e pavarur
Nxënësit punojnë në mënyrë të pavarur ushtrimet në f. 52.

Ushtrimi 1
Cenimi i paligjshëm ose shkatërrimi i pronës private e bën pronarin skllav të dikujt (rasa gjinore) tjetër dhe
i mohon atij lirinë. Ne besojmë në dinjitetin e individit, besojmë se çdo (rasa emërore) qenie njerëzore ka
të drejtë të jetojë e lirë, të besojë në atë që e motivon, jo sepse kështu i thotë ndokush (rasa emërore) apo
ndonjë (rasa emërore) qeveri, por sepse këto të drejta janë natyrore. A po ia drejton ndokujt (rasa dhanore)
këtë akuzë dyshja e njohur? Inkurajoni fëmijët tuaj të flasin me ju, nëse dikush (rasa emërore) u thotë apo
bën diçka në internet. Nëse janë kërcënuar nga ndokush (rasa emërore), lajmëroni policinë. A i bie në mend
dikujt (rasa dhanore) për këto vende? Gjithsekush (rasa emërore) ka mundësinë të gjykojë saktë. Ajo ka
lënë gjurmë te secili (rasa emërore) prej nesh. U kishte thënë vetëm disave (rasa dhanore) që do të kishte
një takim të rëndësishëm. Nuk ishin vetëm, sa kohë kishin shoku-shokun (rasa kallëzore) pranë. Kishin
kaluar vite që kur nuk ishin takuar me njëri-tjetrin (rasa kallëzore).

Ushtrimi 2
Kjo është një dhomë, ku secila (kategoria e rasës, gjinisë dhe e numrit) qoshe i është kushtuar librit. Pranoje
këshillën prej çdo (nuk ka kategori gramatikore) njeriu. Kush (kategoria e rasës) nuk qesh në jetë, është
plotësisht i fjetur. T’i imagjinosh faktet e tua është tjetër gjë (nuk ka kategori gramatikore). Liria disa (kategoria e
rasës) i ndihmon, të tjerët i dëmton. Mos ofendo askënd (nuk ka kategori gramatikore) në jetë! Ndonjëherë është
formë mbështetjeje të bisedosh me dikë (kategoria e rasës), edhe pse s’ke asgjë (nuk ka kategori gramatikore)
të përbashkët me të. Asgjë (nuk ka kategori gramatikore) nuk mund të dalë nga asgjëja. Ditë e humbur është
ajo ditë në të cilën s’kemi qeshur. Bota është veç një skenë e madhe, ku të gjithë (kategoria e rasës) njerëzit
kanë vendin e tyre.

Ushtrimi 3
Iu drejtua secilës prej vajzave pjesëmarrëse në atë aktivitet. I kishin ardhur falënderime të shumta prej të
gjithëve. Me këdo që e kishte biseduar, kishte qenë i së njëjtës mendje me të. Vendosi të mos ia thoshte
tjetërkujt këtë vendim tijin. Ndonjërit edhe mund t’ia kishte marrë mendja se situata do të ndryshonte.
Drejtoria kishte caktuar nga një çmim për secilin prej pjesëmarrësve. Vendosën të rrinin larg njëri-tjetrit për
disa muaj. Mos e bëj fjalë me tjetërkënd! Merrnin rregullisht informacione prej shoku-shokut. A jeni
informuar prej ndokujt?

Ushtrimi 4
Rasa Tjetër Kush Njëri-tjetri Të tjera Disa Sekush
E. tjetër kush njëri-tjetri të tjera disa sekush
Gj. i,e një tjetri i,e kujt i,e njëri-tjetrit i,e të tjerave i,e disave i,e sekujt
Dh. tjetrit kujt njëri-tjetrit të tjerave disave sekujt
K. tjetër kë njëri-tjetrin të tjera disa sekë
Rr. prej tjetrit prej kujt prej njëri-tjetrit prej të tjerave prej disave prej sekujt

Ushtrimi 5
Çfarëdo të thuash ti, mendoj se situata nuk ka qenë plotësisht kështu. Nuk i thanë kurrkujt për lajmin e
papritur, me frikën se ndokush do t’ua prishte këtë gëzim. Gjithsekush e di vetë se çfarë është më e
rëndësishme për të. Kjo ishte diçka e papritur për çdonjërin prej tyre. Nga njëri-tjetri ishin larguar të mërzitur
pa kurrfarë arsyeje. Secilës prej nxënëseve iu dha mundësia të shkruante për temën që i pëlqente. I tha
gjithkujt se do të nisej së shpejti, por pakkush e besoi. Asgjë nuk ishte më si më parë dhe se kushdo kishte
ikur në punën e vet. E di ndonjëri prej jush kur fillon koncerti? Shumëkush do ta pranonte me kënaqësi
ofertën.
Detyrë shtëpie:
Pasi bëhen vlerësimet për orën e mësimit, jepet si detyrë shtëpie “Kërkoni”, f. 52.
Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: XI
Tematika: Llojet e teksteve. Teksti argumentues Situata e të nxënit:
Modele esesh letrare nga Konica, Fishta etj.
Tema mësimore: Eseja letrare
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
2. Kompetenca e të menduarit.
3. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.
4. Kompetenca personale.
5. Kompetenca qytetare.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas Fjalë kyç:
temës mësimore. - ese letrare,
Nxënësi/ja: - karakteristika,
- identifikon esenë letrare; - analizë,
- dallon lloje të ndryshme esesh letrare; - strukturë e esesë.
- evidenton karakteristikat e esesë letrare;
- analizon strukturën e esesë letrare.
Burimet: teksti “Gjuha shqipe 11”, përvoja të nxënësve, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
modele esesh letrare, e-libri. ndërkurrikulare:
• Letërsi, Gjuhë e huaj, TIK, Arte
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Diskutim i njohurive paraprake; Di-Dua të di-Mësoj; diskutim i ideve; të mësuarit ndërveprues; ndërtim i
shprehive studimore; punë me klasën; punë në dyshe.

ZHVILLIMI I MËSIMIT
Hapi I: Diskutim i njohurive paraprake
Materiale shtesë

Ese: Argumentoni pozicionin e Plugut te vepra e Konicës “Katër përralla nga Zullulandi”
Gjatë gjithë tregimit Plugun e shohim në tri pozicione, fillimisht si të veçuar nga turma, së dyti, në
pozicionin e udhëheqësit dhe, së fundmi, si një hero të dështuar.
Konica na e prezanton Plugun nëpërmjet fjalisë: “Vetëm njëri rrinte mënjanë”, e cila e vendosur në
mjedisin festiv të Zulluve, demonstron se ai ishte ndryshe nga bashkatdhetarët e vet e nuk pajtohej
me sjelljen e tyre. Kur të gjithë gëzojnë, Plugu qe i vetmi të cilit i dhembte në shpirt, duke ditur
mendimin e botës së qytetëruar për ta. Dëgjonte i heshtur këngët qesharake të turmës, ndërkohë që
do të kish dashur të dëgjonte në vend të tyre diçka më madhështore e më të denjë për kombin e vet.
Këtu lind dhe kundërvënia e parë e Zulluve, të cilët e barazojnë këtë mungesë entuziazmi me
tradhtinë. Pikërisht në këtë moment Plugu merr përsipër t’i japë vetes një pozicion më të lartë, atë të
udhëheqësit. Duke qenë atdhetar e besnik i vendit të tij, ai e ndien për detyrë t’i drejtojë Zullutë drejt
rrugës së zhvillimit. I nxitur nga ideale të larta, ai pretendon të krijojë lëvizjen e vërtetë kombëtare,
ëndërron një Zulluland të lirë e të qytetëruar. Plugu udhëzon, ndërgjegjëson, kritikon, por këtë herë
reagimi i turmës është edhe më i egër. Së fundmi Plugu e kupton se kish dashur të bënte të
pamundurën “më hyjnë dyshime, kur mendoj se ne do të qytetërohemi ndonjë ditë”. Ai pranon me
keqardhje dështimin e misionit të tij dhe heq dorë nga ato ideale që deri në atë kohë ish përpjekur t’i
realizonte. Tashmë është Plugu ai që i braktis Zullutë, i tall, duke folur të njëjtën gjuhe me ta, por
vetëm në këtë moment bëhet i dëshiruar prej tyre.
Ese: Liria kombëtare, morale e individuale” (bazuar në poezinë e Mjedës, “Liria”)
Mjeda e koncepton lirinë në tri këndvështrime: liri kombëtare, morale e individuale, prandaj për
të edhe lufta çlirimtare e popullit shqiptar duhet të ishte e trefishtë. Vetëm në këtë mënyrë liria e
fituar do të mund të quhej e plotë. Liria kombëtare për poetin është një interes madhor, një
nevojë e unifikuar e të gjithë kombit, e të gjithë vendit. Kjo është arsyeja që thirrjen kryesore ai
ua drejton shqiptarëve për t’u çliruar nga pushtuesit, nga pesha e rëndë e robërisë që po
shuante zërin e kombit. Këtë e realizon duke vënë në dukje me tone revoltuese gjendjen
aktuale: “Na hekra kemi, na terr e mjegull, na pa emen kërkund, pa atdhe, na jemi shërbëtorët e
të huajve në vendet tona”. Kur flet për liri individuale, Mjeda nuk përdor më unifikimin e natyrës,
popullit, gjithë hapësirës shqiptare, por i drejtohet çdo individi në veçanti, për vetjake për diçka
më madhore, si liria, pasi në kushtet e mjerimit të përgjithshëm askush nuk mund të sigurojë një
të ardhme të ndryshme, më të mirë për veten. Në këtë moment Mjeda bën paralelizëm me luftën
e popullit amerikan, që arriti fitoren në saje të bashkimit e organizimit. Në mënyrë të ngjashme ai
fton çdo shqiptar të lërë parmendën e të rrokë pushkët. Liria morale shihet e lidhur me përjetimet
emocionale, me botën e brendshme të individit. Në kushtet e mungesës së saj, në jetën e
shqiptarit kishte veç vaj e gjëma ankimi, që nuk i lejonin t’u gëzoheshin kënaqësive të jetës.
Përsëri Mjeda e shfrytëzon këtë për t’i nxitur shqiptarët të luftojnë, sepse vetëm liria do të
mundësonte që edhe në këto troje të ndiheshin këngë të patravaja. Me këtë zbërthim e trajtim të
detajuar që i bën lirisë si term e si nevojë e përgjithshme, Mjeda ndihmon në ndërgjegjësimin e
shqiptarëve për rëndësinë e saj. Ai shpreh ëndrrat e tij për një liri të plotë të kombit, duke e
konfirmuar kështu veten si patriot e mbrojtës i demokracisë.

Mësuesi/ja e nis mësimin duke u shpërndarë dy tekste për të lexuar (dy modele esesh mund të përdoren
esetë e sugjeruara te materiale mësimore ose të tjera që mund të ketë vetë mësuesi/ja)
Drejton pyetje të tilla si:
- Ç’lloj tekstesh janë?
- Ç’lloj eseje?
- Pse janë ese?
- Si janë të organizuara?
- Cila është tema që trajtojnë?
- Si e trajtojnë temën?
- Cili është mesazhi i esesë?
- Cila është struktura e esesë?

Model përgjigjeje
Tekstet janë ese argumentuese. Janë ese, sepse shprehin një opinion individual për një temë të
caktuar të mbështetur në fakte (që është vepra letrare). Janë të organizuara në paragrafë. Tema që
trajtojnë lidhet me një komentë të një vepre të veçantë (vepra e Konicës” katër përralla nga
Zullulandi” dhe poezia e Mjedës “Liria”). E trajton temën duke sjellë argumente të caktuara në lidhje
me të. Mesazhi lidhet me opinionin e tij individual në lidhje me qëndrimin e personazhit (Plugut) në
vepër (fragment), në eseën e dytë mesazhi është opinioni individual rreth menyrës si e koncepton
“Lirinë” autori i poezisë. Eseja ka një strukturë organike hyrje, zhvillim, mbyllje.
Hapi II: Di-Dua të di-Mësoj
Nxënësit lexojnë në dyshe esenë e dhënë në tekst dhe evidentojnë disa nga tiparet e sipërpërmendura. Por
njëkohësisht do të zbulojnë edhe elemente të reja të saj.
Ndërtojnë tabelën DDM.
Di Dua të di Mësova
Eseja shpreh opinionin Cilat janë llojet e esesë? Llojet e esesë: letrare, filozofike, historike,
individual mbi një çështje sociale etj
të caktuar.
Jep argument të A kemi vetëm argumentim Në bazë mbizotërimit të vlerësimeve dhe
mbështetur në një fakt. në ese, apo mund të kemi të argumenteve e opinioneve që sillen në një ese
përzier një sërë elementesh i klasifikojmë në: përshkruese, shpjeguese,
në të? argumentuese dhe vlerësuese. Shpesh brenda
një eseje gjenden të gërshetuara me njëra-
tjetrën të gjitha llojet e eseve.
Çfarë trajton eseja letrare? Eseja letrare trajton tema që lidhen kryesisht
me letërsinë si p.sh.: një periudhë letrare /
shkrimtarë të kësaj periudhe, një komente
për një pjesë vepre të veçantë, një problem
të caktuar estetik, një model krahasimi mes
veprave/shkrimtarëve/ apo periudhave. Një
trajtim stilesh apo figurash.
Organizohet në paragrafë Cila është tema që trajton Tema flet për një njeri të letrave shqipe dhe
eseja në fjalë? veprën e tij. (Gjergj Fishtën)
Ka strukturë hyrje zhvillim A ka një synim të caktuar Eseja ka gjithmonë synim. Synimi i autorit
mbyllje eseja? në esenë e tekstit është të vërë në dukje
Nëse po cili është synimi I mesazhin kombëtar të veprës.
esesë në tekst?
Cilët janë opinionet e Autori e shpreh opinionin e tij që në titull. E
shprehura në ese nga autori quan Fishtën Homer të Shqipërisë. Heq
i saj? paralele mes rëndësisë së tij kulturën
shqiptare dhe rëndësisë që pati Homeri
në kulturën antike greke. Edhe veprat e
dy autorëve janë epose kombëtare me një
shprehësi të pasur gjuhësore
Mund të trajtojë temë të A arrin eseja në një Po në fund eseja gjithmonë arrin në një
ndryshme përfundim? përfundim të caktuar. Në esenë e tekstit autori
vë theksin në rëndësinë e rikthimit të veprës së
Fishtës pas një mungese të gjatë në letërsinë
shqipe.

Lloji i esesë Ese përshkruese dhe vlerësuese


Fusha që trajton eseja Një periudhë letrare/shkrimtarë të kësaj periudhe
Tema e esesë Tema bën fjalë për letërsinë e vërtetë të shek. XX dhe autorët e saj më në zë.
Struktura

hyrje- Në shek. XX kemi disa vepra... që mund të cilësohen letërsi e


zhvillim- vërtetë... Në katër paragrafë shtjellohet përmbajtja e esesë
mbyllje- Paragrafi i fundit është mbyllja
Çdo paragraf trajton një nga figurat dhe veprat kryesore që, sipas autorit,
përbëjnë letërsinë e vërtetë:
Eseja organizohet - Gjergj Fishta - Lahuta e Malcis
në paragrafë - A. Z. Çajupi - Baba Tomori
- Filip Shiroka dhe brezi më i ri: Ernest Koliqi, Vinçens Prenushi, Spiro Dine
- Shkrimtari më modern - F. S. Noli
Paragrafi i fundit lë të hapur kontributin e vetë autorit.
Faktet Zhvillimi i letërsisë shqipe në shek. XX. Autorët dhe veprat që përmenden

Hapi III: Shkrim i lirë


Diskutim i lirë mbi këto çështje.
Nxënësit në dyshe përcaktojnë cilat lloje vlerësimesh mbizotërojnë në esenë e mësipërme: argumentuese,
përshkruese, shpjeguese apo vlerësuese.

Model përgjigjeje

Që në fjalinë e parë kemi të bëjmë me një argument:


Fishta është poet kombëtar, pse ka kënduar atdheun…. Po Fishta është poet kombëtar edhe pse
ka kënduar vlerat…
Argumenton duke u mbështetur në fakte edhe për personazhet që përbëjnë veprat e tij:
personazhet në veprat e tij, posaçërisht në “Lahutën e Malcis”...
Argumenton se cili është shërbimi që i bëhet kulturës shqiptare me rikthimin e vlerave të veprës
së tij…

Vlerësimi
Përgjatë kësaj ore mësimi, mësuesi/ja mund të bëjë një vlerësim të vazhdueshëm me gojë mbi përparimin e
nxënësve, me qëllim identifikimin e njohurive, interesave, aftësive apo shkathtësive që kanë fituar nxënësit
në lidhje me tematikën e trajtuar gjatë mësimit. Ky vlerësim mund të shoqërohet edhe me shënime specifike
për nivelet e të nxënit.

Detyrë shtëpie:
a) Ushtrimi 8, faqe 55.
b) Sillni në klasë lloje të ndryshme esesh letrare.
Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: XI

Tematika: Përdorimi i drejtë i gjuhës Situata e të nxënit: Punë me


tekstin
Tema mësimore: Thonjëzat, kllapat shumëpikëshi
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç
1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
2. Kompetenca e të menduarit.
3. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës Fjalë kyç:


mësimore. - rregulla,
Nxënësi/ja: - thonjëza,
- jep rregullat për përdorimin e shenjave të pikësimit; - kllapa.
- përcakton përdorimin e thonjëzave, kllapave dhe shumëpikëshit;
- përdor si duhet shenjat e pikësimit.
Burimet: teksti “Gjuha shqipe 11”, fjalorë, tekste të shkëputura nga Lidhja me fushat e tjera ose
literatura të ndryshme. me temat ndërkurrikulare:
• Letërsi
• Arte
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Diskutim; diskutim me pyetje; diskutim përmes shqyrtimit të përbashkët; Di-Dua të di-Mësoj, punë e pavarur.

ZHVILLIMI I MËSIMIT
Hapi I: Diskutim
Kontrollohen e diskutohen detyrat e shtëpisë. Mblidhen disa fletore të nxënësve të niveleve të ndryshme për
t’u korrigjuar dhe për t’u vlerësuar me notë brenda orës së mësimit.

Hapi II: Diskutim me pyetje


Mësuesi/ja organizon mësimin me pyetje të ndryshme rreth mësimit paraprak, duke aktivizuar nxënësit në
orën e mësimit, por njëkohësisht duke drejtuar dhe diskutimin (pyetje të mundshme)
-Ç’janë përemrat e pacaktuar?
-Cilët nga përemrat e pacaktuar kanë kategori të caktuara gramatikore?
-Lakoni disa nga përemrat e pacaktuar.
-Përmendni rregulla për drejtshkrimin e përemrave të pacaktuar.

Hapi III: Diskutim përmes shqyrtimit të përbashkët


(Kjo metodë ka si qëllim nxitjen e nxënësve që të diskutojnë për një përmbajtje të mësuar. Organizohet nën
udhëheqjen dhe drejtimin e mësuesit/es. Mësuesi/ja shkruan një pjesë ose skemë në dërrasën e zezë dhe
ftohen nxënësit të shkruajnë një përgjigje për pyetjen që drejton mësuesi/ja. Qëllimi është angazhimi i
nxënësve në diskutim).
Shkruhen fjalitë e mëposhtme në dërrasën e zezë.
“Në qytetin tonë asht një lagje... e n’atë lagje asht një kishë. Mbrenda në kishë asht një lyps,
në të cilin jeton një dëshirë, me jetue...”
“Askush s’e njef Lulin, as shokët e tij që përpara tij lozin, nuk e njofin. Ma mirë me thanë se
e njofin, ... por ata lozin për hesap të vet, e Luli i shikon për hesap të vet.
Sot gjithkush ka punët dhe telashet e veta, ashtu edhe fëmijët, ashtu edhe Luli...”
U drejtohen pyetje nxënësve:
- Nënvizoni në fjalitë e dhëna thonjëzat, kllapat e shumëpikëshin dhe shprehni mendimin tuaj pse janë
përdorur. Ftohen nxënësit që të japin përgjigjet e tyre, duke u udhëhequr nga mësuesi/ja, që shpjegon
përdorimin e shenjave të pikësimit dhe rregullat për përdorimin e thonjëzave, kllapave dhe shumëpikëshit.

Hapi IV: Di-Dua të di-Mësoj


Shkruhet në dërrasë tema e mësimit “Thonjëzat, kllapat, shumëpikëshi”. Tabela ndahet në tri pjesë dhe
punohet në të. Nxënësit orientohen nga mësuesi/ja duke shënuar informacionet e njohura në pjesën e parë
të tabelës. Në pjesën e dytë të saj vendosin informacionet që kërkojnë të dinë. Në pjesën e fundit të tabelës
mësuesi/ja ndihmon në shpjegimin e njohurive që do të japë.

DI DUA TË DI MËSOJ
Njoh shenjat e pikësimit, Përdorimin e këtyre Qëllimi i përdorimit të shenjave të pikësimit është
ndërmjet tyre thonjëzat, kllapat, shenjave pikësimi. dallimi në fjali i njësive të veçuara.
shumëpikëshin.
Njoh thonjëzat si shenja Kur përdoren -fjalët përmendëse në ligjëratën e drejtë;
pikësimi. thonjëzat në fjali? - citatet;
- titujt e librave, gazetave etj.
-emërtimet e bulevardeve, shesheve etj.
-titujt, urdhrat, medaljet;
- markat e veshjeve, të pijeve, të makinave etj.
- fjalët me ngjyresa ironie;
- përdorimin e posaçëm të një fjale a grupi fjalësh
brenda një teksti;
- përkthimin a shpjegimin e një fjale të huaj;
Njoh kllapat si shenja pikësimi. Kur përdoren kllapat Kllapat ( ), [ ] përdoren për të veçuar fjalë a fjali
në fjali? që shtohen në një tekst për të shprehur vërejtje
a sqarime plotësuese. Ato përdoren kur presjet
ose vizat nuk do të mjaftonin, sepse koncepti
i shprehur brenda kllapave, dallohet qartë nga
pjesa tjetër e fjalisë.
Njoh shumëpikëshin si shenjë Kur përdoret -vihet pas një fjale me ngarkesë të veçantë
pikësimi. shumëpikëshi në emocionale;
fjali? - për të shprehur pushime të gjata në një të folur;
- pas një numërimi që nuk jepet deri në fund;
- në rastet e shkurtimit të datave ose të fjalëve
që mund të mos na kujtohen.

Hapi V: Punë e pavarur. Diskutim


Në fazën e fundit mësuesi/ja përmbledh njohuritë e marra në këtë orë mësimi. Punohen ushtrimet e dhëna
në libër, duke përdorur dhe shpjegimet e dhëna në hapin III dhe IV. Përdoret metoda e diskutimit për dhënien
e zgjidhjeve të sakta.

Ushtrimi 1
Më 1269, Karli Anzhuin (Charles d’Anjou, 1226-1285 – dallon datëlindje) zbarkoi në Vlorë dhe tre vjet më
vonë e shpalli veten “Rex Albaniae - titull” (mbret i Shqipërisë - saktësim). (R. Elsie emër i përveçëm)
- “…-ndërprerje e ligjërimit- mendojmë se është njëra nga nyjat letrare, përmes së cilës mund të kuptohet
marrëdhënia që Migjeni vendos të ketë me Pushtetin: përballja e dy entiteteve: malësorit, pra subjektit politik,
pushtetit anonim (mali - saktësim) dhe midis tyre mjetin politik përmes së cilit ky subjekt kërkon “të grushtoje
– fjalë me ngjyresë” pushtetin: ligjërimin.” (E. Ago – emër i përveçëm)
- [...-citim jo i plotë] në kreun e fonetikës do të shohim se tingujt [a] e gjatë dhe [a] e shkurtër në shqipen
realizojnë fonemën /a/. (R. Memushaj - emër i përveçëm)
- Ai vëren që vepra letrare është thelbësisht paradoksale, sepse “është njëkohësisht shenjë e një historie
dhe rezistencë e kësaj historie -citat”. (S. Hamiti – emër i përveçëm)
- “Koha e dritave- titull” (“Le siecle des lumieres-përkthim”) e Voskopojës, në rastin e një heshtjeje të
mëtejshme, rrezikon të mbetet si një “outside phenomenon -përkthim”, pa ndonjë lidhje kulturore dhe
historike me mjedisin ku u zhvillua. “Memoire du Monde-titull”. (Sh. Sinani- emër i përveçëm -).
- Analiza e teksteve nënkupton ngjalljen e tyre dhe, siç e dimë, Hamiti arriti “t’i ngjallë – fjalë me ngjyrim”
shumë autorë, të cilët historianët e tjerë të letërsisë i panë apo i pandehën si të vdekur. (N. Krasniqi - emër i
përveçëm).

Ushtrimi 2
Kjo është një levë që shërben për të mbrojtur shoferët nga të verbuarit “natën” nga dritat e automjeteve që
gjenden prapa tyre.
- Si mund të bësh pyetjen “pse në këtë pallat”?
- A mund të dihet “pseja” e gjërave këtu?
- Dy-tri herë iu duk se dëgjoi fjalët “shtetrrethim”, “I pe mbrëmë rojat”, “Por ai iku më tutje”.
- Për një grimë Besianit iu duk se Dana e shqiptoi fjalën “i zbehtë” në një mënyrë të tillë, sikur të thoshte “i
bukur”, por e hoqi mendjen sakaq që andej.

Ushtrimi 3
a. I dukej se lumi dhe liqeni nuk bashkoheshin kurrë; duke i ndjekur me sy nga një pikë në hyrje të Shkodrës,
mendonte me vete: “Ky është uji i lumit, ky tjetri duket që është ujë liqeni.”
b. I dukej se lumi dhe liqeni nuk bashkoheshin kurrë; duke i ndjekur me sy nga një pikë në hyrje të Shkodrës,
mendonte me vete: ky është uji i lumit, ky tjetri duket që është ujë liqeni.
a. Disa nga tiparet gjuhësore te Kristoforidhi vazhdojnë ende “të flenë” e të ruhen në këtë të folme.
b. Disa nga tiparet gjuhësore te Kristoforidhi vazhdojnë ende të flenë e të ruhen në këtë të folme.
a. Dëshmia e parë na vjen në mënyrë tërthortë nga një fjali në latinisht: “Dëgjova një zë që thërriste në male
në gjuhën shqipe” (Audivi unam vocem clamantem in monte in lingua albanesca).
b. Dëshmia e parë na vjen në mënyrë tërthortë nga një fjali në latinisht: Dëgjova një zë që thërriste në male
në gjuhën shqipe; Audivi unam vocem clamantem in monte in lingua albanesca
a. … për të vijuar më tej me monumentin e parë të shqipes së shkruar nga Gjon Buzuku (1555), me veprën
e Matrëngës (1560-1616), të Pjetër Budit (1566-1623), për të vijuar me Frang Bardhin (1606-1643) e deri te
vepra e Bogdanit, proza e të cilit mishëron shkallën më të lartë të përpunimit.
b. […] për të vijuar më tej me monumentin e parë të shqipes së shkruar nga Gjon Buzuku, 1555, veprën e
Matrëngës, 1560-1616, të Pjetër Budit 1566-1623, për të vijuar me Frang Bardhin 1606-1643 e deri te vepra
e Bogdanit, proza e të cilit mishëron shkallën më të lartë të përpunimit.

Ushtrimi 4
Libri i parë u botua në vitin 1555. - … për t’u botuar në vitin 1555.
E ngatërroj gjithmonë emrin Demastiona. - E ngatërroj një herë, dy herë… emrin Demastiona.
Së largu vinte oshtima e zërit të saj: “Kthehu në shtëpi… Kthehu!”
Nuk e kam ende të qartë se cili është më i zoti, ti apo ….
Çdo gjë është e lirë këtu te ne, apo …. gaboj.
S’e kuptoj se si i mëson kaq shpejt gjuhët e huaja: anglisht, italisht, gjermanisht, frëngjisht….
Ushtrimi 5
Aspak… Mor njeri, pse çon dëm fjalët.
Mos qeshin me mua! Dreq o punë…
Të fala shumë… Qofsh me shëndet!
Mendoj se vërtet është… kumbues.
Këto gjëra janë të larta, të thella… ti s’i kupton dot … unë kam gjithë jetën që merrem.
Ky, pra, frymëzimi,… ajër është,… ç’është.

Detyrë shtëpie
Pasi bën vlerësimet për nxënësit, mësuesi/ja jep detyrën e shtëpisë: Kërkoni, f. 60.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: XI


Tematika: Llojet e teksteve. Teksti argumentues Situata e të nxënit: Modele esesh historike:
a. për dukuri historike;
Tema mësimore: Eseja historike
b. simbol historik;
c. ngjarje në kohë të ndryshme.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:


1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
2. Kompetenca e të menduarit.
3. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.
4. Kompetenca personale.
5. Kompetenca qytetare.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës Fjalë kyç:
mësimore. - ese historike,
Nxënësi/ja: - karakteristika,
- identifikon esenë historike dhe evidenton tematikat e saj; - strukturë,
- analizon elementet përbërës të esesë historike në aspektin - temë historike.
strukturor dhe gjuhësor;
- dallon esenë historike nga shkrimi historik;
- shkruan një ese historike mbi një temë të zgjedhur prej tij.

Burimet: teksti “Gjuha shqipe 11”, përvoja të nxënësve, modele esesh Lidhja me fushat e tjera ose
historike, e-libri. me temat ndërkurrikulare:
• Letërsi, Gjuhë e huaj, TIK,
Arte
• Identiteti kombëtar dhe
njohja e kulturave.
• Të drejtat e njeriut.
• Bashkëjetesa paqësore.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Diskutim i njohurive paraprake; mbajtja e strukturuar e shënimeve; të mësuarit ndërveprues; shkrimi i lirë;
ndërtim i shprehive studimore; punë në dyshe dhe me klasën.
ZHVILLIMI I MËSIMIT

Materiale shtesë

Ese historike (Dukuri historike)


Shqiptarët, banorët më të hershëm të Adriatikut (Prof. dr. Dh. Pilika)
Sipas autorëve të lashtë, Adriatiku në fillim quhej “Deti i Kronosit dhe i Reas”, me pas “Gjiri
Jonian”, me një emërtim të trefishtë, të lidhur me traditat parahelenike, pellazgjike. Jo fort larg
nga brigjet e Adriatikut, më 1875 u zbulua Dodona, kryeqendra shpirtërore, politike dhe kulturore
e pellazgëve, orakulli paragrek i së cilës ka qenë më i lashti dhe më i njohuri në Ballkan e në
Europë. Disa qindra dijetarë, klasikë e modernë, shpesh me emër ndërkombëtar, janë marrë me
këtë popull. Rrjedhimisht, ata kanë nxjerrë argumente autentike të pashtershme sidomos pas
sjelljes në Luvër të gjetjeve arkeologjike të Dodonës dhe daljes më 1878 në Paris të dy vëllimeve
të Konstandin Karapanos, “Dodona dhe rrënojat e saj”. ... Si rrjedhim, me vërtetimin mbi baza
rreptësisht shkencore të autoktonisë së pellazgëve kundrejt ardhësve të rinj, helenëve, cili ka
qenë zhvillimi i tyre i mëtejshëm në brigjet e Adriatikut? Kjo kumtesë bën një përpjekje për t’iu
përgjigjur shkurt kësaj pyetjeje, të parë nga këndvështrimi i popullit shqiptar, pjesëtar i familjes
adriatike. Sipas humanistëve ... e po ashtu më vonë dhe shumë të tjerëve, vazhdimësia e
shqiptarëve shkon në vijë të drejtë tek Aleksandri dhe Pirroja, mbretër të Epirit, trashëgimtarë të
Dodonës “ab antiquo”. Ky pohim mbështetet gjerësisht nga humanistët tanë Marin Barleti, Frank
Bardhi, Pjetër Bogdani, si dhe nga mijëra dëshmi “in loco”, të shkruara dhe gojore. Më 1882 u
gjet në Arkivin e Napolit dhe u botua një letër e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut (1405-1468), që
më 31 tetor 1406
ia dërgonte princit të Tarenit Xhovani-Antonio Orsinit, duke thënë se, po t’u besojmë kronikave
tona kombëtare, ato na tregojnë se sovranët epirotë e molosë, Aleksandri dhe Pirroja, kanë qenë
stërgjyshët e shqiptarëve: këta dy dinastë u shquan me ekspeditat e njohura që ndërmorën përtej
Adriatikut. vula zyrtare dhe e fshehtë e Skënderbeut, që u bë e njohur më 1962, ka emblema
tërësisht dodonase: përkrenarja e tij, që ruhet në Vjenë, është e njëjtë me helmetën e Pirros, të
përshkruar prej Plutarkut: për më tepër, në drurin gjenealogjik të pasardhësve të tij, jo rastësisht
janë shquar Pirroja I, Kastrioti-Skënderbe, si dhe Pirroja II Kastrioti-Skënderbe. Si përfundim,
duhet të saktësojmë se vija: Aleksandri dhe Pirroja i Epirit–shqiptarët e sotëm, deri më sot, nuk
është kundërshtuar nga asnjë dokument historik i vlefshëm.
Një repertor mjaft i pasur greko-romak, që asnjëherë nuk është hedhur poshtë, vërteton se
Aleksandri dhe Pirroja, si molosë, ishin acidë, pasardhës të drejtpërdrejtë të Eakut, gjyshit të
Akilit, i cili që nga Homeri është vlerësuar si mishërimi i vetë prototipit të pellazgut.
Përfundimisht,
origjina pellazgjike e kombit shqiptar, të pandarë prej Adriatikut, është provuar në mënyrë të
padyshimtë... nëpërmjet. mijëra të dhënave ndërdisiplinore, zakonisht të pabotuara, vendore, që
u përkasin fushave të mëposhtme... Afër rivierës sonë, në jug të Buthrotit të lashtë,. gjendet
shpella paleolike e Kreshmoit, në të cilën janë gjetur më 1933 “ankorat e argjirit”, një “specialitet”
gjithëmesdhetar ekskluziv i pellazgëve, të quajtur prej kohësh zotër të deteve. Një legjende
provinciale, e transmetuar brez pas brezi dhe e shtypur më 1875, e sjell lindjen e Zeusit pellazgjik
të Dodonës, që është himnizuar nga “Iliada”, pikërisht te stanet e atit të tij, Kronosit, në rrethinat e
qytetit të Anhiazmit ose të Onhezmit, që është emri i babait të Eneut, Ankizit, i cili me sa duket
është varrosur këtu (sot Saranda, kryeqendra detare e jona në jug).
... Tërësia e këtyre atributeve të posaçme, domethënë shqiponja, dushku, rrufeja, demi, shumë
më tepër se kudo gjetkë, gjenden me bollëk në bregdetin tonë Adriatik, si dhe në brendatokë,
deri përtej kufijve të Dalmacisë, të Peonisë dhe Dardanisë, (Kosova e sotme). Në krahinën e fundit
kohët e fundit janë vënë re pesëdhjetë mbishkrime “zeusiane”, tashmë të botuara, shfaqje të tjera të
panumërta të trashëgimisë kulturore dhe të teogonisë pellazgjike. Duke mbajtur parasysh lashtësinë
dhe vazhdimësinë kaq të qartë e të pandërprerë, studiuesi i shquar i mesjetës, Alen Dyseljë, ka
thënë më 1981: “Historia na mëson se lidhur me Kosovën, serbët janë pushtues të ardhur mjaft
vonë”...
(Kumtesë e paraqitur në Kolokiumin ndërkombëtar “E kaluara dhe e ardhmja e Hapësirës Adriatike”,
organizuar në Paris më 29 e 30 nëntor 1994). Përkthyer nga frëngjishtja nga prof.dr. Xhevat Lloshi.

Ngjarje historike

Kongresi i Manastirit dhe alfabeti i shqipes (Prof. dr. Tomor OSMANI)


Kongresi i Manastirit zgjidhi përfundimisht problemin e alfabetit të përbashkët të shqipes. Qe një
rrugë jo e lehtë për të ardhur në ditën fatlume, në nëntorin 1908, 100 vjet më parë, kur u mblodh në
Manastir ky kuvend me vlera të veçanta kombëtare, historike dhe kulturore. Ishte vullneti, dëshira,
pasioni dhe, mbi të gjitha, patriotizmi i shqiptarëve që për afro 3 shekuj e gjysmë luftuan ...me dallgë
të fuqishme që donin të pengonin zgjidhjen e problemit të alfabetit të njësuar të gjuhës shqipe.
... Do të prijnë në këtë rrugë të vështirë lajmëtarët e parë: Buzuku e Budi, Bardhi e Bogdani që, pa
asnjë mëdyshje, secili ka meritën e vet në këtë fushë... Kaluan vite e vite. Patriotët shqiptarë nuk
ndenjën duarlidhur, ata përkthenin ndonjë vepër, kryesisht fetare, duke zbatuar për shqipen, në më
të shumtën alfabetin latin. Por, ... në vazhdim të viteve, në shkrimin e shqipes do të përdoreshin
edhe alfabete të tjera. Në muajt e parë të vitit 1879, një komision i kryesuar nga 29-vjeçari Sami
Frashëri,
... filloi punën për zgjidhjen përfundimtare të alfabetit të përbashkët të shqipes. Komisioni e kishte
përgatitjen e domosdoshme për t’u marrë me zgjidhjen e problemit të alfabetit të përbashkët të
shqipes. Të gjithë anëtarët kanë qenë hartues alfabetesh, nëse pranojmë se alfabeti i Stambollit
është i Samiut.
...Ky alfabet nuk arriti të bëhej alfabeti kombëtar i shqipes, ndonëse për rreth dy dekada mbizotëroi
në botimet shqipe, por pas pak kohe filloi tatëpjetën e tij. Megjithatë, ai pati disa vlera, të cilat u
pasqyruan në zgjidhjen që bëri Kongresi i Manastirit, më 1908. Fundi i shek. XIX kishte elektrizuar të
gjitha forcat intelektuale për ta zgjidhur këtë problem, megjithatë patriotë e shoqëri ende nuk po
gjenin mirëkuptimin e duhur për të sheshuar mosmarrëveshjet. Organet që dolën në atë kohë, si
“Shqipëtari” i Bukureshtit (1888-1903), “Albania” e F. Konicës (1897-1909), “Shqipëria” e Bukureshtit
(1897-1899) “Besa” e Kajros (1904-1905), ndonëse bënin thirrje për zgjidhje e këtij problemi, secili
organ kishte alfabetin e vet. Dy shoqëri të krijuara në Shkodër, shoqëria “Bashkimi” (1899) dhe
shoqëria “Agimi” (1901), secila prej tyre kishte shpallur alfabetin e vet, mbështetur në alfabetin latin,
e para duke pasur si kriter plotësimin e mungesave të alfabetit latin me anë të dyshkronjëshave,
ndërsa e dyta me anë të shenjave diakritike. Kështu numri i alfabeteve vinte gjithnjë duke u rritur.
Ishte me të vërtetë një lumë alfabetesh dhe variantesh, të cilat vështirësonin zgjidhjen përfundimtare
të këtij problemi.
Më 14 nëntor 1908, 100 vjet më parë, në një ditë të ftohtë dhe të acartë, kur gjatë ditëve të
Kongresit edhe dëbora do të mbulonte qytetin e Manastirit, u mblodh Kongresi i Manastirit, që do të
finalizonte përpjekjet më se treshekullore, për të miratuar sistemin shkrimor të gjuhës shqipe,
alfabetin që kemi sot. Ai vazhdoi punimet deri më datë 22 nëntor të atij viti. Numri i delegatëve qe
i vogël, vetëm 32
kishin të drejtë vote, ndërsa 18 jo, që përfaqësonin 26 qytete, shoqëri dhe klube. Ata u shoqëruan
me dhjetëra e dhjetëra të tjerë patriotë, shqiptarë që secili prej tyre priste përfundimin e kësaj
odiseje
me një lumë alfabetesh.....Kongresi zgjodhi si kryetar të Kongresit të Manastirit Mithat Frashërin,
nënkryetarë: Luigj Gurakuqin dhe Gjergj Qiriazin, sekretarë: Hilë Mosin, Thoma Avramin, Nyzhet
Vronin. Në dy ditët e para u diskutua se në cilin duhet të mbështetet alfabeti ynë, kur përhapjen
më të madhe e kishin alfabeti i Stambollit, i shoqërisë “Bashkimi” dhe shoqërisë “Agimi” të
Shkodrës. Por pas diskutimesh, duke u nisur nga dëshira e mirë, u miratua që të hartohej një
alfabet i ri dhe të mbështetej në alfabetin latin. Në ditën e tretë u zgjodh një komision prej 11
vetash, që do të merrej me këtë problem. Kryetar i komisionit u zgjodh Gjergj Fishta, një
personalitet i kulturës shqiptare, poet i talentuar, erudit, që shquhej për forcën e fjalës, mendjen
e mprehtë dhe logjikën e fortë. ...Komisioni pranoi njëzëri se alfabeti i shqipes duhet të kishte si
bazë alfabetin latin, mungesat e të cilit do të plotësoheshin me anë të dyshkronjëshave, por që
vinin në këndvështrim me kriteret e alfabetit të Stambollit dhe të shoqërisë “Agimi”. Në mbledhjet
e komisionit u kalua në diskutimin e çdo tingulli, duke i vënë shkronjën përkatëse. Kështu, në
ditën e shtatë u shpall vendimi i komisionit që miratonte dy alfabete. U vendos që të merret
alfabeti i Stambollit, të cilit iu bënë pesë ndryshime dhe bashkë me të edhe një abece thjesht
latine, që të mësohen e të përdoren bashkërisht në mes shqiptarëvet. Ndonëse Kongresi miratoi
dy alfabete: ai i mbështetur në atë latin që një tingull-fonemë mund të paraqitej edhe me anë të
dyshkronjëshave, fitoi si më i përshtatshmi për natyrën e gjuhës sonë, i lehtë dhe i thjeshtë në të
shkruar dhe praktik, pasi me të mund të shtypëshin libra në çdo vend të Europës që përdornin
këtë sistem shkrimor.

Ese historike (mbi një ngjarje historike)

Fitorja e demokracisë
Bien regjimet komuniste në Europë
Reformat në BRSS për të shpëtuar komunizmin në krizë Dështimi i “socializmit të vërtetë”
U quajt “socializëm i vërtetë” tipi i shtetit socialist i realizuar në Europën Lindore. Kjo shprehje
nënkuptonte ekzistencën e një “socializmi që mund të arrihej”, ku më e mira e saj kishte akoma
shumë për t’u ndërtuar. Objektivi nuk u realizua asnjëherë, sepse socializmi u shemb, në mënyrë
të menjëhershme dhe të papritur, ndërmjet viteve 1989 1991.
Shkaqet e rënies ishin të shumta. Në vendet e Lindjes socializmi kishte treguar që ishte i pazoti
të realizonte idealet e tij: drejtësia shoqërore, barazia, liria, progresi, duke zhgënjyer shpresat e
një numri të madh njerëzish. Një pjesë e mirë e udhëheqësve ishin të korruptuar dhe gëzonin
shumë privilegje. Por arsyeja kryesore në rënien e socializmit ishte paaftësia për të hartuar
plane që do të çonin drejt zhvillimin ekonomik. Edhe pse u bënë shumë sakrifica nga popullsia,
sistemi ekonomik socialist tregoi dështimin e saj dhe në Europën Lindore nuk u arrit asnjëherë
një nivel jetese i krahasueshëm me Perëndimin.
Në BRSS reformat e para demokratike u ndërmorën nga Mihail Gorbaçovi, sekretar i Partisë
Komuniste Sovjetike nga viti 1985. Ai e dinte që kushtet ekonomike të BRSS-së ishin
katastrofike. Vendi nuk mund të mbështeste koston ushtarake të luftës në Afganistan, e cila
kishte filluar që më 1979. Aq më pak mund të lejonte të rinovonte armatimet, për të qenë në të
njëjtin hap me armatimet amerikane (pikërisht në ato vite presidenti i SHBA-së, Ronald Regan,
kishte miratuar një program të kushtueshëm mbrojtjeje, e quajtur “Lufta yjore”, e bazuar në
përdorimin e satelitëve me lazër.) Gorbaçovi tërhoqi menjëherë trupat sovjetikë nga Afganistani
dhe kërkoi të përmirësonte raportet me SHBA-në, duke u përpjekur të ulte tensionet në
marrëdhëniet ndërkombëtare. Me presidentin Regan (1980-1988) dhe më pas me Xhorxh Ë.
Bushin (1988-1992) nënshkroi marrëveshje për
çarmatimin atomik. Përgjysmimi i arsenalit dhe shkatërrimi i disa bazave bërthamore shënuan
fundin e Luftës së Ftohtë.
• Rinovimi i ekonomisë dhe ndërtimi i institucioneve. Në politikën e brendshme Gorbaçovi propozoi
dy objektiva: ”Perestrojka”, hapjen e sistemit ekonomik në format e tregut të lirë dhe “Gllasnost”,
për rinovimin e institucioneve politike mbi bazën e parimeve më liberale dhe demokratike. Lindën
kështu ndërmarrje dhe dyqane të vogla private (joshtetërore), këto veprimtari u nxitën të prodhonin
produkte sipas kërkesave të tregut (jo sipas kritereve të vendosura nga shteti), fshatarët mund të
shisnin një pjesë të prodhimeve të tyre.
Në planin politik u hoq censura, u hapën ndërtesat e kultit, u liruan të burgosurit politikë, disidentët
(kundërshtuesit) mund të shprehnin kritikat e tyre. Në zgjedhjet e vitit 1989 qytetarët mundën të
zgjedhin edhe kandidatë të opozitës. Reformat përshpejtojnë shpërbërjen e BRSS-së. Ndërsa
Gorbaçovi kishte fituar një popullaritet dhe prestigj në Perëndim (në 1990 merr çmimin “Nobel” për
paqen), në BRSS popullariteti i tij fillon dhe bie. Reformat ekonomike, të ndërmarra me qëllimin e
mirë të përmirësimit të kushteve të jetës, nuk dhanë rezultatin e pritur. Madje, kur kontrolli shtetëror
u zbut ndaj fabrikave, prodhimi ra dhe në dyqane mungonin produktet më jetësore. Në të njëjtën
kohë liria e informacionit dhe e fjalës u dha zë protestave kundër vështirësive ekonomike dhe
kundër qeveritarëve të korruptuar, duke dobësuar kështu pushtetin qendror. Republika e re e nxitur
nga Gorbaçovi ishte shumë e dobët dhe popullsia nuk e njihte autoritetin e saj. Ky rinovim që duhej
të kishte përforcuar Bashkimin Sovjetik, përshpejtoi rënien e tij.

“Shqipëria, kopshti shkëmbor i Europës Juglindore”, Faik Konica


Lamtumirë Shqipërisë së Zogut
Të premten e zezë, më 7 prill 1939, ndërsa mbretëresha Geraldina e Shqipërisë ishte e sëmurë
në shtrat, pasi dy ditë më parë kishte lindur një djalë, fashistët pushtuan Shqipërinë, një vend të
paarmatosur, pothuaj pesëdhjetë herë më të vogël sesa agresori. Kjo bëmë e lavdishme ngjalli
xhelozinë e mbretit Zog të Shqipërisë, i cili nga dëshira për të hyrë në garë me një heroizëm kaq
të madh, ia mbathi me të shtënën e parë dhe i la atdhetarët shqiptarë të luftonin të vetëm kundër
forcave me epërsi dërrmuese. Përbuzja e botës së qytetëruar qe madje më e madhe se tmerri
për agresorët fashistë, ndërsa sa për të kapërcyer ato momente në mënyrë të mëshirshme, ajo
e përmbajti opinionin e saj për dezertorin shqiptar. Ndodhi që në atë kohë unë isha përfaqësues
diplomatik i Shqipërisë në Uashington, ku isha vendosur që më 1929 si i dërguar i vendit tim, për
rilindjen e të cilit kisha punuar që në rini. Qeveria amerikane duke iu përmbajtur politikës së vet për
të mos njohur ndryshime tokësore të bëra me “metoda gangsterësh”, vijoi të më quante si
përfaqësues ligjor të Shqipërisë. Për më tepër ky vendim lidhur me gjendjen time u bë më i lehtë
nga fakti se fashistët, në fillim duke e paraqitur veten në mënyrë mjaft të çuditshme si “çlirimtarë” të
Shqipërisë dhe jo si dhunues të lirisë së saj, u kujdesën që të ngrinin një qeveri shqiptare të rreme,
që e mbajti shërbimin diplomatik. Por italianët, të cilët në kundërshtim me vendin e tyre madhërisht
të shquar në historinë e kulturës, disa herë na shfaqen më të zgjuar sesa inteligjentë, dhe që
gjithmonë kanë qenë të përmendur për padurimin e tyre, nuk mund të mbanin më në këmbë një
mashtrim që ishte i leverdishëm për prestigjin e tyre duke i hedhur një vello, sado të hollë, dhunës
së tyre, kështu që nga mesi i korrikut qeveria-kukull e Tiranës mori urdhër të mbyllte legatat dhe
konsullatat shqiptare jashtë shtetit...
Shkrimi historik

Pushtimi italian i Shqipërisë


Lajmi se trupa ushtarakë po grumbulloheshin në portet italiane ishte përhapur nga emigrantët
shqiptarë në Itali. Njerëzit të shqetësuar u ngritën në demonstrata për të protestuar kundër
pushtimit të mundshëm. Ata gjithashtu kërkonin armë për të mbrojtur atdheun. Mbreti Zog dhe
qeveria shqiptare i shihte me shqetësim këto grumbullime, pasi mendonte se këto mund t’i jepnin
shkas Italisë për të justifikuar para Fuqive të Mëdha zbarkimin ushtarak. Gjendja ndryshoi pas
lindjes së Princ Lekës më 5 prill 1939. Njerëzit u derdhën nëpër rrugë, jo vetëm për të festuar
lindjen e princit, por dhe për t’i dhënë mbështetje mbretit dhe qeverisë dhe për t’i detyruar ata t’i
rezistonin rrezikut të pushtimit. Mbreti Zog vetëm në mbrëmjen e datës 6 prill i komunikoi popullit
kërkesat italiane, të cilat rrezikonin pavarësinë e Shqipërisë, për këtë arsye qeveria shqiptare nuk i
kishte pranuar. Kjo do të thoshte se Shqipëria mund të pushtohej, por jo me pëlqimin e qeverisë
shqiptare. Megjithatë, qeveria nuk u përgatit t’i rezistonte zbarkimit. Populli nuk u armatos dhe
ushtria e përgatitur nga italianët nuk dihej nëse do t’i bënte ballë pushtimit. Ditën e premte, më 7
prill 1939, rreth orës 5 të mëngjesit, anijet ushtarake italiane, të nisura nga Bari dhe Brindisi,
mbërritën në portet e Durrësit, Shëngjinit, Vlorës dhe Sarandës dhe filluan zbarkimin e ushtarëve.
Reparte të veçanta të ushtrisë shqiptare u përpoqën t’u rezistonin, por pa sukses. Luftimet më të
ashpra u zhvilluan pranë portit të Durrësit. Atje repartet e xhandarmërisë të udhëhequra në Abaz
Kupi arritën t’i mbrapsnin ushtritë italiane disa herë. Në luftime mbeti i vrarë dhe një kapter i
marinës, Mujo Ulqinaku, i cili luftoi trimërisht. Por të gjitha këto përpjekje nuk e ndaluan pushtimin e
vendit. Mbreti Zog, së bashku me qeverinë, u largua për në Greqi.
Marrë nga “Historia 9”

ZHVILLIMI I MËSIMIT

Hapi I: Diskutim i njohurive paraprake


Mësuesi/ja e nis mësimin me diskutimin e detyrës së shtëpisë. Nxënësve u është kërkuar të sjellin
në klasë lloje të ndryshme esesh historike. Lexohen disa prej tyre (mund të lexohen dhe shembuj të
sugjeruar nga mësuesi/ja). Mësuesi/ja ndërkohë pyet nxënësit se çfarë dinë për esenë historike dhe
me përgjigjet e tyre plotëson grafikun organizues harta e konceptit.

fakte
simbole
Ese historike
opinionin individual temë historike përfundimet
dukuri
personazhe
gërsheton faktin me:

data argumentin
vende historike opinionin
ngjarje reale vlerësimin subjektiv
Hapi II: Mbajtja e strukturuar e shënimeve
Mësuesi/ja thekson se tematika e një eseje historike i përket fushës së historisë, duke u përqendruar në
fakte historike, simbole, ngjarje e personazhe historike. Më pas u shpërndan nxënësve nga një model dhe u
kërkon të evidentojnë tematikën që trajton secila prej tyre, duke u bazuar në pyetje të tilla, si:
- Çfarë ka në qendër të esesë?
- Cili është fakti historik që trajton?
- Si gërshetohet fakti historik me argumentin, opinionin, vlerësimet subjektive të autorit?
- Cila është struktura e esesë?
- Cili është këndvështrimi që e trajton argumentin?

Model përgjigjeje

(Bazuar në modelet e tekstit)


Në fragmentin e esesë në tekst në qendër të saj qëndron një figurë e shquar historike, Volteri.
Mbështetet në fakte historike të tilla, si:
-Kur Luigji XV ishte gjallë, Volteri nuk mund të vinte në Paris.
- Kur Luigji XVI ndërroi ministrat me njerëz të ditur, u bë e mundur ardhja e Volterit.
-Përmenden emra njerëzish realë: Maleserbi, Tyrgoti etj.
-Përmenden emra që lidhen me jetën vetjake të Volterit: zonja Denis, zonja Vijetë.
-Jepet një përfundim në fund të esesë, i cili gërsheton një fakt real (ardhja e tij në Paris), me një
përshtypje subjektive (trazoi Parisin më shumë se ardhja e një sovrani).
Në fragmentin pasues kemi renditjen e të dhënave, fakteve objekteve, të shoqëruara me data
historike dhe vende: kisha dhe manastire ortodokse të kushtuara Virgjëreshës së bekuar, datuar
në vitin 1797 në Peshtan- BR, Elbasan 1833, Ardenicë- LU... etj.

Më pas mësuesi/ja u kërkon nxënësve të dallojnë veçoritë e esesë historike kushtuar


një simboli historik, flamurit të Shqipërisë, me anë të ditarit dypjesësh.
Mësuesi/ja u sugjeron nxënësve të lexojnë në dyshe tekstin dhe të strukturojnë shënimet e tyre për veçoritë
e esesë historike:
Veçoritë Ilustrime nga teksti

Tema Historiku i flamurit të Shqipërisë


Trajton historikun e një simboli historik Flamuri shqiptar me shqiponjën me dy krerë…
Fakti Imperatori ilirian, Dioclitianus, e ndau mbretërinë romane
në dy guberja...pasuesit nisën të përdorin shqiponjat me dy
krerë e...
Opinioni Si shenjë që kishin të drejtë mbi të dy pjesët...
Emra personalitetesh Jul Cezari, Dioclitianus, Skënderbeu …
Vende historike Egjipti, Athina, Bizanti
Lloji i shkrimit Krahasues, vlerësues…
Shkrimi subjektiv Nuk është çudi që Skënderbeu, ca nga kujtimi i Bizantit,
ndofta edhe se shqiponja me dy krerë ka qenë shenjë e
shtëpisë së tij,...
Struktura e esesë Hyrje/zhvillim/mbyllje
Theksohet se fakti historik shoqërohet dhe gërshetohet me elemente të subjektivitetit të autorit të esesë (nuk
është çudi që Skënderbeu...).
Mësuesi/ja mund t’u sugjerojë nxënësve tekste të parapërgatitura (eseja e Konicës, tekst historik). Pasi
lexojnë në dyshe tekstet, evidentojnë të përbashkëtat dhe dallimet e llojeve të teksteve: ese historike dhe
shkrim historik dhe ilustrojnë me pjesë nga tekstet.

Tekst historie Ese historike


Faktet historike i trajton me rigorozitet shkencor, vërtetësi, me objektivitet, me saktësi; bazohet. në dokumente; vlerësimet e autorit sh
fjali të shkurtra
emocionale,
e të gjata,
menuk
subjek
përdoren figura retorike.

- trajtojnë tema historike;


- kanë në qendër simbole, ngjarje, dukuri,
figura historike etj.;
- sjellin fakte, ngjarje, vende, personazhe,
- kanë argumente, opinione, përfundime.

Pas evidentimit të këtyre veçorive, bëhet krahasimi edhe me një tekst letrar me temë historike dhe vihet në
dukje se gjuha e esesë historike është më pranë shkrimit historik.

Hapi III: Rishikim në dyshe


Nxënësit punojnë në dyshe ushtrimin 2,3 faqe 64-65.

Model përgjigjeje

Eseja historike është lloji i tekstit, i cili në qendër të tij ka një temë historike, trajton një fakt, dukuri,
ngjarje, personazhe historike.
Tematika është e ndryshme.
Lloji i shkrimit që e karakterizon: krahasues, vlerësues, argumentues.
Struktura: hyrje/zhvillim/mbyllje. Paragrafët lidhen me njëri-tjetrin logjikisht dhe organikisht.
Gjuha është koncize dhe e saktë.

Në ushtrimin 3 nxënësit duhet të evidentojnë të përbashkëtat dhe të veçantat e teksteve.

Model përgjigjeje

Tema historike të trajtuara me objektivitet.


Trajton tema historike të sakta, shkencore, shkruhet prej historianëve.
Të mbështetura në fakte historike. Gjuhë e saktë shkencore historike, shkrimi i gërshetuar me opinion
dhe vlerësime subjektive të autorit.
Vlerësimi
Përgjatë kësaj ore mësimi, mësuesi/ja mund të bëjë një vlerësim të vazhdueshëm me gojë mbi përparimin e
nxënësve, me qëllim identifikimin e njohurive, interesave, aftësive apo shkathtësive që kanë fituar nxënësit
në lidhje me tematikën e trajtuar gjatë mësimit. Ky vlerësim mund të shoqërohet edhe me shënime specifike
për nivelet e të nxënit.

Detyrë shtëpie: Mësuesi/ja e ndan klasën në grupe dhe u kërkon nxënësve të gjejnë informacion mbi:
Grupi I - një ngjarje e kaluar historike (Shpallja e Pavarësisë)
Grupi II - një ngjarje historike e përjetuar (Shpallja e Pavarësisë së Kosovës)
Grupi III - një figurë historike (Ismail Qemali)
Grupi IV - një objekt historik (kalaja e Krujës)
Grupi V - një simbol historik (shqiponja e përdorur nga Skënderbeu /Ismail Qemali në flamurin që u ngrit në
Vlorë në ditën e pavarësisë)
Nxënësve u kërkohet që, me informacionet e gjetura, të krijojnë një ese historike.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: XI

Tematika: Përdorimi i drejtë i gjuhës Situata e të nxënit: Punë me tekstin

Tema mësimore: Përemri lidhor


Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
2. Kompetenca e të menduarit.
3. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalë kyç:


Nxënësi/ja: - përemër lidhor,
- jep informacion për përemrin lidhor; - lakim,
- përcakton ndarjen e përemrave lidhorë sipas llojit; - drejtshkrim
- lakon përemrat lidhorë që kanë kategori gramatikore të rasës;
- përdor si duhet drejtshkrimin e tyre.

Burimet: teksti “Gjuha shqipe 11”, fjalorë, tekste të shkëputura nga literature të Lidhja me fushat e
ndryshme. tjera ose me temat
ndërkurrikulare:
• Letërsi
• Arte

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Diskutim; dëgjim dhe mendim i drejtuar (DLTA); organizuesi grafik; punë e pavarur.

ZHVILLIMI I MËSIMIT

Hapi I: Diskutim
Kontrollohen e diskutohen detyrat e shtëpisë. Mësuesi/ja organizon mësimin me pyetje nga mësimi i kaluar,
për të nxitur diskutimin në klasë, duke pyetur për:
- Kur përdoren thonjëzat, kllapat dhe shumëpikëshi?
- Ilustroni me shembuj për secilin rast të përmendur.
Hapi II: Dëgjim dhe mendim i drejtuar (DLTA)
Mësuesi/ja fillon mësimin duke prezantuar pjesën e tekstit, që do të lexohet dhe zgjedh njërin nga nxënësit
për të lexuar pjesën e zgjedhur në krye të mësimit. Leximi bëhet i shtruar, me qëllim që nxënësit të kenë
mundësi të shkruajnë në fletore sa më shumë fjalë që i fiksohen. Mësuesi/ja kërkon që nxënësit të mbajnë
shënim për sa më shumë përemra lidhorë që dëgjojnë.

Hapi III: Shqyrtim kategorizues


Nëpërmjet teknikës së shqyrtimit kategorizues, mësuesi/ja do të synojë shqyrtimin e fjalëve të zgjedhura nga
nxënësit, duke realizuar një analizë të tyre. Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të shkruajnë në një tabelë veçoritë
gramatikore që kanë fjalët e zgjedhura. P.sh.:
që - nuk ka kategori gramatikore; i cili - ka kategorinë e rasës etj.
Kështu veprohet për të gjitha fjalët që kanë zgjedhur nxënësit. Ata e përqendrojnë vëmendjen në përdorimin
e përemrave lidhorë. Jepet përkufizimi i përemrit të pacaktuar:

Përemri lidhor lidh një fjali të varur përcaktore me një gjymtyrë të pjesës drejtuese
ose me një pjesë tjetër fjalie.

Hapi IV: Organizuesi grafik


Mësuesi/ja vijon me shpjegimin e njohurive të reja, duke përdorur metodën e organizuesit grafik, me qëllim që
nxënësit të shpjegojnë përemrat lidhorë.

Përemra lidhorë të pacaktuar Përemra lidhorë të caktuar


Përemri lidhor çka nuk ka asnjë kategori Përemri që nuk ka asnjë kategori gramatikore.
gramatikore Përemri i cili përshtatet në gjini dhe numër me
Përemrat lidhorë të pacaktuar janë: kush, cili, ç’, paraprijësin.
çfarë, sa. Ai ka funksione të njëjta si përemri që.

Mësuesi/ja mund të japë dhe informacion shtesë për lakimin e përemrave të pacaktuar.

Rasa Njëjës Shumës


mashkullore femërore mashkullore femërore
E. i cili e cila të cilët të cilat

Gj. i të cilit i së cilës i të cilëve i të cilave


Dh. të cilit së cilës të cilëve të cilave
K. të cilin të cilën të cilët të cilat
Rr. të cilit së cilës të cilëve të cilave

Organizuesi grafik shkruhet në tabelë me shkumësa me ngjyra, ose në tabak letre dhe u shërben nxënësve
për të vijuar me punën praktike.
Hapi IV: Organizuesi grafik
Mësuesi/ja vijon me shpjegimin e njohurive të reja, duke përdorur metodën e organizuesit grafik, me qëllim që
nxënësit të shpjegojnë përemrat lidhorë.

Përemra lidhorë të pacaktuar Përemra lidhorë të caktuar


Përemri lidhor çka nuk ka asnjë kategori Përemri që nuk ka asnjë kategori gramatikore.
gramatikore Përemri i cili përshtatet në gjini dhe numër me
Përemrat lidhorë të pacaktuar janë: kush, cili, ç’, paraprijësin.
çfarë, sa. Ai ka funksione të njëjta si përemri që.

Mësuesi/ja mund të japë dhe informacion shtesë për lakimin e përemrave të pacaktuar.

Rasa Njëjës Shumës


mashkullore femërore mashkullore femërore
E. i cili e cila të cilët të cilat
Gj. i të cilit i së cilës i të cilëve i të cilave
Dh. të cilit së cilës të cilëve të cilave
K. të cilin të cilën të cilët të cilat
Rr. të cilit së cilës të cilëve të cilave

Organizuesi grafik shkruhet në tabelë me shkumësa me ngjyra, ose në tabak letre dhe u shërben nxënësve
për të vijuar me punën praktike.

Hapi V: Punë e pavarur


Nxënësit punojnë në mënyrë të pavarur ushtrimet në f. 67-68.

Ushtrimi 1 dhe 2
Ja si ta mbani mend çdo gjë që (nuk ka kategori gramatikore, i referohet kundrinorit) mësoni. Ky është
mëngjesi që (nuk ka kategori gramatikore, i referohet kryefjalës) ua zgjat jetën njerëzve. Dëgjoje atë me të
cilin (nr. njëjës, gj. mashkullore, rasa kallëzore) bisedon. Kishte shumë të plagosur, dy prej të cilëve (nr.
shumës, gj. mashkullore, rasa dhanore, i referohet kundrinorit) ishin më rëndë. Kishte shumë fitues, mes të
cilëve (nr. shumës, gj. mashkullore, rasa rrjedhore) një shqiptare. Problemi është mungesa e infrastrukturës,
gjë që (nuk ka kategori gramatikore, i referohet kryefjalës) sjell shumë vështirësi. Këto janë ekipet me të cilat
(nr. shumës, gj. femërore, rasa kallëzore, i referohet kryefjalës) do të ndeshet Kombëtarja. Kjo është një
ngjarje prej së cilës (nr. njëjës, gj. femërore, rasa rrjedhore, i referohet kundrinorit) duhen mësuar shumë
gjëra. Këto janë lulet, aromat e të cilave (nr. njëjës, gj. femërore, rasa gjinore, i referohet kryefjalës) ulin
stresin. Këto aroma, të cilat (nr. shumës, gj. femërore, rasa emërore, i referohet kryefjalës) vetëm në pranverë
i ndien, të qetësojnë pa masë.

Ushtrimi 3
- Me cilin gazetar fole? (Pyetës)
- Nuk e dinte me cilin nga drejtuesit do të takohej. (Lidhor)
- Nga cili qytet je ti? (Pyetës)
- Po largohej nga vendi, prej të cilit nuk ruante asnjë kujtim. (Lidhor)
- Takohuni me ata aplikantë, të cilët nuk e kanë dorëzuar formularin. (Lidhor)
- Flisni me kë të doni. (Lidhor)
- Cilët mësues ishin në korridor? (Pyetës)
- Kush këndon në koncertin e sotëm? (Pyetës)
- Sa veta ishin atje? (Pyetës)
- Me sa dukej, do të përfundonin shpejt. (Lidhor)

Ushtrimi 4
Më ke dashur, e di. Sipas metrit tënd të dashurisë, me pikatoren gjithmonë përqendruar, që (i cili) të
numëronte rreptësisht piklat e dashurisë që më dhuroje. U shpërndamë nëpër botë ne shqiptarët, zogj
marrucë e të përhumbur me pendët që (të cilat) na kullojnë gjak… Plogështia po mbaron… po çan drejt
sipërfaqes një nga karakteristikat, që (e cila) na ka marrë më shumë në qafë ne ballkanasve, krenaria e
pakufi, krenari kaq pak e mençur. Por tani kam nevojë për të, edhe pse e di që kjo e famshme krenari është
më shumë fodullëk prej budallai, që (të cilin) ne e nxjerrim nga xhepi sa herë nuk jemi të zotët të zgjidhim
problemet tona. Pra, mirë se ardhtë krenaria kokëfortë absurd e gjithëpushtetshme, e sëmurë, shkatërruese,
miope, e paarsyeshme. Kam aq shumë nevojë për një ndjenjë të tillë vullkanike...

Ushtrimi 5
1. Në ka gjë për të cilën më vjen keq, është që nuk u takuam bashkë. 2. Puna më e rëndësishme me të cilën
u mora, ishte organizimi i bibliotekës së shkollës. 3. Nxënësit që dolën të parët, morën të gjithë libra. 4. Po
bisedonin me shkrimtarin, i cili sapo ishte vlerësuar me një dekoratë të lartë. 5. Kushdo që vjen në Shqipëri,
largohet me dëshirën për të ardhur sërish. 6. Fol, me kë të duash. 7. Merr, sa të duash. 8. Ishte një vend i
rëndësishëm arkeologjik, për të cilin tregohej shumë kujdes. 9. Iu ishte sugjeruar që të vizitonin dhe muzeun
e qytetit, sepse kishte gjëra shumë interesante. 10. Filloi të këpuste lulet, që sapo kishin çelur.

Detyrë shtëpie
Pasi bëhen vlerësimet për nxënësit, mësuesi/ja jep detyrën e shtëpisë: Kërkoni f. 68.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: XI

Tematika: Përdorimi i drejtë i gjuhës Situata e të nxënit: Punë me tekstin

Tema mësimore: Përemri pyetës


Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç
1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
2. Kompetenca e të menduarit.
3. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalë kyç:
Nxënësi/ja: - përemër pyetës,
- rikujton njohuritë për përemrin pyetës; - lakim,
- dallon përdorimin e përemrave pyetës; - drejtshkrim,
- analizon veçoritë gramatikore të përemrave pyetës; - veçori gramatikore.
- lakon përemrat pyetës.
Burimet: teksti “Gjuha shqipe 11”, fjalorë, e-libri, tekste të shkëputura nga Lidhja me fushat e
literatura të ndryshme etj. tjera ose me temat
ndërkurrikulare:
• Letërsi
• Arte
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Diskutim; punë në grupe dyshe; punë e pavarur; rrjeti i diskutimit; punë e pavarur në grup
ZHVILLIMI I MËSIMIT
Hapi I: Diskutim
Kontrollohen e diskutohen detyrat e shtëpisë. Mësuesi/ja organizon mësimin me pyetje nga mësimi i kaluar,
për të nxitur diskutimin në klasë, duke pyetur për:
- Ç’është përemri lidhor?
- Ç’kategori gramatikore ka ai?
- Si lakohet përemri lidhor?
- Cilat janë kategoritë e përemrave lidhorë të caktuar e të pacaktuar?
- Ilustroni me shembuj për secilin rast të përmendur.

Hapi II: Punë në grupe dyshe


Nxënësit ndahen në çifte dhe midis tyre diskutohet pjesa e lexuar në tekst. Mësuesi/ja u kërkon nxënësve që
të nënvizojnë përemrat dëftorë. Duke dalluar përemrin, u kërkohet nxënësve të përcaktojnë llojin e përemrit
lidhor dhe veçoritë gramatikore, si dhe lakimin e tyre. Të dhënat e nxënësve shkruhen në tabelë.
1. Një herë në sa vjet zgjidhet Kuvendi i Shqipërisë?
-Kuvendi zgjidhet çdo 4 vjet.
2. Kush mund të votojë në zgjedhjet parlamentare?
- Çdo shtetas që ka mbushur tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, ka të drejtën të zgjedhë dhe
të zgjidhet.
3. Kush mund të zgjidhet President i Republikës së Shqipërisë?
- Presidenti i Republikës është Kryetar i Shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit. President mund të zgjidhet
vetëm shtetasit shqiptarë që nga lindja, me qëndrim jo më pak se 10 vitet e fundit në Shqipëri dhe që ka
mbushur moshën 40 vjeç.

Hapi III: Praktikë e pavarur, INSERT


Lexohet fragmenti i dhënë në tekst. Mësuesi/ja orienton nxënësit të ndalen te nënvizimi i përemrave dhe
përcaktojnë llojin e tyre.
Mësuesi/ja tërheq vëmendjen e nxënësve te njohuritë e rikujtuara deri tani. Për realizimin e dhënies së
njohurive, mësuesi/ja mbështetet te metoda “Tabela INSERT” dhe shtron para nxënësve një listë me pyetje.
- Çfarë tregojnë përemrat pyetës?
- Përmendni disa nga përemrat pyetës në gjuhën shqipe?
- Çfarë kategorish gramatikore ka përemri pyetës?
- A lakohet ai?

Ora vazhdon me plotësimin e tabelës së INSERT-it për njohuritë e marra nga informacioni i lexuar.
Vazhdohet me leximin e tekstit nga nxënësit dhe vendosja e shenjave. Nënvizimet e bëra nga nxënësit në
libër hidhen në tabelën e INSERT-i

√ + - ?

Nënvizimet e bëra nga nxënësit në libër hidhen në tabelën e INSERT-it në formën e informacioneve të fituara.
Vazhdon më tej shpjegimi i njohurive të reja me dallimin e veçorive gramatikore për përemrat pyetës dhe
lakimin e tyre. Të gjitha rregullat ilustrohen me shembuj.

100
Rasa Njëjës Shumës
mashkullore femërore mashkullore femërore
E. i cili e cila të cilët të cilat
Gj. i të cilit i së cilës i të cilëve i të cilave
Dh. të cilit së cilës të cilëve të cilave
K. të cilin të cilën të cilët të cilat
Rr. të cilit së cilës të cilëve të cilave
Hapi IV: Punë e pavarur në grup
Nxënësit punojnë në mënyrë të pavarur ushtrimet në f. 71.

Ushtrimi 1
Ajo çka normalisht presin qytetarët shqiptarë, është vënia përballë ligjit dhe kërkimi i përgjegjësisë për
personat që shkaktuan këto probleme. Cilët janë ata që guxuan të krijojnë një situatë kaq të rënduar, që na
dëmton të gjithëve? Sa flasin ata vetë për dëmet e shkaktuara? Çfarë thonë? Prej kujt kanë frikë, nëse jo
prej ligjit? Cilët janë këta guximtarë që luajnë me fatet tona? Cilit drejtues apo cilës drejtuese i ka shkuar në
mendje se mund ta ushtrojë funksionin pa dhënë llogari? Për se e meritojnë ata të jenë në drejtim? Nuk
mbahet mend prej sa vitesh zgjat kjo situatë. Prej kujt do të vijë zgjidhja? Nuk e kuptojmë ç’presim ende.
Ushtrimi 2
a) Kush nxënës është ai? b) Cili nxënës është ai?
a) Cilat janë qytetet më të reja? b) Kush janë qytetet më të reja?
a) Cila mjeke është ajo? b) Kush mjeke është ajo?
a) Cila dhomë është më e bukur? b) Kush dhomë është më e bukur?
a) Kush dolën jashtë? b) Cilët dolën jashtë?
a) Te cila shkollë mëson ti? b) Te kush shkollë mëson ti?
a) Cila këngë e fitoi çmimin e parë? b) Kush këngë e fitoi çmimin e parë?
a) Kush është drejtori? b) Cili është drejtori?

Ushtrimi 3
Rasa Njëjës Shumës
mashkullore femërore mashkullore femërore
E. cili nxënës cila nxënëse cilët nxënës cilat nxënëse
Gj. i, e cilit nxënës i, e cilës nxënëse i, e cilëve nxënës i, e cilave nxënëse
Dh. cilit nxënës cilës nxënëse cilëve nxënës cilave nxënëse
K. cilin nxënës cilën nxënëse cilët nxënës cilat nxënëse
Rr. cilit nxënës cilës nxënëse cilëve nxënës cilave nxënëse
Ushtrimi 4
Nuk i kujtohej sa ishte data. (e zhdrejtë) - Nuk po e kuptonte me kë po fliste. (e zhdrejtë)
- Me se erdhe? (e drejtë) - Sa veta ishin? (e drejtë)
- Nuk e dinte sa vjeç ishte. (e zhdrejtë) - Me sa qershor jemi? (e drejtë)
- Prej se përbëhet? (e drejtë) - Nuk e kuptuam nga se u sëmur. (e zhdrejtë)
- E pyeti se sa kohë kishte në pritje. (e zhdrejtë) - Sa mban deri atje? (e drejtë)

Ushtrimi 5
- Ç’do të kërkosh? - Nuk na tha se çfarë përgjigjeje mori.
- Ky ishte një vendim i çfarëdoshëm. - Nuk e kuptova se ç’i tha asaj.
- Seç lulëzon lulja! - Me se e krahason?
- Nuk e di se ç’i ka ngjarë. - Çfarë do prej nesh?
Pasi bëhen vlerësimet për nxënësit, mësuesi/ja jep detyrën e shtëpisë: Kërkoni, f. 71.
Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: XI

Tematika: Llojet e teksteve. Teksti argumentues Situata e të nxënit: Modele esesh filozofike

Tema mësimore: Eseja filozofike

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:


1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
2. Kompetenca e të menduarit.
3. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.
4. Kompetenca personale.
5. Kompetenca qytetare.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës Fjalë kyç:
sipas temës mësimore. - ese filozofike,
Nxënësi/ja: - karakteristika gjuhësore,
- analizon esenë filozofike nga ana gjuhësore; - tematika,
- klasifikon tema për lloje të ndryshme esesh - shkrim.
filozofike;
- shkruan ese filozofike sipas temave të ndryshme
Burimet: teksti “Gjuha shqipe 11”, përvoja të nxënësve, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
modele esesh filozofike, e-libri. ndërkurrikulare:
• Letërsi, Histori, Gjuhë e huaj, TIK
• Identiteti kombëtar dhe njohja e kulturave.
• Të drejtat e njeriut.
• Bashkëjetesa paqësore.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Përvijimi i të menduarit; diskutim i ideve; kodim i imët i tekstit; të mësuarit ndërveprues;
rishikim në dyshe; ndërtim i shprehive studimore; punë në dyshe; punë me klasën; punë në dyshe

ZHVILLIMI I MËSIMIT
Hapi I: Përvijimi i të menduarit
Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të lexojnë esenë “Miti i Sizifit” dhe më pas t’u përgjigjen
pyetjeve të tilla si:
- Cila është tema për të cilën flet eseja?
- Çfarë ka në qendër të saj kjo ese?
- Në ç’aspekt e trajton autori mitin?
- A përfshihet brenda esesë opinion individual?
- A ka strukturë të veçantë eseja?

