Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 11

SHKOLLA E MESME E QYTETI TË SHKUPIT

“CVETAN DIMOV ” SHKUP

Tema: “Platformat për realizimin e mësimit online”

Punoi:

Sakip Axhami

Shkup 2021

Përmbajtja

“Platformat për realizimin e mësimit online” Page 1


1.Hyrje......................................................................................................................................................3

2.Situata e krijuar nga pandemia COVID-19............................................................................................4

3.Disa nga platformat më të shfrytëzuara për mësim në Distancë............................................................5

3.1 Microsoft Teams.............................................................................................................................5

3.2 Google ClassRoom.............................................................................................................................7

3.3 Zoom: aplikacion multi-funksional................................................................................................8

3.4 Moodle: kryesisht për mësim online...............................................................................................9

Literatura.................................................................................................................................................11

1.Hyrje

“Platformat për realizimin e mësimit online” Page 2


Mbyllja e institucioneve edukativo-arsimore për shkak të masave parandaluese ndaj
përhapjes së Covid-19 ka ndikuar në arsimimin, mirëqenien dhe mënyrën e funksionimit të të
gjitha palëve të involvuara dhe përfituese nga sistemet arsimore në botë. Derisa procesi i
zhvendosjes së mësimit në formatin në distancë ose online është bërë tanimë pjesë e shumë
institucioneve edukative në vende të ndryshme të botës, një sërë faktorësh të ndërlidhur me
cilësinë e institucioneve edukativo-arsimore, mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit, në
ndërveprim me ndryshimet në gjendjen e tyre emocionale të shkaktuar nga ndryshimi i formatit
të mësimit, dhe izolimi në shtëpi, supozohet të jenë faktorë kontribues të cilët mund ta ndikojnë
kualitetin e realizimit të mësimit në distancë ose online, performanën e mësimdhënësve,
njohuritë dhe shkathtësitë e nxënësve. Qëllimi i këtij punimi është që të prezentoj dhe
përshkruajë disa nga platformat “online” të cilat realisht ishin një ndihmë e madhe në drejtim të
nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve me rrethanat e shkaktuara për shkak të izolimit social
dhe mësimin në distancë ose online. Në realizimin e këtij unimi kemi paraqitur disa nga
platformat kryesore për mësim në distancë edhe atë Microsoft Teams, Google ClassRoom, Zoom,
Moodle etj.

2.Situata e krijuar nga pandemia COVID-19

“Platformat për realizimin e mësimit online” Page 3


Më shumë se 1 miliard e 575 milion nxënës dhe studentë në rreth 188 shtete të botës janë
raportuar të jenë ndikuar nga mbyllja e shkollave dhe universiteteve për shkak të masave
parandaluese të ndërmarra nga shtetet kundër përhapjes së COVID-19 (Unesco, 2020). Prandaj,
përdorimi i teknologjisë për t'i mbajtur funksionale sistemet arsimore në vende të ndryshme të
botës, për shkak të izolimit të popullatës, u konsiderua si alternativa më e përshtatshme dhe e
vetme në këtë periudhë.

Shqetësimet e mësimdhënësve të angazhuar në proceset mësimore është vërejtur të jenë


ndërlidhur me mundësitë për të realizuar mësimin në distancë/online për shkak të nivelit të
njohurive dhe shkathtësive të tyre për përdorimin e teknologjisë, qasjen në teknologji, dhe
izolimin në shtëpi. Shqetësime të tilla janë raportuar në veçanti nga shtetet në të cilat, para
rrethanave të krijuara nga masat parandaluese kundër përhapjes së Covid-19, niveli i përdorimit
të teknologjisë në klasë nga mësimdhënësit është deklaruar tejet i ulët (Unesco, Mars, 2020). Po
ashtu, kërkesat për të zhvendosur mësimin në formatin online, është raportuar të kenë ndikuar
gjithashtu në rritjen e nivelit të stresit dhe ankthit të mësimdhënësve në pjesë të ndryshme të
botës (po aty, 2020).

