Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 8

MIRËSEARDHJA (M)

Shembull
LËNDA: Ekonomi ndërmarrjeje X
TEMA 1. Ndërmarrja në ekonominë e tregut
Ҫështja 2. Ndërmarrja si sistem
Video (e gatshme)
https://www.youtube.com/watch?v=s09CBN3HL1o

Shembull
LËNDA: Ekonomi ndërmarrjeje XII
Tema 10. Planifikimi i personelit, punësimi, drejtimi, organizimi, administrimi
Çështja 1. Procesi i planifikimit të personelit
Për të marrë vendime të duhura, menaxherët duhet të jenë në gjendje të parashikojnë se çfarë do të nevojitet
burimeve njerëzore në të ardhmen dhe ku do të merren këto burime.
Ju ftoj të ndiqni videon në linkun e mëposhtëm:
https://www.youtube.com/watch?v=htDsWECU594

Shembull
Lënda: Ekonomi ndërmarrjeje X
Tema 1. Ndërmarrja në ekonominë e tregut
Ҫështja 13. Ndarja e punës dhe specializimi i saj
“Puna është e paçmuar, jo flori.” – Mahatma Gandhi

Shembull
Lënda: Bazat e Sipërmarrjes XII
Tema 1. Njohuri të përgjithshme mbi sipërmarrjen
Çështja 1. Kuptimi i sipërmarrjes

Diskutim: Çfarë ka dashur të thotë Konfuci me këtë shprehje?

Shembull
Lënda: Njohuri në mikroekonomi X
Tema 1: Objekti i shkencёs ekonomike. Faktorёt e prodhimit, sistemet ekonomike dhe cikli ekonomik
Çështja 1: Kuptimi i objektit të shkencës ekonomike
" Ekonomia jonë është e bazuar në shpenzimin e miliardave për të bindur njerëzit se lumturia po blen
mallra, dhe pastaj të këmbëngulim se mënyra e vetme për të patur një ekonomi të shëndetshme është të
bësh gjëra që njerëzit të blejnë, në mënyrë që ata të kenë punë dhe të marrin para të mjaftueshme për t’i
blerë këto gjëra.” - Philip Slater

Në lidhje me citatin e mësipërm, përgjigjiuni pyetjeve të mëposhtme:


1. Jepni mendimin (këndvështrimin) tuaj për shkencën e ekonomisë, duke u bazuar te citati i mësipërm.
2. Si mendoni ju, a ndikon ekonomia në lumturinë tuaj? Pse?

Shembull
Lënda: Marketing XII (profili Llogari)
Tema 1: Bazat e marketingut në ndërmarrje. Mjedisi i marketingut
Çështja 1 : Kuptimi i marketingut
Çfarë kuptoni me konceptin “Marketing”? www.menti.com and use the code …
Lënda: E drejta dhe legjislacioni
Tema 2. Legjislacioni i punësimit dhe i sigurimeve shoqërore
Ҫështja 6. Sistemi i sigurimeve shoqёrore dhe rёndёsia e tij
A e dini se……
Sistemi i parё i sigurimeve shoqёrore ёshtё krijuar nga qeveria e Gjermanisё, kur ajo ishte nёn drejtimin e
kancelarit Bismark nё mes tё viteve 1883-1889. Nё vitin 1850, disa shtete tё Gjermanisё ndihmuan disa qeveri
vendore qё tё ngrinin fonde pёr sёmundje pёr punёtorёt, ku vetё këta të fundit ndihmonin nё kёto fonde. Kёto lloj
sigurimesh administroheshin me fonde tё pёrbashkёta ekzistuese. Ky ishte hapi i parё drejt skemёs sё sigurimeve
shoqёrore. Mё vonё, nё vitin 1884, u krijua njё tjetёr skemё (e filluar nga organizatat tregtare) pёr tё gjitha
problemet qё kishin tё bёnin me aksidentet nё punё. Nё vitin 1889, u shfaq njё skemё që trajtonte sigurimet e
invaliditetit dhe ato pёr moshat e thyera. Shembulli i Gjermanisё u ndoq nё Evropё dhe mё tej. Nё vitin 1930,
sigurimet shoqёrore u pёrhapёn edhe nё Amerikёn Latine, në SHBA e në Kanada.

