Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 25

UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA”

FAKULTETI JURIDIK
STUDIMET MASTER
DREJTIMI PENAL

Lënda: E Drejta Penale Evropiane

Tema: “Neni 3 i Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut”

Mentor: Prof.Dr. Avni Puka Studenti: Drilon Zymeraj


Dr.Sc. Nita Shala

Prishtinë, 2020
Përmbajtja:

Arsyeshmëria e punimit ............................................................................................................ 2

Metodologjia e punës ................................................................................................................ 3

KAPITULLI I
1. KUPTIMI I TORTURËS SI VEPËR PENALE DHE PARANDALIMI I SAJ .................. 4

1.1.Nocioni i torturës .................................................................................................................. 4

1.2. Inkriminimi i torturës në legjislacionin penal të Republikës së Kosovës ................................ 5

1.3. Konventat ndërkombëtare mbi parandalimin e torturës ………………...……..……………...…7

KAPITULLI II

2. KONVENTA EVROPIANE PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT ......... 9

2.1. Qëllimi i nenit 3 – Ndalimi i torturës .................................................................................... 9

2.2 Zbatimi i nenit 3 sipas kuptimit të tij ................................................................................... 11

2.3 Detyrimet positive në bazë të nenit 3 – Efekti Drittëirkung .................................................. 14

2.4 Elaborim i rastit “Ahmad vs UK” ........................................................................................ 16

3. SHQYRTIME PËRFUNDIMTARE………………..……………………………………….21

4. LITERATURA .................................................................................................................... 22

1
Arsyeshmëria e punimit

Në shoqëritë bashkohore, të drejtat e njeriut paraqiten si bazament mbi të cilin ndërtohet


dhe funksionon demokracia shoqërore dhe mbi të cilat ndërtohet dhe funksionon aparati shtetëror,
ku pa promovimin dhe respektimin e tyre nuk ka zhvillimin në asnjë aspekt të jetës së individëve
të asaj shoqërie.

Bazuar në konstatime të tilla, shoqëria bashkohore e në veçanti Bashkimi Evropian, që nga


vitet e hershme të themelimit të tij ka krijuar mekanizma adekuat, përmes të cilëve synon të
ndërtojë një system të mirfilltë të funksionimit të jetës shoqërore, e cila arrihet përmes respektimit
të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, duke arritur që mekanizmat e tillë të mundohet që t`i
inkoorporojë në sistemet legjislative të të gjitha shteteve anëtare të saj, pa cenuar sovranitetin e
atyre shtetëve për aq sa është e mundshme.

Në këtë aspekt, rëndësi të posaçme ka Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të


Njeriut, e cila ka krijuar një standart të lartë në aspektin e respektimit të të drejtave dhe lirive
themelore të njeriut.

Në këtë aspekt, në kuadër të këtij punimi do t`i jepet rëndësi vetëm nenit 3 të kësaj
konvente, e cila trajton çështjen e parandalimit dhe luftimit të torturës, si një veprim kriminal i cili
mund të ushtrohet qoftë nga persona të cilat mbi vete bartin autorizime nga pushteti, e të cilët
torturën e ushtrojnë gjatë ushtrimit të detyrave të tyre, por njëkohësisht, edhe për persona apo
individë të thjeshtë të shoqërisë, të cilët e kryjne këtë akt kriminal, i cili bie ndesh me nenin 3 të
Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.

2
Metodologjia e punës

Gjatë përgatitjes të këtij punimi kam shfrytëzuar metoda përkatëse shkencore, siç janë:
metodën historike, përmes së cilës kam bërë një përshkrim të shkurtër të rregullimit dhe trajtimit
të torturës, mënyrën se si është adresuar nga ana e subjekteve shoqërore dhe çështja e luftimit dhe
parandalimit të kësaj dukuri negative.

Poashtu, kam shfrytëzuar edhe metodën e analizës teorike, ku përmes kësaj metode kam
hulumtuar literaturën e punimeve të ndryshme shkencore të nevojshme për punimin tonë. Me anë
të analizës teorike ne kemi konstatuar,analizuar,krahasuar edhe opinionet e ndryshme lidhur me
këtë fenomen, pasojat dhe mënyrën e parandalimit të tij.

Po ashtu, kam shfrytëzuar edhe metodën përhskruese, ku kam bërë përshkruar mënyrën se
si është e inkoorporuar tortura në kuadër të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të
Njeriut, si dhe ku përdoret ajo dhe mënyrat se si e njejta mund apo duhet të parandalohet.

3
1. KUPTIMI I TORTURËS SI VEPËR PENALE DHE PARANDALIMI I SAJ

1.1. Nocioni i tortures

Përgjatë historisë se njerëzimit, qoftë histori e hershme e zanafillës së krijimit të shoqërive


apo bashkësive të njerëzve, kemi hasur veprime të caktuara të njerëzve me pushtet apo autoritet
në drejtim të njerëzve të cilët dyshoheshin se kishin kryer një veprim të caktuar, i cili në atë
periudhë të rregullimit shtetëror konsiderohej si veprim kriminal.

Fjala torturë rrjedh nga latinishtja, tortura për torqu-tura, që fillimisht do të thotë "akt
gjarpërues". Kjo fjalë rrënjë do të thotë të aplikosh çift rrotullues, të kthehesh jonormalisht, të
deformosh ose të tendosësh. 1

Skenat që përshkruajnë tortura dhe ndëshkime trupore mund të gjenden në monumentet


antike Mesopotamiane dhe Egjiptiane. Regjistrimet e para të zbatimit ligjor të torturës për të
provuar fajësinë ose pafajësinë u gjetën në Kodin Sumerian të Ur-Nammu (rreth shekullit 21 pk)
dhe Kodin Babilonas të Hammurabi (rreth shekullit të 18 pk) i cili në procedurën e provave përdori
kështu -quhet 'gjykim hyjnor' për kalvarin e ujit. Të dy kodet u themeluan në idenë teokratike të
ligjit që thërret autoritetin hyjnor dhe interpreton ligjet si vullnet i perëndive, të cilave të gjithë
njerëzit duhet t'u binden. Gjyqësori i Greqisë Antike, në periudhën e Platonit dhe Aristotelit,
prezantoi ‘natyrën’ si themelin e ri të ligjit. Grekët i konsideruan ligjet të bëra nga njeriu dhe futën
nocionin e 'barazisë' si themelin e ligjit 'të mirë'. Përveç ligjeve, zakoneve, dëshmive dhe dhënies
së betimit, torturat u përdorën gjithashtu në procedurat e provave. Tortura ishte e rezervuar për
skllevërit, fjalët e të cilëve konsideroheshin se nuk kishin ndonjë vlerë morale: meqenëse torturat
shërbyen për të përcaktuar të vërtetën, një rrëfim i marrë në këtë mënyrë u konsiderua i vërtetë. 2

1
New World Encyclopedia, Torture, https://www.Newworldencyclopedia.org/entry/Torture, E arritshme me dt:
20.12.2020.
2
Marrë nga: Tortureum: museum of torture, History of torture, https://tortureum.com/history-of-
torture/#:~:text=The%20systematic%20use%20of%20torture,ancient%20Mesopotamian%20and%20Egyptian%20

4
Fatkeqsisht, edhe në kuadër të sistemit inkuizitor të procedurës penale, tortura ishte një
veprim i legalizuar nga ana e mekanizmave të atëhershëm gjyqsor, në drejtim të detyrimit të
personit të pandehur që të pranonte fajsinë, pasi që pranimi i fajsisë konsiderohej si “mbretëresha
e provave”.3

