Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 39

Krediti dhe norma e kreditit?

Kredit perfaqesojne nje nder aktivet tradicionale te bankes tregatre. Nepermjet tyre banka
siguron pjesen dermuese te fitimeve sepse normat e interesit qe aplikojne jane me te larta ne
krahasim me aktivet tjera, per arsye se kredit kane nje shkall me te larte risku dhe shkall me te
ulet likuiditeti. Ata mund te kthehen para afatit te maturimit dhe ne varesi te gjendjes ekonomike
te subjektit qe i merr, ekziston dhe shkalla e riskut te mos kthimit.

Pse ka rendesi krediti?


Shoqerit ose bashkimet e kreditit jane krijuar nga Robert Owen i cili me deshiren humaniste per
te ndihmnuar njerzit krijoji koperativat e kredis qe funksionuan ne baze te ketij parimi ”secili
depoziton aq sa ka mundesi dhe merr aq sa ka nevoje”.

Krediti fazat?

Levizjet ciklike te ekonomise?


Kemi dy forma te ndryshme:

a) Levizje reale (matriale)-ajo perfshin levizjen e faktorve te prodhimit si pune, toke, dhe
capital, nepermjet tregut te faktorve nga familja tek firma, ku familjet ofrojne faktore qe
zotrojne dhe firmat kerkojne ato prej tyre.
b) Levizje ne vlere (monetare)- ajo realizohet ne formen e rentes, interesit, pages apo
fitimit te cilat perfaqesojne shperblimet e faktorve te prodhimit sipas cmimit ekuiliber te
vendosur mga bashkvperimi I kerkeses me ofertenn per factor ne tregjet e faktorve.

Ceshte strategjia – eshte plan i pergjithshem i veprimeve, qe mundesojne arritjen ne nje pike te
caktuar.

Qellimet e strategjise

Fazat e brendshme te strategjise – analiza e faktoreve te brenshem. Strategjia e brendshme

Cfare merret parasysh te strategjite – rrethanat (faktoret e jashtem, sjellja e konkurences,


levizjet ciklike ne ekonomi, faktoret e brenshme, rrisqet)

Resurset financiare

Kufizimet per dhenien e kredise – lokacioni gjeografik


I

1. Veprimet bankare
Veprimet bankare paraqesin veprimtari e cila ka të bëjë me punët kreditore dhe depozitave, si
dhe ndërmjetësimi në qarkullimin pagesor.

2. Ku dallojne bankat e nivelit te I dhe II:


Sistemi bankar i një vendi në përgjithësi përbëhet nga banka të dy niveleve:
1. Banka Qëndrore
2. Banka të nivelit të dytë
• Niveli i parë përfaqësohet nga Banka Qendrore si autoriteti monetar që harton dhe zbaton
politikën monetare dhe nëpërmjet të cilës ndikon mbi aktivitetin ekonomik, kontrollojne
stabilitetin ekonomik, stabilitetin kreditor.
• Niveli i dytë nga bankat komerciale që realizojnë pjesën kryesore të financimit të ekonomisë,
bankat e nivelit te dyte udheheqin me politiken kreditore

3. BANKA QËNDRORE
BANKA QËNDRORE e një vendi është një institucion specifik i pavarur nga çdo pushtet, i
ngarkuar nga Shteti (ose një tërësie shtetesh në rastin e një zonemonetare si psh Zona Euro),
është përgjegjëse për stabilizimin e sistemit bankar, rregullimin e politikave monetare të një
vendi dhe ruajtjen e vlerës së jashtme të valutës kombëtare dhe sigurimin dhe ruajtjen e
likuiditetit të vendit në pagesat ndërkombëtare.
Banka qëndrore ka kontroll mbi bankat tregtare (të nivelit të dytë), ka një monopol mbi emetimin
e monedhës/monedhave dhe privilegje të tjera monopolistike.

4. KONCEPTI I BANKËS QËNDRORE


Një ndër personat që fillimisht ka folur për konceptin ebankës qendrore ishte Karl Marksi, i cili
përmend nevojën e qëndërzimit të kreditit në duart e shtetit, nëpërmjet mjeteve të një banke me
kapital shtetëror dhe me ekskluzivitet monopolistik.
Bankat e sotme qëndrore, përfshirë Sistemin e Rezervës Federale (FED) në SHBA, janë shembuj
të përkryer të këtij koncepti.
Bankat qendrore mund të zotërohen nga individë privatë ose nga banka, por drejtohen dhe
influencohen nga qeveritë e shteteve, që edhe i kanë krijuar. Përgjithësisht kanë një monopol mbi
kursin ligjor, në formën e kartëmonedhave dhe të monedhave.

5. EKZISTIMI I BANKËS QËNDRORE NË SHTET


Pjesa më e madhe e vendeve të botës kanë banka qëndrore, megjithatë Panama, vend i Amerikës
Qëndrore, nuk ka. Republika e Panamasë pavarësisht se nuk ka një bankë qëndrore që prej
deklarimit të pavarësisë, jeton në një ambient makroekonomik të qëndrueshëm. Mungesa e një
banke qëndrore në Panama e ka lënë ofertën e parasë nën influencën e tregut, çka duket se ka
qenë edhe arsyeja se përse në rreth 20 vitet e fundit inflacioni ka qenë mesatarisht 1% çdo vit.
Përmë tepër në vitet 1986, 1989 dhe 2003 ka pasur edhe deflacion të çmimeve.

6. DETYRAT E BANKËS QËNDRORE


Detyrat kryesore të çdo banke qëndrore mund të përmblidhen si vijon:
a) emëtimi dhe qarkullimi monetar;
b) zbatim i pavarur i politikës monetare në funksion të përmbushjes së objektivit parësor: arritjes
dhe ruajtjes së stabilitetit të çmimeve;
c) mbajtja dhe administrimi i rezervave valutore të vendit;
d) ruajtja e stabilitetit financiar të vendit;
e) nxitja e funksionimit normal të sistemit të pagesave;
f) zbatim i pavarur i regjimit të këmbimit valutor;
g) licencim, rregullim dhe mbikëqyrje e sistemit bankar të vendit;
h) të veprojë si agjent fiskal i shtetit kur kjo detyrë i ngarkohet shprehimisht;
• Stabiliteti i çmimeve tani është objektivi kryesor i bankave qendrore, për shkak të një mandati
të qartë kushtetues, legjislativ ose për shkak se objektivat e përgjithshme janë interpretuar në
këtë formë. Megjithatë, të gjitha bankat qendrore kanë objektiva të qarta për funksionin e
stabilitetit financiar dhe legjislacioni i bankës qendrore ka tendencë të jetë specifik në lidhje me
këto objektiva.
• Bankat qendrore në të gjithë vendet nuk kanë funksione ose struktura rigorozisht të njëjta; ato
mund të ndajnë, nëpërmjet ligjit, kompetencat me institucione të tjera. Bankat Qendrore mund të
jenë totalisht të pavarura nga pushtetet, siç është Banka Qëndrore Europiane (BCE) ose
pjesërisht, si Reserve Federal (FED) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku bashkëekzistojnë
një Këshill Federal i Guvernatorëve dhe një rrjet bankash me kapitale private,12 bankat federale.
• Politikat e bankës qendrore kanë një ndikim të rëndësishëm në ekonominë e një vendi. Normat
e interesit në tregun e rifinancimit të bankave tregtare drejtohen nga banka qendrore. Prandaj ato
quhen norma drejtuese. Kur norma e interesit ulet, agjentët ekonomik bëjnë më shumë huamarrje
për të blerë, gjë që provokon një rritje të kërkesës dhe pra, një tendencë të rritjes së çmimeve.
Anasjelltas, kur norma e interesit rritet, agjentët ekonomik pakësojnë huamarrjen, pra, blejnë më
pak dhe ekziston tendenca për ulje të çmimeve.
• Ndryshimi I normave drejtuese është instrumenti kryesor I një banke qëndrore për të vepruar
mbi ekonominë. Skema klasike që përfaqëson ligjin e ofertës dhe kërkesës na mëson se në një
ofertë të barabartë, kur kërkesa shtohet, çmimet rriten dhe kur kërkesa pakësohet, çmimet ulen.
Mbi këtë skemë të thjeshtë bazohet veprimi i bankës qendrore.

