Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 13

DETYRË KURSI

FAKULTETI I DREJTËSISË
UNIVERSITETI I TIRANËS

TEMA:

Instituti i trashëgimisë në të Drejtën Ndërkombëtare Private


Europiane dhe analiza e rregullores 650\2012

PUNOI;

DUDIE KALOSHI

PERMBAJTJA

1
Abstrakt.......................................................................................................................................................3
Instituti i trashëgimisë në legjislacionin shqiptar.........................................................................................4
E drejta nderkombetare dhe trashegimia....................................................................................................5
Objekti dhe gjeneza e rregullores Nr.650/2012...........................................................................................6
Kriteret e lidhjes qw parashikohen nga rregullorja nr 650/2012 pwr pwrcaktimin e ligjit rregullues tw
trashgimisw “MORTIS CAUSA”...................................................................................................................7
Juridiksioni nw rregulloren e Bashkimit Europian mbi trashgimnin “Mortis Causa”....................................8
Cfare do te kuptojme ne me “vendqendrimin e tij te zakonshem”?...........................................................8
Zgjedhja e ligjit, në favor të ligjit kombëtar të të ndjerit.............................................................................9
Certifikata Europiane e Trashegimise........................................................................................................10
Konkluzione...............................................................................................................................................12
Bibliografia................................................................................................................................................13

2
Abstrakt

Në këtë punim do të trajtohet institutii trashëgimisë , në nivel ndërkombëtar dhe vecanerisht në


nivel europian , duke u bazuar në direktivën e re evropiane, Rregulloren Nr. 650/ 2012. Në këtë
punim do të trajtohet thuajse e gjithë përmbajtja e kësa rregulloreje, dhe veçanërisht të gjitha ato
aspekte të saj që kanë të bëjnë rregullimin e marrëdhënies trashëgimore në të drejtën
ndërkombëtare private, ligjin e zbatueshëm, qarkullimin e vendimeve gjyqësore dhe akteve
publike, njohjen dhe zbatueshmërine e tyre e deri tek rastet praktike të jursiprudencës së
Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.Në vazhdimesi trajtohen cështje të tilla si liria e zgjedhjes së
testatorit si edhe cështjet në lidhje me ligjin e zbatueshem të akteve testametare. Një vend të
rëndësishëm zë edhe Rregullorja Nr.650/2012 mbi “Juridiksionin, ligjin e zbatueshëm, njohjen
dhe zbatimin e vendimeve gjyqësore, pranimin dhe zbatimin e instrumentave original në fushën e
së drejtës trashëgimore dhe krijimin e certifikatës evropiane të trashëgimisë”.

Instituti i trashëgimisë në legjislacionin shqiptar

Ndryshimet e mëdha ekonomiko-politike që ndodhën në Shqipëri, pas rënies së diktaturës


komuniste,bënë që të hynte në fuqi Kodi Civil i RSh. Marrëdhëniet e trashëgimisë janë rregulluar
3
në pjesën e III, nenet 316-418 të Kodit Civil të vitit 1994. Kuptimi i trashëgimisë si institut i të
drejtës civile jepet në nenin 316 që thotë:

“Trashëgimia është kalimi me ligj ose me testament i pasurisë (trashëgimit) të personit të vdekur
një ose më shumë personave (trashëgimtarë),sipas rregullave të caktuara në këtë Kod”.

Trashëgimia me ligj zbatohet në ato raste kur trashëgimlënësi nuk ka lënë testament, ose ka lënë
testament vetëm për një pjesë të pasurisë së tij, ose në rastet kur testamenti është shpallur
pjesërisht apo tërësisht i pavlefshëm. Trashëgimia është një nga institutet më të rëndësishme të së
drejtës civile dhe përbën një nga mënyrat e fitimit të pronësisë për shkak të vdekjes ose mortis
causa, në krahasim me të gjitha mënyrat e tjera të fitimit të pronësisë, të cilat janë midis të
gjallëve ose inter vivos.

Marrëdhëniet e trashëgimisë kane lindur atëhere kur lindi pronësia dhe do të ekzistojnë derisa të
ekzistojë edhe vetë e drejta e pronësisë.

