FOLJET

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 1

FOLJET 

KALIMTARE DHE JOKALIMTARE,
Kalimtare quhen foljet veprimi i të cilave i kalon një personi ose sendi tjetër, d.m.th. që pranojnë
një kundrinor:
Beni çdo ditë lexon gazetën.
Foljet që pranojnë një kundrinor të drejtë janë folje kalimtare të drejta:
Blerta çdo ditë vadit lulet.
Foljet që mund të marrin kundrinor të zhdrejtë pa parafjalë janë kalimtare të zhdrejta:
Iliri me hipi kalit.
Ndodh që një folje të marrë njëkohësisht një kundrinor të drejtë dhe një kundrinor të zhdrejtë pa
parafjalë, pra të jetë njëkohësisht folje kalimtare e drejtë dhe e zhdrejtë
Ia dhashë librin Zanës.
Ia afrova Zanës tufën e luleve.

Folje jokalimtare janë ato që nuk pranojnë kundrinor: fle, eci, rri, qëndroj, dal etj.:


Agroni ecte i shqetësuar.
Dje fjeta gjithë ditën.

Disa folje përdoren herë si kalimtare, herë si jokalimtare. për të gjetur se cilit grup i përkasin
duhet parë se në ç`kuptim janë përdorur.

FORMAT VEPRORE DHE JOVEPRORE


Foljet kalimtare të drejta kanë dy forma , formën veprore dhe formën joveprore :
Forma veprore: laj, fshij, thaj
Forma joveprore: lahem, fshihem, thahem
Veprore ( laj, fshij, thaj ) janë foljet që tregojnë se subjekti vepron
( laj fytyrën, fshij dhomën, thaj rrobat )
kurse
joveprore foljet që tregojnë se subjekti pëson, d.m.th. i nënshtrohet veprimit të një tjetri
(lahem nga dikush) ose tregon se subjekti vepron dhe veprimi i tij kthehet po tek ai ( lahem = laj
vetveten ).

You might also like