Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 3

1.

HYRJE NË TEKNIKAT HISTOPATOLOGJIKE

Teknikat histopatologjike janë disiplinë e anatomisë patologjike që studiojne


dhe diagnostikojnë sëmundjet nëpërmjet përdorimit dhe vëzhgimit në mikroskop të
materjalit indor. Si disiplinë daton që nga viti 1838 , kur Johhanes Miller publikoi
librin e tij, “Mbi natyren dhe karakteristikat strukturore te kancerit” ,që konsiderohet
libri i parë i histopatologjisë.
Teknikat histopatologjike njihen ndryshe si teknikat e përgatitjes së
preparateve histologjike.
Materjalet indore të marra nga mjeku me anë të biopsise dërgohen në
laboratorin e histopatologjisë, ku i nënshtrohen një seri procedurash teknike, për të
pergatitur preparatet histopatologjike. Kjo konsiston në përgatitjen e shtresave të holla
indore (më pak se 5 mikrometer) të cilat ngjiten në një lamë dhe mbulohen nga një
xham tjetër i quajtur xham mbulues, të pershtatshme për ekzaminim mikroskopik.
Përgatitja teknike e materjalit të marrë bëhet me anë të dy rrugëve kryesore:
1. Seksionet permanente 2. Ekzaminimi extempora
(Teknikat histopatologjike (Teknikat histopatologjike të
tradicionale) përshpejtuara intraoperatore )

1.SEKSIONET PERMANENTE
[Teknikat histopatologjike tradicionale]

Përfaqesojnë teknikën klasike me përdorim komun në laboratorët e


histopatologjise, ku materjalet bioptike dhe autoptike, përpunohen për përgatitjen e
preparateve për ekzaminim mikroskopik. Kjo teknike siguron cilesinë më të mire të
materjalit ,ndonëse kërkon kohe për tu përgatitur.
Kjo realizohet nëpërmjet kalimit të indit të paraqitur për ekzaminim në një seri
etapash te procedurës pergatitore që janë :
1.Marrja e materjalit
2.Fiksimi i materjalit
3.Shpëlarja e materjalit
4.Dehidrimi i materjalit
5.Ngurtësimi i materjalit
6.Prerja e materjalit
7.Ngjyrimi i materjalit
8.Mbulimi i seksioneve (duke përfshirë montimin dhe etiketimin)

1.Marrja e materjalit për përgatitjen e preparateve histologjike ,mund të


behet te njeriu dhe kafshët. Nëse materjali merret nga njeriu i gjallë, atëhere bëhet
fjale për biopsi ; ndërsa ekzaminimi i materjalit të marre nga njeriu i vdekur quhet
nekropsi/autopsi. Materjali që merret duhet të jetë i fresket. Për këtë materjali merret
me biopsi nga salla e operacionit, ose me anë të punksion biopsisë; apo në nekropsi sa
më shpejt të jetë e mundur (varesisht dhe nga ligji), pas vdekjes së njeriut. Gjatë
marrjes së materjalit duhet të mbahet parasysh struktura e organit apo e indit te marre.
Prerja e tij duhet te behet me instrumenta të mprehte, vartesisht nga indi i marre

[1]
HYRJE NË TEKNIKAT HISTOPATOLOGJIKE

(bisturi,gershere,sharre). Nuk lejohet asnje manipulim me indet e marra te pafiksuara.


Per ekzaminim merret nje cope ind me forme kubike me brinje rreth 1-2cm.
2.Fiksimi i materjalit është procesi me anë të të cilit konsistenca e qelizave
dhe e indeve fiksohet në një gjendje të caktuar fizike dhe pjesërisht kimike ; në atë
gjendje në të cilin ishin në momentin e futjes së materjalit në fiksator, pra në
momentin e marrjes së materjalit. Qëllimi i fiksimit është të ruajë morfologjinë e
indeve , qelizave dhe përberjeve të tyre në një gjendje sa më të afërt me atë të
organizmit të gjallë, në mënyrë të tillë që të mos lejohet fenomeni i prishjes ose
putrifikimit te tij. Fiksatoret janë te thjeshte: alkol etilik(C2H5OH) , alkol metilik,
formaline (HCH0), acid osmik (SO4).
Dhe të përbërë : solucion Myler, Cenker, Buen. Fiksuesi qe perdoret me teper eshte
formalina me perqendrim 10% .Fiksimi kryhet në enë qelqi me grykë të gjërë e me
tapë të zmeriluar, ose të gomuar, në temperaturën 18-20° C per 2-24 ore.
3.Shpëlarja e materjalit është pjesë e teknikës histologjike që ka për qëllim
largimin e lëndës fiksuese, si dhe të precipitateve të mundshme të saj. Behet me uje
cezmeje, per 2-24 ore, duke perdorur ene qelqi me gryke te gjere.
4.Dehidrimi i materjalit ka per qellim heqjen e ujit nga hapesirat
nderqelizore te indeve te ndryshme. Dehidrimi mund te behet me ane te lendeve te
tilla qe perzihen me ujin dhe kane afinitet te larte per te. Keshtu mund te penetrojne
me lehtesi ne hapesirat nderqelizore. Agjenti me i mire dehidrues eshte alkooli etilik ,
i cili eshte i lire dhe nuk eshte helmues. Ne fakt dehidrimi realizohet me alkool
absolut, por per te evituar rrudhosjen dhe deformimin e konsiderueshem te indeve te
provokuara nga futja e tij direkt ne alkol me perqendrim te larte, per dehidrim
perdoret nje seri enesh me alkol , perqendrimi i te cilit rritet nga 50% ne 60%.....96%
e se fundi 100%. Ne sejcilen ene me alkoolin me perqendrimet e mesiperme indet
mbahen nga 2- 24 ore.
5.Ngurtesimi i materjalit synon zhytjen e materjalit indor ne nje lende qe e
forteson dhe e ben te qendryeshem si bllok, per te mundesuar me vone prerjen e tij ne
seksione te holla. Ngurtesimi eshte i shpejte (me metoden e azotit te lengshem,
kloretil, CO2, me ftohje-kriostat) dhe i ngadalte (metoda e parafines, celoidines,
xhelatines ). Nga keto, metodat qe po zene gjithnje e me shume vend ne realizimin e
teknikes histologjike te shpejte jane : metoda e shpejte e azotit te lengshem dhe ajo e
gazit karbonik. Ndersa per studime me te qendrueshme histologjike, aplikimi i
metodes se parafines eshte me e zgjedhura. Ne esence kjo metode perdor parafinen
histologjike me pike shkrirje 55-56°C, te shkrire, qe imprenjon hapesirat nderqelizore
te indeve te perpunuara ne etapat e meparshme te teknikes histologjike. Ngurtesimi
me metoden e celoidines perdor si lende ngurtesuese celoidinen. Celoidina nxirret nga
celuloza dhe nga ngurtesimi me kete metode behen prerje mjaft te holla te seksioneve
indore, qe luhaten nga 3-5 mikrometer dhe me nje cilesi te larte.
6.Prerja e materjalit eshte etape e teknikes histologjike qe realizon prerjen e
bllokut te parafines ne shtresa te holla me ndihmen e instrumentit preres, qe quhet
mikrotom. Prerjet jane te niveleve te mikrometrave, e me konkretisht 5-7 mikrometer,
afersisht sa madhesia mesatare e qelizes. Me pas keto prerje vendoden mbi nje lame
mbajtese mikroskopi, duke ngjitur me bufer te ndryshem, perfshire perzierjen
albumine- glicerine.

