Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 35

Proceset që konsumojnë hidrogjen

Punuan : Brixhilda Vora


Klea Bakalli
Pranoi : Prof. Dr. Spiro Drushku
Nëntemat
• Proceset që konsumojnë hidrogjen
• Hidrotrajtimi dhe hidroprocesi
• Hidrokrekimi
• Distilatet e hidrodesulfurimit
• Desulfurimi i thellë i naftës (hidrofinimi)
• Hidrogjenizimi i dieneve të lehta
• Ngopja e aromatikëve
• Hidrokrekimi
• Hidrokonvertimi (dhe skema)
• Emetimet nga hidrotrajtimi
• Proceset që konsumojnë hidrogjen (desulfurimi, distilimi katalitik, hidrogjenimi i dieneve të lehta,
hidroprocesimi i mbetjeve, hidrokrekimi. Përmbledhje e proceseve si nga ana ekonomike por edhe
mjedisore)

1/24/2021 2
Procese që konsumojnë hidrogjen.
• Ka dy lloje procesesh kryesore të cilat përfshihen në këtë kategori
• Hidrokrekingu dhe Hidrotrajtimi.
• Të dyja proceset konsistojnë në reaksion në katalizator metali në prani të
Hidrogjenit. Shumë nga këto lloj procesesh gjenden në rafineri, të emërtuar në
sajë të tipit të ushqimit të trajtuar dhe kushteve të reaksionit. E përbashkëta e
këtyre proceseve është se të gjitha mbështeten në procese hidrogjenore dhe si për
pasojë pra konsumojnë hidrogjen. Procesi izomerimit të alkalinave apo olefinave
gjithashtu kërkon një konsumim të hidrogjenit .

1/24/2021 3
Hidrotrajtimi dhe Hidroprocesi
• Janë të ngjashme si procese dhe përdoren për të larguar papastërti si
sulfure,azot,oksigjen, dhe gjurmojnë papastërti të metaleve të cilat mund të
ndikojnë në deaktivizim të procesit katalitik.
• Hidrotrajtimi gjithashtu përmirëson cilësinë e fraksioneve duke bërë shndërrimin
e olefinave dhe diolefinave në parafina me qëllim zvogëlimin e formimit
të mbetjeve të ngurta në karburante.
• Hidroprocesi I cili zakonisht përdor mbetje nga njësitë e distilimit të papërpunuar
gjithashtu transformon këto molekula më të rënda për prodhime më të lehta dhe
me ekonomike
• Të dyja këto procese janë zakonisht të vendosura në krye të atyre proceseve në
të cilat squfuri dhe azoti mund te kenë efekte të kundërta në katalizator sic dhe
janë njësitë katalitike dhe ato të hidrokrekingut.
• Proceset përdorin katalizatorë në prani të sasive të konsiderueshme të
hidrogjenit nën presion dhe temperaturë të lartë për të reaguar kështu lëndët e
1/24/2021
para dhe papastërtitë me hidrogjen. 4
Procesi
.
I hidrotrajtimit mund të ndahet në disa kategori si të tipit:

• Hidrodesulfurimi,hidrodenitrifikimi,ngopja e olefinave dhe aromatikëve.


• Një njësi hidrotrajtuese e përdorur specifikisht për të hequr squfurin quhet njësi
hidrodesulfurizimi (HDS).
• Një njësi hidrotrajtuese e nafteneve,e cila është një trajtë e lëngët e një përzierje
hidrokarburesh shërben për tri qëllime,desulfurizim,denitrogjenizim, dhe
stabilizim të rrymës së ushqimit në izomerim dhe njësive reformuese.
• Stabilizimi I rrjedhave të naftës zakonisht kërkon shndërrimin e hidrokarbureve të
pangopura të prodhuara gjatë proceseve të krekingut termik e katalitik në
parafina.
• Hidrogjenizimi selektiv I dieneve të lehta të cilat përmbajnë dhe olefina të lehta
mund të ndodhë pjesërisht.
• Hidrogjenizimi I aromatikeve është një variant I distilimit të përpunuar.

1/24/2021 5
.

Një njësi hidrotrajtimi në proçesin e gjysëmdistilimit ka dy qëllime kryesore,


desulfurizimin dhe dehidrogjenizimin e rrymës së gjysëm distilimit.
Stabilizimi I rrymave të gjysëm distilimit është I kërkuar kur sasi të mëdha të
përbërësve të plasaritur përzihen në zonën e gjysëm distilimit dhe zakonisht kërkojnë
ngopje të pjesshme të aromatikëve dhe olefinave si edhe zvogëlimin e përmbajtjes së
azotit. Ngopja e aromatikëve mund të kërkohet për të bërë ngopjen me naftë,vajgur
dhe lëndët e para të naftës.
Aplikimet e këtij procesi gjejnë vend në përmirësimet e shkarkimeve të tymit të
karburanteve në turbinat e avionëve,zvogëlimin e përmbajtjes së aromatikëve për të
përmbushur kështu kërkesat për kontrollin e ndotjes së ajrit,prodhimi I cikloheksanit
nga benzene dhe përmirësimi I numrit të cetanit në karburantet me naftë.