• Banka qëndrore e përdor këtë vëzhgim makroekonomik në mënyrë që monedha të ruaj një vlerë
dhe fuqi blerëse të qëndrueshme. Kjo fuqi blerëse vlerësohet prej indeksit të çmimeve. Kështu,
kur çmimet rriten ose rrezikojnë të rriten, banka qëndrore rrit normat e interesit. Kjo masë tenton
të pakësoj volumin e kreditit, pra, kërkesën për produkte e shërbime, gjë që ngadalëson rritjen e
çmimeve. E kundërta, kur çmimet kanë tendencë të ulen, banka qendrore ul normat e interesit,
gjë që shton kërkesën, dhe kjo tenton në një rritje të çmimeve. • Një nga treguesit kryesorë të
vlerësimit të funksionimit të bankës qendrore është besueshmëria e saj. Inflacioni përcaktohet
prej sjelljes së agjentëve ekonomik dhe financiarë, të cilët i përcaktojnë sjelljet e tyre në funksion
të parashikueshmërisë së inflacionit të ardhshëm. Prandaj është e rëndësishme për bankën
qendrore që agjentët të besojnë në kapacitetet e saj për të arritur objektivin e saj të inflacionit.
Besueshmëria e një banke qendrore kërkon vite të arrihet; kjo mund të ndodh vetëm me besimin
e agjentëve ekonomikë se banka qendrore do të jetë në gjendje të përballoj goditjet ekonomike
nëpërmjet një politike monetare të përshtatshme. • Nga ana tjetër, duhet të theksojmë se
besueshmëria është e lidhur para së gjithash me pavarësinë e bankës qendrore, kryesisht,
kundrejt politikës së ekzekutivit. Efikasiteti i përdorimit të instrumenteve të politikës monetare
dhe të politikës valutore, varet nga shkalla e pavarësisë së bankës qendrore. Sa më e pavarur të
jetë ajo në kryerjen e funksioneve dhe veprimtarisë së vet, aq më vital dhe efikas do të jetë
sistemi financiar dhe ekonomik i vendit. Kjo sot po shprehet veçmas në vendet e zhvilluar

7. FUNKSIONET E BANKËS QËNDRORE


Si pushtet më i lartë monetar i një vendi, Banka Qendrore kryen këto funksione:
• Rregullon qarkullimin e parasë dhe emetimin e kredisë në harmoni me kërkesat për stabilitetin
e brendshëm monetar dhe likuiditetin në pagesat ndërkombëtare;
• Kujdeset për likuiditetin e sistemit kreditor dhe lidhur me të rregullon dhe kontrollon punën e
bankave brenda vendi, me qëllim që të ruajë stabilitetin monetar të vendit;
• Kujdeset për bilancin e pagesave të vendit dhe lidhur me të, rregullon punët valutore, me qëllim
që të sigurohet likuiditeti në pagesat ndërkombëtare;
• Emeton dhe shtyp para (metalike dhe bankënota);
• Kryen shërbime dhe transaksione të llojllojshme financiare në emër dhe për llogari të qeverisë;
• Ndjek dhe i analizon rrjedhat monetare në tregjet financiare ndërkombëtare dhe bashkëpunon
me institucionet financiare ndër-kombëtare kryesore dhe me bankat qendrore të vendeve të tjera,
me qëllim të kryerjes pa pengesa të transaksioneve financiare në tregjet ndërkombëtare;
• Kryen punë specifike bankare, të cilat i janë përcaktuar me ligj.

8. INSTRUMENTET E POLITIKËS MONETARE


FUNKSIONI KRYESOR i Bankës qëndrore është rregullimi i qarkullimit monetar e kreditor
dhe ruajtja e stabilitetit monetar të vendit dhe këtë funksion e realizon përmes instrumenteve të
politikës monetare-kreditore. Instrumentet e politikës monetare janë:
• Politika e skontimit,
• Politika e tregut të hapur,
• Politika e rezervave të detyrueshme,
• Politika e kontrollit sasior të kredisë, dhe
• Politika kreditore selektive, përkatësisht kontrolli cilësor i kredisë.

9. POLITIKA E SKONTIMIT
Politika e skontimit e Bankës Qendrore po bëhet rregullator me rëndësi në tregjet e parasë, të
kredisë, dhe të kapitalit, dhe po ndikon drejtpërdrejt në gjendjen e bilancit të pagesave të vendit
dhe në stabilitetin e ecurive ekonomike. Veprimi i politikës së skontimit të Bankës Qendrore
është dydimensional: • Brenda ekonomisë së një vendi, nëpërmjet rregullimit të masës së parasë
dhe kredisë, dhe veprimit të tyre në ekonomi dhe • Në fushën e rrjedhave të parasë dhe të
kapitalit në shkallë ndërkombëtar

10. POLITIKA E TREGUT TË HAPUR


Politika e tregut të hapur (open market policy, or open market operations) paraqet një instrument
të ndërlikuar dhe efikas të politikës monetare të bankave qendrore në vendet ekonomikisht të
zhvilluara, nëpërmjet së cilës Banka Qendrore blen dhe shet letra me vlerë në tregun e hapur, me
qëllim të rritjes, përkatësisht të zvogëlimit të potencialit kreditor të bankave të tjera. • Supozim
themelor për funksionimin e politikës së tregut të hapur është funksionimi i tregjeve të zhvilluara
të obligacioneve, ku Banka Qendrore mund të zbatojë me sukses politikën e blerjes dhe të shitjes
së obligacioneve, e përmes kësaj edhe politikën përkatëse monetare

11. FUNKSIONET E POLITIKËS SË TREGUT TË HAPUR


Politika e tregut të hapur i kryen dy funksione themelore:
• Ruan kursin e letrave me vlerë të qeverisë në nivelin e dëshiruar, ngase kjo është parakusht për
emetime të huave shtetërore në të ardhmen. Në rastet kur bie kursi i letrave me vlerë të qeverisë,
Banka Qendrore nëpërmjet blerjes së një numri më të madh të tyre në tregjet financiare e rrit
kërkesën e përgjithshme për to, dhe kështu arrin ta rrisë kursin e tyre;
• Rregullon potencialin kreditor të bankave dhe nëpërmjet saj dhe masën e parasë dhe të kredisë
në ekonomi. Në këtë mënyrë, Banka Qendrore ndikon dhe mbi ecuritë e investimeve, të
konsumit personal, të çmimeve dhe të bilancit të pagesave.
12. POLITIKA E REZERVAVE TË DETYRUESHME
Politika e rezervave të detyrueshme, (reserve requirement policy) është instrument i rregullimit
të potencialit kreditor të bankave dhe të likuiditetit të tyre.
• Në pajtim me politikën e tyre monetare, këtë instrument sot e përdorin bankat qendrore gati të
të gjitha vendeve.
• Dy janë PARIMET KRYESORE mbi të cilat mbështetet Banka Qendrore kur vendos normën e
rezervës së detyrueshme.
1. Depozitat me afat më të shkurtër maturimi, përgjithësisht, kanë normë më të lartë rezerve;
2. Institucionet më të vogla ngarkohen me norma më të ulëta të rezervës së detyrueshme.

13. POLITIKA E KONTROLLIT SASIOR


Banka Qëndrore e zbaton kontrollin sasior të kredisë nëpërmjet këtyre aktiviteteve:
• Me kufizimin e rritjes së shumës së kredive afatshkurtra deri në lartësinë e caktuar;
• Me ruajtjen e likuiditetit parësor të bankave të nivelit të dytë në lartësinë e caktuar;
• Me përcaktimin e kushteve të aftësisë kreditore të bankave të nivelit të dytë dhe
• Me përcaktimin e normës minimale të likuiditetit të bankave të nivelit të dytë.

14. POLITIKA KREDITORE SELEKTIVE


Politika kreditore selektive përbën kontrollin cilësor të kredisë nëpërmjet të cilit Banka Qendrore
e ushtron orientimin e vëllimit kreditor sipas destinimit të paracaktuar vetëm nëpër sektorë të
caktuar të ekonomisë, alokimit regjional etj. • Nëpërmjet politikës kreditore selektive, Banka
Qendrore kontrollon orientimin dhe përdorimin sipas destinimit të parasë së emetuar nëpër ato
veprimtari të prodhimit dhe qarkullimit, të cilave iu është dhënë përparësi me qëllim të
sendërtimit të shkallës së zhvillimit ekonomik që do të sigurojë stabilitet në ecuritë ekonomike

15. BILANCI I BANKËS QËNDRORE DHE BAZA MONETARE


- Banka qëndrore e përcakton ofertën monetare, duke ndikuar në radhë të parë mbi bazën
monetare.
- Bilanci i bankës qëndrore ndihmon në përcaktimin e faktorëve që ndikojnë mbi bazën
monetare.
Bilanci i bankës qëndrore
AKTIVA PASIVA
• Certifikatat e arit dhe të SDR • Paraja në dorë
• Letra me vlerë shtetërore • Depozitat bankare
• Huat me skonto • Depozitat shtetërore dhe të huaja
• Valuta dhe obligacione të huaja