Pra, siç u cek edhe më lartë, tortura si veprim ç`njerëzor, e cila mund të shfaqet apo
aplikohet në forma dhe mënyra të ndryshme daton qysh herët, pra në fillet e organizimit të
shoqërisë njerëzore. Kryesisht, e njejta është aplikuar ndaj shtresës së njerëzve të varfër, të cilët
në të shumtën e rasteve padrejtësisht akuzoheshin për vepra penale të cilat nuk i kishin kryer, e ku
për shkak të statusit social që gëzonin, duke ia shtuar edhe torturën e tmerrshme që aplikohej ndaj
tyre detyroheshin të pranonin fajsinë për vepra penale të cilat nuk i kishin kryer

1.2. Inkriminimi i torturës në legjislacionin penal të Republikës së Kosovës

Ashtu si në shumicën e shteteve demokratike të cilat kanë për synim dhe qëllim mbrojtjen
dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, edhe Republika e Kosovës ka ndërmarrë hapa
dhe ka krijuar mekanizma përkatës që të sigurojë respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive
të njeriut.

Sa i përket torturës, e njejta ëshë e inkriminuar si vepër penale në kuadër të Kodit Penal të
Republikës së Kosovës. Fillimisht, është përcaktuar kuptimi i nocionit torturë sipas këtij kodi, ku
shprehimisht është potencuar se shprehja torturë - nënkupton shkaktimin e qëllimshëm të dhembjes
apo vuajtjes së rëndë fizike apo mendore mbi një person i cili është në ndalim ose është nën
kontrollin e kryesit; përjashtimisht, tortura nuk përfshin dhembjen apo vuajtjen karakteristike apo
të pandarë që rezulton vetëm nga sanksionet e ligjshme. 4

monuments.&text=During%20the%20Roman%20Republic%2C%20only,could%20be%20subjected%20to%20tortur
e., E arritshme me dt: 20.12.2020.
3
Shih më tepër: Hajdari A., Efikasiteti procedural dhe të drejtat e njeriut në procedurë penale, Prishtinë 2011, fq.
21-23.
4
KODI NR. 06/L-074 KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS, Neni 142, par.2, nënpar. 2.5.

5
Poashtu, tortura si vepër penale është inkriminuar konkretisht në nenin 196 të KPRK-së,
ku është potencuar si në vijim:

 Personi zyrtar ose personi i cili duke vepruar nën ndikimin ose me pëlqimin apo
pranimin e heshtur të personit zyrtar kryen aktin e torturës, dënohet me burgim prej
një (1) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet.
 Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet ndaj fëmijës, kryesi dënohet
me burgim prej tre (3) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet.
 Për qëllime të këtij neni, akt i torturës nënkupton kryerjen ose moskryerjen e një
akti me anë të të cilit me dashje personit i shkaktohet dhembja ose vuajtja e rëndë,
qoftë fizike ose mendore, me qëllim të marrjes së informatës apo deklaratës nga
personi i tillë ose nga personi i tretë, ose me qëllim të dënimin të personit të tillë
për një vepër të cilën ai ose personi i tretë e ka kryer ose dyshohet se e ka kryer,
ose për frikësimin apo shtrëngimin e personit ose të personit të tretë për arsye që
kanë të bëjnë me diskriminim të çfarëdo lloji. Akti i torturës nuk përfshin asnjë
veprim ose mosveprim që rrjedh vetëm nga aktet e pashmangshme apo
karakteristike të sanksioneve të ligjshme.

Poashtu, tortura si akt ç`njerëzor, është inkriminuar edhe në nenin 143 i cili iu dedikohet
veprave penale kundër njerëzimit.

Karakteristikat që i përmban kjo vepër penale janë: a) Lidhur me përgjegjësinë penale, kjo
vepër penale mund të kryhet vetëm me dashje, b) Këtë vepër penale mund ta kryej vetëm personi
zyrtarë dhe atë vetëm nëse veprën e kryen gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare dhe c) Për tu
konsideruar se është kryer kjo vepër penale kërkohet edhe qëllimi i caktuar ku personi zyrtar e
përdor forcën me qëllim të nxjerrjes së deklaratës nga i dyshuari. 5

Pra, siç edhe mund të shihet, KPRK-ja ka saktësuar në mënyrë të qartë kuptimin apo
veprimet të cilat paraqesin torturë, e mbi të gjitha, ka paraparë sanksione mjaft të ashpra ndaj
kryerësve potencial të kësaj vepre, e cila fatkeqsisht nuk është se nuk është e pranishme tek ne si

5
Instituti Gjyqësor i kosovës, Franciska Zhitia Ymeri & Saranda Bogujevci; TORTURA, fq.54, http://jus.igjk.rks-
gov.net/678/1/Tortura%20_Shqip.pdf, E arritshme me dt: 21.12.2020.

6
shoqëri, mirëpo në këtë aspekt, mendoj se në të shumtën e rastet hyn në kuadrin e “numrit të errët”
të veprave penale, pasi që rastet e tilla nuk paraqiten ose nuk procedohen për shkaqe të ndryshme.

1.3. Konventat ndërkombëtare mbi parandalimin e torturës

Me qëllim të luftimit dhe parandalimit efektiv të veprës penale të torturës, shtetet


bashkëkohore kanë ndërmarrë hapa në drejtim të krijimit të mekanizma dhe legjislacioneve
ndërkombëtare, të cilat si qëllim parësor kanë inkriminimin e kësaj vepre penale dhe në të njejtën
kohë, parashohin mekanizma me qëllim të parandalimit të saj.

Në vijim do të përmenden shkrutimisht disa prej konventave që ndalojnë torturën, me


përjashtim të Konventës Evropiane Për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, për të cilën do të flasim
në kapitullin tjetër në mënyrë të posaçme.

KONVENTA KUNDËR TORTURËS DHE TRAJTIMEVE A DËNIMEVE TË TJERA


MIZORE, ÇNJERËZORE OSE POSHTËRUESE, është konventë e cila është miratuar dhe hapur
pёr nёnshkrim, për ratifikim dhe për aderim nga Asambleja e Pёrgjithshme me Rezolutёn e saj
39/46 tё datёs 10 dhjetor 1984, ndërsa ka hyrë në fuqi më 26 qershor 1987 nё pёrputhje me nenin
27.6 Sipas nenit 2 të kësaj konvente: a) Çdo shtet palë merr masa efektive legjislative,
administrative, gjyqësore, ose masa të tjera për të parandaluar veprimet e torturës në cilindo territor
nën juridiksionin e tij b) Asnjë rrethanë e jashtëzakonshme, e çfarëdo lloji, qoftë gjendje e luftës
ose kërcënim nga lufta, paqëndrueshmëri e brendshme politike apo çdo gjendje tjetër e
jashtëzakonshme, nuk mund të shërbejë si shfajësim për torturën dhe c) Urdhëri i dhënë nga një
epror ose autoritet publik nuk mund të shërbejë si shfajësim për torturën. 7

Poashtu, Konventat e Gjenevës së vitit 1949, parandalojnë dhe parashohin sanksione


efektive në drejtim të atyre personave të cilët kryejnë veprën penale të torturës. Shkelje e rëndë e