1/24/2021 6
.
Desulfurimi I naftës

Desulfurimi I thellë I naftës (hidrofinimi), bëhet për vajrat nxehës të naftës


për të përmbushur kërkesat specifike të produktit. Arsye të tjera janë për të
përmirësuar ngjyrën dhe qëndrueshmërinë e sedimenteve.
Hidrotrajtimi I mbetjeve ,zbatohet për të përmirësuar cilësinë e mbetjeve
kryesisht ato atmosferike në një njësi të mbetjes së krekingut katalitik (rcc) .
Hidroprocesimi gjithashtu mund të projektohet për të larguar nivele të ulëta
të metaleve nga lënda ushqyese. Metalet që do të largohen janë Nikeli dhe
Vanadiumi, të cilat janë të pranishme në naftën e papërpunuar ,si dhe
metale që përmbajne Silic dhe Plumb që mund të gjejnë përdorime të tjera
në rafineri.

1/24/2021 7
Hidrokrekingu
• Eshtë një ndër proceset më të shpejta të
rafinimit,I aftë për të shndërruar cdo fraksion
nga gazoilet atomsferike apo vajrat mbetës në
produkte me peshë molekulare më të vogël .
• Reaksionet e hidrokrekingut ndodhin në
presione të larta të pjesshme të hidrogjenit në
prani të një katalizatori me funksion të dyfishtë
, si hidrogjenizim dhe kreking.
• Hidrokrekingu mund të përdoret gjithashtu dhe
per kreking të karburanteve superiorë dhe
prodhim të lubrifikanteve. Lloji I katalizatorit
ndikon shumë në ecurinë e procesit,në
efektivitet sa më të lartë.
• Prania e hidrogjenit ‘shtyp’ formimin e
mbetjeve të rënda dhe rrit rendimentin e
benzines duke dhënë produkte neto ,të cilat
janë një përzierje e parafinave të
1/24/2021
pastra,nafteneve dhe aromatikëve. 8
.

Hidrokrekingu prodhon gjysëm distillate me veti si më poshtë:

• Kerosole me pika të ulëta të ngrirjes dhe të larta të djegies.


• Karburante me numër cetani të lartë, dhe pika të ulëta rrjedhjeje.
• Fraksione të rënda të naftës me përmbajtje të lartë të hidrokarbureve një
unazorë
• Nafta me përmbajtje të lartë izoparafine
• Produkte të rënda të pasura me hidrogjen

Kur hidrokrekingu aplikohet në mbetjet e rënda duhet të bëhet një paratrajtim për të
larguar kështu përmbajtjen e lartë të metaleve .
Hidrokonvertimi I mbetjeve është një lloj hidrokrekingu I zbatuar për të shndërruar
mbetjet e lehta të vakumit dhe mbetje të rënda në hidrokarbure me pikë vlimi më të
ulët duke I vënë të reagojnë me hidrogjen.
Këto procese, pra hidrotrajtimi dhe hidroprocesimi aplikohen në një numër të madh
1/24/2021 të lëndëve të para nga LPG deri tek mbetjet dhe përzierjet e tyre. 9
Hidrokrekingu
Hidrogjeni në sasi të konsiderueshme konsumohet në këto procese duke e bërë
kështu të detyrueshme praninë e tij në rafineritë e hidrokrekingut.
Krahas produkteve të trajtuara ,këto procese prodhojnë rryma të gazeve të lehta me
përmbajtje sulfuresh,hidrogjeni ,amoniaku dhe uji.
Ashtu sic është reflektuar në tabelën më poshtë rryma kryesore në një process
hidrokrekingu është rryma e rëndë ,pra fraksioni i distilimit me vakum nga njësia e
vakumit të lartë.
Këto lëndë të para janë fraksione shumë të vështira për tu thyer dhe nuk mund
të ndahen në mënyre efektive në njësitë e krekingut katalitik.

Rryma të tjera të procesit të tilla si vaj I rëndë ciklik,benzina të rënda nga koksi
,ekstrakte nga vajrat lubrifikante,gjysëm distilatet ,mbetjet e vajrave të karburanteve
,mund të përzihen me rrymën kryesore të distilimit të rëndë me vakum. Produktet
kryesore janë LPG,benzina,karburanti I avionëve,nafta, të cilat nuk kanë përmbajtje të
sulfureve. Prodhimi I metanit dhe etanit është shumë I ulët,në më pak se 1% .
1/24/2021 10
Produktet e dëshiruara
Lëndë tëpara

