Papergjegjshmeria Per Shkak Te Gjendjes Mendore

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 31

TEMË DIPLOME

PAPËRGJEGJSHMËRIA PËR SHKAK TË GJENDJES MENDORE

Udhëheqës: Punoi:

Prof.Dr.Kreshnik MYFTARI Dudie KALOSHI

Tirane,2019

1
Abstrakt

Ky punim paraqet në vija të përgjjithëshme konceptin e papëergjegjshmerise pëe shkak të


gjendjes mendore si nje arsye për tu përjashtuar nga ndëshkimi që parashikon Kodi jonë
Penal për këtë vepër.Aftësia për të kuptuar rëndësinë apo për të qenë i përgjegjshëm për
veprimet qe kryen është një kusht kryesor për ti atribuar autorit të veprës penale
ndëshkimin përkates.Ky institut paraqet shumë interes për tu studiuar por trajtimi i këtyre
subjekteve si në atë pënal edhe në aspektin shëndetsor paraqet problematika të theksuara në
praktik.

Në vazhdim të këtij punimi janë trajtuar disa aspekte dhe elemente të veprës penale të
papërgjeshmërisë për shkak të gjëndjes mendore.Nisur nga aspektet historike se si është
përkufizuar papërgjeshmëria për shkak të gjendjes mendore nga e drejta zakonore deri në
ditët e sotme,përfshir këtu dhe të gjithë normat juridike që ka përcaktuar Kodi Penal i
Republikës së Shqipërisë i ndryshuar.Gjithashtu një element i rëndësishëm është edhe
ndarja dhe përcaktimi i kriterit mjekësor dhe kriterit juridik,duke i parë kështu si dy
elementet bazë për të vendosur përcaktimin e masave shtërnguese dhe tarajtimeve
ambulatore për këto subjekte.

2
Fjalë kyce:aftësia për të kuptuar, papërgjegjshmëria për shkak të gjendjes mendore, kriteri
juridik, kriteri mjekësor, masat mjekësore.

3
Abstract
This paper presents in general the concept of non-conscience because of the mental state as
a reason to be excluded from the punishment provided by our Penal Code for this offense.
Ability to understand the importance or to be responsive to the actions it conducts is a
condition the main thing to attribute the punishment to the perpetrator of the crime. This
institute represents a great deal of interest to be studied, but the treatment of these subjects
as well as in the health aspect presents significant problems in practice.

In addition to this article, several aspects and elements of the criminal offense of
Impartiality due to mental state have been dealt ëith. Out of the historical aspects of the
definition of impunity due to the mental state from customary laë to the present, including
here all the legal norms stipulated by the Criminal Code of the Republic of Albania as
amended.Also an important element is the division and determination of the medical
criteria and legal criteria, thus considering them as the tëo basic elements to establish the
determination of masses of constipation and outpatient outpatients for these subjects.

Key words: mental capacity,diminished mental capacity,legal criterion,medical


criterion,medical masures.

4
Falenderime!
Në përfundim të studimeve Bachelor kam kënaqësinë të shpreh mirënjohjen time më të
thellë për të gjithë personat që më kanë dhënë mbështetjen e tyre gjatë kohës që kam
punuar për këtë studim.Si fillim dua të falenderoj familjen time për suportin e dhënë gjatë
gjithë kësaj kohe,për të vazhduar me të gjithë stafin akademik te Fakultetit te Drejtesisë për
punën e palodhur dhe formimin tim profesional dhe të suksesshëm.Dhe së fundmi dua të
falenderoj të gjithë ata që kanë punuar dhe në heshtje për të qenë sa më pranë meje,dhe për
të më ofruar mua një përkrahje të pakursyer në këtë drejtim.

Ju faleminderit përzemërsisht dhe u jam mirnjohëse për gjithçka!

5
Deklaratë
Nën përgjegjësinë time deklaroj se ky punim është shkruar prej meje dhe është bazuar në
punimin tim origjinal me përjashtim të citimeve të cilat janë marrë në mënyrë të rregullt.
Punimi nuk është prezantuar asnjëhërë më parë në insitucionin e Fakulteti I Drejtesise
Universiteti I Tiranes dhe në asnjë institucion tjetër.

6
Përmbajtja
Abstrakt..........................................................................................................................................2

Abstract..........................................................................................................................................3

Falenderime!..................................................................................................................................4

Deklaratë........................................................................................................................................5

Kapitulli 1..........................................................................................................................................7

1.Hyrja...........................................................................................................................................7

Kapitulli 2..........................................................................................................................................9

2.Aspektet historike të papërgjeshmeris për shkak të gjendjes mendore........................................9

2.1.Papërgjegjshmëria për shkak të gjendjes mendore në të drejtën zakonore penale................9

2.2. Papërgjegjshmëria për shkak të gjendjes mendore sipas Kodit Penal të vitit 1928............10

2.3.Papërgjegjshmëria për shkak të gjendjes mendore në të drejtën penale të Republikës


Popullore Socialiste të Shqipërisë............................................................................................11

Kapitulli 3........................................................................................................................................14

3.Parashikimet sipas Kodit Penal.................................................................................................14

3.1. Përgjegjësia në të drejtën penale........................................................................................15

3.2.Papërgjegjshmëria për shak të gjendjes mendore...............................................................16

3.3.Aftësia për të kuptuar dhe kontrolluar veprimet dhe ardhjen e pasojave dhe bazat e fajësisë.
.................................................................................................................................................18

3.4 Klasifikimi në dy kritere i konceptit të papërgjegjshmërisë për shkak të gjendjes mendore.


.................................................................................................................................................19

3.5.Kuptimi i uljes pjesërisht të ekuilibrit mendor....................................................................21

Kapitulli 4........................................................................................................................................23

4.Kuptimi i masave mjekësore.....................................................................................................23

4.1.Masat shtrënguese sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.....................................23

4.2.Karakteri i mjekimit të detyruar në një institucion mjekësor si masë shtrënguese..............24

7
4.3.Karakteri i mjekimit të detyruar ambulator si masë shtrënguese........................................26

Konkluzione dhe Rekomandime...................................................................................................27

8
Kapitulli 1.
1.Hyrja.
Kapaciteti mendor fitohet nga cdo njeri i cili me anë të arritjes së pjekurisë mendore
zotëron cilësi për të kontrrolluar lirshëm dhe me vetëdije veprimet e tij.Aftësia mendore
përfaqëson bazat e përgjegjshmërisë e cila kërkohet në momentin formues të ligjit që
subjekti të jetë në gjendje ta vlerësoj përmbajtjen e ligjit.Subjekti është në gjendje të marrë
përsipër fajin kur ka kryer një vepër penale si dhe të ketë aftësi për të vuajtur
dënimin.Përgjegjësia penale kuptohet si aftësia e personit për të vlerësuar rëndësinë dhe
ndikimin e sjelljes së tij për të vendosur vetë në përzgjedhjen ndërmjet shumë motiveve.

Aftësia për të dëshiruar ardhjen e pasojave është aftësia e subjektit për të vendosur në
mënyrë autonome për të zgjedhur mes motiveve në funksion të një qëllimi të caktuar për të
dëshiruar atë çka intelekti i personit e konsideron se duhet bërë.Personi të jetë në gjendje të
përballoj stimujt e jashtëm dhe ndikmet që lidhen me gjëndjen e tij emocionale.Në nenin 17
të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë përcaktohen rastet në të cilat personi
përjashtohet nga përgjegjësia penale.Këto raste lidhen me sëmundjet mendore të cilat e
bëjnë personin të papërgjegjshëm për të kuptuar veprimet e tij.

