Provimi Te Qeverisja Lokale Prof - Lulzim Farizi

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 11

Pyetjet rreth Provimit të Lëndës Qeverisja Lokale

1.Qka nenkupton me Vetqeverisjen Lokale?


Vetëqeverisje lokale”- do të thotë e drejta dhe aftësia e autoriteteve lokale, të themeluara sipas këtij
Ligji dhe në kuadër të kufizimeve të tij, që të rregullojnë dhe të menaxhojnë një pjesë substanciale të
çështjeve publike nën përgjegjësinë e tyre dhe në interes të popullatës vendore.

2.Cili është qëllimi i ekzistimit të lëndës Qeverisje Lokale?


Ne kuader te qellimit te lendes qeverisja lokale si përmbledhje, kompleks i institucioneve dhe menyra
me ndihmën e të cilave banorët në një bashkësi lokale e organizojnë jetën e tyre, vendosin për qështje
të ndryshme për zhvillimin e tyre si dhe plotësimin e nevojave dhe shërbimëve të përbashkëta dhe të
përgjithshme.
Paraqet sistemin e organizimit të pushtetit lokal ku banorët me vetë dëshirë i zgjedhin organët e tyre,
përkatësisht në menyrë direkte apo indirekte vendosin për qështjet me interes të përbashkët dhe të
përgjithshëm.

3.Cili është objektivi i studimit të Qeverisjes Lokale?


1)krijimin e shtetit me një shoqëri të qëndrueshëm multi-etnik;
2) integrimin e komuniteteve (në veqanti të komitetit serb) në institucionet vetëqeverisëse të vendit dhe
3) ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët.

4.Cilat janë raportet e Qeverisjes Lokale më lëndët tjera të studimit?


Qeverisja lokale ka raporte me lendet e tjera te studimit si: polikologjis,sociologjis ekonomi ,se drejtes
historis gjeografis, arkitektures urbanizimit ,sepse kan karakter shumdisiplonor per arsye se ne qeverisja
lokale dhe pushtetin lokal perdoren hulumtimiet arritje dhe krijimet e ketyre lendëve.

5.Qka është Decentralizimi?


Me decentralizim kuptojmë raportin ndërmjët organëve qëndrore dhe atyre joqendrore , ku bëhet
ndarja e punëve ,pra organet joqendrore gëzojnë një autonomi.
Decentralizimi mund të jetë i llojllojshëm:
-Decentralizimi territorial nenkupton se organët joqendrore në territorin e vet i ushtrojnë të gjitha punët
në mënyrë të pavarur.
-Decentralizimi personal nënkupton ushtrimin e punëve të njejta shtetrore (komunikacion, shëndetësia,
kultura), në nivelin e hapsirës së caktuar nga disa organizata.
Për nga karakteri decentralizimi mund të jetë demokratik dhe burokratik.

6.Qka është Centralizimi?


Me centralizim kuptojmë raportin ndërmjët organëve qendrore dhe atyre joqendrore ,ku i tërë pushteti
u takon organëve qëndrore.
Organët qëndrore të centralizimit mundë të urdhërojnë nxjerrjen e akteve apo kryerjen e verpimëve nga
organët e decentralizuara si organë varse.
7.Qka nenkuptojmë me Dekoncentrim?
•Dekoncentrimi është një transferim i burimeve, përgjegjësive dhe autoritetit brenda për brenda një
institucioni apo administrate qendrore.
•Në këtë rast ndersa pushteti "decentralizohet"për tek njësitë periferike dhe nuk kemi transferim të
autoritetit
•përderisa ai zvogëlon volumin e punës së qendrës dhe sjell qeverisjen më pranë qytetarëve ,
dekoncentrimi mund të konsiderohet si niveli i parë i decentralizimit.

Dekoncentrimi nënkupton një autonomi të moderuar në krahasim me sisteme të specializuara, delegimi


nënkupton një nivel më të lartë autonomie se dekoncentrimi, ndërsa transferimi siguron shkallën më të
lartë të autonomisë së njësive lokale.

