Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 3

Vonesa intelektuale

Vonesa intelektuale, e quajtur më parë vonesë mendore, karakterizohet nga inteligjenca nën
normalen dhe një mungesë aftësish të nevojshme për të jetuar normalisht jetën e përditshme.
Pacientët me vonesë intelektuale mund të mësojnë dhe i mësojnë aftësitë e reja, por problemi
qendron se i mësojnë më ngadalë. Ka disa shkallë, nga më e lehta tek më e rënda.

Çfarë është vonesa intelektuale?


Një person me vonesë intelektuale ka limite në dy zona:

1. Funksionimi intelektual, i njohur ndryshe si IQ dhe i referohet aftësisë së një personi për të
lexuar, menduar, arsyetuar, marrë vendime apo zgjidhur probleme.

2. Sjellja adaptive, aftësia e nevojshme që duhet për të jetuar jetën e përditshme, p.sh.: të
qenit i aftë për të komunikuar në mënyrën e duhur, bashkëveprimi me të tjerët dhe kujdesi
për të tjerët.

IQ (koeficienti i inteligjencës) matet nga testi i IQ. Mesatarja e përgjitshme është 100. Një person
konsiderohet intelektualisht i vonuar nëse ka IQ më të vogël se 70-75. Për të matur sjelljet adaptive
të një fëmije, ne duhet të observojmë aftësitë e një fëmije tjetër të së njejtës moshë dhe t'i
krahasojmë ato.

Gjërat që duhet të observohen nga ne janë: si fëmija ushqehet, si fëmija vishet, si fëmija komunikon
dhe i kupton të tjerët, si ndërvepron me familjen, shokët, fëmijët e tjerë. Vonesa intelektuale thuhet
se prek 1% të popullatës . Nga të prekurit 85% të tyre kanë vonesë intelektuale të lehtë. Kjo
nënkupton se ato janë më të avashtë se mesatarja për të mësuar informacione dhe aftësi të reja. Kjo
do të thotë se me suportin e duhur, mund të bëhen të pavarur kur të rriten.

Shenjat e vonesës intelektuale


Shenjat shfaqen që në fëmijërinë e hershme, por mund të mos jenë të dukshme derisa fëmija të
arrijë moshën shkollore. Kjo varet edhe nga shkalla e rëndesës.

Shenjat janë: ulet dhe ngrihet, zvarritet, ecën vonë, flet vonë, ka probleme në të folur, në të veshur,
në vetëushqim, në mbajtjen mend të gjërave, në lidhjen e veprimeve me pasojat, ka tantrume
shpërthyese, vështirësi në zgjidhjen e problemave, vështirësi në të menduarin logjik. Në fëmijët me
prapambetje të rëndë dhe të thellë, mund të shfaqen edhe: çrregullime të humorit (ankth),
çrregullime motorike, çrregullime me shikimin, dëgjimin, etj.

Çfarë e shkakton vonesën intelektuale?


1. Çdo gjë që prek zhvillimin normal të trurit mund të çojë në paaftësi intelektuale. Shkaqet më
të zakonshme janë: gjendje të ndryshme gjenetike (sindroma Doën, sindroma X-fragile).

2. Probleme gjatë shtatëzanisë. Gjërat që mund të ndikojnë në zhvillimin fetal të trurit,


përfshijnë alkoolin, drogërat, kequshqyerjen, infeksione, preklamsia (organet riprodhuese të
fëmijës).

3. Probleme gjatë lindjes së fëmijës. Vonesa intelektuale mund të vijë si pasojë e mungesës së
oksigjenit gjatë dhimbjes ose lindje ekstremisht e parakohshme.

4. Sëmundjet apo dëmtimet. Infeksione (meningiti, encefaliti) ose fruthi. Dëmtimet e rënda të
kokës, gati mbytja, kequshqyerja ekstreme, infeksionet e trurit që ekspozohet ndaj
substancave toksike.

5. Shkaqe të panjohura.

A mund të parandalohet vonesa intelektuale?