16. BANKA QËNDRORE E RM


• Kur flasim për Bankën Qëndrore duhet të dimë se në cdo shtet të pavarur dhe sovran, ekziston
nga një bankë e tillë, veprimtaria kryesore e së cilës është emëtimi i parave dhe rregullimi i
qarkullimit të parave në një shtet.
• Me kushtetutën e RM të vitit 1991, Banka Popullore e RM-së përcaktohet si bankë qëndrore e
pavarur dhe përgjegjëse për stabilitetin e valutës, për politikën monetare dhe për likuiditetin e
përgjithshëm në vend dhe me vendet tjera. Qëllimi i veprimtarisë së BQ nuk është realizimi i
fitimit por realizimi i qëllimeve monetare dhe politike të ekonomisë së një vendi. BQ e
Maqedonisë është edhe bartës kryesor i politikës monetare. Aktivitetet e BQ kanë pasoja të
mëdha për tërë ekonominë e një shteti e sidomos për sistemin bankar. BQ është specifike sipas
pozitës së saj në sistemin bankar, kreditor dhe monetar, si bankë e privilegjuar nga ana e shtetit,
shpesh quhet “bankë e bankave
• Në zhvillimin e bankave kanë ndikuar dhe ndikojnë ligjet e njëjta të veprimtarisë racionale,
ekonomike dhe rentabile, në bazë të së cilës mbështetet i tërë sistemi afarist. Këto ligje ndikojnë
në organizimin dhe veprimtarinë e bankave dhe kërkojnë nga bankat që ti përshtaten nevojave të
ekonomisë së një vendi dhe të tregut të parave. Kjo paraqitje e nevojës së përshtatjes mbi
ekonominë e vendit dhe tregut të parave, kushtëzon për të paraqitur një numër të madh të
bankave dhe llojit të tyre

17. Klasifikimi i bankave


Bankat i klasifikojmë sipas funksionit dhe veprimtarisë që ushtrojnë ato.
Sipas këtij kriteri dallojmë:
1. Banka qëndrore
2. Banka depozitore
3. Banka komerciale
4. Kursimoret
5. Banka industriale
6. Banka investuese dhe hipotekare
7. Banka zhvillimore dhe univerzale.

18. Funksionet e bankës qëndrore të RM-së


Për realizimin e qëllimeve të përcaktuara BQ kryen këto funksione në përputhshmëri me ligjin
për BQ, statusin dhe regulloren e BQ:
• E vërteton dhe realizon politikën monetare
• Mer pjesë në përcaktimin e kursit devizor
• E vërteton dhe e realizon politikën e kursit devizor
• Menaxhon dhe kujdeset për rezervat devizore
• Emëton dhe i menaxhon paratë e RM-së
• I evidenton dhe i ndjek operacionet kreditore me vendet e huaja dhe e pregadit bilansin e
pagesave te RM-se
• Mbledh dhe përgatit të dhëna statistikore për realizimin e funksioneve në përputhje me ligjin •
Vendos, zhvillon, regjistron dhe kryen mbikqyrje mbi sigurinë, stabilitetin dhe efikasitetin e
sistemit të pagesave, balansimit dhe kliringut
• Rregullon, jep leje dhe kryen supervision tek bankat, kursimoret, shoqëritë për dhënien e
parave elektronike dhe institucione tjera financiare të përcaktuara në bazë të ligjit
• Kryen mbikqyrje mbi dispozitat e pranuara me të cilat rregullohet puna devozire, puna
këmbyese, realizimi i shërbimit të transferit të shpejt të parave, sistemit për parandalim të larjes
së parave, dhe mbrojtjen e harxhuesve, në përputhshmëri me ligjin
• Realizon punën e agjentit fiskal
• Mer pjesë në organizata dhe institucione ndërkombëtare, për pyetje të cilat janë në kompetenca
të saj
• Organizon ankande për tregtim të letrave me vlerë, dhe
• Kryen aktivitete tjera në lidhje me realizimin e funksioneve të saj në përputhje me ligjin për BQ
të RM-së ose ndonjë ligj tjetër.

19. ORGANIZIMI I BANKËS QËNDRORE TË RM-së


Organet udhëheqëse të Bankës Qëndrore të RM-së janë:
1. Këshilli i Bankës qëndrore dhe
2. Guvernatori Keshilli - është organi më i lartë vendimmarës i BQ. Ai përbëhet nga 9 anëtar:
guvernatori dhe 3 proguvernator si anëtar ekzekutues dhe 5 aëntar jo ekzekutues. Guvernatorin
dhe proguvernatorët i zgjedh Kuvendi i RM-së me mandate 7 vjecare, së bashku me anëtarët e
tjerë të Këshillit të BQ.
• Banka qëndrore aktivitetin e saj dhe ushtrimin e vepritmarise punuese te saj e ka te ndare dhe te
mbeshtetur mbi organizimin institucional te saj. Ajo është e ndarë në një organizim me pushtet të
decentralizuar mbrenda institucionit, ku vendimet për politika afatgjata dhe afatmesme meren në
nivel të guvernatorit në radhë të parë dhe proguvernatorëve në radhë të dytë. BQ ka sektorë të
posacëm dhe organe përbërëse të saj në krye me guvernatorin i cili e përfaqëson atë në nivele të
caktuara me persona të tret duke marrë përgjegjësinë e plotë për realizimin e aktivitetit të saj së
bashku me proguvernatorët.
• Në kuadër të BQ funksionojnë 5 sektorë dhe 14 drejtori si organe përbërëse si dhe kabineti i
guvernatorit, drejtoria për revision të brendshëm dhe muzeu, arhiva dhe departamenti për
burimet njerëzore. Në sistemin e organizimit të institucionit të BQ dallojmë:
1. Guvernatori, kabineti i guvernatorit, drejtoria për revision të brendshëm dhe departamenti për
menaxhimin e burimeve njerëzore
2. Sektori për supervision dhe rregullim bankar dhe stabilitet financiar
3. Sektori për politik monetare, hulumtime dhe statistika
4. Sektori për operacione në tregun financiar dhe sistemit të pagesave 5. Sektori për punët e
trezorit dhe teknologjisë informative 6. Sektori i shërbimeve qëndrore

20. BANKA POPULLORE E RM


Programi i punës në Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë për vitin 2017
1. Qëllimi kryesor I Programit të punës së Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë është
të sigurojë orientim optimal të burimeve të disponueshme kah lëmitë prioritare, forcimi I
kapaciteteve në të gjitha segmentet e punës, si dhe ndjekja dhe vlerësimi I rezultateve të
efikasitetit të masave të ndërmarra dhe aktiviteteve.
2. Programi I punës përfshin aktivitete të programit për realizimin e qëllimeve strategjike në
pajtueshmëri me Planin Strategjik të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë për
periudhën 2017-2019, P.L. nr. 02-15/VII-1/2016 prej 26 maj 2016.
3. Aktivitetet e programit përmbajnë një ose më shumë procese punuese funksionalisht të
ndërlidhura dhe projekte për realizimin e të cilëve përgjigjet një ose më shumë njësi organizative
të cilat kanë një qëllim të përbashkët, kompetenca saktësisht të përcaktuara, afate dhe burime.
4. Aktivitetet e programit janë nga lëmia e politikës monetare, mbikëqyrjes, rregulloret bankare
dhe stabiliteti financiar, tregjet financiare, menaxhimi me rezervat valutore, zhvillim I
veprimtarisë hulumtuese, emetimi dhe menaxhimi me kartëmonedhat dhe monedhat, sistemet e
pagesave, statistikës, si dhe një numër I madh I aktiviteteve që paraqesin përkrahje të
funksioneve themelore të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë të lidhura me financat
dhe kontabilitetin, teknologjinë informative dhe menaxhimin koorporativ.
Programi i punës përmban edhe aktivitete të orientuara kah harmonizimi I nevojave juridike,
organizative dhe të resurseve të Bankës Popullore në procesin e aderimit kah Banka Qendrore
Evropiane dhe Sistemit Evropian të Bankave Qendrore, që është në pajtueshmëri me
rekomandimet që dalin nga raporti “Analiza e nevojave të Bankës Popullore”, I miratuar nga
Këshilli Drejtues I IPA projektit. Në vitin 2017 shënohen 25 vite nga pavarësia monetare e
Republikës së Maqedonisë. Ky vit jubilar do të shënohet me disa ngjarje jubilare në organizim të
Bankës Popullore.
5. Programi I punës përmban 129 aktivitete të programit, prej të cilave 106 janë të procese të
rregullta punuese, të cilat realizohen gjatë vitit dhe përmes të cilave drejtpërdrejt sigurohet
realizimi I qëllimeve strategjike të Bankës Popullore. Programi I punës përmban edhe 23
projekte të cilat mundësojnë futjen e ndryshimeve në punë për sa I përket rritjes së efikasitetit,
kualitetit, transparencës dhe Sigurisë, harmonizimin me kërkesat e reja ligjore, rregullat
evropiane, standardet ndërkombëtare dhe me kërkesat e FMN-së.
6. Shpërndarja e aktiviteteve të programit sipas qëllimeve të përcaktuara strategjike dhe bartësit
është e bërë si vijon: Qëllimi strategjik 1 – Ruajtja e stabilitetit të çmimeve përmes kursit stabil
të denarit në raport me euron.
II

21. NDERMJETESIT FINANCIARE


Ndërmjetësuesit financiar kryejnë funksionin e ndërmjetësimit nëpërmjet grumbullimit të
fondeve të individëve që dëshirojnë të investojnë kursimet e tyrë dhe i venë këto fonde në
dispozicion të kompanive apo të firmave që kërkojnë financim.