8.Qka është Pushteti Lokal?


pushteti lokal është një bashkësi territoriale, josovrane, e cila ka bazën
ligjore mbi të cilën janë të përcaktuara të drejtat dhe mënyra e organizimit të saj. Pra në pushtetin lokal
duhet të ekzistojnë organet ligjore të autorizuara për administrimin e politikave territoriale, pavarësisht
nga kontrolli i jashtëm, si dhe pjesëmarrja e bashkësisë lokale në udhëheqjen e punëve të veta.
Sipas W. Anderson, një nga studiuesit më të rëndësishëm të vetëqeverisjes lokale amerikane, pushteti
lokal është i karakterizuara nga elementë si:
1. territori;
2. banorët;
3. organizimi;
4. identiteti i veçantë juridik;
5. autonomia;
6. funksionet e vetëqeverisjes
7. pavarësia fiskale.

9.Qka nënkuptojmë me nocionin komunitet?


Komunitet” -do të thotë grup komuniteti që i përkasin një grupi të njëjtë etnik, fetar apo gjuhësor.

10.Cilët janë organët e komunës?


1.Këshilli i komunës
2.Kryetari i komunës

1.Këshillin e përbëjnë përfaqësuesit e qytetarëve të cilët zgjidhen me votë të fshehtë.


Këshilli ka kryetarin.Zgjedhjet realizohen në çdo katër vjet.
Numri i anëtarëve të këshillit varet nga numri i banorëve në komunë.
Mbledhjet e këshillit i konvokon kryetari. Ato janë publike dhe për çdonjërën mbahet procesverbal.

2.KRYETARI I KOMUNËS e paraqet dhe e përfaqëson komunën.Zgjidhjet çdo të katërtin vit në zgjedhje të
përgjithshme,të drejtpërdrejta dhe të lira me votë të fshehtë.
11.Numro disa defrakmente ose dukuri që janë pjesë përbërëse të komunës?
Komuna e Pejës është njësi administrative në pjesën veri-perëndimore të Kosovës. Ajo bën pjesë së
bashku me Komunat e Burimit dhe Klinës në Rajonin e Pejës. Qendra administrative e Komunës së Pejës
është qyteti i Pejës. Komuna e Pejës përbëhet nga qyteti i Pejës dhe 95 fshatra. Komuna kufizohet në
perëndim dhe në veri nga Mali i Zi, në lindje nga Komuna e Burimit dhe Komuna e Klinës dhe në jug
nga Komuna e Gjakovës dhe Komuna e Deçanit.

12.Qka nënkuptojmë me nocionin status të komunës?


Statusi ligjor i komunës
Komuna është person juridik. Si person juridik, çdo komunë ka kompetenca, në mes tjerash, që:
a) të padisë dhe të paditet në gjykata;
b) të posedojë, dhe të menaxhojë pasurinë;
c) mund të jetë pronare apo bashkëpronare e ndonjë kompanie që është në interes të komunës në
raport me qytetarët;
d) të lidhë kontrata;
e) të punësojë stafin; dhe
f) të angazhohet në aktivitete të tjera që janë të domosdoshme për realizimin e përgjegjësive të saj

13.Qka është komuna?


Komuna është njësi themelore e vetëqeverisjes lokale në Republikën e Kosovës, e përbërë nga një
komunitet i qytetarëve në një territor të caktuar, të përcaktuar me ligj, e cila ushtron tërë pushtetin i cili
nuk është i rezervuar shprehimisht për institucionet qendrore.

14.Cilat janë kompetencat e komunës?


Kompetencat komunale
Komunat i ushtrojnë kompetencat vetanake, të deleguara dhe të zgjeruara në përputhje me ligjin.

15.Qka është simboli i komunës?


