Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 41

ISO 14001:2015(AL)

STANDARDI ISO
NDËRKOMBËTAR 14001
Edicioni i tretë
2015-09-15

Sistemet e Menaxhimit të Mjedisit


— Kërkesat me Udhëzimin për
përdorim

Systèmes de management environnemental — Exigences et


lignes directrices pour son utilisation

© ISO 2015 - All rights reserved 1


ISO 14001:2015(AL)

Contents
Hyrje .............................................................. 5
1. Qëllimi ......................................................... 8
2. Referencat Normative ............................................... 8
3. Terma dhe përkufizime .............................................. 8
3.1 Terma lidhur me organizatën dhe lidershipin ....................... 8
3.2 Termat lidhur me planifikimin.................................. 9
3.3 Termat lidhur me planifikimin................................. 11
3.4 Termat lidhur me planifikimin................................. 12
4. Konteksti i Organizatës ............................................. 14
4.1 Të kuptuarit e organizatës dhe konteksti i saj ...................... 14
4.2 Të kuptuarit e nevojave dhe pritshmërive të palëve të interesuara ....... 14
4.3 Përcaktimi i fushëzbatimit të sistemit të menaxhimit të mjedisit ......... 14
4.4 Sistemi i menaxhimit të mjedisit ............................... 14
5. Lidershipi ...................................................... 14
5.1 Lidershipi dhe përkushtimi ................................... 14
5.2 Politika e Mjedisit ......................................... 15
5.3 Rolet, përgjegjësitë dhe autoritetet në Organizative .................. 15
6. Planifikimi ...................................................... 16
6.1 Veprimet për tu përballur me rreziqet dhe mundësitë ................ 16
6.1.1 Të përgjithshme .......................................... 16
6.1.2 Aspektet mjedisore ........................................ 16
6.1.3 Detyrimet për përputhshmërinë ............................... 17
6.1.4 Planifikimi i Veprimeve ..................................... 17
6.2 Objektivat e mjedisit dhe planifikimi për t’i arritur ato ................ 17
6.2.1 Objektivat mjedisore ....................................... 17
6.2.2 Planifikimi i veprimeve për të arritur Objektivat mjedisore ............. 17
7. Mbështetja...................................................... 18
7.1 Burimet ................................................ 18
7.2 Kompetenca ............................................. 18
7.3 Ndërgjegjësimi ........................................... 18
7.4 Komunikimi ............................................. 18
7.4.1 Të përgjithshme .......................................... 18
7.4.2 Komunikimi i brendshëm .................................... 19
7.4.3 Komunikimi i jashtëm ...................................... 19

© ISO 2015 - All rights reserved 2


ISO 14001:2015(AL)

7.5 Informacioni i Dokumentuar .................................. 19


7.5.1 Të përgjithshme .......................................... 19
7.5.2 Krijimi dhe përditësimi...................................... 19
7.5.3 Kontrolli i informacionit të dokumentuar ......................... 19
8. Funksionimi..................................................... 20
8.1 Planifikimi dhe kontrolli i Funksionimit .......................... 20
8.2 Përgatitja dhe përgjigja ndaj emergjencave ........................ 20
9. Vlerësimi i Performancës............................................ 21
9.1 Monitorimi, matja, analizimi dhe vlerësimi ........................ 21
9.1.1 Të përgjithshme .......................................... 21
9.1.2 Vlerësimi i përputhshmërisë .................................. 21
9.2 Auditimi i brendshëm ....................................... 22
9.2.1 Të përgjithshme.......................................... 22
9.2.2 Programi i Auditimit te brendshem ........................... 22
9.3 Rishikimi i Menaxhimit ...................................... 22
10. Përmirësimi ............................................. 23
10.1 Të përgjithshme .......................................... 23
10.2 Jo-konformitetet dhe veprimet korrigjuese ........................ 23
10.3 Përmirësimi i Vazhdueshëm .................................. 23
Shtojca A (informuese) Sqarimi i strukturës së re, terminologjis dhe koncepteve .... 24
Shtojca B (informues) Korresponenca midis ISO 14001:2015 dhe ISO 14001:20014 .. 37
Bibliografi ......................................................... 39
Indeksi i termave ................................................... 40

© ISO 2015 - All rights reserved 3


ISO 14001:2015(AL)

Parathënie
ISO (Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin) është federata mbarëbotërore e trupave të
standardeve (trupat anëtare ISO). Puna për përgatitjen e Standardeve Ndërkombëtare kryhet normalisht
nëpërmjet komiteteve teknike ISO. Çdo anëtar i trupave i interesuar në një temë për të cilën është
themeluar një komitet teknik ka të drejtë të përfaqësohet në këtë komitet. Organizata ndërkombëtare,
qeveritare dhe joqeveritare gjithashtu marrin pjesë gjate punes ne organizaten ISO. ISO bashkëpunon
ngushtë me Komisionin Ndërkombëtar Elektroteknik (IEC) në çështje të standardizimit elektroteknik.
Procedurat e përdorura për të zhvilluar këtë dokument dhe ato të synuara për mirëmbajtjen e tij të
mëvonshme janë të përshkruara në Pjesën e parë të Direktivave ISO/IEC. Në mënyrë të veçantë kriteret e
ndryshme të miratimit të nevojshëm për tipet e ndryshme të dokumenteve ISO do te duhet (should) të
jenë të njohura. Ky draft u përpilua në përputhje me rregullat e editimit të Pjesës së dytë të Direktivave
ISO/IEC (Shih www.iso.org/directives).
Tërhiqet vëmendja për mundësinë që disa nga elementet e këtij dokumenti do te mund (may) të jenë
subjekt i të drejtave të patentës. ISO nuk duhet të mbajë përgjegjësi për identifikimin e ndonjë të drejte të
tillë të patentës. Detajet e ndonjë të drejte patente gjatë zhvillimit të dokumentit do të jenë në Hyrje / ose
në listën e pranuar ISO të deklaratave të patentave (shih www.iso.org/patents).
Çdo emër tregtar i përdorur në këtë dokument është informacioni i dhënë për lehtësinë e përdoruesit dhe
nuk përbën ndonjë akt mbështetje.
Për një shpjegim mbi kuptimin e termave dhe shprehjeve të veçanta të ISO që lidhen me vlerësimin e
konformitetit, si dhe informacion në lidhje me respektimin nga ISO ndaj Organizatës Botërore të Tregtisë
(OBT) parimet në Barrierat Teknike në Tregti (BTT) shih URL e mëposhtme:
www.iso.org/iso/foreword.html.
Komiteti përgjegjës për këtë dokument është Komiteti Teknik ISO/TC 207, Menaxhimi i Mjedisit,
Nënkomiteti SC 1, Sistemet e Menaxhimit të Mjedisit.
Ky version i pestë anullon dhe zëvendëson versionin e dytë (ISO 14001:2004), i cili është rishikuar
teknikisht. Ky gjithashtu inkorporon Korigjimin Teknik ISO 14001:2004/Cor.1:2009.

© ISO 2015 - All rights reserved 4


ISO 14001:2015(AL)

Hyrje
0.1 Sfondi
Arritja e një ekuiliberi midis mjedisit, shoqërisë dhe ekonomisë konsiderohet thelbësorë për të
përmbushur nevojat e të tashmes pa kompromentuar aftësinë e gjeneratave të tjera për të përmbushur
nevojat e tyre. Synimi për zhvillimin e qendrueshëm, është arritja e ekuilibrit të tri kolonave të
qendrueshmërisë.
Pritshmëritë shoqërore për zhvillim të qëndrueshëm, transparencë dhe përgjegjshmëri kanë evoluar me
legjislacionin gjithnjë e më të rrepte, presione në rritje mbi ndotjen e mjedisit, përdorimit joefikas të
resurseve, menaxhimit inadekuat të mbeturinave, ndryshimeve klimatike, degradimit të ekosistemeve
dhe humbjen e biodiversitetit.
Kjo i ka udhëhequr organizatat për të adoptuar qasjen sistematike ndaj menaxhimit të mjedisit duke
zbatuar sistemet e menaxhimit të mjedisit me synim që të kontribuojnë në kolonat e qendrushmërisë së
mjedisit.
0.2 Synimi i sistemit të menaxhimit të mjedisit
Qëllimi i këtij Standardi Ndërkombëtar është të pajisë organizatën me kuadrin për të mbrojtur mjedisin
dhe t’i përgjigjet kushteve të mjedisit në drejtpeshim me nevojat ekonomiko-shoqëore. Ai përcakton
kërkesat që bëjnë të mundur për një organizatë, të arrijë rezultatet e synuara të vendosur për sistemin e
saj të menaxhimit të mjedisit.
Qasja sistematike për menaxhimin e mjedisit mund t’i sigurojë menaxhimit të lartë informacionin për të
krijuar suksesin për një afat të gjatë dhe të krijojë mundësitë për kontributin për një zhvillim të
qendrueshëm nëpërmjet:
- mbrojtjes së mjedisit nëpërmjet parandalimit apo zbutjes së ndikimeve negative në mjedis;
- zbutjes së efekteve negative të mundshme të kushteve të mjedisit për organizatën;
- ndihmës në përmbushjen e detyrimeve për përputhshmërinë;
- rritjes se performancës të mjedisit;
- kontrollimit ose ndikimit te mënyrës me të cilën janë projektuar, prodhuar, shpërndarë,
konsumuar dhe asgjësuar produktet dhe shërbimet, duke përdorur perspektivën e ciklit të
tyre të jetës, që mund të parandalojë ndikimin në mjedis te paqellimshem duke e zhvendosur
diku tjetër brenda ciklit të jetës;
- arritjes se përfitimeve financiare dhe operacionale që mund të rezultojnë nga zbatimi
alternativave të pranueshme të mjedisit, që forcojnë pozicionin e organizatës në treg;
- komunikimit të informacionit për mjedisin drejt palëve përkatëse të interesit.
Ky Standard Ndërkombëtar, si të gjithë Standardet Ndërkobmëtare, nuk synon të rrisë apo të ndryshojë
kërkesat ligjore për një organizatë.
0.3 Faktorët e Suksesit
Suksesi i një sistemi të menaxhimit të mjedisit varet nga angazhimi i të gjithë niveleve dhe funksioneve të
organizatës, të udhëhequr nga menaxhimi i lartë. Organizatat mund të shfrytëzojnë mundësitë për të
parandaluar ose zbutur ndikimet e dëmshme në mjedis dhe për të rritur impaktet e dobishme në mjedis,
veçanërisht ato me implikime strategjike dhe konkuruese. Menaxhimi i lartë mund të adresojë efektivisht
rreziqet dhe mundësitë e tij duke integruar menaxhimin mjedisor në proceset e biznesit të organizatës,
në drejtimin strategjik dhe në vendimmarrje, duke i përshtatur ato me prioritetet e tjera të biznesit dhe
duke përfshirë menaxheret e mjedisit në sistemin e përgjithshëm të menaxhimit. Demonstrimi i zbatimit
të suksesshëm të këtij Standardi Ndërkombëtar mund të përdoret për të siguruar palët e interesit per
zbatimin e një sistemi efektiv të menaxhimit të mjedisit.

© ISO 2015 - All rights reserved 5


ISO 14001:2015(AL)

Adoptimi i këtij Standardi Ndërkombëtar, gjithsesi, nuk do të garantojë në vetvete rezultate optimale
mjedisore. Zbatimi i këtij Standardi ndërkombëtar mund të ndryshojë nga një organizatë në tjetrën për
shkak të kontekstit të organizatës. Dy organizata mund të kryejnë aktivitete të ngjashme, por mund të
kenë detyrime të ndryshme të përputhshmërisë, të angazhimit në politikën e tyre mjedisore, të
teknologjisë mjedisore dhe të qëllimeve të performancës mjedisore, megjithatë të dy organizatat mund të
jenë në përputhje me kërkesat e këtij Standardi Ndërkombëtar.
Niveli i detajimit dhe kompleksitetit të sistemit të menaxhimit të mjedisit do të ndryshojë në varësi të
kontekstit të organizatës, fushëveprimit të sistemit të menaxhimit të mjedisit, detyrimeve të saj të
përputhshmërisë dhe natyrës së aktiviteteve, produkteve dhe shërbimeve të saj, duke përfshirë aspektet
e saj mjedisore dhe ndikimet në mjedis.
0.4 Modeli Planifiko – Bëj – Kontrollo – Vepro
Baza për qasjen që qëndron në themel të një sistemi të menaxhimit mjedisor bazohet në konceptin e
“Planifiko – Bëj – Kontrollo – Vepro” / Plan-Do-Check-Act (PDCA). Modeli PDCA siguron një proces
përsëritës të përdorur nga organizatat për të arritur përmirësim të vazhdueshëm. Ky model mund të
zbatohet në një sistem të menaxhimit mjedisor dhe në secilën nga elementet e tij individuale. Mund të
përshkruhet shkurtimisht si më poshtë.
 Planifiko: përcako objektivat të mjedisit dhe proceset e nevojshme, në përputhje me politikën e
mjedisit të organizatës;
 Bëj: kryej proceset sic janë planifikuar;
 Kontrollo: monitoro dhe mat proceset kundrejt politikës së mjedisit, përfshi përkushtimin e saj,
objektivat e mjedisit dhe kriteret për funksionim, dhe raporto rezultatet;
 Vepro: ndërmerr veprime për tu përmirësuar vazhdimisht
Figura 1 tregon se si kuadri i paraqitur në këtë standard ndërkombëtar do të mund të integrohet në një
model PDCA, i cili mund të ndihmojë përdoruesit e rinj dhe ekzistues për të kuptuar rëndësinë e një qasje
të sistemeve.

Figura 1 – Marrëdhënia midis PDCA dhe kuadrit në këtë Standard Ndërkombëtar

© ISO 2015 - All rights reserved 6


ISO 14001:2015(AL)

0.5 Permbajtja e ketij standardi nderkombetar.


Ky Standard Ndërkombëtar është në përputhje me kërkesat e ISO për standardet e sistemeve të
menaxhimit. Këto kërkesa përfshijnë nivelin e lartë të strukturës, tekstin kryesor identik, dhe termat e
përbashkëta me përkufizimet kryesore, të projektuara për përfitimin e përdoruesve nga zbatimi i shumë
standardeve të sistemit të menaxhimit ISO.
Ky Standard Ndërkombëtar nuk përfshin kërkesat specifike lidhur me standardet e tjera, si për shembull
ato për cilësinë, shëndetin dhe sigurinë në punë, energjinë apo menaxhimin financiar. Gjithsesi, ky
Standard Ndërkombëtar i lejon organizatës të përdorë një qasje të përbashkët dhe të menduarit bazuar
në risk, për të integruar sistemin e menaxhimit të saj mjedisor me kërkesat e standardeve të tjera.
Ky standard përmban kërkesat e përdorura për të vlerësuar konformitetin. Një organizatë që dëshiron të
dëshmojë konformitetin me këtë Standard Ndërkombëtar mund ta bëjë këtë nëpërmjet:
 kryerjes së vet-përcaktimit dhe vet-deklarimit, apo
 duke kërkuar konfirmimin e përputhshmërisë nga palët që kanë interes në organizatë, si për
shembull klientët, apo
 duke kërkuar konfirmimin e vetëdeklarimit të saj nga palët e jashtme për organizatës apo,
 duke kërkuar certifikimin / regjistrimin e sistemit të saj të menaxhimit të mjedist nga organizata
të jashtme.
Shtojca A jep informacion shpjegues për të parandaluar keqinterpretimin e kërkesave të këtij Standardi
Ndërkombëtar. Shtojca B tregon korrespondencë të gjerë teknike midis edicionit të mëparshëm të këtij
Standardi Ndërkombëtar dhe këtij botimi. Udhëzimi i zbatimit për sistemet e menaxhimit mjedisor është
përfshirë në ISO 14004.
Në këtë Standard Ndërkombëtar janë përdorur format e shkruara të mëposhtme:

— “duhet të” tregon një kërkesë;


— “është mirë të” tregon një rekomandim;
— “lejohet të” tregon një leje;
— “mund të” tregon mundësinë apo aftësinë.

Informacioni të shënjuara si “SHËNIM” synohet të ndihmojë për të kuptuar apo për të përdorur këtë
dokument.
"Shënim për termin" e përdorur në pikën 3 jep informacion shtesë që plotëson të dhënat terminologjike
dhe mund të përmbajë dispozita që lidhen me termat e përdorimit.
Terma dhe përkufizimet në pikën 3 janë rreshtuar në rend konceptuar, ndërsa indeksi alfabetik jepet në
fund të dokumentit.