Ata veprojnë si agjentë dhe kanë disa përparësi:

• Reduktojnë koston e informacionit dhe transaksionit

• Rrisin eficencën e investimeve të kursimeve në ekonomi

• Kanë aftësi për të reduktuar rrezikun nëpërmjet diversifikimit të portofolit

• Sigurojnë transformimin e natyrës së aseteve

22. Kuptimi i ndërmjetësuesve financiare


FINANCIMI DIREKT -huadhënësi dhe huamarrësi lidhen drejtpërdrejt në tregun financiar.

- Përpilohet kontrata financiare e cila është garancion për huadhënësin tek huamarrësi për
kthimin në afat të shumës së huas dhe plus interesin.

FINANCIMI INDIREKT -marrëdhëniet midis huamarrësit dhe huadhënësit realizohen


nëpërmjet ndërmjetësuesve financiar

23. Firmat financiare kushtëzohen nga një varg faktorësh:


• Volitshmëria

• Ekonomizimet e shkallës

• Harmonizimi i maturitetit dhe likuiditeti

• Shpërndarja e riskut
24. Roli i ndërmjetësve financiar
• Transformimi i maturimit

• Transformimi i rriskut

• Ulja e shpenzimeve të transaksionit

25. FUNKSIONET E NDËRMJETËSIMIT FINANCIAR


- Mekanizmi i pagesave,

- Tregëtimi i letrave me vlerë,

- Ekonomizimet e shkallës,

- Harmonizimi i maturitetit dhe likuiditetit,

- Shpërndarja e riskut;

- Menaxhmenti portfolio; dhe

- Tatimi i diferencuar mbi të ardhurat.

Mekanizmi i pagesave
Nëpërmjet institucioneve financiare realizohet sistemi i pagesave dhe kalimi i fondeve nga
huadhënësi tek huamarrësi në një vend të përcaktuar, që siguron mundësinë e informacionit si
për huamarrësin ashtu edhe për huadhënësin. Nëpërmjet ndërmjteësimit financiar, zotëruesit e
kursimeve monetare dhe huamarrësit i optimalizojnë kushtet e transaksioneve financiare, duke u
udhëhequr nga volitshmëria e transaksioneve.

Tregtimi i letrave me vlerë


Institucionet financiare ndërmjetëse janë të specializuara për tregtimin e letrave të caktuara me
vlerë, disponojnë me informacion të mjaftueshëm për tregjet potenciale, dhe disponojnë me
personel profesional për përdorimin dhe vlerësimin e instrumenteve të caktuara financiare.
Ekonomizimet e shkallës
Kostot e transaksioneve të financimit dhe të informacionit janë tepër të ulëta në rastin kur ai
realizohet nga firmat financiare, sepse këto firma mund të specializohen duke mbledhur
informacionin me kosto më të ulët.

Harmonizimi i maturitetit dhe likuiditeti


Firmat financiare duke pranuar depozita me afate të ndryshme maturimi dhe duke dhënë hua ose
investuar në instrumenta financiarë të ndryshëm, kanë shumë më tepër mundësi të sigurojnë një
harmonizim midis afateve të ndryshme të maturimit të aktiveve dhe pasiveve të tyre
(transmutation).

Shpërndarja e riskut
Ndërmjetësi financiar zvogëlon në mënyrë të dukshme riskun e mosshlyerjes së kredisë duke e
shpërndarë atë në individë të ndryshëm. Shpërndarja e riskut bëhet si për aktivet ashtu edhe për
pasivet.

Menaxhmenti i portofolit
Institucionet financiare veprojnë edhe si menaxher portofoli dhe si këshilltarë për pjesën më të
madhe të zotëruesëve të letrave me vlerë të emetuara nga shoqëritë industriale dhe ato tregëtare.

Tatimi mbi të ardhurat


Tatimi mbi të ardhurat ndryshon midis individëve dhe biznesve, dhe zvogëlohet me ndihmën e
ndërmjetësve financiarë, të cilët transferojnë madhësitë e zbritura tatimore nga tatimpaguesit e
vegjël tek tatimpaguesit e mëdhenjë, dhe ofrojnë shërbime financiare të liruara nga tatimet në
vend të interesave të tatueshme.

26. Llojet e ndërmjetësuesve financiar


- Institucionet depozituese-bankat
- Kompanitë e investimit
- Kompanitë e financimit
- Ndërmjetësit kontraktuel
27. Institucionet depozituese
Instrumentet Depozituese (Bankat) janë firma financiare që pranojnë depozita dhe japin hua

Krijojnë instrumente financiare në dy anët e bilancit (aktiva dhe pasiva)

Perfshijen:

I. Bankat tregtare

II. Bankat e kursimit

III. Shoqëritë e kreditit

28. Kompanitë e investimit


Kompanitë e Investimit (Fondet e Përbashkëta) krijojnë instrumenta financiarë kështu:
- në anën e pasivit nëpërmjet grumbullimit të fondeve duke emetuar aksione

- në anën e aktivit blejnë instrumenta financiarë ekzistues (tregun financiar, tregun e


obligacioneve dhe tregun derivativ). Perfshihen:

I. Turstet

II. Fonde të përbashkëta me passive fixe

III. Fonde të përbashkëta me aktive de passive fleksibël

29. Kompanite e financimit


Kompanitë e Financimit krijojnë instrumenta financiare:
- Në aktiv përmes huave konsumatore dhe tregtare që japin

- Në pasiv përmes emetimit të letrave tregtare ose nëpërmjet emetimit të aksioneve

Karakteristikë: marrin hua në shuma të mëdha, me interes te ulët, japin hua në shuma të vogla
me risk të lartë por me interes të lartë

- Kompani financimi të shitjeve


- Kompani financimi të konsumatorit
- Kompani financimi të biznesit
30. Ndërmjetësit kontraktuel
Ndërmjetësit Kontraktualë, përfaqësojnë institucione financiare që në pasive krijojnë
instrumenta financiarë duke lidhur kontrata me huadhënësit

I. Kompani sigurimi

II. Fonde të pensioneve

31. Kompanite e sigurimeve:


- Janë sepse ekziston mundësia e ngjarjeve të dëmshme katastrofale
- Krijojnë instrumente financiare në anën e pasivit përmes lidhjes së kontratave (shitja e
polisave të sigurimit)
- Në anën e aktivit blejnë instrumenta ekzistues në tregun monetar, obligacioneve,
aksioneve, hipotekave
Kompanitë e sigurimit ndahen në dy lloje

1. Sigurim i jetës dhe shëndetit


2. Sigurim i pronës

32. Vecoritë e kompanive të sigurimit


• Risku i ndërgjegjes
• Zgjedhja e keqe

33. Parimet më të njohura të menaxhimit te kompanive te sigurimit jane:


- Analiza e imët e informacionit
- Prime sigurimi të mbështetura në nivelin e riskut
- Klauzolat kufizuese
- Parandalimi i mashtrimit
- Anulimi i siguracionit
- Zbritjet nga shpërblimi
- Bashkësigurimi
- Kufizime në madhësin e shpërblimit nga sigurimi
34. FONDET E PENSIONIT
Planet e pensionit janë dy llojëshe

• Plane shtetërore-përfshijnë sigurimin e detyrueshëm minimal për të gjithë ata që punojnë

• Plane private-administrohen nga bankat, kompanitë e sigurimit të jetës ose një menaxher
i fondit të pensionit.