.3 Simbolet e komunës miratohen dhe ndryshohen nga kuvendi i komunës në pajtim me dispozitat
kushtetuese dhe ligjore të Republikës së Kosovës dhe nuk u përngjajnë simboleve të shteteve të tjera
apo komunave në Republikën e Kosovës apo jashtë saj.

16.Cilat janë organët komunale?


Organet komunale janë kuvendi i komunës dhe kryetari

17.Cilat janë aktet e organeve komunale?


Aktet e organeve komunale

Kuvendi i komunës dhe kryetari kanë të drejtë të miratojnë akte dhe të ndëmarrin masa për zbatimin e
tyre brenda fushës së kompetncave të tyre. Të gjitha aktet komunale duhet të jenë në përputhje me
sistemin kushtetues dhe ligjor të Republikës së Kosovës.
18.Cilat akte i nxjerr kuvendi?
Aktet e kuvendit të komunës vlejnë në territorin e komunës që ka miratuar aktin. Këto akte

Përfshijnë:

a) statutin e komunës;

b) rregulloren e punës;

c) rregulloret komunale; dhe

d) çdo akt tjetër të nevojshëm apo të duhur për funksionim efikas të komunës.

19.Cilat akte i nxjerr kryetari i komunës?


Aktet e kryetarit të komunës janë urdhëresat dhe vendimet brenda fushës së kompetencave të
tij. (neni 13).

20.Cilat janë burimet ekonomike të komunës?

21.Qka kupton me parimin e subsidiaritetit?


-“Parimi i subsidiaritetit”- do të thotë që çështjet publike realizohen, sa më shumë që të jetë e mundur,
në interes të qytetarëve nga niveli më i ulët i qeverisë që është në gjendje të ofrojë shërbime efikase;

22.Cilat janë kompetencat vetanake të komunës?


Kompetencat vetanake
Komunat kanë kompetenca të plota dhe eksluzive, për sa i përket interesit lokal, duke i respektuar
standardet e përcaktuar në legjislacionin e zbatueshëm, në fushat që vijojnë:

a) zhvillimin lokal ekonomik;


b) planifikimin urban dhe rural;
c) shfrytëzimin e tokës dhe zhvillimin;
d) zbatimin e rregulloreve të ndërtimit dhe standardeve për kontrollimin e ndërtimit;
e) mbrojtjen e mjedisit lokal;
f) ofrimin dhe mirëmbajtjen e shërbimeve publike dhe shërbimeve komunale, përfshirë furnizimin
me ujë, kanalizimin dhe drenazhin, trajtimin e ujërave të zeza, menaxhimin e mbeturinave,
rrugëve lokale, transportit lokal dhe skemave të nxehjes lokale;
g) përgjigje ndaj rasteve emergjente lokale;
h) ofrimin e arsimit publik parashkollor, fillor dhe të mesëm, duke përfshirë regjistrimin dhe
licencimin e institucioneve edukative, punësimin, pagesën e rrogave dhe trainimin e instruktorëve
dhe administratorëve të arsimit;
i) promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut
j) ofrimin e përkujdesit publik primar shëndetësor;
k) ofrimin e shërbimeve familjare dhe shërbimeve të tjera të mirëqenies sociale, siç është përkujdesi
për të cenueshmit, strehimin familjar, përkujdesin fëmijnor, përkujdesin për të moshuarit, duke
përfshirë regjistrimin dhe licencimin e këtyre qendrave përkujdesëse, punësimin, pagesën e
rrogave dhe trainimin e profesionistëve të mirëqenies sociale;
l) banimin publik;
m) shëndetësinë publike;
n) licencimin e shërbimeve publike dhe objekteve, duke përfshirë ato që kanë të bëjnë me argëtimin,
aktivitete kulturore dhe të lira, ushqimin, strehimin, tregjet, shitësit në rrugë, transportimin lokal
publik dhe taksitë;
o) emërimin e rrugëve, rrugicave dhe vendeve të tjera publike;
p) ofrimin dhe mirëmbajtjen e parqeve dhe hapësirës publike;
q) turizmit;
r) aktivitetet kulturore dhe të lira;
s) çdo çështje që nuk është përjashtuar shprehimisht nga kompetenca e tyre, apo që nuk i është
parcaktuar një autoriteti tjetër;

23.Cilët janë faktorët e zhvillimit ekonomik të vëndit?


