Sistemet e Operimit

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Sistemet e operimit

UNIX
UNIX (regjistruar si UNIX®; shkruar si Unix ose Unix®) është një sistem operativ për kompjutera, fillimisht i ndërtuar në
vitin 1969 nga një grup punëtorësh të AT&T në Bell Labs, që përfshinte Ken Thompson, Dennis Ritchie dhe Douglas
McIlroy. Sot sistemet Unix janë të ndarë në degë të ndryshme. Përgjatë viteve, AT&T si dhe kompani të tjera fitimprurese
ose jo kanë kontribuar në ndërtimin e mëtejshëm.
Nga viti 2007, zotëruesi i markës së regjistruar UNIX® është The Open Group, një korporatë standardësh për industrinë.
Vetëm sistemet që janë plotësisht të pajisur më certifikatë "Single UNIX Specification" kualifikohen si "UNIX®" (të tjerët
quhen "Unix system-like" ose "Unix-like").
Gjatë fundit të viteve 1970 dhe fillimit të viteve 1980, ndikimi i Unix në qarkun akademik bëri që Unix të përdorej në
shkallë të gjerë (sidomos varianti BSD i cili e ka origjinën nga University of California, Berkeley). Ndërkohë, në në fushën
tregtarë, më i njohuri është Solaris i Sun Microsystems (sot Oracle). Sot, përkrahë sistemeve Unix të certifikuar, janë shumë
të përhapur dhe sistemet operative Unix-like si Linux dhe BSD. Shpesh, "Unix tradicional" mund të përdorët për të
përshkruar një sistem Unix që ka karakteristikat e "Version 7 Unix" ose UNIX System V.

Windows
Microsoft Windows është emri i sistemit operativ nga Microsoft-i për personal computer. Qysh në vitin 1985 lancohet
verzioni Windows 95 dhe dominon në treg, si sistemi operativ për komjuterët për përdorim personal. Në
vitin 2004 Microsoft kishte 90% të tregut të kompjuterëve personal në duart e veta.krijimi i një sistemi operativ nga
Microsofti (versioni i parë Windows) me siguri ishte i frymëzuar nga iniciativat e Xerox-it dhe Apple, në atë kohë në
komjuterët e tyre kishin sisteme operative të cilët përmbanin grafikën. Fjala Angleze 'Windows' do të thotë
'dritaret'. Dritaret janë një nga katër pjesët përberëse të konceptit të interface-s WIMP, (Window, Icon, Menu,
Pointing device) të definuara më herët nga Xerox PARC në fillim të viteve të 80-ta.
Punoi: Klevi Balla

You might also like