Portfoli I Gjuheveper Scribd

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 4

Kuadri Evropian i përbashkët i gjuhëve dhe Portfolio Evropian i gjuhëve, dy dokumente

bazë për përshkrimin dhe analizën e materialeve pedagogjike dhe procesin e mësimit të
gjuhëve të huaja.

Politikat gjuhësore të Këshillit të Evropës sipas standardeve të vendosura me konsensus bazohen në


dy dokumentet bazë të Këshillit të Evropës si: Kuadri i Përbashkët Evropian i Referencës për
Gjuhët dhe Portofolio Evropian për Gjuhët . Por, para se të flasim për politikat do të mundohemi
në mënyrë kronologjike të paraqesim historinë e formimit të Këshillit të Evropës për idenë dhe
pritshmëritë e realizimit të saj si një fuqi e përbashkët me qëllime paqësore, barazie dhe respekti për
gjuhën dhe kulturën e të gjithë popujve të Evropës. Këshilli i Evropës është themeluar në vitin 1949,
është organizatë e cila përbëhet nga këto fusha të kompetencës si të drejtat e njeriut, kohezioni
social, edukimi, trashëgimia kulturore, rinia dhe sporti.

Ndërsa në nëntor të vitit 1991 me iniciativën e qeverisë Federale të Zvicrës u mbajt një simpozium
ndërqeveritar në qytetin Ruschlikon me temën Transparencë dhe koherencë në mësimin e gjuhëve
në Evropë me objektiv të vlerësimit dhe certifikimit të njohurive me kete rast u morën këto
vendime:

Të forcohet mësimdhënia/mësimnxënia e gjuhëve të shteteve anëtare për të favorizuar një lëvizje,


një komunikim më të efektshëm ndërkombëtar ku do të respektohej identiteti dhe ndryshueshmëritë
kulturore, ku do të shkëmbeheshin, informata, përvoja dhe punësimi do të ishte shumë më i mirë
dhe i mundshëm në të gjitha vendet e Evropës.

Hartimin e një Kuadri Evropian të përbashkët të referencave për gjuhët me qëllim të mësimit të
gjuhëve në gjitha nivelet.

Të kërkohet ndihma e të gjithë faktorëve relevant si gjuhëtarëve eminent, administruesve të arsimit,


hartuesve të programeve, mësimdhënësve, certifikuesve të punojnë së bashku për ti arritur këto
objektiva.

Zhvillimin dhe lehtësimin e bashkëpunimit të institucioneve arsimore të vendeve të ndryshme.


Vendosjen e një baze të mirë për njohjen reciproke të kualifikimeve në një gjuhë.

Tetë vendet si: Austria, Franca, Greqia, Holanda, Lihtenshtejni, Malta, Sllovenia dhe Zvicra
themeluan Qendrën Evropiane për Gjuhët Moderne me 8 Prill 1994 si një Marrëveshje të Pjesshme
të Zgjeruar, të Këshillit të Evropës, e cila përkufizohet si një formë bashkëpunimi, që mundëson
ushtrimin e disa aktiviteteve, të cilat nuk kishin mbështetjen e të gjitha shteteve anëtare të Këshillit të
Evropës. Rrjedhimisht, vetëm shtetet anëtare të interesuara marrin pjesë në një Marrëveshje të tillë
dhe përballojnë shpenzimet e saj. Në të vërtetë QEGJM numëronte 33 shtete anëtare. Marrëveshja e
pjesshme për ECML e cila ishte e hapur edhe për shtetet tjera jo anëtare të Këshillit të Evropës dhe
për të gjitha ato shtete që kanë mundësi ti bashkëngjiten Qendrës. Sipas Rezolutës (94) u vendos që
QEGJM të krijohej për një periudhë prove deri në dhjetor të vitit 1997. Rezoluta parashikonte, që
një grup i jashtëm vleresimi i cili do të vlerësonte performancën e QEGJM gjatë periudhës së
provës. Si rezultat i rekomandimeve pozitive të këtij vlerësimi, në korrik të vitit 1998 Komiteti i
Ministrave me anë të Rezolutës (98) vendosi ta kthente Qendrën në një institucion permanent . Kjo
Rezolutë qartëson synimet dhe objektivat e Qendrës, përcakton strukturat e saj dhe formëson
përbërjen dhe detyrat e çdo organi. QEGJM hyn në kompetencat e Drejtorisë së Përgjithshme IV të
Këshillit të Evropës – Edukimi, Kultura dhe Trashëgimia, Rinia dhe Sporti. Këshilli i Evropës është
treguar aktiv njëkohësisht në fushën e edukimit gjuhësor që prej viteve 1960 dhe në mënyrë të
vazhdueshme punon në perfeksionimin e politikave gjuhësore. Aktivitetet e tij në këtë fushë synojnë
të promovojnë plurilingualizmin dhe plurikulturalizmin për të arritur objektivat e mëposhtme siç
janë:

Lufta kundër intolerancës dhe ksenofobisë nëpërmjet përmirësimit të komunikimit dhe të


kuptueshmërisë reciproke të individëve;

Mbrojtja dhe zhvillimi i trashëgimisë gjuhësore dhe diversiteti kulturor i Evropës si një burim i
pasurimit reciprok;

Lehtësimi i lëvizjes personale dhe shkëmbimit të ideve;

Promovimi i një plurilingualizmi të një shkallë sa më të gjerë etj.

Prioritetet e Qendrës Evropian të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës (Qendra Evropiane e


Gjuhëve Moderne www.ecml.at) Zhvillimi autonom i të mësuarit holistik Formimi i mësimdhënës it
Mësimdhënësi i gjuhës kompetencës dhe CEFR Qasje gjithëpërfshirës shumëgjuhësore dhe
ndërkulturore ,Mësimi i hershëm i gjuhës Testimi dhe Vlerësimi Mësimi atraktiv dhe efikas i gjuhës
së huaj Literatura digjitale Komuniteti profesional i praktikës Prioritete e Qendrës Evropiane të
shteteve anëtare .

Duhet theksuar se puna e Këshillit të Evropës në fushën e edukimit gjuhësor koordinohet nga dy
organe plotësuese, Qendrës Evropiane të Gjuhëve Moderne dhe Divizionit për Politikat Gjuhësore
në Strasburg që ka të bëjë më tepër me politikat dhe standardet Evropiane për gjuhët e shkollimit,
gjuhët e huaja moderne, gjuhët e pakicave dhe emigrantëve.

Programi afat-mesëm 2006-2009 përbëhet nga projekte të lidhura ngushtë me njëri-tjetrin, të cilat
janë: 1. Politikat dhe standardet në fushën e gjuhëve të shkollimit

2. Profilet e politikave të edukimit gjuhësor

3. Standardet Evropiane të transparencës dhe cilësisë në testimin e zotërimit të gjuhëve

4. Integrimi i provimeve të gjuhës në Kuadrin e Përbashkët Evropian të Referencës për Gjuhët


(CEFR)

5. Kërkesat e zotërimit të gjuhëve për emigrantët që aplikojnë për leje qendrimi ose nënshtetësi,
sipas CEFR si dhe

6. Kurrikul-kuadri i përbashkët për Romët.


Në kartën e të drejtave themelore të Bashkimit Evropian, të vitit 2000 BE-ja inkurajon
gjithashtu, të gjithë qytetarët e saj të flasin në shumë gjuhë, sidomos ata që janë në gjendje të flasin
dy gjuhë përveç gjuhës së tyre amtare.

Përkundër të gjithave, megjithatë BE-ja ka ndikim shumë të kufizuar në këtë fushë, është
përgjegjësi e vetë vendeve Evropiane, që një numër të fondeve të programeve të BE-së të
shfrytëzohen për mësimin e gjuhëve me programe dhe kualifikimeve të standardizuara, është shumë
e nevojshme që vendet anëtare si dhe vendet të cilat janë në pritje për integrim në BE si Republika e
Shqiperise, në mënyrë aktive të promovojnë të mësuarit, llojllojshmërinë gjuhësore, të bëjnë
shkëmbimet e përvojave profesionale, kurrikulave, të mundësohet lëvizshmëria e studentëve dhe
mësimdhënësve, të ketë një bashkëpunim midis shkollave, të rinjve, të punonjësve social, edukativë
si dhe të aplikohet një mësimdhënies në distancë etj.

Komisioni Evropian në vazhdimësi i fton Shtetet anëtare që: të adoptojnë plane kombëtare
në favor të shumëgjuhësisë, të përmirësojnë më shumë formimin e mësimdhënësve të gjuhës, të
parashikojnë mjetet e nevojshme për mësimin e gjuhëve që në moshë të vogël dhe të forcojnë
mësimdhënien e lëndëve me integrimin e një gjuhe të huaj. Traktati i Maastrichtit pohon qartësisht
në nenin e 126, lidhjen midis ndërtimit të identitetit Evropian dhe përhapjes së gjuhëve në shtetet
anëtare të Evropës .

Gjithashtu, në nenin 21, ndalohet çdo diskriminim për sa u përket gjuhëve, gjersa në nenin
22 parashikohet që Bashkimi Evropian të respektoj diversitetin gjuhësor . Prandaj, politikat
gjuhësore të Këshillit të Evropës të mbështetura në standarde të përbashkëta të saja promovojnë
respektimin e diversitetit gjuhësor që është një ndër vlerat më të rëndësishme të Bashkimit Evropian,
duke pranuar tjetrin pa paragjykime, duke pasur tolerancë dhe duke qenë të hapur ndaj kulturave dhe
traditave të popujve tjerë të Evropës.