FAKTORËT E ZHVILLIMIT EKONOMIK
Faktoret qe e kushtezojne zhvillimin ekonomik jane: F. njerezor,materjal, teknik, financiar dhe
organizativ.
Faktori njerezor-nenkuptone numrin dhe veçorite biologjike, ekonomike, arsimore, kulturore,
psikologjike dhe organizative te personave që marrin pjese ne lemenjte ekonomik.
Faktori materjal-perfshine resurset natyrorete rendesishme per sigurimin e lendeve te para per
prodhimin e te mirave materjale.
Faktori teknik-nenkupton mjetet e punes dhe nivelin e tyre teknik per t'i kryer punët ne veprimtarite e
ndryshme, ndersa faktori financiar nenkupton mundesi te shoqerise per te investuar ne njerez, mjete
objekte, qarkullim dhe kembim.
Faktori organizativ-nenkupton menyren me te pershtatshme te organizimit te faktoreve ekonomike me
qellim prodhimi me te madh, me te lire, me te mire dhe me te llojlloshem.

24.Cilët janë aktivitetet kulturore që i promovon komuna?


Të gjitha komunat, në të cilat komuniteti serb është shumicë, kanë kompetenca për të ushtruar
përgjegjësitë për çështjet kulturore, duke përfshirë mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë
kulturore dhe religjioze serbe dhe të tjerëve, brenda territorit komunal, si dhe për mbështetjen
e komuniteteve lokale religjioze, në pajtim me ligjin në zbatim.
Autoritetet e Kosovës do të sigurojnë autonomine dhe mbrojtjen e të gjitha konfesioneve fetare dhe
tërësisë së objekteve fetare brenda territorit të saj.
Kishes Ortodokse Serbe në Kosovë duke përfshirë klerin dhe pjesëtaret, aktiviteteve dhe
pronave të saj, do t’u ofrohet siguri shtesë dhe masa tjera mbrojtëse për gëzimin e plotë të të
drejtave, privilegjeve dhe imuniteteve të tyre. (Propozimi Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e
Statusit të Kosovës(Pakoja e Ahtisarit).

25.Cilat janë kompetencat e komunës në fushën e arsimit?


Kompetencat e zgjeruara në fushën e arsimit
Në pajtim me Ligjin mbi Vetëqeverisjen Lokale, komunat kanë të drejtë në bashkëpunim në
fushën e arsimit edhe me komunat dhe institucionet tjera duke përshiër edhe komunat dhe
Institucionet e Serbisë.
Komunat e Mitrovicës së Veriut kanë kompetencë për shkollim të lartë, duke përfshirë
regjistrimin dhe licencimin e institucioneve shkollore, punësimin, pagesën e rrogave dhe
trajnimin e institucioneve dhe administratorëve arsimor. (Ligji Nr. 04/L-037).
Ky diskriminim pozitiv në fushën e arsimit ka për qëllim që tju siguroj të gjithëve të drejta
për arsim dhe pa dallime në Republikën e Kosovës dhe nuk mund të paraqes pengesë në
sistemin e Arsimit në Kosovë ngase instiucionet e arsimit publik sipas legjislacionit në fuqi
në Republikën e Kosovës licencohen dhe akreditohen vetem nga Ministria e Arsimit Kultures
Rinisë dhe Sporetit dhe Kuvendi i Kosovës dhe ato mund të mbyllen nga Ministria e Arsimit
Kultures Rinisë dhe Sporetit dhe Kuvendit të Kosovës si organe Kompetente për
funksionimin e tyre.

26.Cilat janë kompetencat e komunës në fushën e shëndetësis?