6
Shih më tepër: CRCA.AL; KONVENTA KUNDËR TORTURËS DHE TRAJTIMEVE A DËNIMEVE TË TJERA MIZORE,
ÇNJERËZORE OSE POSHTËRUESE (CAT),
https://www.crca.al/sites/default/files/publications/konventa%20kunder%20tortures%20dhe%20trajtimeve%20a
%20denimeve%20te%20tjera%20mizore%20cnjerezore%20ose%20poshteruese%20-%20Shqip.pdf, E arritshme me
dt: 22.12.2020.
7
Po aty,

7
Konventave të Gjenevës të 12 gushtit 1949 do të thotë një apo më shumë prej veprimeve vijuese
të kryera gjatë kohës së luftës apo konfliktit të armatosur kundër personave ose pasurisë që janë të
mbrojtura me dispozitat përkatëse të Konventave të Gjenevës, e një ndër këto veprime është edhe
ndalimi i torturës ose trajtimi ç`njerëzor.8

Poashtu, edhe Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut, konretisht në nenin 5 të saj ka
përcaktuar se “Asnjeri nuk duhet t'i nënshtrohet torturës, veprimit ose dënimit mizor, çnjerëzor ose
poshtërues”.9

8
Shih më tepër: ICRC: IHL Database:Practice Relating to Rule 90, Torture and Cruel, Inhuman or Degrading
Treatment, Geneva Convention 1949, https://ihl-databases.icrc.org/customary-
ihl/eng/docs/v2_rul_rule90_sectiona, E arritshme me dt: 24.12.2020.
9
CRCA.AL, Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut, neni 5,
https://www.crca.al/sites/default/files/publications/Deklarata%20Universale%20e%20te%20Drejtave%20te%20Nj
eriut%20%281948%29.pdf, E arritshme me dt: 25.12.2020.

8
2. KONVENTA EVROPIANE PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT

2.1. Qëllimi i nenit 3 – Ndalimi i tortures

Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut,10 u nënshkrua në Romë më 4 nëntor 1950 dhe
hyri në fuqi më 3 maj 1953. Sot, dyzet e shtatë shtete kanë ratifikuar Konventën Evropiane për të
Drejtat e Njeriut. Praktikisht në të gjitha këto shtete Konventa, si dhe krijimi i detyrimeve ligjore
sipas së drejtës ndërkombëtare, është gjithashtu pjesë e së drejtës së brendshme. Në këtë mënyrë
Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut është pjesë të sistemit ligjor dhe është i detyrueshëm
për gjykatat vendase dhe të gjitha autoritetet publike për të aplikuar dispozitat e tij. Në procedurat
kombëtare individët mund të thirret drejtpërdrejt në tekstin dhe praktikën gjyqësore, e cila duhet
të zbatohen nga gjykatat kombëtare. Për më tepër, autoritetet kombëtare, përfshirë gjykatat, duhet
i japin përparësi Konventës mbi çdo ligj kombëtar.

Sipas Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, termi torturë nënkupton
çdo akt me anë të të cilit shkaktohet qëllimisht dhimbje ose vuajtje e rëndë, qoftë fizike apo
mendore mbi një person për qëllime të tilla që të përfitohet prej tij apo një person tjetër një
informacion ose rrëfim duke e ndëshkuar atë për një akt që ai ose një person i tretë ka kryer ose
dyshohet se ka kryer, ose duke e frikësuar ose detyruar atë ose një person të tretë, ose për ndonjë
arsye të bazuar në diskriminimin. Nga sa u tha më sipër, është e mundur që të nxirren tre elementë
thelbësorë që përbëjnë torturën: shkaktimi i dhimbjeve ose vuajtjeve mendore ose fizike, shkaktimi
i qëllimshëm apo i paramenduar i dhimbjeve dhe ndjekja e një qëllimi specifik, si për shembull,
përfitimi i informacionit, dënimit apo frikësimit. 11

10
Shih më tepër: Këshilli i Evropës, Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut,
https://www.echr.coe.int/documents/convention_sqi.pdf,
11
Council Of Europe, Aisling Reidy - The Prohibition of Torture, A guide to the implementation of Article 3 of the
European Convention for Human Rights, Human Rights Handbook No.6, fq.11,
file:///C:/Users/lumtu/Doënloads/A%20guide%20to%20the%20implementation%20of%20Article%203%20of%20t
he%20European%20Convention%20on%20Human%20Rights.pdf, E arritshme me dt: 25.12.2020.

9
Në falët e përsëritura shpesh të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Neni 3
mishëron një nga vlerat më themelore të shoqërisë demokratike. Në Nenin 3 të Konventës thuhet
se “Askush nuk vihet nën torturë ose trajtim ose ndëshkim çnjerëzor ose poshtërues”. Me disa fjalë
Neni 3 i Konventës është një nga dispozitat më të shkurtra në Konventë. Megjithatë, ky nen i
shkurtër nuk duhet të nënvlerësohet sepse brendia e tij është mjaft e rëndësishme. Autoritetet
vendase e kanë në disa raste të vështirë të përmbushin një dispozitë të tillë kur kuptojnë çfarë
kuptohet me respektimin dhe vënien në zbatim të saj. 12

Është miratuar një gamë e gjerë e normave ndërkombëtare për të luftuar plagët që shkakton
tortura: që nga Neni 5 i Deklaratës Unversale të të Drejtave të Njeriut të vitit 1948 ku thuhet se
“askush nuk duhet t’i nënshtrohet torturës ose trajtimit apo dënimit mizor, çnjerëzor ose
poshtërues” e deri tek Statuti i Romës për Gjykatën Ndërkombëtare Penale të vitit 1998 që
deklaron se tortura që ushtrohet si pjesë e dhunës së përhapur gjerësisht ose sistematike kundër
civilëve përbën krim kundër njerëzimit. 13

Situatat faktike që i kanë dhënë shkas ankimeve për shkelje të supozuara të Nenit 3 variojnë
nga ankimet që personat që ruhen nga policia janë keqtrajtuar ose që kushtet e ndalimit kanë qenë
çnjerëzore, dhe ankimeve që dëbimi i një individi do ta ekspozonte atë ndaj trajtimit çnjerëzor aty
ku dorëzohet, tek palët e treta, e deri në ankime për të cilat gjykatat kanë dështuar në mbrojtjen që
duhet t’i siguronin viktimave nga abuzimi prej individëve të tjerë privatë.

Jo të gjitha llojet e keqtrajtimit merren në shqyrtim sipas qëllimit të Nenit 3. Gjykata që në


fillim e ka bërë të qartë se keqtrajtimi duhet të mbartë në vetvete një nivel minimal të shkallës së
ashpërsisë nëse duhet shqyrtuar në bazë të qëllimit të Nenit 3 (rregulli de minimis). Megjithatë,
është njohur fakti se është i vështirë të përcaktohet ndonjëherë kufiri midis trajtimit çnjerëzor nga
njëra anë, dhe një shkeljeje sipas Nenit 3 nga ana tjetër. Në marrjen e vendimit për Nenin 3 në
çështjen Irlanda kundër Mbretërisë së Bashkuar,14 Gjykata bëri të qartë se përcaktimi i nivelit
minimal të shkallës së ashpërsisë së keqtrajtimit është relativ: ai varet nga të gjitha rrethanat e
çështjes, si për shembull kohëzgjatja e trajtimit, efektet fizike dhe mendore të keqtrajtimit, dhe në
disa raste gjinia, mosha dhe gjendja shëndetësore e viktimës. Këto fjalë janë përsëritur vazhdimisht

12
Po aty, fq.7.
13
Po aty,
14
Shih më tepër: Ledi Bunaku & Odeta Kumbaro, Jurisprudenca e Gjykatës së Strasburgut – Botimi i IV, Tiranë
2017, fq.160-163, http://jus.igjk.rks-gov.net/770/1/Book_ECHR_ALB.pdf, E arritshme me dt: 25.12.2020.

