Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 6

OBJEKTI I ETIKËS SË 

BIZNESIT DHE FUSHAT KRYESORE TË SAJ


Dy nga fushat kryesore që trajtohen gjerësisht nga etika e sotme e biznesit janë:
Keqdrejtimi apo çorientimi menaxherial dhe Konfuzionet morale.
Çorientimi (keq-udhëzimi) menaxherial
Kjo fushë e etikës trajton në thellësi praktikat ilegale, joetike apo të dyshimta të
menaxherëve individualë, apo të organizatës së biznesit, shkaqet që kanë çuar në
këto sjellje, si edhe mjetet që përdoren për t’i korigjuar.
Megjithatë, jo rrallë ndodh që etika e biznesit të trajtojë dilema, të cilat nuk kanë
asnjë indikacion të qartë që tregon se një veprim a sjellje është e drejtë apo e
gabuar.
Konfuzionet morale
Një nga fushat tjera që e trajton gjerësisht etika e biznesit është “menaxhimi në
kushtet e konfuzioneve morale”, i cili përfshinë një mori problemesh etike me të
cilat menaxherët merren pothuajse për ditë. Si të tilla mund të përmenden konflikti
potencial i interesave, përdorimi i gabuar I resurseve, keqmenaxhimi i kontratave e
marrëveshjeve, etj.
Faktorët që kanë çuar në një zhvillim të shpejtë të disiplinës së etikës së biznesit
janë të ngjashëm me faktorët që kanë pararendur edhe zhvillimin e disiplinave tjera
të menaxhimit.

Për shembull, nevoja që kishin organizatat e biznesit për të menaxhuar me një


imazh më pozitiv ndaj publikut – bëri që të lindë disiplina që trajton marrëdhëniet
publike; nevoja për një menaxhim më të mirë të burimeve njerëzore – bëri që të
lindë disiplina e menaxhimit të burimeve njerëzore.
Të gjitha këto vendime, të cilat në fund të fundit përcaktojnë se ç’është e “drejtë”,
“e duhur” ose “e sinqertë”, janë vendime etike. Ato ndeshen gjerësisht kur
menaxherëve të organizatave të biznesit ju duhet të trajtojnë shqetësime të
karakterit etik, të cilat siç janë, për shembull:
trajtimi i të punësuarëve;
përcaktimi i çmimeve të produkteve dhe shërbimeve;
mbrojtja e mjedisit;
përgjegjësitë sociale, etj.

dëshirat janë më tepër se sa duhet të dëgjueshëm, kanë frikë nga përjashtimet nga


puna, ineglizhojnë nevojat e të tjerëve, duke i vënë në planë të parë fuqinë e
qeverisjesme arrogancë.
Kap.7 -
PJESËMARRËSIT NË FUNKSIONIMIN E BIZNESIT DHE TË ÇËSHTJEVE ETIKE
Pjesëmarrës në funksionimin e biznesit janë:
1. Pronarët
2. Financat
3. Punëtorët
4. Menaxhmenti
5. Marketingu
6. Konsumatorët
7. Kontabiliteti
Ja disa nga funksionet për çdo biznes:
PRONARËT
Shumë biznese të vogla ose të mëdha fillojnë duke u mbështetur në vizionin e
individëve ose të grupeve të njerëzve të cilët i kanë angazhuar burimet e tyre me
qëllim të prodhimit të produkteve dhe të shërbimeve.
Pronarët e bizneseve (bashkëpronarët-ortakët) theksojnë se për fillimin e biznesit
rëndësi parësore ka disponimi me para ose qasja ndaj kredive.
Ndërmarrja nuk krijohet për vetveten por për konsumatorë, prandaj pronarët duhet
ta kenë parasysh që me prodhimet dhe shërbimet e veta të mos e lëndojnë etikën e
konsumatorëve, për shkak se, nëse këtë nuk e respektojnë, do t’u kthehet si
bumerang, duke e humbur tregun dhe konsumatorët seriozë.
Pronarët nuk duhet ta konsiderojnë veten ndaj të punësuarve si baballarë, ndërkaq
të punësuarit t’i konsiderojnë si fëmijë, për shkak se raportet të cilat krijohen në
mes punëdhënësit dhe punëmarrësit janë të bazuara në interes.
Nëse interesi i njërës palë rrezikohet dhunshëm, duke e favorizuar interesin
personal, atëherë vlerat etike të ndërmarrjes ose të individit vijnë në pikëpyetje për
shkak se gjërat vështrohen nga pozicioni personal, qoftë ai i ndërmarrjes apo i
individit.
FINANCAT
Për shkak se pronarët e bizneseve janë përgjegjës për burimet financiare, pronarët
dhe financat janë një segment i njëjtë, shpeshherë ndodh që pronarët të huazojnë
para nga miqtë dhe farefisi ose institucionet financiare për ta filluar biznesin e tyre
ose krijojnë bashkëpronësi për t’i siguruar paratë.