Duhet pasur parasysh se: Kuadri Evropian i përbashkët i referencave për gjuhët vjen si
rezultat i punës shumëvjeçare të gjuhëtarëve të njohur të 41 shteteve anëtare të Këshillit të Evropës,
të cilët pas një konsultimi të gjërë dhe sfilitës kanë arritur të realizojnë një projekt i cili do të jetë
shumë i rëndësishëm për didaktikën e gjuhëve moderne me një qasje krejtësisht të re të detajuar të
aftësive dhe njohurive me një bazë të përbashkët të programeve të mësimdhënies/mësimnxënies/
kualifikimeve dhe certifikimeve për tërë Evropën.

Pra kuadri u drejtohet të gjithë profesionistëve në fushën e gjuhës moderne; ai ka për qëllim
të nxisë reflektimin, mbi objektivat dhe metodat, ai lehtëson komunikimin dhe jep një bazë të
përbashkët për konceptimin e programeve të provimeve të diplomave dhe të certifikatave, ..... duke
favorizuar lëvizjen edukative dhe profesionale , njëkohësisht duhet të themi se kuadri vjen me një
vlerë të paçmuar për formatorët e mësuesve, hartuesve të programeve dhe të provimeve si edhe për
autorët e teksteve dhe të materialeve pedagogjike për ti tejkaluar vështirësitë që vijnë nga sistemet e
ndryshme edukative me ç’rast favorizohet bashkëpunimi ndërkombëtar në të gjitha sferat e gjuhësisë
moderne duke vendosur kriteret me objektiva që trajtojnë kompleksitetin e komponentëve të
ndryshëm duke trajtuar dhe përkrahur identitetin, personalitetin dhe njohjen e shumëgjuhësisë në
Evropë.

Dokumentet bazë të KE-së si: Kuadri i përbashkët Evropian i referencës për gjuhët ,
Udhëzuesi për hartimin e Portofolit Evropian të gjuhëve si edhe vetë Portfolio kanë gjetur zbatim
në hartimin e Kurrikulës Kombëtare të gjuhëve moderne në Shqiperi e sidomos të krijimit të
politikave gjuhësore . Portofolio i gjuhëve Evropiane është krijuar nga Këshilli i Evropës për
prezantimin personal të përvojave gjuhësore të nxënësve dhe personave të interesuar për të mësuar
gjuhët e huaja, është modeluar në atë mënyrë që të nxisë përdoruesit për të reflektuar mbi të
mësuarit e gjuhëve të huaja dhe kompetencat që ata kanë.

Për dokumentet bazë të KE-së si Kuadri i përbashkët Evropian i referencës për gjuhët , Portfolio
si dhe Udhëzuesi për hartimin e Portofolios Evropiane të gjuhëve kanë njohuri një publik tejet i
vogël kryesisht përpiluesit e Kurrikulave, një grup i caktuar i trajnerëve të mësimdhënësve,
personave përgjegjës në Agjnsite Rajonale Arsimore dhe në Ministria e Arsimit.

Shtyllat e Politikës Evropiane për Gjuhët Organizatat si: Kombet e Bashkuara (OKB),
Këshilli i Evropës (KE) dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) që nga vitet
1990 janë fokusuar në realizimin e standardeve ndërkombëtare të të drejtave gjuhësore sidomos për
të siguruar mbrojtjen e komuniteteve jo-shumicë duke nënkuptuar: a) tolerancë gjuhësore b)
promovimin e tolerancës përfshirë të gjitha masat mbrojtëse kundër diskriminimit dhe padrejtësisë
procedurale të bazuara në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNj) dhe Konventën
Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe Politike (KNDCP), të cilat promovojnë, krijojnë të drejta
në shërbime publike si arsimim dhe mediat publike etj, Këto lloj masash mund të gjenden kryesisht
në: a) Deklaratën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave që u takojnë Pakicave
Kombëtare ose Etnike, Fetare dhe Gjuhësore (Deklaratën e OKBsë), b) Kartën Evropiane për
Gjuhët Rajonale ose të Pakicave (KEGjRP) c) Konventën Kornizë të Këshillit të Evropës për
Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare (Konventën Kornizë), dhe d) Dokumentin e OSBE-së të Takimit
të Kopenhagës të Konferencës së OSBE-së për Dimensionin Njerëzor (Dokumentin e
Kopenhagës).

( vazhdon …)

You might also like