Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 9

ZUHDI HAJZERI Organizata Studentore Reforma Studentore Haxhi Zeka

Pyetjet Testi A

1.Cila është natyra juridike e së drejtës së BE-së?


E drejta e Unionit Evropjan paraqet një rregullator juridik të marrëdhënieve në mes 27
shteteve anëtare. Zbatimi i kësaj së drejte zmadhohet me rritjen e Unionit.
Të drejtën e Unionit në mënyrë direkte e zbatojnë institucionet e Unionit dhe shteteve anëtare.
Me të drejtën e UE-së në mënyrë direkte rregullohen marrëdhëniet në mes shteteve të Unionit, në
mes të shteteve dhe Unionit si dhe marrëdhëniet e personave fizik dhe juridik me institucionet e
UE-së. Gjithashtu me të drejtën e UE-se rregullohen marëdheniet e UE-së me shtetet e treta me
të cilat është nënshkruajtur marrëveshje për asociim dhe bashkëpunim ekomomik.
E drejta e Unionit Evropjan paraqet një sistem të veçantë juridik „sui generis“ e cila me
karakteristikat e veta dallohet ose veçohet nga e drejat ndërkombëtare dhe nga sistemet juridike
të shteteve anëtare.

2.Në qfarë rrethanash historike u krijua Bashkësia Evropiane për Thëngjill


dhe Çelik?
Bashkësia Evropiane e Qymyrit dhe Çelikut (Anglisht: European Coal and Steel Community -
ECSC) ishte një organizatë e gjashtë vendeve evropiane, e krijuar pas Luftës së Dytë Botërore,
me qëllim të organizimit të prodhimit industrial dhe vendosjen e tyre nën një autoritet të vetëm,
të centralizuar. Ajo u krijua zyrtarisht më 18 prill të vitit 1951 nga Traktati i Parisit, i nënshkruar
nga Belgjika, Franca, Italia, Luksemburgu, Hollanda dhe Gjermania Perëndimore ndërsa hyri në
fuqi më 23 korrik të vitit 1952. ECSC ishte organizata e parë ndërkombëtare që u bazua në
parimet e mbikombëtarizmit, duke filluar procesin e integrimit zyrtar i cili përfundimisht çoi në
themelimin e Bashkimit Evropian .
ECSC u propozua për herë të parë nga Ministri i Jashtëm francez Robert Schuman më 9 maj
1950 si një mënyrë për të parandaluar luftërat e mëtejshme midis Francës dhe Gjermanisë. Ai
deklaroi se qëllimi i tij ishte që të "bënte luftën jo vetëm të paimagjinueshme, por edhe
materialisht të pamundur" gjë e cila duhej të arrihej me integrimin rajonal, e ku ECSC ishte hapi
i parë i saj. Traktati do të krijonte një treg të përbashkët për qymyr dhe çelik midis shteteve
anëtare të tij çka shërbeu për të neutralizuar konkurrencën midis kombeve evropiane mbi burimet
natyrore, veçanërisht në Ruhr.

3.Elaburoni burimet primare të së drejtës Evropiane?


Legjislacionin e parë, (traktatet themeltare të UE-së)
Jane pese traktate kryesore:
Traktati i Parisit mbi Bashkimin Evropian per thengjill dhe celik – 1951
Traktati i Evropes mbi Bashkimin Ekonomik Evropian dhe mbi Euroatomin-1957
Traktati i Mastrihtit mbi Unionin Evropian- 1991
ZUHDI HAJZERI Organizata Studentore Reforma Studentore Haxhi Zeka

Traktati i Amsterdamit – 1997


Traktati i Nices – 2000.
Prej ketyre traktateve burojne dhe nxjerren akte te tjera juridike te UE.