© ISO 2015 - All rights reserved 7


ISO 14001:2015(AL)

Sistemet e Menaxhimit Të mjedisit – Kërkesat me udhëzimet për


përdorim
1. Qëllimi
Ky Standard Ndërkombëtar specifikon kërkesat për sistemin e menaxhimit të mjedisit që mund të
përdorë një organizatë për të rritur performancën e saj mjedisore. Ky standard ndërkombëtar është
menduar për përdorim nga një organizatë që kërkon të menaxhojë përgjegjësitë e saj mjedisore në
mënyrë sistematike që të kontribuojë në kolonën e mjedisit të qëndrueshmërisë.
Ky Standard Ndërkombëtar ndihmon organizatën për të arritur rezultatet e saj të synuara të sistemit të
saj të menaxhimit të mjedisit, i cili siguron vlerë për mjedisin, vetë organizatën dhe palët e interesuara.
Në përputhje me politikën e mjedisit të organizatës, rezultatet e synuara të një sistemi të menaxhimit të
mjedisit përfshijnë:
 rritjen e performancës mjedisore;
 plotësimin e detyrimeve për përputhshmërinë;
 arritjen e objektivave mjedisorë.
Ky Standard Ndërkombëtar është i zbatueshëm nga cdo organizatë, pavarësisht madhësisë, tipit dhe
natyrës, ai zbatohet për aspektet mjedisore të aktiviteteve të tij, produktet dhe shërbimet që organizata
përcakton që mund të kontrollojë apo ndikojë, duke marrë parasysh këndvështrimin e ciklit të jetës.
Ky Standard Ndërkombëtar mund të përdoret i tëri apo pjesërisht për të përmirësuar sistematikisht
menaxhimin e mjedisit. Kërkesat për përputhshmërinë me këtë standard ndërkombëtar, megjithatë, nuk
janë të pranueshme deri sa të gjitha kërkesat e tij të jenë të përfshira në sistemin e menaxhimit të mjedisit
të organizatës dhe të përmbushura pa asnjë përjashtim.
2. Referencat Normative
Nuk ka referenca normative.
3. Terma dhe përkufizime
Për qëllimet e këtij dokumenti, zbatohen termat dhe përkufizimet e mëposhtme.
3.1 Terma lidhur me organizatën dhe lidershipin
3.1.1
sistem menaxhimi
një set i elementëve të ndërlidhura apo ndërvepruese të një organizate (3.1.4) për të përcaktuar politikat
dhe objektivat (3.2.5) dhe proceset (3.3.5) për të arritur këto objektiva.
Shënim 1 për termin: Një sistem menaxhimi mund të adresojë një disiplinë të vetme ose shumë disiplina
(p.sh. menaxhimin e cilësisë, mjedisit, shëndetit e sigurinë në punë, energjisë, financiar)
Shënim 2 për termin: Elementët e sistemit përfshijnë strukturën, rolet dhe përgjegjësitë e organizatës,
planifikimin dhe funksionimin, vlerësimin e performancës dhe përmirësimin.
Shënim 3 për termin: Fusha e zbatimit të sistemit të menaxhimit mund të përfshijë të gjithë organizatën,
funksione të veçanta dhe të identifikuara të organizatës, sektorë të veçantë dhe të identifikuar të
organizatës apo një ose më shumë funksione përgjatë grupit të organizatave.
3.1.2
sistem menaxhimi i mjedisit
pjesë e sistemit të menaxhimit (3.1.1) e përdorur për të menaxhuar aspektet mjedisore (3.2.2), plotësimin
e detyrimeve për përputhshmërinë (3.2.9) dhe për tu përballuar me rreziqet dhe mundësitë (3.2.11).

© ISO 2015 - All rights reserved 8


ISO 14001:2015(AL)

3.1.3
politika mjedisore
qëllimet dhe drejtimi i një organizate (3.1.4) lidhur me performancën mjedisore (3.4.11), e shprehur
zyrtarisht nga menaxhimi i saj i lartë (3.1.5).
3.1.4
organizatë
person apo grup personash që kanë funksionin e tyre me përgjegjësitë, autoritetet dhe lidhjet për të
arritur objektivat e saj (3.2.5).
Shënim 1 për termin: Koncepti i organizatës përfshin, por nuk kufizohet në tregtar të vetëm, shoqëri,
korpora, firma, ndërmarrje, autoritet, partneritet, bamirësi apo institucion, apo pjesë apo kombinin të
tyre, qoftë ky i inkorporuar apo jo, publik apo privat.
3.1.5
menaxhim i lartë
person apo grup personash qe drejtojnë dhe kontrollojnë një organiztë (3.1.4) në nivelin më të lartë.
Shënim 1 për termin: Menaxhimi i lartë ka fuqinë për të deleguar autoritetin dhe të sigurojë burietm
brenda organizatës.
Shënim 2 për termin: Nëse fusha e zbatimi të sistemit të menaxhimit (3.1.1) mbulon vetëm një pjesë të
organizatë, atëherë me menaxhim i lartë, i referohemi atyre që drejtojnë apo që kanë kontroll mbi atë
pjesë të organizatës.
3.1.6
palë e interesuar
person ose organizatë (3.1.4) që mund të ndikojë, të ndikohet, apo ta ndjejë veten të ndikuar nga një
vendim apo aktivitet.
SHEMBULL: Klientë, komunitetet, furnizuesit, rregullatorët, organizatat joqeveritare, investitorët dhe
punonjësit.
Shënim 1 për termin: “Ta ndjejë veten të ndikuar” do të thotë ndjesi që i është bërë e njohur organizatës.
3.2 Termat lidhur me planifikimin
3.2.1
mjedis
rrethinat në të cilat funksionon një organizatë (3.1.4), përfshi ajrin, ujin, tokën, burimet natyrore, florën,
faunën, njerëzit dhe ndërlidhjet e tyre.
Shënim 1 për termin: Rrethina mund të shtrihen nga brenda organizatë në sistemin lokal, rajonal dhe
botëror.
Shënim 2 për termin: Rrethinat mund të përshkruhen në terma të tipareve dalluese të biodiversitetit,
ekosistemeve, klimaterike ose të tjera
3.2.2
aspekt mjedisor
elementë të aktiviteteve ose produkteve ose shërbimeve të një organizate (3.1.4) që ndërveprojnë apo që
mund të ndërveprojnë me mjedisin (3.2.1).
Shënim 1 për termin: Një aspekt mjedisor mund të shkaktojë (një) ndikim mjedisor (3.2.4). Një aspekt i
rëndësishëm mjedisor është një që ka ose që mund të ketë një apo më shumë ndikim(e) mjedisore të
rëndësishme.

© ISO 2015 - All rights reserved 9


ISO 14001:2015(AL)

Shënim 2 për termin: Aspektet e rëndësishme mjedisore përcaktohen nga organizata duke zbatuar një
ose më shumë kritere.
3.2.3
kusht mjedisor
gjendje apo tipar dallues i mjedisit (3.2.1) siç përcaktohet në një pikë të caktuar në kohë.
3.2.4
ndikim mjedisor
ndryshim në mjedis (3.2.1), negative apo i dobishëm qoftë, tërësor apo pjesor, si rezultat i aspekteve
mjedisore (3.2.2) të organizatës.
3.2.5 objektiv
rezultat për tu arritur.
Shënim 1 për termin: Një objektiv mund të jetë strategjik, taktik apo funksional.
Shënim 2 për termin: Objektivat mund të lidhen me disiplina të ndryshme (si synimet financiare, e
shëndetit dhe sigurisë dhe mjedisore) dhe mund të zbatohen në nivele të ndryshme (si strategjike, në
mbarë organizatën, projektet, produktin, shërbimin dhe proceset (3.3.5).
Shënim 3 për termin: Një objektiv mund të shprehet në mënyra të tjera, p.sh. si një rezultat i synuar, një
qëllim, një kriter funksional, si një objektiv mjedisor (3.2.6), ose nëpërmjet përdorimit të fjalëve të tjera
me kuptime të ngjashme (p.sh. synim, goal apo target)
3.2.6
objektiv mjedisor
objektiv (3.2.5) të vendosura nga organizata (3.1.4) në përputhje me politikën e saj të mjedisit (3.1.3).
3.2.7
parandalim i ndotjes
përdorimi i proceseve (3.3.5), praktikave, teknikave, materialeve, produkteve, shërbimeve apo energjisë
për të shmangur, pakësuar ose kontrolluar (të ndara apo në kombinim) krijimin, emetimin apo
shkarkimin e cdo tipo të ndotësve apo mbetjeve, në mënyrë që të pakësojë ndikimin negativ mjedisor
(3.2.4).
Shënim 1 për termin: Parandalimi i ndotjes mund të përfshijë pakësimin ose zhdukjen e burimit, proces,
ndryshim të produktit apo shërbimit, përdorim efecient të burimeve, zëvendësim i materialeve dhe
energjisë, ripërdorim, rikuperim, riciklim, rigjenerim, ose trajtim.
3.2.8
Kërkesa
nevojë ose pritshmëri që deklarohet, në përgjithësi e nënkuptuar ose detyruese.
Shënim 1 për termin: “Në përgjithësi nënkuptohet” do të thotë se është zakon ose praktikë e zakonshme
për organizatën (3.1.4) dhe palët e interesuara (3.1.6) që nevoja ose pritshmëria në shqyrtim
nënkuptohet.
Shënim 2 për termin: Një kërkesë e specifikuar është ajo që thuhet, për shembull në informacionin e
dokumentuar (3.3.2)
Shënim 3 për termin: Kërkesat tjera nga kërkesat ligjore bëhen të detyrueshme kur organizata vendos të
përputhet me to.

© ISO 2015 - All rights reserved 10


ISO 14001:2015(AL)

3.2.9
detyrime për përputhshmërinë (term i preferuar)
kërkesat ligjore dhe kërkesa të tjera (term i pranuar).
kërkesat ligjore (3.2.8) që një organizatë (3.1.4) ka detyrimin për të përmbushur dhe kërkesat e tjera që
një organizatë ka zgjedhur për të përmbushur.
Shënim 1 për termin: Detyrimet për përputhshmërinë janë të lidhur më sistemin e menaxhimit mjedisor
(3.1.2).
Shënim 2 për termin: Detyrimet e përputhshmërisë mund të lindin nga kërkesat e detyrueshme, siç janë
ligjet dhe rregulloret në fuqi, ose angazhimet vullnetare, siç janë standardet organizative dhe industriale,
marrëdhëniet kontraktuale, kodet e praktikës dhe marrëveshjet me grupet e komunitetit ose organizatat
joqeveritare.
3.2.10
rrezik
efekt i pasigurisë
Shënim 1 për termin: Një efekt është shmangie nga pritshmëria – pozitiv apo negativ.
Shënim 2 për termin: Pasiguria është gjendja, qoftë dhe pjesore, e mungesës së informacionit në lidhje me
të kuptuarit ose njohuritë për, një ngjarje, pasojës së saj, ose mundësisë.
Shënim 3 për termin: Rrezik shpesh karakterizohet duke iu referuar "ngjarje" e mundshme (siç
përcaktohet në ISO Guide 73: 2009 3.5.1.3) dhe "pasoja" (siç përcaktohet në ISO Guide 73: 2009, 3.6.1.3),
ose kombinim i tyre.
Shënim 4 për termin: Rrezik shpesh shprehet në kuptimin e një kombinim të pasojave të një ngjarje (duke
përfshirë ndryshimet në rrethanat), dhe "mundësisë" (siç përcaktohet në ISO Guide 73: 2009, 3.6.1.1) së
ndodhjes.
3.2.11
rreziqet dhe mundësitë
efektet e mundshme negative (kërcënimet) dhe efektet e mundshme të dobishme (mundësitë)
3.3 Termat lidhur me planifikimin
3.3.1
kompetenca
zotësia për të zbatuar njohuritë dhe aftësitë për arritur rezultat e synuara.
3.3.2
informacion i dokumentuar
informacioni i kërkuar për të qenë i kontrolluar dhe mirëmbajtur nga një organizatë (3.1.4) dhe mjeti në
të cilin mbahet.
Shënim 1 për termin: Informacioni i dokumentuar mund të jetë në cdo formë dhe mjet, dhe nga çdo burim.
Shënim 2 për termin: Informacioni i dokumentuar mund të referohet për:
 sistemin e menaxhimit të mjedisit (3.1.2), përfshi proceset përkatëse (3.3.5);
 informacion i kërkuar në mënyrë që të funksionojë një organizatë (mund të referohet si
dokumentacion);
 provë të rezultateve të arritura (mund të referohet si rekorde).

© ISO 2015 - All rights reserved 11


ISO 14001:2015(AL)

3.3.3
cikli i jetës
faza të njëpasnjëshme dhe të ndërlidhura të një sistemi të produktit (apo shërbimit), nga blerja e lëndëve
të para apo krijimi nga burimet natyrore deri në asgjësimin përfundimtar.
Shënim 1 për termin: Fazat e ciklit të jetës përfshijnë blerjen e lëndëve të para, projektimin, prodhimin,
transportin/lëvrimin, përdorimin, trajtimin pas fundit të jetës dhe asgjësimin përfundimtar.
[BURIM: ISO 14044:2006, 3.1, i ndryshuar – Fjalët “(ose shërbimet)” janë shtuar në përkufizimin dhe
është shtuar Shëni 1 për termin.]
3.3.4
dhënia të tjerëve (folje)
të bërit e një marrëveshjeje, ku një organizatë e jashtme (3.1.4) kryen një pjesë të funksionit apo procesit
të organizatës (3.3.5).
Shënim 1 për termin: Një organizatë e jashtme është jashtë fushëzbatimit të sistemit të menaxhimit të
mjedisit (3.1.1), edhe pse funksionet apo proceset e dhëna të tjerëve, janë brenda fushëzbatimit.
3.3.5 proces
tërësia e aktiviteteve të ndërlidhura apo në ndërveprim që shndërojnë prurjet në rezultate.
3.4 Termat lidhur me planifikimin
3.4.1 auditim
proces (3.3.5) sistematik, i pavarur dhe i dokumentuar për të përftimin e evidencës dhe vlerësimin
objektivisht për të përcaktuar shkallën me të cilën janë përmbushur kriteret e auditimit.
Shënim 1 për termin: Një auditim i brendshëm kryhet nga vetë organizata (3.1.4), ose nga palë të jashtme
në emër të saj.
Shënim 2 për termin: Një audit mund të jetë i kombinuar (duke kombinuar dy ose më shumë disiplina.
Shënim 3 për termin: Pavarësia mund të dëshmohet nëpërmjet lirisë nga përgjegjësia për aktivititeti që
auditohet apo liria nga paragjykimi dhe konflikti i interesit.
Shënim 4 për termin: “Evidenca e auditimit" përbëhet nga të rekordet, deklaratat e fakteve ose
informacione të tjera të cilat janë të rëndësishme për kriteret e auditimit dhe janë të verifikueshme; dhe
"Kriteret e auditimit" janë tërësia e politikave, procedurave apo kërkesave (3.2.8) të përdorura si një
referencë ndaj të cilit është krahasuar evidenca e auditimit, siç përcaktohet përkatësisht në ISO 19011:
2011, 3.3 dhe 3.2.
3.4.2
Konformitet
plotësim i një kërkese (3.2.8).
3.4.3
Jo-konformitet
mosplotësim i një kërkese (3.2.8).
Shënim 1 për termin: Jo-konformitet i lidhur me kërkesat e këtij Standardi Ndërkombëtar dhe kërkesat
shtesë të sistemit të menaxhimit të mjedisit (3.1.2) që një organizatë (3.1.4) përcakton për veten e saj.
3.4.4
veprim korrigjues
veprim për të zhdukur shkakun e jo-konformitetit (3.4.3) dhe parandalimin e rindodhjes.