Kompetencat e zgjeruara në përkujdesin dytësor shëndetësor
Komunat e Mitrovicës së Veriut, Graçanicës dhe Shtërpcës kanë kompetenca për ofrimin e
përkujdesit dytësorë shëndetësor, duke përfshirë regjistrimin dhe licencimin e institucioneve
të përkujdesit shëndetësor, punësimin, pagesën e rrogave dhe trajnimin e personelit dhe
autoriteteve të përkujdesit shendetësor.

27.Në cilën ministri ka raporte direkte komuna?


Ministria e shëndetsisë
Ministria e arsimit
Ministria e ekonomis

28.Cilat janë kompetencat e deleguara?


Kompetencat e deleguara
Autoritetet qendrore në Republikën e Kosovës u delegojnë përgjegjësi komunave, në pajtim me
ligjin, për kompetencat vijuese:

a) shënimet kadastrale;
b) regjistrimin civil;
c) regjistrimin e votuesëve;
d) regjistrimin e biznesit dhe licencimin;
e) distribuimin e pagesave të ndihmës sociale (me përjashtim të pensioneve);
f) mbrotja e pyjeve që ndodhen në territorin e komunës në kuadër të autorizimeve të deleguara nga
autoriteti qendror, duke përfshirë edhe dhënien e licencave për prerjen e drunjve në bazë të
rregullave të miratuara nga Qeveria;

29.Cialt janë kompetencat e zgjeruara të komunës?


●Kompetencat e zgjeruara në përkujdesin dytësor shëndetësor
●Kompetenca të zgjeruara në shkollimin universitar
●Kompetencat e zgjeruara në fushën e kulturës
●Të drejta të zgjeruara për pjesëmarrje në zgjedhjen e komandantëve të stacioneve policore lokale.

30.Nga i siguron të hyrat financiare komuna?


Të hyrat vetenake të komunave përfshijnë kategoritë si në vijim:
- Taksat komunale, gjobat, tarifat e shfrytëzimit, pagesat e tjera për shërbimet
publike të ofruara nga komuna si dhe detyrimet rregullatore dhe gjobat e
autorizuara në bazë të këtij ligji;
- Qiratë në pronat e paluajtshme të cilat ndodhen në komunë dhe të cilat janë nën
administrimin ose në pronësi të komunës;
- Të hyrat nga shitja e pasurive komunale;
- Të hyrat nga ndërmarrjet të cilat janë plotësisht ose pjesërisht në pronësi të
komunës;
- Bashkëpagesat nga konsumatorët e shërbimeve arsimore dhe shëndetësore të
cilat ofrohen nga komuna;
- Të hyrat e realizuara nga cilado agjenci, departament ose organizatë e komunës
si rezultat i ofrimit të çfarëdo malli ose shërbimi;

Grantet dhe/ose donacionet nga qeveritë e huaja (përveç ndihmës financiare


nga Republika e Serbisë) ose nga organizatat e jashtme, duke përfshirë
organizatat qeveritare dhe joqeveritare si dhe institucionet ndërkombëtare dhe
multinacionale;
- Të gjitha kategoritë e tjera të të hyrave të cilat janë përcaktuar si të hyra vetanake
komunale në bazë të një ligji të Republikës së Kosovës.

31.Nëpërmjet cila institucione komuna i ofron sherbime qytetare?

32.Si bëhët kontrolli i brëndshëm i komunës?


33.Kush mund të jet partner i komunes?

34.Cilat janë institucionet vendore dhe nderkombetare?


Institucionet vendore
Zyra e Kryeministrit
Portali Qeveritar
Presidenca e Republikës së Kosovës
Kuvendi i Republikës së Kosovës

Institucionet ndërkombëtare
Zyra e BE-së në Kosovë
European Commission Enlargement
European Union Rule of Law Mission
German Presidency
Bashkimi Evropian

35.Cilat janë llojet asocioneve mund të jenë komunat?