Edhe pse gjeneza e marrëdhënies së Shqipërisë me Bashkimin Evropian daton që në vitin 1991
zhvillimet dhe risitë që erdhën si shkak i intensifikimit të këtyre marrëdhënieve, sollën
detyrimisht edhe kërkesën për të ndryshuar legjislacionin përkatës, jo vetëm në kuadër të
harmonizimit të tij me atë evropian por edhe për ti shërbyer më mirë kohës dhe vendit i cili që
prej vitit 2010 tashmë kishte përftuar nëpërmjet marrëveshjes “Schengen” edhe liberalizimin e
vizave për të gjithë qytetarët e tij drejt vendeve Schengen.

Duke qenë përballë lëvizjes së lirë së personave dhe mallrave në Qershor të vitit 2011, hyn në
fuqi Ligji i ri “Për të drejtën ndërkombëtare private”, Nr 10 428 i cili shfuqizoi Ligjin e vitit
1964. Që në emërtimin e tij, ligji i ri i së drejtës ndërkombëtare private ka afirmuar nëpërmjet
referencës së parë, se ky ligj vjen në fuqi duke iu bazuar dy rregulloreve shumë të rëndësishme të
Bashkimit Evropian ,Rregulloren Nr. 593/ 2008 dhe Rregulloren nr. 864/2007 të Parlamentit dhe
Këshillit Evropian, përkatësisht “Mbi ligjin e zbatueshëm për detyrimet kontraktore” (Roma I)
dhe “Mbi ligjin e zbatueshëm mbi detyrimet jashtëkontraktore” (Roma II)

E drejta nderkombetare dhe trashegimia

4
Në këtë punim sic u paraqit edhe në abstakt do të trajtohet instituti i trashëgimise në hapesirën
evropiane sepse jane te shumta rastet kur kemi kemi konflikt ligjesh legjislacionin e brendeshëm
dhe një legjislacion të një shteti tjetër me të cilin lidhet shtetësia e personit të ndjerë mortis
causa apo territori në të cilin ndodhet sendi i paluajteshëm.

Trashëgimia' do të thotë trashëgimia në pasurinë e një personi të vdekur dhe përfshin të gjitha
format e transferimit të pasurive, të drejtave dhe detyrimeve për shkak të vdekjes, qoftë me anë
të një transferimi vullnetar nën një disponim të pasurisë pas vdekjes ose një transferimi përmes
trashëgimisë së trashëguar.

Marredheniet qe rrjedhin nga trashegimia mbi nje pasuri te luajtshme apo te paluajtshme
rregullohen nga legjislacioni i shtetit te cilit ka qene shtetas trashegimlenesi ne castin e
vdekjes”.1 Por ne krahasim me ligjin e ri mund te themi se per marredheniet qe rrjedhin nga
trashegimia mbi nje pasuri te paluajtshme qe ndodhet ne republiken e Shqiperise rregullohen nga
legjislacioni shqiptar. Trashegimia ne Shqiperi njihet si nje forme e prejardhur fitimi te pasurise
– e bere ne baze te ligjit per trashegimine ligjore apo vullnetit te trashegimlenesit per trashegimi
testamentare. 

Kriter kryesor lidhjeje sipas te drejtes nderkombetare private ne fushen e trashegimise eshte
kriteri personal.Cka do te thote se kjo lidhet ngushte me shtetesin e personit mortis causa ,
vendqendrimin e fundin te tij apo dhe me vendodhjen e sendit te paluajtshem.2

Ceshtja qe shtrohet eshte se cili ligj do te veproj nese do kemi nje konflikt dhe nen juridiksionin
e kujt do te jet ceshtja. Rruga drejt rregullimit të njëtrajtshëm të institutit të trashëgimisë në
hapësirën evropiane nuk mund te themi se ka qene e thjesht por mund te themi se ajo qe e hapi
kete rruge ishte Rregullorja 650/2012.

Objekti dhe gjeneza e rregullores Nr.650/2012

1
Ligji Nr 3920/1964 “Per te drejten nderkombetare private”
2
Ligji nr.10428/2011 “Per te drejten nderkombetare private”, Kreu v-Trashegimia, neni 1

5
Rregullorja Nr.650/2012 përbën instrumentin kryesor në të drejtën ndërkombëtare private i cili
rregullon në mënyrë të njëtrajtshme në të gjithë vendet e Bashkimit Evropian, institutin e
rëndësishëm të trashëgimisë “mortis causa”. Instrumenti i ri i cili tenton të rregullojë dhe
përfshin në fushën e tij të zbatimit të gjitha ato situata apo marrëdhënie trashëgimore që preken
nga elementi i huaj.