© ISO 2015 - All rights reserved 12


ISO 14001:2015(AL)

Shënim 1 për termin: Mund të ketë më shumë se një arsye për një jo-konformitet.
3.4.5
përmirësim i vazhdueshëm
aktiviteti i përsëritur për të rritur performancën (3.4.10)
Shënim 1 për termin: Përmirësimi i performancës lidhet me përdorimin e sistemit të menaxhimit
mjedisor (3.1.2) për të përmirësuar performancën mjedisore (3.4.11) në përputhje me politikën
mjedisore (3.1.3) të organizatës (3.1.4).
Shënim 2 për termin: Aktivitet nuk nevojitet të kryhen në të gjitha zonat njëkohësisht apo pa ndërprerje.
3.4.6
efikasitet
shkalla me të cilën janë realizuar aktivitetet e planifikuara dhe si janë arritur rezultatet e planifikuara.
3.4.7
indikator
paraqitje e matshme e kushtit apo gjendjes së funksionimi, menaxhimit apo kushteve.
[BURIM: ISO 14031:2013, 3.15]
3.4.8
monitorimi
përcaktimi i statusit të një sistemi, një procesi (3.3.5) apo një aktiviteti
Shënim 1 për termin: Për të përcaktuar statusin, mund të ketë nevojë për kontroll, mbikëqyrje apo
vëzhgime kritike.
3.4.9
matja
proces (3.3.5) për të përcaktuar një vlerë
3.4.10
performancë
rezultate të matshme
Shënim 1 për termin: Performanca mund të lidhet me gjetjet sasiore apo dhe ato cilësore.
Shënim 2 për termin: Performanca mund të lidhet me menaxhimin e aktiviteteve, proceseve (3.3.5),
produkteve (përfshirë shërbimet), sistemeve apo organizatave (3.1.4)
3.4.11
performancë mjedisore
performancë (3.4.10) lidhur me aspektet e menaxhimit të mjedisit (3.2.2)
Shënim 1 për termin: Për një sistem të menaxhimit të mjedisit (3.1.2), rezultatet mund të maten kundrejt
politikës së mjedisit (3.1.3) të organizatës (3.1.4), objektivave mjedisore (3.2.6) ose kritereve tjera, duke
përdorur indikatorët (3.4.7).

© ISO 2015 - All rights reserved 13


ISO 14001:2015(AL)

4. Konteksti i Organizatës
4.1 Të kuptuarit e organizatës dhe konteksti i saj
Organizata duhet të përcaktojë çështjet e jashtme dhe të brendshme që janë të rëndësishme për qëllimin
dhe që mund të ndikojnë aftësinë e saj për të arritur rezultatet e dëshiruara të sistemit të saj të
menaxhimit të mjedisit.
Këto çështje duhet të përfshijnë kushtet mjedisore që ndikohen apo të mundshme për tu ndikuar nga
organizata.
4.2 Të kuptuarit e nevojave dhe pritshmërive të palëve të interesuara
Organizata duhet të përcaktojë:
a. palët e interesuara që janë të rëndësishme për sistemin e menaxhimit të mjedisit;
b. nevojat dhe pritshmëritë përkatëse (p.sh. kërkesat) të palëve të interesuara;
c. cila nga këto nevoja dhe pritshmëri bëhet detyrim për përputhshmëri.
4.3 Përcaktimi i fushëzbatimit të sistemit të menaxhimit të mjedisit
Organizata duhet të përcaktojë kufijtë dhe zbatueshmërinë e sistemit të menaxhimit të mjedisit për të
përcaktuar fushëzbatimin e saj.
Kur përcaktohet fushëzbatimi, organizata duhet të konsiderojë:
a. çështjet e jashtme dhe të brendshme të referuara në pikën 4.1;
b. kërkesat e palëve të interesuara të referuara në pikën 4.2;
c. njësitë e saj organizative, funksionet dhe kufijtë fizikë.
d. aktivitetet, produktet dhe shërbimet e saj.
e. autoritetin dhe aftësinë e saj për të ushtruar kontroll dhe ndikim.
Me përcaktimin e fushëzbatimi, të gjithë aktivitetet, produket dhe shërbimet e një organizate brenda kësaj
fushe zbatimi, nevojitet të përfshihen në sistemin e menaxhimit të mjedisit.
Fusha e zbatimi duhet të ruhet si një informacion i dokumentuar dhe të jetë i gjindshëm për palët e
interesuara.
4.4 Sistemi i menaxhimit të mjedisit
Për të arritur rezultatet e synuara, përfshi rritjen e performancë së saj mjedisore, Organizata duhet të
ngrejë, zbatojë dhe vazhdimisht të përmirësojë një sistem menaxhimi të mjedisit, përfshi proceset e
nevojshme dhe ndërveprimet e tyre, në përputhje me kërkesat e këtij standardi ndërkombëtar.
Kur ngrihet dhe mirëmbahet një sistem menaxhimi të mjedisit, Organizata duhet të marrë parasysh
njohuritë e fituara në 4.1 dhe 4.2.
5. Lidershipi
5.1 Lidershipi dhe përkushtimi
Menaxhimi i lartë duhet të dëshmojë lidership dhe përkushtim në respekt të sistemit të menaxhimit të
mjedisit nëpërmjet:
a. mbajtjes së përgjegjësisë për efektivitetin e sistemit të menaxhimit të mjedisit;
b. të siguruarit që janë përcaktuar, politika dhe objektivat mjedisore, dhe janë në përputhje me
drejtimin strategjik dhe kontekstin e organizatës;
c. të siguruarit që kërkesat e sistemit të menaxhimit të mjedisit janë integruar me proceset e
biznesit të organizatës;

© ISO 2015 - All rights reserved 14


ISO 14001:2015(AL)

d. të siguruarit, që burimet e nevojshme për sistemin e menaxhimit të mjedisit, janë të gjindshme;


e. komunikimit të rëndësisë së efektivitetit të menaxhimit të mjedisit dhe përputhjen me sistemin
e menaxhimit të mjedisit;
f. të siguruarit që sistemi i menaxhimit të mjedisit ka arritur rezultatet e synuara;
g. drejtimit dhe mbështetjen e personave që kontribuojnë për efektivitetin e sistemit të
menaxhimit të mjedisit;
h. promovimit të përmirësimit të vazhdueshëm;
i. mbështetjes së roleve të tjera përkatëse të menaxhimit, për të dëshmuar lidershipin e tyre sic
zbatohet në zonat e tyre të përgjegjësive.
SHËNIM: Referenca për "biznes" në këtë standard ndërkombëtar mund të interpretohet gjerësisht për të
nënkuptuar ato aktivitete që janë thelbësore për qëllimin e ekzistencës së organizates.
5.2 Politika e Mjedisit
Menaxhimi i lartë duhet të përcaktojë, rishikojë dhe mirëmbajë politikën e mjedisit, brenda fushëzbatimit
të përcaktuar të sistemit të saj të menaxhimit të mjedisit:
a. është e përshtatshme me qëllimin dhe kontekstin e organizatës, përfshi natyrën, shkallën dhe
ndikimin mjedisor të aktiviteteve, produkteve dhe shërbimeve të saj;
b. siguron kuadrin për vendosjen e objektivave mjedisore;
c. përfshin përkushtimin për mbrojtjen e mjedisit, përfshi parandalimin e ndotjes dhe
përkushtimin(et) specifike të lidhura me kontekstin e organizatës.
SHËNIM: Përkushtimi(et) tjetër specifik për të mbrojtur mjedisin mund të përfshijë përdorimin e
qëndrueshëm të burimeve, zbutjen dhe përshtatjen e ndryshimeve klimatike, si dhe mbrojtjen e
biodiversitetit dhe ekosistemeve.
a. përfshin përkushtimin për përmbushjen e detyrimeve.
b. përfshin përkushtimin për përmirësim të vazhdueshëm të sistemit të menaxhimit të mjedisit.
Politika e Mjedisit duhet të:
a. të jetë e gjindshme dhe të mirëmbahet si një informacion i dokumentuar;
b. jetë e komunikuar brenda organizatës;
c. jetë e gjindshme për palët e interesuara.
5.3 Rolet, përgjegjësitë dhe autoritetet në Organizative
Menaxhimi i Lartë duhet të sigurohet që përgjegjësitë dhe autoritetet, janë përcaktuar dhe komunikuar
brenda organizatës.
Menaxhimi i lartë duhet të caktojë përgjegjësitë dhe autoritetin për:
a. të siguruar që sistemi i menaxhimit të mjedisit është në përputhje me kërkesat e këtij Standardi
Ndërkombëtar;
b. të raportuar te Menaxhimi i lartë, lidhur me performancën e sistemit të menaxhimit të mjedisit,
përfshirë dhe mundësitë për përmirësim;

© ISO 2015 - All rights reserved 15


ISO 14001:2015(AL)

6. Planifikimi
6.1 Veprimet për tu përballur me rreziqet dhe mundësitë
6.1.1 Të përgjithshme
Organizata duhet të përcaktojë, zbatojë dhe mirëmbajë procesin (et) e duhura për të përmbushur
kërkesat nga 6.1.1 në 6.1.4.
Kur planifikon për sistemin e menaxhimit të mjedisit, organizata duhet të marrë në parasysh
a. çështjet e përmendura në 4.1
b. kërkesat e përmendura në 4.2
c. fushëzbatimin e sistemit të saj të menaxhimit të mjedisit.
dhe të përcaktojë rreziqet dhe mundësitë lidhur me aspektet e saj mjedisore (shih 6.1.2), detyrimet për
përputhshmërinë (shih 6.1.3) dhe çështje dhe kërkesa të tjera, të identifikuara në 4.1 dhe 4.2 të cilat do të
përballen për të:
 dhënë sigurinë që sistemi i menaxhimit të mjedisit mund të arrijë rezultatin (et) e tij të synuara;
 të parandaluar ose reduktuar efektet e padëshiruara, duke përfshirë edhe mundësinë që kushtet e
jashtme të mjedisit të ndikojnë në organizatë;
 arrijë përmirësimin e vazhdueshëm.
Brenda fushëzbatimit të sistemit të menaxhimit të mjedisit, organizata duhet të përcaktojë situatat e
mundshme emergjentë, përfshi dhe ato që mund të kenë ndikim mjedisor.
Organizata duhet të mirëmbajë informacionin e dokumentuar për:
 rreziqet dhe mundësitë që kanë nevojë për tu përballur me to;
 Procesin (et) e nevojshme nga 6.1.1 në 6.1.4, në masën e nevojshme që të besohet se janë kryer
sipas planit.

6.1.2 Aspektet mjedisore


Brenda fushëzbatimit të sistemit të menaxhimit të mjedisit, organizata duhet të përcaktojë aspektet
mjedisore të aktiviteteve, produkteve dhe shërbimeve të saj, që mund të kontrollojë dhe të atyre që mund
të influencojë, dhe impaktet mjedisore të lidhura me to, duke marrë parsysh perspektivën e ciklit të jetës.
Kur përcakton aspektet e saj mjedisore, organizata duhet të marrë parasysh:
a. ndryshimet, përfshi zhvillimet e planifikuara apo të reja, dhe aktivitetet e reja apo të
ndryshuara, produktet dhe shërbimet;
b. kushtet jonormale dhe situata të arsyeshme emergjente të parashikueshme.
Organizata duhet të përcaktojë ato aspekte që kanë ose që mund të kenë ndikim të rëndësishëm mjedisor,
p.sh. aspektet e rëndësishme mjedisore, duke përdorur kritere të përcaktuara.
Organizata duhet të komunikojë, sipas rastit, aspektet e rëndësishme mjedisorë të saj, nëpër nivele dhe
funksione të ndryshme të organizatës.
Organizata duhet të mbajë informacion të dokumentuar të:
 aspekteve mjedisore dhe ndikimet mjedisore të lidhura me to;
 kritereve te përdorura për të përcaktuar aspektet e saj të rëndësishme mjedisore;
 aspekteve te rëndësishme mjedisore
Shënim: Aspektet e rëndësishmë mjedisore mund të rezultojnë në rreziqe dhe mundësi të lidhura
si me efektet negative (rreziqet) ashtu dhe me ndikimet përfitimi për mjedisin (mundësi).

© ISO 2015 - All rights reserved 16


ISO 14001:2015(AL)

6.1.3 Detyrimet për përputhshmërinë


Organizata duhet të:
a. përcaktojë dhe të ketë akses për detyrimet për përputhshmërinë në lidhje me aspektet e saj
mjedisore;
b. përcaktojë si zbatohen këto detyrime për përputhshmërinë në organizatë;
c. të marrë parasysh këto detyrime për përputhshmëri, kur përcakton, zbaton, mirëmban dhe
vazhdimisht përmirëson sistemin e saj të menaxhimit të mjedisit.
Organizata duhet të ruajë informacionin e saj të dokumentuar për detyrimet për përputhshmëri.
SHËNIM: Detyrimet për përputhshmërinë mund të sjellin rreziqe dhe mundësi për organizatën.

6.1.4 Planifikimi i Veprimeve


Organizata duhet të planifikojë:
a. për të ndërmarrë veprimet për tu përballur me:
1. aspektet e rëndësishme mjedisore.
2. detyrimet për përputhshmëri.
3. veprimet për tu përballur me rreziqet dhe mundësitë e identifikuara në 6.1.1.
b. si të:
1. integrojë dhe zbatojë veprimet në proceset e sistemit të saj të menaxhimit të mjedisit (shih
Nenin 6.2, Nenin 7, Nenin 8 dhe 9.1), apo procese të tjera të biznesit;
2. vlerësojë efektivitetin e këtyre veprimeve (shih 9.1)
Ku planifikon këto veprime, organizata duhet të marrë parasysh mundësitë e saj teknologjike dhe
kërkesat e saj financiare, funksionale dhe të biznesit.
6.2 Objektivat e mjedisit dhe planifikimi për t’i arritur ato
6.2.1 Objektivat mjedisore
Organizata duhet të përcaktojë objektivat mjedisore në funksionet dhe nivelet përkatëse, duke marrë
parasysh aspektet e rëndësishme mjedisore të organizatës dhe të lidhura me detyrimet për
përputhshmërinë, si dhe duke marrë parasysh rreziqet dhe mundësitë.
Objektivat mjedisore duhet të:
a. jenë në përputhje me politikën e mjedisit;
b. jenë të matshme (nëse është e mundur);
c. monitorohen;
d. komunikohen;
e. jenë të përditësuara siç duhet.
Organizata duhet të ruajë informacionin e dokumentuar për objektivat mjedisore.

6.2.2 Planifikimi i veprimeve për të arritur Objektivat mjedisore


Kur planifikon se si të arrijë objektivat mjedisore, organizata duhet të përcaktojë:
a. çfarë do të bëhet;
b. çfarë burimesh do të kërkohen;
c. kush do të jetë përgjegjës;
d. kur do të plotësohen;

© ISO 2015 - All rights reserved 17


ISO 14001:2015(AL)

e. si do të vlerësohen rezultatet, përfshirë treguesit për monitorimin e progresit drejt arritjes së


objektivave të saj të matshëm mjedisor (see 9.11).
Organizata duhet të marrë parasysh se si mund të integrohen veprimet për arritjen e objektivave
mjedisore, me proceset e biznesit të organizatës.
7. Mbështetja
7.1 Burimet
Organizata duhet të përcaktojë dhe ofrojë burimet e nevojshme për krijimin, zbatimin, mirëmbajtjen
dhe përmirësimin e vazhdueshëm të sistemit të menaxhimit të mjedisit.
7.2 Kompetenca
Organizata duhet të:
a. përcaktojë kompetencën e nevojshme të personit(ave) që kryen(jnë) punë nën kontrollin e saj
dhe që mund të ndikojnë performancën mjedisore dhe aftësinë e saj për të përmbushur detyrimet për
përputhshmëri;
b. sigurohet që këta persona janë kompetentë në bazë të arsimit, trajnimeve, apo përvojës së
duhur;
c. përcaktojë nevojat për trajnim të lidhura me aspektet e saj mjedisore dhe sistemin e saj të
menaxhimit të mjedisit;
d. kur është e zbatueshme, të ndërmarrë veprime, për të përftuar kompetencën e nevojshme, dhe
të vlerësojë efektivitetin e veprimeve të ndërmarra;
SHËNIM: Veprimet e zbatueshme mund të përfshijnë, për shembull, ofrimin e trajnimeve,
udhëheqjen apo ripozicionimin e punonjësve aktualë, apo punësimin apo kontraktimin e personave
kompetentë.
Organizata duhet të ruaj informacion e duhur të dokumentuar si evidencë e kompetencës.
7.3 Ndërgjegjësimi
Organizata duhet të sigurohet që personat që kryejnë punën nën kontrollin e organizatës duhet të jenë
të ndërgjegjshëm për:
a. politikën e mjedisit;
b. aspektet e saj të rëndësishme mjedisore dhe ndikimet aktuale dhe të mundshme mjedisore të
lidhura me punën e tyre;
c. kontributin e tyre në efektivitetin e sistemit të menaxhimit të mjedisit, përfshi përfitimet e
performancës së përmirësuar mjedisore;
d. implikimet e jo-konformtiteve me kërkesat e sistemit të menaxhimit të mjedisit, përfshi dhe
mospërmbushjen e detyrimeve për përputhshmëri të organizatës.
7.4 Komunikimi
7.4.1 Të përgjithshme
Organizata duhet të përcaktojë, zbatojë dhe mirëmbajë procesin (et) e nevojshmër për komunikimet e
brendshme dhe të jashtme të rëndësishme për sistemin e menaxhimit të mjedisit, përfshirë:
a. çfarë do të komunikohet;
b. kur do të komunikohet;
c. me kë do të komunikohet;
d. si do të komunikohet;

© ISO 2015 - All rights reserved 18


ISO 14001:2015(AL)

Kur përcakton procesin (et) e saj të komunikimit, organizata duhet të:


 marrë parasysh detyrimet e saj për përputhshmërinë;
 sigurohet që informacioni mjedisor i komunikuar është në përputhje me informacionin e krijuar
brenda sistemit të menaxhimit të mjedisit dhe është i besueshëm.
Organizata duhet t’i përgjigjet komunikimeve përkatëse për sistemin e saj të menaxhimit të mjedisit.
Organizata duhet të ruajë siç duhet informacionin e dokumentuar si evidencë të komunikimeve të saj.