Çmimet (e prodhimeve dhe shërbimeve) janë çelësi i funksionimit të


ndërmarrjes.Nëse kemi çmime të arsyeshme, të cilat garantojnë akumulim, sipas një
logjike të shëndoshë, pronarët dhe menaxherët financiarë nuk do të duhej të
shmangeshin nga rregullat dhe ligjet për të ngritur edhe më shumë fitimin e tyre.

Kjo do të ishte joetike, për shkak se rrezikon interesat e konsumatorëve.


Çështje tjetër financiare është edhe çështja që ka të bëjë me pozitën financiare të
ndërmarjes, e cila u raportohet investitorëve të ndryshëm, agjencioneve qeveritare
dhe palëve të tjera.
Dokumentacioni financiar pasqyron informata të rëndësishme, në të cilat
mbështeten investitorët gjatë marrjes së vendimeve për investime, të cilat
shpeshherë kanë të bëjnë me miliona dollarë.
Nëse ai dokumentacion përmban informata jokorrekte, të cilat në instancën e
funditjanë të sanksionuara me ligj dhe konsiderohen si krime, sigurisht se do të
pajtohemitë gjithë se nuk është morale, nuk është e drejtë, është joligjore
dhe, në fund, themise është joetike, prandaj është e sanksionuar me ligj.
Në shtetet e zhvilluara këto veprime joetike vlerësohen si krime dhe ligjërisht janë
të dënueshme.
Çështje tjetër sa i përket financave ka të bëjë me përgjegjësinë e bankave për
rastet ku, me qëllim, një masë të madhe të mjeteve/parave i huazojnë për të
realizuar fitime të mëdha, duke rrezikuar mundësinë e përmbushjes së kërkesave të
depozituesve të këtyre mjeteve.
Çështje tjetër financiare është çështja e bankave. Ato shpeshherë, në mënyrë
tëqëllimshme, lejojnë mjete të depozitorëve më shumë sesa që është e lejuar
merregulla bankare.
Në këtë rast rrezikohet mundësia e përmbushjes se kërkesave të
depozitorëve, përshkak se kapitali i tyre është huazuar. Ky është afarizëm
joetik, jomoral, ligjërisht idënueshëm dhe konsiderohet krim ekonomik.
Për këtë arsye, sot shumë shtete kanë ashpërsuar ligjet ndaj afarizmit të bankave
dhe ndaj fshehtësisë së tyre afariste, për të mos sjellë në pyetje interesin e
konsumatorëve.
PUNËTORËT
Punëtorët mund të marrin vendim rreth vlerësimit të cilin ata e kanë për çështjet
etike dhe joetike. P.sh. një menaxher i fabrikës së duhanit, i cili ishte i specializuar
nga fusha e endokrinologjisë dhe biokimisë, i sugjeron ndërmarrjes se mund të
prodhohen cigare të padëmshme.