Ky instrument i ri në të drejtën ndërkombëtare private evropiane përbën padyshim një nga


realizimet apo veprat më ambicioze që është ndërmarrë ndonjëherë nga Bashkimi Evropian në
kuadrin e bashkëpunimit gjyqësor për çështjes e së drejtës civile. Pothuajse të gjitha instrumentet
e tjerë rregullues të ndërmarrë më parë apo edhe ato që ia kanë dalë të jenë në fuqi (përfshi këtu
Rregulloren “Bruksel 1” dhe më sot “Bruksel 1 bis”), nuk kanë arritur të mbulojnë plotësisht
rregullimin e institutit të trashëgimisë duke lejuar kështu një boshllëk të konsiderueshëm në
fushën e çështjeve trashëgimore.

Rregullorja ka përfshirë një risi shume të rëndësishme përsa i përket fushës që ajo tenton të
rregullojë dhe përkatësisht për të njëtrajtësuar dhe për ti dhënë sa më shume efikasitet zbatimit të
të drejtave dhe detyrimeve që lindin si pasojë e së drejtës trashëgimore në një vend të caktuar të
Bashkimit Evropian, kjo rregullore në mënyrë që ti njohë të gjitha ato të drejta reciprokisht në
secilin vend anëtar të Bashkimit Evropian, ka krijuar një “Certifikatë Trashëgimie Evropiane”
për të cilën parashikon të gjithë elementët e detyrueshëm që i japin asaj vlefshmërinë ad
substanciam dhe ad probationen.3

KRITERET E LIDHJES QË PARASHIKOHEN NGA RREGULLORJA NR. 650/2012


PËR PËRCAKTIMIN E LIGJIT RREGULLUES TË TRASHËGIMISË “MORTIS
CAUSA”.

3
Per ligjshmerine dhe provueshmerine

6
Rregullorja Nr.650/2012 parashikon si kriter të lidhjes objektive për parashtrimin e ligjit të
aplikueshëm mbi trashëgiminë, ligjin e shtetit të vendqëndrimit të zakonshëm të të ndjerit në
momentin e vdekjes.4

Në radhë të parë dhe në mënyrë të përgjithshme duhet thënë se kriteret e lidhjes që kanë të bëjnë
me vendin e qëndrimit duket se i shërbejnë më mirë (në krahasim me kriterin e nënshtetësisë)
situatës së sotme të Bashkimit Evropian dhe veçanërisht atyre shteteve që përballen me një
numër të madh emigrantësh. Në fakt, duke i nënshtruar ligjit kombëtar marrëdhënien e
trashëgimisë së çelur në territorin e shtetit ato shmangin nga rendi juridik kombëtar veshtiresite e
permbajtjes se ligjeve te huaja .5

Së dyti, kriteri i lidhjes së vendqëndrimit të zakonshëm duket se përfshihet në mënyrë harmonike


në korpusin e të drejtave të Bashkimit Evropian, që, ashtu si dihet, nga njëra anë nuk bëjnë gjë
tjetër veçse tentojnë të promovojnë integrimin social të të gjithë individëve që kanë qendrën e
jetesës dhe interesat vetjakë në një nga shtetet anëtare, duke mohuar pabarazinë mbi disiplinimin
e raporteve sociale dhe ekonomike të bazuara mbi nënshtetësinë dhe nga ana tjetër, favorizon
qarkullimin e lirë të personave brenda hapësirës evropiane.6

Së treti, ky kriter është miratuar edhe nga rregulloret më të hershme në lëndën e të drejtës
ndërkombëtare private, duke e bërë këtë kriter gati gati një element tipik të këtij sektori të së
drejtës evropiane.7

Së fundi, nuk mund të mohohet që, nga aspekti statistikor, kriteri i përzgjedhur nga legjislacioni
evropian rezulton më shumë koherent (në krahasim me atë të kombësisë) me parimin e “lidhjes
më të ngushtë”.