Naftë LPG
Vajra të gazeve atmosferikë Fraksione nafte
Mbetje atmosferike Naftë
Vajra të vakumit LPG
Fraksione nafte
Lëndë të para etileni (LVOC)
Kerosole/avionë
Naftë
Vajra lubrifikantë
LPG
Fraksione nafte
Mbetje të vakumit Kerosole
Benzina
Vajra
Katrane dhe derivate të bitumit (metal Naftë
content <500 ppm)
1/24/2021 11
.
Ka një numër të lartë të teknologjive të përdorura në proceset e hidrotrajtimit dhe
hidrokonvertimit,të cilat mund të kategorizohen në , reaktorë me shtrat fiks,reaktorë
lëkundës,shtrat lëvizës dhe shtrat të fluidizuar,ku përdorimi I secilës karakterizohet
nga përmbajtja metaleve në rrymë. Hidrokonvertimi I mbetjeve me shtrat fiks
aplikohet për lëndë me përmbajtje të ulëta të metaleve deri në 100 ppm.
Ndërkohë kur teknologjia me shtrat të fluidizuar përdoret për lëndë me përmbajtje të
lartë të metaleve dhe për të shmangur helmimin e katalizatorëve propozohet të
përdoret reaktori lëkundës,ku njëri reaktor është në punë dhe tjetri qëndron për
zëvëndësimin e katalizatorit. Shtrati lëvizës apo ai I fluidizuar përdoren në ato raste
kur përmbajtja e metaleve në rrymë varion nga 100-500ppm. Normalisht ky
përqëndrim metalesh në rrymë gjendet në mbetje të vakumit nga fraksione të rënda të
papërpunuara si bitume nga katrani dhe mbetje të rënda atmosferike.
Të dyja teknologjitë lejojnë tërheqjen dhe zëvëndësimin e katalizatorit gjatë procesit .

1/24/2021
Distilatet e hidrodesulfurimit
Rrymat e distilimit mund të variojnë nga kerosolet , vajëra të vakumit ose një përzierje
midis tyre.
Në këtë proces rryma ushqyese nuk avullon plotësisht dhe kushtet e operimit të
reaktorit janë 40-70 barg dhe 330-390°C . Ujërat larës injektohen në rrymën rrjedhëse
të reaktorit,ku lëndët e pasura me azot ,desulfurohen. Mbetjet e ngurta si (NH₄)₂S dhe
NH₄Cl krijohen në pjesët më të ftohta të njësisë dhe largohen përmes larjes me ujë.
Lëngu I cili vjen nga separatori me presion të ulët ,kalon në një kolonë ndarëse në
mënyrë që të stabilizojë dhe të largojë hidrokarburet e lehta dhe H₂S .
Rryma ndarëse dhe hidrokarburet ,kondensohen dhe ndahen midis një faze ujore dhe
një hidrokarbure.
Faza me përmbajtje ujore dërgohet në ndarësin ujor ,faza hidrokarburore e lehtë
riciklohet, për fraksionim të mëtejshëm. Ujërat e tretur dhe të dispersuar në distilat
duhet të largohen në mënyrë që të shmangen krijimet e turbullirave dhe akullit gjatë
ruajtes. Faza e lëngët e distilatit mund të futet në kolonën e vakumit ku sasia totale e
fazës së lëngët nuk mund të jetë më shumë se 50ppm.

1/24/2021 13
Desulfurimi I thellë naftës (hidrofinimi)
Meqënëse kjo teknikë operon nën presione të ulëta,shfrytëzimi efikas I hidrogjenit
mund të arrihet në një shkallë të gjerë në rafineri. Mund të arrihen vlera shumë të ulëta
të lëndëve me përmbajtje të sulfureve. Operon nën presione 45 bar dhe konsumon sasi
shumë të ulëta të hidrogjenit
Teknikat e desulfuriimit të thellë të naftës me konsum të ulët të hidrogjenit janë në
zhvillim e sipër. Skema e distilimit të këtij procesi është e ngjashme me atë të
distilimit normal ku ndryshimi kryesor qëndron në sistemin e reaktorit,ku operojnë
reaktorë në seri.
Largimi metaleve nga mbetjet ndodh në reaktorin e parë dhe përdor një katalizator me
aktivitet të ulët si Co/Mo. Vazhdimi I procesit ndodh në zonën fundore të
reaktorëve,duke rezultuar në një përqëndrim më të lartë H₂/C dhe ulje të numrit
karbonik të mbetjeve .
Meqënëse kataliza ndodh në një mjedis të pasur me H₂S dhe NH₃ kataliza e Ni/Mo
dhe Ni/W ,aplikohet në reaktorët fundorë.

1/24/2021 14
Hidrogjenizimi i dieneve të lehta
• Është një proces katalitik shumë selektiv I cili mund të
hidrogjenizojë acetilenin dhe dienet në monoolefinat përkatëse.
Në parim ky proces mund të përdoret për të përfituar
hidroizomerizim të disa olefinave ,si psh konvertimi I 1-buten
në 2-buten . Hidrogjenizimi ndodh në një reaktor me shtrat fiks në
fazë të lëngët. Përvec rasteve kur pastërtia e hidrogjenit nuk është
e lartë ,procesi nuk kërkon largim të mbetjeve të lehta nga
produkti.

