Punim-Kontrata Per Qirane

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 10

Fakulteti Juridik

Programi: E Drejta Civile dhe e Pronës

PUNIM SEMINARIK

LËNDA: E Drejta e Detyrimeve dhe e kontratave

TEMA: Kontrata mbi qiranë

Mentori: Studenti:

Dr. sc. Sevdai MORINA

Prishtinë, 09.2021

Page 1 of 10
Përmbajtja

1. Hyrje ………………………………………………………………………………….….. 3
2. Karakteristikat e kontratës për qiranë ......……………………………………………….. 4
3. Zhvillimi historik ..................................................................................………….............. 4
4. Lidhja e kontratës për qiranë .………………………………………………….….…....... 4
5. Qiraja ...................................................……………………………………………….…. .5
6. Të drejtat dhe detyrimet e qiradhënësit dhe qiramrrësit ........……………………………. 5
7. Shuarja e kontratës për qiranë ..………………………………………………………….. 6
8. Kontrata për qiranë ee lokaleve afariste ....……………………………………………… 6
9. Shuarja e kontratës për qiranë e lokaleve afariste .............................................................. 7
10. Shembull i kontratës për dhënien e lokalit me qira ............................................................ 7

Page 2 of 10
HYRJE
Me lidhjen e kontratës për qiranë krijohet marrëdhënia juridike midis qiradhënësit dhe qiramarrësit, të
cilët janë palë kontraktuese në këtë kontratë. Më kontratën për qiranë sendet dhe të drejtat i jepen
përkohësisht në shfrytëzim subjektit tjetër duke marrë detyrimin që pas kalimit të kohës së caktuar t’i
kthej ato sende apo të drejta të caktuara.
Kontrata për qiranë është e rregulluar me nenet 585-614 të LMD-së, në të cilin ligj është e përcaktuar
si konktratë në të cilën qiradhënësi detyrohet që t’ia dorëzojë sendin e caktuar qiramarrësit në
përdorim, ndërsa qiramarrësi detyrohet t’i paguajë qiranë e kontraktuar. Përdorimi këtu përfshin edhe
gëzimin e sendit (vjelja e frutave), në qoftë se nuk rrjedhë diçka ndryshe nga kontrata ose nga zakoni.
Më këtë mund të kuptojmë se në këtë kontratë pra fitohet e drejta e përdorimit dhe e gëzimit të sendit
të huaj, e jo edhe e drejta e pronësisë mbi atë send, pra me kalimin e afatit të kontraktuar sendi duhet
t’i kthehet qiradhënësit.

Page 3 of 10
Karakteristikat e kontratës për qiranë
Si çdo konktratë e cila i ka veçoritë e veta, edhe kontrata për qiranë i ka karakteristikat e caktuara
juridike të veta. Karakteristikë e kontratës për qiranë është fakti se është kontratë e dyanshme juridike,
pra krijon të drejta dhe detyrime të ndërvetshme për të dy palët kontraktuese, pra për qiradhënësin dhe
qiramarrësin. Po ashtu është kontratë me bëmje të përhershmë, pra në këtë kontratë prestimet nga
kontrata përmbushen brenda një kohe relativisht të gjatë. Karakteristikë tjetër e kësaj kontrate është
fakti se është kontratë komutative, në të cilën pra palët kontraktuese që në rastin kur e lidhin kontratën
i dinë të drejtat dhe detyrat e tyre. Kjo kontratë në të shumtën e rasteve lidhet si kontratë konsensuale,
pra vetem me vullnetin e thjeshtë dhe të përbashket të palëve kontraktuese, lidhur me lënden e qirasë
dhe mbi qiranë. Kontrata për qiranë parimisht është kontratë joformale, por në disa raste ligji e
përcakton se kjo kontratë duhet lidhur në formën me shkrim në mënyrë që të prodhoj efekte juridike,
p.sh. qiraja e sendve te paluajtshme duhet të regjistrohet në librat publikë. Gjithashtu kontrata për
qiranë është kontratë e pavarur, sepse lidhet dhe prodhon efekte pavarësisht nga ndonjë kontratë tjetër.
Kontrata për qiranë është edhe kontratë me emër, që do të thotë se është e rregulluar me dispozita të
veçanta juridike nga LMD dhe me emër të veçantë në qarkullimin e mallrave.

