Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 5

“Krimet e nderit” dhe etiologjia e këtij fenomeni kriminal- pjesa 1

Duke përcjellur me vëmendje shumicën e reagimeve dhe shpjegimeve, të dhëna edhe nga
politikan, sociolog, psikolog, e deri edhe tek teolog, e që shumë pak janë trajtuar shkaqet e këtij
fenomeni kriminal në Trojet tona. Në fakt, asnjë studim, analizë e mirëfilltë kriminologjike, nuk
ka pasur për trajtimin e fenomenit kriminal të njohura në zhargonin profesional si “krime nderi” në
Trojet tona. Ndër krimet e nderit që më së shumti janë të njohura në botë, janë vrasjet e nderit,
kurse në Trojet tona ende nuk dëgjohet të përdoret as terminologji adekuate për këtë fenomen
kriminal.
Sistemi shoqëror i patriarkatit në të cilin burrat mbajnë fuqinë primare dhe predominojnë
në rolet e udhëheqësve politik, autoritetit moral, privilegjit social dhe kontrollon pronën etj.1
Historikisht patriarkati është manifestuar në shumicën e organizimeve sociale, ligjore, politike,
fetare dhe ekonomike në kultura të ndryshme,2 madje edhe në ditët e sotme, nëse jo në mënyrë
eksplicite në kushtetuta dhe ligje shumica e shoqërive janë në praktikë patriarkale.3 Patriarkati si
sistem ka lindur pas përfundimit të periudhës së pleistocenit, duke ndjekur zhvillimin social dhe
teknologjik si në agrokultur dhe çështjeve që i përket mbarëvajtjes së punëve shtëpiake.4 Pra
sistemi patriarkal, lëshoi rrënjë rreth viteve 4000 para Krishtit, kur koncepti i atësisë lëshoi rrënjë
mund të merret si fillimi i shpërndarjes së sistemit patriarkal.5 Edhe pse sipas disa historianëve që
kanë trajtuar këtë çështje, theksojnë se nuk kanë gjentur ndonjë “ngjarje fillestare”6 dhe se nuk
kishte as ngjarje të vetme dhe as të dokumentuar që patriarkati si sistem social u ngritë në vende të
ndryshme të botës në kohë të ndryshme.7
Ka disa teori që përpjeken të shpjegojnë lindjen e sistemit shoqëror patriarkal, si: teoria
marksiste e thekson që me shfaqëjen e pronës private, e cila tradicionalisht është kontrolluar nga
meshkujt, e që femrat ishin të kufizuara në punët e mbajtjes së shtëpisë dhe lindjen e fëmijëve;8

1
Walby, Sylvia (1990).Theorizing patriarchy. Oxford, UK Cambridge, Massachusetts: Wiley-Blackwell. faqe 20;
Giddens, Anthony (2006). "Sexuality and gender". Sociology. Cambridge: Polity. faqe 473; Hunnicutt, Gwen (1 maj
2009). "Varieties of Patriarchy and Violence Against Women: Resurrecting "Patriarchy" as a Theoretical Tool".
Violence Against Women. 15 (5), faqe 553–573.
2
Seccombe, Karen & Warner, Rebecca L. ( 2004). Marriages and Families, Relationships in Social Context, faqe 96.
3
Lockard, Craig (2007). Societies, Networks, and Transitions. 1. Cengage Learning. faqe 111–114; Pateman, Carole
(2016). "Sexual Contract". The Wiley Blackwell Encyclopedia of Gender and Sexuality Studies. Singapore: John Wiley
& Sons, Ltd. faqe 1–3.
4
Hughes, Sarah Shaver & Hughes Brady (2001). "Women in Ancient Civilizations". In Adas, Michael (ed.).
Agricultural and pastoral societies in ancient and classical history. Temple University Press. faqe 118–119; Eagly,
Alice H. & Wood, Wendy (July 1999). "The Origins of Sex Differences in Human Behavior: Evolved Dispositions
Versus Social Roles". American Psychologist. 54 (6), faqe 408–423.
5
Kraemer, Sebastian (1991). "The Origins of Fatherhood: An Ancient Family Process". Family Process. 30 (4), faqe
377–392.
6
Strozier, Robert M. (2002) Foucault, Subjectivity, and Identity: Historical Constructions of Subject and Self, faqe
46.
7
Lerner, Gerda (1986). The Creation of Patriarchy. Women and History. Oxford University Press, faqe 8-11.
8
Cannell, Fenella; Green, Sarah (1996). "Patriarchy". In Kuper, Adam; Kuper, Jessica (eds.). The Social Science
Encyclopedia. Taylor & Francis, faqe 592; Gardiner, Jean (1999). "Patriarchy". In O'Hara, Phillip A. (ed.).
Encyclopedia of Political Economy, Volume 2: L–Z. Routledge, faqe 843–846; Bryson, Valerie (2000). "Feminism:

1
teoria biologjike, e cila dëshmon primatin mbi të tjerët, duke superiorizu seksin mashkullor dhe
rezistencën e femrës dhe ky konflikt seksual parapriu patriarkatin në specie njerëzore, e që fuqia e
mashkullit mbi femrat është e ndryshme varësisht nga specie;9 kurse disa biolog, e argumentojnë
që patriarkati lindi shkaku i biologjisë njerëzore të femrës, e cila është më e butë, performon role
më anonime, siç janë rritja dhe kujdesi ndaj fëmijëve në shtëpi, sesa profilet e larta vendim-marrëse,
si pjesëmarrja si lider në betejë, përmes kësaj baze “të ndarjes së punës në bazë të gjinisë, ishte
pika fillestare në shoqëritë antike që filloi patriarkati”.10 Teoria sociale, e cila hedhë poshtë
shpjegimin e teorisë biologjike të patriarkatit, thekson procesi i socializimit është përgjegjësi
primare për formimin e roleve gjinore,11 e që sipas shpjegimit të kësaj teorie patriarkati është
rezultat i konstruksionit sociologjik që kalon nga gjeneratat në gjenerata,12 e që më shumë janë të
theksuara në shoqëri me kultura tradicionale dhe me më pak zhvillim ekonomik.13 Teoria e hershme
e psikologjisë evolucionare, ofron shpjegimin që origjina e patriarkatit buron nga pikëpamja që
femrat gjithmonë kanë nevojë për më shumë kujdes, energji për të prodhuar pasardhësit sesa
meshkujt, prandaj kërkohet më shumë vëmendje dhe kontroll mashkullor mbi femrat për t’i
ndihmuar asaj në pasardhësit e saj, e që nga ana tjetër bënë presion në meshkujt, që krijon
konkurencë për të fituar atë dhe fuqinë e saj.14 Por ka edhe teori të tjera, si ajo e hormoneve
seksuale, që theksojnë se varësisht nga përqëndrimi i testosteronit( hormone mashkullor) dhe
esterogjenit( hormone femëror) përcaktojnë rolin që ata luajnë në trupin maskulist a feminist.15

Sipas arkeologes Marija Gimbutas, argumenton që vala e dyndjeve Kurgan( proto-indo-


europian) nga stepet e Ukrainës, në kulturën e hershme agrikulturore të Egjeut, Ilirikut, Gadishullit
Apenin në jug, formuan hierarkin mashkullore gjë që çoi në ngritjen e patriarkatit në shoqërinë
perëndimore.16 Kurse studiues të tjerë theksojnë që patriarkati dominoi me shfaqjen e shtresave
hierarkike politike dhe me institucionalizimin e dhunës dhe shpërndarjen e egos personale në
periudha të vështira.17 Dominimi i femrave nga meshkujt, është krijuar në Lindjen e Mesme, diku
rreth viteve 3100 para Krishtit, ku kufizimet e grave në fuqinë riprodhuese dhe përjashtimi nga “