JURIDIKSIONI NË RREGULLOREN E BASHKIMIT EVROPIAN MBI


TRASHIGIMINË “Mortis Causa”

4
Neni 21 , Rregullorja 650/2012
5
Europian Codification of Private International Laë
6
Conflict of Laë
7
Neni 5 i Rregullores “Bruksel I” dhe Nenet 3, 8 dhe 9 të Rregullores “Bruksel II bis”; Nenet 4/2 dhe 5/1 të
Rregullores “Roma II”, Neni 4 i Rregullores “Roma I”, Neni 3 i Rregullores Nr. 4/2009 dhe Neni. 5/1, germa a) dhe b)
dhe Neni 8 germa a) dhe b) e Rregullores “Roma III”

7
Rregullorja Nr.650/2012 i vendos gjykimet e çështjeve gjyqësore ose jo gjyqësore nën
juridiksionin e gjykatës kompetente mbi bazën e lidhjeve reale mes marrëdhënies trashëgimore
dhe territorit të një shteti anëtar duke marrë parasysh jo vetëm respektimin e veçantisë së një
çështje të caktuar trashëgimore në të cilën ndërhyrja e gjykatës është shpeshherë jo e vetmja
zgjidhje për arritjen e rezultateve të parashikuara nga ligji në planin kombëtar.

Parimisht, kjo shpjegon se lidhjet e testamentlënësit me territorin e Bashkimit Evropian nuk


përbëjnë ndonjë kufi të përgjithshëm për aplikimin e normave pa dallim mes lidhjeve, objektive
si: vendqëndrimi ku ka jetuar në një shtet anëtar apo lidhjeve juridike si: të pasurit e
nënshtetësisë së një shteti anëtar por kuptohet se kemi të bëjmë më një rregullim si nga ana e
caktimit të juridiksionit fillestar mes shteteve anëtare ashtu edhe përcaktimit të juridiksionit të
shteteve anëtare me shtetet e treta.

Pavarësisht se rregullorja i jep kompetencë gjykimit të një çështje trashëgimore gjykatës së


shtetit më të cilin de cujus-i ka pasur më shumë lidhje, kriteri bazë që ajo parashikon për
zgjidhjen e çështjeve të trashëgimisë do të jetë kriteri i lidhjes që parashikon “vendqëndrimin e
tij të zakonshëm”, pra do të jetë kompetente për të zgjidhur çështjen e marrëdhënies
trashëgimore, gjykata e shtetit në të cilin testatori kishte vendqëndrimin e tij në momentin e
vdekjes.8

Cfare do te kuptojme ne me “vendqendrimin e tij te zakonshem”?

Kriteri i vendqëndrimit të përhershëm është pranuar nga shumë akte të ndryshme të së drejtës
ndërkombëtare private dhe përbën një kriter autonom por nga ana tjetër nuk duhet harruar se ky
kriter ka në kompleksitetin e tij një natyrë faktike dhe si i tillë, do të variojë sipas rrethanave të
çështjeve konkrete dhe të vlerësimit të që do të paraqesë organi gjyqësor.

Vendqëdrimi zakonshëm nënkupton përmbajtjen e dy elemeteve , objektiv dhe subjektiv ,


kombinimi i të cilave paraqet një lidhje (raport) faktike të personit me një Shtet të caktuar, që
mund të quhet e vërtetë dhe e qëndrueshme dhe të jetë shprehi e integrimit të të parit me
ambientin social dhe atij kulturor të të dytit.9
8
Neni 4 ,Rregullorja 650/2012
9
Konventa e Hages neni 3, 1989

8
Elementi objektiv përqendrohet nga ana e tij në dy aspekte, atë sasior dhe cilësor. I pari
përcakton kohëzgjatjen e qëndrimit të një personi në territorin e një shteti, ndërsa tjetri i jep
rëndësi natyrës dhe karakteristikave të vendbanimit, duke çuar në mohimin e atributit në ato raste
kur qëndrimi edhe pse zgjat për shumë kohë, nuk tregon një lidhje mjaftueshmërisht të
përhershme dhe të ngushtë mes subjektit dhe atij shteti.

Elementi tjetër përbërës i vendqëndrimit të zakonshëm eshte elementi subjektiv I cili mund të
nxisë interpretuesin (gjykatësin) që ta zgjidhë çështjen rreth ekzistencës së vendqëndrimit të
zakonshëm edhe kur jetëgjatësia e vetë qëndrimit nuk merr ndonjë peshë të rëndësishme si për
shembull në rastin kur arsyet e transferimit paralajmërojnë nje jetesë të qëndrueshme të subjektit
në Shtetin përkatës.

