Ylli I Zemrës Analize

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Ylli i zemrës

Lasgush Poradeci

Analizë vëllimi poetik “Ylli i zemrës”

Lasgush Poradeci është themelues i poezisë moderne në letërsinë shqiptare.

Lasgushi është një nga lirikët më të mëdhenj shqiptar të shekullit njëzet.

Ylli  i  Zemrës”  është  libri  i  dytë  me  vëllime  poetike i botuar nga ky autor dhe përmban
një strukturë të ngjashme me vëllimin e parë “Vallja e Yjeve”.

Të dy këta vëllime bashkohen mbi bazën e elementeve filozofike, duke krijuar kështu një
makrosistem në të cilin mbizotëron lirika e dashurisë. Dashuria shihet jo vetëm si një
emocion, por si një fuqi qiellore. Duke ndjekur një strukturë ciklike, “Ylli i Zemrës” ndahet
në: Zemra e Qiellit; Zemra e Dherit; Zemra e Jetës; Zemra e Përjetësisë; Zemra e Vdekjes;
Kush ma njohu dhembshurinë.

Poezia e tij i përket një romantizmi të vonë.

Zemra, simbolika e dhimbjes së poetit

Poezia e Lasgushit synon të zbërthejë misterin shpirtëror karshi trajtave të përjetimit e


motivimit, të cilat pastaj shndërrohen në formë poetike.

Tek poezia Baladë trajtohet motivi i dashurisë i mbështetur në poezinë popullore. Kjo poezi
flet për një përjetim të dashurisë nga vasha dhe trimi. Edhe poezia Trioleta trajton motivin e
dashurisë, të mallit që shkakton kjo ndjenjë. Pra duke qenë një poet romantik, motivi i
dashurisë është i pranishëm në pjesën më të madhe të poezisë së Lasgushit.

Motivet që trajton poezia e Poradecit

– motivi i dashurisë

 motivi filozofik
 motivi i peisazhit

Poezia e Poradecit ka elemente të poezisë romantike

 heroi i poezisë së Poradecit është një hero që vuan pë dashurinë;


 heroi lirik ndodhet në dilema sensuale;
 përdor elemente të natyrës dhe imazhet e stinëve në funksion të ideve që hedh apo të
situatës që

Poezia e Poradecit ka elemente nga poezia popullore

 situata e bashkëbisedimit në poezi


 dy të dashuruarit emërtohen me fjalët vasha dhe trimi
 fjalët e përdorura, leksiku i marrë nga folklori (belëkëputur, sysorkadhe)
 mjetet stilistike janë në fuksion të përjetimeve të forta lirike të poetit
 rifreskimi i fjalëve arkaike, përdorimi i tyre në përshtatje me situatën (mënjollë,
mëshqerrë)
 marrëdhënia e trimit me vashën, situata dhë vendet e takimeve (takimi te

kroi i fshatit)

 motivi i mallit, ndjenja e dashurisë, përjetimi i tyre emocional


 përdorimi i vargut 8- rrokësh, karakteristikë e poezisë popullore

Poezia e Poradecit ka elemente të poezisë së modernitetit

 poezia e Poradecit trajton motivin filizofik


 ka elemente të poezisë simboliste
 përdor figurën e simbolit për të përcjellë mesazhe të rëndësishme
 poezia ka efekte tingullore

Veçoritë e stilit letrar të Poradecit

Në poezinë e tij synon një fjalor të pasur. Për këtë poezia e tij ka një gjuhë të veçantë sepse:

 riaktivizon fjalë të vjetra si pikëlore, pipëlimë; etj


 krijon neologjizma të cilët kanë efekte tingëlluese.

Neologjizmat janë krijimi i fjalëve të reja që i japin mendimit të shprehur ngarkesë shprehëse

–     dhembje- heshtura, belëkëputura, sysorkadhe etj.

–     Formon fjalë të reja. Shembuj :

 prejfoljorë → përshkrep
 ndajfolje → dhembshurisht, tmerrisht
 me parashtesë → mosgjëje
 me prapashtesë → vraparak, gjarpërushe, mjerush. . .
 Vargu ka muzikalitet, rimë, ritëm
 Lëvron të gjitha llojet e vargut dhe të rimave
 Përdor fjalët përkëledhëse nëpërmjet zvogëlimit me prapashtesës (zë),vashëzën,
shoqëzën.

 Përdor fjalë të përbëra dhe të përngjitura (mes- hollë, flokëndritur).


 Formon fjalë kompozita, fjalë 2- 3- 4 gjymtyrëshe si sh : mes – hollë – këputura.
 Retiçenca që përdor në poezi krijon efektin e qetësisë në mënyrë

You might also like