Qëllimi i këtij studimi është evidentimi i mangësive dhe të metave që paraqet legjislacioni
në nenin 17 të Kodit Penal mbi papërgjegjshmërin për shkak të gjendjes mendore si dhe
përmisimet që mund të parashikohen në këtë nen.Këto mangësi lidhen me përcaktim e
kufizur të gjëndjes mendore të subjektit që kryen vepër penale si dhe parashikimi i
institucioneve efikse të cilat marrin përsipër mjekimin,rehabilitimin dhe kujdesin e caktuar
për këto persona.Ky nen e kufizon sferën e interpretimit të humbjes së aftësis mendore
vetëm brënda fushës së çrregullimeve mendore sic janë ato psikike dhe neuropsikike.

Metodat që janë përdorur për realizimin e këtij punimi janë:

9
Metoda historike,me anë të kësaj metode kam trajtuar se si është zhvilluar dhe si ka
ndryshuar koncepti i papërgjeshmërisë në periudha të ndryshnme kohore dhe si është
ndikuar nga disa faktorë.Metoda përshkruese,me anë të kësaj metode kam mundur të
përshkruaj në përgjithësi mënyrën e shfaqjes së papërgjegjshmëris tek subjekti i cili kryen
një vepër penale.Metoda analitike,me anë të kësaj metode kam analizuar të gjithë elementet
e përgjegjshmëris si dhe të gjithë format e saj varur nga fakti pse shkaktohet dhe rrethanat
në të cilat shkaktohet.
Ky punim është organizuar në 4 kapituj,në kapitullin e parë paraqitet një hyrje e
përgjithshme rreth temës së këtij punimi si dhe rreth qëllimit dhe arsyes përse është
zgjedhur kjo temë.Në kapitullin e dytë trajtohet ana historike se si ka ndryshuar koncepti i
papërgjegjshmërisë mendore nga e drejta zakonore deri në ditët e sotme.Në kapitullin e
tretë janë trajtuar të gjitha parashikimet që i bëhen nenit 17 në Kodin aktual Penal.Kapitulli
i fundit vijon me parashikimin e masave mjekësore dhe masave shtrënguese për subjektet
që kryejn këtë vepër penale në kushtet e papërgjegjshmerisë mendore,gjithashtu përmban
konkluzionet dhe rekomandimet e mia lidhur me parashikimet që bën neni 17.

Kapitulli 2.
2.Aspektet historike të papërgjeshmeris për shkak të gjendjes
mendore.

2.1.Papërgjegjshmëria për shkak të gjendjes mendore në të drejtën zakonore penale.


Cdo person me arritjen e pjekuris mendore të tij, zotëron dhe cilësi për të kuptuar dhe për të
kontrolluar veprimet e tij duke fituar kështu dhe bazën e përgjegjshmërisë.
Papërgjegjshmëria lidhet me subjektin i cili nuk ka aftësi të kuptoj veprimet e tij, nuk ka

10
aftësi të marrë përsipër fajin si dhe nuk ka aftësi për te vuajtur dënimin në momentin që
kryen një vepër penale të parashikuar si të tillë në legjislacionin vendas.

Papërgjegjshmëria dhe perceptimi sëmundjeve mendore ka ndryshuar pasi në cdo fazë të


ndryshimeve historike ka pësur përkufizime të ndryshme.Duke u mbështetur dhe në stadin
e zhvillimit të shoqërisë ,nisur nga e drejta zakonore shqiptare e cila kishte tendencë dhe
përmabante në vetvete një seri normash penale duke i kushtuar një mbrojtje të vecantë
qenies njerëzore.Në të drejtën zakonore ishin kanunet ato të cilat parashikonin figura të
caktuara të veprave penale të drejtuara kundër personit,bazat e përgjegjësisë penale si dhe
dënimet përkatese ndaj autorëve që kryenin veprat penale1 .

Marrja e përgjegjësive penale ,në përcaktimin e normave kanunore kushtëzoheshin dhe me


kriterin e papërgjshmërisë,ose me aftësit që shfaqte njeriu për të kontrrolluar,për të kuptuar
dhe për të udhëhequr veprimet e tij.Normat kanunore e përcaktonin si të papërgjegjshëm
një person i cili nuk ishte zotërues i të drejtave që ishin parashikuar në kanun.Ky person
nuk kishte të drejtë as të martohej,as të trashëgonte,në kto kushte ai nuk mund ti
nënshtrohej zakonit të gjakëmarrjes dhe ndalohej rreptësisht të gjuaje mbi të më armë 2.Të
gjithë personat të cilët ishin diagnostifikuar se vuanin nga një sëmundje apo çrregullim
mendore do të mbaheshin të mbyllur dhe të izoluar në ambjentet familjarëve të tyre ,duke
siguruar kështu përjashtimin për cdo dëm të mundshëm si dhe përjashtim për të mos qen
subjekt i gjakëmarrjes.Në të gjitha rastet kur mund të kryhej një dëm nga ky person,kanuni
parashikonte se dëmi do të shlyhej nga të gjithë pjestarët e familjes në vijë të drejtë.Po
ashtu dhe për një veper penale të kryer nga gruaja dhe në rast se ajo ishte në gjëndje të mirë
mendore apo e papërgjegjshme,ngarkoheshin me përgjegjësi prindërit dhe në rast se ishte e
martuar bashkshorti,pasi kanuni e përjashtonte gruan nga marrja e gjakut3.

2.2. Papërgjegjshmëria për shkak të gjendjes mendore sipas Kodit Penal të vitit 1928.
Ndërimi i formës së qeverisjes në shtetin shqiptarë solli ndryshime dhe strategji të reja për
vendin, në vitin 1927, u hartua Kodi parë Penal Shqipëtar i njohur si Kodi Penal i Zogut.Ky
1
E.Peppo “ Mbrojtja juridiko penale e personir njerëzor” disretacion për doktoraturen,Tiranë 2017
2
Kanuni i Lekë Dukagjinit – përmbledhje e At Shtjefën Gjeçovit.
3
I. Elezi “E drejta zakonore e Labërisë”, 2002, fq. 171.

11
Kod u ndërtua mbi modelin e Kodit Penal Italian.Papërgjegjshmëria për shak gjendjes
mendore parashikohet në nenet 47 dhe 48 të këtij Kodi.

Neni 47

“Nuk asht i ndeshkushëm ay, i cili në kohën që ka ba fajin, ka ndodhë në një dobësi mendore
t’atillë, sa që të ketë pasë humbun ndërgjegjen e veprave të veta ose sa që të mos ketë qenë e
mundun për te me veprue ndryshe.

    Me gjith këtë gjyqi, po t’a shofi të rezikshëm që i pandehuni i pa përgjegjëshëm si ma sipër të
lihet i lirë, urdhënon dorëzimin e tij në Prefekturën e vëndit për me marrë masat ligjore që kanë me
u caktue me ligjë të posaçmë4.”

Edhe në parashikimet që bën Kodi Penal i Zogut papërgjeshmërin e lidh vëtëm me


çregullimin mendor në momentin kur kryhet vepra penale,nuk bën një përcaktim të saktë të
llojit të crregullimit.Ndonëse neni nuk e parashikon një gjë të tillë ai përcakton masën e
sëmundjes deri në humbjen ndërgjegjes për veprimet ose mosveprimet e personit.Në këtë
nenen vihet re se rëndësi i kushtohet vetëm kriterit juridik,nërsa kriteri mjekësor vihet re
vetëm në Ligjin mbi Aplikimin e Kodit Penal,vetëm në momentin e mendimeve të
ekspertit.Në nenin 48 të Kodit të Zogut parashikohet ulja e ekuilibrit mendor si pasojë e një
çrregullimi psikik,si në vijim:

Neni 48

“Kur gjendja mendore e tregueme në nenin e masipërme ka qenë e atillë që ia ka paksue


tepër pandehëshmësinë pa mos ia ngrejt krejt, ndeshkimi i caktuem për fajin e bamun,
zbritet në mënyrën që pason5…”

Ndryshimi mes dy neneve qëndron në faktin se rrethana e përgjegjësisë mbahet parasysh në


momentin e caktimit të dënimit. Fakti që ky Kod nuk parashikon asnjë masë mjekësore për
personat që vuajnë nga çrregullimet mendore, paraqet rrezik për shoqërinë.