4.Ne cila burime hynë rregullorja dhe cili është karakteri i saj?
Ka fuqi juridike te njëjtë me atë te ligjeve te vendeve anëtare, është burim sekondare i te drejtës
se UE-se nxirret nga institucionet e UE-se dhe ka efekt juridik te përgjithshëm, Rregulloret janë
drejtpërsëdrejti të zbatueshme dhe detyruese në të gjithë BE-në. Ato nuk duhet të
transpozohen në legjislacionin kombëtar, ashtu si ligjet kombëtare;

5.Qka nënkuptoni me Parimin e Subsidiaritetit në të drejtën evropiane?


Parimi i Subsidaritetit paraqet parimin themelor organizativ i cili garanton se vendimet merren
sa më afër qytetarëve dhe i njëjti parim përdoret si instrument për përforcimin e rolit të
qytetarëve në proceset euro-integruese. Parimi i subsidiaritetit është futur në BE përmes traktatit
të Mastrihit.

6. Çfarë risi solli Traktati i Lisbonës?


Më eficiente: procese më të thjeshta, president i përhershëm i Këshillit
Më demokratike: rol më të përforcuar për Parlamentin Evropian dhe parlamentet
kombëtare, "Iniciativa e Qytetarëve", Kapitulli i të Drejtave Themelore
Më transparente: qartëson rolet përkatëse, akses publik më të gjerë në dokumentacion dhe në
takime
Më të bashkuar në arenën botërore: Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e jashtme
Më të sigurt: Mundësi të reja për të luftuar terrorizmin, ndryshimet klimaterike, dhe sigurimin
e energjisë

7.Cilat nga institucionet e mëposhtme është institucion ekzekutiv në kuader të


institucioneve të BE-së?
a) Këshilli Evropian
b) Parlamenti Evropian
c) Komisioni Evropian ( Sakt )
d) Gjykatat e Drejtësisë dhe Bashkimi Evropian

8.Qka nënkuptoni me shumicën e dyfishte në Këshillin e Ministrave?


ZUHDI HAJZERI Organizata Studentore Reforma Studentore Haxhi Zeka

Më 1 nëntor 2014, hyn në fuqi sistemi i ri i mazhorancës së dyfishtë, sipas të cilit mazhoranca e
kualifikuar arrihet kur së paku 55% e Shteteve Anëtare që përfaqësojnë 65% të popullatës së BE-
së, votojnë për propozim legjislativ. Për të parandaluar Shtetet Anëtare më pak të populluara të
bllokojnë miratimin e një vendimi, pakica bllokuese duhet të përbëhet së paku nga katër Shtete
Anëtare, dhe nëse ky numër nuk arrihet, mazhoranca e kualifikuar konsid- erohet si e arritur edhe
në rast se nuk është plotësuar kriteriumi i popullatës.

9.Cilat janë institucionet kryesore të Bashkimit Evropian?


• Parlamenti Evropian
• Komisioni Evropian
• Këshilli Evropian
• Gjykata Evropiane
• Banka Evropiane

10.Qka nënkuptoni me Raport të Progresit?


Raporti i progresit te komisonit evropian ,eshte raporte qe nxirret nga komisioni evropian per
secilin vend te ballkanit te kyqur ne PSA keto raporte komisioni evropian i publikon ne vjeshte te
qdo viti qellimi eshte qe permes raporteve te vlersoj specifikat ne fushen e integrimeve
evropiane. Qellimi eshte te vleresoj gjendjen specifike ne fushen e integrimeve . Ngerthen ne
vete progresin e arritur per periudhen 12 muajshe te secilit vend per sa i perket fushave siq jane
demokracia , sundimi I ligjit , te drejtat e njeriut , mbrojtjen e pakicave dhe qeshtjeve tjera
rajonale .

Pyetje Testi B

1.Cilat janë burimet primare të së drejtës evropaine dhe si definohen ato?