10
në jurisprudencën e Gjykatës.15 Megjithatë, në fushën e keqtrajtimit dhe mbrojtjes së siguruar nga
Neni 3, është i dukshëm fakti se bashkimi në rritje i standarteve dhe praktikave çon në më tepër
objektivitet në vlerësimin e kufirit të shkallës minimale të shkaktuar nga një keqtrajtim.

Shkalla e ashpërsisë ose intensiteti i vuajtjes së shkaktuar mund të vlerësohet duke iu


referuar faktorëve si në vijim : a) kohëzgjatjes; b) efekteve fizike dhe mendore; c) gjinisë, moshës
dhe gjendjes shëndetësore të viktimës dhe d) mënyrës dhe metodës së vënies në zbatim. Elementët
subjektivë të këtij kriteri – gjinia, mosha dhe gjendja shëndetësore e viktimës – janë të rëndësishme
për të përcaktuar intensitetin e trajtimit specifik. 16

Çështja e parë ku Gjykata ka deklaruar se është ushtruar torturë ishte Aksoy kundër
Turqisë, ku viktima i ishte nënshtruar “varjes Palestineze”, më fjalë të tjera, ai ishte lakuriq i varur
nga krahët krahët e lidhura nga mbrapa. Kjo çoi në paralizë të krahëve që i zgjati për disa kohë.
Shkalla e ashpërsisë dhe mizore e një trajtimi të tillë rezultoi se mund konsiderohej si torturë nga
Gjykata.17

2.2 Zbatimi i nenit 3 sipas kuptimit të tij

Konteksti në të cilin hasen shumica e shkeljeve të Nenin 3 ka lidhje me trajtimin e të


ndaluarve. Këtu detyrimet e Nenit 3 janë ndoshta më thelbësore e të qarta. Kështu që aktet e kryera
nga anëtarë të policisë, forcave ushtarake ose të sigurimit dhe pjesëtarët e shërbimit në burgje janë
ata që hetohen më shpesh për faktin nëse cënojnë Nenin 3. Megjithatë, edhe personat që bëjnë
pjesë në “ndalimin civil”, si ata që merren me mjekësinë, veçanërisht me pacientët që vuajnë
psiqikisht, mund të përfshihen gjithashtu. 18 Mundësia për shkelje të Nenit 3 në kontekstin e
ndalimit lind në çdo fazë të ndalimit – nga momenti që një person vihet në masën e ndalimit,

15
Council Of Europe, Aisling Reidy - The Prohibition of Torture, A guide to the implementation of Article 3 of the
European Convention for Human Rights, Human Rights Handbook No.6, fq.10,
file:///C:/Users/lumtu/Doënloads/A%20guide%20to%20the%20implementation%20of%20Article%203%20of%20t
he%20European%20Convention%20on%20Human%20Rights.pdf, E arritshme me dt: 25.12.2020.
16
Po aty, fq.12
17
Shih më tepër: Derecho International, CASE OF AKSOY V. TURKEY (application no. 1987.93) European Court of
Human Rights, https://www.dipublico.org/1563/case-of-aksoy-v-turkey-application-no-2198793-european-court-
of-human-rights/, E arritshme me dt. 25.12.2020.
18
Po aty, fq.22.

11
zakonisht me arrestim ose kapje nga policia ose nga një ushtarak, deri kur personi lirohet nga
mbajtja në ndalim. Një nga treguesit më të qartë të rekursit ndaj forcës fizike do të jenë shenjat e
dukshme të dëmtimeve fizike ose traumat psikologjike të konstatuara.

Në çështjen Ilhan kundër Turqisë, 19 kërkuesi ishte rrahur rëndë, ndryshe thënë ndryshe në
mënyrën më të vrazhdë të mundshme, në kohën e arrestimit të tij . Rrahjet, duke përfshirë ato në
kokë, u kryen, ndërmjet të tjerash, me tyta pushke kur forcat e sigurimit “kapën” personin në fjalë
i cili ishte fshehur. Më pas kaloi një periudhë e konsiderueshme kohore përpara se kërkuesi të
kishte mundësi për trajtim mjekësor. Ky trajtim bëri që Gjykata të shqyrtonte çështjen në kuadrin
e torturës.

Në rastet e torturës ku shkaktohet keqtrajtim me qëllim që të përfitohet informacion ose


një rrëfim, ka më shumë gjasa që dhuna të ushtrohet gjatë periudhës së arrestimit fillestar kur bëhen
intervistimet ose marrja në pyetje. Vendi ku mund të ndodhë një gjë e tillë është më shumë rajoni
i policisë sesa burgu.20

Që nga mesi i viteve 90-ë Gjykata është marrë me pretendimet që individët kërkues kanë
qenë viktima të torturës në qendrat e ndalimit të shteteve anëtare. Këtu ka një numër çështjesh ku
sjellja ka qenë e tillë që është shqyrtuar si torturë në bazë të Konventës. Ato përfshijnë: varjen
palestineze: varja nga krahët që janë të lidhura nga mbrapa; format e rënda të rrahjes, rrahje të
rënda të kombinuara me mohimin e dhënies së trajtimit mjekësor; elektroshok; përdhunim etj. Të
gjitha këto çështje ndodhën gjatë periudhave të ndalimit. Kjo përforcon faktin se sa thelbësore
është që në këtë fazë të ndalimit sistemi ligjor të sigurojë garanci themelore kundrejt keqtrajtimit.
Tre garancitë bazë janë: e drejta e të ndaluarit për t’ia transmetuar faktin e ndalimit të tij një pale
të tretë të zgjedhjes së tij (anëtarit të familjes, mikut të tij , këshilltarit) e drejta për të pasur mundësi
për një avokat dhe e drejta për të kërkuar kontroll mjekësor nga një doktor sipas zgjedhjes së tij.21

19
Shih më tepër: Council of Europe, European Court of Human Rights, Case of Hasan Ilhan v. Turkey (Application
no. 22494/93) Judgment 9 Novermber 2004.
20
FREEDOM FROM TORTURE, Where does torture happen around the world,
https://www.freedomfromtorture.org/News/ëhere-does-torture-happen-around-the-world, E arritshme me dt:
26.12.2020
21
Council Of Europe, Aisling Reidy - The Prohibition of Torture, A guide to the implementation of Article 3 of the
European Convention for Human Rights, Human Rights Handbook No.6, fq.24-25,
file:///C:/Users/lumtu/Doënloads/A%20guide%20to%20the%20implementation%20of%20Article%203%20of%20t
he%20European%20Convention%20on%20Human%20Rights.pdf, E arritshme me dt: 26.12.2020.

