Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 7

FAKULTETI PSIKOLOGJI ORGANIZATIVE DHE SOCIALE

PROJEKT PUNIMI ME TITULL:

NDIKIMI I KLIMËS EMOCIONALE NË ORGANIZATË, PËR SUKSESIN


(PRODUKTIVITETIN) NË PUNË

PROPOZIM PËR TEMË

Kandidatja: Servete Haki Memaj Mentori: Prof. Ass.Dr. Arbënore Bicaj

Nr. Indeksit: RE-7637/18

Kolegji: AAB

Drejtimi: Psikologji

Programi: Psikologji Organizative dhe Sociale

Niveli: Master

Prishtinë, 2020
Hyrje

Viteve të fundit, klima emocionale në një organizatë është shëndrruar si ndër elementet kryesore
që bënë pjesë në çdo nivel bashkëpunimi në departamentin e burimeve njerëzore brenda një
organizate. Emocionet janë cilësia e brendshme e organizatës, ato janë të dizajnuara për rendin
dhe çrregullimin shoqëror, strukturat punuese, konfliktet, influencat, pajtimet, paraqitjen, gjinin
dhe politikat. Ata janë produkt i shoqërizimit dhe i manipulimit. Ata punojnë pak a shumë
brenda psiqikës njerëzore, gjithashtu njejtë ndikon edhe në jetën organizacionale

Dimensione përmbledhëse që përcaktojnë klimën emocionale janë: autonomia, besimi,


kohezioni, presioni, mbështetja, njohja, drejtësia dhe inovacioni. Si faktorë të tjerëtë mëparshëm
të klimës emocionale ishin edhe vizioni, siguria pjesëmarrëse, orientimi nëdetyrë, mbështetja për
inovacion dhe frekuencëa e ndërveprimi, të gjithë këta faktorë kanë ndikuar dhe ndikojnënë
klimën emocionale të punonjësve në një organizatë. Këta faktorë ndikues dhe përkujtues
ndikojnë në qëndrimet e punonjësve në vendin e punës së tyre, argumentohet se ndikimi i
emocioneve duhet të konsiderohet si një vlerësim i klimës së grupit në vendin e punës.

Performanca në punë shfaq produktivitetin e punës së punonjësve në organizatat ku ata punojnë.


Në çdo organizatë është e rëndësishme mënyra se si punonjësit performojnë në punë, pasi ajo
tregon dhe ecurinë e organizatës në tërësi.Performanca përfshin në tërësi sjelljet e punonjësve
dhe rezultatin e tij, duke bërë që punonjësi t`i përmbushë detyrat e tij. Përmes performancës
punëtorët arrijnë t`i përmbushin detyrat e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme.Një
performancë e mirë, jep një produktivitet më të lartë në një organizatë.

Menaxhimi i performancës ka për qëllim që të përqëndrohet në arritjen e rezultateve më të mira


në organizatë, përmes mirëkuptimi dhe menaxhimit të performancës, duke i orientuar përpjekjet
drejtë efikasitetit brenda një kornize të qëllimeve të planifikuara, standardeve dhe aftësive të
kërkuara. Menaxhimi i mirë i performancës apo produktivitetit arrihet përmes grupit, e jo përmes
një individi. Edhe klima emocionale paraqet menaxhimin e emocioneve në punë në kuadër të një
grupi punues. Klima emocionale jep një kontribut esencial në ngritjen e moralit të një grupi
punues në organizatë si dhe në ngritjen e performancës dhe produktivitetit.

2
Qëllimi i punimit

Punim do të ndërtohet duke u bazuar në këto qëllime kryesore:

 Të kuptojmë termin e klimës emocionale në një organizatë dhe çka përfshinë ajo;
 Të kuptojmë se s`i ta zhvillojmë dhe ta mirëmbajmë klimën emocionale në një
organizatë;
 T`i idenitikojmë mundësitë dhe pasojat që sjell menaxhimi i klimës emocionale në një
organizatë;
 T`i identifikojmë instrumentet që ndihmojnë në matjen e klimës emocionale në një
organizatë;
 Të kuptojmë ndikimin e klimës emocionale tek ndryshimet orgazicionale dhe në
kreativitet;
 Të kuptojmë ndryshimin e klimës emocionale në ngritjen e produktivitetit në punë.