Model përgjigjeje
Tema e esesë “ Miti i Sizifit” është ajo e fatit të njeriut përballë stëmundimit fizik që i vjen nga
natyra, por edhe nga shoqëria njerëzore. Kjo ese trajton një temë filozofike.
Në qendër të saj është figura mitologjike e Sizifit. Autori e trajton mitin në aspektin ekzistencës së
njeriut dhe dilemave të saj. Brenda esesë përfshihen opinione individuale të trajtuara në bazë të
filozofisë së kohës që bazohet te koncepti i absurdit. Ka strukturë si çdo ese: hyrje, zhvillim,
mbyllje.
Hapi II: Kodim i imët i tekstit
Mësuesi/ja udhëzon nxënësit të lexojnë me vëmendje esenë, duke koduar ato pjesë të tekstit që kanë të
bëjnë me elementet përbërëse të përmbajtjes së esesë filozofike:
Vendosen kode:
- për strukturën: H-hyrje, Z-zhvillim, M-mbyllje
- për elemente të përmbajtjes:-tema:
- Θ - rrëfimi i mitit: § I, § II
-  - opinione të autorit:
- ¤ shpjegime të veprimeve të heroit
- -interpretime të mitit
- - argumente: këtu qëndron i gjithë gëzimi i heshtur i Sizifit….
- P- përfundimi …

Nxënësit lexojnë tekstin dhe e kodojnë. Në fund formulojnë temën dhe idenë e esesë filozofike.
Tema – Dënimi i Sizifit për mosbindjen e tij ndaj perëndive.
Ideja – Stërmundimi është shpërblimi për pasionet kësaj bote. (Përçmimi për perënditë, urrejtja e vdekjes dhe
pasioni për jetën, bënë që të vuajë një dënim të madh, ku gjithë qenia përpiqet të mos përfundojë në asgjë.)

Nxënësit lexojnë esenë “Ëndërrimet” dhe diskutojnë rreth ndërtimit dhe elementeve të përmbajtjes së saj.

Model përgjigjeje
Tema – Ëndërrimi dhe roli i tij në jetën e njeriut (ndjesi të njeriut).
Hyrja – Teza: A është ëndërrimi shkas i gjërave që ne krijojmë…
Zhvillimi – Përshkrimi i dukurisë: në qendër të ëndërrimit është përjetimi paraprak i një realiteti të
mundshëm ose përjetimi i një ngjarjeje të pritshme të trilluar prej vetë individit…
Shpjegon disa nga rastet kur kemi të shfaqur ëndërrimin: disa prej ëndërrimeve ndihmojnë që çdo
individ të përgatitet për projektet e së ardhmes…
Argumentimi – sipas bindjeve të vetë autorit: vetë ëndërrimi mund të kthehet në një stimul të vërtetë
për veprimtaritë praktike…
Përfundimi – si përfundim, me ëndërrimin janë të lidhura jo vetëm dëshirat, por edhe lindja e
interesave… për të përcaktuar qartë synimet dhe ambiciet në jetë.

Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të vëzhgojnë me vëmendje veçoritë gjuhësore të esesë “Miti i Sizifit”. Më pas u
kërkon në dyshe që të strukturojnë informacionin mbi veçoritë e gjuhës:

Model përgjigjeje
Veçoritë gjuhësore
Përdorimi i konektorëve: lidhëzave e fjalëve lidhëse, të cilat shprehin marrëdhënie të ndryshme, si:
- Lidhëzat ftilluese (që, se) përdoren në fjalitë kryefjalore dhe kundrinore dhe qartësojnë apo
saktësojnë, kuptimin e pjesës kryesore
- Fjali të përbëra me nënrenditje kundrinore e kryefjalore: ato kishin gjykuar me të drejtë/UN
se (cilën?) nuk ka ndëshkim më të tmerrshëm/ se (cila?) puna e padobishme dhe e pashpresë./
Fjalitë përbëra me nënrenditje kohore, pjesët kohore të së cilës janë të bashkërenditura me njëra-
tjetrën: Por, kur erdhi në tokë,/ kur shijoi ujin e diellit, gurët e nxehtë e detin/ nuk deshi të kthehej
prapë në errësirën e skëterrës.
Hapi III: Rishikim në dyshe
Mësuesi/ja u kërkon nxënësve që, në dyshe, të diskutojnë mbi elementet e strukturës dhe të përmbajtjes së
një eseje filozofike. Mësuesi/ja mund të japë ndonjë ese tjetër filozofike dhe nxënësit në dyshe përcaktojnë
elementet e strukturës dhe të përmbajtjes së saj.

Elementet e strukturës Elementet e përmbajtjes

hyrja zhvillimi mbyllja tema mesazhi

lidhja me dukuritë e natyrës gjuha

Vlerësimi
Përgjatë kësaj ore mësimi, mësuesi/ja mund të bëjë një vlerësim të vazhdueshëm me gojë mbi përparimin e
nxënësve, me qëllim identifikimin e njohurive, interesave, aftësive apo shkathtësive që kanë fituar nxënësit
në lidhje me tematikën e trajtuar gjatë mësimit. Ky vlerësim mund të shoqërohet edhe me shënime specifike
për nivelet e të nxënit.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 3, faqe74.


Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: XI

Tematika: Llojet e teksteve. Teksti udhëzues Situata e të nxënit: Modele tekstesh


udhëzuese
Tema mësimore: Teksti udhëzues (ora I)

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:


1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
2. Kompetenca e të menduarit.
3. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.
4. Kompetenca personale.
5. Kompetenca qytetare.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës Fjalë kyç:
mësimore. - tekst udhëzues,
Nxënësi/ja: - karakteristika,
- identifikon tekstin udhëzues; - lloje tekstesh udhëzuese
- përcakton teknikat e shkrimit të tekstit udhëzues;
- krahason tekste udhëzuese mes tyre;
- përshtat tekste të ndryshme udhëzuese në dialekt sipas standardit.

Burimet: teksti ”Gjuha shqipe 11”, përvoja të nxënësve, modele Lidhja me fushat e tjera ose
tekstesh udhëzuese të llojeve të ndryshme, e-libri. me temat ndërkurrikulare:
 Të drejtat e njeriut.
 Vendimmarrja morale.
 Bashkëjetesa paqësore.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Diskutim i njohurive paraprake; diskutim i ideve; di /dua të di/ mësova; të mësuarit ndërveprues; rishikim në
dyshe; punë me klasën.

ZHVILLIMI I MËSIMIT
Materiale shtesë

Receta gatimi
Për 1 kg peshk duhen: 2 filxhanë kafeje vaj
- 3 kokrra hudhra
- 1 filxhan uthull
- 3 lugë gjelle salcë ose 3-4 kokrra domate
- 2 filxhanë çaji me ujë 2 gjethe dafine
- kripë dhe piper
Përgatitja:
Peshku i pastruar dhe i larë pritet në copa, i hidhet kripë, piper, lyhet me miell dhe skuqet në
tigan me yndyrë të nxehtë. Në yndyrën që tepron nga skuqja hidhen hudhra të grira, shtohet
miell, i cili kaurdiset pak, pastaj shtohet salcë domatesh ose domate të freskëta të grira hollë. Të
gjitha këto përzihen, shuhen me uthull dhe pastaj shtohet pak ujë, kripë, piper e dafinë. Piqet në
furrë për 15- 20 minuta dhe pasi hiqet nga furra, i hidhet majdanoz i grirë hollë. Shoqërohet me
sallatë jeshile. Ju bëftë mirë!
Udhëzim për përdorimin e medikamenteve mjekësore
Tableta “Nevrine Codeine”
Përdoret në sëmundjet që shoqërohen me dhimbje ose me temperaturë dhe konkretisht për
dhimbjet pas operacioneve etj.
Doza dhe mënyra e përdorimit: 1-2 tableta në ditë pas ushqimit. Mos i tejkaloni 8 tableta në 24 orë.
Fëmijët mbi 12 vjeç mund të përdorin 1/2 tableta tri herë në ditë pas ushqimit.
Trajtimi duhet të jetë sa më i shkurtër që të jetë i mundur. Të mos tejkalohen 4 tableta në ditë.
Nëse pas disa ditësh trajtimi i dhimbjes nuk zhduket, duhet të konsultoheni me mjekun.

Rregullore e bibliotekës së universitetit


Rregullore e bibliotekës së universitetit “Luigj Gurakuqi” - Shkodër
1
Lejueshmëria
Biblioteka e universitetit është e hapur për këdo në përgjithësi.
Frekuentimi i saj bëhet duke iu përmbajtur Statutit të USH-së, si dhe të EDV-ve (programeve
elektronike për përpunim të dhënash) përkatëse.
Orari i hapjes dhe mbylljes së saj përcaktohet në mënyrë të veçantë dhe bëhet publik.

2
Frekuentimi i bibliotekës së universitetit garantohet:
Në sallën kryesore për të paktën 2100 orë në vit, nga të cilat në periudhën e pushimeve të paktën
30 orë në javë.
Në ambientet e tjera të leximit dhe përdorimit të bibliotekës qendrore, si dhe në bibliotekat
e fakulteteve dhe të departamenteve për të paktën 800 orë në vit, nga të cilat gjatë kohës së
pushimeve të paktën 15 orë në javë.
Në departamentet e universitetit të paktën 700 orë në vit, me një kohë minimale hapjeje prej 20
orësh, gjatë periudhës së pushimeve, me të paktën 5 orë në javë.

3
E drejta e frekuentimit
Kanë të drejtë frekuentimi: pjesëtarë të USH-së; pjesëtarë të universiteteve dhe shkollave të larta
shqiptare (shkollave të larta profesionale); persona të tjerë mbi 14 vjeç; persona nën 14 vjeç, të
cilët sjellin një garanci me shkrim të prindit apo të përfaqësuesit zyrtar për të.
Biblioteka e universitetit ka të drejtë të kërkojë nga frekuentuesit një dokument të vlefshëm.

Hapi I: Diskutim i njohurive paraprake


Mësuesi/ja e nis mësimin me diskutimin për tekstet e udhëzuese të dhëna si model. Ajo e ndan klasën në
grupe dhe u jep nga një tekst dhe u kërkon nxënësve të identifikojnë llojin e tij dhe elementet që e
përcaktojnë tekstet në llojet përkatëse (receta e gatimit, rregulloja e bibliotekës).

Model përgjigjeje
Tekstet e mësipërme janë tekste udhëzuese. Specifika e tyre qëndron në faktin se kanë si funksion
që të japin udhëzime. Ekzistojnë lloje të ndryshme të teksteve udhëzuese.
- Ç’lloj tekstesh udhëzuese janë tekstet e lartpërmendura?
- Në njërin prej tyre listohen rregullat që duhet të ndjekin anëtarët e bibliotekës. Në tekstet e tjera
jepen udhëzime të ndryshme, përdorime të një produkti ose si të gatuajmë një recetë të re.
Recetë gatimi/manual përdorimi/rregullore.
Klasifikimi i teksteve në dy grupe:
udhëzuese

rregullore

Hapi II: Di-Dua të di-Mësoj


Mësuesi/ja rikujton me nxënësit me anë të tabelës DDM njohuritë e marra në klasat pararendëse.
Mësuesi/ja ndërton tabelën DDM dhe plotëson së bashku me nxënësit pjesën e parë të saj.

Di Dua të di Mësova
Teksti udhëzues informon për Si bëhet renditja e Renditja e informacionit bëhet
rregullat. informacionit? sipas radhës së veprimeve që
duhen kryer për të realizuar një
qëllim të caktuar.
Jep norma ose udhëzime dhe A përdoren ilustrime dhe Që të jetë më i kuptueshëm,
kërkon që marrësi t’i njohë ato. pse? nevojitet të shoqërohet me imazhe
konkrete, të cilat bëjnë të mundur
të kuptojnë sa më mirë udhëzimet
e dhëna.
Ndërtohet nga pjesë të kufizuara Cila është natyra e gjuhës që Gjuha që përdoret është
hierarkike, të renditura numerikisht, përdoret në tekstet udhëzuese? standarde, e qartë dhe e thjeshtë.
që të jenë lehtësisht të dukshme.

Synon qartësi maksimale. Ç’lloj terminologjie përdoret? Terminologjia është administrative,


teknike dhe përdoret leksiku i
gjuhës së përditshme.

U kërkohet nxënësve të hetojnë se çfarë duan të dinë rreth teksteve udhëzuese dhe në bashkëpunim me
shokun e bankës të ndërtojnë pyetjet (shihni pyetjet në tabelë) dhe të evidentojnë këto veçori në tekstet që
kanë përpara.
a. sipas radhës së veprimeve
b. veprimet renditen sipas numrave apo shkronjave të alfabetit.

- Si bëhet renditja e informacionit në tekstin udhëzues?


- Te receta e gatimit veprimet renditen njëri pas tjetrit: Peshku, i pastruar dhe i larë, pritet në copa, i hidhet
kripë, piper, miell dhe skuqet në tigan... Në yndyrë hidhen hudhra të grira, shtohet miell, i cili kaurdiset pak,
pastaj i hidhet salcë… Të gjitha këto përzihen, shuhen me uthull dhe pastaj shtohet pak… Pasi të piqet në
furrë,... i hidhet… Shoqërohet me sallatë jeshile.
- Tek udhëzuesi i bibliotekës dhe manuali i përdorimit veprimet renditen në mënyrë numerike.
Biblioteka e universitetit është e hapur për këdo në përgjithësi.
Frekuentimi bëhet duke iu përmbajtur statutit të USH-së, si dhe të EDV-ve (programeve elektronike për
përpunim të dhënash) përkatëse.

- A përdoren ilustrime dhe pse?


Përdorimi i ilustrimeve është i rëndësishëm, pasi lehtëson të kuptuarin e udhëzimeve të tekstit (mësuesi/ja
mund të shfrytëzojë edhe tekstet që mund të kenë sjellë nxënësit në klasë).

Më pas mësuesi/ja shtron pyetjet:


- Cila është natyra e gjuhës që përdoret në tekstet udhëzuese?
Në rregulloren e bibliotekës dhe manualin e përdorimit është përdorur gjuha standarde, e qartë dhe e thjeshtë.

Rregullore e bibliotekës së universitetit “Luigj Gurakuqi” - Shkodër


§ 1 - Lejueshmëria
Biblioteka e universitetit është e hapur për këdo në përgjithësi.
Frekuentimi bëhet duke iu përmbajtur statutit të USH-së, si dhe të EDV-ve (programeve elektronike për
përpunim të dhënash) përkatëse.
Orari i hapjes dhe mbylljes së saj përcaktohet në mënyrë të veçantë dhe bëhet publik.
- Ç’lloj terminologjie përdoret?
Mbizotëron terminologjia administrative (Lejueshmëria…. Frekuentimi bëhet duke iu përmbajtur statutit të
USH-së, si dhe të EDV-ve… etj.).

Model përgjigjeje
Dy tekstet ndryshojnë nga njëri-tjetri në këto elemente të strukturës:
Struktura
-Teksti i parë ndahet në pjesë, ndërsa i dyti në libra.
-Teksti i parë emërton drejtpërdrejt çështjen që trajton, ndërsa i dyti është i ndarë nga pikëpamja
grafike në dy pjesë. Pas emërtimit të çështjes ndahet në krerë (kreu i dytë) e më pas në nyja.
Çdo pikë e nënçështjes shoqërohet me numër rendor.
Përmbajtja
- Të dyja tekstet janë udhëzuese. Ato listojnë ligje dhe rregulla, të cilat duhet të ndiqen nga një
grup i caktuar shoqëror. Në tekstin e parë përdoret gjuha standarde, leksiku është i qartë dhe i
saktë, foljet përdoren në mënyrën lidhore, me të cilat shprehet domosdoshmëria dhe detyrimi.
Ndërsa në tekstin e dytë është përdorur dialekti gegërisht: foljet përdoren në mënyrën lidhore,
por edhe në kohën e tashme të dëftores, si dhe përdoren folje me vetë të përgjithësuar në
trajtën veprore dhe joveprore: (ti, e) çon, kënaqesh, (i) lëshohet etj.

Pasi kanë plotësuar edhe pjesën e tretë të tabelës, mësuesi/ja e përqendron vëmendjen e tyre te tekstet e
dhëna në libër. U kërkon nxënësve të përcaktojnë elementet, që i klasifikojnë këto tekste si udhëzuese. Në
bashkëpunim me njëri-tjetrin, u kërkon të evidentojnë elementet në të cilat ndryshojnë dy tekstet.

Hapi III: Rishikim në dyshe


Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të analizojnë strukturën e tekstit të ushtrimit 5 dhe të kthejnë tekstet në gjuhën
standarde.

Teksti i ushtrimit është udhëzues.


- Ai është i ndarë në nyja (nene) dhe çdo nyje është e organizuar me fjali të renditura sipas numrit rendor:
603. “Shpija e Shqyptarit asht e Zotit e mikut”.
- Mungojnë ilustrimet, shkronjat e pjerrëta, tabelat e ndryshme, përdorimi i shenjave të ndryshme grafike etj.
- Gjuha është e qartë dhe e thjeshtë. Është përdorur dialekti gegërisht. “Miku nuk mund të hijë në shpi, pa ba
za n’oborr”
- Fjalitë janë të shkurtra, të thjeshta ose të përbëra, me disa pjesë:
615. E mbajtmja e armës asht:
a) shej burrnije e nderje, edhe knaqesh se t’erdh miku:
b) asht shej roje, sepse tuj thanë: “ Mirë se erdhe”, aj do të rrijë pa droje, e se gjindesh gadi
me i dalë zot për çdo rrezik:…
- Përdoret leksiku i gjuhës së përditshme:
- shej burrnije e nderje, edhe knaqesh se t’erdh miku:
- Përdoren foljet modale:
Për çdo mik duhet buka si han vetë. Për mik të mirë duhet kafja, Për mik zemre duhet duhani…
- Përdorimi i vetës së dytë dhe të tretë të foljes në mënyrën lidhore dhe në mënyrën dëftore.
“Miku nuk mund të hijë në shpi, pa ba za n’oborr” “Tuja hi n’shpi, mikut do (duhet) t’i mbajsh armën”.

Vlerësimi
Përgjatë kësaj ore mësimi, mësuesi/ja mund të bëjë një vlerësim të vazhdueshëm me gojë mbi përparimin e
nxënësve, me qëllim identifikimin e njohurive, interesave, aftësive apo shkathtësive që kanë fituar nxënësit
në lidhje me tematikën e trajtuar gjatë mësimit. Ky vlerësim mund të shoqërohet edhe me shënime specifike
për nivelet e të nxënit.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 6

Parapërgatitje: Sillni në klasë tekste të ndryshme udhëzuese.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: XI

Tematika: Llojet e teksteve. Teksti udhëzues Situata e të nxënit: Modele


tekstesh udhëzuese
Tema mësimore: Teksti udhëzues (ora II)
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
2. Kompetenca e të menduarit.
3. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.
4. Kompetenca personale.
5. Kompetenca qytetare.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës Fjalë kyç:
mësimore. - tekst udhëzues,
Nxënësi/ja: - karakteristika gjuhësore.
- identifikon elementet gjuhësore specifike në një tekst udhëzues;
- analizon tekstet udhëzuese nga ana gjuhësore;
- vëzhgon imazhin e një teksti udhëzues për të diskutuar rreth tij;
- shkruan tekste udhëzuese të llojeve të ndryshme.

Burimet: teksti “Gjuha shqipe 11”, përvoja të nxënësve, modele Lidhja me fushat e tjera ose me
tekstesh udhëzuese të llojeve të ndryshme, e-libri. temat ndërkurrikulare:
 Të drejtat e njeriut.
 Vendimmarrja morale.
 Bashkëjetesa paqësore.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Mendo/krijo dyshe/diskuto; diskutim i ideve; mësim i përqendruar mbi argumentin; të mësuarit
ndërveprues; shkrim i lirë; punë në dyshe; punë me klasën.
ZHVILLIMI I MËSIMIT
Hapi I: Mendo/krijo dyshe/diskuto
Mësuesi/ja e nis mësimin me diskutimin e detyrës së shtëpisë. Nxënësve u është kërkuar të bëjnë analizën
morfologjike të foljeve të nënvizuara në tekstin e ushtrimit 5.

Model përgjigjeje
asht (është) - folje, veta III, n. njëjës, mënyra dëftore, koha e tashme mund të hijë (hyjë) - folje,
veta III, n. njëjës, mënyra lidhore, koha e tashme:
përgjigjet- folje, veta III, n. njëjës, mënyra dëftore, koha e tashme, trajta joveprore (do) të gjendet
(duhet) të gjendet- folje, veta III, n. njëjës, mënyra lidhore, koha e
tashme, trajta joveprore.
lahen- folje, n. shumës, veta III, mënyra dëftore, koha e tashme, trajta joveprore: duhet - folje
pavetore, veta III, numri njëjës, mënyra dëftore, k. e tashme:
lishohet (lëshohet) - folje, veta III, n. njëjës, mënyra dëftore, k. e tashme, trajta joveprore

Nxënësit rifreskojnë njohuritë mbi veçoritë e tekstit udhëzues, si elementet e përmbajtjes dhe të formës, tiparet
strukturore etj. I evidentojnë ato (shihni modelin e përgjigjes në mësimin pararendës).

Mësuesi/ja shtron pyetjen:


- Ç’veçori gjuhësore ka ky tekst? Nxënësit diskutojnë në dyshe.

Veçoritë gjuhësore që evidentojnë në tekst shënohen në organizuesin grafik

Tipare gjuhësore Ilustrime nga teksti


Gjuha është e qartë dhe e thjeshtë. Është përdorur Miku nuk mund të hijë në shpi, pa ba za n’oborr.
dialekti gegërisht. - 615. E mbajtmja e armës asht:
Përdoren fjali të shkurtra: a) Për çdo mik duhet buka si han vetë:
- të thjeshta e të zgjeruara Për mik të mirë duhet kafja. Për mik zemre duhet
- të përbëra duhani….
Përdoret leksiku i gjuhës së përditshme. b) shej burrnije e nderje, edhe knaqesh/se t’erdh
- Përdorim i gjerë i foljeve modale. miku:
Përdorimi i vetës së dytë dhe të tretë. c) asht shej roje, /sepse tuj thanë :” Mirë se erdhe”,
aj do të rrijë pa droje, /e se gjindesh gadi me i dalë
zot për çdo rrezik:…
-“Miku nuk mund të hijë në shpi, pa ba za n’oborr”.
“Tuja hi n’shpi, mikut do t’i mbajsh armën”.

Hapi II: Mësim i përqendruar mbi argumente


(Kjo teknikë shoqërohet me një listë pyetjesh , në të cilat nxënësit mësohen të argumentojnë përgjigjet e
dhëna. Këto nuk janë pyetje të mirëfillta, por elemente të një argumenti të organizuara në formën e pyetjeve.
Në këtë mënyrë nxënësit mësohen të përqendrohen në një çështje me një dyshim të motivuar sistematik , të
identifikojnë argumentet dhe t’i shqyrtojnë nga afër.)
Në këtë fazë të mësimit mësuesi/ja u kërkon nxënësve të shikojnë në dyshe ushtrimin 1, i cili kërkon të
analizojnë gjuhën e përdorur në një tekst udhëzues (rregullore).
Mësuesi/ja sugjeron që vëzhgimi i nxënësve të përqendrohet në këto drejtime:
- Cila është gjuha e përdorur në këtë tekst?
- Evidentoni elementet e gjuhës standarde. Ku e mbështetni përgjigjen tuaj?

11
- Cili është lloji i terminologjisë së përdorur në këtë tekst?
- Cili është lloji i leksikut të përdorur në këtë tekst? Argumentoni përgjigjen tuaj.
- Cilat lloje foljesh mbizotërojnë? Ilustrojeni përgjigjen tuaj me shembuj.

Model përgjigjeje
Në këtë tekst është përdorur gjuha standarde.
Lloji i terminologjisë së përdorur është ajo administrative si:
- normat e përgjithshme të sjelljes
- biblioteka është vend i përbashkët...
- është absolutisht e ndaluar...
- para se të hyjnë në sallën e leximit të gjithë përdoruesit...
- Përdoruesit janë personalisht përgjegjës të librave që marrin në përdorim...
Leksiku është i qartë dhe i saktë. Bën të mundur të kuptosh rregullat dhe kërkesat e parashtruara.
Foljet që mbizotërojnë:
- foljet në mënyrën lidhore, si dhe të shoqëruara me foljet modale, por ka edhe folje në
mënyrën dëftore.
- duhet të ruajë, të pihet, të hyjnë, duhet të dorëzojnë, nuk lejohen, të tërheqë, duhet të
dorëzojë, janë, të mos i mbyllin, të mos u përthyejnë...

Nxënësit të ndarë në dy grupe specifikojnë llojin e informacionit:

Sjellje të detyruara Sjellje të ndaluara


Gjithsecili duhet të ruajë rreptësisht qetësinë Është e ndaluar të pihet duhan
Përdorimi i aparatit fotografik duhet të jetë i Nuk lejohen në bibliotekë çantat e objektet personale
autorizuar
Para se të hyjnë në sallën e leximit duhet të Nuk duhet të shfletojnë faqet e librave duke njomur
dorëzojnë teserën... gishtat
Para se të tërheqë teserën duhet të dorëzojë Të mos i vënë librat hapur njëri mbi tjetrin
librat që ka marrë...
Përdoruesit janë përgjegjës të librave që marrin Të mos mbajnë shënim mbi fletë të vendosura
në dorëzim. drejtpërdrejt në libër
Të mos i mbyllin librat keq, të mos u përthyejnë faqet
etj.

Një hap tjetër i mësimit lidhet më vëzhgimin e një teksti udhëzues nga ana pamore.
Mësuesi/ja u kërkon nxënësve në dyshe të vëzhgojnë se si përputhet paraqitja e tij me tekstin. Nxënësit
ilustrojnë me shembuj faktin në të cilin tekstet udhëzuese shpeshherë shoqërohen me ilustrime përkatëse,
për të bërë sa më të kuptueshme udhëzimet që japin.
Skicat shoqërohen me informacione të dhëna të shkurtra, të demonstruara me anë të numrave, shigjetave
dhe shenjave të ndryshme. Përveç skicave jepen udhëzimet përkatëse me anë të një gjuhe teknike dhe me
fjali të renditura në rend numerik.

Hapi III: Shkrimi i lirë


Mësuesi/ja u sugjeron nxënësve tema të ndryshme për të ndërtuar një tekst udhëzues.
Nxënësit përqendrojnë vëmendjen në kërkesën e ushtrimit 8
- Shkruani nga një tekst udhëzues për mirëmbajtjen e palestrës.
- Udhëzime për ekskursionet shkollore, për të vizitat në institucione të ndryshme.
Mësuesi/ja udhëzon nxënësit të përcaktojnë në tekstet e tyre elementet që janë të detyrueshme, të ndaluara,
të këshillueshme për t’u bërë.
Diskutim mbi mënyrën si i kanë ndërtuar tekstet.

Model përgjigjeje
- Palestra e shkollës është mjedisi i cili përdoret nga nxënësit për të zhvilluar orën e mësimit të
edukimit fizik.
- Nxënësit janë të detyruar të respektojnë rregullat e mirëmbajtjes së palestrës.
- Të gjithë nxënësit duhet të hyjnë në palestër me uniformën e kërkuar.
- Nuk lejohet të përdoren këpucët në palestër.
- Nuk lejohet të dëmtohen pajisjet e saj.
- Duhet të tregohet kujdes sidomos për ato pajisje që janë të përbëra me materiale të buta.
- Është e ndaluar të ngrënët e ushqimeve të ndryshme në palestër.
- Të gjithë nxënësit duhet të çojnë mjetet e përdorura në orën e mësimit në vendet e caktuara.
- Të gjithë nxënësit duhet të përdorin dhomat e zhveshjes për të ndërruar uniformën dhe
ruajtjen e sendeve personale.
- Është i ndaluar rreptësisht duhani në palestër.

Vlerësimi
Përgjatë kësaj ore mësimi, mësuesi/ja mund të bëjë një vlerësim të vazhdueshëm me gojë mbi përparimin e
nxënësve, me qëllim identifikimin e njohurive, interesave, aftësive apo shkathtësive që kanë fituar nxënësit
në lidhje me tematikën e trajtuar gjatë mësimit. Ky vlerësim mund të shoqërohet edhe me shënime specifike
për nivelet e të nxënit.

Detyrë shtëpie. Ushtrimi 9. Analizoni elementet e tekstit të dhënë.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: XI


Tematika: Përdorimi i drejtë i gjuhës Situata e të nxënit: Punë me
tekstin
Tema mësimore: Ndajfolja

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:


1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
2. Kompetenca e të menduarit.
3. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës Fjalë kyç:
mësimore. - ndajfolje,
Nxënësi/ja: - drejtshkrim.
- rikujton njohuritë rreth ndajfoljes;
- klasifikon ndajfoljet sipas anës kuptimore;
- shpjegon veçoritë e ndajfoljes;
- përdor si duhet drejtshkrimin e ndajfoljeve.
Burimet: teksti “Gjuha shqipe 11”, fjalorë, tekste të shkëputura nga Lidhja me fushat e tjera ose me
literature të ndryshme. temat ndërkurrikulare:
- Letërsi
- Arte
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Diskutim; stuhi mendimesh; punë e pavarur; tabela INSERT; organizuesi grafik; punë e pavarur në grup

ZHVILLIMI I MËSIMIT

Hapi I: Diskutim
Kontrollohen e diskutohen detyrat e shtëpisë. Mësuesi/ja organizon mësimin me pyetje nga mësimi i kaluar,
për të nxitur diskutimin në klasë, duke u përqendruar në:
- Ç’janë përemrat pyetës?
- Çfarë kategorish kanë përemrat pyetës?
- Si lakohet përemri pyetës “cili/cila”?

Hapi II: Stuhi mendimesh


Mësuesi/ja shkruan në tabelë titullin e mësimit “Ndajfolja” dhe drejton pyetje:
- Ç’dini ju për ndajfoljen?

klasë fjalësh e pandryshueshme

fjalë kuptimplotë
Ndajfolja nuk ka kategori gramatikore

fjalë e mëvetësishme ka vetëm shkallë

klasifikohen në 6 lloje përdoren pranë foljes

përdoret pranë ndajfoljes përdoren pranë mbiemrit

Jepet përkufizimi i ndajfoljes: Ndajfolja është klasë e pandryshueshme fjalësh, që tregon një tipar të veprimit
a të gjendjes, rrethanat a mënyrën e veprimit ose shkallën e cilësisë së tij. Ato përdoren pranë një foljeje, një
mbiemri dhe një ndajfoljeje.

Hapi III: Praktikë e pavarur, INSERT


Lexohet fragmenti i dhënë në tekst ose dëgjohet në magnetofon. Mësuesi/ja orienton nxënësit të ndalen te
nënvizimi i ndajfoljeve dhe të klasifikojnë llojin e tyre.

Shumica e profesionistëve për të cilët të folurit bukur dhe bindës është profesioni i tyre, iu nënshtrohen disa
rregullave dhe ushtrimeve të caktuara, të cilat mund t’i përdorni fare mirë dhe ju. Nuk duhet të flisni as me zë
shumë të lartë dhe as me zë shumë të ulët. Me rëndësi është që fjalët t’i shqiptoni rrjedhshëm, me aq zë sa
do ta vlerësoni se të pranishmit kanë mundësi t’ju dëgjojnë mirë dhe qartë. Shqiptoni saktë dhe mirë zanoret
dhe bashkëtingëlloret. Rëndësi të madhe duhet t’u kushtoni posaçërisht fjalëve dhe shqiptimit të tyre bukur.
Nëse doni të përmirësoni të folurit tuaj, mund të bëni dhe ushtrime.
Mësuesi/ja tërheq vëmendjen e nxënësve te njohuritë e rikujtuara deri tani. Për realizimin e dhënies së
njohurive, mësuesi/ja mbështetet te metoda “Tabela INSERT”. Mësuesi/ja u ndan nxënësve një listë me
pyetjet e mëposhtme:
- Ç’janë ndajfoljet?
- Si klasifikohen ndajfoljet sipas funksionit dhe kuptimit?
- Si klasifikohen ndajfoljet e mënyrës?
- Shpjegoni nëse merr apo jo kategori gramatikore ndajfolja.
- Cilat janë rregullat për drejtshkrimin e ndajfoljeve?

Ora vazhdon me plotësimin e tabelës së INSERT-it për njohuritë e marra nga informacioni i lexuar.
Vazhdohet me leximin e tekstit nga nxënësit dhe vendosja e shenjave. Nënvizimet e bëra nga nxënësit në
libër hidhen në tabelën e INSERT-it.

√ + - ?

Nënvizimet e bëra nga nxënësit në libër hidhen në tabelën e INSERT-it në formën e informacioneve të fituara.

Hapi IV: Organizuesi grafik


Mësuesi/ja vijon me shpjegimin e njohurive të reja duke përdorur metodën e organizuesit grafik, me qëllim që
nxënësit të argumentojnë njohuritë e reja për ndajfoljen.

klasë fjalësh e pandryshueshme

klasifikimi sipas kuptimit klasifikimi sipas funksionit


ndajfolje: Ndajfolja - rrethanorë:
- mënyre
- mënyre
- vendi
- vendi
- kohe
- kohe
- sasie
- sasie
- shkaku
- shkaku
- qëllimi
- qëllimi

Vazhdon më tej shpjegimi i njohurive të reja me ilustrim me shembuj për çdo rast.

Hapi V: Punë e pavarur në grup


Për të përmbledhur njohuritë e marra në mësimin e ditës, mësuesi/ja i kushton kohë zgjidhjes së ushtrimeve
në mënyrë të pavarur.
Jepen për t’u punuar ushtrimet f. 80. Shembuj zgjidhjesh.

Ushtrimi 1
1. U afrua me hapa të lehtë (mbiemër) pranë dritares. 2. Gjithçka rreth e rrotull ishte e shkretë (mbiemër).
3. U kujtua shumë vonë (ndajfolje) për ta ftuar në mbrëmje. 4. Ishte thjesht (ndajfolje) një pyetje e
pamenduar mirë. 5. Po rrinin të gjithë mendueshëm (ndajfolje). 6. Ndërtesat ishin të ulëta (mbiemër). 7.
Po notonin shumë thellë (ndajfolje). 8. Gjërat shkuan shumë mbarë (ndajfolje). 9. Kaluan çaste shumë të
gëzueshme (mbiemër). 10. Makina u kthye befas (ndajfolje) nga e majta.
Ushtrimi 2. Nënvizoni ndajfoljet në fjalitë e mëposhtme dhe përcaktoni llojin e tyre.
1. Kjo deklaratë pati jehonë anekënd (kujdes, “anekënd” këtu është parafjalë) globit. 2. Ata sulmuan
furishëm (mënyre). 3. Është më mirë (mënyre) të flini majtas apo djathtas (mënyre)? 4. Fluturojnë hareshëm
(mënyre) në krahë fantazie. 5. E pyeti drejtpërdrejt (mënyre) për këtë problem. 6. Erdhën rishtas (mënyre,
por mund të merret edhe si kohe) për ta biseduar. 7. Fëmija po ecte këmbadoras (mënyre). 8. Andej dalim
shkurt (mënyre). 9. Nuk dukej kurrkund (vendi). 10. Takoheshin rrallë (mënyre/kohe).11. E vendosi drejt
(mënyre). 12. E shtroi çështjen vetëm teorikisht (mënyre). 13. I pëlqente ta dëgjonte kur recitonte se fliste
shumë ëmbël (mënyre). 13. Nuk e dinin rrugën dhe i ranë rrotull (mënyre). 14. U hodh përtej (vendi).15. U
gëzova vërtet (mënyre) kur e pashë. 16. E kishin takuar pardje (kohe). 17. Po fliste shumë ngadalë (mënyre)
dhe shumë qetë (mënyre). 18. Takoheshin nganjëherë (kohe) me miqtë e dikurshëm. 19. Po shëtiste
mendueshëm (mënyre) në rrugët e vjetra të qytetit. 20. U nisën menjëherë (kohe) drejt shtëpisë.

Ushtrimi 3
Në këtë libër, për mirë dhe për keq, ai ia ka dalë mbanë. Puna e tij mbetet vërtet e veçantë dhe sfiduese. Kjo
nuk e bën leximin të lehtë. Romani i tij i parë u botua në Shqipëri, në vitin 1963. Ngadalë dhe gradualisht,
përkthimet në frëngjisht dhe në anglisht e kanë sjellë atë para një audience herë si poet, e herë si prozator,
madje dhe si nobelist i mundshëm. Kadareja kthehet vazhdimisht për të eksploruar thellësisht mënyrat, në
të cilat tragjedia klasike dhe miti, si dhe detyrat e përgjegjësitë e individit ndaj shtetit, mund të veprojnë nën
regjimet bashkëkohore. Gazeta shkruan se Kadareja është një shkrimtar që merret gjatë me gabimet e
tmerret njerëzore, në stile dhe forma që dikush do t’i cilësonte të sintetizuara mirë me njëri-tjetrin.

Ushtrimi 4
Ndajfolje mënyre Ndajfolje sasie Ndajfolje kohe Ndajfolje vendi Ndajfolje shkaku
përmendsh, pak së paku asnjëherë, atëherë, anembanë padashur
gjithashtu, ngandonjëherë, brenda për brenda,
nganjëherë, gjithkund,
përditë kurrkund,
tej për tej.

Ushtrimi 5
Ishte shumë vonë dhe nuk dinte nëse duhej të shkonte për vizitë tek ata. Ishte një natë e ngrohtë pranvere
dhe në qiell ndriçonte një hënë e plotë. Po vinin rrotull se nuk e dinin adresën e saktë. Vendosën të
bisedonin shkurt dhe haptas me njëri-tjetrin. U panë rishtas në të njëjtin vend disa muaj më vonë. Ishin
takuar rrallë, por ruanin kujtime të mira për njëra-tjetrën. Ndihej i plotfuqishëm që t’i merrte vetë vendimet e
veta. Ndeshja u transmetua drejtpërdrejt në televizionin lokal. Përgjigjja kishte qenë shumë e shpejtë dhe ai
vendosi që, po aq shpejt, të fillonte nga puna. I kishin vendosur dokumentet diku lart në rafte dhe nuk po i
gjenin dot.

Detyrë shtëpie
Pasi bëhen vlerësimet për nxënësit, mësuesi/ja jep detyrën e shtëpisë: Kërkoni f. 80.
Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: XI
Tematika: Teksti udhëzues Situata e të nxënit
Rregullore për situata të
Tema mësimore: Rregullorja
ndryshme
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
2. Kompetenca e të menduarit.
3. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.
4. Kompetenca qytetare.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës Fjalë kyç:
mësimore. - rregullore,
Nxënësi/ja: - rregulla,
- dallon rregulloren nga llojet e tjera të teksteve udhëzuese - analizë gjuhësore,
- përcakton fushën përmbajtësore dhe të përdorimit të një rregulloreje; - këshilla.
- analizon nga ana gjuhësore një rregullore;
- harton vetë rregullore në lidhje me fusha të ndryshme ose
situata përdorimi.

Burimet: teksti “Gjuha shqipe 11”, përvoja të nxënësve, materiale të Lidhja me fushat e tjera ose
ndryshme nga interneti, modele rregulloresh që përdoren në vende, me temat ndërkurrikulare:
situata a fusha të caktuara.  Shkenca dhe shoqëria

ZHVILLIMI I MËSIMIT
Modele tekstesh udhëzuese

Detyrat e nxënësve
Nxënësi duhet:
 të njohë e të respektojë kodin e mirësjelljes dhe rregullat e shkollës;
 të respektojë orarin e mësimit të përcaktuar nga institucioni edukativ-arsimor;
 të respektojë arsimtarët, punëtorët e tjerë të shkollës, shokët dhe shoqet e klasës e të
shkollës;
 të mbajë qëndrim të mirë dhe të mos bëhet pengesë e zhvillimit normal të orës së mësimit;
 të shkojë në shkollë i pajisur me tekste, fletore e mjete të tjera të domosdoshme;
 të mbajë të veshur uniformën e shkollës, si dhe veshjen dhe pajisjet përkatëse për lëndën e
edukimit fizik;
 në rast sëmundjeje ose rastesh të veçanta familjare etj., mungesën ta arsyetojë me raport
mjekësor, nëpërmjet prindit ose kryefamiljarit;
 të njoftojë me kohë prindin ose kryefamiljarin për shqetësimet, problemet dhe preokupimet
dhe t’i dërgojë ftesën e mësimdhënësit, të kujdestarit të klasës, të drejtorit të shkollës ose të
organeve të tjera kompetente të shkollës;
 të mirëmbajë mjedisin e brendshëm e të jashtëm shkollor;
 të njohë e të zbatojë rregullat e punës në shkollë

Rregullorja e bibliotekës
Përdoruesi i bibliotekës ka të drejtë:
 të marrë informacion për koleksionet e bibliotekës dhe për koleksionet e bibliotekave të tjera
nëpërmjet mjeteve tradicionale dhe elektronike të informacionit bibliotekar;
 të ndihmohet për kërkim dhe zgjedhje të botimeve informative;
 të shfrytëzojë koleksionet e bibliotekës në mjediset e saj, të fotokopjojë dhe të huazojë
materiale bibliotekare, sipas rregullores së bibliotekës;
 të huazojë materiale ose fotokopje të tyre nga bibliotekat e tjera brenda dhe jashtë vendit
nëpërmjet shërbimit ndërbibliotekar.

Bazuar në udhëzimet e Ministrisë së Kulturës, bibliotekat:


• bëjnë spastrimin e materialeve të vjetruara e që nuk qarkullojnë, nëpërmjet heqjes nga
koleksionet e tyre të këtyre materialeve, në përputhje me rregullat financiare;
• bëjnë regjistrimin e materialeve bibliotekare dhe i përpunojnë ato sipas rregullave që
bazohen në standarde ndërkombëtare të përpunimit bibliotekar-bibliografik;
• sigurojnë informacion për lexuesit nëpërmjet katalogëve, bibliografive, mjeteve elektronike etj.;
• vënë në shërbim të lexuesve koleksionet e bibliotekës në sallat e leximit ose i huazojnë
jashtë saj, bazuar në rregullore;
• kryejnë marrëdhënie shkëmbimi e huazimi me bibliotekat e tjera të vendit në shërbim të
plotësimit të kërkesave të lexuesve;
• u krijojnë kushte përdoruesve të fotokopjojnë materiale të bibliotekës, duke respektuar ligjin e
të drejtës së autorit, si dhe rregulloren e bibliotekës;
• krijojnë kushte për shfrytëzimin e bibliotekës nga kategori të veçanta lexuesish si fëmijë,
persona me aftësi të kufizuar etj.

SI TË LUANI SHAH: RREGULLAT DHE BAZAT


Nuk është kurrë vonë për të mësuar shah-lojën më popullore në botë! Rregullat e shahut janë të lehta:

Hapi 1. Si të vendosni gurët


Në fillim të lojës tabela e shahut vendoset në mënyre të tillë, që çdo lojtar ka katrorin e bardhë
(ose me ngjyrë të hapur) në fund djathtas të tabelës. Gurët e shahut renditen njësoj çdo herë.
Rreshti i dytë mbushet me ushtarë. Torët janë në cepat, pastaj kuajt vijnë ngjitur me torët, më pas
vendosen oficerët dhe në fund mbretëresha, e cila vendoset në katrorin që përkon me ngjyrën e
saj (mbretëresha e bardhë vendoset në të bardhë, mbretëresha e zezë në të zezë) dhe mbreti
vendoset në kutinë që mbetet.

Hapi 2. Si lëvizin gurët e shahut


Secili nga 6 tipat e gurëve lëviz ndryshe. Gurët nuk mund të kapërcejnë mbi njeri tjetrin (përveç
Kalit që mundet), si edhe nuk mund të mbivendosen në kutizat që kanë gurë të së njëjtës ngjyrë.
Por mund të vendosen për të zëvendësuar gurët e kundërshtarit, të cilat zihen rob. Gurët
vendosen zakonisht në pozicione nga ku mund të zënë rob gurë të tjerë (duke u vendosur mbi
katrorët e këtyre të fundit dhe duke i zëvendësuar), mbrojnë gurët e tyre nëse zihen rob, apo të
kontrollojnë katrorët kryesorë në lojë.
Si lëvizet Mbreti në shah
Mbreti është guri më i rëndësishëm, por është një nga më të dobëtit. Mbreti mund të lëvizi vetëm
një katror në cilindo drejtim - lart, poshtë, anash dhe diagonal. Mbreti nuk mund të lëvizi veten në
një pozicion shahu (ku ai mund të zihet rob). Kur mbreti sulmohet nga një gur tjetër, quhet “shah”.

Si lëvizet Mbretëresha në shah


Mbretëresha është guri më i rëndësishëm. Ajo mund të lëvizi në çdo drejtim të drejtë: para, pas,
anash ose diagonalisht, aq larg sa mundet, për aq kohë sa nuk kalon mbi ndonjë nga gurët e saj.
Dhe, si të gjithë gurët, nëse mbretëresha merr një gur kundërshtar, lëvizja e saj përfundon. Vini re
se si mbretëresha e bardhë merr mbretëreshën e zezë dhe mbreti i zi është i detyruar të lëvizë.

Si lëvizet Tora në shah


Tora mund të lëvizë aq larg sa do, por vetëm para, pas dhe anash. Torët janë veçanërisht gurë të
fuqishëm kur mbrojnë njëri-tjetrin dhe punojnë së bashku!

Si lëvizet Oficeri në shah


Oficeri mund të lëvizë aq larg sa do, por vetëm diagonalisht. Çdo oficer nis në një katror (me
ngjyrë të hapur ose të mbyllur) dhe duhet gjithmonë të qëndrojë në atë ngjyrë katrori. Oficerët
punojnë mirë së bashku, sepse mbulojnë dobësitë e njëri-tjetrit.

Si lëvizet Kali në shah


Kuajt lëvizin në një mënyrë krejt ndryshe nga gurët e tjerë - duke lëvizur dy katrorë në një drejtim
dhe më pas një katror tjetër në kënd 90 gradë, njësoj si forma e germës “L”. Kuajt janë
gjithashtu të vetmit gurë që mund të kapërcejnë gurët e tjerë.

Si lëvizet Ushtari në shah


Ushtarët janë të pazakonshëm, sepse ata lëvizin dhe marrin në mënyra të ndryshme: ata lëvizin
përpara, por marrin diagonalisht. Ushtarët mund të lëvizin vetëm një katror çdo herë, përveç
lëvizjes së tyre të parë, ku mund të lëvizin dy katrorë. Ushtarët mund të marrin vetëm një katror
diagonalisht përpara tyre. Ata nuk mund të lëvizin ose marrin mbrapa. Nëse një gur tjetër
është direkt para një ushtari, ai nuk mund të lëvizi ose ta marrë atë gur.

Si të merrni me prerje
Rregulli i fundit në lidhje me ushtarët quhet “me prerje”, i cili vjen nga frëngjishtja “në kalim”. Nëse
një ushtar lëviz dy katrorë në lëvizjen e tij të parë, dhe duke vepruar kështu ndalon në anë të
një ushtari kundërshtar (pra, ka kapërcyer mbi mundësinë e ushtarit tjetër që ta marrë), ushtari
tjetër ka mundësinë e marrjes së ushtarit të parë ndërsa ai kalon. Kjo lëvizje e veçantë duhet të
bëhet menjëherë pasi ushtari i parë ka lëvizur, përndryshe mundësia për ta marrë humbet. Shihni
shembullin e dhënë për ta kuptuar këtë rregull të çuditshëm por të rëndësishëm.

Si të bëj rokadën
Një rregull tjetër i veçantë shahu quhet rokadë. Kjo lëvizje të lejon të besh dy gjëra të rëndësishme
me një lëvizje: lëviz mbretin në pozicion të sigurt (me shpresë), dhe të lëviz torën nga cepi i
tabelës për në lojë. Kur një lojtar ka radhën, ai mund të lëvizë mbretin dy kuti drejt një cepi të
tabelës dhe të lëvizë torën e atij cepi në mes të tabelës direkt pas mbretit.

Hapi 4. Zbuloni kush lëviz i pari në shah


Lojtari me gurët e bardhë gjithmonë lëviz i pari. Si rrjedhojë, lojtarët zakonisht vendosin me short
se kush do të luajë me të bardhët, për shembull duke hedhur një monedhë kokë a pilë, ose dukë
lënë njërin lojtar të hamendësojë ngjyrën e gurit që fshihet në dorën e lojtarit tjetër. I bardhi më
pas bën një lëvizje, e cila pasohet me lëvizjen e të ziut, pastaj i bardhi lëviz përsëri, pastaj i ziu e
kështu deri në fund të lojës. Të lëvizësh i pari ka një përparësi të vogël, që i jep të bardhit
mundësinë të sulmojë menjëherë.
Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: XI

Tematika: Përdorimi i drejtë i gjuhës Situata e të nxënit: Punë me tekstin

Tema mësimore: Shkallët e ndajfoljes dhe shprehjet ndajfoljore

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:


1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
2. Kompetenca e të menduarit.
3. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalë kyç:


Nxënësi/ja: - ndajfolje,
- dallon dhe përdor shkallët e ndajfoljes; - drejtshkrim.
- shpjegon si formohet shkalla krahasore dhe sipërore e ndajfoljes;
- dallon shprehjet ndajfoljore;
- njeh dhe përdor si duhet rregullat e drejtshkrimit të ndajfoljeve.

Burimet: teksti “Gjuha shqipe 11”, fjalorë, tekste të shkëputura nga literatura të Lidhja me fushat e
ndryshme. tjera ose me temat
ndërkurrikulare:
 Letërsi
 Arte

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Diskutim; punë në grupe dyshe; punë e pavarur; rrjeti i diskutimit; punë e pavarur në grup

ZHVILLIMI I MËSIMIT

Hapi I: Diskutim
Kontrollohen e diskutohen detyrat e shtëpisë. Mësuesi/ja organizon mësimin me pyetje nga mësimi i kaluar,
për të nxitur diskutimin në klasë, duke pyetur:
- Ç’është ndajfolja?
- Ç’kategori gramatikore ka ajo (nëse ka)?
- Si klasifikohen ndajfoljet?
- Çfarë funksioni kryejnë ato në fjali?
- Ilustroni me shembuj për secilin rast të përmendur.

Hapi II: Puna në grupe dyshe


Nxënësit ndahen në çifte dhe midis tyre diskutohet pjesa e lexuar në tekst. Mësuesi/ja u kërkon nxënësve që
të nënvizojnë ndajfoljet dhe shprehjet ndajfoljore. Duke përcaktuar ndajfoljen, nxënësve i kërkohet që të
bëjnë klasifikimin e tyre. Të dhënat e nxënësve shkruhen në tabelë.

1. Shpërndarja në kohë. Materiali që do të studioni është mirë të ndahet më parë në pjesë të vogla. Truri e
ruan më mirë informacionin kur është i ndarë në pjesë.
2. U thoni “jo” orëve të vona. Një natë e kaluar mbi libra rrezikon të dëmtojë shumë kapacitetet e kujtesës.
Është më mirë të vendosni paraprakisht një orar ditor për t’iu kushtuar studimit. Truri do të mësohet shumë
lehtë me këtë rutinë dhe do të lehtësojë përqendrimin.
Hapi III: Rrjeti i diskutimit
Në dërrasën e zezë shkruhet pyetja:

PO JO

- A merr vetëm kategorinë


e shkallës ndajfolja?

Ndajfoljet, ashtu si mbiemrat, përdoren në shkallën krahasore dhe sipërore. Ndajfolja në shkallën
krahasore tregon se gjymtyra e dytë e krahasimit është në një shkallë më të lartë a më të ulët, ose në të
njëjtën shkallë me këtë gjymtyrë. Ndajfolja në shkallën sipërore tregon se cilësia a intensiteti i veprimit
është në një shkallë shumë të lartë, jashtë çdo krahasimi.

PO JO
- A janë të barasvlershme
shprehjet ndajfoljore
me një ndajfolje?

Shprehjet ndajfoljore janë një grup fjalësh me lidhje të qëndrueshme mes tyre, të cilat janë të barasvlershme
nga ana kuptimore dhe gramatikore me një ndajfolje.
Vazhdon më tej shpjegimi i njohurive të reja me rregullat drejtshkrimorë gjatë përdorimit të ndajfoljeve e
shprehjeve ndajfoljore.

Rregulla drejtshkrimore:
Shkruhen ndaras ndajfoljet dhe shprehjet ndajfoljore, si:
së afërmi, së pari; më së fundi, më së miri, për së largu, për së mbari,
më dysh, më tresh, për një, për dy etj.

Të gjitha rregullat ilustrohen me shembuj.

Hapi IV: Punë e pavarur në grup


Për të përmbledhur njohuritë e marra në mësimin e ditës, mësuesi/ja i kushton kohë zgjidhjes së ushtrimeve
në mënyrë të pavarur.
Jepen për t’u punuar ushtrimet f. 85-86.
Shembuj zgjidhjesh.

Ushtrimi 1
Pak muaj pasi ke filluar të përdorësh një telefon të ri (shkalla pohore), të duket sikur punon gati 10 herë
më ngadalë (shkalla krahasore) sesa në fillim, apo jo? Mbase është një shenjë që të fillosh të merresh më
seriozisht (shkalla krahasore) me telefonin. Fshi aplikacionet që nuk i përdor kurrë. Me siguri, e di se shumë
prej aplikacioneve të shkarkuara (shkalla pohore), dhe që nuk i përdor asnjëherë, ndikojnë në shpejtësinë e
telefonit. Provo t’i fshish ato që nuk i përdor, për t’i lënë më shumë (shkalla krahasore) hapësirë telefonit.
Mos e përdor më kurrë (shkalla krahasore) sfondin! Shumë përdorues të telefonave inteligjentë (shkalla
pohore) kanë dëshirë të zgjedhin një sfond të bukur (shkalla pohore) dhe ta kenë atë gjithmonë (shkalla
sipërore), madje edhe sfonde të ndryshme me lëvizje. Çfarë ndodh? Bateria bie më shpejt (shkalla
krahasore) dhe telefoni punon edhe më ngadalë (shkalla krahasore). Pasi ta heqësh si opsion, do ta
shohësh se gjithçka do të ecë shumë shpejt (shkalla sipërore).

120
Ushtrimi 2
Nuk kishte studiuar aq shumë (krahasore e barazisë), sa të merrte notë shumë të mirë. Vendimi u mor më
shpejt (krahasore e pabarazisë), nga sa mendohej. Reagoi më qetë se zakonisht (krahasore e pabarazisë).
Këtë radhë foli pak më shkurt (krahasore e pabarazisë) në takim. Sa më shumë ecte, aq më larg (krahasore
e pabarazisë) i dukej shtëpia. U takuan më shpejt (krahasore e pabarazisë) nga mendonte. Sa më pak
t’i kushtoni rëndësi fjalëve të tjerëve, aq më mirë (krahasore e pabarazisë) është. Gjendja u përkeqësua
edhe më shumë (krahasore e pabarazisë) muajt e fundit. Në këtë qytet bora binte jashtëzakonisht rrallë
(sipërore), prandaj kjo ditë ishte e veçantë. I foli mjaft prerë (sipërore), kur e pyeti për atë problem. E dinte
fort mirë (sipërore) që ai nuk do të pranonte te shkonte me ta, por e pyeti edhe një herë. U gjend krejt
papritur (sipërore) vetëm në atë qytet të vogël dhe e mori malli për miqtë e saj. Ishte diskutuar shumë gjatë
(sipërore) ky projekt i ri, por ende nuk ishte miratuar. Ishin fare afër (sipërore) zgjidhjes përfundimtare dhe
kjo i gëzonte. Kishin shkuar shumë përpara (sipërore) në kohë. Këndonte jashtëzakonisht bukur (sipërore),
prandaj e pëlqenin të gjithë. Takimi i tyre erdhi krejt natyrshëm (sipërore).

Ushtrimi 3
Mësoni të hani ngadalë (mënyre, merr kategorinë e shkallës). Vonë (kohe, merr kategorinë e shkallës) u
kujtua për bisedën e lënë përgjysmë (mënyre, nuk merr kategorinë e shkallës). E kishte filluar për së mbari
(mënyre, merr kategorinë e shkallës) këtë semestër. I kujtoheshin shpesh (sasie, merr kategorinë e shkallës)
fjalët e gjyshes. Biseduan lirshëm (mënyre, merr kategorinë e shkallës) për të gjitha problemet e rinisë sot
(kohe). Ia kishin marrë shtruar (mënyre, merr kategorinë e shkallës) një kënge të vjetër shqiptare. U panë
për së largu (mënyre, merr kategorinë e shkallës) dhe nuk arritën të takoheshin. U nisën herët (kohe, merr
kategorinë e shkallës) në mëngjes që të shmangnin trafikun e rënduar. Reagoi fort (mënyre/sasie, merr
kategorinë e shkallës) pas atij vendimi që iu duk i padrejtë. Atje u trajtuan konkretisht (mënyre, merr
kategorinë e shkallës) të gjitha rastet e diskutueshme.

Ushtrimi 4
Atje ishte jashtëzakonisht bukur. E kishte marrë fort seriozisht këtë çështje. U shfaq shumë papritur para
tyre, duke i lënë të gjithë të habitur. E kishte njohur për së afërmi shumë vite më parë. Gjithçka ishte
menduar hollësisht nga grupi i arkitektëve. Përpara iu shfaq shtëpia e fëmijërisë. E kishte përmbledhur qartë
e mirë propozimin e tij në ato fletë. Ndiheshin shumë lirshëm në shtëpinë e gjyshërve. Po takoheshin rrallë e
më rrallë që kur kishin filluar punë të reja. Ishte qartësisht e dukshme që ata kishin vendosur të mos vinin.

Ushtrimi 5
U përpoq t’ia thoshte anës e anës (shprehje ndajfoljore). I kaloi anash (ndajfolje). Nxënësit i rrinë rreth e qark
(shprehje ndajfoljore). Kishte shumë (ndajfolje) trafik dhe iu desh t’i binte rreth e rreth (shprehje ndajfoljore).
Vajza, e paduruar, e pyeste orë e çast (shprehje ndajfoljore) se kur do të fillonte koncerti. Po i fliste shumë
rëndë (ndajfolje), dhe u ndie i fyer. Djali po rrinte rëndë-rëndë (shprehje ndajfoljore) dhe nuk po i fliste askujt.
Turistët ishin larguar atë mëngjes, por i kishin lënë gjërat andej-këndej (shprehje ndajfoljore). Andej
(ndajfolje), nga ajo anë, nuk kishte shumë njerëz. E ndiqnin hap pas hapi (shprehje ndajfoljore) prej disa
kohësh. E kishin diskutuar gjatë (ndajfolje) zgjidhjen e këtij problemi. Nuk kishte shumë vend dhe tryezën e
vendosën për së gjati (shprehje ndajfoljore). E kishte marrë malli, se nuk ishin takuar prej kohësh (ndajfolje).
Mbrëmje për mbrëmje (shprehje ndajfoljore) bisedonin me njëri-tjetrin për tema të ndryshme.

Ushtrimi 6
mbrëmje për mbrëmje (nga përsëritja e të njëjtit emër); për së gjeri (nga parafjala për dhe një mbiemër i
emërzuar); rrugë më rrugë (nga përsëritja e të njëjtit emër); anës e anës (nga përsëritja e të njëjtit emër);
me radhë (parafjalë dhe emër); herë pas here (nga përsëritja e të njëjtit emër me parafjalë); andej-këndej
(përsëritja e së njëjtës trajtë); breg më breg (nga përsëritja e të njëjtit emër me parafjalë); rreth e rreth (nga
përsëritja e të njëjtit emër); copa-copa (përsëritja e së njëjtës trajtë); për turp (parafjalë dhe emër); javë për
javë (nga përsëritja e të njëjtit emër me parafjalë); për një (nga një parafjalë dhe numëror); dallgë-dallgë (nga
përsëritja e një emri në shumës); orë e çast (përsëritja e së njëjtës trajtë); nga dita në ditë (nga përsëritja e të
njëjtit emër me parafjalë), dita me ditë (përsëritja e së njëjtës trajtë); hap pas hapi (përsëritja e së njëjtës
trajtë); dimër e verë (përsëritje e emrave me kuptim antonimik), prej kohësh (emër dhe parafjalë); tutje-tëhu
(përsëritje e së njëjtës trajtë me kuptim antonimik); poshtë e lart (përsëritje e së njëjtës trajtë me kuptim
antonimik); për së largu (nga parafjala për dhe një mbiemër i emërzuar); shteg më shteg (përsëritja e së
njëjtës trajtë); më kot (parafjalë e ndajfolje); pak nga pak (ndajfolje, parafjalë, ndajfolje); më këmbë (parafjalë
dhe emër); varg e varg (përsëritja e së njëjtës trajtë); me të egër (parafjalë dhe një mbiemër); flakë për flakë
(përsëritja e së njëjtës trajtë); kurriz më kurriz (përsëritja e së njëjtës trajtë), për së gjeri (nga parafjala për
dhe një mbiemër i emërzuar); dorë pas dore (përsëritja e së njëjtës trajtë); natë e ditë (përsëritja e së njëjtës
trajtë); poshtë e lart (përsëritje e së njëjtës trajtë me kuptim antonimik), orë pas ore (përsëritja e së njëjtës
trajtë); degë më degë (përsëritja e së njëjtës trajtë; këmba-këmbës (përsëritja e së njëjtës trajtë); me të keq
(parafjala me dhe një mbiemër); për së largu (nga parafjala për dhe një mbiemër i emërzuar); nga viti në vit
(përsëritja e së njëjtës trajtë); për vit (parafjalë dhe emër), vetëm për vetëm (përsëritja e së njëjtës trajtë); me
ngut (parafjalë dhe emër); tani për tani (përsëritja e së njëjtës trajtë); katër nga katër (përsëritja e së njëjtës
trajtë).

Ushtrimi 7
Ndajfolje mënyre Ndajfolje kohe Ndajfolje vendi
shkel e shko, së bashku, për një, së afërmi, për së largu, vende-vende, rreth
copa-copa, më dysh më së fundi e rreth

Ushtrimi 8
Tani për tani ndihej mirë në këtë vend të ri, por hera-herës e merrte malli për shtëpinë. Po ta mendonte hollë-
hollë, ishte lodhur më kot që të shkonte me të tjerët në ndeshje. Nxënësit ishin vendosur për një dhe për
së largu dukej një vijë e drejtë e gjatë. Ishin futur rrugë pa rrugë për të kapur personin që e ndiqnin këmba-
këmbës. Së pari, ishte shumë e rëndësishme që ata ishin të gjithë së bashku për herë të parë. Ky takim
ballë për ballë ishte i papritur për të. Këto ndikime i ka pasur, për shembull, Stendali në veprën e tij. Aty-këtu
dëgjoheshin këngë shqiptare. Shqiptarët kishin luftuar brez pas brezi për të mbërritur deri këtu. Në kinema
do të shfaqej së afërmi një film që kishte fituar shumë çmime.

Detyrë shtëpie
Pasi bëhen vlerësimet për nxënësit, mësuesi/ja jep detyrën e shtëpisë: Kërkoni, f. 86.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: XI

Tematika: Teksti udhëzues Situata e të nxënit:


Modele udhëzuesish të ndryshëm
Tema mësimore: Udhëzimet

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:


1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
2. Kompetenca e të menduarit.
3. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.
4. Kompetenca qytetare.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas Fjalë kyç:
temës mësimore. - udhëzues,
Nxënësi/ja: - tekste udhëzuese,
- dallon udhëzimet nga llojet e tjera të teksteve udhëzuese; - analizë gjuhësore.
- krahason për të evidentuar veçoritë udhëzues e tekste të
tjera udhëzuesish, si:rregullorja, ligjet;
- bën analizën gjuhësore të udhëzuesve të ndryshëm.

Burimet: teksti “Gjuha shqipe 11”, përvoja të nxënësve, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
materiale të ndryshme nga interneti, modele rregulloresh që ndërkurrikulare:
përdoren në vende, situata a fusha të caktuara.  Shkenca dhe shoqëria

Metoda dhe veprimtari të nxënësve


Punë me modele; stuhi mendimi; pyetje-përgjigje; punë e pavarur; diskutim

ZHVILLIMI I MËSIMIT
Hapi I: Stuhi mendimi
Nxënësit kujtojnë llojet e teksteve udhëzuese duke u ndalur te rregullorja si përkufizim dhe si lloj i tekstit
udhëzues (Tekst udhëzues me norma detyruese, të cilat rregullojnë zhvillimin e veprimtarive të caktuara ose
funksionimin e institucioneve publike a private).

Nga viti i kaluar nxënësit kujtojnë nxënësit edhe lloje të udhëzuesve si nënlloj të tekstit udhëzues, përveç
recetave, ligjeve, rregulloreve etj. Kujtojnë si ndërtohet dhe përdorimet e tyre.

Hapi II: Punë e drejtuar me modele, analizë rasti


Klasa ndahet në grupe dhe nxënësve u vendosen udhëzues të ndryshëm, si: udhëzime për punën vullnetare
në tekst, udhëzues për prindërit dhe fëmijët se duhet treguar kujdes në përdorimin e internetit, udhëzues për
palestrën etj.
Në këto tekste nxënësit analizojnë anën kuptimore, llojin e leksikut, anën gjuhësore në përmbajtjen e klasave
të fjalëve, si: emra, mbiemra, folje, ndajfolje, përemra , lloji i tyre, koha dhe mënyra e foljeve etj.
Pas kësaj analize nxënësit duhet të arrijnë vetë në përfundime se si ndërtohen tekstet udhëzuese,
karakteristikat e tyre.

Hapi III: Pyetje-përgjigje, diskutim


Ushtrimi 1 deri 4 gjejnë përgjigje në etapën e mësipërme.

Punë e pavarur me shkrim


Të hartohet një tekst udhëzues mbi ekskursionet shkollore, për të vizituar institucione të ndryshme.
Për të mos rënë në përsëritje, klasa ndahet në grupe dhe njërit grup i jepet udhëzues për vizitën në muze, vend
arkeologjik, kala, shtëpi etnografike, teatri i qytetit, biblioteka etj.
Kjo detyrë mund të shërbejë si detyrë e pavarur në klasë ose në shtëpi për portofolin.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 5

Vlerësimi: Sipas gjykimit të mësuesit, me gojë e motivues.


Detyrë shtëpie dhe punë e pavarur:
UDHËZUES TË LLOJEVE TË NDRYSHME

SIGURIA E FËMIJËVE NË INTERNET


Nëse shikoni pamje me përmbajtje të papërshtatshme, jeni të ekspozuar ndaj disa rreziqeve:
 Ndikon negativisht në zhvillimin psikologjik dhe mendor i fëmijës.
 Nxit dhe provokon dëshira seksuale.
 Provokon sjellje të papërshtatshme seksuale.
 Keqedukim për çështjet e seksualitetit.
 Mund të shkaktojë ose nxitë përdhunimin.

Çfarë mund të bëni ju?


 Përpiquni të respektoni kufizimet e moshës.
 Kuptoni që jo çdo informacion që mund të gjendet në internet është i besueshëm.
 Kuptoni që materialet që nuk janë të dedikuara për ju nuk duhet të shikohen nga mosha juaj.
 Mos jepni të dhëna personale.
 Bisedoni me prindërit tuaj për të identifikuar bashkërisht faqet dhe burimet serioze të informacionit.
 Mos shkarkoni dhe dërgoni foto dhe video me përmbajtje të papërshtatshme.
 Vizitoni faqen www.isigurt.al - Platforma për Mbrojtjen e Fëmijëve Online, për të raportuar rastet konkrete
dhe për t’u informuar për mënyrat se si mund ta mbrojnë veten gjatë përdorimit të internetit.
 Kontaktoni Linjën Kombëtare të Këshillimit për Fëmijë ALO 116 111.

Cyberbullying
“Cyberbullying” është kur një fëmijë apo adoleshentë është kërcënuar, keqtrajtuar, poshtëruar, tallur,
ofenduar ose është vënë në shënjestër në mënyrë të qëllimshme nga një fëmijë ose adoleshent tjetër, duke
shfrytëzuar përdorimin e internetit, teknologjitë interaktive dhe digjitale ose telefonat celularë. Cyberbullying
zakonisht nuk është një komunikim një herë, mund te ndodhë në vazhdimësi.
Ka shumë forma të shfaqjes së cyberbullying, mirëpo këto janë më të shpeshtat:
 E-maile, mesazhe kërcënuese, fyese, tallëse, paragjykuese etj.
 Postimet tallëse ose fyese në rrjetet sociale.
 Etiketime (pseudonime) fyese nëpërmjet postimeve në rrjete sociale.
 Postim i fotografive, videove të personave të tjerë pa miratimin e tyre, me qëllim tallës dhe fyes.
 Krijimi i profileve false në rrjetet sociale në emër të një individi tjetër me qëllim talljeje apo fyerjeje.

Çfarë mund të bëni?


 Mos iu përgjigj mesazheve cyberbullying.
 Ruani mesazhet në orën dhe datën që i keni marrë si dëshmi në rast raportimi. Ruaj Print Screen-et, e-
mailet, tekstet e mesazheve.
 Bllokoni aksesin e atyre personave me të cilët nuk dëshironi të komunikoni.
 Nëse keni pranuar mesazhe me përmbajtje fyese apo kërcënuese, nuk është faji juaj. Tregojuni
menjëherë prindërve apo një të rrituri të besuar.
 Bisedoni me një të rritur,familjar, të afërm për ngacmimet që ke pasur. Ndihmojini prindërit tuaj të
kuptojnë situatën dhe shqetësimet që ju po kaloni.
 Mundohuni ta identifikoni personin i cili ju ngacmon
 Mos u hakmerrni ndaj atyre që ju ngacmojnë.
 Kërkoni ndihmë. Bisedoje me mësuesin tënd, psikologun e shkollës etj.
 Heshtja, kur të tjerët janë duke u lënduar, nuk është e pranueshme. Nëse i lejoni në të vazhdojnë t’iu
mundojnë, t’iu vënë në siklet cyberbullying nuk do të ndalet.
 Raportoni rastet e cyberbulling në faqen www.isigurt.al - Platforma për Mbrojtjen e Fëmijëve Online.
 Vizitoni faqen www.isigurt.al për t’u informuar për mënyrat se si mund ta mbrojnë veten gjatë aktivitetit online.
 Telefononi ALO 116 111 – Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë dhe raporto.
Njohjet me njerëz të panjohur
Faqe të ndryshme në internet dhe rrjetet sociale, dhomat e chatit etj., ofrojnë mundësi të ndryshme krijimin e
njohjeve të reja me miq të rinj virtualë. Si rrjedhojë mund të takoni edhe njerëz, të cilët nuk kanë asnjë qëllim
të mirë ndaj jush. Ata përgjithësisht janë të rritur, të cilët fshihen pas profileve dhe identiteteve false.
Informacioni që ata përcjellin për vetëm e tyre mund të jetë i trilluar. Duhet të tregoheni të kujdesshëm, në
rast se kërkojnë të ketë një takim nga afër me ju. Rekomandohet ta diskutoni më parë me prindërit tuaj.

Këshillat për fëmijët


 Mos jepni informacion rreth adresës së shtëpisë, shkollës apo numra telefoni personave të panjohur
dhe/ ose atyre të njohur nëpërmjet internetit.
 Mos shkarkoni foto ose video të dërguara nga adresa/persona të panjohur ose të njohur nëpërmjet
internetit.
 Mos ia dërgoni fotografitë tuaja personale ndonjë të panjohuri. Ju nuk e dini se si mund të përdoren ato
prej tyre.
 Tregojuni menjëherë prindërve, familjarëve më të rritur, mësueses tuaj nëse ndiheni të rrezikuar ose të
frikësuar.
 Kujtoni se personi që ju mund të njihni në internet, mund t’ju thotë se është moshatari juaj, por në të
vërtetë mund të jetë një i rritur, i cili kërkon t’ju lëndojë.
 Mos lini takim dhe mos u takoni me asnjë person me të cilin jeni njohur nëpërmjet internetit.
 Asnjëherë nuk e dini se kush qëndron në anën tjetër të kompjuterit! Tregohuni të kujdesshëm!
 Bisedojeni me mësuesin tuaj dhe psikologun e shkollës.
 Telefononi ALO 116 111 – Linjën Kombëtare të Këshillimit për Fëmijë për të raportuar çdo shqetësimin tuaj.
 Raporto pranë www.isigurt.al – Platforma për Mbrojtjen e Fëmijëve Online.

Cilat janë sjelljet që duhet të keni parasysh kur shkoni në palestër? Cilat ushtrime duhen shmangur?
Ja disa udhëzime, ku duhet të bëni kujdes dhe të mos i anashkaloni kur jeni në palestër: nga
zgjedhja e rrobave, te higjiena vetjake.

Palestra mund të jetë vendi i duhur jo vetëm për t’u dobësuar e për të mbajtur trupin në formë, por edhe për
të krijuar miqësi të reja e për t’u lidhur me persona të tjerë. Për të qenë mirë, e për të përballuar të gjitha
ushtrimet duhet bërë një stërvitje e moderuar dhe trupi të mos mbingarkohet, sepse kështu shmanget edhe
figura e keqe që mund të bëni para personave të tjerë, të cilët ndodhen aty.

Rregulli i parë që duhet të keni parasysh është: përdorimi i deodorantit. Kur shkoni në palestër, pjesa e
higjienës është shumë e rëndësishme, para dhe pas stërvitjes. Duke u lyer me parfum ose deodorant largoni
aromat e pakëndshme që lëshon djersa dhe trupi. Ky është një faktor që duhet pasur parasysh gjatë gjithë
kohës, por sidomos në verë. Kjo nuk do të thotë që duhet ta lini pas dore në dimër.

Përveç kësaj, ekspertët këshillojnë që kur shkoni në palestër të jeni të depiluar, sepse në këtë mënyrë
djersini më pak. Gjithashtu, duhet të pini shumë ujë, në mënyrë që të mos dehidratoheni dhe të nxirrni jashtë
gjithë toksinat. Duhet të bëni kujdes edhe me zgjedhjen e rrobave. Në qoftë se doni të dukeni më seksi,
duhet të vishni rroba të ngushta, por nuk duhet ta teproni me ushtrimet, sepse rrobat e ngushta ndikojnë në
djersitje, krijojnë njolla dhe duke qenë prej materiali sintetik mbajnë erë të keqe.

Nëse keni plagë ose gërvishtje, duhet t’i mbuloni me leukoplast ose t’i fashoni. Kjo jo për çështje estetike,
por për të shmangur prekjen nga bakteret. Për sa u përket aksesorëve, më e rëndësishmja është një orë, e
cila tregon frekuencën kardiake, në mënyrë që të mbani nën kontroll rrahjet e zemrës. Sot, falë zhvillimit të
teknologjisë ka aplikime të ndryshme që shkarkohen në telefon, të cilat mund t’ju ndihmojnë në ushtrimet që
bëni. Në pamundësi për të frekuentuar një palestër, këto ushtrime mund t’i bëni edhe në shtëpi, mjafton të
keni programin në telefon.
Gjërat që duhen shmangur
Të bësh stërvitje do të thotë të shkon në palestër me rrobat e duhura. Kjo nuk nënkupton vetëm pamjen e
jashtme apo të vishesh sipas modës, por të zgjedhësh rrobat e duhura për të bërë aktivitet fizik. Kur shkon
në palestër ose bën vrap duhet të kesh atletet, reçipetat, tutat dhe kanotierën e duhur. Në qoftë se merreni
me sport, duhet t’i kushtoni shumë rëndësi veshjes. Mos kërkoni që të bini në sy, sepse shëndeti vjen i pari.

Por le të shohim cilat gjëra duhen shmangur. E para dhe më e rëndësishmja: në palestër shkohet me atlete
dhe jo këpucë. Atletet duhet të jenë të pastra, komode dhe praktike. Për sa i përket higjienës, ju këshillojmë
që sa herë të mbaroni stërvitjen t’i lini për t’u ajrosur, në mënyrë që të shmangni erën e keqe. Dhe në fund:
asnjëherë mos mbani bizhuteri gjatë stërvitjes. Pavarësisht se doni të dukeni bukur në syrin e të tjerëve,
duhet të shmangni gjërat e rënda që kushtëzojnë lëvizjen dhe bërjen e ushtrimeve.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: XI

Tematika: Përdorimi i drejtë i gjuhës Situata e të nxënit: Punë me tekstin

Tema mësimore: Parafjala


Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç
1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
2. Kompetenca e të menduarit.
3. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalë kyç:


Nxënësi/ja: - parafjalë,
- rikujton njohuritë e marra mbi parafjalët; - rasë,
- klasifikon parafjalët sipas formimit; - drejtshkrim.
- ndan parafjalët sipas rasës;
- shpjegon përdorimin e parafjalëve në fjali;
- përdor si duhet drejtshkrimin e tyre.
Burimet: teksti “Gjuha shqipe 11”, fjalorë, tekste të shkëputura nga literature të Lidhja me fushat e
ndryshme. tjera ose me temat
ndërkurrikulare:
 Letërsi
 Arte
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Dëgjim dhe mendim i drejtuar; shqyrtim kategorizues, stuhi mendimesh, pema e mendjes, organizuesi
grafik, punë e pavarur.

ZHVILLIMI I MËSIMIT
Hapi I: Dëgjim dhe mendim i drejtuar (DLTA)
Kontrollohen e diskutohen detyrat e shtëpisë. Mësuesi/ja organizon mësimin me pyetje nga mësimi i kaluar,
për të nxitur diskutimin në klasë.
Mësuesi/ja fillon duke prezantuar temën e mësimit, pjesën që do të lexohet dhe zgjedh njërin nga nxënësit
për të bërë të mundur leximin e pjesës së zgjedhur në krye të mësimit. Leximi bëhet i shtruar, me qëllim
që nxënësit të kenë mundësi të shkruajnë në fletore sa më shumë fjalë që i fiksohen. Ndërmjet fjalëve të
shkruara, mësuesi/ja i kërkon nxënësve që të shkëpusin nga tërësia e tyre, sa më shumë parafjalë që ato
arrijnë të shkëpusin gjatë leximit.
Hapi II: Shqyrtim kategorizues
Nëpërmjet teknikës së shqyrtimit kategorizues, mësuesi/ja do të synojë shqyrtimin e fjalëve të zgjedhura nga
nxënësit, duke realizuar një analizë morfologjike të tyre. Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të shkruajnë në një
tabelë, se çfarë gjymtyre qëndron para çdo parafjale të shkëputur nga teksti, pra është para një emri,
përemri, numërori etj.
Kështu veprohet për të gjithë fjalët që kanë zgjedhur nxënësit.

