Pozita e Femrave Në Procesin e Vendimmarrjes Në Kosovë 55358

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 6

Valëza Zogjani

Hulumtim: Pozita e femrave në procesin e


vendimmarrjes në Kosovë

Gusht, 2013
Pozita e femrave në procesin e vendimmarrjes në Kosovë

Abastrakt
Barazia gjinore në pjesëmarrjen politike është aspekt fondamental i qeverisjes
demokratike moderne. Sipas standardeve ndërkombëtare, meshkujt dhe
femrat duhet të kenë të drejta dhe mundësi te barabarta për pjesëmarrje të
plotë në të gjitha aspektet dhe nivelet e proceseve politike. Megjithatë, në
praktikë është shumë më sfiduese për femrat që t’i gëzojnë dhe t’i ushtrojnë
këto të drejta. Qëllimi i këtij hulumtimi është që të analizojë nivelet e
tanishme të pjesëmarrjes së grave në politikë dhe proceset vendimmarrëse në
Kosovë, si dhe të vë në spikamë sfidat kryesore me të cilat femrat kosovare
përballen në rrugën e tyre drejt avancimit të pozitës së tyre në politikë. Për
nxjerrjen e këtij hulumtimi është përdorur metoda kualitative, duke u
shërbyer me burime primare dhe sekondare. Si burimi primare janë
shfrytëzuar ligje, rregullore që kanë të bëjnë me temën, përderisa si burime
sekondare janë shfrytëzuar mediat elektronike si dhe raporte të ndryshme
hulumtuese relevante të publikuara nga institucionet vendore.

Përmbajtja:
1. Hyrje- Shpjegim rrethanash
2. Korniza ligjore për promovimin e barazisë gjinore
3. Sfidat e grave në politikë dhe partitë politike si plëngprishëse
4. Përfundim
Bibliografia

2
1. Hyrje

Shkalla e pjesëmarrjes së grave në politikë si dhe qasja e tyre në vendimmarrje


mund të mirren parasysh si treguesit kryesorë të barazisë gjinore në një
shoqëri. Përqindja e vendeve që zënë femrat në parlament, ndihmon qartazi
për të gjykuar mbi demokracinë e një vendi. Barazia gjinore në vendimmarrje
duhet të shikohet në kontekstin se a janë femrat në gjendje që të marrin apo të
ndikojnë në vendimet publike njëjtë sikurse burrat. Edhe pse femrat përbëjnë
gati gjysmën e popullatës së Kosovës, është e paimagjinueshme pjesëmarrja e
tyre e ulët në politikë dhe në jetën publike. Normalisht, në një vend ku gati
50% e popullsisë përbëhet nga gjinia femërore, pjesëmarrja në pozicionet
vendimmarrëse të gjinive do të duhej të ishte në të njëjtat kuota.1

2. Korniza ligjore për promovimin e barazisë gjinore

Në Republikën e Kosovës janë nxjerrë një varg ligjesh dhe politika të cilat
kanë për qëllim arritjen e barazisë së femrave dhe meshkujve në shoqëri dhe
mënjanimin e pabarazisë gjinore ekzistuese ne nivele udhëheqëse.
Shprehimisht, neni 7, paragrafi 2 i Kushtetutës se Kosovës përcakton se:
“Republika e Kosovës siguron barazinë gjinore si vlerë themelore për
zhvillimin demokratik të shoqërisë, mundësi të barabartë për pjesëmarrje të
femrave dhe meshkujve në jetën politike, ekonomike, sociale, kulturore dhe
fushat e tjera shoqërore.” 2 Për më tepër, neni 71, paragrafi 2 i po kësaj
kushtetute thekson se “Përbërja e Kuvendit të Kosovës do të respektoj
parimet e barazisë gjinore të cilat janë të pranuara në pajtim me parimet

1
Agjencia e Statistikave të Kosovës, Raporti mbi Popullsinë, qershor 2013,
http://esk.rks-gov.net/popullsia/publikimet-e-statistikave-te-popullsise , qasur së
fundmi me 08.08.2013
2
Kushtetuta e Kosovës, neni 7, paragarafi 2

3
ndërkombëtare.” 3 Pastaj, neni 3, paragrafi 1 ligjit nr.2004/2 mbi barazinë
ligjore i miratuar në vitin 2009, përcakton pjesëmarrje të barabartë të
femrave dhe meshkujve në organet e të gjitha niveleve të pushtetit ligjvënës,
ekzekutiv, gjyqësor dhe në institucionet e tjera publike. 4 Por megjithatë, me
gjithë ekzistimin e bazës ligjore, kuotave gjinore të cilat garantojnë
pjesëmarrjen e femrave kosovare në të gjitha proceset vendimmarrëse, kyçja e
tyre reale në procese të rëndësishme vendimmarrëse është ende shumë e
kufizuar. Femrat janë të tejkaluara nga meshkujt thuajse në të gjitha fushat
me përgjegjësi.

3. Sfidat e grave në politikë dhe partitë politike si plëngprishëse

Një ndër arsyet kryesore kontribuuese në marigjinalizmin e femrave në


politikën kosovare është mungesa e vullnetit politik të lidershipit partiak që të
fusin kandidate femra në listat e tyre. Partitë politike janë çelësa për
avancimin e pjesëmarrjes së plotë të grave në procesin politik. Themelimi i
forumeve të grave brenda këtyre partive ose futja e tyre në fund të listave të
tyre partiake nuk mjafton. Ato duhen të zhvillojnë mundësi reale që gratë të
marrin role udhëheqëse. Shpeshherë ndodh që inkuadrimi i femrave në
partitë politike të vendit të bëhet vetëm sa për ngjyrim gjinor, dhe shumë
rrallë ndodh që ato t’i kandidojnë për poste të larta. Hapësira që grave i
ofrohet në partitë politike të vendit në praktikë tregon se ato shfrytëzohen
vetëm si numra dhe se janë aty ku janë vetëm në emër të njëfarë barazie të
stisur gjinore. Elita politike dhe partitë politike në Kosovë kryesisht
udhëhiqen nga meshkujt, të cilët gjithashtu duke pasur edhe hapësirën e
duhur, dominojnë të gjitha proceset vendimmarrëse.