Objektivat

Punim do të ndërtohet duke u bazuar në arritjen e këtyre objektivave:

 Të arrijmë ta kuptojmë lidhjen mes klimës emocionale dhe produktivitetit të punës së


punonjësve në një organizatë;
 Të arrijmë t`i identifikojmë praktikat më të mira të menaxhimit të emocioneve në vendin
e punës dhe si ato mund të ndikojnë në ngritjen e produktivitetit në një organizatë;
 Të arrijmë të gjejmë rezultatet e duhura që ndihmojnë në zhvillimin e klimës emocionale
në një organizataë;
 Të arrijmë të japim rekomandime duke u bazuar në elaborimet e punimit dhe gjetjet e
studimeve.

Rëndësia e temës

Emocioni gjithmonë ka qenë njëra nga temat më të vështira për t`u studiuar nga shumë studiues,
për shkak të natyrës së ndërlikuar, siç është çështja e emocionit.

Emocionet janë mjetet e para dhe themelore që e lidhin përparimin e punës së punonjësve nënjë
organizatë. Emocionet në punë janë pozitive dhe negative, koeficienti emocional tregon se sa më

3
pozitiv të jet koeficienti emocional aq më e mirë do të jetë gjendja emocionale dhe psiqike e
punonjësit, e gjithë kjo do të ndikonte që punëtori të tregojë vlera më të larta të atributeve të tija,
e kjo gjithashtu do të ndikonte edhe që punëtori të tregojë performancë dhe produktivitet më të
lartë në një organizatë.

Kalima emocional është përmbledhje e emocioneve individuale do të thotë mbledhje e


emocioneve nga një grup i të punsuarëve në një organizatë. Arsyeja se pse është i rëndësishëm
studimi i kësaj teme, është sepse emocioni ka ndikim në çdo anëtarë të organizatës dhe ky
ndikim sjell edhe efekte pozitive e negative në organizatë.

Ky punim do të egzaminojë rolin dhe rëndësinë që ka klima emocionale në ngritjen apo suksenin
e produktivitetit në një organizatë

Metodologjia

Realizimi i këtij punimi do të bazohet në marrjen e të dhënave sekondare nga literatura të


ndryshme, nga autorë dhe njohës vendor dhe të huaj. Po ashtu, do të analizohen vërejtjet dhe
sugjerimet e dhëna nga autorë, organizata vendore dhe ndërkombëtare, literatura dhe raporte
relevante, artikujë të ndryshëm studimor dhe të dhëna të tjera.

Në mënyrë të veqantë do të analizohen studimet e kryera nga autorë vendor e të huaj në lidhje
me ndikimin e klimës emocionale në ngritjen e produktivitetit në një organizatë. Duke u bazuar
në shënimet e siguruara, do të pasqyrojmë krahasimet e shënimeve nga një periudhë në
periudhën tjetër.

Metodat shkencore, që do të aplikohen gjatë hartimit të këtij punimi janë të përcaktuara nga vetë
qëllimi i hulumtimit. Në hartimin e këtij punimi, aplikim të veqantë zënë metodat kualitative dhe
kuantitative. Gjatë hartimit të këtij punimi do të shfrytëzohen literatura shkencore të një spektri
të gjërë që ka të bëjne me fushën e këtij punimi. Po ashtu, do të shfrytëzohen edhe studimet e
instituteve kërkimore-shkencore, raportet vjetore te institucioneve të ndryshme vendore dhe
ndërkomëbtare si dhe të dhënat e publikuara në internet.

4
Përmbledhje

Ky punim do të trajtojë në kapituj gjitha çështjet që ndërlidhen me klimën emocionale,


preformancën dhe produktivitetin në punë. Në fillim punimi do të sqarojë kuptimin e klimës
emocionale, konceptin dhe korrnizat përcaktuese të saj, menaxhimin e klimës emocionale.