Asociacioni i Komunave të Kosovës,
është person juridik, me status të organizatës jo për përfitim.
Struktura organizative e Asociacionit të Komunave të Kosovës është si në vijim:
- Kuvendi-110 anëtarë;
- Këshilli i kryetarëve-34 kryetarë;
- Bordi udhëheqës-7 anëtar;
- Kolegjiumet profesionale-12 kolegjiume;
- Administrata-aktualisht 14 punëtor.

Përveç Asociacionit të Komunave të Kosovës, ekziston edhe Asociacioni i


Komunave me shumicë serbe.

36.Cilat vendbanime janë pjesë integruese të komunës?

37.Sa zgjat mandati të kryetarit te komunës?


Kryetari i Komunës zgjidhet nga radhët e Kuvendit me dhe mandati i Kryetarit zgjatë sa mandati i
anëtarëve të Kuvendit komunal. Propozimi për zgjedhjen e kryetarit vjen nga përfaqësuesit e grupit më
të madh politik që përfaqësohet në kuvend dhe zgjedhja e tij realizohet me votim të fshehtë.160
Kandidati që do të marrë më tepër se 2/3 (dy të tretat) e votave nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të
zgjedhur të kuvendit do të shpallet kryetar i Komunës.

38.Cilat janë funksionet të kuvendit të komunës?


Kuvendi i komunës funksionon në bazë të këtij ligji, Statutit dhe akteve të tjera nënligjore.
Kuvendi i komunës nuk i delegon përgjegjësitë e tij lidhur me marrjen e vendimeve për:

a) statutin dhe Rregulloren e punës, rregulloret komunale dhe miratimin, ndryshimin dhe shfuqizimin
e tyre,
b) miratimin e buxhetit dhe planeve investuese;
c) miratimin e çështjeve të tjera financiare, të cilat janë të rezervuara për kuvendin sipas statutit apo
rregullores së punës;
d) planin vjetor të punës dhe raportin vjetor;
e) themelimin e komisioneve të kërkuara sipas këtij Ligji;
f) zgjedhjen e kryetarit dhe zëvendëskryetarit të komunës;
g) niveli i tarifave dhe ngarkesave;
h) krijimin dhe përdorimin e simboleve, dekoratave dhe titujve të nderit të komunës, në pajtim me
ligjin në fuqi;
i) emërimin dhe riemërimin e rrugëve, rrugicave dhe vendeve të tjera publike;
j) arritjen e marrëveshjeve ndërkomunale dhe brenda komunale;
k) marrjen e vendimeve për t’u bashkuar me asociacione përfaqësuese të komunave të Republikës
së Kosovës; dhe
l) përgjegjësive të tjera që kërkohen me ligj.

39.

40.Qfarê është procesi verbal?


Procesverbali është një shkrim administrativ- zyrtar. Në të shënohen ato që thuhen në një mbledhje , që
shërben si dëshmi e diskutimeve dhe e vendimeve për një çështje të caktuar

Proces verbali
Proces verbalet mbahen në pajtim me Ligjin për përdorimin e gjuhëve nga të gjitha takimet e kuvendit të
komunës dhe komisionet e tij dhe aprovohen në takimin e ardhshëm .

41.Cilat janë komitetet brenda komunës?


Komiteti per Politik dhe Financa
Komiteti për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport Komiteti për Zhvillim Ekonomik,
Komiteti per Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale
Komiteti për Persona me Aftësi të Kufizuara dhe
Komiteti për shërbime publik etj

42.Cilat janë pergjithësit e kryetarit të komunës?


