Eksporti Dhe Importi Ne Kosove

You might also like

Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 4

Hyrje

Kosova importon një kategori të gjerë të mallrave pasi që prodhimi vendorët ende në një
fazë fillestare për shumicën e produkteve. Pas intervenimit ndërkombëtar në vitin 1999,
Kosova përjetoi rritje të shpejtë të importit, ndërsa në anën tjetër nuk u përcjell me rritje
në eksport dhe sektorin e prodhimit vendor të cilët paraqesin treguesin kryesor të
dobësisë së ekonomisë së Kosovës. Rritja e nivelit të importit stagnoi në vitin 2003
importoheshin pak më ultë se në vitin 2002 për të përjetuar përsëri një rritje të
konsiderueshme brenda viteve 2005 – 2006. Importet komerciale gjatë vitit 2006 në
krahasim me vitin 2005 janë rritur për 5,1 % . Sipas analizave të MTI-së, rritja e
importeve nga viti 2005 në vitin 2006, është rezultat më tepër i rritjes së çmimeve se sa i
sasisë.

Importi i sasisë së naftës dhe derivateve të saj, është zvogëluar gjatë vitit 2006, nga vitit
2005. Mallrat tjera që kanë kontribuar në rritjen e importeve kanë qenë edhe cigaret,
mielli dhe materiali ndërtimor.

Volumi dhe struktura e eksportit të Kosovës në katër vitet e kaluara ilustron të gjitha
vështirësitë në kuadër të politikave ekzistuese ekonomike me të cilat po ballafaqohen
bizneset kosovare e sidomos sektorët emergjentë prodhues. Me kolapsin e sektorit
shoqëror gjatë viteve -90-të, si pasojë e masave të dhunshme të aplikuara dhe vonesave
në tranzicion të ekonomisë dhe në transformimin pronësor të ndërmarrjeve shoqërorë
(NSH), erdhi në shprehje rënia drastike e eksportit dhe humbja e tregjeve të huaja. 11Kjo
ka bërë që këmbimi tregtar të realizohet kryesisht nëpërmjet importit, duke pasur
parasysh rrënimin e sektorëve kyç të eksportit. Në periudhën pas vitit 1999 ekonomia e
Kosovës, e përballur me pasoja të luftës dhe shkatërrimin e strukturës ekonomike, është
duke realizuar një nivel tejet të ulët të eksportit në krahasim me vëllimin e importit, duke
mbetur vazhdimisht në një shkallë të lartë të varshmërisë nga importi .
Eksporti i Kosovës është realizuar kryesisht në vendet nga të cilat edhe importohet më së
shumti. Siç dihet, në vitin 2000 tregjet më atraktive për eksportuesit kosovar ishin vendet
në regjion.
Importi dhe eksporti i Kosovës kanë një tretman diskriminues edhe gjatë transitit në Serbi
e Mal të Zi, duke u ngarkuar me taksa të veçanta (3% përkatësisht 5 %). Në pikë kalimet
kufitare, për mallrat kosovare paguhet një taksë transitore që i bënë këto produkte më të
shtrenjta dhe që shkakton çrregullime serioze në treg dhe në aftësinë konkurruese të
prodhuesve kosovarë.
Marrëveshja për tregti të lirë (MTL)

Me nënshkrimin e marrëveshjeve për tregti të lirë (MTL-ve), në kuadër të


vendeve të EJL-së është realizuar një progres i dukshëm. Edhe Kosova si është anëtare e
këtyre marrëveshjeve bilaterale dhe multilaterale, edhe pse me një vonesë të
konsiderueshme. Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë mund të kenë ndikim negativ në
Buxhetin e Kosovës në afat të shkurtër por, në anën tjetër, ato janë të domosdoshme për
të promovuar rritjen ekonomike në Kosovë përmes strategjisë eksportuese.

Kosova ka nënshkruar disa marveshje bilaterale për tregti të lirë.

• Me Republikën e Shqipërisë nga data 01.10.2003


• Me Republikën e Maqedonisë nga data 03.08. 2005
• Me Republikën e Kroacisë nga data 01.11.2006 dhe
• Me Republikën e Bosnjës dhe Hercegovinës nga data 12.12.2006.

• CEFTA marrëveshje multilaterale për tregti të lirë 26 korrik 2007.

Për2 tregtinë kosovare paraqet humbje në të hyrat tatimore, duke pasur parasysh
se pala maqedonase, përkundër bisedave me qeverinë dhe UNMIK-un, nuk e respektonte
këtë marrëveshje dhe zbaton masa doganore jo reciproke. origjina e tyre, me qellim të
përfitimit nga trajtimi preferencial.

Po paraqesim në formë tabelore shkëmbimin tregtar (eksportin dhe


importin) të Kosovës me vendet tjera3:
(në 1000 €)
Xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx

Stimulimi i prodhimit konkurrues në tregun vendorë

Gjatë kësaj periudhe, ka pasur tendenca që të fillohet me ushtrimin e politikave


zëvendësuese proteksioniste të importit, edhe pse ato nuk janë në pajtueshmëri me
strategjitë për nxitjen e eksportit dhe janë dëshmuar të jenë më pak efektive, Kjo do të
thotë se ato e ulin mirëqenien e qytetarëve, shpijnë në rritjen e ndërmarrjeve me
produktivitet të ulët dhe inkurajojnë korrupsionin edhe ashtu në shkallë brengosëse. Veç
kësaj, zhvillimi i ekonomive të hapura është 18 herë më i shpejtë sesa ajo e ekonomive të
mbyllura. Vendeve të hapura ju duhen 16 vjet për të dyfishuar prodhimet ekonomike,
ndërsa vendeve të mbyllura ju duhen më shumë se 100 vjet për të arritur rezultatin e
njëjtë.

Në lidhje me këtë, duhet të shqyrtohen disa politika me objektiva të qarta dhe


konkurruese për zëvendësim të importit nëse adoptimi i tyre mbështetet nga studimet
rigoroze të arsyeshmërisë. Disa masa zëvendësuese të importit duhet të merren në
konsiderate për produkte të caktuara bujqësore, duke marrë parasysh rekomandimet e
eksperteve të fushës ekonomike.

Megjithëse taksat kufitare paraqesin pjesën më të madhe të hyrave nga tatimet e


Kosovës (tri herë më të larta se tatimet që mblidhen brenda vendit) nuk mund të thuhet se
ato mbingarkojnë ekonominë e Kosovës. Në të vërtetë, tatime kufitare dhe të brendshme
të Kosovës janë prej më të ulëtave në rajon. Kosova kishte një normë tarifore fikse prej
10%, mirëpo tani kanë ndryshuar normat tarifore si rezultat i marrëveshjeve bilaterale për
tregti të lirë. Njëkohësisht disa produkte janë të liruara nga taksat doganore, siç janë:
gruri dhe mielli i grurit. Produktet farmaceutike, instrumentet mjekësore dhe kirurgjike,
pullat postare dhe letrat me vlerë si dhe plehrat artificiale etj.

Në këtë prezantim shfrytëzojmë rastin të paraqesim edhe të hyrat doganore që


vjelën nga importi i mallrave, pra siç shihen në formë tabelore 2000 – 2007.
Literatura :

Statistikat e tregtisë së jashtëm (qarkullimi i mallrave në shkëmbim tregtar).

Politikat tregtare dhe promovimi i eksportit në Kosovë, Reinvest, nëntor.

Projekti përkrahës i AER-it për MTI-në, “Ambienti Tregtar Kosovës”, shkurt të
vitit

You might also like