Kompania nuk pajtohet me hulumtimin e tij, ia zvogëlon mjetet për vazhdimin


ehulumtimit. Ai kishte krijuar bindjen se ndërmarrja e kishte fshehur nga opinioni
igjerë opinionin e tij lidhur me rrezikshmërinë e duhanit.
Për këtë ndërmarrja nuk kishte interes, sepse do të ishte një reklamë e keqe për
prodhimin e duhanit. Dhe për këtë qëndrim ndërmarrja e nxori nga puna.
Mirëpo, hulumtimi i tij bën që të lëvizë mekanizmi kontrollues dhe
ndërmarjet eprodhimit të duhanit të detyrohen që të ndërrojnë teknologjinë e
prodhimit, nëmënyrë që ta zvogëlojnë rrezikun për shëndetin e dunahpirësve.
Pronarët, të shumtën e rasteve, nuk dëshirojnë që punëtorëve t’ua tregojnë të
vërtetën lidhur me rezultatet financiare të ndërmarrjes.
Një kontabilist, i cili punonte për një kolegj të vogël, dyshoi kur gjeti 294.000$ si
tarnsfer në llogarinë e kolegjit. Shefi i tij i tha se ajo është një pasuri trashëgimore.
Mirëpo, kjo shumë ishte e paguar nga persona anonimë, si ndihmë për një kolegj të
ngjashëm, i cili i përkiste kishës.
Ai të gjitha këto mjeto i shndërroi në investime, mirëpo kontabilisti nuk lejoi që këto
investime të bëhen dhe për këtë e njoftoi komisionin e kontrollit, i cili për këtë
tentim joetik shefin e dënoi me 4.2 milionë dollarë, të cilat ai u detyrua t’i paguaj në
kesh.
MENAXHMENTI
Menaxherët e biznesit i kanë dy përgjegjësi, atë etike dhe juridike, për menaxhimin
e biznesit për interes të pronarit. Disa çështje etike kanë të bëjnë me obligimet e
pronarëve, veçanërisht në fushën e ruajtjes së interesit të ndërmarrjes, për shkak
se qëllim kryesor i menaxhmentit është realizimi i qëllimeve, duke organizuar,
qeverisur, planifikuar dhe kontrolluar aktivitetet e punëtorëve të cilët i punëson.
Menaxhmenti dhe të punësuarit janë segment i përbashkët në ndërmarrje,
menaxherët janë ata që i motivojnë punëtorët për realizimin e objektivave të
ndërmarrjes, derisa udhëheqësi i punëtorëve, menaxherët, influencojnë çështjet
etike në organizatë ose ndërmarrje, me qëllim të arritjes së rezultateve të
parashtruara.
Po ashtu, menaxhmenti i ndërmarrjes duhet të jetë i fokusuar në çështjet e
disiplinës së punëtorëve, përjashtimit të tyre nga puna, diskriminimit, kujdesit
shëndetësor, privatizmit të tyre, teknologjisë, përfitimit të punëtorëve, abuzimit me
substana narkotike dhe alkool në vend të punës, raporti i ndërmarrjes me rrethinën,
qeverisja etike, bashkëpunimi me komunitetin lokal etj.
Menaxherët me kujdes duhet t’i balansojnë detyrat e veta dhe të pronarëve ose të
aksionarëve të tjerë, të cilët e kanë angazhuar atë për realizimin e
objektivave tëndërmarrjes dhe të punëtorëve. Menaxherët gjithashtu duhen Të
plotësojnë deshriar e shoqeris ,duke I plotsuar dhe rregulluar kushtet e punes per
pune te sigurt,produkte te sigurta dhe per ruajtejn e ambientit.