[2]
TEKNIKAT HISTOPATOLOGJIKE

7.Ngjyrimi eshte nje nga etapat e fundit te teknikes histologjike, qe paraprin


mbulimin dhe etiketimin . Normalisht, qelizat jane pa ngjyre, dhe vetem nepermjet
ngjyrimit mundesohet dallimi i qarte i berthames dhe i citoplazmes, Per kete perdoren
ngjyrues bazike dhe acide. Ngjyrimet e zakonshme jane ato ngjyrime qe ngjyrosin te
gjitha qelizat pa perjashtim , duke diferencuar mire berthamen dhe citoplazmen , por
pa hollesirat qe dallojne nje qelize nga nje tjeter. Zakonisht keto realizohen duke
perdorur 2 lloje ngjyruesish : njeri i tipit acid e tjetri bazik. Nje kombinim i tille
zbulon perberesit qelizore acidofilike dhe perberesit qelizore bazofilike, si dhe jep nje
tablo te plote histologjike mbi qelizat dhe indet, ndersa perdorimi vetem i nje
ngjyruesi , nuk do te mjaftonte per nje gje te tille. Nga perberesit qelizore ,berthama
tenton te jete bazofilike, ndersa citoplazma acidofilike. Kombinimi me i zakonshem
rutine eshte kombinimi hematoksiline-eozine . Nga perberesit e ketij kombinimi
hematoksilina ngjyros berthamen dhe eozina citoplazmen.
8.Mbulimi i seksioneve (perfshire montimin dhe etiketimin) eshte etapa e
fundit e teknikes histologjike, qe pason ngjyrimin dhe ka te beje me vendosjen e nje
xhami mbulues, lamele mbi seksionin indor. Fillimisht preparati lihet te thahet, i
fshihen buzet me leter filtri , ose me garze. Mbi xhamin mbulues vihet pak balsam
kanadez , qe mundeson ngjitjen e mire te lameles me lamen. Sasite e teperta te
balsamit ,fshihen me garze. Ne fund preparati etiketohet me nje etikete dhe eshte gati
per ekzaminim mikroskopik.

2. EKZAMINIMI EXTEMPORA
[Teknikat histopatologjike të përshpejtuara – intraoperatore]

Eshte teknike e shpejte e diagnozes histopatologjike, e cila, bazohet ne


kerkesen e mjekut per diagnozen urgjente te nje procesi patologjik, qe
makroskopikisht ka natyre te dyshimte, ose pozicion dhe shkalle shtrirjeje te paqarte,
cka e pengon ate te marri nje vendim per trajtimin qe duhet te ndjeki.
Ekzaminimi extempora kryhet me dy sisteme:
a. tradicional i ngrirjes me CO2 nga jashte i indit mbi piedestalin e
mikrotomit, ku behet prerja e fetave indore , te pasuara me ngjyrosjen e pershpejtuar
duke shmangur proceduren e konservimit dhe te derdhjes ne parafine.
b. sistemi i ngrirjes se shpejte dhe prerja e fetave indore ne nje makineri
speciale, e quajtur kriomikrotom ( pa fiksim dhe pa derdhje ne parafine).
Keto procedura , ne varesi te veshtiresive teknike e diagnostike eventuale,
zgjasin 10-15 minuta dhe perdoren me sukses ne studimet histokimike dhe
imunohistokimike te indeve. Shmangia e fazave te fiksimit e derdhjes ne parafine, e
ben me te shpejte kohen e ekzaminimit , dhe ndihmon te pergatiten seksione me cilesi
.Megjithate ,cilesia e ketyre preparateve nuk eshte aq kualitative sa ajo e seksioneve
permanente.

[3]

You might also like