7.4.2 Komunikimi i brendshëm


Organizata duhet të:
a. komunikojë së brendshmi siç duhet, informacion, të rëndësishëm për sistemin e menaxhimit të
mjedisit nëpër funksionet dhe nivelet e ndryshme të organizatës, përfshi ndryshimet në sistemin e
menaxhimit të mjedisit.
b. sigurojë që procesi (et) e saj të komunikimit, bëjnë të aftë personat që punojnë nën kontrollin e
organizatës, për të kontribuar për përmirësimin e vazhdueshëm.

7.4.3 Komunikimi i jashtëm


Organizata duhet të komunikojë siç duhet, së jashtmi informacion, të rëndësishëm për sistemin e
menaxhimit të mjedisit siç është përcaktuar nga procesi (et) e komunikimit të organizatës dhe siç është
kërkuar nga detyrimet e saj për përputhshmërinë.
7.5 Informacioni i Dokumentuar
7.5.1 Të përgjithshme
Sistemi i menaxhimit të mjedisit të organizatës duhet të përfshijë:
a. informacionin e dokumentuar të kërkuar nga ky Standard ndërkombëtar;
b. informacionin e dokumentuar të përcaktuar nga organizata si të domosdoshëm për efektivitetin
e sistemit të menaxhimit të mjedisit.
SHËNIM Shtrirja e informacionit të dokumentuar për sistemin e menaxhimit të mjedisit mund të
ndryshojë nga një organizatë te tjetra për shkak të:
 madhësisë së organizatës dhe tipit të saj të aktiviteteve, proceseve, produkteve dhe shërbimeve;
 nevojës për dëshmuar përmbushjen e detyrimeve të saj për përputhshmërinë;
 kompleksitetit të proceseve dhe ndërlidhjes së tyre;
 kompetencës së personave që punojnë nën kontrollin e organizatës.

7.5.2 Krijimi dhe përditësimi


Kur krijohet dhe përditësohet informacioni i dokumentuar organizata duhet të sigurojë:
a. identifikimin dhe përshkrimin e duhur (p.sh. titulli, data, autori, apo numër reference);
b. formatin e duhur (p.sh. gjuha, versioni i softëuerit, grafika) dhe media (p.sh. letër, elektronike);
c. rishikimin dhe miratimin e duhur për përshtatshmërinë dhe mjaftueshmërinë.

7.5.3 Kontrolli i informacionit të dokumentuar


Informacioni i dokumentuar i kërkuar nga sistemi i menaxhimit të mjedisit dhe nga ky Standard
Ndërkombëtar duhet të jetë i kontrolluar për të siguruar që:
a. është i gjindshëm dhe i përshtatshëm për përdorim, kur dhe ku nevojitet;
b. është i mbrojtur në mënyrën e duhur (p.sh. nga humbja e konfidencialitetit, përdorim jo i duhur,
apo humbja e integritetit).

© ISO 2015 - All rights reserved 19


ISO 14001:2015(AL)

Për kontrollin e informacionit të dokumentuar, organizata duhet të adresojë, për sa zbatohet, aktivitetet
e mëposhtme:
a. shpërndarjen, të drejtat, rikthimin dhe përdorimin;
b. magazinimin dhe ruajtjen, përfshi ruajtjen e lexueshmërisë;
c. kontrolli i ndryshimeve (p.sh. kontrolli i versionit);
d. koha e mirëmbajtjes dhe asgjësimit.
Informacion i dokumentuar me origjinë të jashtme, i përcaktuar nga organizata që të jetë i domosdoshëm
për planifikimin dhe funksionimin e sistemit të menaxhimit të mjedisit, duhet të identifikohet sipas rastit
dhe të kontrollohet.
SHËNIM: Aksesi mund të nënkuptojë leje vetëm për ta parë informacionin e dokumentuar, apo leje
dhe autoritet për ta parë dhe ndryshuar informacionin e dokumentuar.

8. Funksionimi
8.1 Planifikimi dhe kontrolli i Funksionimit
Organizata duhet të planifikojë, zbatojë dhe kontrollojë proceset e nevojshëm për të përmbushur
kërkesat për sistemin e menaxhimit të mjedisit, dhe të zbatojë veprimet e përcaktuar në 6.1 dhe 6.2,
duke:
a. përcaktuar kriterin funksional për procesin (et);
b. zbatuar kontrollin e proceseve në përputhje me kriterin e funksionimit;
SHËNIM: Kontrollet mund të përfshijnë kontrolle inxhinierike dhe procedura. Kontrollet mund të
zbatohen duke ndjekur një hierarki (p.sh. zhdukjen, zëvendisimin, administrimin ) dhe mund të
përdoren vecmas ose në kombinim.
Organizata duhet të kontrollojë ndryshimet e planifikuara dhe të rishikojë pasojat e padëshiruara të
ndryshimeve, duke ndërmarrë veprimet për të zbutur çdo pasojë negative, sipas nevojës.
Organizata duhet të sigurohet që proceset e dhëna palëve të jashtme, janë të kontrolluara apo
influencuara. Tipi dhe shtrirja e kontrolleve apo influencave për tu zbatuar te procesi (et) duhet të
përcaktohet brenda sistemit të menaxhimit të mjedisit.
Në përputhje me perspektivën e ciklit të jetës, organizata duhet të:
a. përcaktojë kontrollet e duhuara, për të siguruar që kërkesa(t) e saj mjedisore është (janë)
adresuar gjatë procesit të projektimit dhe zhvillimit për produktet apo shërbimet, duke marrë parasysh
cdo etapë të ciklit të jetës;
b. përcaktojë sic duhet kërkesën (at) për blerjen e produkteve dhe shërbimeve;
c. komunikojë kërkesën (at) e saj përkatëse mjedisore të ofruesit e jashtëm, përfshi kontraktorët;
d. marrë parasysh nevojën për të ofruar informacion rreth aspekteve të mundshme e të rëndësishme
mjedisore të lidhura me transportin apo lëvrimin, përdorimin, trajtimin e pas fundit të jetës dhe
asgjësimit përfundimtar të produkteve dhe shërbimeve të saj.
Organizata duhet të mirëmbajë informacionin e dokumentuar, përgjatë gjithë kohës së nevojshme për
të patur besimin se proceset janë kryer sipas planit.
8.2 Përgatitja dhe përgjigja ndaj emergjencave
Organizata duhet të përcaktojë, zbatojë dhe mirëmbajë procesin (et) e nevojshme për tu përgatitur dhe
përgjigjur situatave të mundshme të emergjencës të identifikuar në 6.1.1.
Organizata duhet të:

© ISO 2015 - All rights reserved 20


ISO 14001:2015(AL)

a. përgatitet për tu përgjigjur, nëpërmjet veprimeve të planifikuara për të parandaluar apo zbutur
ndikimet negative nga situatat emergjente;
b. përgjigjet ndaj situatave aktuale emergjente;
c. ndërrmarë veprime për të parandaluar apo zbutur pasojat e situatave të emergjencës, të
përshtatshme me madhësinë e emergjencës dhe ndikimit të mundshëm mjedisor;
d. testojë siç duhet periodikisht veprimet e planifikuara të përgjigjes;
e. rishqyrtojë dhe rishikojë periodikisht procesin (et) dhe të planifikojë veprimet e përgjigjes, në
veçanti pas ndodhjes së situatave apo testeve të emergjencës;
f. sigurojë informacionin dhe trajnimin e duhur përkatës të lidhur me përgatitjen dhe përgjigjen
ndaj emergjencave, të rëndësishëm për palët e interesuara, përfshi personat që punojnë nën kontrollin e
saj.

Organizata duhet të mbajë informacion të dokumentuar në masën e nevojshme për të pasur besim që
procesi (et) eshte (jane) kryer sipas planit

9. Vlerësimi i Performancës
9.1 Monitorimi, matja, analizimi dhe vlerësimi
9.1.1 Të përgjithshme
Organizata duhet të monitorojë, masë, analizojë dhe vlerësojë performancën e saj mjedisore.
Organizata duhet të përcaktojë:
a) çfarë nevojitet për të monitoruar dhe matur;
b) metodat për monitorimin, matjen, analizimin dhe vlerësimin, sic duhet, për të përftuar rrezultate të
vlefshme;
c) kriteret kundrejt të cilave organizata do të vlerësojë performancën e saj mjedisore, dhe indikatorët
e duhur;
d) kur duhet të kryhen monitorimet dhe matjet;
e) kur duhet të analizohen dhe vlerësohen rezultatet e monitorimeve dhe matjeve.
Organizata duhet të sigurojë që pajisjet monitoruese dhe matëse të kalibruara apo verifikuara, janë
përdorur dhe mirëmbajtur siç duhet.
Organizata duhet të vlerësoje performancën e mjedisit dhe efektivitetin e sistemit të menaxhimit të
mjedisit.

Organizata duhet të komunikojë së brendshmi dhe së jashtmi informacionin përkatës për performancën
mjedisore, siç është identifikuar në procesin (et) e saj të komunikimit dhe siç kërkohet nga detyrimet e
saj për përputhshmërinë.

Organizata duhet të mirëmbajë informacionin e duhur të dokumentuar si provë të rezultateve të


monitorimit, matjes, analizimit dhe vlerësimit.

9.1.2 Vlerësimi i përputhshmërisë


Organizata duhet të përcaktojë, zbatojë dhe mirëmbajë procesin (et) e nevojshme për të vlerësuar
përputhshmërinë me detyrimet e saj.
Organizata duhet të:
a) përcaktojë shpeshtësinë me të cilën do të vlerësohet përputhshmëria;
b) vlerësojë përputhshmërinë dhe nëse nevojitet të ndërmarrë veprime;

© ISO 2015 - All rights reserved 21


ISO 14001:2015(AL)

c) mirëmbajë njohuritë dhe të kuptojë statusin e saj të përputhshmërisë..


Organizata duhet të mirëmbajë informacionin e duhur të dokumentuar si provë të rezultateve të
vlerësimit të përputhshmërisë.
9.2 Auditimi i brendshëm
9.2.1 Të përgjithshme
Organizata duhet të kryejë auditime të brendshme në intervale të planifikuara për të siguruar
informacion nëse sistemi i menaxhimit të mjedisit:
a. është në përputhje me:
1. kërkesat e veta të organizatës për sistemin e saj të menaxhimit të mjedisit;
2. kërkesat e këtij Standardi Ndërkombëtar;

b. është zbatuar dhe mirëmbajtur me efektivitet.

9.2.2 Programi i Auditimit te brendshem


Organizata duhet të përcaktojë, zbatojë dhe mirëmbajë një program auditimi, përfshi dhe shpeshtësinë,
metodat, përgjegjësitë, kërkesat e planifikimit dhe raportimit, të auditimeve të brendshme të saj;
Kur përcaktohet programi i auditimit të brendshëm, organizata duhet të marrë parasyh rëndësinë
mjedisore të proceseve përkatëse, ndryshimet që ndikojnë organizatën dhe rezultatet e auditimeve të
mëparshme.
Organizata duhet të:
a. përcaktojë kriteret e auditimit dhe fushëzbatimin për çdo auditim;
b. përzgjedhë auditorët dhe të kryejë auditimet për të siguruar objektivitetin dhe paanësinë
e procesit të auditimit;
c. sigurojë që rezultatet e auditimit janë raportuar te menaxherët përkatës;
Organizata duhet të ruajë informacionin e dokumentuar si provë të kryerjes së programit dhe rezultateve
të auditimit.
9.3 Rishikimi i Menaxhimit
Menaxhimi i lartë duhet të rishikojë sistemin e menaxhimit të mjedisit të organizatës, në intervale të
planifikuara, për të siguruar vazhdimin e përshtatshmërisë, mjaftueshmërisë së saj.
Rishikimi i menaxhimit duhet të përfshijë sa më poshtë:
a. gjendjen e veprimeve nga rishikimet e mëparshme të menaxhimit;
b. ndryshimet në çështjet e jashtme dhe të brendshme që janë të rëndësishme për sistemin e
menaxhimit të mjedisit;
1. çështjet e jashtme dhe të brendshme të rëndësishme për sistemin e menaxhimit të mjedisit;
2. nevojat dhe pritshmëritë e palëve të interesuara, përfshi detyrimet për përputhshmëri;
3. aspektet e rëndësishme mjedisore të saj.
4. rreziqet dhe mundësitë;
c. shkallën në të cilën janë përmbushur objektivat e mjedisit;
d. informacioni për performancën dhe efektivitetin e sistemit të menaxhimit të mjedisit, përfshi
prirjen në:
1. jo-konformitetet dhe veprimet korrigjuese;
2. rezultatet e monitorimit dhe matjeve;

© ISO 2015 - All rights reserved 22


ISO 14001:2015(AL)

3. plotësimin e detyrimeve të saj për përputhshmëri,


4. rezultatet e auditimit;
e. mjaftueshmërinë e burimeve;
f. konunikimet përkatëse nga palët e interesuara, përfshi dhe ankesat;
g. mundësinë për përmirësim.
Përfundimet e rishikimit të menaxhimit duhet të përfshijnë vendime dhe veprime lidhur me:
 përfundimet lidhur me përshtatshmërinë, mjaftueshmërinë dhe efektivitetin e sistemit të
menaxhimit të mjedisit;
 vendimet lidhur me mundësitë për përmirësim të vazhdueshëm;
 vendimet lidhur me çdo ndryshim në sistemin e menaxhimit të mjedisit përshi dhe burimet;
 nëse nevojitet veprimet e duhura në rastet e mospërmbushjes së objektivave mjedisore;
 nëse nevojitet, mundësitë për përmirësimin e integrimit të sistemit të menaxhimit të mjedisit me
proceset e tjera të biznesit;
 çdo implikim për drejtimin strategjik të organizatës.
Organizata duhet të ruajë informacion të dokumentuar si provë e rezultateve të rishikimit të menaxhimit.
10. Përmirësimi
10.1 Të përgjithshme
Organizata duhet të përcaktojë mundësitë për përmirësim (shih 9.1, 9.2 dhe 9.3) dhe të zbatojë
veprimet e nevojshme për të arritur rezultatet e dëshiruara të sistemit të saj të menaxhimit të mjedisit.
10.2 Jo-konformitetet dhe veprimet korrigjuese
Kur ndodh jo-konformiteti, organizata duhet të:
 reagojë ndaj jo-konformitetit dhe sipas rastit:
1. të ndërmarrë veprime për ta kontrolluar dhe korrigjuar atë;
2. të merret me pasojat, përfshi dhe zbutjen e ndikimit negativ në mjedis;

 vlerësojë nevojën për të zhdukur shkakun (qet) e jo-konformitetit, në mënyrë që të mos


ripërsëritet apo të ndodhë diku tjetër, nëpërmjet:
1. rishikimit dhe analizimit të jo-konformitetit;
2. përcaktimit të shkaqeve të jo-konformitetit;
3. përcaktimit nëse ekzistojnë jo-konformitete të ngjashme apo që ka mundësi të ndodhin;

 zbatojë çdo veprim të nevojshëm;


 rishikojë efektivitetin e veprimeve korrigjuese të ndërmarra;
 nëse është e nevojshme, të bëjë ndryshime të sistemit të menaxhimit të mjedisit.
Veprimet korrigjuese duhet të jenë të përshtatshme me efektet e jo-konformitetit të ndodhur, përfshi dhe
ndikimin (et) mjedisore.
Organizata duhet të ruajë informacionin e dokumentuar si prove te:
 natyrës së jokonformitetit dhe çdo veprim pasues të ndërmarrë;
 rezultateve të çdo veprimi korrigjues.
10.3 Përmirësimi i Vazhdueshëm
Organizata duhet vazhdimisht të përmirësojë përshtatshmërinë, mjaftueshmërinë, dhe efektivitetin e
sistemit të menaxhimit të mjedisit për të rritur performancën mjedisore.

