Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 1

1.

Aktuatorët

Aktuatorët mundësojnë lëvizjet në sistemet mekanike. Ata shndërrojnë energjinë elektrike në një
formë të lëvizjes mekanike. Aktuatorët pranojnë një sinjal elektrik dhe prodhojnë një ndryshim në një
sistem fizik duke gjeneruar lëvizje ,forcë ,rrjedhje apo nxehtësi etj. Aktuatorët mund të klasifikohen
për nga lloji i energjisë dhe llojet kryesore janë: lloji elektrik , elektromekanik, elektromagnetik ,
hidraulik dhe ai pneumatik. Kurse gjeneratat e reja të aktuatorëve përfshijnë edhe mikroaktuatorët
dhe nanoaktuatorët.
Aktuatorët elektrik
Kur kemi të bëjmë me kontrollimin e veprimeve ku si rezultat kemi gjendje “Aktive” ose “joaktive”
(ON-OFF state) tek aktuatorët më se shpeshti përdoren ndërprerësit elektrik. Diodat, transistorët,
MOSFET-et dhe Relet pranojnë ngacmime nga kontrolleri me nivel të ulët të energjisë dhe aktivizojnë
ose deaktivizojnë pajisje elektrike si motorët , valvulat apo edhe pajisje tjera .

You might also like