Marxist". In Kramarae, Cheris; Spender, Dale (eds.). Routledge International Encyclopedia of Women: Global
Women's Issues and Knowledge, Volume 2. New York, faqe 791.
9
Smuts, B (1995). "The evolutionary origins of patriarchy". Human Nature. 6 (1), faqe 1–32.
10
Lewontin, Richard C.; Rose, Steven; Kamin, Leon J. (1984). "The determined patriarchy". Not in our genes:
biology, ideology, and human nature. New York: Pantheon Books, faqe 157.
11
Henslin, James M. (2001). Essentials of Sociology. Taylor & Francis, faqe 65–67, 240.
12
Sanderson, Stephen K. (2001). The Evolution of Human Sociality. Lanham, Maryland: Rowman & Littlefield, faqe
198.
13
Macionis, John J.; Plummer, Ken (2000). Sociology: A Global Introduction. Harlow: Prentice Hall, faqe 347.
14
Buss, David Michael; Schmitt, David P. (May 2011). "Evolutionary psychology and feminism". Sex Roles. 64 (9–10),
faqe 768–787.
15
Delville Y, Mansour KM, Ferris CF (July 1996). "Testosterone facilitates aggression by modulating vasopressin
receptors in the hypothalamus". Physiology & Behavior. 60 (1), faqe 25–29; Ellis L, Hoskin AW (2015). "The
evolutionary neuroandrogenic theory of criminal behavior expanded". Aggression and Violent Behavior. 24, faqe
61–74; Hoskin AW, Ellis L (2015). "Fetal Testosterone and Criminality: Test of Evolutionary Neuroandrogenic
Theory". Criminology. 53 (1), faqe 54–73.
16
Gimbutas, Marija (1992). "The end of Old Europe: the intrusion of Steppe Pastoralists from South Russia and the
transformation of Europe". The Civilization of the Goddess: The World of Old Europe. San Francisco, California:
Harper Collins, faqe 351–510.
17
Taylor, Steven (2005). "What's wrong with human beings?". The Fall: The Insanity of the Ego in Human History.
Winchester: O Books, faqe 17–19.

2
procesi i përfaqësimit dhe krijimit të historisë”.18 Deri më tash njihet një nga ligjet e para të
shkruara, që është më i kompletuar, e që është shkruar në kohën e mbretërimit të Hamurabit, në
Mbretërinë e vjetër babilonase, gjegjësisht në kohën e mbretërimit të tij në vitet 1792-1750 para
Krishtit, siç në hyrje të këtij kodi, thuhet që atë e kishte caktuar fuqia hyjnore e hyjnive të
Babilonisë dhe e kishin ndihmuar ato në gdhendjen e shtyllave të Hamurabit, veçmas hyjnive
Shamsha që ishte hyjni e diellit dhe drejtësisë. Siç edhe tek shumë popuj antik, edhe kodi i
Hamurabit, shihej me origjinë hyjnore dhe sanksionet e vëna nga hyjnitë.19 Sa i përket rregullimit
të çështjeve martesore, përfshirë edhe aspektin e sjelljeve seksuale të përshtatshme të nuses,
rregullohen për herë të parë me Kodin e Hamurabit, 1780 para Krishtit,20 pastaj është trajtuar
çështja e sjelljeve seksuale, nderit dhe derdhjes së gjakut-vrasja për nderë.21 Për më shumë, mund
të vërejmë me lehtësi, që në Kodin e Hamurabit, trajtohen çështjet esenciale që lidhen edhe me
sjelljet, besimtarët, zakonet dhe rrethanat sociale dhe ekonomike,22 po ashtu edhe krimet e nderit,
siç janë:
1. 110, nëse gruaja hap një lokal ose hy në lokal të pijë( pije alkoholike), kjo grua do të digjet
për vdekje.23
2. 127, nëse dikush drejton gishtin ndaj një motre a gruaje të dikujt dhe nuk mund ta vërtetojë
këtë, ky njeri do sjellet para gjykate dhe do t’i shenjohet vetulla e tij, duke ia prerë lëkurën
ose edhe duke i’a rruar flokët.24
3. 129, nëse gruaja e martuar kapet në flagrancë me një burrë tjetër duke kryer marrëdhënije
seksuale, të dy lidhen dhe hedhen në ujë, por burri i gruas mund ta falë gruan e tij dhe mbreti
mund ta fal skllavin e tij.25
4. 130, trajtohet rasti kur një njeri kapet duke kryer marrëdhënije me gruan, të fejuarën ose
gruan e djalit të burrit tjetër të cilin nuk e ka njohur kurrë por që jetojnë në shtëpinë e njejtë
të babait të tyre, dënohej me vdekje kurse gruaja ishte e panjollë.26
5. 131, nëse një burrë ngre akuzë kundër gruas së dikujt, por ajo nuk kapet në flagrancë me
burrë tjetër, ajo duhet të bëjë një betim dhe pastaj kthehet në shtëpinë e saj.
6. 132, nëse gishti i drejtohet një gruaje të një burri tjetër për një burrë tjetër, por ajo nuk është
kapur duke flejtur me burrë tjetër, ajo do të kërcej në lum për burrin e saj.27
7. 133, nëse një njeri kapet rob në luftë, dhe familja e tij ka ushqim në shtëpi, por gruaja e tij
e lë shtëpinë dhe shkon në shtëpi tjetër… ajo do të gjykohet me hedhje në ujë, kurse në
nenin 134, rregullohet nëse një njeri kapej rob lufte dhe familja e tij nuk kishte mundësi të