1/24/2021 15
Ngopja e aromatikëve
Përdorimi I katalizatorëve aktivë, si metalet fisnikë
krijon lehtësira për zhvillim të reaksionit në kushte të lehta, apo të
buta.
Për shkak të kushteve të lehta dhe katalizës shumë specifike
rendimenti është shumë I lartë dhe konsumi hidrogjenit është I
limituar. Reaksioni ndodh në vlera të temperaturave rreth 205-370°C
dhe vlera të presionit 3500-8275 kPa në prani të një katalizator të
fiksuar ku ndodh ngopja e aromatikëve dhe hidrogjenizimi I
olefinave, si edhe një zbërthim I nafteneve dhe largim I sulfureve
dhe komponimeve azotike.

1/24/2021 16
Hidrokrekingu
Hidrokreking-u ndodh në një reaktor katalitik me shtrat të fiksuar në
prani të hidrogjenit në temperaturë midis 280-475 °C. Ky proces
gjithashtu prish lidhjet e forta sulfurore, të azotit dhe oksigjenit
dhe largon papastërtitë duke shmangur kështu helmimin e
katalizatorit.
Për këtë qëllim lëndët e para fillimisht paratrajtohen duke larguar ujin
për të larguar kështu papastërtitë si H₂S, NH₃, H₂O, duke bërë që
rrymat e gazit dhe ujit të jenë të varfëra në sulfure hidrogjeni dhe
amoniumi në ndarës.
Në varësi të lëndës së dëshiruar apo madhësisë , hidrokreking-u
mund të realizohet në reaktor në një fazë ose disa faza.

1/24/2021 17
.

Reaktorët ku zhvillohet procesi i hidrokreking-ut ndahen në :


➢ Një fazor- I cili trajton vetëm rryma të freskëta, ka një efikasitet 80-90 %,
bazuar kjo në katalizë dhe kushtet e reaktorit. Mbetjet e rënda mund të
mblidhen në një enë të posacme pritëse.
➢ Riciklim me një fazë. Vaji I patrajtruar riciklohet në reaktor për
shndërrim të mëtejshëm, duke rritur shndërrimin e përgjithshëm në rreth
97-98%. Në këtë rast me qëllim që të shmanget formimi dhe grumbullimi
i PAH në reaktor futet një rrymë e riqarkulluese.
➢ Riciklim me dy faza-reaktori i parë vepron në një mënyrë të përsëritur
me një shndërrim tipik prej rreth 50%. Nafta e pakonvertuar nga reaktori
i parë kalohet në një reaktor të dytë për shndërrim të mëtejshëm. Vaji i
pakonvertuar i fazës së dytë riciklohet për të arritur një shndërrim të
përgjithshëm prej rreth 97 - 98%. Një rrjedhë e vogël riqarkulluese prej
rreth 2 - 3% në ushqim të freskët kërkohet edhe këtu.

1/24/2021 18
Hidrokonvertimi

Në parim, në këtë rast ndodhin tri reaksione në reaktorë në seri: hidrodemetalizimi,


hidrogjenizim dhe hidrokreking. Largimi I metaleve nga mbetjet e rrymës ushqyese
ndodhin në reaktorin e parë në prani të një katalizatori me aktivitet të ulët si Co/Mo.
Hidrotrajtimi, hidrogjenizimi dhe hidrokrekingu ndodhin në reaktorët pasues, ku
efikasiteti rritet me rritjen e raportit hidrogjen/karbon. Nivelet e shndërrimit në
produkte në një proces hidrokonvertimi janë zakonisht 50 - 70% por varen ndjeshëm
nga lloji i procesit të hidrokonvertimit dhe cilësia e lëndës së parë.

Skema më poshtë paraqet një diagramë rrjedhjeje të një procesi me shtrat lëvizës.
Procesi përmban tre reaktorë në seri,dhe zonën e katalizatorëve.
Reaktorët operojnë në temperatura dhe presione të larta . Tri reaktorët e parë janë
bunkerët e hidrodemetalizimit.(HDM) Konvertimi Ni+V zakonisht ndodh në masën
60% për 60 ditët e para dhe më pas priret drejt nivelit të pritshëm të ekuilibrit që I
korespondon midis 50-70% .
1/24/2021 19
.

1/24/2021 20
.

Kjo teknikë mund të trajtojë lëndët me përmbajtje të lartë metalesh . Dy


reaktorët e fundit janë me shtrat fiks dhe janë reaktorë të desulfurimit dhe
konvertimit.
Teknologjia e përdorimit të shtratit lëvizs përfshin një bunker lëvizës në
mënyrë që të bëjë rimbushjen e katalizatorit në mënyë të vazhduar. (HDM).
Katalizatorët transportohen përmes një sistemi në të cilin kontrollohet
shpejtësia e rimbushjes së tij,në përputhje me shpejtësinë e depozitimit të
metalit .
Katalizatori në reaktorët HDM rrjedh njëkohësisht me lëngjet e procesit në
drejtimin nga lart poshtë . Bëhet një ndarje e katalizatorit me lëngjet e procesit
para se ata të largohen nga reaktori . Sistemet shtresësore janë të pranishme në
krye dhe në fund të reaktorëve për të mundësuar kështu shtimin apo largimin e
katalizatorit.
Seksioni i mëposhtëm i konvertimit përbëhet nga dy reaktorë të shtratit fiks në
seri, që përmbajnë katalizatorë, që janë shumë aktivë për heqjen dhe
shndërrimin e squfurit.
1/24/2021 21
.

