Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 3

TEST PËRMBLEDHËS

PERIUDHA JANAR - MARS


GRUPI A

I. Shkruaj përkufizimin e koncepteve ekonomike: (4 pikë)


a. Taksë progresive _____________________________________________________
b. GDP/PBB reale ______________________________________________________
c. Cikël biznesi ________________________________________________________
d. Përparësi krahasuese/relative ___________________________________________

II. Shëno V, nëse pohimi është i vërtetë dhe G nëse është i gabuar.
Pohimet e gabuara kthejini në të vërteta: (5 pikë)
a. Gjatë inflacionit galopant njerëzit humbasin besimin tek bankat. (V)
b. Shpenzimet për pagat e punonjësve të institucioneve publike janë përbërës të shpenzimeve
korente.(V)
c. Huamarrësit humbasin gjatë rritjes së inflacionit (G –përfitojnë)
d. Emetimi i kartëmonedhës vendase është funksion i bankës qendrore. (V)
e. Rritja e ofertës së punës do të shkaktojë rritje të pagës. (G-ulje të pagës)

III. Listo: (7 pikë)


a. Katër funksione të qeverisë në ekonominë e tregut
________________________ ________________________
________________________ ________________________

b. Tre pengesat e hyrjes në tregun monopol


________________________ ________________________
________________________

IV. Krahaso tregun konkurrencë e plotë me konkurrencën monopolistike dhe shkruaj:

(3 pikë)
a. dy tipare të përbashkëta të tyre (Nr i firmave i madh, hyrja dalja e lehtë)
________________________
________________________

b. një dallim midis tyre ( produkti homogjen /produkt i diferencuar)


________________________

V. Shpjego çfarë ndodh me treguesit e mëposhtëm ekonomike në fazën e rritjes të ciklit të


biznesit
(3 pikë)
GDP_________________________ (rritet)
Inflacioni______________________ (rritet)
Papunësia _____________________ (ulet)

VI. Qarko germën e alternativës së saktë: (5 pikë)


 Shkrirja vertikale ndodh kur:
A. realizohen bashkime të firmave për të shtuar produkte të reja
B. realizohen bashkime të firmave të përfshira në hapa të ndryshme të të njëjtit proces
prodhimi
C. realizohen bashkime të firmave që nuk kanë ngjashmëri prodhimi
D. realizohen bashkime të firmave pjesëmarrëse në të njëjtin proces prodhimi
 Cili nga pohimet e mëposhtme për bankat tregtare nuk është i saktë?
A. Një funksion qendror i të gjithë bankave tregtare është t’u japin hua klientëve të tyre
B. Një bankë tregtare ofron shërbime me qëllim që të nxjerrë fitime
C. Bankat, duke pranuar depozita vetëm sa u ofrojnë siguri depozituesve
D. Bankat ofrojnë edhe shërbimin e transfertave bankare për klientin.
 Plani financiar i qeverisë quhet:
A. borxh qeveritar
B. taksim
C. planifikim kombëtar
D. buxhet
 Cila nga alternativat e mëposhtme nuk përbën një nga funksionet e parasë:
A. mjet këmbimi
B. matëse e likuiditeteve
C. matëse e vlerës së mallrave
D. ruajtëse e vlerës
 Cila politikë stabilizuese ndikon në uljen e papunësisë?
A. Rritja e normës së rezervës së detyrueshme bankare
B. Ulja e shpenzimeve qeveritare për mbrojtjen
C. Zbatimi i taksave të ulëta
D. Ulja e shpenzimeve për rrugë të reja automobilistike

VII. Analizoni situatat e mëposhtme, përcaktoni se cilën formë të papunësisë përfaqësojnë.

(4 pikë)
a. Një hidraulik është i papunë, sepse ai u largua nga firma ku punonte, pasi dëshiron të punojë i
pavarur ___________________(friksionale).
b. Ani është i papunë, sepse resorti ku punoi gjatë periudhës së verës si kamerier, pakësoi ndjeshëm
klientët e tij. ___________________ (stinore)
c. Enxhi ishte punonjëse e printimit të një gazete, por doli e papunë pasi u pakësua ndjeshëm numri
i gazetës së shtypur, sepse filloi publikimin online. ___________________ (strukturore)
d. Ermira doli e papunë, sepse fabrika ku punonte falimentoi si rezultat i krizës ekonomike.
___________________ (ciklike)
VIII. Gjykoni për mallrat/shërbimet e mëposhtme nëse llogariten/përfshihen apo nuk
llogariten/nuk përfshihen në GDP/PBB dhe vendosni kryq në kolonën e duhur.
(5 pikë)
Mallrat/shërbimet Përfshihet Nuk përfshihet
Vlera e punës së një bojaxhiu në lyerjen e shtëpisë së vet (X)
Vlera e mallrave të eksportuar (X)
Vlera e specave të prodhuara nga fermeri dhe të shitura në treg (X)
Vlera e produkteve të padeklaruar në shtet nga një firmë veshjesh (X)
Vlera e domateve që blihen nga një firmë për të prodhuar salcë (X)

IX. Plotësoni tabelën e mëposhtme duke vendosur kryq në kolonën e politikës që i përket secili
instrument. (4 pikë)

Instrumentet Politika fiskale Politika monetare


Rezerva e detyrueshme (X)
Pagesa për papunësinë (X)
Norma e interesit (X)
Taksat mbi të ardhurat personale (X)

Nota 4 5 6 7 8 9 10
Pikët 0-9 10-15 16-20 21-25 26-30 31-35 36-40

Shënim: Përgjigjet e pyetjeve janë me germa italike dhe në kllapa.

You might also like