Përgjegjësitë e kryetarit
Kryetari i komunës i zbaton përgjegjësitë në vijim:

a) përfaqëson komunën dhe vepron në emër të saj;


19
b) udhëheq ekzekutivin e komunës dhe administratën e saj dhe mbikëqyr administrimin financiar të
komunës;
c) ushtron të gjitha kompetencat, të cilat nuk i jepen në mënyrë eksplicite kuvendit të komunës apo
komiteteve të tij;
d) ekzekuton aktet e kuvendit të komunës;
e) emëron apo shkarkon zëvendësit e tij/saj;
f) emëron dhe shkarkon anëtarët e tij të cilët i ndihmojnë atij në kryerjen e detyrave;
g) organizon punën dhe drejton politikën e komunës;
h) propozon rregullore apo akte të tjera për miratim në kuvendin e komunës;
i) propozon zhvillimin komunal, planet rregullative dhe investuese, propozon buxhetin vjetor për
miratim në kuvendin e komunës dhe e ekzekuton buxhetin e miratuar;
j) raporton para kuvendit të komunës për situatën ekonomiko-financiare të komunës dhe për
zbatimin e planeve investuese të komunës, së paku njëherë në gjashtë muaj apo kurdoherë që
kërkohet nga kuvendi i komunës; dhe
k) mund të kërkojë që kuvendi i komunës ta shqyrtojë një akt komunal para hyrjes në fuqi, kur
konsideron se akti cënon legjislacionin në zbatim dhe/apo interesin e komuniteteve.
l) do të konsultojë nënkryetarin për komunitete për çështjet që kanë të bëjnë me komunitetin jo
shumicë; dhe
m) Aktivitetet tjera që i caktohen me statut.

43.Si bëhët shkarkimi I kryetarit të komunës?


64.1 Kryetari i komunës mund të suspendohet me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës brenda
afatit prej 30 ditëve, nëse kryetari ka cenuar Kushtetutën dhe ligjet në fuqi;
Nëse konsideron se janë plotësuar kushtet për suspendimin nga detyra të kryetarit të komunës,

ministria përgjegjëse për pushtet lokal do t’i rekomandojë Qeverisë së Republikës së Kosovës
suspendimin e atij kryetari. Qeveria e Republikës së Kosovës (brenda 30 ditëve) mund të suspendojë me
vendim kryetarin e komunës dhe t’i dorëzojë lëndën gjykatës kushtetuese.
Nëse gjykata kushtetuese e përkrah vendimin. Qeveria mund shkarkojë nga detyra kryetarin.

44.Qka nënkuptojmë me dekoncetrimin(demokracin) e drejtperdrejt


Demokracia e drejtpërdrejtë ose demokracia e pastër është një formë e demokracisë, në të cilën njerëzit
vendosin për iniciativa politike të drejtpërdrejta. Kjo ndryshon nga shumica e përfaqësuesve aktualisht
themeluar demokracitë, të cilat janë përfaqësuese të demokracive.

45.Cilët  janë mekanizmat pjesmarrës të qytetarëve?


Qytetarët mund të marrin iniciativë për të propozuar rregullore, brenda kompetencave të komunës,
për miratim nga kuvendi apo me votën e qytetarëve, në pajtim me ligjin në zbatim.
Propozuesit ia dorëzojnë draftin e rregullores së propozuar kryesuesit të kuvendit të komunës.

Draft rregullorja e propozuar duhet të nënshkruhet nga 15% e votuesëve të regjistruar për t’u

shqyrtuar nga kuvendi i komunës.


Kuvendi i komunës është i obliguar ta shqyrtojë rregulloren e propozuar brenda 60 ditësh pas
pranimit.

46.Kush bënë shikimin e ligjshmërisë?Shqyrtimi i rregullt i ligjshmërisë


Kryetari i komunës i dërgon autoritetit mbikëqyrës listën e të gjitha akteve të miratuara nga kryetari
dhe kuvendi në muajin paraprak, deri më datën 10 të çdo muaji.
Autoriteti mbikëqyrës ka të drejtë të mbikëqyrë çdo akt i cili nuk është kontrolluar sipas procedurave
të shqyrtimit të detyrueshëm, brenda 30 ditësh pas pranimit të listës së përmendur në paragrafin 1 të
këtij
neni.

You might also like