Professional Documents
Culture Documents
1534 - ИНФОРМАЦИЈА ЗА АНГЛИСКИ ЈАЗИК 2021 ГОДИНА
1534 - ИНФОРМАЦИЈА ЗА АНГЛИСКИ ЈАЗИК 2021 ГОДИНА
1534 - ИНФОРМАЦИЈА ЗА АНГЛИСКИ ЈАЗИК 2021 ГОДИНА
Сите останати содржини во тестот од матурскиот испит по англиски јазик за испитните сесии
јуни/август 2021 се прилагодени согласно содржините кои ги изучуваат во оваа учебна година или
ги изучувале во минатата учебна година.Испитната програма за англиски јазик е валидна за
споменатите останати содржини во тестот и во оваа учебна година.
Идните матуранти:
- не треба да користат туѓи (веќе напишани од друго лице) текстови или реченици;
- не треба да преземаат готови информации од различни извори, дури и ако се работи за познати
мисли од некоја книга, од некоја личност - тоа се смета за литературна кражба - плагијат.
Komisioni Lëndor i Maturës Shtetërore në hartimin e testeve për provimin e maturës nga lënda gjuhë
angleze për sesionet qershor/gusht 2021 e mori parasysh programin e shkurtuar për vitin e katërt nga
lënda gjuhë angleze.
Në harmoni me orientimet nga programi i shkurtuar doli që një detyrë (lidhja e titujve me tekstet/lidhja
e pyetjeve të intervistës me përgjigjet) është larguar nga testi për provimin e maturës dhe në vend të
tetë (8) detyrave, testi do të përmbajë shtatë (7) detyra.
Në pjesën shkrim, është bërë adaptimi i detyrës ese. Andaj i këshillojmë maturantët që të përgatiten për
këtë detyrë sipas shembullit të dhënë në programin mësimor për lëndën gjuhë angleze për vitin e tretë.
Shembulli gjendet në faqen 23. Vërejtje: vëllimi i fjalëve me të cilët pritet që maturantët ta shkruajnë
përgjigjen e tyre është 200-220.
Të gjitha përmbajtjet e tjera në testin e provimit të maturës nga lënda gjuhë angleze për sesionet e
provimit qershor/gusht 2021 janë adaptuar konform përmbajtjeve të cilat i mësojnë këtë vit shkollor ose
i kanë mësuar në vitin e kaluar shkollor. Programi i provimit për lëndën gjuhë angleze është valid për
përmbajtjet e tjera të përmendura në test edhe në këtë vit shkollor.
Maturantët e ardhshëm:
- nuk duhet të kopjojnë dhe nuk duhet të lejojnë që dikush tjetër të kopjojë prej tyre;
- nuk duhet të përdorin tekste ose fjali (tanimë të shkruara nga dikush tjetër) të huaja;
- nuk duhet të marrin informacione të gatshme nga burime të ndryshme, madje edhe në qoftë se bëhet
fjalë për mendime të njohura nga ndonjë libër, nga ndonjë personalitet – kjo konsiderohet për vjedhje
letrare – plagjiat.
Për çdo tekst të marrë do të duhet të përmendet burimi. Në procesin e kontrollimit të testeve,
vlerësuesit janë ata që do ta hetojnë këtë, dhe në një situatë të këtillë i tërë testi do të vlerësohet me
zero (0) pikë. Materialet e vendosura në ueb-faqen tonë www.matura.gov.mk ose në www.dic.edu.mk
që kanë të bëjnë me lëndët e cekura arsimore nxënësit mund t’i shfrytëzojnë për përgatitje të
suksesshme të provimit të maturës, bashkë me orientimet të cilët nxënësit i marrin nga profesorët e
tyre në procesin arsimor. Në interes të realizimit të suksesshëm të provimit dhe të realizimit të
rezultateve më të mira, ju informojmë se me pyetje dhe sugjerime do të mund të drejtoheni tek
koordinatorët për maturë nga QSHP, në e-mailin vijues: matura@dic.edu.mk