35. Klasifikimi i fondeve të pensionit


• Sipas subjektit që e paguan kontributin, fondet e pensioneve mund të jenë:

 Fonde me kontribut që paguhet nga punëdhënësit dhe punonjësit


 Fonde ku kontribuojnë vetëm punonjësit
• Sipas madhësisë së përfitimit, fondet e pensioneve ndahen në:

- Fonde pensionesh ku përfitimi është i përcaktuar, të cilët u premtojnë anëtarëve pagesë


fikse ne datat e ardhshme
- Fonde pensionesh ku kontributi është i përcaktuar, nuk u premtojnë anëtarëve shumë
fikse

36. Treguesit që përdoren për matjen e ndërmjetësimit financiar në përgjithësi


- Normat e kursimeve
- Financimi i sektorit privat
- Raporti i depozitave të individëve ndaj PBB
- Raporti i kredisë me afat ndaj depozitave me afat

37. FIRMAT BANKARE


Vend të rëndësishëm në kuadrin e ndërmjetësve financiarë që realizojnë financimin indirekt

Realizojnë pjesën kryesore të transaksioneve të financimit indirekt

38. Bilanci dhe Elementet Bazë të Veprimtarisë së një Banke


Bilanci përbëhet nga Aktivi dhe Pasivi
Karakteristikë e bilanceve: barazia e dy anëve
Aktivet = Pasivet + Kapitali

39. Drejtimi i LIKUIDITETIT dhe i Aktiveve të Bankës

Me drejtim të likuiditetit kuptojmë aftësinë e bankës për të plotësuar kërkesat e depozituesve në


çdo kohë që dëshirojnë të tërheqin depozitat e tyre ose të bëjnë pagesa nëpërmjet lëshimit të
çeqeve

Ky qëllim ndeshet me interesat bankare

-Banka mbështetet në parimin empirik: plotësim i nevojave mesatare për tërheqje depozitash

-Banka mban një pjesë të aktiveve në formën e rezervave parësore (të detyrueshme, të tepërta)

Nëse bankës nuk i mjaftojnë këto rezerva për të përballuar tërheqjet, ajo ka këto mundësi:

1.Pakësimi i kredive

2.Shitja e kredive ekzistuese


3.Banka mban aktive likuide në formën e rezervave dytësore

4.Banka siguron mjete financiare përmes huave më skonto

5.Huatë ndërbankare

40. Drejtimi i Aktiveve të Bankës

Kuptojmë përcaktimin e një portofoli aktivesh që siguron një fitim maksimal me një risk
minimal.

Qëllimi: maksimizimi i fitimit

40. Teknikat kryesore:


1.Sigurimi ose gjetja e huamarrësve të përshtatshëm (që paguajnë norma më të larta interesi me
risk të ulët mospagimi)
2.Një rezervë e çojnë në blerjen e letrave me vlerë (më shumë shtetërore)
3.Bankat diversifikojnë portofolin e aktiveve për të shmangur riskun e moskthimit dhe
likuiditetit
4.Drejtojnë likuiditetin e aktiveve duke plotësuar rezervat e detyrueshme me një kosto sa më të
ulët

41. Parimet e Drejtimit të Huave


Bankat japin hua për fitime

Dy koncepte: 1.Zgjedhja e keqe, 2.Risku i ndërgjegjes

42. Analiza e imët e informacionit dhe mbikëqyrja


- Marrëdhëniet afatgjata me klientin dhe linjat e kreditit

- Kolaterali dhe bilanci i kompensimit

- Racionimi i kreditit
III

43. Norma e interesit?


Norma e intersit- perfaqeson cmimin e fondeve te huajtshme. Percaktimi dhe llogaritja e
normave te interesit ka rendesi teorike dhe praktike sepse normat e interesit perbejne nje nder
variablat me te perdorshme te botes aktuale financiare. Per llogaritjen e norms se interesit,
fillimishte eshte e domosdoshme njohja e konceptit te vleres aktuale dhe me tej do te analizojme
llojet kryesore te normave te interesit qe perdoren gjeresishte ne praktik.

44. Vlera aktuale dhe llogaritja e normave te interesit


Vlera aktuale perfaqeson Shumen e vlersimeve te sotme te te ardhurave qe priten te merren ne
nje kohe te ardhme. Vlera aktuale eshte baza per vleresimin ne kohe te te gjithe instrumenteve
financiare sic eshte paraja, obligacionet, aksionet etj.

45. Instrumentet me nje pagese te vetme


Pagesa kryhet ne fund te periudhes dhe e cila perfshine vleren nominale dhe interesin.

46. Interesat me pagese kuponi


Keto instrumente paguajne interesin periodikisht ne maturim, bashke me kestin e fundit te
interesit. Quhen keshtu sepe ne cdo periudhe instrumentit i bashkangjitet nje kupon qe dergohet
te emetuesi i instrumentit i cili ne kthim dergon pagesen e instrumentit.

47. Instrumemtete me pagese fikse


Jane instrumente me ane te te cilave kryhet pagesa periodikisht fikse, mujore te interesit. Shuma
e pageses eshte fikse ne cdo periudhe.

48. Instrumentet pa afat maturimi


Te keto instrumente afati i maturimit eshte i pa mbaruar dhe pagesa e te ardhures eshte e
perhershme.

49. Llojet dhe llogaritja e normave te interesit


Llogaritja e norms se interesit behet ne shume menyra por menyra me e perdorur dhe me e sakte
nga ekonimistet eshte norma e interesit te tregut.
50. Norma e interesit te tregut
Kjo norme perfaqeson nje norme skontoje qe barazon vleren aktuale te pagesave te ardheshme te
ketij instrumenti me vleren qe percakton tregu.

Normat tjera qe perdoren ne tregjet financiare jane:

 Norma korente e interesit


 Norma e interesit mbi baze skontoje

51. Teoria e fondeve te huajtshme


Fondet e huajtshme perfaqesojne ate pjese te te ardhurave qe leviz nga ata qe I kursejne per ti
konsumuar ne nje periudhe te ardheshme tea to qe marin hua per ti konsumuar ne periudhen
aktuale.

52. Kerkesa per fonde te huajtshme


Kerkesa per fonde te huajtshme varet nga shume faktore te cilet veprojne si ne rast te kerkeses
per mallra dhe sherbime dhe ndikojne ne lidhjen e saj me nje faktore tjeter qe I mbajne te
pandryshueshem.

53. Zhvendosja e kurbes se kerkeses per fonde te huajtshme


Kurben e kerkeses per fonde te huajtshme e zhvendosin keto:

 Vellimi i shitjeve te parashikuara – rritja ose ulja e shitjeve shkaktojne zhvendosjen e


kurbes
 Inflacioni i pritshem – nje rritje inflacioni shkakton zhvendosje te kurbes
 Rritja ekonomike – nje rritje ekonomike zhvendos kurben e kerkeses ne te djathte
 Shpenzimet qeveritare – rritja e shpenzimeve qeveritare paraqet edhe zhvendosje te
kurbes ne te djathte

54. Zhvendosja e kurbes se ofertes te fondeve te huajtshme


Kurben e ofertes per fonde te huajtshme e zhvendosin keto:

 Risku – nje ritje e riskut e zvogelon sasine te cilen njerezit duan te japing hua dhe kjo e
zhvendos kurben e ofertes majtas
 Likuiditeti – rritja e likuiditetit rrit deshiren per te dhene hua dhe kurba zhvendoset
majtas
 Inflacioni i pritshem – poashtu edhe kjo e zhvendos kurben e ofertes majtas, si pasoje e
frikes dhe e pasigurise per ted hen hua
 Norma e pritur e kthimit – do te nxise individet te shtyjne investimet per me vone
 Rritja ekonomike – permirsimi I ritjes ekonomike e zhvendos kurben e ofertes ne te
djathte, sepse me ritjen ekonomike rriten te ardhurat e disponueshme dhe kursimet.

55. Ekuilibri ne tregun e fondeve te huajtshme


Pikeprerja ekurbes se kerkeses me ate te ofertes ne nje pike paraqet normen e interesit. Norma e
interesit e tregut ndryshon me ndryshimin e kerkeses dhe ofertes per fonde te huajtshme.

56. Efekti I FISHERIT


Paraqet dallimin mes norms nominale dhe norms reale te interesit. Emrin e ka mare nga
ekonomisti i njohur Fisher.