Reaktori me shtrat të fluidizuar operon si një sistem trefazor, ku


lëngu i pakonvertuar dhe katalizatori rifuten në sistem.
Zona fraksionuese lidhet ngushtë me sistemin ndarës dhe temperaturat.
Tipikisht ajo përbëhet nga një fraksionues kryesor ,një kolonë distilimi nën
vakum dhe një lloj impiant gazi I cili bën më pas fraksionimin dhe
stabilizimin e fraksioneve më të lehta.

Nënëproduktet e fraksionimit zakonisht janë LPG, gaze të


naftës,naftene,kerosole,gazoile të lehta,distillate vakumi,mbetje me
përmbajtje të ulët sulfuresh dhe metalesh .
Gazet e naftës dhe LPG lahen me përmbajtje amoniaku për të larguar H₂S.
Kerosolet dhe gazoilet e lehta zakonisht kalojnë në një process hidrotrajtimi
për pastrim të mëtejshëm. Distilatet e vakumit konvertohen në njësi
hidrokrekingu.
1/24/2021 22
Emetimet nga hidrotrajtimi

Emetimet në ajër
• Gjatë hidrotrajtimit emetimet në ajër janë në format e COx , CO, NOx dhe SOx. Në bazë të
procesit të hidrotajtimit dhe sasia e emetimeve do të ndryshojë. Këto emetime në ajër
përfshijnë emetimet të cilat gjenerohen nga djegia e karburantit të kërkuar në këto procese.

Ndotja e ujërave nga hidrotrajtimi


• Hidrotrajtimi dhe hidroprocesi gjeneron një rrjedhje të ujit të ndotur prej 30-55 litër/ton. Ai
përmban H2S, NH3, pH ka një vlerë të lartë, fenole, hidrokrabure, të ngurta të pezullta, karbon
organik që osidohet (BOD) dhe kimikate që oksidohen (COD). Ky ujë procesi duhet që të
dërgohet për trajtim. Shkarkimet në ujë përfshijnë hidrokrabure dhe komponime sulfurore. Nga
distilimi kemi depozitimin e të ngurtave që formohen në pjesët e ftohësit dhe duhet që të
largohen.

1/24/2021 23
Në tabelat e mëposhtme paraqiten dy shembuj të emetimeve nga proceset e
hidrotrajtimit.
Procesi Konsumi i
Xhiroja
OMV karburantit Njësia SO2 NOx CO CO2 Grimca
(ton/vit)
Schewechat (GWh/vit)
mg/m3 700 74 10 20
Hidrotrajti 1160000
205,9 ton/vit 142 15 2 40152 4,1
mi i naftës Nafta
kg/ton ushqim 0,13 0,013 0,002 36 0,004
mg/m3 59 242 5 1
Distilim i 1780000
135,8 ton/vit 8,1 33 0,7 26341 0,1
mesëm Vajgur
kg/ton ushqim 0,005 0,019 0 15 0
Distilim në 1820000 mg/m3 700 442 10 20
72,4
vakum VGO ton/vit 51,6 32,6 0,7 19466 15

Konsumi i
Procesi Xhiroja
karburantit Njësia SO2 NOx CO CO2 Grimca
Mider (ton/vit)
(GWh/vit)
mg/m3 35 100 100 5
Hidrotrajti 1500000
205,9 ton/vit 7,1 20,3 20,3 39937 1
mi i naftës Nafta
kg/ton ushqim 0,005 0,014 0,014 27 0,001
3000000 mg/m3 35 100 100 5
Distilim i
205,9 Karburan ton/vit 7,1 20,3 20,3 39937 1
mesëm
t i gaztë kg/ton ushqim 0,002 0,007 0,007 13 0
Distilim në 2600000 mg/m3 35 100 100 5
578,2
vakum VGO ton/vit 18,6 53,2 53,2 164776 2,4
1/24/2021 24
VGO-vakuum gas oil
Proceset që konsumojnë
hidrogjen
Hidrotrajtimi
Përshkrimi
• Një tjeter metodë e cila përdoret është përdorimi i rikuperimit të nxehtësisë nga procesi i avullit në temperaturëtë
lartë dhe nga rikuperimi i energjisë në presion të lartë për të rritur integrimin e nxehtësisë.
Përfitimet e arritura mjedisore
• Reduktimi i sulfurit, azotit, komponimeve aromatike dhe emetimeve të grimcave. Hidrotrajtimi, përveç largimit të
komponimeve sulfurore, largon dhe komponimet e azotit me një shkallë 15-40%.
Ekonomia
• Investimi që lidhet me instalimin e njësive hidrotrajtuese varet nga karakteristikat e lëndës ushqyese dhe
karakteristikat e produktit. Kur ushqimi bëhet më i rëndë ose karakteristikat individuale të produkteve reduktohen,
kërkesat e procesit do të rriten. Këto kushte të përpunimit do të kërkojnë më shumë pajisje, pajisje të mëdha, dhe
presione të larta operimi, të gjitha këto do të çojnë në rritjen e kostos për njësi. Kapitali i investimit për njësitë e
hidrotrajtimit mund të variojë nga 12 milion në 48 milion euro për ton për vit të kapacitetit.
Forca shtytëse për zbatim
• Reduktimi i komponimeve sulfurike dhe aromatike në lëndën e parë.