12
Rëndësia të posaçme në parandalimin e torturës kanë edhe kushtet e ndalimit, pasi që të
njejtat mund të çojnë në trajtim çnjerëzor ose poshtërues. Kjo është edhe një fushë ku ka zhvillim
të vazhdueshëm në standartet bazë të pranueshme nëpër shoqëri. Kushtet e ndalimit i referohen si
mjedisit të përgjithshëm në të cilën ndalohen të burgosurit, ashtu edhe regjimit të burgut e kushteve
specifi ke në të cilën mbahen këta të burgosur. Përcaktimi nëse rrethanat e një të burgosuri ose
nëse kushtet që i janë imponuar atij ose asaj janë në përputhje me Konventën, duhet të merren
parasysh rrethanat në të cilat ndodhet i burgosuri si mosha e tij ose e saj, seksi dhe shëndeti, rreziku
me të cilin përballet i burgosuri si dhe fakti nëse i burgosuri është në burg në pritje të gjyqit apo
jo.

Normat në zhvillim të ndalimit kërkojnë që praktikat ose trajtimi rutinë, që është i


zakonshëm për sistemet e burgjeve, duhet të shqyrtohen në mënyrë të përhershme për të siguruar
që ato të vazhdojnë të përmbushen me standartet e Nenit 3, ose që trajtimet specifike të cilat në
vetvete mund të jenë poshtëruese të mos ekzekutohen në mënyrë të tillë që të bëjnë ato të
konsiderohen si poshtëruese. Në veçanti, për të përcaktuar nëse trajtimi ose dënimi në fjalë bie në
kundërshtim me standartet e Nenit 3, në rastet e personave me sëmundje mendore, duhet të merret
parasysh shkalla e sëmundjes së tyre dhe e dobësisë së tyre në disa raste për të bërë ose jo ankim
me baza ligjore mbi mënyrën sesi ka ndikuar tek ata cilido trajtim i caktuar. 22 Ndalimi nuk është i
kufizuar vetëm me burgjet ose qelitë e rajoneve të policisë. Kur personave u hiqet liria, atëherë
standartet e ndalimit duhet të merren parasysh duke u bazuar në kërkesat e Nenit 3.
Shumëllojshmëria e vendeve të ndalimit ku mund të mbahen të ndaluarit e imigracionit, duke
përfshirë edhe kushtet e mbajtjes në pikat kufi tare të hyrjeve si për shembull porte dhe aeroporte,
është tipike e rasteve të tilla.

Gjykata është shprehur në një sërë precedentësh në rritje se dëbimi apo ekstradimi i një
individi në një shtet ku ai mund ti nënshtrohet trajtimit që bie në kundërshtim me Nenin 3 ka
kërkuar që shteti ekstradues të mbajë përgjegjësitë përkatëse sipas Konventës. Ky parim u
përcaktua për herë të parë në çështjen Soering,23 ku Shtetet e Bashkuara kërkuan ekstradimin nga
Mbretëria e Bashkuar të një të arratisuri mbi të cilin rëndonte akuza e vrasjes në Shtetin e

22
Po aty, fq.29
23
Marrë nga: EDAL – European Database of Asylum Laë, ECHR: Soering v. UK (application no. 14038/88) 7 korrik
1989, https://www.asylumlaëdatabase.eu/en/content/ecthr-soering-v-united-kingdom-application-no-1403888-7-
july-1989, E arritshme me dt: 26.12.2020.

13
Virgjinias. Kërkuesi kërkoi që ekstradimi të ndalohej me motivin se nëse ai do të dënohej për
vrasje në Shtetet e Bashkuara, atij do t’i duhej të përballej me dënimin me vdekje dhe me
specifikisht me të ashtuquajturën “fenomenin ‘death-roë’ (pritja për marrjen e dënimit me vdekje)”
që do të rezultonte në trajtim çnjerëzor.

Poashtu, vlenë të përmendet edhe fenomeni i zhdukjes së personave, gjë e cila ka ngritur
një çështje interesante për diskutim në lidhje me shkelje të mundshme të Nenit 3. Zhdukja e
personit haset kur një person dërgohet në një vend ndalimi nga persona që veprojnë në emër të/ose
me miratimin e autoriteteve, pa dijeninë e agjentëve të shtetit. Gjykata zgjedh që të mos i drejtohet
fenomenit të zhdukjes në vetvete si trajtim çnjerëzor ose poshtërues, por ta konsiderojë atë sipas
Nenit 5 (heqja e lirisë së individit). Pozicioni i Gjykatës është që problemi kryesor mund të lindë
në lidhje me trajtimin e personave që duket se mbahen nën arrest pa regjistrim zyrtar dhe që
përjashtohen nga garancitë e detyrueshme gjyqësore, gjë që përbën një aspekt tjetër rëndues të
çështjeve që lindin më shumë në bazë të Nenit 5, (heqja e lirisë) sesa të Nenit 3. 24

2.3 Detyrimet pozitive në bazë të nenit 3 – Efekti Drittëirkung

Detyra ose detyrimi për të mos shkelur të drejtat themelore të mbrojtura me kushtetutë të
njeriut të cilat deri më tani u detyroheshin nga organet shtetërore ndaj individëve tani mund të jetë
shtrirë, në vende të caktuara, për të përfshirë marrëdhëniet midis individëve. Ky zhvillim i veçantë
- referuar gjithashtu si një çështje që lidhet me "palët e treta (Drittëirkung)" ose ndryshe si një në
lidhje me zbatimin "horizontale" ose "ndër-subjektive" të të drejtave themelore të njeriut - duket
se e ka zanafillën në doktrinën gjermane të - quajtur "efekti absolut i të drejtave të njeriut", ku të
drejtat themelore të njeriut të cilat përcaktohen në kushtetuta konsiderohen të zbatueshme nga
individë kundër personave të tjerë privatë si dhe nga autoritetet publike. 25

24
Council Of Europe, Aisling Reidy - The Prohibition of Torture, A guide to the implementation of Article 3 of the
European Convention for Human Rights, Human Rights Handbook No.6, fq.33,
file:///C:/Users/lumtu/Doënloads/A%20guide%20to%20the%20implementation%20of%20Article%203%20of%20t
he%20European%20Convention%20on%20Human%20Rights.pdf, E arritshme me dt: 26.12.2020.
25
CambridgeCore, NETHERLANDS INTERNATIONAL LAË REVIEË, Author: Andreë Drzemczëeski, The European
Human Rights Convnetion and Relations betëeen Private Parties,
https://www.cambridge.org/core/journals/netherlands-international-laë-revieë/article/abs/european-human-

14
Vitet e fundit një numër çështjesh që janë paraqitur para Gjykatës kanë përfshirë
shkaktimin e trajtimit poshtërues ose çnjerëzor ndaj individëve, por më shumë ndaj individëve të
cilët nuk bartin barrën e pushteti, sesa ndaj një agjenti të shtetit. Këto lloj situatash nxjerrin në pah
përgjegjësinë që i imponohet shtetit për të vënë në zbatim masa parandaluese dhe mekanizma që
të sigurojnë me të vërtetë mbrojtjen e individëve ndaj trajtimit çnjerëzor, cilido qo ë burimi i atij
keqtrajtimi.