Sidoqoftë, nevoja për të zhvendosur mësimin në formatin në distancë ose online gjithashtu
është vlerësuar si përparësi. Mundësia për të arritur zhvillimet në fushën e edukimit digjital, për
të cilat në rrethana të tjera do nevojiteshin vite të tëra, është konsideruar një ndër përparësitë e
zhvendosjes së mësimit në formatin online (Lurvnik, 2020). Zhvendosja e mësimit në këtë
format po ashtu është vlerësuar si mundësi e mirë për mësimdhënësit dhe nxënësit që të
fuqizohen, të bëhen më kreativë dhe inovativë (Yokozeki, 2020).

3.Disa nga platformat më të shfrytëzuara për mësim në Distancë

“Platformat për realizimin e mësimit online” Page 4


3.1 Microsoft Teams

Microsoft Teams vjen si një mundësi e mirë për zhvillimin e mësimit online, duke e bërë më
iteraktiv dhe duke përfshirë studentët. Mësimi online mund të zhvillohet në disa platforma të
ndryshme. Një përshkrim të tyre mund t’a gjeni në artikullin Mjete per mesimin online.

Po paraqesim opsionet që ofron platforma Microsoft Teams.

 Teams ofron VIDEO CHAT, ruajtjen e leksioneve online, detyra kursi dhe sistemin e
vlerësimit gjatë vitit.

“Platformat për realizimin e mësimit online” Page 5


 ORGANIZIMI I KLASAVE NË TEAMS.Në mësimdhënie, çdo team është një klasë me
studentë. Me këtë perceptim, pedagogu mund të krijojë një team për çdo lëndë që zhvillon
mësim. Nëse jep disa lëndë në të njëjtën klasë, mund të ketë teams të ndryshëm për secilën lëndë.

 KANALI I PËRGJITHSHËM NË TEAM.Çdo team ka kanalin e vet të përgjithshëm


(General) i cili përmban Posts, Files, Class Notebook, Assignments, Grades, etj. Kini parasysh
këto cilësi: Files kalojnë në version të pa-editueshëm.Pedagogu ka akses
në Assignments dhe Grades vetem në këtë kanal. Anëtarë të team mund të shtohen në një
video-leksion, nga ky kanal i përgjithshëm, ose nga kanale të tjerë.
 SKEDULIMI I ORARIT TË LEKSIONEVE. Një nga opsionet më të përdorura të Teams
është dhe skedulimi i leksioneve online, në formatin video-leksion. Ky format mund të përfshijë
një grup studentësh ose të gjithë klasën. Pedagogu mund të kontrollojë fokusin e ekranit gjatë
shpjegimit. Për të skeduluar një orar leksioni, pedagogu klikon tek ikona Calendar, në menunë
majtas. Pasi shfaqet kalendari i punës, klikoni mbi ditën dhe orën që do caktoni video-leksionin e
rradhës.
 MJETE NDIHMËSE GJATË VIDEO-LEKSIONIT.Microsoft Teams ofron mjaft opsione
tek butoni Share.Pedagogu zgjedh:të shfaqë pamjen në ekranin (slidet, aplikacione, etj) me
opsionin Share Screen, të shfaqë vetëm një pamje të një aplikacioni, të përdorë mjete ndihmëse,
të bashkëpunojë në kohë reale me studentët.
 SHËNIMET GJATË LEKSIONIT. Gjatë video-leksionit, studentët mund të mbajnë
shënimet e tyre në aplikacione si Word, apo OneNote. Por, shënimet e pedagogut gjatë leksionit
do iu duhen studentëve për t’u fokusuar në çështjet kryesore.
Për këtë iu vjen në ndihmë një bllok shënimesh i përbashkët i Teams.