Zhvillimi historik
Kontrata për qiranë është kontratë e vjeter e se drejtës së detyrimeve e cila është e njohur qysh në
Ligjin mbi dymbëdhjetë tabelat.
Në të drejtën romake kjo kontratë ka qenë e njohur si locatio conductio në tri variante kryesore si :
locatio conductio rei apo kontrata për qiranë e sendit, locatio conductio operis apo kontrata për
veprën dhe si locatio conductio operarum apo kontrata për qiranë e fuqisë puntore.
Kontrata për qiranë edhe në feudalizëm ka qenë e paraparë, por vend të rëndësishëm zë pas
Revolucionit Borgjez Francez në të ashtuquajturat kodifikime modern të së drejtës civile .
Kontratën për qiranë e njohin edhe kodifikimet bashkëkohore të shteteve të Evropes Lindore e
posaçërisht janë të rregulluara kontrata për shfrytëzimin e banesës , kontrata për qiranë e lokaleve
afariste dhe kontrata për qiranë e tokës bujqësore. Këto kontrata i parasheh dhe i rregullon me
dispozita të veçanta edhe LMD.

Lidhja e kontratës për qiranë


Si për çdo kontratë tjetër, edhe për kontratën për qiranë duhet të plotësohen kushtet themelore dhe të
veçanta për lidhjen e kontratës, në mënyrë që kontrata të prodhoj e efekte juridike.
Kushtet e përgjithshme janë:
Kushti i parë për lidhjen e një kontrate është aftësia punuese e palëve kontraktuese, pra e qiradhënësit
dhe e qiramarrësit, pastaj duhët të ekzistojë pëlqimi i vullnetit të palëve kontraktuese dhe lënda e
kontrates dhe baza e kontratës.
Kushtet e veçanta të kontratës për qiranë:
Si elemente thelbësore për lidhjën e kësaj kontratë janë: lënda e kontratës, qiraja dhe kohëzgjatja e
kontratës.
Si lëndë e kontratës për qiranë mund të jetë sendi dhe e drejta e caktuar.

Qiraja

Page 4 of 10
Qiraja shpërblimi të cilin qiramarrësi detyrohet t’ia paguajë qiradhënësit për sendin ose të drejtën që e
merr për përdorim apo shfrytëzim. Qiraja paguhet në shumë të prerë parash për çdo muaj mënjëherë
ose në këste pas kalimit të kohës së caktuar ose në pjesë alikuote nga fitimi i realizuar duke përdorur
sendin.Lartësinë e qirasë e caktojnë palët kontraktuese me marrëveshje midis tyre ose mund të
caktohet edhe nga personi i tretë. Vendi i pagimit të qirasë caktohet me kontratë. Kohëzgjatja e
kontratës së qirasë është e caktuar nga vetë palët kontraktuese heshturazi ose shprehimisht duke u
bazuar në dispozita ligjore, kjo kohëzgjatje caktohet me muaj, vite ose me ndonjë datë kalendarike.

Të drejtat dhe detyrimet e qiradhënësit dhe qiramarrësit


Të dy palët kontraktuese, si qiradhënësi, ashtu edhe qiramarrësi me rastin e lidhjes së kontratës për
qiranë fitojnë të drejta dhe detyrime të caktuara, të cilat detyrime janë të obliguar që ti përmbushin.
Të drejtat themelore të qiradhënësit janë:

 Të kërkojë pagimin e qirasë nga qiramarrësi;

 Të kërkojë përdorimin e sendit të dhënë me qira ashtu siç është kontraktuar;

 Të kërkojë kthimin e sendit të dhënë me qira.


Gjithashtu kemi edhe detyrimet themelore për qiradhënësin, që janë:

 Detyrimi i dorëzimit të sendit, ku qiradhënësi është i detyruar t’ia dorëzoje qiramarrësit sendin e
qirasë në gjendje të rregullt se bashku me gjerat plotësuese të tij;
(Dorëzimi i lëndës së qirasë duhët te bëhët në afatin kontraktues, nëse afati nuk është kontraktuar
atëherë ai do të caktohet sipas natyrës së vetë qirasë, p.sh. toka bujqësore para mbjelljes).

 Detyrim tjetër është mirëmbajtja e sendit të dhënë me qira;


(Pra është detyrë e qiradhënësit që sendin ta mbajë në gjendje të rregullt dhe të përdorshme për
kohëzgjatjen e qirasë, pra qiradhënësi i paguan shpenzimet lidhur me ndreqjet e mëdha, riparimet,
sigurimin , tatimin etj. ).