Hapi III: Stuhi mendimesh


Mësuesi/ja tërheq vëmendjen e nxënësve me temën e dhënë në dërrasë dhe u kërkon nxënësve të shprehin
idetë e tyre. Drejtohet pyetja:
- Ç’janë parafjalët?
- Si klasifikohen ato?

klasë fjalësh e pandryshueshme

të parme
Parafjalët parafjalë të rasës emërore
jo të parme

parafjalë të rasës gjinore parafjalë ndajfoljore

parafjalë të rasës kallëzore parafjalë emërore

parafjalë të rasës rrjedhore

Hapi IV: Pema e mendjes, Organizuesi grafik


Mësuesi/ja vijon me shpjegimin e njohurive të reja, duke përdorur metodën e organizuesit grafik, me qëllim që
nxënësit të argumentojnë veçoritë e parafjalëve.

klasë fjalësh

klasifikohen sipas formimit klasifikohen sipas rasës


parafjalë ndajfoljore Parafjalët përveç rasës dhanore
parafjalë emërore

kanë kuptim leksikor të kushtëzuar


përdoren para emrit, numërorit,
ndajfoljes, përemri.

Ilustrohen me shembuj të gjitha rastet e përdorimit të parafjalëve. Aktivizohen sa më shumë nxënës për
dhënien e përgjigjeve. Organizuesi grafik shkruhet në tabelë me shkumësa me ngjyra, ose në tabela tabak
dhe u shërben nxënësve për të vijuar me punën praktike.

Hapi V: Punë e pavarur


Punohet në mënyrë të pavarur ushtrimet f. 91. Nxënësit mund të diskutojnë me njëri-tjetrin idetë e tyre.
Shembull përgjigjeje
Ushtrimi 1
- Anembanë qytetit po organizoheshin aktivitete festive. Parafjalë Ndajfolje
- Shtëpia e tyre ishte larg. Parafjalë Ndajfolje
- Kishte ikur matanë. Parafjalë Ndajfolje
- Rreth e rrotull shtëpisë kishin një kopsht të bukur. Parafjalë Ndajfolje
- U gjendën papritur ballë për ballë. Parafjalë Ndajfolje
- I qëndroi përkrah në atë moment të vështirë. Parafjalë Ndajfolje
- Sipas këtyre rezultateve, situata dukej optimiste. Parafjalë Ndajfolje
- Më duket se shkuan këtej, - tha vajza. Parafjalë Ndajfolje
- Po ecnin drejt shtëpisë. Parafjalë Ndajfolje
- Përbri saj rrinte i heshtur i ati. Parafjalë Ndajfolje

Ushtrimi 2
Lokaliteti antik, romak dhe bizantin i Ulpianës është një nga (rasa emërore, varet nga emri) qendrat më
interesante arkeologjike në (rasa kallëzore) Kosovë. Gjatë periudhës romake, Ulpiana ishte njëra prej (rasa
rrjedhore) qendrave kryesore komunikuese mes (rrjedhore) Kostandinopojës dhe Romës, dhe shumë pranë
(rrjedhore) qytetit antik bëhej kryqëzimi i rrugëve që lidhte detin Adriatik me (rasa kallëzore) detin Egje dhe, jo
drejtpërdrejt, edhe me (rasa kallëzore) Detin e Zi. Jeta dhe gjurmët e para të civilizimit në (rasa kallëzore) Ulpianë
janë dëshmuar që nga (rasa emërore) periudhat e hershme parahistorike, por veçanërisht në (kallëzore)
periudhën e njohur si periudha e bronzit dhe ajo e hekurit, apo e njohur ndryshe si lashtësia dardane. Formën e
një qendre të urbanizuar Ulpiana e arrin disa dekada pas (rrjedhore) pushtimit të Mbretërisë Dardane nga
(emërore) romakët, në (kallëzore) fund të shekullit I dhe zhvillohet nga (rasa emërore) një vendbanim i lashtë
dardan, në (kallëzore) një vendbanim të gjerë dhe të hapur e mjaft të organizuar, ku shfaqen atributet e një qyteti
tipik romak. Në lidhje (kallëzore) me (kallëzore) themelimin e kësaj qendre arkeologjike, mendohet se në
(kallëzore) vitin 169 e. s. Ulpiana fiton statusin e municipit (Municipium Ulpianum). Zhvillimin më të madh e arriti
në (kallëzore) në shekujt III dhe IV.

Ushtrimi 3
Rasa emërore Rasa gjinore Rasa dhanore Rasa kallëzore Rasa rrjedhore
nga, te, me anë të, nga ana në përshtatje me, me anë,
e, me rastin e, mbi, në, nën, pa,
nëpër, bashkë me,
tok me, për, me,
në lidhje me, në
përputhje me,

te shoqja (e shquar), mbi tryezë (e pashquar), nga një shok (e pashquar), në përshtatje me ndryshimet
(e shquar), nën karrige (e pashquar), me anë të mendimit (e shquar), pa miq (e pashquar), nëpër qytet (e
pashquar), nga ana e familjes (e shquar), bashkë me miqtë (e shquar), tok me shokët (e shquar), me rastin e
festave (e shquar), në lidhje me takimin (e shquar), në përputhje me ligjin (e shquar), me anë diskutimesh (e
shquar), për beli (e pashquar), me dashuri (e pashquar).

Ushtrimi 4
1. Gjithçka u arrit në saje të punës së palodhur të të gjithë pjesëmarrësve. 2. Votimi u shty për arsye të
mungesave në sallë. 3. Përtej u shfaq një dritë e kuqe. 4. Në bazë të studimit qëndronin materialet e
mbledhura në zona të ndryshme të Shqipërisë. 5. Buzë rrugës kishin ndaluar disa makina të mëdha. 6. Mes
për mes qytetit kalonte një lumë i vogël, ku njerëzit kalonin kohën e lirë. 7. Të gjithë kishin qenë dakord
përveç asaj. 8. Do të udhëtonte bashkë me disa kushërinj të tij. 9. Me gjithë ndryshimet e bëra, propozimi i
tyre sërish nuk u mor në konsideratë. 10. Konflikti u zgjidh me anë bisedimesh dypalëshe.
Pasi bëhen vlerësimet për nxënësit, mësuesi/ja jep detyrën e shtëpisë: kërkoni f. 91.
TEST I - PERIUDHA SHTATOR - DHJETOR

Emri / mbiemri

Muzika dhe procesi i të menduarit dhe të mësuarit


Muzika ka një ndikim tepër të fuqishme mbi trupin tonë, mendjen tonë dhe, gjithashtu, mbi emocionet
tona. Mjafton vetëm një tingull dhe ai e stimulon të gjithë trupin tonë, ndërsa një melodi e fuqishme
arrin të na bëjë të qajmë, të gëzojmë dhe të shpërthejmë duke kërcyer. Muzika ndikon mbi njerëzit
në mënyra të ndryshme, madje dhe tek i njëjti person ndikon ndryshe në kohë të ndryshme. Kjo
ndodh për të vetmen arsye se njerëzit reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj muzikës. Muzika ka një
ndikim shumë të madh në proceset ritmike, koordinimin fizik, të menduarit kritik, në procesin e të
kujtuarit, të dëgjuarit dhe në logjikë. Por ndikim më të madh ajo ka në procesin e të menduarit. Kjo
vjen si rrjedhojë e faktit që në muzikë kemi rritje të aftësive njohëse dhe mënyra e lartë e të
menduarit është në limitet e saj. Niveli i energjisë që është i domosdoshëm në muzikë, aftësia për të
organizuar kohën, vetëdisiplinimi, të menduarit abstrakt, luajnë një rol pozitiv në procesin e të
menduarit Në bazë të studimeve, aftësia e tyre për të krijuar imazhe mendore ishte shumë më e lartë
se e studentëve që nuk dëgjonin dhe nuk ishin të dhënë pas muzikës.
Ekziston një korrelacion pozitiv midis muzikës dhe procesit të të menduarit. Në neurolog
amerikan vëren se “muzikantët, të cilët janë gjeni në një fushë specifike muzikore, kanë një zonë në
hemisferën e majtë të trurit që është më e zhvilluar. Zona e trurit që është përgjegjëse për procesin e
të menduarit dhe planiumi temporal, stimulojnë njëra-tjetrën duke shfrytëzuar lidhjet që kanë qelizat
e trurit, ose të dyja këto zona punojnë në të njëjtën kohë”.
Muzika luan një rol shumë pozitiv dhe në procesin e të mësuarit. Është zbuluar se “vendosja në
sfond e muzikës (së lehtë) çon në rritjen e përqendrimit dhe të performancës”. Eksitojnë hipoteza,
sipas të cilave “disa lloje të veçanta instrumentesh japin një ndihmesë të madhe në procesin e të
mësuarit”.
Mendimi tradicional se për studentët dhe për të rinjtë qetësia është faktori më i mirë për të
mësuar, është hedhur poshtë. Në disa situata në fakt, në qetësi totale është pothuajse e pamundur
të nxësh, zhurmat e ndërtimeve dhe ato natyrale e dëmtojnë këtë si proces. Muzika është efektive jo
vetëm mund të neutralizojë këto zhurma ose t’i fshehë ato, por ajo edhe e ndihmon këtë proces.
Kontributi i muzikës në përgatitjen akademike është shumë i madh, megjithëse në ditët tona
është injoruar. Por efektet e muzikës, funksionimi i trurit dhe alternimi i këtyre dy proceseve në
procesin akademik duhet të studiohet dhe të eksplorohet më tej. Është e vërtetë se pak muzikë në
sfond ndikon shumë në procesin e të mësuarit dhe është shume ndihmuese. Muzika është më shumë
se kënaqësi dhe më shumë se argëtim për dëgjuesit. Muzika është shkencë, disiplinë mendore dhe
art.

1. Lexoni tekstin dhe rrethoni alternativën e saktë.

I. Ky tekst është: 1 pikë


a) rrëfyes;
b) udhëzues;
c) përshkrues;
d) argumentues.

II. Qëllimi kryesor i këtij teksti është: 1 pikë


a) t’i këshillojë njerëzit të merren me muzikë;
b) t’i informojë rreth vlerave të muzikës së lehtë;
c) të bindë për ndikimin pozitiv që ka muzika te njeriu;
d) të udhëzojë si mund të shfrytëzojnë muzikën për të mësuar.
III. Pyetja që i përgjigjet paragrafi i dytë është: 1 pikë
a) Si ndikon muzika në procesin e mësimdhënies?
b) Çfarë problemesh sjell muzikë me zë të lartë?
c) Si të studiojmë duke dëgjuar muzikë ?
d) Si ndikon muzika në procesin e të menduarit?

IV. Muzika e ndihmon e procesin e të nxënit: 1 pikë


a) duke neutralizuar zhurmat e ndryshme edhe kur është qetësi;
b) duke u marrë me muzikë ndërkohë që studion;
c) duke njohur vlerat që ka muzikë në procesin e të nxënit;
d) duke studiuar paraprakisht një vegël muzikore.

V. Në fund të këtij teksti, lexuesi arrin në përfundimin se: 1 pikë


a) muzika është thjesht kënaqësi po të merresh me të, sepse kalon kohën e lirë;
b) muzika shërben për të neutralizuar zhurmat dhe kur duket se është shumë qetësi;
c) muzika përveçse të fal kënaqësi është edhe një disiplinë shkencore;
d) muzikantët që janë gjeni, janë të tillë dhe në matematikë e shkenca të tjera.

2. Gjeni tezën që shtron autori në tekstin e mësipërm dhe dy argumente në mbështetje të saj. 3 pikë

Teza: .....................................................................................................................................................

Argumenti 1: .....................................................................................................................................................
Argumenti 2: .....................................................................................................................................................

3. Jepni një arsye, pse muzika ndikon në mënyra të ndryshme te njerëzit. 1 pikë
Arsyeja: .....................................................................................................................................................

4. Zbuloni në paragrafin e pestë raportin shkak-pasojë. Shkruani shkakun dhe pasojën. 2 pikë

Shkaku: .....................................................................................................................................................

Pasoja: .....................................................................................................................................................

5. Shkruani dy nga teknikat e argumentimit të përdorura nga autori. 2 pikë


a) .....................................................................................................................................................
b) .....................................................................................................................................................

6. Duke përdorur një nga teknikat e argumentimit që njihni, jepni argumentin tuaj përmes një
paragrafi në mbështetje të tezës. 2 pikë
.....................................................................................................................................................
.....................................................................................................................................................

7. Përcaktoni rolin e fjalive me të zeza në tekst. Ç’marrëdhënie vendosin ato me pjesën tjetër të
paragrafit? 2 pikë

8. Përgjatë tekstit, autori disa fjali i ka futur midis thonjëzave. Cila është arsyeja që ai i ka futur në
thonjëza? 1 pikë

9. Identifikoni në tekst fjalinë që shërben si argument i kundërtezës. 1 pikë


......................................................................................................................................................................

131
10. Cila nga fjalitë e mëposhtme mund t’i shtohej paragrafit të fundit? 1 pikë
A. Lejoni fëmijët tuaj të mësojnë duke dëgjuar rrok ose “metal”.
B. Krijoni kushte që gjatë proceseve krijuese në shkollë të ketë muzikë të lehtë në fond.
C. Mundësoni me domosdo ushtrimin në një instrument për fëmijën kur mëson.
D. Lejoni të dëgjojnë gjatë shpjegimit të mësuesit muzikë me kufje.

11. Nga se ndryshon paragrafi i fundit nga pjesa tjetër e tekstit? Shpjegoni përgjigjen tuaj. 2 pikë
......................................................................................................................................................................
......................................................................................................................................................................

12. Shpjegoni se në cilin lloj teksti do ta përfshinit paragrafin e fundit të tekstit. 1 pikë

......................................................................................................................................................................
......................................................................................................................................................................
......................................................................................................................................................................

13. Shkruani klasën e fjalëve të nënvizuara. 4 pikë


Muzikantët të cilët janë gjeni në një fushë specifike të muzikës kanë një zonë në hemisferën e majtë të trurit
që është më e zhvilluar se zakonisht.
- të cilët: ...........................................................................................................................................................
- kanë ............................................................................................................................................................
- hemisferën .....................................................................................................................................................
e zhvilluar .......................................................................................................................................................

14. Gjeni përemrat në tekstin e dhënë dhe vendosini në tabelë. 3 pikë


Në disa situata tonat në fakt, është pothuajse e pamundur të nxësh diçka, se zhurmat e ndërtimeve të tyre
dhe ato natyrale e dëmtojnë këtë si proces. A mendoni ju, se kjo situatë duhet dhe mund të ndryshojë nëse
duam ne?

Përemër Përemër Përemër Përemër Përemër Përemër Përemër i


dëftor lidhor pyetës pronor vetor vetvetor pacaktuar

15. Krijoni dy fjali, ku përemrin ato të jetë një herë dëftor dhe një herë vetor. 2 pikë
...........................................................................................................................................................................
............................................................................................................................................................................

16. Gjeni përdorimet e gabuara të përemrave pronorë dhe shkruani formën e saktë të tyre. 2 pikë
U përpoqa t’i vij në ndihmë veprës tuaj me ilustrimet e mija, ndaj përpiquni që veprat tona herë tjetër të gjejnë
sërish bashkëpunimin tonë.
........................................................................................................................................................................
........................................................................................................................................................................

Nota 4 5 6 7 8 9 10
Pikët 0-8 9-12 13-16 17-22 23-28 29-31 32-34
Çelësi i përgjigjeve të TESTIT I

I. Ky tekst është:
a) rrëfyes;
b) udhëzues;
c) përshkrues;
d) argumentues.

II. Qëllimi kryesor i këtij teksti është:


a) t’i këshillojë njerëzit të merren me muzikë;
b) t’i informojë rreth vlerave të muzikës së lehtë;
c) të bindë për ndikimin pozitiv që ka muzika te njeriu;
d) të udhëzojë si mund të shfrytëzojnë muzikën për të mësuar.

III. Pyetja që i përgjigjet paragrafi i dytë është:


a) Si ndikon muzika në procesin e mësimdhënies?
b) Çfarë problemesh sjell muzikë me zë të lartë?
c) Si të studiojmë duke dëgjuar muzikë ?
d) Si ndikon muzika në procesin e të menduarit?

IV. Muzika e ndihmon e procesin e të nxënit:


a) duke neutralizuar zhurmat e ndryshme edhe kur është qetësi;
b) duke u marrë me muzikë ndërkohë që studion;
c) duke njohur vlerat që ka muzikë në procesin e të nxënit;
d) duke studiuar paraprakisht një vegël muzikore.

V. Në fund të këtij teksti, lexuesi arrin në përfundimin se:


a) Muzika është thjesht kënaqësi po të merresh me të sepse kalon kohën e lirë;
b) Muzika shërben për të neutralizuar zhurmat dhe kur duket se është shumë qetësi;
c) Muzika përveç se ta mësosh të fal kënaqësi dhe është një disiplinë shkencore;
d) Muzikantët që janë gjeni, janë të tillë dhe në matematikë e shkenca të tjera.

2. Gjeni tezën që shtron autori dhe dy argumente në mbështetje të saj.


Teza: Muzika ndikon mbi njerëzit në mënyra të ndryshme, madje dhe tek i njëjti person ndikon ndryshe në
kohë të ndryshme.
Argumenti 1: Muzikantët, të cilët janë gjeni në një fushë specifike të muzikës, kanë një zonë në hemisferën e
majtë të trurit që është më e zhvilluar se zakonisht.
Argumenti 2: Vendosja në sfond e muzikës (së lehtë) çon në rritjen e përqendrimit dhe të performancës.

3. Jepni një arsye, pse muzika ndikon në mënyra të ndryshme tek njerëzit.
Arsyeja: Njerëzit reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj muzikës.

4. Zbuloni në paragrafin e pestë raportin shkak-pasojë. Shkruani shkakun dhe pasojën,


 Shkaku: vendosja në sfond e muzikës (së lehtë).
 Pasoja: rritja e përqendrimit dhe të performancës.

5. Shkruani dy nga teknikat e argumentimit të përdorura nga autori.


Përfundimet e studimeve Argumente pragmatike

132
7. Përcaktoni rolin e fjalive me të zeza në tekst. Ç’marrëdhënie vendosin ato me pjesën tjetër të
paragrafit?
Është fjali drejtuese e paragrafit. Jep idenë e paragrafit dhe pjesa tjetër e tij bën shpjegimin dhe shtjellimin e
idesë

8. Përgjatë tekstit, autori disa fjali i ka futur midis thonjëzave. Cila është arsyeja që ai i ka futur në
thonjëza? Citimet, thëniet e të tjerëve.

9. Identifikoni në tekst fjalinë që shërben si argument i kundërtezës.


Qetësia është faktori më i mirë për të mësuar.

10. Cila nga fjalitë e mëposhtme mund t’i shtohej paragrafit të fundit?
A. Lejoni fëmijët tuaj të mësojnë duke dëgjuar rrok ose “metal”.
B. Krijoni kushte që gjatë proceseve krijuese në shkollë të ketë muzikë të lehtë në sfond.
C. Mundësoni me domosdo ushtrimin në një instrument për fëmijën kur mëson.
D. Lejoni të dëgjojnë gjatë shpjegimit të mësuesit muzikë me kufje.

11. Nga se ndryshon paragrafi i fundit nga pjesa tjetër e tekstit? Shpjegoni përgjigjen tuaj.
Është mbyllja dhe shërben si konkluzion i tërë tekstit

12. Shpjegoni se në cilin lloj teksti do ta përfshinit paragrafin e fundit të tekstit. 1 pikë
Përshkrues.

13. Shkruani klasën e fjalëve të nënvizuara. 4 pikë


Muzikantët të cilët (përemër lidhor) janë gjeni në një fushë specifike të muzikës kanë (folje) një zonë në
hemisferën (emër) e majtë të trurit që është më e zhvilluar (mbiemër) se zakonisht.

14. Gjeni përemrat dhe vendosini në tabelë. 3 pikë


Në disa situata tonat në fakt, është pothuajse e pamundur të nxësh diçka, se zhurmat e ndërtimeve të tyre
dhe ato natyrale e dëmtojnë këtë si proces. A mendoni se kjo situatë duhet dhe mund të ndryshojë nëse
duam ne?

Përemër Përemër Përemër Përemër Përemër Përemër Përemër i


dëftor lidhor pyetës pronor vetor vetvetor pacaktuar
ato A Tonat ne disa
këtë Të tyre
kjo

16. Gjeni përdorimet e gabuara të përemrave pronorë dhe shkruani formën e saktë të tyre. 2 pikë
U përpoqa t’i vij në ndihmë veprës tuaj (suaj) me ilustrimet e mija (mia), ndaj përpiquni që veprat tona herë
tjetër të gjejnë sërish bashkëpunimin tonë.
Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: XI

Tematika: Llojet e teksteve. Teksti informues-paraqitës Situata e të nxënit: Modele të


ndryshme tekstesh informuese
(enciklopedi, skeda, kronologji etj.)
Tema mësimore: Informacioni dhe paraqitja (ora I)

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:


1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
2. Kompetenca e të menduarit.
3. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.
4. Kompetenca qytetare.
5. Kompetenca digjitale.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës Fjalë kyç:
mësimore. - tekst informues,
Nxënësi/ja: - skema e komunikimit,
- identifikon tekstin informues-paraqitës; - informacion,
- përcakton informacionin në një tekst verbal dhe joverbal; - paraqitje,
- dallon lidhjen ndërmjet të dhënave, paraqitjes dhe shpjegimit të tyre; - skedë,
- ndërton skemën e komunikimit për tekste të ndryshme informuese; - enciklopedi,
- analizon elementet e skemës për këto lloj tekstesh (konteksti, - kronologji.
referenti, kodi etj.).
Burimet: teksti “Gjuha shqipe 11”, përvoja të nxënësve, modele Lidhja me fushat e tjera ose me
tekstesh informuese (skeda, kronologji, enciklopedi, artikuj etj, temat ndërkurrikulare:
modelet janë më poshtë)  Letërsi, Gjuhë e huaj, Arte, TIK
 Identiteti kombëtar dhe njohja
e kulturave.
 Shkenca dhe shoqëria
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Diskutim për njohuritë paraprake; diskutim i ideve; të nxënit me këmbime; të mësuarit ndërveprues;
rishikim në dysh; ndërtim i shprehive studimore; punë me klasën; punë në dyshe

ZHVILLIMI I MËSIMIT

Materiale shtesë

Galaktikë
[greq. lasht. mb. galaxis < gala (gjin. galaktos) = qumësht]
Tërësia e përbërë prej një numri shumë të madh yjesh, që formojnë një sistem më vete quhet
galaktikë.
Dielli është qendra e sistemit tonë diellor, që prapëseprapë është vetëm një ndër shumë sistemet
e galaktikës sonë, Udha Qumështore. Ndërsa Udha Qumështore nga ana e saj është vetëm një
galaktikë ndër shumë të tilla në largësitë e pafundme të Gjithësisë. Në fillim pandehej se gjithësia
ishte e përbërë vetëm nga gazi. Ky u përqendrua dhe u ngurtësua për të formuar galaksitë që
shohim sot. Se çfarë e bëri të mundur këtë ngurtësim nuk dihet me saktësi, por shkaktarët mund
të kenë qenë Gropat e Zeza tepër masive, që me forcën e tyre gravitacionale tepër të madhe
kanë bërë gazin të ngjishet brenda vetes. Pastaj, duke e vërtitur këtë gaz përqark vetes, mund të
kenë krijuar yjet, planetët dhe vetë jetën. Kështu, në qendër të çdo galaksie është një gropë e
zezë tepër masive. Në kërkim të njohurive mbi hapësirën kozmike, hulumtuesit kanë zbuluar
se si akoma
mund të krijohen galaksi të reja. Disa rreze kozmike lëvizin me një shpejtësi afër asaj të dritës, të
cilat, parë nga këndvështrimi i tyre, e përshkojnë galaksinë brenda disa minutash, ndonëse në
kornizën referuese të Tokës duket sikur rruga e tyre merr mijëra vjet.
Burimi: Enciklopedi shqip e Rruzull.net

Jeta në Univers
Duke vëzhguar qiellin, të vjen vetvetiu në mendje pyetja: Po jashtë nga planeti ynë ose dhe jashtë
nga galaktika jonë a ka forma të tjera jete? Njërëzimi nuk mund të bënte gjë tjetër veç të shkonte
në kërkim të saj. Një nga pionierët e kërkimeve të jetës jashtëtokësore ka qenë astronomi amerikan
Frank Drejk, që në fillimet e viteve ‘60 punonte pranë “National Radio Astronomy Observatory” të
“Green Bank”, në Virxhinian Perëndimore. Drake iu përkushtua studimit të mundësisë, që në yjet e
afërt të kishte qytetërime jashtëtokësore me teknologji të tyre dhe që të mund të rilevoheshin. Nga
kjo ide ai filloi projektin OZMA duke vëzhguar me radioteleskop yjet e afërta. Puna e tij bëri që në
vitin 1981, Akademia e Shkencave Amerikane të fillonte projektin SETI (Search for Extra-Terrestrial
Intelligence), që akoma vazhdon dhe sot duke u kthyer në një disiplinë shkencore serioze.
Frank Drejk i vuri vetes objektivin të hipotezonte në ndonjë mënyrë numrin N të planetëve në
galaktikën tonë, në të cilat mund të jetë i zhvilluar një qytetërim që ka një teknologji të mjaftueshme
për të komunikuar me qytetërime të tjera (si p.sh., me ne). Si rezultat i këtij studimi doli ekuacioni i
Drejkut, që ka formën e mëposhtme:
N=R* • fp • n • fl • fi • fc • L
Ku:
R*- është numri i formimit të yjeve që i ngjajnë diellit tonë.
fp- është pjesa e këtyre yjeve që kanë përreth një sistem planetar. n- është numri i
planetëve të këtyre sistemeve që i ngjajnë Tokës. fl- është pjesa e këtyre planetëve, në të
cilët është zhvilluar jeta.
fi- është pjesa e këtyre planetëve, në të cilët jeta është zhvilluar në një formë
inteligjente.
fc- është pjesa e këtyre planetëve, të cilët janë të zotë të komunikojnë (p.sh., përmes
emetimit të valëve të radios) dhe, në fund:
L- është koha e mbijetesës së një qytetërimi teknologjik. (Kjo ndryshore do të shpjegohet në
një artikull tjetër).
- Tani, numrat që mund të futen në këtë formulë janë natyrisht të ndryshëm, sepse akoma varen
në mënyrë të madhe nga kritere subjektive. (Dhe është e natyrshme që ju, të nderuar lexues, do ta
shikoni me skepticizëm këtë formulë, por, mendoni dhjetëra miliarda yje që na rrethojnë dhe këto
ndodhen vetëm në galaktikën tonë. Po ato në galaktikat e tjera. Le të vazhdojmë në shpjegimin e
mëtejshëm). Ekuacioni i Drejkut niset në fakt nga numri i yjeve që ekzistojnë në galaktikën tonë, por
fut terma që, dhe në mënyrë aproksimative, janë të llogaritshëm, por ato vendosen midis teorisë
probabilistike, shkencës dhe fantashkencës, kështu që rezultati i gjetur nuk mund të jetë krejtësisht i
besueshëm. Por, megjithatë, për ata që u pëlqen të luajnë me numrat, mund të vërejnë që dhe në
një llogaritje pesimiste të këtyre parametrave, nxjerr që: vetëm në galaktikën tonë mund të jenë të
paktën disa dhjetëra mijëra teknologji që mund të komunikojnë me planetë të tjerë.
Përgatiti: Parid Alimhillaj
Burimi: Enciklopedi shkencore për universin.

Atlantis - gjëegjëzë që s’i dihet fundi


Asnjë legjendë tjetër nga kohët më të zymta të parahistorisë nuk i ka ngacmuar kaq shumë
shkencëtarët dhe fantazuesit, sa shkrimet e filozofit grek Platon mbi përrallorin Atlantis, që njihet
ndryshe edhe si Atlantida. Që nga ajo kohë janë botuar nga autorë të ndryshëm mbi 30 000
hamendësime mbi bazueshmërinë e këtyre shkrimeve të lashta.
Platoni hartoi në vitin 350 p. K. dy shkrime filozofike: Dialogun e Timaios dhe të Kritias. Në të dyja
këto vepra ai përmend një qytetërim enigmatik të quajtur Atlantis, i cili në atë pikë kohe tregohej të
kishte qenë zhytur në mjegullën e historisë dhe nën vërshimin e dallgëve të detit që prej 9 000
vjetësh. Sipas Platonit dhe mitologjisë greke, një ditë perënditë e ndanë botën mes tyre. Posedonit i
ra një grup ishujsh shumë më përtej Shtyllave të Herkulit (kështu thirrej në lashtësi Ngushtica e
Gjibraltarit), pra jashtë botës helenistike. Djali i tij më i madh, Atlasi, sundonte si mbret. Nëntë djemtë
e tjerë qeverisnin në nëntë rrethe dhe disa ishuj të caktuara që në fillim. Mbretëria kishte një shtrirje
që ishte më e madhe se shtrirja e Libisë dhe Azisë së bashku. Me kalimin e kohës u ngrit një shtet,
që nga ana kulturore dhe ushtarake nuk kishte shoq, Atlantis. Mbreti banonte në një pallat luksoz të
stolisur në argjend dhe ar, i cili ishte i rrethuar nga një sistem bashkëqendror sipërfaqesh toke dhe
uji. Një kanal - rreth 10 kilometra i gjatë, 30 metra i thellë dhe 90 metra i gjerë - lidhte këtë
kryeqendër me detin e hapur. Hendeqe uji të mbuluara me çati, në të cilat mund të lundronin
trirremat (anije trekatëshe të shtyra me rrema), që çanin përmes sipërfaqes tokësore në
brendësi të qytetit. Në një liman, të krijuar artificialisht, ankorohej një flotë prej 1200 anijesh
luftarake. Në tokë kishte në gatishmëri armë prej bronzi dhe karroca luftarake. Në qendër të Atlantisit
qëndronte një tempull madhështor i Posedonit. Përqark tij ishin renditur lagjet e veçanta në formë
rrethi, të lidhura me njëra-tjetrën përmes urash, ku secila prej tyre ishte e mbrojtur prej kullash dhe
portash. Pjesa më e madhe e shtëpive ishte e ndërtuar prej guri natyror, në gjendjen që hasej në
ishull. Një mur i jashtëm rrethonte tërë qytetin. Përbrenda fortifikatës së qytetit kishte edhe dy mure
të tjera rrethuese që mbronin qendrën e qytetit. Atlantët duhet të kishin arritur një nivel të lartë
zejtarie dhe teknike, sidomos për sa i përkiste përftimit dhe përpunimit të metaleve. Me sa duket kjo
popullatë ishullore kishte në zotërim rezerva të mëdha minerali xeheror ose sillte një sasi tepër të
madhe të tij prej vendesh të tjera. Muri i jashtëm i qytetit ishte i veshur i tëri në bakër, ndërsa i dyti
ishte i mbuluar në kallaj. Muri i tretë dëshmonte të kishte një kore prej oreikalkosi, një lloj metali i
panjohur sot për sot, i cili rrezatonte si zjarr bubulak. Ky metal çmohej si i dyti për nga vlera, pas arit,
dhe mundej të nxirrej në shumë anë të ishullit. Pasardhësit e Atlantisit sunduan për një periudhë të
gjatë kohe, në mënyrë të përmbajtur dhe me ndershmëri. Por brez pas brezi u larguan gjithnjë e më
tepër nga modeli i tyre i përkryer hyjnor, filluan të lakmonin gjithnjë e më tepër pasurinë dhe
pushtetin. Platoni flet gjithashtu mbi një luftë që kishte ndodhur një herë e një kohë midis Athinës
dhe Atlantisit. Kështu Zeusi vendosi një ditë t’i gatiste fundin kësaj shthurjeje dhe t’i dënonte atlantët.
Mu këtu ndërpritet rrëfimi i Platonit në Dialogun e Kritias. Por ama fati i ishullit del qartë nga
shënimet në Dialogun e Timaios: Në vetëm një ditë dhe një natë u fundos Atlantisi prej tërmetesh
dhe vërshimesh të detit.

Tragë të ndërthurura
Tërë sa më sipër ia kishte treguar Platonit xhaxhai i tij, Kritias, i cili nga ana e tij kishte thënë se
historinë e Atlantisit e kishte mësuar kur kishte qenë 9 vjeç nga gjyshi i tij 90-vjeçar. Ky i fundit e
kishte marrë vesh këtë histori nga i ati i tij, Dropides, që kishte qenë shok i ligjvënësit athinas Solon
(640-559 p.e.s.). Që prej kohës së Aristotelit (384 - 322 p.e.s.) mendimet nëse tregimi mbi
Atlantisin të çon vërtet te ndodhi që kanë gjetur vend apo jo, janë ndarë thellë nga njëri-tjetri.
Aristoteli e mbante tregimin e Platonit për një trillim, si mënyrë për të sqaruar përfytyrimin e këtij
mbi shtetin e përkryer. Por pjesa më e madhe e shkrimtarëve të lashtësisë nuk janë të këtij
mendimi. Të paktën burimin egjiptian duket ta ketë konfirmuar filozofi Proklos (4 e.s.). Ai mëtonte
se filozofi Krantor nga Soloi kishte pasur mundësinë që 100 vjet pas vdekjes së Platonit të shihte
me sytë e tij në Sais të njëjtin reportazh, që dikur ia kishin vënë në dispozicion edhe Solonit. Vetë
Platoni e ka theksuar disa herë që përshkrimi i tij mbi Atlantisin është i vërtetë.Ndonëse ky rrëfim
ishte tepër magjepsës, interesimi i bashkëkohësve të Platonit për këtë perandori ogurzezë mbetet i
paktë. Njohuria mbi Atlantisin humbi dalëngadalë në harresë. Vetëm zbulimi i Botës së Re zgjoi
kujtimin mbi qytetërimin e shuar. Prania e indianëve e vuri kishën e periudhës së Rilindjes përballë
një vështirësie në shpjegim: Nga kishin dalë banorët e Amerikës? Ata nuk përmenden në Bibël.
Njerëzit e letrave bëjnë gara me njëri-tjetrin duke dalë me teori gjithnjë e më të pashoqe. Ata i
pandehin indianët të jenë njëri prej dhjetë fiseve të
humbura të Izraelit. Ata spekulojnë mbi lundrime trojanësh apo fenikasish. Megjithatë, shumë
vetë besojnë që indianët e Amerikës janë pasardhës të popullit të zhdukur të atlantëve... Për të
gjitha këto vende është pandehur se aty ndodhej Atlantis. Po kështu, publikuesi me origjinë
shqiptare Xhejms Pandeliu, i cili ka studiuar historinë e popullit ilir, më tregon përgjatë një
letërkëmbimi, se si ai sheh te fjalët Atlas dhe Atlantis fjalën shqipe atë (baba).
Përgatiti: Alvin Ekmekçiu
Burimi: Discovery, ZDF, Welt der Wunder, Atlantia.

Leonardo da Vinçi shpiku veturën e parë


Leonardo da Vinçi njihet me respekt rreth e qark botës si mjeshtri i Rilindjes për pikturën dhe
shpikjet inxhinierike, megjithatë pak e patën menduar atë si shpikësi i veturës së tanishme.
Por në fillim të këtij muaji, Muzeumi i Historisë dhe Shkencës në Firence, zemra e Rilindjes
Italiane, shfaqi të parën ngrehinë vetëlëvizëse të ndërtuar, duke u mbështetur mbi një seri
skicash të gjetura ndërmjet shënimeve origjinale të Leonardo da Vinçit. Ngrehina me pamje
primitive përdor sustat në vend të lëndës djegëse dhe ndoshta ishte synuar të nxiste përshtypje
të posaçme gjatë ceremonive të mirësjelljes. Megjithatë njohësit në këtë fushë thonë se kjo
ngrehinë është akoma e para veturë vetështytëse e ndërtuar në botë. Shënimet e Leonardo da
Vinçit përfshijnë gjithashtu edhe makina fluturuese të ngjashme me helikopterët
e sotëm, nëndetëse, tanke ushtarake dhe dyrrotakë. I lindur në Firence më 1452, Leonardo da
Vinçi gjykohet si Njeriu kryesor i Rilindjes, duke qenë me dhunti në pikturë, skulpturë, inxhinieri
dhe muzikë. Këqyrja e shënimeve të Leonardo da Vinçit u bë vetëm tani, edhe pse kanë kaluar
500 vjet nga koha kur ato u bënë. Modelet e ndërtuara dhe të vendshikuara në Muzeun e
Firences mund të shikohen edhe në faqen e internetit: Leonardo’s Automobile. (burimi)
Përgatiti Saimir Lolja, nënprof. dr. PEng.

Skeda përmbledhëse
Njerëzit mund të mësojnë nëpërmjet të vrojtuarit dhe përvojës së drejtpërdrejtë.
Faktorët e forcës
1. Fuqi dinamike
2. Linjat e forcës
3. Forca statike
4. Fuqia eksplozive
Faktorët e tjerë
5. Koordinimi i trupit
6. Balanca
7. Shkathtësia
Faktorët fleksibël
8. Fleksibiliteti hapësinor
9. Fleksibiliteti dinamik

Myslimanët kthehen kundër Darvinit


Myslimanët, në shumë vende, po kundërshtojnë masivisht teorinë e evolucionit të Darvinit, nën
ndikimin e elementeve konservatore të islamit. Kjo u bë e ditur gjatë një konference shkencore
të mbajtur në Egjipt nën organizimin e Këshillit Britanik. Nidal Guesoum, profesor i fizikës dhe
astronomisë në Universitetin Amerikan të Sharjahas në Emiratet e Bashkuara Arabe, tha në
konferencë, se në shumë vende, studentët dhe akademikët mendojnë se duhet të zgjedhin mes
evolucionit dhe kreacionizmit, në vend që të kuptojnë se dikush mund të besojë në Zot, por edhe
në teorinë e Darvinit. Dr. Guesoum, mysliman sunit, tha se në vende si Tunizia, Egjipti, Turqia,
Pakistani dhe Malajzia, anketat tregojnë se vetëm 15% e të pyeturve mendojnë se teoria e Darvinit
është e vërtetë apo pjesërisht e vërtetë. Ky qëndrim ishte mbizotërues edhe në mesin e nxënësve,
studentëve e mësuesve nga shkolla e mesme e deri në universitet. Ajo çfarë është më
shqetësuese, tha Dr. Guesoum, mësuesit e lëndëve shkencore keqinterpretojnë faktet dhe teoritë
e evolucionit, duke i përzier ato me ideologji fetare. Një anketë, në të cilën ishin përfshirë 100
akademikë dhe 100 studentë të universitetit ku punon Dr. Guesoum, tregoi se 62% e profesorëve
dhe studentëve myslimanë besojnë se teoria e evolucionit është teori që nuk është provuar.
Qëndrim të njëjtë
kishin vetëm 10% e profesorëve dhe studentëve jomyslimanë të anketuar në të njëjtin sondazh.
“Shkalla e pranimit të evolucionit dhe e idesë që kjo teori të jepej në auditore, ishte shumë e ulët”,
tha profesori i fizikës dhe astronomisë. Ai theksoi se evolucioni nuk është në kontradiktë me
besimin islam.“Shumë ekspertë myslimanë, nga koha e artë e islamit e deri në ditët tona, e kanë
pranuar këndvështrimin evolucionist të botës”, tha Guesoum. Duke iu adresuar konferencës në
Aleksandri, që u mbajt me rastin e 200-vjetorit të Darvinit dhe në 150-vjetorin e publikimit të veprës
së tij “Origjina e llojeve”, Dr. Guesoum tha se shqetësimet në mesin e myslimanëve për teorinë e
evolucionit u nxitën nga kreacionistët e krishterë. Njerëzit në botën myslimane i gjejnë tezat e
kreacionistëve të krishterë në internet dhe nuk e kuptojnë se ato qëndrime kanë qenë në margjina
të debatit shkencor. Ata kanë besuar apriori se kreacionizmi ka besueshmëri shkencore në
Perëndim. Ky është një problem serioz. Është njësoj si të dal para studentëve të mi e të them se
planetët nuk kanë lidhje me yjet, se nuk ka asnjë lidhshmëri mes tyre dhe forcës së gravitetit dhe
se planetët janë krijuar në një ditë. As në ëndërr nuk mund të mendosh që ta paraqesësh
kozmosin në mënyrë kaq qesharake”. “Nuk mund të lejojmë që njerëzit në shekullin XXI të mos
kenë asnjë koncept shkencor”, tha Dr. Guesoum.
Burimi: Artikulli nga gazeta “Time”

Hapi I: Diskutim për njohuritë paraprake


(Rendit, kërko, shëno, mëso – është një metodë që përdoret për të shtruar për diskutim çështje për të cilat
nxënësit kanë njohuri. Ata duhet jo vetëm të rikujtojnë, por edhe të krijojnë marrëdhëniet e dukurisë me
elemente të tjera e të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për t’i përmirësuar këto njohuri.)

Mësuesi/ja shënon në tabelë konceptin: teksti informues paraqitës, duke dashur të nxitë diskutimin për
njohuritë që nxënësit zotërojnë rreth tij. Ai/ajo u ofron nxënësve tre minuta kohë për të rikujtuar e për të
shkruar lidhjet ose marrëdhëniet që ka ky term me terma a situata të tjera. Nxënësit punojnë në fletë dhe
mësuesi/ja kalon në çdo bankë e ndjek punën e tyre. Pas punës individuale, nxënësit diskutojnë në dyshe
duke pasuruar informacionin. Mësuesi/ja shkruan në tabelë njohuritë që ofrojnë nxënësit.

është praktik transmeton informacion

Informon përmes shpjegimit


Teksti
paraqitje analitike e të dhënave: informues - paraqitës
(shpjegues) paraqitje sintetike e të dhënave
të dhëna të detajuara të dhëna të përmbledhura
- leksionet - relacionet
- interpretimet e teksteve dhe të filmave - raportet
- materialet shkencore - skedat biografike
- artikujt e gazetave
- përmbledhjet
- skedat e përdorimit personal
- kronologjitë
Nxënësit ilustrojnë disa nga këto veçori me tekstet e sjella prej tyre ose me materiale që u ofron mësuesi/ja.

Hapi II: Të nxënit me këmbime


(Është një metodë, e cila funksionon në bazë të grupit. Mësuesi/ja e ndan fillimisht klasën në disa grupe dhe
shkruan në tabelë grupe pyetjesh, të cilat lidhen me mësimin. Më pas brenda grupeve nxënësit duke
numëruar rindahen në grupe ekspertësh (p.sh., bëhen bashkë njëshat,dyshat etj.). Secili prej grupeve të
ekspertëve duhet të përgatitet t’u përgjigjet pyetjeve të tekstit. Më pas nxënësit bashkohen në grupet
fillestare, ku duhet të diskutojnë rreth mësimit dhe të japin si grup përgjigjet e tyre para klasës.)

Mësuesi/ja e ndan klasën në 5 grupe bazë. Shkruan pyetjet në tabelë. Më pas nxënësit ndahen në grupe
ekspertësh për t’i dhënë përgjigje çdo grupi pyetjesh, pasi hulumtojnë tekstin. Pasi punojnë në grup dhe
sqarojnë me njëri-tjetrin e mësuesin çdo paqartësi, ata paraqitin përfundimet e punës së grupit përpara
klasës. Mësuesi punon bashkë me nxënësit duke shënuar përgjigjen e çdo grupi në tabelë dhe duke thënë
fjalën e fundit rreth njohurive.
Mund të trajtohen çështje të tilla, si:

Grupi I
a) Ç’kuptoni me informacion?
b) Si lidhet informacioni me paraqitjen e të dhënave?
c) A mund t’i identifikoni të dhënat në tekstin që keni përpara?

Shembull përgjigjeje
Informacioni është tërësia e të dhënave që vjen nga burime të ndryshme. Ai transmetohet te ne në forma
të ndryshme. Në thelb të tij qëndrojnë të dhënat, të cilat, në varësi nga teksti ku janë përdorur, organizohen
në një mënyrë të veçantë paraqitëse. Në tekstin informues paraqitës u kushtohet rëndësi, pasi nga mënyra
si organizohen ato, përcaktohet edhe lloji i tekstit. P.sh., në tekstin historik-kronologjik të dhënat janë renditur
njëra pas tjetrës.

Te skeda përmbledhëse informacioni jepet i shoqëruar edhe me skema etj. Në këtë fazë të mësimit
mësuesi/ja e drejton vëmendjen e nxënësve te skema e komunikimit. Duke qenë se kemi bëjmë me
informacion, atëherë skema mund të ilustrohet në këtë mënyrë:

Konteksti

Referenti
Informacioni

Kanali Mesazhi Kanali Marrësi


Dërguesi
Zotëron informacionin që transmeton përmes tekstit.
Pas procesit të komunikimit zgjeron ose ndryshon informacionin që ka pasur për argumentin e trajtuar e
Ilustrimi ose
i një argumenti.
shpjegimi

Kodi

Gjuha e folur ose e shkruar, shpeshherë e shoqëruar me gjuhën e multimedies.

Zotëron informacionin që transmeton përmes tekstit. Ilustrimi ose shpjegimi i një argumenti. Pas procesit të
komunikimit zgjeron ose ndryshon informacionin që ka pasur për argumentin e trajtuar etj.
Grupi II
Gjuha e folur ose e shkruar, shpeshherë e shoqëruar me gjuhën e multimedies.
a) Si realizohet skema e komunikimit në tekstin informues paraqitës?
b) A mund të ndërtoni skemën e komunikimit për tekstin që keni përpara?

Duke iu referuar artikullit të gazetës, te materialet mësimore kemi këtë skemë komunikimi:
Dërguesi – gazetari
Mesazhi – shpjegimi i një fakti ose argumenti: Myslimanët, në shumë vende, masivisht po kundërshtojnë
teorinë e evolucionit të Darvinit, nën ndikimin e elementëve konservatorë të islamit. Kjo u bë e ditur gjatë
një konference shkencore të mbajtur në Egjipt nën organizimin e Këshillit Britanik. Nidal Guesoum, profesor
i fizikës dhe astronomisë në Universitetin Amerikan të Sharjahas, në Emiratet e Bashkuara Arabe, tha në
konferencë se në shumë vende studentët dhe akademikët mendojnë se duhet të zgjedhin mes evolucionit
dhe kreacionizmit, në vend që të kuptojnë se dikush mund të besojë në Zot, por edhe në teorinë e Darvinit.
Marrësi – të gjithë lexuesit e gazetës
Kodi – gjuha e shkruar, teknike, gjuhë e masmedies
Konteksti – konferenca shkencore në Egjipt nën organizimin e Këshillit Britanik
Kanali – gazeta (letra ku është shkruar lajmi)
Referenti – informacioni

Grupi III
a) Cili është roli i kontekstit dhe i kodit në një tekst informues-paraqitës?
b) Ilustroni me shembuj nga tekstet që keni përpara.
Roli i kontekstit është i rëndësishëm, pasi në këtë kuadër ka kuptim lajmi dhe i përshtatet atij realiteti. P.sh.,
duke iu referuar artikullit të gazetës, konteksti i saj i referohet një realiteti i cili lidhet me një numër të kufizuar
vendesh, siç janë ato të përmendura në artikull, si Tunizia, Egjipti, Turqia, Pakistani dhe Malajzia. Anketat
tregojnë se vetëm 15% e të pyeturve mendojnë se teoria e Darvinit është e vërtetë apo pjesërisht e vërtetë.

Grupi IV
- Cili është roli i pamjeve dhe i imazheve në tekstin informues-paraqitës? Ilustroni me shembuj.
Nxënësit ilustrojnë me shembuj dhe vënë në dukje se imazhet japin një përfytyrim më të plotë të mesazhit
që transmeton teksti informues-paraqitës. Kjo duket më së miri te skeda përmbledhëse apo tek informacioni
enciklopedik në rubrikën Mjetet dhe Materialet mësimore. Kështu, tek teksti enciklopedik për Atlantisin,
imazhet ilustrojnë dhe krijojnë një ide më të qartë të ndërtesave, planimetrisë së tyre, të cilave u referohet
Platoni, si dhe një harte, e cila i krijon lexuesit idenë e plotë mbi faktet që përmenden në tekst.

Grupi V
- Cili është roli i pamjeve dhe i imazheve në tekstin informues-paraqitës? Ilustroni me shembuj.
Nxënësit ilustrojnë me shembuj dhe vënë në dukje se imazhet japin një përfytyrim më të plotë të mesazhit
që transmeton teksti informues-paraqitës. Kjo duket më së miri te skeda përmbledhëse apo tek informacioni
enciklopedik në rubrikën Mjetet dhe Materialet mësimore. Kështu, tek teksti enciklopedik për Atlantisin,
imazhet ilustrojnë dhe krijojnë një ide më të qartë të ndërtesave, planimetrisë së tyre, të cilave u referohet
Platoni, si dhe një harte, e cila i krijon lexuesit idenë e plotë mbi faktet që përmenden në tekst.

- Ç’është hiperteksti? Cili është roli i tij? Ilustroni me shembuj.


Hiperteksti është lidhja e lirë ndërvepruese mes informacioneve të paraqitura në pjesë të ndryshme të një
ose më shumë dokumenteve. Duke iu referuar edhe pamjeve të tekstit mbi figurën e N. Frashërit, mesazhi
përcillet jo vetëm me anë të teksti, por edhe me anë të imazhit, p.sh., imazhi i qiririt demon-stron rolin e
veprës dhe kontributit të poetit në letërsinë shqipe e më gjerë etj. Ky informacion pasohet me pjesë të
lidhurames tyre (p.sh., kur klikohet JETA, atëherë hapet faqja që na paraqet jetën e N. Frashërit. Ndërkaq,

140
shigjeta e kuqe

141
drejtohet te Samiu. Klikohet përsëri, dhe mund të marrim informacion për S. Frashërin, e kështu me radhë
hiperteksti na ndihmon të krijojmë lidhje informacionesh të ndërthurura me njëra-tjetrën...

Hapi III: Diskutim i lirë dhe rishikim në dyshe


Pas kësaj praktike mësuesi u kërkon nxënësve të rishikojnë në dyshe materialet e sjella prej tyre, ku të
identifikojnë informacionin, kontekstin dhe kodin, imazhet dhe hipertekstin, nëse ka.

Vlerësimi
Përgjatë kësaj ore mësimi, mësuesi/ja mund të bëjë një vlerësim të vazhdueshëm me gojë mbi përparimin e
nxënësve, me qëllim identifikimin e njohurive, interesave, aftësive apo shkathtësive që kanë fituar nxënësit
në lidhje me tematikën e trajtuar gjatë mësimit. Ky vlerësim mund të shoqërohet edhe me shënime specifike
për nivelet e të nxënit.

Detyrë shtëpie:
a) Ushtrimi 1
b) Ndërtoni skemën e komunikimit, parapërgatitni karakteristikat e tekstit informues-paraqitës.
Kërkoni dhe sillni në klasë informacione të nxjerra nëpërmjet një hiperteksti duke shfrytëzuar internetin.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: XI


Tematika: Llojet e teksteve. Teksti informues-shpjegues Situata e të nxënit: Modele tekstesh
Tema mësimore: Karakteristikat dhe struktura e tekstit informuese
informues (ora II)
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
2. Kompetenca e të menduarit.
3. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.
4. Kompetenca qytetare.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas Fjalë kyç:
temës mësimore. - karakteristika,
Nxënësi/ja: - strukturë,
- dallon lloje të ndryshme tekstesh informuese; - analizës gjuhësore
- përcakton elementet e strukturës në një tekst informues; - informacion
- organizon informacionet e tekstit informues në tabelën - organizim.
e caktuar;
- shfrytëzon fjalorin kyç që lidhet me informacionin e ri në
tekst;
- analizon karakteristikat gjuhësore në tekstin informues.

Burimet: teksti “Gjuha shqipe 11”, tekste të ndryshme Lidhja me fushat e tjera ose me temat
informuese, përvoja të nxënësve. ndërkurrikulare:
 Letërsi, Gjuhë e huaj, Arte,TIK
 Identiteti kombëtar dhe njohja e
kulturave.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Diskutimi i njohurive paraprake; diskutimi i ideve; të nxënit me këmbim; të nxënit në bashkëpunim; mbajtja e
strukturuar e shënimeve; ndërtim i shprehive studimore punë me klasën; punë në grup; punë dyshe.
ZHVILLIMI I MËSIMIT

Hapi I: Diskutim i njohurive paraprake/Rendit, grupo, emërto


Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të identifikojnë veçoritë e llojeve të teksteve që kanë përzgjedhur në detyrën e
shtëpisë. U drejton pyetjen: - A mund të përcaktojmë disa nga veçoritë e llojeve të teksteve?
Mësuesi/ja lë nxënësit për dy minuta të diskutojnë rreth veçorive, si dhe të rikujtojnë njohuritë e marra.
Nxënësit listojnë veçoritë e tekstit informues-paraqitës:
- trajton një dukuri të caktuar:
- dukuritë e tjera që trajtohen vendosen në marrëdhënie të caktuar me dukurinë kryesore:
- çdo paragraf duhet të përmbajë informacione:
- paraqitja e informacionit është objektive:
- paraqiten sipas një rendi logjik:
- kanë leksik teknik, i drejtohen një publiku të specializuar:
- informacionet shpesh shoqërohen me elemente grafike, si: foto, skica, harta etj.
Nxënësit ilustrojnë disa nga këto veçori në tekstet e sjella prej tyre.

Hapi II: Të nxënit me këmbime


Mësuesi/ja tashmë e përqendron vëmendjen te struktura dhe veçoritë e tekstit informues-paraqitës, duke i
parë ato më konkretisht. E ndan klasën në grupe bazë dhe më pas nxënësit rigrupohen në grupe ekspertësh
duke numëruar 1, 2, 3, 4 (1-at grupohen veç, 2-at veç…). U kërkohet nxënësve të përqendrojnë vëmendjen
te tekstet informuese të dhëna në libër. Mësuesi/ja shkruan pyetjet në tabelë.

Grupi I
1. Cili është informacioni i tekstit informativ-paraqitës “Kodikët e Shqipërisë”?
2. Çfarë përmban paragrafi i parë?
3. Si lidhet ai me informacionet dytësore (kohore, rëndësia e tij etj.)?
4. Cilat janë disa nga elementet përbërëse të Kodikut të Purpurt të Beratit?
5. Ç’lloj informacioni është përfshirë në paragrafin e tretë?
6. Sillni shembuj nga teksti i librit dhe nga tekstet që keni gjetur.

Mësuesi/ja pret që në këtë fazë nxënësit të përcaktojnë natyrën e informacionit, çfarë qëndron në qendër të
tij, si dhe informacionet dytësore, por që janë të lidhura ngushtë me informacionin më të rëndësishëm për të
cilin flitet në tekst. Kështu si shembull do të kishim:
- i referohet një klase të caktuar objektesh, që janë kodikët e Shqipërisë. Jep informacion mbi
vendndodhjen e tyre:
- thekson rëndësinë e objektit dhe në paragrafin që pason vë në dukje kohën, së cilës i përket ky objekt:
- përqendron vëmendjen: a) në përshkrimin e karakteristikave që e bëjnë të veçantë këtë objekt, b) në
elementet përbërëse duke përshkruar, shpjeguar, si dhe duke dhënë informacion të hollësishëm për
këtë objekt.

Grupi II
1. Cilat janë karakteristikat gjuhësore të tekstit?
2. Cila është natyra e leksikut të përdorur në këto tekste?
3. Cili është lloji i shkrimit?
4. Cila është struktura e fjalisë? Po foljet në ç’kohë janë përdorur?
5. Ilustroni me shembuj nga ky tekst dhe nga tekstet që keni sjellë.

Mësuesi/ja në këtë fazë pret që nxënësit të identifikojnë veçoritë e gjuhës në këto aspekte:
- Leksiku është formal, nuk ka fjalë e shprehje me kuptim të figurshëm, por përdoren me kuptim të
drejtpërdrejtë.

142
- Terminologjia është teknike dhe i përket një fushe të caktuar, asaj historike. Shoqërohet nga shkrimi
shpjegues e përshkrues, me qëllim që informacioni të jetë sa më i plotë e i kuptueshëm.
- Ilustrimi me shembuj e bën më shumë konkret, duke theksuar që është një lloj shkrimi i cili mbështetet në fakte.
- Struktura sintaksore është e thjeshtë: në përgjithësi përdoren fjali të thjeshta të zgjeruara ose fjali të
përbëra me marrëdhënie përcaktore, ftilluese, kundërshtore, foljet janë në kohën e tashme zakonisht
kur paraqiten faktet dhe në kohën e kryer kur shpjegohet.

Grupi III
1. Cila është struktura e një teksti informativ-paraqitës?
2. Çfarë ka në qendër të tij?
3. Si ndërtohen paragrafët e këtij lloji teksti?
4. Cili është këndvështrimi nga trajtohen dukuritë?
5. Ilustroni me shembuj nga teksti. A janë ata të ndryshëm?

Përgjigjet e pritshme janë: Ka rregulla në organizimin e informacionit / në qendër vendosin të dhëna për: një
person, objekt, dukuri (në rastin tonë kodikët e Shqipërisë). Më pas trajtohen:
a. rëndësia e tyre në traditën kulturore shqiptare:
b. koha së cilës u përkasin (këto elemente varet nga qëllimi për të cilin ndërtohet teksti, nuk duhet harruar
që në përgjithësi trajtohen nga një këndvështrim i përgjithshëm):
c. çdo paragraf përmban informacion të ri dhe kjo është e dukshme dhe në tekstin tonë. (paragrafi i parë
paraqet objektin për të cilët flitet, paragrafi i dytë flet për rëndësinë e tij, paragrafi i tretë jep kohën së
cilës i përkasin, i katërti përqendrohet në një nga pjesët përbërëse të kodikëve të Shqipërisë dhe
përshkruan me detaje veçoritë e tij). Pasi grupet kanë përfunduar punën, një përfaqësues i çdo grupi
paraqit punën në një tabak letre në tabelë dhe jep shpjegimet e nevojshme.

Hapi III: Mbajtja e strukturuar e shënimeve


(Është një metodë që përdoret për të paraqitur grafikisht njohuritë e marra gjatë mësimit sipas kategorisë dhe
llojit të saj. Pasi janë strukturuar njohuritë, nxënësit mund t’i shoqërojnë ato me shembuj.)
Në këtë fazë të mësimit u kërkohet nxënësve të lexojnë individualisht tekstin dhe të ndërtojnë një grafik mbi
veçoritë e strukturës së tekstit informues-paraqitës. Mund t’i shoqërojnë të dhënat edhe me shembuj.

Teksti informues paraqitës


Karakteristikat e informacionit Trajtimi i objektit nga një
këndvështrim i përgjithshëm

Organizimi i të dhënave Të dhëna rreth një sendi, objekti

Referimi te një klasë e caktuar Të dhënat sipas qëllimit të tekstit

Rëndësia e objektit Çdo paragraf përmban të dhëna të


reja Vendi, koha
Teksti ka paragraf
Të dhëna të veçanta për objektin

Karakteristikat gjuhësore
Leksik formal
Leksik i specializuar
Përkufizime
Përshkrime
Karakteristika morfologjike-sintaksore
Mbështetur në këtë skemë, mësuesi/ja u kërkon nxënësve t’i përcaktojnë këto veçori te teksti “Lumi Drin”.
Zhvillohen në klasë ushtrimet 2, 3, faqe 21.
Model përgjigjeje

Teksti është informues-paraqitës


Në qendër ka informacionin për një objekt që është lumi Drin. Vë në dukje informacione të
ndryshme që kanë të bëjnë me të. Trajton dukurinë në tërësi dhe jep informacion për:
vendndodhjen (në Shqipëri); gjatësinë (lumi më i gjatë i Ballkanit); kohën e formimit; pjesët e tij
përbërëse (Drini i Bardhë e Drini i Zi); burimin dhe derdhjen (Drini i Bardhë afër Pejës, Deti Adriatik
etj.); prurjet dhe lundrueshmërinë. Për sa i përket anës gjuhësore vihet re:
- leksiku teknik, i drejtpërdrejtë;
- ka përshkrime dhe shpjegime (... Është lumi më i gjatë i trojeve shqiptare. Lumi i Drinit në vazhdim
është kthyer në një zinxhir liqenesh artificiale që furnizojnë me ujë.);
- fjali të shkurtra, në përgjithësi të thjeshta të zgjeruara;
- folja kallëzues është përgjithësisht në kohën e tashme (...është lumi më i gjatë...) dhe rrallë në
kohën e kryer apo të kryer të thjeshtë;
- çdo paragraf përmban një informacion të ri (ai derdhet në detin Adriatik Drini formohet afër... Dhe
Drinit të Zi etj.)

Vlerësimi
Përgjatë kësaj ore mësimi, mësuesi/ja mund të bëjë një vlerësim të vazhdueshëm me gojë mbi përparimin e
nxënësve, me qëllim identifikimin e njohurive, interesave, aftësive apo shkathtësive që kanë fituar nxënësit
në lidhje me tematikën e trajtuar gjatë mësimit. Ky vlerësim mund të shoqërohet edhe me shënime specifike
për nivelet e të nxënit.

Detyrë shtëpie. Gjeni një tekst informues-paraqitës dhe përcaktoni veçoritë e tij gjuhësore. Parapërgatitja e
temës së ardhshme: renditja kronologjike, renditja shkak-pasojë.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: XI

Tematika: Llojet e teksteve. Teksti informues Situata e të nxënit: Modele


tekstesh informuese
Tema mësimore: Renditja e informacioneve

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:


1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
2. Kompetenca e të menduarit.
3. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.
4. Kompetenca qytetare
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës Fjalë kyç:
mësimore. - renditja kronologjike,
Nxënësi/ja: - konektorë,
- përcakton renditjen kronologjike të informacioneve; - renditja shkak-pasojë,
- rendit saktë informacionet në tekstin informues-paraqitës; - marrëdhënie logjike etj.
- dallon renditjen shkak-pasojë të informacioneve;
- bën skemën e marrëdhënieve logjike shkak-pasojë në një
tekst informues.
Burimet: teksti “Gjuha shqipe 11”, tekste të ndryshme informuese, Lidhja me fushat e tjera ose me
përvoja të nxënësve. temat ndërkurrikulare:
 Letërsi, Arte, Gjuhë e huaj, TIK
 Identiteti kombëtar dhe njohja
e kulturave.
 Të drejtat e njeriut.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Parashikim me terma paraprakë; diskutim i ideve; lexim me kodim të imët të tekstit; të lexuarit ndërveprues;
ndërtim i shprehive studimore; punë në dyshe; punë në grup

ZHVILLIMI I MËSIMIT

Hapi I: Parashikim me terma paraprakë


(Është një metodë që u paraprin njohurive të reja duke zhvilluar njëkohësisht fantazinë e nxënësit, por edhe
shfrytëzon njohuritë e tij duke e bërë më krijues e më produktiv nxënësin brenda orës së mësimit. Mësuesi u
jep nxënësve disa terma dhe u kërkon të krijojnë një tekst duke u mbështetur në njohuritë e marra.)

Mësuesi/ja e nis mësimin me diskutimin e detyrës së shtëpisë. Nxënësit vënë në dukje veçoritë që kanë
gjetur në tekste të përzgjedhura prej tyre sipas modelit të tekstit të mëposhtëm.
Pasi përfundojnë së punuari detyrën e shtëpisë, mësuesi/ja shkruan në tabelë grupe fjalësh dhe u kërkon
nxënësve të zgjedhin njërin prej tyre e të formojnë një tekst të shkurtër.

a) Qysh prej, përkrenare, shek. VII p .K., qarku i kulturës së Alpeve Lindore, përkrenare në formë konike,
shmarjet, më vonë, paraqitet, i punuar në mënyrë rustike, i ngjashëm me kapelat e japodëve, më tutje,
përkrenarja e bronzit, zhvillohet, shek VI p. K., nga fundi i periudhës së vjetër, po në ato vise, përkrenarja e
bronzit.
b) Kalimi, periudhë, e mesjetës, qendrën e gravitetit, zhvendosi, edhe në Shqipëri. I bashkësive fshatare,
organizimi dhe funksionimi, në fazën e hershme, në Perandorinë Bizantine, një dokument, pasqyrohet,
të ashtuquajturin, ligj bujqësor, të cilët, jo rastësisht, fshatarët, kishin, tokën, quhen aty, zot. Megjithëse, u
konsolidua, individuale, prona, e ligjit, disa pozita, në kohën e veprimit të tij, tregojnë, se ishte zhdukur, nuk,
e përbashkët, përfundimisht. Gjithsesi pasqyron, bashkësia fshatare, periudhën e pasigurisë...
Pas 5 minutash nxënësit lexojnë detyrën dhe mësuesi gjatë leximit të tyre përpiqet të shënojë ndarjen
kohore duke shënuar në tabelë konektorët kohorë dhe elementet logjike të tekstit.

Mësuesi/ja drejton pyetjen: - Çfarë vini re në këto dy tekste?


Përgjigjet e mundshme mund të jenë: Kanë karakter historik, përshkruajnë objekte, klasa shoqërore, ka
renditje kohore të informacionit, jepen arsye etj.

Hapi II: Lexim me kodim të imët të tekstit


(Kjo teknikë u kërkon nxënësve të kërkojnë diçka dhe të vënë shenjë në tekst, pasi gjejnë përgjigje për atë
që kërkojnë. Ky lloj leximi i ndihmon nxënësit të përcaktojnë qëllimin e tij, të lexojnë për ta arritur atë qëllim
dhe, më vonë, të jenë në gjendje të përdorin informacionin nga teksti.)

Mësuesi/ja e ndan klasën në dy grupe të mëdha. Grupet do të analizojnë dy tekste, ku, pasi të kenë zgjedhur
kodet, do të kodojnë renditjen kronologjike të informacionit dhe atë shkak-pasojë. Mësuesi/ja ose vetë grupi
përcakton shenjat me të cilat do të kodojnë tekstin gjatë leximit. Nxënësit e lexojnë informacionin në dyshe
dhe vënë në dukje elementet përbërëse të secilit tekst. Pas leximit nxënësit hedhin të dhënat në tabelë.
Me anë të shenjave të mëposhtme ata shënojnë momentet kyç të tekstit.
◻ - objekti Ю- ℗ - flitet për □ ka Kon - ȹ- Ɣ-
për të cilin flitet të njëjtin renditje konektorët periudha vendndodhja
Paragrafi flitet për një objekt kronologjike kohore, e objektit
objekt data
të ri
Përkrenarja Përkrenare Shek VII
1 e bronzit në formë √ Qysh prej p. K. Varrezat ilire
konike
Tipi shmarjet
i përkrenares Në Novo
2 √ Më vonë Mesto

Përkrenarja e
bronzit me dy Po në këto Shek VI
3 rrathë të √ vise p. K
gjerë
Përkrenare e Nga fundi i
bronzit – tip periudhës
4 negoves √ së vjetër Shek. V- Përsëri në
dhe fillimi i VI p. K. ato vise
së resë

përkrenare Shek. VII


me dy pa- p. K. në
5 ragnatide jug të
Savës në
Shqipëri..

Për grupin e dytë mësuesi/ja shënon këto shenja, të cilat do të evidentojnë renditjen shkak-pasojë të
informacionit të dytë në tekst. Me anë të shenjave të mëposhtme nxënësit do të shënojnë momentet kyç të
tekstit.

□ - tregon Ю- flitet ℗- flitet për të ❶- ka Kon-tregon ℗-shprehje


klasën shoqërore për grup shoqëror njëjtin grup renditje shkak- konektorët shkakorë që tregojnë
për të cilin flitet të ri shoqëror pasojë të renditjen logjike
informacionit të informacionit

U kërkohet nxënësve që gjatë leximit të përdorin këto simbole dhe të plotësojnë tabelën me informacionin e
marrë.
Hapi III: Rishikim në dyshe
Tabelat i ndihmojnë nxënësit të ndërtojnë skemat përkatëse për secilin tekst. Më pas evidentojnë së bashku
me mësuesin të përbashkëtat dhe dallimet midis tyre. Mësuesi/ja pret nga nxënësit të rendisin në rrjedhë
kronologjike informacionin sipas skemës së paraqitur në libër.
Mësuesi/ja mund t’u kërkojë nxënësve që nga këto skema të vënë në dukje elementet e përbashkëta dhe të
veçanta të tekstit.
P.sh., në të dyja tekstet informacioni më i rëndësishëm jepet që në paragrafin e parë. (objekti - përkrenarja,
klasa shoqërore shqiptare - fshatarësia). Teksti është i ndarë në paragrafë dhe çdo njëri prej tyre jep
informacion të ri. Dallimi ekziston, pasi tek teksti i parë informacioni jepet në rend kohor dhe përshkruhen
ndryshimet si pasojë e kohës. Tek teksti i dytë renditja kronologjike e informacionit nuk është qëllim në
vetvete, ai jepet i gërshetuar me marrëdhëniet shkak - pasojë, të cilat janë dhe qëllimi parësor i tekstit.
Ndahen nxënësit në dy grupe dhe zhvillohen ushtrimet 4,5.
Grupi I zgjidh ushtrimin 4, ndërsa grupi II ushtrimin 5.

Zgjidhja e ushtrimit 5.

Objekti: Butrinti
Fusha e informacioneve Informacionet
Butrinti është ngritur në këndin juglindor të gadishullit të Ksamilit.
Vendndodhja Laget nga të dyja anët nga liqeni i Butrintit.
Lartësia Ndodhet në lartësinë 30-50 m mbi nivelin e detit
Gjenden shumë lloje drurësh me gjelbërim të përhershëm, si dafina e
Flora dhe fauna prralli etj. Liqeni i Butrintit është gjysmë i kripur e gjysmë i ëmbël.
Shpella e Butrintit ndodhet pranë rrugës automobilistike Sarandë
Objekte natyrore - Butrint rreth 3 km larg nga qyteza e Ksamilit. Është e
veçantë për nga natyra dhe pozicioni i saj dhe ka përmasa të
mëdha.
Forumi romak i qytetit ndodhet në pjesën jugore të Akropolit,
Objekte arkeologjike në perëndim të ndërtesës me Peristil dhe në lindje të dyqaneve
romake. Ka tri dhoma dhe mbishkrimi i gjendur aty që
daton në shek. I pas Krishtit, flet për një tempull kushtuar
perëndeshës Minerva.

Me informacionin e sjellë nga nxënësit në detyrën e shtëpisë, u kërkohet të plotësojnë skedën.


Perëndesha e Butrintit (Dea), kokë mermeri burri në një shtat gruaje 2.5 m të lartë, është zbuluar në
vitin 1928, gjatë
gërmimeve arkeologjike të misionit italian në Butrint. Dëshmohet se objekti, me vlera të rralla kulturore dhe
historike, u grabit dhe u dërgua në Itali, i ligjëruar nga mbreti Ahmet Zog si dhuratë. U rikthye në vendin
tonë nga qeveria italiane në vitin 1981. Gjendet i ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar.

OBJEKTI: Dea
Fusha e informacioneve informacionet
Vendndodhja Butrint
Koha e zbulimit viti1928
Përbërja dhe përmasat Kokë mermeri burri në një shtat gruaje 2.5 m e lartë
Vendndodhja aktuale Gjendet e ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar.
Vlerësimi
Përgjatë kësaj ore mësimi, mësuesi/ja mund të bëjë një vlerësim të vazhdueshëm me gojë mbi përparimin e
nxënësve, me qëllim identifikimin e njohurive, interesave, aftësive apo shkathtësive që kanë fituar nxënësit
në lidhje me tematikën e trajtuar gjatë mësimit. Ky vlerësim mund të shoqërohet edhe me shënime specifike
për nivelet e të nxënit.

Detyrë shtëpie:
a) Ushtrimi 6, përcaktoni skemat për secilin rast. b) Sillni në klasë informacion për Dean e Butrintit.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: XI

Tematika: Llojet e teksteve. Teksti informues Situata e të nxënit: Modele tekstesh


Tema mësimore: Ushtrime informuese
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
2. Kompetenca e të menduarit.
3. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.
4. Kompetenca qytetare.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas Fjalë kyç:
temës mësimore. - skemë komunikimi,
Nxënësi/ja: - tekst informues-paraqitës,
- ndërton tabelën e informacioneve të tekstit informues; - renditje kronologjike,
- kërkon në internet të dhëna për të shkruar një - marrëdhënie logjike,
- informacion i rëndësishëm etj.
tekst informues;
- vëzhgon pamje për të dalluar informacionin më të
rëndësishëm;
- përshtat një tekst divulgativ, duke pasur parasysh moshën
e marrësit;
- ndërton një grafik duke u nisur nga të dhënat e tekstit të
shkruar.

Burimet: teksti “Gjuha shqipe 11”, tekste të ndryshme Lidhja me fushat e tjera ose me temat
informuese, modele relacionesh përvoja të nxënësve. ndërkurrikulare:
 Letërsi, Gjuhë e huaj, Arte, TIK
 Identiteti kombëtar dhe njohja e
kulturave.
 Të drejtat e njeriut.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Diskutim për njohuritë paraprake; të nxënit me këmbime; të nxënit ndërveprues; shkrim i shpejtë
ndërtim i shprehive studimore; diskutim i ideve; punë në grup; punë me klasën; punë në dyshe

ZHVILLIMI I MËSIMIT
Hapi I: Diskutim për njohuritë paraprake
Mësuesi/ja e nis mësimin me diskutimin e detyrës së shtëpisë. Nxënësit janë udhëzuar të kërkojnë në
internet të dhëna mbi Dean e Butrintit.
Përzgjidhen të dhënat, me qëllim që të përsëriten njohuritë e marra nga ora e kaluar. Nxënësit diskutojnë me
njëri-tjetrin mbi të rejat që zbuluan për figurën e Deas.
Hapi II: Të nxënit me këmbime
Mësuesi/qa e ndan klasën në grupe bazë dhe paraqet në tabelë detyrën që duhet të kryejnë. Më pas
nxënësit ndahen në grupe ekspertësh.
Grupi I – punon ushtrimin 7. a.
Nxënësve u duhet të përcaktojnë informacionin më të rëndësishëm dhe të plotësojnë skemën e mëposhtme.

Zgjidhja e ushtrimit
Viti Fakti
Në shek. VI p. e. s. Talesi, filozof, ka vërejtur që substancat ndryshojnë…
(Talesi)
Pitagora Ka pohuar se teoria me një element bazë është e thjeshtë dhe natyra
ka krijuar katër elemente: ujë, ajër, zjarr, tokë
Një shekull më vonë Ai ka pranuar këtë teori të elementeve, por ka supozuar se...
Në atë kohë Është paraqitur edhe një teori tjetër sipas Euklidit dhe nxënësit të tij,...
Do të arrinim tek atomi...
Në shek. IV p. K. Janë bashkuar teoritë e grekëve me ato të shkencëtarëve praktikë egjiptianë…
200 vjet p. e. s. Bolosi ka qenë alkimisti i parë.

Grupi II - punon ushtrimin 7. b, f. 25 dhe përgatit një fjalorth.


Zgjidhja e ushtrimit

Fjalorth
Alkimi-a – shkencë e rreme e mesjetës, që synonte të zbulonte të ashtuquajturin «gur filozofik»
çudibërës, me anën e të cilit kujtonte se do t’i shndërronte metalet e tjera në ar e argjend, se do të
shëronte sëmundjet, do të ripërtërinte e do të zgjaste jetën etj.: periudha parashkencore e kimisë.
lënd/ë-a – materia e prekshme, ajo prej së cilës përbëhen trupat fizikë në natyrë.
materie/a – kategori filozofike që shërben për të treguar realitetin e botën reale, në raport me
ndërgjegjen. polemik/ë-a – diskutim i gjallë me përgjigje e kundërpërgjigje që zhvillohet kur rrihen
çështje politike, shkencore substancë/a – shih lëndë, substanca organike etj.
transmutacioni – shndërrim, ndryshim rrënjësisht, i një pamjeje, një forme, i një natyre a një
përmbajtjeje, duke i dhënë tipare të tjera, e kthen në një gjë tjetër: ia ndryshoj shumë pamjen.

Grupi III - punon ushtrimin 7. c, f. 25.


Zgjidhja e ushtrimit

Një variant TEKSTI i përshtatur për klasat e ulëta:


Grekët kanë qenë mendimtarë të mëdhenj. Ata janë marrë me zbulimin nga se përbëhej natyra
që na rrethon. Një nga mendimtarët grekë, Talesi, mendonte se Toka ishte një disk i rrafshët, i
mbuluar nga një gjysmërreth i kaltër dhe se notonte në ujin e oqeanit të pafund. Ai ka thënë se
vetëm uji është i rëndësishëm për jetën në tokë, pasi pa të nuk ka jetë. Pitagora pranonte se
natyra është krijuar nga uji, toka, zjarri dhe ajri. Një shekull më vonë ai ka pranuar se nxehtësia
dhe thatësira lidhen me zjarrin, lagështia dhe nxehtësia lidhen me ajrin, i ftohti dhe thatësira
lidhen me tokën dhe i ftohti dhe lagështira lidhen me ujin. Euklidi e ndante natyrën në pjesë të
vogla dhe çdo pjesë e vogël përbëhej nga grimca.
Në shek IV p. K. grekët dhe egjiptianët bashkuan teoritë e tyre, por në atë kohë shkenca
egjiptiane ishte shumë e lidhur me besimin te magjistarët dhe magjitë e tyre…
Grupi IV - punon ushtrimin 8 dhe dallon stilet:
Zgjidhja e ushtrimit

1. Stili i parë është gotik


2. Stili i dytë është barok
3. Stili i tretë është rokoko
4. Stili i katërt është arkitekturë moderne.
Gjithashtu ky grup bën lidhjen e imazheve të librit me stilin duke lidhur përkatësisht veçoritë e
secilit stil me atë që ofron pamja.
Pamja e parë i përket stilit barok, karakterizohet nga të njëjtat elemente të arkitekturës klasike.
Pamja e dytë i përket arkitekturës moderne, ku janë shmangur format e mbingarkuara dhe me
ornamente figurash, duke dhënë idenë e ndërtesave sa më funksionale.
Pamja e tretë i përket stilit gotik: ndërtesa karakterizohet nga objekte të larta dhe me harqe,
dritare të mëdha, objekte të gdhendura me gur etj.
Pamja e katërt i përket stilit rokoko: ndërtesa të zbukuruara me format e rrotulluara asimetrike, të
shoqëruara me vepra arti, me figura njerëzish e kafshësh me ngjyra të ngrohta dhe zbukurime të brishta.