 Planner : lejon ndarjen në grupe të studentëve, monitorimin e punës, organizimin me


skedarë të përbashkët, caktimin e afatit për dorëzim projekti, etj.
 Microsoft Forms: bën të mundur plotësimin e pyetësorëve për studentët.

“Platformat për realizimin e mësimit online” Page 6


3.2 Google ClassRoom

Aplikacionet e Google si gjithmonë janë më të thjeshtat e më praktiket e mundshme. Për


të mësuarit në distancë, Google ofron aplikacionin Google Classroom, e cila ofrohet falas, e
përfshirë në paketën Google for Education. Si cdo mjet tjetër i kësaj pakete, edhe Classroom ka
standarte të larta të sigurisë.

Disa nga funksionet kryesore të cilat ofron Google ClassRoom janë:

 Mësuesi mund të krijojë një klasë të re për secilin kurs/lënde të tij. Studentët mund të
postojnë, të bëjnë komente për të diskutuar mbi leksionin e dhënë.
 Classroom i mban dokumentet mjaft të organizuara në faqen e lëndës. Quizzet mund të
jepen në disa grupe studentësh, duke eliminuar shpërqëndrimin e klasës me informacione shtesë.
 Google ka mundësuar Teach from Home, një platformë mix mes Classroom dhe Hangouts,
që shërben si një hapsirë e përkohshme gjatë ditëve të coronavirus. Teach from Home është
krijuar nga Google for Education në partneritet me UNESCO’s Institute for Information
Technologies in Education.
 Ky projekt bashkon takimet online me Hangouts Meet, Audience Q&A me Google Slides,
mesim online me Google Sites, quizze online me Google Forms si dhe komunikimin me
mësuesin me Google Drive. Pra, tek ky projekt i përkohshëm janë të përfshira shumë mjete mjaft
të njohura të Google.

3.3 Zoom: aplikacion multi-funksional

“Platformat për realizimin e mësimit online” Page 7


Aplikacioni Zoom nuk është posacerisht për mësimin në distancë, por mund tiu shërbejë
edhe për lidhje direkte me studentë për mësime online. Zoom mund ta shkarkoni nga Play
Store dhe nga App Store.

Zoom ofron shërbimin në cloud të video konferencës si dhe online meeting. Mësuesit mund
të përdorin Zoom Web Conferencing me Canvas, për të realizuar një lidhje virtuale me studentët,
për të regjistruar leksionet, ose për të komunikuar me kolegët.

FUNKSIONALITETE TË ZOOM

Zoom ofron këto funksionalitete:

 cilësi të mire HD video dhe audio,

 video konference duke përdorur aplikacionin mobile,

 mbledhja ose leksioni online mund të ruhet në një format të një cilësie të mirë në MP4,
 mjete ndihmëse në lidhjet direkte, duke përfshirë transferim skedari, mjete shënuese,
sondazhe dhe tabelë të bardhe shënimesh,
 ruatja e diskutimeve te bëra në chat gjatë video conferencës.

Ndërsa faqja Web e aplikacionit Zoom ju lejon të gjeneroni listën e të gjithë pjesmarrësve që
kanë ndjekur leksionin ose mbledhjen online në video conference.

Zoom ofrohet në kater paketa. Paketa Bazë është falas, por me këto cilësime:

 mund të lidhesh në video konferencë deri në 100 pjesmarrës/studentë;


 koha në dispozicion është 40 minuta për cdo video konference;
 numër të pa limituar video konference.

Paketa te tjera janë paketat Pro, Business dhe Enterprise, të cilat kanë pagesa mujore.

“Platformat për realizimin e mësimit online” Page 8


3.4 Moodle: kryesisht për mësim online

Moodle është një platformë e posatshme për mësim online, e cila iu vjen në ndihmë
mësuesve, administratorëve si dhe studentëve.