Punimi do të sqarojë llojet emocioneve në punë, koeficientet që matin klimën emocionale,


efektet pozitive dhe negative që sjell menaxhimi efektiv i klimës emocionale në një organizatë si
dhe cilat janë mënyrat e përdorimit

Punimi do të sqarojë edhe menaxhimin e performancës dhe produktivitetit në organizatë,


rëndësia e vlerësimit të produktivitetit dhe metodat e vlerësimi të produktivitetit/performancës.

Punimi do të paraqes studime empirike të kryera nga autorë apo institucione të huaja lidhur me
klimën emocionale në një organziatë. Nga këto studime do të paraqesim rezultate të
hulumtimeve në lidhje me ndikimin e klimës emocionale në suksesin apo në ngritjen e
produktivitetit në punë.

Rezultatet e pritura

Nga realizimi i punimi me temën përkatëse pres që të jap informata shumë të nevojshme për të
gjithë akterët që kanë nevojë ta njohin dhe ta kuptojnë klimën emocionale. Çdo organizatë,
biznes dhe institucion në Kosovë kanë nevojë që ta trajtojnë klimën emocionale, ky punim do t`i
vetëdijësojë ata për rëndësinë që ka menaxhimi i klimës emocionale tek punonjësit e tyre.

Nga punim pres që të kontribuojë në lëmin e menaxhimit të burimeve njerëzore, klimës


organizacionale dhe në sjelljen organizative, duke shpjeguar elementet kyçe që ndërlidhen me
klimën emocionale në një organizatë. Nga gjetjet e hulumtimeve të kryera nga autorë të huaj,
pres të jap rekomandimet e nevojshme për t`i implementuar në organizatat tona.

Nga ky punim pres që të reflektojë edhe tek studentet, apo pres që edhe ata të punojnë në të
ardhmen, apo edhe ata ta elaborojnë këtë teme në punimet e tyre.

5
Përfundime

Ne do t`i bëjmë përpjekjet e duhura që të shpjegojmë dhe të demonstojmë ndikimin e klimës


emocionale në një organizatë, specifikisht ndikimin e saj në ngritjen e produktivitetit në një
organizatë. Klima emocional sjell ndikime pozitive dhe negative në organizatë dhe përmes këtij
punimi do të mundohemi që ti trajtojmë çështjet më delikate që zgjidhin këto probleme si dhe do
të mësohemi se si t`i përmirësojmë këto probleme duke u bazuar nga rezultatet që nxjerrim si
prej teorisë, ashtu edhe nga hulumtimi.

Literatura

Berim Ramosaj (2006), “Menaxhmenti Kreativ dhe Lidershipi”, Prishtinë;

Berim Ramosaj (2018), “Sjellja Organizative”, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë;

Veronique Tran (1998), “Role of emotion climate in learning organisation”, The Learning
Organisation, Vlo.5 Iss 2, pp.99-103;

Veronique Tran (2010), “The role of emotional climates of joy and fear in team creativity and
innovation” Solvay Brussels School of Economics and Management Centre Emile Bernheim

Charmine, Helen & Gunter (2008), “Work-group emotional climate, emotion management and
service attitudes and performance”, Asia Pacific Journal of Human Resources, Australi;

Janine L. Bowen (2013), “Emotion in Organisations: Resources for Business Educators”,


Journal of Management Education, Francë;

Joseph de Rivera (1992), “Emotional Climate: Social Structure and Emotional Dynamics”
International Review of Studies on Emotion, USA;

Neal M. Ashkanasy (2008), “Establishing Positive Emotional Climates”, British Library, USA;

Fineman, S. (1994), “Emotion in Organisations”, Sage, London;

Stata, R. (1989), “Organizational learning: the key tomanagement of innovation”, Sloan


Management Review, Spring, pp. 63-74;

Neal Ashkanasy (2004), “Emotion and Performance”, University of Queensland

6
7

You might also like