Pasi punojnë në grupe ekspertësh, nxënësit kthehen në grupet bazë dhe diskutojnë me njëri-tjetrin.
Mësuesi/ ja ndjek aktivitetin e tyre dhe shënon në tabelë së bashku me nxënësit përgjigjet përfundimtare.
Pas këtij hapi mësuesi/ja i lë kohë të ushtruarit në leximin e grafikëve (ushtrimi 10). Nxënësit fillimisht
punojnë në dyshe dhe ushtrohen të lexojnë të dhënat e grafikut të parë, ndërtojnë një grafik me të dhënat e
fragmentit të dytë e më pas diskutojnë së bashku me mësuesin grafikët e tyre.

Hapi III: Shkrim i shpejtë


(Kjo metodë është reflektimi i shkurtër për një temë. Shkrimet e shkurtra janë ese joformale, ku vëmendja
përqendrohet më shumë te begatia e fakteve, sesa organizimi formal gjuhësor. Realizohet për 5 ose 10 min.
Mund të përdoret si teknikë në fillim, në mes dhe në fund të mësimit).

Pasi nxënësit kanë përsëritur të gjitha njohuritë e marra për tekstin informues - paraqitës, mësuesi/ja u
kërkon tashmë të shkruajnë një tekst informues-paraqitës me të dhëna të përcaktuara. Nxënësit duhet të
mbështeten në të dhënat e ushtrimit 9, për të shkruar një tekst shkencor me titull “Uji si përbërës kryesor në
trupat njerëzorë”. Nxënësit punojnë në dyshe.

Shembull përgjigjeje
Shpesh, uji emërtohet “elementi ushqyes i harruar”. Pas ajrit, megjithëse shumë rrallë i njihet merita, uji
është elementi më i rëndësishëm jetësor për shëndetin dhe jetën e njeriut. Mund të jetojmë pa ushqim
për pothuajse dy muaj, nëse kemi shëndet të plotë, por mund të rrojmë vetëm pak ditë pa ujë. Uji
përçon elementet ushqyese nga ushqimet që hamë si edhe mineralet që drejtojnë rrugën e këtyre
elementeve, oksigjen në qelizat trupore, si edhe ndihmon rregullimin e temperaturës trupore me anë
të djersës.
Gjithashtu është element tepër i rëndësishëm në reaksionet kimike trupore si tretja dhe
metabolizmi. Uji është i nevojshëm për të zëvendësuar humbjen e lëngjeve trupore, si edhe për të
larguar mbeturinat ushqimore në formë urine, nevoje, djerse dhe frymënxjerrje. Pa ujë të
mjaftueshëm ne jemi në rrezik helmimi nga mbeturinat tona trupore. Po ashtu, uji shërben si graso
për indet dhe kyçte trupit. Vërtet dukemi të ngurtë, por trupat tanë përbëhen: të burrave nga 60-
65% ujë dhe të grave 50-60%.
Një fetus në barkun e nënës ka rreth 90% ujë, një bebe e sapolindur 80% ujë dhe një fëmijë 70%.
Trupi i një njeriu të zakonshëm ka përafërsisht 43 litra ujë, gjysma e të cilit gjendet në qeliza.
Gjaku është 83% ujë. Edhe indet e ngurta kanë 75% ujë, ndërsa kockat kanë 22% ujë. Në trupin e
151
Lexohen punimet e nxënësve. Diskutohet rreth teksteve të krijuara. Mësuesi/ja bën konkluzionet e orës dhe
vlerëson me notë.

Vlerësimi
Përgjatë kësaj ore mësimi, mësuesi/ja mund të bëjë një vlerësim të vazhdueshëm me gojë mbi përparimin e
nxënësve, me qëllim identifikimin e njohurive, interesave, aftësive apo shkathtësive që kanë fituar nxënësit
në lidhje me tematikën e trajtuar gjatë mësimit. Ky vlerësim mund të shoqërohet edhe me shënime specifike
për nivelet e të nxënit.

Detyrë shtëpie:
a) Kërkohet nga nxënësit të shkruajnë një tekst informues paraqitës në dy variante, për moshat mbi 14-16
vjeç dhe për moshat 6-8 vjeç.
b) parapërgatitje: teksti informues-paraqitës (Relacioni).
Sillni në klasë relacione të llojeve të ndryshme.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: XI


Tematika: Përdorimi i drejtë i gjuhës Situata e të nxënit: Punë me tekstin

Tema mësimore: Lidhëzat bashkërenditëse


Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
2. Kompetenca e të menduarit.
3. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalë kyç:


Nxënësi/ja:  lidhëza,
- rikujton njohuritë rreth lidhëzave  nënrenditëse,
- dallon lidhëzat bashkërenditëse nga nënrenditëset  bashkërenditëse.
- shpjegon veçoritë e lidhëzave bashkërenditëse
- klasifikon lidhëzat sipas prejardhjes
- përdor si duhet drejtshkrimin e lidhëzave në fjali.
Burimet: teksti “Gjuha shqipe 11”, fjalorë, tekste të shkëputura nga literatura Lidhja me fushat e
të ndryshme, tjera ose me temat
ndërkurrikulare:
 Letërsi
 Arte
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Diskutim; stuhi mendimesh; punë e pavarur; tabela INSERT; organizuesi grafik; punë e pavarur në grup

ZHVILLIMI I MËSIMIT

Hapi I: Diskutim
Kontrollohen e diskutohen detyrat e shtëpisë. Mësuesi/ja organizon mësimin me pyetje nga mësimi i kaluar,
për të nxitur diskutimin në klasë, duke u përqendruar në:
- Ç’janë parafjalët?
- Si klasifikohen parafjalët?
- Ç’dini për drejtshkrimin e tyre?

Hapi II: Stuhi mendimesh


Mësuesi/ja shkruan në tabelë titullin e mësimit “Lidhëzat bashkërenditëse” dhe drejton pyetje:
-Ç’dini ju për lidhëzat bashkërenditëse?

klasë fjalësh e pandryshueshme

marrëdhënie barazie Lidhëza bashkërenditëse marrëdhënie varësie

të parme jo të parme

këpujore përmbyllëse

kundërshtore veçuese

Jepet përkufizimi i lidhëzave:

Lidhëza është klasë e pandryshueshme fjalësh, që lidh dy gjymtyrë ose dy pjesë fjalie.
Ato shprehin marrëdhënie të ndryshme sintaksore, si barazi ose varësi.

Hapi III: Praktikë e pavarur, INSERT


Lexohet fragmenti i dhënë në tekst ose dëgjohet në magnetofon. Mësuesi/ja orienton nxënësit të ndalen te
nënvizimi i lidhëzave dhe të përcaktojnë nëse janë bashkërenditëse ose nënrenditëse.
“Shqiptarët janë një nga të pakët popuj të Europës, e mund të themi edhe të kontinenteve të tjera, te të
cilët ekzistojnë dy emra nacionalë, njëri me përdorim të brendshëm, d.m.th. emri me të cilin ata emërojnë
popullin e vet, e tjetri emri me të cilin njihen nga bota e jashtme. Shqiptari i thotë vetes shqiptar, vendit të vet
Shqipëri, Shqipni, po populli njihet në botë, sikundër dihet, lashtërisht si Albanais, Albanese etj., dhe vendi
i tij si Albanie, Albania. Mirëpo ky emërtim i dyfishtë ka arsyet e veta, sepse ai ka lidhje me disa rrethana të
karakterit etnografik, të cilat janë specifike për Shqipërinë dhe për të kaluarën historike të saj. Duke u nisur
nga faktet, vihet re pikësëpari që vërtet në Shqipëri vetë si emër nacional i popullit zotëron sot gjithkund
shqiptar, e si emër i vendit Shqipëri, Shqipni, po që në anën tjetër, në kolonitë shqiptare që gjenden në Itali e
në Greqi ky emër nuk njihet”.

Mësuesi/ja tërheq vëmendjen e nxënësve te njohuritë e rikujtuara deri tani. Për realizimin e dhënies së
njohurive, mësuesi/ja mbështetet te metoda “Tabela INSERT”. Mësuesi/ja u ndan nxënësve një listë me
pyetjet e mëposhtme:
- Ç’janë lidhëzat?
- Cilat janë llojet e lidhëzave bashkërenditëse?
- Si klasifikohen lidhëzat sipas prejardhjes?
- Shpjegoni përdorimin e lidhëzave në fjali.

Ora vazhdon me plotësimin e tabelës së INSERT-it për njohuritë e marra nga informacioni i lexuar.
Vazhdohet me leximin e tekstit nga nxënësit dhe vendosja e shenjave. Nënvizimet e bëra nga nxënësit në
libër hidhen në tabelën INSERT.

152
√ + - ?

Nënvizimet e bëra nga nxënësit në libër hidhen në tabelën e INSERT-i në formën e informacioneve të fituara.

Hapi IV: Organizuesi grafik


Mësuesi/ja vijon me shpjegimin e njohurive të reja duke përdorur metodën e organizuesit grafik, me qëllim që
nxënësit të argumentojnë njohuritë e reja për lidhëzat bashkërenditëse.

klasë fjalësh Lidhëza të formuara nga përngjitja: po(r)sa, teksa, porse, veçse, sikurse, de
e pandryshueshme

Lidhëza bashkërenditëse

Shprehje lidhëzore: lidhëza të formuara nga klasa fjalësh, si:


- me pjesë pranë njëra-tjetrës, si: në qoftë se, për shkak se... prej përemrave: që, sa, se;
- me mënyra të ndryshme: për arsye se, me qëllim që... prej ndajfoljeve: ku, kur, nga,
- me një lidhëz tjetër: sapo që, posa që, si edhe... prej foljeve: daç, qoftë
prej pjesëzës veçuese a.

Vazhdon më tej shpjegimi i njohurive të reja me ilustrim me shembuj për çdo rast.

Hapi V: Punë e pavarur në grup


Për të përmbledhur njohuritë e marra në mësimin e ditës, mësuesi/ja i kushton kohë zgjidhjes së ushtrimeve
në mënyrë të pavarur.
Jepen për t’u punuar ushtrimet f. 111.
Shembuj zgjidhjesh.

Ushtrimi 1
Lidhëza të parme Lidhëza të përngjitura Shprehje lidhëzore
ja...ja, ose, ndo...ndo, siç, ndo, po(r)sa, megjithatë, ndërsa, sa herë që, për shkak se, për
teksa, kurse, nëse, veçse, porsi, arsye se, gjer kur, kurdo që,
tekqë, sikurse, qëkurse, pasi, kështu që, jo vetëm që...por edhe,
meqë, ngaqë, ndërsa, përveçse, le që... po(r), në vend që, le që...
prejse, veçqë, veçse, megjithëse, por edhe
megjithëqë, derisa, gjersa,
mirëpo, meqenëse, megjithëkëtë,
gjithsaherë,
Ushtrimi 2
Mesapishtja, si i vetmi dialekt i ilirishtes që dokumentohet me mbishkrime, mbase është caktuar të luajë rolin
e një çelësi për të hyrë sadopak në errësirën e shkallës antike të shqipes. Por edhe shqipja mund të bëhet
një ditë çelësi kryesor në zbërthimin e mbishkrimeve mesapike. Mbishkrimet mesapike janë mbledhur,
botuar e interpretuar prej shumë gjuhëtarësh. Mendohet të jetë i drejtë mendimi i disa gjuhëtarëve, të cilët në
fjalën bilia në mbishkrime varresh të mesapëve, të tipit Theodorida Theotorri bilia shohin emrin mesapik të
bijës dhe të bilia, pra trajtën e vjetër të shqipes bijë, në disa dialekte (të Jugut të Greqisë dhe të Italisë etj.).
Kurse një fushë tjetër ku shihen afrime të shqipes me ilirishten (e me mesapishten) është onomastika, e
sidomos emrat e personave, të fiseve etj., që gjenden si në emrat e njerëzve në këtë anë të Adriatikut, si në
mesapisht, p.sh.: Bardus, Barduli, Bardyllis (mbret ilir), mesapisht. Barzidihi; ilirisht. Dasius, Dasimius,
mesapisht Dazimas etj.

Ushtrimi 3
Tifozët ishin grumbulluar para stadiumit, kurse (kundërshtore) futbollistët nuk kishin ardhur ende. O herët, o
(veçuese) vonë kjo gjë do të merret vesh. Shumica e njerëzve as u larguan, as (këpujore) reaguan ndaj
situatës së krijuar. Ishin ngjitur malit më këmbë dhe (këpujore) ndiheshin të lodhur, vetëm se (kundërshtore)
pamja e mrekullueshme ishte shpërblimi më i mirë për këtë ngjitje. E përdorni shumë telefonin, prandaj
(përmbyllëse) ndiheni të lodhur. Si mësuesit, ashtu (këpujore) dhe prindërit e tyre u habitën me koncertin e të
rinjve. Hem kishin konfirmuar pjesëmarrjen, hem (këpujore) thoshin se nuk e kishin vendosur ende. Do të
shkonin në një ekspozitë pikture në Galerinë e Artit ose (veçuese) në Muzeun Kombëtar. E kishin pritur prej
muajsh atë përgjigje, ndaj (përmbyllëse) u ndien të lehtësuar kur e morën. Ishte pothuajse e bindur se nuk
do ta mbaronte në kohë, megjithatë (kundërshtore) nuk e ndërpreu punën.

Ushtrimi 4
As të shtunën, as të dielën nuk kishte pasur aktivitete sportive. Kishte pasur interesim të madh për atë libër,
qoftë gjatë panairit, qoftë më pas. Ndeshja qe e bukur, vetëm se rezultati i kishte lënë të befasuar. Duhet të
merrnin një vendim sa më shpejt, mirëpo ishin ende të dyzuar. Nuk ishte vendosur nëse në kampionat do
të merrnin pjesë vetëm shkollat e mesme, apo dhe shkollat nëntëvjeçare. Këto janë dy botë paralele, por jo
identike. Sa ishte gëzuar ,aq dhe ishte tronditur nga e papritura e këndshme. Maji dhe qershori ishin muajt e
saj të parapëlqyer. Kishin fituar olimpiadën ndërkombëtare, ndaj ishin të gjithë të lumtur. Le që nuk e prisnin,
por as që e kishin menduar që do të kishte kaq shumë njerëz.

Pasi bëhen vlerësimet për nxënësit, mësuesi/ja jep detyrën e shtëpisë: Kërkoni, f. 111.
Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: XI
Tematika: Llojet e teksteve. Teksti informues-shpjegues Situata e të nxënit: Modele relacionesh
Tema mësimore: Relacioni
Rezulatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
2. Kompetenca e të menduarit.
3. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.
4. Kompetenca qytetare.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas Fjalë kyç:
temës mësimore. - relacion,
Nxënësi/ja: - skemë relacioni,
- identifikon relacionin nga llojet e tjera të teksteve - relacion me shkrim,
- relacion i mbajtur me gojë.
informuese;
- përdor atë duke ndërtuar vetë relaione në situata
të caktuara;
- dallon elementet përbërëse të skemës së relacionit:
- krahason elementet e një relacioni të shkruar me një
relacion gojor;
- dallon strukturën e një modeli relacioni;
- vëzhgon anën grafike të një relacioni për të zbuluar
elementet përbërëse.

Burimet: teksti “Gjuha shqipe 11”, tekste të ndryshme Lidhja me fushat e tjera ose me temat
informuese, modele procesverbalesh, përvoja të nxënësve. ndërkurrikulare:
 Të drejtat e njeriut.
 Vendimmarrja morale.
 Bashkëjetesa paqësore.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Diskutim për njohuritë paraprake; mbajtja e strukturuar e shënimeve; diagrami i Venit; të lexuarit
ndërveprues; diskutim i ideve; ndërtim i shprehive studimore; punë me klasën; punë në dyshe.

ZHVILLIMI I MËSIMIT

Materiale ilustrative
Relacion për veprimtarinë e Inspektoratit të Ndërtimit në Lezhë
Me miratimin e ngritjes së inspektoratit ndërtimor për Qarkun e Lezhës, sipas urdhrit nr. 30, datë
04.03.2008, ky inspektorat filloi së funksionuari. Fillimisht ky inspektorat u përqendrua te njohja
e bazës ligjore, sistemimi në një dosje të veçantë dhe studimi me precedencë i këtyre ligjeve.
Faza e dytë ishte evidentimi i të gjitha atyre njësive vendore, të cilat për arsye të ndryshme nuk i
ngritën këto inspektorate, duke i deleguar këto përgjegjësi në varësi të Këshillit të Qarkut të
Lezhës. Rezultoi që në të gjithë Qarkun e Lezhës vetëm pesë komuna dërguan këto përgjegjësi
pranë Inspektoratit të Qarkut. Nga ana jonë menjëherë morëm kontaktet e para me këto njësi
vendore dhe rakorduam punë për harmonizimin e veprimeve të ndërsjella. Kryeinspektori, në
bashkëpunim me inspektorët, hartoi planet afatgjata dhe afatshkurtra të punës, ku ndër të tjera
theks i veçantë u vu tek inspektimi i këtyre zonave në bazë të një grafiku javor dhe mujor.
Bazuar në kompetencat që jep ligji për inspektimin e ndërtimit, deri tani shumë ndërtime janë
inspektuar dhe kanë rezultuar
se i gjithë dokumentacioni është në përputhje me standardet teknike. Gjithashtu, nuk u
konstatua asnjë tejkalim projekti në hapësirat e këtyre ndërtimeve. Shumë nga këto banesa
ishin në fazën e legalizimit dhe pritet mbyllja e kësaj procedure. Problem tjetër i zgjidhur nga ky
inspektorat ka qenë edhe përpunimi dhe kthimi i përgjigjeve në kohë i të gjitha shkresave të
ardhura në drejtim të këtij inspektorati.
Inspektorati i Qarkut të Lezhës do të jetë gjithnjë i angazhuar maksimalisht për parandalimin e
ndërtimeve që bien ndesh me ligjet e shtetit.

Hapi I: Diskutim për njohuritë paraprake


Mësuesi/ja e nis mësimin me diskutimin e detyrës së shtëpisë. Pastaj drejton pyetjen:
-Ç’është relacioni?
-Cilat karakteristika ju bëjnë të mendoni që janë relacione?
Nxënësit kanë pasur si detyrë parapërgatitjeje për temën “Relacioni”, që të kërkonin e të sillnin në klasë
relacione të ndryshme.
Nxënësit japin shembuj relacionesh dhe argumentojnë pse janë, sipas tyre, relacione. Karakteristikat që japin
nxënësit, mësuesi/ja i shkruan në dërrasë të zezë.
Pas këtij hapi, nxënësve u kërkohet të lexojnë paragrafin e parë të librit dhe të nënvizojnë tri karakteristikat
kryesore të relacionit, të cilat mësuesi/ja i shkruan në dërrasën e zezë dhe ndërton skemën:

e një përvoje pune të veçantë

përmban fakte, dëshmi, Relacioni paraqitje e shkruar ose gojore

të jetuara llojet e relacioneve e një pune kërkimore për një


argument të caktuar

punim shkencor, raport, relacion zyrtar etj.


(referat, kumtesë etj.), metodat, pajisjet e
përdorura, rezultatet e arritura, vlerësimi i tyre.

Nxënësit krahasojnë veçoritë që përmendën para se të lexojnë librin me ato që nxorën më pas.

Hapi II: Mbajtja e strukturuar e shënimeve


Në këtë fazë të mësimit mësuesi/ja u kërkon nxënësve të lexojnë me vëmendje informacionin që sjell teksti
për mënyrën si përgatitet, mbahet dhe vlerësohet një relacion dhe më pas realizohet skema e përgatitjes së
një relacioni.
Kjo skemë është e domosdoshme vetëm për relacionin me shkrim, kurse kur relacioni është me gojë,
veprimtaria për të mbaron me fazën e parë.
Struktura e relacionit
Faza I - para se të mbahet relacioni Faza II - kur mbahet relacioni Faza III - pasi
mbahet relacioni
- Veçoni çështjen për të cilën do të -Shmangni leximin e drejtpërdrejtë të -Qëndroni në
shkruani. materialit të shkruar. dispozicion të
- Përcaktoni objektivat e relacionit. - Pasuroni materialin me të dhëna dëgjuesve:
- Mblidhni të dhënat e nevojshme. shtesë. - për pyetje
- Vlerësoni, interpretoni dhe përzgjidhni -Paraqiteni me zë të lartë e të qartë, - sqarime
materialin e nevojshëm. • theksojini fjalët, - diskutime
- Përzgjidhni materialin në mbështetje të • flisni me ritmin e duhur,
relacionit (foto, grafikë, tabela, skema etj.) • kujdesuni për theksin logjik të fjalisë.
- Përcaktoni kohën në dispozicion -Rimerrni herë pas here konceptet
- Hartoni strukturën (hyrje, zhvillim, kryesore.
mbyllje). -Përdorni materialet mbështetëse.
- Hartoni relacionin. -Përmblidhni të dhënat më të
- Rishikoni dhe korrigjoni relacionin. rëndësishme.
-Përfundojeni paraqitjen që të kënaqet
dëgjuesi.
- Përshëndetuni me dëgjuesit.

Skema e strukturës së relacionit

Hyrja
Zhvillimi
Paraqitja e çështjes dhe përkufizimi i temës.
Paraqitja e përmbledhur e argumentit të
Motivet për të trajtuar argumentin
trajtuar Faktet e njohura për argumentin
Qëllimi i relacionit
(çështjen) para fillimit të kërkimit.
Metodat në kërkim të materialit
Fakte të reja dhe të dhënat e gjetura për
Mjetet e përdorura
çështjen gjatë fazës së kërkimit
Fazat e kërkimit
Koherencë logjike/stilistike
Problemet e hasura

Relacioni

Përfundimi
Paraqitja e rezultateve të kërkimit
Rezultatet e arritura nga trajtimi i
argumentit Problemet që mbeten të hapura
Vlerësimi i rezultateve të arritura
në raport me qëllimet e vendosura që në fillim
Tërheqja e vëmendjes: mbyllje interesante

Bazuar në këto skema, nxënësit ilustrojnë me materialet që kanë mbi bankë. P.sh., përcaktojnë hyrjen dhe
argumentojnë mendimin e tyre nëse ajo është tërheqëse, paraqet dhe përkufizon temën që trajtohet etj.
Diskutojnë rreth zhvillimit të relacionit dhe vëzhgojnë nëse ai i përmban elementet e rëndësishme etj.
Pas këtij diskutimi mësuesi/ja udhëheq punën e nxënësve me anë të pyetjeve të tilla, për të përcaktuar
elemente strukturore e përmbajtësore të relacionit në relacionin e prezantuar në tekst.
- Cili është titulli i relacionit? (Vende të pasura dhe të varfra)
- Cili është qëllimi i relacionit? (Të analizojë raportet e zhvillimit të shoqërisë midis të pasurve dhe të varfërve.)
- A mund të përcaktoni konkretisht ku është hyrja/ zhvillimi i relacionit/ mbyllja?
•Në fillim të shekullit të tretë pjesa më e…
•Të dhënat mbi shpërndarjen e pasurive…
•Mund të ndodhë në vende me të ardhura…
- Cila është çështja për të cilën flet relacioni? (Pjesa më e madhe e njerëzimi jeton në kushte të këqija…)
- Cilat janë disa nga të dhënat ekzistuese të këtij fakti?
(20% e popullsisë botërore, e cila është e përqendruar në vendet e pasura, zotëron 87% të të ardhurave botërore…)
- Cilat janë disa nga të dhënat që kanë dalë si rezultat i kërkimit?(Nëse bëjmë një krahasim mbi disa
konsume, duke shqyrtuar një të pestën më të pasur me një të pestën më të varfër…)
- Në çfarë përfundimi është arritur? (Mund të ndodhë që në vende me të ardhura të barabarta të kenë nivel
të ndryshëm zhvillimi…)
- Vëzhgoni grafikët. Ç’ pjesë të informacionit ilustrojnë ata? (Informacioni që grafikët paraqesin ilustron
me anë të shifrave studimin e bërë, duke e dhënë më të qartë dhe strukturuar nga ana vizuale
informacionin e dhënë me fjalë).
- Si është kjo paraqitje grafike? (Paraqitja grafike është e pasur me tabela, grafikë dhe harta, të cilat të
japin mundësi të kuptosh dhe interpretosh më mirë informacionin).
- Si janë realizuar komponentët e relacionit nga ana logjike dhe gjuhësore? (Të gjithë përbërësit janë
renditur sipas një koherence logjike dhe stilstike, njëkohësisht kemi një gjuhë të përdorur korrekte).
Nxënësit shënojnë me rreth element të përmbajtjes së relacionit dhe nënëvizojnë elementet që kanë të bëjnë
me formën.
Mësuesi/ja diskuton me nxënësit për rezultatet dhe i shënojnë në një tabelë të tillë.

Hapi III: Diagrami i Venit, shkrim i lirë


Në këtë fazë të mësimit mësuesi/ja u kërkon nxënësve të bëjnë dallimin midis një relacioni të folur e atij të
shkruar. Mësuesi e ndan klasën në dy grupe të mëdha dhe kërkon të lexojnë fillimisht dy tekstet në dyshe e
më pas të bëjnë dallimin midis tyre. Mësuesi/ja shënon dallimet në tabelë.

Relacioni i shkruar Relacioni i folur

Dorëzohet me shkrim. Materiali


Mbahet
ështëpara
i përfunduar
një auditori. Mund të shtohen të dhëna. Diskutohet aty për aty për të. Ka rëndësi mënyra si
Vërejtjet të jepen më vonë

Mësuesi/ja shtron para nxënësve tri çështje, për të cilat ata mund të shkruajnë një relacion, si:
1. Vlerat e kuzhinës tradicionale shqiptare
2. Punësimi i të miturve në Shqipëri (në vitin 2007 ose edhe sot).
3. Gjendja e mjedisit të shkollës dhe perspektivat për të ardhmen.
4. Mbarëvajtja mujore e shitjes së librave në librarinë e lagjes suaj.

Më poshtë jepet një model relacioni.


Model relacioni
Të dashur miq,
Një anëtar i Alb-Shkencës më kërkoi më shumë të dhëna për Kongresin Botëror të Kompjuterëve në
bujqësi dhe në burimet natyrore. Ky kongres organizohet qysh nga mesi i viteve ’80 dhe organizator
kryesor është prof. Fedro Zazueta, drejtori i Zyrës së Teknologjisë së Informacionit në Universitetin e
Floridës. Kongresi ka si qëllim popullarizimin e rezultateve të fundit të arritura në të gjithë botën në fushën
e informatikës bujqësore (pjesa anglo-saksone e quan “Computer Science”, ndërsa ajo frankofone e quan
Informatikë). Kongresi konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në fushën e teknologjisë së
informacionit (tjetër term për pothuaj të njëjtin koncept) të aplikuar në bujqësi. Fillimisht, kongresi
organizohej nga Universiteti i Floridës. Prej viteve ’94 organizohet nga ASAE (American Society of Agri-
cultural Engineers). Rreth viteve 2000, grupe të ndryshme në Europë, Amerikë dhe Azi që organizonin
kongrese me tematikë të ngjashme në pjesët përkatëse të globit, ranë dakord për të krijuar një organizëm
të vetëm që do të koordinojë veprimtaritë në të gjithë botën. Në vitin 2001 u organizua i pari kongres
botëror i WCCA-së në Brazil dhe atje u vendos që në të ardhmen kongresi do të organizohet në
bashkëpunim me organizatën e kontinentit që ka radhën. Këtë vit, në gusht, u organizua në Tajlandë në
bashkëpunim me AFITA (Asian Federation of Information Technologies in Agriculture). Vitin që vjen
organizohet në Portugali në bashkëpunim me EFITA (European Federation of Information Technologies
in Agriculture). Në vitin 2006 do të organizohet në kontinentin amerikan në bashkëpunim me PanAFITA
(PanAmerican Federation of Information Technologies in Agriculture) kështu me radhë. Meqenëse ky është
i vetmi kongres që trajton çështjet e teknologjisë informatike në bujqësi, niveli i punimeve është rritur shumë
dhe konsiderohet si një ngjarje me rëndësi në mjediset akademike e shkencore. Sesioni “A Model
Driven Approach to Agri-cultural Systems” synon të paraqesë punime në fushën e modelimit të sistemeve
bujqësore në këndvështrimin e MDA-së (Model Driven Architecture). Këtë sesion ma kanë ngarkuar mua
dhe do të isha shumë i interesuar që të ketë një prani mbarëshqiptare sa më të gjerë. Ideja kryesore e
sesionit është paraqitja e modeleve me ndihmën e UML-së (Unified Modeling Language), një standard
tashmë i njohur në industrinë e softuerëve, por jo aq shumë në bujqësi. Kohët e fundit janë bërë përpjekje
nga firma të ndryshme që të gjenerohet automatikisht i gjithë kodi në Java, Visual Basic etj., duke u nisur
nga një paraqitje e saktë e modelit me ndihmën e UML-së. E unë mendoj të paraqes një softuer të tillë në
këtë kongres. Mendoj se disa anëtarë të AlbShkencës mund të kontribuonin me sukses në kongres. Niko
Qafo, që ka punuar në fushën e modelimit të azotit/fosforit, besoj se do të jetë një rast i mirë për të
paraqitur këtë punë në kongres. Kolegu Sokrat Sinaj në universistetin e Zyrihut, punimet e të cilit u
paraqitën në buletinin e fundit, mendoj se mund të më ndihmojë për të pasur një sesion të suksesshëm.
Edhe zonja Çezarina Kora në Kanada, që punon në fushën e modelimit të bimëve, është e ftuar gjithashtu.
Janë të mirëpritur të gjithë kolegët shqiptarë që janë të interesuar për këtë veprimtari shkencore, të
paraqesin punimet e tyre. Unë zotohem t’i ndihmoj me sa të kem mundësi në pranimin e studimeve të
tyre. Ndoshta ka mjaft bashkatdhetarë të tjerë që mund të japin kontribut të vlefshëm në këtë kongres, por
që unë nuk kam njohuri për veprimtarinë e tyre dhe të më falin që përmenda vetëm disa emra të
personave që unë njoh. Por edhe studiues të tjerë që ndoshta nuk punojnë drejtpërdrejt në fushën e
bujqësisë mund të marrin pjesë duke paraqitur mundësinë e aplikimeve të tyre në bujqësi.
Petraq Papajorgji
(Petraq@mail.ifas.ufl.edu)
BULETINI ALB-SHKENCA, DHJETOR
2004

Vlerësimi
Përgjatë kësaj ore mësimi, mësuesi/ja mund të bëjë një vlerësim të vazhdueshëm me gojë mbi përparimin e
nxënësve, me qëllim identifikimin e njohurive, interesave, aftësive apo shkathtësive që kanë fituar nxënësit
në lidhje me tematikën e trajtuar gjatë mësimit. Ky vlerësim mund të shoqërohet edhe me shënime specifike
për nivelet e të nxënit.

Detyrë shtëpie.
Shkruani një relacion për mjedisin e shkollës dhe ruajtjen e tij. U lihet si detyrë nxënësve që ta hartojnë
relacionin dhe ta dizajnojnë duke e plotësuar edhe me material të pasur figurativ, për ta paraqitur orën e
ardhshme para klasës.
Parapërgatitje: procesverbali. Sillni në klasë procesverbale të ndryshme.
Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: XI
Tematika: Përdorimi i drejtë i gjuhës Situata e të nxënit: Punë me tekstin

Tema mësimore: Lidhëzat nënrenditëse


Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
2. Kompetenca e të menduarit.
3. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyç:
Nxënësi/ja: - lidhëza,
- rikujton njohuritë rreth lidhëzave; - lidhëza nën?
- dallon lidhëzat bashkërenditëse nga nënrenditëset; renditëse,
- përcakton veçoritë e lidhëzave nënrenditëse; - lidhëza
bashkërenditëse,
- përdor si duhet drejtshkrimin e lidhëzave nënrenditëse në fjali.
- drejtshkrim.

Burimet: teksti “Gjuha shqipe 11”, fjalorë, tekste të shkëputura nga literatura të Lidhja me fushat e
ndryshme. tjera ose me temat
ndërkurrikulare:
 Letërsi
 Arte
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Diskutim; stuhi mendimesh; punë e pavarur; tabela INSERT; organizuesi grafik; punë e pavarur në grup

ZHVILLIMI I MËSIMIT

Hapi I: Diskutim
Kontrollohen e diskutohen detyrat e shtëpisë. Mësuesi/ja organizon mësimin me pyetje nga mësimi i kaluar,
për të nxitur diskutimin në klasë, duke u përqendruar në:
- Ç’janë lidhëzat bashkërenditëse?
- Si klasifikohen lidhëzat bashkërenditëse sipas prejardhjes?
- Ç’dini për drejtshkrimin e tyre?

Hapi II: Stuhi mendimesh


Mësuesi/ja shkruan në tabelë titullin e mësimit “Lidhëzat nënrenditëse” dhe drejton pyetje:
- Ç’dini ju për lidhëzat nënrenditëse?

klasë fjalësh e pandryshueshme

ftilluese Lidhëza nënrenditëse marrëdhënie varësie


vendore kushtore
kohore lejore
krahasore-mënyrore
shkakore qëllimore rrjedhimore

160
Jepet përkufizimi i lidhëzave:

Lidhëzat nënrenditëse shërbejnë për të shprehur marrëdhënie të llojeve të ndryshme.

Hapi III: Praktikë e pavarur, INSERT


Lexohet fragmenti i dhënë në tekst ose dëgjohet në magnetofon. Mësuesi/ja orienton nxënësit të ndalen te
nënvizimi i lidhëzave dhe të përcaktojnë nëse janë bashkërenditëse ose nënrenditëse.
“Sikundërse dihet, fillesat e aviacionit në Shqipëri janë të lidhura me organizimin ushtarak të vendit.
Në ligjin e vitit 1920 për organizimin e Forcave të Armatosura përcaktohej se ushtria shqiptare ndahej
në fuqi tokësore, detare dhe ajrore. Edhe pse fluturimet ajrore u përcaktuan me ligj si pjesë e Forcave
të Armatosura, nuk munguan iniciativat për organizimin e transportit ajror civil. Në nëntor të vitit 1924
qeveria shqiptare nënshkroi një marrëveshje koncesioni 10-vjeçar me kompaninë gjermane “Lufthansa”
dhe në bazë të kësaj marrëveshjeje u krijua shoqëria ajrore shqiptare me emrin “Adria Aero Lloyd”.
Ashtu siç dokumentohet, pak muaj më vonë nisi ndërtimi i fushës së parë në kryeqytet, në zonën e
Shallvareve, nga ku do të uleshin dhe do të ngriheshin avionët, me destinacionet e brendshme: Vlorën
dhe Shkodrën.”.

Mësuesi/ja tërheq vëmendjen e nxënësve te njohuritë e rikujtuara deri tani. Për realizimin e dhënies së
njohurive, mësuesi/ja mbështetet te metoda “Tabela INSERT”. Mësuesi/ja u ndan nxënësve një listë me
pyetjet e mëposhtme:
- Ç’janë lidhëzat?
- Cilat janë llojet e lidhëzave nënrenditëse?
- Si klasifikohen lidhëzat nënrenditëse?
- Shpjegoni përdorimin e lidhëzave në fjali.

Ora vazhdon me plotësimin e tabelës së INSERT-it për njohuritë e marra nga informacioni i lexuar.
Vazhdohet me leximin e tekstit nga nxënësit dhe vendosja e shenjave. Nënvizimet e bëra nga nxënësit në
libër hidhen në tabelën e INSERT-it.

√ + - ?

Nënvizimet e bëra nga nxënësit në libër hidhen në tabelën e INSERT-it në formën e informacioneve të fituara.
lidhëza ftilluese: se, që, në, nëse
lidhëza vendore: ku, tek, nga, ngado, tekdo,
lidhëza kohore: kur, derisa, gjersa, pasi,
lidhëza shkakore: se, sepse, si, pasi (mbasi), derisa
lidhëza qëllimore: që, me qëllim që, në mënyrë që,
lidhëza krahasore-mënyrore: sa, se, si, se si, po(r)si, sikurse,
lidhëza kushtore: në, po, nëse, kur, sikur, në qoftë
se,
lidhëza rrjedhimore, sa, saqë, që, aq sa,
lidhëza lejore: megjithëse, megjithëqë, ndonëse, sado(që),

Hapi IV: Organizuesi grafik

Mësuesi/ja vijon me shpjegimin e njohurive të reja duke përdorur metodën e organizuesit grafik, me qëllim që
nxënësit të argumentojnë njohuritë e reja për lidhëzat bashkërenditëse.
Të parme: të përngjitura:
se, ku, që, si, tek, në etj. derisa, qëkurse, meqenëse
Lidhëzat nënrenditëse

shprehje lidhëzore:
pjesë e pandryshueshme e për arsye që, deri ku, nga
ligjëratës frika se, me qëllim që.

Vazhdon më tej shpjegimi i njohurive të reja me ilustrim me shembuj për çdo rast.

Hapi V: Punë e pavarur në grup


Për të përmbledhur njohuritë e marra në mësimin e ditës, mësuesi/ja i kushton kohë zgjidhjes së ushtrimeve
në mënyrë të pavarur.
Jepen për t’u punuar ushtrimet f. 118-119.

Shembuj zgjidhjesh.

Ushtrimi 1
ftilluese vendore kohore shkakore krahasore qëllimore kushtore rrjedhim lejore
nëse, ngado që, para se, nga se, ashtu si, që, në rast aq sa, edhe pse,
në mënyrë se,
që,

Ushtrimi 2
Është e dokumentuar se fiset ilire ishin të parët, që (nënr.) kanë krijuar një flotë detare në brigjet e detit
Adriatik me qëllim që (nënr.) të zhvillonin tregtinë, kurse (bashk.) kapaciteti i këtyre mjeteve të lundrimit eci
paralel me zhvillimin e tyre ekonomik. Edhe pse (nënr.) japodët ishin ndër të parat fise ilire që (nënr.) u
zhvilluan mbi të tjerët, veprimtaria e tyre detare, mjetet dhe (bashk.) metodat e tyre të lundrimit, mbetën
thuajse të paqarta. Sikundërse (nënr.) dihet kanë pasur baza detare në bregun perëndimor të Adriatikut, si
dhe (nënr.) në bregun lindor, si në Apuli dhe në mes të Italisë, ku (nënr.) kanë mbajtur lidhje të ngushta midis
dy brigjeve. Kurse (nënr.) më pas lulëzoi në këtë drejtim fisi i liburnëve, të cilët në shekujt e parë të
mijëvjeçarit të dytë dhe në fillimet e mijëvjeçarit të parë p.e.s, arritën një shkallë të tillë zhvillimi, saqë
(bashk.) disa historianë e quajtën pellgun e Adriatikut të asaj kohe me brigjet e tij, si “Perandoria Detare e
Liburnëve”. Ndërsa (bashk.) në shekujt e parë të mijëvjeçarit të fundit p.e.s., ilirët i binin kryq e tërthor
Adriatikut, anije të huaja nuk mund të hynin në të. Kështu që (nënr), grekët lundronin vetëm në Egje dhe
romakët vetëm në Tirren. Si të parët dhe të dytët nuk e njihnin Adriatikun, prandaj (bashk) trashëguan vetëm
legjenda të frikshme për këtë det.

Ushtrimi 3
megjithë që / megjithëqë sikurse / sikur se
sikundërse / sikundër se në qoftë se / nëqoftëse
sidoqë / sido që edhe sepse / edhesepse
me qëllim që / meqëllim që ngado / nga do
kurdo që / kurdoqë kurdoherëqë / kurdoherë që
para se / parase posa që / posaqë

162
Ushtrimi 4
Në qoftë se nuk do të kishte shumë pjesëmarrës, aktiviteti nuk do të zhvillohej. Ka fotografi që duhen pare
disa here, në mënyrë që t’i kuptosh. Testimi psikologjik bëhet me qëllim që të testohen sa më mirë
kandidatët. I fshehu shënimet, nga frika se mos ia gjenin. Do të përpiqeshin ta ridërgonin kërkesën, në rast
se nuk do të merrnin përgjigje pozitive. Reagimet ishin të shumta, sikurse edhe pritej. Aktorja e njohur tha se
do të punonte, sa të kishte jetë. Ndiheshin të lumtur, sa herë që shkonin për pushime te gjyshërit e tyre.
Vendosën të niseshin për udhëtim, sapo të mbaronin shkollën. Po diskutonin, nëse edhe ata duhej ta
firmosnin atë dokument.

Pasi bëhen vlerësimet për nxënësit, mësuesi/ja jep detyrën e shtëpisë: kërkoni, f. 119.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: XI

Tematika: Llojet e teksteve. Teksti informues-shpjegues Situata e të nxënit:


Modele procesverbalesh
Tema mësimore: Procesverbali

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:


1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
2. Kompetenca e të menduarit.
3. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.
4. Kompetenca qytetare.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas Fjalë kyç:
temës mësimore. - procesverbal,
Nxënësi/ja: - strukturë,
- shpjegon se ç’është dhe pse përdoret procesverbali; - elemente gjuhësore.
- dallon strukturën në një model procesverbali;
- vëzhgon anën grafike të një procesverbali për të zbuluar
elementet përbërëse;
- analizon elementet gjuhësore të një procesverbali.

Burimet: teksti “Gjuha shqipe 11”, tekste të ndryshme Lidhja me fushat e tjera ose me temat
informuese, përvoja të nxënësve. ndërkurrikulare:
 Letërsi, Arte, Gjuhë e huaj, Histori, TIK.
 Të drejtat e njeriut.
 Vendimmarrja morale.
 Bashkëjetesa paqësore.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Diskutim i njohurive paraprake; tabela T, kodim i tekstit; të lexuarit ndërveprues diskutim i ideve; fleta e
specifikimit; ndërtim i shprehive studimore; punë me klasën; punë në dyshe
ZHVILLIMI I MËSIMIT
Materiale ilustruese

Republika e Kosovës
Republika Kosovo-Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly Komisioni për
Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sport
Mbledhja nr. 51
Prishtinë, më 07.07.2010 në orën 13:00 Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës
Salla nr. C - 203

PROCESVERBAL
I mbledhjes së Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sport
Në mbledhje morën pjesë: Arsim Rexhepi, kryetar: Drita Kadriu, Enis Kervani, Adem Hajdaraj,
Donika Kadaj - Bujupi, Heset Çakolli, Ismajl Kurteshi dhe Dragan Dimiq.
Mungoi Mark Krasniqi.
Nga sekretaria e Kuvendit mori pjesë Lule Ymeri dhe Shaip Goxhuli
Mbledhjen e udhëhoqi: Arsim Rexhepi, kryetar i Komisionit.

Për këtë mbledhje është paraparë ky rend dite:


1. Miratimi i rendit të ditës:
2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mbajtur më 24.06.2010,
3. Shqyrtimi i shkresës së Fakultetit të Edukimit për mosregjistrimin e studentëve në Fakultetin
e Edukimit në Prizren dhe Gjilan.
4. Të ndryshme

Kryesuesi konstatoi se janë plotësuar kushtet për fillimin e mbledhjes.


1. Miratimi i rendit të ditës
Rendi i ditës u miratua pa vërejtje.
2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mbajtur më 24.06.2010. Procesverbali i
mbledhjes së datës 24.06.2010 u miratua pa vërejtje.
3. Shqyrtimi i shkresës së Fakultetit të Edukimit për mosregjistrimin e studentëve në
Fakultetin e Edukimit në Prizren dhe Gjilan.
Kryesuesi tha se, sipas shkresës së Fakultetit të Edukimit dërguar Komisionit, gjatë këtij viti
akademik nuk do të ketë regjistrim të studentëve ne Fakultetin e Edukimit në Prizren dhe në
Gjilan. Ai tha se lidhur me këtë shkresë ne si Komision duhet të dalim me një rekomandim për
këtë çështje dhe konsideron se ky qëndrim për mosregjistrim është i paarsyeshëm dhe nuk i
kontribuon çështjes në përgjithësi.
Heset Cakolli tha se shkresa drejtuar komisionit për mosregjistrim të studentëve në Fakultetin
e Edukimit në Gjilan e Prizren bie në kundërshtim me marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet
Ministrisë së Arsimit dhe UP- së në njërën anë dhe, në anën tjetër Kuvendin Komunal të
Prizrenit, më kërkoi që të sqarohen detajet dhe arsyet rreth këtij qëndrimi të marrë për
mosregjistrim të studentëve në këtë vit akademik. Ai kërkon sqarim lidhur me këtë çështje nëse
është marrë vendim dhe kush e ka nxjerr atë.
Enis Kervani tha se lidhur me këtë çështje, nuk ka informacione të sakta dhe nga takimet
me delegacionet në Prizren nga senati i Universitetit të Prishtinës është marrë vendim që të
vazhdohet regjistrimi i studentëve në Prizren. Ai mendon se çështja e regjistrimit të studentëve
është më tepër politike dhe lidhur me këtë duhet pritur vendimi mbi procesin e akreditimit, i cili
pritet që së shpejti të publikohet. Ai mendon se hapja e Universitetit të Prizrenit, Kosovën e ngre
në një nivel ndërkombëtar edhe nga fakti se rektori që pritet të zgjidhet të jetë nga radhët e
ndërkombëtarëve. Adem Hajdaraj tha se në fillimisht janë informuar lidhur me një marrëveshje
mirëkuptimi, përmes së cilës Fakulteti i Edukimit duhet t’i ofroj hapësirë pune Universitetit të
Prizrenit dhe ndërkohë kanë ardhur informacionet që të mos pranojnë studentë të rinj në këtë vit
akademik në Fakultetin e Edukimit në Gjilan e Prizren. Senati i UP-së ka marrë vendim që të
vazhdohet me pranimin e studentëve të rinj, ndërkohë që rektori është shprehur se kjo çështje
ende nuk është përfunduar. Ai kërkon që komisioni të dalë me një rekomandim që të përkrahet
Fakulteti i Edukimit, në mënyrë që të mos shkohet deri në mbylljen e Fakultetit të Edukimit në
Prizren e Gjilan.
Donika Kadaj – Bujupi tha se komisioni duhet t’i dijë arsyet lidhur me këtë çështje dhe për këtë
kërkoi të sqarohen rrethanat e kësaj çështjeje. Drita Kadriu tha se lidhur me këtë çështje ndihet e
rezervuar, ngaqë se komisioni nuk posedon ndonjë dokument apo vendim, i cili parasheh mbylljen
e këtyre institucioneve. Ajo tha se mund të zvogëlohet numri i studentëve, por assesi të mbyllet
një njësi akademike. Ismail Kurteshi lidhur me këtë çështje tha se, “Ne si komision duhet të
bazohemi në informacione të sakta dhe më pas të marrim një rekomandim mbi bazën e këtyre
informacioneve. Lidhur me këtë çështje komisioni duhet t’i ftojë zyrtarët përgjegjës, prej të cilëve
do të marrë informacione të sakta”.
Komisioni vendosi që për mbledhjen e ardhshme, më datë 13.07.2010, të diskutohet kjo çështje
dhe të ftohen përfaqësuesit e kolegjiumit të drejtorive të arsimit.
4. Të ndryshme
Donika Kadaj – Bujupi: Të kërkoj sqarim lidhur me atë se a i është dërguar Republikës Turke
ndonjë shkresë sipas kërkesave të komisionit gjatë vizitës ditë me parë në Turqi?
Kërkesa e komisionit ka qenë që për studentët tanë të ndahen bursa për studime, Master e
Doktoraturë, gjë që shteti turk ka shprehur gatishmëri për ndarjen e bursave të tilla dhe ne tani
duhet të materializojmë këtë marrëveshje gojore, pasi edhe koha është mjaft e shkurtër dhe viti
akademik fillon shumë shpejt.
Arsim Rexhepi, kryetar, tha se ka përgatitur një letër falënderimi, e cila është në fazën e përkthimit
dhe së shpejti do t’u dërgohet autoriteteve turke. Në këtë pikë u diskutua edhe lidhur me
organizimin e konferencës ndërkombëtare, e cila planifikohet të
mbahet gjatë muajit tetor të këtij viti në Prishtinë. Komisioni vendosi që t’i drejtohet Kryesisë
së Kuvendit me kërkesë, që të mbulohet një pjesë e shpenzimeve për mbajtjen e Konferencës
Ndërkombëtare të Arsimit.
Mbledhja e ardhshme mbahet më datë 13.07.2010, në ora 11:00, ku do të ftohen përfaqësuesit e
Kolegjiumit të Drejtorive të Arsimit dhe do të debatohet lidhur me Shkresën e Dekanatit të
Fakultetit të Edukimit.
Mbledhja e Komisionit përfundoi në orën 14:30.
Përgatiti: Njësia për Mbështetjen e Komisionit
KRYETARI I KOMISIONIT
Arsim Rexhepi
Modele të ndryshme të një formati procesverbali gjyqësor:

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË
PROCESVERBAL

Për heqjen dorë nga e drejta e ankimit

Në....................., viti..................., muaji......................., data...................., ora..............................


Unë........................................, oficeri i Policisë Gjyqësore, pranë........................................, në bazë të nenit
285 të K .Pr. Penale, mbaj këtë procesverbal për heqjen dorë nga e drejta e ankimit, të bërë me gojë nga i
dëmtuari: ........................................................................., i biri i.................................................................dhe
i
.................................................................., lindur më............................................, banues në..........................,
me kombësi........................................., shtetësi..........................................., mbajtës i dokumentit identifikues
........................................... nr. ............................

Të dëmtuarit iu shpjegua se heqja dorë me afat ose me kusht nuk është e vlefshme. Me vullnetin e tij të lirë, i
dëmtuari deklaroi si më poshtë për arsyet e heqjes dorë nga e drejta e ankimit:

I dëmtuari deklaroi se heq dorë edhe nga padia civile në procesin penal.
Procesverbali i ankimit të të dëmtuarit lexohet dhe nënshkruhet nga pjesëmarrësit, pa vërejtje.

I dëmtuari Oficeri i Policisë Gjyqësore

(___________________) (___________________)

Me vullnetin e tij të lirë kallëzuesi:

DEKLAROJ

Procesverbali i kallëzimit të veprës penale lexohet dhe nënshkruhet pa vërejtje.


Kallëzuesi Oficeri i Policisë Gjyqësore
( ) ( )
Hapi I: Diskutim për njohuritë paraprake
Mësuesi/ja e nis mësimin me detyrën e shtëpisë. Bëhet vlerësimi për paraqitjen grafike të relacioneve më të
mira. Më pas u shpërndahen nxënësve procesverbale të ndryshme. Lexojnë disa nga tekstet dhe mësuesi/ja
drejton pyetjen:
- Ç’lloj tekstesh janë?
Përgjigjet e nxënësve mund të jenë nga më të ndryshmet, tekst informues-paraqitës, procesverbal etj.
Përqendrohet vëmendjen e nxënësve te koncepti i procesverbalit dhe kërkohet nga nxënësit që, me anë të
teknikës stuhi mendimesh, të sjellin idetë e tyre rreth tij. Më pas në tabelë së bashku me nxënësit ai plotëson
organizuesin grafik.
dëshmon fakte
nga punonjësit e mbahet për një aksident automobilistik
policisë etj.

për zhvillimin e një procesi gjyqësor tekst informues paraqitës sintetik

Procesverbali
përmban të dhëna të sakta mbahet gjatë një mbledhjeje

në fund të regjistron ngjarje shërben si dëshmi


një inventari

Pasi hedh së bashku me nxënësit në tabelë këto veçori u lë kohë atyre të identifikojnë llojin e veprimtarisë në
të cilën janë mbajtur procesverbalet e sjella në klasë nga nxënësit.

Hapi II: Tabela T, kodim i tekstit


Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të përqendrohen në tekst ku janë dhënë veçoritë e një procesverbali, mënyra
e hartimit të tij, si dhe struktura.
Nxënësit punojnë në dyshe dhe diskutojnë me njëri-tjetrin mbi këto veçori duke shënuar në tekst aspekte të
ndryshme të strukturës së procesverbalit duke ilustruar nga modeli i dhënë në libër.
Mësuesi/ja u kërkon të vendosin simbole të caktuara, kur ndeshin elementet e strukturës dhe të përmbajtjes:
P.sh.: simbolet O,, , kur hasin aspekte të strukturës dhe nënvizime, kur kanë të bëjnë me elemente të
përmbajtjes. Mësuesi/ja ndjek me vëmendje procesin e të lexuarit dhe të kodimit të tekstit.
Më pas drejton punën e nxënësve duke drejtuar pyetje të tilla, duke marrë përgjigjet e nxënësve të ilustruara
me shembuj:
- Cila është struktura e procesverbalit?
Procesverbali ka hyrje, zhvillim dhe përfundimi.
• Hyrja: Ditën e 14 nëntorit 2007 në sallën e mësuesve u mblodh senati i shkollës.
• Zhvillimi: pika e parë e rendit të ditës. Raporton zëvendëspresidenti i senatit.
• Përfundimi: pasi përfundoi rendi i ditës, nënpresidentja e shpalli të mbyllur seancën në orën 16.30.
- Cilat janë të dhënat e shënuara në pjesën e tij të parë?
Në pjesën e parë të tij shënohen:
• data, vendi dhe ora e mbledhjes. (Ditën e 14 nëntorit 2007 në sallën e mësuesve.)
• Organi që mblidhet (senati i shkollës).
• Rendi i ditës
-rezultatet e arritura gjatë semestrit të parë:
-programi i ekskursioneve mësimore:
-parashtrime të ndryshme(sipas rastit).
• Përbërja e organit që mblidhet:
-Kush është i pranishëm? (Gjithë senatorët, presidentja, mësuesit e ftuar...)
-Kush mungon? (S’ka mungesa.)
-Kush drejton? (Presidentja.)
-Cili mban procesverbalin (Sekretare për mbajtjen e procesverbalit u zgjodh...
• Deklarimi i fillimit të mbledhjes (Presidentja, pasi verifikoi praninë e të gjithë senatorëve dhe të
ftuarve, e deklaroi mbledhjen të hapur.)
- Çfarë përmban një procesverbal në zhvillimin e tij?
• Në pjesën e zhvillimit bëhet shtrimi i argumentit nga drejtuesit ose ndonjë anëtari tjetër i organit.
(Raporton zëvendëspresidenti i senatit. në raportin e tij paraqiten arritjet e çdo klase.)
• Diskutim dhe ndërhyrje që bëhen nga të pranishmit
(Kush flet dhe çfarë thotë. P.sh.: Pyetje nga senatori i klasës I B: cila klasë ka pasur arritjet më
të mira? Përgjigjet. Diskutime - senatori i klasës III C dhe profesor Bregu mbështetën.)
• Paraqitja e projektvendimeve dhe procedurat e miratimit: diskutimi, votimi dhe shpallja
e vendimit të marrë. (Senatori i klasës IIIA i propozon senatit ekskursionet e mëposhtme. Anëtarët e
senatit miratojnë njëzëri.)
-Çfarë përmban përfundimi i procesverbalit?
•Miratimi i planit për veprimtaritë ndërmjet dy mbledhjeve
•Deklarimi i përfundimit të mbledhjes (Pasi u shqyrtuan të gjitha pikat e rendit të ditës, nënpresidentja
e shpalli seancën të mbyllur.)
• Përcaktimi i orës, kur përfundoi mbledhja.(në orën 16:30)
Pas këtyre hapave shënohen në tabelën T të dhënat që kanë të bëjnë me strukturën dhe përmbajtjen e
procesverbalit:

Elemente të strukturës së procesverbalit Elemente të përmbajtjes së procesverbalit

Nxënësit lexojnë individualisht tekstin e ushtrimit 7, f. 37 dhe duke vënë shenja për çdo element të strukturës
së procesverbalit.

Hapi III: Lexim me kodim teksti


Nxënësit lexojnë individualisht tekstin e ushtrimit 7, f. 37 dhe duke vënë shenja për çdo element të strukturës
së procesverbalit. Në fund diskutojnë së bashku për të dhënat që përmban ky procesverbal duke e
krahasuar me strukturën e mësuar.

Vlerësimi
Përgjatë kësaj ore mësimi, mësuesi/ja mund të bëjë një vlerësim të vazhdueshëm me gojë mbi përparimin e
nxënësve, me qëllim identifikimin e njohurive, interesave, aftësive apo shkathtësive që kanë fituar nxënësit
në lidhje me tematikën e trajtuar gjatë mësimit. Ky vlerësim mund të shoqërohet edhe me shënime specifike
për nivelet e të nxënit.

Detyrë shtëpie
Parapërgatitje: Sillni në klasë procesverbale të shkuara me raste të ndryshme: për dorëzimin e materialeve,
për dëme të shkaktuara nga makinat në rrugë etj.
Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: XI

Tematika: Llojet e teksteve. Teksti informues-shpjegues Situata e të nxënit: Modele


procesverbalesh e relacionesh
Tema mësimore: Ushtrime (Relacioni, Procesverbali)

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:


1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
2. Kompetenca e të menduarit.
3. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.
4. Kompetenca qytetare
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës Fjalë kyç:
mësimore. - procesverbal,
Nxënësi/ja: - relacion,
- përdor teknikat e shkrimit të një procesverbali a relacioni: - strukturë,
- analizon modele procesverbalesh e relacionesh - elemente gjuhësore
- shkruan një procesverbal a relacion sipas hapave të përcaktuar.

Burimet: teksti “Gjuha shqipe 11”, tekste të ndryshme informuese, Lidhja me fushat e tjera ose me
relacione e procesverbale. përvoja të nxënësve. temat ndërkurrikulare:
 Të drejtat e njeriut.
 Vendimmarrja morale.
 Bashkëjetesa paqësore.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Ditari dypjesësh; diagrami i venit; ndërtim i shprehive studimore; shkrimi i lirë; punë në dyshe; diskutim i
ideve; punë me klasën; punë individuale

ZHVILLIMI I MËSIMIT

Modele procesverbali

Republika e Kosovës
Kuvendi
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sport
Mbledhja nr. 40
Prishtinë, më 18.02. 2010 në orën 11:00 Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës
Salla nr. N- 225

PROCESVERBAL
i mbledhjes së Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sport
Në mbledhje morën pjesë: Drita Kadriu, Arsim Rexhepi, Heset Cakolli dhe Enis Kervan.
Munguan: Donika Kadaj -Bujupi, Memli Krasniqi, Mark Krasniqi dhe Dragan Dimiq.
Nga sekretaria e Kuvendit morën pjesë: Lule Ymeri dhe Drita Çarkaxhiu.
Në mbledhje prezantuan: përfaqësuesi i OSBE-sё, i NDI-së, përfaqësuesi nga Presidenca dhe përfaqësuesi
nga mediet e Kuvendit si dhe praktikantë të caktuar për Komisionin.
Mbledhjen e udhëhoqi: Drita Kadriu zv. kryesuese e parë e Komisionit. Për këtë mbledhje është paraparë ky
rend dite:
1. Miratimi i rendit të ditës,
2. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së komisionit, të mbajtur më 26 janar 2010,
3. Diskutim rreth vizitave të komisionit në institucionet e kulturës
4. Të ndryshme
Kryesuesja, konstatoi se janë plotësuar kushtet për fillimin e mbledhjes.
1. Miratimi i rendit të ditës
2. Rendi i ditës u miratua nga anëtarët e Komisionit.
3. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së datës 26.01.2010.
Kryesuesja konstatoi se, pasi shumica e anëtarëve të Komisionit mungojnë, miratimi i procesverbalit të
mbledhjes së datës 26.01.2010 shtyhet për mbledhjen e ardhshme.
4. Diskutim rreth vizitave të komisionit në institucionet e kulturës
Kryesuesja tha se në pajtim me detyrat dhe përgjegjësitë që i ka të përcaktuara me Rregulloren e Punës së
Kuvendit dhe në pajtim me planin e punës së Komisionit janë paraparë vizita me karakter pune në
institucionet e vendit me qëllim të marrjes së informacioneve më të sakta lidhur me çështjet aktuale në fushë
veprimtarinë e Komisionit.
Anëtarët e Komisionit u pajtuan që të vizitohen institucionet e kulturës. Kryesuesja konstatoi se Komisioni me
shumicë votash nxori ketë:

PËRFUNDIM
Të hënën më datë 22.02.2010 në orën 10,00 anëtarët e Komisionit të bëjnë vizitë pune në Ministrinë e
Kulturës Rinisë dhe Sportit.
Të njëjtën ditë në orën 11,00 të vizitohet Teatri Kombëtar me qëllim të njohjes së përafërt me çështjet aktuale
në këtë lëmi.
5. Të ndryshme
Mbledhja e ardhshme e Komisionit u caktua të mbahet të martën më 23. 02.2010 në orën 11,00, ku do të
debatohet rreth vizitës së Komisionit në Institucionet e kulturës.
Mbledhja e Komisionit përfundoi nё orën 11: 30.
Përgatiti: Njësia për Mbështetjen e Komisionit
Kryesuesja e Komisionit,
Drita Kadriu

Hapi I: Ditari dypjesësh


Mësimi nis me detyrën e shtëpisë. Nxënësit lexojnë disa nga procesverbalet që kanë gjetur dhe, pasi
diskutojnë me njëri-tjetrin, i klasifikojnë sipas qëllimit që janë mbajtur. Klasa ndahet në grupe, sipas llojeve të
procesverbaleve, dhe më anë të ditarit dypjesësh, bëjnë analizën strukturore të tyre. Pas plotësimit të
tabelës, mësuesi/ja konsulton me nxënësit përcaktimin e kësaj strukture plotëson mendimin e tyre dhe
shënon në tabelë duke diskutuar me ta se çfarë i mungon e çfarë ka ndryshe ky procesverbal nga modeli i
strukturës që kemi parë.
Procesverbali ka të shënuar që në fillim datën, vendin dhe orën e zhvillimit të organit që mblidhet në këtë rast
është kongresi.
-Nuk ka të shënuar rend të ditës, paraqet të pranishmit (delegatët), përcakton kush drejton (Mithat Beu etj.).
-Në fund shënon emrat e atyre që mbajnë procesverbalin.
-Jepet hapja e mbledhjes dhe personi që mban fjalën i pari (shtrimi i çështjes nga ana e tij).
- Diskutimet e të pranishmëve dhe citime nga fjala e tyre. mënyrën si organizohet votimi (nga çdo zonë qenë
dy delegatë, vendi që pati dërguar një kishte të drejtën e dy votave) dhe vendime për çështje të ndryshme (u
pranua me votë që zoti Gj. D. Qiriazi të ishte presidenti veprues gjersa të vinte M. Beu).
- Nuk përcaktohen detyra e plane për të ardhmen.
- Nuk deklarohet mbledhja e mbyllur.
- Jepet harku kohor i përfundimit të seancës.

170
Hapi II: Shkrimi i lirë
(Është një teknikë ku nxënësit i jepet rreth 5-10 minuta kohë të shkruajnë sa më shumë të munden për një
temë. Nxënësit nuk duhet të shqetësohen për anën drejtshkrimore, por vetëm për idetë. Nxënësve duhet t’u
jepet mundësia të për t’i ndarë idetë e tyre me të tjerët.)
Pasi rikujtohet struktura e procesverbalit dhe sillen shembuj të llojeve të ndryshme të procesver-baleve,
nxënësit shkruajnë individualisht një lloj procesverbali.
Mësuesi/ja e drejton vëmendjen e nxënësve tek ushtrimi 11. Nxënësve u kërkohet të hartojnë një
procesverbal me këtë problematikë:
- Të blihet apo jo një televizor tjetër?
- Të lyhet apo jo shtëpia?
- Të lejohen apo jo fëmijët të mbahen çelësat e shtëpisë

Model përgjigjeje

PROCESVERBAL i mbledhjes së këshillit familjar.


Mbajtur në Tiranë, më 11.03. 2010 në orën 11:00 Shtëpia e familjes Doko
Në mbledhje morën pjesë: Drita Doko (nëna), Fatos Doko (babai), Blerta dhe Enis Doko
(fëmijët), Marie Doko (gjyshja).
Munguan: Hasim Doko (gjyshi)
Mbledhjen e udhëhoqi: F. Doko, kryefamiljari.
Për këtë mbledhje është paraparë ky rend dite:
- Të blihet apo jo një televizor tjetër?
- Të lyhet apo jo shtëpia?
- Të lejohen apo jo fëmijët të mbahen çelësat e shtëpisë
Diskutim rreth çështjeve që na shqetësojnë
Kryefamiljari konstatoi se janë plotësuar kushtet për fillimin e mbledhjes.
1. Miratimi i rendit të ditës
2. Rendi i ditës u miratua nga pjesëmarrësit.
3. Diskutim rreth çështjeve të rendit të ditës.
4. Kryefamiljari tha se të dy prindërit kanë vendosur të blejnë një televizor të ri për dhomë e
fëmijëve. po kështu kanë vendosur të lyejnë shtëpinë, pasi të kthehen nga pushimet, ndërsa për
t’u lejuar fëmijëve të mbajnë çelësat e tyre nuk u ra dakord, pasi nëna kishte merak se mos i
humbnin, njëkohësisht për aq kohë sa është gjyshja në shtëpi kjo gjë nuk ishte e nevojshme.
5. Në diskutim Blerta u shpreh se nuk ishte dakord që fëmijët të mos mbanin çelësin e shtëpisë,
pasi shpesh herë u duhej të prisnin te dera e shtëpisë, sepse gjyshja nuk ndodhej në shtëpi.

PËRFUNDIM
U vendos që të hënën e ardhshme do të blihej televizori i ri. Në fund të muajit do të lyhej shtëpia, ndërsa
për problemin e fundit anëtarët e familjes miratuan njëzëri kërkesën e Blertës.
Kryefamiljari e deklaroi mbledhjen të mbyllur, pasi përfundoi rendi i ditës.
Mbledhja përfundoi në orën 11: 30
Sekretari Enis Doko
Hapi III: Diagrami i Venit

Relacioni Procesverbali
- punim kërkimor, shkencor, historik, letrar - hartohet për të dëshmuar
- ka strukturë të veçantë - regjistron e dëshmon për sa ndodh
- ka strukturë të veçantë

Të përbashkëtat
tekste informative- paraqitëse elemente të
vëzhguara dhe të jetuara të dhëna të sakta

Vlerësimi
Përgjatë kësaj ore mësimi, mësuesi/ja mund të bëjë një vlerësim të vazhdueshëm me gojë mbi përparimin e
nxënësve, me qëllim identifikimin e njohurive, interesave, aftësive apo shkathtësive që kanë fituar nxënësit
në lidhje me tematikën e trajtuar gjatë mësimit. Ky vlerësim mund të shoqërohet edhe me shënime specifike
për nivelet e të nxënit.

Detyrë shtëpie: parapërgatitje për letrën zyrtare.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: XI

Tematika: Përdorimi i drejtë i gjuhës Situata e të nxënit: Punë me tekstin

Tema mësimore: Shkrimi i fjalëve njësh dhe ndaras

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:


1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
2. Kompetenca e të menduarit.
3. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyç:
Nxënësi/ja: - drejtshkrim,
- rikujton njohuritë në drejtim të drejtshkrimit; - fjalët njësh,
- përdor si duhet rregullat e drejtshkrimit të fjalëve ndaras; - fjalët ndaras.
- përdor si duhet rregullat e drejtshkrimit të fjalëve pa vizë në mes.

Burimet: teksti “Gjuha shqipe 11”, e-libri, fjalorë, tekste të shkëputura nga Lidhja me fushat e
literatura të ndryshme. tjera ose me temat
ndërkurrikulare:
 Letërsi
 Arte
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Diskutim; diskutim në grup; përmbledhje e strukturuar; stuhi mendimesh; praktikë e drejtuar, punë e
pavarur.

172
Libër mësuesi / “Gjuha shqipe 11”

Paraqet në tabelë ose të shkruara në tabakë të mëdhenj me shkrim të dukshëm e me ngjyra, tekste të
formave dhe natyrave të ndryshme. Shtron çështjen:
- Cilat janë rregullat drejtshkrimorë për përdorimin e fjalëve ndaras dhe pa vizë në mes?
Përgjigjet e nxënësve mund të jenë përkufizime rregullash, fjalë, fjali ose shembuj modelesh.

Mësuesi/ja vendos tematikën në tabelë dhe pyet:


- Cilat fjalë shkruhen njësh, si një fjalë e vetme?

Organizon idetë e nxënësve nëpërmjet stuhisë së mendimeve.


grupet emërore ndajfoljet e shprehjet ndajfoljore
fjalët me parashtesa Shkrimi i fjalëve njësh dhe ndaras
fjalët e përbëra e të përngjitura,
që janë ngulitur prej kohësh
fjalët e përbëra me lidhje këpujore

grupet emërore të tipit emër në emërore + emër në rrjedhore

Hapi III: Praktikë e drejtuar

rehjet ndajfoljore numërorët e formuar me fjalët, mijë, milion shprehjet parafjalore ose lidhëzore
shprehjet emërore për qind, për mijë etj.

Mësuesi/ja u tërheq vëmendjen nxënësve, duke i vënë përpara një tekst të shkëputur, në të cilin nxënësit
duhet të venë re përdorimin e fjalëve njësh dhe ndaras.

“Nata ishte e lagësht dhe me mjegull. Nga shtëpia ku ndodhej klubi, në fund të një rruge të perife-
risë, në atë largësi të errët midis dy radhësh të pandriçuara çinarësh, vinte një ndriçim, një lëvizje
zhurmëmadhe dritash e makinash. Ishin të ftuarit që arrinin. Në korridor kalonin fol e qesh gratë
me fustanet e tyre të lehta dhe burrat me frak. Salloni ishte i gjerë dhe i lartë sa vetë shtëpia. Vendi i
kërcimit me parmakë prej druri të lyer me ngjyrë qielli, ndodhej në lartësinë e katit të dytë.
Vallëzimi kishte mbaruar dhe, meqenëse njerëzit po kalonin ngadalë në dhomën e bufesë, ai i ftoi
në katin e dytë ku i priste një shishe shampanjë”.

Hapi IV: Punë e pavarur


Punohet në mënyrë të pavarur ushtrimet f. 128-129. Nxënësit mund të diskutojnë me njëri-tjetrin idetë e tyre.
Shembuj përgjigjesh
Ushtrimi 1
1. Më duket se kjo ka ndodhur kur ishim të vegjël…, njëherë e një kohë. 2. Takimin e shoqatës sonë e kemi
lënë një herë në javë. 3. Përse duhet të shkojmë kaq herët? 4. A ka mundësi të na sqaroni për se është
fjala?
5. Ka qëkur (qyshkur) që të kam thënë t’i marrësh ata libra në bibliotekë. 6. Gjithçka ndryshoi që kur mori
vesh se do të konkurronin së bashku. 7. Nëse do të udhëtojmë me Erlën, atëherë t’i presë biletat njëra nga
ne.
8. Që të pëlqen të kundërshtosh e shoh, por nuk e kuptoj në se i mbështet këto ide. 9. Tha se nuk do të ishte
në takimin e sotëm ngase s’kishte marrë njoftim. 10. Kishte kureshtje të madhe nga se bëheshin ato veshje
që dukeshin si lëkure. 11. Më mirë të lodhesh duke punuar, sesa të mbërrish në fund të ditës pa bërë asgjë.
12. Nuk jam i sigurt se sa kohë mund të kërkojë përkthimi i këtij materiali. 13. Seç ndjeva një kënaqësi të
papritur, teksa e shikoja të përpiqej aq shumë. 14. Nuk e kuptoj se ç’kërkesa të tjera mund të kenë akoma
(dallimi i fjalëve ose ndajfoljeve që shkruhen njësh, nga përdorimet e pjesëve përbërëse të tyre si fjalë të
veçanta)

Ushtrimi 2
fotoekspozitë foto ekspozitë
zëvendës ministër zëvendësministër
gjithsekush gjithë se kush
drejt për së drejti drejtpërsëdrejti
përveçse përveç se
vaj peshku vajpeshku
Mirësevini! Mirë se vini!
fjalë për fjalë fjalëpërfjalë
nëqoftëse në qoftë se
pesëpërqind pesë për qind

Pasi bëhen vlerësimet për orën e mësimit, jepet si detyrë shtëpie ushtrimi 3, f. 129.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: XI


Tematika: Përdorimi i drejtë i gjuhës Situata e të nxënit: Punë me tekstin
Tema mësimore: Shkrimi i fjalëve me vizë në mes
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç
1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
2. Kompetenca e të menduarit.
3. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyç:
Nxënësi/ja: - drejtshkrim,
- liston rregullat e drejtshkrimit të fjalëve me vizë të gjatë në mes; - fjalët me vizë në mes.
- përdor si duhet rregullat e drejtshkrimit të fjalëve me vizë në mes.
Burimet: teksti “Gjuha shqipe 11”, fjalorë, tekste të shkëputura nga literatura të Lidhja me fushat e
ndryshme. tjera ose me temat
ndërkurrikulare:
• Letërsi dhe arte
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Diskutim; diskutim në grup, përmbledhje e strukturuar, stuhi mendimesh, praktikë e drejtuar, punë e pavarur.
Paraqet në tabelë ose të shkruara në tabakë të mëdhenj me shkrim të dukshëm e me ngjyra, tekste të
formave dhe natyrave të ndryshme. Shtron çështjen:
- Cilët janë rregullat drejtshkrimorë për përdorimin e fjalëve me vizë në mes?
Përgjigjet e nxënësve mund të jenë përkufizime rregullash, fjalë, fjali ose shembuj modelesh. Mësuesi/ja
vendos tematikën në tabelë dhe pyet:
- Cilat fjalë shkruhen me vizë të gjatë në mes?
Organizon idetë e nxënësve nëpërmjet stuhisë së mendimeve.

emërtimet e përbëra
të njësive
formimet onomatopeike në emërtimet e përbëra;
në numërorët rreshtorë në emërtimet e shkurtuara.

përsëritja e një fjale me Shkrimi i fjalëve


mes pjesëzës ish- dhe
të njëjtën trajtë me vizë në mes
fjalës tjetër

fjalët e përbëra me lidhje fjali të përbëra me


këpujore; në emërtimet e marrëdhënie këpujore
shkurtuara

bashkimi i dy antonimeve;
bashkimi i dy numërorëve

Hapi III: Praktikë e drejtuar


Mësuesi/ja u tërheq vëmendjen nxënësve, duke i vënë përpara një tekst të shkëputur, në të cilin nxënësit
duhet të venë re përdorimin e fjalëve me vizë në mes.

“Ecte nëpër monopat vetëm […] Nëpër gështenja kacavirreshin ketrat. Kudo digjeshin nga zjarri i etheve të
vjeshtës kaçube të kuqërremta me mollë dhe me shegë të egra dhe dëgjohej cicërima e ndonjë gushëkuqi,
kri-kri […] Mbi pelerinën e tij të purpurt binte herë-herë ndonjë fletë e imët ahu, […] dukej nëpër degët. […]
Dhe i gjithë vendi rreth e rrotull lulëzonte i mbushur me lule ngjyra-ngjyra. Ato kishin forma të çuditshme:
disa ngjanin si karamele të mbështjella me letra të tejdukshme”.

Diskutojmë përgjigjet me nxënësit.

Hapi IV: Punë e pavarur


Punohet në mënyrë të pavarur ushtrimet f. 128-129. Nxënësit mund të diskutojnë me njëri-tjetrin idetë e tyre.
Shembull përgjigjeje:

Ushtrimi 2
-Kadareja i ka riparë veprat e tij herë pas here, për një botim të plotë (aktualisht dymbëdhjetë vëllime) të
botuara njëkohësisht në shqip dhe frëngjisht, nga botuesi francez Fajard.
- Fjalë të reja krijon Ismail Kadareja edhe për të shprehur nocione krejtësisht irreale, si: përtej-jetë, i tej-
jetshëm, i mosqoftshëm etj., ose nocione për reale jo të vërteta, por të ngjashme me reale ekzistuese, gjë që
i bën ato të mundshme, si: kinezifikim, çshkrimtarizim.
- Një mace e zezë kishte kapur në gojë hënën dhe po vraponte e ndjekur hap pas hapi nga turma.
- Fjalët, shprehjet, konceptet, mendësitë bashkëkohore, të shënjuara shprehimisht, janë në harmoni të plotë
me tërësinë e lëndës politiko-psikologjike të totalitarizmit.
- Kjo është bash ëndrra apo kryeëndrra, siç i thonë tani: për bashëndrrën punojnë qindra vetë,
bashkëndërrorët apo kryeëndërrorët, siç quhen tani.
- Çdo fjalë, çdo veprim e çdo mendim fiton vlerë të veçantë në mekanizmin e ndërtimit të figurës-personazh.
- Procesverbali i tij kishte kaluar të tetëqind faqet dhe ende ishte larg mbarimit.
- Më tutje dukeshin karroca të shumta të mbuluara me brymë përpara një ngrehine katërkatëshe, që kushedi
e cilit ish-ministër ishte.
- I shikon dosjet? Ato janë me mijëra, për të mos thënë dhjetëra-mijëra.