Zgjedhja e ligjit, në favor të ligjit kombëtar të të ndjerit

Neni 22 i Rregullores i jep “de cuius”-it të drejtën të zgjedhë, sipas “lex successsionis” (në vend
të ligjit të vendqëndrimit të zakonshëm në momentin e vdekjes), ligjin e shtetit, shtetësinë e të
cilit ai posedon, në momentin e zgjedhjes, ose në momentin e vdekjes.10

Nese marrim rastin kur trashegimlwnwsi wshtw me shtetwsi shqiptare bazuar nw nenin 33 tw
Rregullores do tw bazohemi tek ligji 10428/2011 per trashegimine ku ne nenin 33 na paraqet11:

1. Trashëgimia e sendeve të luajtshme rregullohet nga ligji i shtetit, në të cilin trashëgimlënësi


ka vendqëndrimin e tij të zakonshëm në kohën e vdekjes.

2. Trashëgimia mbi sendet e paluajtshme rregullohet nga ligji i shtetit, në territorin e të cilit
ndodhet sendi i paluajtshëm.

10
Neni 22 , Rregullorja Nr.650/2012
11
Ligji 10428/2011 , Kreu V , neni 33

9
3. Trashëgimlënësi mund të zgjedhë si ligj të zbatueshëm për gjithë trashëgiminë e tij ligjin e një
shteti të caktuar. Zgjedhja e ligjit ka efekt vetëm nëse në kohën e përcaktimit të tij apo të
vdekjes, trashëgimlënësi ishte shtetas i atij shteti ose kishte vendqëndrimin e zakonshëm të tij në
këtë shtet. Zgjedhja e ligjit nuk mund të ketë si pasojë privimin e një trashëgimtari nga e drejta e
rezervës ligjore, që i takon nga ligji i zbatueshëm, sipas pikave 1 dhe 2 të këtij neni.

4.Zgjedhja, revokimi ose ndryshimi i ligjit të zbatueshëm bëhen sipas rregullave për formën që
zbatohet për revokimin e disponimit testamentar.

Certifikata Europiane e Trashegimise

Një nga elementët me të rëndësishëm të Rregullores Nr. 650/2012 paraqitet në parashikimin e


Nenit 69 të kësaj rregullore i cili prezumon vërtetësinë e disa fakteve juridike të cilat shfaqin
efektet e tyre në dy drejtime: së pari, personi i parashikuar në këtë certifikatë si trashëgimtar,
legatar, ekzekutues apo administruesi i testamentit, do të prezumohet se e gëzon këtë status dhe
do të ushtrojë të gjitha të drejtat që i burojnë atij nga ky status dhe së dyti, çdo marrëveshje që
është kryer mes trashëgimlënësit dhe të tretëve që gëzojnë një status të caktuar në këtë
certifikatë, do të prezumohet pa mëdyshje dhe në mirëbesim se janë pikërisht ata, palët të cilët
kanë kryer këtë marrëveshje.12

Arsyet që justifikojnë krijimin e një certifikate evropiane të trashëgimisë janë të shumta. Nga
njëra anë qëndron lëvizja e lirë e personave, e cila i nxit individët për blerjen e të mirave
materiale (për nevojën e të jetuarit, për nevojën e të punuarit ose biznesit, për investim, apo për
pushime turistike) në Shtete të ndryshme nga ai në të cilin ata janë qytetarë, por edhe nga ai Shtet
në të cilin ata kanë vendqëndrimin e zakonshëm. Ndërsa, nga ana tjetër, qëndron shpeshtësia më
të cilën paraqiten forma të njëjta të zgjidhjes së çështjeve trashëgimore, si për shembull
trashëgimia për shkak vdekjeje, marrëdhënie kjo e cila shpesh disiplinohet përmes një ligji të

12
Rregullorja 650/2012 neni 69

10
vetëm (që mund të jetë ai i shtetësisë, i vendqëndrimit, apo ligji i zgjedhur nga trashëgimlënësi),
në mënyrë të pavarur nga vendndodhja e aseteve që përbëjnë pasurinë.

