Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 7

NJOHURI KIMIE LEK II

BARAZIMET KIMIKE
Reaksionet kimike; reaktantët dhe produktet

Kur flasim për reaksion kimik, mendojmë në ndërrim procesi në të cilin substancat
shndërrohen në të tjera. Dy ose më shumë substanca mund të lidhen, ndonjë substance
mund të zbërthehet (te shpërbëhet), mund të kryhen edhe transformime tjera
(shndërrime) të substancave.
Nëse shndërrime të tilla ndodhin, themi se kryhet (ose rrjedh) reaksioni kimik. Për fat të
keq ne nuk kemi shqisë me të cilët do të vërtetojmë se në sistemin e studiuar rrjedh apo
nuk rrjedh reaksioni kimik. Vërtetë, nganjëherë vërejmë ndryshim fizik,(ndërrimin e
ngjyrës, lirim të gazit etj.), por ekzistojnë shumë reaksione të cilat zhvillohen, ndërsa ne
nuk jemi në gjendje të vërtetojmë kurrfarë ndryshimi të dukshëm .
Se reaksioni rrjedh, mund të vërtetohet nëse e caktojmë sasinë e substancave që e
përbëjnë sistemin. Nëse, gjatë kësaj, vërtetojmë se madje për disa nga substancat e
pranishme, sasia ndryshon, ndërsa substancat nuk janë sjellë e as larguar nga sistemi, do
të përfundojmë se reaksioni rrjedh, ndërsa sistemin e studiuar do ta quajmë sistem
reagues.
Çdo substance sasia e të cilës në sistemin reagues zvogëlohet quhet reaktant, përderisa
produkti i reaksionit (përdoret emri produkt i reaksionit) është çdo substance sasia e të
cilës i rritet për shkak të rrjedhjes së reaksionit. Reaktantët dhe produktet janë
pjesëmarrës në reaksion.

 Paraqitja simbolike e reaksioneve kimike

Nëse dëshirojmë të flasim për atë që ndodhë gjatë reaksioneve kimike, mund të
përdorim fjali të thjesht.Për shembull, mund të themi hidrogjeni dhe oksigjeni formojnë
ujë. Mirëpo, emrat e substancave mund të zëvendësohen me formula kimike përkatëse
në vend të fjalës ‘formojnë” mund të përdoret shigjeta, në vend
të lidhëzës “dhe” mund të vihet shenja. Nëse kështu veprojmë, do të fitojmë përshkrimin
H2 + 0 —› H2O i cili i ngjan barazimeve kimike që i ke hasur.

Duhet pasur parasysh fakti se substancat që i quajnë reaktantë mund të transformohen


(të shndërrohen ) në substanca të cilat janë produkte të reaksionit vetëm nëse njësitë e
reaktantëve shndërrohen në njësitë produkteve. Për ta shënuar atë që ndodhë kur dy ose
më shumë molekula (gjegjësisht njësi tjera) të reaktantëve shndërrohen në një ose më
shumë grimca (thërrmija) të produkteve, e përdorim termin akt elementarë i
transformimit.

Me që formulat mund të përmbajnë edhe njësi (grimca ose njësitë formulave të


definuara), shndërrimi i molekulave të hidrogjenit dhe oksigjenit në molekula të ujit
mund të paraqitet krejtësisht ngjashëm sikur shndërrimi i substancave hidrogjen dhe
oksigjen në substance ujë :
H2 + O2=H2O
NJOHURI KIMIE LEK II

Barazimet kimike

Asnjëra nga shprehjet që janë shkruar më lartë nuk është barazim, por thjeshtë është
shprehje në të cilët përmbajtja e anës së majtë prej shenjës për barazim është e
barabaartë me atë në anën e djathtë. Madje edhe nuk kemi përdorur shenjën për
barazim, por shigjetë.