© ISO 2015 - All rights reserved 23


ISO 14001:2015(AL)

Shtojca A (informuese) Sqarimi i strukturës së re, terminologjis dhe


koncepteve

A.1 Te pergjithshme

Informacioni sqarues i dhënë në këtë shtojcë ka për qëllim të parandalojë keqinterpretimin e kërkesave
të cilat permban ky Standard Ndërkombëtar. Ky informacion i shtojces adresohet dhe është në përputhje
me këto kërkesa, nuk ka për qëllim t'i shtojë, zbresë, ose në asnjë mënyrë t'i modifikojë ato.
Kërkesat në këtë Standard Ndërkombëtar duhet të shihen nga një sistem apo nga perspektiva te
nderlidhura. Përdoruesi nuk do te duhet (should) të lexojë një fjali të veçantë ose klauzolë të këtj
Standardi Ndërkombëtar veçmas nga klauzolat e tjera. Ekziston një ndërlidhje midis kërkesave në disa
klauzola dhe kërkesave në klauzola të tjera. Për shembull, organizata duhet të kuptojë marrëdhënien
midis angazhimeve në politikën e saj mjedisore dhe kërkesave që janë të specifikuara në klauzola të tjera.
Menaxhimi i ndryshimit është një pjesë e rëndësishme e ruajtjes së sistemit të menaxhimit të mjedisit që
siguron që organizata të mund të arrijë në mënyrë të vazhdueshme rezultatet e synuara të sistemit të
menaxhimit të saj mjedisor. Menaxhimi i ndryshimeve është adresuar në kërkesat e ndryshme të këtij
Standardi Ndërkombëtar, duke përfshirë:
 mirëmbajtjen e sistemit të menaxhimit të mjedisit (shih 4.4)
 aspektet mjedisore (shih 6.1.2)
 komunikimin e brendshëm (shih 7.4.2)
 kontrolln operacional (shih 8.1),
 programin e auditimit të brendshëm (shih 9.2.2), dhe
 rishikimin e menaxhimit (shih 9.3).
Si pjesë e ndryshimit të menaxhimit, organizata do te duhet të (should) trajtojë ndryshimet e planifikuara
dhe të paplanifikuara për të siguruar që pasojat e paqëllimshme të këtyre ndryshimeve nuk kanë efekt
negativ në rezultatet e synuara të sistemit të menaxhimit mjedisor. Shembuj të ndryshimit përfshijnë
 ndryshimet e planifikuara për produktet, proceset, operacionet, pajisjet ose objektet.
 ndryshimet në stafin ose ofruesit e jashtëm, përfshirë kontraktorët.
 informacione të reja që lidhen me aspektet mjedisore, ndikimet mjedisore dhe teknologjitë
përkatëse.
 ndryshimet në detyrimet e përputhshmërisë.

A.2 Struktura dhe terminologjia


Struktura dhe disa nga terminologji të këtij Standardi Ndërkombëtar janë ndryshuar për të përmirësuar
përputhjen me standardet e sistemeve të tjera të menaxhimit.
Nuk ka kërkesë në këtë Standard Ndërkombëtar për strukturën dhe terminologjinë, që të zbatohet në
informacionin e dokumentuar të sistemit të menaxhimit të cilësisë së një organizate.
Nuk ka ndonjë kërkesë për termat e përdorura nga organizata dhe që të duhet të zëvendësohen nga
termat e përdorur në këtë Standard Ndërkombëtar për të specifikuar kërkesat e sistemit të menaxhimit
të cilësië. Organizata mund të zgjedhin për të përdorur terma të cilat i përshtaten me operacionet e tyre
(p.sh. përdorimi i “rekordeve”, “dokumenteve” apo “protokolle” në vend të “informacion i dokumentuar”
apo “furnizues”, “partner” apo “shitës” në vend të “ofrues i jashtëm”). Tabela A.1 tregon ndryshimet
madhore në terminologji midis këtij versioni të këtij Standardi Ndërkombëtar dhe versionit të
mëparshëm.

A.3 Sqarimi i koncepteve


Përveç termave dhe përkufizimeve të dhëna në paragrafin 3, sqarimi i koncepteve të zgjedhura është
dhënë më poshtë për të parandaluar keqkuptimin.

© ISO 2015 - All rights reserved 24


ISO 14001:2015(AL)

 Në këtë Standard Ndërkombëtar, përdorimi i fjalës "çdo" nënkupton përzgjedhje ose zgjedhje.
 Fjalët "e përshtatshme" dhe "e zbatueshme" nuk janë të këmbyeshme me njera-tjetren. "I
përshtatshëm" do të thotë i përshtatshëm (për të) dhe nënkupton një shkallë të lirisë, ndërsa "i
zbatueshëm" do të thotë e përshtatshme ose e mundshme për të aplikuar dhe nënkupton se nëse
mund të bëhet, duhet të bëhet.
 Fjala "e konsiderojnë" do të thotë se është e nevojshme të mendoni për temën, por mund të
përjashtohet; ndërsa fjala "marrë parasysh" do të thotë se është e nevojshme të mendoni për
temën, por nuk mund të përjashtohet.
 Termi “i vazhdueshëm” tregon kohëzgjatjen që ndodh gjatë një periudhe kohore, por me
intervale të ndërprera (ndryshe nga " vazhdimsi "që tregon kohëzgjatjen pa ndërprerje). "i
vazhdueshëm" është pra fjala e duhur për t'u përdorur kur i referohet përmirësimit.
 Në këtë Standard Ndërkombëtar, fjala "efekt" përdoret për të përshkruar rezultatin e një
ndryshimi në organizatë. Fraza "ndikim në mjedis" i referohet në mënyrë specifike rezultatit të
një ndryshimi në mjedis.
 Fjala "siguron" nënkupton se përgjegjësia (resposability) mund të delegohet, por jo
përgjegjëshmeria (accountability).
 Ky Standard Ndërkombëtar përdor termin "palë e interesuar"; termi "palë qe të ndikojne dhe
ndikohen nga ti" është sinonim pasi përfaqëson konceptin e njëjtë.

Ky Standard Ndërkombëtar përdor disa terminologji të reja. Një shpjegim i shkurtër është dhënë më
poshtë për të ndihmuar përdoruesit e rinj dhe ata që kanë përdorur botimet e mëparshme të këtij
Standardi Ndërkombëtar.

 Fraza "detyrimet e përputhshmërisë" zëvendëson shprehjen "kërkesat ligjore dhe kërkesat e


tjera për të cilat organizata ka qasje" të përdorur në versionin e mëparshëm të këtij Standardi
Ndërkombëtar. Qëllimi i kësaj fjalie të re nuk ndryshon nga ai i edicionit të mëparshëm.
 "Informacioni i dokumentuar" zëvendëson emrat "dokumentacionin", "dokumentet" dhe
"regjistrimet" të përdorur në versionet e mëparshme të këtij Standardi Ndërkombëtar. Për të
dalluar qëllimin e termit te pergjithshem "informacion të dokumentuar", ky Standard
Ndërkombëtar tani përdor shprehjen "mbajë informacionin e dokumentuar si dëshmi të ...." për
të nënkuptuar të dhënat dhe "mbajnë informacionin e dokumentuar", që nënkupton
dokumentacionin tjetër përveç të dhënave. Fraza "si dëshmi e ...." nuk është një kërkesë për të
përmbushur kërkesat ligjore; qëllimi i saj është vetëm të tregojë se dëshmi te objektive duhet të
ruhen.
 Fraza "ofrues i jashtëm" nënkupton një organizatë furnitore të jashtme (përfshirë një
kontraktues) që siguron një produkt ose një shërbim.
 Ndryshimi nga "identifikimi" në "përcaktimin" synon harmonizimin e terminologjisë se sistemit
të standardizuar të menaxhimit. Fjala "përcaktojë" nënkupton një proces zbulimi që rezulton në
njohuri. Qëllimi nuk ndryshon nga ai i versioneve të mëparshme.
 Fraza "rezultati i synuar" është ajo që organizata synon të arrijë duke zbatuar sistemin e saj të
menaxhimit mjedisor. Rezultatet minimale të parashikuara përfshijnë rritjen e performancës
mjedisore, përmbushjen e detyrimeve të përputhshmërisë dhe arritjen e objektivave mjedisore.
Organizatat mund të përcaktojnë rezultate shtesë të synuara për sistemin e tyre të menaxhimit
mjedisor. Për shembull, në përputhje me angazhimin e tyre për mbrojtjen e mjedisit, një
organizatë ka mundesi (may) të krijojë një rezultat të synuar për të punuar drejt zhvillimit të
qëndrueshëm.
 Fraza "personi (at) që bëjnë punën nën kontrollin e saj" përfshin personat që punojnë për
organizatën dhe ata që punojnë në emër të saj për të cilat organizata ka përgjegjësi (p.sh.
kontraktorët). Kjo fraze zëvendëson shprehjen "personat që punojnë për të ose në emër të saj"
dhe "persona që punojnë për ose në emër të organizatës" të përdorur në versionin e mëparshëm
të këtij Standardi Ndërkombëtar. Qëllimi i kësaj fjalie të re nuk ndryshon nga ai i versionit të
mëparshëm.
 Koncepti i "objektivit" i përdorur në versionet e mëparshme të këtij Standardi Ndërkombëtar
ndodhet brenda termit "objektiv mjedisor"

© ISO 2015 - All rights reserved 25


ISO 14001:2015(AL)

A.4 Konteksti i organizatës


A.4.1 Të kuptuarit e organizatës dhe kontekstit të saj
Qëllimi i 4.1 është të sigurojë një kuptim të nivelit të lartë dhe konceptual të çështjeve të rëndësishme që
mund të ndikojnë, pozitivisht ose negativisht, në mënyrën se si organizata i menaxhon përgjegjësitë e saj
mjedisore. Çështjet janë tema të rëndësishme për organizimin, problemet për debat dhe diskutim ose
ndryshim të rrethanave që ndikojnë në aftësinë e organizatës për të arritur rezultatet e synuara që
përcakton për sistemin e saj të menaxhimit mjedisor.
Shembuj të çështjeve të brendshme dhe të jashtme të cilat mund të jenë relevante për kontekstin e
organizatës përfshijnë:
a. kushtet mjedisore që lidhen me klimën, cilësinë e ajrit, cilësinë e ujit, përdorimin e tokës,
kontaminimin ekzistues, disponueshmërinë e resurseve natyrore dhe biodiversitetin, që mund të
ndikojnë në qëllimin e organizatës ose të ndikohen nga aspekti i saj mjedisor.
b. rrethanat e jashtme kulturore, sociale, politike, ligjore, rregullatore, financiare, teknologjike,
ekonomike, natyrore dhe rrethana konkurruese, qoftë ndërkombëtare, kombëtare, rajonale apo lokale;
c. karakteristikat e brendshme ose kushtet e organizatës, të tilla si aktivitetet, produktet dhe
shërbimet, drejtimi strategjik, kultura dhe mundesitë (p.sh. njerëzit, njohuritë, proceset, sistemet)
Një kuptim i kontekstit të një organizate përdoret për të krijuar, zbatuar, mirëmbajtur dhe përmirësuar
vazhdimisht sistemin e saj të menaxhimit mjedisor (shih 4.4). Çështjet e brendshme dhe të jashtme të
përcaktuara në 4.1 mund të rezultojnë me rreziqe dhe mundësi për organizatën ose sistemin e
menaxhimit mjedisor (shih 6.1.1 deri 6.1.3). Organizata përcakton ato që duhet të adresohen dhe
menaxhohen (shih 6.1.4, 6.2, pika 7, pika 8 dhe 9.1).
A.4.2 Të kuptuarit e nevojave dhe pritshëmrive të palëve të interesuara
Një organizatë pritet të fitojë një kuptim të përgjithshëm (domethënë të nivelit të lartë, jo të detajuar) të
nevojave dhe pritshmerive të shprehura nga palët e interesuara të brendshme dhe të jashtme që janë
përcaktuar nga organizata për të qenë relevante. Organizata merr në konsideratë njohuritë e fituara kur
përcakton se cilat prej këtyre nevojave dhe pritshmërive duhet ose cilat prej tyre zgjedh per tu perputhur
prshm: detyrimet e saj per përputhshmëri (shih 6.1.1).
Në rastin e një pale të interesuar që percepton veten të prekur nga vendimet e organizatës ose aktivitetet
që lidhen me performancën mjedisore, organizata i konsideron nevojat dhe pritshmerite përkatëse që
bëhen të njohura ose janë i jane shfaqur nga pala e interesuar tek organizata.
Kërkesat e palëve të interesuara nuk janë domosdoshmërisht kërkesat e organizatës. Disa nga
kërkesat e palëve të interesuara pasqyrojnë nevojat dhe pritshmerite që janë të detyrueshme për
shkak se ato janë përfshirë në ligje, rregullore, leje dhe licenca me vendim të qeverisë apo madje edhe
të gjykatës. Organizata ka mundesi (may) të vendosë të pajtohet ose të pranojë vullnetarisht kërkesa
të tjera të palëve të interesuara (p.sh. lidhja e marrëdhënieve kontraktuale, nënshkrimi i një iniciative
vullnetare). Pasi që organizata i pranon ato, ato bëhen kërkesa organizative (domethënë detyrimet e
përputhshmërisë) dhe merren parasysh gjatë planifikimit të sistemit të menaxhimit mjedisor (shih
4.4). Një analizë më e detajuar e detyrimeve të saj të përputhshmërisë kryhet në 6.1.3.

A.4.3 Të menduarit në bazë të rrezikut


Qëllimi i sistemit të menaxhimit mjedisor ka për synim të qartësojë kufijtë fizikë dhe organizative për të
cilët zbatohet sistemi i menaxhimit mjedisor, veçanërisht nëse organizata është pjesë e një organizate më
të madhe. Një organizatë ka liri dhe fleksibilitet për të përcaktuar kufijtë e saj. Ajo ka mundesi (may) të
zgjedhë zbatimin e këtij Standardi Ndërkombëtar në të gjithë organizatën, ose vetëm në pjesë të veçanta
të organizatës, për sa kohë që menaxhimi i lartë për atë pjesë ka autoritet për të krijuar një sistem te
menaxhimit mjedisor.
Në caktimin e qëllimit, besueshmëria e sistemit të menaxhimit të mjedisit varet nga zgjedhja e kufijve
organizativë. Organizata e konsideron shtrirjen e kontrollit ose ndikimit që mund të ushtrojë mbi
aktivitetet, produktet dhe shërbimet duke marrë parasysh një perspektivë të ciklit jetësor. Zbulimi (gjate

© ISO 2015 - All rights reserved 26


ISO 14001:2015(AL)

kontrollit) nuk do të duhet (should) të përdoret për të përjashtuar aktivitetet, produktet, shërbimet ose
objektet që kanë ose mund të kenë aspekte të rëndësishme mjedisore, ose për t'iu shmangur detyrimeve
të saj të përputhshmërisë. Qëllimi është një deklaratë faktike dhe përfaqësuese e veprimeve të organizatës
që përfshihen në kufijtë e sistemit të menaxhimit mjedisor që nuk do te duhet të çorientoj palët e
interesuara.
Pasi organizata pohon se është në përputhje me këtë Standard Ndërkombëtar, zbatohet kërkesa për të
vënë deklaratën e Qellimit në dispozicion të palëve të interesuara.