1/24/2021 25
Proceset e hidrosulfurimit
Përshkrimi
• Një tjeter metodë e cila përdoret është përdorimi i rikuperimit të nxehtësisë nga procesi i avullit në
temperaturëtë lartë dhe nga rikuperimi i energjisë në presion të lartë për të rritur integrimin e nxehtësisë.
Përfitimet e arritura mjedisore
• Reduktimi sulfurit nga fraksione të ndryshme. Metodat moderne mund të reduktojnë sulfurin në distilat në më
pak se 10 ppm. Për shembull, aplikimi i hidratimit me një shkallë duke përdorur si katalizator Co/Mo (30-40
bar) me distilim mesatar do të reduktojë përmbajtjen e sulfurit në më shumë se 90%
Efektet e shfaqjes së ndërthurur
Konsumi i energjisë, gjenerimi i mbetjeve, shkarkimet e ujit dhe emetimet në ajër.
Të dhënat e operimit
• Hidrotrajtimi i gazoilit kanë nevojë për shtesën e një larësi aminik në presion të lartë në rrymën e riciklimit të
hidrogjenit për të shmangur rikombinimin e H2S nga rryma e hidrogjenit të ricikluar. Kjo njësi do të veproj në
një trysni prej 45 bar duke përdorur 40Nm3 hidrogjen/ton karburant.
Zbatimet
• Aplikohet për distilim nga nafta deri tek mbetjet e rënda.
Ekonomia
• Kostoja e vlerësuar për ngritjen e një procesi të desulfurimit është 47 milion Euro.
Forca shtytëse për zbatim
• Reduktimi i përmbajtjes së sulfurit tek lënda e parë. Desulfurimi i thellë është një metodë e rëndësishme.
Njësitë e kushtueshme të hidrotrajtimit me dy faza aplikojnë si katalizator një metal fisnik.
1/24/2021 Shembuj impiantesh 26
• Shumë procese desulfurimi ekszistojnë në rafineri
Distilimi katalitik
Përshkrimi
• Distilimi katalitik i desulfurimit të gasolinës është një proces me dy shkallë.
Përfitimet e arritura mjedisore
• Reduktimi i 95% të squfurim në gasolinës FCC(fluid catalytic cracking) i cili përmban 1800 ppm squfur. Kjo
metodë konsumon me pak energji sesa metoda tradicionale e procesit të desulfurimit.
Efektet e shfaqjes së ndërthurur
• Konsumi i energjisë, gjenerimi i mbetjeve, shkarkimet e ujit dhe emetimet në ajër.
Zbatimet
• Përdorim të gjerë. Kjo teknikë mund të përdoret gjithashtu për reduktimin e benzenit gjatë reformimit.
Ekonomia
• Një proces me dy shkallë është dizajnuar për të trajtuar 7950 m3/ditë gasolinë FCC e cila përmban 1800 ppm
squfur. Efikasiteti i tij ka qenë 95% dhe kostoja e investimit janë afërsisht 20 milion Euro.
Forca shtytëse për zbatim
• Qëkur përmbajtja e sulfurit në gasolinë u reduktua në 50 ppm me ligj, teknikat e reduktimit të përmbajtjes së
sulfurit u bë më e përdorshme.
Shembuj impiantesh
• Të paktën një impiant i distilimit katalitik për desulfurimin e 7950 m3/ditë gasolinë FCC është e mundshme
në Europë

1/24/2021 27
Teknologjia e zëvendësimit të katalizatorit në rrymë për përpunimin e
burimeve të metaleve të larta
Përshkrimi
• Ndërsa qëllimi kryesor i këtij procesi është të zgjasë jetën e katalizatorit në një reaktor me shtrat të fiksuar me
rrymë të ulët duke mbajtur performancë të lartë të hidrodemetalizimit, katalizatori gjithashtu arrin raporte të
larta të hidrodesulfurizimit / hidrodemetalizimit .
Përfitimet e arritura mjedisore
• Teknologjia e zëvendësimit të katalizatorit në rrymë përmirëson desulfurizimin në rafineri, duke zvogëluar
kështu gjenerimin e mbetjeve
Të dhënat e operimit
• Reaktori zakonisht operon në 390°C dhe 2000 psi.
Zbatimet
• Përdorim të gjerë.
Forca shtytëse për zbatim
• Të zgjasë jetën e katalizatorit në proceset e hidrotrajtimit
Shembuj impiantesh
• Deri në 1997 ekzistonin rreth 15 teknologji të tilla në të gjithë botën.