Që të bëhen barazime, shprehjet e ngjashme me ato lartë duhet të barazohen dhe para
formulave të pjesëmarrësve vendosen numra përkatës të zgjedhur (koeficientë
stekiometrik). Me këto numra shumëzohen indeksat që ekzistojnë pranë simboleve të
elementeve në formulat e reaktantëve ose, në produktet e reaksionit. Koeficientët duhet
të jenë të zgjedhur ashtu që të mundësojnë shumën e prodhimeve midis koeficienteve
dhe indeksave për secilin element nga ana e majtë e shigjetës të bëhet i barabartë me
shumën përkatëse për atë element nga ana e djathtë e shigjetës. Madje atëherë, shprehja
me të cilën kemi paraqitur reaksionin bëhet barazim kimik, veprimi i përshkruar quhet
barazim i barazimit kimik.

Barazimi është i domosdoshëm sepse në reaksionet kimike elementet kimike nuk


kalojnë njëri në tjetrin, kështu që numri i përgjithshëm i atomeve të secilit element në
njësitë e formulave të reaktantëve duhet të jetë i barabartë me numrin e përgjithshëm të
atomeve të atij elementi në njësitë e formulave të produkteve. Gjatë kësaj, pasi numri i
përgjithshëm i atomeve të llojit të dhënë mbetet i njëjtë, nuk ndërrohet as sasia e secilit
prej elementeve që marrin pjesë, pasi sasitë e substancave ndërrohen.
Nëse tani, kthehemi në shprehjen

H 2 + 02 → H2O

Dhe supozojmë se ajo na përshkruan aktin elementarë të transformimit kimik, do të


përfundojmë se në njësitë e formulave (në këtë rast, bëhet fialë për molekula ) në anën e
majtë të shigjetës ka dy atome të oksigjenit, ndërsa në anën e djathtë vetëm një, kuptohet
kështu nuk mundet
Mendohet në indeksin që përskaj simbolit për nje element paraqitet në formulen e
substances .I tillë eshtë te themi indeksi 2 ne formulen e ujit (H2O).
Sic e dini, sasia e seciles substance është proporcionale me numrin e njesive të asaj
substance.

H2 + 02 → 2H2O

por tani nuk është i barabartë numri i atomeve të hidrogjenit (dy majtas nga shigjeta,
katër në të djathtë nga shigjeta). Që të përfitojme barazimin e plotë, duhet ti supozojme
se ne aktin elementar të transformimit kimik marrin pjesë dy molekula ujit, kështu që
më në fund do të kemi

2H2 + 02 = 2H20

Shprehja e fituar me të vërtetë është barazim: nurnri i atomeve të dy llojeve është i


barabartë nga të dy anët e shenjës për barazi. Kur barazimi është barazuar, në vend të
shigjetës shkruhet shenja për barazim.
Duhet të theksohet se veprimi për barazim arrihet që barazimi të jetë në pajtueshmëri me
ligjin për ruajtjen e masave.
NJOHURI KIMIE LEK II

Gjithë ajo që më lartë e diskutuam për barazimin e barazimeve është e aplikueshme edhe
kur barazimi nuk përshkruan aktin elementarë të transformimit kimik dhe nuk tregon se
çka ndodhë saktësisht në nivel molekular .Në rast të këtillë në vend të grimcave, mund
të merren parasysh njësitë e formulave.

Mirëpo, kur barazimi barazohet me vërtetim, duhet të kujdesemi në njëfarë llogiike në


qasje. Më shpesh duhet barazimi të fillojë nga elementi i cili është i përfaqësuar me
numër cift të atomeve në njësitë e formulave në anën e majtë dhe numër tek në anën e
djathtë të barazimit ose e kundërta (kuptohet, nëse element i tillë nuk ekziston). Duke
zgjedhur numrin 2 si vlerë për koeficient stekiometrik para formulës së njësisë në të
cilën ekziston numër tek i atomeve të një elementi, kemi bazë mjaft të sigurt për punët
mëtutjeshme. Kështu veprojmë kur si rezultat përfundimtar, e përfitojmë barazimin

2H2 + 02 —> 2H20


Pëmdryshe, lehtë është të shihet se barazimi do të jenë i barazuar edhe nëse përdorim dy
herë ose tri here ose më shumë here koeficientë më të mèdhenj ose më të vegjël. Për
shembull, nëse shkruajmë
4H2 + 2O2 →2H20