Legjislacionin e parë, (traktatet themeltare të UE-së)
Jane pese traktate kryesore:
Traktati i Parisit mbi Bashkimin Evropian per thengjill dhe celik – 1951
Traktati i Evropes mbi Bashkimin Ekonomik Evropian dhe mbi Euroatomin-1957
Traktati i Mastrihtit mbi Unionin Evropian- 1991
ZUHDI HAJZERI Organizata Studentore Reforma Studentore Haxhi Zeka

Traktati i Amsterdamit – 1997


Traktati i Nices – 2000.
Prej ketyre traktateve burojne dhe nxjerren akte te tjera juridike te UE.

2.Cilat janë risit që solli Traktati i Mastrihit?


Krijohet Bashkimi Evropian
Traktati i Mastrihtit ndryshoi emrin nga Komuniteti Ekonomik Evropian në Komunitet
Evropiane.
Miratohen forma të reja bashkëpunimi midis qeverive të Shteteve Anëtare mbi politikën e
jashtme dhe të sigurisë dhe në fushën e "çështjeve të brendshme dhe drejtësisë".
Me shtimin e këtij bashkëpunimi ndër-qeveritar, Traktati i Mastrihtit krijon një strukturë të re
me tre shtylla, si në aspektin politik edhe ekonomik. Ky është Bashkimi Evropian (BE).

3.Shpjego kriteret juridike te Kopenhagenit?


Kriteri juridik: Nënkuptojmë kriterin te cilin duhet ta plotësojë shteti I cili kërkon te behet
anetare e BE-se, kriter I cili kërkon harmonizimin e legjislacionit kombëtar me ate te UE-se.
Miratimi i tërësishëm i “acquis communautaire” (legjislacioni primar dhe sekondar ,
aktvendimeve të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë , deklaratave dhe rezolutave të BE-së, masave
që merren mbi politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë , masat mbi drejtësinë dhe punët
e brendshme, marrëveshjet ndërkombëtare që ka lidhur BE-ja si dhe marrëveshjet e lidhura
ndërmjet shteteve anëtare në fushën e veprimit të BE-së);
Ekonomike : ekzistimi i ekonomisë funksionale dhe efikase të tregut , kapaciteti për të
përballuar konkurrencën dhe ligjet e tregut brenda BE-së
Politike: institucione stabile të cilat garantojnë demokraci , sundimin e ligjit , respektimin e të
drejtave të njeriut dhe të drejtat e pakicave si dhe pranimin e objektivave politike të BE-së;

4.Qka nënkuptoni me Marrveshjen e Stabilizim-Asocimit?


Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit është një marrëveshje ligjore ndërkombëtare midis vendit
nënshkrues dhe BE-së, funksioni i së cilës është të vendosë një kornizë ligjore për bashkëpunim
dhe adoptimin gradual të standardeve europiane, të tilla si kushtet që duhet plotësuar mallërat,
shërbimet dhe kapitalet e vendit nënshkrues dhe UE-së në mënyrë që të lëvizin lirisht në UE, apo
rregullat që përcaktojnë se si duhet të zhvillohet konkurenca në treg.
ZUHDI HAJZERI Organizata Studentore Reforma Studentore Haxhi Zeka

5.Cilat janë kriteret për anëtarsim në BE?


Historiku i zgjerimit
● Samiti i Selanikut (2003) dhe vendet e Ballkanit Perëndimor
● Procesi i Stabilizim-Asociimit
● Kriteri Politik
«institucione stabile qe garantojnë demokraci, sundim te ligjit, respektim te te drejtave te
njeriut dhe mbrojtje te pakicave»
● Kriteri Juridik
«kapacitet administrativ dhe institucional për te zbatuar ne mënyrë efektive ‘acuquis’ [te
drejtën e UE] dhe aftësinë qe te bartin detyrimet e anëtarësisë»
● Kriteri Ekonomik
«ekonomi funksionale te tregut dhe kapacitet për te përballuar konkurrencën dhe fuqitë e
tregut»
Kritere te tjera?
Hapat drejt anëtarësimit
1. Aplikimi i kandidatit (potencial): drejtuar Presidencës aktuale te Këshillit
2. Komisioni Evropian bën një vlerësim parësor te aplikacionit; Dorëzon opinionin tek
Këshilli
3. Këshilli vendose me unanimitet për statusin ‘kandidat’ dhe/apo vendose kushte
4. Hapen negociatat; Komisioni analizon detalisht dhe e bën planin/agjendën e negocimit
5. Fillojnë negociatat: 35 kapituj!
6. Komisioni jep opinionin e tyre ne lidhje me gatishmërinë e shtetit për t’u bere anëtar;
Draftohet marrëveshja e anëtarësimit
7. Anëtarësimi votohet! Kerkohet pëlqimi i Parlamentit dhe vota nga Këshilli
8. Marrëveshja e anëtarësimit ratifikohet nga secili shtet anëtar