57. Pagesa e riskut per afatin e maturimit


Efektin e afatit te maturimit ne normat e interesit e percjellim nepermjet kurbes qe quhet kurba e
norms se interesit. mMe ritjen e afatit te maturimit normat e interesit rriten dhe kurba eshte me
pjertesi rritese dhe ne kete rast paguhet nje shperblim per shkak te afatit te maturimit dhe sa me I
madh te jete aq me e madhe eshte pagesa e riskut.
IV

58. INSTRUMENTET DHE TREGJET FINANCIARE


Kalimi i fondeve të huajtshme nga kursimtarët tek përdoruesit realizohet drejtpërdrejt përmes
tregjeve financiare. Por, edhe me ndërmjetës përmes institucioneve financiare

Instrumentet financiare jane: Bonot e thesarit, pranimet bankare,marveshjet e riblerjes,


eurodollaret dhe depozitat e klienteve te kembyeshem

59. Klasifikimi dhe Agjentët e Tregjeve Financiare


Tregu në kuptimin institucional nënkupton organizimin formal (joformal) midis blerësve dhe
shitësve që realizon tregtimin e mallërave ose shërbimeve të veçanta Sipas kuptimit “abstrakt”
tregu përdoret në modelet dhe teoritë ekonomike (ligjet e ofertës dhe kërkesës)

Tregu financiar përfshin lëvizjen direkte të fondeve nga huadhënësi tek huamarrësi

60. Tregjet financiare klasifikohen:


 Tregje primare
 Tregje sekondare

Tregu primar- përfshin shitjet e instrumenteve financiarë të emetuar rishtas nga emetuesi tek
agjentët e tregut (treg më i thjesht)

Tregu sekondar - përfshin rishitjen e instrumenteve financiarë ekzistues dhe të emetuar rishtas
nga agjentë të tregut financiar dhe zotëruesit e tyre (bursat e zhvilluara botërore; treg më i
zhvilluar)

Sipas afatit të maturimit të instrumentave që shiten në to, tregjet financiare ndahen në:
 tregje monetare dhe
 tregje të kapitalit

Tregjet monetare përfshijnë tregtimin e instrumentave me afat maturimi deri në 1 vit

Tregjet e kapitalit përfshijnë tregtimin e instrumentave me afat maturimi mbi 1 vit

61. Agjentët e Tregut Financiar


Sipas sjelljes së tyre në treg, Agjentët e Tregut Financiar mund të klasifikohen:

- Spekullatorët
- Shmangësit e riskut
- Arbitrazhistët
- Investitorët

Këta agjentë dallohen hipotetikisht nga njëri- tjetri. Në praktikë dallimi i tyre është i vështirë,
sepse shume agjentë që përfshihen në një grup plotësojnë kritërët edhe për grupe të tjera

62. Investitorët
Janë agjentë financiarë që blejnë aktive financiare kryesisht për të ardhurat e tyre që marrin nga
zotërimi i tyre (në formë dividende ose pagese për interesat)

63. Spekullatorët
Spekullim është mbajtja e aktiveve për t’i rishitur me një çmim më të lartë se sa ai i blerjes

64. Shmangësit e riskut


Agjentë që mbajnë aktive financiare për t’u mbrojtur nga risku i ndryshimit të çmimit

65. Arbitrazhistët
Kur aktivet shiten dhe blihen menjëherë me një çmim më të lartë se ai i blerjes,diferenca
përfaqëson arbitrazhin, dhe ata që e marrin atë quhen arbitrazhistë
66. TREGU MONETAR
Me Tregun monetar kuptojmë një grup tregjesh ku tregtohen tituj kredie ose ndryshe instrumenta
borxhi që kanë afat të shkurtër maturimi, vlerë nominale të madhe, risk të ulët moskthimi dhe
likuiditet të lartë

Tregu Monetar i kryen disa funksione të rëndësishme (firmat e mëdha), se siguron rrugë efikase
për ekonomizimin e gjëndjes së parasë në dorë

Në Tregun Monetar tregtohen tituj kredie afatshkurtër si:

- letrat tregtare
- pranimet bankare
- marrëveshjet e riblerjes
- eurodollarët
- bonot e thesarit dhe
- depozita klienti të këmbyeshme (që janë depozita të mëdha që mund të rishiten në tregun
sekondar)

67. Bonot e Thesarit


Janë instrumentet më të tregtueshëm të tregut monetar dhe shprehin formën më të thjeshtë të
huamarrjes ng qeveria për të mbuluar deficitin e saj buxhetor. Qeveria merr hua duke shitur bono
thesari me afat maturimi 3 muaj, 6 muaj deri 1 vit, me një skonto nga vlera e tyre nominale.

Shitja e tyre është e njëjtë pothuajse kudo, shiten përmes ankandit me oferta konkurruese dhe
jokonkurruese nga Banka qendrore

Bonot e thesarit Përfaqësojnë një instrument me shkallë të lartë likuiditeti, sepse mund të shiten
në tregun sekondar të kapitalit me një kosto të ulët transakcionesh dhe risk të ulët çmimi. Të
ardhurat nga këto nuk taksohen

68. Çertifikatat e Depozitës


Emetohen nga bankat për të siguruar mjete financiare
Janë depozita bankare me afat dhe në shuma të mëdha (në SHBA mbi $ 100.000)

Nuk mund të tërhiqen para afatit

69. Letrat Tregtare


Te ngjashme me bonot e thesarit sepse shiten me skonto dhe në maturim kthehet vlera nominale
e tyre

Emetohen nga kompani të njohura për të plotësuar nevojat e tyre për likuiditete me një kosto
relativisht të ulët

Afati i maturimit deri 270 ditë (shumica deri 1 muaj)

70. Pranimet Bankare


Përdoren në tregtinë ndërkombëtare (zakonisht) Vula jepet përmes një letër krediti dhe
“pranohet”

71. Eurodollarët
Janë depozita në dollarë në banka jasht SHBA ose në degët e bankave amerikane në vëndet e
tjera

72. Marrëveshjet e Riblerjes


Përfaqësojnë shitjet afatshkurtëra, zakonisht ditore, të letrave me vlerë shtetrore në bazë të
marrëveshjes për t‟i riblerë ato me një çmim më të lartë. Risku i tyre është i ulët, sepse
mbështeten në letra me vlerë shtetrore.
73. Huatë Ndërbankare
Përfaqësojnë huat afatshkurtëra, zakonisht ditore, që bankat I japin njëra-tjetrës, për të plotësuar
nevojat që kanë për likuiditete. Realizohen përmes depozitave që bankat kanë në Bankën
Qendrore, me një normë intersi të fondeve shtetrore

74. TREGU I KAPITALIT


Tregjet e kapitalit përfshijnë tregtimin e instrumentave me afat maturimi mbi 1 vit

75. Tregu i Obligacioneve


(Tregu i Kapitalit me të ardhura fikse) përfaqëson tregun e titujve të kredisë me afat maturimi
mbi 1 vit

Përfshin: dy lloje obligacionesh të thesarit, obligacionet e korporatës, obligacionet bashkiake,


hipotekat, titujt e kredisë të agjencisë federale dhe kreditë

76. Obligacionet e Thesarit


Janë tituj kredie të qeverisë me afate maturimi deri në 10 vite dhe nga 10 – 20 vite Emetohen me
vlerë nominale 1.000 $ e lartë dhe pagesa e interesit bëhet në formë kuponi dy herë në vit

77. Obligacionet Bashkiake


Emetohen nga organet e qeverisë lokale dhe ngjajnë me obligacionet e thesarit, por dallojnë se
përjashtohen nga taksat mbi të ardhurat

Për këto obligacione mund të aplikohen taksat mbi fitimin e kapitalit

78. Obligacionet e Korporatës


Janë tituj kredie me afat të gjatë maturimi përmes të cilave firmat private marrin hua nga
publiku.

79. Hipotekat
Janë tituj kredie afatgjata përmes të cilave merren hua për të blerë pasuri të patundshme
(ndërtesa, shtëpi etj.) si nga familjet, ashtu edhe firmat
80. TREGU I AKSIONEVE
Përfaqëson shitjen e titujve të pronësisë, që janë pa afat maturimi dhe që quhen aksione

Aksionet emetohen nga shoqerite tregtare, kompanite, dhe afati i maturimit eshte i gjate.

Kemi dy lloje aksionesh:

1. Aksione të zakonshme dhe

2. Aksione të preferuara

- Aksione te zakonshme-perfaqesojne letra me vlere qe i japin bleresit te tij te drejten e pronesis


ne korporat ne masen e aksioneve qe zotron.
- Aksione te preferuara-kane tipare si te titujve te pronesis, ashtu edhe te titujve te kredis. Ai
eshte i ngjashem me obligacionet, sepse pagesa e dividentit eshte fikse dhe zotruesi i tij nuk ka te
drejten e votes per vendimet qe merr mbledhjja e pergjitshme.