4
Libri i Parë, Kodi Penal, neni 47,1928.
5
Libri i Parë, Kodi Penal ,neni 48 ,1928.

12
2.3.Papërgjegjshmëria për shkak të gjendjes mendore në të drejtën penale të
Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.
Në mbështetje të statutit të Republikës së Shqipërisë, pas clirimt nga një sistem totalitar dhe
i kushtëzuar nazi fashist,në 13 maj 1948 u hartua legjislacioni i ri penal me ligjin
nr.599.Kodi Penal parashikonte dhe kishte për detyrë,të mbrojë shtetitn socialist,të drejtat
dhe interest e shtetasve,të gjithë rendin shoqëror socialist nga veprat e shoqërisht të
rrezikshme6.

Sipas Kodit Penal të vitit 1948, themeli i përgjegjësisë penale konsiderohej çdo veprimtari
që vinte në rrezik ose cënonte organizimin shtetëror dhe shoqëror, pavarësinë dhe sigurimin
e Republikës Popullore të Shqipërisë7.Sipas këtij Kodi themeli i përgjegjësisë penale, në
caktimin e dënimit ,masave mjekësore si dhe atyre shëndetesore,është faji .

Papërgjegjshmëria për shkak të gjëndjes mendore parashikohet në nenin 6 të Kodit Penal të


vitit 1948:

Neni 6

” (1) Nuk ësht përgjegjës penalisht personi që kur ka kryer fajin penal ndodhej në një gjendje
sëmundje mendore kronike ose të përkohshme, tronditje mendore të përkohshme ose zhvillimi
mendor të metë, në qoftë se nga shkaku i këtyre gjendjeve nuk ka patur ndërgjegjen e rëndësisë së
veprës ose nuk ka mundur të kontrollojë veprimet e tij.

(2) Kondra një auktori të tillë munt të zbatohen masat shëndetësore mbrojtëse.

(3) Auktori ësht përgjegjës penalisht në qoftë se ësht vënë vetë në gjendje tronditjeje mendore të
përkohshme me qëllim që të kryejë fajin penal në këtë gjendje 8.”

6
Kodi Penal,1948.
7
Ligji nr. 599, dt. 13.05.1948, mbi Kodin Penal të Republikës Popullore të Shqipërisë, neni 1; botuar në
Gazetën Zyrtare nr. 65, datë 04.06.1948.
8
Neni 6,Kodi Penal, 1948

13
Sipas përcaktimeve që bëhën në këtë nen mospasja e ndërgjegjies në kohën e kryerjes së
veprës penale si dhe moskontrrollimi i veprimeve të autorit, të ndikuara nga një tronditje
mendore apo zhvillim i metë, janë elementët që përcaktojnë kriterin juridik.

Pra procesi i zhvillimit mendor dhe i zhvillimit personal të një personi varet nga kapaciteti i
tij për të njohur fenomenet e ndryshme, objektet dhe marrëdhëniet juridike që mbronte
Kodi Penal.Personave me zhvillim të metë mendor iu mungonte vullneti vlerësues, aftësia e
këtyre subjekteve për të kuptuar mbrojtjen e marrëdhënieve juridiko – shoqërore.

Lidhur me percaktimin e kriterit juridik në këtë Kod dhe në Kodin aktual, ndryshimi
qëndron tek ulja e ekujlibrit mendor, pasi në Kodin Penal të vitit 1948 ulja e ekujlibrit
mendor përbënte shkak për përjashtimin nga përgjegjësia.Tronditja mendore e përkohshme
përbënte uljen e ekuilibrit mendor,të shkaktuar nga një çrregullim mendor,gjendje
emocionale ose dehja. Të gjitha këto rrethana përcaktohehshin nga gjykata.

Në datën 1 Tetor 1977 hyri në fuqi Kodi i ri Penal ku I dha një ndryshim thelbesor
përcaktimit të papërgjegjshmërisë. Ajo përcaktohet në nenin 8 të këtij Kodi dhe parashikon:

Neni 8

"Nuk ka përgjegjësi penale personi i cili kur ka kryer veprën penale nuk ka pasur vetëdijen
e rëndësisë së saj ose nuk ka mundur të kontrollojë veprimin ose mosveprimin e tij për
shkak të një sëmundjeje psikike të zhvillimit të metë mendor ose ndonjë sëmundje tjetër që
shoqërohet me turbullime psikike”.

. Ashtu si dhe në dispozitat të tjera dhe kjo dispozitë përmban kriterin juridik dhe kriterin
mjekësor.

Kriteri mjekesor shprehte domosdoshmërin për të përcaktuar sëmundjet mendore dhe për të
përcaktuar diagnozën dhe fazën e sëmundjes tek individi. Gjithashtu bënte ndarjen midis
ekzitencës së një sëmundje të përherëshme ose të përkohëshme si dhe uljen tërësisht apo
pjesërisht të ekuilibrit mendor9.

9
N. Peza, A. Cela, I. Elezi “E drejta penale, pjesa e përgjithshme”, 1982, fq. 136

14
Kriteri juridik përbëhej nga dy element,nga ai volitiv dhe ai intelektual 10.Këto dy element
mbaheshin parasysh në praktikën gjyqësore pasi, momenti volitiv nënkuptonte dëshirën e
arrdhjes së pasojave, ndërsa ai intelektual nënkuptone vetëdijen e personit për karakterin e
veprimeve të tij.

Me ndryshimet politike dhe ndryshimet demokratike që ndodhën në Shqipëri ishte i


nevojshme krijmi i nje legjislacioni të ri që të mbronte individin,dhe jo më partin dhe
idealet e saj.Kështu në vitin 1955 u miratua Kodi i ri Penal i cili parashikonte një sër
dispozitash të reja.Papërgjeshmëria në këtë Kod përfshin domosdoshmërin e subjektit nëse
në momentin e kryerjes së veprës penale ka kuptuar apo kontrrolluar veprimet e tij,duke
pasur parasysh moshën,dhe sëmundjet mendore që parashikon legjislacioni.

Kapitulli 3.
3.Parashikimet sipas Kodit Penal.
Papërgjeshmëria për shak të gjendjes mendore parashikohet në nenin 17 të Kodit Penal ku
parashtron se:

“Nuk ka përgjegjësi penale personi që në kohën e kryerjes së veprës vuante nga një turbullim psikik
ose neuropsikik që ka prishur tërësisht ekuilibrin e tij mendor dhe për pasojë nuk ka qenë në
gjendje të kontrollojë veprimet apo mosveprimet e tij dhe as të kuptojë se kryen vepër penale.

10
N. Peza, A. Cela, I. Elezi “E drejta penale, pjesa e përgjithshme”, 1982, fq. 134

15
Personi që në kohën e kryerjes së veprës penale vuante nga një turbullim psikik ose neuropsikik,
që ka ulur ekuilibrin e tij mendor për të kuptuar dhe kontrolluar plotësisht veprimet apo
mosveprimet e tij, është i përgjegjshëm, por kjo rrethanë mbahet parasysh nga gjykata në caktimin
e masës dhe llojit të dënimit”11.

Papërgjegjshmëria përcakton në mënyrë direkte nëse subjekti në kohën e kryrjes së veprës


penale ishte në gjendje të kuptonte dhe të kontrrollonte veprimet apo mosveprimet e tij,për
shkak se vuante nga një sëmundje mendore .