Numri i atomeve edhe të hidrogjenit edhe të oksigjenit në njësitë e formulave do të jenë i


barabartë me në të dy anët e barazimit . Nëse nuk kemi arsye special kështu të veprojmë
(me disa do tënjihemi më vonë), i zgjedhim koeficientët më të vegjël numër të plotë që
mundësojmë barazimin e reaksion
NJOHURI KIMIE LEK II

BARAZIMI TREGON :

*AKTIN ELEMENTAR TE TRANSFORMIMIT KIMIK


-Formulat kimike tregojne grimca.
Koeficientet e japin numrin e grimcave te llojit te dhëne që marrin pjesë në aktin elementare.

*KOEFICIENTI 1 NUK SHËNOHET.


Shuma e prodhimeve të koeficienteve dhe indeksave për çdo lloj atomesh majtas dhe djathtas
nga shenja për barazimin duhet të jenë e barabartë.

*REAKSION KIMIK
-Formulat kimike tregojnë substanca.
Koeficientët (nuk është patjeter të jenë numra të plotë) i japin raportet e sasive të substancave të
pjesëmarrësve në reaksion.

Nese nuk ka arsye qe na çojnë të veprojmë ndryshe përdorim koeficiente më të vegjël të numrave
të plotë.
Koeficienti 1 nuk shënohet.
Shuma e prodhimeve të koeficientëve dhe indeksave per secilin lloj të atomeve majtas dhe
djathtas nga shenja për barazi duhet të jenë e barabartë.

Nga e gjithë e lartë përmendura, kuptohet se barazimet kimike (si edhe shenjat dhe formulat
kimike) ndihmojnë në kuptimin e gjuhës së kimisë. Nëse simbolet mund ti konsiderojmë si
shkronja, ndërsa formulat si fjalë, barazimet kimike mund ti shohim si fjali me ndihmë të cilave
jepen njohuritë për rrjedhjen e reaksioneve kimike.
NJOHURI KIMIE LEK II

Atomi
Ndërkohë që disa shkencëtarë të lashtë grek jepnin sugjerime për përfitimin e produkteve
mjekësore duke përzier produkte natyrore ,disa shkencëtarë të tjerë ‘’mendonin’’ dhe ‘’pyesnin’’
rreth përbërjes së materialeve në përgjithësi .Democritus 400 vjet p.e.s sygjeroi se materialet janë
të përbëra nga pjesë të vogla ,të cilat i quajti atome .
Gjithashtu ,ai shpiku simbolet në vend të shkruarit të emrave të elementëve .Në botën
perëndimore ,ishte mësuesi dhe shkencëtari John Dalton , i cili në vitin 1803 ringjalli idenë e
atomit. Në vitin 1930 struktura e ndërtimit të atomit u bë e kuptueshme. Atomet janë aq të vogla
, sa rreth 1 milion atome hekuri ,përbëjnë pikën e majës së gjilpërës .
Atomi përbëhet nga bërthama, e cila ndodhet në qendër dhe ka ngarkesë pozitive.Në bërthamë
ndodhen protonet ,të cilat kanë ngarkesë positive , si dhe neutronet të cilat janë grimca
neutrale,pa ngarkesë .
Rreth bërthamës rrotullohen elektronet në orbita të caktuara ,sic rrotullohen planetet rreth diellit.
Elektronet janë të ngarkuara negativisht .Këto kryejnë lëvizje të rregullt ,sepse midis protoneve
që gjenden në bërthamë dhe tyre ,ndodh një tërheqje e ndërsjelltë.Orbitat përmbajnë një numër të
caktuar elektronesh ;orbiti që ndodhet pranë bërthamës përmban 2 dhe të tjerët tetë e më shumë.
Cdo element ka numrin e vet unik të protoneve dhe elektroneve .Kjo quhet numër atomik.
Kur elementët reagojnë së bashku për të formuar një molekulë, ato përpiqen që të mbushin
orbitalin e fundit me tetë elektrone.Kjo mund të arrihet kur e plotësojnë njëkohësisht ,duke
shpërndarë elektrone me atomin tjetër (lidhja quhet kovalente) ose duke dhënë dhe marrë
elektrone (lidhja quhet jonike).Lidhja kovalente ekziston ne gazin H2 ,atom i të cilit ka një
elektron.