Në të njëjtën kohë, trashëgimitë me elementë të huaj e kanë bërë shumë më të dukshme nevojën
për të mbrojtur morinë e marrëdhënieve juridike, sidomos kur këto të fundit kanë si objekt “të
mirat” (asetet) që janë të përfshira në marrëdhënien trashëgimore (jo vetëm të paluajtshme, por
edhe pjesëmarrje si aksionar në një shoqëri, apo kreditë si për shembull për institucionet bankare
etj). Edhe pse varion nga një sistem juridik në tjetrin, kjo mori e marrëdhënieve juridike tenton të
jetë në mbrojtje të palëve të treta të legjitimuara. Siç dihet, në realitet mund të rezultojë shumë
herë më e vështirë për blerësin të vërtetojë legjitimitetin e tij, ndryshe nga lehtësia që
trashëgimtari ka për të provuar legjitimitetin e tij. Me bindje mund të thuhet se certifikata
evropiane e trashëgimisë lindi si një mjet me qëllimin e caktuar për të lejuar qarkullimin më të
shpejtë dhe më të sigurt të të mirave materiale të transmetuara për shkak të vdekjes edhe pse nga
ana tjetër kjo certifikatë në vetvete neglizhon ndonjë element të rëndësishëm.

Duke u bazuar tek neni 69 i Rregullores 650/2012 mund te themi se per certifikaten europiane te
trashegimise dalin ne pah dy karakteristika:

a) certifikata e trashëgimisë zëvendëson qoftë pranimin e kësaj trashëgimie, qoftë


certifikatën e vdekjes dhe aktin testamentar:
b) mbetet detyrë e shtetit që do zbatojë certifikatën që të përdorë një transkriptim të bazuar
kryesisht tek certifikata e trashëgimisë.

Konkluzione

11
Pasqyrimet e ligjit për ti dhënë zgjidhje institutit te trashëgimise pasqyrojnë rregullat e
përcaktuara nga Rregullorja 650/2012.Ligji per “Të drejtën ndërkombëtare private “ shqiptar ka
perafruar tek ligji nenet që i japin zgjidhje trashëgimise ndërkombëtare njësoj sic janë
parashikuar në Rregullore.Në qoftë se do të bënim një krahasim ndërmjet ligjit shqiptar dhe
normave të parashikuar nga Regullorja mund të themi se kemi një ngjashmëri të normave të
ligjit tonë me ato të Rrgullores duke njësuar juridiksionin , kriterin e lidhjes , zbatimin e ligjit si
edhe dhënien e certifikatës ndërkombëtare.

Rregullimi dhe zgjidhjet që parashikohen në Rregulloren Nr. 650/2012 duket se pasqyrojnë më


së miri përpjekjen për të kaluar të gjitha pengesat apo vështirësitë teknike që hasen në të drejtën
trashëgimore me elementë të huaj.

Nevoja për këtë instrument të ri në nivel komunitar rezulton te jetë e domosdoshme në mënyrë
që të mund t’i japë zgjidhje të gjitha problemeve që mund të lindin në disiplinën e së drejtës
trashëgimore në nivel ndërkombëtar dhe gjithashtu të arrijë unifikimin dhe njëtrajtshmërinë
ndërmjet ligjeve të brendshme mbi të drejtën ndërkombëtare private.

Marrëdhënia e trashëgimisë përbën një ndër institutet më të rëndësishme të së drejtës qoftë në


nivel kombëtar ashtu edhe në nivel ndërkombëtar, zbatueshmërisa dhe vlefshmëria e kësaj
normative të re, do të mbështet thuajse tërësisht në vullnetin dhe në masën e bashkërendimit që
do të shfaqin shtetet anëtare dhe shtete e treta të cilat jo pak herë do të preken nga rregullimet e
parashikuara në të.

12
Bibliografia

 Ligji Nr 3920/1964 “Per te drejten nderkombetare private”


 Ligji nr.10428/2011 “Per te drejten nderkombetare private”, Kreu v-Trashegimia, neni 1
 Per ligjshmerine dhe provueshmerine
 Neni 21 , Rregullorja 650/2012
 Europian Codification of Private International Laë
 Conflict of Laë
 Neni 5 i Rregullores “Bruksel I” dhe Nenet 3, 8 dhe 9 të Rregullores “Bruksel II bis”;
Nenet 4/2 dhe 5/1 të Rregullores “Roma II”, Neni 4 i Rregullores “Roma I”, Neni 3 i
Rregullores Nr. 4/2009 dhe Neni. 5/1, germa a) dhe b) dhe Neni 8 germa a) dhe b) e
Rregullores “Roma III”
 Neni 4 ,Rregullorja 650/2012
 Konventa e Hages neni 3, 1989
 Neni 22 , Rregullorja Nr.650/2012
 Ligji 10428/2011 , Kreu V , neni 33
 Rregullorja 650/2012 neni 69

13

You might also like