Instituti i papërgjegjshmërisë përfaqëson pikën e ndarjes midis subjekteve që do të


konsiderohen të përgjegjshëm dhe subjekteve të cilët nuk mund t’i nënshtrohen një gjykimi.
Prandaj përkufizimi i konceptit të papërgjegjshmërisë dhe i efikasitetit të tij,kërkon
individualizimin e presupozimeve mbi të cilat mbështetet kjo kategori12.

3.1. Përgjegjësia në të drejtën penale.


E drejta penale bën një përcaktim midis pasojave dhe subjekteve që sjellin pasojat.Ajo i
quanë fakte të gjitha sjelljet njerëzore dhe pasojat juridikisht të rëndësishme dhe subjekte
quante të gjithë ato persona që sjellin këto pasoja 13.Nisur nga kjo ndarje që bën e drejta
penale përcaktohen dhe bazat e përgjegjësisë së saj,si dhe elementët objektivë dhe subjektiv
të parashikuara nga legjislacioni penal.

Përgjegjësia penale lind nga çasti kur subjekti kryen një vepër penale të parashikuar si të
tillë nga legjislacioni,dhe pushon në momentin kur është vuajtur masa e dënimit vlersuar në
veprën penale të kryer.Pra,në momentin që vihet re ekzistenca e përgjegjësisë penale
atëherë duhet të zbatohet me rigorozitet edhe caktimi i dënimit për autorin e veprës
penale,duke e cilësuar kështu si kusht thelbësor.

Përgjegjësia penale paraqet një grumbull kushtesh subjektive me të cilat përcaktohet


gjendja psikike e autorit të veprës dhe raporti i tij ndaj veprës penale. Këto kushte
subjektive janë ato që karakterizojnë autorin e veprës penale si të aftë mendërisht dhe si
11
Kodi Penal I Republikës së Shqipërisë,i ndryshuar,Tiranë 2017.
12
K.Myftari,”Papergjeshmëria për shkak gjendjes mendore”,disretacion për doktoraturën,Tiranë 2014.
13
I. Elezi, S. Kaçupi, M. Haxhia “Komentari i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë”, 2001, fq. 12.

16
fajtor14.Në këtë përcaktim që bën ligji, kuptohet aftësia mendore e subjektit në momentin e
kryerjes së veprës penale, si dhe anën subjektive që është faji.

Elementët kryesor që e përbëjnë veprën penale janë ana objektive dhe ana subjektive,ana
objektive në të cilën shfaqet subjekti,mosha për përgjegjësi dhe përgjegjshmëri ndërsa në
anën subjektive kemi fajin,motivet dhe qëllimin.Subjekti i veprës penale mbartë dhe
përgjigjet për kryerjen dhe pasojat e saj,gjithashtu kusht i domosdoshëm për tu përgjigjur
për një vepër penale duhet të cilësohet mosha dhe përgjegjshmëria.Përgjegjshmëria
konsiston në aftësin e individit për të kuptuar,kontrolluar sjelljet e tij dhe arrdhjen e
pasojave.

3.2.Papërgjegjshmëria për shak të gjendjes mendore.


Askush nuk mund të merret në përgjegjësi penale dhe në qoftë se në kohën e kryerjes së
veprës penale nuk ishte në gjendje të kuptonte dhe të kontrrollonte veprimet e tij ose të
dëshironte arrdhjen e pasojave, por paaftësia nuk përbën shkak përjashtim nga përgjegjësia
kur veprimet janë kryer me faj të subjektit15.

Sëmundjet mendore në parashikimin që bën neni paraqiten si në gjendje e cila nëse ekziston
tek subjekti në kohën e kryerjes së veprës penale e bën atë penalisht të
papërgjegjshëm16.Pra sëmundjet mendore qofshin ato të përherëshme apo të përkohëshme
cilësohen si sëmundje që e bëjnë subjektin plotësisht të papërgjegjshëm, tek i cili
manifestohen një sër komplikacionesh.

Një rrethanë tjetër që parashikon ligji e cila e bën kryersin të pjesërishtë të papërgjegjshëm
është kur sëmundja mendore ka ulur ekuilibrin e tij mendor për të kuptuar dhe kontrrolluar
veprimet e tij.Pra këto rrethana nuk janë të një intesiteti të lartë për ta cilësuar subjektin e
veprës penale tërësishtë të papërgjegjshëm për të kuptuarr rëndësin e sjelljeve të tij.

14
Ligj nr. 7895, datë 27.01.1995 "Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar, neni 11.
15
K.Myftari,”Papergjeshmëria për shkak gjendjes mendore”,disretacion për doktoraturën,Tiranë 2014,fq.25
16
http://juridiksi.e-monsite.com/pergjegjesia-penale.html.

17
Kjo dispozitë ligjore gjithashtu thekson se jo cdo zvogëlimi i aftësis mendore do të meret
parasysh, por duhet të vërtetohet nëse përgjegjshmëria e zvogëluar ka ekzistuar në kohën e
kryerjes së veprës penale, e cila do të shërbej dhe për caktimin e masës së dënimit.

Nëse një person ka qenë i papërgjegjshëm në kohën e kryrjes së veprës penale, nësë ka
qenë në gjendje të përmbaj veten apo të manifestoj vullnetin, është procedurë e cila lidhet
me momentin procedural kur personi merret si i pandehur. Përgjegjshmëria prezumohet,
ndërsa papërgjegjshmëria provohet dhe deklarohet në gjykatë17.

Aftësia për të vepruar është mundësia që ka subjekti për të vëndosur në mënyrë


autonome,për të dalluar në veprimet që përcaktohen në ligj si të ligjshme dhe të paligjshme
duke u bazuar në një mendim të arsyeshëm .Një sëmundje,defekti ose gjendje e mendjes që
e bën një person të paaftë për të kuptuar natyrën e nje vepre penale ose faktin që ajo është e
gabuar,pamundësia për të marrë pjesë në procedurat ligjore si dhe pamundësi për të kuptuar
qëllimin e një dënimi18.

Legjislacioni i Republikës së Shqipërisë ka bërë një përcaktim të dy momenteve atij


intelektual dhe atij volitiv19.Momenti intelektual lidhet me njohjen e karakterit të
kundërligjshëm të veprimit ose mosveprimit dhe parashikimi i pasojave të
dëmshme.Momenti volitiv lidhet me ndërgjegjen e subjektit në lejim e ardhjes së
pasojave.Prapërgjëjshmëria përcaktohet nga ligji si humbje e dy elementeve që e bëjnë
subjektin të vuaj nga një sëmundje mendore apo nga një kapacitet i zvogëluar mendor
duke u bërë shkak për mos perceptimin e parashikimeve dhe dispozitave të tij.

Papërgjeshmëria është një koncept i gjërë dhe nuk mund të përfshihen në të vetëm
përjashtimet për shkak gjendjes mendore pasi jo cdo çrregullim mendor mund të sjelli
shkaqe për ta konsideruar një person të papërgjeshem.Duke qenë se vetë dënimi penal

17
Sh.Muçi “E drejta penale, pjesa e përgjithshme”, 2007, fq. 131.
18
www.merriam-wwbster.com

19
Sh. Muçi “E drejta penale, pjesa e përgjithshme”, 2007, fq. 132; I. Elezi, S. Kaçupi, M. Haxhia
“Komentari i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë”,2016,fq.128.

18
shkakton vuajtje tek subjektet që kryejnë krime,do të ishtë shumë e dëmshme nqoftëse do
të zbatoheshin po të njëjtat dënime dhe për personat me zhvillim mendor të vonuar.Krijimi
i institucioneve të vecanta për të bër një ndarje të llojit të përgjegjësisë tek këto subjekte
dhe zbatimi i masave të sigurisë do të sjell mbrojtjen në kohë të komunitetit.