AKTIVIZIMI I NJOHURIVE EKZISTUESE (A)

Shembull
Lënda: E drejta dhe legjislacioni XII
Tema 1. Njohuri të përgjithshme mbi të drejtën dhe legjislacionin
Çështja 3. Rendi juridik dhe ligjshmëria
Ju përgjatë edukimit tuaj keni dëgjuar rreth rendit skllavopronar, feudal, kapitalist… këto rende janë rende juridike
apo rende shoqërore? Rendi shoqërori përfshin rendet juridike apo e kundërta? Argumentoni nisur nga përkufizimi i
së drejtës.

Shembull
Lënda: E drejta dhe legjislacioni XII
Tema 2. Legjislacioni i punësimit dhe i sigurimeve shoqërore
Ҫështja 2. Kuptimi i kontratës së punës dhe elementet përbërës të saj
Si mendoni ju?
 Ç’është një kontratë pune?
 Përse është e domosdoshme lidhja e saj?
 A ka ndonjë nga ju që punon dhe a është i pajisur me kontratë pune?

Shembull
Lënda: Ekonomi ndërmarrjeje X
Tema 1: Ndërmarrja në ekonominë e tregut
Ҫështja 2: Ndërmarrja si sistem

1. Si bëhëj shkëmbimi barter në kohët e lashta? A ka sot ndonjë lloj të tillë shkëmbimi të ngjashëm?
2. Si ndikoi lindja e monedhës në zhvillimin e tregjeve dhe në lindjen e ndërmarrjes?
3.Në foton e mëposhtme shfaqet një hotel. A është hoteli një ndërmarrje? Çfarë prodhon ai?

Shembull
Lënda: Ekonomi ndërmarrjeje X
Tema. Ndërmarrja në ekonominë e tregut
Ҫështja 4. Faktorët e brendshëm që ndikojnë në veprimtarinë e ndërmarrjes
1. ...?
2. ...?
3. Çfarë ju vjen ndërmend kur shikoni fotot e mëposhtme?

Shembull
Lënda: Ekonomi ndërmarrjeje X
Tema. Ndërmarrja në ekonominë e tregut
Ҫështja 8: Kuptimi i sipërmarrjes
1. ...?
2. ...?
3. Cila nga figurat e mëposhtme e përmbush konceptin që ju keni për një sipërmarrje?
Shembull
Lënda: Ekonomi ndërmarrjeje X
Tema 1: Ndërmarrja në ekonominë e tregut
Ҫështja 3: Qëllimi, misioni i një ndërmarrjeje
Plotësoni tabelën e mëposhtme për një ndërmarrje të thjeshtë reale:
Input-e Shndërrimi Output-e

Shembull
Lënda: Bazat e Sipërmarrjes XII
Tema 4. Vlerësimi i kërkesave, dëshirave, mundësive dhe vështirësive
Çështja 1. Analiza e kёrkesave dhe dёshirave tё individit
Punё individuale
Listoni kёrkesat individuale (p.sh. çfarё kёrkon familja nga ju). Analizoni mundёsitё dhe vёshtirёsitё pёr realizimin
e kёrkesave individuale.

Shembull
Lënda: Llogari dhe kontabilitet 10
Tema 3: Inventarizimi, inventarët dhe bilanci
Ҫështja 2: Fazat e kryerjes së inventarizimit

Plotëso vendet bosh në fjalinë e mëposhtme:


Inventarizimi është tërësia e veprimeve të __________ ,_______________ , ____________ dhe
_____________ që kanë si qëllim përcaktimin_____________ dhe _______________të të mirave në
dispozicion dhe pronësi të njësisë në një moment të caktuar.
Përgjigje: kërkimit, klasifikimit, përshkrimit, vlerësimit, cilësor, sasior.

Shembull
Lënda: Llogari dhe kontabilitet XI
Tema 5: Regjistrimet kontabël në fushën e personelit
Ҫështja 3: Listëpagesa, kuptimi, forma dhe përmbajtja

Rrethoni përgjigjen e saktë.