18
Strozier, Robert M. (2002) Foucault, Subjectivity, and Identity: Historical Constructions of Subject and Self, faqe
46.
19
Forsythe, Gary( 2018) Primary Sources for Ancient History, faqe 44.
20
Spielvogel, Jackson J.(2016) Western Civilization: Volume I: To 1715, faqe 10, 187.
21
Shoro, Shahnaz(2017) Honour Killing in the Second Decade of the 21st Century, faqe 17.
22
Forsythe, Gary (2018) Primary Sources for Ancient History, faqe 44.
23
https://mcadams.posc.mu.edu/txt/ah/Assyria/Hammurabi.html#Hammurabi.Law.108
24
https://mcadams.posc.mu.edu/txt/ah/Assyria/Hammurabi.html#Hammurabi.Law.127
25
Saad, Gad(2007)The Evolutionary Bases of Consumption, faqe 12.
26
https://mcadams.posc.mu.edu/txt/ah/Assyria/Hammurabi.html#Hammurabi.Law.141
27
Forsythe, Gary( 2018) Primary Sources for Ancient History: Volume I: The Ancient Near East and Greece, faqe 44.

3
mbijetesës në shtëpi, e që gruaja e tij e le shtëpinë dhe shkon në shtëpi tjetër, ajo do të jenë
e panjollë( nuk i njihet për turp).28
8. 143, nëse gruaja nuk është e pafajshme, por e lëshon burrin e saj dhe e shkatërron shtëpinë
e saj, e neglizhon kujdesin ndaj burrit, kjo grua do të hedhet në ujë të mbytet.29
9. 154, nëse burri gjendet fajtor për incest me vajzën e tij, ai duhet ta lëshoj vendin( leçitet).30
10. 155, nëse babai fejon vajzën me djalin e tij dhe se djali kryen marrëdhënije seksuale me
të,…. dënimi për babain është që lidhet dhe hedhet në ujë.31
11. 156, ndërsa nëse babai e fejon vajzën e tij me djalin e tij, por djali i tij nuk e njeh vajzën(
motrën e tij) dhe kryen marrëdhënije seksuale, për këtë babai do paguaj gjymë ari “mina”
dhe do kompensoj gjithë atë që ka nxjerrë nga shtëpia e babait të saj, kurse vajza mund të
martohet me njeriun e zemrës.32

Duke qenë se ideologjia e patriarkalizmit, pushtoi gjitha sferat e jetës antike, prej nga u fut
edhe në ideologjitë fetare, siç u tha që Kodit të Hamurabit i jepej edhe ngjyrim hyjnor, e njejta
ndodhi edhe me fetë tjera, gjegjësisht disa studiues theksojnë se kjo u shfaq tek Hebrenjët, që “Zoti
përjashtoi gratë nga besëlidhja me njerëzit”.33 E pastaj u trashëgu edhe në besimet e tjera fetare
monoteiste, veçmas në formën më ortodokse e ruajti Islamizmi.
Sipas studimeve të fundit, theksohet që dhuna e bazuar në nder nuk është e lidhur vetëm me
një religjion ose një praktikë religjioze, por që është regjistruar në komuntetet si: judaizëm,
hinduizëm, krishterizëm, islamizëm dhe sikhizëm, etj.34 Duke qenë se krimet e nderit, janë bërë
shqetësim, sipas vlerësimit të OKB-së në vitin 2008, thuhet se për çdo vit në botë, vriten 5000 gra
në emër të “nderit”,35 shumica e të cilave në Azinë jugore dhe Lindjen e Mesme me Afrikë veriore,
edhe pse numri real i vrasjeve në emër të ndërit nuk dihet,36 derisa sipas disa burimeve thuhet që
është shumë më i madh ( me mijëra), kurse vetëm 5% raportohen.37 Prandaj këto dekadat e fundit,