3.3.Aftësia për të kuptuar dhe kontrolluar veprimet dhe ardhjen e pasojave dhe bazat
e fajësisë.
Aftësia për te kuptuar veprimet dhe mosveprimet përkufizohet si qëndrimi dhe orientimi në
botën e jashtme sipas një botëkuptimi të drejtë të realitetit, dhe si aftësia për të kuptuar
rëndësin e veprimeve të veta dhë për të vlersuar pasojat negative ose pozitive të këtyre
veprimeve ndaj të tretëve20.

Kryerja e veprave penale lidhet dhe me dëshiren e ardhjes së pasojave të dëmshme,prandaj


dhe aftësia për të kuptuar veprimet dhe mosveprimet duhet të përmbush kushtin e dëshirës
së ardhjes së pasojave duke qenë prezente tek subjekti i cili do të mbaj përgjegjësi
penale.Ky është rasti i vetem ku përmbushen të dy elementët që vërtetojnë gjendjen
mendore normale të subjektit që kryen veprën penale.

E drejta jonë penale parshikon se cdo njeri normal dhe në gjendje të mirë mendore është i
aftë të vlersojë rëndësin e veprimeve të tij 21.Në të gjitha rastet kur ky person kryen një
vepër penale dhe në kuptim të asaj çka parashikon ligji përgjegjësi penale mban personi që
kupton rëndësin e veprimeve të tij,pasojat që vijnë janë në kundërshtim me ligjin.Kjo
konsiston në shprehjen e vullnetit të subjektit për të kryer një vepër penale.Një subjekt i cili
nuk i ka këto aftësi,konsiderohet si i paaftë mendërisht dhe përjashtohet në mënyrë direkte
nga përgjegjësia penale.

Faji është guri i themelit mbi të cilin mbështetet sistemi jonë i drejtësisë penale,bazuar
kështu në parimin themelor nulla poena sinne culpa22.Ky parim ka të bëj dhe parashikon se

20
K.Myftari,”Papergjeshmëria për shkak gjendjes mendore”,disretacion për doktoraturën,Tiranë 2014,fq.29.
21
I. Elezi, S. Kaçupi, M. Haxhia “Komentari i Kodit Penal të Republikës sëShqipërisë”,2016,fq.130
22
Shefqet Muçi “E drejta penale, pjesa e përgjithshme”, 2007, fq. 137.

19
kryerja e një vepre penale pa faj nuk nuk mund ta bëj një person përgjegjës,kështu
nënkupton dhe rrethanat në të cilat ishte personi në momentin që ka kryer një vepër penale.

Faji supozon jo vetëm lirinë dhe vullnetin e lirë të personit,por dhe sjelljen e tij në
përputhje me normat juridiko penale23.Në kuptimin që i jep e drejta penale fajit,përcakton
qëndrimin psikik i subjektit ndaj veprës penale,gjatë dhe pas kryerjes së saj duke përfshir
dhe vetëdijen për të kuptuar veprimet e ligjshme dhe ato të paligjshme.Tek personat e
papërgjegjshmëm ky element mungon,pasi personi nuk ka vetëdije për veprimet që kryen
dhe në këtë mënyrë nuk mund ti nënshtrohet as dënimit.

Rregullimi i papërgjeshmërisë si një institut autonom dhe përfshirja e normave specifike,të


ndryshme nga ato që parashikon instituti i fajsisë përbën një nga parimet kryesore të Kodit
Penal.Midis papërgjeshmërisë dhe fajsisë eksziston nje element i përbashkët që është faji
pasi nuk ka fajësi autori i veprës penale i cili nuk është i aftë mendërishtë.Ndërsa tek
përgjegjësia penale është gjithmon e prezumuar tek personat që kanë arritur moshën për
përgjegjësi penale.

Parimi i përcaktimit të fajësisë si kusht për zbatimin e dënimit është me rëndësi të madhe
për mbrojtjen efikase të të drejtave të njeriut, si dhe për realizimin e dënimit të
drejtë24.Aftësia mendore përmban bazën për caktim e fajsisë tek një person që kryen vepër
penale, e presupozon aftësinë e të qenit fajtor.

3.4 Klasifikimi në dy kritere i konceptit të papërgjegjshmërisë për shkak të gjendjes


mendore.
Në të drejtën tonë penale përcaktohen bazat e papërgjegjshmërisë të cilat varen nga dy
kritere,nga kriteri juridik dhe ai mjekësor25.Ndarja që ka bërë e drejta penale shqiptare
bazohet dhe shpjegon konceptin e papërgeshmërisë si dhe bën një vlerësim të rasteve që

23
I. Salihu “E drejta penale, pjesa e përgjithshme”, 2003, fq. 291.
24
I. Salihu “E drejta penale, pjesa e përgjithshme”, 2003, fq. 293.
25
I. Elezi, S. Kaçupi, M. Haxhia “Komentari i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë”, 2001, fq. 121; I.
Salihu “E drejta penale, pjesa e përgjithshme”, 2003, fq. 123; Shefqet Muçi “E drejta penale, pjesa e
përgjithshme”, 2007, fq. 133

20
hasen në gjykatë. Në Kodin tonë Penal me ndyshimet e reja aktualisht nuk parashikon në
nën ndarjen e kritereve,por vetëm përcakton papërgjeshmërin dhe shkaqet e shkaktimit të
saj.

Në rast se Kodi ynë Penal do të parashikonte në një paragraf të nenit 17 edhe kriteret e
papërgjegjshmëris do të shuante një sër pyetjesh që mund të ngrej gjykata në të gjitha rastet
kur dorzohen dosje me vepra penale të këtij lloj. Dhënia e vendimit dhe parashikimi i masës
do të ishte më efiçent dhe më i drejtpërdrejt, pasi do të përcaktohej në mënyrë unanime se
kush do ta përcaktoj parërgjegjshmërin.

Lidhur me këtë përcaktim që bën jurisprudenca themi se bëhet fjalë për ata çrregullime
mendore të quajtura psikoza nga shkencat e mjekësisë,të cilat mund të shkaktohen nga
shkaqe organike,që lidhen me sistemin nervor dhe funksionimin jonormal të tij.Ndryshe
janë nervozat të cilat sipas shkencës mjekësore kanë origjinë psikike dhe lidhen
drejtpërsëdrejti me gjendjen momentale të personit.Personat të cilët vuajnë nga nervozat
ndryshe nga ata që vuajnë nga psikozat,arrijne të ruajnë sensin e realitetit.

3.4.1.Arsyet dhe dobishmëria e ndarjes në dy kritere.


E drejta penale përcakton një formul lidhur me ndarjen e kriterve të papërgjeshmërisë26.
Kriteri mjekësor i papërgjeshmërisë.Ky kriter ka për qëllim përcaktimin e të gjitha
sëmundjeve psikike dhe çrregullimeve mendore që e bëjnë personin të kryejë vepër penale
të papërgjgjeshëm kundrejt ligjit vendas27. Duke u bazuar në përcaktimin e nenit 17 të
Kodit Penal kriteri mjekësor parashikohet në pjesën …” në momemtin e kryerjes së vprës
penale vuante nga një trubullim psikik,apo neuropsikik që ka prishur tëresishtë ekujlibrin e
tij mendor”…
Prania e një gjendje të tillë të trubullimit psikik apo neuropsikik,i heqë mundësin gjykatës
dhe organeve të procedimit penal për të vlesuar gjendjen e subjektit që ka kryer një vepër
penale pa pranin e një eksperti të fushës përkatese,i cili ka të drejtë ti bëj të ditur gjykatës
vetëm vlërsimin e tij për gjendjen mendore të të pandehurit.
26
I. Elezi, S. Kaçupi, M. Haxhia “Komentari i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë”, 2001, fq. 123;
Shefqet Muçi “E drejta penale, pjesa e përgjithshme”, 2007, fq. 133.
27
S. Kaçupi, M. Haxhia “Komentari i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë”, 2007, fq. 123.