A.4.4 Të menduarit në bazë të rrezikut


Organizata ruan autoritetin dhe llogaridhënien për të vendosur se si përmbush kërkesat e këtij Standardi
Ndërkombëtar, duke përfshirë nivelin e detajeve dhe shkallën në të cilën ajo:
a. krijon një ose më shumë procese që të kenë besimin se ai (ato) është (janë) i (të) kontrollueshëm,
kryer sipas planifikimit dhe arrijnë rezultatet e dëshiruara;
b. integron kërkesat e sistemit të menaxhimit mjedisor në proceset e ndryshme të biznesit, siç janë
dizenjimi dhe zhvillimi, prokurimi, burimet njerëzore, shitjet dhe marketingu;
c. përfshin çështjet që lidhen me kontekstin e organizatës (shih 4.1) dhe kërkesat e palëve të
interesuara (shih 4.2) brenda sistemit të saj të menaxhimit mjedisor.
Nëse ky Standard Ndërkombëtar zbatohet për pjesë të veçanta të një organizate, politikat, proceset dhe
informacionet e dokumentuara të zhvilluara nga pjesë të tjera të organizatës mund të përdoren për të
përmbushur kërkesat e këtij Standardi Ndërkombëtar, me kusht që ato janë të zbatueshme për atë pjesë
specifike.
Për informacion mbi mirëmbajtjen e sistemit të menaxhimit mjedisor si pjesë e menaxhimit të ndryshimit,
shih paragrafin A.1.
A.5 Lidershipi
A.5.1 Lidershipi dhe anagazhimi
Për të demonstruar lidership dhe përkushtim, ekzistojnë përgjegjësi specifike në lidhje me sistemin e
menaxhimit mjedisor në të cilin menaxhimi i lartë do te duhet (should) të përfshihet personalisht ose që
menaxhimi i larte do te duhet (should) të drejtojë. Menaxhimii larte ka mundesi (may) të delegojë
përgjegjësi për këto veprime tek të tjerët, por mban përgjegjësi për të siguruar që veprimet janë kryer.
A.5.2 Politika e mjedisit
Një politikë mjedisore është një grup parimesh të deklaruara si angazhime në të cilat menaxhimi i lartë
përshkruan synimet e organizatës për të mbështetur dhe përmirësuar performancën e saj mjedisore.
Politika mjedisore i mundëson organizatës të përcaktojë objektivat e saj mjedisorë (shih 6.2), të
ndërmarrë veprime për të arritur rezultatet e synuara të sistemit të menaxhimit mjedisor dhe për të
arritur përmirësim të vazhdueshëm (shih paragrafin 10).
Tre angazhime bazë për politikën mjedisore janë specifikuar në këtë Standard Ndërkombëtar për:
a. mbrojtjen e mjedisit;
b. të përmbushur detyrimet e përputhshmërisë së organizatës;
përmirësimin e vazhdueshëm të sistemit të menaxhimit mjedisor për të përmirësuar performancën
mjedisore
Këto angazhime pasqyrohen më pas në proceset që një organizatë vendos për të adresuar kërkesat
specifike në këtë Standard Ndërkombëtar, për të siguruar një sistem të menaxhimit mjedisor të
qëndrueshëm, të besueshëm dhe serjoz ndaj mjedisit
Angazhimi për të mbrojtur mjedisin ka për qëllim jo vetëm që të parandalojë ndikimet e dëmshme
mjedisore përmes parandalimit të ndotjes, por për të mbrojtur mjedisin natyror nga dëmtimet dhe
degradimet që rrjedhin nga aktivitetet, produktet dhe shërbimet e organizatës. Përcaktimi (et) specifik
(e) që një organizatë ndjek, do te duhet (should) të jenë relevante për kontekstin e organizatës, duke

© ISO 2015 - All rights reserved 27


ISO 14001:2015(AL)

përfshirë kushtet mjedisore lokale ose rajonale. Këto angazhime mund të trajtojnë, për shembull, cilësinë
e ujit, riciklimin, cilësinë e ajrit dhe mund të përfshijnë gjithashtu angazhime që lidhen me adaptimin dhe
zbutjen e ndryshimeve klimatike, mbrojtjen e biodiversitetit dhe ekosistemeve dhe restaurimin.
Ndërsa të gjitha angazhimet janë të rëndësishme, disa “palë të interesit” janë veçanërisht të shqetësuar
me angazhimin e organizatës për të përmbushur detyrimet e saj të përputhshmërisë, veçanërisht kërkesat
ligjore të aplikueshme. Ky Standard Ndërkombëtar specifikon një numër kërkesash në lidhje me këtë
angazhim. Këto përfshijnë nevojën për të:
 përcaktuar detyrimet e përputhshmërisë;
 siguruar që operacionet të kryhen në përputhje me këto detyrime të përputhshmërisë;
 vlerësuar përmbushjen e detyrimeve të përputhshmërisë;
 rregulluar jokonformitetet.
A.5.3 Rolet organizative, përgjegjësitë dhe autoritetet
Ata që janë të përfshirë në sistemin e menaxhimit mjedisor të organizatës do te duhet (should) të kenë
një kuptim të qartë të rolit, përgjegjësive dhe autoritetit të tyre për t'iu përshtatur kërkesave të këtij
Standardi Ndërkombëtar dhe arritjen e rezultateve të synuara.
Rolet dhe përgjegjësitë specifike të identifikuara në 5.3 ka mundesi (may) t'i caktohen një individi,
ndonjëherë i referuar si "përfaqësues i menaxhimit", keto role mund te ndahet midis disa individëve ose
ti caktohen njerit prej anëtareve të menaxhmentit të lartë.
A.6 Planifikimi
A.6.1 Veprimet për të adresuar rreziqet dhe mundësitë A.6.1.1 Të përgjithshme
Qëllimi i përgjithshëm i procesit të përcaktuar në 6.1.1 është të sigurojë që organizata të jetë në gjendje
të arrijë rezultatet e synuara të sistemit të menaxhimit të saj mjedisor, të parandalojë ose reduktojë
efektet e padëshiruara dhe të arrijë përmirësim të vazhdueshëm. Organizata mund ta sigurojë këtë duke
përcaktuar rreziqet dhe mundësitë të cilat duhet të adresohen dhe te planifikohen veprimet për t'i
adresuar ato. Këto rreziqe dhe mundësi mund të lidhen me aspektet mjedisore, detyrimet e
përputhshmërisë, çështje të tjera ose nevoja të tjera dhe pritshmerite e palëve të interesuara.
Aspektet mjedisore (shih 6.1.2) mund të krijojnë rreziqe dhe mundësi që lidhen me ndikimet e
pafavorshme mjedisore, ndikimet e dobishme mjedisore dhe efektet e tjera në organizatë. Rreziqet dhe
mundësitë që lidhen me aspektet mjedisore mund të përcaktohen si pjesë e vlerësimit të rëndësisë ose të
përcaktuara veç e veç.
Detyrimet e përputhshmërisë (shih 6.1.3) mund të krijojnë rreziqe dhe mundësi, të tilla si dështimi për të
përmbushur (të cilat mund të dëmtojnë reputacionin e organizatës ose të rezultojnë në veprime ligjore)
ose kryerjen e detyrimeve të përputhshmërisë (që mund të përmirësojnë reputacionin e organizatës).
Organizata gjithashtu mund të ketë rreziqe dhe mundësi që lidhen me çështje të tjera, duke përfshirë
kushtet mjedisore apo nevojat dhe pritshmeritë e palëve të interesuara, të cilat mund të ndikojnë në
aftësinë e organizatës për të arritur rezultatet e synuara të sistemit të menaxhimit mjedisor të saj p.sh.
a. ndotja e mjedisit për shkak të barrierave gjuhësore midis punonjësve që nuk mund të kuptojnë
procedurat ;
b. rritjen e përmbytjeve për shkak të ndryshimeve klimatike që mund të ndikojnë në mjediset e
organizatave
c. mungesa e burimeve në dispozicion për të mbajtur një sistem efektiv të menaxhimit të mjedisit
për shkak të kufizimeve ekonomike.
d. futja e teknologjive të reja të financuara nga grantet qeveritare, të cilat mund të përmirësojnë
cilësinë e ajrit;
e. mungesa e ujit gjatë periudhave të thatësirës që mund të ndikojë në aftësinë e organizatës për të
perdorur pajisjet e saj të kontrollit të shkarkimeve;
Situatat e emergjencës janë të paplanifikuara ose ngjarjet e papritura që kanë nevojë për aplikim urgjent
të kompetencave, burimeve apo proceseve specifike për të parandaluar ose zbutur pasojat e tyre aktuale
ose të mundshme. Situatat e emergjencës mund të rezultojnë në ndikime të pafavorshme mjedisore ose

© ISO 2015 - All rights reserved 28


ISO 14001:2015(AL)

efekte të tjera në organizatë. Gjatë përcaktimit të situatave të mundshme emergjente (p.sh. zjarri, derdhje
kimike, moti i ashpër), organizata do te duhet (should) të marrë parasysh:
 natyrën e rreziqeve në terren (p.sh. lëngjet e ndezshme, tanket e magazinimit, gazrat e ngjeshur);
 Lloji dhe shkalla e nje situate të mundshme emergjente;
 mundësia për situata emergjente në një objekt aty pranë (p.sh. bimësi, rrugë, hekurudhe)
Edhe pse rreziqet dhe mundësitë duhet të përcaktohen dhe adresohen, nuk ka kërkesa për menaxhim
formal të rrezikut ose një proces të dokumentuar të menaxhimit të rrezikut. Varet nga organizata e cila
zgjedh metodën që do të përdorë për të përcaktuar rreziqet dhe mundësitë e saj. Metoda ka mundesi
(may) të përfshijë një proces të thjeshtë cilësor ose një vlerësim të plotë sasior në varësi të kontekstit në
të cilin organizata vepron.
Rreziqet dhe mundësitë e identifikuara (shih 6.1.1 deri 6.1.3) janë inpute për veprimet e planifikimit (shih
6.1.4) si dhe për përcaktimin e objektivave mjedisore (shih 6.2).
A.6.1.2 Aspektet mjedisore
Një organizatë përcakton aspektet e saj mjedisore dhe ndikimet mjedisore që lidhen me to, dhe përcakton
ato që janë të rëndësishme te cilat duhet të adresohen tek sistemi i menaxhimit mjedisor.
Ndryshimet në mjedis, të pafavorshme ose të dobishme, te cilat rrjedhin tërësisht ose pjesërisht nga
aspektet mjedisore quhen ndikime mjedisore. Ndikimi mjedisor mund të ndodhë në shkalle lokale,
rajonale dhe globale dhe gjithashtu mund të jetë i drejtpërdrejtë, i tërthortë ose kumulativ nga natyra.
Marrëdhënia midis aspekteve mjedisore dhe ndikimeve mjedisore është një maredhenie shkak-pasoj.
Gjatë përcaktimit të aspekteve mjedisore, organizata konsideron një perspektivë të ciklit jetësor. Kjo nuk
kërkon një vlerësim të hollësishëm të ciklit jetësor; te menduarit me kujdes për fazat e ciklit të jetës që
mund të kontrollohen ose ndikohen nga organizata është e mjaftueshme. Fazat tipike të një cikli jetësor
të një produkti (ose shërbimi) përfshijnë marrjen e materialeve të papërpunuara, projektimin, prodhimin,
transportin / dorëzimin, përdorimin, trajtimin në fund të jetës dhe asgjësimin përfundimtar. Fazat e ciklit
të jetës që janë të zbatueshme do të ndryshojnë në varësi të aktivitetit, produktit ose shërbimit.
Një organizatë duhet të përcaktojë aspektet mjedisore brenda fushëveprimit të sistemit të saj të
menaxhimit mjedisor. Ajo merr në konsideratë inputet dhe rezultatet (si të planifikuarat dhe ato të
padëshiruara) që lidhen me aktivitetet e tanishme dhe ato të kaluara, produktet dhe shërbimet e saj;
zhvillime të reja ose te planifikuara; aktivitete, produkte dhe shërbime të reja ose të modifikuara. Metoda
e përdorur do të duhet (should) të marrë parasysh kushtet operative normale dhe anormale, kushtet e
mbylljes dhe fillimit, si dhe situatat emergjente të parashikuara ne menyre te arsyeshme në 6.1.1. Kujdes
do të duhet (should) t'i kushtohet ndodhive të mëparshme të situatave emergjente. Për informacion mbi
aspektet mjedisore si pjesë e ndryshimit të menaxhimit, shih paragrafin A.1.
Një organizatë nuk duhet të marrë parasysh çdo produkt, përbërës ose lëndë të parë individualisht për të
përcaktuar dhe vlerësuar aspektet e tyre mjedisore; ajo ka mundesi (may) të grupojë ose kategorizojë
aktivitetet, produktet dhe shërbimet kur ata kanë karakteristika të përbashkëta.
Gjatë përcaktimit të aspekteve mjedisore, organizata mund të marrë në konsideratë:
 shkarkimet në ajër;
 shkarkimet në uj;
 shkarkimet në tokë;
 përdorimin e lëndëve të para dhe burimeve natyrore;
 përdorimin e energjisë;
 energjia e emetuar (p.sh. nxehtësia, rrezatimi, dridhja (zhurma), drita;
 gjenerimi i mbetjeve dhe / ose nënprodukteve;
 përdorimi i hapësirës.
Përveç aspekteve mjedisore që mund të kontrollojë drejtpërsëdrejti, një organizatë përcakton nëse ka
aspekte mjedisore që organizata dhe aktiviteti i saj mund të ndikojë. Këto mund të lidhen me produktet
dhe shërbimet e përdorura nga organizata të cilat ofrohen nga të tjerët, si dhe produktet dhe shërbimet

© ISO 2015 - All rights reserved 29


ISO 14001:2015(AL)

që u ofron të tjerëve, duke përfshirë ato që lidhen me procese të kontraktuar se jashtmi. Sa i përket asaj
se cfarë një organizatë u ofron të tjerëve, ajo mund të ketë ndikim të kufizuar gjatë përdorimit dhe
trajtimit perfundimtar te produkteve dhe shërbimeve. Megjithatë, në të gjitha rrethanat, është organizata
që përcakton shkallën e kontrollit që është në gjendje të ushtrojë, aspektet mjedisore që mund të ndikojë
dhe shkallën në të cilën zgjedh të ushtrojë një ndikim të tillë.
Do te duhet (should) t'i kushtohet vëmendje aspekteve mjedisore që lidhen me aktivitetet, produktet dhe
shërbimet e organizatës, si psh:
 projektimin dhe zhvillimin e objekteve, proceseve, produkteve dhe shërbimeve të saj;
 blerjen e lëndëve të para, përfshirë nxjerrjen e tyre;
 operacionale ose proceset e prodhimit, duke përfshirë magazinimin;
 funksionimin dhe mirëmbajtjen e objekteve, aseteve organizative dhe infrastrukturës;
 ecurinë mjedisore dhe praktikat e ofruesve të jashtëm
 transportin e produkteve dhe ofrimin e shërbimeve, duke përfshirë paketimin;
 ruajtjen, përdorimin dhe trajtimin në fund të jetës së produkteve
 menaxhimin e mbetjeve, duke përfshirë ripërdorimin, renovimin, riciklimin dhe asgjësimin
Nuk ekziston një metodë e vetme për përcaktimin e aspekteve të rëndësishme mjedisore, megjithatë,
metoda dhe kriteret e përdorura do te duhet (should) të sigurojnë rezultate të qëndrueshme. Organizata
përcakton kriteret për përcaktimin e aspekteve të rëndësishme mjedisore. Kriteret mjedisore janë
kriteret primare dhe minimale për vlerësimin e aspekteve mjedisore. Kriteret mund të lidhen me aspektin
mjedisor (p.sh. tipi, madhësine, frekuencen) ose ndikimi mjedisor (p.sh. ashpërsia, kohëzgjatja,
ekspozimi). Mund të përdoren edhe kritere të tjera. Një aspekt mjedisor mund (may) të mos jetë i
rëndësishëm kur merret parasysh vetëm kriteri mjedisor. Megjithatë, mund të arrijë ose tejkalojë pragun
për përcaktimin e rëndësisë kur merren parasysh kritere të tjera. Këto kritere të tjera mund të përfshijnë
çështje organizative, siç janë kërkesat ligjore ose shqetësimet e paleve te interesuara. Këto kritere të tjera
nuk kanë për qëllim të përdoren për të ulur një aspekt që është i rëndësishëm në bazë të ndikimit të saj
mjedisor.
Një aspekt i rëndësishëm mjedisor mund të rezultojë në një ose më shumë ndikime të rëndësishme
mjedisore dhe mund të rezultojë në rreziqe dhe mundësi që duhet të adresohen për të siguruar që
organizata të mund të arrijë rezultatet e synuara të sistemit të saj të menaxhimit mjedisor.
A.6.1.3 Detyrimet e përputhshmërisë
Organizata përcakton, në një nivel mjaft të hollësishëm, detyrimet e përputhshmërisë të identifikuara në
4.2 që janë të zbatueshme për aspektet e saj mjedisore dhe si ato zbatohen për organizatën. Detyrimet e
përputhshmërisë përfshijnë kërkesat ligjore që një organizatë duhet të përmbushë dhe kërkesat e tjera
që organizata duhet ose zgjedhë te përmbushë.
Kërkesat ligjore të detyrueshme në lidhje me aspektet mjedisore të një organizate mund të përfshijnë,
nëse aplikohen:
 kërkesat nga subjektet qeveritare ose autoritetet e tjera përkatëse;
 ligjet dhe rregulloret ndërkombëtare, kombëtare dhe lokale;
 kërkesat e specifikuara në lejet, licencat ose forma të tjera të autorizimit;
 urdhra, rregulla ose udhëzime nga agjencitë rregullatore;
 aktgjykimet e gjykatave ose gjykatave administrative.
Detyrimet e përputhshmërisë gjithashtu përfshijnë kërkesa të tjera të palëve të interesit të lidhura me
sistemin e menaxhimit të mjedisit, të cilin organizata duhet ose vendos ta miratojë. Këto mund të
përfshijnë, nëse aplikohen:
 marrëveshjet me grupet e komunitetit ose organizatat joqeveritare;
 marrëveshjet me autoritetet publike ose klientët;
 kërkesat organizative
 parimet vullnetare ose kodet e praktikës
 etiketimin vullnetar ose angazhimet mjedisore
 detyrimet që rrjedhin nga marrëveshjet kontraktuale me organizatën