Punëtori L. Mino ka një pagë ditore 1500 lekë nëse ai prodhon 75 njësi produkti. Paga për njësi produkti
është:
A. 200 lekë/njësi
B. 150 lekë/njësi
C. 250 lekë/njësi
D. 175 lekë/njësi

Shembull
Lënda: E drejta dhe legjislacioni XII
Tema 1. Njohuri të përgjithshme mbi të drejtën dhe legjislacionin
Çështja 1. Kuptimi i së drejtës
Brainstorming: Çfarë ju vjen ndërmend kur dëgjoni fjalën “e drejta“?

TRANSFERIMI DHE ANALIZA (DETYRA/QUIZE )

Shembull
Lënda: Bazat e Sipërmarrjes, kl. XII
Tema 1. Njohuri të përgjithshme mbi sipërmarrjen
Çështja 1. Kuptimi i sipërmarrjes
Detyrё 4
Intervistoni persona sipёrmarrёs nё rrethin tuaj familjar apo nё komunitetin ku jetoni dhe, nga biseda me ta,
informohuni dhe pёshkruani sa mё poshtё:
a. Si e përcaktojnë ata kuptimin pёr sipërmarrjen?
b. Çfarë pёrfitimi kanё patur nё aspektin e kёnaqёsisё dhe pёrmbushjes individuale?
c. Çfarë tё mire i kanё sjellё komunitetit me biznesin e tyre?

Shembull
Lënda: Bazat e Sipërmarrjes, kl. XII
Tema 3. Vetëvlerësimi i potencialit personal
Çështja 1. Kuptimi dhe rёndёsia e potencialit personal
Detyrë
Pёrpiquni tё analizoni dhe vlerёsoni veten, duke iu referuar rrjedhёs sё mёposhtme:
- Cili ёshtё qëllimi im nё jetё?
A ёshtё qëllimi i jetës sime një kombinim i vlerave, motivimeve dhe arsyes pse kam zgjedhur degёn apo profilin
profesional, si mundёsi pёr punё nё tё ardhmen?
Të kuptuarit e qëllimit i jep drejtim dhe kuptim jetës, tё ndihmon nё rastet e marrjes sё njё vendimi shumë të
rëndësishëm dhe tё mban të përqendruar në synimet thelbësore.
- Cilat janё vlerat qё zotёroj?
- Çfarë më motivon mua?
- Nё cilin moment tё ditёs jam mё produktiv?
- Cila ёshtё mёnyra ime e tё mёsuarit dhe punuarit?
- Çfarë më rikuperon pas lodhjes nga mёsimet apo puna?
- Cilat janё prirjet e mia natyrale?
- Cilat janё pikat e mia tё forta?
Shënim: Detyrën punojeni në word

Shembull
Lënda: Ekonomi ndërmarrjeje X
Tema 1. Ndërmarrja në ekonominë e tregut
Ҫështja 9. Karakteristikat e sipërmarrësit
Detyrë
Çdo individ me aftësitë që ka mund të jetë sipërmarrës në një fushë të caktuar. Edhe në veprimtarinë tonë të
përditshmë ne jemi nga pak sipërmarrës. Jepni shembuj nga dita juaj ku ju ndiheni të tillë. Hidhini mendimet tuaja
në padlet.

Shembull
Lënda: Ekonomi ndërmarrjeje X
Tema 2. Menaxherët dhe menaxhimi
Çështja 1. Kuptimi i menaxhimit
Në mjaft raste, termi menaxhim përdoret në vend të termit administrim.
A është kjo e drejtë? Pse? Klikoni në linkun e mëposhtëm për të dhënë idenë tuaj:
https://www.tricider.com/admin/3Q8YeVnZ5HR/3BCDEncTRZ3

Shembull
Lënda: Ekonomi ndërmarrjeje X
Tema 2. Menaxherët dhe menaxhimi
Çështja 7. Dallimet midis menaxherit dhe sipërmarrësit
A mund të jetë sipërmarrësi edhe menaxher? Po anasjellas? Pse?