1/24/2021 28
Hidrogjenimi i dieneve të lehta
Përshkrimi
• Hidrogjenizimi i dieneve të lehta shërben për prodhimin e një rryme më të qëndrueshme duke zvogëluar formimin e
rrjedhës së sipërme. Procesi shndërron dienat në olefina të dobishme.
Përfitimet e arritura mjedisore
• Procesi ndihmon në zvogëlimin e humbjeve të acidit në proceset në rrjedhën e poshtme (p.sh. alkilimi). Nivelet tipike të
dienit të produktit nga njësia e procesit përzgjedhës të hidrogjenizimit mund të shkojnë nga 25 në 1 ppm.
Efektet e shfaqjes së ndërthurur
• Konsum i ulët energjie.
Të dhënat e operimit
• Funksionimi i temperaturës së ulët, në fazën e lëngët do të thotë që nuk kërkohen shërbime në shumicën e rasteve nëse
ushqimi dhe hidrogjeni janë të dy të disponueshëm në kushte të përshtatshme. Detyrat e ngrohjes ose ftohjes janë të
kufizuara në rastet me përqendrime relativisht të larta të dienit në ushqim. Operacioni komercial për një periudhë prej
më shumë se dy vjet pa nevojën e rigjenerimit ose zëvendësimit të katalizatorit është tipik.
Zbatimet
• Dizajnimi i pjesëve të tij është i thjeshtë. Shumica e pjesëve është projektuar për reduktimin e dieneve në produkt në më
pak se 5ppm.
Ekonomia
• Është një impiant që kërkon kapital të ulët dhe kosto nominale operimi. Kostoja e katalizatorit është e ulët krahasuar me
koston e instalimit. Ky projekt kërkon një investim prej 3 mln Euro për një kapacitet prej 100 000 ton/vit.
Forca shtytëse për zbatim
• Leksibiliteti dhe kostoja minimale e kësaj teknologjie e bën një proejkt të vlefshëm.
1/24/2021 29
Hidrokrekimi
Përshkrimi
• Hidrokrekimi është një preces ekzotermik. Disa teknika për t'u marrë parasysh janë :
a) Nxehtësia e gjeneruar në reaktor mund të rikuperohet pjesërisht në një këmbyes nxehtësie të ushqimit/produktit.
Temperatura e reaktorit kontrollohet përmes injektimit të hidrogjenit të ftohtë midis shtresave të katalozatorit.
b) Një sasi e konsiderueshme e nxehtësisë kërkoher në zonën e fraksionimit. Integrimi i nxehtësisë zbatohet për të
minimizaur konsumin e nxehtësisë.
c) Efikasiteti i energjisë mund të rritet më tej duke aplikuar një sistem ndarës me katër faza. Ushqimi në seksionin e
fraksionimit bëhet në atë rast shumë më i nxehtë, dhe si pasojë kërkohet më pak nxehtësi në seksionin e fraksionimit.
Përfitimet e arritura mjedisore
• Reduktohet konsumi i energjisë.
Të dhënat e operimit
• Sistemi i kontrollit duhet të përmirësohet.
Zbatimet
• Në disa raste, integrimi i nxehtësisë mund të jetë i vështirë për t'u aplikuar. Zëvendësimi i hidrokarbureve ekzistuese
nga hidrokarbure të reja në shumë raste nuk justifikohet nga ana mjedisore dhe ekonomike.
Ekonomia
• Kostoja e hidrokrekimit me nxehtësi të integruar varion nga 36-48 Euro/ (ton/vit). Kostoja vjetore e operimit varion
midis 0.6 dhe 1% të kostos së investimit. Në shumë raste, ekonomia e procesit nuk justifikon zëvendësimin e një
hidrokarbure ekzistuese, sepse periudha e shpagimit mund të jetë shumë e gjatë.
Forca shtytëse për zbatim
• Reduktimi i konsumimit të energjisë.
1/24/2021 30
Hidroprocesimi i mbetjeve
Përshkrimi
• Një teknikë tjetër që mund të përdoret është përdorimi i rikuperimit të nxehtësisë nga rrjedhat e procesit me temperaturë
të lartë dhe rikuperimi i energjisë në njësitë e presionit të lartë për të rritur integrimin e nxehtësisë.
Përfitimet e arritura mjedisore
• Azhornimi i karburantit në produkte më të lehta dhe zvogëlimi i përmbajtjes së squfurit, azotit dhe metaleve në
karburantin dhe produktet e tjera.
Efektet e shfaqjes së ndërthurur
• Efektet janë rritja e konsumit të energjisë dhe një pasojë e rritjes së emetimeve të CO2, kryesisht për shkak të
hidrogjenit. Efekte të tjera janë rritja e gjenerimit të mbetjeve dhe ujërave të zeza të rrjedhës.
Të dhënat e operimit
• Hidrokonvertimi është një proces ekzotermik, nxehtësia e gjeneruar në sistemin e reaktorit rikuperohet pjesërisht në
shkëmbyesin e ushqimit të produktit. Normalisht një nivel i lartë i integrimit të nxehtësisë dhe rikuperimit të nxehtësis[
aplikohet në zonën e fraksionimit. Sasia e hidrogjenit që kërkohet varet nga ushqimi. Në shumicën e rasteve kërkohet
energjisë shtesë.
Aplikimet
• Përvoja tregtare shkojnë nga mbetje atmosferike me përmbajtjen e squfurit të ulët te mbetjet e vakumit me metale të
larta, me sasi të madhe squfuri me mbi 300ppm metale.
Ekonimia
• Kërkon një investim prej 200-300 milion $..
Forca shtytëse për zbatim
• Mbetjet e hidroprocesimit përdoren për azhornimin e vajrave në produkte më të lehta.
1/24/2021 31
Mbetjet e ngurta të gjeneruara nga hidrotrajtimet
Këto procese gjenerojnë katalizator të shpenzuar ( silikat alumini dhe
metalet Co/Mo dhe Ni/Mo 50-200 ton/vit për një rafineri 5Mt/ vit).Për
njësitë e procesit që përdorin katalizatorë të shtrenjtë, ekzistojnë marrveshje
me furnitorin për ta marrë përsëri katalizatorin e harxhuar për rigjenerim
dhe/ose riciklim. Kjo praktikë është duke u miratuar edhe për llojet e tjera
të katalizatorëve. Gjatë 20 viteve të fundit, përdorimi i proceseve katalitike
është rritur në mënyrë të konsiderueshme, prandaj edhe shërbimet e
rigjenerimit dhe ripërpunimit, veçanërisht për katalizatorët hidrotektonikë
Ni/Mo dhe Co/Mo. Shtretërit e sitave molekulare ndonjëherë përdoren për
të kapur përmbajtjen e ujit të disa rrjedhave (p.sh. hidrodesulfurizimi i
distilimit).