81. INSTITUCIONET FINANCIARE


Llojllojshmëria e madhe e instrumentave financiarë bazën e ka tek karakteristikat e tyre

- Karakteristikat kryesore lidhen për shkallët e ndryshme të riskut (si për huadhënësin,
ashtu edhe huamarrësin)

82. Instrumentat e ndryshëm financiarë në përgjithësi dallojnë nga njëri-tjetri:


- nga preferenca për afate të ndryshme maturimi që kanë huamarrësit dhe huadhënësit
lidhur me nevojat e tyre

- nga shkalla e ndryshme e mundësisë së mosshlyerjes që mvaret si nga lloji i industrisë,


ashtu edhe nga niveli i firmës

- nga llojet dhe nivelet e ndryshme të taksimit që zbatohen në instrumenta të ndryshme

- nga shkalla e ndryshme e likuiditetit që lidhet me shkallën e zhvillimit të tregut sekondar


Ekzistenca e instrumentave të ndryshëm financiarë kushtëzon edhe ekzistencën e institucioneve
të ndryshme financiare

83. Financimi Indirekt nëpërmjet Firmave Financiare


Kalimi i fondeve financiare nga huamarrësi tek huadhënësi bëhet përmes:

- Metoda direkte (drejtpërdrejt huadhënësi me huamarësin) dhe

- Metoda indirekte (përmes ndërmjetësve financiarë, firmave financiare)

84. Firmat financiare kushtëzohen nga një varg faktorësh:


- Volitshmëria
- Ekonomizimet e shkallës
- Harmonizimi i maturitetit dhe likuiditeti
- Shpërndarja e riskut

85. RREGULLIMI DHE MBIKËQYRJA NË SISTEMIN BANKAR


Sistemi bankar ndër sistemet më të mbikëqyrur

Asimetria e informacionit dhe rregullimi bankar

•Lidhet me faktin se dy palë në një kontratë financiare nuk kanë të njëjtin informacion

•Paraqitet problemi i zgjedhjes së keqe dhe riskut të ndërgjegjes

Modeli i rregullimit bankar – bazë për konceptin e asimetrisë

86. 7 forma bazë të rregullimit bankar:


1.Garancia shtetërore
2.Kufizime lidhur me aktivet dhe kapitalin e bankës
3.Mbikëqyrja bankare
4.Vlerësimi i riskut
5.Transparenca
6.Mbrojtja e konsumatorëve
7.Kufizimi i konkurrencës

Garancia Shtetërore: Sigurimi i Depozitave dhe ASD (Agjencioni për Sigurimin e Depozitave)

Përmes grumbullimit të depozitave dhe huadhënies bankat duhet të shmangin fenomenin


“Kalorësi i lirë

87. PROBLEMI I ASIMETRISË së informacionit çon në keqfunskionimin e sistemit


bankar për dy arësye:
- Nëse banka falimenton depozituesit do të prisnin t‟i rimarrin shumat e tyre nga procesi i
likuidimit

- Kur depozituesit nuk kanë informacion për aktivet e bankës lind më lehtë paniku bankar

88. Skemat e sigurimit të depozitave përdorin dy metoda për të administruar


falimentimin bankar:
- Metoda e shlyerjes

- Metoda e blerjes dhe shkrierjes

89. Kufizime lidhur me Aktivet dhe Kapitalin e Bankës


- Risku i ndërgjegjes në kushtet e garancisë shtetërore inkurajon bankat për më shumë risk

- Rregullatorët e bankave minimizojnë riskun e ndërgjegjes

- Kufizojnë bankat në aktive dhe kapital minimal të bankës për fillim dhe vazhdim të
aktivitetit bankar
90. Mbikëqyrja bankare (e kujdesshme)
Kontrollorët përcaktojnë për bankën klasifikimin GAMEL që ka të bëjë me:

- mjaftueshmërinë e kapitalit
- cilësinë e aktiveve
- menaxhimin e bankës
- të ardhurat
- likuiditetin
- ndjeshmërinë ndaj riskut të vogël

91. Vlerësimi i Riskut


Kontrolli tradicional nuk është i mjaftueshëm për vlerësimin e riskut bankar

Sistemi modern i komplikuar, poashtu vlerësimi për riskun bankar

92. Transparenca
Fenomeni “Kalorësi i lirë” krijon nevojën për transparencë

Transparenca përmes pasqyrave financiare kontabël në mënyrë publike

93. Kufizimi i Konkurrencës


- Rritja e konkurrencës rrit njëherit edhe riskun e ndërgjegjes që ndeshin bankat

- Rënia e fitimeve pasojë e konkurrencës

- Tendencë për më shumë risk për ruajtjen e fitimit të mëparshëm të bankës

- Autoriteti mbikëqyrës ndërhyn për të minimizuar nivelin e riskut në sistemin bankar

94. E-Banking, sfida e re për Mbikëqyrjen Bankare


Lindja dhe zgjerimi i E-Banking ngritje diskutimesh për autoritetet mbikëqyrëse

Shqetëson fakti i humbjes së parave


Mundësi e futjes në llogari të klientit

Klientët nuk janë në dijeni për nivelin e sigurisë që kanë kompjuterët

Autoritetet mbikëqyrëse më shumë në përcjellje

95. Rregullimi i Banking-ut Ndërkombëtar


Asimetria e informacionit, problem në glob

Marrëveshja e Bazelit – standart bankar ndërkombëtar

Rregullatorët e sistemit bankar kontrollojnë veprimtaritë e bankave në mbarë botën

72. Kriza financiare


(2009) më e madhe në SHBA, që pas Depresionit të Madh ka shkatërruar institucionet e shquara
financiare globale

Kriza ka lënë gjurmë të madhe në thesarin amerikan, ka destabilizuar sistemin botëror financiar

73. Lehman Brothers Holdings Inc.


Një ndër bankat më të mëdha të investimeve në SHBA u zhyt në krizat e hipotekave duke krijuar
kështu falimentimin më të madh në histori

Firma 158-vjeçare e cila u ka mbijetuar falimentimeve hekurudhore të vitit 1800, Depresionit të


Madh të vitit 1930 dhe rënies së Menaxhimit të Kapitalit Afatgjatë falimentoi më 15 09 2009

Rënia e “Lehman”, e cila kishte më shumë se 613 miliardë dollarë borxh, i bën të duken më të
vogla paaftësitë për të paguar obligimet

Kompania humbi 94 për qind të vlerës së saj të tregut

Bankat rivale kanë mbajtur një sesion për organizimin e një rrjeti kontakti për transaksionet e të
ardhurave me “Lehman” për të reduktuar pasigurinë në treg
74. KRIJIMI I PARASE DHE OFERTA MONETARE
Sipas nje proverve – paraja lind para

Agregatët monetarë përbëhen nga komponentë të shumtë. Nga aspekti ekonomik disa
komponentë të agregatëve monetarë quhen para e fuqishme (baza monetare).

75. BAZË MONETARE


Kuptojmë sasinë e parasë në dorë që mbahet nga publiku dhe rezervat totale të bankave. Quhet
keshtu sepse nepermjet levizjes ne systemin banker ajo krijon para te re duke rritur agregatet
monetare.

Banka qendrore ndikon mbi bazen monetare permes mekanizmave duke shitur dhe blere active e
saja ne tregun financiar.

76. Procesi i Krijimit të Parasë dhe Multiplikatori i Ofertës Monetare


Procesi analizohet përmes mekanizmit të shumëfishimit të depozitave që nxitet nga rritja e
rezervave të bankës

Baza e shumëfishimit të depozitave qëndron në faktin se banka mund t’i mbulojë depozitat duke
mbajtur vetëm një pjesë të tyre si rezervë dhe pjesën tjetër ta jap hua
Mundësia e bankës për dhënie të huas, pa cenuar detyrimet që ka ndaj depozituesve, krijon
mundësinë e rritjes së depozitave, por edhe ofertën e parasë

77. Teorite e kerkeses per para


Kërkesa për para pasqyron f-net e parasë si mjet këmbimi dhe ruajtëse e vlerës

Teoritë e kërkesës për para ndahen në dy grupe:

1. Teoritë e kërkesës së transakcioneve, dhe

2. Teoritë e kërkesës së aktiveve


78. Konceptet Bazë të Kërkesës për Para
79. Elasticiteti i të Ardhurave për Para, Ey
Të ardhurat përfaqësojnë një nga faktorët themelorë që ndikojnë në Kërkesën për Para
Rritja e të ardhurave rrit kërkesën për mallëra e shërbime. Prandaj, rritet si rrjedhojë edhe
kërkesa për para për realizim të transakcioneve adekuate

80. Elasticiteti i Normës së Interesit të Kërkesës për Para, Ei


Shumë teori predikojnë lidhjen negative të Kërkesës për Para me Normat e Interesit
Nëse paraja nuk sjell interes, mbajtja e saj shkakton një kosto = me interesin që sjell përdorimi
alternativ (p.sh. Investimi në letrat me vlerë)

81. Faktorët e Sistemit të Pagesave dhe Kërkesa për Para


Në kërkesën për Para ndikojnë edhe Faktorët e Sistemit të Pagesave

Lloji i parasë që zgjedhin njerëzit për të bërë pagesat (para në dorë, çek etj.)