6.Cilat janë kompetencat e Parlamentit Evropain?


Detyrat kryesore të Parlamentit janë:
shqyrton dhe miraton legjislacionin evropian (sipas procedurës së bashkë-vendimit, Parlamenti
e bashkëndan këtë pushtet në mënyrë të barabartë me Këshillin e BE-së);
miraton buxhetin e BE-së;
ZUHDI HAJZERI Organizata Studentore Reforma Studentore Haxhi Zeka

ushtron kontroll demokratik mbi institucionet e tjera të BE-së duke ngritur komisione hetimore;
miraton marrëveshje ndërkombëtare të rëndësishme si anëtarësimi i ndonjë vendi në BE dhe
marrëveshjet e tregtisë dhe asociimit midis BE-së dhe vendeve të tjera.

7. Shpjego çfarë është Direktiva?


Direktiva është një ligj që obligon shtetet anëtare, ose një grup shtetesh anëtare, të arrijnë një
synim të caktuar. Zakonisht, direktivat duhet të transpozohen në një ligj nacional për t’u bërë
efektive. Nënkuptohet se një direktivë përcakton rezultatin që duhet arritur: varet nga secili shtet
anëtar veçmas të vendosë se si ta bëjë këtë.

8.Cili nga institucionet e mëposhtme nuk është institucion i BE-së?


a) Parlamenti Evropian
b) Këshilli i Ministrave
c) Komisioni Evropian
d) Këshilli i Evropës ( SAKT )
e) Asambleja e Përgjithshme ( SAKT )

9.Cili është shteti i fundit i anëtarësuar në BE?


a) Bullgaria
b) Rumania
c) Britania e Madhe
d) Kroacia ( SAKT )

10.Cili nga këto institucione nuk bënë pjesë ne grupin e institucionet kryesore
të BE-së?
a) Parlamenti Evropian
b) Këshilli Evropian
c) Gjykata Evropiane e Drejtësis
d) Gjykata e Auditorëve ( SAKT )
ZUHDI HAJZERI Organizata Studentore Reforma Studentore Haxhi Zeka

Kollufiumi i parë nga Lënda: Hyrje në të Drejtën e Bashkimit Evropian


Grupi B

1.Kush ishin themeluesit e Bashkimit Evropian? (Ideatorët).


Winston Churchil, Zhan Mone, Robert Shuman, Konrad Adenauer.

2.Sa ishte numri i shteteve themeluese të BE-së, dhe sa është numri aktual i
shteteve anëtare të BE?
Bashkimi Evropian (BE) është një bashkim i 27-të vendeve anëtare, i krijuar me qëllim
përforcimin e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe social. Themeluar nga Traktati i Bashkimit
Evropian (Traktati i Mastrihtit), në vitin 1993, Shtetet anëtare themeluese (që janë pjesë e
Komunitetit Evropian të Karbonit dhe Çelikut): Belgjika, Franca, Gjermania, Italia,
Luksemburgu dhe Holanda

3.Cili është dallimi në mes vendimit dhe rekomandimit?


Vendimet janë te detyrueshme ne te gjitha elementet e veta
Rekomandimet nuk e kane këtë efekt por paraqiten ne forme te një propozimi.

4.Akti Unik Evropian (SEA) solli ndryshime në BE, cilat ishin ndryshimet , dhe qka solli ky
akt?