1/24/2021 32
Hidrokrekimi
Konsumi i njësive hidrokarbure

• Hidrokrekimi është një proces ekzotermik. Nxehtësia e gjeneruar në reaktorë rikuperohet


pjesërisht në një këmbyes nxehtësie të ushqimit/ produktit. Një sasi e konsiderueshme e
nxehtësisë kërkohet në seksionin e fraksionimit. Katalizatorët e përdorur në këtë proces
janë tipike kobalt, molibden, nikel ose okside tungsteni të ngopur në alumin. Alumina e
fluorizuar, argjila e aktivizuar, silicë-alumina ose zeolitet janë gjithashtu të pranishme.
Konsumi mesatar i katalizatorëve është 57.4 t / Mt i lëndës së parë. Formohet një sasi e
vogël e materialit si koks i cili grumbullohet me kalimin e kohës në katalizator. Kjo
çaktivizon katalizatorin, duke kërkuar rigjenerim çdo një deri në katër vjet duke djegur
koksin. Uji hiqet duke kaluar rrjedhën e ushqimit përmes një xhel silicë ose tharëse
molekulare.

1/24/2021 33
Kërkesat e shërbimeve për hidrokarbure janë si më poshtë:

Uji ftohës
Karburanti Elektriciteti Prodhimi I avullit
M3/ton T=17°C
(MJ/ton) (kWh/ton) (kg/ton)
T*=10°C

Hidrokrekimi 400-1200 20-150 30-300 10-300

Hidrokonvertimi 600-1000 50-110 200-300 2-10*

1/24/2021 34
Emetimet nga hidrokrekimi

Emetimet në ajër
• Nxehësi përmban CO, SOx, NOx, hidrokrabure dhe pjesë tymi i cili gjenerohet, pluhur dhe grimca në rrjedhën e gazit.
Gazi dhe rrjedhjet e avullit mund përmbajnë H2S dhe duhet që të trajtohen. VOC-të e gjeneruara nga një injektues me
vakum jo-kondensues.
Uji i ndotur
• Hidrokrekimi gjeneron një rrjedh uji të ndorut pre 50-110 l/ton. Ai përmban COD të lartë, lëndë të ngurta të pezullta,
H2S, NH3 dhe nivele të ulta të BOD. Rrjedhjet nga proceset e hidrokonversionit mund të përmbajnë herë pas here
metale (Ni/V).
Mbetjet e ngurta
• Hidrokrekimi gjithashtu gjeneron katalizator të shpenzuar. Katalizatori duhet të zëvendësohet një herë në çdo 1-3 vjet
duke gjeneruar një mesatare prej 50-200 ton/vit për një rafineri prej 5Mt/vit. Hidrokonversioni normalisht gjeneron
midis 100 dhe 300 ton/vit katalizator të shpenzuar që përmban shume metale të rënda sesa katalizatori i hidrokrekimit.

1/24/2021 35

You might also like