Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 3

Neli Progri - Mat.10 – 1.

1 Vendvlera dhe rrumbullakimi

MATEMATIKA 10

KAPITULLI 1 Veprime me numra 1

TEMA 1.1 Vendvlera dhe rrumbullakimi (faqe 4 - 7)

Për sa më poshtë, këshillohet që të punohet dhe studjohet me tekstin

përpara! Njohuri

☛ Vendvlera Ju e dini shumë mirë se numrat janë të përbërë nga shifrat dhe shifrat në rend
rritës janë: 0, 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9. Numrat janë një ose më shumë shifrorë. Numri 2 është
një shifrorë, numri 105 është tre shifrorë, etj.

Për të kuptuar plotësisht një numër duhet të dihet kuptimi i secilës prej shifrave të tij.
Tabela e vendvlerave

klasa e klasa e klasa e klasa e klasa e njësheve


trilionëve miliardëve milionëve mijësheve
t t t t t t t t t t t t t t t

e e e e e e e e e e e e e e e

h h h h h h h h h h h h h h h

s s s s s s s s s s s s s s s

ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë

t j t j t j t j t j
d d d d d

e n e n e n e n e n
n n n n n
j j j j j
i i i i i

h h h h h
q q q q q

d d d d d

7 5 4 1 8 9 3 2

Numri i plotë i shënuar në tabelë është 75 418 932. Po ky numër mund të shkruhet edhe duke
i ndarë klasat me anë të presjes, dmth. 75,418,932 dhe lexohet: 75 milion e 418 mijë e 932.

Gjithashtu një numër mund të paraqitet edhe me anë të shkronjave; shkrimi i numrave me
shkronja kryhet duke zbatuar rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe.

Shkruhen njësh, si një fjalë e vetme:

a) Shifrat nga 0 deri në 9: zero, një, dy, tre, katër, pesë, gjashtë, shtatë, tetë, nëntë.

b) numërorët themelorë që nga 10 deri më 19: dhjetë, njëmbëdhjetë, dymbëdhjetë,


trembëdhjetë, …, nëntëmbëdhjetë;

c) ata që tregojnë dhjetëshe, qindëshe, si dhe numërorët rreshtorë, pavarësisht nga numri i
pjesëve përbërëse të tyre: tridhjetë (30), pesëdhjetë (50), gjashtëdhjetë (60), nëntëdhjetë
(90), njëqind (100), treqind (300), katërqind (400), etj. Gjithashtu: (i, e) njëmbëdhjetë
(11-të) (i, e) tridhjetenëntë (39-të), (i, e) dyqindedytë (202-të), (i, e)
njëmijekatërqindepesëdheteshtatë, etj.
1
Neli Progri - Mat.10 – 1.1 Vendvlera dhe rrumbullakimi

Shkruhen ndaras:

a) numërorët themelorë të formuar me pjesëmarrjen e fjalëve mijë, milion, miliard etj. dhe
pjesët përbërëse të një numërori themelor, të lidhura me lidhëzën e: një mijë (1 000), dy
mijë (2 000), dhjetë mijë (10 000), pesëmbëdhjetë mijë (15 000), një milion (1 000 000),
etj. Gjithashtu: njëzet e një (21), tridhjetë e dy (32), dyzet e katër (44), treqind e
pesëdhjetë e katër (354), një milion e pesëqind mijë e dyqind e dymbëdhjetë (1 500 212),
etj.
Provo! Shkruaj me shkronja numrin 240 403 325.

Dyqind e dyzet milion e ……………………………….……………………………………………….

☛ Rrumbullakimi Një numër (A) mund të përafrohet më një numër (tjetër, B) vetmë duke
zbatuar saktë rregullat e rrumbullakimit.

Numri i përafruar B, nuk është ekzaktësisht numri A, por mjaftueshëm afër tij në vlerë, për
t’u përdoruar sipas nevojës.

Rregulla e rrumbullakimit (më e përdorura)

1. vendosim se cilën shifër duam të ruajmë

2. nëse në të djathtë të saj kemi 0, ose 1, ose 2, ose 3, ose 4, atëherë shifra nuk ndryshon dhe
në të djathtë të saj të gjitha bëhen zero.

3. nëse në të djathtë të saj kemi 5, ose 6, ose 7, ose 8, ose 9, atëherë shifra rritet në vlerë me
një dhe në të djathtë të saj të gjitha bëhen zero.

Shembull: Numri 74 rrumbullakoset në dhjetëshen më të afërt në numrin 70, ndërsa numri


385 rrumbullakoset në qindëshen më të afërt në numrin 400.

Kujtesë: Simbolet <, >, ≤, ≥, ≠, ≈ përdoren për të krahasuar numrat mes tyre.
Kujdes! Numrat negativë janë gjithmonë më të vegjël se numrat pozitivë ☺

☛ Shkrimi standard i një numri Një numër mund të shkruhet gjithashtu edhe me anë të
shkrimit standard në trajtën b
a ⋅10, ku 1≤ a <10dhe b∈Z *

a dhe b marrin vlera në mënyrë që trajta standarde të jetë matematikisht e njëjtë me numrin e
dhënë.

Shembull: 14 230 000 000 000 000 = 2.3⋅10 15 0.000000000000002 2 10− = ⋅


Detyrë shtëpi: Ushtrimi 3, 5, 9, 14 faqe 7 – 8 tek “Ushtrime plotësuese 10”

You might also like