Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

BURSA E TIRANËS

Bursa e Tiranës është i pari dhe aktualisht i vetmi treg i titujve (letrave me vlerë) në
Shqipëri. Objekti i veprimtarisë së saj është krijimi i një tregu kapital duke krijuar një sistem
tregtimi me anë të të cilit ofertat për shitje, blerje apo këmbim të titujve kryhen rregullisht.

Bursa e Tiranës u krijua fillimisht si një departament i Bankës së Shqipërisë. Ajo u


organizua në formën e një tregu të drejtuar nga porosia dhe aktiviteti saj kryesor ka qenë tregtimi
dytësor i bonove të thesarit dhe obligacioneve qeveritare. Më vonë nisën të tregtoheshin edhe
bonot 3 dhe 6 mujore. Ndër instrumentet më të përdorshme aktualisht janë tituj të borxhit
qeveritar (bonot e thesarit dhe obligacionet qeveritare), tituj të borxhit të enteve lokale
(obligacionet bashkiake etj.), aksionet e shoqërive aksionere, tituj të borxhit të shoqërive
aksionere (obligacionet korporative) etj.

Në 1 Korrik 2002 BT u shkëput përfundimisht nga BSH dhe nisi veprimtarinë si shoqëri
aksionere. Pas një viti, në 1 Korrik 2003 ajo mori liçensën përfundimtare për tregtim titujsh nga
Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF). Në vitin 2005 kjo liçensë u rinovua për një afat 2-
vjeçar, dhe më pas në 2007-n me një afat të pacaktuar.

Aktualisht anëtarë te BT janë shoqëritë aksionere ‘Raiffeisen Bank – RZB’, ‘Banka


Kombëtare Tregtare’, ‘TriumfGrup’ dhe ‘Kapital Invest’. Siç kuptohet edhe nga emri dy
shoqëritë e para janë banka dhe dy të tjerat jobanka. Çdo shoqëri mund të anëtarësohet ne BT por
duke përmbushur kushtet e mëposhtëme:

1) Të ketë fituar personalitet juridik;


2) Të ketë marrë liçencë për shoqëri komisionere nga AMF;
3) Të ketë të paktën një komisioner Burse;
4) Të ketë një Marrëveshje me regjistruesin e titujve te liçensuar nga AMF;
5) Të mbajë vazhdimisht për veprimtarinë e tij si tregtar në tituj, një gjendje likuiditeti jo më
të vogël se 10% të kapitalit minimal të detyrueshëm;
6) Të nënshkruajë një marrëveshje me Bursën ku merr përsipër se pranon të zbatojë
rregullat e të gjitha aktet ligjore të Bursës;
7) Të përmbushë çdo kërkesë tjetër për anëtarësim që mund të përcaktohet herë pas here nga
Këshilli.

Bursa e Tiranës vepron njëkohësisht në dy tregje, Tregun Zyrtar dhe Tregun Paralel.
Tregu Zyrtar është tregu “i nivelit te larte” i ndarë në dy nivele tregtimi: Niveli I dhe Niveli II.
Tregu Paralel është tregu në të cilin pranohen për tregtim titujt e shoqërive aksioniere të cilat nuk
i plotësojnë kriteret për listim në të dy nivelet e Tregut Zyrtar.

Si në nivelin e parë dhe të dytë të Tregut Zyrtar kemi Segmentet e Aksioneve,


Obligacioneve dhe Titujve Afatshkurtër. Në segmentin e Titujve Afatshkurtër të Listimit të
nivelit të parë mund te listohen vetëm titujt aftatshkurtër të emetuesve aksionet apo obligacionet
e të cilëve janë listuar më parë në segmentet përkatëse të këtij niveli tregu. Bëjnë përjashtim
vetëm titujt e emetuar nga Qeveria.Emetuesi i titujve afatshkurtër mund t’i emetoje ato (dëftesat
tregtare) deri në një vlerë totale jo më të madhe se 40% e vlerës së kapitalit të shoqërisë. Titujt
afatshkurtër nuk mund të emetohen me kushte të shtyrjes së datës së maturimit, përmes emetimit
te një serie të re titujsh.

Në Listimin nё nivelin e dytë për Segmentin e Titujve Afatshkurtër, vlera nominale e


titujve afashkurtër duhet të jetë jo më pak se 5 milion lekë. Në bazë të ligjit për Titujt, emetuesi i
titujve afatshkurtër mund t’i emetoje dëftesat tregtare deri në një vlerë totale jo më të madhe se
25% e vlerës së tregut të shoqërisë, pjesa tjetër e kufizimeve është e njëjtë me nivelin e parë.

Tregu Paralel krijohet nga Bursa e Tiranës për t’u dhënë mundësinë e listimit dhe
tregtimit të titujve të gjitha shoqërive aksionere që nuk plotësojnë kriteret e listimit në Tregun
Zyrtar të Bursës. Titujt mund të pranohen per tregtim në Bursen e Tiranes me vendim të
Këshillit. Në këtë treg kemi vetëm segmentet e aksioneve dhe obligacioneve.

Metoda e tregtimit të titujve në Bursën e Tiranës, është “tregtimi i hapur me të thirrura”,


sipas një radhe të caktuar. Sipas kësaj metode, porositë transmetohen me zë nga komisionerët e
shoqërive komisionere tek specialistët e bursës të cilët ekzekutojnë transaksionet.

Modeli i tregut në Bursën e Tiranës është “treg i drejtuar nga porosia”. Një model i tillë
karakterizohet nga fakti që në treg luajnë rolin e ndërmjetësve financiarë vetëm shoqëritë
komisionere të cilët bien dakort me njëri-tjetrin për sasinë dhe çmimin e titujve që duan të shesin
apo të blejnë. Në tregun e drejtuar nga porosia mungojnë ndërmjetësit financiarë të quajtur
“krijues tregu”, të cilët kuotojnë si çmime blerje ashtu edhe çmime shitjeje për një titull të
caktuar duke krijuar një treg të përhershëm në çfarëdo lloj kushtesh. Krijuesit e tregut kryejnë
transaksione vetëm me shoqëritë komisionere pjesëmarrës në treg.

JERINA BOÇI IE 4-01

You might also like