Në disa raste po. Si për shembull në rastin e sidnromës alkoolike fetale, ku nënat shtatëzëna nuk
duhet të pinë alkool, por duhet të kujdesen vazhdimisht për të marrë vitaminat e duhura, të
vaksinohen në mënyrën duhur kundrejt sëmundjeve infektive, në mënyrë që të ulin rrezikun që
fëmija e tyre të lindë me paaftësi intelektuale. Në familjen me një histori çrregullimesh gjenetike,
testi gjenetik sugjerohet të bëhet para konceptimit.

Teste të ndryshme si eko apo aminocenteza, mund të performohen gjatë shtatëzanisë për të parë
probleme të ndryshme të lidhura me shtatëzaninë. Edhe pse këto probleme mund të verifikohen,
ato nuk mund të korigjohen.

Si dagnostikohet vonesa intelektuale?


Vonesa intelektuale vëzhgohet në shumë anë të ndryshme. Nëse një fëmijë ka anomalitete fizike, kjo
sugjeron që fëmija të duhet t'i nënshtrohet një sërë testesh gjenetike për të konfirmuar diagnozën:

• test urine

• bilanc biokimik i gjakut

• teste imazherike për të parë problematikat në pjesën e trurit, ose elektroencefalogram për
të evidentuar ndonjë problem të mundshëm.

Në fëmijët me vonesa në zhvillim ushtrohet edhe testi i dëgjimit. Tre gjëra vendosin diagnozën:

1. Intervista me prindin

2. Observimi i fëmijës

3. Testi i inteligjencës dhe sjellja adaptive


Një fëmijë konsiderohet intelektualisht i paaftë nëse ka defiçite edhe në IQ edhe në sjelljen adaptive.
Nëse vetëm njëra nga këto të dyja është prezente, fëmija nuk konsiderohet i paaftë intelektualisht.

Pasi merret diagnoza, një grup profesionistësh studiojnë anët më të forta dhe më të dobëta të
fëmijës dhe kjo ndihmon për të vendosur se për çfarë lloj suporti fëmija ka nevojë në shtëpi, në
shkollë apo në komunitet.

Shërbimet që mund të ndihmojnë një person me paaftësi intelektuale:


Për fëmijët e vegjël ekziston një program i ndërhyrjes së hershme. Një grup profesionistësh punojnë
thellësisht për të hartuar një plan individual për secilin fëmijë. Ky dokument specifikon nevojat e
veçanta të fëmijës dhe objektivat. Ndërhyrja e hershme përfshin: logopedi, terapi okupacionale,
fizioterapi, këshillim me familjen, trajnim me aparatura/metoda efikase dhe program ushqimor.

Fëmijët e moshës shkollore me paaftësi intelektuale i përfshin edukimi special dhe prindërit me
mësuesit pjunojnë së bashku për të hartuar PEI (programi edukativ individual), i cili nënvizon nevojat
e fëmijës dhe shërbimet që fëmija duhet të marrë në shkollë.

Qëllimi kryesor i edukimit social është të sigurojë përshtatshmëri, akomodim dhe modifikim, i cili do
e lejojë fëmijën me paaftësi intelektuale të ketë sukses në klasë.

Çfarë mund të bëjmë ne për një fëmijë me vonesë intelektuale?


1. Mësoni çdo gjë që mundeni për sa i përket vonesës intelektuale. Sa më shumë të dini, aq më
mirë do të jetë për fëmijën.

2. Inkurajoni pavarësinë e fëmijës. Lëreni atë të mësojë gjëra të reja dhe inkurajojeni që t'i bëjë
ato vetë. Shikojeni gjatë gjithë kohës dhe jepini një feedback pozitiv kur fëmija bën diçka
mirë, apo përmirëson diçka që më parë e bëntë gabim.

3. Përfshijeni fëmijën në aktivitete: klasat e artit, muzikës, teatrit, baletit, pikturës, sepse në
këtë formë, fëmija ndërton aftësitë sociale.

4. Përfshihuni sa më shumë. Ndiqni progresin e fëmijës dhe përforconi atë që fëmija e mëson
në shkollë, edhe në shtëpi.

5. Njihuni me sa më shumë persona që e kanë këtë problem. Kështu mund të merrni këshilla të
vyeshme dhe suport emocional.

You might also like