 Dhe detyrimi i mbrojtjës së qiramarrësit nga mungesat materiale dhe juridike të sendit.
(Pra qiradhënësi është i detyruar t’i siguroj qiramarrësit posedimin e qetë dhe të dobishëm të sendit).
Të drejtat dhe detyrimet e qiramarrësit).
Ashtu si qiradhënësi ashtu edhe qiramarrësi ka të drejta dhe detyrime sa i përket kontratës së qirasë, si
të drejtat themelore për qiramarrësit paraqiten:

 Kërkimi i dorëzimit të sendit të qirasë për përdorim;

 Kërkimi i mirëmbajtjes së lëndës së qirasë në gjendje të rregullt dhe të përdorshme;

 Kërkimi për mbrojtjën nga mungesat fizike dhe juridike te sendit.


Ndërsa detyrimet e qiramarrësit janë:

 Detyrimi i pagimit të qirasë që është edhe detyrë themelore e tij si shperblim për përdorimin e
lëndës së qirasë. Mënyra, koha dhe vendi i pagimit të qirasë caktohet me kontratë, me ligj ose në
mungesë të tyre sipas dokeve të vendit ku është dorëzuar sendi i qiramarrësit;

 Detyrimi i përdorimit të sendit sipas kontratës është detyrë sipas së cilës qiramarrësi është i detyruar
ta mbajë sendin ta përdorë dhe ta gëzojë sendin e qirasë në mënyren e paraparë më kontratë ose sipas
përkatësisë së përdorimit të sendit;

Page 5 of 10
 Detyrimi i kthimit të sendit qiradhenesit pas shuarjes së kontratës për qiranë sipas së cilës sëndi
duhet ti kthehet qiradhënësit në gjendjen në të cilën e ka marrë.

Shuarja e kontratës për qiranë


Pas realizimit të qëllimit të dëshiruar të palëve kontraktuese, kontrata e lidhur për qiranë shuhet.
Kontrata për qiranë shuhet:

 Me skadimin e kohës;
Pra kontrata për qiranë është e lidhur për kohë të caktuar dhe shuhet me skadimin e kohës së caktuar,
kjo kohë skadon atë ditë qe kanë paraparë palët kontraktuese, pas skadimit të kësaj kohe kjo kontratë
shuhet dhe nuk krijon më efekte juridike.

 Me zhdukjen e sendit nën ndikimin e fuqisë madhore;


Ndërsa në rast se sendi si lëndë e qirasë zhduket për shkak të fuqisë madhore, atëher qiradhënësi nuk
është i detyruar t’ia japë sendin tjetër dhe qiramarrësi nuk është i detyruar të paguajë qiranë. Ndërsa
në rast se vdes ndonjëra nga palët kontraktuese qiraja vazhdonë në trashëgimtarët e tyre nësë nuk
është kontraktuar ndryshe.

 Me vdekjen e qiradhënësit ose të qiramarrësit;

 Me tjetërsimin e sendit të qirasë.


Ndërsa në rast se bëhët tjetersimi i sendit nuk duhet të shuhet marrëdhenia e qirasë, por ajo kalon te
pronari i ri si qiramarrës. Këtu duhet bërë dallimi ne mes tjetersimit para dhe pas dorëzimit të sendit
me qira. Në rastin e parë do të thote të tjetërsimi pas dorëzimit kontratën për qiranë e merr marrësi i
sendit dhe ai bëhët qiradhënës, kursë bartesi i sendit pra qiradhënësi i vjeter përgjigjet në të ardhmën
për detyrat prej qirasë ndaj qiramarrësit si dorzan solidar. Në rast se tjetersimi i sendit me qira bëhet
para se t’i dorëzohet qiramarrësit, kontrata per qiranë në këtë rast kalon te marrësi, nëse është pajtuar
për këtë.

Mënyrë tjetër e shuarjës së kontratës për qiranë është edhe denoncimi, ku në rast se kohëzgjatja e
kontratës për qiranë nuk është caktuar as që mund të caktohet nga rrethanat ose doket e vendit, shuhet
me denoncim. Pra, denoncimi është shprehje e njëanshme e vullnetit të njërës nga palët kontraktuese
drejtuar palës tjetër për shuarjen e kontratës mbi qiranë. Denoncimi duhet të jepet në afat të caktuar
dhe nuk mund të paraqitet në kohë të papërshtatshme. Denoncimi mund të bëhët nga ana e
qiradhënësit nëse sendi i qirasë përdoret në kundërshtim me kontratën.