Metodë tjetër lidhje për të plotësuar tetëshën elektronike tregohet te NaCl. Këtu elektroni i
natriumit transferohen tek atomi klorit. Natriumi humbet një elektron dhe ka ngarkesë positive
,kurse klori merr një electron dhe si rrjedhojë ka ngarkesë negative. Këto dy grimca me shenja të
kundërta quhen jone ,tërheqin njëra –tjetrën dhe formojnë lidhje të fortë jonike.

Me kalimin e viteve metodat e analizës u bënë më të kujdesshme dhe të sakta. Shkencëtarët u


aftësuan të zbulonin përbërjet më të vogla të materialeve dhe mënyrën si funksionojnë .Në kohët
moderne analizat kimike bëhen nga metoda shumë të sakta dhe të sofistikuara .

 Ndërtimi i atomit

Nga fundi shek.XIX, filloi të bëhej e qartë teoria se vetë atomi përbëhet nga grimca më të vogla
.Kjo si rrjedhoje e eksperimenteve me elektricitetin .
Në 1832 Majkëll Faradei kreu eksperimente të rëndësishme mbi elektrolizën kimike ,gjatë së
cilës komponimet shpërbëhen nga rryma elektrike. Faradei studioi lidhjen midis sasisë së
elektricitetit të përdorur dhe sasisë së lëndës së shpërbërë.
NJOHURI KIMIE LEK II

Duke u bazuar në punën ë Faradeit , në 1874 Xhorxh Stoni pohoi se atomi ka njësi të ngarkesës
elektrike dhe në 1891 këto njësi ai i quajti elektrone ,ngarkesa e të cilit është:
e= -1.6022x1019C

Në 1886 Eugen Goldshajn zbuloi rreze positive,që u quajtën protone .Grimca me ngarkesë të
njëjtë me elektronin, por me shenjë të kundërt dhe që ndodhen në bërthamë .
e= +1.6022*10□19

Meqënëse atomet janë elektrikisht asnjanjëse, një atom i dhënë duhet të përmbajë po aq
elektrone, sa edhe protone. Në 1920 Ernes Radhërford ,për të shpjeguar masën e përgjithshme të
atomeve postuloi ekzistencën e një grimce të pa ngarkuar .
Në 1932 Xhejm Ceduik ,duke punuar mbi reaksionet bërthamore ,zbuloi grimcat e pangarkuara
të cilat i quajti neutrone dhe masa e tyre është 1.6750*10□24g.

 Simbolet atomike

Atomi shprehet nëpërmjet dy numrave: numri atomi dhe numri masës.


Numri atomik Z është numri i ngarkesave positive njësi në bërthamë. Ai është i barabartë me
numrin e protoneve në bërthamën e atomit.Atomi është elektrikisht asnjanjës ,prandaj numri
atomik tregon njëkohësisht dhe numrin e elektroneve jashtë bërthamës në një atom të vecuar.
Numri i masës A i një atomi është numri i përgjthshëm i protoneve dhe neutroneve (që së bashku
quhen nukleone) në bërthamën e atomit. Numri i neutroneve mund të llogaritet duke hequr nga
numri i masës numrinj atomik.

Numri i neutroneve =A-Z

Numri i masës është numri i përgjithsëm i nukleoneve në një bërthamë dhe jo masa bërthamës.
Atomi i një elementi tregohet me anën e simbolit kimik të elementit, në të cilin numri atomik i
elementit vendoset majtas-poshtë, kurse numri i masës majtas–sipër .

Simboli 3517Cl tregon nje atom klor ,që ka në bërthamë 17 protone (Z) dhe 18 neutrone (A-Z),
kurse jashtë saj 17 elektrone (Z).Atomi i natriumit 2311Na ka 11 protone dhe 12 neurone në
bërthamë dhe 11 elektrone në lëvizje rreth kësaj bërthame .