© ISO 2015 - All rights reserved 30


ISO 14001:2015(AL)

 standardet përkatëse organizative ose të industrisë


A.6.1.4 Planifikimi i veprimit
Organizata planifikon, në nivel të lartë, veprimet që duhet të ndërmerren brenda sistemit të menaxhimit
mjedisor për të adresuar aspektet e saj të rëndësishme mjedisore, detyrimet e saj të përputhshmërisë dhe
rreziqet dhe mundësitë e identifikuara në 6.1.1 që janë prioritet për organizatën të arrijë rezultatet e
synuara të sistemit të menaxhimit të saj mjedisor.
Veprimet e planifikuara do të mund (may) të përfshijnë vendosjen e objektivave mjedisore (shih 6.2) ose
mund të përfshihen në procese të tjera të sistemit të menaxhimit mjedisor, individualisht ose në
kombinim. Disa veprime mund të adresohen nëpërmjet sistemeve të tjera të menaxhimit, siç janë ato që
lidhen me shëndetin dhe sigurinë në punë ose vazhdimësinë e biznesit, ose nëpërmjet proceseve të tjera
të biznesit që lidhen me rrezikun, menaxhimin financiar ose të burimeve njerëzore.
Kur shqyrton mundësitë e saj teknologjike, një organizatë do të duhet (should) të marrë në konsideratë
përdorimin e teknikave më të mira që ka në dispozicion, ekonomikisht të qëndrueshme, me kosto efektive
dhe të gjykuara si të përshtatshme. Kjo nuk synon të nënkuptojë që organizatat janë të detyruara të
përdorin metodologjitë e kostos së mjedisit.
A.6.2 Objektivat mjedisore dhe planifikimi për t'i arritur ato.
Menaxhimi i larte mund të përcaktojë objektivat mjedisore në nivelin strategjik, nivelin taktik ose nivelin
operativ. Niveli strategjik përfshin nivelet më të larta të organizatës dhe objektivat mjedisore mund të
zbatohen në të gjithë organizatën. Nivelet taktike dhe operacionale mund të përfshijnë objektivat
mjedisore për njësitë ose funksionet specifike brenda organizatës dhe do te duhet (should) të jenë në
përputhje me drejtimin e saj strategjik.
Objektivat mjedisore do të duhet (should) t'u komunikohen personave që punojnë nën kontrollin e
organizatës, të cilët kanë aftësinë për të ndikuar në arritjen e objektivave mjedisore.
Kërkesa për "të marrë parasysh aspekte të rëndësishme mjedisore" nuk do të thotë që duhet të
përcaktohet një objektiv mjedisor për çdo aspekt të rëndësishëm mjedisor, megjithatë këto kanë prioritet
të lartë kur përcaktohen objektivat mjedisore.
“Në përputhje me politikën mjedisore” do të thotë që objektivat mjedisore janë përgjithësisht të lidhura
dhe të harmonizuara me angazhimet e bëra nga menaxheri i lartë në politikën mjedisore, duke përfshirë
angazhimin për përmirësim të vazhdueshëm.
Treguesit janë zgjedhur për të vlerësuar arritjen e objektivave të matshme mjedisore. "Të matshme" do
të thotë se është e mundur të përdoren metoda sasiore ose cilësore në lidhje me një shkallë të caktuar për
të përcaktuar nëse është arritur qëllimi mjedisor. Duke specifikuar "nëse është praktike", pranohet se
mund të ketë situata kur nuk është e mundur të matet një objektiv mjedisor, megjithatë, është e
rëndësishme që organizata të jetë në gjendje të përcaktojë nëse është arritur ose jo një objektiv mjedisor.
Për informacion shtesë mbi treguesit e mjedisit, shih ISO 14031.
A.7 Mbështetja
A.7.1 Burimet
Nevojiten resurse për funksionimin dhe përmirësimin efikas të sistemit të menaxhimit mjedisor dhe për
të përmirësuar performancën mjedisore. Menaxhimi i larte do të duhet (should) të sigurojë që ata që kanë
përgjegjësi të sistemit të menaxhimit mjedisor të mbështeten me burimet e nevojshme. Burimet e
brendshme do të mund (may) të plotësohen nga një ofrues i jashtëm.
Burimet mund të përfshijnë burimet njerëzore, burimet natyrore, infrastrukturën, teknologjinë dhe
burimet financiare. Shembuj të burimeve njerëzore përfshijnë aftësi dhe njohuri të specializuara. Shembuj
të burimeve të infrastrukturës përfshijnë ndërtesat, pajisjet, depozitat nëntokësore dhe sistemin e
kullimit.

© ISO 2015 - All rights reserved 31


ISO 14001:2015(AL)

A.7.2 Kompetenca
Kërkesat e kompetencës së këtij Standardi Ndërkombëtar zbatohen për personat që punojnë nën
kontrollin e organizatës, të cilët ndikojnë në performancën e saj mjedisore, duke përfshirë personat:
a. puna e të cilëve ka potencial të shkaktojë një ndikim të rëndësishëm mjedisor;
b. të cilëve u caktohen përgjegjësitë për sistemin e menaxhimit mjedisor, duke përfshirë ata që:
1. përcaktojnë dhe vlerësojnë ndikimet mjedisore ose detyrimet e përputhshmërisë;
2. kontribuojnë në arritjen e një objektivi mjedisor;
3. t'u përgjigjet situatave emergjente;
4. kryejnë auditime të brendshme;
5. kryejnë vlerësime të përputhshmërisë.
A.7.3 Ndërgjegjësimi
Me ndërgjegjësimin për politikën mjedisore nuk do të duhet (should) të nënkuptohet se angazhimet duhet
të memorizohen ose që personat që punojnë nën kontrollin e organizatës kanë një kopje të politikës
mjedisore të dokumentuar. Përkundrazi, këta persona do të duhet (should) të jenë të vetëdijshëm për
ekzistencën e saj, qëllimin e saj dhe rolin e tyre në arritjen e angazhimeve, duke përfshirë atë se si puna e
tyre mund të ndikojë në aftësinë e organizatës për të përmbushur detyrimet e saj të përputhshmërisë.
A.7.4 Komunikimi
Komunikimi lejon organizatën të ofrojë dhe të marrë informata relevante për sistemin e saj të menaxhimit
mjedisor, përfshirë informacionin në lidhje me aspektet e saj të rëndësishme mjedisore, performancën
mjedisore, obligimet e përputhshmërisë dhe rekomandimet për përmirësim të vazhdueshëm.
Komunikimi është një proces dyanësh, Brenda dhe jashtë organizatës.
Kur vendoset procesi i saj i komunikimit, struktura e brendshme organizative do te duhet (should) të
konsiderohet për të siguruar komunikimin me nivelet dhe funksionet më të përshtatshme. Një qasje e
vetme mund të jetë e përshtatshme për të përmbushur nevojat e shumë palëve të ndryshme të
interesuara, ose qasje të shumëfishta mund të jenë të nevojshme për të adresuar nevojat specifike të
palëve të interesuara individuale.
Informacioni i marrë nga organizata mund të përmbajë kërkesat e palëve të interesuara për informata të
veçanta lidhur me menaxhimin e aspekteve të saj mjedisore, ose mund të përmbajnë përshtypje të
përgjithshme ose pikëpamje mbi mënyrën se si organizata e kryen këtë menaxhim. Këto përshtypje ose
pamje mund të jenë pozitive ose negative. Në rastin e fundit (p.sh. ankesat), është e rëndësishme që një
përgjigje e menjëhershme dhe e qartë të jepet nga organizata. Një analizë e mëpasshme e këtyre ankesave
mund të sigurojë informacion të vlefshëm për zbulimin e mundësive për përmirësimin e sistemit të
menaxhimit mjedisor.
Komunikimi do të duhet (should):
a. të jetë transparent, pra organizata është e hapur në mënyrën se si rjedh/derivon ajo që ka
raportuar;
b. të jetë i përshtatshëm, në mënyrë që informacioni të plotësojë nevojat e palëve përkatëse të
interesit, duke u mundësuar atyre të marrin pjesë;
c. të jetë i sinqertë dhe jo mashtrues për ata që mbështeten në informacionin e raportuar;
d. te jetë faktik, i sakt dhe i besueshëm;
e. të mos përjashtojë informacionin përkatës.
f. të jetë i kuptueshem për palët e interesuara.
Për informacion mbi komunikimin si pjesë e menaxhimit të ndryshimit, shih paragrafin A.1. Për
informacion shtesë mbi komunikimin, shihni ISO 14063.

© ISO 2015 - All rights reserved 32


ISO 14001:2015(AL)

A.7.5 Informacioni i dokumentuar


Një organizatë do të duhet (should) të krijojë dhe mbajë informacion të dokumentuar në një mënyrë të
mjaftueshme për të siguruar një sistem të përshtatshëm, adekuat dhe efektiv të menaxhimit të mjedisit.
Fokusi primar do të duhet (should) të jetë në zbatimin e sistemit të menaxhimit mjedisor dhe në ecurinë
e mjedisit, jo në një sistem kompleks të kontrollit të informacionit të dokumentuar.
Përveç informacionit të dokumentuar të kërkuar në pikat specifike të këtij Standardi Ndërkombëtar, një
organizatë do të mund (may) të zgjedhë të krijojë informacione shtesë të dokumentuara për qëllime të
transparencës, llogaridhënies, vazhdimësisë, konsistencës, trajnimit ose lehtësisë në auditim.
Informacioni i dokumentuar i krijuar fillimisht për qëllime të ndryshme nga sistemi i menaxhimit të
mjedisit do te mund (may) të përdoret. Informacioni i dokumentuar i lidhur me sistemin e menaxhimit
mjedisor do të mund (may) të integrohet me informacionit nga sistemet e tjera të menaxhimit të zbatuara
nga organizata. Nuk duhet të jenë në formën e një manuali.
A.8 Kontrolli i proceseve, produkteve dhe shërbimeve të siguruara nga jashtë
A.8.1 Planifikimi dhe kontrolli operacional
Lloji dhe shtrirja e kontrollit (eve) operacional (e) varet nga natyra e operacioneve, rreziqet dhe
mundësitë, aspekte të rëndësishme mjedisore dhe detyrimet e përputhshmërisë. Një organizatë ka
fleksibilitetin për të zgjedhur llojin e metodave të kontrollit operacional, individualisht ose në kombinim,
që janë të nevojshme për të siguruar që procesi eshte efektiv dhe të arrijë rezultatet e dëshiruara. Metoda
të tilla mund të përfshijnë:
 projektimin e proceseve në mënyrë të tillë që të parandalojnë gabimet dhe të sigurojnë rezultate
të qëndrueshme;
 përdorimin e teknologjive për të kontrolluar procesin dhe për të parandaluar rezultatet negative
(p.sh. kontrollet inxhinierike);
 operimin me personel kompetent për të siguruar rezultatet e dëshiruara;
 kryerjen e proçesit në mënyrë të specifikuar;
 monitorimin ose matjen e proceseve për të kontrolluar rezultatet;
 përcaktimin e përdorimit dhe sasinë e nevojshme të informacionit të dokumentuar.
Organizata vendos masën e kontrollit të nevojshëm në kuadër të proceseve të veta të biznesit (p.sh.
procesi i prokurimit) për të kontrolluar ose ndikuar një proces të kontraktuar se jashtmi ose per ofruesit
e produkteve dhe shërbimeve. Vendimi i saj do t do të duhet të bazohet mbi faktorë të tillë si:
Njohuritë, kompetencat dhe burimet, duke përfshirë:
 kompetencën e ofruesit të jashtëm për të përmbushur kërkesat e sistemit të menaxhimit
mjedisor të organizatës;
 kompetencën teknike të organizatës për të përcaktuar kontrollet e duhura ose për të
vlerësuar përshtatshmërinë e kontrolleve;
 rëndësin dhe efektin potencial të produktit dhe shërbimit qe do të kenë në aftësinë e
organizatës për të arritur rezultatin e synuar të sistemit të menaxhimit të saj mjedisor;
 shkallën në të cilën shperndahet kontrolli i procesit;
 aftësinë e arritjes së kontrollit të nevojshëm përmes zbatimit të procesit të përgjithshëm
të prokrimit;
 mundësitë e përmirësimit në dispozicion.
Kur një proces është kontraktuar, ose kur produktet dhe shërbimet ofrohen nga ofruesit e jashtëm, aftësia
e organizatës për të ushtruar kontroll ose ndikim mund të varjojë nga kontrolli i drejtpërdrejtë deri në
ndikim të kufizuar ose pa kontroll fare. Në disa raste, një proces i jashtëm i kryer në terren mund të jetë
nën kontrollin e drejtpërdrejtë të një organizate; në raste të tjera, aftësia e një organizate për të ndikuar
në një proces të kontraktuar mund të jetë e kufizuar.
Gjatë përcaktimit të llojit dhe shtrirjes së kontrolleve operacionale që lidhen me ofruesit e jashtëm, duke
përfshirë kontraktorët, organizata do te mund (may) të konsiderojë një ose më shumë faktorë si:
 aspektet mjedisore dhe ndikimet e lidhura me mjedisin;