Ashtu siç është theksuar edhe më lart, detyrimi i palëve kontraktuese sipas Nenit 1 të
Konventës për të siguruar për cilindo brenda juridiksionit të tyre respektimin e të drejtave e lirive
të përcaktuara në Konventë, të interpretuar së bashku me Nenin 3, kërkon që shtetet të marrin masa
me qëllim që të sigurojnë që individët që ndodhen brenda juridiksionit të tyre të mos i nënshtrohen
torturës apo trajtimit çnjerëzor ose poshtërues, duke përfshirë edhe ushtrimin e një keqtrajtimi të
tillë nga individë të shoqërisë, të cilët nuk bartin autorizime shtetërore.26 Në disa çështje të fundit,
Gjykata ka bërë të qartë se shtetet duhet të marrin masa me qëllim që të sigurojnë që individët
brenda juridiksionit të tyre të mos i nënshtrohen torturës ose trajtimit çnjerëzor apo poshtërues,
duke përfshirë keqtrajtimin e ushtruar nga individët e shoqërisë në përgjithësi. Këto masa duhet të
sigurojnë mbrojtje efektive, në veçanti të fëmijëve dhe personave të tjerë me nevoja të veçanta e
të përfshijnë masat e duhura për të parandaluar keqtrajtimin për të cilin autoritetet janë, ose duhet
të kenë qenë në dijeni. E njëjta gjë zbatohet drejtpërdrejtë për situatat ku individët vihen nën
përgjegjësinë ose në ngarkim të drejtpërdrejtë të autoriteteve lokale, për shembull nën kujdesin
dhe mbikqyrjen e tyre.

Standarti që ka miratuar Gjykata në vlerësimin e provave mbi shkeljet e Nenit 3 është që


ato të jenë “përtej dyshimit të arsyeshëm”. Prova të tilla mund të vijojnë nga bashkë-ekzistenca e
ndërhyrjeve mjaftueshmërisht të forta, të qarta e të përputhshme, ose nga prezumimet e ngjashme
e të pamohueshme të fakteve.

Në kontekstin e një vendi të dhënë, kërkohet që autoritetet hetuese të kryejnë hetimin dhe
kërkimet e tyre në bazë të faktit që nëse viktimat japin prova prima facie se janë u janë shkaktuar
dëme fizike në kohën e lirimit nga arrestimi, megjithëse kanë gëzuar shëndet të plotë në kohën kur

rights-convention-and-relations-betëeen-private-parties/27533EB7AC24A0B77648BE08381D7F6D, E arritshme me
dt: 27.12.2020.
26
Po aty, fq. 37.

15
janë vënë në masën e arrestit, barra i takon autoriteteve që janë përgjegjëse për masën e ndalimit
që të japin një shpjegim të besueshëm sesi janë shkaktuar këto dëme fizike.

2.4 Elaborim i rastit “Ahmad vs UK”

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (Seksioni i Katërt), i ulur si Dhomë, ka gjetur


se pesë burra të akuzuar për aktivitete serioze terroriste mund të ekstradohen nga Britania e Madhe
në SH.B.A. për t'u përballur me gjyqin.

Ata kishin argumentuar se të drejtat e tyre në nenin 3 (neni 3 ndalon torturat, trajtimet
çnjerëzore dhe degraduese) do të shkelen nëse ekstradohen dhe dënohen. Çështja e një njeriu të
gjashtë është shtyrë në pritje të paraqitjeve të mëtejshme nga palët në procedurë.

Aplikantët kërkohen për gjykim në SH.B.A. dhe u nënshtrohen kërkesave të ekstradimit në


bazë të akuzave jashtëzakonisht të rënda në lidhje me terrorizmin, duke përfshirë vrasje të
shumëfishtë dhe komplot për rrëmbim. Të gjashtë aplikantët u arrestuan në Mbretërinë e Bashkuar
pas kërkesave të ekstradimit dhe u arrestuan. Ata kanë sjellë procedurën gjyqësore në Mbretërinë
e Bashkuar për të kundërshtuar ekstradimin, të cilat përfundimisht ishin të pasuksesshme.

Ankuesit argumentuan se të drejtat e tyre në nenin 3 do të shkeleshin në dy mënyra:

a) Nëse ekstradohen dhe dënohen, ata do të mbaheshin në ADX Firence, një burg "super-
maks" dhe do t'u nënshtroheshin "masave të veçanta administrative" (SAMS). Kushtet e
ndalimit të tyre, ata argumentuan, me ose pa SAMS do të shkelnin nenin 3.
b) Nëse ekstradohen të dënuar, ata do të përballen me dënime jashtëzakonisht të gjata pa lirim
me kusht dhe / ose dënime jashtëzakonisht të gjata me gjatësi të caktuar, të cilat do të
shkelnin nenin 3.

Qasja e Gjykatës

Argumentet e paraqitura nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar:

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar argumentoi se në këtë kontekst, ishte e rëndësishme të


bëhej dallimi midis torturës dhe formave të keqtrajtimit:

16
“… Qeveria parashtroi që, në kontekstin e ekstradimit, duhej të bëhej një dallim midis
torturës dhe formave të tjera të keqtrajtimit. Një rrezik real i torturës në shtetin pritës duhet të jetë
një pengesë absolute për ekstradimin. Sidoqoftë, për të gjitha format e tjera të keqtrajtimit, ishte e
ligjshme të merreshin në konsideratë objektivat e politikës të ndjekura nga ekstradimi në
përcaktimin nëse keqtrajtimi arriti nivelin minimal të ashpërsisë të kërkuar nga neni 3. Qeveria
nuk pranoi paraqitjen e aplikantëve se mundësia e ndjekjes penale në Mbretërinë e Bashkuar ishte
e rëndësishme për të përcaktuar nëse ekstradimi i tyre ishte në përputhje me Nenin 3. Ndjekjet
penale u sollën në mënyrën më të duhur në Shtetet e Bashkuara. " (Paragrafi 162-3)

Argumentet e aplikantëve

Ankuesit "... hodhën poshtë pretendimin që neni 3 lejonte një ushtrim balancues të çdo lloji
... Edhe nëse, në rastet e ekstradimit, një qasje relativiste mund të merrej në lidhje me keqtrajtimin,
i cili nuk kalonte tortura, kjo ishte e parëndësishme për çështjen e tyre sepse, në paraqitjen e tyre,
vitet e izolimit në ADX arritën në tortura ose, të paktën, ishin në fundin e sipërm të shkallës së
keqtrajtimit ... Për më tepër, asnjë nga arsyet e politikës për të marrë një qasje relativiste ndaj
sëmundjes trajtimi që rrjedh nga dënimet e përjetshme mund të zbatohet për keqtrajtimin që rrjedh
nga kushtet e burgut. ” (Paragrafi 164)

Ata më tej argumentuan se MB ishte vendi i duhur për ndjekje penale dhe se MB kishte
juridiksion për t'i gjykuar ata. Kjo ishte e rëndësishme për pyetjen nëse ekstradimi i tyre ishte
proporcional.

Vendimi

Gjykata nuk e konsideroi që mundësia e gjykimit të burrave në Mbretërinë e Bashkuar ishte


e rëndësishme për nenin 3në këtë rast, sepse Britania e Madhe nuk kishte ndërmend të gjykonte
burrat, në veçanti për veprat e pretenduara.

Dallimi midis torturës dhe llojeve të tjera të keqtrajtimit

Gjykata vuri në dukje se, veçanërisht në rastet kur trajtimi në fjalë nuk ka ndodhur ende,
nuk mund të jetë e mundur të bëhet dallimi midis torturës dhe formave të tjera të keqtrajtimit që
bien brenda fushës së nenit 3. Fokusi ka qenë në "nëse ai rrezik ishte i vërtetë, ose nëse ai u lehtësua

17
nga sigurimet diplomatike dhe prokuroriale të dhëna nga shteti kërkues" (paragrafi 173), në vend
se dallimi midis torturës dhe formave të tjera të keqtrajtimit.