21
Kriteri juridik i papërgjegjshmërisë. Kriteri juridik përcakton bazat kryesore të kuptimit
juridik të papërgjegjshmërisë, si dhe përcakton masën rëndësisë së sëmundjes psikike që
përjashton aftësin e të kuptuarit të fajit28.Gjatë zhvillimit të sëmundjeve mendore vërehen
shkallë të ndryshme të veprimtarisë psikike,prandaj kriteri juridik vendos normat e caktimit
të papërgjeshmërisë.

Kriteri juridik është ai që përcakton se deri në çfarë mase duhet të arrijnë çrregullimet
mendore të cilat ndikojnë negativishtë tek personi duke e bërë atë të paftë për të kuptuar
veprimet dhe mosveprimet e tij duke e cilësuaar kështu si të papërgjegjshëm nga ekspertët
mjekësor.Në mënyrë të thjeshtëzuar mund të thuhet se kriteri juridik është i barasvlefshëm
me momentin intelektual dhe atë volitiv që lidhen me kuptimin e veprimeve dhe dëshirën e
arrdhjes së pasojave.

Bazuar në parashikimet e nenit 17 të Kodit Penal kriteri juridik parashikohet në dy


momente:

1. “Nuk ka përgjesi penale persone që në kohën e kryerjes së veprës penale”… që do


të thotë që trubullimi psikik duhet të ketë ekzistuar në kohën e kryerjes së veprës
penale.

2. “dhe për pasojë pesoni nuk ka qenë në gjendje të kontrrollojë veprimet ose
mosveprimet dhe as të kuptojë se po krye vepër penale”,që do të thotë se lidhet me
aftësinë e personit për të kuptuar veprimet dhe mosveprimet e tij që janë në
kundërshtim me ligjin dhe përbëjnë vepër penale.

Pra bazuar në strukturën dhe përmbajtjen e nenit 17 të Kodit Penal në përcaktimin që i bën
kriterit mjekësor vërehet se ky kriter është konkluzioni që arihet nëpërmjet aktit të
ekspertimit, që në vetvete rregullohet po nga dizpozitat e Kodit Penal.Kriteri mjekësor dhe
kriteri juridik kanë një lidhje të vëçantë pasi mund te thuhet se kriteri mjekësor varet nga
përmbajtja e kriterit juridik dhe rregullohet prej tij.Thelbi i kriterit juridik lidhet me aftësin
e personit për të kuptuar veprimet dhe mosveprimet e tij.

28
S. Kaçupi, M. Haxhia “Komentari i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë”, 2007, fq. 123.

22
3.5.Kuptimi i uljes pjesërisht të ekuilibrit mendor.
Neni 17, pika 2, e Kodit Penal parashtron:

“Personi që në kohën e kryerjes së veprës penale vuante nga një turbullim psikik ose neuropsikik,
që ka ulur ekuilibrin e tij mendor për të kuptuar dhe kontrolluar plotësisht veprimet apo
mosveprimet e tij, është i përgjegjshëm, por kjo rrethanë mbahet parasysh nga gjykata në caktimin
e masës dhe llojit të dënimit”29.

Në këtë pikë të nenit janë parashikuar përveç sëmundjeve mendore që prishin tërësisht
ekuilibrin edhe uljen pjesërisht të ekuilibrit mendor ,e cila vjen si pasojë e një çrregullimi
psikik.Në ktë rrethanë legjislatori e konsideron personin të përgjegjshëm për veprimet e tij
dhe e dënon sipas përcaktimeve që bën ligji,ndërsa mbahet parasysh nga gjykata në dhënien
e masës së dënimit si një rrethanë lehtësuese.

Ulja pjesërisht e ekuilibrit mendor `është një nga momement më të diskutueshme pasi nuk
është shumë e qartë si nga analiza e së drejtës penale dhe nga instititucionet mjekësore,pasi
nuk bën një ndarje të problematikave që lidhen me kriterin klinik.

Në përcaktimet që bëhen në pikën 2 të këtij neni kërkohet që të vërtetohet që aftësia për të


kuptuar dhe për të dëshiruar arrdhjen e pasojave të jetë ulur dukshëm nga cdo formë e
nervozës dhe anomalisë.Cdo përcaktim i formës së nervozës së përsonit që kryen një vepër
penale duhet të përmbushë elementët e një gjendje patologjike të rënduar.

Kodi Penal thekson se shkalla e sëmundjes mendore është elementi më i rëndësishëm për
përcaktimin e një personi si të papërgjegjshëm,duke lën pas kështu shtrirjen që mund të
këtë çrregullimi mendor tek një person.Mbështetur kështu në çrregullimet sistematike që
mund të keët personi,ligji e përjashton tërësisht nga përgjegjësia penale,ndërkohë
çrregullimet mendore që mund të prekin të gjithë trurin ,përgjegjësia penale mund të jetë
dhe e zvogëluar.Përcaktimi dhe konkludimi i prishjes tërësisht apo pjesërisht i ekuilibrit
mendor duhet të përcaktohet nga institucione të posaçme të psikiatrisë dhe sëmundjeve
mendore.

29
Kodi Penal I Republikë së Shqipërisë,i ndryshuar,Tiranë 2017.

23
Në përgjithësi pranohet se ulja pjesërishtë e ekuilibrit mendor përputhet me provokimet e
botës së jashtme dhe përballjes me realitetin.30Emocioni është një shembull i cili përfshihet
në gjendjen emotive të personit që nuk bën pjesë në shkaqet e uljes së ekuilibrit mendor,por
personi e vuan vazhdimisht nga ky crregullim dhe mund të përjetoj dhe padrejtësit e
veprimeve të shoqërisë apo personave me të cilët rrethohet.Kjo gjendje mund të ndikojë
deri në atë fazë sa personi mund të ketë dhe reagime të formave të ndryshme pranadaj Kodi
ka parashikuar se ky veprim i shkaktuar nga një gjendje emocionale që ndikohet nga
faktorë të jashtëm do të konsiderohet si i legjetimuar.

Kapitulli 4.
4.Kuptimi i masave mjekësore.

4.1.Masat shtrënguese sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.


Masat mjekësore janë institute që parashikohen dhe garantohen në Kushtetutë ashtu si dhe
dënimi. Kushtetuta në nenin 27 të saj parashikon parimin e ligjshmërisë duke parandaluar
kështu rezikshmërin e lartë shoqërore dhe duke garantuar një parandalim të nevojshëm të
cilat përmubeshen nëpërmjet masave shrënguese.

Neni 27.

1.”Askujt nuk mund t'i hiqet liria, përveçse në rastet dhe sipas procedurave të parashikuara me
ligj.

2. Liria e personit nuk mund të kufizohet, përveçse në rastet e mëposhtme:

d) kur personi është përhapës i një sëmundjeje ngjitëse, i paaftë mendërisht dhe i rrezikshëm për
shoqërinë31…”

32
…”

30
K.Myftari,”Papergjeshmëria për shkak gjendjes mendore”,disretacion për doktoraturën,Tiranë 2014,fq.62
31
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë,e ndryshuar,Tiranë 2016.
32
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë,e ndryshuar,Tiranë 2016.

24
Masat shtrënguese duke qenë se janë të parashikuara në ligjin panal gjithmonë bien në
kundërshtim me vullnetin e lirë të personit por në vetvete masat shtrënguse duhet të ofrojnë
disa garanci. Këto garanci veçanërisht duhet të lidhen me gjendjen mendore të personit
duke e parë kështu si një garanci shtrimin në spital psikiatrik për një periudhë të caktuar
kohore.

