Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 5

Moduli 114

Titulli: Aplikimi i metodave të kodimit, kompresimit dhe kriptimit

Data: Data e validimit


Niveli 3
Vlera e kredisë 4
Njohuritë paraprake

Hyrje në Modul: Me përfundimin e këtij moduli nxënësi do të kuptoj se në shkencën


kompjuterike "gjithçka është binare", do ta mësoj sistemin e numrave binar,
oktal dhe heksadecimale dhe konvertimet mes tyre, si dhe do t’i mësoj llojet
dhe aplikimin e metodave të kodimit, kompresimit dhe kriptimit të
informacionit.

Rezultatet e mësimit: 1 Përzgjedhja e kodimit të të dhënave sipas situatës dhe zbatimi i tyre.
Shpjegimi i ndikimit të kodimit në paraqitjen e të dhënave.
2 Përzgjedhja dhe aplikimi i procedurave të kompresimit për ruajtjen,
rikthimin dhe transferimin e të dhënave.
3 Përzgjedhja dhe aplikimi i metodës së kriptimit për sigurimin e të
dhënave dhe mbrojtjen nga qasja e paautorizuar në pajisjet për
ruajtjen e të dhënave.
4 Përdorimi i metodës së sigurt të transferimit të fajllave me metodat e
kriptimit asimetrik dhe simetrik, duke marrë parasysh disa aspekte,
siç janë: çelësat publik dhe privat, certifikatat, protokollet dhe
standardet.
Titulli i Modulit: Aplikimi i metodave të kodimit, kompresimit dhe kriptimit

Rezultati i mësimit 1: Përzgjedhja e kodimit të të dhënave sipas situatës dhe zbatimi i tyre.
Shpjegimi i ndikimit të kodimit në paraqitjen e të dhënave.

Kriteri i performancës: a) Njohja e llojeve më të rëndësishme të kodeve binare (p.sh., ASCII,


ANSI, BCD, EAN, UTF, Uni-code) dhe e dallimeve midis tyre, sipas
karakteristikave të tyre (grupi i karaktereve, teprica), për sa i
përket vlerësimit, zbulimit të gabimit dhe llogaritjes.
b) Njohuri për karakteristikat më të rëndësishme të imazheve
(vizatimi i vijës b/w, foto me ngjyra, imazhe lëvizëse /jo lëvizëse,
etj.), si dhe për ndikimin e tyre në cilësinë e imazhit (rezolucioni,
thellësia e ngjyrave) dhe në kërkesat e memories.
c) Njohuri për sistemet e numrave binar, oktal dhe heksadecimal, për
operacionet logjike (OSE, DHE, JO), si dhe për procedurat e
konvertimit në sistemin tjetër të numrave.
d) Njohja e procedurës për kodimin binar të numrave ( numrave
negativ, të pikave lëvizëse – floating point).
e) Njohuri për procedurat e përfaqësimit të ngjyrave (shiko RGB,
CMYK).

Kushtet e realizimit: Kalkulatori pa funksionin e shndërrimit binar.

Kërkesa e dëshmive: Prova me shkrim në formë të testit se nxënësi mund: të shndërroj një
numër të plotë në numër binar dhe anasjelltas, të kryejë operacione të
thjeshta binare (mbledhje dhe zbritje), të shndërroj numrat, shembujt
e rasteve (për shembull, një numër të kufizuar ngjyrash) në një kod
binar minimal, të kuptoj kodimin ASCII dhe të shndërroj një varg të
vogël ASCII në një kod binar dhe anasjelltas.
Titulli i Modulit: Aplikimi i metodave të kodimit, kompresimit dhe kriptimit

Rezultati i mësimit 2: Përzgjedhja dhe aplikimi i procedurave të kompresimit për ruajtjen,


rikthimin dhe transferimin e të dhënave.

Kriteri i performancës: a) Njohja e karakteristikave (shkalla e kompresimit, humbja e cilësisë)


për metodën e zakonshme të kompresimit pa humbje dhe humbje.
b) Njohja e normave dhe standardeve të zgjedhura (shiko JPEG, PNG,
MPEG, H261 / 263, metodën Huffman) dhe e fushave tipike të
aplikimit të tyre.

Kushtet e realizimit:

Kërkesa e dëshmive: Prova me shkrim ose verbale se nxënësi: i njeh formatet e audios dhe
karakteristikat e ndryshimet mes tyre sa i përketë llojeve të
kompresimit (me ose pa humbje), mund të llogarisë kërkesat e
kujtesës që janë të nevojshme për regjistrimin digjital të audios, si dhe
i njeh formatet e imazhit dhe karakteristika e dallimet në llojet e
kompresimit (me ose pa humbje).
Titulli i Modulit: Aplikimi i metodave të kodimit, kompresimit dhe kriptimit

Rezultati i mësimit 3: Përzgjedhja dhe aplikimi i metodës së kriptimit për sigurimin e të


dhënave dhe mbrojtjen nga qasja e paautorizuar në pajisjet për
ruajtjen e të dhënave.

Kriteri i performancës: a) Njohuri mbi parimet themelore të kriptimit të informatës


(kriptografisë / steganografisë) dhe për mënyrën e kriptimit dhe
dekriptimit të informatës.

Kushtet e realizimit:

Kërkesa e dëshmive: Prova me shkrim ose verbale se nxënësi mund t’i kriptoj, dekriptoj dhe
thyej kodet e thjeshta kriptografike.
Titulli i Modulit: Aplikimi i metodave të kodimit, kompresimit dhe kriptimit

Rezultati i mësimit 4: Përdorimi i metodës së sigurt të transferimit të fajllave me metodat e


kriptimit asimetrik dhe simetrik, duke marrë parasysh disa aspekte, siç
janë: çelësat publik dhe privat, certifikatat, protokollet dhe standardet.

Kriteri i performancës: a) Njohja e ndryshimeve kryesore midis kriptimit simetrik dhe


asimetrik (fjalëkalimet, çelësat privatë dhe publik), si dhe njohja e
ndikimit të tyre në sigurinë e të dhënave.
b) Njohja e sistemeve elektronike të nënshkrimit (origjinaliteti,
integriteti).

Kushtet e realizimit:

Kërkesa e dëshmive: Prova me shkrim ose verbale se nxënësi i kupton ndryshimet midis
algoritmeve kriptografike, simetrike dhe asimetrike, dhe e di se kur
duhet të zbatojë cilin algoritëm.

You might also like