Shembull
Lënda: Ekonomi ndërmarrjeje X
Tema 4. Magazinimi dhe llojet e magazinave
Çështja 3. Përcaktimi i nevojave për magazinë
Të ndërtosh një magazinë më të madhe apo më të vogël se ajo që të nevojitet do të thotë se i ke krijuar problemet
vetë. Pro Kundër
Jepni argumentet tuaj në linkun e tricider. https://www.tricider.com/admin/3DZemO0trlJ/3lEx5GVjXkF

Shembull
Lënda: Ekonomi ndërmarrjeje X
Tema 4. Magazinimi dhe llojet e magazinave
Çështja 5. Rëndësia e procesit te magazinimt
Ndërmarrjet e shmangin ose e zvogëlojnë nevojën për magazina, sepse e shohin si një shpenzim të konsiderueshëm.
Ju ҫfarë qëndrimi mbani, pro apo kundër?
Argumentoni përgjigjen tuaj në linkun e dhënë. https://www.tricider.com/admin/2vBF296qQYF/4mVH3ARllM1

Shembull
Lënda: Bazat e sipërmarrjes XIII
Tema 5. Menaxhimi i burimeve njerëzore
Çështja 1. Hyrje në menaxhimin e burimeve njerëzore
Argumentoni pro dhe kundër deklaratës vijuese: “Ka gjëra të tjera më të vlefshme në një organizatë përveç njerëzve
që punojnë atje.”

Shembull
Lënda: Ekonomi ndërmarrjeje X
Tema 4. Magazinimi dhe llojet e magazinave
Çështja 2. Klasifikimi i magazinave
Rast studimi
Miri punon në një baxho. Ata shesin nënproduktet e qumështit, të cilat, pasi i prodhojnë, i ruajnë në njërën prej
magazinave të ndërmarrjes. Një ditë, gabimisht, ai vendosi qumështin e grumbulluar nga fshatarët në magazinën e
shitjes së produkteve përfundimtare. Më pas ai shkoi me pushime. Punonjësit e tjerë menduan se qumështi nuk ishte
grumbulluar akoma dhe nuk e realizuan procesin e prodhimit të nënprodukteve të qumështit.
Pyetje:
- Çfarë gabimi bëri Miri?
- Çfarë duhet të bënin punonjësit e tjerë?
- Cilat ishin pasojat e gabimit të Mirit për ndërmarrjen dhe magazinën?

Shembull
Lënda: Bazat e sipërmarrjes XIII
Tema 5. Menaxhimi i burimeve njerëzore
Çështja 4. Motivimi dhe zhvillimi i burimeve njerëzore
Rast studimi: Ndryshimet, Ndryshimet
Jennifer, pronarja dhe menaxherja e një kompanie, ju ka punësuar për të marrë përsipër funksionin e MBNJ-së në
mënyrë që ajo të përqendrohet në fusha të tjera të biznesit të saj. Gjatë dy javëve të para, ju zbuloni se kompania
është prekur shumë nga ekonomia në rritje dhe pritet të përjetojë rritje të përgjithshme të të ardhurave me 10 përqind
gjatë tre viteve të ardhshme, në disa zona rritje deri në 30 përqind. Sidoqoftë, pesë nga dhjetë punëtorë pritet të dalin
në pension brenda tre viteve. Këta punëtorë kanë qenë me organizatën që nga fillimi dhe ofrojnë një perspektivë
unike historike të ndërmarrjes. Pesë punëtorët e tjerë janë të moshave të ndryshme.
Përveç këtyre ndryshimeve, Jennifer beson se ata mund të jenë në gjendje të kursejnë kostot duke i lejuar punonjësit
të punojnë nga shtëpia një deri në dy ditë në javë. Ajo ka disa shqetësime në lidhje me produktivitetin nëse i lejon
punonjësit të punojnë nga shtëpia. Përkundër këtyre shqetësimeve, Jennifer madje ka menduar të mbyllë zyrën fizike
dhe ta bëjë kompaninë e saj një organizatë virtuale, por ajo pyet veten se si një ndryshim kaq i madh do të ndikojë
në aftësinë për të komunikuar dhe motivuar punonjësit e saj.
Jennifer ndan mendimet e saj rreth kostove të kujdesit shëndetësor mbi organizatën. Ajo ka konsideruar uljen e
përfitimeve që punonjësit e saj të punojnë për të në bazë të kontratës, në vend që të jetë punonjës me kohë të plotë.
Ajo nuk është e sigurt nëse kjo do të ishte një zgjedhje e mirë.
Vini në dukje cilat ndryshime po ndodhin në biznes që ndikojnë në MBNJ.
Cilat janë disa konsiderata që duhet të kihen parasysh në këtë rast studimi?
Cilat do të ishin hapat fillestarë për të filluar planifikimin për këto ndryshime?
Cili do të ishte roli juaj në zbatimin e këtyre ndryshimeve?