Pasi bëhen vlerësimet për orën e mësimit, jepet si detyrë shtëpie ushtrimi 4, f. 132.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: XI

Tematika: Llojet e teksteve. Teksti informues-shpjegues Situata e të nxënit:


Modele letrash zyrtare.
Tema mësimore: Letra zyrtare

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:


1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
2. Kompetenca e të menduarit.
3. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.
4. Kompetenca qytetare.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalë kyç:
Nxënësi/ja: - letër zyrtare,
- identifikon letrën zyrtare si lloj i tekstit informues dhe ta përdorë atë; - struktura e letrës
- bën dallimin ndërmjet llojeve të ndryshme të letrave zyrtare; zyrtare,
- vëzhgon paraqitjen grafike të letrës zyrtare për të dalluar strukturën e saj; - formulat,
- analizon karakteristikat gjuhësore të letrave zyrtare të shkruara në - gjuha e letrës zyrtare,
kohë të ndryshme;
- përdor teknikat e shkrimit të një letre zyrtare;
- plotëson elemente të veçanta në një letër zyrtare;
- shkruan letra zyrtare të llojeve të ndryshme sipas modeleve të dhëna.
Libër mësuesi / “Gjuha shqipe 11”

Burimet: teksti “Gjuha shqipe 11”, e-libri, paketën informuese 4 PDF “T’i Lidhja me fushat e
shkruash punëdhënësit”, modele letrash zyrtare, përvoja të nxënësve. tjera ose me temat
ndërkurrikulare:
 Letërsi, Histori, Gjuhë
e huaj, TIK, Arte
 Të drejtat e njeriut.
 Vendimmarrja
morale.
 Bashkëjetesa
paqësore.
Metoda dhe veprimtari të nxënësve
Stuhi mendimesh;diskutim i ideve; të nxënit me këmbime; të mësuarit ndërveprues; shkrim i lirë; diskutim i
lirë; ndërtim i shprehive studimore; punë me klasën; punë në dyshe; punë në grup

ZHVILLIMI I MËSIMIT
Modele të letrës zyrtare

Letër e Krist Malokit drejtuar Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë Prof. Dr. Krist Maloki
Universiteti Grac, Austri Grac, më 14. tetor ’45
Zotnisë së Tij
Ministrit t’Arsimit në Tiranë Shkëlqesë!
Gjendja e mjerueshme e do studentëve shqiptarë që kan mbetë rrugësh dhe në mëshirë të fatit po
më shtynë t’ju drejtohem me kët letër.
Siç do t’a dini Ju vetë, në kohën e pushtimit të vendit t’onë nga trupat gjermane u dërguen nja 100
studenta shqiptarë n’Austrië për studime të ndryshme: si kujdestar dhe inspektor. Pranë këtyne
studentave figuronte asokohe prof. Filip Llupi. Ndo nga moskujdesja e qeveritarëve shqiptarë
t’atëhershëm, ndo nga dallaveret e autoriteteve të ndryshme gjermane, studentat t’onë u vuen
njaty shpejt e shpejt pas arritjes së tyne në Vjenë nën mbikëqyrjen dhe reglementin e organizatës
naciste studentore dhe qenë të ngushtuem të pranojn bursa gjermane, me gjithë që e shumëta
e studentave kish pasë depozitue shuma të mjaftueshme pranë Bankës Kombëtare apo pranë
autoriteteve gjermane në Tiranë, të cilat shuma nuk u transferuene kurr në vendin e destinuem.
Kësodore erdh puna që studentat shqiptarë n’Austrië i qenë shtrue deshtas a mosdeshtas
mëshirës dhe kapriçave të do prijsave nacista gjermanë dhe shqiptarë në Vjenë. Duhet t’e dini zoti
Ministër, se disa nga kompatriotët t’onë, gjoja përfaqsuesa dhe kujdestarë të Kombit, gjindeshin
asokohe në një bashkëpunim të ngusht me autoritetet gjermane dhe nuk kishin aspak gajle për sa
e sa inkonvenjente dhe dame të ndryshme që i impozoheshin studentave t’onë. Dhe mungesa e
çdo ndërgjegjeje dhe ndijsije socjale-atdhetare u çfaqë lakuriq nër njata zotnij prijsa dhe
kujdestarë t’ashtuquejtunë shqiptarë, kur me shkatrrimin e Gjermanisë u prenë edhe mjetet
financjare nga kasa naciste-studentore e Vjenës dhe kur studentat t’onë mbetën rrugash e pa
bukë, mbasi “/prijsat” shqiptarë ishin shdukë nëpër terr të natës si ujku nëpër mjegullë. Qysh nga
ajo ditë kanë kalue njata 100 studenta shqiptarë një jetë mizerabile derdymenash dhe
avanturjerash: disa kanë mujtë me sosë n’Atdhe, disa kanë mbetë në Vjenë, prap disa të tjerë
gjinden o në Grac, o në Salzburg, o n’Innsbruck e njeti, por e shumëta e tyne janë pa bukë, pa
mbathje e pa veshje të mjaftueshme.
Tuj e pasë sysh të mirën e Atdheut t’im po U drejtohem Ju. Zoti Ministër, dhe me shpresë se keni
për t’iu përgjigjë me ndojë mënyrë kësaj thirrjes, a ma mirë kësaj klithmës s’ime. Mbetem me
nderime të plota.
Dr. Maloki (nënshkrimi me dorë, vër. e A.R.)
Marrë nga Ramaj. Albert “/Krist Maloki, Refleksione”, “Faik Konica”, 2005, Prishtinë
Instituti Amerikan, Kavajë, Shqipni
21 mars 1939
Zonjushës Tefta Tashko et alter, Tiranë E Ndershmja Zonjushë:
E ndjej veten të lumtur që m’epet rasa t’ju falënderoj për guximin që patët të përballoni shi e tufan
dhe të na falni një orë gëzim e lumni neve të Katundit Përparimi. Djemt, në zëmrat e të cilëvet
keni ndez dashunin për art dhe në buzë të të cilëvet keni vuem kangët t’ueja përdëllyese, duen të
shpresojnë t’ju shohin dhe t’ju ndëgjojnë edhe ma herë të tjera ndër’ ta, dhe na të rritunt e të
rriturat po ashtu edhe ma fort se ata.
Në kët rasë më lejoni Zonjushë t’ju citoj nga shënimet e mbledhjes së fundit të trupit mësimuer
kto rreshta që flasin për ju:
...u propozue dhe u pëlqye unanimisht një votë falënderimi për Z-tin Tonin Gurazi që dhan një
koncert në sallën e Institutit natën e enjte më 9 mars 1939.
Tue ju urue sukses në misionin t’uej me përhap gëzim e lumni ndër zemrat e bashk-atdhetarvet
dhe bash-atdhetarkavet t’ueja,
Mbetem me nderime të posatshme
Ali Cungu

Tiranë 20/III/‘39
I nderuari Zoti Kongoli, (drejtuar Baki Kongolit)
Turnenë muzikale e kaluam për bukuri. Kudo populli na priti me entuziazmë, kështu që mbetëm
fort të kënaqur, pa fjalë nga pikëpamja morale...
Letra e juaj m’u dorëzua pas kthimit të turnesë. Më erdhi ndërmënt ritournela dhe ja shkrojta
Toninit, kështu që “Dola në penxheret” shkoj fare mirë. Po ajo pjesë nga shqipet që pati më
tepës sukses ka qenë “Ishin dy kunata”.
Këtu po pregatiten në radio një konsert me rastin e lindjes të Princit. Unë ju propozova të merni
pjesë në program dhe nuk e refuzuan. A bëra mirë? Po për këtë rast a nuk do t’ish mirë sikur të
më dërgonit nja dy këngë të reja prej atyre që më foltë ca javë më parë? Sikundër edhe një hyrje
të bukur për refrainin “Dallëndyshe vaj, vaj, vaj”? Do të isha fort mirënjohëse ashtu si jam edhe
sot. Si shkoni n’Elbasan? Dëshiroj t’ju shikoj së shpejti në Tiranë. Dyke pritur një përgjigje
tuajën, ju dërgoj të falat e përzëmërta. Kini të fala nga gjith familja dhe veçanërisht nga Koçua.
Tefta Tashko.
(Marrë nga libri “Tefta Tashko Koço dhe koha e saj”)

Model letre jozyrtare

E dashur Ana,
Sapo u ktheva nga pushimet. Të them të drejtën më erdhi shumë keq që ti nuk erdhe. Kalova me
të vërtetë pushime të këndshme, vizitova vende të bukura e takova njerëz të mrekullueshëm. Kam
vendosur që herën tjetër të shkojmë patjetër si grup me shoqet e klasës, pasi jam e bindur që do të
kalojmë momente të paharrueshme.
Mezi pres që të takohemi! Kam bërë shumë fotografi dhe dua të t’i tregoj!
Të përqafoj. PS. Mos harro të sjellësh me vete fotot e mbrëmjes së maturës.
Të përqafoj dhe një herë me mall, Ina!
Hapi I: Stuhi mendimesh
Mësimi nis me pyetjen:
- Cilat janë mjetet me të cilat komunikojnë njerëzit mes tyre?
Nxënësit renditin disa prej tyre.
faksi telefoni

telegrami e-posta
Mjetet e komunikimit

letra çati (chat)


skype (skajpi)

Pas përgjigjeve të nxënësve, mësuesi/ja prezanton temën: Letra zyrtare si mjet komunikimi mes njerëzve.
Mësuesi/ja e ndan klasën në katër grupe dhe u shpërndan dy lloje letrash: a) zyrtare (njëra i drejtohet
një personaliteti të një institucioni të lartë zyrtar dhe tjetra i drejtohet një personaliteti të kulturës nga një
institucion, siç është shkolla) dhe b) letra jozyrtare (njëra përmban probleme pune, tjetra veprimtari të jetës
së përditshme). U kërkohen nxënësve në dyshe t‘i lexojnë dhe të përcaktojnë llojin e tyre. Me të dhënat që
japin nxënësit, plotësohet organizuesi grafik (për letrën zyrtare).

përdoret në komunikimin zyrtar u drejtohet institucioneve publike/private

ka strukturë: hyrje, zhvillim, mbyllje


u drejtohet personave që nuk i njohim nga afër
Letra zyrtare

ka një mënyrë standarde organizimi përdoret në të gjitha marrëdhëniet: publike e private


përdoret për qëllime të ndryshme

Nxënësit konstatojnë se elementet, të cilat e klasifikojnë letrën si zyrtare, janë:


- i drejtohet një institucioni (Ministrisë së Arsimit),ose një personi (këngëtares) që nuk ke marrëdhënie afërsi
- është letër, kërkesë,
- qëllimi i letrave është i ndryshëm, si sensibilizimi i institucionit arsimor, përgëzimi e falënderimi, ankesë,
falënderim, urim etj.
- struktura: koka hyrëse, formula e hapjes, pjesa qendrore, formula e mbylljes, nënshkrimi,
- përdorimi i përemrave vetorë.
Hapi II: Të nxënit me këmbime
Nxënësit grupohen në pesë grupe ekspertësh sipas numrave që kanë (p.sh., njëshat, dyshat etj.) dhe lexojnë
modelin e letrës zyrtare të dhënë në libër sipas kërkesave që ka çdo grup.

Grupi I – Organizimi standard i letrës.


Në krye të letrës, në të majtë është shkruar:
Emri i dërguesit: Besa Sh.p.a. Adresa: Rruga “Mine Peza” nr. 45, Tiranë. Nr. i telefonit, faks etj.
Në të djathtë është vendosur:
Vendi dhe data: Tiranë, më 10.04.2010
Disa rreshta më poshtë është shkruar:
Emri dhe mbiemri i marrësit me titullin: Z. Petrit Kasi
Adresa (emri i rrugës, nr. i ndërtesës, vendmbërritja, mund të shkruhet edhe nr. i telefonit, adresa e postës):
Rruga “Myslym Shyri” nr. 63, Tiranë.
Më poshtë është shënuar formula hyrëse:
I nderuar z. Kasi
Grupi II – Identifikon motivin e shkrimit të letrës, shprehjen logjike të mendimeve, mënyrën e të shprehurit.

Model përgjigjeje
Letra e ka të shprehur qartë motivin e shkrimit të saj. Mendimet lidhen logjikisht me njëri-tjetrin dhe mënyra e
të shprehurit është e përmbledhur dhe e drejtpërdrejtë.
Në përgjigje të letrës suaj për një preventiv për ndërrimin e të gjitha pajisjeve hidrosanitare të apartamentit
tuaj, ju njoftojmë se, përpara se të hartojmë preventivin, do të donim të bënim një verifikim të gjendjes së
pajisjeve sanitare, për të vlerësuar llojin e nevojshëm të ndërhyrjes…

Grupi III – Identifikon strukturën e letrës.


Struktura e letrës përbëhet nga këto pjesë: hyrja, pjesa qendrore, përfundimi, formula mbyllëse,
emri dhe firma e dërguesit.

Hyrja
Në përgjigje të letrës suaj për një preventiv për ndërrimin e të gjitha pajisjeve hidrosanitare të apartamentit
tuaj, ju njoftojmë se, përpara se të hartojmë preventivin, do të donim të bënim një verifikim të gjendjes së
pajisjeve sanitare, për të vlerësuar llojin e nevojshëm të ndërhyrjes…
Fjalia e theksuar me shkronja të errëta tregon qartë qëllimin e letrës, objektivi është i qartë.
Pjesa qendrore
Përfshin informacione që qartësojnë qëllimin e letrës. Është e përmbledhur, pa informacione të panevojshme.
Do të donim të bënim një verifikim...
Ju mund të kontaktoni me ne në numrat tanë të telefonit, çdo ditë nga ora 8.00-17.00. Teknikët tanë janë në
dispozicionin tuaj çdo ditë, nga e hëna në të premte, nga ora 8 deri në orën 12.
Përfitojmë nga rasti për t’ju njoftuar se ndërmarrja jonë nuk i kryen vetë punimet e mirëmbajtjes së mureve,
por bashkëpunon me firmën “Arjan”.
Formula e mbylljes
Karakterizohet nga një paragraf mbyllës, që lidhet me përgjigjen që pritet nga shkruesi:
Në pritje të përgjigjes suaj, mbetemi me respekt …
Firma - shkruhet emri i dërguesit dhe firma në të gjitha rastet është me shkrim dore

Grupi IV – Identifikon karakteristikat e letrave zyrtare.


Gjuha e letrës zyrtare është formale dhe e kontrolluar, karakterizohet nga një stil zyrtar, ton i ftohtë,
mendimet shprehen qartë, trajton vetëm një çështje, e cila e bën letrën zyrtare më efikase, nuk ka formula
arkaike të ekzagjeruara. Nuk përmban të dhëna të veçanta teknike, si tabela, grafikë etj.

Grupi V – Përdorimin e përemrave vetorë.


Përdoren përemra të vetës së parë dhe të dytë shumës, pasi flitet në emër të një
kolektivi. Edhe kur i drejtohet një personi, përdoret veta II shumës në shenjë respekti.
Pasi nxënësit evidentojnë në grupe këto veçori, ata kthehen te grupet fillestare, u shpjegojnë njohuritë e
marra njëri-tjetrit më pas, së bashku me mësuesin, specifikojnë veçoritë e letrës zyrtare në tabelë.
U kërkon atyre të evidentojnë llojin e informacionit që marrin nga letra të ndryshme përkatësisht ushtrimet 6, 7, 8.

Model përgjigjeje
Ushtrimi 6
Informacionet që marrim nga kjo letër janë:
Të dhëna për dërguesin dhe marrësin:
•dërguesi: Delegacioni Shqiptar në Paris,
•marrësi: Zoti Eric Drummond (emri e mbiemri), Sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes së Kombeve Gjenevë

180
(adresa: institucioni, vendi)
Të dhëna për ngjarjen:
Shqiptarët... në kufirin serbo-turk..., janë plaçkitur, janë dëbuar ..., janë zëvendësuar
nga kolonistë rusë.
Nëpunësit serbë... po bëjnë akte të plaçkitjes, të dhunimit, të djegies e të vrasjes në mbarë krahinën e Kosovës.
... më shumë se dy mijë shqiptarë janë vrarë ...shtëpitë që kanë rrënuar e të mirat që janë plaçkitur.
Shumë shqiptarë ... arritën ... të strehohen në territorin e Shqipërisë së pavarur. Serbia... deklaroi se familjet
e këtyre ... do të internohen dhe pasuria ...do të konfiskohet.
Të dhëna për qëllimin e letrës: ... t’jua tërhiqni vërejtjen e Fuqive të Mëdha... që (ato) të marrin masa... e të
sigurojnë mbrojtjen e pakicave...
Të dhëna mbi kontributin e dërguesit (Mithat Frashërit): kryetar i delegacionit shqiptar
Shprehjet që shërbejnë për të vendosur një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me marrësin:
Lidhur me shkresën time nr. 1107, datë 3 mars 1921, Kam nderin t’ju informoj se..
Në emër të paqes e humanitetit Ju lutem t’jua tërhiqnin vërejtjen Me nderime

Ushtrimi 7
Nënvizoni formulat hyrëse dhe mbyllëse të letrave:
Në këtë letërkëmbim formulat hyrëse e mbyllëse janë:

Dërguesi Marrësi Dërguesi Marrësi

Zoti Hekur Zoti Prefekt Zoti Hekur Zoti Prefekt


Hekuri, d.v Hekuri, d.v
Zgjebua, prefekt, d.v Zgjebua, prefekt, d.v

Fjalët e huaja që mund të zëvendësohen janë:

Rekllamasioni - ankimi; Konsideracion - gjykim, konsideratë; Oblizhe - i detyruar; Reveloj- tregoj;


Enterne - e brendshme; Desiduan - detyruan; Refuzoj - kundërshtoj; Administrasionin - drejtim, menaxhim;

Mënyra e përdorimit të gjuhës shqipe tregon nivelin kulturor të shkruesve. Njëri e njeh mirë atë dhe e përdor
me kujdes, ndërsa shkruesi tjetër përdor shumë fjalë të huaja, të cilat duke u ballafaquar me leksikun që
përdor tjetri, tregojnë se janë të panevojshme dhe kanë gjegjësen e tyre në shqip. Duke dashur të tregojë se
ka kulturë perëndimore, prefekti tregon se nuk respekton elementet e komunikimit zyrtar
Ushtrimi 8

Fjalor
Anshlus (gjerm. Ansclus). Synimi i Gjermanisë për të përfshirë Austrinë brenda shtetit të vet. Ky term lindi
më 1918, pas shpërbërjes së Perandorisë së Austro-Hungarisë. Më 1938, Hitleri, sipas kërkesës “Anshlus”,
u fut me trupa në Austri dhe shpalli bashkimin e saj me Gjermaninë.

Informacionet që marrim nga letra:


•vlerësimi që ka letërshkruesi për N. Joklin, si gjuhëtari më i mirë i gjuhës shqipe,
•të dhëna biografike për gjuhëtarin,
•motivi që e detyron Gj. Fishtën për të shkruar letrën.
•kërkesa dhe argumentet që përdor për ta mbrojtur atë:
-Ma i miri gjuhëtar i gjuhës shqipe në Europë…
-Do të ishte një fatkeqësi e madhe për gjuhën kombëtare shqipe në qoftë se ky shkencëtar, me famë
evropiane, që unë e njoh e që, me autoritetin e tij të padiskutueshëm, ka mbajtë gjallë interesin e filologëve
ma të përmendun për gjuhën shqipe….
-Kombi shqiptar do t’ju dijë për nder shumë …nëse shkëlqesia ta bajë me ardhë në Shqipëri ...

Letra ka këto elemente të strukturës së një letre zyrtare:


- Në anën e majtë të saj është shënuar data dhe vendi: Shkodër, 23 shtator 1939
- Mungon emri i dërguesit dhe adresa e tij, po ashtu emri i marrësit dhe adresa e tij.
- Është përdorur formula hyrëse: “Shkëlqesi”, që tregon autoritetin e lartë të atij që i adresohet letra.
- Hyrja nuk paraqet drejtpërdrejt me motivin, i cili jepet në fund të pjesës qendrore të letrës, por tërheq
vëmendjen rreth një figure: mendoj se ma i miri gjuhëtar i gjuhës shqipe në Europë asht Norbert Jokli...
- Pjesa qendrore vazhdon duke sjellë të dhëna biografike me vlerësime të larta për gjuhëtarin, që të
finalizohet në kërkesën që ai të vijë në Shqipëri, që është dhe motivi i letrës. Kombi shqiptar do t’ju dijë për
nder shumë, nëse Shkëlqesia e juej të mund të gjejë mundësinë ta bajë me ardhë në Shqipni, tue caktue aty një
vend, edhe pse jo aq fitimprurës, megjithatë të përshtatshëm për famën e tij si shkencëtar e gjuhëtar i shquem.

Pjesa qendrore vazhdon me një paragraf mbyllës, që është përfundimi i letrës dhe lidhet drejtpërdrejt jo
vetëm me kërkesën, por edhe me sugjerime për zgjidhjen e saj. Në këtë rast shkruesi, pasi shpreh besimin
në gjykimin dhe vendimmarrjen e marrësit (Jam i sigurt se do ta merrni në konsideratë dashamirëse këtë propozim
timin), përmend edhe të gjithë intelektualët shqiptarë, për të vënë më shumë në detyrim marrësin: (që unë e paraqes
në emën të të gjithë intelektualëve shqiptarë).
Falënderimet dhe përshëndetjet janë shprehur me një gjuhë të zgjedhur, me një stil të lartë, gjë që tregon sa
kulturën e lartë të shkruesit, aq edhe pozitën dhe rolin e madh në vendimmarrje që ka marrësi: Përfitoj nga
rasti për t’ju lutë të pranoni ndjenjat e respektit ma të madh dhe me mirënjohje të thellë.
Në fund të saj është veç emrit të dërguesit, ka edhe një përshëndetje që vazhdon me gjuhë dhe stil të ngritur:
Shkëlqesisë suej
I devoçëm e mirënjohës
P. Gjergj Fishta OFM

Njëkohësisht janë përdorur shprehje që vendosin marrëdhënie të drejtpërdrejtë me marrësin si:


Mendoj, tashti më shkruejnë, kombi shqiptar do t’ju dijë për nder, jam i sigurt se do ta merrni në konsideratë,
përfitoj nga rasti, për t’ju lutë me ndjenjat ma të sinqerta...

Punohen ushtrimet 9 dhe 10, të cilat synojnë analiza gjuhësore.


Grupi I – analiza morfologjike e foljeve të nënvizuara.
-Mendoj –folje, veta I, numri njëjës, koha e tashme, mënyra dëftore, kalimtare, veprore, zgjedhimi I
-Ishte – folje, në vetën III, numri njëjës, koha e pakryer, mënyra dëftore, jokalimtare, joveprore, zgjedhimi III
- Kanë thanë (kanë thënë) – folje, në vetën III, shumës, koha e kryer, mënyra dëftore, kalimtare, veprore,
zgjedhimi III
- Të rropatet – folje, veta III, njëjës, koha e tashme, mënyra lidhore, jokalimtare, joveprore, zgj. III.
- Do të ishte – folje,veta III, njëjës, koha e tashme, mënyra kushtore, jokalimtare, joveprore.
- Të jetë – folje, veta III, njëjës, koha e tashme, mënyra lidhore, jokalimtare, joveprore

Grupi II – analizë fjalëformuese e mbiemrave të nënvizuara


- e madhe – mbiemër, në gjininë femërore, njëjës, fjalë e parme
- kombëtare – mbiemër, në gjininë femërore, njëjës, fjalë e prejardhur ngatema “komb” + prapashtesën “tar”
dhe e-ja, prapashtesë femërorizuese.
- fitimprurës – mbiemër, në gjininë mashkullore, njëjës, fjalë e përbërë nga tema emërore “fitim” + tema
mbiemërore “prurës”
- të përshtatshëm – mbiemër, në gjininë mashkullore, fjalë e prejardhur nga tema “përshtat” + prap. “shëm”.
- dashamirëse – mbiemër, gjinia femërore, i përbërë nga tema foljore “dash(ur)” + temën ndajfoljore “miras”
+ e, prapashtesë femërorizuese.

182
Shënim. Fjala “gjuhësie” nuk është mbiemër, por emër në rasën rrjedhore, i cili është nënvizuar gabimisht.

Hapi III: Shkrimi i lirë, diskutim


Nxënësve u kërkohet të shkruajnë shkurt një letër zyrtare. Klasa mund të ndahet në dy grupe:
Grupi I shkruan një letër drejtuar një institucioni, si: kryetarit të bashkisë/ komunës për të kërkuar rregullimin
e mjedisit a rrugës së shkollës.
Grupi II shkruan një letër ku një personalitet falënderon a uron një individ.

Model përgjigjeje
Mësuesi/ja paraqit në dërrasë strukturën e letrës zyrtare.

Lexohen nga përfaqësuesit e grupit letrat dhe bëhet vlerësimi për elementet e përdorura.

Vlerësimi
Përgjatë kësaj ore mësimi, mësuesi/ja mund të bëjë një vlerësim të vazhdueshëm me gojë mbi përparimin e
nxënësve, me qëllim identifikimin e njohurive, interesave, aftësive apo shkathtësive që kanë fituar nxënësit
në lidhje me tematikën e trajtuar gjatë mësimit. Ky vlerësim mund të shoqërohet edhe me shënime specifike
për nivelet e të nxënit.

Detyrë shtëpie: Shkruani një letër zyrtare


Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: XI

Tematika: Llojet e teksteve. Teksti informues-shpjegues Situata e të nxënit: Modele


letrash zyrtare
Tema mësimore: Curriculum vitae

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:


1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
2. Kompetenca e të menduarit.
3. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.
4. Kompetenca personale.
5. Kompetenca qytetare.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës Fjalë kyç:


mësimore. - CV,
Nxënësi/ja: - struktura e CV-së.
- përdor CV-në për shkrime vetjake:
- vëzhgon anën grafike të CV-së për të dalluar elementet e
strukturës:
- shkruan CV për qëllime vetjake:
- plotëson skeda për CV të personave të njohur.

Burimet: teksti “Gjuha shqipe 11”, e-libri, paketa informuese 3 PDF Lidhja me fushat e tjera ose me
“T’i shkruash punëdhënësit”, modele letrash zyrtare, përvoja të temat ndërkurrikulare:
nxënësve  Të drejtat e njeriut.
 Vendimmarrja morale.
 Bashkëjetesa paqësore.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Diskutim i njohurive paraprake; diskutim i ideve; lexim përmbledhje në dyshe; të mësuarit
ndërveprues; ndërtim i shprehive studimore; shkrim i shpejtë; punë në dyshe; punë me klasën

ZHVILLIMI I MËSIMIT
Materiale shtesë

Biografi
Martin Camaj lindi në Temal të Dukagjinit më 21 korrik 1925. Ai mori edukatë klasike në Kolegjin
Saverian të Shkodrës, të drejtuar nga etërit jezuitë. Mbas pak kohësh, për shkak të vendosjes
së regjimit komunist në Shqipëri, Camaj do të arratiset nga vendi për në Jugosllavi, ku ia del
të regjistrohet si student në Universitetin e Beogradit. Atje mësoi italianistikë, romanistikë, teori
letërsie, gjuhë klasike dhe sllavistikë, një botë e re kjo për një intelektual si ai, të edukuar në
Shkodër.
Largohet nga Jugosllavia në verën e vitit 1956. Shkon në Romë, ku studion sërish dhe
doktorohet. Në Romë ndjek rrethet letrare të këtij qyteti, ku njihet edhe me autorët emigrantë nga
vende të ndryshme lindore, rusë, rumunë dhe sidomos me poetë baltikë. Ishin të gjithë anëtarë të
një PEN- klubi me qendër në Londër. Atje nën kujdesin e Koliqit bëhet kryeredaktor i revistës
“Shejzat” (1957-1975) dhe studion së afërmi botën arbëreshe. Më 1961 transferohet në Munih
(Gjermani), ku specializohet përfundimisht në gjuhësinë shqipe, duke mos u shkëputur nga
letërsia. Camaj u bë profesor i gjuhës dhe i letërsisë shqiptare në Universitetin e Munihut dhe
mbeti atje gjithë jetën, derisa vdiq, më 1992.
Hapi I: Diskutim i njohurive paraprake
Mësuesi/ja e nis mësimin duke u prezantuar nxënësve një format tjetër të tekstit informues paraqitës, CV-në.
Fillimisht u jep nxënësve të lexojnë në dyshe dy lloje tekstesh: një biografi dhe një CV. U kërkon të
përcaktojnë ç’lloje tekstesh janë dhe më pas të përqendrojnë vëmendjen te CV-ja. Shënon në tabelë disa
nga veçoritë e CV-së.
tekst paraqitës me sfond përshkrues

paraqitje sintetike e të dhënave jetësore

e dobishme në rast punësimi /studimi

CV jep imazh pozitiv të shkruesit

jep të dhëna të plota/të sakta

paraqet fakte në mënyrë objektive /të paanshme

ka lloje të ndryshme

Hapi II: Lexim / përmbledhje në dyshe


Në këtë fazë të mësimit mësuesi e drejton vëmendjen te struktura e CV-së. U kërkon nxënësve që, me anë të
teknikës lexim/ përmbledhje në dyshe, të diskutojnë mbi veçoritë e CV-së.
Evidenton së bashku me ta elementet e strukturës së CV-së duke drejtuar pyetje të tilla:
• Ç’lloj informacioni përmban CV?
- Të dhënat kryesore që përmban një CV-i janë:
- Arsimimi
(Të dhëna për shkollat, trajnimet e kualifikimet duke filluar nga koha më e afërt te më e largëta)
•Përvoja profesionale
(Shkruhen punët e ndryshme që ka bërë shkruesi, pavarësisht nga kohëzgjatja)
•Aftësi të ndryshme
(Shkruhen të dhëna për gjuhët që zotëron, për aftësi menaxheriale etj.)
•Njohuri kompjuterike
•Interesa personalë.
- Cila është struktura e saj?
- Si renditen të dhënat?
- Çfarë duhet të kemi parasysh në ndërtimin e një CV-je?
- Si ndërtohet secila prej rubrikave të CV-së?
Më pas nxënësit lexojnë me kujdes të dhënat e modelit të dhënë dhe plotësojnë CV-në e tyre. Për të kursyer
kohë modeli u jepet nxënësve i fotokopjuar.

Hapi III: Punë në grupe


Klasa ndahet në dy grupe dhe secili grup, i kthen të dhënat e ushtrimit 1 në CV, sipas strukturës së mësuar.
Në fund diskutojnë rreth pyetjes:
- A ishin të mjaftueshme të dhënat?
- Çfarë u mungonte? etj.
Të dhënat personale
Mbiemri, emri: Eralda Boka
Vendlindja: Korçë
Ditëlindja: 23.10.1979
Adresa: Rr. “Violeta Manushi”, ndërtesa 22, hyrja 3, ap.10
Numrat e telefoniti shtëpisë 04237124, cel. 0652345678
Fax
E-mail: eraldaboka@yahoo.com
Kombësia: shqiptare
Gjendja civile: e martuar
Edukimi /arsimimi
Arsimimi: 1994-1998 Universiteti i Tiranës, Fakulteti Ekonomik
1994-1998 - shkolla e mesme “Eqrem Çabej”, Tiranë, 1986-1994- Shkolla 9-vjeçare “Mihal Grameno”,
Tiranë
Specializime: 1998 - 2002 master për Menaxhim Turizm,i Universiteti i Bolonjës
Përvojë pune: Prill 2003 - Mars 2010 - menaxhere e Përgjithshme
në Hotel Valbona, Tiranë
Aftësi të ndryshme
Gjuhë të huaja: 1. Anglisht - (Aftësi të mira në të folur, të lexuar dhe të shkruar).
• Mësuar gjatë shkollimit
• me kurse
2. Italisht (Aftësi shumë të mira në të kuptuar, lexuar dhe folur)
• Mësuar gjatë shkollimit brenda dhe jashtë shtetit
Aftësi të tjera: 1. Njohëse dhe përdoruese e kompjuterit, certifikuar nga
Qendra....në: MS Word; MS Excel; Internet; Aftësi sekretarie
2. Patentë për drejtim automjeti.
Interesat personalë: anëtare e bordit të Fondacionit “Fëmijët në nevojë”

CV e Jup Kastratit
Të dhënat personale
Mbiemri, emri:Kastrati, Jup
Vendlindja: Shkodër
Ditëlindja: 15.04.1924
Adresa...
Numrat e telefonit -
Fax
E -mail
Kombësia: Shqiptare
Gjendja civile -
Statusi civil -
Arsimimi: Universiteti i Tiranës, Dega Gjuhë - Letërsi
shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Shkodër
Përvoja profesionale: studiues i gjuhës shqipe, profesor,
Një nga themeluesit e Institutit të Lartë Pedagogjik (sot Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” )
1973-1990 – drejtuesi i Katedrës së Gjuhës Shqipe
Aftësi të ndryshme: veprimtari të gjerë kërkimore, shkencore, botuese dhe kumtuese
Veprimtari shkencore:
- bashkëpunëtor i jashtëm i Institutit të Gjuhësisë dhe letërsisë
Anëtar i Komisionit organizues të Kongresit të Drejtshkrimit
- bashkëpunëtor i jashtëm i Akademisë së Shkencave
- Ka kumtuar në konferenca brenda dhe jashtë Shqipërisë, si tek arbëreshët e Italisë, në Prishtinë,
Shkup, Nju-Jork etj.
-ka bashkëpunuar me 90 organe dhe shtëpi botuese
-ka botuar 915 artikuj dhe studime
-ka 35 vepra të plota
- Tituj shkencorë: docent, doktor, profesor
Merita pune dhe qytetarie: Medalje pune (1969): titulli “Mësuesi i Popullit (1987).
Mjeshtër i Madh i Punës (1999). Qytetar nderi i Shkodrës (2002)
Tituj ndërkombëtarë: Intelektual ndërkombëtar i Kembrixhit (2001)
Gjuhë të huaja...
Interesat personalë/koha e lirë
Pasi plotësojnë CV e figurave të shquara, diskutohet në lidhje me informacionin që nxënësit kanë
pasur në dispozicion për të ndërtuar CV-në sipas strukturës së dhënë. Evidentojnë se cilat prej të
dhënave mungojnë.

Hapi III: Shkrim i shpejtë. Diskutim i lirë


Sipas të dhënave dhe modelit të librit mësuesi/ja u kërkon nxënësve të shkruajnë një CV personale. Më pas
mësuesi/ja u kërkon nxënësve të shqyrtojnë në grupe CV-të e shkruara dhe të krahasojnë përmbajtjet e
formën e tyre.

Vlerësimi
Përgjatë kësaj ore mësimi, mësuesi/ja mund të bëjë një vlerësim të vazhdueshëm me gojë mbi përparimin e
nxënësve, me qëllim identifikimin e njohurive, interesave, aftësive apo shkathtësive që kanë fituar nxënësit
në lidhje me tematikën e trajtuar gjatë mësimit. Ky vlerësim mund të shoqërohet edhe me shënime specifike
për nivelet e të nxënit.

Detyrë shtëpie:
a) Shkruani një CV të prindërve ose miqve, shokëve tuaj dhe silleni atë në klasë.
b) Parapërgatitje për temën Artikujt e gazetave. Sillni në klasë artikuj të ndryshëm gazetash dhe ndajini
sipas fushës për të cilën shkruhet.
Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: XI

Tematika: Përdorimi i drejtë i gjuhës Situata e të nxënit: Punë me tekstin

Tema mësimore: Klasifikimi i gjymtyrëve të dyta


Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç
1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
2. Kompetenca e të menduarit.
3. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyç:


Nxënësi/ja: - klasifikim,
- dallon në fjali gjymtyrët e dyta; - gjymtyrë të dyta.
- klasifikon gjymtyrët e dyta të fjalisë;
- krahason gjymtyrët kryesore dhe gjymtyrët e dyta;
- shpjegon funksionet e gjymtyrëve të dyta të fjalisë;
- përcakton rendin e gjymtyrëve të dyta në fjali.
Burimet: teksti “Gjuha shqipe 11”, e-libri, fjalorë, tekste të shkëputura nga Lidhja me fushat e
literatura të ndryshme. tjera ose me temat
ndërkurrikulare:
 Letërsi
 Arte

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Diskutim, mësimdhënie e ndërsjellë, stuhi mendimesh, pema e mendjes, organizuesi grafik

ZHVILLIMI I MËSIMIT
Hapi I: Diskutim
Mësuesi/ja nis mësimin me diskutimin e detyrave të shtëpisë. Diskutohet pjesa e dhënë në hyrje të mësimit,
mbi argumentet e tyre për fjalimin e dhënë. Aktivizohen sa më shumë nxënës për të diskutuar.

Hapi II: Mësimdhënie e ndërsjellë


Jepet për t’u analizuar fjalia e parë e tekstit të dhënë. Rikujtojmë së bashku:
- Cilat janë grupet kryesore të fjalisë së thjeshtë?
- Cilët fjalë përcaktohen si gjymtyrë të dyta në fjali?
- Ndajeni fjalinë në grupe fjalësh, duke përcaktuar gjymtyrët kryesore dhe gjymtyrët e dyta.

Hapi III: Stuhi mendimesh


Mësuesi/ja tërheq vëmendjen e nxënësve me temën e dhënë në dërrasë “Gjymtyrët e dyta të fjalisë” dhe i
kërkon nxënësve të shprehin idetë e tyre. Drejtohen pyetjet:
- Ç’janë gjymtyrët e dyta të fjalisë?
- Si klasifikohen ato?
përcaktor kallëzuesor
emër ose grup emëror
përcaktor

Nuk janë të domos- Gjymtyrët e dyta rrethanor


doshme në fjali

kundrinor plotësojnë fjalinë


kanë rend të lëvizshëm
Hapi IV: Pema e mendjes, organizuesi grafik
Mësuesi/ja vijon me shpjegimin e njohurive të reja duke përdorur metodën e organizuesit grafik, me qëllim që
nxënësit të argumentojnë klasifikimin e gjymtyrëve të dyta të fjalisë.

Plotësojnë fjalinë me
informacion më të plotë.

Fjalë ose grup fjalësh Gjenden në fjali të zgjeruara

Lidhen me gjymtyrët kryesore


Gjymtyrët e dyta kundrinor
kryefjala kallëzuesi
me parafjalë pa parafjalë
përcaktor
rrethanor i drejtë i zhdrejtë
foljor emëror
i sasisë i qëllimit i kohës i mënyrës i vendit
Ilustrohen me shembuj të gjithë rastet e klasifikimit të gjymtyrëve të dyta të fjalisë sipas funksioneve që ato
përmbushin. Aktivizohen sa më shumë nxënës për dhënien e përgjigjeve. Organizuesi grafik shkruhet në
tabelë me shkumësa me ngjyra ose në tabela tabak dhe i shërben nxënësve për të vijuar me punën praktike.

Hapi V: Punë e pavarur


Punohet në mënyrë të pavarur ushtrimet 1,2,3, f. 147. Nxënësit mund të diskutojnë me njëri-tjetrin idetë e tyre.
Shembull përgjigjeje:

Ushtrimi 1

kundrinor përcaktor përcaktor kallëzuesor rrethanor


sipas autoriteteve, Malazeze, e ri, të “Për të drejtat dhe në Ulqin, Tuz dhe
me ligjin, një madh, të të drejtave liritë e pakicave”, Plavë, tani, në
hap, sipas një të shqiptarëve, së Rozhajë, Podgoricë
ndryshimi, 5% pakicave, e tillë e dhe Tivar, në drejtim të
të popullsisë, përqindjes përparimit, në Mal të
një kuotë, për Zi, në ligjin, në të gjitha
shqiptarët komunat, ekskluzivisht,
veçanërisht, 5% të
popullsisë.

Ushtrimi 2
NASA ka zbuluar një planet (e domosdoshme) me tri yje, që është katër herë më i madh (domosdoshme)
se Jupiteri. Në deklaratën (e domosdoshme) e publikuar nga NASA, bëhet e ditur se në zbulimin e bërë nga
astronomët, të cilët punojnë me njërin nga teleskopët (e domosdoshme) më të mëdhenj në botë, supozohet
se planeti me emërtimin HD 131399Ab është 16 milionë vjet i vjetër (e domosdoshme). Thuhet se planeti
ka temperaturën (e domosdoshme) prej 580 centigradësh dhe gjendet 340 vjet-dritë larg Sistemit Diellor (e
domosdoshme). Drejtuesit e katedrës së Astronomisë (e domosdoshme) pranë Universitetit të Arizonës këtë
zbulim e botuan para pak kohësh në një revistë shkencore (e domosdoshme). Në artikullin e revistës bëhet
e ditur se nga planetët e shumtë (e domosdoshme) dhe të largët që mund të shihen në mënyrë të
drejtpërdrejtë,
planeti i ri ka një strukturë të çuditshme (e domosdoshme) dinamike.
Ushtrimi 3
Një lajm i mirë vjen (rr) për ata (k) që lexojnë shumë (rr). Një studim i fundit tregon për vlerat (k) që ka leximi i
librave. Ai të zgjat jetën (k). Në një studim nga një universitet (rr) në SHBA (rr), për rolin e leximit (k), ku
morën pjesë 3 600 persona (rr) mbi moshën 50 vjeç, ata që lexonin 3,5 orë në javë (rr) jetuan 2 vjet më
shumë (rr) se ata që nuk lexonin. Studimi i (k) ndoqi pjesëmarrësit (k) për 12 vjet (rr). Të lexuarit rriste
jetëgjatësinë (k). Leximi i librave ishte më efikas (rr) se leximi i revistave apo i gazetave. Leximi i librave
përfshin më shumë (rr) procesin e të menduarit (k) sesa leximi i revistave. Ai mirëmban funksionimin e trurit
(k) dhe çon në jetëgjatësi (rr). Librat kanë fuqi të madhe (rr) te njeriu (rr). Nëpërmjet tyre (rr) ndërtohet një
individ (k), por edhe një shoqëri e tërë (k).

Ushtrimi 4
1. Pasdite do të shkoni në kinema? - rend i anasjellë
2. Ai po përgatitet për koncertin e ri. - rend i zakonshëm
3. Me autobusin e fundit erdhe? - rend i anasjellë
4. Organizimi me sukses i këtij aktiviteti u bë nga vetë të rinjtë. - rend i anasjellë
5. Në mendje i kalonin gjithfarë idesh - rend i anasjellë.
6. Muaj të tërë do të kalonin larg njëri-tjetrit. - rend i anasjellë
7. Më kërkuan në punë urgjentisht - rend i zakonshëm.
8. Kudo kishte histori për atë njeri të madh - rend i anasjellë.
9. Me të zbardhur dolën nga shtëpia të gjithë - rend i anasjellë.
10. Të hënën do të mblidhej i gjithë grupi - rend i anasjellë.

Pasi bëhen vlerësimet për orën e mësimit, jepet si detyrë shtëpie: ushtrimi 5, f. 145.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla V Klasa XI

Tematika: Llojet e teksteve. Teksti informues-shpjegues Situata e të nxënit:


Modele të ndryshme të teksteve jole-
Tema mësimore: Projekt - gazeta
trare (tekste argumentuese, inform-
Ky model mund të shfrytëzohet sipas orëve që do të ndajmë në
uese, rrëfyese)
projekt. Kjo temë është sugjeruar që në orën e 12-të, që nxënësit
të përgatitin materiale ose orët e projektit janë të lira për ta vendo-
sur mësuesi/ja se kur duhet të zhvillohen.
Ora e parë: ndarja e detyrave
Ora e dytë: nxënësit sjellin artikujt e tyre
Ora e tretë: montojnë materialet montohen në një gazetë klase

191
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
2. Kompetenca e të menduarit.
3. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.
4. Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin.
5. Kompetenca personale.
6. Kompetenca qytetare.
7. Kompetenca digjitale.

190
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës Fjalë kyç:
mësimore. - artikull gazete,
Nxënësi/ja: - struktura e gazetës,
- identifikon rubrikat e një gazete; - fakt,
- bën lidhjen ndërmjet faqeve të gazetave dhe rubrikave - opinion,
- tekst përshkrues,
përkatëse;
- tekst informues-paraqitës,
- vëzhgon një faqe gazete për të dalluar strukturën e një - tekst udhëzues,
shkrimi dhe anën grafike; - tekst rrëfyes,
- dallon faktet nga opinionet në një artikull; - tekst argumentues,
- bën analizën morfologjike dhe sintaksore të një artikulli; - ese letrare,
- rendit në tabelë formën e gabuar dhe formën e drejtë - ese historike,
sipas normës drejtshkrimore. - ese filozofike etj.
- analizon titujt e artikujve të ndryshëm të gazetave;
- dallon llojet e ndryshme të titujve nga ana grafike;
- analizon llojet e ndryshme të titujve nga ana gjuhësore;
- vëzhgon faqe gazetash për të bërë lidhjen ndërmjet ima-
zheve fotografike dhe artikujve;
- shkruan një artikull për gazetën e shkollës;
- punon në grup për një gazetë të klasës.

Burimet: teksti “Gjuha shqipe 11”, e-libri, modele gazetash, për- Lidhja me fushat e tjera ose me
voja të nxënësve temat ndërkurrikulare:
• Letërsi , Gjuhë e huaj, Histori, TIK,
Arte
• Të drejtat e njeriut.
• Vendimmarrja morale.
• Bashkëjetesa paqësore.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Përvijimi i të menduarit; diskutim i ideve; grupi i ekspertëve; të mësuarit ndërveprues;
rishikim në dyshe; ndërtim i shprehive studimore; punë me klasën dhe punë në
dyshe

ZHVILLIMI I MËSIMIT

Hapi I: Diskutim i njohurive paraprake


Mësuesi/ja u sugjeron nxënësve që me materialet e mbledhura gjatë këtij kapitulli mësimor të organizojnë
gazetën e shkollës.
Fillimisht ndan klasën në grupe të vogla, ku nxënësit të ndarë në grupe ekspertësh do të mbulojnë rubrikat
e ndryshme të gazetës së shkollës.
-Përcaktojnë profilin e gazetës.
-Evidentojnë problematikën që do të trajtojnë në të.
-Ndajnë detyrat dhe përgjegjësitë brenda grupit.

Realizimi i punës do të kalojë në tri etapa bazë:


-Përzgjedhja e materialeve.
-Përpunimi i tyre dhe ndërtimi i gazetës.
-Prezantimi i gazetës para klasës.
Hapi II. Grupet e ekspertëve
Përzgjedhja e bordit të gazetës, mbledhja dhe marrja e vendimeve për profilin dhe imazhin e saj.
Ndarja e rubrikave të tilla, si: Ne, nxënësit e së ardhmes: aktualitet- Problemet që na shqetësojnë, Historiku
i shkollës, Ngjarje të shënuara/Çfarë ndodh mes nesh, Letërsia/ pasioni im, Shtëpia e talentit, Dua të di -
en-
ciklopedia ime, Rezultatet më të mira javore etj. Pas realizimit të këtij hapi, nxënësit vendosin për kryeartikul-
lin që do të shënohet në faqen e parë të gazetës. Përzgjedhin me kujdes materialet e përpunuara prej tyre,
duke u përpjekur të pasqyrojnë brenda në të çështje të rëndësishme si:
- Si e nisëm vitin e ri shkollor?
- Synimet e vendosura në një vit të ri shkollor/ambicie apo realitet?
- Ç’do të presim nga vetja këtë vit shkollor?!
- A duhet të rrisim pritshmërinë ndaj vetes etj?!

Në rubrikën “Aktualitet” mund të trajtohen kronika të ndryshme, si: përshkrime të mjediseve të ndryshuara të
shkollës udhëzues të rinj të dalë në qarkullim, probleme të hasura në fillimin e vitit shkollor etj
Në rubrikën “Çfarë ndodh mes nesh” jepen lajme të llojeve të ndryshme, relacione mbledhjesh, informacione
mbi aktivitete të mundshme, takime etj.
Në rubrikën “Shtëpia e talentit”, nxënësit flasin për talente në gjirin e tyre: piktura,
poezi, përshkrime.
Në rubrikën “Dua të di” jepen informacione me karakter shkencor etj.

Hapi III. Rishikim në dyshe


Pas ndarjes së detyrave, nxënësit brenda grupeve punojnë mbi materialet e mbledhura dhe përcaktojnë se
cilat prej tyre shërbejnë për të realizuar dhe plotësuar qëllimin e gazetës.
Mësuesi/ja ndihmon dhe sugjeron në kristalizimin e ideve. Puna pas përzgjedhjes së materialit do të kalojë
në disa faza, si: redaktimi, faqosja etj. Në orën pasardhëse nxënësit përfundojnë përpunimin e materialeve
dhe përcaktojnë faqosjen e tyre

Ora e tretëdo të përfshijë prezantimin e punës në grup.

Vlerësimi
Përgjatë kësaj ore mësimi, mësuesi/ja mund të bëjë një vlerësim të vazhdueshëm me gojë mbi përparimin e
nxënësve, me qëllim identifikimin e njohurive, interesave, aftësive apo shkathtësive që kanë fituar nxënësit
në lidhje me tematikën e trajtuar gjatë mësimit. Ky vlerësim mund të shoqërohet edhe me shënime specifike
për nivelet e të nxënit.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: XI

Tematika: Përdorimi i drejtë i gjuhës Situata e të nxënit: Punë me tekstin

Tema mësimore: Shkrimi i ligjëratës së drejtë dhe të zhdrejtë

192
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
2. Kompetenca e të menduarit.
3. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.

193
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyç:
Nxënësi/ja: - ligjëratë e drejtë,
- liston informacionin e njohur mbi shkrimin e ligjëratës së drejtë dhe të zhdrejtë; - e zhdrejtë,
- identifikon fjalët e autorit ose pjesën lajmëruese në ligjëratën e drejtë; - drejtshkrim.
- dallon pjesën përmendëse dhe pjesën lajmëruese në ligjëratën e zhdrejtë;
- vendos saktë shenjat e pikësimit në ligjëratën e drejtë.
Burimet: teksti “Gjuha shqipe 11”, e-libri, fjalorë, tekste të shkëputura të shqipes Lidhja me fushat e
së shek. XVI-XVII. tjera ose me temat
ndërkurrikulare:
• Letërsi
• Arte
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Diskutim; diskutim me pyetje, diskutim përmes shqyrtimit të përbashkët; Di-Dua të di-Mësoj; punë e
pavarur.

ZHVILLIMI I MËSIMIT

Hapi I: Diskutim
Kontrollohen e diskutohen detyrat e shtëpisë. Mblidhen disa fletore të nxënësve të niveleve të ndryshme për
t’u korrigjuar dhe për t’u vlerësuar me notë brenda orës së mësimit.

Hapi II: Diskutim me pyetje


Mësuesi/ja organizon mësimin me pyetje të ndryshme rreth mësimit paraprak, duke aktivizuar nxënësit në
orën e mësimit, por njëkohësisht duke drejtuar dhe diskutimin (pyetje të mundshme:
- Ç’është ligjërata e drejtë?
- Ç’është ligjërata e zhdrejtë?
- Si i dalloni ato në fjali?
- Ilustroni me shembuj.

Hapi III: Diskutim përmes shqyrtimit të përbashkët

(Kjo metodë ka si qëllim nxitjen e nxënësve, që të diskutojnë për një përmbajtje të mësuar. Organizohet
nën udhëheqjen dhe drejtimin e mësuesit/es. Mësuesi/ja shkruan një pjesë ose skemë në dërrasën e zezë
dhe ftohen nxënësit të shkruajnë një përgjigje për pyetjen që drejton mësuesi/ja. Qëllimi është angazhimi i
nxënësve në diskutim).
Shkruhen fjalitë e mëposhtme në dërrasën e zezë.

- Stresi qëndroi në këmbë aty, në krye të qafës së malit dhe veshët i buçisnin akoma nga vërshimi i gjakut.
“Dhe do të hapim ngastra toke… Në rrënjët e shkëmbinjve!” – kujtoi përsëri fjalët e harruara të këngës. Ai
shikonte arën e vogël, të hapur në mes të pyllit dhe mendonte se në pranverën e ardhshme atje do të mbinte
gruri i ri, kallinjtë do të hidhnin shtat pranë njëri-tjetrit dhe do të dukeshin si kuadër trupash. “O babë! O
babë!” – thërriste fëmija në shtegun e pyllit. Kjo thirrje e jetës ishte si një puls që rrihte pa pushim nëpër këto
vise të larta malore, nëpër këto rrënoja vigane malesh të egra dhe Stresi mendoi se nuk kishte marrë fund
çdo gjë…

U drejtohen pyetje nxënësve:


Nënvizoni ligjëratën e drejtë dhe të zhdrejtë. Shpjegoni shenjat e pikësimit që janë përdorur.
Ftohen nxënësit që të japin përgjigjet e tyre, duke u udhëhequr nga mësuesi/ja, i cili shpjegon ligjëratën e
drejtë dhe të zhdrejtë, duke përcaktuar fjalët e autorit, pjesën përmendëse e pjesën lajmëruese.

Hapi IV: Di-Dua të di-Mësoj


Shkruhet në dërrasë tema e mësimit “Shkrimi i ligjëratës së drejtë dhe ligjëratës së zhdrejtë”. Tabela ndahet
në tri pjesë dhe punohet në të. Nxënësit orientohen nga mësuesi/ja duke shënuar informacionet e njohura
në pjesën e parë të tabelës. Në pjesën e dytë të saj vendosin informacionet që kërkojnë të dinë. Në pjesën e
fundit të tabelës mësuesi/ja ndihmon në shpjegimin e njohurive që do të japë.

DI DUA TË DI MËSOJ
Rregullat e shkrimit të Shprehemi me ligjëratë të drejtë -fjalët e autorit ose pjesa lajmëruese i bën
ligjëratës së drejtë kur riprodhimi i fjalëve nga folësi të ditur lexuesit ose dëgjuesit për atë që
kryhet pa ndryshuar asgjë. thuhet nga dikush dhe tregon se e kujt
është thënia
- pjesa përmendëse përmban fjalët e
folësit dhe shkruhet midis thonjëzave
Rregullat e shkrimit të Shprehemi me ligjëratë të - pjesa lajmëruese dhe pjesa përmendëse
ligjëratës së zhdrejtë zhdrejtë kur riprodhimi i fjalëve bashkohen në një fjali të përbërë me
nga folësi shprehet me disa nënrenditje
ndryshime
formale.
Rregullat e përdorimit të Shenjat e pikësimit në ligjëratën - shenjat e pikësimit të ligjëratës së drejtë
shenjave e pikësimit në e drejtë mund të ndryshojnë, në varësi të pozicionit
ligjëratën e drejtë të pjesës lajmëruese e përmendëse

Hapi V: Punë e pavarur. Diskutim


Në fazën e fundit mësuesi/ja përmbledh njohuritë e marra në këtë orë mësimi. Punohen ushtrimet e dhëna
në libër, duke përdorur dhe shpjegimet e dhëna në hapin III dhe IV. Përdoret metoda e diskutimit për
dhënien e zgjidhjeve të sakta.

Ushtrimi 1
“Ç’kam një si mbytje; s’fle dot, tajë, Po hap dritaren dhe rri”. (fjalët përmendëse futen midis thonjëzash)
Çfarë, bijë? – “Sa mërzi, o vajë! Më fol prapë siç di ti”.
Thesha përralla plot përherë, Xhinde e të bukura të bukura të dheut Sa vinte nat’ e Shënandreut;
Tashi – i kujtoj si nëpër gjumë; U çduknë fare. Ja, tashti,
Më kapi – e shkreta pleqëri ...
“Ah, thuaj, tajë e dashur shumë, të fshehtën tënde ma rrëfe: Ke dashur kur ke qen’ e re?”

Ushtrimi 2
Kur fjalët e autorit ndodhen në mes. (Thonjëzat hapen në fillim të ligjëratës së drejtë dhe mbyllen në fund të
saj, kurse pika, pikëpyetja, pikëçuditja a trepikëshi vihen para thonjëzave mbyllëse. Përpara fjalëve të autorit
vihet presje, pikëpyetje, pikëçuditje (në varësi nga lloji i fjalisë në pjesën e pare përmendëse) dhe vizë. Pas
fjalëve të autorit vihet presje, pikë ose dy pika dhe vizë).
Pjesa përmendëse nis me shkronjë të madhe dhe fjalët e riprodhuara mbyllen në thonjëza. Në fund të pjesës
përmendëse, para thonjëzave mbyllëse, vihet shenja e pikësimit, sipas llojit të fjalisë.
Kur fjalët e autorit ndodhen në fillim, pas fjalëve të autorit vihet presje, pikëpyetje, pikëçuditje (në varësi nga
lloji i fjalisë në pjesën e pare përmendëse) dhe vizë. Thonjëzat hapen në fillim të ligjëratës së drejtë dhe
mbyllen në fund të saj, kurse pika, pikëpyetja, pikëçuditja a trepikëshi vihen para thonjëzave mbyllëse. Kur
fjalët e autorit janë në fund, nëse pjesa lajmëruese vendoset pas pjesës përmendëse, pjesa përmendëse
vihet ndërmjet presjesh dhe fillon me shkronjë të vogël. Ajo mbaron me presje, kur fjalia e fundit e saj është
dëftore. Në qoftë se ligjërata e drejtë përmban një pyetje ose shqiptohet me ndjenjë të fortë habie, pas saj
vihet pikëpyetje ose pikëçuditje. Shenjat e pikësimit vihen para vizës ose thonjëzave mbyllëse. Pjesa
lajmëruese, që vjen pas saj, nis me shkronjë të madhe dhe në fund të saj vihet pikë. Nëse jepet një dialog,
në fillim të pjesës përmendëse vihet vizë.

Ushtrimi 3
“Duhej të mbërrinim në shkollë herët për të bërë gjithçka gati para se të vinin të tjerët,” - ja ky mendim na
shqetësonte të treve.
I erdhi ndër mend koha kur ishte student dhe tha me vete: - “Kohë të bukura”!
I panjohuri u kthye dhe thirri me të madhe: - “Po bie tërmet”!
Më e mallëngjyera ishte Bora: - “Po si kështu o çuna do të ikni me të vërtetë!” - na pyeste ajo. - Me kë do t’i
organizojmë aktivitetet tani?”
“Qenka bërë vonë, është errur” - thashë me vete dhe mora telefonin në dorë.”
“Ismali që i ri, kur ishte student, - tregon një nga shokët e tij të shkollës, - ishte i talentuar. Që atëherë ai skicoi
disa nga librat që dolën disa vite më pas.”

Pasi bëhen vlerësimet për orën e mësimit, jepet si detyrë shtëpie, Kërkoni, f. 155.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: XI

Tematika: Përdorimi i drejtë i gjuhës Situata e të nxënit: Punë me tekstin


Tema mësimore: Kthimi i një ligjërate të drejtë në ligjëratë të
zhdrejtë dhe anasjelltas
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
2. Kompetenca e të menduarit.
3. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyç:
Nxënësi/ja: - ligjëratë e drejtë,
- përdor si duhet njohuritë mbi shkrimin e ligjëratës së drejtë dhe të zhdrejtë; - e zhdrejtë,
- shpjegon rregullat e kthimit të ligjëratës së drejtë në ligjëratë të zhdrejtë; - drejtshkrim
- shpjegon rregullat e kthimit të ligjëratës së zhdrejtë në ligjëratë të drejtë.
Burimet: teksti “Gjuha shqipe 11”, fjalorë, tekste të shkëputura të shqipes së shek. Lidhja me fushat e
XVI-XVII tjera ose me temat
ndërkurrikulare:
• Letërsi
• Arte
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Diskutim, diskutim me pyetje, diskutim përmes shqyrtimit të përbashkët; di-dua të di-mësoj, punë e
pavarur.
ZHVILLIMI I MËSIMIT
Hapi I: Diskutim
Kontrollohen e diskutohen detyrat e shtëpisë. Mblidhen disa fletore të nxënësve të niveleve të ndryshme për
t’u korrigjuar dhe për t’u vlerësuar me notë brenda orës së mësimit.

Hapi II: Diskutim me pyetje


Mësuesi/ja organizon mësimin me pyetje të ndryshme rreth mësimit paraprak, duke aktivizuar nxënësit në
orën e mësimit, por njëkohësisht duke drejtuar dhe diskutimin (pyetje të mundshme:
- Cilat janë rregullat e shkrimit të ligjëratës së drejtë?
- Cilat janë rregullat e shkrimit të ligjëratës së zhdrejtë
- Ilustroni me shembuj.

Hapi III: Diskutim përmes shqyrtimit të përbashkët


(Kjo metodë ka si qëllim nxitjen e nxënësve që të diskutojnë për një përmbajtje të mësuar. Organizohet nën
udhëheqjen dhe drejtimin e mësuesit/es. Mësuesi/ja shkruan një pjesë ose skemë në dërrasën e zezë dhe
fto- hen nxënësit të shkruajnë një përgjigje për pyetjen që drejton mësuesi/ja. Qëllimi është angazhimi i
nxënësve në diskutim).

Ndryshime të fjalisë gjatë kthimit të ligjëratës së zhdrejtë në të drejtë dhe anasjelltas


- struktura e fjalisë,
- koha e foljes,
- mënyra,
- veta e foljes
-shprehja e ngjyrimeve emocionale është më e zbehtë.

Hapi IV: Di-Dua të di-Mësoj


Shkruhet në dërrasë tema e mësimit “Kthimi i ligjëratës së drejtë në ligjëratës së zhdrejtë dhe anasjelltas”.
Tabela ndahet në tri pjesë dhe punohet në të. Nxënësit orientohen nga mësuesi/ja duke shënuar informa-
cionet e njohura në pjesën e parë të tabelës. Në pjesën e dytë të saj vendosin informacionet që kërkojnë të
dinë. Në pjesën e fundit të tabelës mësuesi/ja ndihmon në shpjegimin e njohurive që do të japë.

DI DUA TË DI MËSOJ
Shkrimin e ligjëratës së Kthimin e ligjëratës së dre- - Pjesa lajmëruese shndërrohet në pjesë
drejtë jtë në ligjëratë të zhdrejtë kryesore, kurse pjesa përmendëse në pjesë të
varur kryefjalore, kundrinore a përcaktore.
- Përemrat, mbiemrat e ndajfoljet që tregojnë
afërsi, zëvendësohen nga fjalë që tregojnë
largësi
- Ndryshon veta e foljeve dhe e përemrave
vetorë e pronorë
- Nëse riprodhimi realizohet nga persona të
pranishëm në ligjërim, atëherë veta I dhe II
mbeten të pandryshuara
Shkrimin e ligjëratës së Kthimi i ligjëratës së zhdre- - Pjesa e nënrenditur lidhet me kryesoren
zhdrejtë jtë në ligjëratë të drejtë me:- lidhëzat: se, që, në, nëse;- përemrat dhe
ndajfoljet pyetëse: cili, kush, çfarë, sa, se, ku,
kur, nga;- pjesëzat: a, mos etj.
Shenjat e pikësimit në Si realizohet kthimi në Kthimi në ligjëratë të zhdrejtë i përshëndetjeve,
ligjëratën e drejtë ligjëratë të zhdrejtë të për- urimeve,
shëndetjeve, urimeve etj. sharjeve etj., në mjaft raste është i pamundur.

Hapi V: Punë e pavarur. Diskutim


Në fazën e fundit mësuesi/ja përmbledh njohuritë e marra në këtë orë mësimi. Punohen ushtrimet e dhëna
në libër, duke përdorur dhe shpjegimet e dhëna në hapin III dhe IV. Përdoret metoda e diskutimit për dhënien
e zgjidhjeve të sakta.

Ushtrimi 1
-Motra ime më tha: Do të vij nesër.
a. Motra ime më tha se do të vijë nesër.
b. Motra ime më tha se do të vinte nesër.
c. Motra ime më tha se do të kishte ardhur ditën tjetër.

- Alba tha: Jam me nxitim, nuk të shoqëroj dot.


a. Alba tha se ishte me nxitim dhe nuk kishte pasur mundësi të më shoqëronte.
b. Alba tha se ishte me nxitim dhe nuk mund të më shoqëronte.
c. Alba tha se kishte qenë me nxitim dhe nuk pati mundësi të më shoqëronte.

-Erdeti po i thoshte babait: Dua një kompjuter si yti.


a. Erdeti po i thoshte babait se do të kishte dashur një kompjuter si i tiji.
b. Erdeti po i thoshte babait se donte një kompjuter si i tiji.
c. Erdeti po i thoshte babait se donte një kompjuter si yti.

-Radioja transmetoi: Do të bjerë shi në të gjithë territorin.


a. Radioja transmetoi se do të binte shi në të gjithë territorin.
b. Radioja transmetoi se do të bjerë shi në të gjithë territorin.
c. Radioja transmetoi se kishte rënë shi në të gjithë territorin.

-Rei më tha: Dje e bleva botimin e fundit të librit.


a. Rei më tha se dje ka blerë botimin e fundit të librit.
b. Rei më tha se dje kishte blerë botimin e fundit të librit.
c. Rei më tha se dje bleu botimin e fundit të librit.

Ushtrimi 2
Hektori tha se po binte zilja e telefonit. - Hektori tha: - Po bie zilja e telefonit.
- Mësuesja i këshillon nxënësit të nxitojnë për përfundimin e testit.- Mësuesja tha: - Nxënës, nxitoni për për-
fundimin e testit!
- Bora pyeti Majlindën nëse mund të shkonte në shtëpinë e saj për të përgatitur projektin. - Bora pyeti Ma-
jlindën: - Mund të vij në shtëpinë tënde për të përgatitur projektin?
- Djali i vogël bërtiste se nuk do ta mbushte kurrë dhëmbin, sepse kishte frikë nga gjilpëra. -Djali i vogël bër-
tiste: - Nuk do ta mbush kurrë dhëmbin, se kam frikë nga gjilpëra.
- Julia u përgjigj “po” dhe kjo e kënaqi shumë. - Julia u përgjigj: - Po. - Kjo më kënaqi shumë.
- Rrobaqepësi i kërkoi ta provonte fustanin me kujdes, sepse ishte qepur vetëm me dorë. -Rrobaqepësi i
kërkoi: - Provoje fustanin me kujdes, sepse është i qepur vetëm me dorë.
Ushtrimi 3
Ligjërata e drejtë Ligjërata e zhdrejtë
kjo ajo
këtu atje
tani në atë moment
dje atë ditë
kështu ashtu
sot atëherë

Pasi bëhen vlerësimet për orën e mësimit, jepet si detyrë shtëpie: Kërkime, f. 158.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: XI


Tematika: Llojet e teksteve. Teksti rrëfyes Situata e të nxënit: Lloje të ndryshme
Tema mësimore: Dallimet ndërmjet teksteve letrare dhe tekstesh letrare dhe joletrare
joletrare
Rezulatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
2. Kompetenca e të menduarit.
3. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.
4. Kompetenca personale.
5. Kompetenca qytetare.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas Fjalë kyç:
temës mësimore. - tekst,
Nxënësi/ja: - tekste letrare e joletrare, klasifikim,
- funksion praktik,
- të identifikojë llojet e teksteve sipas funksionit gjuhësor;
- funksion estetik,
- të shpjegojë qëllimin e përdorimit të teksteve; - funksion gjuhësor,
- të flasë rreth karakteristikave të tyre. - funksion shprehës,
- fakt,
- trill.

Burimet: teksti “Gjuha shqipe 11”, e-libri, përvoja të nxë- Lidhja me fushat e tjera ose me temat
nësve, modele tekstesh argumentuese. ndërkurrikulare:
• Letërsi, Arte, Gjuhë e huaj, Histori, TIK.
• Identiteti kombëtar dhe njohja e kultur-
ave.
• Të drejtat e njeriut.
• Vendimmarrja morale.
• Bashkëjetesa paqësore.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Diskutim i njohurive paraprake; diskutim i ideve; mbajtja e strukturuar e shënimeve; të mësuarit
ndërveprues;ndërtim i shprehive studimore; punë me klasën; shkrimi i lirë; punë në dyshe
ZHVILLIMI I MËSIMIT
Materiale ilustruese
AUTOBIOGRAFI (HAKI STËRMILLI)

Haki Stërmilli (1895 - 1953), shkrimtar, patriot dhe demokrat. Lindi në Dibër të Madhe, ku mori mësimet e
para, ndërsa gjimnazin turk e kreu në Manastir. Në vitet 1920-1924 hyri në lëvizjen demokratike dhe u bë një
ndër drejtuesit e shoqërisë “Bashkimi”. Pas dështimit të Revolucionit Demokratiko-Borgjez të qershorit 1924,
si emigrant politik në Bashkimin Sovjetik, Itali, Austri, Jugosllavi e gjetkë, vijoi luftën kundër regjimit zogollian
dhe bashkëpunoi në faqet e gazetave “Liria kombëtare” dhe “Federacioni Ballkanik”. Më 1930 policia
jugosllave ua
dorëzoi autoriteteve të Ahmet Zogut, që e dënoi me burgim. Haki Stërmilli mori pjesë si partizan në Luftën ANÇ,
ishte anëtar i KANÇ-it.

Fjalori Enciklopedik Shqiptar, 1985.

Përrallë
GISHTËZA
Na ishte njëherë një grua që dëshironte shumë të kishte një fëmijë të vogël, por, meqë nuk dinte se si ta plotë-
sonte këtë dëshirë, shkoi te një magjistare plakë dhe i tha:
- Desha të kisha një fëmijë të vogël: më thuaj ç’duhet të bëj për këtë gjë?
- Nuk është punë e vështirë, - iu përgjigj magjistarja. - Na një kokërr elbi, që është e një lloji tjetër nga ai që
rritet në arat e fshatarëve dhe që e hanë pulat. Vëre atë në poçen me lule dhe do të shohësh.
- Faleminderit! - i tha gruaja dhe i dha magjistares dymbëdhjetë groshë. Pastaj u kthye në shtëpi të saj dhe e
mbolli kokrrën e elbit.
Pas pak, ajo pa të dilte prej dheut një lule e madhe dhe e bukur, që i përngjante një tulipani ende të paçelur
mirë.
- Sa lule e bukur! - tha gruaja duke puthur fletët e kuqe e të verdha dhe, po në këtë çast lulja u çel me një
zhurmë të madhe. Tani dukej që ishte një tulipan i vërtetë, por brenda, në sfondin e gjelbër, ishte ulur një
vajzë shumë e vogël, e hollë dhe e hijshme, e gjatë sa një gisht. Kështu e quajtën GISHTËZË...

Poezi
KATËR KËSHILLA VETES
Mos u bëj poet nëse s’mund të lindësh
me secilin varg, të lindësh me secilën fjalë.
Ngrehu mbi veten në do t’rrokësh frerët e erërave,
të shkelësh shpërgajt e mërisë dhe shtrëngatat e gjakut tënd.
N’se dashurohesh, dashurohu n’flakë e n’valë,
jo në sy të kaltër, se bëhesh det i çmendur pendimi.
Mos u bëj poet nëse s’mund të vdesësh
për secilin varg, të vdesësh për secilën fjalë.
Azem Shkreli

Hapi I: Bisedë e lirë, diskutim i njohurive paraprake


Mësuesi/ja e nis mësimin me leximin e detyrës së shtëpisë. Nxënësve u është kërkuar të sjellin në klasë lloje
të ndryshme tekstesh letrare dhe joletrare. Lexohen disa prej tyre, me qëllim për të rikujtuar njohuritë e
marra rreth teksteve, llojeve të tyre, qëllimeve të përdorimit, dhe në mes tyre. duke u drejtuar nxënësve
pyetjet:
- Ç’lloj tekstesh janë?
- Ku përdoren?
- Cili është qëllimi i përdorimit të tyre?
- Cili është funksioni i tyre?

Model përgjigjeje
Këto tekste janë letrare dhe joletrare.
Letrare janë poezia “Katër këshilla vetes” dhe “Gërzheta”.
Tekst joletrar është autobiografia. Ato përdoren në jetën e përditshme për qëllime të ndryshme dhe kanë
funksion: estetik dhe praktik. Pasi merr përgjigjet e nxënësve, mësuesi/ja ndërton bashkë me nxënësit
DDM, kushënojnë çfarë dinë ata rreth teksteve dhe klasifikimit të tyre.

Hapi II: DDM, punë në grup


Në këtë fazë të mësimit mësuesi/ja u kërkon nxënësve të shënojnë në tabelë veçoritë e teksteve letrare dhe
joletrare duke u mbështetur në pyetjet:
- Cilat janë karakteristikat e teksteve letrare?
- Po tekstet joletrare ?
- Ku dallojnë me njëri-tjetrin?

Çfarë dimë? Çfarë duam të dimë? Çfarë mësuam?


Tekstet janë të shumëllojshme. Janë - Cili është dallimi midis
të shkruara ose të folura. teksteve letrare dhe
Ato grupohen në bazë të qëllimit krye- joletrare?
sor që ka autori, kur shkruan një tekst
(informim, shprehje të ndjenjave, sugjerim,
mbajtja e një qëndrimi etj.).
Klasifikohen sipas funksionit:
a. praktik, tekste joletrare
b. estetik, tekste letrare
Secili prej grupeve ka nënndarje të tjera …

Mësuesi/ja e ndan klasën në dy grupe dhe u kërkon të plotësojnë tabelën për veçoritë e teksteve letrare dhe
joletrare duke u mbështetur në tekstet e dhëna si modele.

Grupi I e përqendron vëmendjen në dy tekstet letrare: përralla “Gërzheta” dhe poezi “Katër këshilla vetes” dhe
specifikon karakteristikat e tyre.

Grupi II e përqendron vëmendjen në tekstet joletrare, në rastin tonë autobiografia etj., dhe specifikon
karakteristikat e tyre.

Tekstet letrare Tekstet joletrare


Funksion estetik Funksion praktik
Mbështeten në trillim... Mbështeten në fakt...
Mbështetur në funksionet e gjuhës së figurshme Mbështetur në qëllimin e përdorimit klasifikohen në:
klasifikohen në tekste poetike, tregimtare dhe tekste informuese, rrëfyese, udhëzuese, përshkruese,
dramatike... informuese, argumentues...
Gjuha... Gjuha...
Shkruhen në vargje, në prozë...
Hapi III: Plotësimi i pjesës së fundit të tabelës Mësova

Mësova
1. Dallimi thelbësor ndërmjet teksteve letrare dhe atyre joletrare mbetet kundërshtia e fortë ndërmjet dy
elementeve mbizotëruese: teksti letrar bazohet mbi trillimin, krijimin artistik: ndërsa teksti joletrar mbi
faktin.
2. Shkrimtari apo poeti nuk kanë qëllime praktike: në veprën e tyre shprehet mënyra e veçantë e të parit të
gjërave
duke vlerësuar në shkallën më të lartë formën, pra, duke përdorur të gjitha burimet e gjuhës shprehëse.
3. Lloje të ndryshme të teksteve joletrare, p.sh., si ditarin dhe kronikën në materiale të ndryshme i gjejmë
edhe si lloje rrëfyese, edhe si lloje të teksteve informuese apo si tekste letrare e, në raste të tjera, si
tekste joletrare. Kjo varet nga mbizotërimi i elementit gjuhësor dhe stili vetjak i autorit.
4. Natyrisht që funksionet nuk gjenden asnjëherë në një formë të pastër: p.sh., në një slogan publicitar,
ku mbizotëron funksioni bindës (nxitet lexuesi që të blejë produktin), mund të jetë i pranishëm edhe
funksioni informues (informohet lexuesi për produktin), funksioni shprehës (mund të flitet në vetë të
Vlerësimi
Përgjatë kësaj ore mësimi, mësuesi/ja mund të bëjë një vlerësim të vazhdueshëm me gojë mbi përparimin e
nxënësve, me qëllim identifikimin e njohurive, interesave, aftësive apo shkathtësive që kanë fituar nxënësit
në lidhje me tematikën e trajtuar gjatë mësimit. Ky vlerësim mund të shoqërohet edhe me shënime specifike
për nivelet e të nxënit.

Detyrë: Sillni në klasë lloje të ndryshme tekstesh rrëfyese letrare dhe joletrare dhe bëni dallimin mes tyre.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: XI


Tematika: Llojet e teksteve. Teksti rrëfyes Situata e të nxënit: Modele kronikash
Tema mësimore: Kronika gazetareske me shkrim dhe video.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
2. Kompetenca e të menduarit.
3. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.
4. Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin.
5. Kompetenca personale.
6. Kompetenca qytetare.
7. Kompetenca digjitale.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas Fjalë kyç:
temës mësimore. - kronikë,
Nxënësi/ja: - lloj kronike,
- vëzhgon kronikën nga ana grafike (dallon llojin e - struktura,
- karakteristika gjuhësore.
shkrimeve të titujve, vendosjen e materialit në shtylla dhe
llojin e shkrimit, fotot dhe mjetet ilustrative);
- dallon informacionet që u përgjigjen pesë pyetjet bazë të
shkrimit;
- analizon veçoritë e gjuhës së një kronike;
- shkruan një kronikë.
Burimet: teksti “Gjuha shqipe 11”, e-libri, përvoja të nxënësve, Lidhja me fushat e tjera ose me
modele kronikash në video dhe të shkruara, Modele kronikash temat ndërkurrikulare:
si: kronika në video “Kombëtarja shqiptare” (kronikë sportive); • Letërsi, Histori, Arte, TIK, Gjuhë
kronikë për autizmin, kronikë për shëtitoren e Himarës etj. e huaj.
• Identiteti kombëtar dhe njohja e
kulturave.
• Vendimmarrja morale.
• Bashkëjetesa paqësore.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Pyetje përgjigje; diskutim i ideve; lexim dhe pyetje; të mësuarit ndërveprues; diagrami i Venit; ndërtim i
shprehive studimore; punë me klasën; punë në dyshe

ZHVILLIMI I MËSIMIT
Modele kronikash

Kronikë objektive
Katër zona në flakë janë lokalizuar brenda pak orësh në disa zona të vendit
Katër vatra zjarri janë lokalizuar brenda pak orësh në disa zona të vendit. Për pasojë, dhjetëra hektarë
pyje,ullishta dhe vreshta janë përfshirë nga flakët, ndërkohë që zjarret kanë kërcënuar seriozisht edhe banesa.