KONSUMATORËT
Asnjë ndërmarrje nuk mund të ekzistojë pa blerjen e produkteve të saj nga ana e
konsumatorëve. Detyra kryesore e ndërmarrjes është të plotësojë nevojat e
konsumatorëve. Biznesi duhet të dijë çka kërkojnë dhe çka ju nevojitet
konsumatorëve, për të prodhuar produktet të cilat i plotësojnë këto nevoja.
Për t’i plotësuar nevojat e konsumatorëve biznesi duhet t’i marrë parasysh nevojate
atypëratyshme të konsumatorëve, por duhet të fokusohet edhe në dëshirat e
tyreafagjata.
P.sh. njerëzit dëshirojnë çmime të ulëta të energjisë për shtëpitë e tyre, ata nuk
dëshirojnë që të prodhohet energji nga e cila do të ndotet ajri, ambienti dhe uji, të
cilat shkaktojnë vdekje edhe të të rinjve edhe të moshuarve.
Gjithashtu, konsumatorët nuk presin kuantitet të ushqimit, të produkteve të cilat
kanë çmime të ulëta, për shkak se nuk dëshirojnë që prodhuesit në mënyrë joetike
t’i lëndojnë ose t’i vrasin, por dëshirojnë të kundërtën, produkte të cilat janë në
favor të tyre, që çmimet të jenë reale dhe të mos e rrezikojnë sigurinë ekzistenciale,
ndërsa produkti të jetë i pastër për shëndetin e konsumatorëve dhe të mos e ndotë
ambientin që e rrethon.
Ta zëmë, shpeshherë bojkotohet mishi i peshqve tuna, për shkak se gjatë peshkimit
janë mbytur delfinët.
Konsumatorët konsiderojnë se mbytja e delfineve gjatë peshkimit është një biznes
joetik, të cilin nëse shteti nuk e sanksionon me rregulla dhe ligje juridike, atëherë
atë do ta sanksionojë konsumatori duke e bojkotuar atë produkt, ose shpeshherë
konsumatorët kanë protestuar ndaj kompanive të mëdha kozmetike, për shkak se
këto kompani produktet e tyre kozmetike i kanë testuar në shtazë.
Organizata për mbrojtjen e konsumatorëve vazhdimisht përpiqet të ndërpresë
aktivitetet joetike, të cilat e rrënojnë shëndetin e konsumatorëve dhe rrethinën.
MARKETINGU
Marketingu dhe menaxhmenti janë në të njëjtin segment (fig. 3), për shkak
se tëgjitha aktivitetet e marketingut janë të orientuara në plotësimin e
kërkesave tëkonsumatorëve. Hulumtimi i parë që e bëjnë njerëzit
që mirren me çështje tëmarketingut, është hulumtimi i kërkesave të konsumatorëve
ose: çka dëshirojnëkonsumatorët.
Në bazë të kësaj ata u japin rekomandime njerëzve nga prodhimi,
se cilat produktekërkohen dhe cilat janë kërkesat, qofshin ato specifike ose
kërkesa të përgjithshme.Relacioni etik sa i përket marketingut ka të bëjë
me sigurinë (të qenurit i sigurt) e
produkteve, e tek pastaj vie promovimi dhe shitja e këtyre produkteve, përkatësisht
zgjedhja e kanaleve për shpërndarjen e tyre.
P.sh. Coca Cola filloi bisedimet me zyrtarët e antitrustit meksikan, me qëllim të
shmangies së mundësisë të konfliktit juridik lidhur dhe shitjen dhe marketingun në
tregun e saj më të madh jashtë SHBA. Autoritetet meksikane kanë hulumtuar
dyshimet lidhur me shpërdorimin e pozitës së vet (Coca Cola) në tregun e pijeve të
gazuara, me qëllim të reduktimit të prezencës së konkurrentëve në treg.
Ose, për shembull, disa kompani të cilat mirren me prodhimin e barnave
në SHBA kanë pasur një rritje të barnave. Studimet të cilat janë bërë në
familjet amerikane lidhur me këtë, nga Grupi për kujdes shëndetësor,
kanë rezultuar se mesatarja e ngritjes së çmimeve për 50 produkte të
barnave është ngritur pa arsye për 4%, ndërkaq inflacioni ka qenë vetëm
2,2%. Mirëpo, në mesin e këtyre medikamentave ka disa që janë ngritur
edhe për 10%. Për këtë shkak kompanitë farmaceutike filluan të
kritikohen për një veprim joetik brenda vendit dhe jashtë tij.
KONTABILITETI
Fusha e kontabilitetit ka pësuar ndryshime të mëdha në dekadën e fundit.
Profesionistët e kontabilitetit, të cilët janë të certifikuar në të kaluarën, nuk janë
shumë të shqetësuar lidhur me konkurrencën.
Mirëpo tani, me aplikimin e teknologjisë dhe programeve të ndryshme softverike,
shkathtësitë e tyre janë afatshkurtëra, për shkak se ka një konkurrencë dhe puna e
tyre nga një orar i gjatë është zvogëluar në disa orë.
Presion tjetër në kontabilistët janë edhe: koha, paga e e reduktuar, kërkesat e
klientëve për të bërë ndryshime në fushën e financave, për shkak të pagesave të
taksave më të ulëta dhe, gjithashtu, siç thamë edhe më lart, konkurrenca.
Problem tjetër i kontabilistëve është çështja e rregullave dhe ligjeve të cilat
aprovohen nga organet qeveritare dhe nga ato lokale, të cilat duhet të përcillen me
përpikëri, pastaj afatet dhe tejkalimi i tyre, pagesat etj.
Pra, jeta e kontabilistit është e ngarkuar me rregulla dhe ligje, të cilat duhet të
respektohen dhe të interpretohen në mënyrë korrekte. Sipas kësaj kontabilisti duhet
të qëndrojë dhe të punojë sipas rregullave dhe kodit të etikës, të cilat e definojnë
përgjegjësinë e tij ndaj klientëve të tij dhe ndaj interesit publik.
Kodi i etikës gjithashtu e parasheh integritetin e kontabilistit, objektivitetin e tij dhe
pavarësinë. Përfundimisht, kodi etik kërkon nga kontabilisti punë të ndërgjegjshme.
Nëse i zbaton rregullat e aprovuara me ligj dhe rregullat e kontabilitetit, atëherë
mund të themi se kontabilisti vepron sipas kodit të etikë

You might also like