Kontrata për qiranë e lokaleve afariste


Në këtë kontratë qiradhënësi detyrohet qe t’ia bartë personit tjetër (qiramarrësit) lokalin e caktuar
afarist në përdorim dhe në shfrytëzim, të paguaj qiranë dhe pas skadimit të kohës së caktuar t’ia kthej
lokalin afarist. Si qiradhënës ketu mund të paraqitet edhe personi fizik që e ka lokalin afarsit me
sipërfaqe deri në 70m² në të cilën e ka të drejtën e pronësisë. Kurse si qiramarrës mund të jetë çdo
person juridik dhe individët si përsona fizik. Lëndë e kësaj kontrate është lokali afarist, për
shfrytëzimin e të cilit duhët të paguhet qiraja e caktuar e cila që nga e drejta romake quhet merx apo
qira si shpërblim për sendin e marrur për tu shfrytëzuar, kjo qira caktohet me marrëveshjen e palëve
kontraktuesë.

Kontrata për qiranë e lokaleve afariste patjetër duhët ti përmbajë këto elemente:

Page 6 of 10
 Caktimin e palëve kontraktuese në mënyrë shprehimore, pra të qiradhënësit dhe të qiramarrësit;

 Lokalin e caktuar afarist dhe ndërtesën në të cilën gjendet ai;

 Veprimtarinë afariste që qiramarrësi do ta kryejë në lokalin afarist;

 Dispozitat mbi shfrytëzimin e pajimeve të përbashkëta dhe të hapërisave në ndërtesë;

 Dispozitën shprehimore se kjo kontratë a është e lidhur për kohë të caktuar ose të pacaktuar;

 Dispozitat për denoncimin dhe afatin e tij kur kontrata është e lidhur për kohë të pacaktuar;

 Vendi dhe data e lidhjes së kontratës dhe nënshkrimi i palëve kontraktuese.


Po ashtu edhe për këtë lloj kontrate qiradhënësi dhe qiramarrësi bëhen tituallarë të të drejtave dhe
detyrimeve të caktuara. Andaj, si të drejta themelore të qiradhënësit të lokalit afarist janë këto të
drejta:

 Të drejtën ta përdorur lokalin afarist sipas destinimit të kontraktuar;

 Të drejtën të kërkojë nga qiramarrësi pagimin e qirasë;

 Të drejtën e denoncimit të kontratës së lidhur.


Ndërsa si detyrime perkatëse të qiradhënësit të lokalit afarist janë:

 Detyrimi që ta dorëzojë lokalin afarist në gjendje për përdorim për qëllimin e caktuar sipas
kontratës;

 Detyrimin për ta kthyer lokalin afarist;

 Detyrimin që të mos e pengoj qiramarrësin për ta shfrytëzuar lokalin afarist.


Ndërsa për qiramarrësin e lokalit afarsit paraqitën këto të drejta:

 Të drejtën që t’ia kërkojë qiramarrëit të lokalit afarist qe sendi të dorëzohët në gjendje të rregullt pa
pengesa;

 Të drejten t’i paguajë shpenzimet për riparime që nuk i takojnë atij; dhe

Të drejtën e përdorimit dhe të shfrytëzimit të lokalit afarist për qëllimin e caktuar sipas kontratës.
Detyrimet e qiramarrësit të lokalit afarist janë këto:

 Detyrimi primar është që të paguaj qiranë në kohën e caktuar sipas kontratës, e nësë kjo kohë nuk
është e caktuar qiramarrësi është i detyruar që qiranë ta paguaj çdo muaj përpara, e më së voni gjer në
datën 5 të muajit;

 Detyrimet që t’i paguaj shpenzimet për shfrytëzimin e pajimeve të përbashkëta dhe për kryerjen e
shërbimeve të përbashkëta ne ndertesë;

 Detyrimi që të riparoj prishjet që vëtë i ka shkaktuar;

 Detyrimi që t’ia kthej lokalin afarist qiradhënësit në gjendjen në të cilën e ka marrë, duke u
nënshkruar së bashku më qiramarrësin procesverbalin për gjendjen në të cilën gjendet lokali afarist.

Shuarja e kontratës për qiranë e lokaleve afariste:


 skadimin e afatit;

Page 7 of 10
 shuarja me denoncim e kontratës për shfrytëzimin e lokaleve afariste; dhe

 sipas urdhërit të ligjit apo ex lege.