Frekuenca kohore përbën një faktor tjetër

82. Teoritë e Kërkesës për Para që mbështeten në Funksionin si Mjet


Këmbimi
Teoria përqendrohet në tre variabla kryesorë që ndikojnë në Kërkesën për Para:

1. Vëllimi i transakcioneve (ose i të ardhurave)


2. Faktorët e ndryshëm të sistemit të pagesave, dhe
3. Normat e interest

83. Teoria Sasiore Klasike e Kërkesës për Para (CQ)


Teoria: Shpejtësia e të ardhurave të parasë megjithse ndikohet nga një varg faktorësh, është
konstante në periudhën afatshkurtër dhe niveli i produktit është I dhënë në periudhën
afatshkurtër, sepse ekonomia është në punëzënien e plotë

Teoria supozon: njerëzit i marrin të ardhurat në para dhe nuk kursejnë fare, të ardhurat merren
periodikisht në masë të njëjtë, norma ditore e konsumit është e njëtrajtshme gjatë gjithë vitit dhe
stoku monetar përfaqësohet nga M1
84. Varianti i zgjeruar i Teorisë Sasiore Klasike
Fisheri analizoi faktorët (frekuenca, dendësia e popullsisë, shërbimi postar)

Tregon: rritja e tyre ul kërkesën për para

Veprojnë faktorët:

1. Sinkronizimi i marrjes së të ardhurave me shpenzimin e tyre, dhe


2. Mbajtja e parasë për qëllime mbrojtëse e kursimi jasht sistemit banker

Sinkronizimi përfaqëson vendosjen e një korrespondence kohore midis marrjes së të ardhurave


dhe shpenzimit të tyre për konsum. Model sinkronizimi: Karta e Kreditit

85. Teoria Baumol – Tobin e Kërkesës për Para


Karakteristikë e përbashkët me Teorinë Sasiore: njerëzit mbajnë paranë për të

realizuar transakcionet, ndersa dallimi: njerëzit mund të investojnë përkohësisht paratë që


mbajnë, vendimet e menaxhimit të parasë në dorë

Vendimi i menaxhimit të parasë mvaret nga 3 faktorë:

1. nga paratë që investohen merret interes, ndërsa nga paratë e llogarisë merret interes i
ulët, ose nuk merret fare
2. për realizimin e konsumit shërbejnë paratë në llogaritë e transakcioneve
3. Transferimi i fondeve nga llogaria e investimeve në llogarinë e transakcioneve kërkon
kohë, energji dhe shpenzime monetare

86. Teoritë e Kërkesës për Para që mbështeten në Funksionin e Parasë si


Ruajtëse e Vlerës
Teorite kryesore:

1. Keynes
2. Tobin dhe
3. Friedman
87. Teoria Keynesianiste
e preferencës për likuiditete mbështetet në 3 motive të mbajtjes së parasë:

1. Motivi i transakcioneve
2. Motivi mbrojtës dhe
3. Motivi shpekulativ
Kjo teori ka karakteristike te perbashket me teorin sasiore, predikimin se njerzit e mbajne parane
per te realizuar transaksione. Ne dallim me teorine sasiore, ajo pranon qe njerzit mund te
investiojn perkohesishte parate qe mbajne. Si rrjedhoje ajo percakton edhe varesin e kerkeses per
para nga norma e interesit e cila, eshte negative.

88. Teoria e Tobin-it


e preferencës për likuiditete, kryesisht mbështetet në Keynes-in

Tobin: investitorët e shpërndajnë pasurinë në aktive të ndryshme:

1. Paraja
2. Obligacionet
3. Aksionet

89. Teoria sasiore moderne e parasë e Friedman-it


Teoria e të ardhurave permanente e kërkesës për para thekson se njerëzit mbështeten më tepër në
periudhat afatgjate (pasuria), se sa ne periudhat afatshkurtëra (të ardhurat korente)

90. KERKESA DHE OFERTA E PARASE NE TREGUN MONETAR


Objektivat:

1. Ekuilibri në tregun monetary


2. Faktorët që ndikojnë në ndryshimin e ekuilibrit
3. Mënyra e ndikimit të faktorëve
4. Përcaktimi i normave të interesit dhe nivelit të të ardhurave në ekuilibrin monetary
91. Ekuacionet dhe Kurbat e Kërkesës e Ofertës për Para
Kërkesa për Para përcaktohet nga tre variabla kryesore:

1. Madhësia në vlerë e transakcioneve që varet nga të ardhurat nominalë (PY)


2. Kosto oportune e parasë ose norma e interesit të tregut (i)
3. Faktorët e sistemit të pagesave (S)

Supozim i të gjitha teorive është se Kërkesa për Para lidhet:

- negativisht me normën e interest


- pozitivisht me nivelin e të ardhurave nominale
- pozitivisht ose negativisht me faktorët e sistemit të pagesave

Oferta e Parasë, përcaktohet përmes këtij procesi:

- BQ përcakton madhësinë e bazës monetare duke blerë ose shitur letra me vlerë
- Publiku përcakton madhësinë e parasë në dorë që mban, duke depozituar pjesën tjetër në
bankë ku llogaritet si rezervë bankare
- Depozitat e transakcioneve përcaktohen nga procesi I ekspansionit të depozitave

Ekuilibri në Tregun Monetar lidhet ngusht me ekuilibrin e tregut të fondeve të huajtshme dhe të
tregut të mallrave. Kusht i ekuilibrit në tregun monetar barazimi I kërkesës me ofertën e parasë.

92. KURSET NDËRKOMBËTARE TË KËMBIMIT


Ekonomia globale përfshin ekonomitë e vendeve të ndryshme, të hapura, ekonomia globale në
mallëra dhe shërbime, Vendet e ndryshme – monedhat e veta,Unionet një valutë.

Tregun Valutor e perbejne valutat qe kembehen midis vete. Çmimi me të cilin këmbehen valutat
ndërmjet vete quhet Kursi i Këmbimit të Valutës

Kursi i Këmbimit përfaqeson çmimin e valutës së një vendi i shprehur në valutën e një vendi
tjetër. Vleresimi kur monedha vendase ne raport me monedhen e huaj ritet.

Percaktimi i kurseve te kembimit

Kurset e këmbimit përcaktohen nga Kërkesa dhe Oferta


Kërkesa për valutë përcaktohet nga:

- Eksportet
- Hyrjet e kapitalit
- Transakcionet (marrja hua e valutave nga jasht)
- Shitje e aktiveve jasht

Varësisht nga llojet e ndryshme të transakcioneve që realizohen, tregjet valutore klasifikohen:

- Tregu valutor korent


- Tregu valutor me afat

Terminologjia e kurseve te kembimit

- Kurse kembimi luhatese


- Kurse fikse kembimi

Analiza Afatgjatë e Kurseve të Këmbimit

Përcaktimet e kurseve të këmbimit në tregun valutor ndikohen në periudha afatgjata dhe


afatshkurtëra

Ligji i një Çmimi (dy vënde prodhojnë një mall të njëjtë dhe më një mënyrë të njëjtë, atëherë
çmimi i mallit duhet të jetë i njëjt në dy vendet)

Teoria e Paritetit të Fuqisë Blerëse, një nga më të njohurat

Teoria: kurset e këmbimit midis dy valutave duhet të përshtaten asisoj që të pasqyrojnë


ndryshimet në nivelin e çmimeve të dy vëndeve përkatëse

Teoria konkludon: nëse niveli i çmimeve të një vendi rritet në raport me nivelin e çmimeve të një
vendi tjetër, atëherë valuta e tij duhet të zhvlerësohet

Inflacioni

Produktiviteti

Shijet dhe preferencat për mallëra vendase në raport me ato të huaja

Tarifat dhe Kuotat


Kufizimet e lëvizjes së kapitalit financiar (cto sva km iden si jn pi nsllajde vetm kopi I bona)

Evolucioni i Sistemit Financiar Ndërkombëtar

Para Luftës së I-rë Botërore, ekonomia botërore mbështetej në standartin e arit, ku valuta
vendase këmbehej me ar

Kurset fikse të këmbimit me ari kishin përparësinë e nxitjes së tregtisë botërore,

ngase eliminohet pasiguria që vjen nga kurset luhatëse të këmbimit

Sistemi Bretton Woods (1944, Bretton Woods – New Hampshire), themelimi i një

sistemi financiar ndërkombëtar me qëllim fuqizimin e ekonomisë globale pas Luftës II-

të Botërore, FMN e BB

Sfida e Euros ndaj Dollarit (1999 Euro valutë e përbashkët e vendeve të UE)

You might also like