Fier
Një zjarr ka rënë dje në mesditë në fshatin Portëz. Si pasojë e flakëve janë djegur sipërfaqe me ullinj dhe
shkurre. Forcat zjarrfikëse dhe banorët kanë mbajtur flakët larg zonës së banuar. Zjarri ka rënë në kodrat
e fshatit Plyk, fshat i Komunës Portëz dhe më pas është përhapur në fshatin Qendër të komunës. Brenda
pak minutash, i favorizuar edhe nga era që frynte, flakët janë përhapur duke shkuar shumë pranë zonës së
banuar. Fillimisht banorët kanë tentuar t’i shuajnë vetë flakët, ndërsa më pas kanë njoftuar repartin e
mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit. Drejt vatrës së zjarrit kanë shkuar shumë forca zjarrfikëse dhe një
automjet. Ky i fundit nuk ka mundur t’i afrohet vatrës së zjarrit, si pasojë e rrugës tejet të dëmtuar. Banorët e
zonës dhe forcat zjarrfikëse kanë mundur ta vënë situatën nën kontroll dhe kanë mbajtur flakët larg
banesave të zonës. Operacioni i shuarjes së flakëve ka zgjatur për më tepër se dy orë, por bilanci i zjarrit ka
qenë më shumë se 60 hektarë sipërfaqe me ullishta, shkurre dhe vreshtari të djegura. Dëmet janë të
konsiderueshme tek të mbjellat e banorëve të zonës. Policia po punon për gjetjen e shkakut, por dyshimet e
para flasin për një zjarr të shkaktuar nga çobanët.
Marrë nga shtypi i ditës

Kronikë subjektive
Zona të shumta të përfshira nga flakët
Një tragjedi e madhe po ndodh në shumë zona të vendit, ku vatrat e zjarrit po kthejnë në hi gjithçka brenda
pak orësh. Për pasojë, qindra hektarë pyje, ullishta dhe vreshta janë përfshirë nga flakët e stërmëdha,
ndërkohë që zjarret kanë kërcënuar seriozisht edhe banesat.

Fier
Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë dje në mesditë në fshatin Portëz. Si pasojë e flakëve janë djegur
dhjetëra rrënjë ullinj si dhe sipërfaqe të mëdha me shkurre. Forcat zjarrfikëse dhe banorët po bëjnë të
pamundurën duke u rrezikuar seriozisht për të mbajtur flakët larg zonës së banuar... Drejt vatrës së zjarrit
kanë shkuar forca të panumërta zjarrfikëse dhe shumë automjete... Dëmet duket se janë të pariparueshme
tek të mbjellat e banorëve të zonës. Sipas policisë shkaktarë të zjarrit janë çobanët.
Marrë nga shtypi i ditës
Kronikë kulturore

Teatër poetik me krijime të Nënë Terezës


Shkodër / Kalaja e Rozafës në Shkodër ka qenë skena e aktivitetit të zhvilluar mbrëmjen esë mërkurës në
qytetin e Shkodrës në përkujtim të 100-vjetorit të lindjes së Nënë Terezës. Në ambientet e kalasë së lashtë
Teatri Kombëtar “me mbështetjen dhe nën kujdesin e kryeministrit Sali Berisha” prezantoi një teatër poetik
me krijime të Nënë Terezës. Të pranishëm për të ndjekur këtë aktivitet kanë qenë dhe Kryetarja e
Parlamentit Jozefina Topalli dhe ministri i Kulturës Ferdinand Xhaferaj. Krijime poetike të interpretuara nga
aktorë të njohur të skenës shqiptare si Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Ahmet Pasha etj, janë mirëpritur nga
publiku i shumtë i pranishëm dje në mbrëmje. Kuarteti muzikor “Akustika” ekzekutoi këngët “Dua më shumë
Shqipërinë”, këngë kishtare dhe dy këngë shkodrane. Personalitetet e pranishme në këtë aktivitet kanë
vlerësuar figurën e Nënë Terezës dhe veprën që ka lartësuar emrin e saj. Përpara këtij aktiviteti, zonja e
parë Teuta Topi ka vizituar shtëpinë muze ku ka jetuar familja e Nënë Terezës në Shkodër.
Marrë nga shtypi i ditës

Kronika e zezë

Bulqizë
Kapet me 20 tonë mineral kromi pa dokumente, ndalohet një 46-vjeçar. Dyshohet se sasia e bllokuar e
mineralit është vjedhur nga subjektet private të palicencuara për shfrytëzim kromi në minierën e Bulqizës.
Burimet e policisë së Bulqizës bëjnë të ditur se ka nisur procedimi penal për X. Y., 46 vjeç, nga qyteti i
Bulqizës, për veprën penale “të vjedhjes” parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal. Burime nga policia
saktësojnë se gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e 46-vjeçarit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e
provës material 20 tonë krom, për të cilin nuk kishte asnjë dokument justifikues. Dyshohet se ai e ka vjedhur
sasinë e mineralit te subjektet private të licencuara për shfrytëzim kromi në Minierën e Bulqizës.
Marrë nga shtypi i ditës

Hapi I: Pyetje përgjigje, diskutim i lirë


Mësuesi/ja e nis mësimin duke u shpërndarë nxënësve dy lloje tekstesh: një kronikë subjektive dhe një
objektive. (Mësuesi/ja mund të shfrytëzojë tekstin e kronikës në librin e nxënësit dhe kronikat e dhëna në
rubrikën materiale dhe mjete mësimore).

Për të identifikuar llojin e kronikës drejtohen pyetje të tilla:


- Ç’lloj tekstesh janë?
- Ç’bëjnë këto lloj tekstesh?
- Çfarë rrëfejnë?
- Si i rrëfejnë?
Me përgjigjet e nxënësve ndërtohet grafiku harta e mendjes, ku përmblidhen disa nga veçoritë e kronikës.

u jep përgjigje pyetjeve: kush, çfarë, ku, kur, pse

tekst rrëfyes joletrar jep fakte nga realiteti

jep fakte nga realiteti jep fakte nga realiteti


Kronika
objektive/subjektive jep fakte të hollësishme

fakte janë me interes për lexuesin faktet renditen kronologjikisht


Mësuesi/ja përqendron vëmendjen te pohimi:
Paraqet fakte që mund të jenë më interes për lexuesin.
- A mund të identifikoni lloje të ndryshme faktesh (ngjarjesh) që i interesojnë lexuesit?
- Ngjarje me karakter të përgjithshëm: kronika e bardhë.
- Ngjarje që trajtojnë aspekte kriminale të shoqërisë: kronika e zezë.
- Ngjarje nga jeta personale e personave të rëndësishëm: kronika rozë.
- Ngjarje nga proceset gjyqësore: kronika gjyqësore.
- A mund të identifikoni në kronikat që ju keni sjellë elemente të tillë?
Hapi II: Lexim dhe pyetje
(Është një veprimtari ku nxënësit punojnë në dyshe. Nxënësit lexojnë me radhë pjesë të caktuara të mësimit
dhe shkruajnë anash tekstit çështjet (faktet, konceptet) kryesore. Pasi mbaron së lexuari nxënësi i parë, i
dyti i bën pyetje rreth tekstit. Pyetjet i shënojnë në skeda letre dhe ,nëse nxënësi i dytë bie dakord me
përgjigjen, e shkruajnë atë në skedën e pyetjes. Pas kësaj shkëmbehen rolet.)

Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të punojnë në dyshe me materialin e librit duke përdorur strategjinë lexim dhe
pyetje. Shënon në tabelë faktet a të dhënat kryesore.
Informacioni në kronikën me titull “Dy të rinj në mes të detit” është i ndërtuar mbi pesë pyetjet, mbi të cilat
ndërtohet çdo artikull:
- Kush? (dy të rinj)
- Çfarë? (dy të rinj kanë bërë shëtitje në det me motor uji)
- Ku? (në Vlorë.)
- Kur? (një pasdite)
- Pse? (donin të eksploronin gadishullin e Karaburunit...)

- Çfarë strukture ka kronika?


Struktura e kësaj kronike është ndërtuar në mënyrë kronologjike. Faktet jepen sipas rrjedhës në të cilën kanë
ndodhur në të vërtetë.
- Çfarë lloj kronike është?
Është një kronikë objektive ku theksohen vetëm faktet pa dhënë opinione individuale.
Kanë zgjedhur të bëjnë xhiro me motor uji. Kanë mbetur në mes të detit.
Motori nuk kishte karburant.
Janë munduar ta afrojnë motorin afër bregut. Rrymat i kanë tërhequr në thellësi.
Dy orë më pas kanë mundur të zbarkojnë në “Gjirin e Dafinës”
Kanë parë një gomone…

- Ç’veçori gramatikore e karakterizojnë?


Kronika është e ndërtuar kryesisht me fjali të përbëra me marrëdhënie nënrenditëse, ku mbizotërojnë fjalitë
me pjesë të nënrenditura kohore, shkakore e ftilluese.
•Kanë zgjedhur/ që të bëjnë xhiro me motor uji,/ teksa kanë menduar/ që gjatë këtij udhëtimi në det të
shohin edhe gadishullin e Karaburunit.(fjali e përbëra me katër pjesë, me marrëdhënie nënrenditëse ftilluese
(kundrinore) dhe shkakore)

•Foljet janë kryesisht në kohën e kryer të thjeshtë: kanë zgjedhur, kanë menduar, kanë mbetur, ka qenë, kanë
qëndruar, ka kaluar, kanë parë, ka nisur, janë mundur etj.
Përdorimi i mbiemrave në këtë tekst nuk është i rrallë: e rrezikshme, e vogël, gjyqësore
Titulli ndërtohet me fjali emërore: Dy të rinj në mes të detit
Leksiku i përdorur është ai i ligjërimit bisedor me fjalë të zgjedhura nga ai libror, të cilat vihen në thonjëza:
“eksplorojnë”, “zbarkojnë”.
Pasi nxënësit punojnë në dyshe, identifikojnë së bashku me mësuesin këto veçori.

Hapi III: Diagrami i Venit


Në këtë fazë të mësimit mësuesi/ja u kërkon nxënësve ta përqendrojnë vëmendjen edhe një herë te e njëjta
kronikë, e cila një herë është dhënë si kronikë objektive dhe një herë si subjektive.
U kërkon të evidentojnë në dyshe dallimet mes këtyre dy kronikave

Kronika objektive Kronika subjektive


faktet tregohen në mënyrë: faktet tregohen:
- të saktë - të shoqëruara me opinionin e
- të përmbledhur atij që shkruan;
- objektive Mbizotëron fakti - ka qëndrim subjektiv
- faktet janë zmadhuar

Mësuesi/ja e ndan klasën në grupe bazë prej pesë vetash. Më pas nxënësit ndahen në grupe ekspertësh dhe
punojnë përkatësisht:

Grupi I - Ushtrimi 1
a)
Kush – një avion i linjës “Spain air” me 172 persona në bord.
Çfarë – është përplasur me fundin e pistës së aeroportit të Madridit. Nga ky incident kanë mbetur të vdekur
në vend të paktën 153 veta.
Ku – në aeroportin e Madridit. Kur- rreth dy orë më parë.
Pse – sepse ka pësuar një defekt, sapo kishte arritur shpejtësinë për t’u ngritur në ajër.
b)
Kush -një tërmet i fuqishëm
Çfarë – tronditi, shkaktoi dëme të vogla materiale, Ku – në Gjoricë të Dibrës, në verilindje të Shqipërisë. Kur
– pak para mesnatës, në orën 23 e 49 minuta Pse -

Grupi II - Ushtrimi 2
Në tekstin e parë janë përdorur rregullat për ndërtimin e kronikës.
1. Faktet renditen sipas rendit kronologjik:
-Rreth dy orë më parë një avion i linjës Spain...
-Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur ekipet mjekësore...nxjerra e viktimave dhe shpëtimi i të mbijetuarve...
-Burimet policore japin të dhënat e para...
-Burimet zyrtare japin versionin për ngjarjen.
-Kryqi i Kuq jep të dhëna për dëmtimin e mjedisit dhe sugjeron masat.
-Gazetarët kanë raportuar për gatishmërinë e ambulancave.
2. Tregohen me saktësi vendi, koha dhe çfarë ka ndodhur (informacioni u përgjigjet të gjitha pyetjeve bazë të
kronikës).
3. Faktet jepen me saktësi pa u ngatërruar me opinionet: (dy paragrafët e parë)
4. Opinionet jepen në ligjëratë të drejtë, ku përsëriten fjalët që kanë thënë burimet zyrtare.
5. Stili bisedor
6. Mjetet gjuhësor

a. morfologjike:
- përdorimi i foljeve kryesisht në kohën e kryer: kanë mbetur, kanë mbërritur, kanë filluar, kanë qenë, është
shpërndarë, kanë bërë, ka nxjerrë etj.;
-përdorimi i kufizuar i mbiemrave kryesisht mbiemra marrëdhëniorë:
e deklaruar, zyrtare, mjekësore, policore, përfundimtare, i kuq, e ndotur, të bardha etj.

b. sintaksore:
a. përdorimi i fjali të thjeshta të zgjeruara:
Nga ky incident kanë mbetur të vdekur në vend 153 veta.
Të paktën kjo është shifra e deklaruar në mënyrë zyrtare nga autoritete spanjolle.
b. Fjali të përbëra me pak pjesë, me marrëdhënie nënrenditëse dhe bashkërenditëse:
-Menjëherë pas aksidentit në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekipet mjekësore,/të cilat kanë filluar nga
puna për nxjerrjen e viktimave dhe për shpëtimin e të plagosurve të mbetur nën rrënojat e avionit (Fjali e
përbërë me dy pjesë me nënrenditje përcaktore)
-Burimet policore spanjolle kanë bërë me dije për mediet/ se numri i të vdekurve është 153, /por mendohet/
se nuk do të jetë shifra përfundimtare.(Fjali e përbërë me katër pjesë e përzier – pjesa I – kryesore, pjesa II
e nënrenditur ftilluese, pjesa III e bashkërenditur kundërshtore, pjesa IV e nënrenditur ftilluese.)

Përdorimi i ligjëratës së drejtë


“ Aksidenti në fjalë ndodhi me aeroplanin 5022, i cili sapo kishte arritur shpejtësinë për t’u ngritur në ajër ka
pësuar një defekt, që më pas e ka nxjerrë menjëherë jashtë piste” - thanë burime zyrtare.
Edhe në tekstin e dytë janë përdorur rregullat për ndërtimin e kronikës.
1. Faktet renditen sipas rendit kronologjik:
- Një tërmet i fuqishëm tronditi mbrëmë pak para mesnatës Shqipërinë,.
- Sipas shërbimit sizmologjik shqiptar, tërmeti është regjistruar në orën 23 e 49 dhe goditja ka qenë 5.4
gradë të shkallës Rihter...
- Lëkundjet janë ndier dhe në kryeqytet.
- Tërmeti ka shkaktuar dëme të vogla.
- Autoritetet kanë njoftuar shembjen e vetëm dy shtëpive etj.
2. Tregohen me saktësi vendi, koha dhe çfarë ka ndodhur (informacioni u përgjigjet të gjitha pyetjeve bazë
të kronikës, me përjashtim të pyetjes pse).
3. Faktet jepen me saktësi dhe për këtë referohet burimi (shërbimi sizmologjik):
4. Nuk ka të dhëna për opinione, por citohen burime zyrtare, si autoritetet vendore.
5. Përdoret ligjërimi bisedor.
6. Mjetet gjuhësore

a. morfologjike:
-përdorimi i foljeve kryesisht në kohën e kryer: kanë qenë, kanë njoftuar, kanë
konfirmuar, ka zgjatur, janë përfshirë etj.;
-përdorimi i kufizuar i mbiemrave: sizmologjik, i fuqishëm, të para, të vogla, të gjatë etj.

b. sintaksore:
1. përdorimi i fjali të thjeshta të zgjeruara:
-Lëkundjet janë ndier të fuqishme dhe në kryeqytet.
Sipas të dhënave të para, tërmeti ka shkaktuar disa dëme të vogla materiale.

2. Fjali të përbëra me pak pjesë, me marrëdhënie nënrenditëse dhe bashkërenditëse:


-Sipas shërbimit sizmologjik shqiptar, tërmeti është regjistruar në orën 23 e 49 minuta/ dhe goditja ka qenë
5.4 gradë të shkallës Rihter me intensitet 7 ballë në epiqendrën e tij,/ që ka qenë në fshatin Gjoricë...(Fjali e
përbërë me tri pjesë, përzier, me bashkërenditje dhe nënrenditje përcaktore)
- Autoritetet vendore kanë konfirmuar,megjithatë,/ se banorët e fshatrave pranë epiqendrës janë përfshirë
nga paniku/ dhe për një kohë të gjatë pas tij kanë qëndruar jashtë banesave të tyre, për shkak të frikës së
përsëritjes së tërmetit /duke qenë se në disa prej shtëpive ka pasur krisje të mureve.(Fjali e përbërë me
katër pjesë e përzier - pjesa I - kryesore, pjesa II e nënrenditur ftilluese, pjesa III e bashkërenditur
kundërshtore, pjesa IV e nënrenditur ftilluese.)

Grupi III - Ushtrimi 3


Lexuesi ka interes sepse ka të bëjë me çështje që përfshijnë jetën e shumë njerëzve etj.

Grupi IV – Ushtrimi 4
Nënvizoni foljet në të dy tekstet dhe përcaktoni kohën dhe mënyrën. Argumentoni përdorimin e tyre.
Foljet përdoren kryesisht në mënyrën dëftore dhe në kohën e kryer. Mënyra dëftore e tregon veprimin të
sigurt, që ndodh vërtet, kurse koha e kryer tregon se veprimet kanë ndodhur (janë realizuar plotësisht). Të
dy ngjarjet e kronikave tregojnë një veprim të përfunduar.

Nxënësit mund të zgjedhin nga katër fjalë për çdo klasë dhe të bëjnë analizën e tyre. P.sh.:
Emra:
Aksident - emër i përgjithshëm, n. njëjës, gj. mashkullore, konkret, trajta e pashquar, r. emërore, lakimi I.
të Madridit - emër i përveçëm, n. njëjës, gj. mashkullore, konkret, trajta e shquar, r. gjinore, lakimi I,
puna - emër i përgjithshëm, n. njëjës, gj. femërore, abstrakt, trajta e shquar, r. emërore, me parafjalë, lakimi
III. e viktimave - emër i përgjithshëm, n. shumës, gj. femërore, konkret, trajta e shquar, r. gjinore, lakimi III.

Mbiemra:
(shifra) e deklaruar – mbiemër i nyjshëm, n. njëjës, gj. femërore, r. emërore
(nga autoritetet) spanjolle – mbiemër i panyjshëm, n. shumës, gj. femërore, r. emërore
(shifra) përfundimtare– mbiemër i panyjshëm, n. njëjës, gj. femërore, r. emërore
(re) të bardha – mbiemër i nyjshëm, n. shumës, gj. femërore, r. emërore, shkalla pohore
Grupi V- Ushtrimi 5 Fjalët kyç të tekstit I
Avion, aksident, ajror, Madrid, 153 viktima, të plagosur, ekipe mjekësore, burime
policore, burime zyrtare, defekt, re tymi, sirenat e autoambulancave

Fjalët kyç të tekstit II


Shqipëri, tërmet, mesnatë, 5.4 shkallë Rihter, 7 ballë, epiqendër, Gjoricë e Dibrës, dëme materiale, s’ka viktima,

Vlerësimi
Përgjatë kësaj ore mësimi, mësuesi/ja mund të bëjë një vlerësim të vazhdueshëm me gojë mbi përparimin e
nxënësve, me qëllim identifikimin e njohurive, interesave, aftësive apo shkathtësive që kanë fituar nxënësit
në lidhje me tematikën e trajtuar gjatë mësimit. Ky vlerësim mund të shoqërohet edhe me shënime specifike
për nivelet e të nxënit.

Detyrë:
1. Mësuesi/ja e ndan klasën në tri grupe. Secili prej tyre duhet të shkruajë një kronikë në bazë të temave
a) Kronikë e bardhë. Një ngjarje me karakter të përgjithshëm, si p.sh., një veprimtari shkollore (Kampionati i
atletikës të shkollave të mesme, Fituesi i olimpiadës së matematikës Koncert bamirësie i organizuar nga
këngëtarët shqiptarë në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve etj.)
b) Kronikë e zezë. (Një aksident automobilistik)
c) Kronikë gjyqësore.
d) Kronikë rozë. Paparaci në gjurmë të personazheve publikë.
2. Ushtrimi 6
Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: XI
Tematika: Llojet e teksteve. Teksti rrëfyes Situata e të nxënit: Modele kronikash
Tema mësimore: Kronika historike historike
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
2. Kompetenca e të menduarit.
3. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.
4. Kompetenca qytetare.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas Fjalë kyç:
temës mësimore. - kronikë historike,
Nxënësi/ja: - strukturë,
- identifikon llojin e kronikës historike; - elemente rrëfyese,
- dallon elementet përbërëse të kronikës historike; - anë gjuhësore.
- përcakton elementet rrëfyese në një kronikë historike;
- analizon kronikën nga ana gjuhësore;
- shkruan një kronikë historike.

Burimet: teksti “Gjuha shqipe 11”, e-libri, modele kronikash Lidhja me fushat e tjera ose me temat
historike, kronikë historike në video “identiteti i kryeqytetit”, ndërkurrikulare:
përvoja të nxënësve. • Letërsi, Histori, Arte, TIK, Gjuhë e huaj.
• Identiteti kombëtar, njohja e kulturave.
• Të drejtat e njeriut.
• Vendimmarrja morale.
• Bashkëjetesa paqësore.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Shkëmbe një problem; diskutim i ideve; lexim dhe pyetje;të mësuarit ndërveprues; shkrim i shpejtë
ndërtim i shprehive studimore; punë në dyshe; punë me klasën

ZHVILLIMI I MËSIMIT
Herbert Tan
Për nji Konkordat në Shqipni
(Me qëllimin e rregullimit të marrëdhënieve në mes Kishës Katolike dhe mbretërisë shqiptare, në fillim të viteve 30-
të, Arqipeshkëvi i Shkodrës Monsinjor Mjeda filloi bisedimet me Vatikanin, për arritjen e një Konkordati
(marrëveshjeje), i ngarkuar nga qeveria shqiptare. Materiali që po paraqesim më poshtë kërkon të ndriçojë marrëdhëniet
e së drejtës kishtare në Shqipëri deri në këtë periudhë. Ardhja e komunizmit u shoqërua me dhunimin e të gjitha të
drejtave të mëparshme që mbronin Kishën Katolike në Shqipëri. Për arsyen e mësipërme ekziston një vakuum i madh
ligjor edhe në aspektin e mësipërm. Nëpërmjet këtij artikulli kërkojmë të vëmë në dukje se çdo raport i komuniteteve
fetare me shtetin duhet të mbështetet në institucione të përcaktuara qartë ligjërisht. Hapi i parë ku duhet të mbështetet
një marrëveshje e tillë duhet të jetë kushtetuta stabile e shtetit, e cila përbën garantin e parë për fillimin e bisedimeve për
një konkordat. Një prej pyetjeve që anëtarët e një komuniteti do të duhet t’i bëjnë vetes në një rast referendar
konstitucional është se, sa një projekt-kushtetutë mbron të drejtat e aspiratat e komunitetit, të drejtat e barabarta
demokratike brenda bashkësisë shtetërore? Në këtë drejtim, a përbën Kushtetuta garantin e parë për mbrojtjen e drejtave
të popullit tim në përgjithësi? (Phoenix)
….Shumë herët ka arritur Krishterimi të zërë vend në Shqipëri. Ka të dhëna se që në kohën e Apostujve është predikuar
në Lezhë. Megjithatë, kryesisht prej Jugut, prej Epirit dhe Maqedonisë, mori rrugë Krishterimi në Shqipëri. Ipeshkvia e
Prizrenit ishte që në vitin 518 një konkurruese e Selanikut, ndërsa Shkodra shënohet
që në vitin 387 si Arqipeshkvi. Gjatë emigrimit të popujve (avarëve), krishterimi në Shqipëri pati humbje të rënda. Në
këtë situatë ndrydhëse jetoi Kisha Katolike Shqiptare thuajse tre shekuj me radhë. Fillimi i revoltave për liri në
shekullin XVIII, të frymëzuara prej Kishës dha frytet e saj vetëm në shekullin XIX. Franca, Italia dhe sidomos Austria
u bënë mbështetëset kryesore të katolicizmit shqiptar. Që nga viti 1848 Austria financoi rregullisht Kishën Katolike
thuajse në të gjitha drejtimet.
Nën mbrojtjen e shteteve të lartpërmendura, Kisha Katolike arriti të merrte formë dhe i shkëputi shumë privilegje
qeverisë turke, të cilat i ruajti deri me lirimin e vendit në vitin 1912. Kështu mund të përmendet një fuqi Juridike (pro
foro externo) mbi besimtarët katolikë. Kleri katolik gëzoi një mbrojtje të sferës private ku hapësira brenda mureve të
kishës gëzoi një lloj paprekshmërie. Besimtarët katolikë arritën, falë kishës, të përjashtoheshin prej ushtrisë e sidomos
të arrinin mospagimin e taksave, lirinë tregtare etj. Në sferën e kulturës u arrit që katolikët shqiptarë të gëzonin të
drejtën e shkollave, mbledhjeve publike dhe publikimin e librave, revistave etj…
Përktheu nga gjermanishtja: Gjergj Kola
http: //www.dardania.com/phoenix

Hapi I: Shkëmbe një problem


(Kjo është një veprimtari bashkëpunuese që kërkon nga nxënësit të gjejnë çështje të rëndësishme në një
temë studimi dhe pastaj të formulojnë për të një problem që duhet ta zgjidhë një grup tjetër. Kjo metodë i
mëson nxënësit të identifikojnë a njëjtësojnë një çështje të rëndësishme në lëndën mësimore, të formulojnë
probleme për ato çështje dhe të ndërveprojnë me të tjerët).

Mësimi nis me detyrën e shtëpisë. Nxënësve u është kërkuar të sjellin në klasë kronika të ndryshme
historike. Ata janë ndarë në 6 grupe me nga pesë nxënës. Mësuesi/ja vë përballë njëri-tjetrit grupet dy e nga
dy. Grupet e nxënësve shkëmbejnë me njëri-tjetrin nga një tekst, të cilin ata mendojnë se është kronikë.
Grupit kundërshtar i duhet të evidentojë ato elemente, të cilat e klasifikojnë si të tillë. Me qëllim që në këtë
etapë të mësimit të përfshihen të gjithë nxënësit (edhe ata që nuk lexojnë shumë) mësuesi/ja mund të
përgatisë në një tabelë letre elemente që i drejtojnë nxënësit në veçoritë që i identifikojnë tekstet e dhëna, si
kronika historike:
- A është kronika historike është tekst narrativ? Pse? (Sepse rrëfen)
- Çdo të thotë tekst narrativ? (Përgjigjja që mund t’i lindë në mendje nxënësit është që rrëfen)

Rreth themelimit të Kishës së Madhe goja e popullit ka ruejtë disa ngjarje e


Qëllimi i thanie, të cilat disa po i rreshtoi këtu:
kronikës Ditën e shtimjes së themeleve, populli i pafarë kishte ardhë
Koha nga të gjitha anët e krahinat e Shqipnisë dhe qyteti mbanë kishte marrë
Vendet pamjen e një kremtimi të jashtëzakonshëm: burra, gra, pleq e plaka, djem e
vajza të vogla, fshatarë e malësorë, pasanikë e të vorfën kishin zanë vend në
Fakt subjektiv oborrin e Palok Krandes tek ara e Marin Gjonej, i cili e dhuroi tokën ku do të
ndërtohej kisha.
Difton historiani françeskan Atë Marin Sirdani, që kishte ndie prej të vjetrish,
se firmani i lejes nga Sulltani për ndërtimin e kishës, kishte ardhë qysh në vitin
1851, por duket se për arsye të mbledhjes së të hollavet u shtye deri ditën e 7
Fakte objektive prillit 1858. Si u vu kryqi aty ku sot asht lteri i madh, dhe u ngulën piketat, lexoi
firmanin e Sulltanit (dekretin), u bekue guri i parë i themelit nga Imzot Topich dhe
u çelën themelet.
Personazhet Ndodheshin pranë në ceremoni: Dom Ejëll Radoja, famullitar i qytetit me
ndihmësat Dom Ejëll Tanushi, Dom Mëhill Maraçi, Dom Zef Paci (Shestani),
Fakte objektive Dom Simon Berisha, Hafiz Daut Efendi Boriçi, trupi konsullor i akredituem
ipeshkvijt e dioqezave sufragane, kleri shekullar e rregulltar, xhakojt e
seminarit dioqezan, parësia e popull.
Veçoritë e kronikës Themelimi i Katedrales së Shkodrës

Sendekomini (arkëtari i financës së qarkut) vilajetit, shprazi 700 lira turke florini
prej një çinije shkrue në savat e mbulue me shami mëndafshi me topa ari
dhuratë e Sulltanit për ndërtimin e katedrales. Papa i Lumi Piu IX me anën e
Imzot Topich, dërgoi 1000 skuda, ndihmë për godinë e kishës dhe në vitin 1861
e naltoi Kishën e Madhe Metropoli.
Guri i themelit u shti së pari në skaj të kishës, aty ku sot shifet i murosun një
gurë trekandësh me një sy (syni i Zotit) me fjalët të gdhenduna italisht “Dio vede
tutto” (Zoti shef gjithçka).
Gratë hoqën sendet e arit nga fyti dhe i lëshuene në themele.
Kisha e Madhe asht e gjatë m.73,50 (deri te balaustra 50m) e gjanë 40 metra
dhe e naltë 23,50m. Tregohet se Dom Ejëll Radoja kishte llogaritë madhësinë
për 4.000 vetë sa mund të rrijshin ndejë kambëkryq, por në kambë mund të
rrijnë edhe 6.000 vetë, dhe tue mbushë çdo skutë arrijnë 7.000 besimtarë.
Puna nisi me vrull të madh dhe për çdo të dielle, mblidheshin burra, të rij e
fëmijë me bartë gur, tulla, me ba gëlqere, me njitë material nder skela në mënyrë
që për një javë të mos mungojnë ustallarët. U pat vendosë që secila shtëpi të
dërgonte nga një djalë falas me punue për 6 muej rresht, ndër të cilët qe Gjokë
Muzhani që asokohe ishte 15-16-vjeçar.
Gjatë punimeve dy herë rresht u pat shembë gunga e kishës derisa erdhi nga
jashtë (me sa duket një konstruktor) një inxhinier i cili e kreu sikurse sot asht.

Pasi punojnë për 10 minuta të pavarur grupet japin përgjigjet e tyre. Mësuesi dëgjon përgjigjet, i vlerëson ato
dhe shënon ato elemente që kanë nevojë për t’u saktësuar në përgjigjet e nxënësve.
Model përgjigjeje

Vendi - Shkodër
Koha - vitet 1858-1861 Ditën e shtimjes së themeleve
Personazhet - Avdi Pasha, Valiu i Shkodres, Imzot Topich, Dom Ejëll Radoja, famullitar i qytetit me
ndihmësat Dom Ejëll Tanushi, Dom Mëhill Maraçi, Dom Zef Paci (Shestani), Dom Simon Berisha, Hafiz
Daut Efendi Boriçi, trupi konsullor i akredituem ipeshkvijt e dioqezave sufragane, kleri shekullar e rregulltar,
xhakojt e seminarit dioqezan, parsia e popull.
Faktet - populli i pafarë kishte ardhë nga të gjitha anët e krahinat e Shqipnisë, firmani i lejes nga Sulltani
për ndertimin e kishës, kishte ardhë qysh në vitin 1851, u vu kryqi aty ku sot asht lteri i madh, dhe u ngulën
piketat, lexoi firmanin e Sulltanit (dekretin), u bekue guri i parë i themelit nga Imzot Topich dhe u çelën
themelet. Sendekomini (arkëtari i financës së qarkut) vilajetit, shprazi 700 lira turke florini prej një çinije
shkrue në savat e mbulue me shami mëndafshi me topa ari dhuratë e Sulltanit për ndërtimin e katedrales.
Papa i Lumi Piu IX me anën e Imzot Topich, dërgoi 1000 skuda, ndihmë për godinë e kishës dhe në vitin
1861 e naltoi Kishën e Madhe Metropoli… Kisha e Madhe asht e gjatë m.73,50 (deri te balaustra 50m) e
gjanë 40 metra dhe e naltë 23,50 m etj.

- pjesët subjektive - qyteti mbanë kishte marrë pamjen e një kremtimi të jashtëzakonshëm:
- qëllimi i tregimit - të informojë lexuesin

Shënim: Nëse jo të gjithë nxënësit kanë sjellë tekste të kronikave historike, mësuesi/ja mund t’u japë nga një

210
model.

Hapi II. Lexim dhe pyetje


Në këtë fazë të mësimit mësuesi/ja e ndan klasën në dyshe dhe u kërkon të punojnë me tekstin e ushtrimit 1.
Nxënësit, pasi ta kenë lexuar tekstin në dyshe, duhet t’i përgjigjen pyetjes:
- Pse është tekst narrativ?
Është tekst narrativ, sepse rrëfen për ngjarje, njerëz, data, vende.
- Pse është kronikë historike?
Nxënësit analizojnë elementet e kronikës historike, si: vendi, koha, personazhet, faktet, pjesët objektive/
subjektive, qëllimi i tregimit.

përgjakshme muret e

ë familje janë shkulur...


së...
r Europën. Një epokë të re në fushën mendore kish hapur në anën tjetër shtypi me shkronja të lëvizshme që shpiku më 1440 Gutenbergu.
katunde janë djegur, shumë... familje janë shkulur e kanë marrë arratinë... dhe kjo herezi mori dhenë në shekujt e mëpastajmë me krahina të tëra k
rëfen.

Model zgjidhjeje e ushtrimit 3: Analizojeni tekstin nga ana gjuhësore


- Leksiku: fjalët që përdor autori lidhen me fusha të caktuara të veprimtarisë shoqërore:
a) Kur rrëfen për pushtimin turk, përdor fjalë turke: osman, kasaba, xhami, minare, Orient’
b) Kur rrëfen për fatin e fesë katolike, përdoren fjalë nga fusha teologjike: katolicizëm, fe kristiane, islam, herezi,
misionar, kleri, kurja romake, libra të liturgjisë, kardinalë, priftërinj, breviarë, oficet...; reformë, kundërreformë;
c) Kur rrëfen për humanizmin dhe kthesën që pësoi Europa, përdoren fjalë nga fusha e kulturës: humanizmi,
jeta qytetare, kultura laike, ngjallje e letërsisë, formim kulturor, shkrimtarë, shtypi, shtypshkronja, libri, lëvizje
letrare, shkrime, shtypshkrime, dorëshkrime etj.

Struktura sintaksore:
a. fjali të thjeshta të zgjeruara:
Jemi në mesin e shek. XVI. Folja është në kohën e tashme, që quhet edhe e tashmja historike. Autori për t’i
afruar ngjarjet dhe për ta bërë rrëfimin sa më interesant, përdor në vend të kohës së kryer, kohën e tashme.
b. Fjali të përbëra me marrëdhënie nënrenditëse, bashkërenditëse e të përziera:
Vendi ka gati 100 vjet/ që gjendet nën sundimin e osmanëve. Foljet janë në kohën e tashme. (Fjali e përbërë
me dy pjesë me marrëdhënie nënrenditëse përcaktore.)
Misionarët e vizitorët/ që dërgon Vatikani në këtë anë në shekujt XVII e XVIII, përshkruajnë me ngjyra të
gjalla më një anë të shkuarit tatëpjetë të fesë kristiane, më anë tjetër padijen e klerit, po edhe të lënët e
këtyre provincave pas dore nga ana e kurjes romake, ndër të tjera edhe mungesën e librave të liturgjisë./
(Fjali e përbërë me dy pjesë me marrëdhënie nënrenditëse përcaktore.)
Hapi III: Shkrim i shpejtë
Në këtë fazë të mësimit mësuesi/ja u kërkon nxënësve të shkruajnë një kronikë historike duke u mbështetur
në informacionet që kanë gjetur ata vetë. U kërkohet nxënësve të vënë theksin në elementet e përmbajtjes
së kronikës historike.
Për të realizuar objektivin e të shkruarit të një kronike historike mësuesi/ja mund të ndjekë disa rrugë:
a. t’u sugjerojë nxënësve 2-3 orë më parë të mbledhin informacion rreth një teme të caktuar,
b. t’u ofrojë vetë të dhëna që t’iu shërbejnë për të shkruar kronikën;
c. mund të përdoret edhe vetë kronika e dhënë në libër, mbi bazën e së cilës nxënësit të marrin të dhënat
dhe të rishkruajnë një kronikë origjinale;
d. t’u sugjerojë të lexojnë vepra që përmbajnë informacion me karakter historik, mbi bazën e të cilave
nxënësit të ndërtojnë kronikë historike.
Shënim: Për realizimin e kësaj detyre mësuesi/ja duhet të llogaritë kohën që nxënësit ta përfundojnë
detyrën në klasë dhe më pas u jepet si detyrë ta redaktojnë, plotësojnë dhe ta përfundojnë në shtëpi.

Vlerësimi
Përgjatë kësaj ore mësimi, mësuesi/ja mund të bëjë një vlerësim të vazhdueshëm me gojë mbi përparimin e
nxënësve, me qëllim identifikimin e njohurive, interesave, aftësive apo shkathtësive që kanë fituar nxënësit
në lidhje me tematikën e trajtuar gjatë mësimit. Ky vlerësim mund të shoqërohet edhe me shënime specifike
për nivelet e të nxënit.

Detyrë shtëpie. Parapërgatitje tema “Autobiografia”. Sillni në klasë autobiografi të ndryshme.


(mund të lexojnë “Autobiografia e Nolit”).

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: XI

Tematika: Përdorimi i drejtë i gjuhës Situata e të nxënit: Punë me tekstin


Tema mësimore: Kundrinorët
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
2. Kompetenca e të menduarit.
3. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyç:
Nxënësi/ja: - kundrinorë,
- rikujton njohuritë e marra për kundrinorët; - lloj,
- përcakton me se shprehet kundrinori i drejtë; - veçori gramatikore.
- liston veçoritë e kundrinorit të zhdrejtë me parafjalë;
- dallon kundrinorët nga njëri tjetri
- përdor si duhet kundrinorët.
Burimet: teksti “Gjuha shqipe 11”, e-libri, fjalorë, tekste të ndryshme, burime të Lidhja me fushat e
tjera. tjera ose me temat
ndërkurrikulare:
• Letërsi
• Arte
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Diskutim; dëgjim dhe mendim i drejtuar (DLTA); organizuesi grafik; punë e pavarur.

212
ZHVILLIMI I MËSIMIT
Hapi I: Diskutim
Kontrollohen e diskutohen detyrat e shtëpisë. Mësuesi/ja organizon mësimin me pyetje nga mësimi i kaluar,
për të nxitur diskutimin në klasë, duke pyetur për:
-Çfarë është kundrinori?
-Si i klasifikojmë ne kundrinorët?
-Ilustroni me shembuj për secilin rast të përmendur.

Hapi II: Dëgjim dhe mendim i drejtuar (DLTA)


Mësuesi/ja fillon mësimin duke prezantuar pjesën e tekstit, që do të lexohet dhe zgjedh njërin nga nxënësit
për të bërë të mundur leximin e pjesës së zgjedhur në krye të mësimit. Leximi bëhet i shtruar me qëllim që
nxënësit të kenë mundësi të shkruajnë në fletore sa më shumë kundrinorë. Mësuesi/ja kërkon që nxënësit të
mbajnë shënim për sa më shumë kundrinorë që dëgjojnë.

Hapi III: Shqyrtim kategorizues


Nëpërmjet teknikës së shqyrtimit kategorizues, mësuesi/ja do të synojë shqyrtimin e fjalëve të zgjedhura nga
nxënësit, duke realizuar një analizë klasifikuese të tyre. Mësuesi/ja i kërkon nxënësve të shkruajnë në një
tabelë, veçoritë funksionale që kanë fjalët e zgjedhura.
Kështu veprohet për të gjithë fjalët që kanë zgjedhur nxënësit. E përqendrojmë vëmendjen e nxënësve në
përdorimin e kundrinorëve të drejtë dhe të zhdrejtë.
Japim përkufizimin e kundrinorit: “Kundrinori është gjymtyrë e dytë e fjalisë, që vihet në marrëdhënie
objektore dhe lidhet me drejtim me gjymtyrën nga e cila varet. Sipas kumtimit dhe sipas formës së shprehjes
dallojmë kundrinorin e drejtë dhe kundrinorin e zhdrejtë. Kundrinori i zhdrejtë del në dy forma: pa parafjalë
dhe me parafjalë.”

Hapi IV: Organizuesi grafik


Mësuesi/ja vijon me shpjegimin e njohurive të reja duke përdorur metodën e organizuesit grafik, me qëllim që
nxënësit të argumentojnë llojet e kundrinorëve.

Kundrinori
kundrinori i drejtë kundrinori i zhdrejtë
- rasa kallëzore; - shprehet me emër;
- shprehet me emër; - përemër;
- me përemër; - numëror, mbiemër
-numëror; - përemër i emërzuar
gjymtyrë e dytë
-grup emëror
e fjalisë

Mësuesi/ja mund të japë dhe informacion shtesë: kundrinori i drejtë dhe i zhdrejtë pa parafjalë, i shprehur
me trajtë të shkurtër të përemrit vetor, rri para foljes, kurse në mënyrën urdhërore rri edhe pas ose në mes
të foljes. Përdoret trajta e plotë mua më, ty të etj., kur theksohet kundrinori i drejtë, i shprehur me përemër
vetor. Përdoret vetëm trajta e shkurtër, kur theksi bie mbi një gjymtyrë tjetër të fjalisë. Te kundrinori i zhdrejtë
pa parafjalë, trajta e shkurtër e përemrit vetor është e detyrueshme. Ilustrohen me shembuj të gjithë rastet
e kundrinorëve. Aktivizohen sa më shumë nxënës për dhënien e përgjigjeve. Organizuesi grafik shkruhet në
tabelë me shkumësa me ngjyra, ose në tabela tabak dhe i shërben nxënësve për të vijuar me punën
praktike.
Hapi V: Punë e pavarur
Për të përmbledhur njohuritë e marra në mësimin e ditës, mësuesi/ja i kushton kohë zgjidhjes së ushtrimeve
në mënyrë të pavarur. Jepen për t’u punuar ushtrimet e faqes 169.

Shembuj zgjidhjesh.
Ushtrimi 1
Gjuha shërben për të shprehur përvojën (k. d) njerëzore. Gjuha është në procesin e të menduarit, prandaj
është një nga elementet thelbësore të kulturës e të botëkuptimit (k. zh). Nuk ka dyshim se gjuha është
thelbësore për shprehjen (k. zh) e kulturës e të identitetit, në shkallën që ka të atillë, (k. d) që thonë se ka
vlera, të cilat vështirë se mund të jepen në tërësinë e tyre dhe me të gjitha detajet (k. zh) në një gjuhë tjetër.
Meqenëse besohet që gjuha është themelore për identitetin kulturor (k. zh), njerëzit e shohin me rëndësi ta
mbajnë të gjallë gjuhën e tyre (k. d) në të gjitha rrethanat. Megjithatë, gjuhët zhduken (vdesin) dhe ato
vdesin kur nuk ka më rrethana (k. d) për funksionimin e tyre (k. zh). Kur zhduken gjuhët, thuhet se vdesin
kulturat. Raporti gjuhë- komb merr peshë të veçantë (k. d), kur lidhet me çështje (k. zh) të emancipimit
shoqëror e kombëtar të grupit (k. zh) (dhe kjo ngjet me rregull në proceset e zhvillimit të kombit), kur shënon
procese të afirmimit. Shumë gjuhë janë shfaqur ose njohur si të tilla bashkë me proceset e lindjes (k. zh) së
kombit përkatës.

Ushtrimi 2
Arbëreshët, këta shqiptarë të Italisë, kanë mundur të mbajnë dhe ta (k. d – trajtë e shkurtër e përemrit vetor)
përcjellin brez pas brezi identitetin e tyre (k. d – grup emëror) nëpërmjet përdorimit (k. zh – emër) të gjuhës
shqipe, traditave, zakoneve, kulturës e mënyrës së jetesës, besimit e riteve fetare etj. Qëndresa e
vetëdijshme dhe krenare e tyre i (k. d – trajtë e shkurtër e përemrit vetor ) ka bërë ata (k. d – përemër) një
pasuri të rrallë (k. d – grup emëror) jo vetëm për historiografinë dhe albanologjinë shqiptare (k. zh – grup
emëror), por edhe për trashëgiminë kulturore botërore (k. zh – grup emëror). Por, koha e sotme, për shkak
të prirjeve globalizuese në çdo aspekt të veprimtarisë njerëzore, ka sjellë si rrezik potencial (k .d – grup
emëror) dukurinë e braktisjes (k. D - grup emëror) së vendbanimeve historike të arbëreshëve dhe, për
rrjedhojë, mospërdorimin e gjuhës (k.d – grup emëror), asimilimin e ngadaltë (k. d – grup emëror) dhe
bjerrjen e identitetit (k. d – grup emëror). Ka një ligj Italian (k. d – grup emëror), i cili mbron të drejtat e
pakicave (k. d – grup emëror) dhe mundëson e mbështet edhe mësimin e gjuhëve (k. d – grup emëror) të
tyre në shkollat e sistemit shtetëror italian, ku këto pakica ekzistojnë. Ky ligji italian e (k. d – trajtë e shkurtër)
ka klasifikuar arbërishten (k. d – emër) midis gjuhëve minoritare (k. zh – grup emëror) të mbrojtura nga
shteti.

Ushtrimi 3
1. Atyre (me përemër) iu (me trajtë e shkurtër) duk shumë i gjatë ky udhëtim nëpër Alpet e Shqipërisë. 2.
Po ecte nëpër rrugicat e mbushura me lule shumëngjyrëshe. 3. Të gjitha këto i bëri për të ardhmen e tij (me
grup emëror). 4. U (me përemër) the pjesëmarrësve (me emër) të vijnë nesër në orarin e caktuar? 5. U
botua libri i fundit kushtuar artistëve shqiptarë (grup emëror). 6. Ajo merret me art dhe me sport (me emër).
7. Po i afroheshin shtëpisë së fëmijërisë (me grup emëror). 8. Këtë traditë e nisën më parë vendësit. 9.
Gjithçka u arrit në saje të punës së tyre (me grup emëror). 10. I shtrënguan dorën njëra-tjetrës (me
përemër).

Ushtrimi 4
1. Të bukurën (k. d) e (k. d) pëlqejnë të gjithë. 2. Njerëzit i (k. zh) largohen së keqes (k. zh). 3. Mua më (k.
zh) pëlqen ideja e udhëtimeve kulturore. 4. E (k. d) kisha përfytyruar krejt ndryshe takimin (k. d) me të (k. d).
5. Thuaju shokëve (k. zh) të hyjnë brenda. 6. Takojeni (k. d) të hënën në mëngjes. 7. I (k. zh) ra disa herë
ziles (k. zh). E (k. d) mori dhe motrën në telefon. 8. Ty (k. zh) nuk duhet të të (k. zh) interesojë kjo gjë. 9. U
(k. zh) tha qartë dhe prerë, se atë projekt (k. d) duhet ta (k. d) përfundonin patjetër. 10. Ju (k. zh) tha njeri të
vini sot këtu? 11. Na (k. zh) u mor fryma duke vrapuar dhe e (k. d) lamë vrapin (k. d) në mes. 12. Bjerini (k.
zh) më fort derës (k. zh), se nuk e (k. d) dëgjojnë! 13. Të (k. zh) dhanë leje për të hënën?
Pasi bëhen vlerësimet për orën e mësimit, jepet si detyrë shtëpie Kërkime: f. 169.
Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: XI
Tematika: Llojet e teksteve. Teksti rrëfyes Situata e të nxënit: Modele autobiografish
Tema mësimore: Autobiografia
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
2. Kompetenca e të menduarit.
3. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.
4. Kompetenca personale.
5. Kompetenca qytetare.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas Fjalë kyç:
temës mësimore. - tekst rrëfyes,
Nxënësi/ja: - autobiografi,
- identifikon autobiografinë si lloj i tekstit rrëfyes joletrar. - elemente objektive,
- dallon elementet përbërëse të një teksti autobiografik; - elemente subjektive.
- shpjegon rastet e përdorimit të tij tekstit autobiografik;
- dallon veçoritë gjuhësore të një teksti autobiografik;
- shkruan një tekst autobiografik.
Burimet: teksti “Gjuha shqipe 11”, modele autobiografish, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
përvoja të nxënësve. ndërkurrikulare:
• Të drejtat e njeriut.
• Vendimmarrja morale.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Stuhi mendimesh në dyshe; diskutim i ideve; lexim me kodim të imët të tekstit; të mësuarit ndërveprues;
ndërtim i shprehive studimore; shkrim i shpejtë; punë me klasën; punë në dyshe
ZHVILLIMI I MËSIMIT
Material plotësues

Autobiografia e Naim Frashërit (aktor) janë autobiografia ndodhitë, kujtimet dhe dëshirat e jetës sime
Naim Frashëri, i biri i Servetit, jam lindur në Leskovik më 15 gusht 1923. Origjinë bejlerësh. Në vitin 1912,
kur pasuria na u dogj prej grekëve, babai hyri në punë me detyrën e tagrambledhësit. Prej kësaj kohe filloi
jeta e vështirë për familjen time, por, megjithatë, gjendja shoqërore e tyre ka qenë prej qytetari të mesëm.
Kjo gjendje vazhdoi edhe pas lindjes sime. Pas vdekjes së babait më 1937, konditat e jetës u
vështirësuan, kështu që u detyrua motra të hynte në punë. Vëllai në këtë kohë punonte në Post-telegraf,
me një rrogë shumë të vogël. Me këto kondita kam vazhduar deri pas çlirimit. Në janar të 1945, mbas një
prove hyra në shkollën dramatike, që ishte krijuar nga Drejtoria e Kulturës Popullore. Prej asaj kohe u
bëra aktor teatri, ku vazhdoj të jem edhe tani. Gjatë regjimit të Zogut dhe regjimit fashist kam qenë
student. Edukata ime në atë kohë ka qenë ajo që merrej në shkollë, d.m.th. borgjeze. Kam kryer shtatë
klasë të mesme. Në lëvizjen N.Ç.L mora pjesë. Hyra në radhët e RK (Rinia komuniste) në prill të 1941-
shit. Në shkurt 1949, u propozova si kandidat i partisë dhe u pranova. Pjesëtarët e familjes kanë qenë të
gjithë me luftën. Dy motrat kanë marrë pjesë në lëvizje, njëra partizane dhe tjetra e re komuniste. Të dyja
sot janë kandidate të partisë. Nuk jam prekur nga reforma e pushtetit, sepse që prej vitit 1912 nuk kemi
pasur asnjë pëllëmbë tokë dhe pasuri. Nuk kemi pasë tjetër veç rrogës së vogël të babait, më vonë atë të
motrës dhe vëllait. Për punën time në teatër jam graduar në fund të 1947-ës, duke u bërë aktor i parë.
Jam shpërblyer dy herë, kam marrë katër fletë-lavdërimi dhe me rastin e pesë-vjetorit të teatrit m’u dha
nga Presidiumi i Kuvendit Popullor medalja e punës. Punën e aktorit e kam dashuruar që në kohën kur
isha në shkollë. Nuk kisha guxim të shfaqja dëshirën time me shokët, se më tallnin, mora kuraje në vitin
1943, kur m’u dha një nga rolet kryesore në dramën “Vilhelm Tel”. Prej asaj kohe fillova të interesohem
për teatrin dhe të përgatis shfaqje në lagje. Më 1944, u thirra në Priskë në grupin artistik. Aty përgatitëm
një dramë, të cilën e ç´faqëm më 29 nëntor 1944. Këtu u forcua lidhja me teatrin dhe tani kjo lidhje është
bërë jetë për mua.
Marrë nga interneti.www. lisanet.jhost.co.uk
Hapi I: Stuhi mendimesh në dyshe
(Kjo teknikë i ndihmon nxënësit të zhvillojnë idenë e të menduarit sa më gjerë, më thellë dhe më përfytyrues
- çka njihet edhe si të menduarit lateral (dytësor). Nxënësit hedhin idetë e tyre në letër e më pas i
shkëmbejnë ato me shokët, shtojnë mendime të reja në listat e tyre e në fund dyshet paraqesin idetë e
tyre para klasës.)

Nxënësit, pasi kanë parapërgatitur në shtëpi temën Autobiografia. realizojnë një stuhi mendimesh në dyshe.
Mësuesi/ja shënon në tabelë idetë e nxënësve, pasi ata janë konsultuar në dyshe.

autori dhe protagonisti janë një

shkrim për jetën vetjake gjendja emocionale/ ndjenjat, për shkollimi, karrierën

paraqiten fakte
tregon për fëmijërinë/adoleshencën
Autobiografia
ngjarjet kanë ndodhur realisht
dëshmi të rëndësishme të jetës

ngjarjet tregohen sipas rendit kronologjik është tekst subjektiv

përdoret gjuha standarde


përshkruan vendet
ku ka qenë shkruhet për t’u
lexuar nga të tjerë

Hapi II. Lexim me kodim të imët të tekstit


Në këtë fazë të mësimit, pasi nxënësit dinë të identifikojnë autobiografinë dhe elementet e saj, mësuesi/ja e
udhëzon klasën të punojë në dyshe me teknikën lexim me kodim të imët të tekstit.
Ata do të identifikojnë në tekstin e dhënë në libër veçori të autobiografisë.
Mësuesi/ja u sugjeron shenjat e mëposhtme për:

AP - ato pjesë, ku autori dhe protagonisti janë një dhe shënojnë ngjarje të ndodhura realisht:
Linda më 29 nëntor 1814.................... edhe për arsye se isha i fundit i klasës ...................
FE - ato pjesë të tekstit ku shoqërohen jo vetëm faktet, por edhe gjendja emocionale
e autorit/ ndjenjat e tij.

Krejt i shkujdesur për të ardhmen, iu kushtova i tëri përsosjes së vetës... i mposhtur nga ethet...Si një makth i
vërtetë... mua më dukej se, mbas kësaj, jeta ime nuk kishte më asnjë kuptim...
D - Ato pjesë të tekstit, të cilat japin dëshmi të rëndësishme edhe për një mjedis apo një epokë historike të
caktuar.
Në vetvete ngjarjet e jetës sime nuk kanë absolutisht asnjë vlerë për njeri.......Por në atë mënyrë që unë i
dhashë veprimin dhe kamjen lartësimit të gjuhës amtare, ruajtjes së Atdheut shqiptar, po ashtu po parashtroj
ndodhitë e jetës sime për vlerën e pashoqe që përmbajnë...
F - nënvizohen foljet dhe përcaktohet koha dhe mënyra në të cilën janë përdorur: koha e pakryer, koha e
kryer, e tashme, më se e kryer, mënyra dëftore, lidhore, kushtore, habitore, dëshirore, urdhërore.
Linda - koha e kryer e
thjeshtë Kishte lindur - e kryer
rridhnin, jepte, ngacmonin, ishin,. rrija, isha - e
pakryer Ndodhet, është - e tashme
Model përgjigjeje
Pasi identifikojnë pjesët, mësuesi/ja i diskuton ato së bashku me nxënësit.
Nxënësit punojnë të pavarur ushtrimet 1, 2, 3, f. 66.

Elementet e autobiografisë
-Ato pjesë ku autori dhe protagonisti janë një dhe shënojnë ngjarje të ndodhura realisht.
Fan Stilian Noli lindi më 6 janar 1882 në Adrianopojë të Turqisë. Ishte i biri i Stilian Nolit dhe i Marie (Golaqi)
Nolit. Ndoqi gjimnazin grek në Adrianopojë dhe mori diplomën Cum laude më 1912 në Harvard. Më 1939
diplomën e Bakolarit në muzikën e Konservatorin e Njunglandit dhe gradën e doktorit të shkencave
filologjike në Universitetin e Bostonit. Është Mitropoliti kryepeshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare. Botimet e
tij përfshijnë dyzet e tre libra
- Pjesë të tekstit ku jepen jo vetëm fakte, por edhe gjendja emocionale e autorit/ ndjenjat e tij.
Është punë e vështirë të shkruante autobiografinë një njeri si unë, që ka provuar të gjitha punërat.....
- Ato pjesë të tekstit të cilat japin dëshmi të rëndësishme edhe për një mjedis apo një epokë historike të
caktuar Përkthimi mjeshtëror i Dhjatës së Re shqip nga Konstandin Kristoforidhi ka qenë një nga librat e
mëdhenj që kam lexuar qysh në moshën 18 vjeç. Ky libër është shkaku që unë u bëra misionar i popullit.
Pas shtatë vjetësh, më 1908 u dorëzova prift nga kryepeshkopi rus në Nju Jork. Më 1922, kur Kisha e
Shqipërisë doli e vetëqeverisur, unë u shugurova peshkop dhe u caktova Mitropolit kryepeshkop i dioqezës
së Durrësit në Shqipëri që përfshinte dhe Tiranën, kryeqytetin. Tani jam kryetar i Kishës Ortodokse Shqiptare
në Amerikë, me qendër në Boston.
Si njeri me prejardhje shqiptare, unë kam dhënë kontributin tim në krijimin e shtetit të pavarur të Shqipërisë, e
cila më parë ishte provincë turke.
- Ato pjesë të tekstit ku është përdorur koha e pakryer ose koha e kryer / kohën e tashme / kohën më se të kryer.
- Ato pjesë të tekstit që tregojnë se kemi renditje kronologjike. pasi mbarova gjimnazin grek të Adrianopojës,
vajta në Athinë, ku kam punuar si karrocier i një tramvaji rrugësh me kuaj. Puna tjetër ishte figurant dhe
zëvendësues, kur autori ra i sëmurë më dhanë rolin e Hamletit. Kur kompania mbeti keq në Aleksandri të
Egjiptit, unë hoqa dorë nga teatri dhe u bëra mësues gjuhe për tre vjet. kur erdha në Shtetet e Bashkuara
më 1906 punova si punëtor i thjeshtë në fabrika të ndryshme në Bufalo, në Nju-Jork e në Boston për dy vjet.

- Gjuha e përdorur: Gjuha standarde


Autori ka zgjedhur vetën e tretë për përshkrimin e ngjarjeve, foljet janë përdorur në mënyrën dëftore, në:
- kohën e kryer të thjeshtë - lindi, ndoqi, mori, ra, u bëra, hoqa, punova, u shugurova, doli, u caktova,
- kohën e pakryer- ishte, përfshinte
- kohën e tashme - është, përfshijnë...
- e kryer - kam punuar, ka provuar, kam lexuar, kam dhënë

Hapi III: Shkrim i shpejtë


Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të shkruajnë autobiografinë e jetës së tyre duke u
mbështetur në shembujt e trajtuar në klasë. Nxënësit do të përqendrohen në elementet e strukturës së
autobiografisë.

Vlerësimi
Përgjatë kësaj ore mësimi, mësuesi/ja mund të bëjë një vlerësim të vazhdueshëm me gojë mbi përparimin e
nxënësve, me qëllim identifikimin e njohurive, interesave, aftësive apo shkathtësive që kanë fituar nxënësit
në lidhje me tematikën e trajtuar gjatë mësimit. Ky vlerësim mund të shoqërohet edhe me shënime specifike
për nivelet e të nxënit.

Detyrë shtëpie: ushtrimi 12, faqe 69.


Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: XI
Tematika: Llojet e teksteve. Teksti rrëfyes Situata e të nxënit: Modele e fragmente
Tema mësimore: Ditari ditarësh personalë
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
2. Kompetenca e të menduarit.
3. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.
4. Kompetenca personale.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas Fjalë kyç:
temës mësimore. - tekst rrëfyes,
Nxënësi/ja: - ditar,
- dallon elementet shprehëse-emocionale të ditarit; - elemente gjuhësore,
- vëzhgon anën grafike të këtyre teksteve për të dalluar - strukturë,
elemente të strukturës; - karakteristika,
- analizon tekstet nga ana gjuhësore; - elemente objektive,
- shkruan një faqe ditari. - elemente subjektive.
Burimet: teksti “Gjuha shqipe 11”, e-libri, modele ditarësh Lidhja me fushat e tjera ose me temat
personalë, përvoja të nxënësve. ndërkurrikulare:
• Vendimmarrja morale
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Diskutim i njohurive paraprake; diskutim i ideve; mësimdhënia e ndërsjellë; të mësuarit ndërveprues;
ndërtim i shprehive studimore; shkrim i shpejtë; punë me klasën; punë në
grup punë në dyshe

ZHVILLIMI I MËSIMIT
Material plotësues

Pjesë nga ditari i Naim Frashërit (aktor) “Për herë të parë ndjeva dashuri për një italiane” 3 janar 1941, e
premte:
Ditë e mërzitshme dhe e ngrohtë. Për drekë nuk kishim gjë të mjaftueshme. Për darkë u bëra unë
makarona. 4 janar, e shtunë
Ditë e mërzitshme, kohë e mirë. E para herë që po ha bukë thatë për drekë. Në ora 5 vajta në kinema,
pashë filmin italian “Riformatorio”.
6 janar, e hënë
Ditë e keqe, kohë shiu, prandaj qe shumë e mërzitshme. Mamaja mungonte. 8 janar, e mërkurë
Ditë e parë e Bajramit. Koha e mirë, dita qe e qetë mora këpucë, por s´më pëlqyen, prandaj i ktheva.
Mamaja mungonte.
10 janar, e premte
Ditë shiu dhe ftohtë, mamanë e pritëm dhe nuk erdhi. Por muarëm telegram dhe thoshte se ishte mirë dhe
vjen pas Bajramit.
13 janar, e hënë
Ditë e mërzitshme. Kohë e mirë, por shumë ftohtë. Mamaja erdhi e bleva unazën, bleva edhe këpucët.
21 janar, e martë
Ditë e mirë aspak e mërzitshme, koha e mirë dhe e ngrohtë. Mora mish…. 23 janar, e enjte
Ditë e qetë. Nata qe me grindje. Kohë shiu. 27 janar, e hënë
Ditë e mërzitshme dhe melankolike, sidomos në mëngjes. Koha shumë e bukur dhe e ngrohtë.
Marrë nga interneti.www. lisanet.jhost.co.uk
Hapi I: Diskutim i njohurive paraprake
Mësimi nis me diskutimin e detyrës së shtëpisë: punimin e ushtrimit 12, ku nxënësit do të
shkruanin një autobiografi personale.
Pas diskutimit të detyrës së shtëpisë, mësuesi/ja u kërkon nxënësve të diskutojnë për veçoritë e ditarit dhe
të ndërtojnë një organizues grafik.

Zhvillohet në mënyrë kronologjike Nuk i mbahen të fshehta

Kronikë e jetës Ditari Mbizotëron funksioni shprehës

Tekst narrativ Mik imagjinar

Hapi II: Mësimdhënia e ndërsjellë


(Është teknikë që u shërben nxënësve që të lexojnë me kujdes për të kuptuar. Me këtë teknikë jo vetëm u
japin mësim shokëve të tyre ,por edhe praktikojnë shprehi të rëndësishme të të kuptuarit. Mësimdhënia e
ndërsjellë u mëson nxënësve të lexojnë për të kuptuar, të gjejnë idetë kryesore, hollësitë, lidhjet midis ideve
dhe tekstit.)
Në këtë fazë të mësimit, mësuesi/ja u sugjeron nxënësve të ndahen në grupe me nga 4- 5 nxënës. Çdo njëri
prej tyre do të luajë rolin ë mësuesit, duke u shpjeguar të tjerëve një paragraf të caktuar nga mësimi. Pas
kësaj etape, mësuesi/ja mund të bëjë pyetje për idetë kryesore, pjesët e vështira etj. Nxënësit e ndarë në
grupe shpjegojnë ditarin.
Mirë është që nxënësit të ndajnë pjesën që do të shpjegojnë në pjesë duke u mbështetur edhe në shembujt
e librit. Përqendrojnë vëmendjen në strukturën e ditarit.

Modele përgjigjeje

Ditari
• Renditja kronologjike e ngjarjeve:
Në mëngjes më 9 ktheva inglisht konditat e kuvendit.... Më 11 vajtëm në Bangat e Shaënut...
Më 1 pas dreke mbledhja e.... Më 4 gjer më 8 godita.......
Më pas nxënësit punojnë në dyshe me ushtrimet 4.5. 6. 7
Vendosja e datës dhe shpesh e vendit në krye të faqes
E shtunë, korrik 14, 1917. Të dielën 15 korrik
Përdorimi i foljeve në vetën e parë:
ktheva, godita, çova,
Mbizotërimi i kohës së tashme dhe kohës së kryer të thjeshtë:
e përment, shkruan, falenderon, dërgova, çfaq ….
Gjuha e përdorur e afërt me gjuhën e folur:
Të dielën 15 korrik
Më 3 P.M, Konferencë inglisht për Kryqin e Kuq në Worcester
Ndërtimi sintaksor i thjeshtë:
I çova një telegram Kastoldit dhe M. Konzitës

Punohet ushtrimi 4: Elementet e ditarit


Shkrimi i datës në krye të
faqes E martë, më 13.02 1979
Renditja kronologjike ngjarjeve
Dje ishim me mamin te babi dhe daja. Na lajmëruan që të shtunën. Të dielën unë shkova në Elbasan për të
blerë ushqime, u nisa me autobusin e mëngjesit dhe u ktheva me të orës
11.30. Nga daja nuk shkova fare. Pjesën e kohës që më mbeti e lirë e kalova në bibliotekë.
Mbizotërimi i vetës së parë: Ne ishim, unë shkova...
Mbizotërimi i kohës së tashme në përshkrimin e situatave dhe në reflektimet e brendshme dhe koha e kryer
e thjeshtë për rrëfimin
Koha e kryer e thjeshtë – u nisëm, shkova, kalova, u shpërndanë, ...
Koha e tashme – luajnë, kalojnë, vjen,.....

Gjuha joformale, e afërt me gjuhën e folur, me përsëritje, me fjali njëkryegjymtyrëshe dhe shkurtime.
Tani çdo gjë më duket e huaj, pa kuptim, gati qesharake... Gazeta, fjalë... dhe babai im atje. për 18 vjet rresht
...babai im...
Ndërtime sintaksore të thjeshta
Dje ishim me mamin te babi dhe daja. Na lajmëruan që të shtunën.
Nga daja nuk shkova fare. Na shoqëronin dy çuna.
Këtë na e komunikuan në çastin e fundit.....Për 18 vjet rresht.
Babai im.

Ushtrimi 6
- ishim – folje në mënyrën dëftore, koha e pakryer, veta I, shumës
- lajmëruan - folje në mënyrën dëftore, koha e kryer e thjeshtë, veta III, shumës
- shkova - folje në mënyrën dëftore, koha e kryer e thjeshtë, veta I, njëjës
- shoqëronin - folje në mënyrën dëftore, koha e pakryer, veta III, shumës
- komunikuan - folje në mënyrën dëftore, koha e kryer e thjeshtë, veta III, shumës
- të kujtoja - folje në mënyrën lidhore, koha e pakryer, veta I, njëjës
- të takohemi - - folje në mënyrën lidhore, koha e tashme, veta I, shumës
- kishim folur - folje në mënyrën dëftore, koha e kryer, veta I, shumës
- do të kalojnë - folje në mënyrën dëftore, koha e ardhme, veta III, shumës

Hapi III: Shkrim i shpejtë


Në këtë fazë të mësimit mësuesi/ja u kërkon nxënësve të shkruajnë një fletë ditari. Përpara se nxënësit të
punojnë të pavarur, mësuesi/ja diskuton mbi mënyrën e prezantimit të tyre. Dëgjon përgjigje të ndryshme të
nxënësve.
Nxënësit shkruajnë të pavarur një faqe ditari.

Vlerësimi
Përgjatë kësaj ore mësimi, mësuesi/ja mund të bëjë një vlerësim të vazhdueshëm me gojë mbi përparimin e
nxënësve, me qëllim identifikimin e njohurive, interesave, aftësive apo shkathtësive që kanë fituar nxënësit
në lidhje me tematikën e trajtuar gjatë mësimit. Ky vlerësim mund të shoqërohet edhe me shënime specifike
për nivelet e të nxënit.

Detyrë shtëpie: Sillni në klasë lloje të ndryshme letrash personale.

220
Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: XI
Tematika: Llojet e teksteve. Teksti rrëfyes Situata e të nxënit: Modele letrash
Tema mësimore: Letra personale personale.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
2. Kompetenca e të menduarit.
3. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.
4. Kompetenca personale.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës Fjalë kyç:
mësimore. - letër personale,
Nxënësi/ja: - tekste rrëfyese.
- dallon elementet shprehëse-emocionale të letrës personale;
- vëzhgon anën grafike të këtyre teksteve për të dalluar
elemente të strukturës;
- analizon tekstet nga ana gjuhësore;
- shkruan një letër personale.

Burimet: teksti “Gjuha shqipe 11”, e-libri, modele letrash perso- Lidhja me fushat e tjera ose me
nale, përvoja të nxënësve. temat ndërkurrikulare:
• Vendimmarrja morale.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
diskutim i njohurive paraprake;diskutim i ideve; mësimdhënia e ndërsjellë të mësuarit ndërveprues;
ndërtim i shprehive studimore; shkrim i shpejtë; punë në dyshe; punë me klasën; punë në grup

ZHVILLIMI I MËSIMIT

Letër e Migjenit (shkëputur nga vepra e Migjenit, faqe 310)


I dashtuni Teufik
Torino, më 11.IV.1938
Dje e mora kartolinën tande. S’mbaj mend premtimin. Megjithatë, kam dashtë me të shkrue para disa ditëve,
por, thash: mos e trazo në qetsin e tij dhe lene të fryhet.
Unë me shëndet nuk jam kenë aq keq, por erdha këtu në senatorium për mjekue hallin e vjetër. Tash një ditë më
vizitoi “primariumi” dhe më tha që në ditt e para të qershorit mund të shkoj në bjeshkë. Domethenë, punët i kam
mirë.
Në ket senatoriunm është pak mërzi dhe s’ka ambient divertues për mue. Dhe në gjuhë nuk jam tue përfitue
shumë, mbasi flasin në dialektin piemontez. Për mue i vetmi kalim kohe është leximi. Jam tue këndue veprat
e Emil Ludvig. asht biografist me famë. Kam këndue “Napoleonin” e tij, tashti jam tue këndue” Goethe”, janë
vllime të mëdha.
Nse don me ditë gja për Torinon. Torino asht Torino. Ti ke gabue që, tue ditë pakë a shumë italishten, nuk ke
ardhë këndej pari. Mësohet diçka nga një botë krejt tjetër e bukur. ( Me mësue thash e jo me simpatizue- të
mos më kuptosh keq). Nsa shkruhej kështu unë të kam parasysh ty e jo Elez (in )...
Pothuaj tash dy muej asht tue na mbajtë një kohë shumë e bukur. Mos t’isha ndrye në këtë senatorium” kara
gegë),- do t’i shijojshe bukurinat e Torinos pranveruer pranë lumit Po. Megjithatë, me leje mund të dal por sa
para bën për një ose dy ditë.
Nuk jam konden me katrolinën e jote, pres letër nga ti si tjera herë. Se ti mund t’i dish mirë të rejat e të vjetrat
Shkodrës-loce.
“ Vllaznia” a po tregohet dinamike? Të fala ty dhe shokëve - Milloshi
Letërkëmbimi i panjohur me familjen i Nënë Terezës
Letër dërguar vëllait Lazër:
12 maj 1963:
E mora letrën tënde. Ju falënderoj për lutjet tuaja, të cilat më ndihmojnë të bëj më të mirën e Zotit (...). Ne
tani jemi 180 motra. Tashmë kemi nisur të kemi edhe Vëllezër.
Unë e kam harruar shqipen dhe për këtë nuk arrij t’ju shkruaj më shumë. Lutuni për mua. Dhe unë do të lutem
për ju.
Dashuria e Zotit qoftë me ju.
Marrë nga interneti www.fryma. Blogspot.com

Hapi I: Diskutim i njohurive paraprake


Mësimi nis me diskutimin e detyrës së shtëpisë: nxënësve u është kërkuar të sjellin lloje të ndryshme letrash
personale.
Pas diskutimit të detyrës së shtëpisë mësuesi u kërkon nxënësve të diskutojnë për veçoritë e letrës perso-
nale dhe të ndërtojnë një organizues grafik.

ka lidhje mes dhënësit dhe marrësit të tekstit


është tekst narrativ

Letra personale
tekst shprehës emocional shprehin përshtypjet e shkruesit

përmbajnë element subjektive trajton çështje që kanë të bëjnë me jetën personale

Hapi II: Mësimdhënia e ndërsjellë


Në këtë fazë të mësimit, mësuesi/ja u sugjeron nxënësve të ndahen në grupe me nga 4- 5 nxënës. Çdo
njëri prej tyre do të luajë rolin e mësuesit, duke u shpjeguar të tjerëve një paragraf të caktuar nga mësimi.
Pas kësaj etape, ai mund të bëjë pyetje për idetë kryesore, pjesët e vështira etj. Nxënësit e ndarë në grupe
shpjegojnë letrën personale.

Letra personale
Letra personale ka strukturë të ngjashme me letrën zyrtare, në elementet themelore. Ajo që e bën të ndryshme
është informacioni që përcjell dhe mënyra shumë personale e komunikimit të tij.

• Vendi nga shkruhet letra dhe data: Torino, më 11. IV. 1938
• Formula hyrëse: I dashtun Teufik
• Hyrja: Dje e mora kartolinën tande. S’mbaj mend premtimin. Megjithatë, kam dashtë me të shkrue para
disa ditëve, por, thash: mos e trazo në qetsin e tij dhe lënë të fryhet.

• Pjesa qendrore:
Unë me shëndet nuk jam kenë aq keq, por erdha këtu në senatorium për mjekue hallin e vjetër. Tash një ditë
më vizitoi “primariumi” dhe më tha që në ditt e para të qershorit mund të shkoj në bjeshkë. Domethenë,
punët i kam mirë.
Në ket senatoriunm është pak mërzi dhe s’ka ambient divertues për mue. Dhe në gjuhë nuk jam tue përfitue
shumë, mbasi flasin në dialektin piemontez. Për mue i vetmi kalim kohe është leximi. Jam tue këndue veprat
e Emil Ludwig asht biografist me famë. Kam këndue “Napoleonin” e tij, tashti jam tue këndue” Goethe”,

222
janë vllime të mëdha.
Nse don me ditë gja për Torinon.. .Torino asht Torino. Ti ke gabue që, tue ditë pakë a shumë italishten, nuk ke
ardhë këndejpari. Mësohet diçka nga një botë krejt tjetër e bukur. ( Me mësue thash e jo me simpatizue- të
mos më kuptosh keq). Nga sa shkruhej kështu unë të kam parasysh ty e jo Elez ( in ).....
•Formula përmbyllëse
Të fala ty dhe shokëve
• Firma Milloshi

Hapi III: Shkrim i shpejtë


Në këtë fazë të mësimit mësuesi u kërkon nxënësve të shkruajnë një fletë ditari. Përpara se nxënësit të
punojnë të pavarur, mësuesi/ja diskuton mbi mënyrën e prezantimit të tyre. Dëgjon përgjigje të ndryshme të
nxënësve.
Nxënësit shkruajnë të pavarur një letër personale.

Vlerësimi
Përgjatë kësaj ore mësimi, mësuesi/ja mund të bëjë një vlerësim të vazhdueshëm me gojë mbi përparimin e
nxënësve, me qëllim identifikimin e njohurive, interesave, aftësive apo shkathtësive që kanë fituar nxënësit
në lidhje me tematikën e trajtuar gjatë mësimit. Ky vlerësim mund të shoqërohet edhe me shënime specifike
për nivelet e të nxënit.

Detyrë shtëpie: Sillni në klasë lloje të ndryshme tekstesh rrëfyese (autobiografi, letra personale, ditarë).

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: XI


Tematika: Llojet e teksteve. Teksti rrëfyes Situata e të nxënit: Punë me
Tema mësimore: Ushtrime (autobiografia, letra, ditari) tekstin

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:


1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
2. Kompetenca e të menduarit.
3. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.
4. Kompetenca personale.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës Fjalë kyç:
mësimore. - autobiografia,
Nxënësi/ja: - letra,
- identifikon elementet karakteristike të autobiografisë, ditarit dhe letrës; - analiza gjuhësore,
- bën analizën gjuhësore të autobiografisë, ditarit e letrës - ditari;
- përcakton mënyrën e renditjes së ngjarjeve në këto lloj tekstesh - tekste rrëfyese,
- shkruan fragmente autobiografish për veten, faqe ditari ose letra - struktura.
personale.
Burimet: teksti “Gjuha shqipe 11”, e-libri, modele autobiografish, modele Lidhja me fushat e tjera ose
ditarësh, modele letrash, përvoja të nxënësve. me temat ndërkurrikulare:
• Vendimmarrja morale.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Punë e pavarur, diskutim, punë e drejtuar, analizë rastesh.

ZHVILLIMI I MËSIMIT

Ushtrimi 1. Elementet biografike që duhet të identifikohen janë;


 Koha vende që lidhen me momente kyçe të jetës, ditëlindja, vendlindja etj. (6 janar 1882, Universiteti i
Bostonit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës etj.).
 Dëshmi historike që lidhen me momente të veçanta të jetës (1939, 1912)
 Koha e përdorur te foljet gjatë rrëfimit (lindi, ndoqi-kryer e thjeshtë, përfshijnë - e tashme,
 Pasqyrimi i gjendjes emocionale krahas fakteve (kam dhënë kontributin tim)

Ushtrimi 2. Është përdorur në pjesën më të madhe renditja kronologjike e ngjarjeve.

Ushtrimi 3. Shihni pikën 3, ushtrimi 1.

Ushtrimi 4. Elementet e ditarit që duhen evidentuar janë:


 Renditje kronologjike e ngjarjeve.
 Dhënia e datës dhe e vendit në krye të faqes (e martë, 13.02.1979)
 Përdorimi i foljeve në vetën e parë (shkova, përpiqesha)
 Mbizotërimi i kohës së tashme në përshkrime e reflektime të brendshme
 Gjuha joformale (e zuri makina, blej ushqime, me gaz)
 Ndërtim i thjeshtë sintaksor (Dje ishim me mamin te babi dhe daja)

Ushtrimi 5. Kryesisht ngjarjet janë në renditje kronologjike

Ushtrimi 6. Është përdorur mënyra dëftore koha e pakryer


Ushtrimi 7. Është respektuar kryesisht standardi sepse nuk ka fjalë në dialekt as nga ana leksikore as nga
ana fonetike. Dritta Çomo ka qenë e shkolluar si personalitet

Ushtrimet 8, 9, 10, 11, 12, 13 të ndahen nxënësit dhe të punohen në çift ose në mënyrë personale.
Nëse nuk përfundohet në klasë detyra përfundohet në shtëpi dhe të bëjë pjesë në vlerësimin e dosjes.