28
Forsythe, Gary (2018) Primary Sources for Ancient History, faqe 44; Iroku, Osita (2001) A Day in the Life of God
(Paperback bw 5th Ed), faqe 297.
29
Iroku, Osita (2001) A Day in the Life of God (Paperback bw 5th Ed), faqe 298; Forsythe, Gary (2018) Primary Sources
for Ancient History, faqe 45.
30
Forsythe, Gary (2018) Primary Sources for Ancient History, faqe 46; Wulah, Teah( 2003) Aya Africa, A Look at
Ancient Africa in Modern Times, faqe 104.
31
Forsythe, Gary (2018) Primary Sources for Ancient History, faqe 46; Wulah, Teah( 2003) Aya Africa, A Look at
Ancient Africa in Modern Times, faqe 104; Saad, Gad (2007)The Evolutionary Bases of Consumption, faqe 12.
32
Iroku, Osita (2001) A Day in the Life of God (Paperback bw 5th Ed), faqe 300; Forsythe, Gary (2018) Primary Sources
for Ancient History: Volume I: The Ancient Near East and Greece, faqe 46; Saad, Gad (2007) The Evolutionary Bases
of Consumption, faqe 12.
33
Strozier, Robert M. (2002) Foucault, Subjectivity, and Identity: Historical Constructions of Subject and Self, faqe
46; Lerner, Gerda (1986). The Creation of Patriarchy. Women and History. Oxford University Press, faqe 8-11.
34
Shoro, Shahnaz( 2017) Honour Killing in the Second Decade of the 21st Century, faqe 17.
35
Thilakavathy, M. & Maya, R.K.(2015) Facets of Contemporary History, faqe 338;
https://www.bbc.com/news/world-asia-27619669 ; https://www.bbc.com/news/world-middle-east-22992365 ;
http://www.bbc.co.uk/radio4/womanshour/2006_03_wed_03.shtml ;
http://news.bbc.co.uk/2/hi/middle_east/2802305.stm ; http://news.bbc.co.uk/2/hi/europe/4075017.stm
36
Thilakavathy, M. & Maya, R.K.(2015) Facets of Contemporary History, faqe 339.
37
https://www.haloproject.org.uk/blog/only-5-of-honour-crimes-reported-to-police-are-referred-to-cps/; African
Consortium for Law and Religion Studies(2018) Religion, Law and Security in Africa, Annual Conference, faqe 81;

4
shpesh kur flitet për vrasjet e nderit, zakonisht asocohet me kontinentin e Azisë, më specifikisht
me Azinë jugore dhe me Lindjen e mesme, edhe pse ndodhin raste në mbarë botën,38 por veçmas
në komunitetet e emigrantëve me origjinë nga këto regjione, e që më së shpeshti asocohen me
vendet arabe dhe me muslimanët.39 Prandaj segregacioni gjinor, diskriminimit gjinor, dhuna dhe
krimet e nderit, nuk janë thjeshtë patriarkale, kulturore, fisnore apo fetare, por produkt i përbashkët.
Për këtë shkak, do duhej që në çdo rast konkret të analizohet dhe trajtohet klinikisht, për të parë
shkaktarin kryesor që ka ndikuar në aktin konkret të dhunës a krimit të nderit. Pasiqë në shumicën
e rasteve siç do paraqiten më pas, do shihet kanë qenë ndikimi fetar, që ka qenë vendimtar në
kryerjen e akteve të tilla.

Më:20.09.2021

Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe
xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur
nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

https://www.theguardian.com/society/2017/nov/07/only-5-of-honour-crimes-reported-to-police-are-referred-to-
cps
38
Payne, Richard J. & Nassar, Jamal R.(2006) Politics and Culture in the Developing World, The Impact of
Globalization, faqe 184; Cohen, Theodore F. & Strong, Bryan( 2020) The Marriage and Family Experience: Intimate
Relationships in a Changing Society, faqe 126; https://medcraveonline.com/SIJ/SIJ-02-00067.
39
Gallagher, Winifred (2001) Spiritual Genius, The Mastery of Life's Meaning, faqe 111.

You might also like