Shembull
Lënda: Ekonomi ndërmarrjeje X
Tema 1. Ndërmarrja në ekonominë e tregut
Ҫështja 11. Bashkëpunëtorët e jashtëm të ndërmarrjes
Zgjidh alternativën e saktë:
1. Një strategji e planifikuar mirë sjell epërsi ndaj:
a) konkurrencës
b) bashkëpunëtorëve
c) taktikës
d) profesionistëve

Shembull
Lënda: Ekonomi ndërmarrjeje X
Tema 1. Ndërmarrja në ekonominë e tregut
Ҫështja 15: Diferencimi i punës
Drag and drop (Tërhiq e lësho)
Sa më formale të jetë një strukturë organizative, aq më ______ janë rregullat dhe ecuritë që duhet të zbatohen.
Alternativat: të forta; të dobëta; larmishme
(përgjigjia e saktë: të forta)

Shembull
Lënda: Ekonomi ndërmarrjeje X
Tema 1. Ndërmarrja në ekonominë e tregut
Ҫështja 10: Avantazhet dhe disavantazhet e ndërmarrjes
Diskutim
Kthehuni pas në fëmijërinë tuaj. Ju kujtohet kur donit që të ngjiteshit sa më lart në një pemë apo mur apo kur
pedalonit me shpejtësi biçikletën në një rrugë të ngushtë e me kthesa? Përse vallë keni qenë të tërhequr nga rreziku?
Po sot, a bëni gjëra të ngjashme? Arsyeja?

Shembull
Lënda: Ekonomi ndërmarrjeje X
TEMA 4. Magazinimi dhe llojet e magazinave
Çështja 1. Magazinat dhe magazinimi
Evidentoni dallimet midi magazinës dhe magazinimit.
Magazina Magazinimi

Shembull
Lënda: Ekonomi ndërmarrjeje X
Tema 4. Magazinimi dhe llojet e magazinave
Çështja 12. Veprimet që kanë të bëjnë me zbatimin e porosive
Lojë me role në dyshe
Një shok do të luajë rolin e porositësit dhe do të plotësojë një fletë-porosi, ndërsa shoku tjetër do të luajë rolin e
magazinierit dhe do të plotësojë fletë-daljen e këtyre produkteve

Shembull
Lënda: Bazat e sipërmarrjes XIII
Tema 5. Menaxhimi i burimeve njerëzore
Çështja 3. Rekrutimi i burimeve njerëzore
Lojë me role
Nxënësit të ndahen në grupe dyshe. Ata duhet të përzgjedhin një burim të jashtëm dhe një burim të brendshëm
rekrutimi dhe të vihen në rolin e punëmarrësit (nxënësi 1) dhe në rolin e punëkërkuesit (nxënësi 2). Pastaj mund të
ndryshojnë rolet ndërmjet tyre.

Shembull
Lënda: Ekonomi ndërmarrjeje X
Tema 4. Magazinimi dhe llojet e magazinave
Çështja 14. Rezervat dhe roli i tyre
Kërkesa për produktin ndryshon nga një tremujor në tjetrin, kurse prodhimi është i njëjtë gjatë gjithë vitit.
Prodhimi është 20000 njësi produktesh, ndërsa kërkesa në tremujorin I = 15000
Tremujori II = 17500
Tremunori III= 22000
Tremujori IV = 25500
Analizoni mënyrën e funksionimit të rezervave për të harmonizuar këkesën me ofertën.

You might also like