Hyrje Ne Kimi

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

LINDJA E KIMISE DHE EVULIMI I SAJ

Alkimia eshte nje shkence e vjeter, nga e cila lindi kimia. Alkimistët besonin ne forcen magjike te
gurit filosofik, i cili, sipas bindjeve te tyre, ishte i afte t'i shnderronte metalet e ndryshme ne ar.
Ata u moren gjithashtu me kerkimet e eliksirit, barit te jetegjatesise.
- Ne ate kohe njiheshin mire shtate metale. Kete numer, alkimistet e cilesonin magjik, te shenjte
dhe çdo metal e vendosnin ne njerin nga te shtate planetet e njohur deri atehere. Keshtu,
mendonin ne Ari ishte i lidhur me Diellin, argjendi me Henen, bakri me Aferditen (Veneren),
hekuri me Marsin, plumbi me Saturnin, kallaji me Jupiterin dhe merkuri (zhiva) me Merkurin.
- Alkimistet e vishnin veprimtarine e tyre me nje vel misteri. Per shembull, me kerkimet e gurit
filosofik mund te merreshin vetem njerezit e zgjedhur e me fat, qe i perkushtoheshin misticizmit.
Veprat e alkimisteve jane shkruar me nje gjuhe aq te erret dhe kimia ne to eshte aq e ngaterruar
me mistiken saqe shpesh eshte e pamundur te zberthehet.
- Pavaresisht nga shume gabime te renda, alkimistet ishin eksperimentues te mire. Me synimin
qe te merrnin gurin filosofik, ata zbuluan nje numer te madh substancash shume te dobishme
per njeriun: barna (medikamente), barutin, nitratin e kaliumit dhe kripera te tjera, acidet me te
rendesishme e te tjere. Alkimistet jo vetem i perftuan keto substanca, por edhe i pershkruan
vetite e tyre. Perveç kesaj, merite e tyre eshte edhe zbulimi i shume proceseve te rendesishme:
shkrirja nga mineralet dhe pastrimi i metaleve, perftimi i substancave te ndryshme organike dhe
joorganike. Ata shpiken gjithashtu aparatet dhe enet e para kimike.
Nje nga alkimistet e degjuar ishte Avicenna (Ibn Sina), ai ishte mjek i shquar. Librat e tij ishin
udhezues per mjeket, gjate shume shekujve.
- Midis alkimisteve te sinqerte, qe i sherbyen ne menyre te ndershme shkences, dolen edhe
mashtrues, qe e perdoren alkimine per fitimet e veta. Mes "artisteve" te mashtrimit alkimik,
figura me e shquar ishte Xhusepe Balsamo, i njohur me emrin Konti Kaliostro, qe jetoi ne
shekullin XVIII. Ai e hiqte veten si bashkekohes i Jezu Krishtit, zoterues i eliksirit te jetes dhe
gurit filosofik.
- KIMIA, si shkenca qe studion substancat dhe shnderrimet e tyre, eshte nje nga deget me te
rendesishme te shkencave te natyres. Perderisa substancat jane bashkime te ndryshme te
elementeve kimikë, atehere vete elementet jane objekte te studimeve ne kimi. Shnderrimet e
substancave ndodhin si rezultat i reaksioneve kimike. Njohurite e para mbi shnderrimet kimike i
perkasin koheve shume te lashta, kur ende nuk ishte krijuar koncepti i elementit kimik.
Megjithate njerezit shkrinin metale, pergatitnin qelqin, ngjyrosnin tekstile. Ne kete menyre,
shkalle-shkalle u grumbulluan fakte e njohuri, te cilat qendruan ne baze te kimise praktike
fillestare.
- Per shume shekuj me radhe sundoi alkimia. Alkimistet, ne kerkim te gurit filosofik, u moren me
perpunime te ndryshme, kryen reaksione kimike, shpiken aparate te nevojshme per kerkimet
kimike: furra, lëtyte, poçe kimike, pergatiten acide dhe kripera, pershkruan disa menyra te
zberthimit te xeheroreve si dhe minrealeve. Shprehite praktike te alkimise u bene shume te
dobishme. Mirepo, shkalle-shkalle, alkimia e humbi rendesine e vet. Ne te njejten kohe, u rriten
njohurite njerezore mbi boten rrethuese, dalengadale u krijuan nocionet, te cilat qendronin ne
baze te kimise.
- Lindja e kimise shkencore lidhet me emrin e P.Boilit. Ai, per here te pare, u perpoq te jap
perkufizimin e elementit kimik. Teoria e re mbi elementet kimike e beri te pavdekshem emrin e
Robert Boilit ne historine e kimise. Ideja mbi elementet-substanca ishte nje arritje teorike shume
e madhe e kimise, gjate njezet shekujve, qe nga koha e Aristotelit. Boili e cilesonte
eksperimentin si MENYRE THEMELORE PER KUPTIMIN E SE VERTETES.
- Arritjet e shquara te shkencetarit enciklopedist Mikhail Vasilyevich Lomonosov, ne fushen e
kimise, jane krijimi i teorise korpuskulare te ndertimit te substancave, zbulimi i ligjit te ruajtjes se
materies dhe te levizjes, qe eshte ligji themelor i natyres.
- Ne fund te shekullit XVIII Antoan Lavoazije perpunoi teorine e djegies me oksigjen, ne fillim te
shekullit XIX, Xhon Dalton futi nocionin peshë atomike, lindi dhe u zhvillua ne menyre te
vrullshme teoria atomo-molekulare. Ajo u be baza e kimise teorike. Kjo teori ndihmoi zbulimet e
ligjit periodik te elementeve kimike të Dmitri Ivanoviç Mendeljevit. U perfituan nocione te
rendesishme te kimise te percaktuara sakte si: atomi, molekula, elementi, substanca e thjeshte,
komponimi kimik.
- Ne shekullin XIX, u formuan dy ndarjet themelore te kimise: joorganike dhe organike.
- Perfundimet e kerkimeve kimike filluan te zbatohen gjeresisht ne praktike, nisi te zhvillohet
teknologjia kimike. Kimia filloi te perdore arritjet e shkencave te tjera.
- Si perfundim i bashkeveprimeve te shkencave, linden biokimia, gjeokimia, kozmokimia, et

https://quizlet.com/159837988/lenda-dhe-rendesia-e-kimise-flash-cards/

https://quizlet.com/159839976/substancat-e-pastra-dhe-perzierjet-flash-cards/

You might also like