4.1.1.Ligjshmëria e masave shtrënguese, përcaktohet nga pika 1 e nenit 27 të Kushtetutës


së Republikës së Shqipërisë.
Kushtetuta përcakton garantimin e sigurisë se individit si dhe parandalim e cdo faktori që
mund të ndikojë në rezikshmerinë shoqërore. Ligjëshmëria dhe siguria sipas ndryshimeve
të vazhdueshme të Kushtetutës ka ndryshuar dhe ka arrdhur gradualisht duke u zbutur.

Në përcaktimet e legjislacioneve të para përcaktohej si vepër penal duke kaluar me vonë tek
dënimi dhe më pas tek masat shtrënguese33.

Pra kështu në këtë lloj prezantimi vihet re se diskrecioni i gjyqëtarëve sikurse edhe në
lidhje me dënimin,fillon dhe limitohet tek përcaktimi i llojit dhe masës shtrënguese,dënimi
kërkon që të dhënat e përcaktuara të jënë të njohura juridikisht.Në lidhje me aplikimin e
masave shtrënguese kërkohet të konstatohet fakti i rrezikshmërisë shoqërore që përbën
individi në momentin që kryen një vepër penale.

Qëllim i masave shtërnguese është që të fokusohet mbi rezikshmërin shoqërore, saktësisht


për të përcaktuar dhe respektuar garancitë kushtetuese ,kërkohet që ajo të jetë e
manifestuar në sjelljen e individit si dhe faktet që provohen gjatë gykimit të cështjes.

4.2.Karakteri i mjekimit të detyruar në një institucion mjekësor si masë shtrënguese.


Statusi juridik i subjekteve që kanë kryer një vepër penale është ai i të sëmurit mendor, por
shërimi klinik është një nga fazat e rehabilitimit ku kalojnë këta persona.Pushimi i
ekzistencës së rrezikëshmëris shoqërorë lidhet me faktin se personi mund të vuaj nga një
sëmundje mendore por nuk paraqet rrezikëshmëri për shoqërinë.

33
K.Myftari,”Papergjeshmëria për shkak gjendjes mendore”,disretacion për doktoraturën,Tiranë 2014,fq.83.

25
Mjekimi i detyruar në një institucion mjekësorë është një mundësi që për të mbajtur nën
kontrrollë personat e papërgjegjshëm dhe të rezikshëm. Trajtim i këtyre personave në një
institucion të specializuar duhet të jetë në lidhje me vizionin dhe shkallën e sëmundjes së
personit.

Masat shtrënguese jepet nga gjykata për të gjithë personat e shpallur të papërgjegjshëm
ndaj të cilëve ndjekja penale nuk ka filluar ose gjykimi është pushuar bazuar në nenin 387
të Kodit të Procedurës Penale. Ai parashikon se gjykata vendos në të njëjtën mënyrë kur
ekzistenca e një kushti procedimi apo e një shkaku që shuan veprën penale është e
dyshimtë34. Këto masa nuk parashikohen dhe përjashtohen personat të cilët kanë humbur
aftësinë për të kuptuar dhe kontrrolluar veprimet si pasojë e një sëmundje tranzitore, pasi
personi mund ta rifitojë përsëri këtë aftësi duke mos përbër më rrezkishmëri shoqërore.

Mjekimi i detyruar ushtrohet ndaj të gjithë personave që për shkak gjendjes mendore nuk
kanë kuptuar pasojat e veprimeve kriminale35.Ndaj këtyre personave nuk më të zbatohet
dënim pasi nuk kanë vetëdije të kuptojnë veprimet dhe mosveprimet e kryera si dhe
mungon elementi i fajit për ta ndëshkuar atë.

Për të mbrojtur interesat e shoqërisë dhe personit të papërgjegjshëm që ka kryer vepër


penale në nenin 46 të Kodit Penal36, parashikohen masat mjekësore. Qëllimi i këtij neni
është të parandaloj kryerjen e veprave penale nga të sëmurët psikikë si dhe mbrojtja e
shoqërisë.

Ligji parashikon se masat mjekësore të vendosura nga gjykata duhet të rishikon brënda një
afati kohor një vjeçar.Në këtë seancë gjykata me ndihmën e ekspertëve rivlerson gjendjen
mendore të personit,ecurinë e sëmundjes si dhe kushtet e ekzistëncës së rrezikshmërisë.
shoqërore. Rivlersimi bëhet vetëm nëse gjendja është përmirsuar gjykata aplikon një masë
më të butë.

34
Kodi I Procedurës Penale i Republikës së ShqipËrisë,I ndryshuar,Tiranë 2017.
35
K.Myftari,”Papergjeshmëria për shkak gjendjes mendore”,disretacion për doktoraturën,Tiranë 2014,fq.91.
36
Kodi Penal I Republikës së Shqipërisë.

26
Ekzekutimi i masës mjekësore bëhet me kërkesë të prokurorit. Në rast se personi gjendet në
institucionet e vuajtjes së dënimit, ekzekutimi bëhet nga organi ku personi është dënuar.Kur
pesoni është i lirë ekzekutimi bëhet nga policia e shtetit37.

4.3.Karakteri i mjekimit të detyruar ambulator si masë shtrënguese.


Kodi jonë Penal bën një ndarje në kapituj të veprave penale, duke i strukturuar dhe duke i
dhënë përparsi krimeve kundër njerëzimit, duke vazhduar me krimet kundër personit më
pas, pastaj parashikimin e veprave penale kundër pasurisë e në vazhdim.

Mjekimi i detyruar ambulator jepet për të gjithë ato persona të cilët nuk përbëjnë
rrezikshmëri shoqërore,por përfshin të gjithë ato persona që kanë kryer vepër penale kundër
pasurisë,sic mund të jenë vjedhjet,mashtrimet,falsifikimet.Pra ky lloj mjekimi nënkupton
lënien e lirë të personit dhe jo izolimin e tij në një institucion të caktuar 38.Këta persona
lihen nën kujdesin e familjarëve apo të kujdestarëve në raste se janë nën
kujdestari.Familjarët marrin përsipër të kurojnë në ambjente të caktuara ku marrin
shërbime mbi gjendjen në të cilën janë .Zakonisht kjo llojë mase jepet për kundravajtjet
penale dhe të cilat nuk janë të karakterizuara me element që sjellin rrezikshmëri të lartë
shoqërore.Mjekimi i detyruar duhet të bazohet gjithmonë në gjendjen aktuale psikike për aq
kohë sa nuk është e nevojshme një masë tjetër më e rëndë39.

Ky llojë mjekimi duhet të jepet nga gjykata vetëm në rastet se sigurohet se në të vërtet
personi do të jet në përkujdesje për të ndjekur ecurin e veprimeve të tij.

Në të gjitha rastet kur është vërtëtuar se personi nuk ka asnjë familjarë dhe asnjë preson
për tu përkujdesur për atë atëher gjykta duhet të marrë vendim që ky person të shtrohet në
një spital psikiatrik.Përcaktimi i këtij vendimi do të sillte dhe do të siguronte më shumë
stabilitet për personin duke u parë kështu si alternative më e mirë e mundshme për ta bërë
atë të reflekojë mbi sjelljet e tij.Shtrimi i tij në spital pskiatrik do të do të tregojë se gjendja

37
Ligj nr. 8331, datë 21.04.1998 “Për ekzekutimin e vendimeve penale", i ndryshuar, neni 45.
38
K.Myftari,”Papergjeshmëria për shkak gjendjes mendore”,disretacion për doktoraturën,Tiranë 2014,fq.88.
39
N. Peza, A. Çela, I. Elezi “E drejta penale, pjesa e përgjithshme”, 1982, fq. 295.

27
e këtij personi është nën kontrroll dhe se po trajtohet dhe po mer mjekimin e duhur
ambulator.