Shembull i kontratës për dhënien e lokalit me qira

KONTRATË PËR DHËNIEN E LOKALIT ME QIRA


E lidhur në Prishtinë, me datë 14.09.2021, në mes të palëve kontraktuse:
FM, i lindur me __, në ___, me vendbanim në ___, me nr. personal __, të lëshuar nga ana e
organeve kompetente të MPB-së në Prishtinë si QIRADHËNËS (në tekstin e mëtetjmë
QIRADHËNËSI), në njërën anë, dhe
BB, i lindur me __, në __, me vendbanim në __, me nr. personal __ të lëshuar nga ana e
organeve kompetente të MPB-së në Prishtinë, në cilësinë e pronarit të biznesit të BB BI me
nr. identifikues ___ si QIRAMARRËS (në tekstin e mëtejmë QIRAMARRËSI).
Palët kontraktuese janë dakorduar siç vijon:
Ekspoze

Qiradhënësi është pronar i pjesës 1/1 të paluajtshmërisë të përshkruar në bazë të


parakontratës për blerjen e lokalit afarist, e që e ka në posedim dhe shfrytëzim, e jep me qira,
e konkretisht lokalin i cili gjendet në katin e përdhesë, në sipërfaqe prej 30 m2.
Neni I
Qiradhënësi, i jep me qira qiramarrësve lokalin afarist i cili gjendet në __, Rr. ___
nr. 16 në katin përdhesë, në sipërfaqe të pergjithshme prej 30 m2, e të cilin lokal ia jep më
qira qirramarësit, në kohë nga data ___ e deri me ____, për çmimin e kontraktuar mujor prej
150.00 (njëqind e pesëdhjetë) Euro si në Ekspoze të kontratës, me mundësi vazhdimi sipas
marrëveshjes.

Neni II
Qiramarrësi e merr më qira lokalin e përshkruar ne pikën një të kësaj kontrate për
çmimin prej 150.00 (njëqind e pesëdhjetë) Euro, për ushtrimin e veprimtarisë se tij ____ .

Neni III
Qiramarrësi, e merr për obligim pagesën e shërbimeve komunale qe dalin nga ky
lokal ndaj organeve kompetente komunale, dhe atë: pagesen e energjisë elektrike, ujit,
higjienës publike si dhe të gjitha obligimet qe dalin gjatë ushtrimit të veprimtarisë se tyre që
nga data ____ deri me ____.

Page 8 of 10
Neni IV
Qiradhënësi do të i’a dorëzon ketë lokal në shfrytëzim qiramarrësit që nga data ____
për ushtrimin e veprimtarisë së cekur, pa kurrfarë barre reale dhe i siguron mosndërhyrjen e
personave të tretë në shfrytëzim të lokalit të cekur.
Qiradhënësi mban përgjegjësinë lidhur me ndonjë të metë eventuale teknike, si:
njëhsorit elektrik, të ujit dhe shërbimeve tjera komunale.

Neni V
Në rast të shkëputjes se kësaj kontrate, palët kontraktuese janë dakorduar qe para
shkeputjes se kësaj kontrate, reciprokisht njeri tjetrit, ti lajmërojnë per shkeputje të kontratës
30 ditë perpara, e poashtu të njejtit janë dakorduar qe në rast të shkeputjës se kësaj kontrate,
qiramarrësi është i obliguar qe lokalin t’ia kthej qiradhënësit në gjendje të mëparshme,
konkretisht në gjendjen që e gjen.

Neni VI
Kontraktuesit janë dakorduar qe qiraja të paguhet për çdo muaj, deri me të pestin e
secilit muaj, pagesë në bankë në llogarinë _____ në ___ BANK në llogarinë e ____, në
shumën e cekur në nenin I dhe II të kësaj kontrate.
Neni VII
Kjo kontratë është e përpiluar në kopje të mjaftueshme dhe në rast të çfarëdo kontesti
kompetente për vendosje është Gjykata Themelore në Prishtinë, dhe për dispozitat që nuk
janë paraparë në këtë kontratë vlejnë dispozitat e Ligjit mbi Mardhëniet Detyrimore të
Kosovës.
Neni VII
Kjo kontratë është lidhur në Prishtinë, dhe paraprakisht palët janë njoftuar për të
drejtat dhe detyrimet e tyre konform dispozitave ligjore, e poashtu u njoftuan se bartin
përgjegjësi penale e materiale për deklarimet e tyre të dhëna në kontratë.

K O N T R A K T U E S I T

QIRADHËNËSI QIRAMARRËSI
FM BB
___________ ____________
Shtojcë e Kontratës.: Lejet e njoftimit.

Page 9 of 10
Page 10 of 10

You might also like