3
Kushtetuta e Kosovës, neni 71, paragrafi 2
4
Ligji për Barazi Gjinore, neni 3, paragarafi 1

4
Për të paraqitur më qartë realitetin politik kosovar, shembulli më i mirë është
se në Kosovë nuk ka pasur asnjëherë ndonjë kandidate grua për kryetare të
ndonjërës prej komunave. Përkundër fushatës elektorale shumë premtuese
në kontekstin e avancimit së pozitës së femrës në politikën kosovare me rastin
e zgjedhjeve lokale të vitit 2010, në listat e partive kosovare nuk pati madje
asnjë kandidate femër për pozitën e të parës së komunës.5 Nga 38 komuna sa
ka Kosova, asnjëra prej tyre nuk udhëhiqet nga femrat.6 Përfaqësimi jo i
kënaqshëm i femrave vazhdon edhe në nivelet e tjera të qeverisjes në Kosovë.
Duke iu referuar raportit të Agjencisë për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së
Kryeministrit, nga 13 komisione në Parlamentin e Kosovës vetëm 2 prej tyre
udhëhiqen nga gratë, ndërsa nga 21 ministri vetëm 2 sosh drejtohen nga to.
Më pas raporti tregon se gratë kanë vetëm 28% të vendeve në asambletë
komunale, ndërsa dy janë kryeshefe ekzekutive në komuna. 7 Kjo pasqyrë e
nivelit të ulët të përfaqësimit të grave në strukturat vendimmarrëse është
indikator i qartë se grave në Kosovë iu besohet pak hapësirë për të paraqitur
rolin e tyre në zhvillimin ekonomik e social të vendit, dhe se ky mosbesim
fillon nga vetë partitë politike që dominohen nga meshkujt. Partitë politike në
vend, duhet të angazhohen më shumë që t’i përfaqësojnë gratë në mënyrë të
barabartë me burrat duke i inkuadruar ato edhe në nivele më të larta të
partisë dhe jo vetëm në nivele të ulëta.

4. Përfundim

Qysh nga paslufta, Kosova ka implementuar ligje, rregullore, konventa të


ndryshme ndërkombëtare për avancimin e rolit të femrës si dhe ngritjen e
5
Rezultatet e KQZ-se mbi zgjedhjet e 2010 http://www.kqz-ks.org/sq/per-kryetar-te-
komunave, qasur së fundmi me 10.08.2013
6
Lista e kryetarëve të Komunave të Kosovës pas zgjedhjeve 2010 http://www.kqz-
ks.org/sq/per-kryetar-te-komunave, qasur së fundmi me 10.08.2013
7
Raporti “Gratë në procesin e punë dhe Vendimmarrjes”. Agjencia për Barazi
Gjinore në kuadër të zyrës së Kryeministrit, http://abgj.rks-gov.net/sq-
al/departamentet/raportedhehulumtime.aspx qasur se fundmi më 11.08.2013

5
përfaqsueshmërisë së femrave kosovare në politikë. Republika e Kosovës ka
një strukturë ligjore mjaft të avancuar për barazinë gjinore, duke u nisur nga
Ligji për Barazi Gjinore, Programi për Barazi Gjinore, Ligji kundër
Diskriminit, rezoluta 1235 te OKB-së, si dhe të gjitha të drejtat e tjera të
garantuara në aktin më të lartë juridik të vendit. Megjithatë, ajo çka shihet në
letër, nuk është gjithmonë e njëjtë në praktikë. Me gjithë përpjekjet për
fuqizimin e femrës në vendimmarrje, kjo ende mbetet ndër sfidat kryesore me
të cilat ballafaqohet shoqëria kosovare. Femrave në politikën kosovare ende
nuk iu besohen poste të larta udhëheqëse, dhe fajtor kryesor për këtë janë vetë
partitë politike te cilat të shtyra nga mendimi regresiv se zgjedhjet fitohen
bindshëm vetëm nga meshkujt, i margjinalizojnë anëtaret e tyre të partisë
duke i’u zbehur kështu mundësinë për të shtyrë procese të rëndësishme
përpara dhe për të marrë vendime të rëndësishme.

Bibliografia:

Lista e dokumenteve
Kushtetuta e Republikës së Kosovës
Republika e Kosovës. Ligji për Barazi Gjinore, Nr. 2004/2
Burime të tjera

Agjencia e Statistikave të Kosovës, Raporti mbi Popullsinë, qershor 2013


http://esk.rks-gov.net/popullsia/publikimet-e-statistikave-te-popullsise

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Raport mbi Rezultatet e Zgjedhjeve, dhjetor 2010


http://www.kqz-ks.org/sq/per-kryetar-te-komunave,

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Raport mbi kryetarët e komunave të Kosovës,


dhejtor 2010 http://www.kqz-ks.org/sq/per-kryetar-te-komunave

Agjencia për Barazi Gjinore, Zyra e Kryeministrit, Raport mbi procesin e punës dhe
vendimmarrjes, mars 2012 http://abgj.rks-gov.net/sq-
al/departamentet/raportedhehulumtime.aspx

You might also like