Mjekimi detyruar ambulator, ekzekutohet si masë shtërnguese në vendbanimin e personit të


papërgjegjshëm që ka kryer një vepër penale. Kur në vendbanimin e tij mugojnë specialistët
përkatës ose ka mungës të një institucioni me këto kompetenca personi do të shoqërohet në
institucionin më të afërt të rrethit.

Konkluzione dhe Rekomandime.


Me ndryshimet e formës së qeverisjes që ndodhën në shtetitn shqipëtar u pasqyruan
strategji të reja dhe ndryshime në parimet e së drejtës,po ashtu ky ndryshim u vërejt dhe në
sistemin e së drejtës veçanërisht në sistemin penal.Në vitin 1928 u krijua Kodi parë penal,i
cili e parashikonte papërgjegjshmërin për shkak të gjendjes mendore por nuk përcaktonte
dhe specifikonte sëmundjet të cilat i shkaktonin personit humbjen e ekuilibrit mendor.

Ndryshime të tjera të qeverisjes u pasuan edhe me ndryshime të vazhdueshme në Kodin


Penal duke e parashikuar papërgjeshmërin për shkak të gjendjes mendore si një vepër
penale.Kodi përcakton se papërgjegjshmëria për shkak gjendjes mendore lidhet ngushtë me
aftësin e personit për të kuptuar dhe për të kontrolluar veprimet apo mosveprimet e tij.Vetë
qëllimi i këtyre ndryshimeve shpreh dëshirën e ligjvënësit për të plotësuar një hërë e
përgjithmonë nevojat e së drejtës.

Papërgjegjshmëria për shkak të gjendjes mendore parashikohet në nenin 17 te Kodit


Penal.Në këtë nen percaktohen rastet kur personi përjashtohet nga përgjegjësia penale por
nuk përcaktohen sëmundjet të cilat prishin ekuilibrin mendor.Sëmundjet mendore në
parashikimin që bën neni paraqiten si në gjendje e cila nëse ekziston tek subjekti në kohën e
kryerjes së veprës penale e bën atë penalisht të papërgjegjshëm.Pra sëmundjet mendore

28
qofshin ato të përherëshme apo të përkohëshme cilësohen si sëmundje që e bëjnë subjektin
plotësisht të papërgjegjshëm,tek I cili manifestohen një sër komplikacionesh.

Personi që ka kompetencë për të drejtuar procesin e vlerësimit të gjendjes psikike të


subjektit është gjyqtari.Ndarja dhe përcaktimi në dy kritere i bërë nga legjislacioni shpreh
vlersimi e gjendjes mendore të personit në momemtin e kryerjes së veprës penale ,duke
përcaktuar kështu ekzistëncën e trubullimit psikik.Arrihet të konkludohet disiplinimi me
anë të ligjit i kriterit mjekësor për konstatimin e papërgjegjshmëris.

Papërgjeshmëria në vetvete shpreh epërsin e kritetit juridik ndaj atij mjekësor,ajo është
humbja e aftësisë në momentin e kryerjes së veprës penle.Këtu shfaqet momenti më delikat
pasi humbja e aftësisë nuk ka lidhje të drejtëpërdrejt me çrregullimin psikik,personi mund
vuaj nga një trrubullim psikik,por aftësia e tij ë të kuptuarit të jetë e paprekur.

Veçanërisht për këtë lloj përcaktimi duhet të mbajtur parasysh rrezikshmëria shoqërore e
këtyre subjekteve dhe jo se çfarë përfaqsojnë ato me të vërtet.Bazuar në periudha të
caktuara kohore vërehet se numri i të sëmurëvë mendor që kryejnë vepra penale është
shumë më i ulët krahasuar me personat që janë të shëndetshëm mendërishitë që kryejnë
vepra penale.

Nisur nga qëllimi që neni 17 i Kodit Penal duhet të jetë më gjithëpërfshirës,dispozita e këtij
neni duhet të përfshij edhe cdo gjendje tjeter mendore që ndikon në aftësin e personit për të
kuptuar dhe kontrolluar veprimet e tij.Zbatimi në praktik i kësaj dispozite do të bëj më të
lehtë për organet e drejtësisë referimin e tyre në bazë të kriterit juridik. Në këtë nen duhet
të parashikohen edhe gjithë faktorët e jashtëm që ndikojnë në aftësin psikike dhe sjelljen e
subjektit dhe jo vetëm sëmundjet psikike.Çrregullimet psikike dhe neuropsikike e kufizojnë
sferën e interpretimit të humbjes së aftësisë vetëm brënda fushës së  çrregullimeve
mendore,pa pranuar përfshirjen e situatave të tjera,jo domosdoshmërisht sëmundje,por që
ndikojnë drejtëpërsedrejti në aftësin për të kuptuar.

Kështu organet kompetente të sistemit të drejtësisë duhet të parashikojnë disa institucione


funksionale,të përshtatshme dhe të specifikuar për sëmundjet mendore të cilat shkaktojnë

29
prishjen e ekuilibrit mendor të subjektit.Këto institucione të jenë efikase duke i mundesuar
këtyre subjekteve trajtimin dhe rehabilitimin e nevojshëm duke qenë nën kontroll mjekësor
të këtij institucioni.Ky ndryshim duhet të parashikohet në një shtojcë të nenit 17 të Kodit
Penal në lidhje me institucionet ku do të trajtohen këto persona.Në gjendjen aktuale që jemi
konkludohet një pasiguri nga ana gjykatës në dhënien e vendimit pasi nuk është e qartë se
ku mund të trajtohen dhe a do trajtohen në të vërtet këto persona pas dhënies së vendimit.

Bibliografia.

E.Peppo “ Mbrojtja juridiko penale e personir njerëzor” disretacion për doktoraturen,Tiranë 2017
Elezi ”E drejta zakonore penale e shqiptarëve”, 1983, Shtëpia Botuese "8 Nëntori".Kanuni i
Lekë Dukagjinit – përmbledhje e At Shtjefën Gjeçovit.Elezi “E drejta zakonore e Labërisë”, 2002,
fq. 171, Shtëpia e Librit.

Libri i Parë, Kodi Penal, neni 47,1928.

Ligji mbi Aplikimin e Kodit Penal të Ahmet Zogut, miratuar me Dekretin e datës 03.06.1927
Kodi Penal,1948.
Ligji nr. 599, dt. 13.05.1948, mbi Kodin Penal të Republikës Popullore të Shqipërisë, neni 1; botuar
në Gazetën Zyrtare nr. 65, datë 04.06.1948.
N. Peza, A. Cela, I. Elezi “E drejta penale, pjesa e përgjithshme”, 1982, fq. 136, Botimet Dudaj.
Kodi Penal I Republikës së Shqipërisë,i ndryshuar,Tiranë 2017.
K.Myftari,”Papergjeshmëria për shkak gjendjes mendore”,disretacion për doktoraturën,Tiranë
2014.
Elezi, S. Kaçupi, M. Haxhia “Komentari i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë”, 2001, fq. 12.

30
Ligj nr. 7895, datë 27.01.1995 "Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar, neni 11.
Sh. Muçi “E drejta penale, pjesa e përgjithshme”, 2007, fq. 132; I. Elezi, S. Kaçupi, M. Haxhia
“Komentari i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë”,2016,fq.128.
Elezi, S. Kaçupi, M. Haxhia “Komentari i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë”,2016,fq.130
N. Peza, A. Çela, I. Elezi “E drejta penale, pjesa e përgjithshme”, 1982, Botimet Dudaj.
Ligj nr. 8331, datë 21.04.1998 “Për ekzekutimin e vendimeve penale", i ndryshuar, neni 45.
Norman J. Finkel “Insanity on trial”, 1988
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë,e ndryshuar,Tiranë 2016.

31

You might also like