Moodle ofron një sistem të vetëm, të sigurt dhe të integruar me mundësi të personalizuar për
secilin përdorues. Ju mund të shkarkoni këtë platformë falas, në server të shkollës ose të
Universitetit ku punoni, nga adresa zyrtare : https://moodle.org/

Moodle është në përdorim në mjaft kompani apo institucione arsimore dhe akademike, si
Shell, London School of Economics, State University of New York, Microsoft dhe the Open
University.

Moodle ka rreth 90 milion përdorues në mbarë botën, në nivel akademik si dhe në nivel
sipërmarrës, duke u bërë kështu platforma më e përdorur në botë për mësim online.

Moodle ofrohet falas, dhe me kod të hapur (Open Source software), me licensen GNU
General Public License. Secili administrator IT mund ta përshtasë, ta zgjerojë ose ta modifikojë
Moodle, për projekte fitimprurëse ose jo, pasi licensa GNU ia jep këtë mundësi.

Moodle është platformë e bazuar në web, prandaj mund ta aksesoni kudo. Ndërfaqja e
Moodle është e përshtatur për paisjet mobile, prandaj ju mund ta aksesoni nga cilado paisje
gjithashtu: desktop, tablet ose mobile.

CILESI TË MOODLE

Një tjetër avantazh i Moodle është fakti që lejon shumë formate të leksioneve dhe të
materialeve mësimore. Moodle ofron mësim online në distancë, duke mundësuar gjithashtu që
leksionet të jenë të vlefshme edhe pas mësimit online.

Moodle lejon komunikimin mes mësuesit dhe studentëve, dhe studentët mund të
komunikojnë me njëri tjetrin.

“Platformat për realizimin e mësimit online” Page 9


Komunikimi realizohet nëpërmjet forumeve, blogut, chat dhe mesazhe ndërmjet studentëve
të regjistruar në një kurs/lëndë. Ky është një avantazh sepse në mësimdhënien në distancë
komunikimi është një faktor kyc që siguron se mësimi online ka qënë efektiv dhe nëse ka pasë
ndonjë problem, leksionet janë në vazhdimsi të vlefshme për studentin.

Disavantazh i Moodle është shërbimi më i ngadalsuar me rritjen e numrit të studentëve. Ajo


është një platformë e mirë për kolegje apo universitete me numër të vogël ose mesatar
studentësh, por sistemi nis e ngadalësohet me rritjen e gjërë të numrit të përdoruesve.

“Platformat për realizimin e mësimit online” Page 10


Literatura

UNESCO (2020). Covid-19 Impact on Education Data. COVID-19 Education Disruption and
Response. The United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization,
UNESCO. Paris, France.

UNESCO. (2020, March 30). COVID-19 Webinar: A new world for teachers, education’s
frontline workers. Marrë nga https://en.unesco.org/news/covid-19-webinar-new-world-
teachers-educations-frontline-workers

Aldahdouh, T. Z., Nokelainen, P., & Korhonen, V. (2020). Technology and Social Media Usage
in Higher Education: The Influence of Individual Innovativeness. SAGE Open, 10(1),
2158244019899441.

https://www.researchgate.net/publication/340682127_Ndikimet_e_Covid-
19_ne_arsim_mireqenien_e_mesimdhenesve_prinderve_dhe_nxenesve_Sfidat_e_nderlid
hura_me_mesimin_ne_distance_online_dhe_mundesite_per_avancimin_e_cilesise_se_ar
simit/link/5e98da9892851c2f52a9e338/download

Lurvnik: UNESCO. (2020, March 30). COVID-19 Webinar: A new world for teachers,
education’s frontline workers. Marrë nga https://en.unesco.org/news/covid-19-webinar-new-
world-teachers-educations-frontline-workers

Yokozeki: UNESCO. (2020, March 30). COVID-19 Webinar: A new world for teachers,
education’s frontline workers. Marrë nga https://en.unesco.org/news/covid-19-webinar-
new-world-teachers-educations-frontline-workers

“Platformat për realizimin e mësimit online” Page 11

You might also like