Vlerësimi: Sipas gjykimit të mësuesit/es, me gojë e motivues. Detyrat e pavarura në klasë ose në shtëpi
mund të jenë pjesë e vlerësimit në dosje.

Detyrë shtëpie dhe punë e pavarur: Vazhdohen në shtëpi punimet e nisura në klasë.
Libër mësuesi / “Gjuha shqipe 11”

TEST - TREMUJORI I DYTË

Periudha: janar-mars Emri / mbiemri

Letërsia shqipe: një histori e shkurtër

Letërsia shqipe është një letërsi europiane e, megjithatë, ajo është zhvilluar relativisht e veçuar
nga kultura mbizotëruese europiane. Shqiptarët, të cilët rrjedhin nga fiset nomade vendëse të Ballkanit
Jugperëndimor, i konsoliduan vendbanimet e veta larg udhëkryqeve më të rrahura të qytetërimit
evropian. Kultura e tyre ka qenë dhe mbetet një kulturë krejt e ndryshme dhe unike, ndërsa letërsia e
tyre e shkruar edhe sot pasqyron shumë prej karakteristikave të saj të veçanta. Madje, ky është një prej
faktorëve që e bën letërsinë shqiptare kaq të mahnitshme.
Vëllimi “Letërsia shqipe: një histori e shkurtër” orvatet të mbushë këtë zbrazëti, duke bërë një përshkrim
të përmbledhur të zhvillimit të të shkruarit krijues në gjuhën shqipe. Ai përqendrohet tek autorët dhe
rrymat më kryesore të letërsisë shqipe, që prej teksteve më të hershme në shekujt e trembëdhjetë,
pesëmbëdhjetë dhe gjashtëmbëdhjetë, deri te fillimi i mijëvjeçarit të ri, dhe është shkruar duke pasur
parasysh një lexues të zakonshëm. Si i tillë, libri mund të jetë i dobishëm si udhëzues për të gjithë ata,
fushat e interesit të të cilëve përfshijnë kulturat ballkanike, letërsinë e krahasuar dhe historinë e kulturës
europiane në përgjithësi.
Letërsia shqipe u zhvillua relativisht vonë dhe rritja, madje edhe vetë ekzistenca e saj, është rrezikuar
në shumë periudha. Libri i parë i botuar në gjuhën shqipe, sipas të dhënave që kemi, u shkrua në vitin
1555. Por pavarësisht nga ai dhe nga vepra të tjera të hershme, për letërsi kombëtare në Shqipëri mund
të flitet me vetëm nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë e më tej.
Fillesat e shëndosha të letërsisë moderne në vitet 1930 u shfarosën pa mëshirë nga udhëheqësit
stalinistë, që morën pushtetin në vitin 1944 dhe e mbajtën deri në vitin 1990. Dhe, së fundi, me të
rënë diktatura, letërsia shqiptare e realizmit socialist, krijesë e regjimit komunist, u bë e vjetruar dhe e
padëshirueshme.
Për periudha të tëra historike, për shqiptarët ka qenë e ndaluar me ligj që të shkruanin dhe botonin
në gjuhën e tyre. Librat dhe shkollimi në shqip ishin të ndaluar në të gjithë Shqipërinë pothuaj deri në
fund të sundimit otoman në vitin 1912, dhe një ndalim i ngjashëm, herë zyrtar dhe herë jozyrtar, ka qenë
në fuqi edhe në Kosovë nën sundimin serb, deri në vitet 1960.
Pas një mungese të gjatë, gjashtë deri në shtatë milion shqiptarët e Ballkanit po rifitojnë tani vendin e
tyre në Europë dhe kultura e tyre në lulëzim meriton më shumë njohje e vlerësim. Do të shpresoja që ky
libër të japë shtysën e nevojshme për këtë.

ROBERT ELSIE, “Malet Eifel”, Gjermani, maj 2005


Përktheu nga anglishtja: Majlinda Nishku
1. Lexoni tekstin e mësipërm dhe rrethoni përgjigjen e saktë.
I. Teksti i mësipërm është: 1 pikë
a. përshkrues;
b. informues;
c. udhëzues;
d. rrëfyes.

II. Qëllimi kryesor i shkrimit të mësipërm është: 1 pikë


a. përmbledhja e librit “Letërsia shqipe”;
b. historia e letërsisë shqiptare;
c. historia e shqiptarëve;
d. dokumentet e para të gjuhës shqipe.

III. Duke iu referuar tekstit të mësipërm, letërsia moderne shqipe i ka fillesat: 1 pikë
a. në vitin 1944;
b. në vitet ’30;
c. pas viteve ’90;
d. në vitin1912;

2. Përgjigjuni shkurt kërkesave të mëposhtme.


a) Shkruani dy prej informacioneve kryesore që jep teksti i mësipërm. 1 pikë
....................................................................................................................................................
....................................................................................................................................................

b) Cili është qëllimi i shkrimit të tekstit? 1 pikë


....................................................................................................................................................
....................................................................................................................................................

c) Evidentoni disa nga informacionet kohore në tekst. 1 pikë


....................................................................................................................................................
....................................................................................................................................................

3. Plotësoni në mënyrë të përmbledhur elementet e skemës së komunikimit. 6 pikë


dhënësi: ........................................................................................................................................
marrësi: .........................................................................................................................................
referenti: ........................................................................................................................................
mesazhi: .......................................................................................................................................
kanali: ...........................................................................................................................................
kodi: .............................................................................................................................................
4. Riformuloni me fjalët tuaja tezën e objektit kryesor të informacionit në tekst. 2 pikë
.......................................................................................................................................................
.......................................................................................................................................................

5. Nënvizoni në tekst një opinion. 1 pikë


.......................................................................................................................................................

6. Bëni analizën gjuhësore të leksikut në tekstin e mësipërm.


a) Shkruani pesë fjalë të leksikut formal, karakteristike për tekstin. 1 pikë
....................................................................................................................................................
....................................................................................................................................................
b) Evidentoni 5 fjalë të leksikut të specializuar në tekst. 1 pikë
....................................................................................................................................................
....................................................................................................................................................

6. Formuloni një përkufizim për termin letërsi bazuar në tekstin e mësipërm. 1 pikë
..........................................................................................................................................................

7. Tregoni si janë renditur informacionet në tekst dhe argumentoni. 2 pikë


a) Në mënyrë kronologjike;
b) Sipas renditjes shkak-pasojë;
.....................................................................................................................................................
......................................................................................................................................................

8. Sipas përzgjedhjes së mësipërme, paraqiteni në mënyrë skematike mënyrën e renditjes


së informacionit në tekstin e mësipërm. 1 pikë
..........................................................................................................................................................

9. Gjeni dy karakteristika gjuhësore që përcaktojnë mënyrën e renditjes së informacionit në tekst.

2 pikë
....................................................................................................................................................

10. Evidentoni elementet e një lloji tjetër teksti, brenda tekstit të dhënë. Përcaktoni llojin e tij.
2 pikë
.............................................................................................................................................................

11. Bëni analizën gjuhësore të tekstit të dhënë. 2 pikë


a) Koha e foljeve ................................................................................
b) Mënyra e foljeve...................................................................................
12. Plotësojini fjalitë e dhëna me ndajfolje. 3 pikë
- Libri i parë i botuar në gjuhën shqipe u shkrua (ndajfolje në shkallën sipërore) ..........................
- Fillesat e shëndosha të letërsisë moderne u shfarosën (ndajfolje në shkallën krahasore) ...............
- Do të shpresoja që ky libër të japë .........................

13. Thoni rasën e parafjalëve të nënvizuara. 3 pikë


Ai përqendrohet tek autorët dhe rrymat më kryesore të letërsisë shqipe, që prej teksteve më të hershme në
shekujt e trembëdhjetë, pesëmbëdhjetë dhe gjashtëmbëdhjetë, deri tek fillimi i mijëvjeçarit të ri
-tek................................................................................................................................................
- prej..............................................................................................................................................
- në ...............................................................................................................................................

14. Gjeni dhe vendosni në tabelë lidhëzat në tekstin e mëposhtëm. 2 pikë


Për periudha të tëra historike, për shqiptarët ka qenë e ndaluar me ligj që të shkruanin dhe botonin
në gjuhën e tyre, sepse i tillë ka qenë zhvillimi historik në të. Kultura e tyre ka qenë dhe mbetet një
kulturë krejt e ndryshme dhe unike, ndërsa letërsia e tyre e shkruar edhe sot pasqyron shumë prej
karakteristikave të saj të veçanta, kështu që ajo është një pasqyrë e qartë e kombit shqiptar.

Lidhëza bashkërenditëse Lidhëza nënrenditëse

Nota 4 5 6 7 8 9 10
Pikët 0-8 9-12 13-16 17-22 23-28 29-32 33-35
Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: XI

Tematika: Përdorimi i drejtë i gjuhës Situata e të nxënit: Punë me tekstin


Tema mësimore: Rrethanorët
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
2. Kompetenca e të menduarit.
3. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyç:


Nxënësi/ja: - rrethanorë,
- rikujton njohuritë rreth rrethanorit; - lloj,
- klasifikon rrethanorët sipas llojit të tyre; - veçori gramatikore
- dallon me se shprehen rrethanorët;
- përcakton se ç’tregon rrethanori;
- përdor si duhet rrethanorët.

Burimet: teksti “Gjuha shqipe”, e-libri, fjalorë, tekste të ndryshme, burime të Lidhja me fushat e
tjera. tjera ose me temat
ndërkurrikulare:
• Letërsi
• Arte
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Diskutim; stuhi mendimesh; punë e pavarur; tabela INSERT; organizuesi grafik; punë e pavarur dhe në grup.

ZHVILLIMI I MËSIMIT
Hapi I: Diskutim
Kontrollohen e diskutohen detyrat e shtëpisë. Mësuesi/ja organizon mësimin me pyetje nga mësimi i kaluar,
për të nxitur diskutimin në klasë, duke pyetur për:
- Çfarë tregon rrethanori?
- Sa lloje rrethanorësh kemi?
- Ilustroni me shembuj për secilin rast të përmendur.

Hapi II: Stuhi mendimesh


Mësuesi/ja shkruan në tabelë titullin e mësimit “Rrethanorët” dhe drejton pyetje:
-Ç’dini ju për rrethanorin?

gjymtyrë e dytë e fjalisë plotëson fjalinë

qëllimi
vihet në marrëdhënie rrethanore Rrethanorët
shkaku
vendi
mënyre kushti
kohe lejimi sasie
Jepet përkufizimi i rrethanorit:

Rrethanori është gjymtyra e dytë e fjalisë, që vihet në marrëdhënie rrethanore me gjymtyrën prej së
cilës varet dhe lidhet me të me drejtim ose bashkim. Rrethanori tregon kryesisht: vend, kohë, shkak,
qëllim, mënyrë, sasi, por edhe raporte të tjera. Rrethanori varet nga një gjymtyrë që shprehet me folje,
me mbiemër dhe me ndajfolje.

Hapi III: Praktikë e pavarur, INSERT


Lexohet fragmenti i dhënë në tekst. Mësuesi orienton nxënësit të ndalen te nënvizimi i rrethanorëve.
“Në kohët e mia mund të hyje në kinema në çdo moment, e kam fjalën edhe në mes të spektaklit, arrije aty
ndërkohë që po ndodhnin disa gjëra dhe përpiqeshe të kuptoje se çfarë kishte ndodhur më parë. Ja, pra,
jeta është si një film i kohëve të mia. Ne vijmë në jetë, ndërkohë që shumë gjëra kanë ndodhur tashmë, prej
qindra e mijëra vjetësh dhe është e rëndësishme të kuptosh atë që ka ndodhur para se ne të lindnim. Do të
vijë dita kur do të jesh plak dhe do të ndihesh sikur ke jetuar 1000 vjet, sepse do të jetë sikur ti të kishe qenë
i pranishëm në betejën e Vaterlosë, të kesh ndihmuar në vrasjen e Jul Cezarit, apo të kesh qenë disa hapa
larg nga vendi ku Bertoldi i quajtur i Ziu, i cili teksa përziente substanca për të gjetur mënyrën e prodhimit të
arit, gabimisht zbuloi barutin dhe hodhi veten në erë (dhe mirë iu bë!). Të tjerë miq të tu, që nuk do të kenë
kultivuar kujtesën e tyre, do të kenë jetuar një jetë të vetme, të tyren, që duhet të ketë qenë kushedi sa
melankolike dhe e varfër në emocione. Kultivoje, pra, kujtesën tënde”.

Mësuesi/ja tërheq vëmendjen e nxënësve te njohuritë e rikujtuara deri tani. Për realizimin e dhënies së
njohurive, mësuesi/ja mbështetet te metoda Tabela INSERT. Mësuesi u ndan nxënësve një listë me pyetjet e
mëposhtme:
- Çfarë përcaktojnë rrethanorët?
- Si klasifikohen rrethanorët në gjuhën shqipe?
- Me se shprehen rrethanorët?
- Nga se varet rrethanori?
- Ilustro me shembuj.

Ora vazhdon me plotësimin e tabelës së INSERT-it për njohuritë e marra nga informacioni i lexuar.
Vazhdohet me leximin e tekstit nga nxënësit dhe vendosja e shenjave. Nënvizimet e bëra nga nxënësit në
libër hidhen në tabelën e INSERT-it.

√ + - ?

Nënvizimet e bëra nga nxënësit në libër hidhen në tabelën e INSERT-it në formën e informacioneve të fituara.

Hapi IV: Organizuesi grafik


Mësuesi/ja vijon me shpjegimin e njohurive të reja duke përdorur metodën e organizuesit grafik, me qëllim
që nxënësit të argumentojnë se me çfarë shprehen rrethanorët.

me ndajfolje ose shprehje me emër me ose me parafjalë


ndajfoljore
Rrethanorët shprehen me:
me forma të pashtjelluara me grup emëror

231
Hapi IV: Punë e pavarur në grup
Për të përmbledhur njohuritë e marra në mësimin e ditës, mësuesi/ja i kushton kohë zgjidhjes së ushtrimeve
në mënyrë të pavarur.
Jepen për t’u punuar ushtrimet f. 179-180.

Shembuj zgjidhjesh
Ushtrimi 1
Persqopi është një nga vendbanimet ilire më të rëndësishme në zonën e Tiranës. Duke iu referuar
periodizimit të fortifikimeve të Ilirisë Jugore dhe të Epirit, nga pikëpamja arkitektonike, Persqopi daton që nga
gjysma e dytë e shek. IV p. K. Pozicioni strategjik i tij bënte të mundur kontrollimin e një territori të gjerë dhe
të rrugëve që kalonin në këto vise. Ky është i vetmi fragment i murit fortifikues, më i larti i konservuar në të
gjithë territorin e Shqipërisë. Muri është i gjatë rreth 60 metra dhe i lartë 7 metra, me 10 rreshta gurësh të
ndërtuar në mënyrë izodomike. Muret janë ndërtuar me dy parete me blloqe guri kuadratik. Përveç mureve
antike, në Persqop ruhen dhe gjurmë të shumta të banesave, si dhe gjurmët e një varri dhe të një ujësjellësi
që furnizohej me ujë nga mali Vilë. Këto të dhëna janë tregues fort i rëndësishëm i fuqisë ushtarake,
ekonomike dhe politike të vendbanimit antik të Persqopit.

Rr.kohe Rr.vendi Rr.mënyre Rr.sasie Rr.kushti Rr.shkaku Rr.qëllimi Rr.lejimi


nga në zonën e Duke iu rreth 60
gjysma e Tiranës, në referuar, nga metra, 10
dytë këto vise, pikëpamja rreshta
në të gjithë arkitektonike, gurësh
territorin, në mënyrë
nga mali izodomike,
Vilë

Ushtrimi 2
Plejada e shqiptarëve të shquar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfshin Xhon Belushin, komedianin e
Hollivudit, që pak vite më parë (ndajfolje) bëri tërë Amerikën të qeshë, por që humbi jetën në moshë (emër
me parafjalë) fare të re. Vëllai i tij, Xhejms Belushi, është sot një aktor i njohur. Xhon Belushi në ato vite
(grup emëror) ishte talent gjenial, komik i madh, fenomen i pakrahasueshëm, mit i Amerikës. Kurba
meteorike e tij ka shërbyer gjithmonë (ndajfolje) për të ngritur legjenda rreth tij (grup emëror), ku pasqyrohen
vetitë dhe talenti i madh prej komiku unik. Xhon Adam Belushi lindi në Çikago (emër me parafjalë), Ilinois,
më 24 janar 1949 (grup emëror), nga prindër shqiptarë. Xhejms Belushi është përfaqësues i fëmijëve të
brezit të vjetër, që kanë menduar të vijnë në Shqipëri(emër me parafjalë), pasi e konsiderojnë një amanet
familjar.

Ushtrimi 3
Një statujë në nder të Gjergj Kastriot Skënderbeut do të plotësojë më mirë (ndajfolje) sheshin me emrin e tij
në Paris. I ndodhur në zonën 19 të kryeqytetit francez, sheshi “Skanderbeg” mori këtë emër në vitin 1967.
Por ai ka shumë vjet (grup emëror) që vuan mungesën e një statuje në nder të Heroit Kombëtar. Statuja që
do të realizohet, do të jetë e lartë rreth 5 metra (grup emëror). “Skënderbeu i Parisit” do ta ketë kokën lart
(ndajfolje). Skulptori synon ta paraqesë vizionin e tij me qartësi (emër me parafjalë) dhe ka shumë muaj
(grup emëror) që punon me shumë intensitet (grup emëror), për shkak të rëndësisë (grup emëror) që ka kjo
vepër. Skënderbeu do të paraqitet me shumë madhështi (grup emëror), si udhëheqësi i madh i shqiptarëve.
Për të arritur (formë e pashtjelluar) këtë qëllim, autori ka përfshirë pa kursyer (formë e pashtjelluar) një sërë
elementesh identifikuese të Skënderbeut.
Ushtrimi 4
1. Biseduan më shumë se një orë (grup emëror) me njëri-tjetrin. 2. Me gjithë frikën (me grup emëror) që
kishte, ia doli të fliste shumë mire para publikut. 3. Ishin takuar disa here (grup emëror). 4. Në rast alarmi
(grup emëror), fikni dritat! 5. Kishte blerë dy kilogramë (grup emëror) mollë. 6. Kjo nuk mund të arrihet pa
pjesëmarrjen (grup emëror) e të gjithëve. 7. Ishte shumë (ndajfolje) e lumtur për këtë arritje. 8. Duke punuar
shumë (ndajfolje), rriten mundësitë për të arritur qëllimin. 9. Ndodheshin shumë larg (ndajfolje), mijëra
kilometra (grup emëror).
10. S’arrin dot në orar pa nxituar (formë e pashtjelluar)! 11. Pa përgatitjen (grup emëror) tuaj, nuk e fitoni dot
konkursin. 12. Jetonin shumë mire (ndajfolje) pa punuar.

Ushtrimi 5
1. Alba erdhi me makinën (kundrinor) e saj deri në Vlorë (rrethanor). 2. Të (kundrinor) tha gjë (kundrinor) ty
(kundrinor) se ku (rrethanor) do të shkonte? 3. Në kohët e lashta (rrethanor) njerëzit jetonin nëpër shpella
(rrethanor). 4. E (kundrinor) la librin (kundrinor) mbi tryezë (rrethanor) dhe doli nga dhoma (rrethanor). 5. Do
të vij me ty (kundrinor) deri në Durrës (rrethanor), se do të takoj motrën (kundrinor). 6. Në fushë (rrethanor)
kishin mbirë filizat e parë të bimëve. 7. Lodhej gjithë ditën (rrethanor) duke punuar (rrethanor) nga mëngjesi
në darkë vonë në fabrikë (rrethanor). 8. Eci disa kilometra (rrethanor) më këmbë (rrethanor). 9. Po pikturonte
me ngjyra të forta (kundrinor). 10. Kishin folur gjatë (rrethanor) për problemet e saj (kundrinor).

Pasi bëhen vlerësimet për orën e mësimit, jepet si detyrë shtëpie ushtrimi 6, f. 180.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: XI


Tematika: Teksti përshkrues dhe lloje të tjera Situata e të nxënit: Modele tekstesh
Tema mësimore: Teksti përshkrues. Lloji dhe skema përshkruese
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
2. Kompetenca e të menduarit.
3. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.
4. Kompetenca personale.
5. Kompetenca qytetare.
6. Kompetenca digjitale.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas Fjalë kyç:
temës mësimore. - tekst përshkrues,
Nxënësi/ja: - skemë,
- identifikon tekstin përshkrues dhe llojin e tij; - lloj,
- shpjegon konceptin “tekst përshkrues” dhe mënyrën - funksion.
e realizimit të tij;
- dallon funksionin rrëfyes, informues dhe bindës të
teksteve.

232
Burimet: teksti “Gjuha shqipe 11”, e-libri, modele të Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndryshme tekstesh përshkruese, imazhe në foto ose video ndërkurrikulare:
për veshjet popullore shqiptare, përvoja të nxënësve. • Letërsi, Histori, Gjuhë e huaj, Arte, TIK
• Identiteti kombëtar dhe njohja e kul-
turave
• Të drejtat e njeriut.
• Vendimmarrja morale.
• Bashkëjetesa paqësore.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Diskutim i njohurive paraprake; diskutim i ideve; mbajtja e strukturuar e shënimeve; të
mësuarit ndërveprues; rishikim në dyshe; ndërtim i shprehive studimore; punë në grupe; punë
në dyshe
ZHVILLIMI I MËSIMIT
Përshkrimi si pjesë integrale e një teksti

Si duhet lexuar Faik Konica


...Nocioni ‘intertekstualitet” është relativisht i ri. Atë e përdori e para studiuesja frënge me origjinë bullgare,
Julia Kristeva, në fund të viteve ‘60. Postulati i parë teorik i postmodernizmit është: S‘ka tekst pa
intertekst. Intertekstualiteti paraqet komunikimin aktiv të së paku dy teksteve, letrare e joletrare, kurse në
plan më të gjerë ai paraqet komunikimin e një vepre letrare jo vetëm me një tekst tjetër, por edhe me një
kontekst tjetër - me konvenca, kode, mite, norma, rite etj. Ndërkaq, te ne studimet letrare që përdorin
metodën intertekstuale dhe instrumentet e saj janë pothuajse në fillimet e veta. Afërsisht në këtë kohë
botohet në Prishtinë edhe libri “Kujtesa e tekstit” i Kujtim Shalës, në prologun e të cilit shkruhet: Identifikimi
i tekstit/ teksteve në tekst, si kujtesë: si dhe leximi i tekstit nëpërmjet tjetrit konstituojnë “interpretimin e
tekstit”. Disa vite më pas, studiuesja Floresha Dado e përdor me sukses këtë metodë në disa interpretime
letrare. I bindur se teksti i Faik Konicës, i vetmi i kryer përfundimisht, duhet identifikuar si kujtesë, do të
synojë vlerësimin që ka në themel përjetimin e kësaj proze antologjike, si intertekst të sistemit letrar, drejt
të cilit synon të shkojë vepra e këtij autori të madh.

Një ambasadë e Zulluve në Paris


Shkrimi “Një ambasadë e Zulluve në Paris”, i Faik Konicës, është botuar në vitin 1922. Nuk dimë të jetë
plotësuar së paku me ndonjë tekst tjetër të dytë, kur kryetitulli (Katër përralla nga Zullulandi) paralajmëron
për më tepër, konkretisht për katër tekste të zhanrit të përrallës, siç i quan vetë krijuesi, kur tek teksti i
përfunduar nuk ka asnjë tipar të këtij zhanri. Titulli i lidhur ngushtë me temën, në funksionin klasik, jep të
sintetizuar tekstin. Themelin e thurjes së subjektit të përrallës e përbën prishja e harmonisë së raporteve
dhe e rendit ekzistues. Përralla ngjan me botën, ku mrekullitë janë të natyrshme, ndërsa magjitë rregull.
Personazhet e përrallës janë figura të patrupëzuara që veprojnë jashtë hapësirës dhe kohës. Zbërthimi
hapësinor, kohor e psikologjik për përrallën është i huaj… (elemente përshkruese).
Marrë nga Prof. as. dr. Rahim Ombashi http://botimetshqiptare.soup.io/since/40655009

(Këto fragmente janë zgjedhur. për të argumentuar faktin që te teksti informues-paraqitës përshkrimi gjendet i
integruar brenda tekstit, si pjesë e qëllimit të tij.)

Përshkrimi shprehës
Përshkrimi i ndjenjave, gjendjeve shpirtërore, situatave emocionale
Krokatja e korbit
(përshkrim i gjendjes shpirtërore)
Në stuhi
Në atë çast ndjeu një plogështi të jashtëzakonshme. Ajo ia përshkoi tërë trupin. Dhe çdo gjë iu duk e çuditshme, madje edhe vetvetja
qepallave deri te gishtat e dorës që i dridheshin.
Desh të çohej për të ikur prej këtij vendi, por mendimi se, kur të çohej, do të dukej qesharak, e ndali.
Edhe trari mbi derë rënkoi. Rrëkëllima e tij e frikësoi. I frikësuar hyri e u struk brenda, në lëkurën e vet. Rrinte duke dëgjuar vërshëlli
Marrë nga Anton Pashku, “Letërsia bashkëkohore”, faqe 201

Kujtime nga muaji i mjaltit (situata emocionale)


Megjithatë, Ema ndonjëherë mendonte se ato ishin ditët më të bukura të jetës së saj, muaji i mjaltit, siç thuhet ndryshe. Që ta shijon
Marrë nga G. Flober, romani “Zonja Bovari”, pjesa e parë, kreu VII

të dëshirit poetik, merrte fytyrën e nji arratie të mrekullueshme. I pau ata flamuj të shtjelluem në nji dritë të gjallë fitoresh kumbore, në krye të nji k

Përshkrimi bindës (argumentues)


Reklamë
Përshëndetje,
Ndërmarrja jonë ka filluar ndërtimin e kompleksit të ri banesor-afarist në lagjen “Jeta e re”, në Prishtinë, ku
do të ketë 96 banesa me madhësi të ndryshme, si dhe lokale në katin përdhes (të gjitha lokalet, si dhe 24
banesa janë shitur deri më sot). Kjo lagje është e qetë dhe e pastër dhe, po ashtu, nuk është larg qendrës
aktuale (të pjesës së vjetër të Prishtinës)... Vendi ku po ndërtohet ky kompleks banesor-afarist ka afër
shkollën fillore, si dhe çerdhen e fëmijëve, por nuk i ka larg as spitalet, arkivin, si dhe Fakultetin Teknik.
Banesat po ndërtohen me leje ndërtimore nga komuna e Prishtinës, si dhe me standard të klasit të parë
sa i përket ndërtimit, qëndrueshmërisë ndaj tërmeteve, materialeve që përdoren, si dhe pajisjeve në
objekte dhe në banesa veç e veç. Kompleksi përbëhet prej tri objekteve, si dhe pjesës së përbashkët ku
përfshihet
parku, kopshti për fëmijë, parkingu etj. Çdo banesë do të ketë garazhin përkatës nëntokësor... Dera e
hyrjes do të hapet me videofon nga secila banesë. Nëse ju vendosni që tani të merrni banesë nga ne
dhe, nëse ne nuk e përfundojmë banesën tuaj ashtu siç e keni kërkuar dhe në datën e përcaktuar në
kontratë, atëherë prej datës së caktuar juve do t’ ju paguhet qiraja për çdo muaj, për çdo ditë vonesë
Marrë nga reklama e një firme ndërtimi në Prishtinë

Hapi I: Diskutim i njohurive paraprake


Mësuesi/ja e nis mësimin duke e ndarë klasën në gjashtë grupe. Secilit prej grupeve i kërkohet të
përshkruajë një objekt, njeri, kafshë, vend, ndjesi emocionale, gjendje, ndjenjë..., p.sh.: të përshkruajë
qytetin, objektin më të shtrenjtë të fëmijërisë, gjyshen a gjyshin, kafshën shtëpiake të parapëlqyer, gjendje
emocionale, ndjenja etj., duke u ndalur te:
a) qëllimi i përshkrimit,
b) veçoritë e objektit që përshkruhet,
c) lloji i përshkrimit (objektiv a subjektiv)
Pasi nxënësit përfundojnë detyrën në grup, përfaqësuesi i çdo grupi lexon përshkrimin e realizuar dhe vë në
dukje qëllimi, veçoritë dhe llojin e përshkrimit.

Model përgjigjeje
- Çfarë keni përshkruar?
Vend (objekt, person...)
- Cili është qëllimi për të cilin e përshkruat?
Për të informuar (bindur, shprehur ndjenjat, emocionet...)
- Në cilat veçori të objektit të përshkruar u përqendruat?
Në veçori të:
a. pamjes fizike (botës së brendshme shpirtërore),
b. në anë të veçanta të objektit, për të dhënë imazhin e përgjithshëm, c./në të dhëna të detajuara për
objektin për të dhënë imazhin e plotë...
- Sipas jush, ç’lloj përshkrimi është?
Objektiv/subjektiv/shprehës/bindës/informues

U kërkohet nxënësve të argumentojnë përgjigjen duke u mbështetur në elementet përbërëse.

Hapi II: Mbajtja e strukturuar e shënimeve, punë në grupe


Mësuesi/ja u shpërndan nxënësve fisha me tekste të parapërgatitura, ku ka përshkrime dhe u kërkon të
identifikojnë në to elemente të përshkrimit. Diskuton me ta rreth qëllimit të përshkrimit, llojit dhe
karakteristikave të tij.
Mësuesi/ja i ndan nxënësit në tri grupe dhe u shpërndan fisha me tekste ku ka përshkrime, dhe u kërkon të
identifikojnë në to elemente të përshkrimit, të evidentojnë qëllimin dhe karakteristikat e përshkrimit.
Për ta realizuar këtë detyrë ata duhet të lexojnë tekstin e nxënësit dhe të mbajnë shënime për veçoritë e llojit
të tekstit dhe të kërkojnë t’i zbulojnë në tekstin e dhënë.

Grupi I - punon me një tekst narrativ (fragment nga romani Zonja Bovari ose Krokatja e korbit).
Grupi II - punon me një tekst informues-paraqitës (Krokodili ose Fortesa e Beratit).
Grupi III - punon me një tekst argumentues (Reklamë, Greqia - vend turistik e kulturor).

Çdo grup plotëson skemën përkatëse me shënimet e mbajtura dhe ilustron me shembuj. Në fund me të dhënat
e grupeve plotësohet në tabelë grafiku organizues, si më poshtë, të cilin mësuesi/ja mund të ketë parapërgatitur
në një tabak të madh letre dhe e vendos në tabelë. Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të përqendrojnë
vëmendjen në skemën përmbledhëse të veçorive të tekstit përshkrues.

Përshkrimi informues Përshkrimi bindës Përshkrimi shprehës


- Përshkrimi i objektit në - përshkrimi i objektit - shpreh emocione
tërësi ose i pjesëve të tij: në mënyrë subjektive dhe gjendje
shpirtërore të
- është i saktë, i hollësishëm, - përzgjedh të dhënat dërguesit:
i pasur me detaje: në përputhje me
qëllimin: - paraqet objektin
- leksiku i zgjedhur nga në funksion të
një fushë e caktuar - është më pak i saktë se temës:
përshkrimi informues
- gjuha e përpunuar artistikisht
- gjuha synon të ngjallë
qëndrim pozitiv ose
negativ

Teksti narrativ/poetike Teksti informues-paraqitës Teksti argumentues


- funksioni: - funksioni: - funksioni:
a. shprehës informues a. bindës
b. përfshin lexuesin emocionalisht - realizohet për objekt real b. për ta prekur lexuesin
- realizohet për objekt real ose - përshkrimi është emocionalisht
imagjinar a. objektiv, i qartë dhe shterues c. për të manipuluar lexuesin
- përshkruesi mund të jetë: b. të njeh me objektin në tërësi - realizohet në
a. vëzhgues i jashtëm ose pjesë të tij a. funksion të qëllimit të tekstit,
b. autori c. përdoret në tekste b. zakonisht ka karakter subjektiv,
c. një personazh shkencore c. përzgjedh të dhënat për të
- veçoritë gjuhësore: - veçoritë gjuhësore: realizuar qëllimin:
a. përzgjedhja e fjalëve a. gjuhë teknike, e - veçoritë gjuhësore:
b. përdorimi i figurave retorike drejtpërdrejtë, e saktë: a. leksiku synon të ngjallë
c. përdorimi i kohës së shkuar b. emrat janë kryesisht përshtypje pozitive ose negative
në të shquarën, b. përzgjedhja e fjalëve me
c. përdoren ndajfoljet e kohës ngjyrime të forta,
c. përdorimi i kohës së pakryer c. përdorimi i figurave retorike

Mësuesi/ja u kërkon nxënësve në dyshe të realizojnë mbajtjen e strukturuar të shënimeve, duke e


përqendruar vëmendjen në veçoritë e tekstit përshkrues në një skemë të tillë:

Hapi III: Rishikim në dyshe


Në këtë fazë të mësimit nxënësit punojnë në dyshe tekstet e dhëna në faqet 183 dhe 184, duke evidentuar
veçoritë e llojeve të përshkrimeve.

Model zgjidhjeje
Përshkrimi informues

- përshkrimi i objektit në tërësi: - përshkruhen kolibrat

- është i saktë, i hollësishëm, i pasur - kolibrat janë shpendët më të vegjël,


me detaje: 5 cm..., aftësia e tyre të qëndrojnë
në ajër...
- leksiku i zgjedhur nga një fushë e caktuar. zogj, krahë, fluturojnë, qëndrojnë në ajër etj.
Përshkrimi bindës (argumentues)

Përshkrimi bindës - Greqia, ju fton të vizitoni mrekullitë e saj jo vetëm


-përshkrimi i objektit në mënyrë subjektive: natyrore, por edhe kulturore. Një mundësi brilante për
- përzgjedh të dhënat në përputhje me qëllimin turizëm turistik dhe kulturor.
- është më pak i saktë se përshkrimi informues - Athinaja, e bija e Zeusit... mbrojtëse e shtetit dhe e
veprave publike, është emri që mban kryeqyteti grek,
vendi i parë i formës qeverisëse demokratike në botë.
Athina ... një nga epiqendrat e kulturës antike,.. . .Një
nga mrekullitë e botës është Akropoli: pjesa më e
lartë dhe më antike e qytetit, që në antikitet përbënte
pjesën mbrojtëse të qytetit....
-gjuha synon të ngjallë qëndrim pozitiv ose - gërsheton mitin me të vërtetat
negativ
- gjuha e përdorur është me ngarkesa pozitive e
joshëse në përputhje me qëllimin e reklamës.
Përshkrimi shprehës
-shpreh emocione dhe gjendje shpirtërore të
- Shumica e banorëve mbanin armë shumë të
dërguesit:
bukura…. shamitë e kokës të bardha si bora që
-paraqet objektin në funksion të temës:
shkëlqenin në diell… U bënin figurat thatanike e të
buta të dukeshin madhështore...
Përshkrimi i shamisë në funksion të përshkrimit të
veshjeve të zonës së Shkrelit.
-gjuha e përpunuar
Përdor fjalë të përzgjedhura dhe figura retorike: të
bardha si bora, që lëshoheshin të lirë e të zbukuruar...
i bënin figurat thatanike e të buta të dukeshin
madhështore.
Përdoret koha e pakryer mënyrës dëftore: si pjesë e
tregimit në të shkuarën: mbanin, kishin, lëshoheshin,
i bënin etj.

Pasi vë në dukje elementet përbërëse të çdo teksti nëpërmjet shembujve të librit, nxënësit dalin në
përfundime me tabela mbi veçoritë për secilin rast.

Vlerësimi
Përgjatë kësaj ore mësimi, mësuesi/ja mund të bëjë një vlerësim të vazhdueshëm me gojë mbi përparimin e
nxënësve, me qëllim identifikimin e njohurive, interesave, aftësive apo shkathtësive që kanë fituar nxënësit
në lidhje me tematikën e trajtuar gjatë mësimit. Ky vlerësim mund të shoqërohet edhe me shënime specifike
për nivelet e të nxënit.

Detyrë shtëpie. Ushtrimi 1-3, faqe 199.


-Shkruani teknikat dhe karakteristikat e tekstit përshkrues
-Parapërgatitje: Sillni në klasë tekste të ndryshme përshkruese.
Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: XI
Tematika: Përdorimi i drejtë i gjuhës Situata e të nxënit: Punë me tekstin
Tema mësimore: Përcaktorët
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
2. Kompetenca e të menduarit.
3. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës Fjalët kyç:
mësimore. - përcaktor,
Nxënësi/ja: - ndajshtim,
- rikujton njohuritë rreth përcaktorit; - lloj,
- klasifikon përcaktorët sipas llojit të tyre; - veçori
- përcakton me se shprehen përcaktorët me përshtatje, me gramatikore.
drejtim e me bashkim;
- shpjegon se ç’është ndajshtimi;
- përcakton saktë rendin e përcaktorëve në fjali.
Burimet: teksti “Gjuha shqipe”, e-libri, fjalorë, tekste të ndryshme Lidhja me fushat e
tjera ose me temat
ndërkurrikulare:
• Letërsi
• Arte
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Diskutim; stuhi mendimesh; punë e pavarur; tabela INSERT; organizuesi grafik; punë e pavarur dhe në grup

ZHVILLIMI I MËSIMIT
Hapi I: Diskutim
Kontrollohen e diskutohen detyrat e shtëpisë. Mësuesi/ja organizon mësimin me pyetje nga mësimi i kaluar,
për të nxitur diskutimin në klasë, duke pyetur për:
- Kujtojmë njohuritë e marra për përcaktorin
- Si dallohet përcaktori në fjali?
- Sa lloje përcaktorësh kemi?
- Ilustroni me shembuj për secilin rast të përmendur.

Hapi II: Stuhi mendimesh


Mësuesi/ja shkruan në tabelë titullin e mësimit “Përcaktorët” dhe drejton pyetje:
-Ç’dini ju për përcaktorin?
me përshtatje
gjymtyrë e dytë e fjalisë fjalë kuptimplotë me drejtim

me bashkim
Përcaktorët
bashkohet me
gjymtyrën që përcakton
ndajshtimi
kanë rend të përcaktuar

Jepet përkufizimi i përcaktorit:


Hapi III: Praktikë e pavarur, INSERT
Lexohet fragmenti i dhënë në tekst. Mësuesi/ja i udhëzon nxënësit të gjejnë dhe nënvizojnë përcaktorët.

“Edhe sikur Lidhja e Kombeve të jetë një ëndërr, një utopi, që i bën skeptikët të tallen e të shtrembërojnë
buzët, ajo duhet të qëndrojë aty, si një ideal që interpreton aspiratat më fisnike të njerëzimit. Ajo duhet të
qëndrojë aty, si një sfidë kundër lavdisë groteske militariste. Ajo duhet të qëndrojë aty, si një pohim solemn i
vullnetit universal për paqen. Në fund të fundit, me gjithë të metat që ka sot, ajo meriton të pritet me këto
fjalë: “Verëeile doch, Du bist so schon!” (“Oh, megjithatë, qëndro, ti je kaq e bukur”!)... Paqja do të vijë nga
edukimi shkollor.”.

Mësuesi/ja tërheq vëmendjen e nxënësve te njohuritë e rikujtuara deri tani. Për realizimin e dhënies së
njohurive, mësuesi/ja mbështetet te metoda: Tabela INSERT. Mësuesi/ja u ndan nxënësve një listë me
pyetjet e mëposhtme:
- Çfarë përcaktojnë përcaktorët?
- Si klasifikohen përcaktorët në gjuhën shqipe?
- Me se shprehen përcaktorët?
- Ç’është ndajshtimi?
- Ilustroni me shembuj.

Ora vazhdon me plotësimin e tabelës së INSERT-it për njohuritë e marra nga informacioni i lexuar.
Vazhdohet me leximin e tekstit nga nxënësit dhe vendosja e shenjave. Nënvizimet e bëra nga nxënësit në
libër hidhen në tabelën e INSERT-it.

√ + - ?

Nënvizimet e bëra nga nxënësit në libër hidhen në tabelën e INSERT-i në formën e informacioneve të
fituara.

Hapi IV: Organizuesi grafik


Mësuesi/ja vijon me shpjegimin e njohurive të reja duke përdorur metodën e organizuesit grafik, me qëllim që
nxënësit të argumentojnë se me çfarë shprehen rrethanorët.

Përcaktori me përshtatje shprehet me: mbiemër përemër; numëror Përcaktori me drejtim shprehet me:
-emër, rasa gjinore e rrjedhore
-emër, rasa kallëzore,emërore
-emër i pashquar
Përcaktorët

Ndajshtimi

Përcaktori me bashkim
shprehet me: përemra;
numërorë; forma të
pashtjelluara; ndajfolje.
Hapi V: Punë e pavarur në grup
Për të përmbledhur njohuritë e marra në mësimin e ditës, mësuesi/ja i kushton kohë zgjidhjes së ushtrimeve
në mënyrë të pavarur.
Jepen për t’u punuar ushtrimet f. 187-188.
Shembuj zgjidhjesh

Ushtrimi 1
Shumë prizrenas (emr) shkojnë çdo vit (emër) në fshatin Bozovcë të Malësisë së Tetovës (emër i përveçëm).
Këtë vit (emër), në këtë fshat (emër) për herën e nëntë (numëror) pas një shkëputjeje të gjatë (mbiemër),
organizohet manifestimi “Karnavalet ilire”, që ka për qëllim ruajtjen e traditave (emër) të lashta (mbiemër)
gati 300-vjeçare (numëror), të datuara nga kohërat e lashta ilire (mbiemër). Karnavalet janë një formë
tradicionale (mbiemër) e festimit te shqiptarët, të kalimit nga një stinë në tjetrën. E veçanta e karnavaleve
ilire (mbiemër) të Sharrit (emër), sipas tyre, është mënyra origjinale (mbiemër) e organizimit, që nuk ka
kurrfarë ndikimi apo ngjashmërie me karnavalet që zhvillohen në trevat e tjera shqiptare (mbiemër). Të
veshur (mbiemër) me gëzofë dhe lëkurë prej deleje (emër rasa rrjedhore), nga 13 marsi e deri më 21 mars,
ata besojnë se do t’i trembin gjërat e këqija (mbiemër) dhe shpirtrat e këqij (mbiemër) që të qëndrojnë sa më
larg (ndajfolje) fshatit, për të mos dëmtuar burimet e ekzistencës së banorëve (emër) të këtij vendi.
Karnavalet përfundojnë me një drekë me ushqime tradicionale (mbiemër) të Bozovcës.

Ushtrimi 2
Emri i muajit (emër, rasa gjinore) janar është me prejardhje nga gjuha latine (mbiemër), Januarius. Ky emër
vjen nga emri Janus, që ishte perëndia romake (mbiemër) e fillimeve të reja (mbiemër). Fjala shkurt (emër)
është fjalë e shqipes (emër, rasa gjinore), që emërton këtë muaj, për shkak se ai është muaji më i shkurtër
(mbiemër) i vitit. Emri i muajit (emër, rasa gjinore) mars vjen nga gjuha latine (mbiemër), Martius, dhe lidhet
me perëndinë e luftës (emër, rasa gjinore). Njëri nga shpjegimet (emër, rasa emërore) për emrin e muajit
(emër, rasa gjinore) prill është se vjen nga Afërdita, perëndesha greke e dashurisë (emër, rasa gjinore). Një
teori tjetër është se emri rrjedh në fakt nga latinishtja (emër, rasa emërore) dhe shënon muajin e çeljes
(emër, rasa gjinore) së luleve. Muaji i pestë (numëror) quhet maj (Maius) për hir të perëndisë së natyrës dhe
të pjellorisë (emër, rasa gjinore), Maja. Muaji qershor e ka marrë emrin nga qershitë (emër, rasa emërore).
Emri i muajit (emër, rasa gjinore) korrik lidhet me të korrat. Emri i muajit (emër, rasa gjinore) gusht vjen nga
gjuha latine (mbiemër), sipas perandorit romak (mbiemër), Augustus, në vitin e tetë para Krishtit. Muaji
shtator ishte muaji i shtatë (numëror) në kalendarin gregorian dhe muaji i nëntë (numëror) me kalendarin
julian, që fillonte me muajin mars. Po ashtu muajt tetor, nëntor dhe dhjetor janë përcaktuar kështu në
latinisht, sipas kalendarit Julian (mbiemër).

Ushtrimi 3
U nisën shumë herët, që në orën gjashtë të mëngjesit (emër, rasa gjinore). Cila prej tyre do të vinte me ne?
Kjo ishte një unazë prej argjendi (emër, rasa rrjedhore). Ky ishte aktiviteti për promovimin (emër, rasa
kallëzore) e librit të fundit të këtij shkrimtari. Nga larg u dëgjuan zëra njerëzish (emër, rasa rrjedhore) që
prishën qetësinë e natës. Ajri tek ata (rasa emërore) ishte më i pastër. E kishte me shumë dëshirë punën si
drejtues i aktivitetit (rasa gjinore). Kjo bisedë në rrugë (emër me parafjalë) i la një shije jo fort të mirë.

Ushtrimi 4
Sa (ndajfolje) valle e bukur! Kishte shumë (ndajfolje) njerëz në atë sallë të vogël. I pëlqente çdo (përemër)
çast që kalonin së bashku. Ishte zbukuruar mbarë (ndajfolje) qyteti për Ditën e Pavarësisë. Dhjetë (numëror)
të fundit nuk arritën të hynin në finale. Dëshira për të bërë (formë e pashtjelluar) më shumë e nxiti të
vazhdonte pa u ndalur. Dritaret zbukuruar (formë e pashtjelluar) me flamujt kombëtarë i jepnin një bukuri të
rrallë qytetit. Ai (përemër) atje është Muzeu Historik Kombëtar. Ndërtesa në të majtë ishte Galeria e Artit.

Ushtrimi 5
Ne të tjerët nuk e hapëm gojën. Të tëra ato ditë i ishin dukur si një shekull. Me cilin mësues keni mësim këtë
orë? Aroma e luleve kishte mbushur shtëpinë. Ata janë njerëz të punës. Erinda është një nxënëse e rregullt.

241
Sa shtëpi të bukur paskeni! Koha për të mbaruar veprën e tij ishte e kufizuar. Ora ishte tre e mëngjesit. Ky
më i miri mori edhe vendin e parë në olimpiadë. I gjithë ky nxitim na e mori frymën. Të parët larg e bënte të
mos shihte gjërat rreth e rrotull. Nuk mbante asgjë të nënës në dollapin e saj. Klarës po i pihej aq shumë një
gotë qumësht. Të qenët afër i ndihmoi për zgjedhjen e tyre. Një punë e tillë ishte krejt e re për të. Kishte
pritur vite të tëra për ardhjen e tij. Vajzat stolisur me kurora të arta kalonin para nesh. Djali përballë ishte
veshur me një kostum të kaltër.

Përcaktori Lloji Me se shprehet


Të tjerët Me përshtatje përemër
Të tëra Me përshtatje përemër
E luleve Me drejtim emër rasa gjinore
Të punës Me drejtim emër rasa gjinore
E rregullt Me përshtatje mbiemër
Sa Me bashkim përemër
Për të mbaruar Me bashkim formë e pashtjelluar
E mëngjesit Me drejtim emër, rasa gjinore
E parë Me përshtatje mbiemër
I gjithë Me përshtatje përemër
larg Me bashkim ndajfolje
asgjë Me përshtatje përemër
qumësht Me drejtim emër
E tillë Me përshtatje përemër
Për ardhjen Me drejtim emër, rasa kallëzore
stolisur Me bashkim formë e pashtjelluar

Ushtrimi 6
Ju nxënësit (emër) duhet të mendoni më shumë për profesionin tuaj. Sheshi “Nënë Tereza” (grup emëror)
kishte ndryshuar sërish. I pëlqente të peshkonte në detin Adriatik (emër). Fëmijët i pritën bashkëkombësit
e tyre me këngën “O e bukura More” (grup emëror). Do të doja të bëhesha mjek si dajë (emër) Ariani. Po
rilexonte romanin “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”(grup emëror). Për tokën mëmë (emër) bëhet gjithçka.
Këtë e vendosën ata të mëdhenjtë (emër). Fjala “atdhe” (emër) është një fjalë e dashur dhe e shtrenjtë për
të gjithë. Profesor (emër) Demiraj ka shkruar veprën “Gramatika historike e gjuhës shqipe”.

Ushtrimi 7
1. Kjo është vendlindja ime e dashur. 2. Në livadh po kulloste një tufë e madhe delesh. 3. Po shikonte një
film të bukur amerikan. 4. Ajo detyrë, që lexoi mësuesja para klasës, ishte detyra e bukur e Andit. 5. Nuk
kisha dëgjuar për djathin me famë të Italisë. 6. Kishte marrë me vete një kuti të vogël prej druri. 7. Më dha
me vete ca biskota të vogla me mjaltë. 8. Më vuri përpara një pjatë me fiq të ëmbël Shkodre. 9. Po recitonte
poezinë e Naim Frashërit “Fjalët e qiririt”. 10. Kjo është faqja e internetit për gjuhën shqipe të Robert Elsiesë.

Pasi bëhen vlerësimet për orën e mësimit, jepet si detyrë shtëpie ushtrimi 9, f. 188.
Fusha: Gjuhët dhe komunikim Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: XI
Tematika: Teksti përshkrues dhe lloje të tjera Situata e të nxënit: Fragmente tekstesh
Tema mësimore: Karakteristikat e tekstit përshkrues përshkruese
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
2. Kompetenca e të menduarit.
3. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.
4. Kompetenca personale.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas Fjalë kyç:
temës mësimore. - karakteristika të tekstit përshkrues,
Nxënësi/ja: - teknika të tekstit përshkrues,
- identifikon karakteristikat dhe teknikat e tekstit përshkrues; - përshkrim objektiv
- klasifikon tekstet përshkruese në objektive dhe subjektive; - përshkrim subjektiv.
- analizon veçoritë gjuhësore të teksteve përshkruese;
- evidenton teknikat e përshkrimit në tekstin përshkrues.
Burimet: teksti “Gjuha shqipe 11”, e-libri, fragmente tekstesh Lidhja me fushat e tjera ose me temat
përshkruese për njerëz , përvoja të nxënësve. ndërkurrikulare:
• Letërsi, Arte, Gjuhë e huaj, TIK, Histori.
• Identiteti kombëtar dhe njohja e kulturave
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Diskutim i njohurive paraprake; të mësuarit ndërveprues; ditari dypjesësh; ndërtim i shprehive
studimore; rishikim në dyshe; diskutim i ideve; punë në dyshe; punë me klasën.
ZHVILLIMI I MËSIMIT
Hapi I: Diskutim i njohurive paraprake
Mësuesi/ja e nis mësimin me diskutimin e detyrës së shtëpisë. Nxënësve u është kërkuar të punojnë me
ushtrimin nr. 3, faqe 84 dhe të sjellin në klasë tekste të ndryshme përshkruese.

Model përgjigjeje

Ushtrimi 3
Teksti i parë është tekst përshkrues subjektiv. Përshkrimi jepet duke u mbështetur në elemente të imagjinatës së autorit. Elementet m
Teksti i dytë është tekst përshkrues objektiv. Elementet mbi të cilat mbështetet ky klasifikim janë të dhënat
objektive e të sakta: është një nga liqenet më të mëdha.më të vjetra në botë. Gjendet në lartësi mbidetare 695.... ka sipërfaqe 349 m
Teksti i tretë dhe i katërt janë tekste përshkruese subjektive.
Të dyja tekstet përshkruajnë realitetin në bazë të një gjendjeje të caktuar shpirtërore, të tilla si:
Qielli mbi botë atë natë fundtetori ishte më i shkretë se ç’mund të mendohej. Disa qindra aeroplanë uleshin e ngriheshin, ca miliarda
të gjitha këto ishin pak në krahasim me qiellin e botës. Ai ishte bosh...
Fletët, të thata e të verdha, kanë rënë nga lisat rreth e rrotullma mbi liqen edhe duken si njolla ari në një
pasqyrë të vjetër... një pushim i trimshtishëm... Vetëm larg së largu, ushtimi i çapeve të ndonjë ëndërrimtari....

Hapi II: Ditari dypjesësh


Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të dallojnë ato tipare, të cilat i klasifikojnë tekstet eushtrimit 3 në tekste subjektive
dhe objektive.

242
Veçoritë e tekstit subjektiv Fragmente të shkëputura nga tekstet
Përshkrimi shoqërohet me rridhnin vistër, një herë tue marrë trajtën e një rreshti
ndjenja dhe emocione të breshkash të drojtunana, ecje për të mos lënë barrën e
autorit. vezëve në bark.... të një gjarpni të shkëlqyeshëm, nëpër
Përshkruhet nga këndvështrimi i një fushë të hapët në borë...
autorit. Qëllimi të ngjallë ndjenja
dhe emocione te marrësi i tekstit

Veçoritë e tekstit objektiv Fragmente të shkëputura nga tekstet


Përshkruhet në mënyrë të është një nga liqenet më të mëdha..., më të vjetra në
paanshme Qëllimi kryesor botë. Gjendet në lartësi mbidetare 695..., ka sipërfaqe
është informimi 349 m2...., është i thellë 289 m..., pjesa më e madhe i
përket Maqedonisë...

Nxënësit vazhdojnë të punojnë të pavarur në dyshe me teknikën Ditar dypjesësh ushtrimit 1, faqe 199. Ata
përqendrohen në përcaktimin e karakteristikave të teksteve përshkruese. Secili prej tyre shënon në tabelën
përkatëse veçoritë e tekstit përshkrues të. Pasi mbarojnë, ata shkëmbejnë informacionin e plotësuar me
njëri- tjetrin, duke argumentuar zgjidhjet e bëra.
Më pas shënojnë përgjigjet në tabelë bashkë me mësuesin/en.

Model përgjigjeje

Fragmenti i parë është përshkrim/shprehës. Objekti i përshkrimit është vend, mënyra e përshkrimit
është subjektive, renditja hapësinore është nga lart-poshtë (largohej rrezja e diellit prej majave)
hierarkike (mbramja e Thethit, prej majeve..., ndonji maje.... qerrit” Arusha e Madhe..., mbi Qafën e
Pejës..., lumi natën..., prej shpateve... flladi këndon...), Teksti është shkruar leksik i zgjedhur, me
figura retorike terminologji të përgjithshme dhe i drejtohet një lexuesi të gjerë.

Karakteristikat e tekstit përshkrues Ilustrime nga framentet


Përdorimi i treguesve hapësinorë Largohej rrezja e diellit prej majeve, ndonji maje nga
lindja
Përdorimi i mbiemrave me funksion hyjnore, mbrëmja, i gjallë, e fundme, guri, aroma,
figurativ, si epitete të shëndosha etj.
Përdorimi i foljeve në kohën e tashme ndien, përpiqet, shkëlqen, fiken, flejnë, çon,
dhe në të pakryer derdhen,kalon,
ishte, largohej, mshehshin.
Përdorimi i fjalive të thjeshta gërshetuar me Mbramja e Thethit ishte hyjnore... Ndonji maje nga
fjali të përbëra, për ta bërë më të qartë lindja,
përshkrimin shkëlqen deri vonë....
Pasuri dhe shumëllojshmëri të leksikut të Kaq me mall largohej rrezja e diellit...
domosdoshëm për t’i dhënë një imazh të malet flejnë të kunorueme me arin e hyjeve
qartë

Te fragmenti i dytë përshkrimi është informues


Objekti i përshkrimit është i njëjti vend (Thethi), mënyra e përshkrimit është objektive, renditja hapësinore
është nga e majta në të djathtë (në afërsi të Shkodrës..., vetëm 70 km larg nga kryeqendra e Veriut..., ka
përreth tij tri maja të larta...., është rreth 900 m mbi nivelin e detit) hierarkike (Thethi... parqet natyrore...,
vetëm 70 km larg nga kryeqendra e Veriut... ka përreth tri maja..., lugina e lartë...). Teksti ka leksik që
mbulon fushën e gjeografisë dhe, i drejtohet një lexuesi të gjerë.
Karakteristikat e tekstit përshkrues Ilustrime nga fragmentet
Në afërsi të Shkodrës..., vetëm 70 km larg nga
Përdorimi i treguesve hapësinorë kryeqendra e Veriut... ka përreth tij tri maja të
larta..., është rreth 900 m mbi nivelin e detit.
Përdorimi i mbiemrave që tregojnë cilësi Maja të larta, zonat më të veçanta, nga më të për-
(cilësorë) dhe marrëdhëniorë mendurit, lugina e lartë, parqet natyrore etj.
Përdorimi i foljeve në kohën e tashme Është, ka, është...
Përdorimi i fjalive të thjeshta të zgjeru- Thethi është vetëm 70 km larg... kjo luginë
ara, për ta bërë më të qartë përshkrimin. është rreth 900 m mbi nivelin e detit etj.
Pasuri dhe shumëllojshmëri leksikore nga Në afërsi të Shkodrës, me një sipërfaqe, ka
një fushë e caktuar për t’i dhënë lexuesit një përreth tri maja malesh, lugina etj.
imazh të qartë për parkun.

Fragmenti i tretë është përshkrim bindës


Objekti i përshkrimit është vend, mënyra e përshkrimit është subjektive, renditja hapësinore është nga
e majta në të djathtë (jo vetëm shqiptare, por edhe në Europë)...

Karakteristikat e tekstit përshkrues Ilustrime nga fragmentet


Përdorimi i treguesve hapësinorë Park kombëtar që nga viti 1966
Përdorimi i mbiemrave që tregojnë cilësi dhe janë Vend i mrekullueshëm, mushkëri e gjelbër,
me ngarkesa figurative
Mbizotërojnë foljet në kohën e tashme të m. Është (një nga perlat), është (një vend i mre-
dëftore, por edhe e kryera apo m. lidhore kullueshëm), mos humbsni, është ringjallur, të
vizitoni.....
Mbizotërojnë fjalitë e thjeshta të zgjeruara, për ta
bërë
më të qartë përshkrimin
Pasuri leksikore e domosdoshme për të perlat, vend i mrekullueshëm, mushkëri e
dhënë një imazh joshës të vendit. gjelbër, këtë mrekulli të natyrës

Hapi III: Rishikim në dyshe


Mësuesi/ja u shpërndan nxënësve tri tekste dhe u kërkon të identifikojnë karakteristikat
e tekstit përshkrues të praktikuara në ushtrimin e mësipërm.

Forma e Akropolit
Është një kështjellë guri, bashkëngjitur me murin perëndimor të fortesës së madhe. Ka 800 hapa
perimetër dhe dy porta, njëra prej të cilave në lindje dhe komunikon me brendinë e fortesës së madhe
dhe tjetra në perëndim (nëpërmjet murit të jashtëm kryesor (PB) dhe që të nxjerr në lagjen “Murat
Çelebi”).
Të shtatë portat e fortesës së Beratit janë prej dru lisi e jo prej hekuri, sepse të gjitha janë të fshehura
pas kullash e nuk bien në sy të armikut. Madje, dy prej këtyre dyerve të drunjta janë rrëzuar e shtrirë
përtokë dhe janë lënë ashtu, sepse kurrkush nuk ka fort frikë nga armiku. Në Akropol gjenden 40-50
shtëpi të mbuluara me tjegulla dhe një xhami (e Sulltan Bajazitit). Ka pak municione dhe 6 topa. Ka
disa hambarë të hershëm, një cisternë uji dhe një shtëpi për komandantin e kalasë.
Përshkrimi i kështjellës së madhe të Beratit
Ka gjithsej 200 shtëpi të vjetra të mbuluara me tjegulla. Shumica e banorëve janë të krishterë. Shtëpitë
kanë oborre dhe bahçe të lëna pas dore. Ka një xhami, ajo e Sulltan Bajazitit. Është ndërtuar sipas stilit
të hershëm, është një ndërtesë e vjetër, mbuluar me tjegulla, me një minare të lartë prej guri dhe që
vizitohet nga pak besimtarë.
Këtu gjenden 8 kisha, ndër të cilat njëra është më e madhe dhe e stolisur më bukur. Rrugët janë prej
kalldrëmi natyror. Gjithandej nëpër kala ka shtëpi, shumë prej të cilave bashkëngjitur mureve rrethuese
të kalasë. Hendeqe apo ledhe penguese ose mbrojtëse nuk ka, sepse vetë terreni është i tillë, që me
formën e tij të thepisur përbën rreth e rrotull, e sidomos në pjesën jugore, një mbrojtje natyrore që
quhet “Rrasa Çekbeni” (Çekbeni - fjale turke që do të thotë “tërhiqmë mua”). Kjo anë është një humnerë
e thepisur dhe e rreptë, prej nga nuk guxon kush të shohë teposhtë.
Në këtë rrasë të ashpër që lartësohet thikë në kupë të qiellit kanë ndërtuar foletë e tyre shumë zogj
grabitqarë, të tillë si petriti, skifteri, korbi etj.
Okazioni i projektit T 23
Objekti banesor-afarist “T 23” është duke u ndërtuar në lagjen “Top Hane”, në qendër të Prishtinës,
njëra nga zonat më të përshtatshme për banim, e urbanizuar nga komuna e Prishtinës. Së shpejti do të
bëhet zona më atraktive për banim, pasi ekziston infrastruktura, si: uji, kanalizimi, rryma etj.
Afërsia e lokacionit me shkollat, si shkolla fillore, e mesme, universitet, institucionet shëndetësore,
afariste, si bankat lokale afariste dhe shumë institucione që na nevojiten në përditshmërinë tonë.

Përshkrimi i produktit
Objekti banesor-afarist do të ndërtohet me materiale të kualitetit të lartë, të cilat kryesisht prodhohen në vend
dhe rajon, si dhe nga vendet e Europës Perëndimore. Për ndërtimin e objektit ne tashmë kemi kontraktuar
kompaninë “Terraplan”, e cila është një kompani vendore me një përvojë të madhe në ndërtimin e objekteve
kolektive, por edhe industriale.
Për plotësimin e nevojave të konsumatorëve ne planifikojmë që të ndërtojmë objektin
afarist-banesor, i cili përmban:
Modeli -I- banesa me 2 dhoma Modeli -II- banesa me 3 dhoma
Modeli -III- banesa me 4 dhoma, me sipërfaqe të ndryshme.

Garazhet do të jenë standarde


Krijimi i një ambienti të përshtatshëm për një bashkëjetesë në objektin banesor- afarist me sipërfaqe
gjelbëruese, vende për lojëra të fëmijëve dhe vende për pushim me një sipërfaqe prej 500 m 2.

Vlerësimi
Përgjatë kësaj ore mësimi, mësuesi/ja mund të bëjë një vlerësim të vazhdueshëm me gojë mbi përparimin e
nxënësve, me qëllim identifikimin e njohurive, interesave, aftësive apo shkathtësive që kanë fituar nxënësit
në lidhje me tematikën e trajtuar gjatë mësimit. Ky vlerësim mund të shoqërohet edhe me shënime specifike
për nivelet e të nxënit.

Detyrë shtëpie:
1. Parapërgatitni një përshkrim mbi një person.
2. Sillni në klasë përshkrime të ndryshme të njerëzve.
Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: XI
Tematika: Teksti përshkrues dhe lloje të tjera Situata e të nxënit: Modele tekstesh
Tema mësimore: Përshkrimi i njerëzve përshkruese për njerëz
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
2. Kompetenca e të menduarit.
3. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.
4. Kompetenca personale.
5. Kompetenca qytetare.
6. Kompetenca digjitale.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas Fjalë kyç:
temës mësimore. - tekst përshkrues,
Nxënësi/ja: - përshkrim objektiv dhe subjektiv,
- njeh teknikat e shkrimit në përshkrimin e personave; - përshkrim për njerëz,
- dallon elementet kryesore në përshkrimin e personave; - përshkrim karakteri,
- përdor teknikat e shkrimit në përshkrimin e personave; - përshkrim krahasues.
- përshkruan një person ose bën një përshkrim
krahasues mes dy personave;
- vëzhgon portretet në pikturë dhe i përshkruan ato.
Burimet: teksti “Gjuha shqipe 11”, e-libri, modele tekstesh Lidhja me fushat e tjera ose me temat
përshkruese për njerëz, Youtube, profil “Sandër Prosi”, ndërkurrikulare:
përvoja të nxënësve. • Identiteti kombëtar dhe njohja e
kulturave
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Diskutim i njohurive paraprake; të nxënit me këmbime; të mësuarit ndërveprues; diskutim i ideve; ndërtim i
shprehive studimore; shkrim i lirë; punë me klasën; punë në dyshe; punë në grup

ZHVILLIMI I MËSIMIT
Model përshkrimi

Skoti
Skoti është kapiten i flotës angleze, një si shumë të tjerë. Biografia e tij përputhet me karakteristikën:
ka kryer me ndërgjegje detyrat, duke fituar kështu miratimin e eprorëve, ka marrë pjesë në ekspeditën
e Shelltonit. Nuk i është vënë re ndonjë shpirt i veçantë heroik. Fytyra e tij duke gjykuar nga fotografitë,
nuk dallon nga mijëra e dhjetëra mijëra fytyra angleze: e ftohtë, që tregon vullnet, e qetë, si e skalitur
nga një energji e fshehur. Sy të përhimët, buzë të shtrënguara fort. Asnjë vijë romantike, asnjë shkëndijë
humori nuk ka në këtë fytyrë, vetëm vullnet i hekurt dhe mendje praktike. Shkrimi i tij është një shkrim
i zakonshëm anglez, pa nuanca dhe përdredhje, i shpejtë, plot besim në vetvete. Mënyra e tij e të
shprehurit është e qartë dhe e përpiktë, elokuente në përshkrimin e fakteve, por megjithatë e thatë dhe
praktike, si gjuha e një raporti. Në çdo gjë të bie në sy se është njeri pa fantazi, fanatik i prakticitetit, pra,
rrjedhimisht, një anglez i vërtetë, të cilit si dhe shumicës së bashkatdhetarëve të tij, edhe gjenialiteti u fut
brenda caqeve të ngurta të kryerjes së detyrës. Historia e Anglisë njeh qindra Skota të tillë: ai nënshtroi
Indinë dhe ishujt pa emër të arkipelagut, kolonizoi Afrikën dhe luftoi në gjithë botën me po atë energji të
hekurt, me po atë bindje se po kryen detyrën krahas të tjerëve, me po atë fytyrë të ftohtë e të mbyllur.
Por vullneti i tij është i fortë çelik. Kjo vihet re përpara kryerjes së aktit heroik.
Marrë nga Stefan Cvajg, “Njeriut të cilit iu mërzit Europa”, faqe 109
Hapi I: Diskutim i njohurive paraprake
Mësuesi/ja e nis mësimin me diskutimin e detyrës së shtëpisë. Nxënësve u është kërkuar të sjellin në klasë
përshkrime njerëzish. Bëhet leximi i tyre (mësuesi/ja mund t’u paraqesë nxënësve modele përshkrimi të
personave, nëse ata nuk kanë sjellë materiale të kësaj natyre). Mbështetur në përshkrimet e lexuara
mësuesi/ ja shtron pyetjen:
- Cilat aspekte të njeriut janë përshkruar në këto fragmente?
Ai/ajo shënon në tabelë përgjigjet e nxënësve:
• Pamja fizike
• Të dhënat anagrafike (personale, të gjendjes civile)
• Karakteri
• Ndjenjat
• Veshja
• Të dhënat jetësore etj.
- Si përshkruhen ato?
Me detaje/në mënyrë të përgjithshme/në mënyrë të hollësishme etj. Ilustrojini me shembuj nga fragmentet.

Skoti
Skoti është kapiten i flotës angleze, një si shumë të tjerë. Biografia e tij përputhet me karakteristikën: ka
kryer me ndërgjegje detyrat, duke fituar kështu miratimin e eprorëve, ka marrë pjesë në ekspeditën e
Shelltonit. Nuk i është vënë re ndonjë shpirt i veçantë heroik. Fytyra e tij duke gjykuar nga fotografitë, nuk
dallon nga mijëra e dhjetëra mijëra fytyra angleze: e ftohtë, që tregon vullnet, e qetë, si e skalitur nga një
energji e fshehur. Sy të përhimët, buzë të shtrënguara fort. Asnjë vijë romantike, asnjë shkëndijë humori
nuk ka në këtë fytyrë, vetëm vullnet i hekurt dhe mendje praktike. Shkrimi i tij është një shkrim i
zakonshëm anglez, pa nuanca dhe përdredhje, i shpejtë, plot besim në vetvete. Mënyra e tij e të
shprehurit është e qartë dhe e përpiktë, elokuente në përshkrimin e fakteve, por megjithatë e thatë dhe
praktike, si gjuha e një raporti. Në çdo gjë të bie në sy se është njeri pa fantazi, fanatik i prakticitetit, pra,
rrjedhimisht, një anglez i vërtetë, të cilit si dhe shumicës së bashkatdhetarëve të tij, edhe gjenialiteti u fut
brenda caqeve të ngurta të kryerjes së detyrës. Historia e Anglisë njeh qindra Skota të tillë: ai nënshtroi
Indinë dhe ishujt pa emër të arkipelagut, kolonizoi Afrikën dhe luftoi në gjithë botën me po atë energji të
hekurt, me po atë bindje se po kryen detyrën krahas të tjerëve, me po atë fytyrë të ftohtë e të mbyllur. Por
vullneti i tij është i fortë çelik. Kjo vihet re përpara kryerjes së aktit heroik. Skoti ka ndër mend të
përfundojë atë që filloi Shelltoni. Ai organizoi një ekspeditë, por nuk i mjaftojnë mjetet financiare.
Megjithëkëtë kjo nuk e ndal. I bindur për suksesin në të ardhmen ai sakrifikon me pasurinë e vet...

Hapi II: Të nxënit me këmbime, ditari trepjesësh


Mësuesi/ja drejton vëmendjen e nxënësve në aspektet e përshkrimit të personit. E ndan klasën në grupe
bazë me nga 5 nxënës secili. Nxënësit ndahen në grupe ekspertësh.
-Grupi i parë i ekspertëve diskuton rreth të dhënave anagrafike të personit.
-Grupi i dytë diskuton rreth pamjes fizike.
-Grupi i tretë rreth veshjes.
-Grupi i katërt rreth karakterit.
-Grupi i pestë rreth historisë së tij

Nxënësit diskutojnë në grupe ekspertësh dhe më pas kthehen në grupet bazë, duke u shpjeguar dhe
ilustruar me shembuj shokëve secilën prej çështjeve. Secili grup plotëson të dhënat e përshkrimit të personit
në tabelat përkatëse, duke e ilustruar me shembuj nga fragmenti i dhënë në libër, “Zhitoni”.
Të dhëna për moshën, seksin,
Të dhëna profesionin, origjinën, gjendjen civile
personale (beqar, i martuar, i ve, i ndarë). I pasur
(ana- Shoqërohen me informacione për
grafike) marrëdhënien e atij që përshkruhet me
personin që bën përshkrimin
Pamja Karakteristikat më të rëndësishme të Zhitoni ka çehre të freskët, fytyrë të
fizike pamjes fizike nbushur dhe faqe të varura, syrin pishë
të ngulët, shpatulla të gjera, barkun të
kërcyer.
Vihen në dukje ato elemente që plotësojnë Nxjerr një shami të madhe...
Veshja aspekte të karakterit dhe personalitetit të
personit
Ecje të vendosur, flet tërë siguri, e bën
tjetrin të përsërisë fjalët e tij, me zor e
honeps çfarë i thuhet atij vetë, nxjerr një
shami të madhe dhe shfryn hundët gjithë
Karakteri Përshkruhen aspektet e sjelljes së tij gjurmë: hedh tutje pështymën dhe bën
tërë atë të teshtitur, fle ditën, fle natën, ...i
ndërpret, i korrigjon ata që flasin,
... është i qeshur, hokatar, i gjallë, kryeneç,
zemërak, shthuranak, ambicioz, misterioz......
Evidenton ato veçori që të japin mundësi
Historia ta kuptosh më mirë personin.

Të dhëna Për moshën, seksin, profesionin, Gjyshi nga nëna i shkruesit


personale origjinën, gjendjen civile (beqar, i martuar, I martuar, me shumë fëmijë: Kishte marrë
(ana- i ve, i ndarë). Shoqërohen me për grua një vajzë të rritur mirë dhe, ...
grafike) informacione për marrëdhënien e atij që bënë shumë fëmijë...:
përshkruhet me personin që bën Nuk kishte shumë vite shkollimin, nuk
përshkrimin ishte i pasur
Pamja Karakteristikat më të rëndësishme të ishte një burrë i gjatë dhe më rrënjë të ngu-
fizike pamjes fizike lura mirë në tokë, me një shëndet të mire
e shfaqte hapur kënaqësinë e të jetu-
arit:... kjo nuk e pengoi të qëndronte deri
Elemente në fund i sjellshëm,... zemërohej nëse i
të kara- thoshin që Toka rrotullohej,... I pëlqente
kterit,të Përshkruhen aspektet e sjelljes së tij të ishte i pasur, Pasioni i tij ishin zogjtë,
gërshetu- Kur i binte rruga nga varrezat, shpejtonte
ara me hapat pa e kthyer kokën andej. Mbeti
aspekte të gjithmonë një person shumë energjik
sjelljes deri ditën e fundit.
Gjatë gjithë jetës nuk kishte kaluar asnjë
sëmundje, nuk kishte pirë asnjë ilaç. Një
mbrëmje, duke ngjitur me vështirësi shkallët
që e çonin në dhomën e tij, lajmëroi që s’do të
Historia hante darkë. Ra të flinte me fytyrë nga muri
dhe duke ia kthyer shpinën botës. U shua i
mërzitur me jetën që ia mori forcën dhe
energjinë.
Pasi evidentojnë këto elemente, mësuesi/ja u kërkon të lexojnë në heshtje përshkrimin
“Gjyshi im” dhe të përpiqen të identifikojnë këto elemente.

Model përgjigjeje
Gjyshi im nga nëna ishte një burrë i gjatë dhe më rrënjë të ngulura mirë në tokë, me një shëndet të mirë,
që e shfaqte hapur kënaqësinë e të jetuarit. Kishte marrë për grua një vajzë të rritur mirë dhe, ndonëse
bënë shumë fëmijë, kjo nuk e pengoi të qëndronte deri në fund i sjellshëm. Nuk kishte shumë vite
shkollimin dhe zemërohej nëse i thoshin që Toka rrotullohej. I pëlqente të ishte i pasur, por nuk u bë kurrë
i tillë. Ndonëse jetën dhe sjelljen e kishte si zotni.
Pasioni i tij ishin zogjtë. Mbaj mend një zog me sqep të gjatë e të verdhë, të cilin e mbante në kafaz: i zi,
shumë krenar, me sy zjarri nga tërbimi i mungesës së lirisë.
Kur i binte rruga nga varrezat, shpejtonte hapat pa e kthyer kokën andej. Mbeti gjithmonë një person
shumë energjik deri ditën e fundit. Gjatë gjithë jetës nuk kishte kaluar asnjë sëmundje, nuk kishte pirë
asnjë ilaç. Një mbrëmje, duke ngjitur me vështirësi shkallët që e çonin në dhomën e tij, lajmëroi që s’do të
hante darkë. Ra të flinte me fytyrë nga muri dhe duke ia kthyer shpinën botës. U shua i mërzitur me jetën
që ia mori forcën dhe energjinë.

Në këtë fazë të mësimit, mësuesi/ja e drejton vëmendjen e nxënësve te përshkrimi krahasues. U kërkon
nxënësve në dyshe të evidentojnë me anë të teknikës ditari trepjesësh, karakteristikat e këtij lloji përshkrimi
dhe të shënojnë në tabelën përkatëse veçoritë e personazheve të tekstit Ai dhe unë, në f. 192 të librit të
nxënësit.

Karakteristikat e përshkrimit të personit Ai Unë


Të dhëna personale Flet disa gjuhë S’flas asnjë
Pamja fizike bullafiq
Ka vapë, inatoset me Kam ftohtë, unë
Karakteri mua që vesh golfin, nuk orientohem
orientohet shpejt shpejt
Veshja golfe
Parapëlqimet Muzetë, perimet e Poezia, ushqimet e skuqura
freskëta

Teksti përqendrohet në një krahasim mes dy shokëve në aspekte që lidhen ngushtë me karakterin. Të dy
shokët ndryshojnë në:
- konceptin e të veshurit dhe të ndjesitë e përcjella lidhur me dukuritë atmosferike
- kanë aftësi të ndryshme të përshtatjes dhe shije të ndryshme muzikore
- kanë preferenca dhe shije të ndryshme të mënyrës së të ushqyerit. Autori vë në dukje elemente
gjuhësore dhe krahasuese të tekstit, të tilla si:
- përdorimi i lidhëzave: Unë dhe miku im...
- përdorimi i të kundërtave: ai ka vapë, unë kam gjithnjë ftohtë.