Atomet që kanë të njëjtin numër atomik ,por ndryshojnë nga numri masës ,quhen izotope. Në
natyrë gjenden dy izotope të klorit 3517Cl dhe 3717Cl.
Përbërja atomike e izotopoeve është:
NJOHURI KIMIE LEK II

Izotopet ndryshojnë nga numri i neutroneve në bërthamë ,që do të thotë se kanë masë atomike të
ndryshme.Vetitë kimike të një atomi varen nga numri i protoneve dhe elektroneve që përmban
atomi, të cilët përcaktohen nga numri atomik. Pra, izotopet e të njëjtit element kanë veti kimike
shumë të ngjashme (në shumë rastë të padallueshme). Izotope të tjerë natyrore janë natriumi
,beriliumi dhe fluori. Për të përcaktuar tipat e izotopeve që ka një element ,masën e saktë
atomike dhe sasinë relative të cdo izotopi ,përdoret spektometri i masës.

Izobare quhen atome të elementeve të ndryshme ,që kanë të njëjtin numër mase,por ndryshojnë
nga numrat atomike. Izobare janë 3616S dhe 3618Ar.
Izobaret nuk janë të ngjashëm kimikisht ,sepse vetitë kimike varen nga kryesisht nga numri i
protoneve dhe elektroneve ,të cilat përcaktohen nga numri atomic.

 Tabela periodike

Sa herë që elementët dhe përbërjet reagojnë së bashku për të formuar një përbërje të
qëndrueshme, atomet gjithmonë përpiqen që të formojnë tetëshen elektronike (tetë elektrone në
shtresën e jashtme).
Klasifikimet fillestare të elementeve janë bërë duke u bazuar në ngjashmëritë kimike dhe fizike.
Fillimisht u grupuan në treshe të cilat u quajtën triada. Elementët e cdo tresheje kanë veti të
ngjashme dhe masa atomike e elementit të dytë të një tresheje është afërsisht e barabartë me
mesataren e masave atomike të dy elementeve të tjera.
Klasifikimi tjetër u bazua në grupe. Në bazë te ligjit të oktavave, të notave muzikore, ku
elementët renditen sipas rritjes së masës atomike ku elementi i tetë është i ngjashëm me të parin
dhe i nënti me të dytin e kështu me rradhë.
Shkencëtarët e shek 19 zbuluan materiale të reja ,të cilat përftoheshin nga kombinimi i
elementëve të thjeshtë .Ato krahasuan masën e elementëve dhe zbuluan se ajo ishte një
karakterisitkë thelbësore për elementin. Kjo ishte masa atomike.
Sistemi periodik i sotëm është punë e shkencëtarit rus Mendelejevi, i cili në 1896 zbuloi se
elementët në bazë te vlerës së masës atomike, mund të vendosen sipas një rregulli të caktuar në
një tabelë ,të cilën ai e quajti sistem periodik. Ai dha një ligj periodik;
kur elemntët studiohen në rendin rritës së masës së tyre atomike ,ngjashmëritë në vetitë vërehen
periodikisht. Në tabelën e tij ,elementët e ngjashëm ndodhen në shtylla vertikale të quajtura
grupe. Në mënyrë që elementët të ndodhen pranë njëri-tjetrit, Mendelejevi la disa vende bosh,
për elementët që nuk ishin zbuluar akoma. Mbi bazë të sistemit të tij, u parashikuan edhe vetitë e
tre elementëve që mungonin.

Pas zbulimit te tyre vetitë e parashikuara nga Mendelejevi u përputhën. Ekzistenca e gazeve të
plogëta nuk u parashikua nga Mendelejevi.
Në 1932 shkencëtarët zbuluan se në renditjen e elementëve nuk ishte e rëndësishme masa e tyre,
por numri i protoneve që kishin në bërthamë. Ky u quajt numër atomik dhe cdo element ka numri
anatomik unik. Në sistemin periodik elementët janë vendosur në mënyrë të tillë që elementët
fqinjë kanë numra të ndryshëm anatomikë.

You might also like