Sidoqoftë, Gjykata theksoi se "natyra absolute e Nenit 3 nuk do të thotë që çdo formë e
keqtrajtimit do të veprojë si një pengesë për largimin nga një shtet kontraktues ... kjo Gjykatë ka
deklaruar vazhdimisht se Konventa nuk pretendon të jetë një mjet duke kërkuar që shtetet
kontraktuese të vendosin standarde të Konventës mbi shtetet e tjera duke qenë kështu, trajtimi që
mund të shkelë Nenin 3 për shkak të një veprimi ose mosveprimi të një shteti kontraktues mund të
mos arrijë nivelin minimal të ashpërsisë që kërkohet që të ketë një shkelje të nenit 3 në një çështje
dëbimi ose ekstradimi. ” (Paragrafi 177)

Në paragrafin 178 Gjykata renditi faktorët në vendimet e mëparshme të cilët kanë qenë
vendimtar në gjetjen e shkeljes së nenit 3.

Kushtet në burgun super-maks

Në paragrafin 200-215, Gjykata shqyrtoi parimet e përgjithshme nga legjislacioni gjyqësor


mbi kushtet e burgut, duke përfshirë izolimin në vetmi dhe paraburgimin e atyre me sëmundje
mendore. Ankesat e ankuesve nuk kishin të bënin me kushtet fizike në burg, por me "mungesën e
pretenduar të masave mbrojtëse procedurale para vendosjes në ADX dhe… në kushtet kufizuese
të ADX dhe mungesën e kontaktit njerëzor" (paragrafi 219).

Gjykatës nuk i bëri përshtypje argumentet se masat mbrojtëse procedurale para transferimit
në burgun super-maks ishin të pamjaftueshme:

“Byroja Federale e Burgjeve zbaton kritere të arritshme dhe racionale kur vendos nëse do
të transferojë një të burgosur në ADX. Vendosja shoqërohet nga një shkallë e lartë e përfshirjes së
zyrtarëve të lartë brenda Byrosë të cilët janë të jashtëm (jo pjesë e instituconit, të panjohur) ndaj
institucionit aktual të të burgosurit. Përfshirja e tyre dhe kërkesa që një seancë dëgjimore të mbahet
para transferimit sigurojnë një masë të përshtatshme të mbrojtjes procedurale… Edhe nëse procesi
i transferimit do të ishte i pakënaqshëm, do të kishte rekurs si në programin e korrigjimit
administrativ të Byrosë ashtu edhe në gjykatat federale, duke vendosur një kërkesë nën klauzola e
procesit të rregullt të ndryshimit të katërmbëdhjetë, për të kuruar çdo defekt në proces. " (Paragrafi
220)

18
Gjykata më tej hodhi poshtë argumentet se kushtet, përfshirë mungesën e kontaktit
njerëzor, nënkuptonin që neni 3 do të shkelej me burgim në burg. Ai përshkroi izolimin si "të
pjesshëm dhe relativ" (paragrafi 222), duke theksuar se autoritetet e burgut ishin të gatshëm të
ndryshonin ose të hiqnin SAMS dhe se nuk kishte asgjë për të sugjeruar që ata të mos rishikonin
vazhdimisht vlerësimin e tyre të rrezikut të sigurisë të paraqitur nga të burgosurit e dënuar të
veprave të lidhura me terrorizmin. Ajo komentoi,

“Megjithëse të burgosurit janë të mbyllur në qelitë e tyre për shumicën dërrmuese të kohës,
një pjesë e madhe e stimulimit brenda qelizave sigurohet përmes kanaleve televizive dhe radiove,
gazetave të shpeshta, librave, artikujve të hobi dhe artizanatit dhe programeve arsimore. Gama e
aktiviteteve dhe shërbimeve të ofruara tejkalon atë që ofrohet në shumë burgje në Evropë services
shërbimet e ofruara nga ADX plotësohen nga thirrjet e rregullta telefonike dhe vizitat shoqërore
dhe nga aftësia e të burgosurve, madje edhe atyre nën masa të veçanta administrative, për të
korresponduar me familjet. ” (Paragrafi 222)

Në paragrafët 235-242, Gjykata shqyrtoi parimet e përgjithshme të zbatueshme për dënimet


me burgim të përjetshëm dhe nenin 3. Ajo vuri në dukje,

“… Në parim, çështjet e dënimit të duhur kryesisht bien jashtë objektit të Konventës…, një
dënim jashtëzakonisht joproporcional mund të konsiderojë keqtrajtim në kundërshtim me Nenin 3
në momentin e shqiptimit të tij. Sidoqoftë, Gjykata gjithashtu konsideron që materialet krahasuese
të paraqitura më lart tregojnë se "disproporcionaliteti bruto" është një provë e rreptë dhe ... do të
përmbushet vetëm në "raste të rralla dhe unike". " (Paragrafi 237)

Ajo vazhdoi më tej, "në mungesë të ndonjë disproporcionaliteti të tillë bruto, një çështje e
Nenit 3 do të lindë për një dënim të detyrueshëm me burgim të përjetshëm pa mundësinë e lirimit
me kusht në të njëjtën mënyrë si për një dënim të përjetshëm, kjo është kur mund të tregohet : (i)
se burgimi i vazhdueshëm i kërkuesit nuk mund të justifikohet për asnjë arsye penologjike
legjitime; dhe (ii) se dënimi është i pazvogëlueshëm de facto [në terma praktikë] dhe de iure [si
çështje e ligjit]. " (Paragrafi 242)

Në lidhje me ata që përballen me dënime të përjetshme, Gjykata gjeti, duke pasur parasysh
seriozitetin e akuzave penale kundër ankuesve në fjalë, dhe faktin që rrethanat rënduese dhe

19
lehtësuese do të merreshin parasysh nga gjyqtari i dënimit, dënimet nuk do të ishin
joproporcionale. Ankuesit nuk kishin treguar që burgosja e tyre në SH.B.A. nuk do të shërbente
për ndonjë qëllim të ligjshëm penologjik ose se autoritetet e SH.B.A. nuk do të ulnin dënimet e
tyre në kohën e duhur nëse një qëllim i tillë pushonte së ekzistuari.

Një aplikant, duke u përballur me akuza për vrasje në lidhje me 269 persona dhe për këtë
arsye dënime të shumta të detyrueshme të përjetshme pa lirim me kusht, nuk e bindi Gjykatën se
dënimi i tij i mundshëm ishte jashtëzakonisht joproporcional ose se secila prej dy bazave të tjera
për një sfidë të një neni 3 ndaj një dënimi të përjetshëm ishin bërë.

Rezultati dhe pasojat

Gjykata vazhdoi shkurtimisht për të hedhur poshtë ankesat e tjera të sjella nga disa ankues.
Në lidhje me një aplikant, ai e konsideroi veten të paaftë për të arritur në një përfundim mbi ankesat
e tij, kështu që u kërkoi palëve të bëjnë parashtrime të mëtejshme dhe të shtyjë përcaktimin e tij.