© ISO 2015 - All rights reserved 33


ISO 14001:2015(AL)

 rreziqet dhe mundësitë që lidhen me prodhimin e produkteve të saj ose ofrimin e shërbimeve të
saj;
 detyrimet e përputhshmërisë së organizatës.
Për informacion mbi kontrollin operacional si pjesë e menaxhimit të ndryshimit, shih paragrafin A.1. Për
informacion mbi perspektivën e ciklit të jetës, shih A.6.1.2.
Një proces i kontraktuar është ai që përmbush të gjitha këto që vijojnë:
 është brenda fushëveprimit të sistemit të menaxhimit mjedisor;
 është pjesë përbërëse e funksionimit të organizatës;
 është i nevojshem që sistemi i menaxhimit të mjedisit të arrijë rezultatin e synuar;
 përgjegjësia për përputhshmeri me kërkesat ruhet/mbahet nga organizata;
 organizata dhe ofruesi i jashtëm kanë një marrëdhënie ku kryerja e procesit perceptohet nga palët
e interesuara si të kryera nga vet organizata.
Kërkesat mjedisore janë nevojat dhe pritshmëritë ekologjike të organizatës që përcaktohen dhe i
komunikon palëve të saj të interesuara (p.sh. një funksion i brendshëm, si prokurimi, një klient, një ofrues
i jashtëm).
Disa nga ndikimet e rëndësishme mjedisore të organizatës mund të ndodhin gjatë transportimit,
shpërndarjes, përdorimit, trajtimit në fund të jetës ose largimit përfundimtar të produktit apo shërbimit
të saj. Duke siguruar informacion, një organizatë mund të parandalojë ose zbutë ndikimet e dëmshme
mjedisore gjatë këtyre fazave të ciklit të jetës.
A.8.2 Përgatitja dhe përgjigja ndaj emergjencave
Është përgjegjësi e secilës organizatë që të përgatitet dhe t'u përgjigjet situatave emergjente në një
mënyrë të përshtatshme për nevojat e saj specifike. Për informacion mbi përcaktimin e situatave
emergjente, shih A.6.1.1.
Gjatë planifikimit të përgatitjes dhe reagimit ndaj emergjencave, organizata do të duhet (should) të marrë
parasysh:
a. metodën më të përshtatshme për t'u përgjigjur në një situatë emergjente;
b. procesin e komunikimit të brendshëm dhe të jashtëm;
c. veprimet e nevojshme për të parandaluar ose zbutur ndikimet mjedisore;
d. zbutjen dhe reagimin ndaj veprimeve që do të merren për llojet e ndryshme të situatave
emergjente;
e. nevojën për vlerësim pas emergjencës për të përcaktuar dhe zbatuar veprime korrigjuese;
f. testimin periodik të veprimeve të planifikuara emergjente;
g. trajnimin e personelit të reagimit emergjent;
h. një listë të personelit kryesor dhe të grupeve të ndihmës, duke përfshirë detajet e kontaktit (p.sh.
zjarrfikësit, shërbimet e pastrimit të derdhjeve/ shkarkimeve);
i. rrugët e evakuimit dhe pikat e montimit;
j. mundësia e ndihmës së ndërsjellë nga organizatat fqinje.
A.9 Vlerësimi i performancës
A.9.1 Monitorimi, matja, analiza dhe vlerësimi
A.9.1.1 Të përgjithshme
Gjatë përcaktimit të asaj që do të duhet (should) të monitorohet dhe të matet, përveç përparimit në
objektivat mjedisore, organizata do të duhet (should) të marrë parasysh aspektet e saj të rëndësishme
mjedisore, detyrimet e perpuethshmërisë dhe kontrollet operacionale.
Metodat e përdorura nga organizata për monitorimin dhe matjen, analizimin dhe vlerësimin do të duhet
(should) të përcaktohen në sistemin e menaxhimit mjedisor, me qëllim që të sigurohet që:
a. koha e monitorimit dhe matjes koordinohet me nevojën për analiza dhe rezultate të vlerësimit;
b. rezultatet e monitorimit dhe matjes janë të besueshme, të riprodhueshme dhe të gjurmueshme;

© ISO 2015 - All rights reserved 34


ISO 14001:2015(AL)

c. analiza dhe vlerësimi janë të besueshme dhe të riprodhueshme, dhe mundësojnë organizatën të
raportojë trendin.
Analiza e performancës mjedisore dhe rezultatet e vlerësimit do të duhet (should) t'u raportohen atyre
që kanë përgjegjësi dhe autoritet për të ndërmarrë veprime të përshtatshme.
Për informacion shtesë mbi vlerësimin e performancës mjedisore, shih ISO 14031. A.9.1.2
A.9.1.2 Vlerësimi i përputhshmërisë
Frekuenca dhe koha e vlerësimeve të përputhshmërisë mund të ndryshojnë varësisht nga rëndësia e
kërkesës, ndryshimet në kushtet e operimit, ndryshimet në detyrimet e përputhshmërisë dhe
performanca e kaluar e organizatës. Një organizatë mund të përdorë metoda të ndryshme për të ruajtur
njohuritë dhe kuptimin e statusit të përputhshmërisë, megjithatë të gjitha obligimet e përputhshmërisë
duhet të vlerësohen në mënyrë periodike.
Nëse rezultatet e vlerësimit të përputhshmërisë tregojnë një dështim për të përmbushur një kërkesë
ligjore, organizata duhet të përcaktojë dhe zbatojë veprimet e nevojshme për të arritur perpthshmërinë.
Kjo mund të kërkojë komunikim me një agjenci rregullatore dhe marrëveshje për një kurs veprimi për të
përmbushur kërkesat e saj ligjore. Kur një marrëveshje e tillë është në fuqi, ajo bëhet një detyrim per
përputhshmëri.
Një mospërputhje nuk perben domosdoshmërisht një jokonformitet nëse, për shembull, ajo identifikohet
dhe korrigjohet nga proceset e sistemit të menaxhimit mjedisor. jokonformitetet e lidhura me
përputhshmërinë duhet të korrigjohen, edhe nëse ato jokonformitete nuk kanë rezultuar në
mospërputhje aktuale me kërkesat ligjore.
A.9.2 Auditim i brendshem
Auditorët do të duhet (should) të jenë të pavarur nga aktiviteti që do auditohet, praktikisht, dhe do të
duhet (should) në të gjitha rastet të veprojë në një mënyrë të paanshme dhe pa konflikte interesi.
Jokonformitetet e identifikuara gjatë auditimeve të brendshme janë subjekt i veprimeve të përshtatshme
korrigjuese. Kur shqyrton rezultatet e auditimeve të mëparshme, organizata do tի duhet (should) të
përfshijë:
a. jokonformitetet e identifikuara më parë dhe efektiviteti i veprimeve të ndërmarra;
b. rezultatet e auditimeve të brendshme dhe të jashtme.
Për informacion shtesë mbi krijimin e një programi të auditimit të brendshëm, kryerjen e auditimeve të
sistemit të menaxhimit mjedisor dhe vlerësimin e kompetencave të personelit të auditimit, shih ISO
19011. Për informacion mbi programin e auditimit të brendshëm si pjesë e ndryshimit të menaxhimit,
shih paragrafin A.1.
A.9.3 Rishikimi i menaxhimit
Rishikimi i menaxhimit do të duhet (should) të jetë i nivelit të lartë; nuk duhet të jetë një rishikim i
hollësishëm i informacionit të detajuar. Temat e rishikimit të menaxhimit nuk duhet të adresohen
menjëherë. Rishikimi do te mund (may) të bëhet për një periudhë kohore dhe mund të jetë pjesë e
aktiviteteve të planifikuara rregullisht të menaxhimit, siç janë mledhjet e bordit ose takimet operacionale;
nuk duhet të jetë një aktivitet i veçantë.
Ankesat relevante të marra nga palët e interesuara rishikohen nga menaxhimi i lartë për të përcaktuar
mundësitë për përmirësim.
Për informacion mbi rishikimin e menaxhimit si pjesë e menaxhimit të ndryshimit, shih paragrafin A.1.
“Përshtatshmëria” i referohet mënyrës se si sistemi i menaxhimit mjedisor i përshtatet organizatës,
operacioneve të saj, kulturës dhe sistemeve të biznesit. "Përshtatshmëria" i referohet nëse plotësohen
kërkesat e këtij Standardi Ndërkombëtar dhe zbatohet në mënyrë adekuate. "Efektiviteti" i referohet nëse
po arrien rezultatet e dëshiruara.

© ISO 2015 - All rights reserved 35


ISO 14001:2015(AL)

A.10 Përmirësimi
A.10.1 Të përgjithshme
Organizata do të duhet (should) të marrë në konsideratë rezultatet nga analiza dhe vlerësimi i
performancës mjedisore, vlerësimi i përputhshmërisë, auditimet e brendshme dhe rishikimi i menaxhimit
gjatë ndërmarrjes së veprimeve për përmirësim.
Shembuj të përmirësimit përfshijnë veprime korrigjuese, përmirësime të vazhdueshme, ndryshime të
mëdha, risi dhe riorganizim.
A.10.2 Jokonformiteti dhe veprimi korrigjues
Një nga qëllimet kryesore të një sistemi të menaxhimit të mjedisit është që të veprojë si një mjet
parandalues. Koncepti i veprimit parandalues shprehet në 4.1 (kuptimi i organizatës dhe kontekstit të
saj) dhe 6.1 (Veprime për të adresuar rreziqet dhe mundësitë).
A.10.3 Permiresim i vazhdueshem
Shkalla, shtrirja dhe koha e veprimeve që mbështesin përmirësimin e vazhdueshëm përcaktohen nga
organizata. Performanca mjedisore mund të përmirësohet duke aplikuar sistemin e menaxhimit mjedisor
në tërësi ose duke përmirësuar një ose më shumë elementë të tij.

© ISO 2015 - All rights reserved 36


ISO 14001:2015(AL)

Shtojca B (informues) Korresponenca midis ISO 14001:2015 dhe ISO


14001:20014
Tabela B.1 tregon lidhjen korrespondencën midis këtij versioni të Standardit Ndërkombëtar (ISO
14001:205) dhe versionit të mëparshme (ISO 14001:2004).

Table B.1 — korrespondenca midis ISO 14001:2015 dhe ISO 14001:2004


Tabela B.1 — korrespondenca midis ISO 14001:2015 dhe ISO 14001:2004

ISO 14001:2015 ISO 14001:2004


Tituli i ceshtjes Tituli i ceshtjes
Numri i Numri i
ceshtjes ceshtjes

Hyrje Hyrje

Qellimi Qellimi
1 1
Referencat Referencat
2 2
Terma dhe percaktime 3 3 Terma dhe percaktime

Konteksti I organizates 4

4
Kerkesat e sistemit te menaxhimit te mjedisit
Te kuptuarit e organizates dhe kontekstit te saj 4.1

Te kuptuarit e nevoja dhe interesave te paleve te 4.2


intewresuara

4.3 4.1 Kerkesa te pergjithshme


Percaktimi I qellimit te sistemit te menaxhimit te mjedisit

Sistemi I menaxhimit te mjedisit 4.4 4.1 Kerkesa te pergjithshme

Leadership- i 5

Leadershipi dhe angazhimi 51

Politika mjedisore 5.2 4.2 Politika e mjesdisit

Rolet pergjegjesit dhe autoritetet ne organizate 5J3 4.4.1 Burimet, Rolet, Pergjegjesite Dhe Autoritetet
Planifikimi 6 4.3 Planifikimi

Rreziqet dhe mundesite dhe veprimet per ti adresuar ato


6.1
Te pergjithshme
6.1.1
Aspektet mjedisore 6.1.2 4.3.1 Aspektet mjedisore

Detyrimet per perpuethshmeri 6.1.3 4.3.2 Kerkesat ligjore dhe te tjera


Planifikimi i veprimeve 6.1.4

Objektivat mjedisore dhe planifikimi per ti arritur ato 6.2

4.3.3 Objektivat tageti dhe programet


Objektivat mjedisore 6.2.1

Planifikimi I veprimeve per te arritur objektivat mjedisore


6.2.2

Mbeshtetja z 4.4 Zbatimi dhe operimi

Burimet 7.1 4.4.1 Burimet, rolet, pergjegjesia dhe autoriteti

Kompetencat Z2
4.4.2 Kompetenca, trajnimi dhe ndergjegjesimi
Ndergjegjesimi 73

Komunikimi 74
Te pergjithshme 7.4.1
4.4.3 Komunikimi
Komunikimi I brendshem 7.4.2

Komunikimi I jashtem 7.4.3

© ISO 2015 - All rights reserved 37


ISO 14001:2015(AL)

Tabela B.1 (vazhdimi)


ISO 14001:2015 ISO 14001:2004
Tituli i ceshtjes Tituli i ceshtjes
Numri i Numri i
ceshtjes ceshtjes

Informacioni I dokumentuar 75
4.4.4 Dokumentacioni
Te pergjithshme 7.5.1

4.4.5 Kontrolli I dokumentave


Krijimi dhe prditesimi 7.5.2
4.5.4 Kontrolli I rekordeve

4.4.5 Kontrolli I dokumentave


Kontrolli I informacionit te dokumentuar 7.5.3
4.5.4 Kontrolli I rekordeve

Operacionalet 8 4.4 Zbatimi dhe operimi

Planifikimi dhe kontroli operacional 8.1 4.4.6 Kontrolli operacional

Pergatitja dhe pergjigja ndaj emergjencave 8.2 4.4.7 Pergatitja dhe pergjigja ndaj emergjencave

Vleresimi I perforamnces 9 4.5 Checking

Monitorimi, matja, analizimi dhe vleresimi 9.1


4.5.1 Monitorimi dhe matja
Te pergjithshme 9.1.1

Vlerësimi i perputhsmerise 9.1.2 4.5.2 Vlerësimi i përputhshmërisë

Auditimi I brendshem 9.2


Te pergjithshme 9.2.1 4.5.5 Auditimi I brendshem

Programi I auditimit te brendshem 9.2.2

Rishikim I menaxhimit 9.3 4.6 Rishikim I menaxhimit


Permiresimi
10
Te pergjithshme 10.1
Jokonformitetet, veprimet korrigjues dhe veprimet
Jokonformitetet dhe veprimet korrigjues 10.2 4.5.3
parandaluese
Permiresimi I vazhdueshem 10.3

Udhëzime për përdorimin e këtij Standardi Ndërkombëtar Shtojca A Shtojca A Udhëzime për përdorimin e këtij Standardi Ndërkombëtar

Korrespondenca midis ISO 14001:2015 and ISO 14001:2004 Shtojca B

Shtojca B Korrespondenca midis ISO 14001:2004 dhe ISO 9001:2008

Bibliografi Bibliografi
Indeksi I termave

© ISO 2015 - All rights reserved 38


ISO 14001:2015(AL)

Bibliografi
[1] ISO 14004, Sistemet e menaxhimit te mjedisit - Udhëzime të përgjithshme mbi parimet, sistemet dhe
teknikat mbështetëse

[2] ISO 14006, Sistemet e menaxhimit te mjedisit - Udhëzime për përfshirjen e ekodizajnit

[3] ISO 14031, Menaxhimi i mjedisit - Vlerësimi i performancës mjedisore - Udhëzimet

[4] ISO 14044, Menaxhimi mjedisor - Vlerësimi i ciklit jetësor - Kërkesat dhe udhëzimet

[5] ISO 14063, Menaxhimi mjedisor - Komunikimi mjedisor - Udhëzime dhe shembuj

[6] ISO 19011, Udhëzime për auditimin e sistemeve të menaxhimit

[7] ISO 31000, Menaxhimi i rrezikut - Parimet dhe udhëzimet

[8] ISO 50001, Sistemet e menaxhimit të energjisë - Kërkesat me udhëzime për përdorim

[9] ISO Guide 73, Menaxhimi i rrezikut – Fjalori

© ISO 2015 - All rights reserved 39


ISO 14001:2015(AL)

Indeksi i termave

auditim 3.4.1 kompetenc 3.3.1 detyrimet pale te interesuara 3.1.6

e perpuethshmërisë 3.2.9 konformitet kërkesat ligjore dhe kërkesat e tjera (afati i


pranuar për përmbushjen e detyrimeve) 3.2.9
3.4.2 permiresim i vazhdueshem 3.4.5
cikel I jetes 3.3.3
veprim korrigjues 3.4.4 informacion të
sistem menaxhimi 3.1.1
dokumentuar 3.3.2 efektivitet 3.4.6
matje 3.4.9
mjedis 3.2.1 aspekte mjedisore 3.2.2
monitorimi 3.4.8
kushte mjedisore 3.2.3 ndikimi ne mjedis
jokonformitet/ moskonformitet 3.4.3
3.2.4 sistemet e menaxhimit mjedisor
objektiva 3.2.5
3.1.2 objektiva mjedisor 3.2.6 performanc
organizata 3.1.4
mjedisore 3.4.11 politika mjedisore 3.1.3
outsource (folje) 3.3.4
tregues 3.4.7
performanc 3.4.10

parandalimi i ndotjes 3.2.7

procesi 3.3.5

kerkesat 3.2.8

rrezik 3.2.10

rreziku dhe mundesite 3.2.11 menaxhimi i larte 3.1.5

© ISO 2015 - All rights reserved 40


ISO 14001:2015(E)

ICS 13.020.10
Cmimi bazuar ne 42 faqe

© ISO 2015 - All rights reserved

You might also like