Akti Unik Europian (AUE) u nënshkrua në Luksemburg dhe u ratifikua nga


parlamentet e vendeve anëtare në 1986. AI hyri në fuqi në 1 korrik 1987. Rëndësia
e këtij dokumenti qëndron ne faktin se ai i dha dinamizëm ngrehinës europiane
nëpërmjet krijimit të tregut të brendshëm më 1 janar 1993. Akti Unik pati
gjithashtu rëndësi në forcimin e rolit të Parlamentit europian, duke mbushur atë
deficit demokratik që ishte vënë re në Komunitet. Veç kësaj, Akti Unik i dha
një shtysë të fuqishme aftësisë vendimmarrëse të Këshillit të Ministrave.

Akti Unik Europian ka gjithashtu rëndësi jo vetëm për faktin se amendoi shumë
nga dispozitat e Traktatit të Romës, por edhe se institucionalizoi një formë të re të
bashkëpunimit midis vendeve në fushën e politikës së jashtme.
ZUHDI HAJZERI Organizata Studentore Reforma Studentore Haxhi Zeka

5.Qka nënkuptoni më të drejtën e BE-së si e drejtë supranacionale?


E drejta ndërkombëtare publike është e drejtë supranacionale (mbikombëtare). Pra, është tërësi e
normave juridike, me të cilat rregullohen marrëdhëniet juridike në mes të shteteve sovrane, pra
parashihen normat qe vlejnë ose duhet te vlenin.
Me supranacioalitet kuptojmë te drejtën e UE-s qe ne mënyre te pavarur nga vullneti I shteteve
anëtare ne lemije te caktuar ne baze te kompetencave përkatëse te nxjerr norma juridike te
detyrueshëm për shtetet anëtare.

6.Cilat janë Kompetencat e Këshillit Evropian dhe kush e përbën atë?


Këshilli ka gjashtë përgjegjësi kyç:
• me propozimin e Komisionit i miraton aktet juridike të Bashkësisë (normativat, direktivat dhe
vendimet). Këshilli është organi kryesor juridiko-ligjdhënës i Unionit, edhe pse ky funksion
është i ndarë me Parlamentin Evropian,
• së bashku me Parlamentin Evropian është trup që e lejon Buxhetin e UE. Te ashtuquajtura
shpenzime të përbashkëta,
• lidh marrëveshjet ndërkombëtare ndërmjet UE dhe me një ose më shumë shtete ose organizata
ndërkombëtare,
• është përgjegjës për koordinimin e politikave të hollësishme evropiane të shteteve anëtare,
• ta zhvillojë politikën e jashtme dhe të sigurisë së përbashkët të UE, dhe
• e koordinon bashkëpunimin ndërmjet gjykatave dhe forcave policore të shteteve të veçanta, në
pikëpamje të veprimeve kriminale.

7.Cilat Traktate janë në fuqi? (Cila alternativa është e saktë).


a)Traktati: Amsterdamit, Lisbonës, Parisit
b)Traktati: Mastrihi, Lisbonës, Kushtetues
c)Traktati: Amisterdamit, Kushtetues, Nices
d)Të gjitha të lartëcekurat

8.Sa është mandati i Presidentit të Këshillit Evropian?


a) 4 vite
b) 5 vite
c) 2.5 vite ( Sakt )
d) 6 vite
ZUHDI HAJZERI Organizata Studentore Reforma Studentore Haxhi Zeka

9.Cili nga këto nuk është institucion i BE-së?


a) Komisioni Evropian
b) Këshilli i Ministrave
c) Këshilli i Evropës
d) Gjykata Evropiane e Auditorëve ( Sakt )

10. Kush bënë pjesë në organe legjislative në BE?


a) Këshilli dhe Parlamenti ( SAKT )
b) Komisioni dhe Parlamenti
c) Këshilli i Ministrave dhe Parlamenti
d) Komisioni dhe Këshilli

You might also like