Palët tani kanë tre muaj për të aplikuar për t'u ankuar në Dhomën e Madhe. Veryshtë shumë
e mundshme që pesë aplikantët çështjet e të cilëve u vendosën do të ndjekin këtë kurs. Realisht,
kjo do të thotë që pesë aplikantët nuk do të ekstradohen për ca kohë, megjithëse komentatori ligjor
Joshua Rozenberg spekulon që duke qenë se vendimi i Dhomës u dha pa dëgjim, ka shumë pak
gjasa që një apel i Dhomës së Madhe të dëgjohet.27

27
Shih më tepër: University of Brimingham – Research at Brimingham, Natasa Mavronicola, Relatively Absolute?
The undermining of article 3 of ECHR in Ahmad v. UK & UK Human Rights Bloog, by Isabel McArdle, BABAR AHMAD
AND OTHERS v. THE UNITED KINGDOM – 24027/07 [2012] ECHR 609,
https://ukhumanrightsblog.com/2012/04/10/abu-hamza-and-babar-ahmad-can-be-extradited-to-usa-rules-
human-rights-court/, E arritshme me dt: 27.12.2020.

20
3. SHQYRTIME PËRFUNDIMTARE

 Përgjatë historisë se njerëzimit, qoftë histori e hershme e zanafillës së krijimit të


shoqërive apo bashkësive të njerëzve, kemi hasur veprime të caktuara të njerëzve
me pushtet apo autoritet në drejtim të njerëzve të cilët dyshoheshin se kishin kryer
një veprim të caktuar, i cili në atë periudhë të rregullimit shtetëror konsiderohej si
veprim kriminal. Fjala torturë rrjedh nga latinishtja, tortura për torqu-tura, që
fillimisht do të thotë akt gjarpërues;
 Ashtu si në shumicën e shteteve demokratike të cilat kanë për synim dhe qëllim
mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, edhe Republika e
Kosovës ka ndërmarrë hapa dhe ka krijuar mekanizma përkatës që të sigurojë
respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut;
 Sa i përket torturës, e njejta ëshë e inkriminuar si vepër penale në kuadër të Kodit
Penal të Republikës së Kosovës;
 Sipas Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, termi torturë
nënkupton çdo akt me anë të të cilit shkaktohet qëllimisht dhimbje ose vuajtje e
rëndë, qoftë fizike apo mendore mbi një person për qëllime të tilla që të përfitohet
prej tij apo një person tjetër një informacion ose rrëfim duke e ndëshkuar atë për
një akt që ai ose një person i tretë ka kryer ose dyshohet se ka kryer, ose duke e
frikësuar ose detyruar atë ose një person të tretë, ose për ndonjë arsye të bazuar në
diskriminimin;
 Aktet e kryera nga anëtarë të policisë, forcave ushtarake ose të sigurimit dhe
pjesëtarët e shërbimit në burgje janë ata që hetohen më shpesh për faktin nëse
cënojnë Nenin 3;

21
4. LITERATURA

LIBRA SHKENCORË

1) Hajdari A., E Drejta e Procedurws Penale, Prishtinw 2014;


2) Hajdari A., Efikasiteti Procedural dhe tw drejtat e njeriut nw procedurw penale, Prishtinw
2011;

LIGJE DHE AKTE NDWRKOMBËTARE

3) KODI NR. 06/L-074 KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS;


4) Këshilli i Evropës, Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut,
https://www.echr.coe.int/documents/convention_sqi.pdf;

BURIME NGA INTERNETI

5) New World Encyclopedia, Torture, https://www.Newworldencyclopedia.org/entry/Torture;

6) Tortureum: museum of torture, History of torture, https://tortureum.com/history-of-


torture/#:~:text=The%20systematic%20use%20of%20torture,ancient%20Mesopotamian%20and
%20Egyptian%20monuments.&text=During%20the%20Roman%20Republic%2C%20only,could
%20be%20subjected%20to%20torture;

7) Instituti Gjyqësor i kosovës, Franciska Zhitia Ymeri & Saranda Bogujevci; TORTURA, fq.54,
http://jus.igjk.rks-gov.net/678/1/Tortura%20_Shqip.pdf;

8) CRCA.AL; KONVENTA KUNDËR TORTURËS DHE TRAJTIMEVE A DËNIMEVE TË


TJERA MIZORE, ÇNJERËZORE OSE POSHTËRUESE (CAT),
https://www.crca.al/sites/default/files/publications/konventa%20kunder%20tortures%20dhe%20tr
ajtimeve%20a%20denimeve%20te%20tjera%20mizore%20cnjerezore%20ose%20poshteruese%2
0-%20Shqip.pdf;

9) CRCA.AL; KONVENTA KUNDËR TORTURËS DHE TRAJTIMEVE A DËNIMEVE TË


TJERA MIZORE, ÇNJERËZORE OSE POSHTËRUESE (CAT),
https://www.crca.al/sites/default/files/publications/konventa%20kunder%20tortures%20dhe%20tr

22
ajtimeve%20a%20denimeve%20te%20tjera%20mizore%20cnjerezore%20ose%20poshteruese%2
0-%20Shqip.pdf;

10) : ICRC: IHL Database:Practice Relating to Rule 90, Torture and Cruel, Inhuman or Degrading
Treatment, Geneva Convention 1949, https://ihl-databases.icrc.org/customary-
ihl/eng/docs/v2_rul_rule90_sectiona;

11) Council Of Europe, Aisling Reidy - The Prohibition of Torture, A guide to the implementation of
Article 3 of the European Convention for Human Rights, Human Rights Handbook No.6, fq.11,
file:///C:/Users/lumtu/Doënloads/A%20guide%20to%20the%20implementation%20of%20Article
%203%20of%20the%20European%20Convention%20on%20Human%20Rights.pdf;

12) : Ledi Bunaku & Odeta Kumbaro, Jurisprudenca e Gjykatës së Strasburgut – Botimi i IV, Tiranë
2017, fq.160-163, http://jus.igjk.rks-gov.net/770/1/Book_ECHR_ALB.pdf;

13) : Derecho International, CASE OF AKSOY V. TURKEY (application no. 1987.93) European
Court of Human Rights, https://www.dipublico.org/1563/case-of-aksoy-v-turkey-application-no-
2198793-european-court-of-human-rights/;

14) EDAL – European Database of Asylum Laë, ECHR: Soering v. UK (application no. 14038/88) 7
korrik 1989, https://www.asylumlaëdatabase.eu/en/content/ecthr-soering-v-united-kingdom-
application-no-1403888-7-july-1989;

15) FREEDOM FROM TORTURE, Where does torture happen around the world,
https://www.freedomfromtorture.org/News/ëhere-does-torture-happen-around-the-world;

16) CambridgeCore, NETHERLANDS INTERNATIONAL LAË REVIEË, Author: Andreë


Drzemczëeski, The European Human Rights Convnetion and Relations betëeen Private Parties,
https://www.cambridge.org/core/journals/netherlands-international-laë-
revieë/article/abs/european-human-rights-convention-and-relations-betëeen-private-
parties/27533EB7AC24A0B77648BE08381D7F6D;

17) University of Brimingham – Research at Brimingham, Natasa Mavronicola, Relatively Absolute?


The undermining of article 3 of ECHR in Ahmad v. UK;

23
18) UK Human Rights Bloog, by Isabel McArdle, BABAR AHMAD AND OTHERS v. THE UNITED
KINGDOM – 24027/07 [2012] ECHR 609, https://ukhumanrightsblog.com/2012/04/10/abu-
hamza-and-babar-ahmad-can-be-extradited-to-usa-rules-human-rights-court/.

24

You might also like