Model përgjigjeje
Unë dhe shoqja ime e bankës jemi njohur që në klasë të parë. Kemi një miqësi shumë të mirë, edhe pse
jemi të ndryshme në tipa e karaktere. Mua më pëlqen të bëj potere e shaka me të gjithë shokët e klasës.
Ajo rri e heshtur e qesh me qyfyret e mia. Shpesh më tërheq vëmendjen se po bëj shumë zhurmë e po u
prish qetësinë të tjerëve. Unë lexoj shumë libra dhe në sajë të tyre kam një imagjinatë pakufi. Ajo punon pa
fund në matematikë, i pëlqen saktësia dhe të qenit me këmbë në tokë. Sa herë grindemi me njëra-tjetrën
për këto gjëra. Unë jam e çmendur në ngjyra e tualet. Ajo është serioze dhe shumë e rregullt dhe
asnjëherë nuk e gjen me flokë të pakrehur e me rroba të zhubrosura...
Hapi III: Shkrim i lirë
Në këtë fazë të mësimit mësuesi/ja u kërkon nxënësve të shkruajnë një përshkrim. Mësuesi/ja e ndan klasën
në grupe dhe u kërkon të shkruajnë një përshkrim të shkurtër për njeriun e tyre më të dashur të familjes.
Nxënësit do të mbështeten në aspekte të ndryshme të diskutuara më lart.
Pas diskutimit të përshkrimit krahasues, mësuesi/ja u kërkon nxënësve në dyshe të vëzhgojnë fillimisht e më
pas të përshkruajnë imazhet e dy vajzave në ushtrimin 6, faqe 87.
Me anë të pyetjeve të tilla mësuesi/ja ndihmon nxënësit në përshkrimin krahasues të dy tablove.
- Cili është objekti që përshkruhet?
- Cili është pozicioni i objektit?
- Cilat detaje të portretit të vajzës ka vënë në dukje autori?
- Cilat janë aspektet të karakterit që theksohen?
- Me ç’ngjyra ka luajtur piktori? Pse e ka bërë këtë?
- Çfarë na bie në sy nga sfondi?
- Çfarë ndjesish na përcjell secila prej tablove?

Model përgjigjeje

Në të dyja tablotë kemi portretin e një vajze.


Në tablonë e parë vajza qëndron te dera. Të krijohet përshtypja se ajo është në pritje. E veshur me
veshje tradicionale shqiptare me ngjyrë të bardhë, ato janë dëshmi e dëlirësisë dhe çiltërsisë vajzërore.
Gjithashtu veshja e saj është pasqyrë e ndjenjave të saj të pastra. Qëndrimi i vajzës te pragu i derës
përvijon edhe më shumë aspekte të karakterit të saj, gjë që përforcohet edhe nga pozicioni i duarve.
Shamia e kuqe është një tjetër element, i cili ndoshta justifikon pritjen, e ndoshta i referohet asaj që vajza
pret në prag. Dritarja pak e hapur vë në dukje shpresën e vajzës dhe shpreh optimizëm për atë që do të
vijë. E gjithë tabloja jepet në një mjedis tradicional shqiptar me ngjyra të ngrohta e shumë intimitet.
Në tablonë e dytë kemi të bëjmë përsëri me një portret vajze. Vajza qëndron e ulur pranë një tavoline.
Përpara saj i hapur qëndron një libër dhe mbi të një lule. Pozicioni i duarve thekson gjendjen e vajzës në
meditim. Flokët e gjatë e delikatë janë pjesë e portretit dhe e karakterit të saj delikat, por ndoshta edhe e
ndjenjave të dukshme që theksohen pikërisht nga këto detaje. Sfondi me ngjyra të ëmbla, si dhe libri e
lulja janë shprehje e dashurisë, që ndoshta vajza është në pritje a në meditim.

Nxënësit lexojnë punimet dhe vlerësojnë punën e njëri-tjetrit.

Vlerësimi
Përgjatë kësaj ore mësimi, mësuesi/ja mund të bëjë një vlerësim të vazhdueshëm me gojë mbi përparimin e
nxënësve, me qëllim identifikimin e njohurive, interesave, aftësive apo shkathtësive që kanë fituar nxënësit
në lidhje me tematikën e trajtuar gjatë mësimit. Ky vlerësim mund të shoqërohet edhe me shënime specifike
për nivelet e të nxënit.

Detyrë shtëpie.
a) Ushtrimi 5, faqe 86
b) Sillni në klasë përshkrime të personave të ndryshëm.
c) Parapërgatitni një përshkrim të një vendi. Sillni në klasë përshkrime të ndryshme vendesh.

250
Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: XI
Tematika: Teksti përshkrues dhe lloje të tjera Situata e të nxënit: Modele tekstesh
Tema mësimore: Përshkrimi i objekteve përshkrues për objekte të ndryshme
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
2. Kompetenca e të menduarit.
3. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.
4. Kompetenca personale.
5. Kompetenca digjitale.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës Fjalë kyç:
mësimore. - përshkrim objekti,
Nxënësi/ja: - objektiv,
- përdor teknikat e shkrimit në përshkrimin e objekteve; - subjektiv,
- dallon elementet kryesore në përshkrimin e objekteve; - krahasues.
- bën një përshkrim krahasues mes dy objekteve;
- vëzhgon pikturën dhe përshkruan objektet e saj;
- përshkruan një objekt me vlerë.
Burimet: teksti “Gjuha shqipe 11”, e-libri, modele tekstesh Lidhja me fushat e tjera ose me
përshkruese për objekte, youtube “instrumente muzikore në temat ndërkurrikulare:
zhdukje”, përvoja të nxënësve. • Identiteti kombëtar dhe njohja e
kulturave
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Imagjinatë e drejtuar; diskutim i ideve; mbajtja e strukturuar e shënimeve; të mësuarit ndërveprues;
ndërtim i shprehive studimore; shkrimi i lirë; punë me klasën; punë në dyshe
ZHVILLIMI I MËSIMIT
Përshkrimi i objekteve
Pianoja është instrument muzikor që luhet me ndihmën e tastierës dhe që prodhon tinguj duke prekur telat e
çelikut me çekiçë me mbështjellje prej shajaku. Çekiçët kthehen menjëherë dhe lejojnë telat që të vazhdojnë
dridhjen e tyre në një rezonancë frekuence. Këto dridhje janë transmetuar nëpërmjet materialit të saj prej një
dërrase që e zmadhon atë.
Fjala piano është shkurtuar nga fjala “pianoforte”, e cila vjen nga emri italian origjinal i instrumentit
“clavicembalo col piano e forte”. Kjo i referohet përgjegjësisë së instrumentit, i cili i lejon pianistit të prodhojë
nota me dinamikë të ndryshme në varësi nga fortësia e shtypjes së tastit.
Pianoja është përdorur gjerësisht në muzikën perëndimore për performancë solo, kor, muzikë dhome dhe
për shoqërime. Është shumë popullore dhe ndihmon për kompozim dhe prova. Edhe pse nuk është
portative dhe shpesh është e shtrenjtë, shkathtësia dhe kudogjendja e pianos e kanë bërë atë një nga
instrumentet muzikore më familjare. Ajo është klasifikuar si një instrument muzikor me perkusion dhe me
tela. Duke u mbështetur në metodën “Hombostel-Sachs” të klasifikimit të muzikës, ajo është grupuar në
instrumentet me foni. Pianot me stil vjenez ishin ndërtuar me skelet druri, dy tela për notë dhe kishin çekiçë
të mbuluar me lëkurë. Disa nga këto piano vjeneze kishin ngjyrë të kundërt me pianot e sotme moderne:
tastet natyrale ishin të zeza dhe tastet jonatyrale ishin të bardha. Në këto instrumente Moxarti kompozoi
koncertet e tij dhe sonatat. Pianot e kohës së Moxartit kanë pasur një tingull më të butë, më të qartë sesa
pianot e sotme. Prejardhja e pianos është nga klasveni. Instrumentet e para me tela që goditen nga çekiçë
ishin me origjinë nga instrumenti tradicional persian santur. Gjatë periudhës së mesme kishte përpjekje të
përgjithshme për të krijuar instrumente me tastiera dhe me goditje telash. I pari ka qenë hurdi-gurdi, me
origjinë të panjohur. Në shek. XVII mekanizmat e instrumenteve me tastiera, siç janë klavikorda dhe
klaviçembali, ishin të njohura. Në një klavikordë telat goditeshin nga tangentet, ndërkohë që në një
klavicembal ato janë tërhequr nga penda. Shekuj pune në mekanizmin e një klaviçembali kanë dhënë
ndihmesë në konstruktimin e mbështjelljes, të pjesës që lëshon zërin dhe të tastierës.
Hapi I: Imagjinata e drejtuar
Mësuesi/ja e nis mësimin duke diskutuar detyrën e shtëpisë, ushtrimin 7, faqe 87. Nxënësve u është kërkuar
të punojnë në grup për përshkrimin e njerëzve, duke u mbështetur në aspekte të ndryshme.

Diskutim i lirë
Mësuesi/ja paraqet para nxënësve dy objekte dhe u kërkon të përshkruajnë, të ndarë në dy grupe, (një orë të
vjetër, një objekt antik prej balte të punuar me dorë).

Model përgjigjeje
Ishte një orë e thjeshtë dhe e ruajtur më së miri
E nxora me kujdes nga kutia e vogël prej druri. Më bëri përshtypje që, edhe pse kishte kohë që kishte
qëndruar aty, ishte akoma e bukur. Më tërhoqën vëmendjen detaje të vogla: pjesa e sipërme ishte punuar
me shumë delikatesë me material argjendi. Forma e saj ovale ishte karakteristikë e kohëve të vjetra dhe
dallonte dukshëm kohën në të cilën ishte punuar. Fusha kishe ngjyrë të lehtë të kaltër, zbukurohej nga
shifrat e holla romake, të cilat shërbenin për të treguar orën. Midis tyre ekzistonte një largësi simetrike, të
cilat u shtonin elementeve të saj përsosmërinë.
Anash saj gjendeshin dy butona të vegjël, të cilët shpesh të krijonin përshtypjen e çelësave të artë që
kishin në dorë fatin tënd. Pjesa e poshtme karakterizohej nga një lëmueshmëri e rrallë, sikur ishte bërë
enkas për një dorë delikate gruaje të veçantë, ashtu siç ishte nëna ime.
Rripat ngjyrë blu, të përbërë prej lëkure, dukeshin sikur kishin sfiduar kohën me butësinë dhe
njëkohësisht rezistencën që kishin treguar ndaj saj. E veçanta e saj qëndronte në mënyrën e përdorimit.
Kur ti e vendosje në dorë, akrepat e saj lëviznin bashkë me pulsin e dorës dhe dukej sikur merrte jetë
pikërisht nga ty. E prodhuar nga artizanët shqiptarë, ishte relikti më i rëndësishëm i familjes, pasi ajo
kishte shënuar momente më të vërtetë të vyera në jetën njerëzve të mi më të dashur...

Mësuesi/ja pasi dëgjon përgjigjet e tyre, mban shënim në tabelë elementet bazë në të cilat konsiston ky lloj
përshkrimi.
-Çfarë kanë përshkruar? (Objekt - orë e vjetër)
-Cilat aspekte të objektit kanë vënë në dukje? (Formën, ngjyrën, përbërjen, punimin, historikun e saj)

Diskutim me njëri-tjetrin
Rikujtojnë me anë të organizuesit grafik veçori të përshkrimit të objekteve të njohura në
klasat pararendëse.

Pjesët kryesore

Përshkrimi i objektit
Elemente të historikut të objektit origjina

Përdorimi dhe roli në mjedis

Hapi II: Mbajtja e strukturuar e shënimeve


Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të përqendrojnë vëmendjen në udhëzimet e tekstit për përshkrimin e një
objekti. Në dyshe strukturojnë veçoritë e përshkrimit të një objekti.
Model përgjigjeje

252
Përshkrimi i objektit
Emri Funksioni Karakteristika që perceptohen me Cilësi pozitive/
anë të shqisave negative

Lahuta Shpjego- Forma, përmasat, materiali, Kanë të bëjnë me


është het funk- ngjyrat, tingujt që prodhon, aroma anën estetike ose
instrument sionimi ose shija funksionimin
muzikor
kordofon....
Jepet një Instrumentet ...trupi i lahutës punohet kryesisht Lahutari luan në lahutë
përkufizim muzikore prej drurit të panjës... pjesa e lugët ulur me këmbëkryq në
shkencor me hark që e lahutës mbulohet me lëkurë tokë...
shërben për ..ndërsa harku i saj punohet nga
të përcjellë degët e thanës me qime të bishtit
këngët të kalit...

Strukturojnë shënimet në grupe dhe evidentojnë veçoritë.


Mësuesi/ja përqendron vëmendjen e nxënësve te përshkrimi i objekteve që u bë në fillim të orës së mësimit
(ora e murit dhe objekt antik i punuar prej balte apo te modeli i dhënë në prej tij (pianoja). Nxënësve në
dyshe mësuesi/ja u kërkon të analizojnë tekstin në bazë të veçorive të lartpërmendura.

- Emri/Jepet një përkufizim shkencor


Pianoja është instrument muzikor që luhet me ndihmën e tastierës. Ajo është klasifikuar si një instrument
muzikor me perkusion dhe si një instrument me tela. Duke u mbështetur në metodën “Hombostel-Sachs” të
klasifikimit të muzikës ajo është grupuar në instrumentet me foni.

- Funksioni/Shpjegohet funksionimi
Pianoja luhet me ndihmën e tastierës dhe që prodhon tinguj duke prekur telat e çelikut me çekiçë me
mbështjellje prej shajaku. Çekiçët kthehen menjëherë dhe lejojnë telat që të vazhdojnë dridhjen e tyre në një
rezonancë frekuence. Këto dridhje janë transmetuar nëpërmjet materialit të saj prej një dërrase që e
zmadhon atë.

- Karakteristika që perceptohen me anë të shqisave/Forma, përmasat, materiali, ngjyrat, tingujt


që prodhon, aroma ose shija.
Pianot me stil vjenez ishin ndërtuar me skelet druri, dy tela për notë dhe kishin çekiçë të mbuluar me lëkurë.
Disa nga këto piano vjeneze kishin ngjyrë të kundërt me pianot e sotme moderne: tastet natyrale ishin të
zeza dhe tastet jonatyrale ishin të bardha. Nga këto instrumente Moxarti kompozoi koncertet e tij dhe
sonatat, dhe kopje të tyre janë ndërtuar sot në performancën e instrumentit autentik të muzikës së tij. Pianot
e kohës së Moxartit kanë pasur një tingull më të butë, më të qartë se sa pianot e sotme, pianot angleze, me
më pak fuqi mbështetëse.

- Cilësi pozitive a negative/Kanë të bëjnë me anën estetike ose funksionimin


Pianoja është përdorur gjerësisht në muzikën perëndimore për performancë solo, kor, muzikë dhome dhe
për shoqërime. Është shumë popullore për ndihmë për kompozim dhe prova. Edhe pse nuk është portative
dhe shpesh është e shtrenjtë, shkathtësia dhe kudogjendja e pianos e kanë bërë atë një nga instrumentet
muzikore më familjare.

Mësuesi/ja u kërkon nxënësve që, pasi të kenë dhënë veçoritë e të dy objekteve, t’i krahasojnë ata më njëri-tjetrin.
Model përgjigjeje
Pianoja është instrument muzikor që luhet me ndihmën e tastierës dhe që prodhon tinguj duke prekur telat
e çelikut me çekiçë me mbështjellje prej shajaku. Sintetizatori është instrument muzikor elektronik, i cili
prodhon një shumëllojshmëri të zërave duke përpunuar dhe kombinuar sinjalet e frekuencave të ndryshme.
Ndërsa të dy objektet kanë si bazë të prodhimin e tingujve me anë të tastierës, ndryshojnë me njëri-tjetrin
në disa elemente. Melodia që prodhon sintetizatori është elektronike… Forma gjithashtu është një tjetër
element në të cilën ata ndryshojnë. Piano është e përbërë nga një tastierë, ndërsa sintetizatori ka disa të
tilla, të cilat mund të prodhojnë disa melodi në të njëjtën kohë.....Edhe koha në të cilën janë shpikur është e
ndryshme.

Hapi III: Shkrim i lirë


Në këtë fazë të mësimit mësuesi/ja u kërkon nxënësve të vëzhgojnë me kujdes pamjen
e paraqitur në ushtrimin 12 faqe 204 dhe të përshkruajnë objektet që ndodhen në të.
Diskutim i lirë.

Vlerësimi
Përgjatë kësaj ore mësimi, mësuesi/ja mund të bëjë një vlerësim të vazhdueshëm me gojë mbi përparimin e
nxënësve, me qëllim identifikimin e njohurive, interesave, aftësive apo shkathtësive që kanë fituar nxënësit
në lidhje me tematikën e trajtuar gjatë mësimit. Ky vlerësim mund të shoqërohet edhe me shënime specifike
për nivelet e të nxënit.

Detyrë shtëpie. Përshkruaj objektin tënd më të dashur të fëmijërisë.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: XI


Tematika: Teksti përshkrues dhe lloje të tjera Situata e të nxënit: Modele tekstesh
Tema mësimore: Përshkrim i vendeve dhe i mjediseve përshkruese për vende

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:


1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
2. Kompetenca e të menduarit.
3. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.
4. Kompetenca personale.
5. Kompetenca qytetare.
6. Kompetenca digjitale.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës Fjalë kyç:
mësimore. - teknikat e shkrimit në përshkrimin e
Nxënësi/ja: vendit dhe të mjedisit,
- njeh teknikat e shkrimit në përshkrimin e vendit dhe të mjedisit; - elemente,
- dallon elementet kryesore në përshkrimin e tyre: - përshkrim krahasues.
- analizon elementet e përshkrimeve të vendeve dhe të
mjediseve të ndryshme;
- përshkruan një vend/mjedis;
- bën një përshkrim krahasues ndërmjet pikturës dhe
tekstit përshkrues për një vend a mjedis.
Burimet: teksti “Gjuha shqipe 11”, e-libri, modele tekstesh Lidhja me fushat e tjera ose me
përshkruese për imazhe, materiale nga Youtube për vende të temat ndërkurrikulare:
ndryshme, përvoja të nxënësve.  Letërsi, Gjuhë e huaj,Histori, Arte,
TIK
 Identiteti kombëtar dhe njohja e
kulturave
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Imagjinata e drejtuar; mbajtja e strukturuar e shënimeve; ndërtimi i shprehive studimore; të mësuarit
ndërveprues; diskutim i ideve; rishikim në dyshe; punë me klasën; punë në dyshe
ZHVILLIMI I MËSIMIT
Hapi I: Imagjinata e drejtuar
Mësuesi/ja e nis mësimin duke diskutuar detyrën e shtëpisë.
E ndan klasën në dy grupe dhe u kërkon nxënësve të përshkruajnë:
Grupi I - vendin ku ndodhet shkolla e tyre:
Grupi II - qendrën e qytetit/fshatit

Pasi dëgjon përgjigjet e nxënësve, u kërkon të tregojnë përvojat e tyre në këtë lloj përshkrimi.
- Çfarë kanë përshkruar?
- Cilat karakteristika të vendit kanë vënë në dukje?

Pastaj bëhet një diskutim i nxënësve me njëri-tjetrin.


Me anë të organizuesit grafik, nxënësit rikujtojnë veçoritë e përshkrimit të vendeve, të
mësuara në klasat pararendëse.

Të dhëna pamore Të dhëna të përgjithshme

Elemente të natyrës Përshkrimi i vendeve Ndryshimi sipas stinëve

Elemente dalluese Origjina e tij Elemente artificiale

Hapi II: Mbajtja e strukturuar e shënimeve


Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të përqendrojnë vëmendjen në udhëzimet e tekstit për përshkrimin e një
objekti. Në dyshe nxënësit strukturojnë veçoritë e përshkrimit të një vendi.

Përshkrimi i vendit
Të dhëna të Të dhëna vizive Aspekte pozitive/negative Historia e vendit
përgjithshme
Informacioni mbi Vë dukje elemente Lidhet me mënyrën e perceptimit/ Mund të jetë e
tipologjinë e vendit që perceptohen me gjendjen shpirtërore/ situatat e rëndësishme
anë të shqisave jetuara të atij që përshkruan
...se katundi vetë i Përpjekjet e egra Shqipëria rrethohet nga të tria Transformimet e këtij
shpërndarë tutje-tëhu të lumit gjatë natës anët prej vargmalesh pothuaj të qyteti në 20 vjet janë të
një shtëpi këtu, një i tregonte më mirë pakapërcyeshme, që kanë ngritur shumta, po ende shihet
shtëpi nja dy milje më se kushdo shpina e një lloj muri të ndërtuar nga natyra ndryshimi mes Lindjes
tej, as që dukej. tij përgjakur... për ta mbajtur vendin në gjendje dhe Perëndimit...
izolimi...
Nxënësit strukturojnë shënimet në grupe dhe evidentojnë veçoritë.
Mësuesi/ja e përqendron vëmendjen e nxënësve te ushtrimi 8, faqe 203. Nxënësve në dyshe u kërkon të
analizojnë tekstin në bazë të veçorive të lartpërmendura.

Model përgjigjeje

Të dhëna të përgjithshme - Informacioni mbi tipologjinë e vendit:


Ishte një qytezë me tulla të kuqe ose që do të ishin të kuqe nëse tymi dhe hiri do t’i linte, po ja që ashtu janë
sjellë punët që ajo u bë një qytezë e më të kuqe e të zezë të panatyrshme.
Të dhëna vizive - Vë dukje elemente që perceptohen me anë të shqisave:
Ishte një qytezë e makinave dhe e oxhaqeve të larta prej nga dilte një tymnajë e pafund gjarpërore, gjurmët
e së cilës nuk shprisheshin kurrë. Kishte aty një kanal të zi e një lumë që përlante mbeturinat kutërbuese
nga ndërtesat plot me dritare, ku dëgjoheshin zhurma dhe dridhje gjatë tërë ditës...
Aspekte pozitive dhe negative lidhet me mënyrën e perceptimit, gjendjen shpirtërore, situatat e jetuara të
atij që përshkruan: Kishte aty ca rrugë të gjera, të gjitha të ngjashme me njëra-tjetrën, të pabanuara nga
njerëzit. Të gjitha njësoj, ku të gjithë dilnin dhe ktheheshin në të njëjtën kohë, me të njëjtën pamje, mbi të
njëjtin kalldrëm që të bëjnë punën e njëjtë.
Historia e tij - Mund të jetë e rëndësishme: ...Dhe për të cilët çdo ditë ishte e njëjtë me atë të djeshmen dhe
të nesërmen dhe çdo vit i ngjashëm me të përparshmin dhe të ardhshmin...

Diskutim i lirë mbi këto çështje.


Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të mbështetin opinionet e tyre në argumente.
Në bazë të veçorive të përcaktuara më lart, mësuesi u kërkon nxënësve të evidentojnë veçoritë e përshkrimit
të mjedisi mbi tekstin e dhënë libër (Një dhomë e gjitha e imja).

Emri i objektit
Vendndodhja - Është ajo në fund të korridorit.
Të dhëna që perceptohen nëpërmjet shqisave - Përshtypja e parë sapo hyn në të është një rrëmujë e
madhe... Ky është mjedisi ku unë ndihem shumë mirë, edhe pse mami më bërtet gjithmonë.
Cilësitë e dhomës - Dhoma nuk është shumë e madhe, por ka shumë dritë, pasi babi i ndërroi kornizat e
dritares...
Pjesët përbërëse - Dhoma nuk është shumë e madhe, por ka shumë dritë. Dyshemeja është e mbuluar nga
një tapet më një ngjyrë ndërmjet bojëqiellit dhe blusë. Muret janë veshur me letër... Krevati është poshtë
dritares, ngjitur me këtë të fundit është dhe një tavolinë e bardhë studimi. Përgjithësisht ajo është e mbushur
nga shumë objekte..., ndërsa kompjuteri është vendosur mbi tavolinë. Në anën e majtë është dollapi i futur
në mur..., ngjitur me të është biblioteka.

Hapi III: Rishikim në dyshe


Në këtë fazë të mësimit nxënësit përqendrojnë vëmendjen te ushtrimi 9, faqe 88.
Në dyshe ata krahasojnë elementet e përbashkëta mes teksti dhe pikturës. Pasi krahasojnë punimet
përmbledhin opinionet e tyre së bashku me mësuesin/en në tabelë.

Model përgjigjeje
Piktura dhe teksti kanë të përbashkëta këta elementet: përshkruajnë pamjen fizike të qytetit si: pjerrësinë,
vendndodhjen e shtëpive, të veçantën mbi urbanistikën e tij. Përveçse imazheve pamore, teksti përcjell më
shumë ndjesi nxitin imagjinatën e lexuesit dhe piktura përcjell imazhin e pamjes së qytetit. Përshkrimi i
tekstit të lë dorë më shumë për të zhvilluar imagjinatën, të shtuara edhe me shumë nga përshkrimi i dukurive
të tilla, si: me siguri ky ishte i vetmi vend në botë ku kalimtari po të rrëzohej ... ishte një qytet shumë
befasues... shumë gjëra këtu ishin të pabesueshme dhe shumëçka ishin si në ëndrra.
Diskutim i perceptimeve të veçanta të nxënësve. Mësuesi/ja ngulmon në elemente të tilla, si: detaje të
ngjyrave, dritës etj.

Vlerësimi
Përgjatë kësaj ore mësimi, mësuesi/ja mund të bëjë një vlerësim të vazhdueshëm me gojë mbi përparimin e
nxënësve, me qëllim identifikimin e njohurive, interesave, aftësive apo shkathtësive që kanë fituar nxënësit
në lidhje me tematikën e trajtuar gjatë mësimit. Ky vlerësim mund të shoqërohet edhe me shënime specifike
për nivelet e të nxënit.

Detyrë: Përshkruani vendin më të dashur të fëmijërisë suaj.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: XI


Tematika: Teksti përshkrues dhe lloje të tjera Situata e të nxënit: Modele tekstesh
Tema mësimore: Përshkrimi i imazheve përshkruese për imazhe

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:


1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
2. Kompetenca e të menduarit.
3. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.
4. Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin.
5. Kompetenca personale.
6. Kompetenca qytetare.
7. Kompetenca digjitale.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës Fjalë kyç:
mësimore. - teknika përshkrimesh për imazhe,
Nxënësi/ja - foto,
: - piktura.
- përdor teknikat në përshkrimin e imazheve;
- dallon elementet kryesore në përshkrimin e imazheve:
- analizon elementet e përshkrimeve të imazheve të ndryshme
fotografike;
- krahason imazhin e fotografisë me atë të një pikture në
një përshkrim krahasues;
- përshkruan pamje fotografike me përmbajtje të ndryshme.
Burimet: teksti “Gjuha shqipe 11”, e-libri, modele tekstesh Lidhja me fushat e tjera ose me temat
përshkruese për imazhe pikturash e fotosh, përshkrime ndërkurrikulare:
imazhesh fotografike në Youtube për veshjet shqiptare,  Identiteti kombëtar dhe njohja e
shqiptarët ose piktura të njohura si të Onufrit, piktura dhe foto kulturave
të të njëjtave imazhe ose imazhe të ndryshme, përvoja të
nxënësve.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Imagjinata e drejtuar; mbajtja e strukturuar e shënimeve; ndërtim i shprehive studimore; diskutim i ideve;
të mësuarit ndërveprues; rishikim në dyshe; punë me klasën; punë në dyshe
ZHVILLIMI I MËSIMIT
Hapi I: Imagjinata e drejtuar
Mësuesi/ja e nis mësimin duke diskutuar detyrën e shtëpisë. Diskutim i lirë mbi çështje të tilla si:
-Në ç’të dhëna mbështeteni për përshkrimin e vendlindjes suaj?
-Cilat aspekte ju drejtuan më shumë në përshkrim: pamja fizike e vendit apo ndjesitë tuaja?
-A ju referuat ndonjë imazhi fotografik për ta pasur më të gjallë perceptimin e vendit?
- A ndryshojnë këto imazhe nga perceptimi që keni ju për vendlindjen tuaj?

Mësuesi/ja ndan klasën në dy grupe dhe u kërkon nxënësve të përshkruajnë:


 grupi I - një imazh pikture
 grupi II - një imazh fotoje.
Pasi dëgjon përgjigjet e nxënësve, u kërkon atyre të tregojnë përvojat e tyre në këtë lloj përshkrimi.
- Çfarë keni përshkruar?
- Cilat aspekte të imazhit keni vënë në dukje?
- Cili prej imazheve ishte më i thjeshtë për t’u përshkruar dhe pse?
- A u mbështetët në detaje?
- Cilat detaje ju lanë më shumë mbresa?

Hapi II: Mbajtja e strukturuar e shënimeve


Nxënësit në studiojnë materialin teorik në libër dhe e përqendrojnë vëmendjen tek elementet e
përshkrimit të imazheve të dhëna në tekstin e nxënësit. Të ndarë në grupe, ata evidentojnë në tabelat
përkatëse tipare të imazhit fotografik dhe atij në pikturë/ikonografi etj.

Përshkrimi i imazheve
Aspekti figurativ Aspekti teknik Aspekti interpretues-vlerësues
Përshkruhet ajo çka paraqet Trajtohet teknika e përdorur. Jepet një gjykim i vëzhguesit
imazhi. për imazhin.
Pjesa kryesore e ikonës përbëhet Ikona është realizuar mbi një Nuk mund të gjenden shembuj
nga Shën-Maria me fëmijën e copë dërrase të vetme, të prerë kaq të thjeshtë si ata të ofruar nga
futur në ujin e një burimi, që në një trashësi prej 2,8 - 3 cm, e imazhi bizantin me simbologjinë
simbolizon Burimin Jetëdhënës. cila paraqitet e rrafshuar mirë e tij, për të shprehur burimin
Kupa e madhe në qendër të së dhe me një shtresë të errët jetëdhënës dhe Shën-Marinë që
cilës është ulur Shën-Maria si pluhuri e papastërtie, si dhe drejtohet me duart e hapura dhe
një mbretëreshë, është vendosur mbeturina dylli. Në pjesë të sytë e ngulura mbi ne dhe
në mes të një vaske plot me ujë ndryshme, Krishtin- fëmijë. Ikonografi lidh
mrekullibërës. Përreth janë ata i në të gjithë sipërfaqen, shihen figurën e tyre me atë të burimit si
drejtohen ujit mrekullibërës për vrimat që tregojnë për praninë e të ishte e vetme.
t’u shëruar. insekteve dëmtues. Mbi pjesën
e mesit ka një shirit të ngjitur
horizontalisht.

Veçori të imazhit fotografik

Vizioni: Në foton poshtë majtas, në tekstin e nxënësit, ajo çka transmeton imazhi fotografik është pamja e një dite
dimri. Detajet: Mbizotërimi i ngjyrës së bardhë e gri, gurët të mbuluar pjesërisht nga dëbora, imazhi i diellit i
shfaqur në horizontin e mjegullt dhe të vagullt, ngjyra e qiellit, prania e shkurres bëjnë më të dukshme
pamjen e dimrit. Linjat: Kemi praninë e linjave të ndryshme si të thyera e të lakuara, të cilat tregojnë se
imazhi nuk përcjell një pamje unike, por përthyerja e tyre të krijon idenë e një larmishmërie në perceptim dhe
përjetim.
Dritëhijet shërbejnë për të theksuar më tej kontrastet midis ngjyrës së bardhë të dëborës, grisë së qiellit,
të kuqërremtës së shkurreve dhe të zezës që ndodhet poshtë gurëve. Të krijohet ideja e një realiteti, ku
perceptimi dhe përjetimi është relativ, në bazë të gjendjes së brendshme shpirtërore. Një realitet që të ofron
pastërtinë, sinqeritetin, të fshehtën dhe intrigën, jetën dhe vdekjen, largësinë në kohë dhe hapësirë…
Ngjyrat janë ato që theksojnë emocionet, duke e transmetuar imazhin nën efektin bardhezi, ku janë të
pranishme ngjyrat e këtij koloriti, të cilat plotësojnë sfondin, siç është grija e qiellit…
Pas interpretimit të imazheve dhe dallimeve që vihen në dukje, nxënësit praktikojnë përshkrimin në pamjet
dhe imazhet e tjera.

Hapi III: Rishikim në dyshe


Në këtë fazë të mësimit mësuesi/ja u kërkon nxënësve të bëjnë një përshkrim krahasues të një imazhi fotoje
dhe një imazhi pikture, duke evidentuar elementet përkatëse.

Vlerësimi
Përgjatë kësaj ore mësimi, mësuesi/ja mund të bëjë një vlerësim të vazhdueshëm me gojë mbi përparimin e
nxënësve, me qëllim identifikimin e njohurive, interesave, aftësive apo shkathtësive që kanë fituar nxënësit
në lidhje me tematikën e trajtuar gjatë mësimit. Ky vlerësim mund të shoqërohet edhe me shënime specifike
për nivelet e të nxënit.

Detyrë shtëpie: Përshkruani një imazh që ju pëlqen. Evidentoni elementet thelbësore të tij.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: XI


Tematika: Teksti përshkrues dhe lloje të tjera Situata e të nxënit: Modele të
Tema mësimore: Ushtrime për tekstin përshkrues teksteve përshkruese
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
2. Kompetenca e të menduarit.
3. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.
4. Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin.
5. Kompetenca personale.
6. Kompetenca qytetare.
7. Kompetenca digjitale.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës Fjalë kyç:
mësimore. - tekst përshkrues,
Nxënësi/ja: - objektiv,
- identifikon llojin e teksteve përshkruese duke - subjektiv,
analizuar qëllimin e shkrimit të tyre; - informative,
- bëjnë analizën gjuhësore të teksteve përshkruese; - shprehës,
- përcakton përmes argumentit llojet e - rrëfyes.
përshkrimit objektive ose subjektive;
- analizon ose ndërton tekste krahasuese përshkruese.
Burimet: teksti “Gjuha shqipe 11”, e-libri, tekste të ndryshme Lidhja me fushat e tjera ose me
përshkruese, përvoja të nxënësve. temat ndërkurrikulare:
 Identiteti kombëtar dhe njohja e
kulturave.
 Vendimmarrja morale.
 Bashkëjetesa paqësore.
Metoda dhe veprimtari të nxënësve
Diskutim, analizë rasti, vëzhgim i teksteve të ndryshme, analiza gjuhësore, shkrim i lirë.

ZHVILLIMI I MËSIMIT
Ushtrimi 1. f. 199
Teksti I i E. Koliqit është shprehës se ka shumë figura letrare (guri i gjallë, malet flenë)
Teksti II përshkruese informativ sepse jep të dhëna dhe informacione mbi një vend. Të dhënat pamore
veç informacioneve të përgjithshme janë: lugina e lartë, tri maja malesh
Teksti III përshkrues bindës karakteristik për promocionet turistike.

Ushtrimi 2

Mbiemrat Mënyra e fjalëformimit Analiza fjalëformuese


hyjnore Me prejardhje Hy(j) (mb e shumësit) + nor prapashtesa (e) e gj femërore)
I gjallë Me prejardhje Me paranyjëzim nga ndajfolja gjallë
E fundme Me prejardhje E(nyje) + Fund(mër) +( ëm)(prapashtesë) + e (gjinia femërore)
Të kunorume (dialektore)
Të kunoruara (standard) Me prejardhje Të(nyje)+ kunoro (folje) kunorum(pjesore) me nyje
epike Me prejardhje Ep+ik prapashtesë+ (e) (mb e gj femërore)
omerik Me prejardhje Omer+ ik (prapashtesë)
Të shëndosha Me prejardhje Të(nyje) +Shëndosh(folje) + e (mb e gjinisë femërore)
Të lehta Me prejardhje Ndajfolja lehtë +nyje
natyrore Me prejardhje Natyrë+ or ( prapashtesë) + e (mb e gjinisë femërore)
Të larta Me prejardhje Të (nyje) + lart(ndajfolje)
kombëtar Me prejardhje Komb +tar
Të veçanta Me prejardhje Të(nyje)+ veçan(ndajfolje) + a (mb e shumësit)
E gjelbër E parme
Të gjatë Me prejardhje Me paranyjëzim nga ndajfolja (gjatë)
Të përmendura Me prejardhje Të (nyje) +për(parashtesë) + mendo (uar)(pjesore) +a (mb e
malor Me prejardhje shumësit) Mal+ or(prapashtesë)
shqiptar Me konversion

Ushtrimi 3
Teksti M. Camaj dhe i Kadaresë është subjektiv. Teksti nga interneti për liqenin e Ohrit (objektiv)
• Të drojtuna (të frikësuara) e prejardhur nga emri (droje)
• Të shkëlqyeshëm (të ndritshëm) e prejardhur nga folja shkëlqe (pjesorja + shëm
(prapashtesë)
• E hapët (dialektore) e prejardhur nga folja (hap

260
• Të mëdha, të verdha, (të parme)
• Të vjetra (e prejardhur) emri vit (vjet)
• E thellë (e prejardhur me paranyjëzim) nga ndajfolja (thellë)
• Të vetmuar (nga përemri vetëm)
• I trishtueshëm (trishto, trishtuar (pjesore) + shëm - prapashtesë

Ushtrimi 5
• Te fragmenti i Fatos Kongolit elementet që përdoren për përshkrimin e personazheve janë:
elementet dominuese të fizikut dhe mosha.
Karakteristike në stilin e Kongolit është përdorimi i mbiemrave.
• Te fragmenti i Musine Kokalari elemente dominuese të fizikut, ku mbizotëron përdorimi i
mbiemrave jo të standardit të të folurit të përditshëm dhe me karakteristika fonetike të dialektit
të jugut. Përveç mbiemrave që karakterizojnë fizikun, ka dhe mbiemra të të folurit popullor e
shprehje frazeologjike që ndërthurin fizikun me gjendjen e saj.
Karakteristikë e stilit të M. Kokalarit përdorimi i shprehjeve popullore e dialektore.
• Te fragmenti i Atë Anton Xanonit përveç mbiemrave që përshkruajnë pamjen fizike ka dhe një
sërë krahasimesh në trajtë paralelizmi me elementet e natyrës.
Karakteristikë e stilit të Kongolit përveç mbiemrave që karakterizojnë elementet dominuese
të fizikut është përdorimi i madh i krahasimeve dhe kuptimeve të tjera të figurshme të fjalës
dhe elementeve karakteristike të dialektit të veriut.

Ushtrimi 8
1. Në tekstin e Çarls Dikens elementet që kryejnë përshkrimin e vendit janë materialet
përbërëse, objektet, elementet gjeografike, karakteristikat urbane etj.
2. Në fragmentin e Fatos Kongolit janë elementet përbërëse të objektit, elemente orientuese
për vendndodhjen e tyre, karakteristikat mbi përmasat, pajisjet etj.

Ushtrimi 9
Elemente të përbashkëta qe i takojnë kryesisht elementeve objektive janë: i pjerrët, pullazet, në pullazin e
njërës gjendeshin themelet e tjetrës.

Ushtrimi 11
• Aftse-aftësi,
• Jashtzakonëshme – jashtëzakonshme (rreg. i parë)
• Shpirtrore-shpirtërore
• Herëshme-hershme
• Përqëndrimit-përqendrimit

Vlerësimi: Sipas gjykimit të mësuesit, me gojë e motivues.

Detyrë shtëpie dhe punë e pavarur: punët e pavarura me shkrim që nuk realizohen në klasë.
Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: XI

Tematika: Përdorimi i drejtë i gjuhës Situata e të nxënit: Punë me tekstin


Tema mësimore: Përcaktori kallëzuesor
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
2. Kompetenca e të menduarit.
3. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas Fjalët kyç:
temës mësimore. - përcaktor,
Nxënësi/ja: - përcaktor kallëzuesor,
- rikujton njohuritë për përcaktorin; - veçori gramatikore.
- tregon lidhjen e dyanshme të përcaktorit kallëzuesor;
- dallon përcaktorin kallëzuesor nga përcaktori;
- përcakton me se shprehet përcaktori kallëzuesor;
- përdor si duhet në tekste përcaktorin kallëzuesor.
Burimet: teksti “Gjuha shqipe 11”, e-libri, fjalorë, tekste të Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndryshme ndërkurrikulare:
 Letërsi
 Arte
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Diskutim, dëgjim dhe mendim i drejtuar (DLTA), organizuesi grafik, punë e pavarur.

ZHVILLIMI I MËSIMIT

Hapi I: Diskutim
Kontrollohen e diskutohen detyrat e shtëpisë. Mësuesi/ja organizon mësimin me pyetje nga mësimi i kaluar,
për të nxitur diskutimin në klasë, duke pyetur për:
- Çfarë është përcaktori?
- Si klasifikojmë në lloje përcaktorët?
- Me se shprehen përcaktorët?
- Ilustroni me shembuj për secilin rast të përmendur.

Hapi II: Dëgjim dhe mendim i drejtuar (DLTA)


Mësuesi/ja fillon mësimin duke prezantuar pjesën e tekstit, që do të lexohet dhe zgjedh njërin nga nxënësit
për të bërë të mundur leximin e pjesës së zgjedhur në krye të mësimit. Leximi bëhet i shtruar, me qëllim që
nxënësit të kenë mundësi të shkruajnë në fletore sa më shumë fjalë që i fiksohen. Mësuesi/ja kërkon që
nxënësit të mbajnë shënim për sa më shumë përcaktorë kallëzuesorë që dëgjojnë.

Hapi II: Shqyrtim kategorizues


Nëpërmjet teknikës së shqyrtimit kategorizues, mësuesi/ja do të synojë shqyrtimin e fjalëve të zgjedhura nga
nxënësit, duke përcaktuar se çfarë tregojnë fjalët e nënvizuara. Mësuesi/ja i kërkon nxënësve të shkruajnë
në një tabelë, lidhjet dyfishe që kanë fjalët e zgjedhura. P.sh.: Profesor Shaban Demiraj konsiderohet si një
nga gjuhëtarët më të mëdhenj shqiptarë, me një kontribut të veçantë si në fushën e studimeve albanologjike,
ashtu edhe në ato ballkanologjike.
Demiraj si një nga gjuhëtarët më të mëdhenj... dhe… konsiderohet si një nga gjuhëtarët më të mëdhenj….
Kështu veprohet për të gjithë fjalët që kanë zgjedhur nxënësit.

262
Japim përkufizimin e përcaktorit kallëzuesor:

Përcaktori kallëzuesor është gjymtyra e dytë e fjalisë, që ka lidhje të dyanshme si me foljen, në


funksionin e kallëzuesit, ashtu edhe me një emër a përemër, kryesisht në funksionin e kryefjalës ose të
kundrinorit.

Hapi III: Organizuesi grafik


Mësuesi/ja vijon me shpjegimin e njohurive të reja duke përdorur metodën e organizuesit grafik, me qëllim që
nxënësit të argumentojnë përdorimin e përcaktorit kallëzuesor.

krijon lidhje dyfishe përcaktori kallëzuesor


i kundrinorit

Përcaktori kallëzuesor

shprehet me:
përcaktori kallëzuesor i
-emër
kryefjalës
-përemër
-gjendet me pyetjen si?
-mbiemër
-gjendet me pyetjen ç?
-grup emëror
-formë e pashtjelluar

Mësuesi/ja mund të japë dhe informacion shtesë:


Përcaktori kallëzuesor tregon: shfaqjen e një karakteristike, caktim dhe vlerësim, lëvizje dhe veprimtari.
Ilustrohen me shembuj të gjithë rastet e nënvizuara të përcaktorëve kallëzuesorë. Aktivizohen sa më shumë
nxënës për dhënien e përgjigjeve. Organizuesi grafik shkruhet në tabelë me shkumësa me ngjyra, ose në
tabela tabak dhe i shërben nxënësve për të vijuar me punën praktike.

Hapi IV: Punë e pavarur


Për të përmbledhur njohuritë e marra në mësimin e ditës, mësuesi/ja i kushton kohë zgjidhjes së ushtrimeve
në mënyrë të pavarur.
Jepen për t’u punuar ushtrimet f. 219.

Shembuj zgjidhjesh

Ushtrimi 1
1. Ata dukeshin të pakënaqur (me kryefjalën). 2. Ai quhej Glauk (me kryefjalën). 3. E konsiderojnë drejtuesin
e tyre (me kundrinorin). 4. Qilimi ishte bërë për t’u larë (me kryefjalën). 5. Të gjithë po ndiheshim shumë të
lumtur (me kryefjalën) atë mbrëmje maji. 6. E emëruan drejtor (me kundrinorin) në shkollën e re të qytetit. 7.
Po përpiqej ta shpallte si më të mirë (me kundrinorin) punimin e tij. 8. Ai mbetej po ai (me kryefjalën), nuk
pranonte të ndryshonte asgjë në shtëpi. 9. Nuk i kishin të tyret (me kundrinorin) shtëpitë në mal. 10. Nuk e
panë me vend (me kryefjalën) të largoheshin menjëherë. 11. E kërkuan prezantues (me kundrinorin) në
televizionin lokal. 12. Po qëndronin si të habitur (me kryefjalën) para kësaj pikture moderne. 13. U gjend e
papërgatitur (me kryefjalën) në atë çast të rëndësishëm. 14. Ajo u bë mikja e saj (me kryefjalën) e ngushtë.
15. Ishte bërë për të ardhur (me kryefjalën) keq. 16. Ç’ (me kundrinorin) e ke këtë libër? 17. Sa (me
kundrinorin) fat kishte pasur për miq!
Libër mësuesi / “Gjuha shqipe 11”

Ushtrimi 2
1. Mëmë (emër) kemi Shqipërinë... ndihmës (emër) kemi trimërinë. 2. Jeta shkollore do të mbetet për jetë
(emër) e freskët.3. Vështroja zogjtë që ngjiteshin lart. Megjithëse të vegjël në trup, pamjen e kishin dritë
(emër). 4. Pas shiut të rrëmbyer, qielli u bë xham (emër). 5. Në ato vite pajisjet e shtëpisë i kishim të njëjta
(mbiemër) e... Nejse, tani puna ndryshon. Pajisjet i kemi të reja (mbiemër); të reja i kemi dhe zakonet. Po
edhe ne, që dukemi të moshura (emër), nuk na rrihet pa punë. 6. Punën e kemi për nder (emër). 7. Në fillim
të shtatorit Ariana u emërua mësuese (emër). 8. Në spital e çuan me këmbën të plagosur (emër). 9. Rininë e
konsiderojmë si një forcë të madhe (grup emëror) për ta çuar më përpara demokracinë.

Ushtrimi 3
1. Nën kullat e bardha, te livadhet e mëdha, burrat po kositin barin dhe duken si ca makinëza lëvizëse
(përcaktor kalllëzuesor) që lënë pas një vijë të errët mbi qilimin e gjelbër (përcaktor). 2. Era e barit të pjekur
(përcaktor) mbush luginën e ngushtë e vjen gjer këtu, majë shkëmbit të mprehtë. 3. Filja dhe Blerta
qëndruan një hop (përcaktor kallëzuesor) të mahnitura. 4. Muzgu qe kthyer gati në errësirë (përcaktor
kallëzuesor).
5. Demokracinë e fituar me sakrifica (përcaktor kallëzuesor) duhet ta mbrojmë nga çdo shtrembërim. 6. –
Çfarë (përcaktor) kalaje! Hajde zaptoje po deshe, – thotë ai. – Këtë s’e kanë bërë të pamposhtur (përcaktor
kallëzuesor) muret, por njerëzit. 7. Rrëfimet e çiltra të gjyshes (përcaktor) fëmijët i prisnin me gëzim
(përcaktor kallëzuesor). 8. Artani është djalë me vullnet (përcaktor kallëzuesor).

Ushtrimi 4
1. Në këtë përpjekje shqiptarët luftuan si luanë. 2. Mësuesi e mbante djalin për krahu. 3. E mbanin për
këngëtar të mirë. 4. Kishin punuar si trima dhe tani vdiqën si dëshmorë. 5. Veprimin tënd e çmojnë si një
akt të lartë.
6. Maleve tona brezaret derdhen si shkallë e një stadiumi gjigant. 7. Shokët zgjodhën Agronin për kryetar. 8.
Lajmi u përhap si rrufeja. 9. Ardin e kam pasur si djalë. 10. Rrezet e fundit të diellit bien si gjilpëra në lirishte.
11. Në më njeh akoma për baba, mbaj vesh e më dëgjo. 12. Kau lidhet prej brirësh, burri lidhet prej fjalë.

Pasi bëhen vlerësimet për orën e mësimit, jepet si detyrë shtëpie ushtrimi 5, f. 209.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: XI


Tematika: Përdorimi i drejtë i gjuhës Situata e të nxënit: Punë me tekstin
Tema mësimore: Sinonimet në gjuhën shqipe
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
2. Kompetenca e të menduarit.
3. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.

264
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas Fjalët kyç:
temës mësimore. - sinonime,
Nxënësi/ja: - çifte,
- rikujton njohuritë e marra për sinonimet; - vargje sinonimike
- tregon si krijohen çiftet apo vargjet sinonimike;
- analizon mënyrën se si dallohen sinonimet;
- përdor si duhet në krijime sinonimet.

265
Libër mësuesi / “Gjuha shqipe 11”

Burimet: teksti “Gjuha shqipe 11”, e-libri, fjalorë, tekste të Lidhja me fushat e tjera ose me
ndryshme etj. temat ndërkurrikulare:
 Letërsi
 Arte
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Diskutim, organizuesi grafik, rrjeti i diskutimit, punë e pavarur.

ZHVILLIMI I MËSIMIT
Hapi I: Diskutim
Kontrollohen e diskutohen detyrat e shtëpisë. Organizohet ora e mësimit me pyetje nga mësimi paraardhës.
Më pas shtrohen për diskutim pyetje si:
- Ç’janë sinonimet?
- Pse përdoren ato?
- Si formohen çiftet apo vargjet sinonimike?
- Ilustroni me shembuj.

Hapi II: Organizuesi grafik


Mësuesi/ja vijon në mënyrë të natyrshme me mësimin e ri, pasi janë diskutuar se si formohen sinonimet.
Duke rikujtuar njohuritë e marra për sinonimet, tërhiqet vëmendja e nxënësve, duke punuar me anë të
metodës “Organizuesi grafik”. Shkruhet tema e mësimit në tabelë dhe plotësohet organizuesi grafik me
informacionet e marra deri tani, si dhe me informacione të reja.

Sinonimet krijohen
mes fj. të gjuhës shqipe (fjalë me kuptim të përafërt) mes fj. të standardit/ dialektit
i mirë, i çmueshëm, i volitshëm, fqinj – komshi – gjiton; vajzë – çikë
i vlefshëm, i aftë, i zoti, i shkathët gjuhësi – linguistikë, dritare – penxhere

Hapi III: Rrjeti i diskutimit


Për të përforcuar më tej njohuritë mbi sinonimet, mund të përdoret metoda e rrjetit të diskutimit, duke
vendosur në qendër një pyetje dhe nxënësit argumentojnë pro ose kundër. Për këtë mund të përdoret një
tabelë e shkruar dhe nxënësit paraqesin argumentet e tyre përbri tabelës.
Shtrohet pyetja:
PO A mund të dallohen sinonimet sipas nuancës kuptimore? JO
PO A mund të dallohen sinonimet sipas ngjyrimit stilistik? JO
PO A mund të dallohen sinonimet sipas aftësisë për të krijuar fjalë të reja? JO
PO A mund të dallohen sinonimet sipas dendurisë së përdorimit? JO

Nxënësit shkruajnë argumentet e tyre pro dhe kundër, duke arritur në përfundimin se Sinonimet janë fjalë të
ndryshme me kuptim të njëjtë apo të përafërt. Ato përdoren:
a. në ligjërimin artistik për ta gjallëruar stilin, për të saktësuar mendimin e për të karakterizuar personazhet,
situatat dhe mjedisin;
b. për të pasuruar fjalorin e nxënësve;
c. si mjet shpjegimi në fjalorë.

Hapi IV: Praktikë e pavarur dhe diskutim


Punohen ushtrimet f. 211.
Shembuj përgjigjesh
Ushtrimi 1
mbikalim - nënkalim, i thartë - i athët, gjëmon (ndjek dikë) - gjëmon (moti), keq - mjaftueshëm - mirë, çuditem
- mahnitem, i qetë - i trazuar, gaz (gjendje e trupave) - gaz (gëzim), krah (gjymtyrë) - krah (i rrugës), drejt
- shtrembër - mirë, shkurt (muaj) - shkurt (ndajfolje), shapkë (pantofël) - shapkë (shpend uji), gazetë - e
përditshme.

Ushtrimi 2
1. Edlira, sapo e provoi pijen, tha: “Obobobo, sa thartanik qenka!- 2. Tërë atë pasdreke folëm dhe mendimi i
të gjithëve ishte i pakëndshëm për të, aq sa nuk e di si vazhdoja ta mbështetja. 3. I sivjetshmi ishte një dimër
zemërak, si rrallëherë më parë. 4. Sipas tij, njeriu i politikës duhet të bëjë përpjekje të vazhdueshme për të
mos qenë idhnak si disa politikanë të deritashëm. 5. Limoni vazhdon të jetë një frutë jo shumë e pëlqyer për
t’u ngrënë, ngaqë është shumë e thartë e kjo ndodh, sepse përmban acid citrik.

Ushtrimi 3
kokë - krye, shmang - evitoj, djalë - çun, tryezë - tavolinë, rrugë - udhë, vështroj - shikoj, hetoj - hulumtoj,
qumësht - tamël, xham - gastare, fqinj - gjiton, tjegull - qeramidhe, ftoj - grish, shkoj - iki. (Janë sinonime të
krijuara mes fjalëve të gjuhës shqipe dhe mes fjalëve të një standardi apo dialekti).

Ushtrimi 4
Qe një të ftohtë i ashpër, por nuk mbajti gjatë. E kush do të ishte treguar më i përgjegjshëm për të
mbikëqyrur këtë proces pune?! Në minutën e 25-të, Lila e preku pa dashje topin me dorë brenda zonës së
rreptësisë. Ai vajti me hap të ngadaltë dhe u afrua drejt tyre si i druajtur. Erdhën rrotull gjithë ditën për të
gjetur një lojtar tjetër në vend të Martit. Sezoni i provimeve nis në qershor e zgjat deri në korrik. Për të
ndjekur zgjedhjet në komunën tonë, çdo parti ka caktuar vëzhguesin e vet. Sa herë që shokët e trazonin ose
e gërgisnin, Marti dilte në mbrojtje të tij. Baraspesha jote e famshme duhet të ketë qenë thjesht një
temperament flegmatik, që ngatërrohet lehtë me urtësinë. Atë xhaxha e kishte në këmbë të babait, ai e
kishte rritur. Ai ishte kujdesur dhe i gjendej në krah gjithmonë.
mbikqyr-ndjek; në këmbë-në krah; trazonin-gërgisnin etj.

Pasi bëhen vlerësimet për orën e mësimit, jepet si detyrë shtëpie ushtrimi 5, f. 211.
Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: XI

Tematika: Përdorimi i drejtë i gjuhës Situata e të nxënit: Punë me tekstin


Tema mësimore: Antonimet
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
2. Kompetenca e të menduarit.
3. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyç:
Nxënësi/ja: - antonime,
- rikujton njohuritë e marra për antonimet; - klasifikim,
- përcakton si klasifikohen antonimet; - antitezë.
- shpjegon pse shërbejnë antonimet
- dallojnë antonimet në gjuhë e letërsi;
- përdorin si duhet antonimet në krijime të ndryshme.
Burimet: teksti “Gjuha shqipe”, e-libri, fjalorë, tekste të ndryshme. Lidhja me fushat e
tjera ose me temat
ndërkurrikulare:
 Letërsi
 Arte
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Diskutim, organizuesi grafik, rrjeti i diskutimit, punë e pavarur dhe diskutim.

ZHVILLIMI I MËSIMIT
Hapi I: Diskutim
Kontrollohen e diskutohen detyrat e shtëpisë. Organizohet ora e mësimit me pyetje nga mësimi paraardhës
- Ç’janë sinonimet?
- Pse përdoren ato?
- Si formohen çiftet apo vargjet sinonimike?
- Ilustroni me shembuj.

Hapi II: Organizuesi grafik


Mësuesi/ja vijon në mënyrë të natyrshme me mësimin e ri, pasi janë diskutuar se si formohen sinonimet.
Duke rikujtuar njohuritë e marra për antonimet, tërhiqet vëmendja e nxënësve, duke punuar me anë të
metodës “Organizuesi grafik”. Shkruhet tema e mësimit në tabelë dhe plotësohet organizuesi grafik me
informacionet e marra deri tani, si dhe me informacione të reja.

si mjet shpjegues plotësues te


fjalët me kuptim të kundërt

pasurojnë aftësinë shprehëse Antonimet shërbejnë: në fjalorë të mësimit të gjuhës

në stile të ndryshme të gjuhës në shkollë

Hapi III: Rrjeti i diskutimit


Për të përforcuar më tej njohuritë mbi antonimet, mund të përdoret metoda e rrjetit të diskutimit, duke
vendosur në qendër një pyetje dhe nxënësit argumentojnë pro ose kundër. Për këtë mund të përdoret një
tabelë e shkruar dhe nxënësit paraqesin argumentet e tyre përbri tabelës.
Shtrohet pyetja:

PO A ndahen antonimet në të plota? JO


PO A ndahen antonimet në kontekstore? JO

Nxënësit shkruajnë argumentet e tyre pro dhe kundër, duke arritur në përfundimin se Antonimet janë fjalë të
ndryshme me kuptime të kundërta. Termi antonim vjen nga greqishtja e vjetër: anti (kundër) + onoma (emër).
Ato ndahen për nga ndërtimi: -antonime fjalësh të ndryshme, kur janë fjalë pa lidhje prejardhjeje
fjalëformuese, p.sh: i ëmbël – i hidhur, hap – mbyll, marr – jap etj.

- antonime të formuara me prejardhje, kur fjalët antonimike formohen me parashtesa me


kuptim të kundërt, si: anti-, ç-/ sh-, / zh-/ s-/ z-, kundër-, mos-. P.sh.: lodhem – çlodhem, i aftë – i paaftë,
kamje – skamje etj

Hapi IV: Praktikë e pavarur dhe diskutim


Punohen ushtrimet f. 213

Shembuj përgjigjesh
Ushtrimi 1
keq – mjaftueshëm – mirë, shami – pecetë, i sjellshëm – i pasjellshëm, krah (pjesë e trupit) – krah (i
shpendëve), bukuri – shëmti, shqiptar – arbëror, plumb (metal) – plumb (i pushkës), mund (emër) – mund
(folje), nëntokë
– mbitokë, tregtar – bakall, togë (njësi ushtarakake) – togë (veshje e romakëve).

Ushtrimi 2
- Ftohtë, ngrohtë, ne do të nisemi herët nesër në mëngjes.
- Shkurt, gjatë, kësaj bisede duhet t’i jepet drejtim.
- Ngrin, shkrin situate, ne do të marrim masa.
- Mirë, keq, ne nuk kemi zgjidhje tjetër.
- I bukur, i shëmtuar, unë do të martohem me të.
- Sot ose nesër do të kemi një zgjidhje.
- I mire, i keq ai ka qenë gjithnjë pranë nesh.

Ushtrimi 3
• E zymtë, e vranët, sterrë në fytyrë, perëndonte nata e së kaluarës; e kthjellët, e qeshur, e
shpresëdhënëse, agonte dita e së ardhmes.
• Në fillim galat u trembën dhe u ngritën me krokërima, por pas pak u doli frika dhe zbritën prapë.
• Domosdo, kishin edhe dasma, të hyra e të dala, që donin shumë miell për bukë.
• U lëkunda sa u lëkunda midis gjumit e pagjumit në përrallën e atyre tri çupave të mullixhiut.
• U gëzua gjithë miqësia, afër e larg.
• Ç’të keqe mund të na bëjë kjo vashë e nusëruar po e pamartuar?
• Sa të hapësh e të mbyllësh sytë, gjyshja ndërroi prapë fletën.
• E shponin në zemër, si turjelë, gozhdët e opingave të Gjatollinjve, që shkonin e vinin aty, mbi udhë, me
armët e Sefedinit në sup.
• Kështu tërë ditën, ngjit e zbrit, qëkur lindte dielli tutje në det, sa një rrotë i kuq, e gjer perëndonte, gjene sa
një rrotë, gjene i kuq, po në fushë.
• Unë kam ardhur këtu të marr e jo të jap.
• Një vajzë ishte ulur në ballkonin lart dhe shikonte se ç’po bëhej poshtë në oborr.
• Ata e duan mbretin e tyre plak, sepse thonë është i drejtë, dorëgjerë e zemërbardhë, i pari në sulm dhe i
fundit në tërheqje.
Ushtrimi 4
i përvëluar – i papërvëluar i shijshëm – pashije
i lodhur – i çlodhur i urryer – i dashur
plot – bosh i lashtë – i tanishëm
mbledh – shpërndaj thur – shthur
robërues – lirues

Ushtrimi 5
Sinonime I pamasë Antonime
i gjerë i ngushtë
i tejskajshëm i skajshëm
Ushtrimi 6
Mua më pëlqen të kem një bashkëshort që mund të kujdeset për mua. Ai duhet të jetë tip sportiv, punëtor,
me këmbë në tokë, i ndershëm dhe romantik. Unë nuk mund të jetoj me një njeri të mjerë e mendjengushtë.
Personi me të cilin do të kaloj jetën duhet të jetë i gëzuar, mendjehapur dhe optimist. Unë jam person i
turpshëm. Për këtë arsye tërhiqem nga vajza të shkathëta dhe me autostimë. Do të më pëlqente të kisha
pranë një njeri të ndershëm dhe që të dijë të gatuajë.

Fjalët nga teksti Sinonime Antonime


bashkëshort burrë grua
sportiv vital klasik
mendjengushtë mendjevogël mendjegjerë
i gëzuar i ngazëllyer i hidhëruar
mendjehapur mendjegjerë mendjengushtë
i turpshëm i ndrojtur i hedhur

Pasi punohen ushtrimet, mësuesi/ja bën vlerësimin e nxënësve për orën e mësimit dhe jep si detyrë shtëpie
ushtrimi 7, f. 214.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: XI


Tematika: Përdorimi i drejtë i gjuhës Situata e të nxënit: Punë me tekstin
Tema mësimore: Homonimet dhe funksioni i tyre

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:


1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
2. Kompetenca e të menduarit.
3. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyç:
Nxënësi/ja: - homonime,
- rikujton njohuritë për homonimet; - klasifikim,
- tregon shkakun pse lind homonimia; - antitezë.
- klasifikon homonimet sipas llojit të tyre;
- dallon homonimet sipas formës e kuptimit të tyre.
Burimet: teksti “Gjuha shqipe 11”, fjalorë, e-libri, tekste të ndryshme Lidhja me fushat e
tjera ose me temat
ndërkurrikulare:
 Letërsi
 Arte
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Diskutim, organizuesi grafik, rrjeti i diskutimit, punë e pavarur dhe diskutim.

ZHVILLIMI I MËSIMIT
Hapi I: Diskutim
Kontrollohen e diskutohen detyrat e shtëpisë. Mësuesi/ja organizon mësimin me pyetje nga mësimi i
kaluar, për të nxitur diskutimin në klasë, duke pyetur:
- Ç’janë sinonimet e antonimet?
- Si klasifikohen ata?
- Ilustroni me shembuj për secilin rast të përmendur.

Hapi II: Dëgjim dhe mendim i drejtuar (DLTA)


Mësuesi/ja fillon mësimin duke prezantuar pjesën e tekstit, që do të lexohet dhe zgjedh njërin nga
nxënësit për të bërë të mundur leximin e pjesës së zgjedhur në krye të mësimit. Leximi bëhet i shtruar, me
qëllim që nxënësit të kenë mundësi të shkruajnë në fletore sa më shumë fjalë që i fiksohen. Mësuesi/ja
kërkon që nxënësit të mbajnë shënim për sa më shumë homonime (fjalë të njëjta nga forma, por me
kuptim të ndryshëm) që dëgjojnë.

Hapi II: Shqyrtim kategorizues


Nëpërmjet teknikës së shqyrtimit kategorizues, mësuesi/ja do të synojë shqyrtimin e fjalëve të zgjedhura
nga nxënësit, duke realizuar një analizë kuptimore të tyre. Mësuesi/ja i kërkon nxënësve të shkruajnë në
një tabelë, veçoritë kuptimore që kanë fjalët e zgjedhura. P.sh.: pres shokun – pres mishin (forma të njëjta,
por kuptime të ndryshme)
Kështu veprohet për të gjithë fjalët që kanë zgjedhur nxënësit. e përqendrojmë vëmendjen e nxënësve në
përdorimin e homonimeve.
Japim përkufizimin e përemrit të pacaktuar:

Homonimet janë fjalë që përputhen nga forma, por dallohen nga kuptimi.

Hapi III: Organizuesi grafik


Mësuesi/ja vijon me shpjegimin e njohurive të reja duke përdorur metodën e organizuesit grafik, me qëllim
që nxënësit të shpjegojnë homonimet dhe dallimin ndërmjet fjalëve polisemike e homonimike.

Polisemia Homonimia
Një fjalë që mbart shumë kuptime Fjalë të njëjta me kuptime të ndryshme
Polisemia e ushqen homoniminë. Homonimet kanë lindur në gjuhë për shkak të
Shpërbërja e polisemisë na çon në homonimi. ndryshimeve që kanë ndodhur historikisht.
Formohet nga: formimi i fjalëve të reja, huazimet,
nga fjalë të fondit të standardit me ato dialektore,
por edhe nga zbërthimi
i polisemisë në fjalë të ndryshme.

271
Mësuesi/ja vijon shpjegimin me klasifikimin e homonimeve:
- Homonime të pjesshme: pjek (gatuaj) – pjek (takoj), verë (stinë) – verë (pije) etj.
- Homoforma, kur përputhet vetëm në një trajtë: bredh-i (emër) – bredh (folje); zë (emër) – zë (folje) etj.
- Homografe, kur shkruhen njësoj, por dallohen vetëm nga theksi: fole – fole, ari – ari, gjeni – gjeni.
- Homofone, kur fjalët përputhen vetëm në shqiptim: lag – lak, qepë – qep etj.

Organizuesi grafik shkruhet në tabelë me shkumësa me ngjyra, ose në tabela tabak dhe i shërben nxënësve
për të vijuar me punën praktike.

Hapi IV: Punë e pavarur


Nxënësit punojnë në mënyrë të pavarur ushtrimet në f. 215-216.

Ushtrimi 1
mbitokë – nëntokë, dje – sot – nesër, gocë – vajzë, i shpejtë – i ngadalshëm, palë “e fustanit” – palë “në
bisedime”, furrë “vend ku pjekim” – furrë “sasia e bukëve që piqen njëherësh: Hëngri dy furrë bukë”, liri – robëri,
sipër – poshtë, bri (i lopës) – bri (mjet për sinjal), mësues – dhaskal, rreth “figurë gjeom.” – rreth (për flokët).

Ushtrimi 2
Profesori çek do të mbante disa leksione interesante mbi antropologjinë. Nuk e dinte se çfarë qe: çek i
bardhë apo çek i paplotësuar. Në hyrje të rrugicës ishte një ah i bardhë. Me ah e me bah me rënkime të
mëdha, duke u ankuar për çdo gjë. Bëni një rrotullim të plotë në drejtim të akrepave të sahatit. Vaj akrepi,
bar që përgatitet me vaj e me helmin e akrepit dhe që përdoret në mjekësinë popullore. I dha gaz (i pakësoj
gazin) motorit, që të arrinte sa më shpejt. Iu mbush zemra me gaz, i dukej sikur do t’i shpërthente nga
lumturia. Hapi partiturat të shikonte notat nën pentagram. Pas asaj ngjarjeje, përfaqësuesi i Ministrisë dërgoi
një notë zyrtare. Dëgjo mirë, pa fol me argumentet e duhura. E sotmja dukej një ditë e zymtë pa diell.

Ushtrimi 3
i pagëzuar (që ka marrë pagëzimin) i pagëzuar (që nuk ka gëzuar)
pajtohem (rivendos përsëri marrëdhënie të mira a miqësore me dikë) pajtohem (përputhet me diçka tjetër,
përshtatet.)
rrëshqitje (veprimi sipas kuptimeve të foljes “rrëshqas”) rrëshqitje (lloj kërpudhe që hahet)
barbarizëm (veprim i egër, i pamëshirshëm e çnjerëzor) barbarizëm (fjalë ose shprehje e vjetër e huazuar)
sirenë (pajisje që lëshon tinguj të mprehtë e të vazhdueshëm për të lajmëruar diçka) sirenë (figurë
mitologjike e vajze gjysmë njeri e gjysmë peshk)
disiplinë (zbatimi i detyrueshëm i disa rregullave) disiplinë (degë e një shkence)
sjell (mbart diçka nga vendi ku është dhe e vë diku me afër) sjell (vij e njoftoj diçka nga ana e një tjetri)
diktoj (zbuloj dikë a diçka pasi e kam gjurmuar) diktoj (lexoj a them diçka qartë, ngadalë e me zë të lartë)

Ushtrimi 5
nis, pjek, qepa, kanë, pata, drejtori, dhe, zë, ka, çaj, qe, fik, bredh, gjeni, zihem

Ushtrimi 6
Sinonimet: progresiv (asimilim), – paravajtës, tregtar – bakall, shoh – shiko, humnerë – greminë
Antonime: mbikalim – nënkalim, përbuz (një njeri) – përçmoj
Homonime: krah “pjesë e turpit” – krah “mbështetje”, majë (emër) – majë (parafjalë), bagëti “kafshë
shtëpiake” – bagëti “njeri i trashë nga mendja”, (kombi shqiptar) – komb “pikë, gllënjkë” – komb “shtrëngim
në fyt”, krasit (pemën) – krasit (vras në masë, korr me breshëri), brez (i leshtë) – brez (gjeografik);

Pasi punohen ushtrimet, mësuesi/ja bën vlerësimin e nxënësve për orën e mësimit dhe jep si detyrë shtëpie
ushtrimi 6. f. 216
TEST - TREMUJORI I TRETË

PERIUDHA PRILL-QERSHOR Emri/mbiemri

Ismail Qemali, i harruari i paharruar


Nuk ka shqiptar që nuk e di se ditëshpalljen e pavarësimit tonë më 28 Nëntor 1912 e ka bërë Ismail
Qemali. E njohin me emër dhe me pamje. Pa dyshim pas Gjergj Kastriot Skënderbeut është figura
më popullore. Ja pse është dhe do të mbetet i paharruar.
Por atëherë, pse qenka edhe i harruar?
Për një arsye fare të thjeshtë: asnjëherë për publikun e gjerë nuk është kryer ndonjë përpjekje për ta
bërë të ditur përmasën e tij të plotë politike dhe intelektuale, njerëzore po ashtu. Ai është një person
politik me kapacitet të jashtëzakonshëm, të papërsëritshëm deri tani. Na e kanë mësuar dhe ne këtë
e kemi bërë edhe me të tjerët, brezat e rinj, se madhështia e tij nis atë 28 Nëntor, kur në të vërtetë
në këtë ditë të shënuar ai mbërriti si një personalitet shumë i famshëm. Thua do ta linim mënjanë po
të mos e kishte ngritur atë flamur? I madh dhe i vogël duhet ta dinë, mes shumë gjërave që nuk ua
kanë bërë të njohur as në libra shkolle, botime të veçanta apo dokumentarë popullorë, se në 7 maj
1990, në një telegram të përfaqësisë perandorake gjermane në Athinë dërguar princit, kancelarit të
Rajhut, mes të tjerash shkruhet se “Që prej disa kohësh ndodhet këtu funksionari turk Ismail Qemal
Beu, i emëruar para pak kohësh si guvernator i Tripolit. Për arsyet e pranisë së tij këtu unë munda të
mësoj, në mirëbesim, sa vijon: “…Për sa u përket planeve të tij të mëtejshme, ai i është shprehur një
të njohuri të tij këtu, se, megjithëse pa pasuri, e sheh me qetësi të ardhmen. Duke bërë pjesë në
partinë e xhonturqve, ai ka qenë gjithnjë një partizan i reformave në jetën shtetërore turke. Me një
burrëri të shënuar, i ka shprehur hapur bindjet e tij. Më vonë, si pasojë e intrigave të pallatit dhe për
arsye se ai i përkrahte gjallërisht synimet autonomiste të Shqipërisë, pozita e tij në sytë e sulltanit u
keqësua gjithnjë e më tepër, sa arriti puna që ta kanoste rreziku i internimit…” Më pas, më 14 maj
1900, këtë herë një diplomat i një perandorie tjetër, asaj Austro-Hungareze, i vendosur në Vlorë,
konsull me emrin Petroviç, do t’i niste shefit të tij në Ministrinë e Jashtme në Vjenë, baronit Kaliçe,
këto fjalë: “Arratisja e Ismail Qemalit nga Stambolli, për të cilin po shkruhet shumë edhe në gazetat
europiane, ka bërë bujë në Vlorë dhe në të gjithë Shqipërinë. Marr leje t’i raportoj Shkëlqesisë Suaj
mbi të përmendurin sa vijon:….Ismail Beu është personaliteti më i nderuar dhe më popullor ndër
shqiptarët që jetojnë sot. Ai…asnjëherë nuk është udhëhequr nga interesat materiale dhe me gjithë
postet e tij të larta, nuk ka pasuri. Thonë se është një burrë me inteligjencë të rrallë dhe me shumë
kurajë. Patriotët në personin e tij shohin shqiptarin më të shquar, shohin në të drejtuesin e tyre
mendor dhe udhëheqësin e ardhshëm”. Sikur të gjithë ta dimë se me sa entuziazëm e pritën
arbëreshët e Sicilisë më 3 maj 1903 apo bashkëqytetësit e Vlorës pesë vite më pas, duke shtënë
dhjetë herë me top dhe duke ia hequr karrocës kuajt për ta mbajtur në krahë atë që nga skela deri në
qendër të qytetit… Kështu, mjaft nga ne ndihen të qetë e të papreokupuar se në Tiranë, në rast se
pas Skënderbeut, do të gjykohet të ngrihet një monument tjetër, kjo shtatore e madhe e dytë
meritohet nga Ismail Qemal Vlora.
Gazeta “Shqip”

272
1. Lexoni tekstin e mësipërm dhe rrethoni përgjigjen e saktë. 1 pikë

I. Teksti i mësipërm është:


a. Përshkrues;
b. informativ-paraqitës;
c. rrëfyes;
d. argumentues.

II. Autori për të shkruar tekstin u referohet (mbështetet): 1 pikë


a. fakteve e të dhënave;
b. citimeve nga vepra të ndryshme;
c. përvojës personale;
d. opinionit të njerëzve të ndryshëm.

III. Në tekstin e mësipërm ngjarjet jepen: 1 pikë


a. si rend kronologjik ngjarjesh;
b. sekuenca kohore faktesh;
c. në rend artificial;
d. në trajtë piramide.

2. Argumentoni përzgjedhjen tuaj duke dy dhënë karakteristikat pse cilësohet i tillë. 2 pikë
...............................................................................................................................................
...............................................................................................................................................

3. Në tekstin e mësipërm përcaktoni: 5 pikë


- kush? .......................................
- çfarë? ......................................
- ku? ..........................................
- kur? .........................................
- pse? ........................................

4. Në tekstin e mësipërm nxirrni: 2 pikë


a) një fakt ..............................................................................................................................
b) një opinion ........................................................................................................................

5. Përmendni një karakteristikë të një lloji tjetër teksti që është ndërthurur në tekstin e dhënë.
Argumentoni mendimin tuaj duke e ilustruar. 2 pikë
...............................................................................................................................................
...............................................................................................................................................
...............................................................................................................................................

6. Në tekstin e mësipërm gjeni dhe perifrazoni një marrëdhënie shkak-pasojë. 2 pikë


...............................................................................................................................................
...............................................................................................................................................
...............................................................................................................................................
7. Dalloni në tekst dy karakteristika gjuhësore.
a. për leksikun duke i ilustruar me shembuj: 2 pikë
...............................................................................................................................................
...............................................................................................................................................

b. për anën gramatikore (llojin e fjalive, kohën e foljeve): 2 pikë


...............................................................................................................................................
...............................................................................................................................................

8. Gjeni në tekst disa figura retorike dhe thoni llojin e tyre. Argumentoni përgjigjen duke ilustruar nga
teksti . 1 pikë
...............................................................................................................................................
...............................................................................................................................................

9. Gjeni dy kundrinorët në fjalitë më poshtë dhe thoni llojin e tyre. 2 pikë


Marr leje t’i raportoj Shkëlqesisë Suaj mbi të përmendurin sa vijon:…. “Patriotët në personin e tij shohin
shqiptarin më të shquar, shohin në të drejtuesin e tyre mendor dhe udhëheqësin e ardhshëm”.

10. Ndërtoni fjali ku: 3 pikë


a. rrethanori i kohës të shprehet me emër me parafjalë;
b. rrethanori i kushtit me emër me parafjalë;
c. rrethanori i lejimit me formë të pashtjelluar;
...............................................................................................................................................
...............................................................................................................................................
...............................................................................................................................................

11. Thoni llojet e përcaktorëve dhe me se janë shprehur: 4 pikë


Asnjëherë për publikun e gjerë nuk është kryer ndonjë përpjekje për ta bërë të ditur përmasën e tij të plotë
politike dhe intelektuale, njerëzore po ashtu.
- për ta bërë ..........................................................................................................................
- politike dhe intelektuale .......................................................................................................

12 Gjeni përcaktorin kallëzuesor në fjalinë e mëposhtme: 1 pikë


Nuk ka shqiptar që nuk e di se ditëshpalljen e pavarësimit tonë më 28 Nëntor 1912 e ka bërë Ismail
Qemali, që e njohin me emër dhe me pamje.

13. Rishkruajeni fragmentin e mëposhtëm duke dhënë një tekst sinonim dhe një tekst antonim me
të. (Kujdes për antonime nuk lejohen ndërtimet me përdorimin e pjesëzave mohuese. 4 pikë

Thonë se është një burrë me inteligjencë të rrallë dhe me shumë kurajë. Patriotët tek ai shohin shqiptarin më
të shquar, shohin drejtuesin e tyre mendor dhe udhëheqësin e ardhshëm.

Nota 4 5 6 7 8 9 10
Pikët 0-8 9-12 13-16 17-22 23-28 29-32 33-36
CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Kazmaj (Kalemi), Natasha


Gjuha shqipe 11: libër mësuesi për tekstin shkollor /
Natasha Kazmaj (Kalemi), Aleksandra Janaqi ; red.
Sevi Lami. – Tiranë, etj. : Albas, 2017
276 f. ; 20.5x27.5 cm.
ISBN 978-9928-02-952-2
I. Janaqi, Aleksandra

1.Gjuha shqipe 2.Tekste për mësuesit 3. Tekste për


shkollat e mesme
811.18 (072) (075.3)

You might also like